Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet107/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   103   104   105   106   107   108   109   110   ...   352

Ora 10:00

Fillojnë të vijnë deputetët dhe ish-deputetët e parë. Ndre Legisi, Et’hem Ruka dhe Maqo Lakrori janë të parët që duhet të shtrëngojnë duart dhe të puthin në faqe gati të gjithë delegatët që janë para Pallatit të Kongreseve. “Është Kongresi i partisë më të madhe në vend dhe e meriton një organizim kaq dinjitoz”, i thotë Taulant Balla, një prej delegatëve të zonës së tij. Ndërsa deputeti Balla shkon të takojë deputeten Arta Dade, e cila është e veshur me një fustan të kuq, simbol i ngjyrës së partisë, një nga bashkëvendasit i thotë Ballës: “Kongres modern në një prej shteteve më të varfra në Evropë”. Jo shumë larg Ballës dhe Dades, një nga deputetët më kritikë të Partisë Socialiste, Ben Blushi, i cili teksa shfleton broshurën që ka në dorë, takohet dhe me disa delegatë. Nuk është i qetë. Ndahet me ata pak delegatë që i rrinë afër për një copë herë dhe futet në Pallatin e Kongreseve pa i folur delegatëve të tjerë që e shikojnë si një të huaj. Mënjanon dhe deputeten Arta Dade, ndoshta për faktin se ajo ishte së bashku me deputetin Balla. Me kokën lart futet në sallën nga ku do të mundohet të lerë gjurmë. Pas tij vjen dhe Pandeli Majko. Dhe ai kopjon Blushin. Shmang Ballën dhe Daden, dhe pa kthyer kokën futet brenda.



Interesimi

Interesimi për Kongresin e Partisë Socialiste është i madh. Grupe të delegacioneve të huaja priten në hyrje të Pallatit të Kongresit nga Taulant Balla. Ushtruesi i detyrës i ambasadës së Kosovës në Tiranë, Ramiz Lladrovci, i shoqëruar nga nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti priten ngrohtësisht me miqtë e tyre. Minutat kalojnë dhe radha e delegatëve për t’iu drejtuar Kongresit sa vjen e shtohet. Atyre, por si të ftuar, u shtohen Albin Kurti dhe Glauk Konjufca nga “Vetëvendosja”. Së bashku me të deportuarin nga Kosova, Bojken Abazi, bëjnë një foto para sloganit të Partisë Socialiste, si për të konfirmuar se të majtët në Kos ovë janë ata. Me gjithë këtë vëmendje nga mediat, ata që e duan dhe ata që nuk duan Partinë Socialiste, Kongresi sipas socialistëve e ka realizuar pritshmërinë. Kryeministri Edi Rama mbërriti kur akrepat e orës shënonin 10 e 30 minuta. Ka zgjedhur të jetë në kongres pa kravatë dhe me atlete. I shoqëruar nga badigardët e tij, mes tyre një grua dhe deputeti Taulant Balla, Rama është futur në Pallatin e Kongreseve. Jo rrallë kreu i qeverisë zgjedh këtë lloj veshje në takimet zyrtare. Në holl ai shoqërohet me duartrokitje. Dhe në sallë ovacionet janë dhe më të mëdha. Ka shumë zhurmë, komente, kamera televizive. Ngjitur me Ramën është aleati i tij i koalicionit Ilir Meta dhe kryetari i grupit parlamentar Gramoz Ruçi. Servet Pëllumbi, profesori me kontribute në PS, po ashtu është aty. Përveç Ilir Metës, në Kongres ishte Skënder Gjinushi, Paskal Milo e Spartak Ngjela. Ra në sy mungesa e kreut të PBDNJ, Vangjel Dules dhe kreu të PDIU-së, Shpëtim Idrizit. Sapo rehatohet kryeministri Rama, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, hap zyrtarisht Kongresin e Partisë Socialiste. Pas fjalimeve të miqve të huaj ka marrë fjalën kryeministri. Në 90 minuta fjalim, bien në sy thumbat ndaj Blushit dhe ftesa për ish-kryetarin e partisë, Fatos Nanon. Vetëm deputeti Ben Blushi dhe deputetja socialiste e Shkodrës, Mimoza Hafizi, nuk janë ngritur në këmbë në momentin që kryeministri Edi Rama mbaroi. Pas tij kanë mbajtur fjalën ministrat dhe deputetët e PS-së.



Pushimi i drekës

Ndërsa Kongresi vijonte dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, mbante fjalën, kryeministri Edi Rama ka lënë sallën ku është parë të dalë jashtë Pallatit të Kongreseve nën shoqërinë e deputetit socialist Pandeli Majko dhe deputetëve të “Vetëvendosjes” Albin Kurti dhe Glauk Konjufca. Rama ka ecur krah për krah me Kurtin, të cilit i ka hedhur edhe dorën në sup. Ata e kanë bërë në këmbë rrugën deri në zonën e ish-Bllokut, ku janë fotografuar edhe teksa prisnin hapjen e semaforit jeshil për këmbësorët. Pas fjalës së Ramës, hyrjet dhe daljet e delegatëve nga Pallati i Kongresit si dhe komentet pro dhe këndër Blushit në holl kanë qenë të pranishme gjithë mesditën. Kishte dhe prej atyre që kanë lidhur dhe bast me njëri-tjetrin nëse Blushit do t’i jepej fjala në Kongres. Pas bastit të lidhur, vijojnë të flasin për statutin, ndikimin e madh të disa deputetëve dhe mosmbajtjen e premtimeve. Edhe pse për asnjë nga temat që hapin nuk kanë informacion të detajuar, janë të paanshëm në gjykim dhe nuk përtojnë të shajnë Ramën për fusha të veçanta dhe t’i japin të drejtë Blushit. “Statuti ekzistues ka qenë i ndërtuar më së shumti për parti opozitare, siç ishte PS deri në vitin 2013. Prandaj këtu Blushi nuk ka të drejtë kur akuzon Ramën se po sillet si mbret, ndërsa për pjesën tjetër të kritikave ka të drejtë. Në mbrëmje pres që të ketë debate të forta nga kundërshtarët e Ramës”, shprehet delegati i Shkodrës Erjon Lahi për “Shekulli”-n. Parashikimi i delegatit të Shkodrës ka rezultuar i saktë. Si asnjëherë më parë në ndonjë Kongres partie, deputetët kanë shpalosur qëndrimet e tyre para delegatëve dhe mediave, duke konfirmuar kështu demokracinë që ka karakterizuar Partinë Socialiste.



Blushi: Nuk njoh asnjë zgjidhje që i imponohet PS-së pa zgjedhje

Deputeti socialist, Ben Blushi, mbajti fjalimin e tij në Kongresin e PS, duke kërkuar dhe njëherë tjetër mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarin e partisë. Përmes një fjalimi të gjatë, i cili në fund u duartrokit ftohtë nga delegatët, Blushi përshkroi të gjithë situatën problematike sipas tij në PS, qëkur Edi Rama u zgjodh kryeministër në verë të 2013-ës. “Sot do të ju them disa të vërteta. Në PS nuk ka zgjedhje prej 3 vitesh. Statuti i PS është shkelur në plot 40 nene të tij. Edi Rama sot është i vetmi kryetar në Europë që ka mandat 7-vjeçar. Edhe nga ky Kongres sot, asnjë ndryshim statutor nuk do ketë fuqi prapavepruese. Ditën që ai erdhi në pushtet, Partia Socialiste pushoi së qeni. Edi Rama mori një punë për të lënë partine pa punë. Kjo është ajo qe ka ndodhur në këto tre vjet”, u shpreh Blushi. “Ndaj ju ftoj të gjithëve në zgjedhje”, theksoi ai. Deputeti kritik paralajmëroi se s’do njohë asnjë zgjidhje pa zgjedhje në PS. “Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për PS-në. Nuk do e njoh dhe nuk pranoj asnjë zgjidhje që i imponohet PS-së pa zgjedhje. E ftoj Ramën në zgjedhje sepse kjo do të ishte në nderin e dinjitetin e PS”, theksoi Blushi. Ndonëse kushti bazë i deputetit socialist për të njohur legjitimitetin e lidershipit të PSsë janë zgjedhjet dhe vetëm zgjedhjet, Blushi shoi edhe dyshimet për të ardhmen e tij politike, nëse në PS nuk bëhen zgjedhjet. “Po citoj një shprehje të Çurçillit, i cili thotë se, ka “njerëz që i ndryshojnë parimet për partinë, por ka edhe njerëz që i ndryshojnë partitë për parimet”. S’dua të bëj pjesë tek asnjëra kategori. Dua të jem pjesë e juaja. Dua të jem me ju. Shqipëria është më shumë se partia dhe kështu do të jetë gjithmonë. Ju fton në zgjedhje, ta marrim në dorë pronën tonë të përbashkët, PSSH-në”, deklaroi ai.



Hafizi: Rast flagrant nëse nuk zgjidhet kryetari i PS-së

Deputetja socialiste e Shkodrës, Mimoza Hafizi, e quajti rast flagrant nëse nuk bëhen zgjedhje për kryetarin e PS. Një nga zërat kritikë në grupin parlamentar të PS, krahas Ben Blushit dhe Arta Dades, Hafizi theksoi se Kongresi duhet të hapë garën siç e parashikon statuti. “Rast flagrant nëse nuk zgjidhet kryetari i partisë. Parimet duhet të respektohej, jo vetëm në bazë, por edhe në qendër. Ky kongres duhet të hapë garën e zgjedhjeve në PS, sipas statutit. A duam një PS më të mirë? Kjo varet tërësisht prej nesh, prej jush. Shqiptarët na presin për të mirën e atdheut të vet”, u shpreh Hafizi. Ajo solli në vëmendje edhe problemet e degës lokale të PS në Shkodër, çka sipas saj, solli edhe humbjen e zgjedhjeve të fundit vendore. “Drejtimi nga qendra në Tiranë nuk ka arritur të ndihet në Shkodër. Në Shkodër ka pasur kryetarë të komanduar dhe shkarkuar, asnjë konsultim. Për vite të tëra në 10-vjeçarin e fundit, PS e Shkodrës u la në dorë aventurierësh që sot janë në derë të drejtësisë. Aventurierë pa asnjë lidhje me PS, përveç lidhjeve ekonomike dhe politike. Janë dhe këto arsyet e humbjes së zgjedhjeve të kaluara lokale. Unë kam qenë e përjashtuar nga rrethi i njerëzve vendimmarrës në Shkodër. Nuk më është lënë asnjë zonë përgjegjësie politike në Shkodër”, theksoi Hafizi.



Majko: Nëse nuk votohet reforma në drejtësi, shkojmë në zgjedhje

Deputeti tjetër socialist, Pandeli Majko, në fjalën e tij në Kongresin e Partisë Socialiste, tha se, nëse pamundësohet miratimi i Reformës në Drejtësi, vendi duhet të shkojë në zgjedhje. “Reforma në drejtësi është zgjedhje për Shqipërinë. Socialistët nuk do të drejtohen nga ekranet televizive. Nuk na falet që të konsumojmë bashkëfajësinë me një drejtësi si kjo e jona. Brenda sistemit flenë edhe problemet tona të qeverisjes. Sfida jonë ka të bëjë me korrupsionin dhe krimin. Nëse na pamundësojnë votimin në Kuvend, atëherë nuk ka zgjidhje por zgjedhje. Nëse ka dyshues në rezultatin e zgjedhjeve, dua t’iu them se, këto zgjedhje do të jenë edhe referendum. Lufta për drejtësinë është beteja për të ardhmen e vendit tonë. Ju ftoj të bëjmë betejën për Shqipërinë”, ka thënë Majko.



Ruçi vlerëson themeluesit e PS-së, Dritëro Agollin dhe Fatos Nanon

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, në fjalën e tij gjatë punimeve të Kongresit, ka kujtuar shumë emra që kanë dhënë kontribut në këtë parti gjatë më shumë 25 vitesh, duke veçuar dy prej tyre, Dritëro Agollin dhe Fatos Nanon. “Dy persona nuk mund të harrohen, i cili me mendje dhe me zemër ka qenë dhe do të jetë gjithmonë mes nesh, jetë të gjatë të dashurit tonë Dritëro Agolli. Një falënderim të posaçëm, atij që themeloi Partinë Socialiste dhe e drejtoi për 15 vjet, të reformimit të partisë sonë, të atij që bëri 4 vite burg vetëm se kishte bërë. Atij që me dorëheqjen e tij në vitin 2005 dha modelin e parë dhe të fundit për demokracinë në Shqipërinë, Fatos Nano”, u shpreh Ruçi.



Meta: Debati mes Ramës dhe Blushit, i natyrshëm

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, u shpreh se debati brenda Partisë Socialiste, i shërben vetë forcës së madhe politike të mazhorancës, dhe se sipas tij, gjithnjë ka patur debate edhe midis mazhorancës, apo në komisionet parlamentare. Kreu i Kuvendit, theksoi se nuk ka informacion për një përpjekje brenda PS, për themelimin e një force të re politike. “Nuk kam dëgjuar se dikush ka shpallur ndonjë alternativë për të krijuar ndonjë forcë të re politike”. Sipas tij, Kongresi do t’i shërbejë përmirësimit të mëtejshëm të qeverisjes së vendit që e presin të gjithë socialistët, progresistët, por dhe të gjithë shqiptarët, sepse padyshim që është bërë një progres i rëndësishëm në këto 30 muaj./Shekulli/


Foto e rrallë: Rrapi i urës së Tabakëve më 1900-n

Gazetari i VOA-s, Ilir Ikonomi, ka sjellë një foto të rrallë të rapit te Ura e Tabakeve në Tiranën e vitit 1900. Ja seç shkruan: "Tirana kishte Rrapin e Tabakëve, një monument shekullor pranë urës me të njëjtin emër. Kjo ishte një pemë e çuditshme, që dukej si e rritur jashtë ligjeve të natyrës, sepse nga trungu i saj gjigant, mbinin disa nëntrungje. Nga e gjithë kjo hallakatje, që i ngjante flokëve të pakrehura të një gruaje, dilte një degë e gjatë dhe e trashë, e cila varej thuajse paralelisht me tokën, aq sa ishte habi se si nuk rrëzohej".

Ura e Tabakëve. Foto: Alexandre Degrand, rreth vitit 1900.


Gjahtarët gati ta “shkrepin”, moratoriumi përfundoi më 15 mars

Që prej 15 marsit moratoriumi për gjuetinë ka përfunduar. Kjo do të thotë se sot çdo gjahtar lejohet të vrasë kafshë dhe shpendë, gjithmonë jo në sezonin e riprodhimit. Në një kohë që gjahtarët protestojnë për moshtyrjen e moratorimut të gjuetisë, as shoqatat as vet gjahtarët nuk e dinë se moratorimi nuk është më në fuqi.

Kjo për shkak se ligji i numër 7/2014 “Për Shpalljen e Moratoriumit të Gjuetisë në Republikën e Shqipërisë”, i ka mbaruar afati.

Ky ligj është botuar në Fletoren Zyrtare në datën 28 shkurt 2014 dhe siç mund ta shikoni nga faksimilet, ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Kjo do të thotë se ligji për moratoriumin e gjuetisë ka hyrë në fuqi në datën 15 mars 2014 dhe përfundon në 15 mars 2016.

“Afati i zbatimit të këtij ligji është dy vjet nga data e hyrjes në fuqi të tij”,- thuhet në nenin 4 të ligjit për moratoriumin e gjuetisë, i cili tashmë nuk është më në fuqi.



Lejimi

Sot gjahtarët nuk vrasin shpendë ose kafshë për shkak se mendojnë se do penalizohet nga ligji për moratoriumin e gjuetisë. Në protestën e zhvilluar në datën 16 mars gjahtarët janë shprehur se moratoriumi përundon në 31 mars. Kjo ishte arsyeja që gjahëtarët protestonin, duke i kërkuar qeverisë që të mos e shtyjë afati.

Më herët Ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe Kryeministri Edi Rama, janë shprehur se, do të shtynë moratoriumin për gjuetinë, por sot Shqipëria nuk ka një ligj që ndalon gjuetinë në të gjithë territorin. Përfundimi i moratoriumit i jep të drejtë gjahëtarëve dhe atyre që uështrojnë pasionin e tyre për të vrarë kafshë e shpendë, duke mos u penalizuar nga askush.

Ligji

Gazeta u interesua pranë shoqatave të gjuetarëve, të cilat thanë se ligji për moratoriumin përfundon në fund të muajit mars. Nga ana e saj Ministria e Mjedisit e cila ka paralajmëruar një shtyrje të moratoriumit ende nuk ka propozuar një VKM të re për shtyrjen e tij. Kjo sjellë që në Shqipëri pas dy vitesh të lejohet gjuetia në të gjithë vendin.


F1: Ferrari gabon në strategji, Mercedes nuk fal

Ashtu siç paralajmëruan edhe rezultatet e provave të lira dhe zyrtare, gjithçka ka nisur aty ku u mbyll kampionatin e kaluar.

Mercedes mori dy vendet e para në garën për Çmimin e Madh të Australisë. Nico Rosberg kaloi i pari vijën e finishit pas 57 xhirove, ndjekur më pas nga Leëis Hamilton.

Pas një nisjeje jo të mirë për të dyja makinat Mercedes, gjithçka rekuperohet në sajë të strategjisë së skuadrës si për Rosberg, ashtu edhe për Leëis Hamilton, i cili e kaloi në fund finishin i dyti.

Gjërat filluan shumë mirë për Ferrarin në Melburn, ku Vettel mori kryesimin në start dhe pak metra më pas Raikonen u rendit i dyti duke lënë pas të dyja makinat gjermane, por gjërat nuk shkuan mirë për skuadrën italiane deri në fund të garës.

Strategjia e zgjedhur për gomat e Sebastian Vettel nuk dha rezultatet e pritura dhe katër herë kampioni i botës e kaloi finishin i treti, ndërkohë që Ferrari i finlandezit Raikkonen pati një problem mekanik dhe u tërhoq përpara mbylljes së garës.

Një pikë kthese që ndryshoi rrjedhën në këtë Çmim të Madh ishte aksidenti i rëndë i Fernando Alonsos, që për fat të mirë nuk pati pasoja për pilotin spanjoll të skuadrës McLaren.

Rosberg, Hamilton dhe Vettel plotësojnë tri vendet në podium, ndjekur nga Ricciardo, Massa, Grosjean, Hulkenberg dhe Bottas.

Formula 1 rikthehet në Top Channel pas dy javësh në garën për Çmimin e Madh të Bahreinit./TCh/

Abuzimi: Konkurrenca, nën hetim çmimet e karburanteve
Autoriteti i Konkurrencës do të “hetojë” çmimet e shitjes me pakicë të karburanteve. Lajmi për monitorimin e tregut edhe gjatë këtij viti bëhet e i ditur në raportin vjetor të Autoritet të Konkurrencës për vitin 2015, i cili është dorëzuar në Kuvend. Konkurrenca do të hetojë ecurinë e çmimeve për të ndërtuar një historik trevjeçar monitorimesh, me qëllim për të arritur konkluzione të sakta të dinamikave të çmimeve nga shumica te pakica.

Tregu i karburanteve ka qenë nën hetim për dy vitet e shkuara nga Autoriteti i Konkurrencës, porse duket se hetimet e këtij viti do të finalizojnë nëse ka spekulim me çmimet nga importi te pakica.

“Nga vlerësimi i çmimeve të shitjes u konstatua se ndërmarrjet e shumicës ndjekin çmimin e blerjes (importit) të karburanteve dhe aplikojnë çmime me marzhe të ulëta, ndërsa ndërmarrjet e integruara të pakicës nuk ndjekin trendin e çmimit të blerjes, duke aplikuar marzhe të larta, kryesisht pas muajit qershor 2015.

Analiza e çmimeve të larta nga ndërmarrjet e pakicës e bën të nevojshëm vlerësimin e treguesve financiarë të tyre, gjë e cila duhet të vlerësohet në mbyllje të pasqyrave financiare. Për këto arsye dhe për të qenë më të saktë në periudhat krahasimore, është vendosur që monitorimi të vazhdojë edhe gjatë vitit 2016”,- thuhet në raportin e Autoritet të Konkurrencës.

Ndërkohë që Autoriteti i Konkurrencës thotë se, “tregu ka karakteristika të qarta të një tregu oligopolistik, me një numër të kufizuar ndërmarrjesh, me produkte homogjene dhe transparencë kostosh, me tri ndërmarrje kryesore, por ku secila ndjek politikat e veta për ta zotëruar atë”./GSh/
"The Guardian": Ja çfarë na mëson Kadare me "E Penguara"...

Gazeta britanike “The Guardian” i ka kushtuar një artikull romanit të Kadaresë, “E penguara”, që në gjuhën angleze mban titullin “Vajzë në ekzil”.

Nën titullin “Një vajzë nën ekzil-të mësosh të jetosh me të vdekurin”, në shkrim thuhet se “melodrama, tragjedia dhe miti ndriçojnë marrëdhëniet në mes individit dhe shtetit në një roman të mirë të shkrimtarit shqiptar”.

“Kam provuar”, është shprehur Ismail Kadare në një intervistë të vitit 1998 për “Paris Revieë”, “të bëj një lloj sinteze mes tragjedisë së madhe dhe grotesku”.

Në këtë (libër), për mirë dhe për keq, ai ia ka dalë mbanë.

Gazeta shkruan se Kadare është një shkrimtar që merret me gabimet e tmerret njerëzore, në stile dhe forma që dikush do t’i cilësonte të sintetizuara.

Lindur në Shqipëri dhe me mbasi ka jetuar për një periudhë të konsiderueshme në Paris, ai është një nga ata shkrimtarë të rrallë me reputacion ndërkombëtar, që ka arritur të shmangë kurthet postmoderne të “letërsisë botërore”. Puna e tij mbetet vërtetë e veçantë dhe sfiduese. Kjo nuk e bën leximin të lehtë.

Kadare ka shkruar një fiksion të vështirë dhe shqetësues për shumë vite tanimë: romani i tij i parë u botua në Shqipëri në vitin 1963. Ngadalë, gradualisht, përkthimet në frëngjisht dhe në anglisht e kanë sjellë atë para një audience gjithnjë e më të gjerë.

Në vitin 2005 ai fitoi çmimin “International Man Booker prize”. Vitin e kaluar u vlerësua me çmimin prestigjioz “Jerusalem Prize”. Ai është përmendur disa herë si nobelist i mundshëm.

Librat e tij – dhe unë i gjykoj ata kryesisht në bazë të përkthimeve dhe përkthimeve nga përkthimet, zakonisht nga frëngjishtja prej shqipes origjinale – janë të çuditshëm, por obsesiv dhe përsërisin shqetësimet e tyre.

Në veçanti, Kadare kthehet vazhdimisht për të eksploruar mënyrat në të cilat tragjedia klasike dhe miti, brenda natyrës së besnikërisë dhe tradhtisë, si dhe detyrat e obligimet e individit ndaj shtetit, mund të veprojnë nën regjimet bashkëkohore. Ka pasur triumfe të mëdha: si “Vajza e Agamemnonit” dhe “Pallati i ëndrrave”.

“Vajza në ekzil” është përkthyer nga shqipja prej John Hodgson, i cili ka përkthyer disa libra të Kadaresë. Në anglisht, Kadare tingëllon i saktë, si dikush që ka kërkuar dhe shumëkërkuar për fjalën e duhur.

“Vajzë në ekzil” është një libër që të mëson të jetosh me të vdekurin dhe me vdekjen, me hijen dhe me humbjen. Është rreth fantazmave që bezdisin njerëz, vende, shtete. “Asnjë dramaturg nuk kishte guxuar të bënte një shikim të tillë të fantazmës në mijëra vite. Kadare është një njeri i dyfishtë, që shkruan për dy vetvete të ndara”.


Kavajë: Kapen 3 kushurinjtë, tentuan të vrasin shokun pas sherrit

Në Kavajë, policia ka arrestuar dy kushurinjtë e parë dhe bashkëpunëtorin e tyre që pas një sherri në palestër, tentuar të vrasin shokun e tyre. Ata akuzohen për vrasje me dashje të kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.

Të arrestuarit janë: David Xhihani, 30 vjeç; Arben Xhihani, 29 vjeç dhe Lorenc Merkoçi, 24 vjeç, të tre banues në Kavajë.

Kapja dhe ndalimi i tyre është bërë pasi me datë 18.03.2016, tek rruga e Qelqit Kavajë në ambientet e një palestre, pas një zënke për motive të dobëta shtetasit David Xhihani dhe Arben Xhihani, kushërinj të parë, janë konfliktuar fizikisht me shtetasin S. F.

Në konflikt e sipër, shtetasi Arben Xhihani ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, shtetasin S.F.

Nga të shtënat e armës së zjarrit shtetasi S.F. ka pësuar lëndime të gjymtyrëve të poshtme në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasit e dyshuar si autorë, u identifikuan nga policia që në momentin e parë të ndodhjes së ngjarjes dhe u shpallën në kërkim ku u kapen dhe u ndaluan sot.

Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se përveç kushërinjve Xhihani, bashkëpunëtor dyshohet të jetë dhe shtetasi Lorenc Merkoqi i perfshirë në këtë ngjarje, i cili u ndalua gjithashtu. Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e krimit pistoletë tip “Zastava” dhe tre fishekë.



Kongresi i PS: Ja debatet Rama-Blushi-Ruçi-Dade me njëri-tjetrin
Kur të gjithë prisnin që Kongresi të mbyllej dhe ti drejtoheshin kutive të votimit, debatet midis socialistëve u rikthyen edhe njëherë te statuti dhe mandati i kryetarit të Partisë Socialiste. Ku pati edhe përplasje midis mendimesh midis Blushit, Ramës dhe Rucit.

Ja debati i plotë:

Arta Dade: Ka një propozim nga një grup anëtarësh të Asamblesë Kombëtare, që të zhvillohen zgjedhje për kryetar të PS­së sipas parimit një anëtar­një votë dhe se do të ishte kongresi që do ta vendoste këtë gjë. Ne kërkojmë thjesht zbatimin e statutit. Ju po mbyllni kongresin dhe kjo kërkesë u la në hije, pasi nuk u votua rendi i ditës për kongresin.

Gramoz Ruçi: Nuk mund ta mbyllim kështu, do të diskutohen të gjitha çështjet që janë lënë për në kongres. Ia jap fjalën kryetarit të partisë.

Edi Rama: Duhet votuar apo jo, ky është një debat i njohur. Përtej aspektit politik, ka dhe një aspekt formal, për të cilin askush nuk mori masa që në momentin e parë për të bërë zgjedhje të kryetarit, për të mos krijuar situata si kjo, është artificiale, por e mbështetur në një formalizëm. Vota e marrë për të qeverisur është e barasvlershme me rikonfirmimin e mandatit të kryetarit të partisë. Kështu e kanë partitë europiane që e zgjedhin kryetarin me një anëtar­një votë. Pavarësisht shumicës absolute që thotë se pas dy vjet e gjysmë në qeverisje nuk duhet të bëjmë zgjedhje për kryetarin, ka nga ana tjetër një pakicë, sado e vogël, që mendon të kundërtën.

Bindja ime është se shumica dërrmuese e këtij kongresi nuk duhet të marrë fuqinë e atyre që e përbëjnë partinë, pra anëtarësisë. Janë ata që duhet ta ndajnë këtë muhabet të stisur skarco. Nëse anëtarësia nuk do ta konfirmojë mandatin e kryetarit nga kongresi, bujrum të bëjmë zgjedhje, të bëjmë një punë që nuk është puna jonë sot, puna jonë është të qeverisim. Unë kërkoj që kongresi të japë miratimin që kjo çështje të zgjidhet me referendum te të gjithë socialistët. Do t’i japim mundësi edhe asaj pakice të ndihet mirë duke marrë përgjigje nga anëtarësia e PS­së.



Ben Blushi: Parafolësi është në konflikt interesi me këtë temë, megjithatë është mendimi i tij. Referendumi nuk bëhet për njerëz, zgjedhjet bëhen për njerëz. Ne sapo e votuam statutin dhe ai nuk mund të ketë fuqi prapavepruese. Është thënë që në vitin 2013 ne nuk patëm kohë për të bërë zgjedhje. Edhe nëse është kështu, askush nuk e pengonte këtë kongres apo asamblenë të mblidhej në atë kohë. Është e pavërtetë që partitë në mbarë Europën nuk bëjnë zgjedhje kur vijnë në pushtet. Është cenim i dinjitetit tuaj. Nëse i vendos partia, partia vendos se kush do jetë Kryeministër. Angela Merkel është Kancelare e Gjermanisë, ka 16 vjet në pushtet, votohet çdo dy vjet me statut, edhe pse i fiton zgjedhjet. Nëse partia e saj e rrëzon atë edhe nëse ka fituar zgjedhjet, ajo nuk është më Kancelare. Partia vendos, nëse je në pushtet apo në opozitë. Referendumi nuk i zëvendëson zgjedhjet. Çfarë ndryshimi ka që anëtarësia votoka për referendum dhe nuk votoka për zgjedhje? Këtë referendum e konsideroj antistatutor, të papranueshëm dhe një hile për t’i ikur garës brenda PS­së. Ka 3 vjet që ndodh kjo. Nuk është demokraci siç po veprojmë sot. Ky është privatizim i një njeriu që nuk zgjidhet.

(Nga salla: Ka fituar në dy zgjedhje)

Nuk mund të lihet kjo parti kaq pak demokratike dhe të merret peng nga një njeri. Një mandat që merret me referendum si çështje nuk ka për të qenë kurrë një mandat legjitim dhe do vërë gjithë jetën në pikëpyetje legjitimitetin e mandatit të PS­së, pavarësisht se kush do të jetë ai.


Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   103   104   105   106   107   108   109   110   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish