Statusi i plotë në Facebook i Ervin Salianjit
“Veliaj, jo vetem mashtrues por njeri pa asnje cilesi morale dhe karakteri, arrogant, prepotent i mbetur ne tentative, mosmirenjohes dhe zhvates. Vjedhes dhe zhvates jo vetem i parave nga biznesi, nga donacionet apo edhe nga ajri i parkut te liqenit.
Kudo ku ka lek i erresohen syte dhe i turbullohet mendimi. Sot i kapur gafil nga qindra tregtare qe i çon ne faliment me taksat e larta nuk merret me argumentin por akuzon si “drejtor te Berishes” ish shokun e vet te ngushte, nje nga njerezit qe e ka ndihmuar te katapultohet nga hedhes i letres higjenike ne Albtelekom ne kelyshin e Rames dhe sot ne sharesin e shokut te vet. Apo nuk i behet gjykim mbi baza morali ketyre thuaj. O kryebashkiak ul taksat, degjo qytetaret, je kryesherbetor i qytetit jo inatçor i xhelozive personale”.
Berisha: Rama u soll me gratë socialiste, si në audiencë porno
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një status të tij të fundit në profilin e tij në facebook, nuk ka lënë pa kritikuar kryeministrin Rama, për fjalimin e mbajtur sot përballë grave socialiste, ku padyshim mbetet ende i nxehtë, përplasja verbale që Rama pati me deputeten Albina Deda të Partisë Demokratike, të cilën demokratët vazhdojnë të jenë të bindur se Rama e quajti “monstër”.
Ja statusi i ish-kryeministrit Berisha për Ramën:
“Fol e fol nuk ka te sosur! 75 minuta llogore nga piktori deshtak per t’u paraqitur krenarisht si Don Zhuan para grave dhe vajzave te PS!!
Te dashur miq, sot piktori deshtak mbylli ekranet televizive me llogorene e rradhes, fol e fol nuk ka te sosur, qe kete te shtune ishte fiks 75 minuta dhe qe kishte si permbajtje te vetme:
-Mashtrimin e paskrupullt se ai ne parlament nuk e kishte quajtur monster deputeten e PD, zonjen Albina Deda por e kishte quajtur moter, paçka se te pakten 65 vete, deputete dhe roje qe mbronin Ramen, qe ishin aty, e degjuan se ai i terbuar e quajti monster.
Por kete betim para grave te PS nuk ja besojne Rames as grate dhe bashkepuntoret me te aferta te tij, qe siç kane njoftuar mediat, kane provuar grushtat turinjve ne publik, thyerjen apo nxjerrjen e kraheve prej tij ne akcese terbimi.
Sidoqofte, Rama sot nuk beri gje tjeter veçse perseriti ate qe beri kur shkruajti ne FB dy vjet me pare, qe “te arrestohet me burg ministri Imami per korrupsion”, dhe vetem dy jave me vone deklaroi paturpesisht se ate status ne FB e tij nuk e kishte shkruajtur ai por ja kishin shkruajtur te tjere. Apo siç beri ne parlament kur do te shante me gjuhe halabaku si “maskara apo rrot k… “, dhe kur e dhane mediat me keto fjale, te denja vetem per te, tha se ai me ato fjale nuk po i drejtohej njeriu te veçante!
Te njejten gje, Rama, si mashtrues ordiner, tha dje se diten e enjte ne parlament ai me shprehjen “fute ate veze ne miter” nuk i ishte drejtuar nje deputeteje te PD por nje deputeti, a thua se sipas tij, veze, vezore dhe miter paskan burrat. Me kete genjeshter bajate ai deshmon se ai per te genjyer nuk njeh asnje kufi!
Ne llogorene e tij te gjate prej 75 minutash, ne nje audience me gra, nena, motra, vajza, shefi i ekzekutivit te mazhorances se qelbesirave, perdori pushtetin ekzekutiv per t’u paraqitur jo si kryeminister, me nje kod etik te caktuar, por si nje brigand, si nje birbo i vertet, sikur te ishte ne nje shoë me audience erotike apo pornografike dhe jo me gra, vjaza, familjare te rregullta dhe iu tha atyre me krenari, se ai ishte nje Don Zhuan madje dhe se s’mund te mos ishte nje feminist, sikur ato te kishin shkuar ne ate takim per ate qellim!
Koprolaline e tij te gjate e te neveritshme prej 75 minutash, Rama nuk harroi ta mbylli me apoteozen per Lindita Nikollen!! Sb”.
Video: Shkoi për protestë në Kosovë, i riu shqiptar gjendet i vdekur
Një shtetas i Shqipërisë i moshës 29-vjeçare është gjetur sot pa shenja jete në rrugën “Mustaf Venhari”, në lagjen Dardania të Prishtinës.
Ngjarjen e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili tregoi se Policia në mëngjesin e sotëm ka marrë informacion për këtë vdekje, të cilën e cilësoi të dyshimtë.
Sipas tij, në vendin ku është gjetur i vdekur 29vjeçari janë gjetur edhe substanca të dyshimta narkotike të llojit marijuanë, por nuk ka bërë të ditur identitetin e viktimës.
“Deri në këto momente mund të konfirmojmë se bëhet fjalë për një person i cili është pa shenja jete, një rast i cili është cilësuar si vdekje e dyshuar dhe policia po kryen edhe hetimet e mëtejme për të parë cilat janë elementet dhe shkaqet që kanë ardhur deri të kjo vdekje e dyshuar, në aspektin e hetimeve policore”,- tha zëdhënësi.
”Dyshohet që viktima në këtë rast të jetë edhe përdorues i substancave narkotine. Mirëpo, ne presim që fjalën e fundit ta thotë mjekësia ligjore, pra, priten të gjitha rezultatet e ekzaminimeve”.
Sipas informacioneve të “KosovaPress”, në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe maska, të cilat janë të ngjashme me ato që janë përdorur në protestën e djeshme.
Foto/ Itali: Shqiptari vret ish-gruan me nënën e saj, më pas veten
Një tragjedi e trefishtë ka ndodhur në Rovigo, ku një shqiptar 40-vjeçar, Rino Begu, ka kryer vetëvrasje pasi ka vrarë më parë ish-gruan e tij moldave Rosica Montana dhe nënën e saj, Maria Ascarov, tek një banesë afër një strehe qensh.
Po ashtu, ai plagosi dhe një mik të Ascarov me origjinë uzbeke.
Arsyeja e kësaj tragjedia ishte se ish-gruaja e kishte ndaluar Begun të takonte fëmijët e tyre, një djalë 2 vjeç dhe një vajzë 11 vjeç.
Pas ndarjes, 30-vjeçarja kishte shkuar për të jetuar me nënën e saj, bashkë me dy fëmijët tek streha.
Dje, Begu kishte shkuar të takonte fëmijët i shoqëruar nga karabinierët, pasi Montana nuk e lejonte. Në orën 18:30 ai është kthyer sërish tek streha i armatosur dhe ka kryer masakrën. Fatmirësisht, fëmijët nuk kanë pësuar asgjë.
Begu përdori një revolver me të cilin ka qëlluar disa herë. Më pas në trupin e tij u gjet një qese me fishekë të papërdorur. Lajmin për vrasjen e dha vëllai 17-vjeçar i Rosica Montana-s.
Vrasësi, para se të vetëvritej, ishte fshehur në një hotel për një orë. Dëshmitarë të vrasjeve janë dy vullnetarë që ndodheshin tek streha, Claudio Cesaretto dhe Sara Brandolese.
Botuesin e njohur e merr malli për fëmijërinë. Ja cili është ky fëmijë sot
Njëri ndër botuesit më të vjetër e më të njohur të gazetarisë shqiptare duket se është bërë melankolik për fëmijërinë e tij.
Bëhet fjalë për Nikoll Lesin, botuesin e gazetës “Koha Jonë”, i cili ka publikuar një fotografi të tij kur ishte ende fëmijë.
Peru: Pamje spektakolare nga vragmalet mahnitëse të Andeve
Asungate quhen vargmalet në Ande të Perusë, ky rajon i quajtur Ëillkanuta është i banuar nga fiset Alpaca dhe Llama. Kjo pamje paraqet njërën nga atraksionet më të bukura natyrore të Perusë.
Ky rajon i bukur është i përbërë nga katër karakteristika kryesore gjeologjike: Akullnajat dhe luginat akullnajore, Ande të ndërtuara në granit, pyll gëlqeror, dhe më së shumti formacionet e bukura. Të gjitha këto u japin një larmani të ngjyrave, duke përfshirë ngjyrën e kaltër, të kuqe, okër, dhe bronzët./Gazeta Express/
Vllaznia-Laçi: Futbollisti mbërriti në spital, në gjendje kome
Një ngjarje e rëndë ndodhi gjatë ndeshjes Vllaznia- Laçi, që u zhvillua në stadiumin “Loro Boriçi”, në Shkodër. Pak minuta para se të përfundonte takimi, futbollisti i Vllaznisë, Gurishta u përplas kokë më kokë me një lojtar të Laçit.
Gurishta humbi ndjenjat dhe u transportua me urgjencë për në spital, për shkak të përplasjes së fortë. Përfaqësues të stafit mjekësor thanë se gjendja e tij ishte e rëndë edhe kur mbërriti në spital.
“Me ndihmën që i dhamë për momentin arriti një farë koshience. Këtu ka qenë koshient dhe është drejt spitalit nën mbikëqyrjen e mjekëve”,-tha masazhatori i Vllaznisë, Ruzhdi Meçi për “Radio Tirana”. Aktualisht futbollisti është jashtë rrezikut për jetën.
Armina krah drejtorit kreativ të Cavallit
Armina Mevlani ka ndjekur nga afër javën e modës në Milano.
Por pak minuta më parë ajo ka postuar një fotografi me drejtorin kreavtiv të Cavallit, Peter Dundas.
Këtë “selfie”, bloggerja Armina Mevlani e ka cilësuar si foton më të bukur nga java e modës milaneze.
Simboli i bukurisë Jesica Alba vjen me foto të reja
Jessica Alba ka treguar se ajo ka qenë më ‘mashkullore’ deri vonë, edhe pse është zgjedhur shpesh si femra më e bukur në botë.
Aktorja e cila tani është super e sukseshme edhe në biznes, me kompaninë e saj “Honest” që vlen 1.7 miliard dollarë, vjen me poza të reja për revistën “Cosmopolitan”.
Jessica Alba ka treguar se, edhe pse është zgjedhur shpesh si femra më e bukur në botë, ajo deri vonë ka qenë një tip që nuk ka pasur dëshirë të shprehë feminitetin e saj.
“Deri në vitet e 30-ta jam ‘fshehur’, kam qenë më e zymtë dhe pesimiste, por tani jam mësuar ta pranoj se jam një femër dhe mund t’i shfaq format, pasi kjo nuk është një gjë e keqe”.
Simboli i bukurisë Jesica Alba vjen me foto të reja
Jessica Alba ka treguar se ajo ka qenë më ‘mashkullore’ deri vonë, edhe pse është zgjedhur shpesh si femra më e bukur në botë.
Aktorja e cila tani është super e sukseshme edhe në biznes, me kompaninë e saj “Honest” që vlen 1.7 miliard dollarë, vjen me poza të reja për revistën “Cosmopolitan”.
Jessica Alba ka treguar se, edhe pse është zgjedhur shpesh si femra më e bukur në botë, ajo deri vonë ka qenë një tip që nuk ka pasur dëshirë të shprehë feminitetin e saj.
“Deri në vitet e 30-ta jam ‘fshehur’, kam qenë më e zymtë dhe pesimiste, por tani jam mësuar ta pranoj se jam një femër dhe mund t’i shfaq format, pasi kjo nuk është një gjë e keqe”.
Dubrovnik: Shqiptarët kapen me 2 milion euro heroinë
Policia malazeze i gjeti 28 kilogram heroine dy shqiptarëve në pikën kufitare në Dubrovnik në tentativë për të kaluar kufirin nga Kroacia. Të arrestuarit janë Emilian Arifi, 36 vjeç dhe Andi Metani, 29 vjeç.
Heroina ishte fshehur në një makinë me targa shqiptare në pjesën mes motorit dhe kroskotit. Sipas policisë, Arifi dhe Metani tentuan të kalonin kufirin më 25 shkurt rreth orës 20:20 me një makinë “Peugeot”.
Vlera e drogës arrin deri në 2 milion euro, sipas policisë. Kjo është shuma rekord e drogës së fortë që policia në Mal të Zi ka sekuestruar ndonjëherë.
Si e vrau Enver Hoxha shoqen e klasës!
Sabiha Kasimati ishte 39 vjeç kur një togë pushkatimi qëlloi mbi të pa pasur asnjë dënim me vdekje dhe asnjë vendim gjykate që e njihte fajtore. Plumbat nuk e kapën, por ushtarët e vranë me kondakët e pushkëve.
Ishte një nga 22 personat që u pushkatuan për atë që njihet si bomba e Ambasadës sovjetike. Asnjë nuk kishte faj. Sabiha Kasimati ishte shkemcëtare, kishte studiuar në Itali.
Por ajo kishte një problem. Kishte qënë shoqe klase me Enver Hoxhën dhe njihte të shkuarën e tij. Ajo u pushkatua më 22 Shkurt 1951.
Viktor Kasimati, nipi i saj e komenton kështu dënimin e hallës së tij.
Z. Viktor, halla juaj është një prej 22 personave që u pushkatuan mesnatën e 26 shkurtit, pas bombës në ambasadën ruse në Tiranë. Si e mbani mend Sabiha Kasimatin, që në atë kohë keni qenë rreth 16 vjeç?
Ka qenë një vajzë e zgjuar, energjike dhe tepër prerë, nga sa kujtoj unë. Ajo nuk u martua kurrë dhe për këtë po përdor fjalën vajzë. Në ato vite të para të pasluftës, kur unë isha ende fëmijë, dëgjova në familje që hallës i ishte ofruar një vend pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga miqtë e saj me të cilët kishte studiuar në Torino. E dëgjoja kur fliste me babanë dhe i tregonte që e kishte refuzuar këtë mundësi, sepse dëshironte të punonte në vendin e saj në Shqipëri. Menjëherë në këtë kohë, me kthimin në Shqipëri, u emërua në Institutin e Shkencave që ishte institucioni më i lartë shkencor i atyre viteve, me drejtor Selaudin Toton dhe ku bashkëpunoi me disa nga emrat më të njohur të shkencës së atyre viteve si Suad Asllani, profesor Zuber, (një polak që jetonte dhe punonte në Shqipëri, etj.). Në këtë kohë u largua nga banesa ku jetonte me ne dhe u shpërngul në një apartament më vete, për të qenë më e lirë për të punuar.
Pra duket se në këto vite të para të pasçlirimit, Sabiha Kasimati ka pasur një pozicion të vlerësuar në shkencën shqiptare. Si ndodhi që pozicioni i saj ndryshoi? Cila qe arsyeja?
Ç’është e vërteta, deri në vitet 1945-1946 duket se gjërat po shkonin mirë, por nje fillim të viteve 1947-1948, lufta e klasave në vend nisi të ashpërsohej. Dhe ky ishte një qëndrim, me të cilin Sabihaja nuk u pajtua kurrë. Gjërat u rënduan më tepër kur filloi të dënohej dhe të goditej elita e intelektualëve, një pjesë e të cilëve ishin shokët e saj. Sidomos pushkatimi i Selaudin Totos krijoi tek ajo një zhgënjim të madh dhe e bëri të krijonte një bindje tërësisht kundër regjimit komunist. Shpesh vinte dhe bisedonte me babanë, duke u shprehur që të gjitha këto që po bëheshin ishin të padrejta dhe se shteti nuk mund të ndërtohej mbi vrasje dhe dhunë. “Kurrë nuk i kam besuar doktrinës komuniste, – shprehej ajo, – por tashmë po bindem se nuk isha gabuar!”. Kishte një guxim të jashtëzakonshëm dhe i thoshte hapur mendimet. Për më tepër ajo njihej nga afër me Enver Hoxhën.
Ku ishte njohur Sabihaja me Enver Hoxhën dhe pse mendoni që ndëshkimi i saj do të vinte nga kjo njohje e hershme?
Kishin qenë në një klasë në Liceun e Korçës. E njihte mirë kapacitetin e tij intelektual dhe shumë nga veset e rinisë së tij të hershme. Kjo më ka bërë gjithmonë të besoj që Enver Hoxha personalisht kishte një arsye më tepër për të kërkuar eliminimin e saj. Sigurisht qëndrimi i Sabihasë, që e fajësonte hapur ish-shokun e klasës për krimet që po kryheshin në vend, i krijoi diktatorit mundësinë që të gjente shkak për eliminimin e saj, e pse jo edhe ta përfshinte në veprimtari terroriste, ashtu siç veproi. Të mbushje dosje në atë kohë, rezulton që nuk paska qenë edhe aq e vështirë, e sidomos për t’i nxirë ato ishte tepër e thjeshtë. Fare mirë në dosjen e saj mund të jetë shënuar edhe fakti se shoqëroi një gazetar laburist anglez që kishte ardhur për të vizituar vendin tonë, duke qenë se Sabihaja njihte disa gjuhë perëndimore. Por më vonë, askush nuk i pengonte organet tona të inteligjencës që ta interpretonin këtë fakt si “veprimtari agjenturore”.
Më thatë më sipër se besonit që Enver Hoxha kishte një arsye më tepër për ta eliminuar hallën tuaj. Cila qe kjo arsye?
Gjithmonë kam menduar që Enveri i ruhej asaj. Dhe ky nuk është vetëm një hamendësim. Fakti që ajo dinte jo vetëm shkallën e tij intelektuale, për të cilën nuk kishte ndonjë konsideratë të veçantë, por edhe moralin e tij si njeri dhe si burrë, e përforcon këtë fakt. Ndonëse në praninë time halla rezervohej në bisedat rreth Enverit, kisha dëgjuar ndërsa bisedonte me tim atë se: “Udhëheqësi nuk ishte ai që shfaqej. Se, nuk ishte dhe aq tipi i luftëtarit se sa tipi i Don Zhuanit, që nuk shquhej për ndonjë moral me vlera…”. E kishte njohur drejtuesin e vendit gjatë viteve të tij të rinisë, atëherë kur ishte edhe më e lehtë për të gabuar dhe me sa duket, rinia e Enverit kishte gjëra që duheshin fshehur. Jo vetëm kaq. Enver Hoxha me shumë nga sjelljet amorale të viteve të liceut, kishte bërë një figurë jo të mirë edhe në mjediset e qytetit. Ishte kjo jetë tjetër e “udhëheqësit të lavdishëm”, për të cilën halla fliste shpesh në rrethet e afërta shoqërore dhe intelektuale. Ndërkaq, më vonë ajo filloi të fliste hapur për Enver Hoxhën, duke e akuzuar si fajtorin kryesor për goditjet që po merrte elita shqiptare. Rebelimi i saj filloi sidomos pas pushkatimit të grupit të deputetëve…
Pra ju mendoni që vetë Enver Hoxha është përgjegjësi kryesor dhe protagonisti që kërkonte eliminimin e Sabiha Kasimatit. Ju thoni që ai u trembej fakteve që njihte halla juaj nga rinia e tij, si është e mundur që duhej të priste deri në vitin 1951 për ta eliminuar?
Sepse së pari mendoj që duhej gjetur një shkak dhe së dyti, në Shqipëri pati një periudhë kur lufta e klasave njohu një lloj relaksi, sidomos pas rrëzimit të Koçi Xoxes dhe grupit të tij. Shkurti i vitit 1951 dhe bomba e vendosur në ambasadën sovjetike në Tiranë do të shënonin një moment të përshtatshëm për të dhënë një goditje tjetër të madhe. Dhe natyrisht pushkatimi i 22 personave brenda një nate ishte një mënyrë e mirë.
Si e kujtoni momentin e ndalimit dhe të pushkatimit të Sabiha Kasimatit?
Ju thashë që në ato vite ajo jetonte në një apartament më vete. Një natë pas shpërthimit që ndodhi në ambasadën sovjetike, ku ishin thyer disa xhama, në apartamentin e saj kishte qenë e ftuar një mikeshë. Pikërisht atë mesnatë Sabihanë e kishin arrestuar. Të nesërmen në mëngjes shoqja e saj trokiti në shtëpinë tonë. Doli babai e pas tij edhe unë. “Mbrëmë kam qenë tek Sabihaja dhe atë e arrestuan”, – tha ajo.
Nuk dinte të thoshte asgjë më tepër. Askush nuk kish dhënë motivet e arrestimit. I kishin hedhur prangat dhe e kishin marrë në Degën e Brendshme, pa asnjë sqarim.
Si reagoi babai juaj, çfarë menduat në atë kohë?
Fillimisht besonim që mund të kishte qenë ndonjë ngatërresë dhe as mund të mendonim ndonjë motiv për të cilin ishte kryer arrestimi. Ato ditë u ndaluan më tepër se 300 persona për verifikime dhe për t’u marrë në pyetje, ndaj besuam që edhe Sabihaja mund të ishte një prej tyre, por kurrë nuk na e mori mendja që do të përfundonte deri në ekzekutim. Ndërkohë nga ana tjetër diçka na linte të dyshonim: Nëna ime disa herë kishte shkuar në Degën e Brendshme për t’i çuar ushqime, por ushqimet ishin kthyer mbrapsht dhe veç kësaj, ne nuk arrinim të merrnim dot kontakte me të. Megjithatë, në radhët e miqve që kishim po përpiqeshim të mësonim diçka më tepër se si ishte puna dhe çfarë mund të bënim për ta liruar. Shumë e vështirë të merrje vesh ndonjë të re. Atëherë gjyshja ime vendosi të shkonte dhe të takohej me Omer Nishanin, me të cilin njihej personalisht. Por përgjigja e saj i zbehu shpresat dhe mendimin se kishte qenë një gabim. Fjala e Omerit kishte qene e prerë: “Nuk kam ç’të bëj. Ajo fliste shumë për komandantin!”. Atëherë e kuptuam se ku rrihte çekani. Gjërat ishin shumë më të thella nga sa dukeshin. Gjithçka ishte personale, nuk kishte pikë dyshimi. Me sa duket zemërimi i Enver Hoxhës kishte arritur kulmin. Për më tepër, ai nuk mund të lejonte që një femër, ish-shoqja e tij e klasës, të fliste për të, të tregonte hapur gjithçka që dinte dhe të dilte kundër tij, duke e akuzuar poshtë e lart për gabime e faje, të vjetra e të reja. Me këtë ndëshkim ai do të tregonte që ishte i fuqishëm dhe nuk duhej të dilnim kundër tij. Dua të shtoj, që për më tepër nuk mund të jetë aspak i rastësishëm fakti që pjesën më të madhe të atyre që u pushkatuan natën e 26 shkurtit të vitit 1951, Enver Hoxha i njihte personalisht. Gjithsesi nuk u ndalëm. Ndoshta kishte ndonjë mundësi shpëtimi, që të paktën gjërat të zbuteshin. Menduam që të provonim një herë me xhaxhanë tim, i cili kishte studiuar së bashku me Omerin. Ndoshta ai do të arrinte të nxirrte ndonjë gjë në dritë. Të mësonte më saktësisht se si ishin punët dhe deri ku rrezikonte Sabihaja. Ato ditë më kujtohet që xhaxhai po përpiqej të merrte kontaktet me ish-shokun e tij të shkollës për të lënë një takim. Por në këto përpjekje disa miq të afërm kishin mësuar se çfarë kishte ngjarë: Sabihanë e kishin pushkatuar së bashku me 21 persona të tjerë. Pra, nuk kishim ç’të bënim më tepër. Gjithçka kishte marrë fund, brenda 2-3 ditëve. Sigurisht kohë e shkurtër për të pyetur dhe për të çuar drejt vdekjes 22 persona, megjithatë, kishte marrë fund.
A pati ndonjë njoftim zyrtar në media për këtë çështje? Po juve si familje, a ju dhanë sqarime për ngjarjen?
Asnjë sqarim. Asgjë publike. Ishin pushkatuar dhe kaq. Me një gjyq të zhvilluar në mungesë, nga sa morëm vesh vite më vonë, falë dekretit firmosur nga Omer Nishni, po ato ditë, në mos pas pushkatimit, ku lejohej të kryhej gjyqi në mungesë, për personat që akuzoheshin për veprimtari terroriste. Vendim, për të cilin fqinji ynë i atëhershëm jurist u shpreh: “Ky vendim është një dëshpërim”. Dhe ky vendim i dëshpërueshëm, disa muaj më vonë u pasua nga fjala e Enver Hoxhës: “Reaksioni i brendshëm është strukur si miu dhe po lëvizi, e piu e zeza”…
Video: Shpërthim terrorist, humbin jetën 45 persona, plagosen 50
Më shumë se 45 persona kanë humbur jetën për shkak të një shpërthimi terrorist në një treg në verilindje të qytetit të Jemenit.
Autoritetet kanë konfirmuar se gjendja është kaotike pasi në spitale janë drejtuar më shumë se 50 persona të lënduar të cilët po marrin ndihmën e parë mjekësore.
Deri tani sulmi nuk është marrë përsipër nga asnjë organizatë terroriste.
Për rreth një vit më parë nga përfshirja e koalicionit rreth 6 mijë njerëz janë vrarë, ndërsa shumica prej tyre janë civilë.
Terror në Somali, forcat e sigurisë në gatishmëri të plotë
Qindra dhe mijëra ushtarë somalezë janë në gatishmëri të plotë duke shtuar pikat e kontrollit të sigurisë në kryeqytet një ditë pas sulmeve ekstremiste islamike ku humbën jetën të paktën 9 persona dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.
Forcat e sigurisë qeveritare patrullojnë në rrugët e Mogadishu ndërsa ekspertët po vijojnë punën për të zbardhur ngjarjen.
Policia ka konfirmuar se ka vrarë të paktën 5 militantë nga grupi al-Shabab të cilët dyshohet se janë pjesë e sulmit terrorist.
Video: Reagimi i femrave heteroseksuale kur prekin vaginën e një vajze tjetër…
Në videon e mëposhte tregohen eksperiencat e disa femrave heteroseksuale që prekin për herë të parë organin gjenital të një tjetër femre.
Njëra prej tyre, kur provon “eksperiencën” thotë se, iu duk sikur preku pjesën e brendshme të një kroasanti.
Një tjetë thotë se ka parë mjaft porno dhe e di se ka lloj-lloj formash por që kjo që po prek… qenka e këndshme…
Për më tepër… ndiqni videon:
Provoni këtë maskë kundër rënies së flokëve
Kjo është një maskë mjaft e përshtatshme për parandalimin e rënjes së flokut dhe ndihmon shumë në rritje të tij. Përbërësit e kësaj maske janë të thjeshtë. Përdoreni 2-3 herë në javë për rezultate të mira.
Përbërësit:
1 e verdhë e vezës
2 lugë çaji jeshil (lëngu)
Përgatitja:
Rrahim të verdhën e vezës derisa të bëhet homogjene dhe më pas shtojmë 2 lugët e çajit jeshil dhe përziejmë ende.
Aplikimi:
Masën e krijuar vendoseni në skalpin e kokës dhe shpërndajeni në mënyrë homogjene në gjithë kokën tuaj, shkruan femina. Pasi ta keni shpërndarë mbulojeni kokën me një rrobë ose mbulesë. Mbajeni për 30 minuta.
Përdoreni 2-3 herë në javë për rezultate të mira.
Kjo përzierje përmban 4 vitamina, A, B, D, E dhe ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në forcimin e folikulit të flokut.
Armëpushimi në Siri: Shumë aktorë, shumë pengesa
Armëpushimi në Siri është i brishtë e megjithatë ai mbetet shpresa më e madhe për të ndryshuar gjendjen në vend. Ndërsa në Alepo do të vendoset jo vetëm për armëpushimin, por edhe për të ardhmen e Sirisë.
Dihet, është shumë e vështirë të ndërmjetësosh armëpushimin mes dy palëve armiqësore. Lufta në Siri nuk është një luftë mes dy palësh, por mes shumë aktorëve, jashtë si brenda saj: Rreth 100 grupe opozitare dhe rebelësh dhanë miratimin e tyre për armëpushimin deri të premten paradite. Ulja e armëve ishte një marrëveshje më 22 shkurt mes SHBA dhe Rusisë si drejtues të një grupi mbështetës për Sirinë të përbërë nga 17 vende (ISSG). Nga ana e qeverisë siriane për armëpushimin duhet të jepnin miratimin e të respektonin ujdinë krahas forcave siriane, edhe aviacioni ushtarak rus, organizatat iraniane, si edhe milicët shiitë nga Afganistani, Iraku dhe Libani.
Armëpushim me përjashtime
Problemi kryesor i këtij armëpushimi: Përjashtimet. Ka arsye të forta për të përjashtuar prej tij dy aktorë kryesorë. Të ashtuquajturin „Shteti Islamik“ dhe degën e Al-Kaidës, Al Nusran. Të dy këto grupime lejohet të sulmohen. IS reagoi dhunshëm me atentate me bomba në 21 shkurt në Homs dhe Damask me gati 200 viktima, qëllimisht për të bërë të qartë se nuk e vlerëson armëpushimin. Kreu i Frontit Al-Nusra, Abu Mohammed al-Golani u bëri thirrje kryengritësve pak para fillimit të armëpushimit të luftojnë më fort Asadin dhe aleatët e tij. Problematike situata mbetet në Alepo, qytetin verior sirian.
Do'stlaringiz bilan baham: |