Nr I vendimit Data palët faqe



Download 2,4 Mb.
bet135/173
Sana23.05.2017
Hajmi2,4 Mb.
#9471
1   ...   131   132   133   134   135   136   137   138   ...   173

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Majlinda Andrea Kryesuese

Admir Thanza Anëtar

Artan Broci Anëtar

Në dhomën e këshillimit të datës 08.10.2014, mori në shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: SHEFQET PREZA.

TË PADITUR: AGJENSIA E KTHIMIT DH E KOMPENSIMIT TË PRONAVE TIRANË,

NAZMI BARBULLUSHI, BUJAR CENA, PETRIT CENA, ARJONA CENA, ARTENISA ZAJA, AVIDANE HOXHA (CENA), AVILA CENA, DHURATA KAJA (VEKSHARI), ILVIS BARBULLUSHI, FATMIRE BARBULLUSHI (KRAJA), FITIM CENA, IHSAN ZAJA, ILDA BARBULLUSHI, JETMIR GOLEMI, JONUZ ZAJA, LINDITA BARBULLUSHI, PRANVERA BARBULLUSHI (RRASHI), SADBERE CENA, SELAHEDIN CENA, SHYHRETE BARBULLUSHI, SYTKI GOLEMI, VILDANA GOLEMI (RULI), ZAMIR CENA, ZIHNIJE LOKU (GOLEMI), LEJLA VRIONI (TIVARI), EQEREM TIVARI, IXHLALE TIVARI, IRFON TIVARI, ERQAN TIVARI, REFAI TIVARI, AFËRDITA DULAKU (TIVARI).

OBJEKTI:


Pavlefshmëria dhe shfuqizimi i vendimit

nr.17, datë 20.01.2009, të AKKP Tiranë

i cili ka vendosur shfuqizimin e vendimit

nr.368, datë 26.12.2007, të ZRKKP Tiranë.

Baza Ligjore: Neni 1, 6, 64 i K. Civil,

ligji 9235, datë 29.04.2004, i ndryshuar

“Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve,

dispozitat e 31,90,153 e vijues të K.Pr.Civile,

K.Pr.Administrative nenet 118, 150.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.6330, datë 29.05.2011, ka vendosur:

“Deklarimin jo kompetente nga pikëpamja tokësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për gjykimin e çështjes civile me nr.Regj.Them 6451/1058/430/251/139/89 Akti , datë regj. 20.02.2009 me palë paditëse, Shefqet Preza , të paditur, AKKP Tiranë, Nazmi Barbullushi etj, me objekt: Pavefshmëria dhe shfuqizimi i vendimit nr.17, datë 20.01.2009 të AKKP Tiranë i cili ka vendosur shfuqizimin e vendimit nr.368, datë 26.12.2007 të ZRKKP Tiranë.

Kalimin e kësaj çështjeje për gjykim Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës”.

Kundër vendimit nr.6330, datë 29.05.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë bërë ankim të veçantë pala paditëse, e cila ka parashtruar këto shkaqe:


  • 1. Kjo çështje gjyqësore me palë e objekt të sipër cituar është regjistruar për gjykim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë me nr.Regj.Them 6451/1058/430/251/139/89 Akti, datë regjistrimi 20.02.2009 dhe ka pothuajse 5 vjet e 4 muaj që është në gjykim në të cilin është administruar edhe Akti i Ekspertimit Topografik, ishin administruar të gjitha provat shkresore dhe palët do kalonin në diskutimin përfundimtar.

  • 2. Me këtë vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë cënohet haptazi parimi kushtetues për një gjykim të shpejt dhe efikas, brenda afatit të arsyeshëm, i cili është një ndër parimet më të rëndësishme të Konventës Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut (KEDNj) neni 6 §1.

  • 3. Nuk mund të ketë efekt prapaveprues pikërisht vendimi nr.4/2013 i Gjykatës së Lartë Tiranë, në rastin konkret kur gjykimi i kësaj çështjeje ka filluar më datë 20.02.2009.

  • Në nenin 49 të Ligjit nr.160/2013, “Për një ndryshim në ligjin nr.8116, datë 29.03.1996, K.Pr.Civile, të ndryshuar "Dispozitë kalimtare", i ligjit nr.122/2013" Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8116, datë 29.3.1996 K.Pr.Civile, të ndryshuar, ndryshohet si më poshtë:

“Çështjet civile që janë në gjykim në gjykatën e shkallës së parë dhe në gjykatën e apelit, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, do të vazhdojnë të gjykohen sipas ligjit të kohës. Nga ana tjetër këto gjykata do të vijojnë gjykimin e këtyre kërkesë padive gjyqësore, pasi ato janë paraqitur në gjykatë përpara se të dalë vendimi unifikues i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë. Përderisa këto çështje civile janë regjistruar para se ky vendim unifikues të hyjë në fuqi, gjykata kompetente është ajo gjykatë që ka regjistruar dhe po vijon gjykimin e këtyre padive gjyqësore.

- 4. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, duhej të kishte përfunduar gjykimin e nisur që në vitin 2009, pasi ligjvënësi e ka zgjidhur këtë moment, konkretisht në nenin 467/b të K.Pr.Civile ku është parashikuar se: “Kur gjykata për çështjen që nuk ishte në kompetencën e saj ka dhënë një vendim të drejtë dhe, nga ana tjetër, nuk janë kapërcyer kompetencat e gjykatës së cilës i takonte çështja, gjykata e apelit ka të drejtë të mos e prishë vendimin, por të mjaftohet t’i verë në dukje gjykatës përkatëse parregullsinë e vendimit të saj”.

- 5. Në rastin konkret nuk rezulton që pala paditëse pronësinë për një sip. toke pyjore prej 305.520 m2 ose 30.552 ha (mbivendosja) të ndodhur në fshatin Lalëz Bizë, Komuna Ishëm ta pretendojnë me cilësinë e subjektit të shpronësuar (nuk godasin vendimin e tyre por të familjes Barbullushi), por me cilësinë e personave të tretë, fakt ky i cili të shpie në përfundimin se në rastin konkret nuk rezultojnë të jenë të zbatueshme përcaktimet e nenit 18 të ligjit nr.9235, datë 29.07.2004 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës”.

- Në nenin 18 të ligjit nr.9235, datë 29.07.2004 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës” rezulton që të jetë rregulluar shprehimisht kompetenca për gjykimin e këtyre çështjeve dhe konkretisht vetëm në rastet kur paditës rezulton që të jetë subjekti i shpronësuar ose Avokatura e Shtetit kompetente për gjykimin e këtyre mosmarrëveshjeve rezulton që të jetë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në rastet e tjera kompetente për gjykimin e këtyre çështjeve do të jetë Gjykata e Rrethit Gjyqësor ku ndodhet sendi i paluajtshëm mbi të cilin pretendohen të drejta pronësie.

- 6. Nuk gjen zbatim në këtë rast as parashikimi i posaçëm i nenit 18, ligji 9235/2004 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës" i ndryshuar përsa i përket vendimeve të dhëna nga AKKP-ja (dhe ish organet e varura të saj), para apo pas ndryshimeve të vitit 2009, ligji 10207 datë 23.12.2009. Neni 45 i K.Pr.Civile prevalon ndaj nenit 18 të ligjit 9235/2004, sepse bën një rregullim specifik të mosmarrëveshjeve civile në lidhje me sendet e paluajtshme, ndërsa neni 18 i referohet një gjykimi administrativ, i cili sipas Vendimit 4/2013 Unifikues, nuk ekziston më pasi gjykimet për kundërshtimin e vendimeve të AKKP-së, janë mosmarrëveshje civile.


  • 7. Në padinë tonë në Gjykatën e Tiranës kemi kërkuar: Pavlefshmërinë dhe shfuqizimin e vendimit nr 17 datë 20.01.2009 të AQKKP Tiranë. Në rastin e Vendimit të Gjykatës së Lartë, për kërkesë padinë e palës, nuk është kërkuar vetëm shfuqizimi Vendimit të AKKP-së, por edhe Kthimi i Pronës, kurse paditësi Shefqet Preza, në padinë objekt gjykimi ka kërkuar vetëm Anullimin e Vendimit nr.17/2009 AKKP-së dhe jo kthim apo kompensim.

  • 8. Përfundimisht kërkojmë ndryshimin e vendimit dhe kthimin çështjes në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë për vazhdimin e gjykimit.



Download 2,4 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   131   132   133   134   135   136   137   138   ...   173




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish