Nr I vendimit Data palët faqe



Download 2,4 Mb.
bet129/173
Sana23.05.2017
Hajmi2,4 Mb.
#9471
1   ...   125   126   127   128   129   130   131   132   ...   173

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Majlinda Andrea Kryesuese

Admir Thanza Anëtar

Artan Broci Anëtar

Në datën 01.10.2014, mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen civile, që u përket palëve:

PADITËS: VOISA SHKURTI

ANILA SHKURTI

I PADITUR: AGJENCIA E KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TË PRONAVE

OBJEKTI:

Ndryshimi i vendimit nr.08, datë 11 Janar 2013,

të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave

dhe njohja e pronësisë për subjektin e shpronësuar Andon Spiro Velo

mbi sipërfaqen prej 1080 m2 (njëmijë e tetëdhjetë metra katror) vresht

dhe 6083 m2 (gjashtëmijë e tetëdhjetë e tre metra katrorë) kullotë,

të ndodhur në qytetin e Pogradecit të pozicionuar

sipas vendimit nr.1331, datë 23.12.2008 të Gjykatës Rrethit Gjyqësor Pogradec.

Baza Ligjore: Neni 18 i Ligjit nr.9235, datë 29.07.2004,

“Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës” i ndryshuar;

Nenet 324 e vijues të Kodit të Procedurës Civile,

si dhe nenet 118/2 dhe 135 të Kodit të Procedurave Administrative;

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.7901, datë 10.07.2014, ka vendosur:

Moskompetencën tokësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për gjykimin e çështjes civile nr.2180 Akti dhe dërgimin e akteve për kompetencë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec.

Kundër vendimit mund të bëhet ankim i veçantë në Gjykatën e Lartë brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e shpalljes.

Kundër vendimit nr.7901, datë 10.07.2014, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka paraqitur ankim të veçantë pala paditëse Voisa Shkurti dhe Anila Shkurti Toka, që kërkon prishjen e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shpalljen e mos kompetencës tokësore dhe vazhdimin e gjykimit pranë kësaj gjykate, duke parashtruar ndër të tjera se:



  • Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka shkelur rëndë parimin e së drejtës “Interpretimi i ligjit në kohë dhe në hapësirë”si dhe parimin e “sigurisë juridike” të lidhur me gjykimin e mosmarrëveshjes sipas dispozitave të cilat kanë qenë në fuqi në kohën e konfliktit.

  • Në mbështetje të parashikimeve të vendimit nr.2, datë 21.01.2011 dhe nr.4, datë 10.12.2013 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, shqyrtimi gjyqësor në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë është kompetenca e saktë tokësore e zgjidhjes së konfliktit në lidhje me ligjshmërinë e vendimit të njohjes dhe kthimin të pronës objekt gjykimi.

  • Fakti juridik thelbësor për përcaktimin e kompetencës është se paditëset kanë pasur interes të ligjshëm në paraqitjen e padisë dhe kjo mosmarrëveshje zgjidhet në mbështetje të nenit 18, të Ligjit nr.9235, datë 29.07.2004 “Për njohjen kthimin dhe kompensimin e pronës”.

  • Në këndvështrimin e zbatimit esencial të ligjit disponimi për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor është në kundërshtim të hapur me qëndrimin e mbajtur në vendimin nr.27, datë 27.07.2009 të Gjykatës Kushtetuese.

  • Gjykata e lartë me vendimin unifikues nr.11, datë 02.10.2009 të Kolegjeve të bashkuara përcakton qartë se për sa i përket të drejtës së investimit të Gjykatës në procedura të rregulluara me legjislacionin e posaçëm.

Kundër vendimit nr.7901, datë 10.07.2014, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka paraqitur ankim të veçantë pala e paditur Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Provave, i cila kërkon prishjen e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shpalljen e mos kompetencës tokësore dhe vazhdimin e gjykimit pranë kësaj gjykate, duke parashtruar ndër të tjera se:

  • Gjykata e Lartë në pikën 69 të vendimit të saj unifikues parashikon që në konfliktet e kompetencës tokësore zbatohen parashikimet e nenit 45 të Kodit të Procedurës Civile, por referuar pikës 40 të këtij vendimi konstatojmë se gjykata ka zgjidhur çështjen e kompetencës tokësore në rast kur gjejnë zbatim dy ligje, ligji i përgjithshëm dhe ai i posaçëm duke parashikuar se në këto raste do të zbatohet ligji i posaçëm.

  • Ligji i posaçëm dhe konkretisht ligji nr.9235, datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës” i ndryshuar ka parashikuar në mënyrë taksative se gjykata kompetente për gjykimin e mosmarrëveshjeve është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, sipas nenit 18, të tij.

  • Për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që kanë lindur nga hyrja në fuqi e ligjit nr.10207, datë 23.12.2009 “Për disa ndryshime në ligjin nr.9235, datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, gjykatë kompetente është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kjo për vetë faktin pasi vetë ligji e parashikon një gjë tillë, si dhe referuar parimit të së drejtës, ligji i posaçëm prevalon për gjykimin e kësaj çështje.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin përkatës dhe diskutoi çështjen në tërësi në dhomën e këshillimit,

V Ë R E N

I. Rrethanat e çështjes

1. Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se në seancën gjyqësore të datës 10.07.2014, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka marrë në shqyrtim kryesisht kompetencën e saj tokësore për shqyrtimin e kësaj çështje civile, pas publikimit të Vendimit Unifikues të Gjykatës së Lartë nr.4 datë 10.12.2013.

2. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.7901, datë 10.07.2014, ka vendosur: “Moskompetencën tokësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për gjykimin e çështjes civile nr.2180 Akti dhe dërgimin e akteve për kompetencë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec.”

2.1 Në marrjen e këtij vendimi gjykata arriti duke arsyetuar (ndër të tjera) se: “...(omissis)...Gjykata çmon se gjykata kompetente për shqyrtimin e çështjes objekt gjykimi, nga pikëpamja tokësore nuk është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, por Gjykata e Rrethit Gjyqësor ku ndodhet sendi i paluajtshëm objekt gjykimi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec. Kjo pasi: Së pari, neni 18 i ligjit “Për kthimin dhe kompensimin e pronave”, nuk është gjë tjetër veçse një pasqyrim i ish nenit 327 të Kodit të Procedurës Civile i cili u shfuqizua me hyrjen në fuqi të ligjit 49/2012, më datë 04.11.2013. Ligji 49/2012 nuk kishte dispozitë tranzitore dhe u interpretua në mënyrë strikte nga Gjykata e Lartë me vendimin unifikues nr.3 datë: 06.12.2013. Së dyti, neni 45 i Kodit të Procedurës Civile prevalon ndaj nenit 18 të ligjit nr.9235, pasi bën një rregullim specifik të një mosmarrëveshje civile në lidhje me sende të paluajtshme, ndërsa neni 18 i referohet një gjykimi administrativ, i cili sipas vendimit unifikues nr.4, datë: 10.12.2013 të Gjykatës së Lartë nuk ekziston më (gjykimet për kundërshtimin e vendimeve të A.K.K.P. janë mosmarrëveshje civile). Kompetencën për gjykimet civile tashme e përcakton Kodi i Procedurës Civile dhe jo ligji nr.9235, datë 29.04.2004. Së treti, Kodi i Procedurës Civile (sipas jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese) është një ligj që miratohet me shumicë prej 3/5 të deputetëve të Kuvendit, ndërsa ligji nr.9235, është miratuar me shumicë të thjeshtë. Për rrjedhojë nuk zbatohet parimi lex specialis derogat generalis, pasi që të ndodhë kjo, duhet shumica përkatëse, ose autorizimi përkatës i ligjit (ç’ka mungon në rastin konkret). Në këto kushte Gjykata vlerëson se duhet të zbatojë me korrektësi parashikimin e nenit 45 të K.Pr.Civile, si dispozita ligjore qe rregullon kompetencën tokësore ekskluzive te gjykimit, pas publikimit në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, të Vendimit Unifikues nr.4 datë 10.12.2013, në bazë të të cilit vlerësohet se kompetente për gjykimin e kësaj çështjeje civile është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec...(....)”

3. Kundër vendimit nr.7901, datë 10.07.2014, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka paraqitur ankim të veçantë pala paditëse Voisa Shkurti dhe Anila Shkurti Toka, si dhe pala e paditur Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, që kërkojnë prishjen e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shpalljen e mos kompetencës tokësore dhe vazhdimin e gjykimit pranë kësaj gjykate.

II. Ligji i zbatueshëm

4. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile, në të cilat është parashikuar:

4.1 Neni 16§1 i K.Pr.Civile: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

4.2 Neni 45§1 i K.Pr.Civile: “Paditë për të drejta reale mbi sende të paluajtshme, për pjesëtimin e sendeve të përbashkëta dhe për posedimin ngrihen në gjykatën e vendit ku ndodhen sendet ose pjesa më e madhe e tyre.”

4.3 Neni 61 i K.Pr.Civile: “Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për gjykimin e çështjes kryesisht ose me kërkesën e palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën kompetente.


        1. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson

5. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim e në vlerësim të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimit, pretendimeve të palës ankuese, si dhe pjesës arsyetuese të vendimit gjyqësor, arrin në përfundimin se në marrjen e vendimit nr.7901, datë 10.07.2014, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë janë respektuar dispozitat e ligjit procedural civil duke bërë një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, si dhe duke e zgjidhur atë në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi (neni 16 §1 i K.Pr.Civile).

6. Kolegji Civil i Gjykatë së Lartë pikësëpari thekson se termi “gjykatë”, i cili karakterizohet në kuptimin material nga funksioni i saj gjyqësor, ka të bëjë me zgjidhjen e çështjeve të cilat janë në kompetencë të saj, në një proces të zhvilluar mbi një procedurë ligjërisht të përcaktuar dhe në pajtim me shtetin e së drejtës. Në analizë të natyrës së mosmarrëveshjes, shkakut ligjor të saj, objekti të kërkesë padisë, si dhe kohës së shqyrtimit të saj, Kolegji Civil konstaton se, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka zbatuar drejtë dispozitat procedurale lidhur me kompetencën tokësore të këtij procesi gjyqësor duke zhvilluar një proces të rregullt ligjor në mbështetje të nenit 42/1 të Kushtetutës dhe nenit 6/1 të KEDNJ (shih vendimet nr.23/2009, nr.7/2009, nr.31/2005 dhe nr.16/2012 të Gjykatës Kushtetuese).

7. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë në datën 10.07.2014, në mbështetje të nenit 61, të Kodit të Procedurës Civile ka konstatuar se nuk është kompetente nga pikëpamja tokësore dhe në këto kushte ka vendosur dërgimin e akteve pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, vlerëson se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka zgjidhur çështjen konform shkakut që rezulton nga shqyrtimi në tërësi i kërkesëpadisë, duke bërë lidhjen midis fakteve që pretendohen prej paditësit se kanë ngjarë dhe të drejtave apo interesave që ai pretendon se i janë cenuar (qëndrim ky i mbajtur në vendimin unifikuese nr.3/2012 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë).

8. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë për zgjidhjen e çështjes konkrete referon në rregullimet e bëra në Kreun e III, Titulli III, Pjesa e Parë të Kodit të Procedurës Civile (ratio legis) dhe në parimet e së drejtës (ratio iuris) në lidhje me kompetencën tokësore të gjykatave për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve civile të parashikuara në po këtë Kod dhe në ligje të tjera të veçanta, në të cilat është pasur parasysh, midis të tjerave, që palëve të mos u bëhet i vështirë aksesi në drejtësi. Në këtë kontekst i vlerësueshëm është fakti se për kategori të caktuara mosmarrëveshjesh procesi duhet të zhvillohet përpara një gjykate, vendndodhja e së cilës të ndihmojë që ai të zhvillohet në mënyrë sa më efektive dhe brenda një afati të arsyeshëm (Neni 6 i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, neni 42 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 4 i Kodit të Procedurës Civile).

9. Për sa rezulton nga kërkesë padia e paraqitur në këtë proces gjyqësor, konstatohet se në këtë kërkesë-padi është kërkuar ndryshimi i vendimit nr.08, datë 11 Janar 2013, i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe njohja e pronësisë për subjektin e shpronësuar Andon Spiro Velo mbi sipërfaqen prej 1080 m2 (njëmijë e tetëdhjetë metra katror) vresht dhe 6083 m2 (gjashtëmijë e tetëdhjetë e tre metra katrorë) kullotë, të ndodhur në qytetin e Pogradecit. Fakti juridik që pala paditëse ka vënë në themel të këtij kërkimi përbën shkakun e padisë.

9.1 Drejt arsyeton Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë kur vlerëson se kërkimi i palës paditëse për ndryshimin e vendimit të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë, në thelb ka të bëjë me të drejta reale të pretenduara nga pala paditëse. Për këtë arsye ai është fakti nga i cili rrjedh e drejta materiale që pala paditëse e pretendon si të shkelur me vendimin e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

10. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, pavarësisht nga formulimi që i është bërë objektit të padisë, kërkimi i palës paditëse për kundërshtimin e vendimeve të komisionit nuk është kërkimi kryesor i padisë, pasi shkaku i padisë është i lidhur pazgjidhshmërisht me të drejta pronësie të pretenduara. Padia në shqyrtim ka për shkak të drejtën e pronësisë së pretenduar nga ana e palës paditëse. Nëpërmjet këtij kërkimi pala paditëse kërkon të realizojë në rrugë gjyqësore të drejtën e pronësisë.

11. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se në gjykimet me objekt kundërshtim të vendimeve të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave/ish Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, kur kërkimi bëhet nga një person i tretë, që pretendon të jetë ish-pronar apo subjekt i shpronësuar ose person tjetër që pretendon të ketë përfituar pronësinë mbi bazën e një ligji të posaçëm, kompetente për shqyrtimin e çështjes është gjykata e vendit ku ndodhet sendi/pasuria e paluajtshme (neni 45 i K.Pr.Civile). Kjo sepse, në thelb, kundërshtimi i vendimit të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave legjitimohet vetëm në qoftë se subjekti kundërshtues (paditësi) provon se është ai pronari i pasurisë (sendit) në fjalë ose subjekt i shpronësuar të cilit ky send duhet t’i ishte kthyer.

12. Ky Kolegj vlerëson të drejtë e të bazuar në ligj vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shpalljen e moskompetencën tokësore të kësaj gjykate referuar vendimit unifikues nr.4, datë 10.12.2013, të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë më të cilin është unifikuar praktika gjyqësore për sa vijon: “...Kur në objektin e gjykimit kundërshtohet vendimi i Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave apo Agjencisë Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, kjo çështje do të konsiderohet si mosmarrëveshje civile dhe do të shqyrtohet nga gjykata që ka kompetencë gjykimin e mosmarrëveshjeve civile...(...)...dhe jo parashikimet e nenit 327 të K.Pr.Civile, që thotë se: “Padia kundër një akti administrativ shqyrtohet nga seksioni përkatës i gjykatës, në zonën e së cilës ka qendrën organi administrativ, ndaj të cilit drejtohet padia”

13. Në këto rrethana kur natyra e konfliktit ka lidhje me të drejta reale mbi pasuri të paluajtshme dhe kjo pasuri e paluajtshme ndodhet në Pogradec, për përcaktimin e kompetencës territoriale duhet të bazohemi në parashikimet e nenit 45 të K.Pr.Civile. Prandaj Kolegji, në analizë të gjithë asaj që u konkludua më sipër, çmon se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec ka kompetencën tokësore për gjykimin e kësaj çështje.

14. Për sa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, arrin në konkluzionin se vendimi nr.7901, datë 10.07.2014, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është i drejtë dhe duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 62 dhe 485 të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.7901, datë 10.07.2014, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Tiranë, më 01.10.2014



Nr.11243-03250-00-2014 i Regj. Themeltar

Nr.00-2014-2564 i Vendimit

Download 2,4 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   125   126   127   128   129   130   131   132   ...   173




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish