Kurs gjuhe falas, ja si ta mësoni në Tiranë
Sipas udhëzuesit kush kërkon vend pune, por edhe kush aplikon për vend pune duhet të zotërojë gjuhën gjermane në nivelin e duhur, teksa theksohet se të mundshme janë edhe kurset e gjuhës në institutin “Goethe” në Shqipëri si dhe kurset falas në faqen e “Deutsche Ëelle”-s. Po ashtu ju duhet të përgatisni dëftesat dhe vërtetimet e duhura.
“Gjasat më të mira për një vend pune në Gjermani I kanë ato kandidate apo ata kandidatë, të cilët kanë kualifikim të mirë profesional. Ne qoftë se ju jeni i diplomuar në një profesion apo keni mbaruar universitetin, ju me siguri do të jeni në gjendje të dorëzoni bashkë me kërkesën, edhe të gjitha dëftesat e duhura.
Në qoftë se ju jeni akademike/ akademik apo fuqi punëtore e kualifikuar, do të ishte mirë që ju të parashtroni një kërkesë për njohjen e kualifikimit tuaj professional që në vendlindje”, thuhet në broshurë. Ndërkaq, udhëzuesi i Ambasadës Gjermane në Tiranë rendit edhe një sërë adresash online, ku ju mund të njiheni me vendet e punës, që ofrohen në këtë shtet.
Dokumentet për vizë gjermane
-Pasaportë e vlefshme dhe dy fotokopje
-Dy formularë aplikimi të plotësuar në tërësi dhe të nënshkruar personalisht nga ju (Formularët e aplikimit mund të merren falas në ambasadën gjermane apo të shkarkohen në faqen e saj të internetit)
-Dy fotografi biometrike, aktuale, të formatit të pasaportës me sfond të në ngjyrë të çelët
-Tarifa e vizës dhe shpenzime të mundshme
-Origjinali i kontratës së punës ose kualifikimit profesional
-Origjinali i miratimit të autoritetit përkatës në Gjermani (Zyrat për të Huaj ose Zyra Federale e Punës)
Si të aplikoni për punë në Gjermani
*Të gjitha ofertat e shpallura për punë publikohen nga Agjencia Federale e Punësimit në faqen e internetit:
jobboerse.arbeitsagentur.de.
Kontakt: +49 228 713 1313 ose zav@arbeitsagentur.de
*Portalet të tjerë me oferta pune
ëëë.stepstone.de
ëëë.monster.de
ëëë.zeitung.de
ëëë.onlineneëspapers.com
ec.europa.eu/eures
*Si mund të aplikoni
Modalitetet e ndryshme të aplikimit në shtetin e Gjermanisë ju mund t’i gjeni në faqen e internetit “make-itin-germany.com/en > Ëorking > Guide”./Gazeta Shqiptare/
Në shkurt, 745 shqiptarë u dëbuan nga Greqia. Ja shifra për 2015-n
Emigrantët shqiptarë vazhdojnë të mbajnë numrin më të lartë të personave që dëbohen nga Greqia për shkak të qëndrimit ilegal.
Për muajin shkurt 2016, sipas të dhënave zyrtare të Greqisë, janë dëbuar 745 emigrantë shqiptarë, nga 1601 që është numri në total i personave të nacionaliteteve të ndryshme. Dëbimi nga shteti grek është bërë përmes programeve vullnetare të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim.
Kështu, sipas shifrave për muajin shkurt, numrin më të madh të personave të dëbuar vijojnë ta mbajnë shqiptarët me 745 vetë, marokenët 498 persona, algjerianët 128 persona, gjoergjianët 52 persona, iranianët 26 persona, irakenët 19 persona, nga Bangladeshi 16 vetë dhe nga Afganistani 11 persona.
Ndërsa, për vitin 2015 nga Greqia janë dëbuar 13.700 shqiptarë nga 20.500 që është numri në total.
Naile Hoxha: Unë, e preferuara e Enver Hoxhës, më solli në Tiranë
Ajo nuk e fsheh se ka qenë një nga këngëtaret e preferuara të udhëheqjes komuniste. Ka kënduar nëpër mbledhje, takime delegacionesh, madje dhe në ditëlindjen e diktatorit.
Naile Hoxha, një nga emrat më të mëdhenj të muzikës popullore shqiptare tregon si ia nisi rrugës së muzikës, si erdhi në Tiranë me kërkesën e Enver Hoxhës, për të ndërtuar një karrierë gati 60-vjeçare.
Naile Hoxha nuk ka asnjë arsye për t’u ankuar. E ka zgjedhur vetë Enver Hoxha, ka kënduar për delegacione të huaja, madje edhe në përvjetorin e 60-të të diktatorit. Ajo nuk e fsheh se edhe mbiemri i njëjtë me udhëheqësin e asaj kohe, e ka ndihmuar shumë.
Me një zë melodioz, fytyrë të qeshur, një nga këngëtaret më të suksesshme dhe më të dashura për publikun dhe udhëheqjen komuniste, interpretuese e dhjetëra këngëve tregon se si i hyri rrugës së këngës kur ishte vetëm 13 vjeç, si e solli Enveri në Tiranë, udhëtimet jashtë shtetit dhe marrëdhëniet me këngëtaret e tjera.
Sa për sot, ajo thotë se është më mirë, por nuk i pëlqen aspak që këngëtaret zhvishen në skenë. “A do të këndosh apo të tregosh trupin?!”, pyet ajo me habi, pasiqë gjithë jetën e vet ka kënduar e veshur me kostume popullore, e prapë se prapë ka qenë shumë e suksesshme.
Naile Hoxha thotë se nuk e kishte frikë sistemin e shkuar, por nuk e ka as nostalgji. Ajo bënte mirë atë që dinte të bënte. Ka kënduar bukur e me ndjenjë si këngët për dashurinë, si këngën e famshme “Xhamadanin kuq si gjaku”, “Moj e mir synin larush”, “Djal i dashtun”, “Seç po fryn fllad pranvere”, etj., ashtu edhe ato për Partinë.
Dhe kur e pyet se si i ka rezistuar atij regjimi ajo thotë thjesht: “Kam qenë e urtë. Nuk kam bërë asgjë tjetër, veçse kam kënduar”. Më shumë ajo rrëfen vetë në një intervistë që ia morëm në shtëpinë e saj, ku na priti me shumë dashamirësi.
A e mbani mend kur keni dalë për herë të parë në skenë? Si ka ndodhur?
Kam qenë 13 vjeçe kur kam dalë për herë të parë në skenë. Unë punoja në një shtypshkronjë. Aty këndoja për qejf dhe kur më dëgjuan, zëri im u pëlqeu. Më thanë dilja dhe të këndoja. Pata sukses që herën e parë kur dola në skenë. Më pas më ka marrë Radio Shkodra dhe që në moshë të re dhe kam bërë disa regjistrime.
Flitet se ju jeni zgjedhur nga vetë Enver Hoxha për të kënduar. A është e vërtetë?
Po, e vërtetë. Erdhi njëherë në Shkodër tek Shtëpia e Kulturës. Na thanë se duhet të këndonim me rastin e vizitës së Enverit. Ai erdhi. Kur u ngjit për shkallësh, i bukuri i dheut ishte.. Atëherë ishte 42 vjeç. Këndoi Luçije Miloti, Ibrahim Tukiçi, Xhevdet Hafizi, Bik Ndoja dhe të gjithë të tjerët. Mua më lanë për në fund. Këndova këngën: “Në pranverë që kena hi/drandofilja po lul’zon…”, një këngë që ta nxjerr mirë zërin. E këndova dhe e përshëndeta. U bëra gati të shkoj në vendin tim. Foli shkodranisht: “Po hajde, hajde njëherë ti k’tu”. Unë shkova ku ishte Enveri dhe i vendosa dy duart tek krahët. Më pyeti se a shkoj në shkollë. Jo, i thashë unë, vetëm tek shkolla e natës, sepse punoj në shtypshkronjë. “Punon dhe këndon, shumë mirë”, tha ai. “Po kush asht njaj djali atje?”, prap shkodranisht më pyeti. “Është i fejuari”, i thashë. Erdhi burri im dhe i dha dorën, e pyeti se ku punon dhe i tregoi se ishte shofer. E pyeti për moshën. Atëherë ai ishte 18 vjeç, kurse unë 15. “Shofer dhe me kurajo”, tha Enveri. Meqë i pëlqeu zëri im, tha se duhet të shkonim në Tiranë. U martuam dhe shkuam në Tiranë, pas 3 vitesh nga ajo ditë. Kur shkova, Ansambli nuk ishte hapur akoma dhe më dërguan tek Estrada.
Ju keni shumë këngë të bukura, që i këndoni dashurisë, rinisë, natyrës etj. Po për partinë, a keni kënduar?
Për partinë kam kënduar shumë. Ata kishin mbledhje, vinin edhe të huaj. Nuk e di si do duket ta them, por zëri im pëlqehej shumë. Kështu që kam kënduar shumë për Partinë. Kush e di sa herë kam kënduar “Rrofsh Enver sa malet tona”.
Dihet që kënga popullore dhe përgjithësisht arti tradicional u serviret si vlerë dhe krenari delegacioneve të huaja. A jeni ftuar gjatë kohës së komunizmit për të kënduar para delegacioneve të huaja, apo përgjithësisht para vizitorëve të huaj?
Shumë herë kam kënduar për ta dhe jam takuar me shumë të huaj. Ia kam harruar emrin një mbreti që ka ardhur njëherë për vizitë në Tiranë. Ai kishte ardhur në një mbrëmje me Enver Hoxhën dhe krerët e lartë të shtetit të atëhershëm. Unë u vesha si malësore dhe dola e këndova. Mbreti i tha Enverit “shumë bukur ajo që këndoi më përpara dhe shumë bukur edhe kjo që kërceu”. Enveri ia ktheu se “Është e njëjta ajo që këndoi e ajo që kërceu”. Pra, unë edhe këndoja edhe kërceja. Që e vogël vinin lodraxhinjtë dhe shkoja me ta, këndoja e kërceja me ta. Për të gjitha delegacionet e huaja më të rëndësishme kam kënduar unë. Por me të huajt nuk kam biseduar, sepse nuk dija gjuhë të huaj.
Cilët nga ish-udhëheqja e lartë, i kishte më për zemër këngët tuaja?
Nuk mund të them për këtë. Gjithsesi Enver Hoxha më ka pëlqyer shumë, por edhe Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu e të tjerë funksionarë të lartë të kohës. Më kanë pëlqyer përgjithësisht të gjithë. Sidomos kur interpretoja këngët shkodrane.
A ju ka ndodhur që funksionarë të lartë të PPSH-së t’ju kenë ftuar që të këndoni në gëzimet e tyre familjare?
Po, kam shkuar kur Enveri mbushi 60 vjeç. Më çuan që të këndoj për ditëlindjen e tij. Këndova këngën: Kuvendon Marta me gra/ Burrin plak mjerë kush e ka/ Hall më të madh nuk ka moj motra/ Kur e sheh burrin ndej te votra/ 60 vjetat i ka mbush… Kur kam thënë “60 vjetat i ka mbush”, sikur më ra të fikët e më erdhi turp, sepse Enveri kishte 60- vjetorin dhe atij nuk i dukej shumë. Menjëherë e kam ndërruar dhe kam bërtitur: “E vërteta është partia/ i falsha shumë prej ditëve të mia…”. Pra të njëjtës këngë ia ndërrova dorë për dorë tekstin. Më pas, kur po zbrisja shkallët për të shkuar aty ku isha ulur, Enveri më tha: “Naile, unë nuk të njoha”. Mbeta unë dhe nuk kisha çfarë të thoja dhe nuk fola fare.. U stepa. Më pa se u frikësova dhe më tha menjëherë “Eja, eja këtu në tavolinën tone”. Shkova në tavolinën e tyre. (Gjatë mbrëmjes bëhej një lojë. Një grua shpërndante ca letra të palosura. Kujt i binte ajo me vrimë, ishte me fat). Enveri e kishte pa birë letrën edhe unë pa birë. Më tha: Naile nuk na ra gjë. I thashë: Po, po, mua po. “Jo, tha, nuk na ra”. I thashë: “Unë kam shumë fat, se jam te tavolina juaj”. Sepse kujt i binte letra me birë cilësohej me fat. Aty ishin në tavolinë Nexhmija, Mehmet Shehu dhe gjithë të tjerët. Për të tjerët s’kam kënduar në festa familjare, vetëm për Enverin.
Ju mbani mbiemrin Hoxha. A ju favorizoi gjatë komunizmit ky mbiemër, të cilin e kishte edhe ish-udhëheqësi i PPSH-së, Enver Hoxha?
Unë mbiemrin e vajzërisë e kam Tula, ndërsa nga ana e burrit e kishim Hoxhiç. Meqë Enveri e kisha Hoxha, mua më përafruan dhe ma bënë Hoxhaj. Unë i thashë: Shoku Enver, unë nuk e kam mbiemrin Hoxhaj, por Hoxha. “Po pse ta kanë ndërruar”, më tha. Nuk e di, i thashë. “Mirë, tha, se e rregulloj unë”. Unë kisha dëshirë ta bëjë si udhëheqësi dhe ashtu ndodhi. Mbiemri më favorizoi shumë.
A keni dalë jashtë shtetit për të kënduar gjatë sistemit komunist? Nëse po, a nuk ju shkoi në mendje që të arratiseshit?
Po, unë kam dalë shumë jashtë Shqipërisë për të kënduar. Kam qenë në Kinë, Vietnam, Kore, Bullgari, Rumani, Francë, Angli, Algjeri, Tunizi në Itali dhe shumë shtete të tjera. Aq shumë e doja Shqipërinë, sa në një rast, kur ishim jashtë, erdhi përgjegjësi dhe i tha Luçije Milotit. Luç, do të rrimë edhe 3 ditë më shumë. Ah sa mire, tha Luçija dhe e pyeti, a do të na japin lekë. Po, tha ai, po shkoj me i marr. E di ç’ke ti, i thashë unë, shko e merri dhe me ato lekë, unë do nisem që nesër për Shqipëri. Nuk e kam dashur vendin e huaj. Ne ishim në Egjipt kur ndodhi kjo. S’jam tunduar që të arratisem. Unë kam vajzën në Gjermani. Ndenja 3 vite atje dhe nuk munda më shumë, ika se ika. E dua Shqipërinë. Kurrë nuk mendoja të arratisesha. S’kam pasur frikë nga ai sistem, asnjëherë.
Një jetë me këngën popullore, a keni tentuar që të këndoni edhe këngën e lehtë?
Jo, asnjëherë, sepse s’më ka pëlqyer. Vetëm këngën popullore. Vaçe Zelën e kisha shoqe të ngushtë. Jemi dashur fort dhe Vaçja më pëlqente shumë kur e këndonte, por ishte shumë e rëndë si muzikë. Vetëm Vaçja e këndonte, kurse unë doja populloren.
Është folur shumë që këngëtaret e muzikës së lehtë kanë pasur rivalitet dhe spiunime mes njëri-tjetrit. Po mes këngëtarëve të këngës popullore, si kanë qenë marrëdhëniet, a ndiheshin xhelozitë mes njëri-tjetrit?
Njëherë na thanë se keni një mbledhje dhe na thanë se do këndonim dhe do flisnim për Partinë. Unë as nuk fola, e as nuk këndova në atë mbledhje. Kur kishim një shfaqje, Drita Papajani më tha: Ti nuk këndove e as nuk fole për Partinë. Unë i thashë: “A e di se çfarë ka thënë Partia? Atë fjalë që e flas unë, ka thënë shoku Enver, tregojeni në skenë se, njësoj ka folur për mua, kur një këngëtare është e zonja në skenë. Edhe unë në skenë jam e zonja”. Pas kësaj bisede, Papajani nuk ka folur për mua, sepse e kishte babain prift dhe nuk mundte. Spiunime nuk ka pasur mes nesh këngëtarëve të këngës popullore, sepse na “e ka mbledhur” Partia dhe nuk ka mundur kush. Nuk ka guxuar kush.
A ju ka ndodhur që ndonjë koleg/kolege të ankohet në parti apo ndokund tjetër për ju?
Jo nuk është ankuar kush, sepse kam qenë tejet e dashur me shokët e shoqet. E zonja e punës, po dhe nuk kanë pasur nevojë.
Si ka arritur Naile Hoxha t’i shpëtojë atij sistemi që ka ndëshkuar shumë artistë të tjerë?
Kam qenë e urtë. Nuk kam bërë asgjë tjetër, veçse kam kënduar.
Ngacmime a kishte për ju femrat nga udhëheqja?
Jo, jo, për mua jo. Nuk njoh as ndonjë tjetër. Nuk jam ndjerë keq asnjëherë. Edhe Nexhmija më ka dashur fort. Kur ishte puna për të shkuar jashtë shtetit, mua më vinte të parën në listë dhe pastaj vendet e tjera i linte bosh, për t’i vendosur të tjerët. Artistin e do çdo qeveri dhe artistët duan çdo qeveri, sepse mua nuk më duhet gjë si e drejton vendin dikush, sepse puna e një artisti është vetëm për të kënduar bukur.
Më mirë atëherë apo sot?
Jo, më mirë sot. Shqipëria ka ndryshuar totalisht. Nuk kam nostalgji për atë kohë. Një gjë ka pasur të mirë, shkoja për të kënduar dhe rrija deri në 2 të natës, dhe askush s’të thoshte asnjë fjalë.
Po këngëtarët ishin më të mirë atëherë apo sot?
Atëherë më të mirë ishin. Sot zhvishen femrat këngëtare lakuriq. Nuk bën. A do të këndosh apo të tregosh trupin?! Njëherë më dërgoi drejtori i Estradës të këndoj në një dasmë, sepse martohej një shok i tij. U desh ta dëgjoja, se ishte drejtori… Shkova dhe i thashë burrit tim: Do shkoj të këndoj, se më ka thënë drejtori, marton një shokun e vet. Shumë mire, më tha, dhe nuk bëri zë. Të nesërmen dola në punë dhe erdhi burri im tek drejtori dhe i tha: Dua të heq Nailen nga puna. U çudit, pse, tha, është më e mira. Jo, i tha ai, e kam futur në punë për t’i kënduar popullit e jo shokëve tuaj që martohen. Që atëherë drejtori s’më tha asnjëherë më. Enverit nuk ka mundur që t’i thoshte kështu natyrisht, se kishim frikë.
A ka sot këngëtarë si Luçije Miloti, Xhevdet Hafizi, Ibrahim Tukiçi, Bik Ndoja e të tjerë?
Jo nuk ka, nuk vijnë më. Të gjithë kanë vdekur dhe nuk i ka zëvendësuar kush. Edhe unë do vdes, sepse jam 82 vjeçe dhe nuk ka kush të më zëvendësojë.
Berisha nuk është budalla...
Nga Eduard Zaloshnja
Në çerek shekullin e fundit, Sali Berishën e kanë anatemuar qindra mijra shqiptarë e mijra të huaj. Sidoqoftë, asnjëri deri më sot nuk e ka quajtur budalla. Dhe ai vazhdon të mos jetë budalla, pavarsisht se mund të jetë çdo gjë tjetër…
Në daljen e fundit tek “Zona e Lirë” e Çanit (shih foton), Berisha e tregoi edhe një herë se nuk është budalla, duke thënë se një koalicion i PD-së (nënkupto i tij) me LSI-në është i mundshëm pas zgjedhjeve të ardhshme, por jo para tyre. Dhe kjo gjë, sipas tij, do të përcaktohet pasi të shpallen rezultatet e zgjedhjeve.
E përkthyer në një shqipe të thjeshtë, Berisha u ka thënë votueve të tij se PD-ja dhe aleatët e saj aktualë nuk janë në gjendje të fitojnë shumicën në zgjedhjet e ardhshme – prandaj do t’u duhet të bëjnë një koalicion të detyrueshëm me LSI-në pas zgjedhjeve, në qoftë se ajo futet në to veçmas PS-së.
Ndërkohë që votuesit e djathtë ëndërrojnë për një fitore të pastër ndaj partive të majta – PS, LSI, etj. – Berisha, si ujk i vjetër politik që është, e di se pas vitit 1998, kjo gjë s’ka qenë asnjëherë e mundur. Ilir Meta dhe përkrahësit e tij (të inkorporuar më vonë tek entiteti LSI), nga mënyra sesi i kanë lëvizur velat, kanë përcaktuar qysh atëhere e deri më sot se kush është bërë kryeministër i Shqipërisë dhe kryebashkiak i Tiranës – Majko, Meta, Rama, Nano, Berisha, Basha, Veliaj.
Prandaj dhe Berisha mundohet t’i dërgojë Metës nga “Zona e Lirë” mesazhe mikëlonjëse, për një koalicion të mundshëm paszgjedhor, me shpresën se Meta nuk do të bëjë një koalicion parazgjedhor me Ramën. Sepse vërtet që koalicioni aktual Rama-Meta mund të mos marrë më dot 1 milion vota në zgjedhjet e ardhshme, por edhe koalicioni i rrudhur (pas ikjes së PDIU etj.) i Berishës mund të mos marrë më dot 680 mijë vota (sa ç’mori në 2013-ën).
Në fakt, një sondazh që zhvillova në Tiranë kohët e fundit tregonte se të dyja koalicionet aktuale kishin firo në vota (krahasuar me 2013-ën), por firoja ishte proporcionale në të dyja krahët. Dhe pavarsisht se Berisha ka deklaruar publikisht se nuk u beson sondazheve, deklarata e tij tek “Zona e Lirë” nënkupton se ai do të ketë parë ndonjë sondazh konfidencial, që i ka treguar sa më sipër…/Marrë nga Respublica.al/
Tiranë: Studentja kërcënohet nga ish i dashuri: Do t’ju vras si familje
Nuk janë të pakta rastet në Shqipëri kur në një marrëdhënie dashurie, të rinjtë, përgjithësisht meshkujt, e kanë të vështirë të pranojnë ndarjen.
Një histori e tillë është edhe ajo e djalit E.P i cili pas ndarjes nga e dashura e tij, një studente nga Korça në vitin e tretë për Juridik në kryeqytet, ka shkuar deri aty sa të kërcënojë me jetë familjen e saj nëse kjo e fundit nuk i rikthehej sërish lidhjes me të, shkruan “Shqiptarja.com”.
Kjo i ka kushtuar burgun të riut, i cili është dënuar nga Gjykata me 40 ditë burgim për veprën penale të “Kanosjes”.
“Do t’ju vras të gjithëve si familje po qe se vajza juaj nuk do bëjë çfarë t’i them unë”. Është ky mesazhi që ka mbërritur në telefonin celular të familjes së vajzës në Korçë, në nëntor të 2015-ës.
Në këto kushte, nëna e të resë është nisur drejt Tiranës e së bashku me vajzën kanë bërë kallëzim në polici. Prej korrikut të vitit të kaluar, studentja nga Korça kishte pasur një lidhje me E.P e para disa kohësh janë ndarë për arsye xhelozie nga ana re djalit.
Sipas kallëzimit të vajzës, ish i dashuri “nëpërmjet thirrjeve e mesazheve telefonike ka arritur deri në kërcënime fizike”. Në rrethanat e pasigurisë për jetën e saj e të familjes, studentja e Juridikut ju drejtua policisë për të kallëzuar ish-të dashurin e saj.
U rrah me hu nga bariu shqiptar, ndërron jetë i moshuari italian
Në 10 Shkurt të këtij viti, një bari shqiptar rrahu një të moshuar italian në një fshat të Siçilisë, pasi bagëtitë e bariut kishin hyrë në pronën e fermerit italian.
Mëngjesin e sotëm, 79-vjeçari Michaele Vitelli ka ndërruar jetë në spitalin e Katanias, pas disa ditësh në gjendje kritike për jetën.
Pas arrestimit policia kishte gjetur edhe nje hu me të cilin bariu 58 vjeçar, Sali Metalla, kishte goditur italianin.
Bariu ndodhej në Itali pa leje qëndrimi.
Shpikja e kinezëve: Biçikletë stërvitjeje që lan rrobat
Makineria biçikletë-lavatriçe “B.Ë.M”, e dizenjuar nga studentet e Universitetit Dalian Nationalities në Kinë, është kthyer në një sensacion në internet.
Nuk është e vështirë për ta kuptuar pse. Tanimë mund të vrisni dy zogj me një gur.
Kur vendosni këmbët në pedalet e biçikletës, mund të prodhoni energji që e bën kazanin e makinerisë larëse të rrotullohet.
Kjo bën të mundur që ju të stërviteni dhe të lani rrobat në të njëjtën kohë.
Joleza Koka: Rama i do gratë, nuk është pasiv!
Për Joleza Kokën, Kryetari i PS, Edi Rama, është njeri që i do gratë.
Madje Joleza thotë se, Rama nuk është pasiv kur vjen fjala për angazhime partiake dhe mbështetjen që i jep të rinjve të FRESSH-it.
Gjatë një debati për rolin e gruas në shoqëri, në studion e emisionit “Oktapod” të Turjan Hyskës, Joleza tha se, “Rama i do gratë, nuk është pasiv, madje i ka ‘hapur krahët’ vajzave dhe grave në parti”.
Kapet me drogë në Itali biznesmeni shqiptar
Një sipërmarrës shqiptar u arrestua nga policia italiane, pasi iu gjetën 24 kg marijuanë në makinën ku po udhëtonte me fëmijët dhe bashkëshorten. I arrestuari është Leonard Sheko, 44 vjeç, rezident në San Dona di Piave, në Venecia.
Ai u ndalua në një postbllok në rrugën Leçe-Brindizi, gjatë një kontrolli rutinë.
Policia e kontrolloi mjetin e tij pasi ai shfaqi shenja nervozizmi. Mediat italiane nuk përjashtojnë mundësinë që ai të ketë qenë nën vëzhdim.
Policia kreu hetime të tjera mbi Shekon dhe zbuloi se ai kishte precedentë penalë, për shkak se ishte arrestuar në vitin 1994 për grabitje. Mbi bashkëshorten nuk u krye asnjë veprim hetimor dhe ajo u la e lirë.
Video/ Socialistja e Vlorës: Edhe pa bukë të më lini, PS-në do votoj
Nuk ka vetëm Berati gra të gatshme për t’u sakrifikuar për Partinë Socialiste. Ka edhe Vlora. Në kohën e “katarsisit”, një socialiste e Beratit tha se, s’kërkonte as bukë, as ujë e drita, por vetëm që Nano e Meta të mos përçahen.
Kur kanë kaluar thuajse 15 vjet nga ajo kohë, një socialiste në Vlorë shprehet se, edhe sikur pa bukë ta lënë, ajo sërish për PS-në do të votojë.
Ndiqni më poshtë videon e socialistes së Vlorës, të publikuar nga gazetari Erik Mehmeti dhe atë të socialistes së Beratit dhe gjeni ndryshimin.
Foto të rralla: Si u masakruan anëtarët e familjes Jashari nga serbët
Voal – Bekim Shyti ka fiksuar përmasat e llahtarshme të masakrës ndaj Jasharëve, para dhe gjatë varrimit.
Foto rrëqethëse, ku dokumentohet krimi, si dokument i mjaftueshëm për të ngritur gishtin kundër kriminelëve!
Maskra kundër Jasharajve do të shërbente që Perëndimi të kthente kokën për të parë se çfarë po bëhej në Kosovën martire.
Se po vriteshin fëmijë e civilë, gra e pleq, si preludi i një genocidi makabër.
Ata 56 shqiptarë të masakruar të familjes Jashari, fëmijë e të moshuar, me Adem e Hamzë Jasharin, me gjakun e tyre të pastër krijuan themelet e Kosovës të pavarur, por mjerisht të keqqeverisur.
Klasa politike i kujton për hipokrizi!
Erion Veliaj e Jul Deda, fërkime në “Apartamentin 2XL”
“Apartamenti 2XL”, tashmë i rikthyer për publikun shqiptar, ka nisur sezonin e ri.
Puntata e parë është regjistruar të shtunën dhe ka pasur një përballje të pazakontë midis aktorit Julian Deda dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt.
Aktori njihet si një nga kritikuesit e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, duke e ironizuar dhe akuzuar shpesh.
Producenti i “Apartamentit 2XL”, Turjan Hyska, ka publikuar një status në faqen e tij në Facebook, ku ka lënë të kuptohet se midis aktorit dhe kryebashkiakut ka pasur “fërkime”.
Këtë e kanë pohuar edhe të pranishmit në sallë, të cilët thonë se “fërkimet” politike mes Dedës, Koordinator i PD-së, dhe Veliajt, nuk kanë munguar.
Gjithçka do të zbulohet më 8 mars, kur të transmetohet programi në “Vizion Plus”.
Nazime Vishës i ulet dënimi me 3 muaj, pritet amnistia e Presidentit
Nazime Visha përfiton 3 muaj ulje dënimi. Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e depozituar nga 22-vjeçarja, e fajësuar si autore e vrasjes së Fiqiri Muçës, më 13 gusht 2012, në Kërrabë.
Vendimi në fjalë është shpallur vetëm 4 ditë para se ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, t’i dërgonte propozimin Presidentit Bujar Nishani për faljen e Nazime Vishës.
Më 25 shkurt 2016, në përfundim të dy seancave gjyqtari Lazer Sallaku ka vlerësuar si të bazuar kërkesën e Vishës.
“Pranimin e kërkesës. Uljen e masës së dënimit në masën 90 ditë për të dënuarën Nazime Visha”,- thuhej në dispozitivin e vendimit të Gjykatës.
Kërkesa e të dënuarës është bazuar në të drejtën që i njeh ligji për të kërkuar ulje dënimi deri në masën 90 ditë në vit, të motivuar me sjelljen e mirë në burg.
Emrat: Ja gjyqtarët e “listës së zezë” që s’marrin vizë për në SHBA
Në listën e zezë të gjyqtarëve që iu është anuluar viza amerikane janë edhe emrat e 14 gjyqtarëve të kallëzuar nga ILDKPKI-ja, kallëzime këto që janë hetuar ose janë në hetim nga organi i akuzës.
Pavarësisht që prokuroria mund të ketë pushuar çështjen ndaj këtyre gjyqtarëve, emrat e tyre nuk janë përjashtuar nga lista e zezë e refuzimit dhe anulimit të vizave amerikane.
Përveç këtyre emrave të kallëzuar nga ILDKPKI, burimet thonë se janë edhe emra të tjerë të gjyqtarëve, që ambasada ka krijuar bindjen se janë të korruptuar, raporton Abc.
Nga një hulumtim i DITA-s, rezulton se ILDKP ka kallëzuar në prokurori 12 gjyqtarë dhe dy prokurorë për akuzat e pastrimit të parave, fshehje të pasurisë dhe falsifikim të dokumenteve.
Kallëzimet e para në nivele të tilla në fakt kanë ndodhur pas vitit 2013, me fillimin e detyrës nga Inspektori i ri Shkëlqim Ganaj.
Më poshtë emrat...
Do'stlaringiz bilan baham: |