Duart
Nëse lëkura juaj është e vrazhdë kur e prekni dhe plot gunga të imëta, fjala është për të ashtuquajturën lëkurë bibe. Shkakton tajitje të mëdha keratine, e cila grumbullohet përreth folikulave të qimeve, gjë që i shkakton puçrrat. Veç kësaj, lëkura e vrazhdë mund të jetë pasojë e qarkullimit të keq të gjakut, apo mungesë vitaminash.
Veshët
Njollat në pjesën e brendshme të laprës së veshit, si edhe përreth saj tregojnë që trupi është i dehidratuar, përkatësisht që në organizëm ka tepricë kripe dhe kafeine.
Balli
Puçrrat dhe njollat në ballë tregojnë problemin me metabolizmin, përkatësisht me zorrën e hollë. Përveç metabolizmit, puçrrat në ballë tregojnë edhe në dehidratimin e organizmit, andaj është e nevojshme të pihet më shumë lëngje.
Shpina
Lëkura është organ i cili me detoksifikim i nxjerr jashtë trupit helmet, ndërkaq puçrrat dhe njollat në shpinë mund të jenë pasojë e higjienës së keqe, posaçërisht nëse djersiteni shumë.
Mjekra
Nëse në mjekër apo në buzën e sipërme shfaqen puçrra, mund të jetë fjala për problemet me ciklet menstruale. Varësisht nga ana në të cilën shfaqen puçrrat, mund të dini cila vezore ka ovuluar. Veç kësaj, puçrrat në mjekër mund të tregojnë për probleme me zorrën e hollë, mirëpo edhe mund të jetë pasojë e të ushqyerit me ushqim shumë të yndyrshëm.
Vetullat
Njollat dhe puçrrat në vetulla dhe në kapakë të syve – do të thotë që diçka nuk është në rregull me gjëndrat mbiveshkore. Stresi ndikon shumë në gjëndra, andaj përpiquni të jeni sa më pak të stresuar. Veç kësaj, puçrrat në vetulla mund të jenë pasojë e ushqimit të vonuar.
Gjoksi
Puçrrat në gjoks më së shpeshti janë pasojë e punës së tepërt të gjëndrave dhjamore, gjë që është e lidhur me ndryshmet hormonale, higjienën e keqe, stresin, por edhe me përdorimin e pudrës pluhur.
Video: “Seksi i egër”, sugjerim nga Joleza
Surprizon sërish kryetarja e FRESSH, Joleza Koka, teksa ka këshilluar të rinjtë rreth seksit “të egër” dhe se si ata të arrijnë kënaqësinë maksimale.
E frymëzuar nga shkrimtari Alain De Botton, Joleza ka postuar në Tëitter një shkrim, ku tregohet se si mund të arrihet kënaqësia maksimale gjatë një raporti seksual.
Ka qenë vepra nudo e artistit italian dhe artikulli për femrat, gjatë periudhës së mestruacioneve, që e ka bërë Jozelën, të shpërthej edhe këtë herë.
Madje për t’i demonstruar këshillat, ajo ka publikuar edhe një video të artistit italian, ku tregon pozicionet që mund të arrijnë përfitim maksimal gjatë seksit.
Duket se këtë herë, Joleza Koka, ka dashur të “zhvishet” nga politika, duke treguar një tjetër anë të sajën.
Bruksel: Plagoset dhe kapet Salah, kreu i sulmeve të Parisit
Personi që ideoi dhe drejtoi sulmet terroriste të Parisit ku vdiqën 130 persona, dyshohet se është arrestuar në Bruksel, Belgjikë.
Abdeslam Salah, sipas mediave, është vënë në pranga gjatë një aksioni të policisë në lagjen Molembek të Brukselit.
Salah besohet se është plagosur dhe është bllokuar në një apartament, në lagjen e famshme të Brukselit, ku gjatë nëntorit policia vrau disa terroristë.
Gjatë këtij aksioni një efektiv policie dyshohet se është plagosur, ndërsa autoritetet kanë bërë me dije që operacioni është ende në zhvillim.
Burime të policisë kanë thënë se, ky operacion në “Quatre Vents” në Molenbeek, do të jetë nën vëzhgim me qëllim arrestimin e terroristëve të tjerë.
Video/ “Lazarat Burning”: Në filmin e Hollivudit, protagonist Raul Bova
Në thrillerin hollivudian “Lazarat Burning”, prodhuesit dhe trafikantët shqiptarë të hashashit do të jenë në varësi të një organizatë të madhe kriminale të drejtuar nga krimi i organizuar amerikan.
Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Craëford, Një prej ideuesve dhe financuesve të këtij filmi, ka “dekonspiruar” detaje mbi skenarin e thrillerit, që është përkufizuar si projekti më i madh hollivudian në Shqipëri.
“Kështu që është një thriller, është i frikshëm dhe nuk ka lidhje politike. Ka një bazë në përgjithësi më ecurinë që ka ndodhur por më shumë është një gjë që është fiksion.
Do ketë edhe disa aspekte nga 97, disa aspekte nga çfarë ka ndodhur me hashashin në rajon dhe në Evropë por në fund të fundit besoj se në fillim do jenë disa amerikanë që do jenë të këtij jo shqiptarët. Do të bëjmë diçka ku shqiptarët janë heronj që është diçka më pozitive dhe do bëjmë të tjerët të jenë të këqij”,- shprehet ai për “Report TV”.
Craëford thotë se, trupa e aktorëve do të përfshijë edhe emra të njohur, nga Amerika, Italia e Rusia, mes të cilëve edhe Raul Bova.
Filmi do të shfaqet në vitin 2017, ndërkohë që xhirimet do të nisin në gushtin e këtij viti.
“Përpiqemi të mbarojmë të gjithë dokumentet që duhet të bëjmë, se kemi investuar dhe nga Shqipëria dhe nga Zvicra dhe nga Amerika dhe kemi aktorët nga Amerika disa nga Shqipëria, disa nga Gjermania, disa nga Rusia dhe disa nga Italia”,- tha Craëford.
Bari: Kapet gomonia me 700 kg hashash, arrestohen dy shqiptarë
Një gomone e fuqishme, që transportonte rreth 7 kuintalë marijuanë, e cila kapte vlerën e tregut prej rreth 7 milionë eurosh, është sekuestruar pranë brigjeve të Barit nga ushtarakë të Repartit Operacional Ajror të “Guardia di Finanza”.
Dy shqiptarë nga Vlora, të identifikuar me inicialet T. K. 45 vjeç dhe D. Q. 40 vjeç, të cilët gjendeshin mbi bordin e gomones, janë vënë nën pranga dhe akuzohen për trafik ndërkombëtar të narkotikëve, si dhe për shkelje të normave të sigurisë së lundrimit.
Dy trafikantët janë bllokuar pas një ndjekjeje të gjatë në det, në tentativë për t’u shpëtuar forcave të policisë së “Guardia di Finanza”-s. Në bordin e motoskafit gjendeshin edhe një numër i konsiderueshëm mbështjellësesh droge, si dhe disa bidona benzine.
Video/ Bruksel: Plagoset dhe kapet Salah, kreu i sulmeve të Parisit
Takimi me Avramopoulos, Meta: Do kontribuojmë për refugjatët
Komisioneri grek i BE-së për migrimin Avramopoulos ka takuar kryeparlamentarin Meta, teksa ky i fundit, në një drekë pune, i ka siguruar përfaqësuesit të BE-së se Shqipëria është e angazhuar që të luajë rolin e saj, brenda kapaciteteve të veta, në lidhje me krizën e refugjatëve.
“Meta nënvizoi se Shqipëria është e gatshme të kontribuojë në bashkëpunim të ngushtë me partnerët e saj evropianë, duke përforcuar njëkohësisht kapacitetet e saj humanitare, strukturat e sigurisë, inteligjencës, regjistrimit dhe vetimit të refugjatëve që mund të kalojnë nga territori i saj”,- shkruhet në njoftimin për shtyp të kuvendit.
Dimitris Avramopoulos ka shprehur mirënjohjen e tij për gadishmërinë e autoriteteve shqiptare si dhe ka vënë në dukje se Shqipëria ka eksperiencë në përballimin e krizave humanitare, pa harruar këtu qasjen e saj europianiste.
Në përfundim, Meta dhe Avramopoulos biseduan edhe mbi luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe trafiqeve të paligjshme dhe ndanë bindjen se miratimi i ndryshimeve kushtetuese për reformimin e sistemit të drejtësisë si dhe një bashkëpunim më i ngushtë me strukturat evropiane si Europol, do të kontribuojnë në rritjen e ndjeshme të luftës së Shqipërisë ndaj këtyre fenomeneve negative.
Ja femra nga Kamza që vidhte makinat në Tiranë, përdorte pult
Zakonisht janë meshkujt ata që mbahen për vjedhjen e makinave. Por, në Tiranë një femër në bashkëpunim me një person tjetër kanë vjedhur një makinë, ndoshta nuk ka qenë e vetmja. Ata i bllokonin mjetet me pult duke mos rënë në sy me thyerjen e xhamit.
Sipas policisë, Matilda Mertini dhe Deivis Muka janë arrestuar, pasi kanë vjedhur një makinë në qendrën tregtare “City Park”.
Njoftimi i Policisë
“Sot u bë ndalimi për vepren penale të “vjedhjes kryer ne bashkëpunim“ parashikuar nga neni 134/25 i K.Penal ndaj shtetasve:
1. Matilda Mertini (Sulaj) 24 vjeç , lindur në Mat e banuese në Kamëz Tiranë.
2. Deivis Muka ,vjeç 26, banues në Kamëz.
Ndalimi i tyre u bë pasi më datë 13.03.2016 kanë vjedhur në sheshparkimin e Qendrës Tregtare “City Park” Vorë, në mjetin tip “Benz” me targë “AA898 KR” në pronësi të shtetasit L. Luzi (pa thyerje në mjet) katër parfume të markave të ndryshme, një palë syze të markës “Rayban” me vlerë 260 euro, si dhe një orë rolex të cilat i ka patur në kroskotin e mjetit.
Dy autorët e dyshuar të kësaj vjedhje e kanë kryer vjedhjen me anë të një pulti, i cili bllokon mbylljen e mjetit me pult nga ana e përdoruesit duke bërë të mundur hapjen e mjeteve pa thyerje”./jetaoshqef.al/
Shqipëria me fanelën më të shtrenjtë, ja ekipet që lë pas...
Në prezantimin e bërë nga UEFA për çmimin e uniformës së çdo kombëtareje, ajo që bie më shumë në sy, është uniforma e Kombëtares shqiptare e cila renditet mes 5 më të shtrenjtave.
Jo vetëm kaq, por uniforma shqiptare nëse do të llogarisim rrogën mesatare të shqiptarëve në raport me qytetarët e tjerë të Evropës del se është më e shtrenjta.
Por kjo pak rëndësi ka për FSHF-në dhe kreun e saj Armando Duka, pasi për ta kualifikimi historik i Shqipërisë në një kompeticion futbollistik siç është Kampionati Evropian, do të thotë të rrjepim sa më shumë, të nxjerrim edhe “dhjamë nga pleshti”.
E thënë më shkurt dhe më saktë fanella e Shqipërisë vlen sa 22% e pagës mesatare mujore në vendin tonë. Tani mund ta themi me plot gojën “Po ne jemi të parët” pasi dhe ndjekësi jonë më i afërt që është Rusia çmimin e fanellës e ka 18% të pagës mujore, që do të thotë 4% më pak se ne, paçka se rritja ekonomike e atij shteti është disa herë më e lartë se e jona.
Fanella e kombëtares shqiptare është ajo çka bën krenar secilin prej nesh, për më tepër kur kjo fanellë do të shëtisë në fushat e blerta të Francës, por ajo fatkeqësisht do të ketë mundësinë që të vishet shumë pak nga lojtari i saj i 12-të, tifozët, pasi pak veta kanë mundësinë ta blejnë atë, duke para dhe dëgjuar përditë se sa e sa shqiptarë ankohen se nuk kanë as bukë për të ngrënë.
Megjithatë ka dy rrugëzgjidhje, e para është që secili nga ne gjatë ndeshjeve të Kombëtares të mjaftohet duke mbajtur veshur fanellën e vjetër.
Kurse e dyta është mjaft interesante, të ndjekim të gjithë shembullin e djalit Afgan i cili me anë të plastikës arriti të krijojë një bluzë të idhullit të tij Leo Mesi dhe më pas të rrimë të gjithë me shpresë, mbase ndonjëri prej nesh mund të ketë shansin e atij fëmije të vogël që ndonjëri nga idhujt tanë të na dhurojë ndonjë uniformë.
Gjithsesi me apo pa uniformë secili nga ne me mendje, zemër dhe shpirt do të jetë në Francë duke mbështetur 11 luanët kuq e zi, me apo pa fanellën e FSHF-së.
Rihanna ndalohet në Majemi: Kujdes! Është e armatosur
Rihanna është ndaluar në Majemi për të xhiruar klipin e këngës së saj të radhës dhe ashtu si shprehja thotë “dita e bukur duket që në mëngjes”, edhe videoklipi i këngëtares nuk ka për të zhgënjyer.
28-vjeçarja u fotografua gjatë xhirimeve e armatosur me një pistoletë dhe thuajse e çarmatosur nga rrobat.
Këngëtarja nuk zhgënjen as kësaj here dhe në videoklip do të jetë më transparente se kurrë.
Xhirimet e klipit të ri për Rihannan mbërrijnë pas performancës së saj të nxehtë me Drake po në Majemi mbrëmjen e së martës./TCh/
Videolajm: Teknologji e re në lavazh...
Shikojeni se si e lan autoveturën e tij ky djalë... ai ka hipur në një lloj “skateboard”-i me dy rrota paralele ai lëviz nëpër garazh ndërsa sapunis makinën.
Shikoni videon:
Emigrimi në Kanada: Ja profesionet e kërkuara dhe sistemi me pikë
Kanadaja ka njoftuar ndryshime rrënjësore në politikën ndaj emigracionit, duke pranuar për herë të parë, që nga viti 1997, 305 mijë emigrantë. Në paketën e miratuar nga qeveria kanadeze, shteti i Amerikës së Veriut do të mirëpresë 75 mijë refugjatë lufte, azilantë politikë nga vende në konflikte etj., ku 25 mijë prej të cilëve do të jenë sirianë dhe pjesa tjetër, pra 50 mijë, nga vende të tjera në konflikte.
Gjithashtu, qeveria shpalli në paketën e miratuar se do të bëhen edhe 14 mijë bashkime familjare. Sa i përket pjesës tjetër, ata do të jenë studentë me ose pa bursa apo profesionistë e punëtorë të cilët kanë deri në 5 vjet që jetojnë dhe punojnë rregullisht në Kanada.
Këta të fundit do të mund të aplikojnë për të marrë statusin e rezidentit të përhershëm në Kanada dhe nënshtetësinë. Sipas ministrit të Emigracionit John Mçallum, programi për “Punëtorët e Huaj” ka dështuar dhe shumë kompani kanë shfrytëzuar statusin e tyre për të marrë punëtorë fiktivë duke favorizuar emigracionin e paligjshëm.
Ai tha se do të ketë ndryshime edhe në këtë drejtim, sidomos programi i “Punëtorëve të huaj të përkohshëm” ku ka pasur shumë abuzime, sidomos me persona të rekrutuar nga Evropa Juglindore. Megjithatë, ministri paralajmëroi rregulla strikte dhe për sirianët.
Ai tha se çdo sirian që do të hyjë në Kanada do të vëzhgohet për një periudhë të gjatë kohore përpara se të vendoset nëse do të qëndrojë përgjithmonë ose jo. Ministri ndër të tjera theksoi se një program i ri për nënshtetësitë kanadeze pritet të fillojë punën këtë vit.
Sipas tij, nuk mjafton vetëm që të kesh punuar 5 vjet rregullisht në Kanada dhe të jesh në rregull me dokumentet për të marrë nënshtetësinë. Ministri shton se çdo individ kandidat për të marrë nënshtetësinë, duhet të jetë adaptuar me kulturën, ligjin dhe jetën në Kanada, diçka që sipas tij nuk e tregojnë dokumentet.
Rregullorja
Sipas rregullores që ka përcaktuar qeveria kanadeze, aplikimi kalon nëpër disa faza, por më e rëndësishmja është intervista, në të cilën merret edhe vendimi për kualifikimin apo jo të kërkesës së aplikantit.
Intervista zhvillohet në Konsullatën Kanadeze midis një oficeri të imigracionit kanadez dhe aplikantit. Pas përfundimit me sukses të saj duhet që aplikanti të kryejë një kontroll mjekësor nga një mjek i njohur prej Qeverisë Kanadeze. Ky kontroll duhet të bindë Ambasadën se personi në fjalë dhe anëtarët e familjes së tij nuk paraqesin problem për shëndetin publik kanadez me gjendjen e tyre shëndetësore.
Disa Ambasada pas marrjes së rezultatit të analizave mjekësore i kërkojnë aplikantit të transferojë fonde të mjaftueshme monetare në një llogari bankare në Kanada të hapur në emër të tij. Nga ana tjetër, që Ambasada të marrë vendimin përfundimtar, pra lëshimin e vizës, duhet që edhe Ministria e Brendshme Kanadeze të japë miratimin e saj pas shqyrtimit që ajo i bën të dhënave personale të aplikantit.
Profesionet
Për të siguruar një qëndrim të përhershëm në një prej qyteteve të Kanadasë duhet të plotësoni formularët e duhur, në bazë të interesit që ju keni. Nëse jeni një profesionist i kualifikuar dhe nëse nuk keni një ofertë pune, atëherë duhet të pajiseni me një kod (NOC), që përbëhet nga katër shifra dhe që identifikon profesionin në të cilin ju dëshironi të punoni. Ekziston një listë prej 520 lloje punësh.
Profesionet më të kërkuara janë: kuzhinierë, menaxherë restorantesh, infermierë, arkitektë, mjekë, dentistë, biologë, mjekë familjeje, farmacist, psikolog, asistentë socialë, elektricistë, hidraulikë dhe ndërtues. Pasi të keni identifikuar profesionin, do t’i nënshtroheni një testimi, ku duhet të grumbulloni të paktën 67 pikë ndaj 100 pikëve të mundshme.
Objektivat e qeverisë dhe kriteret
Kanadaja është një vend që është krijuar dhe zhvilluar nëpërmjet emigracionit. Pavarësisht nga shifrat shumë të larta, në përgjithësi, dyert për emigrantë nga e gjithë bota kanë qenë gjithmonë të hapura. Vetëm në vitet e fundit, Ministria e Emigracionit ka përcaktuar si kuotë-objektiv shifrën 225 mijë emigrantë, që duhet të pranohen çdo vit në Kanada. Kriteret e reja të pranimit të emigrantëve të pavarur, të vetëpunësuarve, sipërmarrësve dhe investitorëve u aprovuan në maj të vitit 1997.
Këto kritere janë aktualisht në fuqi dhe është e nevojshme që çdokush që është i interesuar të emigrojë në këtë vend të njihet me to para se të fillojë aplikimin. Duhet thënë që procesi i aplikimit ka koston e vet dhe njohja me kushtet e aplikimit është domosdoshmëri në mënyrë që të shmangen shpenzimet e panevojshme nga ata që nuk i plotësojnë kushtet për të fituar aplikimin.
Objektivi i qeverisë kanadeze është të fusë çdo vit në Kanada njerëz të kualifikuar, që me eksperiencat e tyre profesionale të mund të kontribuojnë në mënyrë produktive në përparimin ekonomik të këtij vendi.
Sistemi me pikë, kush favorizohet
Shteti kanadez për të vlerësuar emigrantët e mundshëm përdor sistemin e vlerësimit me pikë. Duke u bazuar në pikët që do të mblidhen, aplikantët krijojnë një ide, se sa të favorizuar janë për të fituar një vizë punësimi në Kanada.
Faktorët kryesorë për vlerësimin me sistemin e pikëve janë: mosha, niveli i arsimit, vlerësimi për edukimin e nevojshëm për profesionin (ETF), profesioni që do të ushtroni në Kanada, përvoja e punës, aftësitë në gjuhën angleze dhe frënge, faktori demografik (i përcaktuar 8 pikë), aftësia për t’u përshtatur a integruar në Kanada si dhe të afërmit që jetojnë atje.
Pikët
Sa i përket moshës, personat nga 21 deri 44 vjeç, marrin pikët maksimale, 10 pikë. Për sa i përket arsimimit, komisioni i vlerësimit jep18 pikë ata që kanë diplomë Master apo Doktoraturë, 15 pikë personat që kanë diplomë Bachelor, 13 pikë për ata që kanë mbaruar të paktën një vit universitet dhe 10 pikë për ata qe kanë mbaruar vetëm gjimnazin apo shkollën e mesme profesionale.
Më të favorizuarit, sipas këtij drejtimi janë grupi i parë dhe i dytë i aplikantëve. Për vlerësimin e arsimimit të kërkuar për profesionin (ETF), përcaktimi i pikëve bëhet në bazë të profesionit dhe ky vlerësim bëhet nga një komision i quajtur “Human Resources Canada Center”.
Sipas profesionit, që individët fitues do të ushtrojnë në shtetin e Amerikës Veriore, vlerësimi me pikë për profesionin është i përcaktuar në një listë të përcaktuar që quhet: “General Oçupation List”.
Lidhur me përvojën e punës, vlerësimi në pikë bëhet në varësi të pikëve që merr profesioni në listën e përcaktuar të ETF-së. Për shembull nëse profesioni ‘arkitekt’ merr 15 pikë në ETF, për një vit pune jepen 2 pikë, për 2 vite- 4 pikë e kështu me radhë. Aftësia për t’u përshtatur është një faktor që përcaktohet nga oficeri i imigracioni, i cili i merr aplikantët në intervistë./Shekulli/
Video: ‘Apartamentit 2XL’, mision të pajtojnë Braçen me Topallin
Spektakli i humorit Apartamenti 2XL ka ndërmarrë një mision krejt të veçantë në këtë sezon të ri ai është pajtimi i politikanëve. Ashtu si edhe në sezonet e shkuara edhe kësaj here është përzgjedhur kënga si mënyrë për të ofruar pajtimin ndërsa ajo që është e veçantë konsiston tek çifti i politikanëve që tentohet të pajtohet.
Imagjinoni pak Jozefina Topallin dhe Erjon Braçe. Si në qeverisjen e djeshme edhe në atë të sotmen të dy këto personazhe politike janë gjithmonë në kontrast të vazhdueshëm me njëri tjetrin por aktorët e Apartamentin 2XL janë të bindur se ata mund të arrrijnë në pajtimin e tyre prandaj edhe ia kanë nisur këngës për këtë mision…
Këngët për pajtimin e Jozefina Topallit dhe Erjon Braçes.
Lirimi nga burgu i Domart Konjarit: Manjani, ndjesë Francës
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ka kërkuar ndjesë Francës pas lirimit nga burgu të Domart Konjarit, i dënuar nga autoritetet franceze për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik droge.
Reagimi i Manjanit vjen pas letrës së ambasadorit të Francës, i cili u shpreh i shqetësuar për këtë vendim të gjykatës. Më poshtë reagimi i Manjanit:
“Kërkoj një ndjesë publike pavarësisht që nuk më takon mua në kuptimin ligjor, por sidoqoftë ndjesën duhet të tregojmë si shtet, si komb si shoqëri, të cilën kemi ende luksin të diskutojmë vlefshmërinë, juridiksionin apo legjitimitetin e gjykatave franceze, të cilat janë gjykata në kuptimin e besueshmërisë dhe funksionimit, gjykata me super standard.
Do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë. Kam biseduar me Ministrin e Brendshëm, me autoritetet e Policisë së Shtetit, me Prokurorin e Përgjithshëm, për të gjetur të gjithë zgjidhjen e nevojshme që të vendoset në vend ajo gafë që unë besoj se ka ndodhur në kuptimin substancial në Gjykatën e Krimeve të Rënda të Apelit. Patjetër që është detyra ime të inspektojë për çdo gjë.
E kam thënë dhe kam vullnet të fort që të inspektoj çdo çështje e cila shfaqet si shqetësim në opinionin publik, ashtu siç shfaqet edhe si shqetësim i bashkëpunimit në qeveritë partnere. Ministri i Drejtësisë është autoritet ligjor ekskluziv që rregullon marrëdhëniet juridiksionale, merret me këtë marrëdhënie me qeveritë e vendeve të tjera”.
Përpjekjet e një qytetari të përpjekur
Nga Sazan Guri
Në historinë 12-13-vjeçare të përballjeve të shoqërisë civile me bëmat e mëdha të qeveritarëve shqiptarë për të zaptuar fitime, kemi mundur si qytetarë të përpjekur të zbulojmë çështjen, t’i kapim thelbin e ta gatisim të thjeshtë për qytetarët, duke bërë të mundur:
1. Ndalimin e importit të plehrave, 2004, betejë kundër qeverisë Nano, për të cilën zbuluam aferën e Albania Beg, qëndruam në ballë të protestave, shkruajtëm mbi 20 shkrime argument pse ato nuk duhej të vinin në Shqipëri (betejë e fituar);
2. Ndalimin e tec-eve dhe petroliferave (2005-2006), ku nga 20 vepra me bazë nafte të planifikuara u ndërtuan dy, Petrolifera dhe Tec-i që nuk punon, për të cilën mbajtëm qëndrim shkencor mbi studimet e kryera nga BB me mbështetjen e qeverive Nano dhe më pas Berisha, qëndruam në ballë të protestave, shkruajtëm tre libra dhe mbi 30 shkrime argument, pse ato nuk duhej të ndërtoheshin në Gjiun e Vlorës (betejë e fituar 19 me 1);
3. Ndalimin e zënies së hapësirave publike dhe të gjelbra në Tiranë (2007-sot), ku me anë të “Aleancës së mbrojtjes së Hapësirave Publike” të ngritur enkas kemi zmbrapsur apo zbutur grykësinë e dhjetëra projekteve zaptuese të hapësirave të gjelbra (betejë e humbur);
4. Ndalimin e projektit “Pallatet e gurta nën digë”, ku filloi krisja me Kryebashkiakun Rama dhe Kryetarin aktual (ky burrë me fytyrë civile që shihni ju sot na kërcënonte se do të çoj si mbetje në Sharrë -2008), betejë e fituar;
5. Hartimin e moratoriumeve për ndalimin e gjahut (2010-sot), ku në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe me Komisionin e Ligjeve arritëm me anë të tryezave shkencore dhe letrave argumentonjëse të ngremë opinion për ndalimin e gjahut (betejë e fituar);
6. Hartimin e moratoriumeve për ndalimin e prerjeve të pyjeve (2010-sot), ku në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe me Komisionin e Ligjeve arritëm me anë të tryezave shkencore dhe letrave argumentonjëse të ngremë opinion për ndalimin e prerjeve të pyjeve (betejë e fituar);
7. Ndalimin e zënies së hapësirës së Namazgjasë (2013), ku kundërshtonim vendimin e Bashkisë me Kryetar L. Basha dhe të Kryeministrit Berisha, në kundërshtim me atë çka ishte dhënë në Planin Urban dhe Raportin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor (betejë gjysmë e fituar);
8. Ndalimin e sjelljes së armëve kimike (2013), ku argumentuam se vendi ynë nuk mund të ishte kurrë vend pritës, për aq kohë sa nuk disponon asnjë teknologji trajtimi për plehrat e veta, dhe përvoja e një rasti të mëparshëm me armët kimike të vendit tregoi që thjesht ato i lanë në Dajt pa trajtuar, me gjithë propagandën se humbëm shans për të fituar, që nuk është aspak e vërtetë (betejë e fituar);
9. Ndalimin e marrjes së ujit në Radikë e Vjosë (2014-2015), ku me anë të protestave dhe letrave argumentonjëse zbuluam e lobuam se çfarë i ishte bërë në vite vendit tonë lidhur me marrjen e ujërave në burim të këtyre dy lumenjve. Ku me anë të ndërhyrjes nga KE u arrit që ato të ndaloheshin (betejë e fituar);
10. Ndalimin e prerjeve të pemëve te Rruga e Elbasanit (2012), ku e nisëm si shoqëri civile me Blend Kaisiun, që më pas u përdor nga forca politike e PS për kauzë (betejë e humbur);
11. Ndalimin e ndërtimeve nën digë (2013- sot), ku kundërshtonim vendimin e Bashkisë me Kryetar L. Basha dhe të Kryeministrit Berisha në kundërshtim me atë çka ishte dhënë në planin urban dhe Raportin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor. Me argumentet tona si ZQMM në tavolinë dhe në protesta prej 1 viti arritëm të ndërrojmë grupin e Komisionit të Digave, të kemi një vendimmarrje tjetër dhe të fitojmë shkallën e dytë në Apel (betejë e fituar);
12. Kthimin e Parkut të Madh të Tiranës në Zonë të Mbrojtur, jo vetëm me anë të letrave argumentonjëse (mbi 15 të tilla – zotërinjve L. Xhuveli, F. Mediu, E. Rama, L. Basha, S. Berisha, Komisionit të Mjedisit, z. E. Gjana, E. Shalësi dhe Komisionit të Ligjeve, z. F. Xhafa), por me shumë protesta reaguese, duke zmbrapsur deri më tani të gjitha llojet e ndërhyrjeve, si kafshim dhe brenda saj, por që humbi vetëm si betejë vetëm në qeverisjen që jemi (betejë e humbur);
13. Ndalimin e zhurmave në bllok, ku me anë të shumë letrave argumentonjëse dhe protestave sensibilizuese arritëm të minimizohet nga qeverisja Basha e Berisha, por me qeverisjen aktuale u ndaluan akoma më fort (betejë e fituar);
14. Ndalimin e parkingjeve në Vlorë e Tiranë, ku thjesht me reagim televiziv arritëm të ishim forcë frenuese së bashku me disa zëra të tjerë (betejë e fituar);
15. Mosndërtimin e rrugës unazë që do të shërbente si ndarje të komuniteteve te Kristali, ku me anë të reagimeve protestë me pjesëtarë të shumtë të komunitetit të prekur dhe me ndërhyrje të Kryeministrit z. Rama, si dhe me shpjegimet e takimet në Agjencinë Kombëtare të Rrugëve arritëm që ky ndërtim të ishte me zgjidhje të tjera dhe më pranë interesave të banorëve (betejë e fituar);
16. Denoncime me dhjetëra raste të situatës së mbetjeve urbane në Tiranë e në vend, të antenave të telefoninë celulare, të ujërave të zeza, të trafikut urban apo korsive të dedikuara të biçikletave, të ndotjes së ajrit, të ushqimeve të skaduara etj., etj.
Ku për secilën nga këto kemi zbuluar ngjarjen si Zyrë Qytetare e Mbrojtjes së Mjedisit, e kemi lobuar atë, më pas e kemi protestuar atë, deri në organizim tryezash me shkencëtarë e qytetarë dhe me dërgim letrash te Personat Drejtues të Shtetit. Të gjitha këto pa pikën e projektit, pa pikën e financave, veçse me energjinë e ZQMM, dhe dashamirës tekniqë paguanin ndonjë sallë.
Di të them se pasi u lodhën, duke më prurë njerëz të fortë, e unë që “dhëmb për dhëmb” iu thosha se kam vdekur njëherë, e jam ngjall me “shok elektrik’ e zëre se jetova aq; se pasi më ofruan joshjen me apartament, të cilëve iu jepja një shprehje përmendësh se jam “trap”, jam i çmendur për mbrojtjen e mjedisit, mos u merrni me mua; se pasi, me joshje të paparë financiare, ku më thoshin vetëm ti mos fol, çfarë të duash të japim, më së fundmi kërkonin me shpifje të na mposhtnin me emision.
Ku Kryetari i tanë publikut u soll si individ i rëndomtë me zhargon, herë vulgar si një gangster dhe herë i përpunuar gëbelsian. Dhe arritën diçka, sipas parimit gëbelsian se shpif- shpif, diçka do të ngelet. Dhe ngeli tek ata që më thoshin se ti na ke bërë që të mos përfitojmë nga X pazar. Ngeli tek ata që iu pëlqen të gënjehen, dhe që nuk besojnë se si mundet një person të jetë kaq i përkushtuar dhe i palodhshëm në këto kauza e beteja. Ngeli tek ata që nuk duan modelin, vlerën, por antivlerën.
Sepse ka një pyetje të thjeshtë. Ore, po ky njeri çfarë ka fituar vetë? Mori një post, u ble, u shit, u tremb, u pazaros apo qëndron në koherencë me vetveten, në këmbë i thjeshtë dhe i vendosur. Si nuk i bëhet një pyetje vetes, se po të ishte paguar si do të dilte prapë. Se po të kishte hedhur firma, si do të dilte kundra vetes. Në studimet që di të bëj e që kam firmosur, jo leje, po studime shkencore, pikërisht mbroj firmën time, për ato që kam thënë e shkrojtur, dhe ata me pushtet, majtas e djathtas, i kanë shkelur. Po kush ta fal, hëm të marrësh e hëm t’i dalësh kundra.
Po kush është ai që paguan për protesta kundra vetes, përkundrazi kanë ardhur me kërkesa e pagesa që vetëm ti mos fol. Po cilën betejë lamë gjysmë që dikush të aludojë.
Si ju Qytetarë nuk pyesni veten, sesi ky njeri, edhe profesor, edhe protestues, edhe organizator konferencash, edhe përpilues argumentesh, edhe shkrues në media edhe lobues në TV, edhe bërës librash, edhe bashkëpunues me të gjitha shtresat, edhe kundër këtij, edhe kundër atij, edhe kundër djalit me punë në shtet (si në kohë të Bashës dhe sot), vetëm me një qëllim ngjizjen e këtij vend me atë që nuk njeh, duke u mësuar të pamësuarve, atë çfarë mund të ndodhë, duke u dhënë vendimmarrësve arsye sesi mund ta rregullojnë atë që ndodh, por mbi të gjitha, duke i ofruar gjithsecilit atë që është më e shtrenjtë për të gjithë, mbrojtjen e mijëra, mijëra jetë njerëzish.
Vendimi i qeverisë: Kush lahet në dush, s’merr ndihmë ekonomike
Kur e dëgjuam kreun e “Rilindjes” 2 vite më parë, që tha se “Nuk keni parë gjë akoma” nuk besuam se mund ta kishte seriozisht, por thjeshtë si një “kërcënim për hakmarrje” ndaj ish-kupolës së pushtetit të PD që “të rrinte urtë” në parlament, bërë si “presion për frikë” nën euforinë e “fuqisë” së krijuar prej pushtetit që ka! Por e bëri vërtetë!
Në fillim e nisi me prangosjen e atyre varfanjakëve, pleqve, invalidëve e të sëmurëve mendorë që nuk paguanin faturat e energjisë e të ujit, që ndërronin ndonjë tjegull në çati, që nuk tregonin të ardhurat e shitjes së qumështit të lopës e deri tek ata që shisnin spinaq dhe pras në trotuare! Nëse këto i justifikoi me “zbatimin e ligjit”, vendim-marrja e fundit e qeverisjes së “Rilindjes” po dëshmon se po bënë jo çudira, por … çmenduri! Dhe çudia e çmenduria së bashku, qëndrojnë në faktin, që po merren vendime varfërimi e masakrimi ekonomik të shtresave të varfëria, duke i ndëshkuar me privim deri tek “kafshata e bukës”!
Deklarimin e kryeministrit “Nuk keni parë gjë akoma”, familjet e varfra e “panë” dje, të firmosur e vulosur në “Fletore Zyrtare”, në një vendim absurd, me përmbajtje të plotë denigruese që lidhet me varfërinë ekstreme të afro 100 mijë familjeve pa të ardhura, të cilat trajtohen me lëmoshën financiare të quajtur “Ndihmë ekonomike”! Sipas këtij vendimi, me gjoja
marifetin e verifikimit të “rritjes së nivelit të jetesës” në Shqipëri, qeveria do të realizoj skenarin e paramenduar për hequr nga listat e ndihmës ekonomike mijëra individë, familje e grupime sociale pa të ardhura që jetojnë në varfëri ekstreme e që shteti shqiptar i quan “të rehabilituar”, duke u dhënë nga 70 lekë të reja në ditë për të përballuar varfërinë!
Këtë skenar të fshehtë e djallëzor, me gjoja verifikim të rritjes së nivelit të jetesës, të futur në fuqi me VKM Nr. 197, datë 9 mars 2016, gazeta “Telegraf” e ka denoncuar qysh në datën 2 mars 2016, me shkrimin me titull:” Skenari qeveritar, që heq edhe 60 mijë familje nga listat e ndihmës ekonomike”! Çfarë realizon ky vendim qeverie që ka lidhje me ndihmën ekonomike?
“Familjet që kanë televizor, tigan, biçikletë, dush, lepur, pulë, mëshqerë, dem e gomar u hiqet ndihma ekonomike”.
Nuk po e teprojmë, që pas njohjes me VKM. Nr. 197, datë 9 mars 2016 për kriteret e përfitimit të ndihmës ekonomike, të themi se kupola e “Rilindjes” paska lajthitur deri në atë farë derexheje, sa po harton e po miraton vendime absurde! Një i tillë është ky vendim, i futur në fuqi dhe i publikuar dje në “Fletore Zyrtare” Nr. 40, datë 17 mars 2016.
Sipas këtij vendimi qeverie, për të fituar të drejtën e trajtimit me ndihmë ekonomike, janë caktuar kritere të reja sipas standardeve evropiane.
Pra, familjet, individët dhe grupet sociale të përcaktuara në ligjin e përfitimit të kësaj pagese varfërie, duke nisur nga data 17 mars 2016 do të verifikohen brenda banesave ku jetojnë për nivelin e jetesës, duke kontrolluar disa tregues mirëqenieje në familje.
Konkretisht, do të verifikohet me “sy” brenda banesës së çdo familjeje e individi që përfiton ndihmë ekonomike, se çfarë pajisjesh, orendish, makinerish, shpendësh e kafshësh kanë në shtëpi! Se çfarë pajisjesh do të quhet “tregues i lartë mirëqenie” për një familje, apo individ të varfër të papunë, këtë e përcakton qeveria me VKM Nr. 197, datë 9.3.2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin Nr. 904, datë 12.12.2012 të Këshillit të Ministrave, për përcaktimin e kritereve, të procedurave dhe dokumentacionit të përfitimit të ndihmës ekonomike në zonat pilot”!
Për të maskuar synimin real që ka, qeveria deklaron se ky është projekt “pilot” për disa zona, por në fakt ky projekt do të zabtohet në krejt Shqipërinë dhe u “fluturon” pagesën e ndihmës ekonomike 60 mijë familjeve që jetojnë në varfëri ekstreme për shkak të papunësisë ekstreme, me një lëmoshë financiare 70 lekë të reja në ditë!
Ky vendim, përveç masakrës sociale që u bën familjeve të varfra që trajtohen me ndihmë ekonomike, ka edhe përmbajtje komike, tallëse, denigruese ndaj këtyre familjeve që luten e qajnë “për bukën e gojës”!
Sipas këtij vendimi të hartuar nga ndonjë “tru i rrjedhur”, familjet dhe personat apo grupet sociale që kanë televizor, tigan, lugë, pjata, kazan rrobash, lavatriçe, mikrovalë, rubineta nikelato, makinë qepëse, biçikletë, antenë televizori, dritare duralumini, kalorifer, frigorifer, bolier uji në çati, dush, dele, dhi, derra, lepur, mëshqer, dem e gomar… u hiqet përfundimisht ndihma ekonomike! Kjo është krejt anormale e qesharake, mbasi këto orendi janë sende për përdorim të domosdoshëm të përditshëm!
Sipas qeverisë, duhet të mos lahesh me dush, por me kanoçe, ose duhen larë rrobat me kazan e jo me lavatriçe. Ndërsa ato kafshë e bagëti që qeveria i përcakton si tregues të “mirëqenies së lartë”, janë kafshë e shpendë që shtojnë pak ushqim mbijetese përballë varfërisë, të cilin qeveria kujton se ua plotëson me 800, 900, 1800, 2200 e 3 mijë lekë pagesë ndihme ekonomike që u jep në muaj! Ata persona, që përpara e t’u shkoj kontrolli i qeverisë në shtëpi, fshehin tenxheret, lugët, televizorët, bolierat, kazanët, biçikletat, derrat, demat, lepujt, qentë, rosat e pulat dhe nuk i pasqyrojnë në formular, akuzohen për mashtrim dhe çohen në burg! Mirë pula që e bënë ndonjë kokërr vezë dhe kontribuon fuqishëm për uljen e nivelit të varfërisë së familjeve shqiptare të zhytura në mjerim ekonomik, po gomari çfarë prodhon, që qeveria e “profesorëve” të Rilindjes e ka futur si kriter që tregon “nivel të lartë jetese?!
Mirë që vetura e motorçikleta ëshët përcaktuar nga qeveria si “nivel i lartë jetese”, po dushi, boliera e ujit televizori, tigani, luga, pjata, krevati, kazani rrobeve, lavatriçja, mikrovala, rubineti ujit, makina qepëse, biçikletë dhe antena e televizorit përse janë përcaktuar si të tillë?! Të çudit ky vendim, kur vetë qeveria ka deklaruar se 80 mijë familjeve të tilla do t’u dhuroj aparat “Dekoder” satelitor! Mos vallë, pas daljes së këtij vendimi nuk duhet ta pranojnë këtë aparat që u dhuron qeveria se u hiqet ndihma ekonomike?!
Monica Bellucci, veshje burrërore në festën e “Crazy Horse”
Këmishë e bardhë me kopsa, kravate të zgjidhur, kostum të zi me pantallona. Monica Belluci për të festuar 65 vjetorin e Crazy Horse, lokalit të famshëm të kabaresë pariziene i formuar në 1951, nga Alan Bernardin është shfaqur me një look mashkullor.
Ashtu si ajo, edhe modelja dhe artistja amerikane Cara Delevigne është shfaqur me pantallona dhe xhaketë lëkurë, vetëm duke i lënë pak hapësirë look-ut transparent, pak ndryshe nga Belluci.
Protagoniste e mbrëmjes ka qenë mbretëresha e “Burlesque Dita Von Tees”, e cila për rastin është kthyer të performojë në “Crazy Horse”, me një spektakël të patreguar më parë “Teese-ing”.
Angela Martini mezi po pret që të vijë vera...
Rrezet e diellit të pranverës duket se e kanë gjetur shumë nxehtë modelen shqiptare Angela Martini.
Nëpërmjët llogarisë së saj në instagram ajo na bën të ditur se është gati për “Verën 2016”.
Modelja është e veshur me të zeza dhe ka ekspozuar disa pjesë të trupit, me sy të mbyllur ajo duket se po i shijon rrezet e diellit dhe mezi po e pret verën.
Foto+Video: Kiki, modelja superseksi e “Playboy” do t’ju çmend
Kirralee “Kiki” Morris është njëra prej modeleve më provokuese në “Playboy”. E për ta dëshmuar këtë fakt janë pikërisht këto fotografi të realizuara nga Kiki.
E mbështjellur më një peshqir i cili për çudi kishte rënë në vendet e duhura sa për t’i fshehur pjesët modeste të trupit të modeles./ORAinfo/
Shitet makina më e vogël në botë, ja sa kushton...
Makina më e vogël në botë ka dalë në shitje. Me targa dhe dokumente që i japin mundësinë të qarkullojë lirshëm në rrugë, makina “Peel P50”, prodhim i vitit 1964, ka dalë në ankandin e organizuar nga “Sotheby’s” në Florida, për 176 mijë dollarë.
Me tre rrota, një sedilje dhe pa bagazh, makina ka një motor monocilindër, gjatësi 1.34 metra, gjerësi 99 cm dhe lartësi 1.2 metra.
Mjeti nuk peshon shumë, falë kabinës së bërë me një material të lehtë, ndërsa shpejtësia maksimale që mund të arrijë është 60 km/orë.
Ajo vjen nga Muzeu i Makinave të Vogla “Bruce Ëeiner” dhe është një prej 26 makinave të tilla akoma në qarkullim në të gjithë botën.
Salianji: Betonizimi i Parkut të Liqenit nuk mudn të fshihet
“Mashtrimi i Bashkisë së Tiranës që nuk do kete beton te perplaset para syve mu ne mes te parkut te liqenit.
Gjate ecjes ka jo vetem ajer te paster dhe eremim aromash te luleve dhe pemeve por ne cdo cep te parkut kuterbon korrupsioni i rende i Rama-Veliajt per te kafshuar dhe vene perfund nje here e mire mushkerite e Tiranes!
Nuk ka beton thane nderkohe qe kembehesh ne park me kete betoniere, apo eshte loder edhe kjo?”
Rama vizitë në Uashington, në 13 prill takim me Presidentin Obama
Kryeministri Edi Rama më në fund do ta zhvillojë vizitën e shumë dëshiruar në Uashington, SHBA, ku do të takojë edhe presidentin Barack Obama.
Lajmin e ka konfirmuar një nga njerëzit më të afërt të Ramës, Taulant Balla.
Nga prokfili i tij në Facebook, deputeti Balla ka njoftuar:
“Me13-14 Prill, Kryeministri Edi Rama do të jetë në Shtëpinë e Bardhë për një takim zyrtar me Presidentin Barack Obama”,- shkruan Balla në Facebook, duke e shoqëruar edhe me një foto të Ramës e Obamës.
Shpëtim Gjika kujton faturat e shtrenjta që PS i paguante Kokëdhimës
Ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, është “prekur” nga përcaktimi që Koço Kokëdhima i bëri Partisë Socialiste, duke thënë se, ajo ekzistonte vetëm në letërnë qytetin brendetar.
Ai i kakujtuar çmimet e larta që kompania e billbordeve “2K”, i vinte socialistëve gjatë fushatave.
"Një problem kishim ne anëtarësia e PS-së së Vlorës në kohë fushatash! Nuk ta ulëm që nuk ta ulëm dot çmimin, që na vije për të paguar sloganet e Partisë Socialiste në billboard-et e kompanisë tënde",- i ka kujtuar ai Kokedhimës si rreagim ndaj akuzave të tij së PS e qytetit bregdetar nuk ekzistonte.
Vdekja e Kristi Mazes, nis online peticioni për dorëheqjen e Beqajt
“Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Bergamos në Itali, vogëlushi Kristi Maze, i cili ishte shtruar në këtë spital prej afro 2 muajsh për të kryer transplantin e mëlçisë.
Maze ndërroi jetë pas një operacioni që zgjati për afro 12 orë. Sipas mjekëve që asistuan në operacion, trupi i tij nuk e përballoi dot operacionin.
Kristi Maze u bë i njohur falë publikimit të rastit të tij në “Neës24” ku u mblodhën shumë fonde për ta çuar për kurim në Itali, pasi në Shqipëri ishte e pamundur që të bëhej një ndërhyrje e tillë.
Ai qëndroi për afro një vit në Pediatrinë e QSUT në neglizhencën totale të qeverisë ku deklaroi se rasti i tij nuk ishte urgjent dhe vetëm në muajin janar u bë e mundur që të mblidhen paratë dhe të transferohet në spitalin e Bergamos, ku fatkeqësisht nuk mund ti shpëtojë sëmundjes së rëndë, vonesa prej një viti pati pasoja.
Kristi dhe familja e tij vuajtën shumë. Reago sot për një ndryshim rrënjësor për shëndetin tënd.
Ne meritojmë me taksat tona kujdesin për shëndetin dhe jo për tenderat klientelistë”,- shkruhet në peticionin që ka nisur online me qëllim dorëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Këshilli bashkëpunimit Rajonal: Drejtësia, si kusht për integrimin në BE
83% e ballkansve thonë se ligji nuk zbatohet njëlloj për të gjithë. Forumi rajonal për Ligj dhe Drejtësi në Europën Juglindore, diskutoi sot në Sarajevë, të drejtë për një proces gjyqësor të ndershëm, për gjykata të pavarura.
Sekretari Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, (KBR) Goran Svilanoviç, tha se Këshilli njeh rolin kyç të shtetit të së drejtës për procesin e anëtarësimit të vendeve të rajonit në BE.
Duke cituar Ballkan Barometër që i referohet sondazhit të bërë së fundmi, rezulton se 78% e qytetarëve të rajonit nuk janë dakord ose nuk janë fare dakord që gjyqësori është i pavaruar nga ndikimi politik dhe për më tepër 83% e të anketuarve nuk janë dakord, ose nuk janë fare dakord me nocionin që ligji zbatohet njëlloj për të gjithë. Këto shifra- flasin shumë për “shtetin ligjor”,- tha Svilanovic.
Sekretari Përgjithshëm i KBR, theksoi se të dhënat e sondazhit flasin për një nevojë urgjente për të mbështetur gjyqësorin për pavarësi, integritet dhe kopetencë.
Këshilli Bashkëpunimit Rajonal, po bën pjesën e vet, tha Svilanovic, duke ngritu dhe mbështetur trainimin e institucioneve, shoqatave dhe ndërmjetësuesve, duke koordinuar projekte për ndërtimin e kapaciteteve në fushën e drejtësisë.
Në Forumin për ligj dhe drejtësi të vendeve të Ballkanit morën pjesë 130 përfaqësues nga gjykatat e larta, kushtetuese, këshillat gjyqësorë, drejtues të shkollave të magjistraturës, përfaqësues të shoqërisë civile dhe përfaqësues nga Gjykata Europiane e të drejtave të njeriut në Strasburg.
Foto: Çfarë do të ndodhte sikur të sulmohej SHBA-ja?
Çfarë do të ndodhte sikur Shtetet e Bashkuara të Amerikës të sulmoheshin nga pjesa tjetër e botës? Jo vetëm rivalët e saj tradicionalë, por dhe aleatët si, Mbretëria e Bashkuar, Franca apo dhe Koreja e Jugut?
Thënë shkurt – Amerika do t’i mposhte keqas ata. Sidomos, nëse SHBA-të do të mbroheshin nga territori i saj, raporton “Business Insider”.
Do'stlaringiz bilan baham: |