Shkrimi i plotë i Ismailit në Facebook:
“Përgjegje LDK-së, që paskan reague për deklaratën time në Facebook, ku them, në mes tjerash, se deputetja Teutë (mbiemnin s’po ia them, për respekt), me m’ngue mue lulet që ia dha Hashim Thaçi, i shtin n’bothë.
Tash, publikisht po e them:
Sikur nana ime, dy motrat e mia, apo grueja ime t’e kishin marrë në qafë një shtet e një popull të tanë, qysh e kanë marrë deputetët e LDK-së mbramë, që e banë kuorumin për me e zgjedhë Hashim Thaçin Kryetar shteti, e sikur t’ia kishin përulë e shkërrdhye vlerat e sakrificën baballarëve të tyne duke e marrë një buqetë lulesh nga ky Kryetar, unë vetë, me dy duert e mia, ia kisha shti atë buqetë në bothë nanës time, Lirie Paci, motrave të mia, Ilire Rizvanolli e Valbona Ismaili, apo grues sime Nita Qena.
Këto katër gra që i përmenda në fund, i kam jetë. I konsideroj të shenjta. Janë gratë që më kanë dhanë shembull se qysh është një grue e dinjitoze, e moralshme, nanë e mirë, motër e mirë, grue e respektueme, e përgjegjshme, me besë edhe mbi të gjitha, atdhedashëse.
Edhe e di, me jetë e garantoj, se ma përpara kishin vdekë, sesa me e përulë veten sikur këta deputetë mbramë.
E kam respektin ma të madh për çdo grue që i ka këto tipare, e që janë shumë nana e motra tona. Shumë. Ata që më njohin, e dijnë se jam në gjendje edhe jetën me e dhanë për për të drejtën e grues edhe barazinë gjinore.
Por në asnjë mënyrë, HIÇ ASNJË, nuk kam me pasë respekt për juve, deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, që ishit mbramë në sallë, edhe po e përsëris, ju që ishit në sallë, sepse në partinë tuej ka hala pak faqebardhë që patën guximin mos me dalë dje, për sa të jem gjallë. Këtë po ju siguroj!
Sepse ju i keni pre në besë qindra mija qytetarëve që ju kanë besue verbërisht, DY HERË, brenda një viti e gjysëm. Sepse ju nuk keni një trohë dinjiteti, jeni rrenca, të pamoralshëm, jeni prostituta që u shitët për pare e poste, jeni të pacipë, jeni fundërrina. Në mesin tuej ka edhe alkoholikë e shovenista, të cilët i rrahin gratë, dashnoret edhe çikat e veta, duke e shkatërrue këtë shoqëri në mënyrat ma të poshtra.
Edhe badihava e keni. Nuk keni me mujtë me e la veten kurrë, duke e ndryshue diskursin veprimit tuej mbramë, e duke u paraqitë viktima. Kurrë gratë kosovare nuk kanë me e harrue tradhtinë që ua bëtë, sepse unë kam me ua përkujtue çdo ditë të lume të jetës sime. Duheni me m’vra, për me ma mbyllë gojën. Ose, pse s’po më shtini në burg prapë?
Kjo nuk ka të bajë me gratë, por me një popull të tanë, o krijesa që frymoni, sepse për mue nuk jeni njerëz ma!
Ju dhimbti që 11,000 njerëz u pajtuen me mue, po? Henez keni me e ndje dhimbjen që ia keni dhanë vetes mbramë.
Edhe, a e dini çka? Kapeni atë buqetë me lule edhe secili që ishit në sallë dje, futeni nga një karanfil në bothë!”.
Liberta Spahiu pa të brendshme në emision
Moderatorja Liberta Spahiu, po bëhet gati për shfaqjen e radhës, teksa nuk mungon pa dyshim as vëmendja që ajo po tërheq me paraqitjen e saj.
E veshur nga Valdrin Sahiti, ajo ka preferuar që kësaj radhe t’i lëjë sutjenat në shtëpi dhe të duket më seksi duke shfaqur gjoksin e saj.
Kryqi gjigand përballë shqiponjës: Shqiptarët protestë në Shkup
Ngritja e një kryqi gjigand, të lartë gati 56 metra në rrugët e Shkupit u konsiderua një provokim nga qindra shqiptarë që dolën në protest. Kryqi nuk do të ngrihet mbi ndonjë kishë, por thjesht në anë të rrugës, njësoj si të ishte një përmendore, e jo një objekt kulti.
Qindra shqiptarë protestuan sot duke kërkuar largimin e projektit nga lagjia Butel, ku jetojnë edhe shqiptarë edhe maqedonas.
Vendimi për vendosjen e këtij kryqi ngjan me një kundërpërgjigje për vendosjen e Shqiponjës në lagjen e Tophanës në Shkup.
Deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti tha se kryqi përkeqëson marrëdhëniet ndër-fetare, por edhe ndëretnike.
“Dikush mendon se me arrogancë dhe me kokëfortësi mund të bëjë çfarë të bëjë me shtetin dhe në veçanti me vendbanimet shqiptare. Ne jemi sot këtu për të thënë se me vendbanimet shqiptare nuk mund të bëjë kush të dojë çfarë të dojë.
Kryqe, luana, këlshedra, arusha, dreqër, çfarë të duan, bujrum le të ndërtojnë në atë anë të urës ku e kanë bërë kopshtin zoologjik, por në këtë anë të urës do të ndërtohen objekte kulti, simbole, shenja vetëm të cilat reflektojnë kontekstin dhe kuptimin e bashkëjetesës”, tha Ermira Mehmeti, deputete e BDI-së.
Protestuesve iu drejtua edhe kryetari i Komunës së Çairit. Sipas tij Maqedonisë nuk i nevojiten incidente të reja.
“Kryqet i takojnë kishave, minaret tek xhamitë, as njëra e as tjetra nuk e kanë vendin në rrugë. Këta i dëgjova që kryqi i takon edhe shqiptarëve ortodoks, por pasi janë mërzitur aq për vëllezërit tanë ortodoks shqiptarë, ata kanë nevojë të bëjnë një kishë ortodokse shqiptare dhe unë i apelojë Komunës së Butelit që të ndajë një lokacion për kishë ortodokse shqiptare”,- theksoi Izet Mexhiti, kryetar i Komunës së Çairit.
Protesta i parapriu vendosjes së themeleve për vendosjen e kryqit, në Butel, komunë shumë-etnike dhe shumë-fetare.
Infantino ka një premtim për Kosovën
Presidenti i ri i FIFA-së, Gianni Infantino, ka një premtim për futbollin kosovar.
Kreu i FFK-së, Fadil Vokrri dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, të cilët ishin të pranishëm në kongresin e FIFA-s, kanë shfrytëzuar rastin që ta takojnë presidentin ri dhe ta urojnë për detyrën e re.
Gianni Infantino gjatë këtij takimi u ka premtuar kosovarëve se do t’i mbështet në rrugën e tyre drejtë ndërkombëtarizmit të futbollit.
“Duke uruar Infantino, për postin e tij të ri, edhe njëherë i kanë kërkuar atij që të mbështesë përpjekjet e FFK-së që të bëhet sa më parë anëtare e UEFA-s dhe FIFA-s”,- thuhet në njoftimin e FFK-së
“Ndërsa, presidenti ri i FIFA-s, Gianni Infantino, ka treguar mirëkuptim të plotë për kërkesat e FFK-së dhe ka premtuar se ai do të vazhdojë të mbështesë FFK-në. Ai situatën dhe gjendjen në futbollin e Kosovës e ka të qartë edhe nga takimet që ka pasur me krerët e FFK-së në kohën sa ishte sekretar i përgjithshëm i UEFA-s”,- vazhdon njoftimi.
Në fund të njoftimit thuhet se krerët e FFK-së janë të kënaqur me zgjedhjen e Infantino, meqë vjen nga komuniteti i futbollit dhe duke qenë një kohë të gjatë në postet drejtuese të UEFA-s.
Ai më së miri e di dhe e kupton futbollin dhe kërkesat e FFK-së, duke qenë të bindur se presidenti ri do ta mbështesë FFK-në drejt arritjes së objektivave.
De Biasi: Kush nuk do të pranonte të drejtonte Italinë
De Biazi ndodhet sërish në fokus të mediave italiane. Në një intervistë për portalin e njohur “Tuttomercatoëeb”, trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit foli për lëvizjet e fundit në Serinë A dhe për kontratën e tij me kuqezinjtë.
Ai komentoi edhe performancën e Rei Manajt te skuadra e Interit dhe zërat e përhapur në media për trajnerin e ardhshëm të Italisë.
Për sa i përket sulmuesit të zikaltërve, tekniku u shpreh se Manaj nuk po gjen hapsirat e duhura te Interi dhe kjo nuk shkon në favorin e tij.
“Për fat të keq ka pak mundësi, veçse kur luan me të rinjtë gjatë së cilës shfaq aftësitë e tij reale. Te skuadra e parë për fat të keq është pasiv dhe kjo nuk i bën mirë. Një djalë si ai, duke u huazuar, do t’i kishte dhuruar më shumë mundësi për të luajtur.
Stërvitja me lojtarët e Interit e ndihmon, por kjo nuk është e gjitha që mund t’i shërbejë një si Manaj”,-tha ai. Duke folur për Milanin, trajneri tha se “ekipi ka ekuilibrin e tij dhe Mihajloviç u tregua i zoti të merrte më të mirën ndaj lojtarëve të tij”.
De Biazi u ndal edhe te Juventusi dhe Interi. Te Alegri ka vlerësuar anën menaxheriale, ndërsa te Interi theksoi vështirësitë që has skuadra në gjetjen e golit.
Lidhur me kalimin e mundshëm të Kontes te skuadra e Çelsit, trajneri deklaroi se e sheh shumë mirë në drejtimin e kësaj skuadre.
Pyetjes se një vend do të lirohet në Kombëtaren italiane, De Biazi iu përgjigj duke thënë se “ka shumë kandidatë, nuk mendoj se jam njëri prej tyre. Kam një kontratë deri në fund të 2017-s me Kombëtaren shqiptare, por më gjeni një trajner italian që nuk do të donte të drejtonte Italinë”./panorama-sport/
Alarm! Kujdes ja si po kopjohen adresat në Fb
Facebook ju ka bërë thirrje të gjithë përdoruesve të tij që të bëjnë kujdes nga virusi i fundit, i cili po përdoret nga hackerat për vjedhjen e profilit të çdonjërit prej nesh.
FB, ka dhënë njoftimin zyrtar se një grup hackerash me anë të një virusi të ri mund të hyjnë në faqen tuaj duke ju vjedhur të dhënat tuaja dhe më pas hyjnë dhe në faqen e miqve tuaj. Prandaj nuk duhet ti jepni askujt të dhënat nëse jua kërkon.
Njoftimi i plotë i Facebook:
“Alarm … Kujdes! Është zbuluar një mënyrë e re për t’ju shqetësuar ne FB. Marrin fotografinë tuaj nga profili ne FB, kopjojnë emrin tuaj dhe krijojnë një profil të ri. Pastaj i kërkojnë miqve tuaj të lidhen në profilin e ri. Miqtë tuaj mendojnë se jeni ju, dhe pranojnë. Që nga ai moment ata mund të shkruajnë dhe publikojnë çdo gjë që ata duan me emrin tuaj. Ju lutem, mos pranoni kërkesë të re nga unë. Unë nuk kam hapur asnjë profil të ri. Kopjoni këtë mesazh në faqen tuaj, për të informuar sa më shumë që të jetë e mundur, qe kjo gje te mos ju ndodhe juve. Ju lutem … Copy dhe paste – jo share!!!Faleminderit”.
Foto: Xhesika Ndoji tregon më në fund të dashurin e saj
Jeta private e këngëtares Xhesika Ndoj ka qenë ndër më të komentuarat së fundmi. Në fokus të veçantë janë vënë disa fotografi ku ajo shihet duke bërë seks, mirëpo ajo ka reaguar se kanë qenë montazh.
Së fundmi Xhesika ka postuar një foto ku shihet bashkë me disa kolegë këngëtarë, por në pah vihet mbishkrimi ku ajo e quan reperin Gold Ag dashuri.
“Me ma te miret dhe goldin dashurin time”,- ka shkruar ajo.
28/02/2016.................................
Arben Derhemi: Teatri Kombëtar pronë private e drejtorit Çuli
Ai është ndër aktorët më në zë të kinematografisë dhe teatrit shqiptar. Bëhet fjalë për aktorin Arben Derhemi, që për të gjithë shqiptarët u bë i dashur dhe i njohur në serialin “Njerëz dhe Fate”, në rolin e Florit.
Derhemin do të keni mundësi ta shihni këtë fundjavë me monodramën “Johan Padam dhe Amerikat”, me regji të Milto Kutalit, që do të ngjitet në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
Megjithatë, ai ka kohë që i ka munguar skenës së Teatrit Kombëtar dhe në një intervistë për “Panorama” thotë se, tashmë ai teatër është pronë e drejtorit, Hervin Çuli.
“Teatri Kombëtar është pronë private tashmë. Unë kam folur mjaft për këtë. I kam bërë me dije instancat që merren me TK, që është ministria, që kam përshtypjen se është në një nivel me drejtimin e TK dhe nga sa kuptoj, kanë ndër mend ta rrënojnë këtë institucion.
Ndërsa mosafrimi im ka të bëjë me preferencat e drejtorit”,- ka thënë aktori. Derhemi shprehet gjithashtu kundër kontratave për aktorët.
“TK ka paguar ndaj njerëzve të larguar nga puna 150 milionë lekë, sepse kontratat që bën drejtori janë fiktive dhe gjykatat shqiptare u japin të drejtë njerëzve, pasi TK ka një kontratë kolektive pune. Sajesa e kontratave është një turp i madh për TK dhe Ministrinë e Kulturës në radhë të parë”,- pohon ai.
Në cilën anë e anoni kokën kur puthni? Ja se çfarë thuhet për ju
Puthja “flet” më shumë se një mijë fjalë. Është koha t’i kushtoni kujdes cikërrimave kur puthni, sepse ato nganjëherë janë më të rëndësishme sesa momentet e mëdha.
Hulumtuesit e Universitetit në Saskatcheëan të Kanadasë, kanë ardhur në konkludim që të shumtën e rasteve dashnorët anojnë kokën e tyre në të djathtë me rastin e puthjes, ndërkaq në kahun e kundërt kur është fjala për puthjen me familjarët.
Truri i madh është i ndarë në dy hemisfera: të majtë dhe të djathtë. Kur njëra anë e trurit është aktive, do të lëvizni pjesën tjetër të trupit.
Meqenëse qendrat emocionale janë të vendosura në hemisferën e djathtë të trurit, ana e majtë e fytyrës suaj zakonisht tregon më shumë emocione, sesa ana e djathtë.
Kështu, keni nevojë që të anoni kokën në të djathtë kur puthni partnerin, për shkak se sipas natyrës jeni të prirë që t’i tregoni anën emocionale të fytyrës.
Prandaj nuk është e tepërt t’i kushtoni kujdes se në cilën mënyrë ai anon kokën, mirëpo nëse ai e bën këtë në mënyrën e gabuar, nuk është koha të krijoni kaos.
Ekzistojnë edhe faktorë të tjerë që ndikojnë në atë se si e kthejmë kokën dhe ata nuk kanë lidhje me atë se sa e duam dikë.
Për shembull, nëse është i mëngjër, kjo gjithashtu mund të ndikojë në pozitën e kokës, sepse anatomia e trurit te mëngjarashët është e kundërt. Gjithashtu mund të luajnë rol nervat në pozitën e trupit. Hulumtimet tregojnë që njerëzit të cilët anojnë në të majtë, kur ecin, kanë nivel më të lartë nervoze.
Megjithatë, kur putheni, bëjeni një eksperiment të vogël në atë mënyrë që të ndërroni anët, andaj ashtu mund të përfundoni se a ju konsideron partneri si anëtar familjeje./Telegrafi/
Foto+16: Jeta e çmendur e “mbretit të Instagramit” vijon në Itali
Dan Bilzerian ka vizituar ishullin e Kaprit në Itali. Si gjithmonë ai është i shoqëruar nga femrat e tij. Italianët janë habitur nga stili i tij dhe mediat italiane e kanë komentuar shumë vizitën e miliarderit amerikan.
Tronditëse: Gjyshi vrau me çifte, ngujohen dy nipërit futbollistë
Një histori vërtetë e rëndë dhe e shëmtuar për Shqipërinë e vitit 2016. Dy futbollistë të rinj, Stivi dhe Uendi Vecaj, djem xhaxhallarësh mes tyre, nuk do të jenë në gjendje të luajnë të shtunën për Vllazninë dhe Adën.
Arsyeja është se një kushëri i tyre, pesë ditë më parë ka vrarë një njeri.
Historia e gjakmarrjes, rregullat e Kanunit, i detyrojnë edhe ata të ngujohen. Për këtë arsye, prej tre ditësh, Stivi Vecaj nuk është paraqitur në stërvitje me ekipin e “Adës”.
Prandaj, nuk do të jetë as nesër i gatshëm për të luajtur në ndeshjen shumë të rëndësishme të këtij ekipi ndaj Kamzës.
Kjo është mungesë e cila ndikon në lojën e velipojakëve, sepse për trajnerin Krepi, ky futbollist është një nga pikat më të forta të formacionit të tij.
Nga ana tjetër, e njëjta histori është përcjellë edhe tek një pjestar tjetër i këtij fisi.
Uendi Vecaj është një nga lojtarët e rinj më të talentuar të Akademisë së Vllaznisë dhe jo më kot drejtuesit e klubit, në muajin janar kanë firmosur një kontratë me të.
Madje, trajneri Cungu ka dashur ta përfshijë në 18-she për ndeshjen e nesërme ndaj Laçit, por për fat të keq edhe ai duhet të ngujohet.
Një histori e tmerrshme, por ky është realiteti. Më datë 21 janar, Ndokë Vecaj, 76 vjeç, ka qëlluar me armë gjahu një shtetas 52-vjeçar, që kishte hyrë në orën 02:00 të natës brenda rrethimit të shtëpisë së tij, duke e vrarë atë.
Ky i fundit rezulton të ketë qenë një person me probleme të shëndetit mendor, megjithatë, tashmë, përveç autorit të këtij krimi, që është i arrestuar, duhet të vuajnë të gjithë pjestarët e fisit “Vecaj”, sipas rregullit të gjakmarrjes.
Ata janë të ngujuar tashmë dhe dy futbollistët, Stivi dhe Uendi Vecaj, pikërisht për këtë arsye, nesër nuk do të jenë të gatshëm për të luajtur me Adën dhe Vllazninë. Ky është një fenomen shumë absurd, por realiteti i kohës që po jetojmë është i tillë.
Taksat tek Blloku, më të larta se tek “Piazza Duomo” në Milano
Bizneset në zonën “A” në kryeqytet, paguajnë më shumë taksa për zënien e hapsirës publike, sesa bizneset në disa zona turistike të qyteteve europiane. Aktualisht, për një 1 m2 hapsirë publike të zënë në zonën “A” në kryeqytet, zona e ish-Bllokut, një biznes duhet të paguajë 1.500 lekë në muaj.
Referuar kursit të këmbimit të djeshmëm të Bankës së Shipërisë, kjo taksë përkthehet në rreth 130 euro në vit.
Krahasuar me disa qytete në Itali, taksa që paguajnë bizneset në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, për zënien e hapësirës publike, rezulton më e lartë se taksa që paguajnë bizneset në disa qytete në shtetin tonë fqinj, Italinë.
Aktualisht, në “Piazza Duomo” të Milanos, që është një simbol i këtij qyteti dhe një zonë që vizitohet nga turistë të shumtë, kjo lloj taksë është më e ulët.
Konkretisht, zënia e 1 m2 hapësirë publike atje, i kushton 118.91 euro në vit bizneseve. Kjo, pavarësisht faktit se çmimi i produketeve që tregtohen nga bizneset në Milano është disa herë më i lartë se i atyre që tregtohen në Tiranë.
Konkretisht, nëse një biznes në Tiranë e shet një kafe ekspres për 1 euro, i njëjti lloj biznesi në “Piazza Duomo” në Milano e shet një kafe për 7 euro. Pra, edhe pse një biznes në zonën e ish-Bllokut në Tiranë fiton më pak, ai paguan më shumë taksa se në Milano./Shqiptarja.com/
Sonte, nata e çmimeve “Oscars”, mes tyre edhe “Shok”
Sonte, më 28 shkurt, do të ndahen çmimet “Oscars”, në të cilën për herë të parë në histori Kosova është pjesë e kësaj ceremonie me filmin “Shok”.
“Të pranishëm në ceremoni do të jenë: regjisori, Jamie Donoughue, producentët, Eshref Durmishi dhe Harvey Ascott, si dhe protagonistët Lum Veseli dhe Andi Bajgora, të cilët kanë nisur një faqe të re për Kosovën dhe industrinë e filmit kosovar”,- ka njoftuar përmes një komunikate Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK).
“Që nga nominimi i filmit ‘Shok’, filmi dhe Kosova kanë pasur shumë vëmendje në të gjitha mediat kombëtare dhe ndërkombëtare, duke cilësuar këtë film si favorit të kategorisë ‘Best Live Action Short Film’, gjë që ka ngritur shtetin e Kosovës në këmbë dhe na kanë bërë jashtëzakonisht të lumtur, që jemi dëshmitar të këtij suksesi”,- thuhet në komunikatë./Koha.net/
Video: Ja si u festua në vilën e Thaçit, zgjedhja e tij President
Nën ethe po e presin numërimin e votave. E kur shumica e tyre ishin pro zgjedhjes së Hashim Thaçit president, nëna,babai, motrat e dy nga vëllezërit e Thaçit të cilët kishin ardhur nga Austria në Burojë, u emocionuan tej mase.
Për kësi feste nuk mungon as shampanja. Telefoni për urime nuk pushon.
Haxhi Thaçi, babai i presidentit të sapozgjedhur, nën emocione thotë se djali i tij ka plot sfida përpara.
Ai pati fjalë edhe për veprimet e opozitës që po e kundërshtonin zgjedhjen e djalit të tij president.
Nëna e Thaçit, është më e përmbajtur, kur flet për djalin e saj.
Ndërsa, motra më e vogël e liderit të PDK’së, Kumrija ka veç fjalë të mira për të vëllanë.
Festa e familjes Thaçi, vazhdoi në odën e burrave. Në mesin e shumë kushërinjve e miqve, nuk munguan as ata që kremtimit po i ndihmonin me këngë për njeriun që sapo ishte zgjedhur në postin e të parit të shtetit.
Kënga e festa nuk shkon pa alkool. Për burojasit, vendasi i tyre, tashmë kryetar shteti, është personi me i duhur për udhëheqjen e vendit.
E në Drenicë, kur ka festë, krismat e armëve janë zakon.
Burri vret 4 pjesëtarët e familjes, më pas ekzekuton veten
Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin e Uashingtonit, pasi kryefamiljari ka vrarë 4 pjesëtarë të shtëpisë dhe më pas në fund ekzekutoi edhe veten.
Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme, ndërsa vetë agresori njoftoi policinë për viktimat, por pas shumë negociatash ai nuk u dorëzua por vendosi të vetëflijohet.
Autoritetet amerikane konfirmojnë se, mes viktimave janë edhe dy fëmijë të cilët jetonin në qytetin Belfair.
Policia së bashku me 5 viktimat e kësaj ngjarje, gjeti të traumatizuar edhe një vajzë 12-vjeçare, e cila u dërgua me urgjencë në spital ku po merr trajtimin e nevojshmë nga sociologët.
Foto+16: Futbollistja e Gjermanisë në një kalendar nudo
Selina Ëagner quhet futbollistja e Freiburg të Gjermanisë, por ajo ka luajtur kohë më parë edhe me ekipin e saj kombëtar, ndërsa kohët e fundit ajo ka bërë bujë për disa fotografi, në të cilat shfaqet e zhveshur plotësisht.
Foto/ Te Fiorentina, Bernardeschi në flirt me Veronica Ciardi
Fantazisti i skuadrës “violë” po shijon momentin e mirë të kampionatit dhe duket se, ka gjetur edhe dashurinë e vërtetë. Mediat shkruajnë për një flirt me ish-konkurrenten e “Grande Fratello 10” Veronica Ciardi.
Fotolajm: U pi duhan në lokal. Thaçi e nis me shkelje Presidencën
Hashim Thaçi ishte sot në Drenicë në ditën e parë pas zgjedhjes si President. Në një lokal në Skenderaj ku ai kishte ndaluar me miq e qytetarë është shkelur ligji për ndalimin e duhanit.
Në tavolinën ku po qëndronte Thaçi është shkelur ligji për ndalimin e duhanit.
Ligji për kontrollin e duhanit në Kosovë ka hyrë në fuqi nga maji i vitit 2013.
Emigrantët/ Rama trembet nga reagimi grek: S’i mbyllim kufijtë
Një deklaratë e Edi Ramës se Shqipëria nuk do t’i hapë kufijtë për emigrantët e Lindjes së Mesme që janë në Greqi, shkaktoi reagimin e fortë të mediave greke. Disa prej tyre i kujtuan se nuk duhet të harrojë kohën kur Greqia u hapi dyert shqiptarëve. Edi Rama, i kritikuar shpesh për deficencë të theksuar në diplomaci, nuk kishte dëgjuar as deklartën e Ministres së tij të Integrimit, Klajda Gjoshës, e cila po atë ditë, (të enjten) kishte thënë se Shqipëria nuk do të pengojë kalimin e refugjatëve për në BE.
I gjendur përballë një lumi kritikash nga mediat fqinje, Edi Rama është detyruar të zmbrapset.
Ai ka nxjerrë Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushatin për ta zbutur qëndrimin e tij, të cilin e tha me plot siguri edhe kur në “Top Story” i’u bë e ditur se nga Ministrja e Integrimit ishte dhënë tjetër version.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, i pyetur se si do ta interpretonte ai deklaratën e Ramës se “Shqipëria nuk ka ndërmend të hapë kufijtë”, Bushati u shpreh: “Shqipëria as do t’i hapë dhe as do t’i mbyllë kufijtë për refugjatët. Shqipëria do t’i qëndrojë besnike vlerave europiane, angazhimeve të ndërmarra në këtë kuadër që tetorin e vitit të kaluar”.
Vitin e shkuar ishte po vetë kryeministri Rama, i cili pati deklaruar se vala e emigrantëve mund të kalonte nga Shqipëria, me afrimin e dimrit dhe Shqipëria do të duhej të ishte e gatshme, nëse i kërkohej, për t’i pritur emigrantët.
Nga qeveria u pranua edhe se po përgatiteshin disa kampe në Gjirokastër. Është e pakuptueshme deklarata e Ramës për të mos i hapur kufijtë.
Por nxitimi për ta zbutur qëndrimin me anë të ministrit Bushati, pas reagimit grek, e tregon atë sa të pakujdesshëm në diskursin publik aq edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Humbja me Atleticon, Ronaldo: Dukem si m... nga ata në media
Cristiano Ronaldo nuk i ka kursyer kritikat kundër shokëve të tij të skuadrës, pas humbjes 1-0 të pësuar në derbin kundër Atletico Madrid pasditen e djeshme, duke thënë se, ata do të ishin në vendin e parë në renditje nëse të gjithë do të luanin si ai.
Goli i realizuar nga Antoine Griezman në pjesën e dytë i ka dhuruar ekipit të Simeone-s fitoren, ndërsa madrilenët mbeten nëntë pikë larg Barcelona-s kryesuese, me katalanasit që kanë një ndeshje më pak.
Në përfundim të ndeshjes, Ronaldo ka shpërthyer, duke thënë se:
“Nëse të gjithë do të ishin aq të mirë sa unë, ndoshta ne do të ishim të parët. Nëse një skuadër nuk luan me lojtarët më të mirë është e vështirë të fitosh një kompeticion të gjatë siç është kampionati.
Më pëlqen të luaj me Benzema, Bale, Marcelo. Nuk po them se të tjerët nuk janë të mirë, për shembull Danilo ishte lojtari më i mirë i ndeshjes sot. Duke parë atë që shkruhet në shtyp duke sikur unë nuk bëj asnjë m…, por shifrat dhe statistikat nuk gënjejnë”.
Zbulohet mashkulli që ja bënë nga pas... Xhesika Ndojt
Fotot e këngëtares Xhesika Ndoj duke bërë seks mbushën faqet e portaleve dhe mediave rozë. Zhurma u bë më e madhe për faktin se ato u publikuan në kulmin e debatit që ngjalli deklarata e këngëtares, se një deputet i martuar, i kishte ofruar një lidhje në këmbim "të një jete përrallore".
Por cili ishte mashkulli me të cilin ajo shfaqej në foto duke bërë seks?
Bluetooth ka zbuluar se ai quhet Xhulio. Nuk është i panjohur, pasi është përfolur si i dashuri i Lorit të "BB7" dhe si partner i modeles Alesia Bami.
Matura, ja lëndët me zgjedhje që ju bëjnë fitues në konkurs
Prej dy ditësh maturantët kanë në dorë programet orientuese, mbi lëndët që duhet të zgjedhin për të zënë një vend në universitet, me formulat që këta të fundit kanë përcaktuar për pranimet e reja.
Pikërisht këtu qëndron edhe “thembra e Akilit” për maturantët. Nisur nga përvoja e viteve të kaluara, ekspertët e Ministrisë së Arsimit apelojnë maturantët që nga moria e lëndëve me zgjedhje, të caktojnë ato ku ata ndihen më të sigurt.
Jo të tjerat që kanë koeficient më të lartë, por më të vështira për t’i çuar ata drejt fakultetit të dëshiruar.
Sipas udhëzimit për Maturën Shtetërore 2016, matura e këtij viti do të jetë “dalëse”, jo kusht për t’u futur në universitet.
Por, vetë universiteti, kush më shumë e kush më pak, i kanë dhënë rëndësi në formulën e pranimeve që kanë përcaktuar.
Edhe këtë vit janë parashikuar të jenë tri provime me detyrim dhe dy me zgjedhje, me kushtin që shuma e krediteve të tyre të mos jetë më pak se tetë./Panorama/
Imamët Shqiptarë të Zvicrës: “Jo” iniciativës për emigrantët
Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër duke u nisur nga parimet bazë të Islamit dhe nga statuti i tij, si dhe nga përgjegjësia kombëtare e shoqërore e tij, lëshoi këtë deklaratë në lidhje me Iniciativën e Zbatimit:
“UISHZ e vlerëson si të arritur të madhe njerëzore dhe politike shprehjen e lirë të qytetarëve në referendum, dhe njëherit ka konsideratë të lartë për zbatimin e këtij akti të lartë që paraqet postulat fundamental dhe një nga më të ndritshmit të demokracisë, të të drejtave të njeriut në përgjithësi, dhe të të drejtave politike në veçanti, dhe me theks të veçantë të lirisë së mendimit dhe të shprehjes
UISHZ konform parimeve bazë të fesë Islame dhe të statutit të tij, si dhe të misionit të tij human e progresiv për ngritjen e shoqërisë në stadet më të larta të kohezionit të brendshëm dhe eliminimit të dukurive negative, pohon se është në anën e atyre që punojnë për ta ndaluar krimin e të gjitha llojeve, dhe kërkon që organet përkatëse të jenë të përkushtuara plotësisht, siç kanë qenë deri më tash, në luftimin e krimit dhe ndëshkimin e kriminelëve konform ligjeve pozitive në Zvicër.
UISHZ duke u nisur nga respektimi i shprehjes së vullnetit të lirë të qytetarëve në njërën anë, dhe nga domosdoshmëria e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe të vlerave të demokracisë, si dhe kultivimit të mirëkuptimit, tolerancës dhe kohezionit shoqëror në Zvicër, si dhe duke i ndejkur të njëjtat linja me shumë forca progresive politike dhe të shoqërisë civile në Zvicër, mban qëndrimin se iniciativa e fundit e ngritur në Zvicër, e quajtur ‹Iniciativa për Zbatim›, nuk i kontribuon vlerave demokratike dhe evropiane, që me zell dhe përkushtim të madh i kultivon Zvicra në historinë e saj të bujshme, që nga lindja e saj si konfederatë e deri më sot.
Me këtë rast, UISHZ i thërret anëtart dhe simpatizantët e vet, po edhe të gjithë qytetarët, që ta analizojnë mirë këtë iniciativë në të gjitha dimensionet e saj, në veçanti atë juridik, human dhe shoqëror, dhe mendon se kësaj iniciative duhet thënë ‹Jo›, për arsyet vijuese:
1)Përmbajtja e iniciativës është ambivalente, konfuze dhe jo e qartë në artikulimin e qëllimit të ngritjes së saj, dhe në realizimin e synimeve dhe rezultateve e pritshmërive në shoqërinë zvicerane nga një iniciativë e këtillë, në veçanti kur kihet parasyshë se ligjet në Konfederatën Zvicerane janë ashpërsuar tani më kundër atyre të cilët bëjnë shkelje, dhe iniciativa e këtillë duket e paarsyeshme, dhe si e tillë, gjykojmë se do ta dëmtonte mazhin e Zvicrës në botë.
2) Iniciativa e formuluar në këtë mënyrë, dhe me një përmbajtje jo të kristaltë, bën përshtypje se një pjesë e qytetarëve klasifikohen si qytetarët të dorës së dytë, marrë parasysh se tani më në Zvicër kemi brezin e dytë dhe të tretë të emigrantëve dhe punëtorëve të përkohshëm, të cilët janë shtetas të këtij vendi dhe prej ditëve të para të jetës së tyrejanë edukuar konform sistemit arsimor zviceran dhe në frymën e vlerave dhe mentalitetit që i kultivon shoqëria zvicerane.
3) Kjo iniciativë nuk shohim se bën një ndarje të qartë në mes të kundërvajtjeve, për çka ligjet kanë masa të definuara sanksionuese, fjala vjen si vjedhja e një biçiklete, dhe krimeve të natyrave të ndryshme, që të gjithë ne jemi kundër dhe e mbështesim me pa rezervë luftimin e krimit.
4) Kjo iniciativë duket se i barazon dhe i vë në të njëjtën pozitë kriminelët të cilët për një kohë të shkurtër gjinden në Zvicër, dhe qytetarët të cilët me vite jetojnë në Zvicër dhe kanë dhënë një kontribut të çmuar për shtetin dhe shoqërinë, si dhe janë integruar me sukses. Me këtë iniciativë, me automatizëm do të dëbohen shokët e shkollës, kolegët e punës, punëtorët e arsimit dhe të profileve tjera, sportistët, tatimpaguesit, fqinjët dhe struktura të tjera të dobishme për shoqërinë, bile edhe me kundërvajtjen e thjeshtë që nuk bie në grupin e krimit.
5) Miratimi i kësaj iniciative, nuk garanton se nuk lëndohet shteti ligjor dhe qëndrueshmëria e institucioneve të sistemit, si dhe vetë demokracia. Aq më tepër, nuk jep garancë se nuk do të paraqesë edhe një pengesë në rrugën edhe ashtu të vështirë të bisedimeve të Zvicrës me Bashkimin Evropian.
6) Në vijë të njëjtë me të shqetësuarit për kohezionin shoqëror dhe mirëqenien e qytetarëve në Zvicër, u bëjmë me dije që të ndani mendje për ‹Jo› për këtë iniciativë, duke i menduar edhe reperkusionet ekonomike për shtetin dhe qytetarët. 7) Miratimi i kësaj iniciative, do t’i privonte shumë njerëz të përfitojnë nga programet dhe masat përmirësuese dhe rehabilituese për shkelësit, që janë mjaft të përparuara në Zvicër, dhe shteti zviceran meriton çdo lëvdatë për miratimin dhe implementimin e këtyre masave”,- thuhet në komunikatën e Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër që nënshkruhet nga kryetari i saj Nehat Ismaili./dialogplus
Patenta: Ndryshimet e reja në dokumentat, afatet dhe procedurat
Pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve të Kodit Rrugor, reduktohen dokumentet që plotësohen për të aplikuar për patenta, kurse mosha e afateve të përdorimit të patentës është rritur.
Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Ylli Spahiu, sqaron për gazetën ndryshimet e reja që kanë hyrë në fuqi pas 21 janarit.
Në fuqi pritet të hyjë edhe udhëzimi i zbatimit të Kodit Rrugor, për të cilën Spahiu thotë se do të sjellë ndryshime në programet për autoshkollat ku do të ketë 4 programe të ndara sipas kategorive të lejeve të drejtimit. Për marrjen e provimit teorik ulet numri i gabimeve të lejuara nga 7 në 4.
Do'stlaringiz bilan baham: |