Rriten “ushqimet” dhe tekstilet
Eksportet e zërit ushqime, pije dhe duhan kanë vazhduar tendencën pozitive edhe këtë fillim vitit. Sipas Instat në janar eksportet e këtij grupi ishin 1.4 miliardë lekë nga 1.1 miliardë që ishin vitin e kaluar.
Veç ushqimeve, tendencë pozitive ka ruajtur edhe industria e tekstileve. Sipas Instat eksportet e tekstileve dhe këpucëve u rritën me 1 miliardë lekë në janar duke arritur në 8.4 miliardë lekë.
Megjithatë rritja e dy grupeve, fasonit dhe artikujve bujqësor ka qenë e pamjaftueshme për të kompensuar rënien e energjisë dhe materialeve të ndërtimit duke bërë kështu që në total eksportet shqiptare të vazhdojnë tendencën e fortë rënëse me 7.8% krahasuar me vjet.
Shqiptarët shpenzojnë 6 miliardë lekë në vit në procese gjyqësore
Gjykatat shqiptare arkëtojnë mesatarisht çdo vit 500-600 milionë lekë nga tarifat që paguajnë qytetarët për shërbimet gjyqësore. Sipas një artikulli të botuar nga revista ekonomike “SCAN MAGAZINE”, nga këto të ardhura të arkëtuara, gjykatat lejohen të përdorin 10% të shumës së siguruar për nevojat e tyre në bazë të një marrëveshjeje midis Ministrisë së Financave dhe kryetarit të Bordit të Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor.
Ndërsa pjesa tjetër e fondeve të arkëtuara kalojnë në buxhetin e shtetit.
Ndryshe nga sa ndodh me gjykatat e tjera, në Gjykatën Kushtetuese mungon specifikimi i procedurave dhe respektivisht, edhe vendosja e kritereve matëse për të caktuar tarifën për çdo lloj procedure.
Për vënien në lëvizje të Gjykatës Kushtetuese ligji nuk parashikon asnjë tarifë shërbimi.
Megjithatë, vitet e fundit, sipas studimit, vihet re se janë shtuar mjaft kërkesat që depozitohen para kësaj gjykate, duke shtuar volumin e punës së saj sidomos në fazën e seleksionimit të kërkesave.
Kjo gjë ka rritur edhe shpenzimet administrative të saj. Përveç kësaj, në mjaft raste vihen re edhe abuzime me mjetin e ankimit duke paraqitur kërkesa të cilat nuk plotësojnë kriteret në mënyrë të përsëritur.
Ndaj, sipas ekspertëve të drejtësisë, vendosja e një tarife të arsyeshme pa penguar aksesin do të mund të ulte numrin e rasteve të tilla dhe të mundësonte një shërbim më të mirë administrativ.
Nga ana tjetër, raporti evidenton se pavarësisht zhvillimeve që ka pasur në drejtim të uljes së tarifave gjyqësore dhe përmirësimeve që iu bënë ligjit për ndihmën juridike, vlerësohet se tarifat gjyqësore frenojnë shumë qytetarë dhe procedurat e aplikimit janë shumë të ngadalta. Sa i përket prokurorisë, të ardhurat që arkëton nga tarifat variojnë nga 2-3 milionë lekë në vit.
Nga këto të ardhura të realizuara nuk është përfituar asnjë përqindje për t’u përdorur, pasi Ministria e Financave nuk ka nënshkruar një udhëzim të përbashkët me Prokurorinë për përfitimin dhe mënyrën e përdorimit të tyre.
Këto janë të dhënat dhe statistikat zyrtare për atë ç’ka shqiptarët paguajnë me ligj për të marrë drejtësinë e tyre, ndërsa këtu nuk është llogartiur ajo që jepet nëndorë për të “blerë” atë./SCAN Magazine/
Italia u trembet emigrantëve: Po hapet shtegu nga Shqipëria
Vëmendja e autoriteteve italiane është përqëndruar në Puglia, ku nga Shqipëria mund të vërshojë vala e re e emigrantëve, të bllokuar aktualisht në Greqi.
Ministri i Brendshëm italian, Anxhelino Alfano, në një intervistë për gazetën “Il Messaggero” tha se, ekziston rreziku i hapjes së një rruge të re për emigrantët nga Shqipëria drejt Italisë.
“Po përgatitemi të përfocojmë bashkëpunimin me Shqipërinë, si në kufirin e tyre me Maqedoninë dhe Greqinë, si edhe përgjatë bregdetit.
Kemi programuar të gjithë instrumentet e pritjes. Të mos harrojmë se prej eksodit shqiptar në Puglia kemi një eksperiencë tashmë të maturuar, sa i takon pritjes së flukseve të emigrantëve”,- tha Alfano.
Ndërkohë kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se, Europa nuk do të lejojë që Greqia të bjerë në “kaos”, duke kritikuar vendimin e disa vendeve për të mbyllur kufijtë.
Sipas autoriteteve greke, numri i emigrantëve të bllokuar aktualisht në Greqi është 20 mijë, por muajin e ardhshëm parashikohet të shkojë në 70 mijë./Tv Klan/
Kamera e fshehtë: Euro apo lekë do të numërojnë sonte zyrtarët?
Sonte mbrëma emisioni denoncues në “Tv Klan”, “Stop” do të sjellë për publikun një tjetër rast korruptiv. Burime të rezervuara nga redaksia e këtij emisioni thanë se, bëhet fjalë për zyrtarë të lartë të administratës shtetërore, të cilët janë filmuar duke marrë rryshfet, në këmbim të shërbimeve për qytetarët.
Nuk dihet; lekë apo euro, janë paratë që do të shohim duke u numëruar sonte në kameran e fshehtë, por me siguri rasti i ri do të sjellë pasoja tek këta persona, ashtu si për inspektorët e IKMT-së, zyshat që rrihnin nxënësit apo dhe “menaxherja” që u premtonte kurorën e miss-it vajzave të reja, në këmbim të parave.
Shpëtim Gjika shpellet sërish i pafajshëm
Shpëtim Gjika fiton një tjetër betejë me drejtësinë shqiptare. Ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, është shpallur i pafajshëm nga gjykata e këtij qyteti, për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Brenda një seance gjykatësja Mirela Mishgjoni dëgjoi pretencën e prokurorisë, konkluzionet e avokatit dhe më pas shpalli të pafajshëm Gjikën.
Prokuroria e Vlorës pati kërkuar tre vite burg për ish-kryetarin e bashkisë, pasi e akuzonte për një shkelje të vitit 2008.
Sipas hetimit, Gjika i ka shitur një subjekti privat një truall rreth 350 metër katror tokë në vitin 2008 pranë Gjimnazit “Ali Demi” në Vlorë. Ky veprim nuk duhej bërë me firmën e Kryetarit të Bashkisë, por me vendim të Këshillit Bashkiak, që Gjika e ka shpërfillur.
Ky vendim pafajësie, ishte i dyti për Shpëtim Gjikën pas largimit nga detyra.
Në 2014-n Gjykata e Tiranës e Shkallës së parë dhe Apelit, e deklaroi të pafajshëm Gjikën, për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ndërkohë, është nën hetim dhe për disa leje ndërtimi të dhëna gjatë kohës që drejtoi Bashkinë e Vlorës./Tv Klan/
Foto+Video: Ja vajza e cilit artist shqiptar është Dua Lipa
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, nuk e ka mohuar asnjëherë prejardhjen e saj. Ajo me shumë krenari e ka shprehur shpeshherë prejardhjen e saj nga Prishtina.
Dua Lipa e cila është vetëm 20 vjeçe, është duke prekur majat e renditjeve botërore.
Për të gjithë ju që nuk e keni ditur, Dua Lipa është vajza e këngëtarit rrok të njohur kosovar të grupit “Oda”, Dukagjin Lipa. Për më shumë shikojeni se si Dua, e flet rrjedhshëm gjuhën shqipe.
Gjykata pezullon gjobën e Veliajt për PD-në
Gjoba që kryebashkiaku Erion Veliaj i vendosi Partisë Demokratike për protestën e 8 dhjetorit, u pezullua. Kështu ka vendosur Gjykata Administrative e Tiranës, duke urdhëruar kështu ndalimin e çdo veprimi të bashkisë deri në gjykimin final të çështjes.
Veliaj gjobiti PD-në me rreth 16 milionë lekë, për dëmet e shkaktuara në protestën e 8 dhjetorit.
Sipas PD-së gjoba ishte politike, ndërsa prokuroria në bazë të ekspertizës zbuloi se, shkrimi i punonjësit të Policisë Bashkiake ishte i falsifikuar.
Menjëherë pas bërjes publike të gjobës ishte vetë punonjësi i Policisë Bashkiake, Besim Karaj, që denoncoi publikisht se shkrimi i tij ishte falsifikuar.
Më pas ai bëri kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës.
Këto vajza janë kapur në poza të nxehta dhe idiote...
Çfarë ka ndodhur me këto vajza? A ishin të dehura nën avujt e alkoolit? A mos vallë ato kanë guxuar duke bërë veprime të tilla kaq ekstreme?
Askush nuk e di fiks se cila ka qenë arsyeja e vërtetë që i ka bërë të sillen kështu, por në të vërtetë rezultati është një koleksion fotografish të turpshme, të cilat ato kurrë nuk do të kishin dashur të përfundonin në internet, por që tashmë po bëjnë xhiron e botës.
Hidhni një sy të gjitha këtyre fotove, të cilat do t’ju lënë pa mend…
Menduh Thaçi: Shkupi s'është vendi i kishave, por ai ku thuhet "Allahu Ekber"
Në kohën kur në afërsi të Shkupit ka nisur ndërtimi i një kryqi, në rrjetet sociale po qarkullon një video e vjetër e liderit të PDSH-së, Menduh Thaçi, duke thënë se, Shkupi nuk është vendi i duhur për kryqe e kisha, por është vendi ku thuhet “Allahu Ekber”.
Video/ Mos e humbni: Van Gaal rrëzohet në fushë, i denjë për Oscar
Trajneri i Manchester United, Louis van Gaal tregoi aftësitë e tij prej aktori (madje disa e kanë propozuar për Oscar) në ndeshjen e fundit përballë Arsenal këtë të diel. Duke protestuar përpara arbitrit të katërt Mike Dean, për mënyrën se si u rrëzua një lojtar i Arsenalit ai ka bërë një gjest mjaft interesant. 64-vjeçari është në presion të madh muajt e fundit për shkak të rezultateve të dobëta.
Foto: Atletja shqiptare që garonte në Itali, humb betejën me sëmundjen
Një vajzë shqiptare 29-vjeçare ka humbur jetën në Ancona të Italisë, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.
Ertila Zeqja, atletja profesioniste prej disa kohësh luftonte me një sëmundje të rëndë dhe nuk ishte dorëzuar, deri mbrëmë kur u shtrua në spital në gjendje të rëndë.
Ertila kishte lindur në Durrës dhe më 22 qershor mbushte 29 vjeç.
Për një kohë të gjatë ajo kishte jetuar në Fabriano, Ancona, ku kishte studiuar dhe ishte diplomuar.
Disa media italiane kanë shkruar për vdekjen e shqiptares, ngjarje që ka sensebiluzuar qytetarët e qytetit ku ajo banonte, ndërsa funerali do të bëhet ditën e nesërme në orën 10:30.
Foto: Sara Hoxha, ja ku po i kalon pushimet ekzotike...
Sara Hoxha, njëra nga trashëgimtare e “Top Channel”, është duke shijuar pushimet në një vend ekzotik.
Sikurse është mësuar së fundmi, e dashura e prezantuesit të njohur shqiptar Ledion Liço, po pushon në ishullin e Balit, provincë e Indonezisë.
Në faqen e saj personale në Instagram, trashëgimtarja e dytë e familjes Hoxha, duket shumë e lumtur dhe e relaksuar.
Edhe pse në të gjithë fotot ajo shfaqet pa të dashurin e zemrës moderatorin Liço, ka zëra se ajo po pushon pa të.
Por nuk përjashtohet fakti që ky i fundit, të jetë personi i cili fshihet pas aparatit, që ka shkrepur fotot e shumta të Sarës, të publikuar në profilin e saj në rrjetet sociale.
Profesori njohur- Gjebresë: Të ka rënë telebingo në “Criminal Media”
Profesori i njohur i Universitetit të Tiranës, Bardhyl Matraxhiu, është shprehur i shokuar nga intervista e djeshme e bërë nga Ardit Gjebrea në burgun e Fushë Krujës me të dënuarin me burg për jetë, Marjan Rroku, i cili akuzohet për vrasjen e nënë e bijë në mars të vitit 2001.
“Me autoritetin e tij si ish-këngëtar i njohur dhe tani moderator i njohur i telebingos befasisht Ardit Gjebrea bën ‘gazetarin’ në një skup të intervistës me një vrasës sadist, të dënuar me burgim të përjetshëm.
Sigurisht që e kanë përdorur për qëllime që nuk i dimë, por vetë ai duhet ta kuptonte se nuk mund ta intervistojë një të dënuar pa parë më parë dosjen e tij në gjykatë dhe duke u munduar të jetë sa me objektiv që të mos lëndojë të afërmit e viktimave.
Se atë që krimineli e paraqet si vrasje pa paramendim dhe që ishte ai që përndiqej nga viktima, do të kishte parë të kundërtën që paska pasur 5 denoncime për dhunë nga e ndjera… por edhe pa i ditur këto fakte si mund të besojë ai dhe të mos pyesë se si iku vrasësi në Amerikë me identitet tjetër pa pasur me parë një plan paraprak.
Kjo tregon se ose Arditit i ka rënë telebingo (shuma ka qenë e madhe) ose ai kujton që gazetaria është tralala”,- shkruan në profilin e tij në Facebook, profesori i njohur Bardhyl Matraxhiu.
Foto: Morena Taraku bëhet për spital
Bukuroshja Morena Taraku shquhet për jetën luksoze që bën. Jemi mësuar ta shohim me vetura të shtrenjta, udhëtime e veshje të shtrenjta.
Por ka momente kur jo gjithçka shkon mirë me të.
Orët e fundit në rrjetin social Snapchat, Morena ka postuar një foto, e shtrirë në spital duke marrë një serum.
Nuk dihet se cili ka qenë shkaku dhe përse ajo është ndjerë keq.
Foto: Tiranë, makina merr flakë në ecje
Një makinë ka marrë flakë teksa ishte në lëvizje, pranë stadiumit “Selman Stërmasi”. Fatmirësisht nuk ka të lënduar pasi shoferi ka dalë menjëherë nga makina. Bie në sy mbërritja e zjarrfikëses në kohë rekord, vetëm pesë minuta pas ngjarjes./jetaoshqef.al/
Derbi edhe me biletat; Tirana akuzon Partizanin për diskriminim
Të premten luhet derbi i Shqipërisë, supersfida e Kategorisë Superore mes Partizanit dhe Tiranës, ku të kuqtë janë skuadra pritëse.
Klubi i Tiranës ka akuzuar organizatorët e ndeshjes, që në këtë rast është Klubi Partizani, për abuzim të qëllimshëm me çmimin e biletave në dëm të tifozëve të Tiranës.
Në një deklaratë të shpërndarë për publikun, bardheblutë thonë:
“KF Tirana deshiron te denoncoje publikisht, abuzimin qe klubi organizator ka ideuar ne dem te tifozeve bardheblu. Klubi i Partizanit, ka reklamuar cmimet e biletave per tribunat D1, D2, D3, C dhe E, duke percaktuar vleren e 600 lekeve (te reja) per nje bilete ne keto sektor. Abuzive ndarja e bere. Sektore te ndryshem nuk mund te jene te barazvlefshem.
KF Tirana denoncon ashper levizjen abuzive qe klubi organizator ka bere duke mos u mjaftuar me barazvlefshmerine e te gjithe sektoreve ne stadium por duke shkuar edhe me tej”.
Tirana thotë se, Partizani do të shesë me 400 lekë biletat për tifozerinë e vet, pavarësisht se në printim ato do të mbajnë vlerën e 600 lekëve duke argumentuar se klubi do të rimbursojë për organizatorët diferencën prej 200 lekësh.
“Pra Partizani do t’i transferojë në llogari bankare vetes ‘subvencionin’ për biletat e kuqe. KF Tirana denoncon këtë sjellje provokative, aspak serioze për një klub futbolli.
Diferencime të tilla diskriminuese, nxisin një klimë aspak pozitive për një ndeshje që nuk do të luhet të premten për herë të fundit”,- mbyll reagimin e vet Klubi i Tiranës./Top Channel/
Foto: Ja si i kundërshton politikat e Merkel super-modelja
Mikaela Shaeffer është një ndër moedelet më seksi në Gjermani, dhe nëse shikon fotot e saj sigurisht që e meriton plotësisht vendin mes më të mirave.
Por, bukuroshja së fundi ka vendosur të jetë aktive edhe për politikat me të cilat nuk është dakord.
Një prej tyre është politika e kancelares Angela Merkel për pranimin e emigrantëve.
Bukuroshja ka vendosur të protestojë. Por si?
Në mënyrën më origjinale, ashtu siç ajo di të bëjë më mirë! Të dalë lakuriq! Shikojini fotot nudo të bukuroshes që proteston kundër Merkel në këtë formë.
01/03/2016/.............................................
Kujdes! Biberonët dhe prezervativët mund t’iu shkaktojnë kancer
Dy lloje kimikatesh që gjendet në biberonin e fëmijëve dhe prezervativët mund të shkaktojë kancer. Alarmi vjen nga një grup mjekësh të cilët e listojnë rrezikun e kimikateve që...
Dy lloje kimikatesh që gjendet në biberonin e fëmijëve dhe prezervativët mund të shkaktojë kancer. Alarmi vjen nga një grup mjekësh të cilët e listojnë rrezikun e kimikateve që gjendet në këto produkte të së njëjtës rrezikshmëri që ka mishi i kuq në shfaqjen e kancerit.
Produktet të tjera që përmbajnë të njëjtat kimikate të rrezikshme janë dorashkat me llastikë dhe gomat e makinës.
Në konventën e mjekëve që u zhvillua në Lion të Francës, 24 ekspertë nga 8 shtete u shprehën se ka mjaftueshëm prova që ti rendisin këto produkte në enciklopedinë e produkteve që shkaktojnë kancer.
Kimikatet e gjendura në këto produkte që janë kryesisht prej gome ose llastiku përmbajnë një lloj acidi i cili kur bie në kontakt me lëkurën e njerëzve mund të shkatojnë kancer.
Studiuesit kanë zbuluar se këto kimikate shkaktojnë kancer të zorrëve dhe fshikëzës së urinës. Ato gjithashtu janë përgjegjëse për një lloj të veçantë të kancerit të gjakut. Mjekët u shprehën se gjendja është alarmante sidomos për punëtorët e fabikave që punojnë me këto produkte./tvklan.al/
Fotolajm: Kur të përbyset taknu...
Këta ushtarë rusë i ka “gjetur belaja”, pasi tanku “SU-100” iu përmbys në një nga rrugët e Moskës gjatë përgatitjeve për një paradë ushtarake.
Mjeti muzeal (rrelike e Luftës së II Botërore), i cili është mbajtur në gjendje pune në gjithë këto vite nga ana e ushtrisë ruse, befas kur po përgatitej për parakalim në “Sheshin e Kuq”, ka bërë një manovër te gabuar dhe ka dalë nga rruga duke u përmbysur në një shëtitore buzë lumit Vollga.
Por ndërhyrja e mjeteve të rënda të ushtrisë ka bërë që pas disa përpjekjesh të mundimshme tanku të kthehej sërish në nkrahun e mbarë dhe madje të nishte gati për parakalim.
Shikoni fotot:
Gjermania, 324 të kthyer në gjashtë ditët e fundit të shkurtit
Gjermania ka kthyer 324 shtetas shqiptarë në gjashtë ditët e fundit të shkurti.
Këta shtetas kanë qenë azilkërkues në Gjermani, por autoritetet atje ua kanë refuzuar të drejtën e azilit.
Dega e OSBE-së ka bërë të ditur me detaje numrin e të kthyerve në katër data, si më poshtë:
Në datën 23.02.2016 – 101 persona
Në datën 24.02.2016 – 44 persona
Në datën 26.02.2016 – 60 persona
Në datën 29.02.2016 – 119 persona
Berisha- Lu-s: Parlamenti i inkriminuar, po mendoj të lë mandatin
Ish-kryeministri Berisha priti sot në një takim ambasadorin e SHBA në vendin tonë, Donald Lu si dhe shefin e OPDAT, Jon Simbert. Ambasadori Lu i dorëzoi zotit Berisha dokumentin e opinionit të Komisionit të Venecias të datës 26 shkurt 2016.
Në takim u diskutua gjerësisht për reformën në drejtësi. Berisha theksoi se, në bindjen e tij, dokumenti i Komisionit të Venecias përbën një bazë parimore, solide, të shëndoshë për të ecur përpara dhe kompletuar reformën në drejtësi.
Berisha shprehu mendimin se është me shumë rëndësi që të fillohet, pa humbur kohë, me krijimin, sipas rekomandimeve të Venecias, të njësisë antikorrupsion, pasi Komisioni Venecias ka folur qartë se kjo njësi nuk mund të ndërtohet siç dëshironte Edi Rama, por sipas parimeve të hetimit të pavarur.
Në takim u diskutua mbi zhvillimet në Parlament. Berisha u shpreh se, nëse disa muaj më parë kishte shprehur mundësinë e dorëzimit të mandatit, kjo ishte një mundësi hipotetike, por në kushtet e krijuara, me sjelljen nga Rama të Prengës në Parlament, ai e gjen shumë të vështirë pranimin e një parlamenti të tillë, të përgjakur.
Në këtë kontekst, Berisha theksoi se, qëndrimi i Ramës pas vizitës së Sekretarit Kerry, në të cilën ai lavdëroi forcat politike në Shqipëri për ligjin e dekriminalizimit, është i papranueshëm.
Shfaqja, të nesërmen, e Ramës me Rroshin, dërgimi i ministrit tek Bushi dhe kthimi i Prengës në Parlament, janë të gjitha mesazhe të besnikërisë së Ramës ndaj kriminelëve dhe krimit, dhe kjo e bën vendin shumë të pasigurtë.
Po kështu, Berisha theksoi se, kjo qeveri ka zhdukur ligjin e konfliktit të interesit dhe sot pasuritë publike po rrëmbehen me shpejtësi të madhe nga vëllezërit, fëmijët, baballarët e Ramës, ministrave të tij dhe qeveritarëve të tjerë.
Ai u shpreh se kjo përbën një problem madhor për vendin ndaj dhe theksoi se është emergjente çdo plotësim ligjor i nevojshëm për të mbrojtur pasuritë publike të vendit.
Video: Da’Sara interviston Gugu-n: Jam biseksuale
Këngëtarja Gugu ka dhënë një intervistë të gjatë për emisionin “Da’Sara” në “Report TV”, ku duke folur për karjerën, familjen, dashurinë etj., ka pranuar edhe faktin se ajo është një femër biseksuale dhe se i pëlqen kjo gjë.
Shikoni videon:
“Apple” ulë çmimin e “iPhone 5s”
Gjiganti teknologjik “Apple” pritet që ta ulë çmimin e “iPhone 5S” për 50%, thuhet sipas “KGI Securities”.
“Apple” pritet që të lançojë pasardhësin e “iPhone 5s” gjatë muajit mars, i njohur si “iPhone 5se”.
Pajisja pritet të përmbajë përmirësime të dukshme harduerike të “iPhone 5S”. Kështu, celulari tashmë po quhet një “iPhone 6S”, por në madhësi të “iPhone 5S”.
Pajisja pritet të kushtojë 400-500 dollarë. Por, ardhja e këtij celulari të ri nuk nënkupton se “iPhone 5S” i ka ardhur fundi.
Për më tepër, “Apple” pritet ta ulë çmimin e këtij celulari për 50%, sapo të lançohet modeli i ri, ka bërë të ditur “KGI Securities”./Gazeta Express/
Video: Kjo është video më e shpejtë që keni parë ndonjëherë
Kjo është një video e cila është “muzikë” për adhuruesit e veturave sportive. Në këtë video janë regjistruar një numër i madh i super-veturave, kryesisht “Lamborghini” dhe “Ferrari” të cilat kalojnë me shpejtësi nëpër autostradë.
“Google” sjell binjakun “Kiddle”, motori i kërkimit për fëmijë
Motori i kërkimit “Kiddle”, i lançuar kohët e fundit, premton se do t’i mbajë të sigurt fëmijët gjatë kërkimit të tyre në internet.
Ndodh shpesh që fëmijët të shohin përmbajtje që s’duhet t’i shohin, kur kërkojnë në gjigantin “Google”.
Kështu, “Google” lançoi motorin e kërkimit i cili është vetëm për fëmijë, dhe i cili iu ofron atyre mundësitë më të mira të kërkimit për moshën e tyre, duke mos “rënë” në përmbajtje të gabuara.
“Kiddle” duket si motori i kërkimit në “Google”, por përfshin disa veçori të mira për fëmijë.
Foto/ Rama reklamon Lanën, Basha: Bëre Komunën e Parisit si geto
Përplasja mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD-së Lulzim Basha, është zhvendosur sot në rrjetin social në Facebook. Ka qenë kryeministri i cili në që mëngjes është kujtuar kur ai kishte drejtuar këtu e 14 vjet më parë operacionin për pastrimin e lumit të Lanës nga ndërtimet pa leje, duke treguar me krenari ndryshimin mes qeverisjes së demokratëve 92-97 dhe periudhës që ai qeverisi Tiranën.
Por pak orë më pas, lideri i opozitës dhe pasardhësi i tij në Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, ka postuar po në rrjetin social, 30 foto të asaj që kreu demokrat e quan një çmenduri në orkestrimin e Edi Ramës, betonimizi i Tiranës dhe ndryshimin që ai solli kur drejtoi kryeqytetin vetëm për 4 vite.
“11 vjet kryetar bashkie e la Tiranën pa plan urbanistik, krijoi geto të përjetshme betoni për të ndjekur ambicien e tij të çmendur, krijoi 200 milionë euro pasuri me lejet e ndërtimit.
Si te Komuna e Parisit, me qindra pallate ngjitur me njëri-tjetrin, pa marrë parasysh kush do jetojë, çfarë ka nevojë qytetari, por thjesht duke planifikuar metrat e hyrjet për t’i bërë llogari bankare në vende “Off- shore’”,- shkruan Lulzim Basha në Facebook.
Më tej ai kujton se, “sa për të tjerat: gropën e Hajdin Sejdisë e la të qelbet 11 vjet, 11 metra nga zyra e tij, Zogun e Zi deshi ta betonizonte, sheshin ‘Skënderbej’ e ktheu në gërmadhë për 2 vite e gjysëm”.
Sipas Bashës sot si kryeministër, Ramam vazhdon njësoj. Po bëhet gati ta mbushë Parkun e Liqenit me beton, aty ku asnjë mendje nuk ka shkuar deri më sot.
“Kjo është e vërteta e një kryeministri që rras në burg hallexhiun që rregullon çatinë e avllinë, por vetë nuk pyet as për ligj, as për rregulla. Ka mbetur të ngrejë dhe piramidën e tij, po këto plane do t’i bëhen hi shumë shpejt. Ka ikur koha e faraonit është dita e qytetarëve”- përfundon reagimin e tij Lulzim Basha.
Fotot e postuara nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha
Ndryshime të tjera në qeverinë Rama, ja kush ikën...
Pas largimit të ministrave, Cani, Naço, Celibashit dhe Veliajt, Këshilli i Ministrave ka bërë sërish ndryshime në kabinet. Në mbledhjen e radhës, këshilli i Ministrave ka miratuar largimin nga detyra të zv.ministres së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Gentiana Sulës, e cila në seancën e ardhshme plenare pritet të votohet si, drejtoreshë në Autoritetin për Informim mbi dosjet e ishSigurimit të Shtetit.
Sula koordinoi reforma të rëndësishme të arsimit profesional dhe punësimit, si dhe të përballjes me të shkuarën, sidomos për rehabilitim moral e financiar të ish-të përndjekurve politike gjatë diktaturës.
“Lufta për parkun”, bashkia shkul pemët e shoqërisë civile?
Këto foto janë publikuar nga të rinjtë e shoqërisë civile që mbollën të dielën fidanë tek Kodrat e Liqenit Artificial. Sot nuk ka më pemë, por vetëm gropa…
Ata thonë se, fidanët janë shkulur nga punonjësit e pastrim-gjelbërimit të Bashkisë Tiranë.
A mundet që bashkia të shkulë fidanë?
Pemët u mbollën nga aktivistë të shoqërisë civile, të cilët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e këndit të lojërave.
Shihni fotot e publikuar nga vetë organizatorët e protestave tek Liqeni.
Foto: Xhesika Ndoj vjen me nudo të reja, nuk janë montazh
Para pak ditësh u botuan foto nudo të këngëtares Xhesika Ndoj me një mashkull me të cilin po kryente marrëshënie seksuale në banjë.
Këngëtarja tha se ato ishin fotomontazh.
Por pas kësaj ngjarje Xhesika ka dhënë një intervistë lidhur me një set fotosh nudo artistike që ka realizuar disa kohë më parë. Thotë se aty është natyrale dhe fotot janë të pamodifikuara.
“Sa i takon përjetimit që të jep fotoja nudo, mua s’më jep asnjë ndjesi, sepse unë e di se kush jam. Ato foto i realizova, jo pse doja me çdo kusht të bëja një set nudosh për famë, por përtë treguar origjinalitetin tim.
Dua të theksoj se fotot janë realizuar pa photoshop, janë bruto dhe s’kanë as një lloj modifikimi. Dhe këtë e bëra thjesht për t’u mbushur mendjen shumë e shumë mosbesuesve, që unë nuk jam nën efektin e photoshopit”,- sqaroi ajo për revistën “Story”.
Video: 10 stilet që preferojnë femrat në shtrat... mos u trembni nga fantazia
Kjo video tregon 10 pozicionet më të preferuara të femrave, kur vjen puna tek seksi. Mos u habisni nëse këto “stile” ju duken paksa të vështira dhe akrobaci më vete… kur flitet për seks, nuk është e thënë që të jenë meshkujt ata më të “egrit”.
Pranga imamit, përdhunonte të miturën kur i mësonte Kuranin
Një mësues i fesë islame i cili përdhunoi një 14-vjeçare dhe abuzoi me të përgjatë 4 viteve teksa po i mësonte Kuranin, është dënuar me 19 vjet burg.
Mohammed Islam filloi të ngacmonte vajzën kur ajo ishte 9-vjeçare në vitin 2010, para se krimet e tij monstruoze të përshkallëzonin në muajin qershor kur e la atë shtatzënë, shkruan britanikja “Express”.
Sulmi nga 31-vjeçari u zbulua pasi viktima pengoi abortimin për të dëshmuar që ai ishte babai.
Islam, nga Londra akuzoi viktimën se ajo inicioi aktet e seksit, por në ditën e parë të gjykimit ai pranoi që e përdhunoi atë.
Kërcënonte me armë: Pranga drejtorit të Ujësjellësit në Ersekë
Me urdhër të Prokurorisë është ndaluar sot shtetasi Orest Malushi, drejtor i degës lokale të Ujësjellësit në këtë Ersekë.
Ai akuzohet për kërcënim me armë të një biznesmeni. Ndërkohë emri i tij doli në media dy ditë më parë, përmes një denoncimi të Partisë Demokratike.
Enkelejd Alibeaj tha se, Oresti Malushi kishte qëlluar me armë drejt anëtarit të Partisë Demokratike, Zylyftar Byreku, në një lokal në Shelegur të Leskovikut.
Duke iu referuar kësaj ngjarje, Alibeaj akuzoi kryeministrin Edi Rama, i cili sipas tij, u beson poste drejtuese njerëzve të inkriminuar.
FMN porosit qeverinë për konçensionet: Kujdes me rreziqet...
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka bërë për herë të parë publik qëndrimin zyrtar mbi koncesionin e TVSH-së. Përfaqësuesi rezident i Fondit tha në një intervistë për “Top Channel” se ky është një projekt për të cilin FMN i ka dhënë komentet dhe këshillat e saj qeverisë.
“Ne kishim dy pika kryesore; së pari që ky mund të mos jetë prioriteti më i lartë i reformës në Drejtorinë e Tatimeve. Ai do të japë disa përfitime, si për shembull të dhëna shtesë, por ka reforma që për ne janë më urgjente se kjo.
Së dyti, nuk ishte e dukshme që formula e ndarjes së të ardhurave, që është pjesë e këtij partneriteti, është ajo më e leverdishmja për qeverinë në termat e financimit”,- thotë FMN.
Jo vetëm në rastin e projektit të TVSH-së, por edhe në nismat e tjera, FMN i ka kërkuar Qeverisë që të bëjë një analizë më të detajuar kur jep koncesione.
“Partneriteti publik-privat dhe koncesionet janë një formë financimi për investimet publike. Ne duam të jemi të sigurtë që qeveria ka një kuptim të plotë për rreziqet apo detyrimet që mund të lindin në të ardhmen dhe të mund të analizojë përshtatshmërinë e PPP-ve apo koncesioneve në krahasim me format e tjera të financimit”,- sqaron Jens Reinke, shef i FMN në Shqipëri.
Por si e sheh Fondi Monetar gjendjen e ekonomisë?
“Përgjithësisht ne shohim zhvillime pozitive. Rritja ekonomike po forcohet edhe pse ngadalë. Ne na u desh të ulnim lehtësisht projeksionet tona, por pavarësisht kësaj rimëkëmbja vazhdon. Këtë vit ajo do të ndimohet nga rritja e investimeve të huaja dhe forcimi i besimit të brendshëm konsumator”,- thotë Fondi.
Në fund përfaqësuesi rezident i Fondit ka komentuar edhe ndryshimet në Qeveri, që prekën dy ministritë kryesore me të cilat fondi bashkëpunon
“Ministri i ri i Financavë është një koleg i mirënjohur për ne, por ndryshimet më të rëndësishme dhe unë mendoj edhe më pozitive, janë në aspektin institucional se atë individual.
Qeveria planifikon ti konsolidojë të gjitha funksionuet e financave publike në ministrinë së financave.
Pra disa pergjegjësi të cilat ishin pjesë e ministrisë së ekonomisë tani kalojnë tek financat. Këtu bëjnë pjesë investimet publike dhe strategjia për uljen e kredive të këqija. Unë e shoh këtë si një shenjë pozitive",- thotë përfaqësuesi rezident i FMN në Tiranë./TCH/
10 muaj e zhdukur, 14-vjeçarja kapet në Rinas, do të linte vendin
Një vajzë e mitur 14-vjeçare nga qyteti i Lezhës, e cila ishte zhdukur që prej muajit prill të vitit të shkuar, është gjetur nga Policia Kufitare e Rinasit. Shtetasja me inicialet M.B. u ndalua nga efektivët të cilët e shoqëruan në Policinë e Tiranës.
Vajza e mitur, rezultonte e zhdukur prej datës 13 prill të vitit 2015, kur u largua nga banesa e saj në qytetin e Lezhës. Prej asaj dite, familjarët nuk kanë pasur asnjë kontakt me minorene e cila nuk dihet ende se ku ka qëndruar gjithë këto muaj.
Në momentin e ndalimit ajo ishte e vetme, dhe po tentonte të shkonte dret Italisë. Por mosha e saj e vogël solli dyshime te Policia Kufitare e cila e mori në pyetje vajzën, dhe zbuloi më pas se bëhej fjalë për shtetasen nga Lezha të denoncuar prej kohësh të humbur nga prindërit.
Do'stlaringiz bilan baham: |