Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet93/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   89   90   91   92   93   94   95   96   ...   352

Gjyqtarët e kallëzuar nga ILDKP:

- 23 prill 2014, Gjin Gjoni, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë

- 26 shtator 2014 Ardian Kalia, gjyqtar, Gjykata e shkallës së parë Tiranë

- 29 shtator 2014 Osman Aliu, gjyqtar pranë Gjykatës së shkallës së parë, Kavajë

- 12 nëntor 2014, Qani Hasa, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan

- 28 prill 2015, Tomorr Kullolli, gjyqtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan

- 28 prill 2015, Besnik Qira, gjyqtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin

- 8 qershor 2015, Petrit Aliaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit, Vlorë

- 8 qershor 2015, Rasim Doda, gjyqtar në Gjykatën e rrethit gjyqësor, Sarandë

- 8 qershor 2015, Enkeleda Doda (Kashuri), gjyqtare në Gjykatën e rrethit gjyqësor, Sarandë

- 9 korrik të 2015-s, Adelina Zarka, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier

- 9 korrik të 2015-s, Petraq Çuri, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor

- 2 nëntor 2015, Shpëtime Pitaku, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës

Lazarat Burning”: Hollivudi, film për fshatin shqiptar të drogës
Një projekt i madh Hollyëood-ian do ta sjellë Shqipërinë si asnjëherë tjetër në sytë e të gjithë botës. Revista “Anabel” shkruan se kompania filmike “Mercury Films”, që do të sjellë në jetë këtë film, që parashikohet të jetë projekti më i madh kinematografik ndonjëherë në Shqipëri.

“Lazarat Burning” do të ketë në kastin e tij aktorë të shquar të Hollyëood-it por jo vetëm; aktorë shumë të njohur rusë do të jenë pjesë e këtij kasti, si dhe disa emra të njohur të ekranit shqiptar.

Albana Osmani, moderatorja e “Fiks Fare”, do të debutojë në këtë film për herë të parë si aktore, me një rol shumë të rëndësishëm për ngjarjen e filmit. Bashkë me të, do të luajnë edhe Jonida Vokshi, Ermal Mamaqi e Blerim Destani, të 3 emra të njohur të fushës së filmit.

Producentët e “Mercury Films”, Issa Zaroui, Salim Zaroui, Marco Balsamo e Mark Craëford, nisën në janar të 2016-ës ekspeditën e tyre shqiptare.

“Lazarat Burning” do të shfaqë një Shqipëri krejt ndryshe; larg hiperbolizimeve, në këtë film rrëfehen shqiptarët që luftojnë për idealet, mes gjithçkaje u është dashur të kalojnë.

Foto: Çfarë po kurdisin Ben Blushi dhe Kreshnik Spahiu?

Dy politikanët më të përfolur në këto tre ditët e fundit, Ben Blushi dhe Kreshnik Spahiu, duket se janë afruar me njëri-tjetrin. Spahiu u shoqërua në komisariat për protestën që organizoi “Aleanca Kuq e Zi” para Bashkisë së Tiranës, ku bllokoi dyert e këtij institucioni.

Pas daljes nga komisariati, Spahiu akuzoi kryebashkiakun Erion Veliaj dhe Kryeministrin, Edi Rama, për vjedhje ndaj popullit dhe se shumë shpejt, do të futen në burg. Nga ana tjetër, Ben Blushi, u gjend të premten në një situatë të tensionuar në aktivitetin e shpërndarjes së kartave të anëtarësisë në PS-në e Elbasanit.

“BalkanËeb” ka publikuar një foto të Blushit dhe Spahiut, të cilët ishin së bashku mbrëmjen e së shtunës në restorantin e hotel “Rogner”.

Të dy kanë qëndruar dy orë duke biseduar, ndërsa në tavolinën e tyre janë ulur dhe larguar politikanë e gazetarë të ndryshëm.

Tema e bisedës me tyre nuk dihet, por nga gjuha e trupit duket se, ishte një bisedë intensive për shkak të gjesteve të tyre.



Fotolajm: Në urbanët e Tiranës shef edhe pamje të tilla...
Kot qahen udhëtarët për shërbimin e autobusëve urbanë në kryeqytet... Ku ju ndodh të shikoni poza të tilla? Tani duket se edhe autobusët urbanë janë bërë si klubet e striptizmit... vetëm se ecin pak avash.

Gjyshet “flakërimë” shëtisin me Lambo, ja si reagojnë njerëzit

Makinat Lamborghini tërheqin gjithnjë vëmendje, sidomos kur brenda saj ndodhen dy gjyshe. Videoja e mëposhtme tregon sesi reagojnë njerëzit kur shohin dy zonja të moshuara, të cilat shëtisin me makinën luksoze Lamborghini.

Pothuajse të gjithë kthejnë sytë nga makina, ndërsa të tjerë nuk hezitojnë ta fotografojnë këtë pamje. Për më tepër, shihni videon e mëposhtme:
Foto: Ndërtimi tek liqeni, shoqëria civile ngre çadra dhe i jep lule policisë
Shoqëria civile ka nisur protestën e radhës për të kundërshtuar punimet për këndin e lojrave brenda parkut të liqenit artificial të Tiranës.

Kësaj radhe, protestuesit do të ngrenë çadra për të mos lejuar punimet e Bashkisë së Tiranës.

Një tjetër detaj që ra në sy është edhe fakti që protestuesit e shoqërisë civile i kanë dhuruat lule punonjësve të policisë të cilët ndodhen në krye të detyrës për të garantuar rendin gjatë protestës.

“Nuk jemi vandalë”,- i janë drejtuar protestuesit, punonjësve të policisë.



Video: Përplasje e dhunshme mes policisë dhe protestuesve te Liqeni
Policia dhe shoqëria civile u përplasën sërish në Kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë. Përplasja ndodhi kur dhjetëra të rinj u bashkuan për të ndaluar betonizimin e Parkut.

Ata i kërkuan kryebashkiakut Erion Veliaj të ndalojë projektin për ndërtimin e këndit të lojërave për fëmijë.

Protestuesit kërkuan që të hynin në zonën e rrethuar, për të mbuluar zhavorrin e hedhur dhe për të ngritur disa çadra, por hasën në kundështimin e forcave të policisë bashkiake.

Nga përplasja pati edhe të lënduar nga të dyja palët.



Video: Humbin ndjenjat një efektiv i policisë dhe një protestues te Liqeni

Një efektiv i policisë bashkiake dhe një protestues humbën ndjenjat nga përplasja e dhunshme mes forcave të rendit dhe shoqërisë civile, te Parku i Liqenit Artificial në Tiranë. Policia bashkiake dhe ajo e rendit reaguan dhunshëm ndaj tentativës së protestuesve për të hyrë në zonën e rrethuar./Lapsi.al/



Video/ Turqi: Protestë kundër mbylljes së “Zaman”, policia hedh gaz lotsjellës

Mbyllja e gazetës opozitare “Zaman” në Turqi, ka shkaktuar revoltën e mijëra qytetarëve.

Protestuesit janë mbledhur jashtë zyrave të kësaj gazete, por policia ka përdorur makinat me ujë dhe gazin lotsjellës, për të shpërndarë turmën.

Për ngjarjen ka reaguar edhe këshilli i BE-së, i cili ka paralajmëruar qeverinë e Turqisë të mos censurojë fjalën e medias së lirë.



Si shiteshin makinat në Shqipërinë e viteve ‘30…

Kjo foto e rrallë i takon Shkodrës së viteve 1930. Siç shihet, bëhet fjalë për koncesionarin e makinave amerikane, “Ford” dhe “Linkoln” të cilat shiteshin edhe në qytetin verior të Shqipërisë, sipas gjithë rregullave të tregut ndërkombëtar.

Makinat ekspozoheshin në rrugë, përpara zyrave dhe dyqaneve të kompanive që merreshin me shitjen e tyre.

Tregtia e makinave nisi në Shqipëri kryesisht në vitet ’20-të dhe tre qendrat e tregtimit të tyre ishin Tirana, Shkodra dhe Korça.

Në vitet e komunizmit makinat private u ndaluan dhe ato u rilejuan sërish në vitin 1991!

Letra/ Dade-Hafizi: Grupi i PS-së të analizojë incidentin me Blushin
Dy deputetet e PS-së, Arta Dade dhe Mimoza Hafizi, kërkojnë që ngjarja në Elbasan që u shoqërua me incidente ndaj deputetit Ben Blushi, kur u fërshëllye gjatë një takimi të socialistëve, të analizohet në mbledhjen e grupit parlamentar socialist.

Kjo është kërkesa e publikuar prej tyre në adresë të kryetarit të grupit parlamentarë të PS-së, Gramoz Ruçi.

“Të nderuar kolegë, të shqetësuara nga incidenti i dhunshëm ndaj kolegut Ben Blushi në takimin e Partisë Socialiste në Elbasan, ngjarje që s’ka asnjë lidhje me vlerat demokratike të PS-së, kërkojmë të ndalemi për ta trajtuar këtë çështje në mbledhjen e grupit të ditës së hënë, datë 7 Mars”,- thuhet në letrën e dy deputeteve për grupin.
Video: Protesta te liqeni, policia shoqëron në komisariat 3 aktivistë

Tre aktivistë të shoqërisë civile janë shoqëruar në komisariat, pas përplasjes së protestuesve me punonjësit e policisë.

Shoqëria civile kundërshton prej disa ditësh punimet e Bashkisë së Tiranës, brenda parkut të liqenit artificial, kurse sot ndërmorri nismën për të ngritur çadra në kantierin e ndërtimit.

Kjo gjë solli edhe përplasjen e tyre me policinë, pasi këta të fundit nuk lejuan ngritjen e çadrave.

Gjatë përleshjeve, humbën ndjenjat një protestues dhe një punonjës policie. Kurse 3 vetë u shoqëruan në komisariat, ndërkohë që identiteti i tyre nuk dihet.

Vlorë, policia pezullon 29 patenta dhe vendos 44 gjoba

Policia e Vlorës ka vijuar mbrëmjen e djeshme planin për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë në qytetin bregdetar. Kështu, gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, u arrestua në flagrancë një drejtues mjeti pa leje drejtimi dhe u procedua penalisht 2 të mitur.

Janë pezulluar 29 leje drejtimi, konkretisht:

26 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara konstatuar me Radar

3 leje drejtimi të pezulluara për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, konstatuar me Drager

31 drejtues mjetesh u ndëshkuan me masë plotësuese

U vendosën 44 masa administrative për mos përdorim të sistemeve të fiksimit (kryesisht rripi i sigurimit), 19 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, u bllokuan 8 mjete për mungesë dokumentacioni.

Vrasja e Azemit, Izet Haxhia i bën disa pyetje Blendi Fevziut
Pasi ka ndjekur një emision e Blendi Fevziut mbi vrasjen e Azem Hajdarit, ku është përmendur dhe emri i tij, Izet Haxhia ka reaguar nga Turqia.

Ai tregon edhe një herë se çfarë ka ndodhur në mbrëmjen e 12 shtatorit 1998…



Ja çfarë shkruan Izet Haxhia:

“Pasi ndoqa një debat (jo live, kuptohet) sepse nuk e ndjek kurrë një program të tillë, por pasi më thanë që ishte përmendur emri im në debatin që po bëhej ne lidhje me të ashtuquajturën ‘vrasje e shekullit’, po shkruaj disa të dhëna nga dora e parë apo nga një ‘pjesëmarrës’ në vrasje, sipas prokurorisë së Giut dhe gjykatës së Mickos .

Fevzo, në këtë vrasje nuk kanë marrë pjesë 90 veta, siç pretendon ti dhe tutori yt Berisha, por vetëm tre veta kanë qenë pjesëmarrës të drejtpërdrejtë: Fatmir Haklaj që është i vetmi që ka qëlluar në atë vrasje të dyfishtë, Jaho Mulosmani që ka qenë në timonin e Mercedesit me targa vlore dhe Naim Çangu që ka qenë i pranishëm në këtë makinë pa asnjë veprim aktiv nga ky ngeli i vrare gabimisht nga plumbat e kallashnikovit të Fatmir Haklajt.

Feriz Kërnaja nuk ka qene as në Tiranë, lere pastaj të ketë qenë pjesëmarrës në atë vrasje. Futja e këtij emri në këtë listë është bërë me djallëzi nga tutori yt dhe ti e perserit si papagall i zellshëm.

Në distancë të kësaj vrasje kanë qenë katër persona: një nga këta edhe isha edhe unë. Ishin edhe Halil Haklaj, Elez Haklaj dhe shoferi i furgonit të policisë, Agim Logu.

Vendndodhja e furgonit të policisë me targa “policia 202” që i përkiste komisariatit të Tropojës ka qenë përballë monumentit të Ushtarit të Panjohur.

Në momentin e krismave, unë bashkë me Halil Haklajn kemi qenë duke dalë nga kafe “Aroma” pasi kishim pirë kafe. Elez Haklaj bashkë me shoferin kanë qenë në furgonin “Iveko” të policisë.

Kjo është ‘pjesëmarrja’ ime në këtë vrasje.

Në qoftë se të pish kafe, qoftë edhe me vëllain e vrasësit apo xhaxhain e tij 80-vjeçar, mund të cilësohesh si vrasës apo pjesëmarrës në vrasje, atëhere mund të them që atë që e kanë thënë apo e përsërisin këtë, ose janë idiotë të lindur, ose (ajo që është më e vërtetë) mundohen të fshehin diçka të rëndë e komprometuese të tutorit.

Ti, o Fevzo, je edhe goxha i zgjuar. Berisha të quan pjesë e klasës së re borgjeze që lindi në këto 25 vjet të sulltanatit të tij te madhërishëm. Edhe ai e trashëgoi gjakun blu prej borgjezi pasi kishte pirë qumështin e dhive që ruante në rininë e tij në Prifç të Viçidolit. Këtë gjak blu të borgjezit, Berisha nuk e turbulloi as nga gjaku i kuq prej komunisti 25-vjeçar.

Përse more borgjezi Fevzo nuk pyet se nga cila zyre doli Hajdari për të shkuar tek makina me targa Vlore?

Përse u thirr (Hajdari) me urgjencë nga Fieri atë pasdite të kthehej në Tiranë dhe nga kush…?

Përse nuk e përmend Fisnik Sinën që mori telefonatën në zyrën e Azemit nga punonjësi i SHIK-ut Bujar Daja, për ta njoftuar për praninë e kësaj makine të dyshimtë afër PD-së?

Përse nuk pyetet se a kishte dijeni Berisha para se të thërriste Azemin në zyrë, gjoja për ta pyetur për takimet në Lushnje e Fier…?

Përse u shlyen (fshinë) tabulatat e tel. të Azemit në Amc?

Përse u zhduk telefoni celular i Azemit, që përfundoi më vonë në duart e Petro Koçit?

Çfarë i tha mbesa e dashur e Berishës, Shpresa Breçani kur u ngjit dy herë me urgjencë në zyrën në katin e dytë të PD-së dajës Berishë?

A mos i tregoj dajës Berishë se përballë kafes ku po rrinte përballë saj ndodhej brenda në një makinë me targa vlore Fatmir Haklaj dhe distanca e saj me këtë makinë ishte vetëm pesë metra?

Sepse nuk e kam parë asnjëherë më parë që mbesa të ngjitet në zyrën e dajës… Pyete Kuqon apo Pollon, sepse Linda Ihsanin nuk ke ku ta marrësh për ta pyetur, sepse ka vdekur nga një sëmundje e “papritur” si shumë të tjerë që dinë çfarë i tha Berisha Azemit pas lajmit të dhënë nga Fisnik Sina.

Pyete Petro Koçin pse e fshehu telefonin e Azemit dhe nuk ia dha prokurorëve plepistë apo atyre norvegjezë?

Pyete Muharrem Haklajn, se jeton akoma, se çfarë bisedoi me Azemin?

Kush rrinte në zyrën e katit të dytë për të cilën Azemi i tha Muharremit se ka dorë në vrasjen e djalit tuaj.

Kam edhe shumë pyetje të tjera për të bërë, o borgjezi Fevzo, që në kohë të Dullës mbaje të lidhur në krahun tënd shiritin e anëtarit të GBV.

Karakteri yt prej bythëlëpirësi është shumë më i dobët se ata që mbajnë emrin LGBT. Të më falin anëtarët e shoqates që ka stemë ngjyrat e ylberit, po ketu po flasim per karakterin…”.


La policin pa ndjenja te Liqeni, shoqërohet një student nga Kosova
Policia e Tiranës ka shoqëruar një student nga Kosova, pasi dyshohet se është protestuesi që qëlloi me grusht dhe la pa ndjenja një efektiv të policisë së bashkisë në përplasjën gjatë protestës së shoqërisë civile kundër betonizimit të Parkut të Liqenit Artificial.

Policia bërë publike edhe disa të dhëna mbi përplasjen, duke sqaruar se është shoqëruar edhe aktivisti i shoqërisë civile, Zirkon Disha.



Deklarata e plotë e Policisë së Tiranës:

Shoqeria civile ne mesdite ka tentuar për të futur dhe ngritur në Parkun e Liqenit një çadër të madhe, që sipas tyre do të shërbente për ruajtjen e parkut, nga ndërtimi i këndit të lojrave për fëmije nga Bashkia. Por janë ndaluar nga policia bashkiake që ruante zonën ku do parashikohet te ndertohet kendi i lojerave.

Aktivistet janë përplasur me policine dhe si pasojë një polic bashkiak D.Hardhia, 35 vjeç dhe një qytetar I.M, vjeç 31 kanë pësuar humbje ndjenjash.

Një autombulancë mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe mori të lënduarit duke i dërguar për mjekim në spital.

Nga forcat e policisë është shoqeruar në Komisariatin Nr.1 një shtetas (student) Kosovar Aranit Beqiri, vjeç 20, i cili dyshohet t’i ketë rënë me grusht policit bashkiak.

Gjithashtu është shoqëruar dhe një nga aktivistët Zirkon Disha. Nga ana e Policisë po kryhen veprimet hetimore.


Talloni i famshëm: Ja si ushqeheshin shqiptarët në komunizëm…
Kjo copë e vogël letre ka qenë për 10 vjet rresht ushqimi i përjavshëm i shqiptarëve, gjëja më e rëndësishme në kuzhinën e tyre të varfër. Në vitin 1981 si pasojë e paaftësisë për të furnizuar tregun me ushqimet e nevojshme, qeveria komuniste aplikoi një skemë racionimi, që e kishte provuar edhe pas luftës me triskat.

Skema quhej “Talloni”. Ajo ishte një copë letër që të lejonte çdo javë, në ditën e caktuar të merrje furnizimin me mish, sallam dhe gjalp.

Talloni ishte një për familje, pavarësisht se sa e madhe dhe nga sa pjesëtarë përbëhej familja.

Çdo familje merrte 1 herë në javë mish sipas kësaj skeme:

-Javën e parë të muajit 1 kg mish derri i ngrirë dhe 2 pako gjalp nga 100 gr secila.

- Javën e dytë, 1/2 Kg mish të grirë dhe 1/2 kg sallam, plus 2 pakot 100 gr me gjalp.

- Javën e tretë një pulë e ngrirë hungareze, thuajse 1 kg plus dy pakot e gjalpit.

- Javën e fundit, varësisht mundësive përsëritej një nga 3 zgjedhjet e mësipërme.

Tallonat jepeshin në këshillin e lagjes dhe ishin me vulë. Talloni nuk tjetërsohej, nuk i jepej dot dikujt tjetër dhe nëse të humbiste nuk zëvendësohej. Talloni doli nga përdorimi në vitin 1991.

Fotolajm/ Gjirokastër: Lopa ushqehej me OMGJ, lind viçin me dy koka

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Gjirokastër, në fshatin Bulo. Një lopë ka lindur një viç me dy koka, ngjarje e rrallë e cila i ka ndodhur lopës së Arben Kamos. Për shkak të sforcimeve të shumta, fatkeqësisht lopa ngordhi pasi e kishte të pamundur ta lindte viçin në mënyrë natyrale.

Megjithatë, çudia ndodhi kur të pranishmit e therën lopën. Ata u habitën nga ajo çfarë panë në barkun e saj: një viç me dy koka!

Mendohet se kjo ka ardhur si pasojë e kequshqyerjes së lopës me produkte gjenetikisht të modifikuara.



Blushi, si test për zgjimin nga kllapia

Nga Astrit PATOZI

Ben Blushi nuk ka nevojë për mbrojtjen time, sepse po tregon se ia del edhe i vetëm. Aq më shumë, kur ajo mund t’i prishë edhe më shumë punë, pasi vjen nga një kundërshtar politik. Dhe po të jetë për ide, unë ndahem shumë më tepër me Blushin, sesa me Edi Ramën. Pasi Blushi është majtist i thekur në ato që thotë dhe ato që mbron. Kurse Edi Rama është më keq se përtej të majtës dhe të djathtës. është një politikan pragmatist pa erë, pa ngjyrë dhe pa shije.

Por kjo nuk më pengon të them se jam ndjerë keq nga skenat e pështira të Elbasanit dhe nga e gjithë fushata lincuese, që po shoqëron kërkesën e një deputeti socialist për të pasur zgjedhje në partinë e vet. Mund të ketë plot njerëz që të më pyesin se c’punë kam unë se cfarë ndodh në Partinë Socialiste dhe se ky është debat i brendshëm i saj. Mua në fakt nuk më interesojnë fare fatet politike të kundërshtarëve dhe aq më pak fituesi zgjedhjeve në Partinë Socialiste. Por nuk mund të jem i painteresuar për arsyet që kanë cuar në këtë konflikt dhe mënyra se si po e menaxhon atë shefi i “fortëve”, që na qeverisin, kryeministri Edi Rama.

Unë nuk mendoj se Ben Blushi e beson edhe vetë se mund të fitojë zgjedhjet në PS, edhe sikur Edi Rama të ndryshojë mendje dhe ta lejojë garën. Por kjo nuk ka asnjë rëndësi për mua. Problemi nuk është kurrë tek ai që i kërkon, por tek ai që i ndalon zgjedhjet. Para disa vitesh, partitë e mëdha përpiqeshin të sajonin garë, edhe kur nuk kishte kandidatë, ndërsa tani që ka kandidatë, Edi Rama nuk po lejon garën. Asnjë parti në botë, përfshirë edhe ato komuniste, nuk mund t’ia lejojë vetes të eleminojë zgjedhjet. Sepse pastaj humbet cdo sens diskutimi dhe kalojmë në kufinjtë e një teatri absurd. Fatkeqësisht, kjo po ndodh në forcën kryesore politike të mazhorancës.

Dhe pyetja është a mund të presësh që të respektojë zgjedhjet e të tjerëve një parti që nuk bën zgjedhje vetë? Unë për vete nuk pres. A mund të ketë vlerësim për votën e lirë të shqiptarëve, një njeri që e zhduk fare kutinë e votimit edhe në shtëpinë e vet? Po edhe më shumë se kaq. A mund të presësh që ta trajtojë me respekt opozitën, si kundërshtare politike, dikush që i lëshon të gjithë lukuninë e ujqërve në shpinë edhe pakicës në partinë e vet?

Dhe cfarë është më kryesorja, a mund të presësh shtet ligjor, reforma apo drejtësi, nga një parti, e cila, e vëmë në rresht nga një njeri i vetëm, hedh në kosh me përcmin kushtetutën e vet, apo librin e rregullave, që është statuti?

Janë këto arsyet e vetme që më shtyjnë të flas për një cështje, që në pamje të parë duket sikur nuk më përket. Natyrisht, gjatë këtyre ditëve kam mësuar më shumë për “veset” dhe për defektet e Blushit, për “tradhtitë” dhe dobësitë e tij, të cilat mund të bëhen më shumë po t’u shtoj edhe rezervat e mia për të. Por kjo nuk ndryshon ndonjë gjë të madhe, për të mos thënë që i jep më shumë të drejtë atij. Sepse nuk ka asnjë rëndësi se kush është deputeti Blushi, por se cfarë thotë dhe cfarë po kërkon ai.

Nga ana tjetër unë nuk besoj se Blushi është duke testuar këto ditë Edi Ramën dhe as demokracinë në Partinë Socialiste, pasi mendoj se i njeh sa dhe sic duhet. Dhe aq më pak, të jetë duke sensibilizuar ndonjë parti tjetër, në distancë apo afërsi, për të cilën ma merr mendja se duhet të jetë tërësisht i painteresuar.

Por jam shumë i sigurt se ajo që ai po bën është një test për gjithë shoqërinë tonë, e cila po përjeton prej kohësh një kllapi rraskapitëse. Nuk ka rëndësi, nëse është nisur me këtë qëllim apo e ka rrëmbyer vala, produkti është njësoj. Eshtë një thirrje publike për t’u zgjuar dhe për t’i dhënë një përgjigje të qartë pyetjes se cfarë pret kjo shoqëri prej partive politike. Sepse askush nuk mund të thotë se ajo, që ndodh brenda gardhit të tyre nuk afekton jetën dhe fatin e tij, sado apolitik të jetë ai.

Ben Blushi është sot një eksperiment në epruvetë, i cili po shërben për të shpjeguar shumë prej fenomeneve të shëmtuara dhe traumave gërryese, që po kalon Shqipëria e sotme për shkak të deformimit të sistemit. Eshtë një përgjigje për pyetjet e përditshme se përse qeverisemi kaq keq, pse ka kaq shumë banditë në parlament, pse duan të ikin nga sytë këmbët shqiptarët, pse shkelen me këmbë ligjet në këtë vend, pse varfërohen me shumë dhe pse poshtërohen të varfërit tek ne, e plot të tjera si këto.

Para disa vitesh partitë kryesore në vend dilnin për “gjueti” personalitetesh, sepse besohej gjerësisht që ndikimi i tyre mund të sillte më shumë mbështetje publike. Sot është krejtësisht e kundërta.

Personazhet me identitet të fortë, edhe ata që kanë mundur të mbijetojnë në xhunglat e partive të mëdha, po kërkohen me qiri për t’u “vrarë”. Të preferuarit janë “radikalët”, ata që nuk kanë ndonjë gjë për të menduar, për të thënë, jo e jo. Mundësisht të fortë, si ata që ka sjellë me lopatë Rama në parlament, por edhe më të vegjël, si psh ata që hungërinin dhe hakërreheshin dje në Elbasan. Dhe në mos qofshin të tillë, të jenë dele të bindura, apo “robotë”, që presin vetëm kurdisjen e të parit.

Eshtë dramatike të mendosh se një parti që për pak e shqeu dje Ben Blushin, i ka hapur krahët Arben Ndokës dhe na humbi dy ditë kohë në Kuvend që të shpëtonte nga ligji i dekriminalizimit Armando Prengën, ndonëse zyrtarisht thotë se e ka përjashtuar atë. Arben Ndoka është sot socialist i dashur i Edi Ramës, i shkarkuar nga deputet, kurse Ben Blushi është një deputet i urryer i tij, por i shkarkuar nga socialist. Dhe për t’u ndjerë i trishtuar për këtë katandisje nuk ka nevojë të kesh teserën e Partisë Socialsite.

Mund të ketë edhe në partinë time njerëz që urrejnë më shumë Blushin, sesa Ramën për arsye objektive apo subjektive. Po kështu, edhe në forca të tjera politike, që ndjejnë t’u prishet paksa qetësia e kenetës së tyre nga kjo “rilindje” mbrapsht e Blushit.

Por partitë tona janë si enët komunikuese. Ndryshimi i nivelit të njërës, transmetohet menjëherë tek tjetra. Ndaj edhe nuk duhet të jesh domosdoshmërisht socialist për të pasur ndjeshmëri nga zhvillimet dramatike në partinë e Edi Ramës.

Sot në Shqipëri, partitë politike po u imponohen përdhunisht shoqërisë dhe unë mendoj se ka ardhur koha që shoqëria t’u imponohet partive politike. Eshtë e vetmja mënyrë për ta ndalur marshimin e së keqes.



Veliaj- Protestueve: Dhunuat një polic, tani kauza juaj ka dështuar

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, ka rendur në spital për të parë gjendjen e policit bashkiak që u dëmtua ditën e sotme gjatë përplasjes së Policisë Bashkiake dhe aktivistëve të shoqërisë civile të cilët kundërshtojnë ngritjen e Këndit të Lojrave për fëmijë në brendësi të Parkut të Liqenit.

Pas vizitës që kreu në shtratin e policit bashkiak, Veliaj në një deklaratë për shtyp tha: “Sot me Tanin e rrëzuar përtokë për pak minuta ra totalisht përtokë një kauzë që asnjëherë s’kishte bazë, një kauzë që iu ofrua të monitorohej por kundërshtojnë sepse duan dhunë dhe të dalin nëtelevizor.

Shteti ka ligje, nëse janë marrë vendimet nëse duan të respektojnë ligjet të shkojnë në gjykatë, me dhunë nuk i merr njeri të drejtat e qytetit, dhe s’do lejoj kurrë që të drejtat e qytetit të merren nga një grusht njerëzish… Dhuna nuk është zgjidhje për asnjë nga cështjet që nuk janë dakort, dera është e hapur… sot u ka rënë edhe alibia e fundit, ajo e te qenit një shoqëri civile.

Janë një shoqëri e dhunshme, nuk përfaqësojnë një shoqëri civile, aq më tepër dhunë ndaj një njeriu me uniformë policie. Kjo kauzë e diskretituar i përket të kaluarës”,- tha Veliaj nga spitali.

Ja si e financon ISIS terrorin

Një informator sapo ka njoftuar se në portin e Nadorit, në veri-lindje të Marokut, ka lëvizje të çuditshme dhe ndoshta brenda 48 orësh do të niset një anije mallrash e mbushur me hashash. “Burimi është i besueshëm”, thotë zyrtari i një shërbimi të fshehtë të huaj, që telefonon nga kryeqyteti i një vendi në veri të Evropës.

Në sallën e përgjimeve të Grupit operativ të antidrogës ka shumë material: përpara dy ditësh, financa mësoi nga kolegët turq se një prej të hetuarve të tyre ka dërguar një shumë në Amsterdam për të rekrutuar ekuipazhin e një anije në Marok.

Ndoshta është e njëjta anije e sinjalizuar nga shërbimet. Ndoshta është një tjetër. E radhës, shkruan La Repubblica.

Tashmë ka dy vjet. Dy vjet hetime tepër të fshehta. Në këtë dhome me pamje nga porti i Palermos, mes hartash, kompjuterësh dhe fotosh satelitore, po udhëhiqet një betejë e heshtur.

Kundër zotërinjve të rinj të drogës, të cilët duket se kanë hapur një autostradë, dy hapa larg shtëpisë tonë, në Kanalin e Siçilisë. Një betejë ndryshe nga gjithë të tjerat kundër narkotrafikut.

Sepse këta zotërinj të drogës janë me kombësi libiane, janë të njëjtët që ngarkojnë mijëra njerëz nëpër varka drejt Siçilisë. Është faza më delikate e hetimit.

Me paratë e trafikut blejnë tonelata me hashash. Dhe dyshimi i rëndë ai atyre që hetojnë është se ky biznes shërben për të financuar terrorizmin ndërkombëtar.

Një histori e shëmtuar që tre ras misteriozë nga Tripoli po administrojnë përballë brigjeve të Siçilisë.

Kuintale me hashash nisen nga Kazablanka ose ndërmjet Nadorit dhe Oranos, dy qytete ndërmjet Marokut dhe Algjerisë, për të shkuar deri në ujërat e Tobrukut, në Libi.

Gjithnjë e njëjta rrugë. Përshkohet me anije mallrash ose peshkimi dhe jahte.

Është e pamundur të pikasen të gjitha. Por gjatë dy viteve të fundit janë bllokuar në ujërat e Pantellerias shtatë ngarkesa më drogë, më të mëdhatë.

Në total, 120 tonelata hashash, që vlejnë 1,2 miliardë euro.
Basha me banorët e fshatit Murqin: Qeveria i’u ka braktisur

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Murqin, që ndodhet 23 kilometra larg nga Tirana.

Gjatë bashkëbisedimit me banorët, kreu i demokratëve tha se ky fshat përmbytet 5 herë në vit dhe nuk ka asnjë investim publik nga Qeveria, edhe pse kjo e fundit ka marrë borxh.

“Investime në infrastrukturë, kanalet kulluese dhe mbështetje për bujqësinë ishin kërkesat e banorëve. Situata kudo po përkeqësohet me shpejtësi, ndërsa qeveria vazhdon të marrë borxh dhe të vjedh paratë e qytetarëve.



    1. miliardë Euro ka marrë borxh dhe sot nuk kanë asnjë investim publik. 1 miliardë Euro janë vjedhur vetëm gjatë vitit kaluar e qytetarët vuajnë për bukën e gojës”,- shkruan Basha në faqen e tij në Facebook.


Foto+ Video: Policia Bashkiake dhunon gazetarët gjatë protestës

Policia Bashkiake e Tiranës është përplasur me aktivistët e shoqërisë civile gjatë protestës së sotme, për të kundërshtuar punimet brenda parkut të liqenit.

Qytetarët u dhunua nga policia e Bashkië, por edhe nga policia e rendit. Disa prej tyre u shoqëruan edhe në komisariat. Mirëpo, gjatë protestës është dhunuar edhe gazetarja e “Report TV”, Florinda Merko.

Në pamje duket qartë sjellja harbute e policëve të Bashkisë së Tiranës dhe gazetarja që është rrëzuar nga veprimet e dhunshme të këtyre policëve.



Foto+Video: Policia e Shtetit dhunë ndaj qytetarëve te liqeni

Protestuesit e shoqërisë civile janë dhunuar nga punonjësit e Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake gjatë protestës së sotme në parkun e liqenit.

Disa prej protestuesve u morën me dhunë për t’u shoqëruar në komisariat, mes tyre edhe aktivisti Zirkon Disha. Ky i fundit u shoqërua edhe para disa javësh, kur protestuesit u përleshën me policisë.

Aktivistët që u shoqëruan sot, u dhunuan nga dy policitë kur protestuesit tentuan të ngrinin çadra brenda parkut.



Profil: Kush është studenti kosovar që dyshohet se goditi policin bashkiak?

Aranit Beqiri është 20 vjeç. Ai është nga Medvegja, por jeton dhe studion në Prishtinë. Studenti nga Kosova është bërë shpesh pjesë e lëvizjeve të shoqërisë civile në Tiranë, ku ka qenë pjesëmarrës.

Ai mendohet se ka mbërritur në Tiranë mëngjesin e sotëm, për të qenë pjesë e protestës së organizuar nga shoqëria civile, kundër ndërtimit të Këndit të Lojrave për Fëmijë te Parku i Liqeni.

Në profilin e tij në fb konstatohet se ai është anëtar i Lëvizjes “Vetëvendosje” në Kosovë.

I njohur për bindjet e majta, vetëm pak orë më parë studenti Beqiri ka postuar në profilin e tij në fb një foto, të përbashkët me të rinjtë protestues sot te Liqeni.

07/03/2016.........................

Foto+Video: Kujdes! Në anë të rrugës... një bombë e maskuar si gur
Në Lindjen e Mesme ajo që mung të duket si një diçka e parëndësishme, ose thjesht si një gur në anë të rrugës mund të bëjë diferencën për jetë a vdekje.

Por kjo është një punë e përditshme për ata që konsiderohen si “gjuetarët e terroristëve” të cilët janë beduinë të cilët patrullojnë kufijtë e tensionuara të Izraelit.

Këta njerëz specialë janë nga fiset nomade beduine dhe për shekuj të tëra të parët e tyre kanë jetuar në shkretëtirë ku kanë zhvilluar aftësitë e jashtëzakonshme të ndjekjes dhe gjurmimit.

Në Izrael, shumë nga këta individë i janë betuar për besnikëri shtetit dhe puna e tyre është në ushtrimin e aftësive të veçanta që kanë në gjurmim dhe në zbulimin e ushtrisë.

Këta specialstë janë vendosur përgjatë kufijve të Izraelit, ku ata ndjekin dhe zbulojnë çdo ditë terroristët e infiltruar, duke e mbajtur vendin e sigurt.

Majori 41-vjeçar Guy Gadir, një gjurmues beduin veteran, ndan sekretet e punës së tij me “MailOnline”.    

Ai na zbret në teren dhe na tregon disa nga sekretet e punës së tij të përditëshme. Në shikim të parë, ky grumbull gurësh pranë një rruge në Izrael në rajonin e Lartësive Golan, nuk duket të jetë një kërcënim.

Por për syrin e ekspertëve, megjithatë, ajo është potencialisht vdekjeprurëse. Kjo për shkak se një mjet i improvizuar shpërthyes (IED) është “mbjellë” brenda një shpelle, një taktikë që zakonisht përdoret nga grupi terrorist “Hezbollah”.

Për njësinë elite e gjurmuesve të ushtrisë izraelite, të dislokuar në kufi me Sirinë dhe Libanin, aftësia për të identifikuar kërcënime të tilla mund të thotë jetë apo vdekje. Ose si Majori Guy Gadir, komandanti i njësisë speciale i cili thotë se zbulimi i këtyre objekteve bënë që kjo, "të bëjë dallimin mes një ditë të mirë ose një dite shumë të keqe".

“MailOnline” u bashkua me Major Gadirin dhe dy nga njerëzit e tij gjatë një patrullimi rutinë në një vend sekret pranë kufirit të tensionuar me Libanin e Jugut, bastion i “Hezbollahut”.

Majori zbuloi disa nga sekretet e përdorura nga njësia e tij, për të gjurmuar terroristët që kërkojnë të vrasin civilë apo kapin peng ushtarë përgjatë gjithë kufirit.

Shkoni më poshtë videon dhe fotot:



Papa: Më 15 mars firmos kanonizimin e Nënë Terezës

Papa Françesku do të firmosë më 15 marsin e ardhshëm dekretet lidhur me kanonizimin e pesë të lumëve që bëhen shenjtër. Ndër ta është edhe Nënë Tereza, Gonxhe Bojaxhiu.

Në Koncistorin e 15 marsit, Papa Françesku do të caktojë datën e kanonizimit të Nënë Terezës, që sipas çdo gjase, pritet të jetë 4 shtatori i ardhshëm, në Romë, njoftoi Vatikani.

Papa Françesku do të nënshkruajë edhe dekrete të tjera të kanonizimit për martirin e vogël Giuseppe Sanchez Del Rio, vrarë në Meksikë në vitin 1928, mbi varrin e të cilit Papa Françesku u lut gjatë udhëtimit të fundit në këtë vend; për Giuseppe Gabriele del Rosario, i njohur si “cura Brochero”, shenjti i parë që ka lindur e vdekur në Argjentinë; për polakun Stanislau i Jezusit dhe Marisë, i cili në vitin 1600 themeloi një Kongregatë rregulltare; e së fundi dekretet për Maria Elisabetta Hesselbald-in, themeluese e motrave Brigjidine.

Më 17 dhjetorin e vitit të kaluar, siç njoftoi Stefania Falasca në të përditshmen italiane “Avvenire”, Papa pati miratuar njohjen e mrekullisë, që i atribuohet Nënë Terezës e pati vendosur për shpalljen e dekretit.

Debatojnë për Ronaldon dhe Messin, më pas shoku therr shokun...

Debati se kush është lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo, ka bërë që një tifoz Nigerian të mbys shokun e tij në Mumbai të Indisë, raportojnë gjitha mediat botërore

Sipas policisë, 34 vjeçari, Obina Michael Durumchukëu, Obinna që ishte tifoz i Ronaldos, e gjuajti me një shishe të zbrazur mikun e tij dhe tifozin e Messit, Nëabu Chukurëma.

Sipas mediave botërore, shishja goditi murin duke rënë në tokë e thyer. Pastaj, fansi i argjentinasit e mori njërën nga copat e rëna në tokë dhe e preu Obinan në qafë.

E gjithë kjo ndodhi në Mumbai të Indisë pas debatit se cili nga lojtarët është më i miri në botë.

Videolajm: Karroca e supermarketit plagos nënën dhe fëmijën
Një video shokuese është publikuar në “DailyMail”, ku shihet se në shkallët lëvizëse goditen një nënë dhe një vajzë nga karroca e supermarketit.

Nëna Xu Shuangyan bashkë me vajzën e saj 4-vjeçare kanë marrë lëndime të lehta trupore, ndërkohë policia po heton rastin.

Shikoni videon për më shumë detaje:
Njihuni me nuset e Kombëtares...

Edhe pse futbollistët kudo në botë përfliten për shumë aventura dhe histori me femra, duket se ndonjëherë lojtarët e fushës janë ata që i japin më shpejt drejtim jetës së tyre, përsa i përket çështjeve të zemrës. Edhe pse të rinj në moshë disa prej tyre kanë krijuar familje e janë bërë me fëmijë, të tjerë janë fejuar, e të tjerë në lidhje të konsoliduara dashurie.

Në këtë shkrim ju tregojmë historitë e gjata të dashurisë së Hamdi Salihit, Elis Bakajt dhe Ansi Agollit.

Lojtari 31-vjeçar nga Shkodra, Salihi kaloi një periudhë kohe në distancë me të fejuarën e tij Rosela, me të cilën tani kanë një vajzë. Ajo u konsiderua nga mediat si “hajmalia fatsjellëse” për karrierën e shkodranit, i cili aktualisht luan si sulmues me skuadrën e Hapoel Ironi Acre dhe me kombëtaren shqiptare.

Pseudonimi i tij është The Bomber (Bomberi), që i është vënë nga ish–trajneri i kombëtares shqiptare, Otto Barić, i cili gjithashtu e ka krahasuar me legjendën gjermane Gerd Muller.

Salihi njihet si një lojtar golashënues në Shqipëri e Austri.

Përsa i përket Kombëtarës ai është konsideruar si golashënuesi më i mirë i kombëtares shqiptare. Edhe pse lidhja e tij me Roselën ishte një histori e bukur, Salihi preferoi ta mbante larg medias jetën e tij private.

Madje tifozët u çuditën kur para një viti ndërsa ishte i ftuar në programin “Proçesi Sportiv”, Salihi foli për herë të parë në ekran, për familjen dhe vajzën e tyre.

Elis Bakaj është një tjetër futbollist që së fundi është komentuar për të fejuarën e tij, e cila sipas mediave izraelite u bë shkak për rikthimin e tij në Tiranë. E fejuara e tij është një modele rumune, të cilën e njohu, në kohën kur luante në Rumani.

Sulmuesi i cili e mbylli sezonin e shkuar me brdheblutë dhe në merkaton e verës u transferua në Izrael te Hapoel Ranana, ndërpreu papritur kontratën me klubin izraelit duke vendosur të kthehet sërish në Shqipëri te 24 herë kampionët e vendit.

Një tjetër futbollist tjetër që ka një lidhje të konsoliduar është Ansi Agolli, i cili aktualisht po bën karrierë në Baku (Azerjbaxhan). Ai ka një lidhje tetë vjeçare me Rean, vajza nga Tirana që ndjek studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të dashuruarit postojnë shumë foto pushimesh në rrjetet sociale duke kaluar ditë të bukura bashkë të përmalluar, pasi po jetojnë lidhje në distancë. Çifti u fejua para pesë vitesh, ndërsa kanë bërë plane edhe për martesë./Story.al/



Zbardhen debatet në Grupin e PS-së, Rama- Blushit: Je vagabond!
Janë zbardhur një pjesë e debateve në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste mes kryetarit Edi Rama dhe deputetit Ben Blushi. Në mbledhjen me dyer të mbyllura, Blushi dhe Rama debatuan ashpër, ku nuk munguan dhe ofendimet mes tyre.

“Report TV” ka publikuar një pjesë të debatit mes tyre, ku bien në sy edhe ofendimet që Rama i bën deputetit të Elbasanit, Ben Blushi.

Kështu, kryetari i PS-së, Edi Rama, i është drejtuar Ben Blushit me fjalët: “Vagabond, i paturp, shpifës racional. Më thuajn pak me emra kush janë kriminelët?”.

Kurse deputeti Blushi, i është përgjigjur me emër konkret për një deputet të PS-së, që tashmë nuk është më pasi është dorëhequr.

“Kodheli në 2013-n më tha mos e fusni në listë Arben Ndokën, sepse ka precedent”,- i është kundërpërgjigjur Ben Blushi, Edi Ramës.

Raporti i BSH-së: Shqipëria e Serbia me krizën më të thellë të kredisë

Shqipëria është vendi që po kalon krizën më të thellë të kreditimit në Europën Julgindore dhe atë Qendrore duke lënë pas vetëm Serbinë. Ky është përfundimi i një raporti të Bankës së Shqipërisë, i cili analizon të dhënat më të fundit mbi ecurinë e aktivitetit kreditues në ekonomitë e rajonit.

Raporti referon të dhënat e kredisë për biznese. Sipas tij rezulton gjatë vitit 2015 kredia për ndërmarrjet private në Serbi ka rënë me 12 për qind në terma realë krahasuar me një vit më parë. Kjo është rënia më e madhe në rajon, që pasohet nga Shqipëria.

Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia për biznesin në Shqipëri vitin e kaluar ra me 7 për qind në terma realë krahasuar me 2014 duke shënuar rënien më të madhe historike.

Në vendet e tjera të rajonit aktiviteti kreditues shfaqet i përmirësuar kundrejt tremujorëve të kaluar. Teprica e kredisë për sektorin privat u rrit me rreth 3.5% , ndërsa kredia për bizneset ishte 2.6 për qind më e lartë se një vit më parë.


Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   89   90   91   92   93   94   95   96   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish