Statusi në Facebook i ish-Kryeministrit Sali Berisha”
“Reforma e drejtesise, Edvin Kristaq Rama dhe takimi i tij i fshehte me Viktor Ponten!
Te dashur miq, pas bllokimit prej me shume se nje viti te kerkesave te opozites, pas rrezimit de facto, dy here rradhas, te drafteve te amemdamenteve kushtetuese te pregatitura ekskluzivisht nga ekspertet e Rames, me te cilat donin ti jepnin Rames te gjithe pushtetin gjyqesor, me se fundi kerkesat e opozites, propozimet e saj per metodologjine e procedimit ne hartimin e amendamenteve kushtetuese, ne perputhje me rekomandimet e Venecias, mbi bazen e marreveshjeve te arritura me dialog politik u pranuan.
Grupi i famshem i “eksperteve te pavarur” Traja, Dvorani, Sadushi, Ibrahimi nuk ekziston me. U kalua ne zgjedhjen nga secila pale politike e eksperteve te vet. Keshtu, Sadushi dhe Ibrahimi hoqen maskat e “pavaresise” dhe u shpallen eksperte te grupit politik te PS.
Perseri rreziku i bllokimit te reformes nga Edi Rama eshte shume i madh. Rama eshte i bindur se BKH sipas Venecias, eshte thjesht nje konspiracion per ta kalbur ate ne burg per disa dekada. Burime, qe jane si kemisha e tij, pra te aferta me Ramen, bejne me dije se pak kohe me pare Rama me lejtenantin e tij Balla kane bere nje udhetim te fshehte ne Rumani dhe kane zhvilluar nje takim te fshehte me mikun e tyre te ngushte, ish kryeministein Viktor Ponta, qe eshte nen ndjekje penale nga BKH rumune.
Mesohet se miku i tyre Ponta i ka thene Rames sa vijon:
1- Une ne burg po paguaj gafen qe bera me pranimin e krijimit te njesise speciale antikorrupsion.
2- Une bera gabimin fatal dhe e pranova njesine speciale antikorrupsion sepse sipas ligjit une vet zgjodha dhe emerova drejtuesin e saj
3- Por pas emerimit atij iu shpela truri dhe ja ku jam sot!
4- Te siguroj se kete fat do kesh edhe ti personalisht, ne rast se pranon reformen, njesine anikorrupsion apo BKH dhe nga biruca do te me kujtosh se as emaile nuk do shkembejme dot bashke!
Keshtu te dashur miq, Rama do vazhdoje t’iu lexoje shqiptareve te perifrazuar fjalimet e Duçes, qe ja pregatit me kujdes cdo dite sekretari i pergjithshem i mafies se keshillit te ministrave, dhe amanetin e Viktor Pontes kurre nuk do ta harroje! Sb.”.
Foto: Betonieret pushtojnë Parkun e Liqenit Artificial
Prej më shumë se një javë, nga 3-4 makineri përpunimi betoni zbrazin përditë në themelet e këndit të lojrave, materialin që ka ngjallur reagimin e ashpër të aktivistëve të shoqërisë civile.
Pavarësisht protestave e rezistencës natë-ditë të grupimeve të ndryshme që duan mos prerjen e pemëve dhe të mos hidhet beton, Bashkia e Tiranës vazhdon pa problem misionin e saj për të ndërtuar brenda afatit këndin e lojrave.
Të revoltuar nga mospërfillja e Bashkisë, aktivistët organizohen dhe dokumentojnë çdo ndërhyrje që po i bëhet parkut, duke theksuar kundërshtitë e deklaratave të kryebashkiakut të Tiranës, i cili përbetohej se nuk do të ketë beton tek Liqeni.
Fotot e fundit të fiksuara këtë të mërkurë tregojnë makineritë e mëdha që derdhin betonin, ndonëse përpjekjet e grupimeve të shoqërisë civile janë për t’i ndalur ato.
Sokol Balla: Një humbje, jo edhe aq e thellë
Nga Sokol Balla
Ben Blushi e humbi betejën me Edi Ramën në procedurat e Kongresit Socialist. Dhe për këtë s’kishte askush asnjë dyshim. Ndoshta vetëm Beni vetë. Eshtë e pamundur që një parti në pushtet, në kulm të mandatit të parë, një vit pasi ka rifituar një palë zgjedhje, të futet dhe të sfidojë kryetarin dhe kryeministrin.
Blushi do thotë që ndodh në Australi apo Kanada, por po të ishim ne ato vende, sot do ishim ne që lëshonim ‘green card’ dhe bënim llotari për të pritur kanadezët. Në fakt, siç thotë edhe vetë Blushi, sot janë mbi 200 mijë shqiptarë që po tentojnë drejtimin e kundërt. Blushi dhe të tijtë ishin në minorancë numrash, por nuk besoj se humbja ishte aq e thellë.
Kjo sepse nëse Blushi kërkoi një process që të përfshihet baza e partisë, ai e mori atë. Por nuk nuk mund të merrte gjithçka, sepse ai nuk është kryeministër, as ministër dhe as lider i një minorance të ndjeshme në strukturat e partisë dhe kongresi e vërtetoi këtë. Por kongresi nuk arriti t’i mbyllte Blushit gojën.
Përkundrazi, Kongresi në parim i garantoi atij barazinë e dëgjesës dhe për më tepër i dha atij mundësinë që të vazhdojë debatin dhe fushatën pro tezës së tij. Kongresi vendosi vërtet vetëm që t’i propozojë bazës një referendum, nëse është apo jo i vlefshëm mandati i kryetarit pas vitit 2013.
Por ama nëse Blushi arrin të bindë socialistët deri në 9 prill kur do të mbahen votimet, se ai ka të drejtë dhe shumica të votojnë për pavlefshmërinë e mandatit të Ramës, atëherë ai ka fituar. Jam dakort se ndryshimet e bëra në statut, nga pikëpamja e vlerës e bëjnë nul rezultatin e referendumit, por kjo nuk i ul vlerat politike një triumfi të tezës së Blushit. Por problem qëndron pikërisht këtu.
Referendum synon të mundë psikologjikisht Blushin dhe ta detyrojë atë, që të mos marrë pjesë në fushatën paraprake brenda partisë. Ashtu siç edhe në fakt ndodhi: ai e quajti të pavlefshëm këtë referendum që ditën e shtunë. Duke paralajmëruar indiferencën e tij ndaj këtij procesi, i cili në këto kushte mund të thuhet që sot, sesi do ta ketë rezultatin. Por nëse Blushi do të reagonte ndryshe, gjërat mund të mos jenë njëlloj. Njësoj sikur një partner që ka humbur besimin te partnerja e tij dhe kjo e fundit i thotë: “Po ja o zemër, a do ta shohësh celularin vetë?”.
Ky është momenti psikologjik që partneri thyhet dhe zakonisht thotë: “Jo jo s’ka nevojë”. Këtë bëri Blushi të shtunën. U dorëzua. Po sikur partneri të përgjigjej: “Ok, ma jep ta shoh celularin”? sigurisht që këtu drama mund të marrë një drejtim tjetër. Këtë duhet të bëjë Blushi sot.
Të pranojë garën siç e ofrojnë rregullat e Ramës, por të luftojë ta mundë me rregullat e tij. Edhe nëse nuk e mund dot, të paktën ai vetë, edhe Rama dhe ne të tjerët do të dimë sesa peshë ka ai në PS realisht. Nëse tërhiqet vërtet mund të justifikohet e thotë se s’mund të gjykohet një garë ku ai nuk mori pjesë, por në këto kushte ai nuk do të ishte i besueshëm.
Sepse Ben Blushi është justifikuar edhe më parë. E ka bërë në 2009, apo në 2011. Eshtë justifikuar edhe pse heshti në 2013.
Tani është radha të veprojë. Përndryshe duhet të kënaqet me komplimentet që i bëjmë për librat e tij. Perfshirë edhe këtë të fundit. Pamfletin e tij politik të majtë, një libër me ide politike që e majta moderne sot i ka tezat e saj.
Ashtu siç thotë edhe D’Alema: për ndalimin e masave te osteritetit, për investime publike, për përkrahje sociale. Por D’Alema është në pension politik. Blushi akoma jo. Të paktën në këtë pikë, një vit para zgjedhjeve të ardhshme, këtë ai e ka akoma vetë në dorë./JavaNeës.al/
“Të paprekshmit”. Tani, film me politikanët shqiptarë
Ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu, deklaroi sot se, Byroja Kombëtare e Hetimit do të jetë njësoj si FBI në SHBA, e cila arrestoi Al Kaponen, duke i quajtur policët që arrestuan mafiozin e famshëm ‘të paprekshëm’, që nuk u korruptuan prej askujt.
Kështu do të jenë edhe policët shqiptarë të Byrosë së Hetimit, tha Lu, të cilët do të trajnohen në SHBA.
Pas këtyre deklaratave të ambasadorit Lu, gazetari Artan Hoxha, në një status të gjatë në Facebook, shkruan se, që nga ky moment, situatën e ka marrë në dorë ambasadori amerikan dhe tani do të fillojë filmi me politikanët e paprekshëm të Shqipërisë.
Statusi në Facebook i gazetarit Artan Hoxha:
“TE PAPREKSHMIT…
Me ne fund Donald Lu u lodh me eliten tone politike dhe vendosi ta marre vet situaten ne dore. Katershja Rama-Meta-Berisha-Basha, e konsumoi kohen qe kishte ne dispozicion per Byrone Kombetare te Hetimit dhe Reformen ne Drejtesi.
Ambasadori amerikan Donald Lu ka folur sot ne mesdite per ata “burrat tane te shtetit”, se u ka sosur uji i gamiles dhe me ne fund i ka detyruar te arrijne nje marrëveshje per Byronë Kombëtare të Hetimit. Sipas diplomatit amerikan, kjo njësi do të jetë në varësi të Prokurorisë Speciale dhe detyra e saj është të arrestojë “të paprekshmit” në radhët e zyrtarëve të lartë.
“Kur ju në këtë sallë e dini se këto përpjekje të rëndësishme do të ishin boshe pa policë hetimorë të pavarur, që nuk kanë frikë të ndjekin çunat e këqinj.
Kur isha në universitet, Hollivudi nxori filmin e titulluar në gjuhën shqipe “Të paprekshmit”. Aktori i famshëm shqiptaro-amerikan Robert De Niro, luante rolin e gangsterit Al Kapone.
Historia zhvillohej mbi njesinë elitare hetimore të quajtur “Të paprekshmit”. Ata nuk qenë quajtur të tillë për shkak se ishin mbi ligjin, por se ishin të imunizuar prej korrupsionit dhe frikësimit.
Në një kohë kur Çikago ishte e njohur për korrupsionin në nivele të larta dhe kontrollin e mafias, të ngulitur thellë, kjo njesi e pakorruptueshme, e pavarur, qe në gjendje të arrestonte Al Kaponen e famshme.
Kjo është ajo që ne shpresojmë se do të krijohet në Shqipëri: Një drejtësi e pavarur për të luftuar korrupsionin dhe krimin e kryer nga zyrtarët e lartë. Ka një propozim që kjo do të jetë pjesë e Byrosë së Pavarur të Hetimit, bërë sipas modelit amerikan.
Pse të besojnë shqiptarët se ajo do të funksionojë?
Për shkak se SHBA-ja do të investojë që ajo të jetë e tillë. Ne kemi vënë menjanë miliona USD për të paguar pajisjet dhe trajnimet e këtyre policëve.
Trajnimi i tyre do të zhvillohet në Akademinë e FBI-së në SHBA-së.
Një oficer i FBI-së do të jetë në Tiranë dhe të gjithë policët do të kalojnë përmes makinës së të vërtetës dhe llogaritë e tyre bankare do të kontrollohen për t’u siguruar që ata nuk marrin ryshfet.
Komisioni i Venecias mirëpret funksionin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, që do të vendoset nën një Prokuror të pavarur, as nga Prokurori i Përgjithshëm, as nga Policia e Shtetit.
Drejtuesi do të jetë ky prokur që do të japë llogari para popullit shqiptar; udhëheqësit politikë po përpiqen ta përdorin debatin për arsye politike. Të gjithë ata të bien dakord se ndikimet pengojnë bërjen e drejtësisë në Shqipëri.
Ju kërkoj atyre që BKH është një institucion jetik dhe të bien dakord për modelin antikorrupsion të një institucioni të mbështetur nga FBI-ja amerikane, i pavarur dhe llogaridhënës para popullit shqiptar.
U kërkoj atyre që ky institucion duhet të krijohet në një kohë me reformën në drejtësi.
Ne do të sigurohemi që Shqipëria të miratojë ligjin e duhur për një njesi të pavarur dhe të pandikuar.”
Ne fund, si gjithnje Lu, nuk mund te mos sillte nje shembull konkret si pike referimi. Kete radhe Lu iu referua batutave te filmit “Te paprekshmit”, mes prokurorit Eliot Nesh(interpretuar nga Kevin Kostner) dhe policit te pakorruptuar te Çikagos, qe vritet nga banda e Al Kapones(interperetuar nga Sean Connery)”.
Gjyqi ‘Prenga’, policët: Kishte të shtëna po s’e pamë deputetin
Efektivët e policisë gjyqësore që ishin të pranishëm në kofliktin mes fisit Cali dhe fisit Prenga në Lagunën e Patokut kanë dëshmuar në gjyqin e deputetit Armando Prenga.
Kanë qenë efektivët Gjon Kola, Lutfi Hima dhe Agim Vathaj të cilët kanë deklaruar se kanë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në derën e komisariatit, ku ishin më shumë se 20 persona.
Fillimisht ata debatuan me njëri-tjetrin dhe më pas ka pasur të shtëna pistolete dhe automatiku, dëshmuan efektivët në Gjykatën e Lartë.
Policët dëshmuan më pas se nuk kishin arritur të merrnin dot kallëzimin e Gjok Calit në komisariat për shkak se jashtë komisariatit nisën krisma armësh, por ata thonë se nuk e kanë parë Armando Pregnën.
Burri i Adelinës: S’kanë faj politikanët që lakmojnë gruan time
Pas një statusi gjithë mllef që këngëtarja ikonë e Kosovës, Adelina Ismajli, u drejtoi gjithë burrave të pushtetshëm, që po e kërcënojnë se do të publikojnë foto të saj intime, i ka dalë në mbrojtje partneri Val Krasniqi.
Ai ka postuar foto intime në shtrat me këngëtaren, me diçiturën: “Oooo nuk kanë faj breee”.
Ai i cilësoi këto foto nga shtrati i tyre, intime dhe pa politikë, por foto që shprehin dashurinë e tyre të përjetshme. Disa ditë më parë, Adelina shpërtheu kundër politikanëve, pas kërcënimeve se do publikohen foto të saj intime.
“Unë nuk jam aq e fuqishme që të luftoj me të gjithë ju ministra, zëvendës-ministra, kryetarë, hajna, deputetë, kriminelë, bossa, gjyqtarë, biznesmenë, që tash e 20 vite keni dashur të jem gruaja apo dashnorja juaj”,- shkruante Adelina në statusin e saj./Story/
55-vjeçari italian seks me të miturën shqiptare: Ishte shoqja e djalit
Një mashkull 55 vjeç nga Pesaro po hetohet për shfrytëzim prostitucioni me të mitur, pasi në 2010-n ka kryer marrëdhënie me një vajzë me origjinë shqiptare.
Vajza në atë kohë ishte 15 vjeçe dhe ishte në klasë me djalin e personit të akuzuar për përdhunim.
Ai e ka ftuar në shtëpi duke i thënë: “eja të të ndihmoj me detyrat”.
Pasi ka kryer seks me të, ai ka nisur t’i japë dhurata dhe para në këmbim të heshtjes dhe janë takuar edhe herë të tjera.
Dukej një raport konsensual, por vajza pas disa takimeve e ka denoncuar 55-vjeçarin.
Rasti ishte arkivuar për disa kohë, por është rihapur sërish. Ai po hetohet në gjendje të lirë, por sipas hetuesve italiani rrezikon disa vite burg.
Studimet në Angli, një mundësi e artë
Të studiosh në Britani është maksimumi i arritjeve akademike për një student, pasi arsimi i lartë në hapësirën anglo-saksone gjithmonë është në krye të listave të cilësisë. E pranishme në Universitetin Europian të Tiranës, lektorja e drejtësisë në Buckingham University, Fabiola Aruçi u prezantoi studentëve mundësitë e studimit në këtë universitet.
I themeluar në vitin 1976, Buckingham University është shpallur universiteti më i mirë për mësimdhënien në vitin 2015. Tre janë prioritetet kryesore të këtij universiteti: cilësia, punësimi dhe kënaqësia e studentit.
Duke iu referuar statistikave, 98,1% e të diplomuarve në këtë universitet arrijnë të gjejnë një vend pune vetëm gjashtë muaj pas mbarimit të studimeve.
Me një kampus gjigant, mësimdhënia në këtë universitet zhvillohen në klasa me jo më shumë se gjashtë studentë.
Lektoria Aruçi i sqaroi studentët mbi programet e ndryshme të studimit që mund të ndjekin në fakultetet e Drejtësisë, Biznesit, Shkencave Humane, Mjekësisë dhe Edukimit.
Gjithashtu universiteti ofron një gamë të gjerë aktivitetesh sociale dhe akomodim për studentët e huaj. Informacione më të shumta mund të merren në faqen e internetit buckingham.ac.uk dhe të interesuarit për të aplikuar mund të kontaktojnë në adresën e e-mail admissions@ buckingham.ac.uk.
Fabiola Aruçi jo vetëm i prezantoi studentëve mundësitë e studimit në këtë universitet prestigjoz, por gjithashtu mbajti edhe një leksion të hapur mbi krizën e refugjatëve.
Ajo e vuri theksin në implikimet ligjore dhe sociale të kësaj krize duke dhënë edhe sugjerimet përkatëse mbi menaxhimin e kësaj situate.
Policia në Bruksel zbulon 15 kg eksploziv
Policia belge në Bruksel ka gjetur 15 kilogram eksplozivë, 150 litra aceton, 30 litra ujë të oksigjenuar, detonatorë, një valixhe e mbushur me vida si dhe një kuti plastike.
Të gjitha dyshohet se ishin të gatshme për t’u përdorur për shpërthime të tjera. Bastisja u krye në lagjen “Schaerbeek”.
Kryeqyteti belg ndodhet ende në panik nga aktet e djeshme.
Samanta Karavella: Ja si ja dal te dukem gjithmonë në formë
Për të qenë sa më në formë kujdeset edhe për fizikun me ushtrime në palestër. Formën e saj më të mirë fizike e prezantoi në klipin “Ti s’e din se…” në bashkëpunim me reperin Kosovar, Onat.
Ajo u shfaq mjaft e kuruar, duke ekspozuar linjat e tonifikuara si rezultat i regjimit ushqimor dhe ushtrimeve fizike.
Po si ja del një këngëtare, e cila ka jetë të ngarkuar me udhëtime të ruajë formë të mirë trupore, dhe peshë konstante?!
Samanta thotë se peshon vetëm 50 kilogramë, dhe kjo është pesha e saj e përhershme. “Kjo është pesha ideale për mua se më pak nuk më shkon. Zakonisht nuk shtoj shumë në peshë”.
Se si kujdeset ajo për të ruajtur formën fizike që ka, na tregon: “Po mundohem të eliminoj pastat dhe bukën, dhe po vazhdoj palestrën kur kam kohë të lirë. Gjithashtu po përdor detox me përmbajtje frutash”, u shpreh ajo./Story/
Video: Urimi special që kjo gjyshe i bëri Mamaqit për ditëlindje
Ermal Mamaqi pak ditë më parë festoi 34-vjetorin e lindjes së tij, ku nuk munguan urimet e shumta nga miqtë dhe të afërmit e tij.
Mes shumë urimesh më i veçanti i vjen nga kjo gjyshe, e cila ka uruar përmes një videoje në Snapchat
“Ermal, u bëfsh 100 vjeç! Gëzuar ditëlindjen! Ene mos dil sa anej knej nëpër disko. Rri te nusja, rri te çuni, me to ke t’mirë”,- i thotë ajo në një video të xhiruar nga Snapchat-i.
Evakuohet aeroporti në SHBA, janë dëgjuar të shtëna me armë
Aeroporti ndërkombëtar i Atlantës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është evakuuar pasi është gjetur një pako e dyshimtë.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se janë dëgjuar të shtëna me armë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po bën verifikimet.
Nuk ka shumë informacione për këtë rast dhe detaje të tjera priten në vijim.
Greqi'>Frikë pas sulmeve në Bruksel, alarme bombe në Francë, Itali, Greqi
Aeroporti i Toulusës në Francë është evakuar për arsye sigurie mëngjesin e sotëm. Mediat franceze bënë të ditur se pasagjerët ishin këshilluar të prisnin jashtë ambienteve të sallës së pritjes, madje dhe personat që kishin hipur në avione gati për tu nisur janë zbritur.
Më vonë aeroporti përmes një deklarate informoi se terminalet e tij ishin hapur dhe se trafiku ajror do të vijonte normalisht.
Greqi
Edhe mediat në Greqi deklarojnë se, kishte një alarm për bombë në aeroportin ndërkombëtar në Athinë mëngjesin e sotëm.
Itali
Një tjetër alarm bombe ka shkaktuar panik në paraditen e sotme në aeroportin e Fiumicinos në Romë.
Një çantë e braktisur në daljen e T3 të aeorportit është sinjalizuar nga pasegjerët. E menjëhershme ka qënë ndërhyrja e zjarrëfikësve si dhe e forcave të renidt, të cilat kanë stimuluar shpërthimin artificial të saj.
Është vërtetuar se çanta e braktisur ishte veçse një objekt i harruar nga pasegjerët brenda së cilës gjëndeshin veshje personale.
Është ky alarmi i dytë fals në aeroportin e Fiumicinos, pas atentateve të Brukselit.
Deti nxjerr sërish kafshë misterioze në breg...
Nuk thuhet më kot “çka s’ka deti”. Mos u mundoni së koti, nuk do t’ia dilni t’i identifikoni këto krijesa
Përbindëshi i Montaukut
Në vitin 2008 deti nxori në brigjet e Nju-Jorkut kufomën e një kafshe të çuditshme, të frikshme. Shumë shpejt kjo kafshë mori nofkën Përbindëshi i Montaukut, në bazë të lokalitetit ku u gjet ajo. Dukej se kjo kafshë kishte trupin e një gjitari dhe kokën e një zogu. Asaj i mungonte nofulla e epërme dhe leshi i kokës, gjë që e vështirësoi tepër shumë identifikimin. Derisa disa ekspertë thanë se kjo kufomë i takonte një rakuni, por të tjerët e hodhën poshtë këtë pretendim, duke konstatuar se rakuni i ka këmbët shumë më të shkurtra. Disa të tjerë thanë se kjo kafshë ishte rezultat i eksperimenteve, të bëra në bazën e afërt ushtarake. Më pas askush nuk e di se kush e mori këtë kufomë.
Kafsha e Bermudës
Kjo kafshë e çuditshme ishte gjetur në brigjet e Bermudës nga një peshkatar me emrin Ted Tucker. Atij i bëri përshtypje fakti se kjo krijesë ishte tepër e bardhë dhe nuk kishte sy, as gojë, e as ndonjë tipar tjetër të veçantë. Thjesht, ishte një masë e qulltë, e vdekur. Edhe pas shtatë vjetësh, askush nuk mund ta shpjegojë se për çka bëhet fjalë. Rasti ishte mbyllur në vitin 1995, kur zyrtarisht u tha se ky përbindësh, në fakt, ishte mbetje e një balene të ngordhur.
Përbindëshi i Tasmanisë
Në një plazh në Tasmaninë perëndimore ndodhi një gjë e çuditshme në gusht të vitit 1960, kur doli në plazh një masë xhelatinoze me përmasa 600 me 550 cm dhe me peshë 5 deri 10 tonelata. Mediet bën një punë të madhe në publikimin e kësaj ngjarjeje dhe filluan që të jepeshin shpjegime të ndryshme. Disa thoshin se ky ishte një organizëm i paidentifikuar deri atëherë. Për dallim nga përbindëshi i Bermudës, krijesa që u gjet në Tasmani ishte e tëra e mbuluar me lesh të bardhë. Në fund, duket se edhe këtu kemi të bëjmë me një balenë të ngordhur.
Përbindëshi i Shën Augustinit
Njëri ndër rastet më të vjetra dhe ndoshta më të njohura të përbindëshave të detit, është përbindëshi i Shën Augustinit, i zbuluar rastësisht në vitin 1896. Dy djem që ishin duke ngarë biçikletën afër lokalitetit Shën Augustin, Florida, morën në thua në këtë masë gjigante, gjysmë të futur në rërë. Në fillim u mendua se bëhej fjalë për një oktapod të ngordhur gjigant. Asokohe, oktapodët shiheshin shumë rrallë, prandaj edhe gjëja e parë që iu ra ndërmend atyre, ishte mu kjo krijesë. Koka e përbindëshit dukej të ishte si koka e luanit të detit. Por, besuat apo jo, në vitin 1995 u konstatua se, edhe në këtë rast, kishim të bënim me mbetjet e një balene.
Video+16/ Anakonda apo Krokodili? Ja kush është më i fortë...
(KUJDES! PAMJE TË RËNDA) Të dy këto kafshë kanë fuqi të madhe në mënyrën e vet.
Derisa Krokodili fuqinë e tij e koncentron kryesisht në gojën e madhe, dhëmbët e mprehtë dhe nofullat si morsë, Anakonda para se ta gëlltisë prenë e vet, e mbyt atë duke e lidhur fort me trupin e saj të gjatë.
Por për të parë fuqinë e këtyre dy krijesave të mrekullueshme, mund të shikoni videon më poshtë kur herë Anakonda e gëlltit krokodilin e herë anasjelltas.
Ja pse na pëlqejnë filmat horror...
Dikur besohej se njerëzit që kënaqen duke shikuar filma horror, me eksitim dhe me adrenalinë nuk kanë aspak frikë. Sipas kësaj teorie, adhuruesit e filmave të tmerrit e dinin se çdo gjë ishte trillim, prandaj argëtoheshin me këtë lloj të kënaqësisë bizare.
Supozimi i dytë, që u paraqit kah fundi i shekullit XX, e përfaqësonte qëndrimin se disa njerëz kanë nevojë për një dozë mazohiste të frikës, për qëllime profilaktike, të cilën e gjejnë te ky zhanër i filmave.
Teoria më e re, e dëshmuar nga psikologët amerikanë, thekson se njerëzit kënaqen duke shikuar filma të tillë, meqë “janë të lumtur për shkak se nuk janë të lumtur”.
Psikologët nga “Berkley” dhe Florida kanë ndarë tre filma horror si më të suksesshmit në këtë drejtim: Filmin “Psycho” (1960), filmin “The Exorcist” (1973) dhe “The Blair Ëitch Project” (1999).
Ja 5 arsye pse femrat e mbushura janë më epshore në shtrat
Femrat e mbushura janë më tërheqëse, të hapura dhe kanë stabilitet më të mirë emocional, ndërsa hulumtimet shkencore tregojnë që meshkujt janë “të programuar” në atë mënyrë që të joshen përgjithësisht nga femrat e tilla.
Standarti i përgjithshëm i një trupi ideal ka përmasat 90-60-90. Megjithatë viteve të fundit, po bëhet gjithmonë e më i përhapur koncepti i femrës “së mbushur, dhe sexy” nxitur nga siluetat e Monica Bellucci-t, Jennifer Lopez, Kim Kardashian apo Beyonce.
Tani që më shumë vajza duan të kenë atë figurën e rrumbullakët latine apo mesdhetare, kush më mirë se Glamour Mexico mund të argumentojë mbi pesë gjërat që i bëjnë vajzat “e kolme” aq pasionante.
*Së pari:
Sa më e mbushur të jetë një femër, aq më shumë e plotëson ajo çdo pozicion gjatë marrëdhënies. Përveç kësaj, format janë më eksituese për partnerin, duke e bërë atë të shijojë më shumë çdo herë.
*Së dyti:
Sepse përgjithësisht femrat e mbushura kanë më shumë gjoks, vithe, të cilat nuk janë asnjëherë me tepri për partnerin, dhe shumë të rëndësishme për të gjatë ndërveprimit seksual.
*Së treti:
Sipas një studimi të Universitetit të Haëaii-t, femrat më të plotë kanë një nivel më të lartë të libidos, pra janë më ‘epshore’. Kjo pasi prania e yndyrës në trup është tregues i një sasie më të madhe të hormonit femëror në trup, estrogjenit, i cili tërhiqet menjëherë prej testosteronit mashkullor.
Do'stlaringiz bilan baham: |