Lista e emrave të ndaluar në Arabinë Saudite:
Malaak (angel)
Abdul Aati
Abdul Naser
Abdul Musleh
Binyamin (Arabic for Benjamin)
Naris
Yara
Sitav
Loland
Tilaj
Barrah
Abdul Nabi
Abdul Rasool
Sumuë (highness)
Al Mamlaka (the kingdom)
Malika (queen)
Mamlaka (kingdom)
Tabarak (blessed)
Nardeen
Sandy
Rama (Hindu god)
Maline
Elaine
Inar
Maliktina
Maya
Linda
Randa
Basmala (utterance of the name of God)
Jibreel (angel Gabriel)
Abdul Mu’een
Abrar
Iman
Bayan
Baseel
Ëireelam
Nabi (prophet)
Nabiyya (female prophet)
Amir (prince)
Taline
Aram
Nareej
Rital
Alice
Lareen
Kibrial
Lauren
Video: Gazetari i Sky shkelm në fytyrë Kostakurtës në transmetim live
Marco Cattaneo është një nga gazetarët më të talentuar të Sky. Por sot në trasmetim live gjatë ndeshjes Inter-Bolonja duke imituar një rast nga ndeshja pa dashje godet në fytyrë ish-mbrojtësin e Milanit, Bili Kostakurta.
Kostakurta i ndodhur në siklet këtë rast e kalon sikur nuk ka ndodhur dhe vazhdon që të përgjigjet.
Shiko videon:
15/03/2016/...................................
Memorial në kujtim të të internuarve në kampet e Lushnjës
Instituti i Integrimit të ish-të Përndjekurve Politikë (IIPP) planifikon ngritjen e Memorialit të Kujtesës, në nder dhe kujtim të të gjithë familjeve që perjetuan internimin në 14 kampet e internimit në rrethin e Lushnjës përgjatë periudhës 1954-1991.
Ky Memorial do të përmbajë mbiemrat e të gjithë familjeve të internuara në këtë rreth, sipas listës që IIPP disponon bazuar mbi dokumentacionin e statusit të ish-përndjekurve politikë.
Ftojmë të gjithë personat që kanë qënë të internuar në këto kampe, ose familjarët e tyre, të paraqiten pranë IIPP-së deri në datë 15 prill 2016, me qëllim dhënien e mundësisë të interesuarve për saktësimin e mundshëm të të dhënave, mbi listën e të internuarave që IIPP disponon.
Korçari Vrenozi, “Boom” klikimesh në Fb me këngën hit për Ramën
Ilir Vrenozi tashmë nuk është një personazh i panjohur për opinionin publik dhe specifikisht për përdoruesit e rrjeteve sociale.
Iliri gjithmonë ka diçka interesante për Edi Ramën, prandaj edhe këtë herë ka goditur në shenjë.
Në videon e mëposhtme, “shakatori” nga Korça ka realizuar një këngë për kryeministrin e Shqipërisë.
Vrenozi e ka titulluar këngën “Edi Escobari” dhe zgjat 37 sekonda.
Më poshtë “opozita.com” ka publikuar këngën që pritet të jet hit në rrjetet sociale.
Françeska e BB rreh një femër në lokal, policia e shpall në kërkim
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Françeska Jaçaj, është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës pas një sherri me një tjetër femër.
Lajmi bëhet i ditur nga burime të policisë, të cilët thonë se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në një lokal në rrugën “Nikolla Tupe”, shkruan “Syri.net”.
Sipas informacioneve, Françeska ka dhunuar dhe ka qëlluar me grushta Katerina Beqon, pas një sherri mes tyre për shkaqe banale.
Pas kësaj, ish-banorja vlonjate e “Big Brother” është larguar dhe është shpallur në kërkim nga policia.
Kryeparlamentari Ilir Meta, inauguron fabrikën e qumështit në UBT
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta mori pjesë në inaugurimin e fabrikës së përpunimit të qumështit në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Kjo fabrikë e pajisur me linjën e plotë të përpunimit të qumështit dhe e ngritur me kontributin financiar të Bashkimit Evropian është në shërbim të studentëve të këtij universiteti dhe mësimdhënies.
Në ceremoninë e inaugurimit z. Ilir Meta shoqërohej nga Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, z. Edmond Panariti, zv.Ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Nora Malaj si dhe Rektori i Universiteti Bujqësor të Tiranës, z. Fatos Harizaj.
Pasi preu shiritin e inaugurimit dhe pasi u njoh nga afër me këtë investim mjaft të rëndësishëm për studentët e UBT-së dhe me proceset e punës së fabrikës, Kryetari i Kuvendit tha se ngritja e kësaj fabrike është një mesazh i rëndësishëm dhe kuptimplotë për të garantuar standardet më të larta të sigurisë për qumështin, por dhe për ushqimin në tërësi ndaj konsumatorëve.
“Është kënaqësi dhe për mua që sot në një ditë të rëndësishme, në Ditën e Konsumatorit, dhe konsumatori është mbreti i tregut, përurojmë këtë qendër të standardeve evropiane për përpunimin e qumështit dhe të nënprodukteve të tij këtu në Universitetin Bujqësor të Tiranës.
Është një mesazh i rëndësishëm dhe kuptimplotë për të garantuar standardet më të larta të sigurisë për qumështin, por dhe për ushqimin në tërësi ndaj konsumatorëve tanë, duke filluar që nga fëmijët edhe të gjithë gjeneratat e tjera.
Është një rritje e vetëdijes për të përmirësuar standardet e ushqimit dhe për të arritur standardet më të larta evropiane. Jo vetëm për të kënaqur kërkesat e larta dhe në rritje të konsumatorëve tanë, por njëkohësisht edhe për t’ju përgjigjur nevojës të konkurrimit të produkteve tona në tregjet ndërkombëtare”, - tha z. Meta.
Poshtë fustanit s’kanë asgjë: Kur yjet nxjerrin mollaqet zbuluar
Ka nga ato që e zgjedhin lakuriqësinë për një pamje të re, kush për modë, por edhe për të provokuar duke nxjerrë qëllimisht zbuluar fundshpinën. Shikoni më poshtë yjet që kanë provokuar.
Foto: Ja si i ka zënë betoni “frymën” qendrës së Lushnjës
Jo vetëm Tirana është dërmuar dhe shkatërruar nga masakra e betonit... Një pjesë e mirë e qyteteve kryesore të vendit e kanë humbur në 20 vitet e fundit krejt fizionominë urbane dhe janë masakruar nën ethen dhe babëzinë e bërjes para nëpërmjet betonit.
Në këto foto vjen shëndrimi ndër vite i qendrës së Lushnjës, që dikur një qytet me mnjë fizionomi origjinale, falë edhe punës së arkitektëve dhe urbanistëve, sot është kthyer në një hapësirë pa trajtë dhe formë.
Masakra urbane ka qenë kaq e madhe në këtë qytet sidomos në 15 vitet e fundit, sa nuk ka kursyer as hapsirat e gjelbëra, parqet dhe ullishtat e kodrave të qytetit.
Por “boloria” më e madhe urbane i është bërë pikërisht sheshit qëndror të qytetit, i cili dikur i rrethuar me pallate 4 katëshe, sot është shëndruar si një “oborr burgu” i rrethuar nga pallate 10-12 katëshe.
Shikoni fotot:
Video: Arkani ishte në vendosjen e gurthemelit të kishës në oborrin e UP-së
Themelet e kishës ortodokse-serbe në hapësirën e Universitetit të Prishtinës u vendosën në vitin 1992. Asaj iu ndërtuan vetëm muret, për të mos u përfunduar kurrë, për shkak të gjendjes dhe luftës që pasoi në Kosovë.
Në një video, në ditën kur iu vunë themelet kësaj kishe, shihet të ketë qenë i pranishëm edhe krimineli famëkeq serb, Zhelko Razhnatoviç, i njohur me nofkën “Arkani”, shkruan “Gazeta Express”.
Kjo kishë edhe sot vazhdon të jetë problem në Kosovë.
Hapësira ku ajo është e vendosur është tejet e papërshtatshme, pasi ndodhet brenda kampusit të Universitetit të Prishtinës./GazetaExpress/
Tiranë, shpallet në kërkim 49-vjeçari, vodhi 15 pula
Një 49-vjeçar në fshatin Luz i Vogël të Tiranës është proceduar dhe është shpallur në kërkim nga policia e kryeqytetit për akuzën e vjedhjes.
Sipas policisë, Isuf Xeka, i vodhi 15 pula gjatë natës qytetarit Faslli Xeka.
Ka qenë ky i fundit që ka bërë denoncim në polici për vjedhjen e pulave oborri i banesës së tij.
Policia ka shpallur në kërkim 49-vjeçarin.
Hidhet nga kati i 3-të i QSUT-së, vdes pacienti nga Shkodra
Një i moshuar, pacient në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, është vetëhedhur nga kati i tretë i spitalit dhe ka gjetur vdekjen.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e dy ditëve më parë në orën 08:00 të mëngjesit.
Por si shumë ngjarje të rënda kriminale që mbesin në errësirë, as ky krim nuk është raportuar në ditën e caktuar për mediat.
Viktima është identifikuar si Hysen Halaj, 72 vjeç, banues në Shkodër, me arsim 8 klasë, i cili pas vetëhedhjes ka ndërruar jetë në spital.
Policia ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje.
Video: Kakavijë, kapet 5 kg heroinë, dështon trafiku ndërkombëtar
Policia Kufitare e Kakavijes në Gjirokastër, ka sekuestruar 5 kilogramë lëndë narkotike të llojit heroinë gjatë kontrollit në vijën e dytë. Heroina ishte fshehur në makinën tip “Benz” me targa “AA 848 AL” që drejtohej nga 56-vjeçari nga Fieri, Agron Allkaj.
Droga ishte e ndarë në disa pako të mbështjella me natriban, të cilat ishin të fshehura në brendësi të mbështetëseve të sediljeve të shoferit dhe të pasagjerit.
Gjatë kontrollit të imtësishëm nga grupi hetimor, u gjetën të fshehura pas sediljeve të shoferit dhe pasagjerit 14 pako të mbështjella me natriban, brenda të cilave dyshohet të kenë lëndë narkotike e llojit Heroinë, në peshën totale rreth 5 kg.
Së bashku me drejtuesin e automjetit udhëtonin dhe 2 shtetas të tjerë, të cilët u shoqëruan në Drejtorinë e Policisë Gjirokastër për verifikim, nëse kanë ose jo lidhje me këtë trafik droge.
Drejtuesi Agron Allkaj akuzohet për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Prokuroria kërkon 6 vite burg për reperin Cozman
Është mbajtur këtë të martë seanca e dytë gjyqësore në të cilën 30-vjeçari Ylber Abdullahi, i njohur ndryshe me emrin e artit “Cozman”. Ai akuzohet për “prodhim, mbajtje dhe shitje të lëndëve narkotike” në bashkëpunim.
Prokuroria dha pretencën duke kërkuar dënimin me 6 vite burg të reperit Cozman, i cili u kap në flagrancë vitin e shkuar me 20 gr marijuanë.
I pranishëm në sallë, Cozman dhe avokati i tij kërkuan shtyrjen e seancës për të përgatitur mbrojtjen.
Mësohet se, Gjykata do të japë vendimin pas dy javësh, pasi të ketë dëgjuar palën e paditur.
Nëse dënohet, Cozman do të përfitojë uljen e dënimit me 1/3-tën, për shkak se Gjykata pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar./abcneës/
Video: Kallashi vjen me një “dredhje” të re spektakolare
Donjeta Kosumi na ka sjellë të pasmet e saj seksi sot në Instagram. Ajo ka postuar një Tëerk me të cilin po i kallë të gjithë.
Ja kë ka rrahur Flori Mumajesi për shkak të Elvana Gjatës...
Arben Kasemi, personi që krijoi faqen demaskuese “Vipat e Bllokut” ka deklaruar se është konfrontuar fizikisht nga Flori Mumajesi, pasi ky i fundit po mbronte të dashurën, Elvana Gjatën.
Në një lidhje telefonike ditën e diel me emisionin “E diell” në “Top Channel”, ku po diskutohej për VIP-at dhe gallata në medaet online dhe rrjetet sociale, Kasemi tha se, ishte ai që e hapi fillimisht këtë si faqe, por tashmë ia ka lënë nën administrim një personi që nuk dëshironte t’ia bënte të ditur emrin.
Arben Kasemi tha se, jo vetëm që është kërcënuar për fotot e personazheve publikë që ka postuar në faqen e tij, ku dukeshin qartë ndryshimet drastike nga e shkuara në të tashmen, por edhe që ka pasur raste kur është konfrontuar fizikisht.
Ai tha se ka qenë “pikërisht producenti dhe këngëtari i mirënjohur Flori Mumajesi, që e ka goditur Benin vetëm për të mbrojtur të dashurën e tij, Elvana Gjatën”.
Arsyeja sigurisht që do të ketë qenë ndonjë prej këtyre fotove të vjetra të divës Elvana, e publikuar nga “Vipat e Bllokut”, që e ka acaruar kaq shumë Florin.
Video: Noizy “sherr” me Ermal Mamaqin
Më në fund Ermal Mamaqi do të intervistojë kolegun e tij, Noizy. Reperi paralajmëron intervistën nëpërmjet kësaj videoje të shkurtër në IG dhe më pas shohim një përleshje mes tij dhe komedianit.
Tiranë: Familja hipën mbi çati për të ndalur fadromat e Bashkisë
Fadromat e Bashkisë kanë prishur disa shtëpi pranë stacionit të trenit në Tiranë, por janë ndalur në banesën e Shaban Tresës. 74-vjeçari ka hipur mbi çati bashkë me familjen dhe refuzon të pranojë dëmshpërblimin.
Tresa qëndroi për disa orë mbi çati, i rrethuar nga policët e Komisariatit nr.3.
Ai shfaqi probleme shëndetësore gjatë kohës që protestonte, ndërsa ka thënë se, shtëpinë do t’ia linte si të vetmen pasuri djalit invalid.
Sipas tij, bashkia ia ka vlerësuar banesën me 30 mln lekë të vjetra, të pamjaftueshme sipas tij për të blerë një shtëpi të re.
Prej disa ditësh, banorët që preken nga prishja e shtëpive tek Stacioni i Trenit protestojnë kundër vlerës së dëmshpërblimit që ka vendosur qeveria.
Aksident në Korçë: Autobusi del nga rruga. 14 të plagosur, 2 fëmijë
Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Pojan. Autobusi me rreth 30 pasagjerë i linjës Korçë-Orman ka dalë nga rruga.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur 14 persona, mes tyre edhe dy fëmijë.
Ata janë dërguar në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore, ndërsa raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Në gjendje më kritike, por jo në rrezik për jetën ndodhen 6 persona.
Paraprakisht mësohet se shkak i aksidentit ka qenë një kalimtar, të cilin shoferi i autobusit ka tentuar ta shmangte për të mos e shtypur.
Manovra e tij ka qenë fatale pasi mjeti ka dalë nga rruga. Policia ka shoqëruar në komisariat shoferin për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.
U lirua nga Gjykata: Dyshohej për tetë vrasje
Domart Kojnari i dënuar në Francë me 10 vjet burg dhe i liruar në Shqipëri për shkelje proceduriale, dyshohet se është i përfshirë në 8 vrasje në Shqipëri dhe Francë.
“ABC Neës” ka siguruar një kopje të dosjes, që autoritetet franceze i kanë sjelle prokurorisë për krime të rënda, ku renditet me detaje e gjithë veprimtaria kriminale e Konjarit në Shqipëri, Francë, Holandë, Belgjikë, Spanjë, Itali dhe Gjermani. Burimet thonë se Konjari dyshohet se drejtonte rrjetin e trafikut të kokainës, pasi mendohet se ka lidhje direkte me burimin e prodhimit të saj në Amerikën e Jugut.
Si pasoje e këtij rrjeti, influencës në treg dhe shpërndarjes së droges në Europë, hetuesit francezë thonë se kanë ndodhur edhe disa vrasje, ku në dy raste 42-vjeçari Konjari i ka shpëtuar atentateve me armë.
Në dosjen e ardhur pranë prokurorisë për krime të rënda, emri i Konjarit përmendet per perfshirje direct apo indirect në disa vrasje si pasoje e rrjeteve të trafikut të kokainës.
Kjo listë fillon me vrasjen e 28 gushtit të vitit 1998 kur është ekzekutuar Gentian Dervishi i njohur me nofkën “Gent Kadaifi” pranë “Shkollës së Kuqe”.
Më pas emri i Konjarit, del në vrasjen e ndodhur në 2003 në qytetin Renne të Francës, ku u vra në ambientet e Genc Dervishit, shtetasit Erhon Murati për një mosmarrveshje për trafikun e drogës. Për të vazhduar më pas, me ekzekutimin e 3 gushtit 2005 në kryeqytet ku është vrarë Fatjon Naxhaku.
Vrasja e tij ndodhi vetëm pak ditë pasi ishte kthyer në Shqipëri, pasi ishte arratisur nga burgu në Spanjë. Kjo vrasje, thonë francezët dyshohet se është kryer nga Konjari në shenjë vetmbrojtje. Por ende kjo vrasje në Shqipëri është pa autor.
Si pjesë e këtyre ngjarjeve, ku përfshihet emri i 42 vjeçarit që u lirua nga burgu, është edhe vrasja me 16 plumba e francezit Gilbert Slik në vitin 2007 në Marsejë.
Ndërkohë në qershor të 2010 Domart Konjari i shpëtoi një atentati në Madrid, ku mbetet i vrarë shoferi i tij. Vetëm një muaj pas këtij atentati të dështuar ndaj Konjarit, vritet në dalje të burgut në Aliacante të Spanjës francezi Alain Coelier, i njohur si Alani i vogël.
Ky i fundit njihet si kapo i bandës së grabitjeve të viteve 1980 në Francë, por që në vitin 2006 u arrestua së bashku me Juan Ponsoda me anijen me vela të një kompanie shqiptarësh, që vinte nga Venezuela dhe brenda saj ishin fshehur 3.4 tonë kokainë.
Po në korrik të 2010 ekzekutohet në makinë ne Tirane, Franc Konomi, që njihej si një nga njerëzit më të afërt të Domart Konjarit. Dyshimet për këtë vrasje, sipas autoriteteve franceze, janë mosmarrveshjet e bandave rivale për dërgimin e kokainës në Spanjë.
Emri i 42 vjeçarit Konjari, në dosjen franceze lidhet edhe me ekzekutimin e Gentian Gashit në nëntor të 2011 në Durrës. Dosja e vrasjeve, ku përfshihet direct apo indirect veprimtaria e Domart Konjarit, mbyllet me ekzekutimin e Edmond Dervishit më 14 korrik të 2013 në Tiranë.
Të gjithë këto vrasje, hetuesit francezë dyshojnë se kanë të bëjnë me aktivitetin e trafikut të kokainës, dhe jane të lidhura me emrin e Domart Konjarit, i cili u lirua nga Gjykata për arsye proceduriale.
Cozman dje i preku Tunës “zogun”, ja çfarë i preku sot
Çifti i njohur i estradës shqiptare, Cozman dhe Tuna janë shumë aktiv nëpër mbrëmjet muzikore.
Dyshja qe një kohë të gjatë janë së bashku edhe pse ka pasur spekulime se janë ndarë, por ata janë më të lumtur se kurrë.
Cozman dhe Tuna i kushtojnë rëndësi dhe kohë njëri tjetrit pasi që edhe profesioni i bashkon.
Tuna njihet për zogun e saj, ndërkaq Cozman njihet për përdorimin e Marijuanës, shkruan “Gazeta Express”.
Ky i fundit duket se po i rri shumë gati të dashurës së tij, kështu shihen edhe në foton e fundit të postuar.
Cozman dje ja preku Tunës “zogun”, ndërkaq sot ja ledhaton flokët.
Video/ Maks Velo: Secili në qytetin e tij. Aliaj: Shko rri në Korçë
Idea e arkitektit Maks Velo, se gjithkush duhet të japë kontributin e tij në qytetin e tij të lindjes, nuk i ka pëlqyer aspak të ftuarve në panelin e mbrëmjes në “Opinion” në temën “Të jetosh në Tiranë”.
Besnik Aliaj e ka kundërshtuar këtë ide, çka ka krijuar edhe një përplasje me Velon.
Ja debati midis tyre në “Opinion” mbi këtë temë…:
Veliaj: Sheshi “Skënderbej” do ndryshojë, gurë e pemë nga Kosova
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është takuar sot me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Veliaj i ka thënë Ahmetit se, gurët dhe pllakat për sheshin e ri Skënderbej do të vijnë nga Kosova, në një projekt që do të përfshijë pjesë dhe copëza nga të gjitha vendet ku ka shqiptarë, në mënyrë që sheshi të simbolizojë një unitet simbolik kombëtar.
“I shpreha planet tona për Sheshin Skënderbej, shumë shpejt s’do kemi parasysh këtë trafik e zhurmë, kam nisur edhe porositë për pllakat dhe gurët që do vijnë nga Kosova, për një shesh që përfaqëson unitetin tonë kombëtar”,- tha Veliaj.
Siç edhe ka deklaruar më herët, Veliaj do të rikthejë sërish projektin e vjetër të Edi Ramës për sheshin “Skënderbej”.
Më në fund zbulohet dhe misteri i Trekëndëshit të Bermudës
Zbulimi i një krateri gjigant nënujor në fund të detit Barents, mund të japë një shpjegim i arsyeshëm për zhdukjen e anijeve në Trekëndëshin e Bermudës. Trekëndëshi i Bermudës është një zonë që ekziston në Oqeanin e Atlantikut të Veriut në mes të Bermudës, Floridës dhe Porto Rikos.
Shkencëtarët kanë gjetur kratere deri në gjysmë milje të gjera dhe 45,7 metra të thella, që besohet të jenë shkaktuar nga metani në brigjet e Norvegjisë të pasura me gaz natyror.
Metani mund të ketë rrjedhur në depozitat e gazit natyror duke krijuar më pas çarje në sipërfaqe, të cilat në fund shpërthejnë, thonë shkencëtarët.
Kratere gjigante ekzistojnë në bazën e detit në zonën perëndimore dhe qendrore të detit Barents dhe ndoshta ato janë një shkak i shpërthimeve të mëdha të gazit, kanë thënë hulumtuesit nga Universiteti Arktik i Norvegjisë.
Krateret ka mundësi të përfaqësojë një nga pikat më të nxehta për lirimin e metanit në Arktik. Shpërthimet që shkaktojnë hapjen e kratereve potencialisht mund të paraqesin rreziqe, për anijet që udhëtojnë në këtë vend.
Shkencëtari rus Igor Yeltsov, tha vitin e kaluar: “Trekëndëshi i Bermudës ka mundësi që të jetë një reagim i hidrateve të gazit. Ata fillojnë të treten në mënyrë aktive me metanin e akullt që i kthen në gaz.
Kjo prodhon sasi të mëdha të gazit dhe bën që oqeani të zhysë anijet në ujërat e tij të përzier me një përqindje të madhe të gazit”./G.Express/
Al Kaeda godet sërish, 18 të vrarë nga një sulm terrorist
Organizata terroriste “Al Kaeda” ka kryer një sulm terrorist në Bregun e Fildishtë. Raportohet për të paktën 18 persona të vdekur.
Sulmi ndodhi në qytetin turistik Grand Bassam. Persona të armatosur kanë sulmuar me armë tri hotele të qytetit.
Mes viktimave janë edhe 3 ushtarë, si dhe shtetas të huaj.
Raportohet për katër francezë dhe një grua gjermane. Nga të dhënat e para flitet se kanë qenë 6 terroristë, 3 prej të cilëve mbetën të vrarë nga përballja me ushtrinë.
Ky sulm terrorist vjen dy ditë pasi nuk është shuar ende jehona e sulmit me bombë në Ankara ku mbetën të vrarë 37 persona.
Foto: Sulm me armë në Bruksel, tre policë qëllohen me kallashnikov
Policia belge është bërë shënjestër e të shtënave me kallashnikov gjatë një kontrolli në Bruksel, në lagjen “Forest”, ku po kryente hetime mbi sulmet terroriste në Paris më 13 nëntor.
Personat e armatosur të cilët qëlluan ishin të paktën dy, dhe u arratisën nga taracat e banesave, raportojnë mediat lokale.
Lagjja “Forest” është bllokuar plotësisht, ndërsa mësohet se dy policë ka mbetur të plagosur gjatë të shtënave të para dhe një i tretë më pas.
Sipas mediave ndërkombëtare, nga të shtënat ndaj efektivëve të policisë u qëllua me kallashnikov.
Të shtënat me armë janë dëgjuar gjatë kohës që policia po kryente kontrolle në disa banesa në periferi në anën jugore të qytetit.
Policia është ende në “gjueti” për të gjetur dhe arrestuar persona dhe celula terroriste, që kanë lidhje me masakrën e Parisit më 13 nëntor 2015.
Stamboll: Frika për një akt terrorist mbyll urën e Bosforit
Siç raportojnë mediat turke, Ura e Bosforit është mbyllur për trafikun, kurse në afërsi të automjetit të dyshuar policia është duke hetuar për ndonjë eksploziv.
Sipas “Reuters”, shkak është bërë ndjekja për një veturë të dyshimtë.
Masat e sigurisë janë rritur në Turqi pas sulmit vetëvrasës që ka ndodhur të dielën në Ankara në të cilin kanë vdekur 37 persona.
Kryeministri turk akuzoi për këtë sulm partinë kurde PKK, ndërsa deri tani janë arrestuar 14 persona si të dyshuar për sulmin terrorist.
Ja kush është shqiptari i parë i futbollit amerikan
Kristjan Sokoli është shqiptar i parë pjesë e kampionatit të futbollit amerikan, National Football League. Djaloshi i lindur në Shqipëri dhe që më pas emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është pjesë e “Seattle Seahaëks”, skuadra fituese e Superboël në 2014-n dhe finaliste një vit më pas.
Kristjan Sokoli: “Perspektiva është të luaj, të luaj në fushë në të gjitha ndeshjet. Por, edhe të behem një lojtar më i mirë pas çdo viti. Si sezon i parë ka qenë i mirë, kam mësuar më mirë lojën, jam ambientuar me skuadrën dhe pozicionin që kam tani”.
Kristjan Sokoli ra në sy gjatë 3 sezoneve ku përfaqësoi ekipin universitar Buffalo Bulls dhe u përzgjodh për aftësitë e tij. 24-vjeçari është mbrojtës, por mund të luajë edhe në pozicione të tjerë.
Kristjan Sokoli: “Është e vështirë, por më tepër nevojitet tru, sepse ndryshon loja komplet. Nëse e krahason me futbollin europian, është njësoj si të spostohesh nga sulmues, deri në mesfushor. Në sulm duhet të bëjë gola, ndërsa tani detyra është të organizosh mbrojtjen dhe sulmet. Fizikisht kam besim se e bëj”.
Futbolli amerikan është një nga sportet të ndjekur në Shtetet e Bashkuara dhe finalja e tij Superboël përcillet në të gjithë botën./TV Klan/
Valesa, Gorbacov dhe fundi i lirisë!
Nga Ivan Krastev
Sofje, Bullgari – Revolucionet e Evropës Lindore kundër komunizmit, janë përshëndetur si më të mirat e llojit të tyre. Në pjesën dërrmuese paqësore, ato ndihmuan në prodhimin e dy çmimeve Nobel. I pari shkoi për Les Valesën, lideri heroik i 10 milionë anëtarëve të Solidarnostit në Poloni, në vitin 1983; shtatë vjet më vonë, udhëheqësi i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbaçov, u nderua se pati kurajon të pranojë falimentimin moral, politik dhe ekonomik të regjimit të vjetër.
Këto dy figura politike – zoti Valesa, i cili u bë i pari president i zgjedhur në mënvrë demokratike në Poloni, dhe zoti Gorbaçov, i cili shërbeu si udhëheqësi i fundit sovjetik – janë bërë simbolet më të fuqishme të 1989-ës. Tani statusi heroik i dy burrave, dhe trashëgimia e vërtetë e këtyre revolucioneve, është duke u vënë në dyshim.
Zoti Gorbaçov është akuzuar se e ka tradhtuar vendin e tij, dhe zoti Valesa se i tradhtuar shokët e tij anti-komunistë. Në Rusinë e Vladimir Putinit, pakënaqësia ndaj ngjarjeve të vitit 1989, është aq e madhe, sa që kur rregjizori dhe besniku i Kremlinit, Nikita Mikhalkov denoncoi kohët e fundit politikat Gorbaçov që çuan në rënien e Bashkimit Sovjetik si “një krim i vërtetë”, publiku mendoi se qe duke deklaruar atë që ishte qartazi e vërtetë.
Ajo që bëri lajm, ishte një shakaxhi që e prezantoi veten si Mikhalkov duke e marrë në telefon zotin Gorbaçov dhe i kërkuar falje. Gjithkush qeshi me këtë lojë ndaj fituesit të çmimit Nobel, i cili ishte mirënjohës të pranonte një ndjesë që realisht nuk kishte ndodhur. Rusët nuk janë vërtet nostalgjikë për komunizmin në vetvete, por ata përgjërohen për kohën kur Bashkimi Sovjetik qe një superfuqi. Në Rusi, 1989-a nuk simbolizon fitoren e shoqërisë ndaj komunizmit, por më tepër humbjen e Moskës dhe poshtërimin në duart e Perëndimit. Pothuajse në të njëjtën kohë me çështja e Mikhalkov, Instituti për Kujtesën Kombëtare në Poloni publikoi dokumente, disa prej të cilave të marrë nga e veja e ministrit të fundit të Brendshëm komunist, duke ringjallur pretendimet se zoti Valesa ka qenë një informator i policisë sekrete në vitet ‘70. (Ai u çlirua nga akuzat nga një gjykatë speciale, pas një valë të mëhershme sulmesh në vitin 2000) Siç mund të pritej, zoti Valesa e cilësoi dokumentin një “trillim”, dhe mijëra njerëz dolën në rrugët e Varshavës, Gdanskut dhe qyteteve të tjera polake në mbrojtje të ish-liderit të Solidarnostit. Por qeveria polake, në drejtimin e partisë populiste Ligj dhe Drejtësi të Jarosllav Kazinskit, refuzoi ta mbrojë atë, duke këmbëngulur se “legjenda e Valesës ndoshta s’mund të mbrohet më”.A mund të jetë ndokush i sigurtë se zoti Valesa nuk ka bashkëpunuar kurrë me policinë?
Sigurisht që jo. Ka të ngjarë që zoti Valesa, ashtu si shumë të tjerë, të kenë bërë ndonjë marrëveshje të vogël me autoritetet komuniste gjatë viteve ‘70 për të siguruar lirinë e tij, pasi u arrestua për veprimtari pro-demokracisë.
Por demonstruesit në rrugë, disa prej të cilëve aktivistë të vjetër të vetë Solidarnostit, e kuptojnë ndërkaq se policia sekrete nuk e ishte të vështirë të fabrikonte dosje të ndrvshme për të diskredituar kundërshtarët e saj. Dhe të njëjtët demonstrues, janë plotësisht të vetëdijshëm se mrekullia e Solidarnostit do të kishte qenë e pamundur pa udhëheqës si zoti Valesa. Megjithatë çështja kryesore, është se njerëzit në rrugët e qyteteve të mëdha polake, sot janë duke mbrojtur diçka më të madhe se zoti Valesa – trashëgiminë e vetë 1989-ës. Ata dyshojnë se qeveria është duke e përdorur sulmin ndaj zotit Valesa, si një instrument për të delegjitimuar demokracinë liberale. Dhe ata duket se kanë të drejtë. Antoni Macierevic, ministri aktual polak i Mbrojtjes, deklaroi troç se dosja e policisë së zotit Valesa vërteton se “Polonia post-komuniste qe një produkt i policisë sekrete, dhe jo e institucioneve të zgjedhura në mënyrë demokratike”.
Është një gjë të kesh për të mbrojtur revolucionin e vitit 1989 në Rusinë e “mposhtur”. Por pse është papritmas kaq e vështirë për ta bërë këtë në Poloninë fitimtare, ku njerëzit janë më të lirë dhe të begatë se kurrë më parë, dhe ku Solidarnosti është një ikonë kombëtare?
Ironia e valës aktuale të revizionizmit, është se 1989-a po refuzohet për të njëjtat arsve që ajo ka qenë vlerësuar prej kohësh, përkatësisht për mungesën e radikalizmit. Fakti që ajo zgjodhi të integrojë elitat e vjetra, në vend të përndjekjes së tyre, rezultoi të jetë në të njëjtën kohë, një arritje të qëndrueshme e revolucionit, por edhe thembra e Akilit e fundit të saj.
Kryengritja e ethshme populiste që po përparon në Poloni, Hungari dhe pjesë të tjera të Evropës Lindore, është një rebelim kundër të moderuarve dhe moderimit. Ngjarjet e vitit 1989, denoncohen si një komplot i zgjuar për të transformuar pushtetin politik të elitave në një pushtet ekonomik (si kënga e Ëho, është “si të takohesh me shefin e ri, ashtu si bosi i vjetër”).
Në këtë narrativë, 1989-a shënon çlirimin jo të njerëzve, por të elitave komuniste. Ato u çliruan nga frika (e spastrimeve partiake dhe krvengritjeve anti-komuniste), faji, ideologjia, zinxhirët e komunitetit dhe madje edhe besnikëria kombëtare – para se të kishin privilegjin për të udhëtuar; tanimë ato kanë të drejtë të jenë pjesë e Perëndimit.
Më parë drejtonte vendin, tanimë ata e zotërojnë atë. Fuqia në hije e elitave të vjetra, është bërë shpjegimi i fundit i çdo gjëje që shkoi keq pas vitit 1989 – rritja e pabarazisë, dhe shpresat e tradhëtuara. Politika e zemërimit e zotit Kazinski, ashtu si politika e pakënaqësisë e Putinit, rezonon me brezat e rinj, të cilët jetojnë në një botë ku historia nuk ka më rëndësi.
Ata kanë Google-in dhe smartfonët, por pak durim për kompleksitetin moral të periudhës komuniste, dhe kësisoj asnjë dëshirë për të kuptuar se çfarë bëri në fakt zoti Valesa në vitet ‘70, apo me çfarë zgjedhje u përball zoti Gorbaçov në vitet ‘80.
Për brezin e ri, që s’mund të pretendojnë ndonjë përvojë personale me natyrën destruktive dhe vetë-shkatërruese të politikës revolucionare, moderimi nuk është as frvmëzues dhe as i justifikueshëm.
Heronjtë e vitit 1989, ‘tregtuan’ paqe për drejtësi. Ky qe një kompromis fisnik. Por sot, kur paqja merret si e mirëqenë, defiçiti i drejtësisë është gjithçka që mbetet.
Shënim:Ivan Krastev është kryetar i Qendrës për Strategji Liberale në Sofje, Bullgari, dhe anëtar i përhershëm i Institutit për Shkencat Humane në Vjenë./Neë York Times/bota.al/
Foto: Ledina Çelo kaq seksi në Dubai
Këngëtarja Ledina Çelo prej disa ditësh ndodhet me pushime në Dubai së bashku më familjen e saj.
Këngëtarja nuk nguron të ndajë me fansat e saj disa nga momentet e saj gjatë pushimeve familjare.
Seksi dhe mjaft e nxehtë shfaqet ajo në fotot së bashku më dy fëmijët e saj.
Dua Lipa, del për herë të parë foto me bikini
Këngëtarja shqiptare me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, po pëlqehet shumë nga mbarë bota.
Ajo është duke mbajtur koncerte në Los Angelos, prej nga po gjen kohë edhe të relaksohet në plazet e bukura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Së fundi Lipa ka postuar një fotografi në rrjetet sociale, ku ajo ka ekspozuar linjat trupore duke bërë plazh dhe duket bukur.
“Los Anxhelos ✨ gati për ndalesën time të radhës #SXSË ✈️✨ AUSTIN TEXAS”,- shkruan vetë Dua Lipa përkrah kësaj fotoje.
Tuna vjen me dy foto hot
Këngëtarja Tuna, nuk ka të ndalur duke publikuar fotografi shumë të nxehta në Instagram, ku në këtë të fundit ajo shihet mjaft e zbuluar në trup. Përmes një fotografië të fundit të postuar ajo ka treguar barkun e saj shumë të formuar mirë nga ushtrimet
Tiranë: OSHEE ripërtërin linjën në Selitë dhe te Kodra e Diellit
Tirana është zgjeruar por rrjeti elektrik kishte mbetur i njëjtë duke shkaktuar jo pak probleme për zonën e Selitës, lagjen që njihet si “Kodra e Diellit”, apo pallatet tek Kopshti Botanik. OSHEE po investon për rrjetin eletrik të kësaj zone plot 250 milionë lekë.
Sot ishte, ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri dhe administratori i OSHEE-së, Adrian Çela, që inspektuan këtë investim.
Me këto para do të ndërtohet fidri i ri, do të shtrohet 25 kilometër linjë të tensionit të mesëm 20 kV dhe tensionit të ulët ABC.
Gjithashtu do të ndërtohen 14 kabina të reja ndërsa rreth 30 të tjera do të transferohen nga tensioni 10 kV në atë 20 kv.
Projekti parashikon edhe montimin e mbi 200 shtyllave që do të fuqizojnë rrjetin e shpërndarjes.
Në këtë zonë llogariten rreth 4500 abonentë ose afro 20 mijë banorë që përfitojnë një shërbim më cilësor me energji në sajë të këtij investimi.
Fotogaleri: Fanny Neguesha, topless për “Calvin Klein”
Fanny Neguesha, ish-e dashura belge e Mario Balotellit, ka publikuar në Instagrama foto topless, të fotografit Marc Deman, nga fushata publicitare e veshjeve intime të “Calvin Klein”.
Foto+Video: Ja “Bugatti” i vitit 1937 që vlen 10 mln euro…
Në ankandin e Bonhams, e cila është mbajtur në fundjavën e kaluar gjatë ngjarjes “Amelia Island Concours d’Elegance” në Florida, është shitur modeli “Bugatti 57SC Sport Tourer”, i vitit 1937.
Edhe pse është vlerësuar se mund të arrijë çmimin e shitjes nga 11 deri 13 milionë dollarë, në fund kjo veturë është shitur për më pak se 10 milionë dollarë, saktësisht 9 milionë e 735 mijë dollarë.
Këtë model, “Bugatti 57 SC Sport Tourer” nga viti 1937, e ka blerë një koleksionist amerikanë./Koha.net/
16/03/2016/................................
Hashtag: Senatori mashtrues i Kokëdhimës, dosja e FBI zbulon skandalin
Një lobist amerikan i cili është i lidhur me deputetin shqiptar Koço Kokëdhima, u arrestua të dielën më datën 13 Mars në SHBA.
Cary Lee Peterson, një 36 vjeçar që bënte lobistin dhe pretendonte se kishte ndikim dhe lidhje në Uashington, në fakt rezulton sipas një hetimi të FBI-sëë, një mashtrues klasi. Ai akuzohet për mashtrim dhe vjedhje.
HashtagAL ka siguruar dosjen e plotë hetimore ndaj tij ku rezulton se z.Peterson kishte ndërtuar një ‘perandori gënjeshtrash dhe mashtrimesh’ nëpërmjet një OJF-je për mjedisin të quajtur ECCO2. Peterson pretendonte se OJF-ja punonte nën autoritetin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Nga ana tjetër z.Peterson rezulton se ka ardhur disa herë në Shqipëri, i ftuar nga deputeti Kokëdhima, ndërsa nëpërmjet disa deklaratave të bujshme mediatike, ata kishin premtuar se do të ndërtonin tregun e ri të shitjes së kanabisit mjekësor.
Por Peterson tashmë përveçse i arrestuar rezulton se OJF-në e vetë të quajtur ECCO2 e ka një organizatë fiktive dhe mashtruese, ndonëse ai u prit në Shqipëri si personalitet i lartë që punonte nën ombrellën e OKB-së.
FBI-ja ka zbardhur mashtrimin dhe manipulimin që Peterson kishte bërë me OJF-në e tij.
Do'stlaringiz bilan baham: |