Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu


Alepo – pozicionet pranë njëri-tjetrit



Download 6,39 Mb.
bet82/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   78   79   80   81   82   83   84   85   ...   352

Alepo – pozicionet pranë njëri-tjetrit

Rreth 40.000 luftëtarë të opozitës së armatosur duket se janë në Alepo, të shpërndarë në 50 grupime të ndryshme. Al-Nusra është një nga më të fortit, Fronti kontrollon pjesë të infrastrukturës, furnizimin me ujë dhe energji elektrike. Pozicionet e Al-Nusras dhe grupeve të tjera opozitare në Alepo nuk janë larg njëri-tjetrit. Do të jetë shumë e vështirë për t’i ndarë ato dhe për të fiksuar në harta se ku duhet bombarduar dhe ku jo. Tjetra: Edhe grupet e moderuara bëjnë herë pas herë aleanca taktike me ekstremistët. Pas pesë vitesh luftë qytetare asnjëri nga ish-grupet opozitare nuk është më i pastër, thotë Daniel Müller nga Fondacion i Hesenit për Paqen dhe Konfliktin në intervistë me Deutsche Ëelle-n.

Por edhe qeveria siriane ka bërë aleanca me ekstremistët si Al-Nusran apo IS, thotë Müller. „Kjo lidhet thjesht me atë që ekstremistët sulmojnë të gjitha palët në konflikt. Si opozitën ashtu edhe qeverinë siriane. Në këtë kuptim të dyja palët bëjnë pakte, regjimi dhe palët në luftë civile – edhe me ekstremistët.”

Nga disa aleanca me grupet opozitare si Al-Nusran regjimi ka fituar legjitimitetin për sulme në shkallë të gjerë. Nëse kjo mbetet, atëherë bombat do të vazhdojnë të bien edhe mbi grupet e moderuara, gjë që do ta groposte armëpushimin. Eksperti Daniel Müller kërkon një përcaktim të saktë të nocionit organizatë terroriste. “Për grupet që herë pas herë bëjnë pakte me Al-Nusrën apo IS duhet bërë një lloj amnistie dhe duhet thënë: Ne përpiqemi të negociojmë me ta dhe të gjejmë një kompromis.”

Numrin e papërcaktuar të grupeve opozitare Müller e ndan në dy kategori kryesore: Njëra palë forcat opozitare si Ushtria e Lirë Siriane dhe milicët rajonalë. Tjetra, grupe të future nga jashtë si grupet islamiste dhe xhihadiste që kërkojnë ngritjen e një Shteti Islamik, si IS apo Al-Nusra. Aktorë të rëndësishëm janë kurdët, që janë më shumë të interesuar për autonominë.

Radikalizim i opozitës

Opozita nuk kanë qenë fillimisht religjioze, sqaron studiuesi Daniel Müller. Por me vite radikalizimi është shtuar. Një rol të rëndësishëm kanë luajtur këtu shtete e Gjirit, të cilat kanë mbështetur grupet më fetare. Një studim i „Institute fort he Study of Ëar“ në mesin e shkurtit ka vënë në fokus opozitën në Alepo. Të pesë grupet më me influencë i përkasin spektrit islamist. Ahral al Sham, një grupim, i mbështetur nga Turqia dhe disa shtete të gjirit është kategorizuar si salafist-xhihadist. Tre nga katër grupime të tjera kanë mbështetjen e SHBA.


Alepo banohet prej 8000 vjetësh, para 700 vjetësh udhëtari arab Ibn Batuta ishte i mrekulluar nga bukuritë e qytetit, 250 vite më parë britaniku Ëilliam Eton i vazhdoi himnet për qytetin dhe shkroi se Alepo është “qyteti i ndërtuar më mirë nga perandoria turke dhe banorët janë të sjellshëm.” Tani zemra e ekonomisë siriane, një larmi etnike dhe kulturore është kthyer në rrënoja. Por Alepo është vendi edhe ku vendoset për armëpushimin dhe të ardhmen e Sirisë./DË/
Foto: Vetëm me shami dhe grim bën mrekulli

Artistja nga Malajzia, Sarasëati, e njohur si “Queen Of Luna” në rrjete sociale, përdor shamitë e saj dhe grimin për t’u shndërruar në princesha të Disney-t. Shikoni transformimet e saj në fotot më poshtë.




Vidhet çmimi më i rëndësishëm i Michael Jackson

Rreth shtatë vite që nga vdekja e Michael Jackson, zbulohet se një nga gjërat më me vlerë për të mungon.

Bëhet fjalë për një çmim “Oscar” për “Fotografia më e mirë” të filmit “Gone Ëith the Ëind”, realizuar me 1939 producent i të cilit është David O Selznick, dhe që Michael i kushtoi 1.54 milionë dollarë.

Redaksia e lajmeve “Hollyëood Reporter”, raporton se, “Oscar-i” i mbretit të ndjerë të popit është kërkuar, por nuk po e gjejnë askund.

E ndërsa Hoëard Ëeitzman thotë: “Ajo pasuri që është fituar falë ‘Gone Ëith the Ëind’ nuk po e gjejmë askund. Do të na pëlqente shumë të na e kthenit sërish Oscarin, sepse është një pronë që tani i përket fëmijëve të Michael. Po shpresoj që kushdo që e ka marr ta kthejë”.

Sipas testamentit nënshkruar më 2002, 3 fëmijët e këngëtarit dhe nëna e tij Katherine janë të vetmit përfitues të pasurisë së tij. Fëmijët e tij janë Michael Joseph Jackson Jr 19-vjeç, Paris-Michael Katherine Jackson 17, dhe më i vogli 14-vjeç , Prince Michael Jackson 2.

E ndërsa të gjithë janë në pritje të rikthimit të statujës së artë, në vendin që i takon, kujtojmë se që nga momenti kur u nda nga jeta Michael Jackson, asgjë nuk ka shkuar si duhet në familjen e tij.

Mund të përmendim lehtësisht rastin e Paris Jackson, vajzës së tij e cila më 2013, tentoi të vras veten, ndërsa përfundoi në qendër rehabilitimi për 1 vit./Ora/


Motra e Gugu reagon për fyerjet e socialistëve: Unë k**a që mbrojta mitrat e nënave dhe motrave tuaja
Motra e këngëtares Gugu, ish-zëdhënësja e Nard Ndokë, Nertila Marku ka reaguar sërish në Facebook kundër socialistëve, të cilët e kritikuan dhe ofenduan për deklaratën e saj kundër fyerjeve të Kryeministrit Edi Rama, ndaj deputeteve të Partisë Demokratike.

Motra e këngëtares Gugu thotë se, “u bë k…që mbrojti mitrat e nënave dhe motrave të socialistëve”, që sot e kishin kritikuar nëpër gazeta.



Statusi në Facebook i Nertila Markut

“Oh sa me knaqet more meshkuj politikseksualisht, duke me qujt k***ve neper komente gazetash! Ja pra, u bera per nje dite k***va qe mbrojti mitrat e nenave e motrave tuaja! U bera nje dite, k**va qe mbrojti keto nena nga dashnoret e taksave tona! E di c’te bejne k***vat? Te rrjepin xhepat! Atehere, kush jane k***at qe po shkatrrojne e rrjepi shqiptaret? Po i rrjepin,po fusin sherr moral edhe ne “familje”, duke ju bere qe te viheni kunder motrave tuaja,vellezerve,njeri tjetrit!

Dje vendosa qe “vezen e perfaqesimit”, ta kap ne ajer,ta “fus ne mitren” time te reagimit radikal, dhe disa prej jush vendosin qe politikisht vezen ta transformojne ne organ mashkullor,qe te jem nje moter,nene,bashkeshorte shqiptare k***ve! Se shumica me kishit komentu si vajze beqare qe me eshte shkatrru mitra e sbej femije.Une kam nje fmije si drita e diellit, per te cilen do luftoj qe e ardhmja e saj te mos jete si jeta ime dhe e juaja ne kte vend.Qe ne te ardhmen ajo ta degjoj sa me pak fjalen k****ve per grate e ktij vendi!”.
Video: Gropa 1 km e thellë brenda liqenit... nuk është natyrale

Në liqenin “Sera de Estrela” në Portugali, është zbuluar krejt rastësisht një gropë gjigante nga një dron. Gropa e thellë plotë 1500 metra, që përpin gjithçka rreth vetes është regjistruar rastësisht nga tre miq.

Ngjarja e pazakontë është regjistruar nga ajri, me ndihmën e një droni i cili ka befasuar edhe tre miqtë.

Në fakt, kjo gropë nuk është krijuar nga një proces i natyrshëm, siç janë burimet e zakonshme kur aktivizohen dhe thithin gjithë ujin, por është ndërtuar nga një njeri në vitin 1955. Kjo digë besohet se kontrollon lirimin e fluksit të ujit mes Riberia deri te Gjiri Bay.


Liqeni më i thellë në botë, vendi i preferuar i UFO-ve

Viteve të fundit, liqeni Bajkal në Siberi ka qenë temë e diskutimeve të shumta, lidhur me shfaqjen e jashtëtokësorëve dhe objekteve të tjera të çuditshme.

Liqeni është aq i thellë, saqë përmban 20% të ujit të freskët të gjithë botës. Njerëz të shumtë kanë raportuar për një sërë dukurish paranormale, saqë tanimë është e vështirë të thuhet që asgjë e pazakontë nuk ngjan në atë zonë.

Njëri nga rastet më të famshëm është ai i prillit të vitit 1987, kur Valery Rudentsov, bashkë me dymbëdhjetë shokë të tij kishin dalë për ta kaluar natën buzë liqenit.

Mëngjesin e hershëm të asaj dite, në ora 00:20, pranë grupit të madh të shokëve ishte shfaqur një disk i madh, i cili, pa bërë fare zhurmë, kishte qëndruar për rreth pesë minuta pezull mbi kokat e tyre, para se të zhdukej.

Ky është vetëm njëri nga raportimet e shumta për dukuri paranormale, që kanë ndodhur viteve të fundit.


Importi i gjyshërve nga Europa në Shqipëri
Një çift të moshuarish italianë, që kishin gjetur parajsën në Shqipëri ishte në fokusin e një reportazhi të Rai 3 në janar të këtij viti.

Shqipëria cilësohej si destinacioni i ri i pensionistëve italianë, që në vendin e tyre nuk arrinin të shtynin muajin, ndërsa përtej Adriatikut, vetëm një orë larg shtëpisë, duke jetuar me një kosto të ulët, ndihen pothuajse të pasur.

Në Shqipëri, një kafe kushton 40 cent, qiraja e një shtëpie është 150 euro dhe as faturat nuk të trembin, pasi me më pak se 50 euro në muaj mund të paguash dritat, ujin dhe energjinë, shkruan Monitor.

Të huajt po e zbulojnë vetë pak nga pak vendin që ka shumë ditë me diell dhe ku mund të jetosh mirë. Ilir Konomi i AlbaniaPropertyGroup pohon për “Monitor” se ka një shtim të interesit nga të moshuarit për të kaluar dimrin në një vend të ngrohtë, teksa duket se banorët e vendeve të ftohta po zbulojnë një Spanjë të dytë.

“Gjatë vjeshtës 2015 është vënë re një kërkesë në rritje për apartamente me qira në Sarandë dhe Vlorë. Këto vijnë nga njerëz të moshuar në Europën Qendrore e Veriore, të cilët duan të kalojnë pushimet në vende të ngrohta dhe me kosto jetese të ulët”, thotë Konomi.

Ndërsa kujdesi për të moshuarit është një biznes mjaft i zhvilluar në Europën Lindore, sapo ka nisur të formësohet ideja dhe në Shqipëri. Investitorë italianë, por dhe të tjerë, po e shohin me interes ndërtimin e shtëpive (azile) me fokus të moshuarit e “pasur” të Europës Perëndimore. Kostot e ulëta mundësojnë ofrimin e këtij shërbimi me një tarifë mujore më të ulët se 1000 euro, të përballueshme nga shumë pensionistë ndryshe nga vendet e tjera si Italia e Gjermania, ku tarifat mujore janë përkatësisht mbi 2000 dhe 3000 euro.

“Ana pozitive e hapjes së vendit është që në mungesën e një tregu funksional vendor, tani indikacionet për investime mund të merren nga tregjet rajonale dhe europiane. Këtë mund ta ilustrojmë me sektorin e kujdesit ndaj të moshuarve”, thotë Ardian Haçkaj, drejtor i “Shteti Ëeb”.

Sipas tij, evolucioni demografik në Europë ka sjellë rritjen e numrit të të moshuarve që kanë nevojë për kujdes të kualifikuar. Kriza e financave publike në BE dhe rritja e kostove të kujdesit shëndetësor, e ka bërë të nevojshme shqyrtimin e alternativave. Janë me mijëra të moshuarit nordikë që jetojnë në Sllovaki, Poloni, Greqi, Bullgari, etj.

Shqipëria për nga pozita gjeografike, klima dhe struktura e kostove krahasimisht disa herë më e ulët, mund të kthehet në një destinacion të preferuar të këtyre të moshuarve. Haçkaj thotë se shteti mund të ndërhyjë duke rregulluar këtë profesion, duke certifikuar aktorët dhe duke promovuar imazhin e vendit si destinacion i paqtë. Ai mund të të ndërhyjë edhe duke investuar në edukimin dhe formimin e personelit të specializuar dhe duke rregulluar këtë profesion. “Asgjë më tepër”, përfundon ai.

Importi i gjyshërve nga Europa e zhvilluar do të sillte një të ardhur shumë më të qëndrueshme se shpenzimet disaditore apo disaorëshe të turistëve në Shqipëri.



400 mijë italianë kanë transferuar pensionin jashtë

Sipas të dhënave nga Inps (Instituti Kombëtar i Kujdesit Special) në Itali, deri në fund të vitit 2012 ishin rreth 400 mijë pensionistë që kishin vendosur të transferonin pensionin jashtë vendit.

52% e pensionistëve të Inps merr një pension mujor shpesh më të ulët se 1000 euro dhe kosto e jetesës vazhdon të rritet. E ardhura mesatare është në rreth 650 euro që me zor del për të paguar shpenzimet e domosdoshme dhe nuk lë shumë vend për shpenzime të luksit, si të hash një picë jashtë apo të shkosh në kinema.

Pensionistët që vendosin të ndryshojnë jetë dhe të transferohen jashtë mund të marrin pensionin pa paguar taksat që aplikohen në Itali. Duke jetuar jashtë mund të marrin një pension më të lartë se në Itali, gjë që është absolutisht e ligjshme, që mundëson të shmanget pagesa e atyre shërbimeve që nuk i merr.

Mediat italiane në bazë të Indeksit Vjetor të Pensionit Global rekomandojnë Spanjën dhe Ishujt Kanarie, si dhe Maltën, shkruan Monitor, transmeton Gazeta Fjala..

Polonia, si u bë parajsa e pensionistëve gjermanë

Teksa norma e lindjeve po bie, jetëgjatësia rritet dhe gjenerata e lindur në vitet 1946-1964 (baby boomer) po plaket, Kombet e Bashkuara vlerësojnë se popullsia e botës më e vjetër se 60 vjeç do të trefishohet për të arritur në pothuajse 2 miliardë deri në 2050. Ndërkohë, edhe për të moshuar që kanë shansin të marrin ndihma në vende si Gjermania, kosto e shtëpive të kujdesit po bëhet gjithnjë e më e papërballueshme, sipas një artikulli të Bloomberg. Shpenzimet afatgjata në Gjermani për të moshuarit pritet të rriten nga 1.4% e Prodhimit të Brendshëm Bruto në 3.3% të PBB-së deri në 2060, sipas një raporti të Komisionit Europian.

Një në pesë gjermanë merr në konsideratë që të shkojë jashtë në një shtëpi kujdesi, sipas një vëzhgimi nga TNS Emnid, një nga kompanitë më të mëdha të sondazheve në Gjermani.

Gjermanët e moshuar, me para në banka kanë tërhequr vëmendjen e sipërmarrësve polakë dhe pronarëve të resorteve, që po vuajnë mungesën e klientëve të zakonshëm.

Në Gjermani, kosto mujore e një shtëpie kujdesi është mbi 3000 euro, ndërsa zonja Von Haldenëang, e cila është transferuar në një shtëpi kujdesi në Poloni, paguan 1,200 euro në muaj për shërbim në 24 orë të ditës, terapi fizike, ushqim dhe kujdes mjekësor. Për polakët, kjo është një tarifë e shtrenjtë, ndërsa për gjermanët është një çmim tërheqës.

Hotele të tjera po transformohen në qendra kujdesi gjatë dimrit, pasi kanë më shumë interes për të moshuarit, që qëndrojnë edhe gjatë kësaj periudhe, duke u kthyer në një Gjermani të vogël për të rritur tërheqjen për klientë të rinj.



Spanja dhe Ishujt Kanarie, vendi më i kërkuar për pensionistët e Europës

Spanja konsiderohet si vendi më tërheqës për pensionistët në Europë, duke konkurruar dhe me shtetet e Amerikës Latine, që kryesojnë në Indeksin e vendeve më të mira për të kaluar pensionin. Në sajë të recesionit, çmimet e pasurive të paluajtshme kanë rënë dhe në pjesën më të madhe të bregdetit mund të blihet një shtëpi për 110 mijë euro, ose më pak, ndërsa qiraja mujore është mes 400 euro në Alicante dhe rreth 620 euro në Málaga, për shembull.

Edhe përpara krizës, Spanja ishte një nga vendet më pak të kushtueshme të Perëndimit.

Spanja ka një shërbim të mirë shëndetësor, si në shtet ashtu dhe në privat, ka me bollëk spitale të mira edhe në zonat rurale.

Por, aspekti më i rëndësishëm i Spanjës është stili i gjallë i jetesës dhe moti i ngrohtë. Spanjollët dinë ta shikojnë jetën dhe i japin shumë vlerë miqve dhe të afërmve. Në netët e gjata të verës, kafetë janë të hapura deri vonë.

Edhe Ishujt Kanarie, ashtu si në Spanjë, janë një destinacion tërheqës për pensionistët italianë dhe jo vetëm ata.

Moti i ngrohtë dhe stili i gjallë i jetës edhe në Shqipëri e bëjnë vendin një destinacion ideal për Spanjën e re të Europës, që mund të ofrojë të njëjtat shërbime me çmime më të lira./Monitor/


Video: “Shqiponjat” mezi presin nisjen e “Apartamentit 2XL”
Nismës për të përshëndetur rikthimin e formatit të suksesshëm të humorit “Apartamenti 2XL”. Ndërsa video-mesazheve që kanë mbërritur nga anë e mbanë botës, të cilët përshëndesin sipas mënyrës së tyre këtë event arti, i është shtuar edhe një.

Pa diskutim, supriza më e bukur e kësaj nisme virale në rrjetet sociale ka qenë video e cila është xhiruara nga oficerët e policisë së njësisë “Shqiponja”.


Foto: E mbani mend Mimoza Llasticën? Sot ajo është 50 vjeç

A e mbani mend vajzën çapkëne në filmin e famshëm shqiptar me të njejtin emër, “Mimoza llastica”? Aktorja që ka luajtur në rolin e Mimozës është Zhaklina Dhimojani.

Vitet kanë kaluar edhe për të, ajo është rritur dhe ka tani një pamje serioze!
Rrëfimi i një babai: Denada më mashtroi vajzën, ajo tentoi vetvrasjen
Denada Sadedini do të dalë para Gjykatës së Tiranë pasi akuzohet për mashtrimin e disa të rinjve të cilët aspironin karrierë në fushën e modelingut.

Denada Melania Sadedini prezantohej si producente dhe organizatore e “Miss&Mister Beauty Albania”.

Ajo pretendonte se “ka të drejtën e përfaqësimit të Shqipërisë në shumë evente ndërkombëtare”.

Prokuroria e Tiranës nisi hetimet pas tre denoncimeve të ndryshme, ku të rinjtë deklaronin se i kishin paguar Sadedinit nga 2 500 deri në 4 000 euro për t’i dërguar në konkurse ndërkombëtare bukurie.

Rasti më tipik është nga një vajzë e cila i kishte paguar 2 500 euro Sadedinit.

Vajza me iniciale E.E., ka deklaruar në Policisë se pasi mësoi se kishte rënë pre e një mashtrimi ka tentuar të vrasë veten.

Babai i saj, A.E., i marrë në pyetje nga Policia ka deklaruar se, Denada Sadedini i kishte premtuar vajzës së tij E.E., se duhet të paguante.

Pasi ka marrë paratë, Denada është zhdukur dhe nuk e ka çuar në Kinë shtetasen E.E.. Në tetor A.E., e kuptoi se Denada e kishte mashtruar, pasi sipas tij ajo të njëjtjën gjë kishte bërë edhe me persona të tjerë.

Duke u gjendur para një mashtrimi dhe për shkak të gjendjes së krijuar nga mashtrimi i Denades, shtetesja E.E., ka tentuar që të vrasë veten.

Dy denoncime të tjera janë bërë gjatë muajit shkurt të këtij viti, përkatësisht më 12 dhe 15 shkurt. Sipas këtyre denoncimeve, Sadedini u kishte premtuar dy të rinjve se do t’i dërgonte në Kinë dhe Turqi por në fakt një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë por vetëm u ka marrë paratë./Panorama.al/



Veliaj: Takimi me biznesin, edukatë qytetare. S’jam kryebashkiak i Kabulit

Pas takimit me përfaqësueisit e biznesit, kryetari i bashksië së Tiranës Erjon Veliaj ka dhënë një deklaratë për mediat ku ka sqaruar mbi ato që u disuktuan në takim.

Sipas Veliajt, pas më tepër se 2 orë diskutimesh, palët ranë dakord që ditën e hënë përfaqësuesit e biznesit të depozitojnë kërkesat e tyre konkrete.

Por, Veliaj paralajmëroi se lëshimet janë të vështira, kur tha se “qytet pa taksa nuk ka”.

Sipas Veliaj takimi ishte më tepër sqarues dhe konsultativ.

Kreu i bashkisë tha më tej se protesta para bashkisë ka prapavijë politike pasi sipas tij “disa prej tyre kërkojnë të bëhen deputetë”.



Veliaj: Ishte një takim saqrues. Njerëzit duhet të kuptojnë që qytet pa taksa nuk ka. I kam kërkuar që të na çojnë çfarë janë kërkesa të qeverisë qëndorore nga ato lokale. Të ndajnë kërkesat që janë relaizuar dhe nuk i dinë. Taksa e biznesit të vogël është zero.

Ne duam të taksaojmë vetëm atë që përdor. Ai që hap tavolina vetëm gjatë verës le ta paguajë për tre muaj.

Le t’i listojnë kërkesat, por të tilla që jo qytet pa taksa.

Kishte kërksa të çuditshme: Ne duam të shesim rroba në rrugë. Unë nuk jam kryetar bashkie i Kabulit, por i një qyteti europian.

Qyteti nuk është treg, qyteti ka tregje, por nuk është treg. Ishte një ore edukatë qytetarë.
Përfaqësuesi i biznesit, Nikollaq Neranxi u shpreh optimist për zgjidhjen e çështjes ditën e hënë.

Neranxi: Debati ishte shumë i madh. Debatuam për të gjitha taksat. Unë personalisht nuk isha dakord me gjithë paketën, të gjithë bashkë ne nuk ishim dakord me paketën, pavarësisht se në debat ata ndërhynë për disa taksa për të ndërhyrë tek ato vetëm. Nga debati i madh që patëm ramë dakord që të hënë të paraqesim 12 pikat tona, rreth orës 10.

Na pritën në diskutim dhe të hënë do na japin një zgjidhje sepse na mirëkuptuan për momentin.

Propozimet tona ishin: Të ngelen përsëri taksat siç kanë qenë në pushtetin vendor të parë. Aty patëm një debat vetëm tek hapësirat publike. Ata nuk donin që të ulnin kaq shumë, por unë mendoj se të hënën do ta zgjidhim. Na premtuan.

Edhe avokati i bizneseve tha se ditën e hënë do ti paraqesin bashkisë kërkesat dhe më pas do të vendoset.

“Pas një takimi të gjatë ne si grup negociator, përfaqësues të bizneseve diskutuam dhe ramë dakord për disa pika kryesore:

Së pari u ra dakord që biznesi nëpërmjet përfaqësues të vet, ditën e hënë do ti çojë propozimet të listuara bashkisë së Tiranës, e cila ishte e hapur për:

1-Rinegocimin e tarifave përsa i përket zënies së hapësirës publike për kategori të caktuara dhe

2-Rinegocimin e tarifës për tavolinat në rastet e bizneseve që kanë tavolina.

Gjithashtu u bë fjalë edhe për mundësinë e marrjes me qera sezonale të sipërfaqeve të caktuara dhe disa pika të tjera.
Bëj me dije që përfaqësia do të vendosi radhën e pikave që do t’u çohet. Nga ana e bashkisë pati një gatishmëri për ta negociuar, e ngurtë, më duhet ta theksoj, e ngurtë, por gjithësesi një derë u la e hapur për ditën e hënë dhe ne i bëmë të qartë se biznesi nëse nuk i merren parasysh kërkesat që do i çojnë do të jetë në shesh përsëri.”


Fotolajm: Pse Greqia po i ngre çadrat e refugjatëve afër kufirit shqiptar?

Greqia ka nisur ngritjen e çadrave për refugjatët nga Lindja e Mesme, të cilët janë bllokuar në Greqi, pasi Maqedonia ka mbyllur kufijtë.

Prej disa ditësh, mediat greke kanë shkruar se tashmë emigrantët kanë mbërritur pranë kufirit me Shqipërinë, duke thënë se disa prej tyre do të strehohen në zonën e Gjirokastrës, për shkak se Greqia është “përmbytur” me emigrantë.

Mirëpo, Kryeministri Rama deklaroi se Shqipëria nuk do t’i hapë kufijtë për refugjatët nga vendet e Lindjes së Mesme. Kështu, pala greke ka nisur të ngrejë disa çadra në Janinë pranë kufirit me vendin tonë, ku do të qëndrojnë një pjesë e refugjatëve.



Fotot: Amber Rose nuk rresht së provokuari

Amber Rose, format e të cilës e bënë të famshme në mbarë botën dhe i hapën dyert për karrierë, secilin rast e shfrytëzon për të treguar asetet e saj.

Në Los Angeles ajo u pa e veshur me një fustan të shkurtër, duke nxjerr në pah linjat e saj.

32-vjeçarja së fundi u përfshi në një debat me ish të dashurin Kanye Ëest, por që duket se gjithçka u rregullua me ndërhyrjen e gruas së këtij të fundit, Kim Kardashian.



Ja vajza që tentoi vetëvrasjen, pasi e mashtruan se do bëhej modele

Vajza që tentoi vetëvrasjen pasi u mashtrua nga Denada Sadedini, e njohur si menaxhere e konkurseve të bukurisë, ka folur për emisionin “Stop”.

Familja e saj, për të plotësuar shumën e parave që i kishte kërkuar Sadedini për ta dërguar në një konkurs bukurie në Tajlandë, i kishte marrë borxh.

Pasi mësoi faktin se kishte rënë pre e një mashtrimi, vajza nga Peshkopia tentoi t’i jepte fund jetës duke pirë ilaçet e gjyshes.




Greqia jep alarmin: Pas 5 ditësh s’ka më qendra për refugjatët

Mbyllja e pjesshme e kufijve nga Maqedonia, Kroacia, Serbia, Sllovenia dhe Austria, të cilat u lejojnë kalimin vetëm sirianëve dhe irakianëve, po e zhyt ne kaos Greqinë.

Bazuar në faktin se afganët përfaqësojnë rreth 30 përqind të të ardhurve në Greqi, brenda pesë ditësh të gjitha qendra e pritjes në territorin grek do të mbushen me emigrantë, tha për “Zërin e Amerikës” përmes Skype-it Gemma Gillie, e organizatës “Mjekët pa Kufij”, e cila ndodhet në një kamp refugjatësh në Idomeni.

Me mijëra vetë kanë mbetur të bllokuar në kufirin mes shteti helen dhe Maqedonisë pas nisjes së zbatimit të kufizimeve të dielën. Organizata e bamirësisë thotë se ka mjekuar me qindra njerëz që pretendojnë të jenë plagosur në përleshjet me policinë maqedonase – duke përfshirë këtu dhe kafshime nga qentë.

Emigrantët refuzojne të kthehen dhe arsyetimi i tyre është fare i thjeshtë. Në Siri luftohet prej 5 vjetësh, shprehen ata, në Afganistan ka luftë prej më shumë se tre dekadash.

ISIS ekziston në Siri por ekziston dhe në Afganistan. Cili është atëherë dallimi mes afganëve dhe sirianëve, raporton “TCh”.

Kryeministri grek paralajmëroi më herët nuk do të lejojë që vendi i tij të shndërrohet në një “depo shpirtërash”. Shumica e vendeve të BE-së vitin e kaluar votuan në favor të shpërndarjes së 120,000 refugjatëve në të gjithë bllokun.

Por disa shtete të Evropës Lindore kanë refuzuar të pranojnë kuotat, ndërsa fluksi i të ardhurve me shumë gjasë do të vazhdojë. Sipas vlerësimeve të brendshme të qeverisë të raportuara në mediat lokale, deri në 2020-tën Gjermania pret qe të akomodojë rreth 3.6 milion refugjatë.



Video: Momente paniku, avioni del nga pista dhe përfundon në bar

Një video dramatike tregon një avion që ulet me vështirësi në pistën e aeroportit të Birmingamit në Britani të Madhe.

Për shkak të erërave të forta, aeroplani “Airbus 320” mezi është ulur në pistë, megjithatë fatmirësisht asnjë prej 98 udhëtarëve nuk pësoi asnjë lëndim.

Avioni Airbus përfundoi në bar.



Fotolajm: Kur Blerim Destani takon Al Pacinon

Aktori shqiptar me famë botërore Blerim Destani, është takuar me aktorin e mirënjohur amerikan Al Pacino. Nga foto, dy aktorët duken se kanë miqësi të afërt me njëri-tjetrin.



Videolajm: Adoleshentja bënë një kërcim spektakolar para klasës
Kjo adoleshente rumune ka demonstruar një performancë vërtetë spektakolare gjatë kërcimit që ka bërë për disa miket e saj në klasën e mbyllur të shkollës ku duket se ajo studion.

Videoja e cila ka bërë namin me klikime në rrjetet sociale ka marrë edhe shumë komente që shprehin admirimin për këtë adoleshente bukuroshe.

“Nuk e di saktësisht çfarë..., por ka diçka që më pëlqen, kur kërcen”,- ishte njëri prej komenteve.
Foto+18: Kallashi, lezbizëm me një tjetër femër nudo

Kërcimtarja Donjeta Kosumi e njohur si “Kallashi” nuk ndalet me shfaqjet e saj provokuese...

Këtë herë ajo ka zhveshur një femër tjetër dhe i ka prekur gjoksin, teksa edhe i lëpin qafën.

Këto foto janë duke qarkulluar në të gjithë profilet e saj dhe po bëjnë namin në rrjetet sociale.



Zef Deda e merr veten pas spitalit, Juli: Tani, gati për kalçeto

Aktori i humorit Zef Deda, ka kaluar disa ditë në repartin e neurologjisë në spital, si pasojë e disa problemeve shëndetësore. Por duket se tashmë humoristi shkodran e ka marrë vetën dhe është në gjendje të mirë.

Ka qenë djali i tij Julian Deda, ai që ka postuar një foto në rrjetet sociale dhe ku ka falenderuar të gjithë stafin mjekësor, për kujdesin që treguan ndaj babait të tij.

“Babushi eshte mire dhe nje xhiro ne pedonale e ben akoma me te shendetshem..!

Ne emer te familjes kam deshire te falenderoj nga zemra stafin e palodhur te Spitalit Rajonal Shkoder, per sherbimin e shkelqyer. Edhe pse jo ne kushte optimale, ata u perkushtuan maksimalisht qe Babi te jete sot ne gjendje te mire fizike.

Falenderoj gjithashtu stafin e Spitalit Amerikan ne Tirane, per gjithe perkushtimin dhe respektin e treguar ndaj tij. Siç duket bashkepunimi e beri te veten, sepse ai sot ndjehet si ri.

Faleminderit edhe ju publik i dashur per interesimi dhe fjalet e mira. Ju jemi familjarisht mirenjohes.

P.s. Tani jemi gati per kalçeto..!”.


Çmendet deputeti kosovar: Lulet që i çuat Thaçit, do jua shtija në b…

Pas reagimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës ndaj Fisnik Ismailit, gjendja e këtij të fundit është përkeqësuar. Në një status të tij të fundit në Facebook, ai ka thënë se, lulet do t’ia fuste në b**th edhe nënës e motrave të tij.

Ndërkohë një motër e Ismailit ka qenë kandidate e PDK-së për komunën e Prishtinës, por se ai asnjëherë nuk i ka thënë asaj fjalë të tilla.


Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   78   79   80   81   82   83   84   85   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish