Nga Blendi Fevziu
Nuk e di nëse fati e ka sjellë gjithnjë më momentin e duhur dhe vendin e duhur, apo Hashim Thaçi e ka kërkuar vetë fatin e tij! Javën e shkuar, ndërsa nga foltorja e Parlamentit paralajmëronte shpalljen e shpejtë të pavarësisë, ideja e parë që më erdhi ndër mend është se nëntë vjet më pas, më në fund historia i kishte dhënë të drejtë. Të drejtë deri në atë masë, sa po i rezervonte atij dhe jo dikujt tjetër, të drejtën për të formëzuar togfjalëshin historik që do t’i japë Kosovës pavarësinë. A mund të ndodhte ndryshe, pyeta veten dhe sinqerisht nuk dija se cila ishte përgjigjia më e saktë për këtë. Ende adoleshent e kishte kuptuar se lufta dhe vetëm lufta do të ishte shpëtimi për vendin e tij; kishte jetuar për vite më rradhë në ilegalitet; si një donkishot modern kishte besuar të pabesueshmen, fitoren e një lufte kundër Serbisë dhe Kosovën e lirë; pa mbushur të 30 tat ishte bërë Shef Politik i UÇK dhe partneri më i rëndësishëm në terren në luftën më të madhe të perëndimit të bashkuar kundër Millosheviçit; kishte zënë faqet e para të gazetave dhe ekranet e televizioneve. 29 vjeç ishte bërë Kryeministër i Qeverisë së Përkohshme dhe një ditë, kishte hyrë fitimtar, së bashku me aleatët amerikanë në Prishtinën e lirë. Jam i sigurtë se atë moment besonte se ylli i tij ishte ngjitur lart dhe se asgjë nuk do ta perëndonte atë. Por i qe dashur pak kohë dhe qe venitur. Askush s’dinte të thoshte, si, pse? Kishte humbur dy palë zgjedhje, qe rrethuar nga mosbesimi i përgjithshëm, i kishte shtyrë shumë vetë të besonin se tashmë kish marrë fund dhe befas qe ringritur. Por jo një ringritje e zakonshme. Qe ringritur në një moment tejet të rëndësishëm të vendit të tij, thuajse historia e thërriste gjithnjë në një moment të tillë, për të firmosur në të, përfundimisht emrin e tij.
– Ti e di, ma tha një ditë në Prishtinë, në vigjilje të fitores së tij në zgjedhje, duke folur për rreziqet që e prisnin kur të shpallte pavarësinë. Në momente të rrezikshme unë dal gjithnjë mbi ujë!
Kishte të drejtë! Në fund, shpjegimi ishte fare i thjeshtë: njeriu që kishte ndihur aq shumë në çlirimin e Kosovës, do të firmoste edhe zyrtarisht pavarësinë përfundimtare të saj.
Ka qëlluar që në vitin 1999, në momentet e stuhisë politike të Kosovës ta njoh nga pranë. Nuk mbaj mend ekzaktësisht se ku e kam dëgjuar fillimisht emrin e tij. Padyshim në një ndër rrëfimet e miqve të mij, këshilltarë të Kryeministrit Nano që më kishin rrëfyer se si një ditë, ai kishte pritur në zyrën e tij ekipin e rëndësishëm të UÇK – së. Ishte fillim vjeshte i vitit 1997 dhe ata ishin tashmë një realitet. Ai duhej të ishte më i riu, me disa njohje të forta në Prishtinë dhe i aktivizuar, siç mësova më vonë, që herët me problemet që shqetësonin vendin e tij. Si student kishte trokitur në derën e Rugovës por nuk kishte marrë përgjigje prej tij. Dhe ishte strehuar në organizatat ilegale, gjysëm marksiste e nacionaliste dhe kishte besuar se shpëtimi është vetëm ky.
– Po iki, i kishte thënë Dukagjin Goranit, siç dëshmon Baton Haxhiu në librin e tij dhe qe zhdukur realisht për shumë vjet. Për t’u shfaqur sërish, 10 vjet më vonë, si komandant politik i UÇK – së. Njeriu i shënjuar për të çliruar Kosoëvn dhe për t’i dhënë asaj aleatin dhe ushtrinë më të madhe në historinë e globit, koalicionin e NATO – s.
E kam njohur për herë të parë në Hotel Rogner në Tiranë në Maj të 1999 në kulmin e fushatës ajrore të NATO –s kundër Millosheviçit. Në korridoret e hotelit ndodheshin kudo roje të shërbimeve sekrete, jo vetëm shqiptare. Garda e Republikës kishte rrethuar gjithçka, por ai ishte fare i çlirët. Dukej se ishte mësuar me rreziqet dhe ky i këtushmi, thjeshtë teorik, nuk e shqetësonte aspak. Kishte dalë nga Kosova nëpër po ato shtigje që i njihte vetëm UÇK dhe priste të nisej për në Bon, në një takim me Sekretaren e Shtetit Ollbrajt. U ul pak minuta me ne dhe ato çaste tentoi të përqëndrohej në bisedë. I takonte asaj kategorie njerëzish që janë tejet të vëmendshëm për bashkëbiseduesin, që e respektojnë atë, pavarësisht se sa rëndësi ka për të atë moment. Nuk ndenji gjatë, por m’u duk i vendosur dhe i qetë. Një qetësi që do ta përsëriste më vonë, fare thjeshtë, në të gjitha rastet e rrezikut, pa asnjë lloj alarmi brenda tij.
Ishte një moment i rrezikshëm, kur mbi 1 milion kosovarë kishin lënë vendin e tyre dhe disa qindra mijëra të tjerë jetonin të mbrojtur nga UÇK në brendësi të vendit, nën një kërcënim permanent. Por UÇK kishte filluar një ofensivë në Koshare dhe ai besonte se tashmë fitorja do të ishte e shpejtë.
Herën e dytë, u takuam në kushte krejt të tjera në zyrën e Arbën Xhaferrit, në selinë e PDSH – së në Tetovë. Prishtina ishte çliruar prej 24 orësh dhe ai me një pjesë të qeverisë së tij priste të hynte në Kosovë. Ishte i ri, kishim një moshë, në prag të të 30 – tave dhe nuk e di pse çdo moment më ngjante më i madh. Ishte i kujdesshëm në çdo gjë, dinte t’i vlerësonte gazetarët dhe të sillej me ta me afërsi. Na premtoi se do të shkonim bashkë ne Kosovë, me një helikopter ushtarak gjerman dhe kështu ndodhi vërtet. Ne fluturuam me të dhe ata që e shoqëronin dhe ato filmime mbeten pjesa padyshim më e bukur dhe dëshmia e vetme e rikthimit në Kosovë. I takonte të ishte euforik, por druaj se një eksperiencë e vjetër e luftës e frenonte ta shprehte këtë. Ajo që më binte në sy është se kërkonte aleancë me Prishtinën dhe protagonistët e saj, pavarësisht ndihmës dhe angazhimit të tyre në luftë. Gjë që komandantët e tjerë nuk vrisnin mendjen dhe as donin të dukeshin se e kishin ndër mend. Kishin fituar luftën, ishin triumfatorë dhe po fusnin në krahinën 90 vjet të shtypur ushtrinë më të madhe të globit. Kjo mjaftonte për ta. Thaçi duket se mendonte ndryshe. Me një instikt të vjetër si ai qe shqetesoi Napoleonin, ai e dinte se beteja e fituar në front duhet të fitohet edhe në qytet dhe padyshim, ushtria e tij ishte këtu më e pamundur se kudo.
Nuk e shlyej dot nga mendja vështrimin e tij nga dritarja e helikopterit. Shihte vazhdimisht poshtë dhe fliste pak. Nuk e di a e dinte se tashmë fillonte një betejë tjetër, më pak e lavdishme, më pak mediatike, por padyshim edhe e vështirë: beteja për çarmatimin e UÇK – së, kontrollin e saj civil, beteja për të fituar politikisht me Rugovën dhe mbi të gjitha, ajo që e shqetësonte më shumë: beteja për të fituar statusin e politikanit të çertifikuar në Prishtinë. Thaçi kish kuptuar atë që të tjerët nuk e ndjenin dhe ky ishte edhe fati i tij.
