Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu


Kodit Rrugor, çfarë ndryshimesh sjell në marrjen e patentës apo dokumentet që duhen nxjerrë?



Download 6,39 Mb.
bet84/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   80   81   82   83   84   85   86   87   ...   352

Kodit Rrugor, çfarë ndryshimesh sjell në marrjen e patentës apo dokumentet që duhen nxjerrë?

Pas 21 janarit, në zbatim të ndryshimeve të Kodit Rrugor kanë filluar të zbatohen ndryshimet në procedurat e regjistrimit të kandidatëve për drejtues mjeti, por edhe për lëshimin dhe rinovimin e lejes së drejtimit. Ndryshime ka edhe në rritjen e moshës për afatet e vlefshmërisë së patentave.

Ndryshimet në dokumentet e regjistrimit të kandidatëve, që kërkojnë të pajisen me leje drejtimi konsistojnë në 3 dokumente. Hiqet vërtetimi i banimit, për shkak se gjendet në sistem dhe nuk është më e nevojshme që qytetarët të sjellin një vërtetim se ku banojnë.

Ndryshim tjetër është edhe heqja e grupit të gjakut, pra nuk kërkohen më analizat e grupit të gjakut. Për sa i përket certifikatës mjekësore, është bërë me afat vlefshmërie jo më të hershme se 6 muaj nga data e paraqitjes për regjistrim nga 3 muaj që ka qenë para 21 janarit. Certifikata mjekësore vërteton aftësitë psikofizike të personave që duan të pajisen me leje drejtimi apo kërkojnë ta rinovojnë atë.

Certifikata mjekësore nxirret te mjeku i lagjes aty ku qytetari ka kartelën mjekë­ sore, por edhe do të kryhen vizitat tek okulisti dhe vizitat e tjera mjekësore për dëgjimin.

Si kanë ndryshuar afatet e vlefshmërisë së lejeve të drejtimit dhe mosha e drejtuesve të automjeteve?

Ndryshimet e moshës janë në përputhje me ndryshimet që i janë bërë Kodit Rrugor sipas standardeve të BE­së. Mosha për vlefshmërinë e lejeve të drejtimit është rritur. Për lejet e drejtimit të kategorisë A, B dhe BE, patenta ka qenë e vlefshme për 5 vjet kur janë dhënë ose konfirmuar për drejtuesit me moshë mbi 50 vjeç deri në 60 vjeç, tani afati i vlefshmërisë së patentës 5 vjet përfshin edhe moshën deri në 70 vjeç.

Patentat kanë qenë të vlefshme 3 vjet për personat që e kanë marrë patentën mbi 60 vjeç, tashmë ky afat vlefshmërie është edhe për personat që marrin patentën nga mosha 70 vjeç deri në moshën 80 vjeç, ku kjo kategori çdo një vit duhet të nxjerrë edhe dëshminë e aftësisë psikofizike. Për moshën mbi 80 vjeç, afati i lejes së drejtimit është 3 vjet, e shoqëruar çdo vit me nxjerrjen e dëshmisë së aftësisë psikofizike që lëshohet nga komisioni shëndetësor.

Ndryshime janë bërë edhe për kategorinë C të lejeve të drejtimit, ato kanë qenë të vlefshme 5 vjet për personat që e marrin atë në moshën 60 vjeç, mosha është rritur deri në 65 vjeç. Për moshat mbi 60 vjeç, patentat e kategorisë C, D, CE dhe DE janë të vlefshme 3 vjet. Për këtë moshë për kategorinë D dhe DE të lejeve të drejtimit ku përfshihet drejtimi i taksisë, kjo moshë duhet që çdo vit të nxjerrë dëshminë e aftësisë psikofizike.



Si do të veprohet me patentat aktuale, po modelet e reja të lejeve të drejtimit kur do të fillojnë të shpërndahen?

Patentat ekzistuese do të vazhdojnë të jenë të vlefshme deri në datat përkatëse të përfundimit të tyre. Rinovimi i lejeve të drejtimit ekzistuese do të bëhet sipas modelit ekzistues. Me daljen e modelit të ri të patentave, rinovimi do të kryhet sipas këtij modeli. Për nxjerrjen e modeleve të reja të patentës, puna do të nisë pas hyrjes në fuqi të udhëzimit për zbatimin e ndryshimeve të Kodit Rrugor.

Nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, specifikimet për modelin e ri të lejeve të drejtimit janë gati, më pas do të kryhet tenderi për ngritjen e infrastrukturës të nevojshme teknologjike. Ne kemi marrë masat si drejtori që pas miratimit të udhëzimit të fillojmë lëshimin e patentave të reja për të përmbushur afatet e përcaktuara. Taksat dhe tarifat e pajisjes me leje drejtimi nuk ndryshojnë.

Çfarë ndryshimesh parashikohen të zbatohen me udhëzimin e Kodit Rrugor?

Në udhëzim parashikohen përshtatja e programeve për përgatitjen teorike të drejtuesve të rinj të automjeteve në përputhje me normat europiane. Ka një përmirësim cilësor, ku udhë­ zimi parashikon 4 programe për njohuritë teorike të ndara sipas kategorive së lejeve të drejtimit. Leja e drejtimit për kategorinë AM do të merret vetëm nëpërmjet dhënies së provimit për njohuritë teorike, ku për këtë do të ketë një program të veçantë. Për sa i përket kategorisë A dhe B, do të ketë një program të përbashkët teorik, ndryshe nga çfarë janë tani të cilat janë të ndara. Për kategorinë C dhe C 1 do të ketë program më vete, ashtu edhe për kategorinë D dhe D 1. Provimi i teorisë aktualisht është me 40 pyetje, koha maksimale e zhvillimit të provës së teorisë është 40 minuta dhe numri maksimal i gabimeve të lejuara është 7. Ndryshimet parashikojnë që testi teorik të ketë 40 pyetje, kohëzgjatja maksimale do të jetë 40 minuta, kurse numri maksimal i gabimeve të lejuara do të jetë 4.



Po marrja në provë për njohuritë e dhënies së automjetit për aplikantët e rinj si ndryshon?

Personat që kanë marrë leje drejtimi për shembull të kategorisë B me kamio manuale, automatikisht gëzojnë të drejtën për të drejtuar një automjet me kamio automatike. Kurse për ata drejtues automjetesh që janë marrë në provë me automjetet me kamio automatike, pasi autoshkollave do t’u jepet e drejta të marrin këto automjete, nuk gëzojnë të drejtën të drejtojnë një makinë me kamio manuale.

Dua të theksoj se marrja në provë e aplikantit për njohuritë praktike kryhet vetëm me një provë, ndërkohë që ka të drejtë të paraqitet edhe 4 herë të tjera në provim nëse ngel në provën e parë. Provimi nuk mund të jepet 2 herë brenda ditës, afati i përsëritjes së provimit është jo më pak se 5 ditë nga prova e parë, ndërkohë që ka qenë 15 ditë. Pra kemi shkurtim të kohës për përsë­ ritjen e provimit. Nga prilli i 2015 të gjithë mbajtësit e lejeve të drejtimit kanë një total prej 20 pikësh që lëshohet në datën e lëshimit të lejes së drejtimit.

Në rast se për 2 vjet nga drejtuesi i automjetit nuk bëhet shkelje që parashikon zbritje pikësh, sasia e pikëve rritet me 2 pikë për çdo 2 vjet deri në një maksimum prej 30 pikësh. Në rast se sasia e pikëve është më pak se 20 dhe drejtuesi kryen shkelje që parashikojnë zbritje pikësh, për 2 vjet sasia e pikëve bëhet 20.

Pas zbritjes totale të pikëve, rimarrja e patentës bëhet me anë të provimit të kualifikimit teorik. Numri i pyetjeve është 30, koha maksimale e zhvillimit të provës së teorisë është 30 minuta dhe numri maksimal i gabimeve të lejuara është 3. Provimi bëhet për njohuritë e nevojshme të kapitullit V për normat e sjelljes së Kodit Rrugor. Për rimarrjen e lejes së drejtimit, tarifa që paguhet është 1500 lekë./Panorama/

Rrëfimi: “Legeni Arben Imami dhe plani për ta vrarë në Mars ‘97”
Ekskluzive/ Ish-truproja e Sali Berishës, Izet Haxhia, rikthehet në ngjarjet e dhimbshme të pranverës së vitit 1997, të cilat përfshihen në librin e tij që botohet pas pak ditësh.

Është padyshim një nga episodet më interesantë të librit të Izetit.

Për herë të parë ai rrëfen se ka pasur një plan të qartë për eliminimin fizik të Arben Imamit, një nga themeluesit e PD-së në dhjetor të vitit 1990, “mocionistin” e 92-shit, aleatin a Fatos Nanos, por edhe “gjeneralin” e 97-s.

Luhatjet politike të Imamit dhe një portretizim që Izeti i bën këtij politikani.


Izet, çfarë është Arben Imami? Demokrat në fillim, pastaj kundërshtar i PD-së derisa iu thyen dhëmbët në 28 maj 96, pastaj u bë gjeneral, pastaj shkoi me Nanon ministër, pastaj me Berishën ministër i Mbrojtjes…
– Imamin (mbiemri i të cilit në gjuhën turke do të thotë ‘hoxhë’, por që ndoshta Imami nuk e din se do merrte edhe këtë ofiq si hoxhë) e kam njohur si gjithë shqiptarët: si një aktor mediokër. Ai u ingranua në lëvizjen studentore edhe ky nga bodrumi i vilës së Pashkos, dhe mbahet mend për atë që i deklaroi më 12 dhjetor popullit të Tiranës që ishte grumbulluar në qytetin “Studenti” për të përkrahur lëvizjen studentore se “kush të dojë të krijojë partinë e vet, ne do krijojmë partinë e intelektualëve dhe studentëve…” Ai mori rol aktiv në drejtimin e PD-së pas dhjetorit, por në mbledhjen e Këshillit Kombëtar që u mbajt në sallën e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, ku po zgjidheshin udhëheqësit e ardhshëm të qeverisë së PD-së, ngeli papritur jashtë skemës, siç deklaroi Azemi kur u propozua kandidatura e Pjetër Arbnorit si kryetar i paralamentit. Pasi humbi ndaj Pjetrit me dy vota, Arbeni kuptoi se kjo ishte një lojë e Berishës për ta lënë jashtë skemës së qeverisjes. Imami së bashku me Pashkon bënte pjesë në atë klan që u la jashtë qeverisjes së PD-së dhe me vonë dolën si mocionistë dhe krijuan Aleancën Demokratike. Bashkë me Pashkon, Cekën, Demetin, Zaloshnjen etj., ata iu kundërvunë Berishës, jo për ide dhe parime, por thjesht ngaqë ngelën pa tortën që u nda pas 22 marsit.

Unë kujtoj se në atë periudhë Imami ka qenë tepër i egër ndaj Berishës, madje më i egër dhe se socialistët…

– Po. Kjo është e vërtetë… Kështu e gjetën Imamin me shokë edhe zgjedhjet e manipuluara të 26 majit 1996. Imami ishte nga ata politikanë që nga 15 katëshi doli në protestë kundër manipulimit të këtyre zgjedhjeve, por kjo i kushtoi edhe dhëmbët e thyer nën torturat e njerëzve të Gazidedes, i cili u hakmorr egër ndaj tij pas sharjeve që Imami i kishte bërë Gazidedes në një seancë të Kuvendit, ku Gazidede ishte i ftuar për të raportuar për veprimtarinë e SHIK-ut. Për një kohë ai nuk u bë i gjallë, por në trazirat e 97-s u shfaq papritur sipër një tanku në Gjirokastër i vetëshpallur si gjeneral i rebelëve në jug që do niseshin drejt Tiranës për ta “çliruar nga regjimi i Berishës”. Por rruga e tij si “gjeneral” zgjasti vetëm deri në Tepelenë, sepse ai u tërhoq nga kjo detyrë, duke u kthyer në Tiranë në mënyrë të fshehtë në ditët e para të marsit…

Ishte manovër e Imamit kjo, apo…?

– Nuk di si të them. Por fakt është se ky kthim i tij nuk u shpëtoi njerëzve të Gazidedes që vendosën ta eliminonin.

Si? Ka pasur plan për eliminimin e Ben Imamit?

– Po. Ka qenë ndërhyrja ime tek këto skuadrone të vdekjes që e ka shpëtuar Imamin, për hatër të një miqësie që kam pasur me të në fillim të lëvizjes së dhjetorit e më mbrapa. Imami nuk e ka ditur këtë gjë, por shtëpia e tij përballë ATSH-së do ishte bërë varri i tij në atë mars të ’97-s, po të mos ndaloja këta persona. Ma merr mendja që nuk mund të ketë ndonjë politikan tjetër të pluralizmit me një karriere kaq të pasur e të larmishme me të gjitha ngjyrat e ylberit sa Imami. Njëherë me PD-në, pastaj me Aleancën, pastaj me Nanon si ministër Drejtësie dhe përsëri i kthyer si një qen i rrahur tek ai që e rrahu dhe e keqpërdori më shumë se askush, pra tek Berisha. Në fillim si shef i tij i kabinetit, pastaj si ministër Mbrojtje. Vërtet nuk mund të dëgjosh për njëe karrierë të tillë të një politikani në asnjë vend të botës. Çfarë mund të them unë për karakterin e këtij njeru? Nëqoftëse ka një politikan të keqpërdorur dhe vetëkeqpërdorur, ky është Imami. Simbol i kësaj keqpërdorjeje në politikë që ia kalon edhe Tritan Shehut, i cili të paktën ndenji gjithnjë afër Berishës, edhe pse trajtohej si një xharije e haremit të sulltanit nga sulltani Berishë. Për Imamin nuk di të përcaktoj se çfarë është, demokrat jo që jo, socialist po ashtu që jo. Gjeneral? Nuk mund të bëhesh gjeneral pse hipe sipër tankut, se po të ishte ashtu, une do bëhesha Marshall. Shkurt, mund të them që është një legen dhe që është i vetëm në legenllikun e tij.

Izet, gjatë këtij bashkëbisedimi të gjatë, për një moment nuk kemi folur asnjëherë: është pikërisht momenti i rizgjedhjes së Berishës President për një mandat të dytë në fillim të marsit 97, në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme. Çfarë kujton nga kjo ngjarje?

– Po, më kujtohet mirë ai moment. Situata dihet në ato ditë . Tym e flakë gjithandej Shqipëria. Shtetrrethim. Shteti kishte rënë në pothuajse gjithë jugun e Shqipërisë, por të ekzaltuar nga fjalët e Berishës se “Do t’i shtyp me zjarr e hekur rebelë komunistë në jug, do ta ndaj shapin nga sheqeri, do t’i shtyp të kuqtë njëherë e mirë” etj., erdhi dita e 2 marsit. Në Tiranë kishte filluar shpërndarja e armëve për militantët e PD-së dhe në drejtim të jugut nga dy krahet ishin nisur forca të shumta të ushtrisë, rekrutëve të PD-së dhe ato te SHIK-ut që po përgatisnin goditjen e fundit, sipas Berishës. Pasi përcollëm Berishën në parlament, ku pritej zgjedhja e tij për herë të dytë si president, kjo ishte një gjë thjeshtë formale, pasi rizgjedhja e tij ishte e sigurt në bazë të aritmetikës së parlamentit, ku opozita socialiste kishte vetëm pak vende në këtë parlament të manipuluar pas zgjedhjeve të 26 majit 1996. Por edhe ata pak deputetë të PD-së që kundërshtonin këtë zgjedhje të dytë të Berishës, nuk mund të dilnin hapur kundër, sepse ndiheshin të trembur e terrorizuar nga Berisha dhe ne që i qëndronim pranë atij. Këtë e tregoi edhe mbledhja e një dite më parë në Pallatin e Kongreseve të Këshillit Kombëtar të PD-së, ku u caktua Berisha si kandidat për President. Dhe një nga ata që kundërshtoi këtë vendim, Dylber Vrioni, u rraf në tualetet e Pallatit të Kongreseve. Genc Ruli u etiketua si një spiun i Sigurimit, etj.

Pra, në këtë atmosferë u zgjodh Berisha president në mars të 97-s?

– Po, kjo ishte situata. Parl;amenti ishte i rrethuar me tanke. Në momentet kur po bëhej votimi i Berishës në parlament, përpara ndërtesës së parlamentit ishin mbledhur shumë gazetarë të huaj që ndiqnin situatën në Shqipëri. Më kujtohet që një moment pas perfundimit të votimit dhe rizgjedhjes së Berishës si president me rreth 104 vota pro, shpërthyem në entuziazëm dhe filluam të rrifnim gazetarët e huaj që po ndiqnin këtë veprimtari para parlamentit, duke u thyer e rrëmbyer edhe kamerat. Një nga ata që ka ngrënë dru ishte edhe vëllai i Kryeministrit të tashëm, Rama, që u mundua të shpëtonte një grup gazetarësh të huaj që shoqëronte nga dhuna jonë.

Dhe ju festuat në këtë atmosferë?

– Është e vërtetë. Kemi festuar. Filluan festimet me shkrepje armësh e demonstrim force nga ana jonë në rrugët e Tiranës. Ne, duke festuar këtë zgjedhje të Berishës, po festonim pa ditur shembjen dhe falimentimin e atij palo shteti, apo më mirë antishteti, që kishte ndërtuar Berisha dhe PD në qeverisjen e tyre dhe hapnim rrugën një kaosi që do të merrte jetën dhe pronën e mijëra shqiptarëve, pasoja të cilit ndihen edhe sot e kësaj dite.
Franca në alarm, zbulohet rasti i parë me virusin Zika

Autoritetet shëndetësore në Francë janë nën alarm, pasi për herë të parë kanë evidentuar një person i cili është prekur nga virusi Zika.

Gruaja e prekur nga ky virus sapo ishte kthyer nga një udhëtim nga Brazili, ndërsa zyrtarët amerikanë kanë thënë se, janë duke hetuar 14 raportet e sëmundjes që shkakton mushkonja.

Kreu i Institutit francez për Mbikëqyrjen e Shëndetit Publik, Francois Bourdillon ka konfirmuar se gruaja e infektuar është rasti i parë i kësaj sëmundje.



Motra e Gugut, mesazh Mero Bazes: Mos u merr me nderin tim!
Nertila Marku, motra e këngëtares Gugu vazhdon betejën e saj, pasi i doli kundër kryeministrit Edi Rama. Këtë herë, Marku, ish-zëdhënëse e PDK-së së Nard Ndokës, e ka me gazetën “Tema” dhe botuesin Mero Bazen.

“Mi çoni fjale Mero Bazes, gazeta e te cilit m’ka qujt ‘kengtare anonime” te Sali Berishes, ta përshëndes gazetën kudo që ndodhet me kangën teme: “Do të të knoj në besë të Zotit, se jam bija e malsorit! E m’ja preket nerin venit, bahem Nora e Kelmenit. Marr dhe pushkën e dal malit, se jam bije në shpi t’Prek Calit…”.

Kur të merrni vesh se s’jam kengtare e deklarume, atehere do ta përshendes gazetën tane e gjithë gazetat muzikdashëse politike, edhe si mbesë zadrimorësh e nuse mirditorësh!”,- shkruan Marku në profilin e saj në Facebook.
Policia “raprezalje” gjatë fundjavës në Elbasan, pranga 7 shoferëve

Task-Forca e qarkullimit rrugor në bashkëpunim me Policinë e Elbasanit, kanë ushtruar kontrolle për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore gjatë fundjavës. Në pranga në flagrancë janë vënë 7 drejtues mjetesh, nga këta 6 për veprën penale “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur” dhe 1 shtetas për “Drejtim automjeti pa dëshmi”.


Janë pezulluar 21 leje drejtimi, për përdorim alkooli, shpejtësi tej normave të lejuara në zonat e banuara dhe për drejtim mjeti pa leje drejtimi. 13 drejtues mjetesh janë dërguar për komision, për xhama të zinj, pa kontroll teknik, e tj.

Task-Forca e Qarkullimit Rrugor në bashkëpunim me Efektivat e Komisariatit të Policisë Elbasan, në kuadër të zbatimit të planit të masave për rritjen e sigurisë rrugore gjatë fundjavës kanë vijuar kontrollet në akset rrugore të qytetit, me qëllim vënien para përgjegjësisë të shkelësve të ligjit.



Kushërinjtë Cara rrëfejnë si e vranë 21-vjeçarin Zyba

Dorjan dhe Elger Cara, dy personat e dyshuar si autorë të vrasjes së Ervis Zybës, kanë dhënë në polici versionin e tyre për ngjarjen e ndodhur jashtë një lokali nate në Zhejë të Kurbinit.

Doriani 25 vjeç dhe kushëriri i tij 19-vjeçar, u arrestuan dy ditë pas ngjarjes, teksa po udhëtonin me një autoveturë në drejtim të fshatit të tyre. Ata u ndaluan nga një postbllok policie, pa bërë rezistencë.

Dy kushërinjtë thanë para hetuesve se, nuk kishin patur për qëllim të vrisnin 20-vjeçarin, por kishin qëlluar me armë duke iu kundërpërgjigur të shtënave që vinin nga shoku i viktimës, Xhevahir Lika.

“Reaguam për vetëmbrojtje, pasi pamë që Lika, me të cilin kishim patur një konflik, po nxirrte një armë për të na qëlluar nga makina ku gjendej dhe që e drejtonte vetë”,- janë shprehur ata.

Disa dëshmitarë okularë thanë se viktima, miku i tij Xhevahir Lika dhe dy kushërinjtë Cara kishin debatuar më parë në lokal. Sipas tyre, ka qenë Zyba ai që u ka kërkuar atyre llogari përse kishin hyrë në lokal kur kishin vënë re se brenda gjendej ai dhe miku i tij, Lika.

Policia dyshon se konflikti mes dy kushërinjve dhe Xhevahir Carës ka lindur rreth një vit më parë në Itali, si pasojë e prishjes së pazareve të drogës.

Në versionin zyrtar policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes, por jo motivin. Nga hetimet rezulton se, Xhevahir Lika dhe Elgert Cara, ishin përfshirë në një konlfikt për motive të dobëta, që para një viti. Ervis Zyba ishte shok me Likën dhe të dy, natën e krimit, ishin në një lokal nate në lagjen Nr. 6 në Kurbin, me muzikë live.

Pasi kanë qëndruar rreth 4 orë në lokal, ata kanë dalë rreth orës 1.30 dhe kanë hipur në automjetin e tyre, një “Mercedes – Benz” me targë AA 898 MR. Në këtë moment, te makina janë afruar Elgert dhe Dorjan Cara, të cilët janë konfliktuar me Xhevahir Likën.

Në debat e sipër, duke qenë se palët kanë qenë të armatosura, Elgert cara ka qëlluar me armë automatike, ndërsa Dorjan Cara ka qëlluar me pistoletë. Xhevahir Lika është kundërpërgjigjur me pistoletë. Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë Ervis Zyba. Ai u qëllua me 2 plumba në kokë dhe një në gjoks.



Ben Blushi: “Tani ne duhet ta dimë se sa është mbështetja”

Shqipëri: debati në PS, flet për DË deputeti socialist, Ben Blushi, mbi sfidën e tij për të garuar në postin e kryetarit të partisë përballë kryeministrit Edi Rama
DË: Ju z. Blushi jeni vetëshpallur si kandidat potencial për kryetarin e Partisë Socialiste në Kongresin e 19 marsit. Por z. Rama dhe eksponentë të tjerë socialistë mbrojnë idenë se në atë Kongres nuk do të ketë garë për kryetar të partisë, pasi lideri aktual po konsumon një mandat kryeministri deri në mes të vitit 2017. Pse ju po investoheni për garë, në një kohë që gjasat janë se garë nuk do të ketë?

Ben Blushi: Shikoni, unë nuk kam asnjë arsye të parashikoj dhe të lexoj pikëpamjet e kundërshtarëve të mi. Kur ka një garë, atë nuk e vendos kundërshtari, por e përcakton rregulli. Dhe rregulli në PS është që ka garë një herë në katër vjet. E keni paraysh që jemi në vitin e shtatë dhe vetëm para disa muajsh u vendos nga PS që të ketë një Kongres. Meqënëse ky është një kongres zgjedhor, ku zgjidhen forumet nga anëtarësia deri te delegatët e Kongresit, asambleja, kryesia dhe anëtarët e rinj, ndaj dhe kjo dikton se duhet të zgjidhet dhe kryetari. Unë nuk mund ta marrë të mirëqenë faktin se kryetari i PS-së nuk do të zgjidhet. Duhet të zbatohet rregulli, statuti, sepse ky është një precedent që e aplikojnë të gjitha partitë evropiane. Merrni p.sh. rastin e kancelares Merkel, që pavarësisht se ajo është në këtë post, çdo dy vjet i nënshtrohet zgjedhjeve në parti. Pra, megjithëse i ka fituar zgjedhjet e përgjithshme ajo nuk ka thënë dhe nuk do të thotë, se meqënëse ka fituar mandatin si kancalare nuk do të garojë për postin e kryetares në partinë e saj.

DË: Meqënëse PS është në një proces të përzgjedhjes së delegatëve për në Kongres aktualisht, si e vlerësoni atmosferën?

Ben Blushi: Unë mendoj se e gjithë partia është në një klimë trysnie, që do të thotë se ajo që kemi thirrur si demokraci e brendshme nuk ekziston. Ndaj dhe shumica e delegatëve janë formalisht të zgjedhur, por praktikisht janë të emëruar. Listat janë bërë nga Tirana ose nga eksponentë të Partisë, kryetarë bashkie a deputetë me influencë në rrethe që i kanë servirur anëtarësisë emra që dalin pa garë, pa konkurim normal, pa proces të hapur e transparent lobingu, pa afishuar listat e atyre që zgjedhin, kush voton dhe kur e ku voton. Do ju marr rastin e zgjedhjeve të delegatëve për Tiranën që mbahen të shtunën. Unë jam votues në kryeqytet, sepse kam 47 vite që banoj këtu, jam anëtar i PS prej dy dekadash, por pavarësisht këtyre treguesve, askush nuk më ka njoftuar se ka zgjedhje, ku duhet të votoj dhe në çfarë liste jam. Kur kjo më ndodh mua që jam dhe anëtar i kryesisë së partisë dhe deputet në tre mandate, mendo për të tjerët. Ka shumë të tjerë që kanë fatin tim, që nuk e dinë që ka zgjedhje, që nuk e dinë se ku do të votojnë. Ky është tregues i formalizmit dhe i pezullimit të demokracisë së brendshme

DË: Çfarë mbështetje konkrete keni ju në grupin parlamentrar të PS-së, në rradhët e anëtarëve të qeverisë, apo në strukturat e partisë tuaj?

Ben Blushi: Pikërisht kjo është që ajo unë kërkoj. Sepse mbështetja tregohet me votë. Ku e dini ju se sa vetë e mbështesin kryeministrin aktualisht? Askush nuk e di, sepse zgjedhjet për atë aplikohen qysh herët në historinë politike të njerëzimit, për të shikuar të ardhmen dhe jo të shkuarën. Z. Rama pretendon se ka marrë 1 milion vota. Këto ai i ka marrë në të shkuarën, në vitin 2013. Kurse ne po bëjmë zgjedhje në PS për një mandat 4 vjeçar, nga viti 2016 deri më 2020. Tani ne duhet ta dimë se sa është mbështetja. Sipas statutit të partisë, kjo bëhet sipas parimit një anëtar një votë. Ajo që unë kërkoj është që mbështetja e secilit të bëhet me votë. Personalisht unë do të shkoj me një platformë, që ka dy shtylla kryesore: si drejtohet PS dhe si përmirësohet qeverisja, që duhet thënë se është në ditët më të këqija.

DË: Ju jeni prej kohësh shumë kritik me mënyrën se si po udhëheq qeverinë dhe partinë z. Rama. A mund të më rendisni tre nga të metat që ju i quani dhe më shqetësueset në qeverisjen e koalicionit PS-LSI?

Ben Blushi: Them me bindje se për tre vite premtimet që ne kemi bërë nuk janë mbajtur. Së pari, me punësimin. Papunësia në vend nuk është ulur, por është rritur duke marrë parasysh numrin e shqiptarëve që kanë emigruar. Kanë ikur rreth 100 mijë shqiptarë, kryesisht në Gjermani, ndërkohë që rreth 200 mijë të tjerë kanë pasur si destinacion emigrimin në SHBA, për ta lënë Shqipërinë njëherë e mirë. Së dyti, borxhi publik. Eshtë rritur, ka shkuar në rreth 74 përqind, që në terma të thjeshtë do të thotë se 2500 – 3000 euro borxh për çdo shqiptar, edhe atë që lind sot. Nuk kemi pasur arsye të marrim kaq shumë borxh publik, duke rënduar financat për t'i “rënë në qafë” investimeve. Së treti, është rënia e konsumit dhe mungesa e investimeve të huaja. Jemi vendi që po thith më pak investime të huaja në rajon. Krahasimisht me Maqedoninë, Serbinë, Kosovën, Malin e Zi, Kroacinë, që është anëtare e BE-së, ne thithim më pak investime të huaja për frymë. Sepse ekonomia është thelbi i çështjes: nuk rritëm vendet e punës, nuk thithëm investime të huaja direkte, nuk ulëm nivelin e korrupsionit dhe në këto tre vite nuk përmirësuam klimën e biznesit. Nuk u bënë reforma themelore në arsim dhe në shëndetësi. Këto shërbime për qytetarët janë shtrenjtuar në krahasim me një, dy apo pesë vite më parë.

Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   80   81   82   83   84   85   86   87   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish