Nr I vendimit Data palët faqe



Download 2,4 Mb.
bet131/173
Sana23.05.2017
Hajmi2,4 Mb.
#9471
1   ...   127   128   129   130   131   132   133   134   ...   173

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Majlinda Andrea Kryesuese

Admir Thanza Anëtar

Artan Broci Anëtar

Në dhomën e këshillimit të datës 02.10.2014, mori në shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITESE: PRENDE NDOCI

E PADITUR: DREJTORIA RAJONALE E SIGURIMEVE SHOQËRORE SHKODËR

OBJEKTI:

Detyrimin e palës së paditur të më njohë si vjetërsi pune

periudhën në Kooperativën Bujqësore të Fshatit Korthpule Puke,

për vitet 1971, 1973, 1974, 1975 dhe 1976, duke realizuar normën mesatare

të ditëve të punës për gra, 230 ditë pune në çdo vit, për shkak të mosplotësimit

të rregullt të ditëve të punës dhe të gjithë rubrikave të regjistrave të K.B

duke përfshirë periudhat e barrëlindjeve në vitet 1973, 1974, 1976, 1978,

për fëmijët Donika, Petrit, Marjan dhe Nikolin Ndoci,

nga 84 ditë kalendarike për secilin në vitet e mësipërme (pasaktësisë së dokumentit).

Detyrimin e palës së paditur të më njohë si vjetërsi punë

periudhën 15.04.1978 deri në 15.04.1988

dhe periudhën 01.01.1991 deri në 31.12.1991,

në çerdhen e fëmijëve të fshatit të Bashkuar Korthpule Puke,

si kuzhinierë dhe paguar me pagë shteti,

nga ku në vitin 1992 kam dalë në asistencë sociale,

periudhë e njohur si vjetërsi pune

në vendimin e DRSSH Shkodër, për lidhje pensioni.

Baza Ligjore: Nenet 4 e 42 të Kushtetutës,

Neni 31, 32/b, 154-156 i K.Pr.Civile

Ligji nr.4171, datë 13.9.1966,

“Mbi Sigurimet Shoqërore Shtetërore të R.P.Shqipërisë”, Neni 8.

Ligji nr.4976, datë 1.7.1972,

“Mbi pensionet për anëtarët e kooperativave bujqësore”, neni 19

Ligji nr.7703, datë 11.5.1993, i ndryshuar

“Për sigurimet shoqërore në Republikën Shqipërisë”,

Ligji nr.7521, datë 30.10.1991

“Për përkrahjen sociale për personat që dalin të papunë

nga zbatimi i reformës ekonomike”, neni 1 2 dhe 3 i tij.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin nr.1073, datë 23.07.2014, ka vendosur:

“Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër për gjykimin e çështjes me nr..regj.them. 1547 (21236-01585-51-2014) datë regjistrimi 12.07.2014 dhe dërgimin e saj në Gjykatën Kompetente që është Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër.”

Kundër vendimit nr.1073, datë 23.07.2014, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër ka bërë ankim të veçantë pala paditëse Prende Ndoci, e cila ka parashtruar këto shkaqe :


  • Vendimi i mësipërm është marrë në kundërshtim të hapur me ligjin ;

  • Nuk është kundërshtuar asnjë akt administrativ i organit te administratës publike

  • Është kërkuar vërtetimi i qenies së një marrëdhënie juridike të caktuar, vjetërsisë në punë si një të drejtë e njohur nga ligji

  • Paditësja ka të drejtën e zgjedhjes së gjykatës për gjykimin e padisë sipas nenit 54 të K.Pr.Civile

  • Gjykata me vendimin e saj ka shkaktuar vonesa në gjykimin e çështjes e ka cënuar një të drejtë ekonomiko sociale që rregullohet nga dispozita kushtetuese.

  • Gjykata nuk mund të ndryshojë bazën juridike të padisë të paraqitur në aktin fillestar, duke referuar se çështja duhet të zgjidhet bazuar në ligjin 49/2012.


KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Artan Broci, dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N



  1. Rrethanat e çështjes

1. Paditësja është banore e qytetit të Shkodrës. Me afrimin e moshës për përfitimin e pensionit të pleqërisë i është drejtuar zyrave të DRSSH-së Shkodër, dhe ka paraqitur dokumentacionin përkatës e nevojshëm për përfitimin e plotë të pensionit të pleqërisë.

Me vendimin nr.2015, dt. 22.10.2013 të DRSSH Shkodër i është caktuar pension i pjesshëm pleqërie me Kooperativën Bujqësore, gjithsej për 23 vite dhe 10 ditë periudhë sigurimi.

2. Ky vendim, është ankimuar nga paditësi në rrugë administrative, por është lënë në fuqi me vendimin nr.422, datë 21.11.2013 të Komisioni Rajonal i Ankimit. Më pas paditësja, vendimin e KRA-së pranë DRSSh Shkodër, e ka ankimuar në rrugë hierarkike tek Komisioni Qendror i Apelimit në Institutin e Sigurimeve Shoqërore Tiranë. Ky organ shtetëror që shqyrton ankimin administrativ, me vendimin nr.59, datë 13.02.2014, pas shqyrtimit të ankimit, e ka kthyer për rishqyrtim në DRSSh Shkodër, kërkesën për pension të paditëses.

3. Pas rishqyrtimit të kërkesës për pension, me shkresën nr.1725, datë 19.06.2014, DRSSh Shkodër, e ka vënë ne dijeni paditësen Prende Ndoci se pas zbatimit të detyrave të lëna nga vendimi i KQA në ISSh Tiranë, është konstatuar së periudha e punës nga vitit 1977 deri në datën 15.04.1988 dhe 01.01.1991 deri në datën 31.12.1991, ku paditësja pretendon se ka punuar si kuzhiniere pranë Këshillit të Bashkuar Korthpule, nuk janë marrë në konsideratë për arsye se në regjistra nuk figuron emri i saj, ndërsa për këtë periudhë kohe nuk disponohen bordero.

4. Në rrethanat e lartpërmendura, paditësja i është drejtuar Gjykatës, me kërkesë padinë në gjykim. Përmes saj ajo parashtron dy kërkime, e mësipërme.

Këtë kërkim paditësja e motivon me pretendimin se kjo vjetërsi në punë, nuk i është njohur si periudhë sigurimi, në mënyrë të paligjshme nga pala e paditur.



5. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin nr.1073, datë 23.07.2014, ka vendosur:

Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër për gjykimin e çështjes me nr.regj.them. 1547(21236-01585-51-2014) datë regjistrimi 12.07.2014 dhe dërgimin e saj në Gjykatën Kompetente që është Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër.”

6. Në marrjen e këtij vendimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër arriti duke arsyetuar (ndër të tjera) se: “...Gjykata pa i hyrë në themel gjykimit të çështjes, konstaton se shkaku ligjor se përse paditësja, ka paraqitur padinë në gjykim kundër palës së paditur, në thelb konsiston në pretendimin e saj se vendimet e lartpërmendura të organeve të ISSh-së, që kanë shqyrtuar kërkesën e saj për pension të plotë pleqërie, në marrëdhënie pune me shtetin, janë të paligjshme. Kjo pasi sipas paditëses, vjetërsia në pune që ajo kërkon t’i njihet si periudhë sigurimi, përmes padisë në gjykim, nga DRSSH Shkodër, nuk i është njohur padrejtësisht.

Duke analizuar shkakun ligjor të padisë, Gjykata konstaton se edhe objekti i padisë në thelb synon lënien pa fuqi juridike të vendimeve të lartë përmendura të organeve të ISSh-së, që kanë shqyrtuar kërkesën e saj për pension të plotë pleqërie, në marrëdhënie punë me shtetin.

Duke marre në konsideratë si qëllimin e objektit të padisë, ashtu dhe arsyen se përse paditësja, i është drejtuar gjykatës me padi, Gjykata arrin në përfundimin se vetë padia është ndërtuar në atë mënyrë që përmes saj kundërshtohen akte administrativ, që janë vendimet e organeve të ISSh-së, që kanë shqyrtuar kërkesën e paditëses për të përfituar pension të plotë pleqërie, në marrëdhënie punë me shtetin.

Në arritjen e konkluzioni si më sipër Gjykata ka në vëmendje vendimin unifikues nr.9, të vitit 2006, të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, që përcakton kuptimin e “shkakut ligjore” dhe “objektit të padisë”.

Duke marrë në konsideratë sa më sipër, Gjykata konkludon se gjykimi i inicuar nga paditësja, ka natyrën e një gjykimi administrativ dhe jo civil.

Duke patur këtë natyrë, mbi bazën e vendimit unfikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, me nr.4, të vitit 2013, Gjykata krijon bindjen se duhet të shpallë moskompetencën lëndore për shqyrtimin e çështjes, sipas nenit 61 të Kodit të Procedurës Civile, dhe të urdhëroje dërgimin e akteve në Gjykatën kompetente, që është Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, Shkodër. Në krijimin e kësaj bindjeje, Gjykata ka parasysh, vendimin e lartpërmendur të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, përmes të cili është shprehur qëndrimi unifikues sipas të cilit “Duke nisur nga data 04.11.2013, Gjykatat e Rretheve Gjyqësore, Gjykatat e apeleve dhe Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, nuk kanë kompetencë lëndore në shqyrtimin e këtyre çështjeve(...).”

7. Kundër vendimit nr.1073, datë 23.07.2014, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka paraqitur ankim të veçantë pala paditëse, që kërkon prishjen e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër për shpalljen e mos kompetencës lëndore dhe vazhdimin e gjykimit pranë kësaj gjykate.



  1. Ligji i zbatueshëm

8. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile, në të cilat është parashikuar:

8.1 Neni 16§1 i K.Pr.Civile: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

8.2 Neni 32§c i K.Pr.Civile: “Padia mund të ngrihet: ...(c) Për njohjen e vërtetësisë ose pavërtetësisë së një dokumenti me pasoja juridike për paditësin”

8.3 Neni 41 i K.Pr.Civile: “Në kompetencë të gjykatës së shkallës së parë janë të gjitha mosmarrëveshjet civile e mosmarrëveshjet e tjera të parashikuara në këtë Kod e në ligje të tjera.”

8.4 Neni 61 i K.Pr.Civile: “Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për gjykimin e çështjes kryesisht ose me kërkesën e palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën kompetente.

9. Dispozitat e Ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, në të cilat është parashikuar:

9.1 Neni 1§2: “Dispozitat e këtij ligji plotësohen me parashikimet e Kodit të Procedurës Civile, me përjashtim të rasteve dhe për aq sa ky ligj nuk parashikon ndryshe.”

9.2 Neni 8/b: “Gjykata administrative nuk shqyrton mosmarrëveshjet:...(b) shqyrtimi i të cilave, sipas legjislacionit në fuqi, është në kompetencën e një gjykate tjetër.”



  1. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson

10. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim e në vlerësim të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimit, pretendimeve të palës ankuese, si dhe pjesës arsyetuese të vendimit gjyqësor, arrin në përfundimin se në marrjen e vendimit nr.1073, datë 23.07.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër nuk janë respektuar dispozitat e ligjit procedural dhe material duke bërë një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, si dhe duke mos e zgjidhur atë në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi (neni 16 i K.Pr.Civile).

11. Kolegji Civil i Gjykatë së Lartë pikësëpari thekson se termi “gjykatë”, i cili karakterizohet në kuptimin material nga funksioni i saj gjyqësor, ka të bëjë me zgjidhjen e çështjeve të cilat janë në kompetencë të saj, në një proces të zhvilluar mbi një procedurë ligjërisht të përcaktuar dhe në pajtim me shtetin e së drejtës. Në analizë të natyrës së mosmarrëveshjes, shkakut ligjor të saj, objekti të kërkesë padisë, si dhe kohës së shqyrtimit të saj, Kolegji Civil konstaton se, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë nuk ka zbatuar drejtë dispozitat procedurale lidhur me kompetencën lëndore të këtij procesi gjyqësor duke mos zhvilluar një proces të rregullt ligjor në mbështetje të nenit 42/1 të Kushtetutës dhe nenit 6/1 të KEDNJ (shih vendimet nr.23/2009, nr.7/2009, nr.31/2005 dhe nr.16/2012 të Gjykatës Kushtetuese).

12. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër në datën 23.07.2014, në mbështetje të nenit 61, të Kodit të Procedurës Civile ka konstatuar kryesisht se nuk është kompetentë nga pikëpamja lëndore dhe në këto kushte ka vendosur dërgimin e akteve pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër.

13. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, vlerëson se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër nuk e ka zgjidhur çështjen konform shkakut që rezulton nga shqyrtimi në tërësi i kërkesëpadisë, duke mos bërë lidhjen midis fakteve që pretendohen prej paditëses se kanë ngjarë dhe të drejtave apo interesave që ai pretendon se i janë cenuar (qëndrim ky i mbajtur në vendimin unifikuese nr.3/2012 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë).

14. Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë theksojnë edhe një herë sentencën unifikuese se: Gjykatat Administrative të Shkallës së Parë, Gjykata e Apelit Administrativ dhe Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, të krijuara me Ligjin nr.49, datë 03.05.2012, “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, janë kompetente për shqyrtimin e të gjitha çështjeve, të cilat sipas nenit 7 të këtij ligji përbëjnë mosmarrëveshje administrative, pavarësisht gjendjes, fazës apo shkallës së gjykimit, duke përfshirë këtu çështjet administrative për të cilat padia, ankimi ose rekursi është depozituar përpara datës 04.11.2013, respektivisht në gjykatat e shkallës së parë, të apelit apo në Gjykatë të Lartë dhe deri në këtë datë shqyrtimi në këto gjykata nuk ka përfunduar akoma. (Ref. paragrafit nr.19 të Vendimit Unifikues nr.3 datë 06.12.2013 të KB të Gjykatës së Lartë).”

15. Ndërkohë në vendimin Unifikues nr.4, datë 10.12.2013, të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë është unifikuar praktika gjyqësore në lidhje me: ...Kur në objektin e gjykimit ka disa kërkime si të natyrës civile dhe administrative dhe këto kërkime konstatohet nga gjykata se janë një bashkim i ndërvarur mes tyre, atëherë referuar nenit 55 të K.Pr.Civile dhe nenit 24 të ligjit 49/2012 dhe zbatimit të parimit “lex specialis derogat generali”, gjykata kompetente është si më poshtë: ...



C. Kur nga objekti dhe shkaku ligjor i padisë mosmarrëveshja objekt gjykimi rezulton të jetë e natyrës civile dhe si rezultat i zgjidhjes së pasojave të çështjes me natyrë civile mund të urdhërohet kryera e disa veprimeve administrative, ...,atëherë shqyrtimi i këtyre çështjeve do të jetë në kompetencë të gjykatës që shqyrton mosmarrëveshjet civile.

16. Për sa më sipër Kolegji i Gjykatës së Lartë vlerëson se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër nuk ka përcaktuar drejt natyrën juridike të çështjes në gjykim, e cila referuar objektit të saj është në thelb një vërtetim apo mos vërtetimin e ekzistencës së marrëdhënies juridike të punës, që ka ekzistuar midis paditëses dhe punëdhënësit të saj, për periudhën e pretenduar nga paditësja në punë, për periudhën e pretenduar nga paditësja. Pavarësisht thirrjes në gjykatë në cilësinë e palës së paditur të një organi të Administratës Publike, (ii) mosmarrëveshja kryesore është e karakterit civil. Vërtetimi i ekzistencës apo mosekzistencës së një marrëdhënie juridike apo një të drejte zgjidh në thelb një konflikt civil, që lind nga kundërshtimi i ekzistencës apo mosekzistencës së marrëdhënies juridike apo të drejtës lindur midis palëve. Vërtetimi i ekzistencës apo mosekzistencës së një marrëdhënie juridike apo një të drejte, gjykohet në bazë të rregullave të parashikuara në Kodit e Procedurës Civile, dhe për këto shkaqe gjykata ka bërë një identifikim të gabuar të elementeve dhe/ose kritereve ligjore që për rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës lëndore.

17. Për sa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në interpretim të dispozitave të Kodit Civil, të ligjit nr.49/2012, datë 03.05.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, dhe në referim të vendimit njësues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë nr.3, datë 06.12.2013, dhe nr.4, datë 12.10.2013, vlerëson se vendimi nr.1073, datë 23.07.2014, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, duhet të prishjet dhe çështja të dërgohet pranë po asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 62 dhe 485/ të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.1073, datë 23.07.2014, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe dërgimin e çështjes pranë po asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 02.10.2014



Nr.11111-02952-00-2014 i Regj.Themeltar

Nr.00-2014-2578 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Guxim Zenelaj Kryesues

Mirela Fana Anëtare

Admir Thanza Anëtar

në dhomën e këshillimit të datës 03.10.2014, mori në shqyrtim çështjen civile me:

Paditës: FADIL NIKAJ

TË PADITUR: BARDHYL NIKAJ, SYRI NIKAJ, SOKRAT NIKAJ, TANA NIKAJ, JONILDA NIKAJ, LEFTER NIKAJ, në cilësinë e trashëgimtarëve ligjorë të të ndjerit AVDI NIKAJ

ZVRPP VLORË

AKKP
OBJEKTI I PADISË:

Ndryshim i vendimit nr.134, datë 25.06.2009 të ish ZRKKP Vlorë,

duke kthyer në natyrë sipërfaqen prej 30.222.5 m2.

Kundërshtimin e aktit të marrjes së tokës në pronësi dhënë në emër të Avdi Nikaj.

Detyrim njohje pronar.

Detyrimin e ZVRPP Vlorë të çregjistrojë pronën nga emri i Avdi Nikaj

dhe ta regjistrojë atë në emër të trashëgimtarëve ligjorë

të subjektit të shpronësuar, Sadik Nikaj.

Baza Ligjore: Nenet 32, 41, 45, 153-156, 324 - 331 të K.Pr.Civile,

nenet 149, 163, 192-197 të K.Civil,

Ligji nr.33/2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”,

nenet 18/b, 115/a, 116/b,c dhe 117 të K.Pr.Administrative.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin nr.527 Akti, datë 07.03.2014, ka vendosur:

Veçimi i objektit të padisë, i cili konsiston në kundërshtimin e aktit të marrjes së tokës në pronësi dhënë në emër të Avdi Nikaj.

Shpalljen e moskompetencës lëndore në lidhje me këtë kërkim.

Dërgimin e akteve të çështjes nr.527 Akti, vetëm përsa i takon kërkimit administrativ në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë.

Kundër këtij vendimi ka bërë ankim të veçantë paditësi, i cili kërkon prishjen e tij, duke parashtruar se:


  • Padia ka kërkime të cilat janë civile dhe administrative dhe janë të ndërvarura midis tyre.

  • Në thelb të gjykimit të tij, paditësit kanë kërkuar anullimin e akteve të marrjes së tokës në pronësi. Fitimi i të drejtave të paditësit janë të varura nga ky akt. Në rastin koNkret, kompetente për gjykimin e të gjitha kërkimeve është Gjykata e shkallës së parë Administrative Vlorë, duke ju referuar vendimit unifikues të Gjykatës së Lartë.


Download 2,4 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   127   128   129   130   131   132   133   134   ...   173




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish