Nr I vendimit Data palët faqe



Download 2,4 Mb.
bet132/173
Sana23.05.2017
Hajmi2,4 Mb.
#9471
1   ...   128   129   130   131   132   133   134   135   ...   173




KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Guxim Zenelaj, dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

Se, pala paditëse, kundërshton disponimin e palës së paditur ish Zyra Rajonale e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të Qarkut Vlorë, për pikat 2 dhe 3, duke kërkuar ndryshimin e tyre dhe kthimin në pronësi të tyre edhe të sipërfaqeve të sipërcituara për të cilat është disponuar vetëm njohja e pronësisë dhe kompensimi i palës paditëse ish pronare.

Sipas palës paditëse, pjesë të këtyre sipërfaqeve janë të lira, ndërkohë që, një pjesë tjetër e sipërfaqes së tokës i është dhënë në pronësi palëve të paditura Bardhyl Nikaj, etj., me anë të një akti të marrjes në pronësi të lëshuar nga komisioni përkatës i tokës në kundërshtim me ligjin, i cili është absolutisht i pavlefshëm, prandaj me anë të padisë i kërkon gjykatës që njëkohësisht të konstatojë nulitetin e këtij akti administrativ dhe të detyrojë të paditurit Bardhyl Nikaj, etj., të njohin pronar paditësin Fadil Nikaj.

Rrjedhojë e këtyre kërkimeve, sipas paditësit Fadil Nikaj, është edhe detyrimi i palës së paditur ZRRPP Vlorë të kryejë veprimet për çregjistrimin e sipërfaqeve të sipërcituara të tokës nga pala e paditur Bardhyl Nikaj, etj., duke e regjistruar atë në emër të paditësit Fadil Nikaj.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin nr.527 Akti, datë 07.03.2014, ka shpallur moskompetencën lëndore për kërkimin për kundërshtimin e aktit të marrjes së tokës në pronësi dhënë në emër të Avdi Nikaj dhe ja ka dërguar aktet e çështjes nr.527 Akti, vetëm përsa i takon kërkimit administrativ në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë. Kundër këtij vendimi ka bërë ankim të veçantë paditësi, i cili kërkon prishjen e tij.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në vlerësim të akteve të dosjes gjyqësore, objektit dhe shkakut të padisë, vendimit të gjykatës dhe ankimit të veçantë, arrin në përfundimin se, vendimi nr.527 Akti, datë 07.03.2014 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për gjykim në po atë gjykatë, për vazhdimin e gjykimit.

Sipas akteve të ndodhura në dosjen gjyqësore, rezulton se, padia është regjistruar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë më datë 29.12.2012. Kërkimet brenda padisë janë të tilla që kanë natyrë të ndërvarur nga njëra tjetra dhe dhënia zgjidhje e një kërkimi, varet nga përfundimi i tjetrit.

Në këto kushte, nëse do të pezullohej njëri nga gjykimet, i gjykatës civile apo i gjykatës administrative, deri në zgjidhjen përfundimtare me vendim të formës së prerë të njërit prej kërkimeve, do të sillte zvarritje të pajustifikuar të gjykimeve, kur tashmë ato janë pranuar të gjykohen së bashku.

Palët ndërgjyqëse në gjykimin e filluar në kohën që nuk kishte hyrë akoma në fuqi ligji 49/2012, presin përgjigje nga gjykata brenda një afati të arsyeshëm në lidhje me kërkimet e tyre. Qëllimi i ligjvënësit me miratimin e ligjit 49/2012 nuk ka qenë zvarritja e gjykimeve, por përkundrazi përshpejtimi i tyre, duke pasur parasysh vetë procedurën dhe afatet kohore të shkurtra në lidhje me gjykimet administrative.

Vonesat që sjell ndarja e kërkimeve të natyrave të ndryshme në një çështje, cenojnë stabilitetin dhe sigurinë e marrëdhënieve juridike në mes të subjekteve të së drejtës. Nga ana tjetër, ato kufizojnë të drejtën e shtetasve për një gjykim brenda një afati të arsyeshëm, si pjesë e të drejtës për një proces të rregullt ligjor. Në kuadër të KEDNJ, është detyrim i shteteve garantimi i afatit të arsyeshëm kohor të gjykimit të një çështje, me qëllim mbrojtjen të gjitha palëve ndërgjyqëse nga vonesat e gjata procedurale dhe dhënien fund të pasigurisë të interesave të shtetasve.

Meqenëse në rastin në gjykim, çështja ka në objektin e saj kërkime si të natyrës civile dhe administrative, kërkime të cilat janë paraqitur përpara datës 04.11.2013, do të vazhdojnë të gjykohen nga gjykata ku ato janë paraqitur.

Pra, gjykata kompetente për gjykimin e të gjitha kërkimeve të paraqitura në padi, është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, pasi aty e ka paraqitur padinë (me të gjitha kërkimet) pala paditëse.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 62 të K.Pr.C,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.527 Akti, datë 07.03.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe dërgimin e akteve në po atë gjykatë, për vazhdimin e gjykimit.
Tiranë, më 03.10.2014

Nr.11118-02932-00-2014 i Regj.Themeltar

Nr.00-2014-2580 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Guxim Zenelaj Kryesues

Mirela Fana Anëtare

Admir Thanza Anëtar

në dhomën e këshillimit të datës 03.10.2014 mori në shqyrtim çështjen civile me:

PADITËS: BASHKIA BELSH

E PADITUR: SHOQËRIA “BLERIMI” SHPK

OBJEKTI:

Shpërblimi i dëmit të shkaktuar në shumën 1.604.433 lekë,

si pasojë e punimeve të pakryera,

sipas kontratës për punët publike nr.4, datë 17.09.2012.

Baza Ligjore: Nenet 419, 420, 422, 455, 476, 659 të K.C.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin nr.513, datë 29.04.2014 ka vendosur:

Të shpallë moskompetencën lëndore të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës për gjykimin e çështjes me nr.regjistri 712, datë 27.02.2014 dhe dërgimin e akteve gjykatës kompetente, Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka parashtruar qëndrimin e saj përpara Gjykatës së Lartë në lidhje me kompetencën lëndore për gjykimin e çështjes, duke parashtruar:



  • Mosmarrëveshja objekt gjykimi, ka lindur nga kontrata e punëve publike, e cila është pasojë e një prokurimi publik. Pavarësisht se, kontrata është lidhur mbi bazën e neneve 850-876 të KC, është kontratë administrative.

  • Duke qenë se, mosmarrëveshja objekt gjykimi rrjedh nga një kontratë administrative, kompetente për gjykimin e çështjes është gjykata administrative.

Download 2,4 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   128   129   130   131   132   133   134   135   ...   173




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish