Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet88/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   84   85   86   87   88   89   90   91   ...   352

A e dini se:

Sëmundjet e gojës ndikojnë në cilësinë e jetës së njeriut.

Larja e dhëmbëve duhet të fillojë menjëherë pas daljes së dhëmbit të parë të qumështit.

Pastat e dhëmbëve kanë në përbërje disa substanca që kanë rolin e tyre specifik.

Numri i baktereve në gojë mund të jetë më i madh se popullsia e botës.

Era e keqe e gojës mund të jetë shenjë e disa sëmundjeve.

Higjiena e gojës është shumë e rëndësishme, sidomos gjatë shtatzënisë.

Një person i rritur ka 32 dhëmbë që do të thotë 160 sipërfaqe për t’u pastruar.



Fakte botërore

– Vetëm 60% e popullsisë botërore kanë akses në kujdesin shëndetësor oral.

– 60­-90% e nxënësve në gjithë botën vuajnë nga kariesi dentar.

– Incidenca e kancerit oral shkon nga 1 deri në 10 raste për 100.000 njerëz në shumicën e vendeve.

– Dhembja e dhëmbit është një ndër arsyet kryesore për mungesat në shkollë të nxënësve në shumë vende.

– Konsumi i lartë i sheqerit është faktori kryesor i cili mund të sjellë prishjen e dhëmbëve dhe diabetin. Rreth 80% e vdekjeve për shkak të diabetit ndodhin në vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta.

– Në vendet e zhvilluara bëra e sëmundjeve orale është në rënie, ndërsa komplikacionet janë më të zakonshme, sidomos te pjesa më e moshuar e popullsisë. Faktorët kryesorë të rrezikut, si përdorimi i duhanit, pasiviteti fizik dhe një dietë e varfër në yndyrë, kripë dhe sheqer, ul ndjeshëm rrezikun për t’u prekur nga sëmundje të ndryshme të gojës.

- Risku për t’u prekur nga kanceri oral është 15 herë më i lartë kur kombinohen bashkë dy faktorët kryesorë të riskut, duhani dhe alkooli.

- 90 % e popullsisë së botës do të vuajnë të paktën një herë nga një sëmundje në gojë në jetën e tyre, duke filluar nga kariesi, sëmundjet periodontale, që çojnë në prishjen e dhëmbëve dhe kancerit të gojës

Cila është sëmundja kryesore që prek dhëmbët tanë?

Sëmundja kryesore që prek dhëmbët tanë është kariesi, i cili është një infeksion që shkaktohet nga mikrobet që gjenden në hapësirën e gojës. Kariesi dentar është një sëmundje komplekse që shkaktohet nga bakterie dhe mund të lidhet me faktorë të rëndësishëm si:

− Konsumimi i ushqimeve dhe pijeve.

− Larja e dhëmbëve dhe përdorimi i fillit dentar.

− Vullneti juaj për të mbajtur dhëmbët e shëndetshëm.

Bakteri kryesor përgjegjës për prishjen e dhëmbëve është Streptokoku Mutans.


DASH: Shqipëria kartel droge. Rama: Jemi në drejtimin e duhur

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Facebook për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për luftën kundër narkotikëve.

Sipas Ramës, ky është “Raporti më pozitiv i Departamentit te Shtetit ne 25 vjet per arritjet e vendit kunder droges! Inkurajim per me tutje ne drejtimin e duhur”.

Megjithatë ndër të tjera në raport thuhet se Shqipëria vazhdon të mbetet një vend kryesor burimi për prodhimin e marijuanës dhe një pikë tranziti për dergesat e kokainës dhe heroinës, me destinacion përfundimtar tregjet evropiane.

Sipas dokumentit të DASH, me perjashtim të kanabisitit, Shqipëria nuk është prodhuese kryesore narkotikësh të tjerë, substancash kimike bazë, ose drogash sintetikem.

Raporti vjetor i DASH për narkotikët përgatitet për Kongresin në kuadër të ligjit për ndihmat për vendet e tjera.


Fotot: Daphne “nxeh” rrugët e Los Anxhelosit

Ajo ka një trup fenomenal. Daphne Joy, e dashura e këngëtarit Jason Derulo, ekspozoi format e saj, teksa po bënte disa blerje në Los Anxhelos. 28-vjeçarja është kaq e nxehtë!




Ekstradohet nga Zagrepi organizatori i trafikut të drogës nga Durrësi
Nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Zagreb/Kroaci, drejt vendit tonë, i shtetasit: Ali (Ezval) Djezairi, 40 vjeç, lindur në Gostivar, pasi
Autoritetet Kroate të Drejtësisë kanë miratuar ekstradimin e tij, drejt vendit tonë. Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendim nr.37 datë 28.01.2014, ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg”, për kryerjen e veprës penale “Trafikim ndërkombëtar i lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Më datën 21.01.2014, në Portin e Durrësit, është bllokuar nga Policia një sasi prej 170 kg lëndë narkotike kanabis sativa, në një kamion me targa Maqedonase.

Shtetasi Ali Djezairi dyshohet se është një nga organizatorët dhe bashkëpunëtorët në këtë trafik. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Zagrebin, u bë i mundur arrestimi i tij në Kroaci, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.



E sapo ngritur nga gjumi, ja si duket Enca pa grim...

E bukura Encë, sot është zgjuar shumë vonë. Ajo ka ndarë një foto me fansat e saj një foto ku tregon se në Tiranë po bijën shi.

Ajo ka postuar një fotografi në shtrat ku duket e zhveshur dhe pa grim, gjë që nuk është e zakonshme tek ajo.

Në përshkrimin e fotografisë shkruan “Mirëmëngjes, I urrej ditët me shi”, shkruan Gazeta Express.



Raporti i CIA-s: Serbia, Greqia, Bullgaria e Maqedonia, aleancë kundër shqiptarëve?
Nëse SHBA-ja vazhdon me përkrahjen e pa rezervë të shqiptarëve, nëse BE-ja hesht edhe më tej ndaj projektit të “Shqipërisë së madhe”, kjo do të çonte te formimi i “Aleancës ortodokse” të Serbisë, Greqisë, Bulgarisë e Maqedonisë kundër shqiptarëve, e ndoshta do të shkaktohej edhe Lufta e Tretë Ballkanike.

Ky është përfundimi i raportit më të ri të CIA-s për gjendjen në rajon, në të cilin, sipas asaj që përcjell gazeta e Beogradit “Kurir”, administrata në Ëashington tërheq vërejtjen se, përkrahja e mëtejme e fuqishme për shqiptarët, do t’i shtynte sllavët të përqafonin Rusinë, transmeton “Koha.net”.

Informatorët në raportin e vet tërheqin vëmendjen se, është krejtësisht e mundshme që Serbia, Greqia, Bullgaria dhe Maqedonia të krijojnë aleancën ortodokse.

“Analistë amerikanë shkruajnë se shtetet ballkanike, territoret e të cilave janë të rrezikuar me projektin e ‘Shqipërisë së madhe’, nuk do të rrinë duarkryq e të shikojnë të qetë se si shqiptarët ua marrin territoret. Aq më tepër, ata janë të bindur se, në rast nevoje serbët, grekët, bullgarët dhe maqedonasit do t’i bashkojnë forcat në luftën kundër shqiptarëve. Në këtë rast, Ballkani do shndërrohej në një rajon sikur Lindja e Mesme e nuk është në interes të askujt, as të SHBA-së”,- thotë “Kurir”, e cila i referohet qarqeve të informuara diplomatike.

Kjo gazetë shton se, në Qeverinë e Serbisë askush nuk ka dashur t’i komentojë këto informata. Ndërsa ekspertët thonë se, është krejtësisht i mundur skenari i aleancës ortodokse e ajo do të jetë ferrë në sytë e Perëndimit.

Analisti Gjorgje Vukadinoviç, thotë se, është logjike reagimi ndaj përpjekjes për formimin e “Shqipërisë së madhe” dhe shton se tash e më shumë se dhjetë vjet, ekziston ideja për bashkimin e Ballkanit.



Video: Aktori Gerard Butler gjuan me grusht gazetarin

Aktori hollivudian ka gjuajtur live gjatë intervistës gazetarin, Ross King. Butler nga qenë i ftuar në emisionin e mëngjesit “Good Morning Britain” dhe gazetari e pyeti për filmin tij të fundit, por gjithashtu e ngacmoi edhe se cili nga të dy mund të fitonte, nëse grushtoheshin… Dhe Bulter nuk është menduar gjatë… E ka quajtur gazetarin me grusht në fytyrë.




Video: Gruaja e kapur nga Djalli bie pa ndjenja gjatë ekzorcizmit
Një video e filmuar në një kishë në Zimbabve tregon largimin e djallit nga një grua.

Prifti ekzorcist i bërtet “gjarprit” të largohet. Gruaja e pushtuar fillon të dridhet e të tundet, deri sa bie përtokë, ndërsa prifti i thotë “je e lirë”.




Përfundojnë negociatat në zyrën e Metës, palët bien dakord për...
Negociatat mes deputetit Taulant Balla dhe Oerd Bylykbashi, mësohet të kenë përfunduar. Takimi që ka zgjatur disa minuta është zhvilluar në zyrën e kreut të Kuvendit, në prani të këtij të fundit.

Informacionet e para flasin për një konsensus mes deputetëve të PS dhe PD, të cilët kanë rënë dakord që të pranohet formulari i propozuar nga demokratët.

Bëhet fjalë për formularin që do të plotësohet gjatë procesit të legalizimit, dhe të cilin do ta plotësojë edhe kryeministri, por jo ministrat.

Në vetëdeklarim përfshihet kryeministri, por jo ministrat. Parimisht, palet kanë rënë dakord për të gjitha çështjet. Po sot, u shty edhe Këshilli i Legjislacionit i cili priste përfundimin e bisedimeve mes përfaqësuesit të mazhorancës dhe atij të opozitës.


Pak sodë në krevat? Ja për çfarë shërben...

Kur vjen puna për pastrimin, dyshekët nuk janë tepër të vështirë për t’u pastruar me imtësi. Domethënë, ata thjesht nuk janë të lehtë për t’u pastruar, pasi janë të mëdhenj, dhe të rëndë, si dhe të vështirë për t’u lëvizur.

Megjithatë, duke qënë se shpenzojmë një pjesë të mirë të kohës në këto dyshekë, çdo ditë, ne kemi nevojë për pastrimin e tyre të hollësishëm për të shmangur problemet shëndetësore.

Çdo dyshek përmban pluhur, i cili mund të çojë në alergji dhe astmë në 10% të njerëzve. Gjithashtu, dyshekët mund të vijnë erë të keqe me kalimin e kohës, për shkak të përthithjes së djersës të trupit gjatë natës.

Për të pastruar më së miri dyshekun mund të përdorni vakum, disa vajra esenciale dhe sodë buke!

Pastroni dyshekun me fshesë korrenti dhe me një copë të lagur me ujë të ftohtë fërkojeni mirë për të larguar të gjitha papastërtitë.

Një mënyrë tjetër është përzierja e sodës së bukës me ujë, derisa të formohet një masë homogjene. Me ndihmën e një lecke fërkoni mirë dyshekun.
Ja si të zbardhni lëkurën e errët në zonën intime...

Akantosis nigrikans ( acanthosis nigricans) është një gjendje e lëkurës që zakonisht shfaqet tek personat që kanë ngjyrën e errët të lëkurës dhe personat mbipeshë, por nuk përjashtohen rastet e shfaqjes edhe tek personat e tjerë.

Kjo gjendje e lëkurës zakonisht shfaqet në zonën intime, nën sqetulla, në qafë, bërryla, gjunjë etj.

Akoma nuk është zbuluar shkaku specifik i kësaj gjendje të lëkurës sepse mund të vijë edhe si shkak i sëmundjeve të ndryshme si diabeti, çekuilibri hormonal, gjeneve, diabetit etj.

Akantosis nigrikans zakonisht nuk shkakton simptoma të dhimbshme, por me kalimin e kohës mund të shkaktojë inflamacion, irritim të lëkurës dhe kruarje, përveç këtyre kjo gjendje nuk është aspak estetike.

Ja disa mënyra se si t’i zbardhni këto zona, sidomos zonën intime:

Aloe Vera: kjo bimë trajton probleme të ndryshme të lëkurës. Aplikoni xhelin e Aloe Veras në zonën intime dhe mbajeni për 20 minuta. Më pas shpëlajeni zonën me ujë të pastër. Aplikojeni këtë metodë çdo ditë derisa të vëreni rezultate të dukshme.

Sodë buke: përzieni një lugë gjelle sodë buke me një filxhan ujë. Aplikojeni masën e përgatitur në zonat problematike dhe prisni derisa të thahet. Shpëlahuni me ujë të pastër. Aplikojeni këtë metodë çdo mbrëmje.

Limoni: është i pasur me vitaminë C dhe antioksidantë të cilët janë shumë të dobishëm për heqjen e lëkurës së vdekur dhe tonifikimin e saj. Lëngu i limonit përshpejton rritjen e qelizave të shëndetshme të lëkurës gjithashtu. Përzieni një filxhan lëng limoni me një lugë mjaltë, lyeni zonat problematike dhe mbajini për 20 minuta. Shpëlahuni me ujë të pastër. Për rezultate të shpejta e të dukshme përsëriteni këtë metodë çdo ditë.

Foto e ditës: “Kaubojsin” siç nuk e keni parë kurrë...

Është i njohur për stilin e tij të veçantë të veshjes dhe të sjelljes dhe brenda pak kohe është bërë edhe një ndër deputetët më të njohur.

Bëhet fjalë për Eduart Ndocajn, deputetin kaubojs të Kuvendit. Por këtë herë ai ka ardhur më elegant se kurrë.

Ndocaj ka publikuar një pikturë të tijën që duket se i është bërë dhuratë.


Mulliri kujton kohën kur kërcente "Xhixhilenë" me Gjebrean

Në atmosferën mediatike që ndezi rrëfimi i vrasësit Marjan Rrokaj për kantautorin Ardit Gjebrea, është futur në mes, Riselda Sejdia. Si për të marrë edhe ajo vëmendjen e saj nga kjo histori, bashkëshortja e Ajdin Sejdisë, ka postuar një foto nostaligjeke, kur shfaqet krah Arditit këngëtar në Pallatin e Kongreseve.

“Riselda Sejdija vetëm 11 vjeç për të qenë balerina e përzgjedhur nga shkolla koreografike kombëtare e baletit në recitalin madhështor së Gjebresë.

Xhixhile moj xhixhile Pallati i Kongreseve, Koregrafia Agron Aliaj, artisti popullit, dancer Riselda Sejdija.

Foto duke kërcyer me A.Gjebrenë.

Shumë e vogël për të krijuar zhurmë të madhe”,- shkruan Mulliri në IG.



Aurela Gaçe përqafime dhe puthje për djalin e Dr. Florit

Këngëtarja ka qenë një nga mikeshat më të ngushta të kantautorit të ndjerë, Dr. Flori.

Edhe pas largimit të tij nga jeta, Aurela është e pranishme në jetën e fëmijëve të tij.

Ja tek e shohim teksa puth e mban në duar djalin e vogël të kantautorit, Danielin.

“Ky është një zog i vogël që të fal shumë dashuri”,- shkruan Aurela në dixhiturën e kësaj fotoje.

Video: Rrevolta e Vetëvendosjes, ja si e përmbys kamionin serb

Sot aktivistë të Lëvizjes “Vetëvendosje” përmbysën një kamion me produkte të Serbisë që shiten në Kosovë.

Sipas një njoftimi të VV-së, ky aksion është përgjigje ndaj aktit kriminal të Republikës së Serbisë, e cila dje ktheu pas mbi 103.000 libra shqip, duke lënë pa shkollë nxënësit shqiptarë të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.

Studimi gjerman: Fëmija i parë i çiftit është më inteligjent

Fëmijët më të mëdhenj janë ata më inteligjentët. Një studim gjerman shpjegon arsyen. Sipas tij, koeficienti i intelektit (IQ) ulet me 1,5% për çdo vit. Pra, te fëmijët pasues inteligjenca sa vjen dhe ulet. Universiteti i Leipzigut sjell të dhëna tepër interesante për këtë çështje

Mes vëllezërve e motrave, talljet nuk mungojnë asnjëherë: kush është më i zoti? Kush është më inteligjenti nga të gjithë? Përgjigje pyetjes së fundit i jep një studim gjerman, sipas të cilit fëmija më i madh ka një inteligjencë më të lartë sesa vëllai ose motra më i/e vogël. Ndryshimi varion (koeficienti i intelektit ulet me 1,5 për qind për çdo të ri të lindur), por gjithsesi i mjaftueshëm që i linduri i parë të mburret.

Studimi gjerman

Kërkuesit e Universitetit të Leipzigut kanë analizuar tri studime që kanë përfshirë më shumë se 20 mijë persona nga Gjermania, Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe. Të dhënat e marra në konsideratë përfshinin rezultatet e testit të personalitetit dhe të inteligjencës.

Në bazë të studimit, koeficienti i intelektit ulet për nga niveli pas fëmijës së parë. Ndërkohë që, për sa i përket personalitetit mes vëllezërve dhe motrave, nuk është vënë re asnjë ndryshim, edhe pse studime të mëparshme kanë sugjeruar se rendi i lindjes ndikon edhe në tiparet e karakterit.

Shkencëtarët nuk janë ende në gjendje të shpjegojnë këtë lloj ndryshimi mes tyre.

Pra ato që mbesin janë vetëm hipoteza. “Një teori është që fëmijët pasues marrin vëmendje të paktë nga ana e prindërve. Ndërkohë që i pari i fëmijëve merr thuajse të gjithë vëmendjen e tyre, të paktën për disa muaj ose vjet derisa vijnë më të vegjlit”, shpjegon studiuesja Julia Rohrer.

Por ka edhe një faktor tjetër të mundshëm: “I linduri i parë mëson dhe zhvillon thuajse një funksion ‘tutori’ ndaj më të vegjëlve të familjes, duke u demonstruar se si funksionon bota”. Ky komponent mësimdhënieje mund të ketë një rol të rëndësishëm në stimulimin e inteligjencës së fëmijës.

Mësimdhënia kërkon zotërimin e aftësive njohëse: të vegjlit duhet të sjellin në mendje njohuritë e tyre, t’i strukturojnë dhe përpunojnë në mënyrën më të drejtë për t’i shprehur dhe për t’ua bërë të tjerëve të kuptueshme. E gjitha kjo u jep inteligjencës së tyre një kontribut të madh, shton Rohrer. Një inteligjencë, për të cilën mbase duhet të falënderojnë vëllain më të madh ose motrën më të madhe.

Studimi britanik

Fëmija i madh, sipas një studimi britanik të Universitetit të Essex, janë ata që kanë më shumë mundësi për t’ia dalë në jetë, sidomos nëse janë femra. Ky përfundim u arrit pasi u monitoruan 3552 persona pjesë e një sondazhi anglez, lidhur me arritjet në jetë dhe suksesin. Rezultoi se fëmijët e mëdhenj ishin më ambiciozë sesa më të vegjlit dhe në veçanti femrat.

Drejtuesja e studimit, Feifei Bu, thotë: “Ndodh që me fëmijën e parë prindërit investojnë më shumë kohë dhe energji ose thjesht fare fëmijët e mëdhenj mund të jenë më inteligjentë”.

Ky studim me siguri që nuk do i kënaqë fëmijët e vegjël, por shembulli se të mëdhenjtë janë më të zotët është i faktuar, pasi Barack Obama, Angela Merkel, Oprah Ëinfrey, Mick Jagger etj., janë që të gjithë fëmijët e parë, për të vijuar më tej me Kate Middleton dhe Beyonce.


Axhenda: Mogherini shkurton vizitën në Tiranë për një angazhim urgjent
Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, Federica Mogherini, e nis axhendën e takimeve në Tiranë pasditen e sotme me kryeparlamentarin Ilir Meta rreth orës 18 e 50 minuta në Kryesinë e Kuvendit.

Zyra e shtypit e delegacionit të BE-së në tiranë ka zbardhur axhendën e takimeve të Zv.presidentes së Komisionit Evropian, Federica Mogherini, ku theksohet se, “vizita u shkurtua për shkak të një angazhimi urgjent. Programi i vizitës është përshtatur duke ruajtur pjesën më të madhe të takimeve dhe aktiviteteve”.

Mogherini do të takohet me Kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta në 18:50 dhe më pas do të flasë në Kuvend në orën 19:15 minuta. Po sot pasdite, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së do të takohet edhe me Kryeministrin Edi Rama, rreth orës 19 e 40 minuta dhe më pas do të nënshkruhet Marrëveshja e Sigurisë në sallën e Hartave të Kryerministrisë.

Në përfundim të takimit, Kryeministri Rama dhe Znj. Mogherini do të kenë një konferencë për shtyp.

Mogherini do të takohet me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani në orën 20:40. Ndërsa mëngjesin e të premtes zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian do të takohet me kreun e opozitës Lulzim Basha rreth orës 07.00 në ambientet e Hotel Sheraton.

Zbulohen SMS-të: Ja çfarë i shkruante imami kosovar dashnores
Mësuesi i Lavdrim Muhaxherit dhe shumë kosovarëve tjerë, të cilët përmes tij morën rrugën për në “Tokën e Shamit” në Siri, hoxhë Zekrija Qazimi del të mos jetë ai që nxënësit e tij e mendonin. Ish -Imami gjilanas, i xhamisë “El Kuddus”, përderisa po vazhdonte të bënte indoktrinimin e të rinjve dhe dërgimin e tyre për të luftuar në ISIS, po gjente kohë edhe për dashnoren e tij, me të cilën po tradhtonte gruan dhe fëmijët e tij.

“Gazeta Express”, në serinë e katërt të përgjimeve që kanë të bëjnë me Imamin, sjell dëshmi, që shpërfaqin aferën e tij seksuale me një grua të divorcuar.

Edhe pse në komunikimin e tij me të rinjtë, të cilët i rekrutonte për t’i çuar në Siri ishte mjaft i kujdesshëm, ish-imami i Bashkësisë Islame të Kosovës në Gjilan, Zekrija Qazimi njëjtë nuk u tregua edhe gjatë komunikimit me dashnoren e tij.

Hoxha i Gjilanit, i cili u arrestua nga Policia e Kosovës dhe ende po gjykohet, nën dyshimin se kishte rekrutuar dhjetëra të rijnë kosovarë për t’i bërë pjesë të organizatave terroriste në luftuat në Siri e Irak, del të mos jetë aq i devotshëm sa është paraqitur para xhematit të tij.

Ndonëse, hoxhë Qazimi ishte ai që vazhdimisht në videot e tij për xhematin, interpretonte Librin e shenjtë të myslimanëve, Kur’anin, ishte vetë ai që nuk iu përmbajt udhëzimeve të këtij libri të shenjtë.

“Gazeta Express” ka siguruar komunikimet e tij telefonike gjatë vitit 2013, nga të cilat del se “hoxha i devotshëm” që tani ndodhet në burgun e sigurisë së lartë në Gërdovc, kishte një lidhje jashtë martesore.

Hoxha 36 vjeçar, baba i katër fëmijëve, pasi kryente obligimet e tij ndaj xhematit, udhëtonte pothuajse çdo ditë nga Gjilani për në Prishtinë, për ta takuar të dashurën e tij, të cilën nuk hezitonte edhe ta financonte. Kjo dëshmohet në SMS-Dëshmitë e zbardhura nga “Gazeta Express”, si pjesë e katërt serisë së përgjimeve ndaj imamit të xhamisë “El Kuddus”.
Seksi me një burrë gjithë jetën, nuk më lejon të plakem”

Janë një nga çiftet më të famshëm të muzikës në Kosovë, dhe që kurrë nuk janë përfolur në media për ndonjë krisje në martesën e tyre.

Mihrije Braha dhe Naim Abazi tashmë janë edhe prindër të djalit të tyre Plator, por ende sillen si dashnorë pasionantë me njëri-tjetrin.

Mesa duket dinë ta ushqejnë aq mirë dashurinë mes tyre, sa ajo nuk shterron asnjëherë. Gjithsesi ekziston një sekret pas çdo marrëdhënieje që funksionon për vite e vite.

Dhe Mihrija e ka zbuluar për të gjitha mikeshat, fanset dhe kureshtarët të cilët duke parë fotot e saj të fundit në plazh çuditen se si nuk ka ende shenja plakjeje në fytyrë e trup, edhe pse e quajnë femër gjysmëshekullore për vitet që ka mbi supe.

Në një intervistë pa tabu dhënë për emisionin “Prive”, Mihrija më në fund ka treguar moshën e saj, pra është 47 vjeçe. Në rrëfimin 60-sekondësh, që nuk i ka lënë shumë kohë për t’u menduar, Mihrija ka rrëfyer çdo detaj për jetën intime me Naimin, format fizike, dhe pse nuk ka bërë ndonjë ndërhyrje plastike, edhe pse ajo është gruaja e një kirurgu që është marrë me muzikë.

Pyetjes nëse duket seksi vetëm në foto apo dhe në realitet, Mihrija i është përgjigjur se natyrisht që është dhe në realitet. Gjithashtu ka pohuar se janë ende pasionantë me Naimin, përderisa e presin njëri-tjetrin me padurim në shtrat, dhe se nuk bëhet kurrë xheloze për burrin e saj.

Ajo ndër të tjera ka pohuar se edhe sikur të kishte mundësi të kthente kokën pas në kohë, do të rimatrohej me Naimin, të cilin nuk e ka tradhëtuar kurrë.

Më kryesorja për të është se kjo marrëdhënie e qëndrueshme e ka mbajtur të re, pasi sipas saj, seksi me një burrë të vetëm gjithë jetën e pengon të plaket, dhe për më tepër e ndihmon të ketë format trupore që ka.

Për peshën ka pohuar se maksimumi që ka arritur në kilet e saj ëshë 62 kilogramë dhe se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje estetike në fytyrë e trup. Por kohët e fundit këngëtarja e ka ndarë dhe me fansat perfomancën e saj erotike, me anë të disa fotove ku demonstronte momente vetëkënaqësie. Mihrija e ka dhe një përgjigje për këtë fazë të re artistike të jetës së saj.

Ajo thotë se nuk është aspak e penduar që ka realizuar foto të nxehta në breg të detit, se iniciatori për një set të tillë është vetë burri i saj, dhe se ajo thjesht ka bërë realitet dëshirën e tij për ta parë gruan në foto të nxehta.

Pas Mirror edhe mediat polake e krahasojnë Shkëndijën me Kim-in

Pas gazetës britanike, Mirror, duket se fama e këngëtares shqiptare po rritet.

Edhe mediat polake kanë shkruar për Shkëndije Mujajn, të cilën e krahasojnë me të pasmet e Kim Kardashian.

Këtë lajm e ka publikuar edhe vetë Shkëndija në llogarinë personale në Instagram, të shoqëruar me disa fotografi, teksa bie në sy të pasmet e këngëtares shqiptare.

Ëczoraj shkruan se ajo ka prejardhje nga Kosova dhe është personi i vetëm që mund t’ia rrezikon ‘fronin’ e personit me të pasme fantastike, Kardashian.
Video+18: Vajza e Ornella Mutit, me foto të nxehta dhe... nudo
Është Naike Rivellie, ajo që ka habitur së fundmi me fotot e nxehta dhe me videon nudo.

Kjo është vajza e aktores së mirënjohur Ornella Muti.

Nuk ia vlen të flasim më tepër për “kreativitetin” e kësaj bukurosheje. Për më tepër shikoni foton dhe videon shokuese.

Foto: Si dukej Miriam Cani kur ishte adoleshente?

Nuk ka ndryshuar aspak nga koha kur ishte fëmijë. Madje Miriam Cani mund të themi që është ndër të paktat personazhe publike (ose e vetmja), që poston shpeshherë foto pa make-up, në profilin e saj në Instagram dhe duket e mrekullueshme.

Por ja tek e shohim këngëtaren teksa pozonte vite më parë krah këngëtares dhe aktores së njohur, Rita Ndoci.

Asokohe Miriami nuk e dinte që do të bëhej një “yll”.



Kallashi pushon në krahët e një mashkulli, ja cili është

Super valltarja seksi, Donjeta Kosumi, çdo natë është aktive me vallëzimet e saja provokuese, e për këtë gjë shumë meshkuj dëshirojnë ta shohin live Kallashin duke vallëzuar.

Siç duket një fans i Kallashit ka postuar një foto në Facebook, ku shihet me valltaren seksi dhe në mbishkrimin e fotos shkruan “Dance like her impossible:)”,- shkruan “Gazeta Express”.

Kallashi dhe Fiton Syla kanë ngjajshmëri, tek vetullat dhe buzët. Thjesht duken për mrekulli.

Ne ju sjellim foton e publikuar nga Fiton Syla:

Foto: Anjeza poston foto pa grim dhe e fshin menjëherë...
Anjeza Branka nuk e ka problem të postojë fotografi me rroba dite apo edhe pa grim, shkruan lajmi.net.

Një gjë të tillë ajo e ka bërë edhe mëngjesin e sotëm kur në profilin e saj në Instagram ka postuar një fotografi ku duket pa grim dhe e sapo zgjuar nga gjumi, në dhomën e saj.

Por mesa duket pasi që e ka postuar foton, asaj nuk i ka pëlqyer vetja dhe e ka fshirë menjëherë.

Mirëpo ne e kemi “kapur” këtë moment dhe postimin e saj mund ta shihni më poshtë.


Italia në panik nga refugjatët: Gomonet në Shqipëri janë gati

Eksodi masiv nuk ka ardhur ende, ndërsa lufta e fshehtë për ta shmangur ka nisur tashmë. Dhe ndodhet në një fazë përcaktuese pikërisht teksa inteligjenca i ka rrëfyer Parlamentit italian përfshirjen e klaneve nga Brindizi në trafikun e qenieve njerëzore”.

Kështu e nis shkrimin gazeta italiane “Corriere Della Sera” që njofton se prej ditësh ka nisur këmbimi i informacioneve të rezervuara, në një bashkëpunim investigativ në nivel ndërkombëtar.

Sipas gazetës këto veprime reflektojnë rrezikun e zbarkimeve masive në Pulja pas mbylljes së kufijve të disa vendeve evropiane përgjatë rrugës ballkanike.

“Për këtë ka nisur një veprimtari konstante e nëndheshme e kryer në nivel inteligjence dhe përmes të gjitha kanaleve investigative dhe diplomatike mes Italisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi”,- shkruan gazeta.

Sipas autorit të artikullit Bepi Castellaneta, qëllimi është që autoritetet italianë të mos kapen në befasi.

Dhe për këtë do të veprojnë Europol dhe Interpol në një zyrë në Malin e Zi, por një rol të rëndësishëm mund të luajë edhe Shërbimi i bashkëpunimit ndërkombëtar të policisë (Scip) në Shqipëri si dhe bërthama e kufitare detare e Guardia di Finanzas e vendosur në Durrës dhe në Vlorë.

Sipas gazetës verifikimet nuk kanë të bëjnë vetëm më fluksin e emigrantëve, por edhe me veprimet e dyshuara si blerjet e varkave të mëdha apo shfaqja e gomoneve nëpër brigjet shqiptare.

“Po punojmë për të ndaluar që të rihapet rruga e vjetër”,- theksoi ministri i Brendshëm italian Anxhelino Alfano, në takimin e fundit për sigurinë që u zhvillua disa ditë më parë në Bari.

Ndërkohë, Corriere shkruan se për ta parandaluar këtë veprimtari do të duhet puna masive e inteligjencës për analizën e flukseve, dhe një monitorim që konfirmon përfshirjen e kriminalitetit të organizuar puljez në trafikun e njerëzve.

Autori përmend dhe raportin vjetor të inteligjencës italiane, i cili thekson se mund të jetë aktive veprimtaria e disa grupeve nga Brindizi që zhvendosin emigrantë nga brigjet e gadishullit jugor të Ballkanit drejt Italisë.

Sipas raportit bëhet fjalë për ish-kontrabandistë cigaresh, skafistë ekspertë që janë në gjendje t’i shmangen mbikëqyrjes detare, të cilët përdorin mjete lundruese të shpejta.



Udhëzimi: Ja rregullat e reja për të shitur dhe blerë makinën

Një udhëzim i përbashkët i Ministrisë së Transporteve, të Drejtësisë dhe asaj të Brendshme ka ndryshuar rregullat e kalimit të pronësisë së mjeteve nga zyrat noteriale. Rregullorja e re parashikon që të mos bëhet asnjë shit-blerje automjetesh pa verifikuar më parë nëse automjetet kanë detyrime të papaguara apo barra siguruese, shkruan “Shqiptarja.com”.

Udhëzimi i detyron noterët të verifikojnë numrin e identifikimit të mjetit në bazën e të dhënave aktive të ruajtura në Regjistrin e Barrëve Siguruese.

Nëse mjeti rezulton i lirë nga baza e të dhënave të Regjistrit të Barrëve Siguruese, nënshkruan kontratën dhe i bashkëngjit konfirmimin përkatës.

Po ashtu noteri duhet të verifikojë numrin e identifikimit të mjetit në bazën e të dhënave të DPSHTRR-së, nëse dosja e mjetit është e bllokuar për arsye të ndryshme financiare dhe ligjore.

Nga ana tjetër janë shtuar edhe elementet e kontratës noteriale, e cila duhet të përmbaje: Gjeneralitetet e plota të personave në cilësinë e shitësit dhe blerësit; Adresat e vendbanimit të personave në cilësinë e shitësit dhe blerësit; Të dhënat teknike të mjetit, si: targa, numri i identifikimit, lloji, marka, emërtimi tregtar, ngjyra; Numri i serisë së lejes së qarkullimit dhe certifikatës së pronësisë vetëm kur mjeti është i regjistruar në DPSHTRR; Përgjegjësitë ligjore dhe administrative; dhe Detyrimet financiare ndaj DPSHTRR-së.



Elton Deda, për videon e Luanës: Për të qarë e për të qeshur...
Pas performancës të të kënduarit “live” nga Luana Vjollca, i menjëhershëm dhe i shumtë ka qenë reagimi i frekuentuesve të shumtë të rrjeteve sociale, të cilit kanë filluar të tallen me këngëtaren dhe prezantuese e “Top Channel”.

“Zëri i Luanës në versionin unplugged shkatërron familjen shqiptare. I menjëhershëm interesimi i Assadit për ta adoptuar si armë kimike”, shkruan “Lolita” dhe sjell kripin, ku Luana këndon live.

Ndërsa në një tjetër reagim Lolita shkruan: “Luana Vjollca, është shembulli tipik i një njeriu që ndoqi ëndrrat, por problemi është se ëndrrat nuk e ndoqën Luanën”.

Për pak orë, video është shpërndarë qindra herë dhe pëlqyer nga mijëra persona.

Një prej tyre që ka qeshur me lot ka qenë dhe kantautori Elton Deda. “Për të qarë e për të qeshur”,- shkruan ai.


Videolajm: Në shoë-n grek valon serenata korçare...
Ndodh edhe kështu... Jo vetëm ne shqiptarët jemi të apasionuar pas muzikës greke. Ka edhe muzika shqiptare që nuk mund të mos pëlqehen sidomos kur ato kanë melodinë dhe ëmbëlsinë e serenatave korçare.

Në një prej shoë-ve më të famshëm të kanaleve televizive greke, një grup muzikor ka luajtur pikërisht këtë serenatë korçare...

Shikoni videon:

Video+18: Orgji në burgun e sigurisë së lartë

Disa striptiste janë paguar për të argëtuar 200 të burgosur në burgun e sigurisë së lartë në Izalco në El Salvador. Të burgosurit u kishin kërkuar drejtuesve t’u organizonin një festë të tillë.

Por mesa duket festa ka dalë nga duart e organizatorëve, duke përfunduar në orgji.

Videoja është filmuar nga telefoni i një prej të burgosurve, të cilit tashmë i është sekuestruar, por sipas autoriteteve diçka e tillë nuk është e vërtetë dhe kanë nisur një hetim për ngjarjen.



Këpucët kineze tërhiqen nga tregu, kanë përmbajtje acidi

Një sasi këpucësh të prodhuara në Kinë janë tërhequr me urgjencë nga tregu, pasi kanë rezultuar me përmbajtje acidi.

Shumë konsumatorë kanë denoncuar për plagët që ju janë hapur në këmbë, madje ata kanë postuar edhe foto.

Këto këpucë kanë formën e çizmeve dhe janë të paketuara në kuti me ngjyrë të bardhë dhe ngjyrë floriri, shkruan “Tg Com”.


Foto: Risela Sejdia merr buqetën më të çuditshme të luleve
Balerina Riselda Sejdia tërheq gjithnjë vëmendje me fotot e saj, në rrjetet sociale.

Ja tek e shohim në këtë foto teksa mban në duar në (formën e një buqetene), një tufë me preshë.

Mesa duket asaj nuk i pëlqejnë më lulet natyrale dhe ka kaluar te perimet…

Lori Hoxha shfaqet sërish mes çiftit Ledri- Adela

Që Ledri është në një marrëdhënie serioze me Adelën atë tashmë e kemi kuptuar. Pavarësisht që reperi aq i dashur për shqiptarët është munduar ta mbajë larg kamerave marrëdhënien e tij, nuk ka arritur t’i shpëtojë plotësisht.

Ai është “kapur mat” këtë herë në njërën prej daljeve të tij me bukuroshen Sollaku, teksa shijonin jetën e natës. Por, sëbashku me ta është dhe Lori Hoxha.

Në fakt kjo nuk është hera e parë, pasi miqësia e ngushtë e trashëgimtares me Adelën, duket se është arsyeja përse ajo është parë shpeshherë nën shoqërinë e çiftit./anabel.al/



Gjebrea i përgënjeshtron, gazeta: Ja gazetari që u takua me ju!

Një shkrim i botuar sot në të përditshmen "Shqiptarja.com", duket zhvendosi vëmendjen nga debati mbi rrëfimin e Marjan Rrokajt, tek reagimi i Ardit Gjebreas pas kritikave në publik.

“Ideja jonë ishte të intervistonim një të burgosur me burgim të përjetshëm. Thjesht, si jetojnë, çfarë mendojnë, emocionet, sigurisht krimet e kryera. Kishim disa në diskutim, por është zgjedhur Marjan Rroku, për shkak se krimi i tij ka tronditur opinionin atë periudhë dhe se e kemi parë të arsyeshme të flasim me të.

Pasi kemi marrë dhe miratimin e tij dhe lejen nga autoritetet e burgut, ku jemi kontrolluar 4 apo 5 herë, kemi realizuar xhirimet brenda në burg. Sigurisht që ai është dënuar për një krim shumë të rëndë, prandaj është dënuar dhe me burgim përjetë.

Mirëpo ju siguroj se edhe neso do kishte një tjetër personazh të dënuar me burgim përjetë do të kishte reagime, kjo pasi do sillte reagimin e palës tjetër të dëmtuar, siç dhe ndodhi.

Ne nuk bëmë intervistë për të bërë drejtësi. Ky nuk ka qenë qëllimi im të merrem me provat dhe të sjell reagimin e palëve, por thjesht të sjell një personazh të dënuar me burgim përjetë, në rubrikën 24 orë”,- citonte Ardit Gjebrean, Shqiptarja.com.

Shkrimi i gazetës u përgënjeshtrua më vonë nga moderatori i "E diela Shqiptare" me një status në facebook:

"Kush nga gazetat ka marrë një prononcim timin që ende nuk e kam bere? Cili apo cila gazetare me ka marrë një mendim në lidhje me 24 ore me...?

Jam kureshtar të di një emër që të firmosë atë çka unë i paskam thënë!

Nejse, me jepni kohë që të mos shkruaj në këmbë, por të ulem e me qetesi të jap opinionin tim. Neser më keni ketu, puna vazhdon".

Por, pa u vonuar Shqiptarja.com ka nxjerrë në skenë autorin e shkrimit, gazetarin i cili pasi ka biseduar me Arditin, bëri dhe një foto.

"Sigurisht që z.Ardit Gjebrea, dje ka bashkëbiseduar me gazetarin e “Shqiptarja.com”. Siç edhe e kam shpjeguar në shkrim, ku kam pasqyruar dhe opinionin e Z.Gjebrea për intervistën e tij televizive me Marjan Rrokun, moderatori ka qenë në punë e sipër duke kryer xhirime për rubrikën “24 orë me…”, ku personazh ka lypësit në Tiranë.

Të paktën, kështu siç më ka deklaruar. Sigurish që i jam prezantuar si gazetar dhe ai më ka mirëpritur. Kushtet ku është zhvilluar bashkëbisedimi (jo intervistë standarde pyetje-përgjigje), kanë qenë në trotuarin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Gjatë bashkëbisedimit për çështjen e intervistës së tij me të dënuarin me burg përjetë Marjon Rroku, z.Gjebrea ka dhënë opinionin e tij mbi këtë çështje, (jo intervistë) dhe më pas jemi përshëndetur sërish duke u ndarë miqësisht.

Para se t'i jepnim dorën njëri-tjetrit, me kërkesën time kemi bërë dhe fotografi",- shkruan gazetari i "Shqiptarja.com", Elton Qyno.
04/03/2016.....................................

Miratohen Aktet e Dekriminalizimit por opozita bojkoton kuvendin

Pavarësisht miratimit me konsensus të Akteve Nënligjore të Dekriminalizimit, opozita vendosi të braktisë seancën. Në daljë të parlamentit, ish-kryeministri Sali Berisha tha se axhenda e radhës e opozitës është dekusarizimi siç u shpreh ai.

Sipas Berishës, opozita do të marrë hapa edhe më ekstreme se bojkoti deri në largimin e të inkriminuarve.

“Axhenda jonë është dekusarizimi. Mos e quani bojkot, edhe më shumë se bojkot, të gjitha opsionet janë të hapura, sepse këto ditë Edi Rama thirri vrasësin për të sfiduar opozitën. Është i hapur dezintegrimi i parlamentit”,- tha Berisha.


Kuvendi ka miratuar me konsensus Aktet Nënligjore të Dekriminalizimit. Me 114 vota pro, dpeutetët e mazhorancës dhe opozitës i hapën rrugën zbatimit të ligjit.

Në nisje të seancës deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, tha se edhe pse u desh shumë kohë, më në fund u arrit konsensusi për ligjin që do të largojë të inkriminuarit.

“Kriminelët u morën prej dore, dhe u futën në politikë. Të gjitha do kishim jetuar shumë më mirë nëse nuk do kishim nevojë për dekriminalizimin. Do ishim më të nderuar nëse nuk do kishim nevojë për këto rregulla të forta për dekriminalizimin e Parlamentit.

Na duhej ky ligj që ka formën e një karantine për të keqen. Na u desh një vit që të materializonim një ligj. U deshën edhe 3 muaj të tjera për aktët që miratojmë sot dhe hyjnë në fuqi. Është shumë kohë për kaq pak akte”,- tha Bylykbashi.



Më 4 mars 1946 nisi masakra komuniste kundër klerit Katolik në Shqipëri
Duke shfletuar kalendarin historik, sot më 4 mars, përkujtojmë fillimet e masakrës masive komuniste kundër klerit katolik në Shqipëri në mars të vitit 1946.
Në orën pesë të mëngjesit të datës 4 mars 1946 u pushkatuan në Shkodër, pranë varrezave të qytetit, atë Gjovanni Fausti e atë Daniel Dajani, së bashku me nxënësin Mark Çuni, atë Gjon Shllakun ofm, Qerim Sadikun dhe Gjelosh Lulashin.

U akuzuan si sabotues e armiq të popullit, meqë ishin anëtarë të Shoqatës Bashkimi shqiptar, në të vërtetë u pushkatuan me urdhër të diktatorit famëkeq komunist Enver Hoxha vetëm pse besonin në Zotin e vetëm pse mbronin të drejtat themelore të popullit e të atdheut.

Vrasja e këtyre martirëve ishte vetëm fillimi i rrugës së kalvarit, që përshkoi kleri e populli shqiptar gjatë regjimit komunist, kalvar që ngadhënjeu mbi errësirën dhe tmerret e përbindshme të diktaturës komuniste në Shqipëri.

Ja shkurtimisht disa të dhëna mbi martirët e parë të Kishës shqiptare në kohën e diktaturës komuniste, sipas Radio Vatikanit:



Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   84   85   86   87   88   89   90   91   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish