DË: Z. Blushi le të marrim inversin e pyetjes së mëparshme: a konstatoni ndonjë aspekt pozitiv në këto tre vite qeverisje PS- LSI?
Ben Blushi: Nuk e kam kompleksin e së vërtetës dhe në përgjithësi them gjërat që besoj, qofshin të mira apo negative. Kam mbështetur dhe mbështes në vijim reformën territoriale, që është e domosdoshme, shumë e vonuar për gati 25 vite. Ajo besoj se do të kthehet në një reformë reale, e plotë, që do t'i japë në administrim një sërë shërbimesh pushtetit vendor, të cilat nuk mund të përballohen sot nga qeveria. Kjo është një reformë të cilën nuk mund të mos e mbështes.
DË: Ju përmendët më herët se keni një platformë. Bazuar në të, si dhe në projeksionin tuaj për të qenë kryetar i PS-së, si e shikoni LSI-në, si një aleat strategjik, apo jeni për ridemensionimin e raporteve mes dy partnerëve ?
Ben Blushi: Sa i takon koalicionit, unë mbetem tek pikëpamja se PS duhet ta mbajë koalicionin me LSI-në, por ama duhet ta funksionalizojë atë. Sot për sot ky koalicion ka përfunduar në një mekanizëm që ndan vende pune nëpër spitale apo ujësjellësa, nëpër bashki të ndryshme, në miniera etj. Madje dhe nëpër shkolla për fat të keq, ku ndahen mësuesit, rojet dhe shpresoj që kjo të mos shkojë deri te nxënësit që dhe ata të ndahen në proporcione koalicioni. Eshtë një koalicion vendesh pune dhe jo koalicion reformash. Për mua koalicioni duhet të jetë për reforma dhe jo për shifra 60 me 40 përqind, sepse kjo është shkatërrim për administratën publike, që ndahet si “plaçkë tregu” bazuar në përqindjet e partive në koalicion.
DË: Nga mesi i nëntorit të vitit 1997,kur ju latë profesionin e gazetarit dhe iu futët politikës, Partia Socialiste ka mandatuar katër kryeministra nga rradhet e saj, Fatos Nanon, Pandeli Majkon, Ilir Metën dhe tashmë Edi Ramën. Cilin prej tyre konsideroni më eficient në performamncën qeverisëse?
Ben Blushi: Nuk preferoj të merrem me krahasime njerëzish. Nuk është një kampionat, por një garë idesh. Preferoj të flas për atë që vjen nesër dhe jo për atë që ka ikur. Atë që ka ikur nuk e kthejmë më. Shqiptarët do të donin që këto 25 vite të ishin ndryshe, të ishin qeverisur me më shumë drejtësi, me më shumë sens barazie, solidariteti, me më shumë dinjitet. Që të mos kishim humbur rreth 1 milion emigrantë sikundër dhe i kemi humbur, pasi po shkojmë çdo ditë si një komb që vjen duke u zvogëluar. Shqiptarët nuk rrezikohen sot nga ndonjë fuqi tjetër, nuk rrezikohen nga copëtimi, nuk rrezikohen nga ndonjë pushtim si në kohën e Luftës së Dytë Botërore, por rrezikohen vetëm nga një gjë: nga korrupsioni. Ai është baza e të gjitha të këqijave.
DË: Në pyetjen e fundit po kthehem edhe një herë aty ku e nisëm, tek investimi juaj për të qenë kandidat potencial në garën për kryetar të PS-së në Kongresin e 19 marsit 2016. Nëse do të bëhet garë, përse një delegat socialist do të duhet të votojë për alternativën Blushi?
Ben Blushi: Për shkak të mundësisë që unë i jap atij për të fituar më shumë vota në vitin 2017. Kjo është e qartë. E përsëris, nëse këto zgjedhje në PS bëhen sipas normës, sipas precedentit, sipas rregullit. Në në një kuptim ato janë primare, pra janë zgjedhje paraprake brenda partisë, përpara se të mbahen zgjedhjet politike në vitin 2017. Unë do të paraqes një platformë, e cila do të parashikojë më shumë vende pune, një parti më kohezive, ndryshime themelore në sistemin e arsimit, nomalizim dhe natyralizim të sistemit tonë progresist të taksimit, që nuk e kemi sot megjithëse e premtuam, rritje pagash dhe mbështetje të shtresave në nevojë. Këto janë disa prej atyre që do të bëj. E rëndësishme është që këto zgjedhje të konsiderohen si primare. P.sh. Franca për pak kohë do të shkojë në zgjedhjet presidenciale dhe president Holande po detyrohet nga partia e vet që të hyjë në zgjedhjet primare, ose paraprake brenda partisë. Kur kjo ndodh në Francë, në Itali, natyrisht ndodh rëndom dhe në SHBA, atëherë pse të mos ndodhi dhe në Shqipëri. Të ketë primare brenda Partisë Socialiste, për mënyrën se si ajo do të drejtohet në katër vitet e ardhshme. Për ta mbyllur: pse duhet të votojnë për mua? Po sepse jap më shumë garanci se mbledh më shumë vota për PS dhe koalicionin në vitin 2017, për shkak se këto tre vite që kanë kaluar në drejtimin e Edi Ramës, jo vetëm kanë qenë rrënuese në aspektin e funksionimit te PS, por në anën tjetër ishin dhe të pafrytshme dhe jo produktive sa i takon ekonomisë, siç rendita më sipër./DË/
Vlorë: E braktisin trafikantët, policia gjen një gomone në Sazan
Një gomone që përdorej për të trafikuar drejt Italisë një sasi të madhe lënde narkotike është bllokuar gjatë mëngjesit të sotëm nga policia në Vlorë.
Burime nga uniformat blu kanë bërë të ditur se, mjeti lundrues është kapur sot rreth orës 07:00 të mëngjesit, ndërsa ishte braktisur.
Policia thotë se gjatë ditës së djeshme një mjet i tillë lundrues është parë duke lëvizur pranë ishullit të Sazanit. Policia thotë se është vënë në kërkim të trafikantëve.
Nuk dihet nëse ky mjet lundrues është gjetur nga policia pasi kishte transportuar drogë drejt Italisë apo pasi është kthyer nga shteti fqinj.
Video: Ja çfarë pëson foshnja gjatë abortimit...
Përmes një video doktori Anthony Levatino, gjinekolog, i cili ka punuar në abortime, i ka treguar opinionit se çfarë ndodh gjatë abortimit me nënën dhe beben.
Në këtë video ai tregon se si përfundon shtatzënia në tremujorin e dytë. Bebja atëherë është në javën e dymbëdhjetë, dhe është e madhe sa shuplaka e dorës së njeriut të rritur.
Pjesa më e madhe e opinionit është e informuar se çfarë ndodh gjatë abortimit thonë në organizatën “Live Action”, e cila është kundër abortimit.
Ndërsa ata që propagandojnë për abortim e maskojnë tërë procedurën me eufemizma. Përdorin shprehje si përshembull, produkt i ngjizjes, ndërprerje e shtatzënisë etj.
Një anketë e paradokohshme ka zbuluar që madje 81 për qind e amerikanëve janë për ndonjë kufizim të abortimit, duke kërkuar që procedura të përkufizohet në shtatzëninë deri në tre muajt e parë.
El Chapo, bosi i narkotrafikut drejt ekstradimit në Amerikë
Bosi i narkotrafikut, meksikani Joaquin “El Chapo” Guzman, kapoja i kartelit të Sinaloas, i ndaluar nga policia në vendin e tij, mund të pranojë ekstradimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kundrejt disa kushteve.
Lajmi është bërë me dije nga CNN, që pohon se “El Chapo” mund ta pranojë ekstradimit, nëse transferohet në një burg të sigurisë së mesme, në rast se do të dënohet.
CNN thekson se, ai mund të deklarohet fajtor nëse do të ketë një gjykim të drejtë.
Salianji: Nëse qeveria dështon, populli e përmbys qeverinë
“John Locke na meson se: miratimi i popullit per t'ia lene pushtetin sovran qeverise eshte me kusht qe qeveria ta perdore ate per te miren e perbashket. Ne qofte se qeveria deshton ne detyrat kontraktuale atehete populli e permbys qeverine nepermjet kryengritjes nese eshte e nevojshme, kjo eshte nje rrugezgjidhje e legjitimuar.
Imagjino qe ne Shqiperi mungojne edhe nje rang mekanizmash politike si zgjedhjet e lira dhe te ndershme, gara midis partive dhe kandidateve. Cdo thoshte Lock per Shqiperine?
A po shkon qeveria drejt permbysjes me humbjen e autoritetit dhe diskriminimin qe po i ben vetes ne syte e qytetareve?”.
Protesta: Shoqërisë Civile kundër planit të ndërtimit në Parkun e Liqenit
Shoqëria Civile ka nisur marshimin e saj të protestës kundër ndërtimit të këndit të lojërave në parkun e liqenit. Protesta që ishte paralajmëruar prej disa ditës ka nisur nga Parku Rinia në kryeqytetit dhe më pas në këmbë, protestuesit që kishin marrë me vete edhe fidanë pemësh i janë drejtuar parkut të liqenit.
Ata janë kundër projektit të bashkisë së Tiranës së drejtuar nga Erion Veliaj, për të ndërtuar në parkun e Tiranës.
Ndërkaq, bashkia ka vendosur që ti bëjë karshillëk protestuesve pasi me urgjencë ka mbledhur dhe ka realizuar një koncert nga fëmijët tek liqeni artificial në zonën pranë përmendoreve të vëllezërve Frashëri.
PD: Kreu i PS në Ersekë qëlloi me armë anëtarin e PD, Policia zhduku provat
“Njeriu të cilit Edi Rama i ka besuar Partinë Socialiste të Ersekës, Orest Malushi, jo vetëm është me precedentë penalë për plagosje të rëndë me armë, por bredh edhe me pistoletë në brez, edhe godet e kërcënon demokratët.”
Ky është denoncimi që ka bërë publikisht sot, Partia Demokratike, nëpërmjet Enkelejd Alibeajt, kreut të saj të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë.
Sipas Alibeajt, situata paraitet edhe më kriminale se kaq, pasi “shefat e policisë janë kujdesur për drejtuesin e Edi Ramës, me armë në brez që shtin mbi qytetarët, që të mungojnë dhe provat kundër tij, duke prishur kamerat e lokalit. – Por – theksoi ai, – Partia Demokratike i siguron këta drejtues të Policisë që do të përgjigjen para ligjit deri më një për këtë fshehje të ngjarjes dhe bashkëpunim me krimin.”
Deklarata e plotë e kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj
Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur para dy netësh në Ersekë, ngjarje që tregon se Edi Rama ka thirrur banditët në armë, dhe synon ta kthejë Partinë Socialiste në një sipërmarrje kriminale.
Njeriu të cilit Edi Rama i ka besuar Partinë Socialiste të Ersekës, Orest Malushi, jo vetëm është me precedent penalë për plagosje të rëndë me armë, por bredh edhe me pistoletë në brez, dhe godet e kërcënon demokratët.
Ky drejtues socialist i Edi Ramës, në shoqërinë e kreut të PS së Leskovikut, Sergei Peshtani dhe drejtorit të Ujësjellësit, Robert Hamzaj, ka qëlluar me armë drejt anëtarit të Partisë Demokratike, Zylyftar Byreku, në një lokal në Shelegur.
Për fat, plumbi nuk e ka kapur qytetarin, dhe më pas disa të pranishëm kanë ndërhyrë duke i hequr armën.
Edhe pse anëtari i Partisë Demokratike ka bërë kallëzim, Shefat e policisë janë kujdesur që banditi i Ramës të jetë i lirë, dhe i lirë është edhe sot pas kësaj ngjarje të rëndë. Shefat e policisë janë kujdesur për drejtuesin e Edi Ramës, me armë në brez që shtin mbi qytetarët, që të mungojnë dhe provat kundër tij, duke prishur kamerat e lokalit.
Partia Demokratike i siguron këta drejtues të Policisë që do të përgjigjen para ligjit deri më një për këtë fshehje të ngjarjes dhe bashkëpunim me krimin.
Inkriminimi skandaloz, dhe bashkëpunim i shefave të policisë me urdhër nga lart, në favor të krimit dhe kundër qytetarit, është standardi më i keq ku ka mbërritur vendi ynë, me Edi Ramën e cubat e tij që sundojnë nëpër qytete e nuk i kap ligji, që i sjell edhe në parlament për të votuar qeverinë pasi kanë shkaktuar gjakdershje me armë pa leje.
Edi Rama po sfidon çdo ditë qytetarët e vendit, dhe të ardhmen europiane, duke refuzuar pastrimin e politikës nga krimi, e duke zgjedhur të ndajë pushtetin me banditë, trafikantë e vrasës.
Gjysmë mesazh për gjysëmshtetin e Kosovës
Nga Kreshnik Spahiu
“Gjysëm-urim, për gjysëm Presidentin, në gjysëm shtetin shqiptar, e gjysëm pavarur të Kosovës.
Atje ku gjysma feston dhe gjysma shkrumbon. Atje ku kanë gjysëm himni dhe gjysëm flamuri. Atje ku gjysma e politikanëve janë kusarë dhe gjysma anti-amerinanë
Prandaj Aleanca KuqeZi uron dhe ngushullon Kosovën për zgjedhjen e presidentit të ri Hashim Thaçi.
Gjysëm-Urimi vjen për Hashim Thaçin President
Gjysëm-Ngushëllimi vjen për Kosovën që nuk po arrin dot të ndryshoj elitat politike.
Aleanca KuqeZi po përjeton me dhimbje paaftësitë e qeverisë dhe opozitës për të ndërtuar shtet. Hashim Thaçi nuk u zgjodh as kryeministër dhe as Prsident për meritat në drejtimin e UÇK pasi çuditërisht ai i humbi zgjedhjet pikërisht pas lufte. Hashim Thaçi është sot i preferuari i perëndimit dhe serbëve jo për meritën e tij por për faj të opozitës anti-amerikane.
Anti-amrikanizmi dhe nacional-komnizmi i opozitës shqiptare në Kosovë ka detyruar ëashingtonin dhe Brukselin të mbështesin të keqen më të vogël në Kosovë (Hashim Thaçin).
Aleanca KuqeZi i kujton gjithë faktorit politik që pa ndëhyrjen ushtarake amerikane as Hashimi dhe as Albini nuk do ishin deputet dhe nuk do kishim shtet të Kosovës.
Hashimi dhe Albini duhet të kuptojnë se interesat kombëtare, stabiliteti në Prishtinë, ndërtimi i Kosovës dhe imazhi i shqiptarve janë më të rëndesishme se nacional-komunizmi apo anti-amerikanizmi i tyre bashkë që po i ven zjarrin Shqipërisë Veriore”.
Pikpyetje të reja për lidhjen e Olsi Ramës me kinezët
Në më shumë se dy raste, edhe në emisionin "Dritare" të Rudina Xhungës edhe në “Top Story” të Sokol Ballës më pas, kryeministri Rama tregoi një histori. Sipas tij, një kompani e madhe kineze po përgatitej të hapte një investim të madh në zonën e Spitallës.
Por sipas asaj që tregoi kryeministri, partneri shqiptar i kësaj kompanie, fare rastësisht kishte marrë me vete në udhëtimin e tij në Azi edhe vëllain e Ramës, Olsin.
"Thjesht se janë miq prej kohësh" këmbënguli Rama, duke u munduar të arsyetohej se aty nuk kishte asgjë të fajshme.
Vështirë që kjo histori të besohet kaq thjeshtë, sepse qindra mijëra shqiptarë e dinë se askush nuk të ofron një "udhëtim" ashtu kot.
Megjithatë, një nga fotot e Olsit me partnerët e tij kinezë, doli në publik. Pikërisht me atë që bëheshin gati për investimin e Spitallës. Dhe duke u nisur nga fakti se emri i tij (pra i të vëllait) rrezultonte edhe në raportin konfidencial të OSBE-së si njeriu që ka ndihmuar në strehimin e 200 milionë eurove të Ramës, kryeministri mori një vendim të fortë dhe pa precedent në Shqipëri. Për të hequr cdo lloj dyshimi "unë e urdhërova ministrin e ekonomisë ta anullonte projektin e kinezëve në Spitallë, për të fashitur cdo dyshim", tregoi më pas Rama në dy emisionet e lartpërmendura.
Po a u mbyll këtu kjo histori? A ishte thjesht një aksident dhe një foto e pafajshme e Olsit? Apo mos vallë Rama nxitoi për të shmangur efektin e ortekut për një skandal më të madh?
Gazeta e Partisë Demokratike, "RD", mbron këtë variant të fundit. Megjithëse pa burime serioze, ajo pretendon se kanë nisur hetimet për këtë çështje në Kinë.
"Prokuroria kineze merr në pyetje ortakun e vëllait të Kryeministrit. Hapen hetimet në Kinë ndaj firmave kineze, që "do të zhvillonin" Spitallën, për mashtrim dhe organizim të emigracionit klandestin drejt Shqipërisë, në bashkëpunim me Edi e Olsi Ramën. A duhet të bëjë të njëjtën gjë Prokuroria shqiptare?”. /RD/
Veliaj: Do e ndërtojmë parkun. Shoqëria Civile të monitorojë punimet
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në një aktivitet me fëmijët te Parku i Liqenit, përsëriti edhe një herë tjetër se këndi i lojrave do të ndërtohet dhe do të jetë gati në 1 qershor.
“Shoqëria Civile le të monitorojë punimet dhe të shohë sa pemë do të priten për ndërtimin e këtij parku. Qyteti do të ecë përpara dhe familjet duan të rrisin fëmijët në një qytet pa dhunë. Fëmijët janë qendra e vëmendjes së Bashkisë së Tiranës”,- tha Veliaj.
“Nuk po mendoj për zgjedhjet e ardhshme, por për brezin e ardhshëm. Dua që fëmijët të rriten më mirë se më parë në qytetin tonë”,- shtoi kryebashkiaku./Top Channel/
Foto+Video/ Shoqëria Civile: Bashkia stop punimet, ka prerë 15 pemë
Ndërsa janë ndalur në ambjentet ku është planifikuar ndërtimi i një parku për fëmijë, përfaqësuesit e shoqërisë civile kanë akuzuar Bashkinë e Tiranës, për prerjen e të paktën 15 pemëve, ndryshe nga sa kishte deklaruar, për prejen e 4 të tillave.
Protestuesit paqësorë, kanë kërkuar ndalimin e punimeve nga bashkia dhe hapjen e një debati publik për ndërtimin e këndit të lojërave, në një hapësirë tjetër.
Gjatë nismës paqësore në Parkun e Liqenit, përfaqësues të shoqërisë civile kanë denoncuar përmes fotove dhe imazheve, pemët e prera nga bashkia, sipas tyre për ndërtimin e parkut, ndërkohë që i kanë zëvendësuar ato me pemë të reja.
Në video, shihet aktivisti i lëvizjes “Mbro Qytetin”, Ervin Goci.
Kapet hajdutja e çantave në Tiranë, jetonte në Holandë
Një grua është vënë në pranga nga policia pasi akuzohet për një sërë vjedhjes të ndodhura në Tiranë, kohët e fundit. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës kanë bërë të ditur se, i janë dokumentuar me prova ligjore pesë vjedhje.
E arrestuar është Rozalina Konomi, 41 vjeçe, banuese në Fier dhe rezidente në Holandë. Arrestimi i saj u bë pasi:
Më datë 27.02.2016, në rrugën e “Dibrës”, është kapur në flagrancë duke vjedhur çantën e shtetases A. P., 30 vjeçe, banuese në Tiranë.
Gjithashtu pas një pune të mirë operative është bërë e mundur dokumentimi me prova ligjore se, kjo shtetase është autore e dyshuar e disa ngjarjeve të tjera të ndodhura në juridiksionin e Komisariatit Nr. 3, si më poshtë:
Më datë 17.02.2015, dyshohet se ka vjedhur çantën e shtetases Sh.B., ndodhur në rrugën “Mine Peza”.
Më datë 20.02.2016, ku është vjedhur çanta e shtetases B.N., ndodhur në rrugën “Reshit Petrela”.
Më datë 26.02.2016, ku është vjedhur çanta e shtetases K.N., ndodhur në rrugën “Ded Gjo Luli”.
Më datë 27.02.2016, ku është vjedhur çanta e shtetases M.L., ndodhur tek “Tregu Çam”.
Më datë 27.02.2016, ku është vjedhur portofoli i shtetases E.C., ndodhur në rrugën “Myslym Shyri”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhje”.
Për Shkendën seksi më i mirë me femra, apo me meshkuj?
Shkenda Dubova thotë se nuk e ka tradhtuar asnjëherë të dashurin derisa thekson se, tani e ka seksin më të mirë se para pesë vjetësh.
Edhe pse asnjëherë nuk shkoi me dikë tjetër, i dashuri e ka tradhtuar tre herë Shkendën.
Këngëtarja që u deklarua biseksuale rrëfen se, nëse seksi është më i mirë me meshkuj apo femra.
“Seksi, dashnia janë dy sene të kundërta. Kisha thanë me të dyjat”,- tha ajo për “Prive”.
Foto: I zbulohet gjoksi gjatë modelimit, por... ajo nuk ndalet
Gigi Hadid ka përjetuar një "çrregullim" të veshjes gjatë spektaklit të Versace në Javën e Modës në Milano.
Supermodeles i ka dalë gjiri gjatë parakalimit në pasarelën e modës.
Mirëpo, bukuroshja nuk e ka prishur ritmin e sfilatës, por në mënyrë mbresëlënëse ka vazhduar të ecë.
Veprimi i saj e dëshmoi edhe një herë pse Donatella Versace e zgjodhi pikërisht atë për prezantimin e koleksionit vjeshtë/dimër 2016-2017.
Shpejtësia e madhe dhe sharjet, me kaq i thua lamtumirë Zvicrës
Zviceranët do të votojnë të dielën për një iniciativë të Partisë konservatore të djathtë Popullore, e cila do ta lehtësonte mjaft dëbimin e të huajve që kryejnë krime.
Sipas mendimit të Partisë Popullore Zvicerane, SVP, votimi për të ashtuquajturën iniciativë të zbatimit nuk do të kishte qenë fare i nevojshëm. Sepse në vitin 2010 kjo parti arriti të zbatojë një “iniciativë dëbimi”. Shumica e zviceranëve votoi atëherë në një referendum për rregulla më të ashpra për dëbimin e të huajve që shkelin ligjin. Por drejtësia, sipas SVP, e ka minuar iniciativën, me vendimet e saj shumë të buta, e mbështetur nga politika, mendon SVP. Tani qytetarët duhet ta zbatojnë sërish, me një referendum të ri “vullnetin e popullit”, shpreson SVP.
Se pse duhet të ashpërsohet reagimi ndaj të huajve që kryejnë krime, këtë e shpjegon Presidenti i SVP, Toni Brunner: “Përballë rrymave të mëdha migratore dhe të problemeve të lidhura me to, tani duhet që drejtësia në Zvicër të fitojë sërish peshën e duhur”. Shumë njerëz gati nuk guxojnë të dalin nga shtëpia për shkak të frikës, thotë Brunner. “Fakt është: shumica e krimeve të dhunshme si p.sh. përdhunimet, kryhen nga të huajt”,- shprehet Brunner.
Në dallim nga “iniciativa e dëbimit” e herës së kaluar, këtë herë propozohet një mekanizëm i detajuar, se në cilat rrethana duhet ta humbasë dikush si të thuash automatikisht të drejtën e qendrimit në Zvicër, pa pasur mundësi apelimi. Sipas këtij mekanizmi, do të ketë dy kategori veprash penale.
Ai që akuzohet për vrasje, për plagosje të rëndë trupore, për trafikim njerëzish ose edhe për shpërdorim të mjeteve sociale, do të dëbohet menjëherë nga vendi. Që vrasës të kapur duhet të largohen nga vendi, këtë e kuptojnë edhe kritikët e iniciativës. Por në veprën penale të shpërdorimit të mjeteve sociale ka dyshime: ai, që ndër qindra mijëra punonjësit e huaj, midis tyre edhe menaxherë gjermanë dhe francezë, jep të dhëna të gabuara, për të siguruar përfitime sociale, mund të përfshihet lehtë në këtë rregullore.
Po kaq shpejt do të përfundonte jashtë Zvicrës një i huaj, po të kryejë një vepër penale të kategorisë së dytë. Këtu bëjnë pjesë lëndime të lehta trupore, dhunim i pronës së tjetrit dhe kërcënimet ndaj nëpunësve. Kur dorasit i është dashur të vuajë në dhjetë vitet e mëparshme një dënim me heqje lirie apo me gjobë, pavarësisht se për cilat shkaqe, dhe kur atyre u shtohet një vepër penale e kësaj kategorie, sërish nuk do të ketë falje. Nëse njëherë e ka parakaluar dikë djathtas në autostradë dhe nëse vite më vonë i bërtet një polici, mund t’i thuash lamtumirë qendrimit në Zvicër, sado i kërkuar të jesh si punonjës me funksion drejtues në një sipërmarrje zvicerane.
Një e katërta e njerëzve që jetojnë në Zvicër ka një pasaportë të huaj. Prandaj Heinz Karrer, President i Shoqatës Zvicerane të Sipërmarrësve thotë:”Kjo iniciativë e dëmton në mënyrë masive ekonominë zvicerane.” Kritikët thonë se bandat e vjedhësve, kjo inisiativë nuk i frikëson. Stefan Egli, nga “Komiteti kundër Inisiativës së Zbatimit” thotë: një vjedhësi nuk i intereson, nëse lejohet apo jo të hyjë në Zvicër, sepse ai ndodhet këtu gjithsesi ilegalisht dhe vetëm me synimin për të kryer vjedhje.”
Rrezik për demokracinë?
Shumë zviceranë e kundërshtojnë para së gjithash për arsye parimore iniciativën. Ata i shqetëson që gjykatat faktikisht nuk do të kenë mundësi të kryejnë punën e tyre, dëbimi do të kryhej automatikisht, nëse i kryen veprat penale të sipërpërmendura. Komiteti kundër Iniciativës mendon që është “barbare” që ndryshimet e ligjit do të vlejnë edhe për të ashtuquajturit “Secondos”, pra për pasardhësit e migrantëve që jetojnë në Zvicër, por që nuk e kanë pasaportën zvicerane.
Jo më i ashpër është apeli i 120 profesorëve të drejtësisë të Zvicrës. Në të thuhet: “Synimi i iniciativës është që të eleminohet plotësisht gjykimi i gjyqtarit për pasojat e veprave penale në të drejtën e të huajve. Me këtë zhvendosen nga fundamentet parimet e veprimit të shtetit juridik, veçanërisht parimi i përpjestueshmërisë.”
Vërtet që kundër iniciativës është krijuar një front i gjerë. Në të bëjnë pjesë e gjithë qeveria, parlamenti, shumica e partive, kishat dhe Shoqata Ombrellë e Ekonomisë. Por megjithatë sondazhet parashikojnë një garë gjoks më gjoks midis mbështetësve dhe kundërshtarëve të iniciativës, në një kohë që kundërshtarët kohët e fundit kanë përparësi të lehtë./DË
Video: Pse u përfshi emri i Adelinës në vrasjen në Shkup?
Këngëtarja Adelina Tahiri mbetet emri më i lakuar në shtypin rozë. Pas lajmit fals për aksident, Adelina u përmend nga mediat maqedonase, për implikim në një vrasje që ndodhi në Shkup.
Këngëtarja për “Prive” jep versionin e saj.
Ajo thotë se, personat që ishin pjesë e kësaj ngjarje të rëndë i njeh, por se vajza për të cilën kanë folur mediat, nuk është këngëtarja por dikush tjetër, e cila aktualisht po vuan dënimin.
Foto: Edhe Majlinda Bregu e ha byrekun...
Majlinda Bregu është shfaqur mëngjesin e sotëm, me një imazh që nuk na bie rasti ta shohim shpesh. Deputetja elegante e parlamentit, këtë fundjavë i ka lënë mënjanë kostumet dhe fustanet, për të sjellë imazhin e kujdesshëm të një nëne, që i mëson djalit të vogël të gatuajë.
Me sa duket, ndryshe nga koleget e djathta që i përdorin vezët për të “sulmuar” Kryeministrin, znj. Bregu, i përdor për të gatuar një byrek të shijshëm për familjen.
Nuk janë të shpeshta rastet, kur politikanet shqiptare ndajnë me ndjekësit në rrjetet sociale imazhe të tilla, por duke qenë se znj. Bregu nuk e e ka mohuar kurrë pasionin e saj për gatimin, nuk e ka problem të postojë edhe foto të tilla familjare.
Tek e fundit, e diela i përket familjes!
Foto/ Itali: Ecte me motrën përdore, aksidentohet vajza shqiptare
Një vajzë e mitur shqiptare ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në Itali pasi është përplasur nga një makinë.
Siç shkruan agjencia “ANSA”, aksidenti tragjik ka ndodhur në Bolonja dhe viktimë ka mbetur e mitura shqiptare me emrin Arsina Isufi.
13-vjeçarja shqiptare, është përplasur për vdekje nga një makinë “Opel Combo” që drejtohej nga një 38-vjeçare italiane.
E mitura shqiptare është dërguar në spital në gjendje të rëndë, por nuk është bërë e mundur që të shpëtohet jeta e saj.
Foto: Rita Ora nuk i lë vend imagjinatës...
Fustani i Rita Orës, nuk la asgjë për të imagjinuar. Kjo, pasi shqiptarja e cila përfaqëson vendin botërisht me vokalin e saj, u pa teksa ishte veshur tejet e mbuluar në gjethe të blerta, për darkën e “Vogue Fashion Ëeek” të Italisë.
Ora dukej për mrekulli megjithatë ajo çdo herë lë diçka për të qenë në qendër të vëmendjes...
Kësaj radhe ishin pantallonat e shkurtra, të cilat i vënë në pah asetet e saj, teksa fustani i saj ishte tejet zbulues./Klan Kosova/
Foto: Ja skafi i gjetur sot në Vlorë. Mbrojtja: Ishte braktisur
Ministria e Mbrojtjes ka reaguar për skafin e gjetur në ishullin e Sazanit, duke u shprehur se ka qenë anija e Rojës Bregdetare që ka gjetur mjetin lundrues, që më pas i është kaluar policisë për hetime të tjera.
“Ministria e Mbrotjes bën me dije se gjatë patrullimit rutinë, sot në orën 06:25 anija “P-02” e Forcës Detare, gjeti një skaf të braktisur 4 milje në veri të Sazanit me ngjyrë blu, e gjatësi 6-8 metër me motor ‘Merkuri 250 kë’ pa asnjë mbishkrim.
U bë kontrolli i perimetrit në afërsi të objektit të braktisur nëse kishte të mbytur, ndërkohë u njoftua Policia e Shtetit dhe u bë rimorkimi i tij për në Sazan.
Me ndërhyrjen e policisë mjeti ju dorëzua me procesverbal policisë kufitare, të cilët e dërguan në Triport. Policia po bën hetimet e saj për rrethanat, Forca Detare vijon patrullimin në këtë zonë”,- thuhet në një komunikatë zyrtare.
Tiranë: Masakrohet 50-vjeçari në dhomën e konviktit në Institut
Mëngjesin e sotëm është gjetur i vdekur në banesë shtetasi Arben Kanina, 50 vjeç, banues në Tiranë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në zonën e Institutit Bujqësor në kryeqytet, tek godina nr. 8, ku është gjetur i vdekur shtetasi Arben Kanina, i cili ishte endacak.
Viktima ka pasur shenja dhune në trup. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet policore të Komisariatit Nr; 3 dhe specialistë të Sektorit të Krimeve të Rënda të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku është bërë i mundur identifikimi autorit të kësaj ngjarje dhe më pas ndalimi i tij:
Artan Marku, 46 vjeç, banues në Tiranë.
Shkak i kryerjes së kësaj vepre penale dyshohet të jetë një konflikt i nisur për motive të dobëta.
Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Video: Kur ta punon burri...
“Atë që të bën i yti, nuk ta bën bota”. Eh, kjo shprehje në fakt vlen për një çift, të cilët po udhëtonin në avion dhe burri duke përfituar se gruaja e tij ishte në gjumë, i bën asaj një lojë.
Ai e ka filmuar teksa ajo flinte dhe e ngacmonte me gishta në gojë, fytyrë, hundë.
Ata po udhëtonin me avion nga Londra për në Vietnam, ndërsa Prankster James Ëalsh vendosi të zbaviste pasagjerët e tjerë me këtë shaka, që me siguri gruas së tij Tasha nuk i ka pëlqyer kur është zgjuar./jetaoshqef.al/
Videoskandal: Prerësit e pyjeve bllokojnë edhe rrugët nacionale...
“Moratoriumin për pyjet qeveria ta marrë dhe ta fusë në b**ë!”...
Kundravajtësit jo vetëm që nuk duan t’ia dinë për shtetin prej kartoni, por ata bëjnë dru edhe ditën për diell, madje duke pasur guximin të bllokojnë edhe rrugët nacionale.
Kjo ka ndodhur në aksin Pogradec-Korçë, ku disa banorë të zonës kanë prerë disa pemë në anë të rrugës buzë liqenit të Ohrit, duke bllokuar për disa kohë edhe rrugën nacionale.
“Bllokohet rruga nacionale ne Pogradec sepse dikush po ben drru...”,- është dicitura që shoqëron këtë video.
Foto: Kristina ka vendosur t’ju çmend të gjithëve
Kjo është Kristin Prengaj. Modelja superseksi nga Shqipëria që është vetëm 18 vjeçe po ndez fansat e saj me trupin dhe bukurinë që ka.
Një vajzë e re plot ëndrra në jetë. Ka qenë imazhi i “Roberto Cavalli” dhe ka dale shoqëruesja e parë në Miss Universi.
I pëlqen të jetë në lëvizje dhe të konkurrojë. Përkrahja më e madhe janë prindërit dhe të afërmit.
Ajo, nuk abuzon me pijet dhe bën një jetë normale.
Teoria konspirative: Ja arsyeja pse u shkatërrua Jugosllavia
Politologu amerikan Phil Butler, ka dhënë një teori intriguese në lidhje me shpërbërjen e Jugosllavisë. Butler thotë se, Jugosllavia ishte e madhe dhe e fuqishme në sytë e vendeve perëndimore, për çka paraqiste kërcënim!
“Imagjinojeni Evropën sot, me Jugosllavinë si një nga lojtarët kyç!? Unë mundem. Jugosllavia ishte një nga eksperimentet më të mira kulturore dhe njerëzore në histori. E themeluar në territoret e konfliktit të Perandorisë Austro-Hungareze dhe Perandorisë Osmane, Jugosllavia ndërlidhi kulturat dhe asimiloi njerëzit në mënyra të papara që nga Aleksandri i Madh”,- thotë ai.
Politologu gjithashtu pohon se, shteti u shemb u gjend nën presionin e NATO-s dhe fuqive perëndimore, që nuk kishin asnjë interes të kishin në afërsi një vend të tillë të madh dhe të pavarur.
Butler madje beson se, në Jugosllavi në mes të viteve ’60 dhe ’80 të shekullit të kaluar, mbretëroi prosperiteti dhe zhvillimi, që rezultoi në një sistem të mirë shëndetësor, arsim falas, punë dhe standarde përgjithësisht të mira të jetesës.
Ai pretendon se, ishte prosperiteti ekonomik dhe pavarësia ideologjike arsyeja kryesore pse fuqitë perëndimore, kanë vendosur t’i japin fund Jugosllavisë, transmeton Telegrafi.
“Shtetit nuk i lejohej për të konkurruar me Francën, Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe, për shkak se në Londër dhe Luksemburg, bankierët, nuk mund të shtrydhnin miliardat nga regjimi socialist. Jugosllavia kishte për të vdekur, ndërsa Bushi, Reagani dhe Clintoni kanë ndihmuar që të ndodhte kjo”,- thotë Butler, duke shtuar se një parim i ngjashëm përdoret në Libi dhe Irak.
“A ia doli plani i NATO-s?”, pyet ai. “Sigurisht që po”, përgjigjet Butler, duke krahasuar gjendjen aktuale në ekonominë botërore të vendeve që dolën pas shpërbërjes së Jugosllavisë, me atë të të cilës para shkatërrimit e kishte shteti i përbashkët i Jugosllavisë.
Foto: Djali i Thaçit pret me ankth zgjedhjen e të atit president
Djali i vetëm i Hashim Thaçi, Endriti, të premten ishte mjaft i emocionuar dhe nën ankth për zgjedhjen e babait të tij, për president.
Përmes fotografive të cilat i ka siguruar "Zëri”, shihet se Endriti ishte tejet në ankth gjatë kohës që po votohej babai i tij, Hashim Thaçi për president.
Ai gjatë gjithë kohës ishte pranë babait të tij, mirëpo edhe në momentet kur Thaçi ishte nën presion e ankth, në të njëjtën gjendje ishte edhe Endriti.
Për më shumë shikoni fotografitë.
Arrestohen 7 balerina në lokalet e natës, mes tyre edhe minorene
Policia e Durrësit ka ndaluar një natë më parë 16 persona mes të cilëve edhe 7 balerina, që punonin në lokalet e natës. Mes tyre gjendej edhe një minorene e cila punonte në një lokal në zonën e plazhit.
Mësohet se vajzat ishin nga qytete të ndryshme të vendit, mes tyre edhe të komunitetit rom Dyshohet se ato shfrytëzoheshin edhe për prostitucion në këto lokale nate, ndaj ka nisur hetimi ndaj tyre dhe pronarëve që i kishin punësuar ato.
Video: Gurishta del nga koma. Në Tiranë për ekzaminime
Futbollisti i Vllaznisë Erdenis Gurishta ka dalë nga koma. Gjendja e tij është përmirësuar ndjeshëm. Ai humbi ndjenjat pasi u godit nga lojtari i Laçit, Valdani Nimani, në ndeshjen që Vllaznia luajti dje në stadiumin "Reshit Rusi", në Shkodër.
Reagimi i parë pozitiv i Gurishtës ka qenë në orën 04.00 e mëngjesit të së dielë.
Futbollisti shkodran ka fituar vetëdijen dhe menjëherë ka përshendetur të gjithë ata që e mbështetën në betejën me jetë, siç shihet në foton e mësipërme.
Mjekët e spitalit të Shkodrës këmbëngulin, që të paktën deri të hënën futbollisti nuk duhet të udhëtojë, qoftë edhe me helikopter, drejt Tiranës pa siguruar stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e parametrave të kërkuara të analizave përkatëse.
Foto+16: Këngëtarja Iva Aliko, “bëhet gati” për filma erotikë
Ajo është bërë tashmë e famshme. Jo për repertorin artistik, por për “ëndrrat” dhe guximin që ka për t’i rrëfyer në publik. Iva Aliko është të paktën 24 orët e fundit këngëtarja më e përfolur në Shqipëri.
Dhe kjo për faktin e thjeshtë se në një emision televiziv (Oktapod) tha se, do të pranonte të luante “filma ku të ivdentohej lakuriqësia, por jo filma pornografikë”.
Kaq ka mjaftuar për ta bërë të famshme shumë më shpejt sesa angazhimi i saj në botën e muzikës, ku Iva njihet më shumë për format e bëshme se për zërin.
Djali i Pablo Escobar: Babai kishte lidhje me trafikantët serbë
Botimi në Serbi i librit të djalit të narkotrafikantit më të madh të botës, Pablo Escobar, ka nxitur dhe rritur zërat për një bashkëpunim të vjetër mes narkotrafikantëve latino-amerikanë dhe atyre serbë. Në faqen e Juan Escobar, autor i librit për jetën e babait të tij, u shkruan mesazhe dashamirëse nga shumë serbë.
Vetë Juan, në një intervistë për gazetën serbe Veçerni Novosti, thekson se shumë serbë tregojnë respekt për familjen e tij. Ai thekson se ka dëgjuar që në perëndim kokaina është tregtuar nga klane të fuqishme serbe, por nuk ka asgjë zyrtare. Në fakt, prej kohësh janë botuar disa volume mbi ekzistencën e klaneve serbe të lidhura me UDB-në, e që tregtonin drogën në Europën Perëndimore.
Një nga këto është edhe ajo e udhëhequr nga Zhelko Razhnatoviç – Arkani. Dhe flitet që më pas me paratë e drogës u financua lufta në Bosnjë e Kosovë. Madje shërbimi sekret gjerman, bëri të ditur se dhe në vrasjen e Jusuf Gërvallës ka marrë pjesë një komandi e UDB-së që merrej edhe me trafikimin e drogës.
Ndërkaq, në ditët tona mjaft eksponentë të mafias serbe janë dhe baronët e furnizimit të kokainës në Gjermani por edhe shtete të tjera të Perëndimit. Dy grupime janë më të fuqishëm në shpërndarjen e kokainës në Europën e Perëndimit: kalabrezët dhe serbët.
Fatkeqësisht, në këtë biznes të lidhur me klane serbe janë përfshirë edhe shqiptarë nga Kosova e Shqipëria, por dhe Presheva. Një prej bosëve shqiptarë të kokainës në Gjermani, bredh në lokalet luksoze të Beogradit i shoqëruar nga krerë të shërbimit sekret serb. Ai pushton faqet e para të revistave dhe ndërron këngëtaret e njohura të “Pozdravit”.
Juan Pablo Escobar është i njohur në publik falë librit “Babai im, Pablo Escobar”, i cili u botua kohët e fundit dhe në Serbi. “Doja që viktimat e babait tim të gjejnë drejtësi”, thekson Juan që shton se shumë njerëz të varfër e të pastrehë u ndihmuan nga Don Pablo.
Sipas tij, historia e jetës së babait të tij Pablo Escobar nuk është romantikë si në biografinë “Mbreti i Kokainës”. Sipas versionit zyrtar, Pablo Escobar u vra më 2 dhjetor 1993, por ende ka teori se ai vrau veten./express/
29/02/2016/....................................
Video: Shikoni çfarë ulje të frikëshme bënë ky avion...
Ju ka ndodhur të shikoni shumë video në këto kohë me avionë të ndryshëm pasagjerësh që bëjnë ulje të detyruara në pistë për shkak të erës.... por si kjo ulje spektakolare nuk keni parë asnjëherë.
Shikoni videon:
Video: Agron Llakaj realizon debatin televiziv Rama-Basha
Agron Llakaj ka arritur të realizojë një përballje televizive mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Në emisionin “Al Pazar” ai solli një video të montuar me deklaratat e bëra nga Rama e Basha në emisionin “Opinion” në “Tv Klan”.
Në këtë mënyrë, ai ka vënë përballë liderin e mazhorancës dhe atë të opozitës, duke parë se debati mes tyre ka munguar në përballjet elektorale të vitit 2011 dhe 2013.
Edi Rama ka refuzuar të zhvillojë debate televizive me kundështarët politikë prej vitit 2000, ku pati të parin dhe të fundit me Besnik Mustafajn, në garën për bashkinë e Tiranës.
Trafikoi 570 kg kanabis, Gjykata: Ben Çami në burg, kemi prova
Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”, për Lutfi Shabanin, i njohur ndryshe edhe si “Ben Çami”. Ai është arrestuar si organizator i trafikut ndërkombëtar të drogës, të mbetur në tentativë, tre ditë më parë në doganën e Kapshticës, ku u sekuestruan 570 kilogramë hashash.
Gjykata fillimisht e vlerësoi të paligjshëm arrestimin në flagrancë, ndërsa ai u bë i ligjshëm pasi arsyetoi se ka prova të mjaftueshme. Si pjesë e këtij rrjeti, u arrestua edhe shoferi i kamionit Eldi Zahiri dhe bashkpunëtori tjetër Janaq Kaçeli.
Mësohet se Ben Çami në kartelat e policisë njihet edhe me emrin Artan Shabani dhe rezulton i dënuar edhe dy herë të tjera nga Gjykata e Krimeve të Rënda, brenda këtij 10-vjeçari.
Dënimi i parë i Ben Çamit nga kjo Gjykatë është dhënë në vitin 2007 duke e dënuar me 2 vite burg.
Pasi la qelinë e dënimit, arrestohet sërish në rrugën Kavajë-Durrës me mbi 15 kg heroinë, që dyshohej se vinte nga Maqedonia. Me arrestimin e tij, policia i vuri prangat edhe 5 bashkëpunëtorëve të tjerë shqiptarë, por që kishin edhe shtetesi maqedonase dhe amerikane.
Video: Emigrantët përleshen me policinë në kufirin maqedonas
Policia e Maqedonisë ka hedhur gaz lotsjellës për t’i shpërndarë emigrantët, të cilët ishin përpjekur me dhunë ta kalojnë kufirin nga Greqia. Emigrantët, të zemëruar me pritjet e gjata në përpjekjet e tyre për të kaluar ilegalisht në Maqedoni, kanë depërtuar nëpër vendkalimin Idomeni të Greqisë.
Duke brohoritur “Hapni kufijtë”, ata po ashtu, kanë hedhur gurë kundër policëve të Maqedonisë, e pastaj janë shpërndarë.
Policia tha se afro 500 vetë e kishin anashkaluar policinë greke, sot herët në mëngjes dhe ishin afruar në vendin që përdoret për kalimin e trenave në kufi.
Athina thotë se, më se 22 mijë emigrantë janë bllokuar në pjesë të ndryshme të Greqisë, për shkak të kufizimeve të imponuara nga Maqedonia, Serbia dhe Austria, vende këto që janë përgjatë rrugës që emigrantët e përdorin për të arritur në Gjermani dhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian.
Mbi 6500 emigrantë po presin në vendkalimin kufitar grek, Idomeni. Disa prej tyre ndodhen aty prej rreth tetë ditësh me sasi të kufizuara të ushqimit.
Autoritetet e Maqedonisë i kanë lejuar 300 emigrantë sirianë që ta kalojnë kufirin sot para agimit.
Video: Lady Gaga i përlot të gjithë në “OSCAR”
Lady Gaga ka emocionuar në ceremoninë “Oscar” me performancën e saj. Këngëtarja amerikane ka interpretuar këngën “Til It Happens To You”, e cila u dedikohet femrave, me të cilat është abuzuar seksualisht.
Gaga ka qenë vetë viktimë e përdhunimit në moshën 19-vjeçare dhe për këtë arsye, zgjodhi ta këndojë këtë baladë në “Oscar”.
Performanca e saj bëri që të pranishmit ta përjetojnë me emocione paraqitjen e saj, ndërsa disa nga femrat nuk përmbaheshin nga lotët gjatë këndimit të saj
Zbulohet sekreti për të pasur dhëmbë të përjetshëm...
Sekreti për të pasur dhembë të përjetshëm qëndron tek nofulla e peshkaqenit. Një grup studiuesish nga Universiteti i Sheffeld në Britani, kanë identifikuar mekanizmin përgjegjës për rigjenerimin e dhembëve të peshkaqenit.
Sipas studimit të publikuar nga revista “Developmental Biology” rigjenerimi i dhembëve të peshkaqenit ndodh për shkak të disa qelizave epiteliale.
Studimet kanë provuar se këto qeliza, gjendet gjithashtu edhe tek njerëzit.
Konsumimi i tepërt i sheqernave dhe mosmbajtja e një higjene të rregullt orale, shkatërron dhembët e mijëra personave në gjithë botën.
Gjatë jetës peshkaqenët humbasin shumë dhembë dhe i zëvendësojnë brenda disa muajsh.
Ekipi i drejtuar nga studiuesi Gareth Fraser, ka shqyrtuar embrionet e një peshkaqeni të llojit “Mustak”, duke identifikuar grupin e gjeneve përgjegjëse për programin e “rigjenerimit të përhershëm”.
Fraser deklaroi se, lajmi i mirë është që këto gjene janë përgjegjëse edhe për zhvillimin e dhembëve të njerëzve./tvklan.al/
Tunës i del zogu në studion e Ermal Mamaqit
Këngëtarja nga Shkupi ka qenë e ftuara e rradhës e Ermal Mamaqit, në emisionin e tij në Digitalb. Mes intervistës e batutave, siç ndodh zakonisht me personazhet që shkojnë në këtë program, aktori i humorit kishte përgatitur dhe një lojë me Tunën.
Ndërsa plaste tullumbacët, atrtistja e cila kishte veshur një fund të çarë, u zbulua duke nxjerrë në shesh zogun.
Shihni në videon më poshtë nga minuta 48:30.
Ja si të forconi gjoksin duke përdorur kastravecin
Kjo është një mënyrë e cila ka rezultuar tepër efektive për forcimin e gjoksit. Në fakt bëhet fjalë për një maskë me përbërës kryesorë të verdhën e vezës.
Merrni një kastravec të vogël dhe bëjeni pure në blender. Shtoni një lugë çaji gjalpë dhe 1 të verdhë veze.
Përziejini përbërësit derisa të krijohet një pastë. Pastaj, aplikoni pastën në zonën e gjoksit dhe lëreni të qëndrojë për rreth gjysmë ore. Lajeni tërësisht duke përdorur ujë të ftohtë.
Për rezultate më të mira, përdoreni këtë maskë një herë në javë për të forcuar dhe për të rivendosur indet e gjirit.
Fotogaleri: Ja cila ka qenë ish e dashura e Lionel Mesit...
Lionel Messi është një nga njerëzit më të famshëm mbi tokë, për shkak se është futbollisti më i mirë në botë për momentin dhe ndoshta edhe në gjithë historinë e futbollit.
Por gjithashtu, ai njihen edhe si një person i devotshëm kundrejt familjes së tij dhe besnik ndaj gruas së tij, Antonela Roçuzzo, të cilën e ka njohur që në fëmijëri dhe janë rritur bashkë.
Por Antonela nuk është e vetmja femër, që talenti argjentinas ka patur në jetën e tij. Për të gjithë ata që nuk e dinë, Messi, në moshën 18-vjeçare ka patur edhe një tjetër lidhje paralele me një modele, emri i të cilës është Macarena Lemos.
Macarena është një modele argjentinase nga i njëjti qytetit si futbollisti, Rozario dhe ka patur një lidhje të shkurtër me Mesin, në kohën kur ajo ishte 14 vjeçe dhe ai 18 vjeç.
Madje ajo ka pasur edhe një incident me mamanë e Messit, e cila e ka ndjekur nga pas Macarenën në një qendër tregtare e “armatosur” me një tigan. Por për fat incidenti u mbyll pa shumë probleme.
Për të gjithë ata që nuk e njohin, më poshtë keni një koleksion fotografish se kush është Macarena Lemos, ish e dashura e yllit të futbollit botëror, Lionel Messi./SYRI.net/
Foto: E pabesueshme, si janë njoftuar Xhensila dhe Besi
Xhensila Myrtezaj dhe Besart Kallaku janë padyshim shembulli më i mirë i një çifti.
Xhensila ka arritur suksese të shumta me këngët e saj, po ashtu edhe Besi është një aktor i suksesshëm, transmeton “lajmi.net”.
Të gjithë i njohin ata si një çift i mrekullueshëm, të cilët e kanë dëshmuar dashurinë e tyre, ndërsa shumë pak e dinë se si janë njoftuar ata.
Sipas disa burimeve, Xhensila dhe Besarti janë njoftuar krejt rastësisht ku ajo rastësinë e ka cilësuar si mbret të botës.
“Ka qenë rastësi. Nuk thonë kot, rastësia mbret i botës”,- ka thënë ajo.
“Unë kam qenë me mamin. Ai na ka ndaluar duke i thënë mamit tim që ke një vajzë shumë të bukur dhe ia lumturoftë Zoti. Mami im si një dashamirëse e madhe tij e mirëpriti komplimentin, madje i tha se, edhe vajza e saj (dmth unë, Xhensila) është artiste!. Aty Besit iu kujtova dhe e bëri lidhjen”,- ka treguar Xhensila duke shtuar se:
“Nga ai çast e mbrapa nuk ndaloi së kërkuari për mua, deri sa më gjeti e më bëri për vete. Kështu nisi një lidhje dashurie shumë e lumtur. Falenderoj Zotin që na bashkoi rrugët e fatit./lajmi.net/
Foto+Video: Zhgënjimi i protagonistëve të “Shok” pas “Oscar”-ve
Protagonistët kryesorë të filmit një prodhim mes kinematografisë së Kosovës dhe Britanisë, pasi falënderojnë mbështetësit premtojnë se me një bashkëpunim të dytë do të çojnë çmimin “Oscar” në Kosovë.
“Faleminderit të gjithëve që na mbështetët. Jemi të dëshpëruar që nuk mundëm të sillnim Oskar. Dhamë maksimumin. E rëndësishme është se këto ditë mbarë bota foli për Kosovën dhe historitë e Kosovës, kjo është shumë me rëndësi. Do kishim dashur të sillnim dhe trofenë por shpresojmë që herën tjetër ne të tre do e sjellim Oskarin në Kosovë”,- thonë ata përmes një video mesazhi.
Filmi kosovar “Shok”, me regji dhe skenar të Jamie Donoughue, nuk ka arritur të shpallet fitues i çmimit prestigjioz “Oscar”, për kategorinë e filmit më të mirë me metrazh të shkurtër, “Live Action Short Film”.
Në këtë kategori triumfoi filmi i shkurtër irlandez, “Sttuterer”.
Video: Ja si e këndon këngëtarja rumune këngën e Era Istrefit
Ruxandra, këngëtarja e njohur rumune e grupit “Ceva”, ka kënduar në versionin e saj hitin “Bonbon” të Era Istrefit. Ruxandra ka arritur që me cover-in e “Bonbon”, ti afrohet këngës origjinale.
Joleza fillon punë në CNN?
Kemi dëgjuar shumë lajme për shqiptaret që aspirojnë të fillojnë punë në CNN. E në fakt kush nuk do të donte ta kishte atë fat. Kryetarja e FRESHSh-it, Joleza Koka, do ishte ideale për atë vend pune, duke qenë se gjithnjë është shumë e saktë dhe e kthjellët në artikulimin e mendimeve të saj, aq sa për një moment na u duk sikur ishte zhvendosur të studion prestigjioze të lajmeve të këtij televizioni...
Shikoni sa ngjan kjo spikere me Jolezën tonë.
Janë të dyja shumë simpatike. Vetëm se kemi frikë se nëse Joleza do të fillojë punë te CNN, ndoshta mund ta gjejë veten të zgjuar te BBC-ja.
Fotolajm: Shpërthen Vullkani Tungurahua
Kjo foto spektakolare është shkrepur gjatë momentit të shpërthimit të vullkanit Tungurahua. Koni vullkanik ka rinisur erozionin e tij pak ditë më parë në Ekuador dhe fotot e tij janë shkrepur edhe nga hapsira nga satelitët e NASA-s.
Foto: Dy binjake seksi në bodybuilding
Jenny dhe Lucy Ëest janë binjaket identike, të cilat është vështirë të dallohen. Por, përveç ngjashmërisë, ato kanë edhe të njëjtin pasion, bodybuilding-un. Motrat seksi, të cilat janë nga Neëcastle, kanë punuar së bashku në dyqane, kafene dhe hotele dhe tani janë duke u stërvitur së bashku. Binjaket 29-vjeçare do të garojnë në të njëjtën garë të bodybuilding-ut për herë të parë.
Tregtisë me jashtë/ INSTAT: Eksportet bien për të shtatin muaj
Eksportet e mallrave ranë për të shtatin muaj me radhë, duke vazhduar tendencën e nisur që në qershor të vitit të kaluar. Të dhënat e fundit zyrtare nga Instituti i Statistikave tregojnë se, në Janar 2016, kompanitë shqiptare eksportuan 16.3 miliardë lekë mallra, nga 17.7 miliardë që kishin eksportuar në Janarin e 2015-ës.
Rënia është 7.8%. Të dhënat e detajuara tregojnë se, tkurrja e eksporteve vazhdon të udhëhiqet nga grupi minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike.
Sipas Instat, eksportet e këtij grupi ranë me 33% nga 3.6 miliardë lekë që ishin vjet në Janar në 2 miliardë lekë këtë vit.
Pjesa dërrmuese e rënies në këtë grup i dedikohet uljes së eksporteve të naftës. Nafta është një nga zërat kryesore të eksporteve shqiptare.
Por konjuktura e pafavorshme në tregjet ndërkombëtare me rënien drastike të çmimit, është duke e goditur fort këtë industri.
Megjithatë eksporti i lëndëve të para nuk është i vetmi që ka shënuar ecuri negative.
Të dhënat tregojnë se rënie të fortë ka edhe në një grup tjetër, atë të materialeve të ndërtimit. Sipas Instat, eksportet e materialeve të ndërtimit ranë nga 3.1 miliardë lekë vjet në 2 miliardë lekë këtë vit.
Do'stlaringiz bilan baham: |