Kam qëndruar një ditë të tërë me të në një shtëpi të izoluar të malësisë së drenicës, ku ishte Shtabi i Përgjitshëm i UÇK – së. Një seli e mbushur me komandantë që e thërrisnin njëri – tjetrin gjeneral dhe që mbanin uniforma kamuflazhi dhe automatikë të sofistikuar. E vetmja gjë që të binte në sy qe se pak nga ata e njhinin frikën, por po kështu, shumë pak prej tyre qenë realistë. Nuk pyesnin sumë për të tjerët, nuk donin t’ja dinin për atë që ndodhte jashtë UÇK – së dhe besonin se ajo që kishin bërë me luftën dhe Kosovën, ju justifikonte gjithçka. Kam frikë se kishte brenda tyre shumë nga stili i partizanëve pas luftës më 1944 dhe druaja atë moment se pak shumë pak prej tyre do t’i mbijetonin stilit të ri të pas luftës, politikës në Prishtinë. Me përjashtim të Thaçit dhe Xhavit Halitit, vetëm Fatmir Limaj linte një përshtypje mbresëlënëse ndër ta.
Një ditë më vonë zbritëm në Prishtinë. Qyteti ishte i zbrazur, serbët endeshin ende nëpër ta, por miti i UÇK – së këtu ishte më i zbehtë. Druaj se qytetarët e saj, e kishin kuptuar se lufta nuk fitohej pa UÇK – në, por shumë syresh, nuk qenë të gatshëm të fitonin një luftë me një sakrificë të tillë. Një gjë që shumë zona më të izoluara e kishin bërë me shumë vetmohim.
U ktheva sërish në Prishtinë 10 ditë më pas. Qyteti kish filluar të ringjallej, Thaçi ishte vendosur në një godinë të shëmtuar të stilit jugosllav në Bulevardin Nënë Tereza dhe i kishte hyrë projektit tjetër të madh të jetës së tij, krijimit të një partie dhe konkurimit në politikë. Ishte entuziast, por druaj se e kuptonte se do t’i duhej kohë për t’u bërë i pranueshëm me mbështetësit e tij në Prishtinë. Miti i Rugovës qe aty i fortë dhe ai më shumë se kushdo tjetër e besonte këtë. Fatkeqësisht, diçka tjetër po ndodhte. Nën trysninë e qarqeve brenda tyre, nën kompleksin e bombave ndaj Serbisë apo të një pjese të shtypit botëror, ndërkombëtarët po tentonin të mbështesnin Rugovën. Ata sikur donin të tregonin se koha e guerriljeve kishte marrë fund ose i trembeshin afërsisë që Thaçi dhe mbështetësit e tij tregonin ndaj Shqipërisë.
Druaj se kjo klimë apo frikë ekzistonte edhe në Prishtinë. Kujtimi i Jugosllavisë së Titos ishte këtu më i gjallë se kurrë. Ajo lidhej me shumë gjëra njëherazi, me mirëqenien ekonomike të dikurshme, me kohën e lavdishme të zhvillimit të Prishtinës në fund të viteve ’70 – të, me ndërtimin e një klase intelektuale që tashmë kish mbetur mënjanë dhe me një lloj refuzimi të heshtur, ose mos pranimi të prishtinasve që shpëtimi dhe prosperiteti i tyre të vinte nga pak djem të provincës që nuk kishin pasur kurrë në Prishtinë vendin që duhej të kishte një shpëtimtar i tillë.
Shumë herë kam debatuar me përfaqësuesit e kësaj filozofie. Druaj se nuk kishin as argumenta dhe as të drejtë. Mbi të gjitha, druaj se shumë prej tyre, ishin pjesa më pasive e Kosovës. Ata nuk shkonin dot më tej. Dhe e kishin vështirë ta kuptonin se pjesa vitale që do ta çonte vendin përpara, ishte pikërisht ajo që kishte kapur pushkën pa hezitim dhe që nuk kishte kalkuluar asgjë në jetë.
Ndoshta edhe Thaçi e kuptonte këtë. Por ai kish një tjetër filozofi. Tentoi ta konkuistojë qytetin me mjetet e tij, pa u trishtuar për moskuptimin, për sjelljen e shumë vetëve. Tentoi t’i afrohej filozofisë së tyre, pa e ndryshuar filozofinë e tij.
Sa herë kthehesha në Prishtinë, në Tiranë e madje edhe në Nju Jork, qëlloja të flisja me të. Besimi tij ishte i patundur dhe si çdo njeri që e ndjen se fati e ka shënjuar për një projekt të madh, ai kishte bindjen se misioni i tij nuk kishte marrë fund. Se ai ishte bërë i famshëm në moshën 29 vjeçare, ishte ngjitur në majat e një karriere duke u bërë i famshëm ndërkombëtarisht, por se kjo nuk kishte qenë gjithçka. Jeta e tij nuk do të ishte thjeshtë një karrierë politike, por ajo do të kishte sërish një kulm. Kjo bindje m’u forcua akoma më shumë në janarin e 2006, kur nën një ngricë të acartë, Prishtina po përcilltë për në banesën e fundit, simbolin e saj më të fortë, Ibrahim Rugovën. Ylli i rrezistencës paqësore dhe miti i krahinës kish vdekur. Askush nuk mund ta zëvendësonte më dhe Thaçi, s’kish dyshim që e dinte se tashmë vinte ora e tij. Ora që do ta bënte nënshkrues të pavarësisë.
Në fakt, diçka kish ndodhur ndërkohë. Brezi skeptik ndaj luftës po zbehej ndërkohë në rrezistencën e tij, nostalgjikët e Jugosllavisë së Titos kishin mbetur mënjanë si një apendiks i shoqërisë, ndërsa të rinjtë që po hynin me vrull kishin një tjetër parim. S’ka dyshim se Thaçi e dinte këtë.
Përpara zgjedhjeve të nëntorit ai besonte më shumë se kurrë se fitorja ishte tija tashmë. Dhe kishte të drejtë. Skepticizmi kishte mbaruar dhe lufta kishte fituar legjitimitet. 10 vjet më pas.
Mbrëmjen e vonë të 17 nëntorit, ndërsa u përballëm rastësisht në një lokal të Prishtinës, në një orë të vonë, pata bindjen se ky ishte një ndër momentet e lumtura të jetës së tij. Një kulm tjetër, kur ai kishte fituar edhe me votë, atë që dikur kishte ditur ta fitonte me luftë. Tashmë, me aureolën e njeriut që i kish dhënë një tjetër dimension Kosovës përmes luftës dhe UÇK – së; me sharmin e një njeriu që ishte çertifikuar me votën e 2 milion kosovarëve, me raporte mjaft korrekte me Presidentin Sejdiu dhe me bindjen absolute të perëndimit se ai dinte të ishte vendimmarrës dhe i fortë në çdo kohë dhe situatë, Thaçi priste vetëm momentin final, firmosjen e pavarësisë. Gjestin, që do ta fuste atë personalisht në panteonin e madh të historisë së shqiptarëve.
Jeta është shpesh tekanjoze, fati vërtitet shpesh i verbër, por nuk ka asnjë dyshim se asgjë e madhe dhe e rëndësishme nuk ndodh rastësisht. Sa herë mendoj për Thaçin, kam bindjen se kjo është e vërtetë. Se pavarësisht komenteve, fjalëve, historive, ai e kishte shënjuar të ardhmen e tij atë moment të largët të vitit 1991 apo 1992, kur ende 20 vjeçar, një student i pasionuar dhe anonim, kishte braktisut formumet e kafeneve ku bëhej politika e Prishtinës, kishte lënë pas baballarët e kombit që diskutonin për Kosovën dhe siç dëshmon Baton Haxhiu në librin e tij, i kishte thënë Dukagjin Goranit frazën profetike:
– Unë po iki! Liria nuk vjen pa luftë, ju qëndroni në Prishtinë, po këtu ka vetëm fjalë.
Dhe kish ikur, qe zhdukur për shumë vite, ndoshta, pa e besuar edhe ai vetë, se një ditë do të kthehej me atë që Kosova e kishte ëndërruar plot 100 vjet, PAVARËSINË!
Historia e çuditshme: Natën ishte striptiste, ndërsa ditën invalide
Gjatë mbrëmjeve ajo punonte si balerinë në një klub striptizmi, duke fituar shuma të konsiderueshme, por gjatë ditës ishte krejt tjetër gjë.
Një italiane ka mashtruar sistemin për 15 vjet me radhë.
Femra nga Trieste identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur për arsye hetimesh, shtirej si invalide për të përfituar pension nga shteti, por nuk kishte asnjë difekt.
Ajo kishte arritur të falsifikonte dokumentat duke përfituar asistencë invaliditeti.
Njëkohësisht fitonte shumë para nga performancat e nxehta në klube nate.
Ngjarja u zbulua rastësisht nga policia italiane gjatë disa kontrolleve.
Ata panë një makinë të parkuar në radhën e invalidëve pranë një klubi nate. Pas kontrolleve rezultoi se makina i përkiste balerinës mashtruese.
Ajo po hetohet për mashtrim dhe rrezikon disa vite burg.
Fotolajm: Punë ka, por... nuk dimë kë të zgjedhim
Plaka që shet fara luledielli pranë një stacioni urbani në Tiranë është “futur në të thella” pasi e ka të vështirë se çfarë profesioni të zgjedhi...
Rrëzohet avioni ushtarak, çuditërisht shpëton ekuipazhi
Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Malajzi pasi avioni ushtarak është rrëzuar ndërsa i gjithë ekuipazhi prej 8 personash është shpëtuar.
Mediat vendase raportojnë se, avioni i Forcave Ajrore të Malajzisë është rrëzuar në një rajon në afërsi të bregdetit në shtetin Selangor.
Tetë ushtarët të cilët ndodheshin në avion janë shpëtuar me ndihmën e peshkatarëve në rajon.
Sherr te Lazio, Ilgi Tare kap për fyti Candrevan
E përditshmja italiane “Il Messaggero”, raporton se në klubin e Lacios, situata paraqitet shumë e tensionuar. Sipas saj, tetë lojtarë të Lacios kanë qenë protagonistë në sherrin që ka shpërthyer në “Formello”, i cili raportohet se ka qenë shumë i dhunshëm.
Në Stamboll mësohet se drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, ka kapur nga fyti futbollistin italian, Antonio Kandreva, i cili po debatonte me tone të ashpra me Miroslav Klosen në dhomat e zhveshjes.
Arsyeja e sherrit është egoizmi i tepruar i Candrevas në fushën e lojës.
Ndërsa flitet se, trajneri Pioli, nuk ka reaguar pas sherrit të fundit që shpërtheu në fushë mes lojtarëve, duke pritur që “ujërat të qetësohen”.
Në fund, tekniku italian është munduar për të qetësuar situatën duke i ftuar të gjithë protagonistët e përfshirë në sherr, që të mos konfrontohen dhe të sqarohen me njëritjetrin.
Nuk e dimë nëse Pioli ka arritur t’i qetësojë gjakrat e ndezur, por përgjigjja e ekipit në fushë ka qenë shumë pozitive, pasi Lacio është skuadra e vetme italiane e kualifikuar për në Ligën e Europës.
Candreva: Sajime të mediave
Por futbollisti i Lacios, Antonio Candreva thotë se, lajmet se ai është përleshur me Igli Taren pas sherrit që paska bërë me Miroslav Klose, janë sajime.
“Kam lexuar kohët e fundit shumë gjëra por kam preferuar të qëndroj në heshtje. Por kur sajimet arrijnë deri në këtë pikë, nuk munda më. Heshtja nuk ishte më zgjidhje. Lexova komplet gjëra të sajuara dhe sot në gazetë dhe bëhen me kast që të më prishin imazhin tim”.
Lufta e Dytë Botërore, ja 10 fakte që nuk i dinit
Lufta e Dytë Botërore, e cila konsiderohet si lufta e përgjakshme në historinë e njerëzimit, konsiderohet të ketë marrë 70 milionë jetë njerëzish.
Ndonëse kanë kaluar 71 vjet nga përfundimi i Luftë së Dytë Botërore, vazhdojnë të dalin në shesh fakte të reja nga kjo luftë, e cila zgjati gjashtë vjet.
1 – Franca kishte më shumë tanke, armë dhe njerëz se sa Gjermana në vitin 1940
Është supozuar gjithmonë se gjatë Luftës së Dytë Botërore gjermanët kryesonin në rrugën e tyre për fitore, me një ushtri shumë moderne dhe të mekanizuar dhe Forcat Ajrore që ishte superiore ndaj çdo aleati në 1940. Realiteti ishte krejt ndryshe. Më 10 maj 1940, kur gjermanët sulmuan, vetëm 16 nga 135 divizionet e tyre ishin të mekanizuar. Pjesa tjetër përbëhej nga kuaj dhe qerre ose këmbësorë. Vetëm Franca kishte 117 divizione. Franca gjithashtu kishte armë më shumë: Gjermania kishte 7,378 copë artilerie ndërsa Franca 10.700. Gjermanët mund të grumbullonin 2,439 tanke, ndërsa francezët kishin 3,254, shumica e të cilave ishin më të mëdha, më mirë dhe të blinduara se panzerat gjermane.
2 – Prioriteti për fuqinë punëtore në Mbretërinë e Bashkuar ishte i habitshëm
Britania kishte vendosur që para se të fillonte lufta se do të vinin fuqinë e ajrit dhe atë detare në qendër të aftësive të saj luftarake, dhe këtë e bëri të mundur vetëm pas rënies së Francës. Megjithatë deri në pranverën e vitit 1944, prioritet për fuqi punëtore në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte marina, apo ushtria, por Ministria e Prodhimit të Avionëve. Në luftë, Britania hyri e vetme e përbërë nga 132,500 avionë, një arritje tronditëse – sidomos kur merret parasysh se Komanda e Luftëtarëve në betejën e Britanisë nuk kishte më shumë se 750 luftëtarë.
3 – Humbjet tregtare të Aleancës ishin vetëm 1%
Humbjet e anijeve tregtare të Aleatëve në Luftën e Dytë Botërore në Atlantikun e Veriut, Arktik ishin vetëm 1.48%. Në përgjithësi, ka pasur 323,090 lundrime individuale, nga të cilat 4786 ishin mbytur. Nga këto, 2.562 ishin britanike, por mesatarisht, ka pasur rreth 2000 anije britanike me vela rreth botës në çdo ditë. Autokolona, për pjesën më të madhe të kohës, ishin mjaft të sigurt, edhe pse disa vuajtën tmerrësisht.
4 – Britania përfitonte racionin më të pakët ushqimor në Europë
Franca dhe Britania filluan luftën pa racionim dhe, ndërsa ajo u prezantua në mënyrë modeste në Britani në janar të vitit 1940, Franca ende kishte rezistuar deri në kohën që ata u mposhtën në qershor të vitit 1940. Gjermania, nga ana tjetër, prezantoi racionimin para luftës dhe luftuan për të ushqyer forcat e saj të armatosura dhe popullatën. Kërkesa e vendit për ushqim nga territoret e pushtuara çoi në një depresion të urisë për shumë njerëz, duke përfshirë edhe urbanët francezë. Britanikët kurrë nuk përfunduar të uritur, edhe pse një numër të ushqimeve ishin me racion. Sigurisht, nga 1945, Britania e kishte shumë të lehtë në krahasim me pjesën tjetër të Evropës
5 – Japonezët kishin raketa kamikaze
Nuk ishin vetëm gjermanët të cilët përdorën avionët raketa në Luftën e Dytë Botërore. Pas fitoreve të tyre fillestare, japonezët luftuan për të mbajtur ritmin me teknologjinë amerikane dhe britanike, por ata prodhuan një raketë anti-anijesh, e cila është përdorur në fund të luftës si një armë kamikaze. Ajo duhej të shoqërohej nga një avion “nënë” për të përfshirë brenda rrezes, pastaj sapo lëshohej do të kalonte në drejtim të objektivit – zakonisht një anije. Arrinte një shpejtësi deri në 600 mph. Falë këtyre raketave arritën të mbysin tri anije të aleatëve. Kjo ishte më shumë një përpjekje dhe sakrificë se sa u arrit ajo që kërkohej.
6 – Marshalli Alexander ishte komandanti më me përvojë në fushëbetejë
Marshalli Alexander ishte i njohur për çdo britanik në vend deri në fund të luftës, por ai është më pak i njohur sot. Ai kishte një karrierë të jashtëzakonshme, dhe ishte i vetmi prefekt i luftës për të udhëhequr trupat e vijës së parë në çdo gradë. Pas ngjitjes në detyrë në Luftën e Parë Botërore, ai e udhëhoqi Brigadën Noëshera në kufirin veriperëndimor në vitin 1930, Divizioni i parë në Francë në vitin 1940, dhe forcat britanike në Birmani në vitin 1942. Ai urdhëroi Forcat e Lindjes së Mesme dhe dy grupe të ushtrisë në linjën e parë duke u bërë kështu Komandant Suprem i Aleancës në Mesdhe. Ai gjithashtu udhëhoqi trupat gjermane në Letoni në 1919-20 gjatë luftës kundër Rusisë.
7 – Ka pasur një ndryshim midis avionëve luftarakë gjermanë dhe atyre të aleatëve
Gjermanët kanë pasur një qasje krejtësisht të ndryshme ndaj avionëve të tyre. Jo vetëm që ishin pilotët që pritesh të fluturonin në operacione më të gjata pa pushim, por ata gjithashtu përmirësuan në mënyrë aktive të shtënat e tyre kryesore për të marrë rezultate më pozitive. Në Frontin Lindor ata dolën kundër avionëve të armatosur rëndë dhe të trajnuar të Sovjetikëve. Bibi Hartmann ishte një nga pilotët kryesorë të të gjitha kohërave me 352 vrasje.
8 – Avioni i munguar luftarak Luftvaffe
Në të njëjtën kohë ndërsa “Messerschmitt” po ndërtonte avionin “Bf109”, firma rivale “Heinkel” gjithashtu kishte vënë përpara një luftëtar të ri monoplan i gjithi metalik, “He112”. Prototipet e para të secilit krahasoheshin në aspektin e shpejtësisë dhe shkallës së ngjitjes me dy avionë të tipit “Me109E”. “He112E” kishte shpejtësi prej më shumë se 350mp/h. “He112” do të kishte qenë partner ideal për “Me109” . Megjithatë, duke qenë se Ëilly Messerschmitt ishte njeri partie dhe Göring kishte një simpati të veçantë (dhe irracionale) për “Me110”, Heinkel kishte një lidhje gjaku hebreje – ky avion u hoq nga përdorimi.
9 – Xhaketat amerikane “Parson” kishin si qëllim rehatinë e ushtarëve
Xhaketa standarde dhe më gjerësisht e përdorur e ushtrisë amerikane ishte “M41”, ose ndryshe e quajtur “Xhaketa Parson”. Ajo u prezantua në vitin 1941 nga divizioni i 5 amerikan gjatë strëvitjeve në Perëndim dhe Alaskë. Dizajni ishte i bazuar në xhaketat civile të paraluftës. Pjesën më të madhe të të rekrutuarve të rinj, ushtria amerikane i vishte me këtë xhaketë. Ajo ishte një xhaketë e thjeshtë, dhe e ngrohtë, dhe ishte stiluar në konsultim me stafin e revistës së modës “Esquire”.
10 – Transporti me motor i Gjermanisë ishte minimal
Propaganda gjermane e kohës së luftës që Rajhu i Tretë kishte një ushtri shumë të mekanizuar dhe moderne. Kjo ende besohet gjerësisht, por në të vërtetë, në vitin 1939, Gjermania ishte një nga shoqëritë me më pak automobila në botën perëndimore, pavarësisht nga fitoret në Grand Prix të Mercedes.
Me shpërthimin e luftës, në Gjermani kishte një automjet për çdo 57 persona. Në Britani, kjo shifër ishte 14, në Francë ajo ishte tetë, dhe në SHBA ka qenë 4. Kjo do të thotë që ushtria gjermane ishte kryesisht e varur nga hekurudhat, kuajt dhe karrocat. Më e rëndësishmja, këto numra relativisht të ulëta të automjeteve do të thotë se, ka pasur më pak fabrika, pak punëtorë./History Extra/Tirana Observer/
U premtonte t’i bënte modele, u merrte 2500 euro dhe zhdukej
Denada Sadedini është dërguar nga Prokuroria e Tiranës për gjyqim pasi akuzohet se ka mashtruar shumë vajza të reja, duke u premtuar punë si modele.
Sadedini, e cila është hetuar në gjendje të lirë për shkak se është nënë e re, sipas prokurorisë ka mashtruar një numër të konsiderueshëm personash, duke u marrë para me qëllim promovimin e tyre në tregun e modelingut, në vende të ndryshme të botës.
Pasi u merrte mbi 2500 euro, Sadedini më pas u shmangej kontakteve me “kandidatët” për model.
Sadedini kontaktonte me personat e mashtruar dhe duke i bindur se do t’i promovonte në Europë dhe në Kinë, u merrte paratë dhe më pas shkëpuste çdo kontakt me të rinjtë.
Pasi e kanë kuptuar mekanizmit e mashtrimit, disa nga të dëmtuarit kanë bërë kallëzim pranë Policisë dhe, në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Tiranë e akuzon shtetases Sadedini, për veprën penale të “Mashtrimit”. /Panorama.al/
The Guardian: Ermonela Jaho nuk duhet humbur
“The Guardian” ka vlerësuar Ermonela Jahon, për rolin e saj tek “Suor Angelica”. Prestigjiozja britanike shkruan se, Ermonela Jaho, nuk duhet humbur.
Vënia në skenë e trilogjisë së Puçinit nga Richard Jones në “Royal Opera” u dha e plotë në vitin 2011 dhe u admirua shumë asokohe. Jones i sjell tri operat në vitet menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore dhe fokusohet në temat e klasës, moralit dhe vdekshmërisë që i lidh ato.
Tragjedia proletare e “Il Tabarro” çon në lehtësim: Etikën hipokrite aristokrate që burgos “Suor Angelica” në manastir dhe borgjezinë e Gianni Schiçhi.
“Është Ermonela Jaho në rolin kryesor që e bën atë kaq të veçantë. Duke kombinuar tingullin e gjestet fizike, portreti i një shpirti në krizë, ajo jep kaq thjeshtë një nga performancat më të mira të viteve të fundit”.
Vokshi: Po më tha prap Rama ‘Pamela Anderson’, takohemi në gjyq
Edi Rama “flirton” me deputetet kundërshtare, pavarësisht cfarë ndodh në debatet politike. Pak a shumë, këtë ka pranuar deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, në emisionin ‘Oktapod’ të Turjan Hyskajt.
Sipas saj, Rama në mënyrë konstante shpreh kortezinë e tij në cdo rast, festë a përvjetor, nëpërmjet SMS-ve. Vokshi tha se Kryeministri e ka uruar atë vetë për ditëlindje para pak ditësh. E pyetur nëse ndjen thellë-thellë që Rama ka një admirim për të, Vokshi pohoi se dicka të tillë e ka vënë re, edhe pse publikisht marrëdhëniet duken krejt ndryshe.
Për kryetaren e Lidhjes së Grave Demokrate, dicka e tillë nuk e ndryshon raportin politik që ata kanë me njëri-tjetrin, pasi Rama sipas Vokshit, është vulgar dhe ofendues në mënyrën sesi flet me femrat.
Lidhur me batutën që Kryeministri ka bërë me atë vetë, duke e quajtur Pamela Anderson, deputetja demokrate deklaroi se nëse Rama e përsërit dicka të tillë, do të takohet me të në gjyq.
Pra indirekt, Rama dhe Vokshi, këtë marrëdhënie “dashuri-urrejtje”, vijojnë ta mbajnë aktive, pasi edhe Kryeministri është shprehur pak kohë më parë se do ta padisë Vokshin për shpifje.
Gjatë intervistës, Vokshi e konsideron shumë të drejtë sulmin që i është bërë Kryeministrit me vezë, duke e quajtur vezën mjet demokratik.
Zbulohet lidhja, Soni Malaj ka një të dashur më të ri se veten
Soni Malaj nuk e ka mbajtur fjalën, që kur të bënte 100 klipe do binte në dashuri.
Ajo ka nisur bashkëjetesën me një djalë më të ri që quhet Klevi dhe që është më i vogël në moshë.
Ka qenë revista “Story” ajo që ka bërë lajmin publik, duke pohuar se, çifti takohet në fshehtësi dhe jashtë Tirane.
Djali nuk ka lidhje me muzikën, por me këngëtaren e lidh pasioni për palestrën.
Kujtojmë që para 5 muajsh Soni i dha fund martesës së saj, me balerinin Mirko. Ata janë prindër të një vajze me emrin Ana.
Salianji përgënjeshtron Veliajn për ish-shokun. Ja çfarë shkruan
Kreu i Sekretariatit për Aksionin Qytetar në Partinë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar pas deklaratave të kryebashkiakut Veliaj, se protesta e tregtarëve para Bashkisë së Tiranës drejtohet nga përfaqësues politikë.
Në një status në Facebook, Salianji thotë se, Veliaj akuzon shokun e tij Besjan Pesha, me të cilin kanë qenë në lëvizjen “Mjaft”.
Do'stlaringiz bilan baham: |