Atë Daniel Dajani S.J.
Lindi në Blinisht (Zadrimë), më 2 Dhjetor 1906. Pas shkollës fillore, të cilën e kreu në fshatin e tij, shkoi në Torino ku ndoqi kurset e filozofisë dhe të teologjisë. U shugurua meshtar në Kieri (Itali), më 15 korrik 1938. U rikthye në Shqipëri dhe dha mësimin e latinishtes në Seminar. Meshtar shumë i ndershëm dhe i zellshëm, i kujdesshëm për të mirën e shpirtrave, e mbi të gjitha për formimin e seminaristëve, me të cilët ishte shumë i afërt dhe i gatshëm, ishte si një vëlla; shumë i dashur nga të gjithë. U arrestua bashkë me Atë Faustin, u dënua me vdekje dhe u pushkatua më 4 mars 1946. U torturua në mënyrë çnjerëzore.
Atë Giovanni Fausti S.J.
Lindi në Broco të Breshës (Itali), më 19 Tetor 1899. Studioi në qytetin e vet, në seminarin ipeshkvnor. U shugurua meshtar në Romë, më 9 korrik 1922. Pas hyrjes në Shoqërinë e Jezusit, e dërguan në Shqipëri. Person me kulturë të gjerë dhe përshpirtëri shumë të madhe. Në Shqipëri kishte detyrën e zëvendësprovincialit. Ndërsa po i shpinin drejt pushkatimit, forconte vetveten dhe të tjerët me fjalët e psalmistit: “Të shkojmë në shtëpinë e Zotit”. U arrestua më 31 dhjetor 1945, së bashku me Atë Dajanin, dhe pastaj u pushkatua më 4 mars 1946.
Atë Gjon Shllaku ofm:
Lindi në Shkodër, më 27 Korrik 1907. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu tek françeskanët (Shkodër). Vazhdoi studimet në universitetin e Lovanios në Belgjikë, për shkenca; për filozofi e teologji në Holandë dhe në Sorbona të Parisit, ku mori doktoratin. U shugurua meshtar më 15 mars 1931. Kur u kthye në Shqipëri, qe profesor i filozofisë në liceun “Illyricum” të françeskanëve (Shkodër). U arrestua para studentëve të tij gjatë orës së mësimit, në janar të vitit 1945 dhe u pushkatua më 4 mars. Fjalët e tij të fundit, siç del nga aktet, qenë: “Rroftë Krishti Mbret! I falim armiqtë tanë!”.
Mark Çuni, seminarist
Lindi në Rranxa të Bushatit (Shkodër), më 30 shtator 1919. Pas shkollës fillore, kryer në fshatin e vet, shkollën e mesme e kreu në Shkodër dhe tetëmbëdhjetëvjeçar vazhdoi studimet në Seminarin Papnor në Shkodër. Qe themelues klandestin i organizatës politike “Bashkimi Shqiptar” brenda seminarit. Eprorët e tij nuk e dinin një gjë të tillë. Kur organizata u zbulua nga qeveria, u arrestuan Atë Fausti e Atë Dajani, si eprorë dhe përgjegjës të Seminarit. Pastaj seminaristi u arrestua dhe u dënua me vdekje, bashkë me eprorët e vet. U pushkatua më 4 mars 1946.
Meta: Do të bëj hatanë nëse Berisha lë mandatin
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta deklaroi se “do të bëjë hatanë” nëse ish-Kryeministri Sali Berisha, dorëzon mandatin e deputetit.
Këtë koment, Meta e bëri jashtë Parlamentit pasi u pyet nga gazetarët a do të negocionte nëse Berisha do të hiqte dorë nga mandati i tij si deputet i PD.
“Mos më detyroni të them që po e la Doktori mandatin, do të bëj dhe unë ndonjë hata”,- tha Meta duke qeshur.
Video: Aksident në Kashar, makina godet palmën dhe bie në kanal
Një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës pranë Kasharit mesditën e sotme, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Makina ka humbur kontrollin nga shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë, e për pasojë është përplasur edhe me një palmë në anë të autostradës. Deri tani nuk është raportuar për persona të lënduar. Video është dërguar nga lexuesit e Syri.net.
Video: Policia shoqëron Kreshnik Spahiun
Policët e komisariatit nr.1 Në Tiranë ndauan Kreshnik Spahiun pas protestës në Bashkinë e Tiranës. Ndalimi u bë pasi Kreshnik Spahiu bashkë me Flavio Qarrin ishin organizatorë të një proteste, ku u gozhduan dyert e Bashkisë.
Pas protestës, pati edhe një përleshje mes protestuesve dhe uniformave blu. Megjithatë Kreshnik Spahiu duket i qetë në momentin që po shoqërohet nga policia.
Ai dallohet që po luan me celularin e tij brenda në furgon. Pak kohë pasi u shoqërua, nga ambjentet e Komisariatit ai pati mundësi edhe të bënte një lidhje telefonike me neës 24, ku tregoi se ishte marrë në zyrën e tij nga policia për protestën e sotme.
Duket se Kreshniku po e shijon këtë moment prej heroi.
Policia njoftoi se “shoqerimi i tyre eshte bere lidhur me Protestën e paligjshme të zhvilluar gjatë ditës së sotme në ambjentet e jashtme të Bashkisë Tiranë, si dhe veprimet e kundraligjshme te kryera nga ana e tyre gjatë protestës”.
Elbasan: Rama i kthen militantët kundër Blushit, salla e fishkëllen
Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi, ka shkuar në aktivitetin e PS-së për anëtarësimet e reja në Elbasan, edhe pse nuk kishte marrë asnjë ftesë pavarësisht se është deputet i Elbasanit.
Blushin nuk e kanë takuar kolegët e tij deputetët të qarkut. Blushi është pritur gjithashtu me ovacione nga socialistët në Pallatin e Sportit, ku mbahet aktiviteti.
Por një pjesë edhe e kanë provokuar e madje edhe ofenduar. “Ik, largohu. Nuk je përfaqësuesi ynë”,- kanë qenë thirrjet e turmës ndaj deputetit Blushi, por ky i fundit u ul në rresht të parë dhe ndoqi deri në find fjalimin e kryetarit dhe kryeministrit Rama.
Aktiviteti për anëtarësimet e reja në PS po zhvillohet me tensione, për shkak të përplasjes dhe deklaratave të Blushit ndaj Edi Ramës.
Deputeti “rebel” kërkon që të bëhen zgjedhje në PS, pasi Edi Ramës i ka mbaruar mandati si kryetar i Partisë Socialiste.
Britanikja, vullnetarja e parë që i injektohet vaksina kundër kancerit
Një grua e re britanike është ndër vullnetaret e para që i është injektuar vaksina e re kundër kancerit, e projektuar për të stimuluar sistemin imunitar në mënyrë që të shkatërrojë tumoret kudo që janë përhapur në trup.
Kelly Potter, 35 vjeçe, u diagnostikua me kancer të avancuar të qafës së mitrës në korrik të 2015-ës dhe ishte ndër të para që u regjistrua në një projekt pilot vaksine kundër kancerit që do të shtrihet në dy vjetët e ardhshëm dhe do të përfshijë 30 vullnetarë.
Kërkuesit shkencorë e kanë projektuar vaksinën për të inkurajuar sistemin imunitar që të reagojë kundër asaj pjese të qelizave kancerogjene që ripërtërihen.
Censurohet Blushi, Rama fik transmetimin dhe përzë gazetarët
Sapo Kryeministri Edi Rama përnfundoi fjalën në aktivitetin e anëtarësimeve të reja në PS në Elbasan, transmetimi me regji u ndërpre për të gjitha mediat dhe gazetarët nuk u lejuan që të qëndrojnë brenda Pallatit të Sportit.
Deputeti Ben Blushi kërkoi disa herë që të merrte fjalën, por nuk u lejua dhe u vërshëllye nga simpatizantë të PS që ishin në sallë. Si deputet i Elbasanit, Ben Blushi nuk ishte ftuar të merrte pjesë në aktivitet, megjithatë shkoi vetë sapo mësoi se Rama do të ishte i pranishëm.
As kolegët e tij deputetë të qarkut të Elbasanit, nuk e pritën dhe nuk e takuan Ben Blushin, i cili i ka shpallur garë Edi Ramës për kreun e Partisë Socialiste.
Shpërndarja e anëtarësimeve të reja në Partinë Socialiste në Elbasan është zhvilluar në një situatë të nderë, pasi i pranishëm në sallë ishte edhe deputeti “rebel”.
Tensioni u duk edhe tek vetë Kryeministri Edi Rama, i cili gjatë fjalës së tij i ktheu indirekt përgjigje Blushit për kritikat e bëra.
Ben Blushi-Ramës: Shpjegoju njerëzve pse nuk do të votohesh?
Një ngjarje e paprecentë po ndodh aktualisht në Kongresin që socialistët po mbajnë në Elbasan, ku të pranishëm janë edhe kryeministri Rama dhe kundërshtari i tij për garën për kryetar partie, Ben Blushi.
Në momentin që do të fliste zv/kryeministri Niko Peleshi, është ndërprerë transmetimi për mediat. Nuk dihet se kush e ka dhënë urdhërin, ndërkohë që Ben Blushi mësohet se ka kërkuar disa herë të marrë fjalën por nuk i është dhënë.
Fjala e Ben Blushit në Elbasan ka shkaktuar reagime nga salla por edhe ndërprerjen e transmetimit televiziv të takimit të PS.
Mësohet se në momentetin e reagimeve, Blushi ka qënë duke kritikuar modelin e Edi Ramës në PS.
Blushi tha se “jam i qartë me anëtarët e PS dhe se ka një acarim të përgjithshëm pasi njerëzit janë të varfër e të papunë”.
Ai ka komentuar edhe anëtarësimet e reja duke thënë se, “jam i kënaqur që ka anëtarë të rinj, por ata janë të parët që duhet të dalin kundër një partie që ka harruar motivin”.
“Nuk na duhet partia e një njeriu. Juve ju kanë marrë votën”,- ka thënë Blushi.
“Pyes Edi Ramën përballë: Pse nuk do zgjedhje? Këtu ka banditizëm. Banditët janë këtu dhe në parlament. S’kam frikë të them të vërtetën, fishkëlleni sa të doni”.
“Zonë e Lirë”: Sali Berisha, sonte përballë Arian Çanit...
Një mbrëmje e nxehtë televizive parashikohet këtë të premte në “Tv Klan”. Ish-kryeministri Berisha do të jetë në studion e “Zonë e Lirë” në një intervistë përballë gazetarit Arian Çani.
Zhvillimet e fundit në politikë, qëndrimet dhe deklaratat e Sali Berishës, do të dekriptohen në emisionin i cili mban të mbërthyer shqiptarët përpara ekranit. Mbetet i gjithi për t'u parë...
Video: “Audi SQ7”… SUV më i fuqishëm në botë me motorr diesel
Audi ka shpalosur zyrtarisht modelin “SQ7 Tdi” në Gjenevë, që sipas kompanisë është modeli më i fuqishëm SUV dizel në botë.
Vetura vjen me motor 4.0 TDI V8 me 435 kuajfuqi. Kjo i ndihmon “SQ7 TDI” të arrijë përshpejtimin prej 0 në 100 kilometra në orë për 4.8 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale e tij është 250 km/orë.
Veçantia qëndron te kompresori elektrik EPC që eliminon problemet në turbo gjatë rrotullimeve të vogla në motor.
Modeli i ri është edhe ekonomik, pasi “Audi” thotë se, shpenzon vetëm 7.4 litra në 100 kilometra distancë.
“Audi SQ7” ka rrota 20 dhe 22-inçësh dhe vjen me mundësinë për 5 ose 7 ulëse.
Modeli më i ri i linjës “Audi Q7” do të dalë në shitje në pranverë dhe do të kushtojë 89.900 euro si çmim fillestar.
BMI: Stabiliteti ekonomik i Shqipërisë, në rrezik
“Business Monitor International”, pjesë e grupit të njohur vlerësues “Fitch”, në studimin e fundit për vendet në zhvillim dhe Ballkanin, tregon se ky i fundit është duke u përballur me një risk të madh destabilizimi, në pjesën e mbetur të 2016-s, duke përmendur tensionet e mbetura mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe rivaliteti gjeopolitik i Rusisë me Perëndimin do të ketë ndikimin e tij.
“Rritja e destabilitetit politik dhe gjeopolitik do të prekë edhe ekonominë e këtyre vendeve. Teksa papunësia mbetet e lartë, mundësitë për punë janë të limituara. Masat shtrënguese të FMN-së po zbatohen në Serbi dhe pritet të implementohen edhe në Bosnje dhe Kosovë, ndërsa qeveri jo stabël si Maqedonia varen nga investimet e huaja. Fluksi i emigrantëve sirianë pritet që të prekë këto vende ballkanike”,- shkruan raporti.
Më tej në raport, përmes tabelës së indeksit të riskut për këto shtete, me një përshkallëzim nga 0-100, jepet në periudhë afatshkurtër dhe afatgjatë shkalla e stabilitetit politik dhe ekonomik.
Për Shqipërinë, në terma afatshkurtër, stabiliteti ekonomik është 37.1, lë pas vetëm Bosnje Hercegovinën që ka 34 pikë. Më mirë në rajon duket Maqedonia me 54.6 pikë.
Sa i përket termave afatgjatë, stabiliteti ekonomik i Shqipërisë merr 46.5 pikë nga 100, më mirë se Kosova dhe Bosnja. Me stabilitetin më të lartë në rajon parashikohet sipas indeksit Maqedonia./Monitor/
Serbi: Shpërndahet parlamenti, vendi në zgjedhje të parakohshme
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, e ka shpërndarë parlamentin e vendit dhe i ka thirrur zgjedhjet e parakohshme, më 24 prill. Ky veprim është bërë pas kërkesës së kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Vendimi i sotëm i Nikoliçit vjen një ditë pasi qeveria e Vuçiçit bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme, në mënyrë që kabineti i ri, “me një mandat të qartë”, do të mund të ndërmerrte reformat e nevojshme dhe ta vendoste vendin në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare më 24 prill, në gjysmë e mandatit të tij.
Partia e tij Progresiste aktualisht është në koalicion qeveritar me disa parti më të vogla. Kjo parti gjithashtu qëndron mirë në anketa, të cilat e vendosin Vuçiçin në rrugën e njëjtë për ta udhëhequr edhe qeverinë e ardhshme.
Partia Progresiste e Serbisë është duke luftuar për shumicën prej 2/3 të votave, të cilat për pak nuk i arriti në zgjedhjet e kaluara, në vitin 2014, kur fitoi 158 nga 250 vende në parlament.
Jashtë sallës Blushi sqaron incidentin e Elbasanit për gazetarët
Në përfundim të incidentit të Elbasanit gjatë takimit të socialistëve, deputeti Ben Blushi ka dhënë një shpjegim për gazetarët rreth asaj që ndodhi brenda Pallatit të Sportit.
“Salla kishte tension, por unë nuk jam arsyeja. E kuptoj që njerëzit janë të varfër, ka një acarim të përgjithshëm. Nëse do të ishte salla më e qetë do i shpjegoja më shumë se çfarë kërkoja. U drejtova duke u thënë se bëjnë shumë mirë që vijnë në PS. Iu drejtova personalisht Edi Ramës brenda në sallë duke i thënë shpjegoi këtyre njerëzve pse nuk do të votohesh. Njerëzit që fishkëllenin për Berishën ishin sot në sallë. Partia nuk është pronë e një njeriu të vetëm”, u shpreh Blushi./
Video: Ja dasma më seksi dhe më e çmendur në botë...
Kjo është dasma më seksi dhe më e çmendur në botë. Sigurisht që momenti i kurorëzimit të martesës është një nga më të veçantët dhe më të paharrueshmit në jetën e çdo njeriu.
Por kjo dasmë sigurisht e ka merituar titullin e mësipërm për vetë faktin se, të ftuarit në të janë argëtuar, aq sa kur të shikoni videon edhe ju do të mbani barkun me dorë nga të qeshurat…
Video: Ja çfarë ndodhi kur foli Blushi… fishkëllima e thirrje në kor
Pas fjalës së Kryeministrit në Elbasan në podium ka folur deputeti socialisti Ben Blushi, i cili u është drejtuar të gjithë të pranishëve dhe vetë Ramës. Por në fjalën e tij një sërë qytetarësh të pranishëm kanë nisur ta fishkëllejnë atë dhe të bërtasin në kor emrin e Kryeministrit.
Për më tepër shihni videon e siguruar nga “Report TV”, e cila shfaq momentet kur në sallë nuk kishte kamera.
Studimi: Ja sa gënjejnë meshkujt dhe sa femrat...
“HushHush.com” ka vendosur, që nëpërmjet një studimi, të depërtojë pak më thellë në problematikën e gënjeshtrave të meshkujve dhe femrave dhe të marrë vesh se kush gënjen më shumë dhe më shpesh, meshkujt apo femrat.
Rezultati është humbës për gjininë mashkullore, sepse përgjigjet e të testuarve kanë zbuluar, se meshkujt gënjejnë tri herë më shumë se femrat.
Gjatë një viti mashkulli mesatarisht thotë më shumë se një mijë gënjeshtra, sepse femrat gënjejnë një herë në ditë, ndërsa meshkujt tri herë. Anketa në 2500 britanikë të rritur ka treguar, se vetëm pesë për qind e njerëzve thonë vazhdimisht të vërtetën.
Më shumë se gjysma e meshkujve ka deklaruar që gënjejnë tri herë në ditë, ndërsa 14% të tyre dhe mbi pesë herë në ditë. 57% e femrave thonë që gënjejnë një herë në ditë, derisa 17% e tyre e pranojnë që do të gënjenin deri tri herë në ditë, nëse është nevoja.
Femrat më shpesh gënjejnë për emocionet, ndërsa më shumë se një e katërta zakonisht thotë “jam mirë” edhe pse nuk ndihet ashtu. Meshkujt, nga ana tjetër, gënjejnë se e kanë bërë diçka që është duhej, por në fakt nuk e kanë bërë.
Madje 71% e të testuarve vazhdimisht gënjejnë kolegët, miqtë dhe anëtarët e familjes duke e arsyetuar këtë me nevojën për të kursyer ndjenjat e të tjerëve, një e treta vazhdimisht gënjen shefin dhe kolegët dhe pastaj familjen dhe partnerët.
Meshkujt janë të tmerrshëm ndaj miqve, sepse 41% e tyre e pranojnë që i gënjejnë vazhdimisht, në krahasim me vetëm 9 për qind të femrave, që komunikojnë ashtu me mikeshat.
Problemet me ndërgjegjen pas gënjimit bëjnë presion te gati tri herë më shumë femra sesa meshkuj, 62 ndaj 23%.
Gënjeshtrat më të shpejta janë:
Femrat
1. Jam mirë – 27%; 2. Arrij shumë shpejt– 26%; 3. Jam duke zbritur – 24%; 4. Dukesh shumë bukur -19%; 5. Fatkeqësisht nuk ka pasur valë (sinjal) – 16%.
Meshkujt
1. Po, e kam bërë këtë – 45%; 2. Fatkeqësisht, nuk kam pasur valë (sinjal) – 41%; 3. U nisa për shtëpi – 39%; 4. Nuk e kam parë që ke telefonuar – 35%; 5. Nuk po e shikoja atë femër – 30%.
Fotolajm: Xhesika Ndoj vjen me një pozë “Uauuu”...
Bjondina superseksi, Xhesika Ndoj, mbrëmë në një klub nate në Tiranë i ka lënë gojëhapur të pranishmit.
Bazuar në foton që ka postuar në Instagram, ajo shihet se ka qenë në qejf dhe siç zakonisht di të jetë tërheqëse, vëmendjen e ka marrë me veshjen e saj provokative.
Video: Arrestohet polici i burgjeve, kapet me 10 kg kanabis
Policia e Tiranës ka arrestur 2 persona të cilet dyshohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, si dhe ka sekuestruar 10 kg kanabis sativa. Një prej të arrestuarve është punonjës i policisë së burgjeve. Të arrestuarit janë:
● Elton Lala, 29 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë punonjës i Policisë Burgjeve.
● Shkelzeni Duçka, 28 vjeç, banues në Tiranë.
Aktivitetin e paligjshëm në drejtim të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, këta dy shtetas e ushtronin kryesisht në dalje të kryeqytetit në zonën e Farkës. Kur janë konstatuar nga Policia, shtetasit ishin jashtë automjetit të tyre dhe ndërkohë njëri prej tyre largohet në këmbë në drejtim të rrethrrotullimit Tiranë - Elbasan por ndërhyrja e menjëhershme e forcave të policisë bëri bllokimin dhe ndalimin e tij. Ky shtetas u identifikua si punonjës policie dhe nga kontrolli i dokumentit të identifikimit rezultoi të jetë punonjës i Policisë së Burgjeve.
Gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhin e mjetit janë gjetur dy qese të zeza të ngjitura me izolant me lëndë bimore të dyshuar “Cannabis Sattiva”.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
• 8.6 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit "Cannabis Sattiva"
• Pistoletë e shërbimit tip TT, model 56
• Dy krehër me 14 fishekë
• Një automjet i tipit "Mercedes-Benz ", me targa "TR 5686 I"
•4 telefona celular.
Materialet proceduriale ju kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tirane për veprën penale të “Prodhim dhe Shitje te narkotikeve", parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.
Video: Specialët Çeçenë infiltrojnë brenda ISIS, ndihmojnë aviacionin rus
Forcat Speciale Sekrete të Çeçenisë, pjesë e trupave speciale të famshme ruse “Spetsnaz”, janë infiltruar në radhët e ISIS-it në Siri dhe në Irak dhe po marrin informacione të dobishme për organizatën terroriste nga brenda dhe po mbështesin nga toka, aviacionin rus.
Lideri çeçen Ramzan Kadyrov tha për televizionin rus se, në prag të luftës civile në Siri, njerëzit e tij u infiltruan tek xhihadistët dhe tani kur Rusia është duke ndërhyrë ushtarakisht në Siri, komandot e tij e dinë se ku duhet të godasin dhe të marrin frytet e aksionit.
Shikoni këtë video, e cila zbulon disa detaje për “Spetsnaz”:
Kjo është qëndra ku stërviten Forcat Speciale Çeçene. Pikërisht këtu u trajnuan ata ushtarë që më vonë hynë në radhët e ISIS-it në Siri. Janë pikërisht këta që garantojnë suksesin e aviacionit rus në tokë duke mos kursyer jetën e tyre. Por nuk mund të identifikohen, emrat e tyre mbeten sekretë.
Ramzan Kadyrov thotë në intervistë: “Fatkeqësisht, kemi pasur humbje, por e dinim koston e kësaj sakrifice. Ata ushtarë shkuan që të vendosnin paqen në atë territor, paqen e Republikës Çeçene dhe Rusisë në tërësi.
Ata u vendosën atje që atëherë kur ISIS-i ende nuk ishte krijuar. Instruktorët e tyre ishin nga vendet e NATO-s.
Agjentët e Shërbimit Special Çeçen ishin futur në këto kampe dhe atëherë ata ishin ende të panjohur për Rusinë. Të jemi të qartë, thotë Kadyrov: Ata nuk janë Forca Speciale të Rusisë që operojnë në Siri apo Irak. Janë agjentët tanë të mbuluar që veprojnë atje; që veshin rroba si të ISIS-it dhe duken krejt si ata.
Kadyrov flet hapur sepse ai është i sigurtë se është krejt e pamundur për t’i zbuluar; agjentët kanë pasaporta falso dhe dokumenta të tjera dhe, e vetmja gjë që i lidh ata me rusët, është trajnimi në Qëndrën e Forcave Speciale.
Korea e Veriut kërcënon me sulm bërthamor, Kim: Rrini gati!
Kim Jong-Un ka thënë se, armët bërthamore të Koresë Veriore duhet të jenë të gatshme për përdorim në çdo kohë, shkruan BBC.
Ai u ka thënë liderëve ushtarakë që të rrinë gati për nisjen e sulmeve parandaluese.
Mirëpo, pavarësisht kësaj, mbetet ende e paqartë se sa të avancuara janë armët bërthamore të Koresë Veriore.
Kombet e Bashkuara kanë imponuar disa sanksione të forta kundrejt Koresë Veriore. Në përgjigje të kësaj, korean-veriorët, hodhën disa raketa në det.
Rrugët alternative të refugjatëve në Ballkan
Itinerari i deritanishëm ballkanik është thuajse i mbyllur për refugjatët – për këtë Austria ra dakord me shtetet përkatëse ballkanike në Vjenë. Si rrjedhojë refugjatët dhe kontrabandistët kërkojnë rrugë alternativë.
“Hapni kufirin!”, thërrisnin sërish qindra njerëz para gardhit kufitar maqedonas në anën greke të kufirit Idomeni. Sërish refugjatët e grumbulluar këtu bllokuan linjën hekurudhore Selanik-Shkup. Kjo për arsyen, se Maqedonia lejon të kalojnë vetëm sirianët dhe irakianët. Edhe këta me kufizime, vetëm pak qindra në ditë. Afganët, që kanë mbetur në kufirin me Serbinë në Tabanovce, nuk kanë më asnjë shans.
Siç konfirmon edhe një afgan, me të cilin bisedojmë: “ne nuk e dimë, përse nuk i lejojnë afganët. Policia vetëm na thotë, se nuk lejohet të na e hapin rrugën për të kaluar. Ne nuk e dimë përse.”
Kjo ka të bëjë me një marrëveshje të shefave të policive të shteteve përgjatë itinerarit ballkanik. Me insistimin e Austrisë kalojnë kufirin çdo ditë më pak se 600 refugjatë . Për këtë arsye rrugët ballkanike janë mbyllur afganët dhe të tjerët. Ky është pikërisht një program punësimi për kontrabandistët, mendon shefi i UNHCR-së në Beograd, Hans-Friedrich Schodder.
“Përderisa tani shumë e shohin që nuk kanë më mundësi të udhëtojnë më tej legalisht, nxiten drejt kontrabandistëve dhe si rrjedhojë shfrytëzohen. Këtë ne e shohim çdo ditë…”.
Shqipëria si vend i mundshëm tranziti
Por sa më e mbyllur që të jetë itinerari kryesor, aq më joshëse bëhen rrugët e tërthorta. Shqipëria po përgatitet për më shumë refugjatë, po përforcon patrullimet në kufirin me Greqinë, Ministri shqiptar i punëve të brendëshme Saimir Tahiri pak para nisjes në një udhëtim shërbimi për në Itali deklaroi: “Unë besoj, se asnjë vend nuk mund ta përballojë i vetëm këtë krizë. Ne duhet të bashkëpunojmë. Por nuk ka arsye për t’u shqetësuar. Ne jemi të përgatitur dhe po bashkëpunojmë me partnerët tanë. Për një problem europian duhet të ketë një zgjidhje europiane.”
Deri tani në Shqipëri janë kapur vetëm pak pakistanezë. Krejt ndryshe qendron puna në kufirin serbo-hungarez. Policia hungareze ka regjistruar qysh nga fillimi i vitit rreth 3.200 kalime ilegale të kufirit.
Qeveria në Budapest do tani ta zgjerojë gardhin kufitar 175 km. të gjatë edhe në drejtim të Rumanisë. György Bakondi, këshilltar sigurie i kryeministrit shton: “Ne kemi dërguar përforcime me ushtarë e policë në kufirin jugor. Nëse ka tentativa për ta çarë gardhin apo për të kapërcyer në të, ndaj këtyre personave do të hapen procese.”
Qoftë përmes Bullgarisë për në Serbi, apo përmes Ukrainës ose nga Greqia në Shqipëri e që këtej drejt Italisë – ata që kanë nevojë për mbrojtje e gjejnë një rrugë.
Një autostradë refugjatësh si në itinerarin kryesor nuk ka, por siç tha për ARD Berndt Körner, zëvendësshef i Agjencisë Europiane të Mbrojtjes së Kufirit, FRONTEX: “Eshtë e vërtetë, që grupe të caktuara, që nuk vijnë më dot përmes itinerarit kryesor, do të ndryshojnë itinerarin dhe do të vijnë përmes rrugëve të tjera. Unë kam konstatuar, se migracioni përmes Hungarisë është sërish në rritje. Ndërkohë ne – me një përjashtim të vetëm – në të gjitha itineraret, që mbikqyrim në hapësirën europiane, vërejmë sërish rritje. Nuk mund ta them saktë, nëse këto janë brenda të njëjtit kontekst, por kudo ka rritje të lëvizjes së migrantëve”./DË/
KE-ja miraton marrëveshjen për TAP-in
Komisioni Evropian miratoi sot marrëveshjen e arritur midis Greqisë dhe një operatori zviceran i ngarkuar për transportimin e gazit natyror nga deti Kaspik drejt Italisë.
Komisioni Evropian miratoi sot marrëveshjen e arritur midis Greqisë dhe një operatori zviceran i ngarkuar për transportimin e gazit natyror nga deti Kaspik drejt Italisë, në kuadër të një operacioni të gjerë për reduktimin e varësisë së BE-së për gaz me origjinë nga Rusia.
Ky projekt i gazsjellësit i emërtuar “Korridori i Jugut” do të mundësojë duke filluar nga viti 2020 të transportojë gazin natyror nga zona naftëmbajtëse Shah Deniz II (Azerbajxhan) drejt jugut të Italisë, nga Turqia, Greqia, Shqipëria dhe një pjese nënujore në Adriatik.
Për pjesën përfundimtare të vijëkalimit, duke nisur nga kufiri greko-turk, Athina ka përfunduar marrëveshjen me operatorin TAP (Gazsjellësi TransAdriatik, një sipërmarrje e përbashkët e gjashtë grupeve energjetike të regjistruara në Zvicër) duke i mundësuar një regjim lehtësues tatimor me një kohëzgjatje 25-vjeçare, duke u llogaritur nga fillimi i operimit tregtar.
“Nga ana tjetër kjo marrëveshje është në përputhje me rregullat e BE-së në planin e ndihmës shtetërore”,- cilësoi Komisioni./TRT/
Kërcënohet në Facebook Shpend Ahmeti
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka marrë një kërcënim serioz.
I pari i Prishtinës, është kërcënuar nga një person në Facebook dhe pas kësaj Ahmeti ka paraqitur rastin edhe në polici.
Kërcënimi është paraqitur edhe në raportin e policisë së Kosovës më datën 2 mars, ku thuhet se njësitet përkatëse janë duke u marrë me rastin, transmeton “Magazina.al”.
“Viktima mashkull K–Shqiptar ka raportuar se është kanosur përmes rrjetit social Facebook. Lidhur me rastin janë njoftuar njësitet përkatëse”,- thuhet në raportin e policisë.
Sipas burimeve, policia e Kosovës janë duke u munduar që ta lokalizojnë vendin nga ka ardhur kërcënimi./magazina.al/
Foto/ Partizani –Tirana: “Beteja” e tifozëve me fyerje në Facebook
Derbi i kryeqytetit nis në “Qemal Stafa”, në ora 18:00 në sfidën e 144 mes tyre. Por sfida mes tifozerive ka nisur prej javësh. Tifozët e Tiranës e nisën duke “pushtuar” godinat e larta të kryeqytetit me vendosjen e banderolave.
Ata kishin ngritur banera me ngjyrat e skuadrës së tyre të zemrës në ndërtesat më të larta në kryeqytet, duke simbolizuar, sipas tyre, “pushtimin” e Tiranës nga lartësitë….
Kundërpërgjigjia e ultrasve të kuq ka ardhur e shpejtë dhe në forma të ndryshme.
Gjatë natës, ata kanë depërtuar në stadiumin “Qemal Stafa”, ku do të luhet derbi i sotëm, dhe në tribunat e planifikuara për tifozët e Tiranës kanë vendosur banera të mëdhenj, ku shkruhen fyerje.
Mëngjesi i sotëm ka vënë në jetë një tjetër plan të tifozëve të Partizanit.
Ata janë shpërndarë në të gjitha kalatë e kryeqytetit dhe të zonave përreth, duke ngritur në to flamurin e Partizanit.
Video: Projekti i SHBA-ve dhe një gabim prej 1.5 trilion dollarësh
Avioni luftarak “F 35” ishte parashikuar të bënte gjithçka shpjegon James Falloës në “Tragjedia e ushtrisë amerikane”. Në vend të kësaj, ai ka probleme me fluturimin gjatë natës, motorët e tij kanë shpërthyer gjatë fluturimit, dhe modelet e mëparshme kanë pësuar çarje strukturore.
Nuk ka asnjë zgjidhje në horizont. Të gjitha kostot e këtij aeroplani janë vlerësuar të jenë më shumë se 1.5 trillion dollarë (Kjo është përafërsisht me të njëjtin çmim sa e gjithë lufta në Irak).
Në këtë video, Falloës shpjegon se si një projekt i tillë katastrofik erdhi në jetë dhe pse ajo nuk mund të ndalet.
Danimarka dërgon forcat speciale për të luftuar terrorizmin
Në kuadër të luftës kundër terrorizmit, kryeministri danez Lars Lokke Rasmussen, njoftoi se, qeveria e tij do të ofrojë mbështetje, duke dërguar 400 trupa të forcave speciale në Siri dhe Irak.
“Avionët luftarakë që ndodhen në bazë në Turqi, do të dërgohen për të goditur në Siri dhe Irak, ndërsa trupat tokësore do të dërgohen në Irak.
Qeveria dëshiron të intensifikojë luftën kundër organizatës terroriste ISIS.
Ky është një vendim serioz për të dërguar trupa daneze dhe për këtë arsye që duhet të garantojë që projekti i qeverisë duhet të marrë një mbështetje të gjerë mes partive të parlamentit”,- u shpreh Rasmussen.
Kriza e refugjatëve, Tahiri-Alfano: Kontroll të përbashkët kufinjve
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri, u prit në një takim në Pallatin Viminale nga homologu i tij italian Angelino Alfano.
Në qendër të takimit ishin çështjet e sigurisë dhe bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, si dhe çështja e emigracionit, duke iu referuar në mënyrë të veçantë skenarit ballkanik e adriatik.
Lidhur me këtë, u analizuan perspektivat e një përforcimi të bashkëpunimit mes dy qeverive për të përballuar çështjen e parandalimit të fenomenit migrator e menaxhimit të tij, në rast të ardhjes së fluksit të të huajve drejt Adriatikut.
Për këtë qëllim u ra dakord të rritet shkëmbimi i informacioneve në kohë reale, të përforcohet bashkëpunimi operativ, me pjesëmarrjen shqiptare në patrullimin detar në kuadër të “Triton” dhe mbështetjen nga pala italiane për ngritjen e qendrave të pritjes dhe identifikimit të emigrantëve në territorin shqiptar.
Tahiri konfirmoi vullnetin e qeverisë shqiptare për të vendosur mekanizmat e menjëhershëm dhe të frytshëm të bashkëpunimit në kuadër të parandalimit dhe menaxhimit të fluksit të emigrantëve.
Gjatë takimit, dy ministrat ranë dakord që sfidat e pamata që burojnë nga emigracioni i paligjshëm kërkojnë një impenjim dhe përgjegjësi të përbashkët të vendeve të origjinës, të tranzitit dhe të destinacionit, me synim përballimin dhe menaxhimin me efikasitet të të gjithë aspekteve humanitare dhe të sigurisë që lidhen me këtë fenomen kompleks.
Do'stlaringiz bilan baham: |