Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet103/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   99   100   101   102   103   104   105   106   ...   352

Biseda e plotë:

Taksisti: Nga duhet? Nga do ecësh?

Grabitësi: Këtu, këtu majtas.

Grabitësi: Mos bëj asnjë lëvizje! Mos bëj asnjë lëvizje! Më dëgjon ça të them?

Taksisti: Si është puna?

Grabitësi: Mos bëj asnjë lëvizje! Vetëm më dëgjo!

Taksisti: Çfarë më do, më thuaj?

Grabitësi: Vetëm më dëgjo, shpejt lekët që ke!

Taksisti: Të jap këto lekët që kam në xhep!

Grabitësi: Shpejt të lutem, mos bëj asnjë lëvizje, se unë s’kam, me u fut në sherr.

Grabitësi: Ore, mos bëj lëvizje ore! Mos ik ore! Se të pres këtu, mos ik!

Taksisti i jep lekët: Këto kam të gjitha!

Grabitësi: Mirë, po mos më lëviz, mos më ik ore

Taksisti: Këto kam të gjitha, urdhëro

Grabitësi: Or, dakord ore. M’i jep në dorë, këtu, e sheh ku e kam dorën?

Grabitësi: Hiqe unazën!

Taksisti: Jo, unazën s’ta jap unë! Mos kërko më tepër së nuk e heq dot unazën!

Grabitësi: Dëgjon ça po të them unë?

Taksisti: Mos kërko më tepër o burrë, mjaftohu me këto lekë, se ika unë të njoftoj njerëzit! Merri lekët se u thashë këtyre!

Taksisti: Njoftoni policinë, njoftoni policinë. Na lekët, zbrit! Njoftoni policinë./Tv Klan/

Fotogaleri: Shikoni si vishen VIP-at kur takojnë mbretëreshën Elizabet

Personazhet publikë duket se i kanë kushtuar vëmendje të veçantë veshjes, kur kanë qenë të ftuar nëpër pritjet e Mbretëreshës Elizabet. Ja çfarë kanë veshur ata:



17/03/2016/...................................

Atentatet në Tiranë, PD: Rama e Tahiri janë partnerë me krimin
Pas ngjarjeve të fundit në kryeqytet, shpërthimeve me eksploziv dhe vrasjes së ish-policit, Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Rama dhe ministrin Tahiri.

Përmes një deklarate për mediat nga selia blu, Enkelejd Alibeaj, tha se, Ramës nuk i intereson gjendja e rendit dhe sigurisë në vend, por sipas tij, e ka mendjen tek konfliktet brenda Partisë Socialiste dhe vjedhja e tenderave.

“Një seri atentatesh dhe shpërthimesh me eksploziv kanë tronditur Tiranën, duke mbjellë terror e frikë e duke shtuar pasigurinë publike. Ky përkeqësim i rendit dhe i ligjit e ka kthyer kryeqytetin dhe vendin në ditën më të keqe të sundimit të bandave dhe kriminelëve.

Atentatet me armë e me eksploziv në mes të Tiranës vijnë në kohën e klimës së miqësisë dhe partneritetit që ekziston mes qeverisë, mes Edi Ramës e Saimir Tahirit me krimin.

Vetëm kjo e shpjegon lehtesinë me të cilën krimi hedh në erë me tritol dhe ekzekuton, në zemër të Tiranës, në një serial që përsëritet çdo ditë”,- tha Alibeaj.

Apel: Të votojmë sopranon Ermonela Jaho në “Opera Aëards”
Të votojmë sopranon e mirënjohur Ermonela Jaho! Kjo thirrje ka ardhur sot nga Ministria e Kulturës, pasi Ermonela Jaho është përzgjedhur nga juria e çmimit prestigjioz të “Opera Aëards”, mes 8 emrave të njohur të muzikës lirike ndërkombëtare për Çmimin e Publikut.

Sopranoja shqiptare është futur në listën e ngushtë të një çmimi prestigjioz që konsiderohet si “Oskar-i” i Operës.

“Të mbështesim sopranon tonë të mirënjohur ERMONELA JAHO. Fituesi do të përcaktohet nga mbledhja e votave në mbarë botën.

Votoni, votoni, votoni!



Mënyra e votimit:

Klikoni ne: http://ëëë.operaaëards.org/vote/

Select : Ermonela Jaho

Name: Emri juaj

Email: Emaili juaj

Submit”


Kreu i SHISH, Visho Ajazi përgjoi telefonat e Ramës dhe Metës?

Deputeti i Partisë Socialiste, anëtar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, Pjerin Ndreu, deklaron se kreu i SHISH-it, Visho Ajazi Lika, ka përgjuar bisedat telefonike mes kreut të PS-së, Edi Rama, dhe kryetarit të LSI-së, Ilir Meta.

Kjo gjë, që sipas tij, ka ndodhur kur PS-ja ishte në opozitë. Këtë deklaratë bombë Ndreu e ka lëshuar në një intervistë televizive, duke shtuar se, një gjë e tillë është konstatuar gjatë kontrollit të ushtruar nga Komisioni Parlamentar i Sigurisë për veprimtarinë e SHISH-it.

“Çfarë gjetëm në SHISH? Gjetëm përgjime që nga Kryeministri, Kryetari i Parlamentit e të gjithë.

Na u tha se përgjigjet kanë dalë indirekt, gjatë përgjimeve ndaj një të inkriminuari. Por, në fakt, na rezultoi se përgjimi ishte mes Kryeministrit dhe Kryetarit të Parlamentit”,- tha Ndreu.

Për deputetin socialist ky përfundim është arritur disa muaj më parë, kur një pjesë e anëtarëve të Komisionit të Sigurisë kanë bërë kontroll në institucionin e drejtuar nga Ajazi.

Por ajo që mbetet paksa e çuditshme është përgjigjja e dhënë nga titullari i SHISH-it, i cili, sipas deputetit Ndreu, është justifikuar “se përgjimi i Ramës dhe Metës ishte periferik, pasi në hetim ishte një i inkriminuar”.

Deputeti socialist bëri ndër të tjera me dije se, Komisioni i Sigurisë ka bërë një raport të detajuar për këtë, por puna ka ngecur. Duke mos dhënë asnjë arsye se pse ka ngecur në këtë pikë nga ana e Komisionit të Sigurisë, Ndreu ka thënë se, kjo është detyra që bëjnë deputetët, ndërsa për vijimësinë u mbetet institucioneve të tjera të ndjekin hapat sipas ligjit.

“Ne kemi bërë raportin tonë dhe kjo është puna jonë. Kjo mbeti me kaq”,- theksoi ai. Nëse këto deklarata të cituara nga anëtari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, nxjerrin fakte të vërteta rreth përgjimit të Ramës dhe Metës, atëherë kjo do të ishte një cenim i sigurisë për dy institucionet kryesore në vend, atë të Kryeministrisë, si dhe Presidencës.

Firma që ndërton tek liqeni, u sekuestrua nga i arrestuari Androkli Kokthi

Data 18 Shkurt i gjeti protestat tek Liqeni kundër ndërtimin e Parkut të Lojërave duke u intensifikuar nga grupet qytetare. Pasditen e 18 Shkurtit, lajmi i arrestimit të Androkli Kokthit bëri xhiron e mediave, ishte arrestuar kreu i Tatimeve për Tiranën.

Kokthi u akuzua se kishte përvetësuar në mënyrë të paligjshme disa mallra të sekuestruara nga Tatimet.

Por procesi gjyqësor që do vlerësonte masën e arrestit ndaj tij ngriti shumë dyshime mbi motivin e arrestimit. Kjo ndodhi sepse policia dhe prokuroria nuk ishin në gjendje të vërtetonin përvetësimin dhe gjykata e la në ‘arrest shtëpie’ ish-kreun e Tatimeve të Tiranës.

Arrestimi i Kokthit dukej si një goditje e stisur sa për ta çuar atë prapa hekurave ca ditë dhe për ta “djegur” nga funksioni zyrtar që mbante.

Në disa media u aludua një konflikt i z.Kokthi me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Por Kokthi mund të ketë pasur një listë më të gjerë armiqsh dhe kundërshtarësh brenda grupeve të mazhorancës rilindëse.

Ky dokument i siguruar nga “HashtagAL” tregon se, në Shtatorin e vitit 2015, Kokthi kishte firmosur urdhrin e sekuestrimit të kompanisë “Startek”, e cila është kompania që po ndërton sot Parkun e Lojërave tek Liqeni.

Sekuestroja mbi këtë kompani ka shkaktuar shumë trazime mes grupeve të interesit dhe disa javë u bë një betejë e ashpër, nën rrogozë, mes personazheve që mbështesnin kompaninë dhe atyre që donin ta sekuestronin.

Urdhri në fjalë u anulua disa ditë më vonë dhe në Dhjetorin e vitit 2015, kompania “Startek” ishte komode për të hyrë në tenderin për ndërtimin e Parkut të Liqenit. Dhe e fitoi këtë tender dhe sot po zhvillon punimet.

Ndërsa zotit Kokthi, që sot gjendet në arrest shtëpie, nuk i mbetet tjetër veçse të shohë nga televizori protestat për ndërtimin e parkut nga biznesmenët që e vunë atë në shënjestër./HashtagAL/

Apeli lë në burg Ben Çamin

Apeli i Gjykatës së Krimeve të Rënda, ka lënë në fuqi vendimin e shakllës së parë për masën e sigurisë ndaj Lutfi Shabanit.

Ky i fundit i njohur ndryshe si “Ben Çami” do të mbetet në burg.

Ai akuzohet për trafik ndërkombëtar të drogës drejt Italisë.


Drejtësia italiane e ka dënuar Ben Çamin me 10 vite burg.

Pritet ekstradimi i tij nga Shqipëria.


Këshilli Bashkiak Tiranë, përfaqësuesit e PD-së ankohen te ambasadorët
Këshilltarët e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës ankohen te ambasada e SHBA-së në Tiranë dhe disa organizata ndërkombëtare, për mënyrën e funksionimit të këtij organi.

Përmes një letre të hapur ata thonë se, funksionimi i Këshillit Bashkiak Tiranë vijon të jetë thuajse krejtësisht jashtë çdo kuadri ligjor e procedural dhe në shkelje të hapur të të drejtave të këshilltarit e demokracisë së brendshme, por edhe të drejtave dhe detyrimeve që ka ky këshill në raport me komunitetin apo grupet e interesit.

Sipas përfaqësuesve të PD-së, Këshilli është mbledhur një herë në 2 muaj dhe se mbledhjet nuk njoftohen sipas ligjit, 5 ditë më parë. Si shembull PD-ja merr mbledhjen e fundit të 11 marsit për ndryshimin e sistemit të taksave.

Ja ku e mori propozimin për martesë Catherine Zeta-Jones

Catherine Zeta-Jones ka treguar vendin e saktë ku bashkëshorti i saj Michael Douglas, i ka propozuar asaj për martesë gati 2 dekada më parë.

Ajo ka ndarë me fansat e saj një fotografi në rrjetin social Instagram, duke treguar se, vendi aktual ku ajo është duke bërë pushimet në Aspen të Colorados, ishte edhe vendi ku ajo mori propozimin për martesë.

“16 vjet më parë, ky ishte vendi ku bashkëshorti im më propozoi” ka shkruar Zeta-Jones.

Kjo fotografi shumë e ndjerë e aktores ka bërë që shumë fansa të komentojnë dhe të përgëzojnë çiftin, për dashurinë që ata rrezatojnë.

Babai i Alda Canaj padit në gjykatë moderatorin Ardit Gjebrea

Babai i Alda Canaj, adoleshentes së vrarë në vitin 2001 nga ish-oficeri i SHISH, Marjan Rroku, ka depozituar sot në Gjykatë një padi ndaj Ardit Gjebreas.

Fasni Canaj ka paditur për fyerje Ardit Gjebrean, ndërsa çështjen në ngarkim e ka marrë avokati, Saimir Visha.

“Të dënohet me burg Ardit Gjebrea dhe televizioni ku u transmetua ajo intervistë”,- është një prej kerkesave të babait i cili humbi gruan dhe vajzën në vitin 2001-in.

Historia e Alda Canaj dhe nënës së saj që mbetën të vrara me armë zjarri, në vitin 2001, u risoll në vëmendje nga Ardit Gjebrea në emisionin “E diela shqiptare”, ku moderatori intervistoi Marjan Rrokun nga qelia.
Meta pret një delegacion të Komitetit Hebraik Amerikan

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot një delegacion të Komitetit Hebraik Amerikan (AJC) kryesuar prej Shefit Ekzekutiv David Harris me të cilin biseduan rreth forcimit të bashkëpunimit dhe promovimit të potencialeve të Shqipërisë në botë.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta shprehu mirënjohjen për interesin që AJC tregon ndaj Shqipërisë duke e përfshirë vendin tonë në axhendën e aktivitetit global të Komitetit Hebraik Amerikan dhe vuri në dukje se shqiptarët janë krenarë për kontributin e tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore duke shpëtuar të gjithë hebrenjtë që gjetën strehë pranë familjeve shqiptare.

Në këtë drejtim, Meta theksoi se duke marrë në konsideratë marrëdhëniet e shkëlqyera që shqiptarët gëzojnë me komunitetin hebre në botë si dhe partneritetin e ngushtë me SHBA, kontributi i AJC në promovimin e vlerave dhe potencialeve kulturore, turistike dhe ekonomike të Shqipërisë është i mirëpritur.

Shefi Ekzekutiv i AJC, David Harris shprehu kënaqësinë për këtë vizitë të parë në Shqipëri dhe nënvizoi se Komuniteti Hebraik Amerikan, si organizatë përfaqësuese e një kombi me kujtesë të qartë historike, ndjehet thellësisht mirënjohës për atë që shqiptarët dhanë ndaj hebrenjve në të kaluarën.

Duke biseduar mbi zhvillimet e fundit globale dhe sfidat e terrorizmit dhe sigurisë me të cilat përballet njerëzimi sot, Harris vuri në dukje se miqësia që Shqipëria ka me Izraelin, partneriteti që gëzon me SHBA dhe vlerat e bashkëjetesës dhe tolerancës fetare që reflekton shoqëria shqiptare, përfaqësojnë një shembull suksesi për vendet e tjera në betejën për mbrojtjen e vlerave demokratike e shoqërore që na bashkojnë.

Në përfundim, duke iu përgjigjur interesit të përfaqësuesve të AJC mbi klimën e biznesit në Shqipëri, Meta theksoi se kryefjala e angazhimit politik sot mbetet reformimi i sistemit të drejtësisë si një element kyç në forcimin e sundimit të ligjit dhe në rritjen e besimit në potencialet investuese të Shqipërisë në botë.

Në këtë kuadër, Meta shprehu vullnetin për të forcuar bashkëpunimin me rrjetin global të AJC në interes të inkurajimit të investimeve të huaja në vendin tonë, dhe përmes Shqipërisë në rajonin e Ballkanit.


Zbardhet padia: Gjebrea mori para për intervistën me Rrokun
Pas padisë që babai i Alda Canaj, adoleshentes së vrarë nga ish-agjenti i SHISH-it, Marjan Rroku, së bashku me mamanë në vitin 2001, i bëri moderatorit Ardit Gjebrea, kanë dalë edhe detajet e kësaj akt-padie dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës.

Në kallezim penal, Fasni Canaj akuzon Ardit Gjebrean për fyerje me transmetimin e intervistës që i mori në qeli Marjan Rrokut dhe kërkon nga gjykata që Gjebrea të dënohet me burg.

“Panorama” ka siguruar kallëzimin, ndërkohë që çështjen e ka marrë në ngarkim avokati, Saimir Visha.

“Të dënohet me burg Ardit Gjebrea dhe televizioni ku u transmetua ajo intervistë”,- është një prej kerkesave të babait i cili humbi gruan dhe vajzën në vitin 2001.

Në padi, i ati numëron me radhë gjithë arsyet ku e mbështet kallëzimin e bërë ndaj televizionit dhe moderatorit Gjebrea.

“Përhapja e këtyrë deklarimeve, në shpërdorim të lirisë së shprehjes është bërë e qëllimshme për të rritur audiencën apo shikueshmërinë e televizionit, nëpërmjet denigrimit e njollosjes së nderit dhe reputacionit të të dëmtuarit akuzues”,- thuhet mes të tjerash në kallëzim.


Vrasja e Lamajt/ Vëllai i dëshmitarit: Më hoqën mbrojtjen
Besnik Vladi, vëllai i Fatmir Vladit, dëshmitarit kyç në procesin gjyqësor për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj, para pak ditësh është përjashtuar nga programi i mbrojtjes së dëshmitarëve.

Besnik Vladi tregon për “Neës24” se kërcënohet vazhdimisht në telefon nga njerëz të panjohur, të cilët e paralajmërojnë se “së shpejti do t’i vijë radha edhe atij”. Besnik Vladi thotë se, ndihet i pasigurt dhe i bën apel shtetit për ndihmë.



Vëllai juaj ka qenë dëshmitari kryesor në cështjen e Arben Frrokut, për këtë cështje ju keni qenë në mbrojtje të shtetit?

Tash një vit jam në mbrojtjen e shtetit, deri sot që më nxorri në rrugë shteti.



Me çfarë argumenti keni dalë nga programi i mbrojtjes?

Kam shkuar 3­4 herë me taku drejtorin e ZMZ, kanë dalë sikur të isha aga e s’më ka lënë më u fut në zyrë, më the je i dalë nga programi. I thashë ai babë që e nxjerr fëmijën nga shtëpia s’është baba, i thashë unë babë e nanë kam shtetin, je i dalë nga programi më tha. I thashë po plaka? Plaka është në program tha.



Keni pas një komunikim të drejtpërdrejtë me të?

Ai më ka komunikuar e më tha vë firmë këtu, i thashë jo, edhe unë vura firmë që s’jam dakort me këtë program se tjeter e kam bër me fjalë e tjetër ma bëtë.



A ndiheni ju i kërcënuar?

Unë ndihem i kërcënuar edhe kur kam qenë në mbrojtje se kam pas disa telefonata, disa makina.



Cfarë ju thoshin?

Edhe ty do të vijë rradha jote, kaq dy fjalë.



I keni denoncuar?

Po, janë me shkrim, ja kam çuar policit.



Cfarë apeli bëni?

Shtetit i bëj apel që me më tregu ku të shkoj e cfarë të bëj se nuk e ndiej veten të mbrojtur, jam i kërcënuar nga të tëra anët, të marrin masa se vëllai im ka qenë pro shtetit, s’ka qenë kundra./balkanëeb/



Berisha: Tirana nën terror! Saje Qorri në disko, Rama shihte Juven
Ish-kryeministri Sali Berisha, shkruan në faqen e tij në Facebook se, Tirana kaloi mbrëmë një natë terrori, ndërsa ministri Tahiri ishte në disko dhe kryeministri Rama po ndiqte ndeshjen e Juventusit.

“Edvin Shullazi krifet kurse Tirana mbrëmje nën breshëri kallashi, bombash, tritoli, kapuçonesh, atentatesh dhe vrasjesh! Të dashur miq, krimi në revansh në kryqendrën e vendit. Tirana ishte mbrëmë një qytet i pushtuar nga fallanga e krimit.

Ajo përjetoi mbrëmë një natë terrori të vërtet. Në zemër të saj, zonën më të frekuentuar dhe populluar u vra ish polici A. Z. dhe vrasësi me kapuçon të zi u largua serbes dhe i qetë.

Tek “Komuna e Parisit” vrasës të tjerë derdhën breshëri automatiku mbi biznesmenin L. K. dhe u larguan pa ndonjë kokëdhimbje.

Përveç këtyre, në rrugën “5 maji” u hodhën në erë me bomba dhe tritol një eskavator dhe 200 metra me tutje një gabinë elektrike.

Saje qorri thuhet se ishte në një diskotekë, kurse Rama nga luksi i tij në Sarajet e Surrelit, vetëm pigmenti i betonit të të cilave thuhet se ka kushtuar mbi 80 mije euro, po ndiqte me emocion dhe pasion Juven. Rendi dhe siguria juaj dhe e fëmijëve tuaj sot janë në duart e krimit. Vetëm revolucioni demokratik mund të rikthejë qetësinë, rendin dhe sigurinë që meritojnë qytetarët shqiptare! Sb”,- shkruan Berisha.



Ky 21-vjeçar ka një ide fantastike për të pastruar oqeanin

Tetë milionë ton mbetjesh plastike hyjnë çdo vit në oqean nga toka. Këto mbeturina dëmtojnë kafshët e detit, pasi ato i hanë copëzat e vogla prej plastike gabimisht. Kjo situatë vetëm sa vjen e përkeqësohet.

21-vjeçari holandez, studenti Boyan Slat, duket se e ka gjetur një zgjidhje. Ai dhe ekipi i tij kanë zhvilluar një teknologji që mund të pastrojë gjysmën e oqeanit Garbage Patch në 10 vjet.

Këtë vit, organizata e Boyan “Pastrimi i Oqeanit” shpreson të testojë një pengesë një milje në ujërat ndërmjet Japonisë dhe Koresë së Jugut, në afërsi të ishullit Tsushima.

Kjo është një nga zonat më të ndotura në botë. Madhështia e këtij projekti qëndron në faktin se rrjeti i mureve lundruese do të punojë me rrymat oqeanike.

Barrierat nuk do e dëmtojnë jetën detare, pasi kafshët mund të notojnë nën to, ndërsa arrijnë të kapin mbeturinat në sipërfaqen e ujit.

Një sasi e tillë mbeturinash do t’i merrte jetës njerëzore rreth 70, 000 vite për t’u pastruar nga varka të vogla./jetaoshqef.al/


Rrëfimi i truprojës së Kim Jong-un: Jeta studentore e diktatorit

Lideri i Koresë Veriore e kishte kaluar shumicën e kohës duke luajtur në kompjuter.

Pavarësisht se kishte ndjekur shkolla private në Zvicër për nëntë vjet, diktatori ishte kthyer në vendlindje pa asnjë diplomë.

Lee Young-guk gjithashtu ka zbuluar se, Jong-un, kishte kuzhinierin e vetë, shoferin dhe mësues privat.

“E di se ai gjithashtu kishte studiuar në Universitetin e Gjenevës, natyrisht me identitet të rremë”,- thotë ai, transmeton “Express”.

Megjithëse Kim kishte jetuar në këtë vend, kjo nuk ka ndikuar që ai të ndryshoj qëndrimin e tij për botën Perëndimore.


Videolajm: Ja si duhet të flëjë një musliman...
Një hoxhë në Kosovë ka thënë disa çudira të cilat mbase do të habisin e muslimanin më besimtar.

Ai ka predikuar në një video, mënyrën “ideale” se si duhet të fjelë natën në gjumë një musliman i mirë...



"Kush flen në krahun e majtë, në shpinë apo bark del nga feja sepse është haram ngaqe Pejgamberi ka fjetë në krahun e djathtë ��������������”,- ka cituar hoxha.

Për më tepër shikoni këtë video:



Vidolajm/ Mundet Juve, Vrenozi: O Edi, o ters Pojani, o squfur....
Pasi ka humbur ndeshjen e djeshme 2 me 3 me Bajernin, duket se Juventusi e ka pasur tersin në Shqipëri. Kështu është të paktën për korçarin e famshëm, blogerin, Ilir Vrenozi, i cili e ka damkosur kryeministrin rama edhe me një epitet të ri, “Tersi i Pojanit”.

Ky reagim ka ardhur pas këtij statusi: “Kjo Juve eshte nje frymezim per forcen e shpirtit te vertete te skuadres ne perpjekjen drejt qellimit te perbashket! Super sido qe te dale...”,- të cilin kryeministri Edi Rama e postoi menjëherë pas pjesës së parë të ndeshjes Juventus-Bayern.

Por ja çfarë shkruan Ilir Vrenozi, i cili i faturoi Ramës humbjen e Juventusit: “Po mos fole para kohe o ters i Pojanit”.

Shikoni Videon:


Edhe në Sarandë do priten palmat shumëvjeçare...

Pas prerjes së palmave shumëvjeçare në qytetin e Vlorës, edhe në Sarandë do të ndodhë i njëti fenomen. Shkak është prekja nga buburreci i kuq.

Sipas specialistëve, larva që po përhapet me shpejtësi të madhe ka depërtuar në indet e palmës dhe po thanë pemën dekorative.
Qytetarët e Sarandës por edhe turistë kërkojnë zëvendësimin e Palmave që të rikthehet bukuria bulevardit.

Jashtë kamerës specialisti i ndërmarrjes së gjelbërimit pranë bashkisë Sarandë, Agron Kondi thotë se aktualisht llogariten rreth 350 palma të prekura nga buburreci i kuq, ndaj pritet zëvendësimi i tyre me palma të reja imune nga kjo larvë.

Një tjetër alternativë është është zëvendësimi me bukonvile, lulja tradicionale e Sarandës.

Video+18: Bëjnë seks në pishinë publike, por... e paguajnë shtrenjtë
Kjo video është filmuar para pak javësh në një pishinë publike në Montreal, Kanada. Një çift ka nisur të bëjë seks pa e prishur terezinë.

Pasi videoja është hedhur online policia e Montrealit ka nisur një hetim dhe pasi ka identifikuar çiftin, u ka vendosur një gjobë shumë të majme, disa mijëra dollarë.


Video: Bes Kallaku “kërcënon” Ermal Mamaqin

Aktori i humorit, Besart Kallaku, ka kërcënuar kolegun e tij Ermal Mamaqi, me një video tepër të veçantë të xhiruar në natyrë.

Besi i thotë Ermalit që të gjejë vend e të futet, pasi një shoqe/shok i ri tij ka për ta bërë të vdekur.


Video: Ja si të gatuani qofte të mbushura me mocarela
Qofte të mbushura me djathë mocarela të cilat piqen ngadalë dhe kaurdisen në tikan me salcë... ja si ti gatuani...

Shikoni videon:



Vret të dashurin, dëshironte të provonte ndjenjën e vrasjes së dikujt

Një grua ka vrarë të dashurin në makinë për të kuptuar se si do të ndihej nëse vriste në njeri. Lindsay Haugen, 32 vjeçare, gjithashtu i kishte thënë policisë se i dashuri i saj 25 vjeçar, Robert Mast, dëshironte të vdiste.

Ajo është shpallur fajtore të hënën dhe pritet të dënoht me 65 vite burgim.

Ajo ka rrëfyer për policinë se ishte ulur në sediljen e pasme dhe e kishte mbytur të dashurin e saj.

Ajo gjithashtu ka shtuar se të dy kishin pirë verë paraprakisht, para se të kryente këtë krim.
Ndahet nga jeta aktori fierak Aleksandër Pogaçe

Ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme aktori fierak, Aleksandër Pogaçe, në moshën 73-vjeçar. Edhe pse prej vitesh vuante nga sëmundja e diabetit, vdekja e tij ka qenë e parakohshme për familjarët dhe miqtë e aktorit.

I lindur në Fier në 16 tetor 1943, djali i aktorit të humorit të Estradës së Fierit, Nestor Pogaçe, pas përfundimit të studimeve për aktrim në vitin 1964, ai filloi punë si aktor në Teatrin e Vlorës, më pas në atë të Fierit dhe të Gjirokastrës.

Gjatë veprimtarisë së gjatë skenike në këto teatro, ka krijuar figura artistike të spikatura, që kanë kontribuar në ngritjen e nivelit të shfaqjeve duke qenë i përkushtuar dhe shëmbull i një pune këmbëngulëse, serioze e me pasion.

Homazhet në nderim të tij janë zhvilluar ditën e sotme në teatrin “Zihni Sako” të Gjirokastrës, ku ai jetoi e punoi për 25 vite me radhë.

Aktori Aleksandër Pogaçe ka qenë një aktor i roleve dytësore, pothuajse të gjithë personazhe negativë, por që kanë lënë mbresë tek spektatori.

Aktiviteti i tij në kinema shtrihet kryesisht gjatë viteve ‘80 ku ai luan në disa filma artistikë, ku përmendim “Plumba perandorit” te manifestuesit, apo togerin “Franc” tek “Dëshmorët e monumenteve”.


Foto: Kapet me heroinë në Greqi 62-vjeçari shqiptar, ja ku e kishte fshehur

Një i moshuar nga Shqipëria u kap dje në Greqi me një sasi lënde narkotike të llojit heroinë, të cilën e kishte fshehur në trup.

Sipas mediave greke, bëhet fjalë për 652 gram heroinë, e cila iu gjet një 62-vjeçari shqiptar.

Ai e kishte fshehur drogën në pjesë të trupit, ku e kishte lidhur me ngjitës, siç shihet edhe në foto.

Përveç sasisë së heroinës, atij iu sekuestruan edhe 400 Euro e 3 celularë. Shqiptari u arrestua në Janinë dhe akuzohet për posedim të lëndëve narkotike.
Pesë gjuhët e seksit, cilën gjuhë filsni ju?!

Ju mund t’i njihni të gjitha gjuhët e dashurisë, por a keni provuar të flisni edhe gjuhën e seksit? Dr. Ëeiss liston:

Ju keni çelësin për të hapur dyert e kënaqësisë seksuale të partnerit dhe nga partneri. Ja cilat janë gjuhët nëpërmjet të cilave duhet të flasësh.


Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   99   100   101   102   103   104   105   106   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish