Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu


Lëvizja për Demokraci në PS-ë, anëtarët



Download 6,39 Mb.
bet96/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   92   93   94   95   96   97   98   99   ...   352

Lëvizja për Demokraci në PS-ë, anëtarët:

Rexhep Meidani

Maqo Lakrori

Ben Blushi

Mimoza Hafizi

Namik Kopliku

Ndre Legisi

Petrit Ago

Suzana Hakrama

Merkel për refugjatët: Siguroni kufirin Shqiptar...

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë thirrje që të sigurohet kufiri i Shqipërisë dhe Maqedonisë me Greqinë për të parandaluar kalimin ilegal të refugjatëve. Deklarata e saj u bë gjatë konferencës së përbashkët me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Mun, ku në fokus të bisedimeve ishte menaxhimi i krizës së refugjatëve.

Merkel theksoi se për të tejkaluar krizën është shumë e nevojshme që të ketë bashkëpunim midis Turqisë dhe vendeve evropiane.

"Kemi vërtet nevojë që të sigurojmë kufijtë e Shqipërisë dhe Maqedonisë me ata të Greqisë. Duhet gjithashtu që të mundësojmë strehim për të gjithë azilkërkuesit.

Zgjidhja e krizës mund të vijë vetëm nëpërmjet bashkëpunimit me Turqinë. Kooperimi mund të rivendosë stabilitet në Greqi”,- tha kancelaria gjermane në fjalën e saj.

Merkel bëri thirrje që të ndalet kalimi ilegal i refugjatëve përgjatë rrugës së tyre ballkanike.

Aktualisht ndodhen në Greqi afro 33.000 refugjatë, të cilët pritet të kthehen mbrapsht në Turqi në rast se marrëveshja e arritur paraprakisht me qeverinë e Ankarasë, do të miratohet plotësisht në samitin e radhës që do të mbahet përgjatë datave 17 dhe 18 mars.

Me mijëra refugjatë kanë mbetur të bllokuar prej javësh në kufirin e Greqisë me Maqedoninë.


Video: Julian Deda vs Erjon Veliajt. Ja çfarë ndodhi në “Apartmentin 2XL”
Videoja e shumë diskutuar kur aktori Julian Deda, një nga kritikët më të fortë të punës së krybashkikuat Erjon Veliaj dhe ky i fundit, janë vënë përballë njëri tjetrit në skenën e shoë-ut variete “Apartamenti 2XL” ka nisur të qarkullojë.

Batuta mes tyre nuk kanë munguar për asnjë çast ndërsa për më shumë mund të ndiqni videon e plotë.



Pëllumbi: Përparësi qeverisja, jo mandati i Ramës si kryetar i PS-së

Servet Pëllumbi, një prej figurave mjaft të njohura të socialistëve dhe ish-kryetar i Kuvendit, përgjatë punimeve të Asamblesë Kombëtare të PS-së ka komentuar edhe zhvillimet brenda partisë më të madhe qeverisëse.

Sipas tij, në këto momente përparësi për PS-së është legjislatura qeverisëse dhe jo thjeshtë mandati i kryetarit të Partisë Socialiste.

Pëllumbi vlerëson se është pa sens që të diskutohet mandati i kryetarit të PS përgjëtë kohës që ai qeveris vendin.

“Nëse mandati i kryetarit skadon në mes të legjislaturës, sidomos kur është kryeministër, s’ka kuptim që teksa ai qeveris, edhe për në, ne t’i dalim kundër. Kjo nuk do kishte sens. Ai është votuar nga më shumë se anëtarët e partisë, është votuar nga populli.

Nga ana tjetër, edhe kjo histori që ne kërkojmë çdo gjë nga kryetari, që për çdo gabim e ka fajin kryetari, është gabim.

Madje unë them se kur kryetari është kryeminister, drejtimin e përditshëm të partisë duhet ta ketë sekretari i përgjithshëm”,- tha Pëllumbi.
Referendum për kreun e PS-së, Blushi: Rama do zgjedhje pa kandidat
Deputeti Ben Blushi e ka cilësuar si marrëzi propozimin e Edi Ramës për referendum për mandatin e kryetarit të PS-së.

Sipas tij nuk mund të bëhet referendum për një emër, sepse referendumet bëhen për çështje.

“Deri sot kanë domiuar dy linja që janë përplsur brenda partisë. Njëra e arsyeshme që kërkonte zbatim të statutit, tjetra që ishte kundër. Sot u shtua linja e marrëzisë. Referendumet bëhen për çështjet, jo për njerëzit. Rama kërkon të bëjë një referendum për të marrë një mandat të përhershëm.

Absurdi është që kërkon të shkohet në referendum pa zbatuar statutin. Kjo do kthehet në barsaletë.

Nuk është se jam kundër referendumit. Nëse ky statut hidhet për referendum jam dakord, por kush është pyetja që hidhet në referendum. Besoj se është marrëzia e një njeriu që do të shkojë në zgjedhje vetëm pa kandiat, që Edi Rama të kandidojë pa kandidat”,- tha Blushi.

Më tej ai e quajti censurë faktin që fjala e tij nuk u transmetua live në media.

Blushi ripërsëriti akuzat ndaj Ramës për papunësinë, rritjen e borxhit dhe taksave, si dhe u shpreh i gatshëm për një ballafaqim publik për të gjitha këto çështje.

Denoncon në Polici: Gazetares i kërkojnë përmes Fb të bëjë seks

Një gazetare ka bërë denoncim në policinë e Tiranës se një person i paidentifikuar e ngacmon dhe e ofendon në rrjetin social Facebook.

Sipas policisë, bëhet fjalë për gazetaren e “Top-Channel” me iniciale B.Ç., e cila në denoncimin e saj thotë se, një person, përmes dy adresave të ndryshme në Facebook, e ka ofenduar dhe i ka kërkuar që të kenë marrëdhënie intime.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar dhe arrestuar atë që fshihet pas kësaj ngjarje.



Video: Kënga e Putinit thyen rrjetin, satira e humoristit slloven
Humoristi slloven Klemen Slakonja ka arritur famë ndërkombëtare me videon e tij të re ku satirizon presidentin rus Vladimir Putin. Një javë pasi e ngarkoi videon në “YouTube”, ajo është parë afro 3 milionë herë.

Në video Slakonja prezantohet si Putini duke deklaruar se gjithçka është në dorën e tij dhe duke paralajmëruar Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian “mos të ngatërrohen me mua”, pasi “nuk do asnjeri të plasë Lufta III Botërore”.

Ai thotë në klip se plani kryesor është “ta bëj Mëmën Rusi përsëri numër një”.

Në rolin e Putinit në video, ai godet me grusht një personazh që i ngjet Jackie Chanit, kalëron i zhveshur nga mesi e sipër dhe mund disa rivalë në shah.

“Vendosa ta financoj vetë realizimin e videos ‘Putin Putout’. Disa nga bashkë-realizuesit e regjistruan videon falas, pra ma bënë më të lehtë. Pastaj më ftuan si prezantues të spektaklit EMA, nata finale e festivalit të këngës në Slloveni. Më vajti në mendje se kënga e Putinit do të ishte shumë e përshtatshme në këtë spektakël”,- thotë humoristi.

Klipi i ka sjellë famë të menjëhershme sllovenit 30-vjeçar. Ai vetë thotë se kënga nuk është shkruar si ofezë.

“Desha të mbaj një qëndrim disi në mes, ku njerëzit të nxjerrin interpretime të ndryshme të vargjeve dhe të video-klipit. Nuk dua që njerëzit të zihen për shkak të videos, dua që të bashkohen. Njerëzit që e duan personazhin që portretizoj të duan edhe videon dhe njerëzit që e urrejnë personazhin që portretizoj të duan videon, gjithashtu. Pra ideja ishte që t’i lidhja njerëzit me njëri-tjetrin”.

Thumbave të Slakonjës nuk i ka shpëtuar as Papa Françesku, të cilin ai e satirizoi në një video-klip të realizuar në 2013, por që po merr famë vetëm tani pas këngës për Putinin.


Humoristi Klemen Slakonja thotë se, ka në plan të satirizojë edhe kandidatin presidencial amerikan Donald Trump dhe kancelaren gjermane Angela Merkel, por se për momentin nuk ka fonde për këto projekte. Videoja e re dhe fama që i ka sjellë kënga duhet ta ndihmojnë të sigurojë sponsorë për të realizuar projekte të tjera.

Paloka: PD bllokon nesër Kuvendin nëse s’futen në rend dite 3 amendamente
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ka paralajmëruar se opozita nesër do të bllokojë punimet e Parlamentit nëse nuk futen në rend dite kërkesat e PD. Duke folur për mediat pas mbledhjes së grupit të PS, Paloka tha se amendamenti i parë ka të bëjë me dekriminalizimin, që ligji u ndalon deputetëve të vazhdojnë mandatin kur janë arrestuar në flagrancë.

Amendamenti i dytë ka të bëjë me komisionet hetimore, për të cilat Paloka tha se mazhoranca po i bllokon qëllimisht duke mos marrë pjesë, e për rrjedhojë nuk zhvillohet pasi nuk plotësohet kuorumi.

Kështu, ai propozoi që komisionet hetimore të vazhdojnë punën pa qenë nevoja e kuorumit të nevojshëm.

Kurse amendamenti i tretë ka të bëjë me heqjen e mandatit të deputetëve Kokëdhima, Leskaj e Sulaj, të cilët akuzohen nga opozita se kanë përfituar tendera publikë.

Paloka shtoi gjithashtu se në të ardhmen përveç heqjes së mandatit, PD do të bëjë edhe kallëzim penal ndaj këtyre deputetëve, pasi marrja e tenderave publikë konsiderohet shkelje e Kushtetutës.

“Ligji për dekriminalizimin dhe që iu ndalon deputetëve apo zyrtarëve të cilët janë kapur në flagrancë duke kryer krime, ju ndalon të vazhdojnë jetën e tyre zyrtare deri në një vendim zyrtar të gjykatës. Akte të tilla mos ndodhin më, kemi paraqitur këtë amendament.

Amendamenti i dytë lidhet me funksionimin e komisioneve hetimore. Ne kërkojmë që kuorumi mos jetë më faktor në vazhdimin e punës së komisionit, por të lejohet funksionimi i komisioneve.

Pika tjetër është ajo e zbatimit të vendimeve të GJykatës Kushtetuese. Kemi tre raste, të Kokëdhimës, Leskajt dhe deputetit Sulaj.

Janë raste në të cilat deputetët kanë shkelur kushtetutën, që duhet të dorëzojnë mandatin. Pse jo në të ardhmen, ne të çojmë edhe variantin e ndjekjes penale ndaj tyre”,- tha Paloka.

Kreu i grupit të PD la të nënkuptohej se nëse këto amendamente nuk do të futen në rendin e ditës në punimet e nesërme të Parlamentit, atëherë opozita do të tentojë bllokimin e punimeve.


Kallashi godet sërish, por kësaj rradhe është nudo në…

Valltarja seksi, Donjeta Kosumi, më mirë e njohur si “Kallashi”, çdo gjest që e bënë e poston nëpër rrjetet sociale. Kallashi, ditë më parë ka postuar një foto në Instagram, ku shihet vetëm me të brendshme, shkruan “Express”.

Ajo duket me të vërtetë seksi. Nuk dihet se kush e ka zhveshur, por me të vërtetë është një bombë e vërtetë.
Video: Qëllohet me vezë ministri duke hyrë në qeveri...
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, është qëlluar me vezë pranë qeverisë. Ky akt është marrë përsipër nga “Lëvizja Vetëvendosje”, që ka publikuar edhe pamjet filmike të momentit të goditjes së ministrit me vezë.

Në njoftimin që shoqëron videon thuhet se rreth orës 10:30, aktivistët e “Lëvizjes VETËVENDOSJE” hodhën vezë mbi Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, dhe zëdhënësin e kësaj qeverie kriminale, Arban Abrashin.

“Abrashi, sikurse ky kabinet qeveritar, është përgjegjës për situatën nëpër të cilën po kalon Kosova. Qeveria, zëdhënës i së cilës është Abrashi, e ka shkelur Kushtetutën, vetëm e vetëm që t’i realizojë projektet e Serbisë në Kosovë.

Qeveria e Kosovës nuk ka as legalitet as legjitimitet të udhëheq me vendin. Institucionet nuk do të funksionojnë normalisht, deri në realizimin e kërkesave të qytetarëve të Kosovës.

Po ashtu, as eksponentët e këtij pushteti kriminal, nuk do t’i lëmë rehat, derisa të anulohen marrëveshjet dhe derisa të shpallen zgjedhjet e reja”, thuhet në deklaratë.
Unë e kam marrë vendimin tim!
Nga Ben Blushi

Një pjesë prej nesh vijmë nga një mbledhje e tensionuar e grupit parlamentar dhe duke patur ende shijen e hidhur të saj në gjuhë, dua t’ju kërkoj të gjithëve të përmbahemi dhe të dëgjojmë njëri-tjetrin.

Sa më takon sigurisht që do ta bëj.

Nuk kam asnjë interes që njerëëzit të ikin nga kjo Asamble duke mallkuar ditën që janë bërë anëtarë të saj.

Partia duhet të jetë një bashkim vullnetar dhe nuk ka këtu asnjeri që ka ardhur i detyruar dhe prandaj s’ka pse ikën i detyruardhe pa vullnet.

Ajo që po them pra, është të bëjmë një ushtrim: të mësohemi të bëjmë debat dhe të kundërshtojmë normalisht. Në të gjitha kohët ka njerëz që nuk merren vesh. Mënyra e grindjes në popujt e prapambetur quhet sherr, në ata që janë pak më tëë civilizuar quhet konflikt, ndërsa tek ata që janë shumë me të civilizuar quhet debat.

Unë jam për debat.

Sot nuk kam ardhur të grindem me asnjeri, por jam i gatshëm të bëj debat me çdo njeri.

Dua t’ju bëj të gjithëve një kërkesë: A mund të mendojmë për nesër më shumë se për dje?

Unë shpresoj se kjo është e mundur.

Në këtë grup ka shumë burra dhe gra me të cilët s’kam qenë dhe ndoshta nuk bie dakort për shumëçka, ç’ka ka krijuar keqkuptim, por kjo nuk më pengon t’i mirëkuptoj edhe kur nuk i kuptoj.

Pa u zgjatur dua t’ju them se pse kam hyrë në këtë debat brenda partisë në gjithë këta muaj.

Sepse duke lexuar siç duhet dhe siç di, normat e Statutit tonë, kam kuptuar se kjo Asamble mori një vendim për të kaluar gjithë partinë në zgjedhje, në fund të këtij muaji.

E thashë, nuk dua sot të merrem me menyrën se si erdhëm deri këtu, se pse nuk pati mbledhje periodike të kësaj Asambleje dhe të Kryesisë që buron prej saj. Të gjitha këto janë të vërteta, por po aq e vërtetë është se nuk kthehemi dot pas.

Ajo që ka ndodhur ka ndodhur.

Por ajo që s’ka ndodhur nuk ka pse të ndodhë.

Unë nuk dua t’i bëj gjyq askujt dhe nuk pranoj që dhe mua të më bëhet gjyq.

Anglezët kanë një shprehje: “Lost In translation”, që do të thotë se shumë keqkuptime lindin për shkak të përkthimit. Askush nga ne nuk ka nevojë për përkthim kur lexon Statutin. Ne kemi një Statut që është i përbashkët dhe kemi disa lexime të tijat, c’ka janë të përvecme. Unë nuk dua të paragjykohem se pse e lexoj Statutin si një normë që cakton zgjedhjet në këtë parti një herë në katër vjet. Dhe nuk kam pse gjykohem kur them se jemi në vitin e shtatë pa zgjedhje.

Megjithate.

Ajo qe dua te them para jush eshte se si pasoje e leximit dhe kuptimit te ketij Statuti ne duhet te kemi zgjedhje per te gjitha strukturat e partise, cka po ndodh, perfshi edhe kryetarin, cka me sa duket nuk ka per te ndodhur.

Nese do kishte apo do kete zgjedhje, natyrisht shumekujt ketu perfshi edhe mua do ti lindte e drejta te merrte pjese dhe kjo as duhet gjykuar dhe as duhet paragjykuar si nje Lost in Translation.

Pyetja qe kam une per te gjithe ju, eshte, pse nuk duhet te kete zgjedhje?

Pse te gjithe duhet te zgjidhen dhe vetem kryetari partise duhet te perbeje perjashtim nga ky parim?

Pse po zgjidhen delegatet,asambleja e re,kryesia,sekretaret dhe kryetaret e partive neper bashki me perjashtim te kryetarit te partise?

A i kemi fituar te gjithe zgjedhjet?A jemi te gjithe fitimtare ne zgjedhjet e vitit 2013?A kemi marre te gjithe bashke 1 milion vota apo keto i ka marre vetem nje njeri dhe gjithe ne te tjeret kemi qene mbrojtes se votave te nje njeriu?

Sikur tju pyesja vec e vec, jam i bindur se te gjithe do me jepnin te njejten pergjigje.Zgjedhjet i kemi fituar te gjithe bashke.

E megjithate nuk jemi te barabarte.Mendoj se eshte e qarte se po shkojme drejt nje partije me dy kate te drejtash.

Nje njeri ka me shume te drejta se gjithe te tjeret te marre bashke.

Po shkojme drejt nje absurdi sipas te cilit nuk duhet respektuar statuti ne fuqi por duhet respektuar statuti qe nuk ka hyre ende ne fuqi.

Kjo do mbahet mend gjithe jeten si nje barcolete e demokracise sin je shpikje qe nuk lind nga arsyeja por nga frika.

Por kush ka frike nga partia e vet?

Une per vete jo.

Dhe kjo qe po them nuk ka lidhje me mua.Nuk ka lidhje me ate qe dikush e quan ambicja ime.Kjo eshte ceshtje parimesh.Do kisha folur njelloj edhe sikur te kisha hyre sot per here te pare ne kete parti edhe sikur ta dija se kjo eshte dita ime e fundit ne kete parti, ku kam marre shume gezime dhe natyrisht edhe shume hidherime.

Per tjua thene shkurt une i mbetem bindjes se ne duhet te shkojme ne zgjedhje ne te gjitha nivelet.Kete nuk e bejme vetem ne,Kete nuk e kemi bere vetem ne ne te shkuaren,kete e bejne partite evropiane ne gjithe Evropen dhe pa dyshim kudo ku demokracia nuk perendon, por perkundrazi, eshte e vetmja Perendi e mbrojtur me ligj, sic njihet pergjithesisht Perendimi.

Kjo eshte arsyeja qe jam perfshire ne kete debat.Demokracia dhe respekti ndaj rregullave do me kishin lene te heshtur,te qete dhe madje miratues.Por kjo nuk po ndodh.

Megjithate nuk eshte vetem kaq.

Per te gjithe ata qe mendojne se po e bej per ambicje dua sot ti jap nje pergjigje.

Nuk eshte ceshtje ambicje,nuk eshte ceshtje pushteti,nuk eshte ceshtje inati,nuk eshte ceshtje personale,nuk eshte ceshtje mes dy njerezve,nuk eshte ceshtje mes nje njeriu dhe shume njerezve, nuk eshte ceshtje mes nje njeriu dhe nje partie,nuk eshte ceshtje mes nje njeriu dhe nje qeverije.

Nuk eshte kaq pak.Eshte shume me shume se kaq.

Eshte ceshtje mes nje njeriu dhe lirise se vet.

Une po zgjedh lirine time duke u perpjekur te mos prek lirine e askujt.

Ne mund te kemi kuptime te ndryshme per lirine dhe nuancat e saj por mund te merremi vesh per kuptimin e saj themelor vetem ne nje menyre:liria cenohet, kur rregulli nuk zbatohet.

Une mendoj se ne rastin tone, rregullat jane shkelur duke cenuar lirine e gjithkujt prej jush dhe jo vetem timen.Nuk po them se nuk kemi te drejte te ndryshojme rregullat,por rregullat nuk mund te ndryshojne per te penguar zbatimin e rregullave qe jane shkelur dhe qe jane ne fuqi.

Ky eshte mendimi im per statutin qe keni propozuar sot.Ai eshte shume i mire sa ceshte shume e mire nje makine e re,me goma te fryra,me disqe te prarur,me sedilje te arta,me kondicioner dhe me altoparlante stereo.Por asaj i mungon dicka.I mungon timoni.Sikurse ketij Statuti i mungojne zgjedhjet.Zgjedhjet jane timoni i demokracise.Gabohet kush mendon se makinen e drejton nje njeri.Ne fakt e drejton harmonia permanente mes njeriut dhe makines.Asnjera nga te dyja nuk zhvendoset dot pa tjetren.

Ka disa ketu qe thone se kemi shume pune dhe nuk kemi kohe per zgjedhje.Nuk dua te jem cinik por duhet te them se koha per zgjedhje nuk mbaron kurre dhe e vetmja pune qe ne kemi eshte demokracia.Demokracia eshte e vetmja pune e partive dhe mireqenia eshte vetmja kerkese e popujve.

Ka edhe te tjere qe thone se ky debat po e demton partine.Edhe une jam dakort me ta.Besoj se shkelja e rregullave po na demton.

Dhe prandaj dua tju pyes:

Kush na demton me shume perdorimi i fjales apo perdorimi i armes?

Kusha na demton me shume legalizimi i primareve apo legalizimi i kanabisit?

Kush na demtom me shume anullimi i zgjedhjeve apo anullimi i koncesioneve?

Kush na demton me shume ulja e borxhit apo ulja e gjakrave?

Kush na demton me shume zbatimi I normave apo shpikja e normave?

Kush na demton me shume centralizimi apo modernizmi i partise?

Kush e demton me shume Shqiperine nje parti e hapur dhe moderne prone e shume njerezve apo nje parti e mbyllur dhe e perqendruar si prone e nje njeriu?

Megjithate per nje cast dua tju ftoj ne te ardhmen.

Ju ftoj te imagjinoni se cfare partie do ishim ne kushtet kur do respektonim zgjedhjet,kurdo ishim te barabarte mes te barabarteve,kur do kishim mirekuptim dhe kolegjialitet per vendimet tona,kur per keto arsye do kishim qeverisur me mire,kur per keto shkaqe do kishim patur nje qasje me te majte cka eshte ne genet tona politike,kur do kishim mundur te frymezonim me shume shqiptare permes barazise,solidaritetit, transparences,ndjeshmerise dhe modestise?

Une mendoj se kjo parti ne te cilen ju ftoj ta beni pjese te imagjinates suaj do kishte mundesi ta tranformonte me shume dhe ne nje kohe me te shpejte vendin.

Une pra ju ftoj te imagjinoni.

Kushdo qe mendon se kjo eshte e pamundur dua ti them se eshte krejtesisht e mundur.

A nuk mendoni se shqiptaret e meritojne kete parti qe ju pershkrova?

Une besoj se jo vetem e meritojne por ata kane vuajtur duke mos e pasur.

Shqiptaret kane vuajtur shume nga partite dhe ne nuk mund te jemi pjese e kesaj tradite te mbrapshte.Kushdo qe me thote se partite kane vetem nje qellim,te fitojne zgjedhjet, e ka gabim.Ky nocion ka vdekur ne perendim dhe po perendon edhe ne lindje.

Partite nuk kane lindur te fitojne zgjedhjet por kane lindur per te bere mire,per ta cuar me larg lirine,progresin,mireqenien dhe demokracine.Zgjedhjet jane nje ure qe duhet kaluar nga cdo parti por ato nuk jane as rruga dhe as fundi I rruges.Ato jane vetem fillimi.Prandaj nuk mjafton te thuash se duke fituar zgjedhjet fituam cdo gje.

Une besoj se kjo eshte ajo qe shqiptaret presin nga ne,prandaj dhe sot kam bere disa propozime qe kane te bejne me zgjedhjet, me transparencen financiare,me perfshirjen e sindikatave ne parti,me listen e hapur dhe publike te antareve te partise, me nevojen per te pastruar antaresine dhe mandatet e perfaqesimit nga njerez me precedente penale si dhe me domosdoshmerine per te kufizuar keto mandate.

Nese keto pajtohen me Statutin e prezantuar sot ,do isha I kenaqur.

Kjo eshte ajo qe kam kerkuar dhe kerkoj :nje debat idesh brenda Partise Socialiste i cili deri tani ska qene i mundur por perkundrazi eshte kosideruar nje sakrilegj madje me keq se kaq nje sabotim.

Por kush duhet te ishte debati I munguar.Po jua them.

Si zbuten,taksat,si reduktohet borxhi,si ka me shume investime,si shtohen vendet e punes,si rritet ekonomia,si dalim nga deflacioni,si zbusim polarizimin,si ndalojme emigracionin,si garantojme me shume barazi,si modernizojme shkollat,si nxisim prodhimin,si shfrytezojme me mire pasurite natyrore, si frenojme tkurrjen e popullsise, si rrisim jetegjatesine,si zvogelojme kostot e shendetit, si shtojme pagat dhe pensionet,si ulim varferine dhe mjerimin, si e shtojme mireqenien dhe si e mbyllim kete kapitull te tranzicionit torturues.Kjo eshte ceshtja.

Kjo eshte arsyeja pse ekziston Partia Socialiste. Ajo eshte nje mjet ne doren e shqiptareve por shqiptaret nuk jane mjet ne doren e saj,

Thene keto, do doja qe ne tekishim nje debat per cfare kemi bere keto tre vjet dhe cfare duhet te bejme edhe per nje vit.

A mund te flasim per Shqiperine e vitit 2020. Sigurisht.Kjo mund te ndodhe dhe do perpiqem te ndodhe vetem nese shkojme ne nje kongres per te ardhmen dhe jo per shkuaren!Nje kongres ku flasim per neser dhe jo per dje.Nje kongres ku nuk flasim per vete po per shqiptaret,Nje kongres ku nuk flasim per Partine Socialiste por per Shqiperine.

Une e kam marre vendimin tim:

Nese duhet te zgjedh mes Partise dhe Shqiperise,zgjedh pa dyshim te dyten!

Cdo dite. Deri ne fund!”.



Video: Delja e “çmendur”, shikoni çfarë u bënë njerëzve...

Kemi dëgjuar shumë të flitet për kafshë që tërbohen dhe bëhen agresive duke sulmuar njerëzit... Për këtë mendja na shkon direkt për kafshët më të egra dhe bishat më të tëmershme... por kurrësesi nuk do të na shkonte mendja se një dele (simboli i urtësisë) do të ishte ndonjëherë e “rrezikshme”.

Por shikoni çfarë ka ndodhur me këtë dele në ovideo e cila ka nisur të godasë kalimatarët, e madje edhe t’i ndjekë si një “qen i tërbuar”...

Shikoni videon:




Videolajm/ E rrallë: Shiu misterioz në Palermo...
Një grup qytetarësh kanë mbetur sa të çuditur aq dhe të befasuar e të paqartë me një dukuri të rrallë natyrore që ka ngjarë në Palermo të Siçilisë, në Itali.

Gjatë një mbrëmjeje një mini-re, ka lëshuar një rrebesh shiu në mes të një kryqëzimi rrugësh në një sipërfaqe vetëm disa metra katrorë, duke i habitur të gjithë deshmimtarët e kësaj dukurie.

Ngjarja është filmuar nga kamerat e celularëve të qytetarëve që kalonin aty dhe tani kjo video e rrallë po bënë xhirron e botës.

Shikoni videon:


Të tjera detaje nga identiteti i deputetes që bëri seks me modelin Alessio Alia

“Nganjëherë mosha i bën më seksi disa femra. Kështu që, merreni me mend vetë çfarë dua të them. Ndërsa përsa i përket statusit dua ta lë enigmë nëse është beqare apo e martuar”, kështu shprehet modli i njohur shqiptar në intervistën e tij për “Story”.

Ai ka rrëfyer marrëdhënien intime me një ligjvënëse të Parlamentit por pa dhënë identitetin e saj.

Në përpjekje për të zbuluar se kujt krahu politik i përket deputetja në fjalë, Alessio thotë: “Për mua s’ka ndonjë ndryshim nëse është e majtë apo e djathtë në angazhimin e saj politik. E djathta apo e majta është thjeshtë çështje psikologjike kur fjala është për shtratin”.

Megjithatë, për shkak se në Shqipëri kthehet vetëm për pak ditë, modeli që jeton prej 20 vitesh në emigracion, thotë se me politikanen ka patur thjesht një aventurë.

“Nuk ka asgjë për t’u dukur interesante me politikanet apo disa femra që merren me politikë, e që unë mund të kem kaluar vetëm një natë seks”,- shprehet Alessio Alia.



Ja 4 mënyra për seks, që partneri të mos dëshirojë kurrë një tjetër

Mësoni këto mënyra të Lindjes të të bërit dashuri dhe josheni partnerin tuaj në atë mënyrë që kurrë të mos dëshirojë ndonjë tjetër.

Po qe se i zotëroni këto katër mënyra dominuese të seksit, ju do të bëheni perëndeshë e vërtetë e seksit:


Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   92   93   94   95   96   97   98   99   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish