Në dosjen hetimore shkruhet:
Peterson pretendonte se shoqata e tij ECCO2, kishte pronësi intelektuale mbi kompaninë RVPlus dhe se kjo shoqatë vepronte nën autoritetin e Organizatës së Kombëve të Bashkuara, OKB-së.
Peterson pretendonte se ky status i tij nën ombrellën dhe garancitë e OKB-së i kishte mundësuar atij nënshkrimin e kontratave me disa qeveri, që në totalin e tyre arrinin vlerën e 100 miliardë dollarëve si mbështetje financiare për zhvillimin e projekteve nga shoqata e tij ECCO2.
Verifikimet zbuluan se shoqata ECCO2 nuk ka qenë asnjëherë një shoqatë e lidhur me OKB-në dhe gjithçka ishte një mashtrim.
Madje në tre raste OKB-ja i ka shkruar dhe paralajmëruar zyrtarisht shoqatën e Petersonit ECCO2 që të hiqte dorë nga pretendimet mashtruese sikur përfaqësonte OKB-në.
Peterson tashmë rrezikon 20 vite burg dhe një gjobë prej 5 milionë dollarësh për krimet e mashtrimit dhe të vjedhjes.
Nëpërmjet kësaj OJF-je dhe filialeve të saj Peterson kishte pretenduar dhe mashtruar duke u hequr si një sipërmarrës i suksesshëm që kishte lidhur kontrata disa qindra milionë dollarëshe me qeveritë e Nigerisë, Haitit, Liberisë etj.
E gjithë skema u zbulua nga FBI-ja, së cilës i rezultoi se Peterson vetëm spekulonte, mashtronte dhe vidhte.
Por disa kërkime të HashtagAL zbulojnë se të njëjtën skemë spekulative z.Peterson e ka aplikuar dhe në Shqipëri, ku pritës dhe partner kishte deputetin Koço Kokëdhima.
Peterson erdhi për herë të parë në Shqipëri në Dhjetorin e vitit 2013 i ftuar dhe i shoqëruar nga deputeti Kokëdhima. Më datën 23 Dhjetor 2013, OJF-ja e Petersonit lidhi një memorandum bashkëpunimi me Bashkinë e Fierit, pjesë e memorandumit ishin dhe tre OJF të tjera anonime.
Ish-kryebashkiaku i Fierit, Baftjar Zeqo, një mik i Kokëdhimës, e shpalli publikisht memorandumin e bashkëpunimit, por në njoftimet mediatike ndërkombëtare rezulton se ky memorandum i lidhur me Bashkinë e Fierit ishte shitur si një marrëveshje bashkëpunimi me qeverinë shqiptare.
Edhe agjencia Reuters e kishte shpallur në faqen e lajmeve-marketing nënshkrimin e këtij memorandumi. Nga ana tjetër, Kokëdhima më vonë shpalli nismën e tij për legalizimin e kanabisit mjekësor. Nisma u bazua mbi këtë memorandum të Bashkisë së Fierit sepse shoqata e Petersonit, e paraqiste këtë memorandum si një marrëveshje në parim me qeverinë shqiptare për ngritjen e biznesit të kanabisit mjekësor.
Kokëdhima i ofroi më vonë Petersonit dhe një shëtitje ekzotike në bregdetin shqiptar. Ai e prezantoi atë dhe me kryebashkiakun e Himarës Robert Goro. Ndërsa Petersoni shëtiste Rivierën shqiptare, mediat pranë Kokëdhimës i bënin jehonë planit të tij “largpamës” për të ndërtuar tregun dhe eksportet shqiptare të kanabisit mjekësor drejt Shteteve të Bashkuara.
Por ndonëse z.Peterson shfaqej thjesht si kryetar i një shoqate të dyshimtë, në mediat pranë Kokëdhimës ai prezantohej me një status pompoz. Këto media e shmangnin faktin që ai ishte një individ privat dhe nuk kishte asnjë valencë zyrtare.
Kulmi arriti gjatë një takimi mes Petersonit dhe kryetares së Bashkisë së Sarandës Florjana Koka më 8 Gusht 2015. Zonja Koka është një kryebashkiake nën ndikimin e Kokëdhimës, ndërsa gazeta “Shekulli” pranë Kokëdhimës, e paraqiste Petersonin si një senator amerikan, kur në fakt ai ishte thjesht kryetar i një OJF-je që tashmë po hetohet për mashtrim dhe vjedhje në SHBA.
Aq entuziaste u shfaq znj. Koka nga ky takim sa shprehu me një deklaratë dhe besimin e saj se ‘senatori’ Peterson do mundësonte sjelljen e 2 mijë turistëve amerikanë çdo vit. Peterson ishte pika e kontaktit në SHBA për nismës e Kokëdhimës me qëllim legalizimin e kanabisit mjekësor.
Kjo nismë pati shumë kundërshtime dhe ngriti shumë dyshime, ndonëse Kokëdhima e mbrojti në çdo dalje publike. Por sot rezulton se deputeti rilindës, e ka bazuar këtë nismë tek një partner personal amerikan që përpiqej ta shiste dhe si senator, por që në fakt FBI-ja e konstatoi thjesht si një mashtrues që kishte manipuluar dhe OKB-në por dhe disa kontrata me qeveritë afrikane me qëllim përfitimin e paligjshëm.
Rasti Peterson është shembulli konkret se si Kokëdhima ka vënë në dispozicionin e interesave të tij dy kryebashkiakë, Baftjar Zeqajn e Fierit dhe Florjana Kokën e Sarandës duke i bërë ata që të nënshkruanin marrëveshje dhe memorandume bashkëpunimi me një OJF mashtruese, me të cilën Kokëdhima kishte shpresë se do ndërtonte linjën e eksportit të kanabisit mjekësor./Marrë nga HashtagAlbania.com/
Video/ Korçari Vrenozi një mesazh tjetër Ramës: Mos pi mall, bëj ndonjë punë
Pakënaqësitë ndaj kryeministrit Rama herë shfaqen hapur në publik, por ka edhe raste si ky korçar i pakënaqur, i cili ka zgjedhur që përmes videove të shprehë pakënaqësinë, por dhe të bëjë ironi me kryeministrin Rama.
Prej kohësh tashmë Partia Socialiste ka nisur një tur nëpër Shqipëri, nga ku i uron mirëseardhjen anëtarëve të rinj të PS-së.
Tashmë po bëhen 3 vite nga qeverisja e së majtës dhe pavarësisht reformave, në popull është krijuar një pakënaqësi për shkak të papunësisë dhe masave të forta që kanë çuar në falimentimin e shumë bizneseve.
Përse Shqipëria s’mund t’i joshë turistët rusë
Operatorët turistikë shqiptarë kanë vendosur t’i kërkojnë qeverisë që t’i ndihmojë për të tërhequr turistët rusë. Televizioni “Russia Today”, thotë se duket që Shqipëria është e etur për ta shndërruar veten në një gjë të ngjashme me një “Turqi të re” për turistët rusë.
Në një intervistë për “RT”, Dmitry Gorin, nënkryetar i Operatorëve Turistikë Rusë, thotë se, tërheqja e turistëve rusë nga Shqipëria do të jetë mjaft e ndërlikuar, duke qenë se ata i kanë finalizuar tashmë planet për këtë sezon dhe se, vendi i vogël mysliman do të duhet të konkurrojë me Malin e Zi, Greqinë, Bullagarinë e Qipron, apo edhe vetë vendpushimet ruse në Detin e Zi.
Gorin shprehet se, para së gjithash, operatorët turistikë shqiptarë do të duhet t’i motivojnë turistët rusë për të vizituar Shiqpërinë, duke theksuar faktin se, mes Moskës e Tiranës nuk ka fluturime të drejpërdrejta dhe se një turist rus nuk mund të bëjë 8 orë udhëtim për të arritur në destinacion.
Po ashtu, thotë ai, rusët nuk duken të gatshëm për të paguar 20 mijë rubla (rreth 300 dollarë) për një biletë avioni, duke qartësuar se fluturimi i lodhshëm nuk është sigurisht problemi kryesor.
"Janë 230 hotele turistik në vend, që mund të strehojnë një total prej 8 000 personash, por mungojnë hotelet e stilit turk me gjithçka të përfshirë (all inlusive) që janë aq popullorë për turistët rusë",- thotë Gorin.
“Vendpushimet më piktoreske të Shqipërisë përfshijnë Sarandën, Dhërmiun, Himarën, Durrësin, Shëngjinin, Ksamilin dhe Vlorën, të vendosur në brigjet e Adriatikut dhe detit Jon. Në korrik, uji ngrohet në 26 gradë celsius; një dhomë dyshe në një hotel të vogël në Vlorë zakonisht kushton rreth 700 dollarë në javë, duke përfshirë edhe mëngjesin”,- shkruan RT.
Televizioni rus thekson se, vendpushimet shqiptare janë të njohur jashtë vendit për kosto të ulët (faturat e restoranteve shkojnë mesatarisht 10-15 dollarë) dhe për natyrën e virgjër, duke përmendur këtu plazhin e Ksamilit, që njihet botërisht. Sezoni veror në Shqipëri fillon në maj dhe zgjat deri në javën e parë të shtatorit.
Por Gorin vë në dukje rreziqet dhe problemet që lidhen me sigurinë. "Duke folur për sigurinë, ne mund të udhëhiqemi vetëm duke u bazuar në rekomandimet e Ministrisë së Jashtme ruse dhe Agjencisë Federale Turistike -Rostourism",- thotë ai.
Sipas Gorin, të hysh në tregun e turizmit rus është një perspektivë afatgjatë për Shqipërinë, e cila aktualisht pret rreth 4 milioën turistë në vit dhe nuk është përfshirë në listën e 50 destinacioneve të turistëve rusë./Sputnikneës/Lapsi.al/
Foto+Video: Angeline Jolie në Greqi, “bllokon” portin e Pireut
Aktorja hollivudiane Angeline Jolie, ka mbërritur sot në aeroportin ndërkombëtar të Athinës në orën 10:00 me orën lokale, për të parë nga afër gjendjen e refugjatëve të bllokuar në shtetin fqinj.
Sapo zbriti nga aeroplani, ajo shkoi të vizitonte refugjatët që ndodhen në portin e Pireut.
Prezenca e aktores së njohur shkaktoi rrëmujë në port, pasi refugjatët kërkonin me ngulm ta takonin.
Jo të paktë kanë qenë edhe grekët që kërkonin të bënin një fotografi me Jolie.
Meidat greke shkruajnë se, Angelie Jolie, do të vizitojë edhe kampet e refugjatëve në Selanik dhe në kufirin greko-maqedonas, Idomeni.
Përpjekja për rilindjen e qyteteve të vogla në Shqipëri ngjall debate
Qeveria shqiptare po shpenzon miliona euro për përmirësimin e infrastrukturës së qyteteve të vogla të lëna pas dore, por disa vënë në pyetje prioritetet.
Nga Fatjona Mejdini
Për shekuj, kalaja mesjetare në Tepelenë ishte një bastion i sunduesve lokalë në jug të Shqipërisë, duke ofruar pamje të shkëlqyer mbi lumin Vjosë dhe malin e Golikut.
Në këto dy dekadat e fundit, megjithatë, shumë banorë janë larguar në Tepelena dhe nga qytete të tjera në rajonet e Shqipërisë dhe janë zhvendosur në Tiranë dhe qytete të tjera të mëdha në kërkim të vendeve të punës dhe mundësive të jetës.
Qendrat e vjetra historike si dhe qytetet industriale dhe minerare e kanë humbur shkëlqimin dhe infrastruktura e tyre është lënë pas dore.
Tani Tepelena dhe disa qytete e fshatra të tjera po rigjallërohen dhe infrastruktura e tyre po rindërtohet si pjesë e programit të “Rilindjes Urbane”, drejtuar nga qeveria e qendrës së majtë udhëhequr nga Edi Rama.
“Ne duam të përçojmë mesazhin se ata [qytetarët] mund të jetojnë po aq mirë në zona të vogla urbane”,- i tha BIRN Alfred Dalipi, Zv.ministër për zhvillimin urban dhe kreu i sekretariatit të përzgjedhjes së projekteve të infrastrukturës bashkiake.
“Duke rindërtuar infrastrukturën në qytete të vogla ne mund t’i japim bizneseve vendore një shans zhvillimi dhe njerëzit nuk do të ketë arsye për të braktisur qytetet e vendlindjes”,- shtoi ai.
Programi filloi dy vite më parë dhe qeveria ka ofruar dhjetëra miliona euro për këtë qëllim përmes Fondit për Zhvillim Rajonal.
Tepelena ishte një nga qytetet e para të vogla që përfitoi. Rivitalizimi i saj filloi dy vite më parë dhe qyteti tani ka një shesh kryesor të rikonstruktuar dhe një park të vogël, ndërsa ndërtesat përreth kanë fasada të reja dhe rrugët ndriçim të ri.
Ndërkohë, qytete të tjera më të vogla me 5,000 deri në 10,000 banorë kanë marrë gjithashtu para për të rinovuar sheshet, bulevardet dhe rrugët e tyre. Rrugët në zonat urbane po financohen nga një pjesë tjetër e Fondit për Zhvillimin Rajonal.
Të 61 bashkitë mund të aplikojnë për projekte infrastrukture disa herë gjatë një viti. Aplikimet vlerësohen dhe përzgjidhen nga Komiteti për Zhvillimin Rajonal, që drejtohet nga kryeministri dhe përfshin të gjithë anëtarët e qeverisë dhe katër anëtar të shoqatave të qeverisë vendore.
Qeveria ofroi 88 milionë euro në vitin 2014 dhe 87 milionë euro në 2015 për zhvillimin rajonal dhe thuajse gjysma e kësaj sasie u përdor gjithashtu për rilindjen urbane të qyteteve të vogla. Pas raundit të parë të aplikimeve në vitin 2016, qeveria ka ofruar 28 milionë euro për zhvillimin rajonal.
Rilindje Urbane apo thjesht dekorim:
Në zgjedhjet e fundit vendore në qershor 2015, kandidatët e koalicionit qeverisës morën kontrollin e 45 nga 61 bashkive, 15 bashki qeverisen nga partitë opozitare dhe një nga një partie e minoritetit grek.
Lidhja Shqiptare e Bashkive, që prezanton 15 bashkitë e drejtuara nga kryebashkiakë opozitarë, vë në pyetje dispozitat kyçe të programit të rilindjes.
Agron Haxhimali, drejtor i Lidhjes, tha se programi i Rilindjes Urbane ishte një shembull i prioriteteve të gabuara.
Ai e akuzoi qeverinë se ka humbur dhjetëra milionë euro në fasada dhe dekorime ndërsa ka dështuar t’i ofrojë qytetarëve atë për të cilën kanë më tepër nevojë – rrugë më të mira dhe lidhje hekurudhore mes fshatrave, kryeqytetit dhe qendrave të tjera të mëdha, që do t’i sillnin mundësitë e punësimit në pjesë të tjera të Shqipërisë në vend të qyteteve të mëdha.
“Miliona euro po shpenzohen për dekorim të qendrave të vogla të qyteteve, që nuk mund të rigjallërojnë bizneset apo të sjellin ndonjë të re te komunitetet që jetojnë atje”,- tha ai.
“Ajo që bashkitë kanë nevojë është integrimi i zonave rurale me ato urbane. Qeveria nuk duhet të harrojë se 55 për qind e shqiptarëve jetojnë në zona rurale”,- tha për BIRN Haxhimali.
Lidhja gjithashtu e akuzon qeverinë se ka qenë disi politike në procesin e përzgjedhjes dhe në mbështetjen e bashkive që qeverisen nga Partia Socialiste krahasuar me ato të opozitës.
“Shpërndarja e fondeve nuk është e drejtë dhe diskriminon bashkitë e opozitës”,- tha në një deklaratë javën e shkuar Lidhja.
“Ne duam që kryeministri të rishqyrtojë projektet bashkiake sipas kritereve teknike, jo atyre politike”,- shtoi Lidhja.
Lidhja iu referua fondeve të fundit, të dhëna më herët këtë muaj, ku vetëm tre nga 45 projektet infrastrukturore të miratuara ishin të bashkive opozitare.
Alfred Dalipi, mohon të ketë pasur paragjykim politik në shpërndarjen e fondeve.
“Ne i japim shtetasve shqiptarë të njëjtat mundësi pavarësisht se ku jetojnë apo për kë votojnë”,- tha ai për BIRN.
“Mund t’ju siguroj se kur programi të ketë përfunduar nuk do të ketë asnjë qendër urbane që nuk ka marrë fondet për përmirësimin e infrastrukturës”,- shtoi ai.
Përveç kryebashkiakëve opozitarë, arkitektët dhe ekspertët urbanë bëjnë thirrje për kujdes më të madh dhe transparencë mbi zbatimin e projekteve.
Ledian Bregasi, kreu i Unionit të Arkitektëve dhe Planifikuesve Urbanë Shqiptarë i tha BIRN se organizata i tij nuk është dakord me mënyrën se si bashkitë i përzgjedhin arkitektët për të përgatitur planet arkitekturore dhe urbane.
Në vend që t’ia japin projektet studiove përmes procedurave rutinë të prokurimit, ata duhet ta bëjnë përmes konkurrimeve të hapura që të inkurajojnë debat publik rreth çdo qyteti të rikonstruktuar, tha ai.
“Po humbet mundësia të organizohen konkurrime arkitekturore për secilin projekt dhe për të hapur një diskutim të gjerë për to,” tha ai. “Projekte të tilla transformuese duhet të përmirësojnë ndjesinë, përfshirjen dhe jetën kulturore të qyteteve”,- shtoi ai.
Bregasi thotë se shumë projekte kanë rënë në duart e pak arkitektëve dhe studiove të mëdha pa i dhënë një mundësi të voglave të konkurrojnë me ide të mira.
“Ky është gjithashtu një shans i humbur për disa studio të vogla dhe të mesme arkitekturore vendase që mund të kishin shtuar kapacitetet dhe nivelet ndërsa punonin për këto projekte”,- përfundoi ai./BIRN/
Video: Identifikohet grabitësi i taksistit, një polic që vjedh qytetarët
Pak orë pas ngjarjes është identifikuar personi i dyshuar si grabitës i taksixhiut në Tiranë.
Ai është Eduart Budini nga Këlcyra, ndërsa mësohet se ai është punonjës policie roje në repartin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Dragot të Përmetit.
Në të dhënat e profilit të tij në Facebook, ai shkruan se ka mbaruar studimet për Akademinë e Policisë.
Mësohet se, aktualisht ai është shoqëruar nga Policia e Gjirokastrës dhe po merret në pyetje. Më herët gjatë ditës policia publikoi videon e grabitjes dhe kërkonte ndihmën e qytetarëve për identifikimin e këtij personi.
Shihni edhe njëherë pamjet.
Ben Blushi boton librin e ri “Letër një socialisti”
Ben Blushi nxjerr sot në treg librin e tij të ri. E ka titulluar “Letër një socialisti”. Ashtu siç mund të kuptohet edhe nga titulli, deputeti trajton në këtë botim të ri zhvillimet e fundit në Partinë Socialiste.
Janë 10 letra për socialistët, mes të cilave, disa shpjegojnë se çfarë është Rilindja dhe se si u kalb ajo si doktrinë.
Si i futi rama njërëzit e Rilindjes me precedentë penalë në PS-ë, apo se si mori edhe njerëz të PD-së dhe i kandidoi në emër të “Rilindjes”.
Si është shkelur statuti dhe kushtetuta e funksionimit të PS-së, për të cilën deputeti dhe shkrimtari është shprehur më parë se ka rezultuar të jetë vetëm një “ambalazh” dhe vetëm kasta qeverisëse e jo Partia Socialiste.
Për Blushin, Rilindja e përdori PS-në për të marrë pushtetin; ajo ka në brendi të saj “rilindasit krenaristë dhe rilindasit kanabistë”.
Ai ka përfshirë në librin e ri edhe 10 propozime ekonomike të cilat dalin për herë të parë dhe lidhen me rritjen e pagave, dyfishimin e ndihmës ekonomike, rritjen e konsumit dhe prodhimit, taksë progresive reale, si dhe propozimin se duhet të gjenerohen disa miliardë euro investime për tre katër vitet në vijim.
Libri “Letër një socialisti” del nesër në libraritë e Tiranës dhe ai është një akt politik apo një manifest i Ben Blushit para kongresit të PS-së që mbëhet këtë fundjavë.
Meta me investitorët maqedonas: Ekonomitë tona, komplementare
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti në takim një grup përfaqësuesish të Zyrës Ndërkombëtare të Investitorëve Maqedoni-Shqipëri-Kosovë. Gjatë bashkëbisedimit me komunitetit e biznesit maqedonas, Meta tha se, gjithçka që mund të bëjë Kuvendi, Qeveria dhe komuniteti i biznesit për rritjen e shkëmbimeve tregtare midis dy vendeve, është jo vetëm në interesin e biznesit, por mbi të gjitha të ekonomive të vendeve tona dhe qytetarëve tanë.
Kryetari i Kuvendit theksoi se për shkak të globalizimit, konkurrenca ka kaluar nga niveli kombëtar në rajonal dhe se shmangia e shumë barrierave na ndihmon që të krijojmë një ekonomi të përbashkët rajonale për të qenë konkurrues në tregjet globale.
Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit deklaroi se rritja e shkëmbimeve dhe bashkëpunimi ndihmon vendet tona të përfarojnë standardet dhe legjislacionin me normat dhe standardet e BE-së.
“Në këto periudha të mbushura me sfida që vijnë edhe për shkak të globalizimit, është e rëndësishme të kuptojmë që nuk konkurrojmë më me njëri-tjetrin, pra ekonomi kombëtare me ekonomi kombëtare apo ekonomi lokale me ekonomi lokale, por konkurrohet në nivel rajonal, kështu që rritja e shkëmbimeve me njëri-tjetrin, bashkëpunimi me njëri-tjetrin, respektimi i rregullave të cilat na ndihmojnë të përafrojmë standardet dhe legjislacionin tonë me atë të BE-së, heqja edhe shmangia e shumë barrierave të panevojshme na ndihmon që të krijojmë një ekonomi të përbashkët rajonale, e cila të ketë mundësi të konkurrojë dhe jo vetëm të tërheqë investime të huaja në mënyrë të suksesshme, por edhe të eksportojë, çka është shumë e rëndësishme”,- vijoi Meta.
Më tej, Kryetari i Kuvendit shkëmbeu mendime edhe për situatën politike në vendin fqinj, teksa shprehu besimin se zgjedhjet e 5 qershorit do të jenë një mundësi e mirë për të rikthyer besimin mes palëve dhe stabilitetin e të gjitha institucioneve, që do të dalin nga votat e qytetarëve të Maqedonisë.
“Ne gjithashtu jemi të interesuar për stabilitetin e Maqedonisë dhe shpresojmë që zgjedhjet e 5 qershorit të jenë një mundësi shumë e mirë për t’i dhënë fund gjithë kontestimeve të deritanishme dhe për të stabilizuar të gjithë institucionet që do të dalin nga vota e qytetarëve në Maqedoni, që nga Kuvendi, qeveria e kështu me radhë.
Sepse kjo është shumë e rëndësishme për vetë imazhin e Maqedonisë dhe të rajonit tonë, dhe mbi të gjitha shpresojmë që zgjidhja dhe përfundimi i kësaj krize të ndihmojë edhe për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, si edhe për avancimin e proceseve integruese.
Kjo se është në interesin e Maqedonisë, është në interesin tonë dhe të gjithë rajonit, dhe gjithashtu besoj se është edhe në interesin e shqiptarëve të Maqedonisë, të drejtat e të cilëve për ne mund të njohin progres vetëm përmes hapave të mëtejshëm integrues dhe modernizues të këtij shteti”,- shtoi Ilir Meta.
Sakaq, Kryetari i Kuvendit vlerësoi eksperiencën e Maqedonisë në fushën e bujqërisë e ushqimit dhe theksoi se Shqipëria mund të mësojë shumë nga kjo përvojë e vyer për zhvillimin e kësaj industrie.
“Ne mund të mësojmë nga eksperienca e Maqedonisë. Dhe unë këtë jua them të gjithëve, sidomos për zhvillimin e bujqësisë, për zhvillimin e industrisë së agro-përpunimit, ushqimit, etj. Sidomos në fushën e këtij biznesi, Maqedonia është një shkollë shumë e mirë për të gjithë ata që duan të merren me këtë aktivitet”,- tha Meta.
Gjatë këtij takimi u shkëmbyen mendime dhe ide për një bashkëpunim sa më të mirë mes dy vendeve në fushën e biznesit dhe se çfarë mund të bëhet më shumë për rritjen e shkëmbimeve tregtare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Meta pret Ahmetin, bën thirrje për klimë bashkëpunuese në Kosovë
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin, me të cilin bisedoi rreth bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës në nivel vendor si dhe mbi zhvillimet e fundit në rajon.
Meta shprehu mbështetjen e tij për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe, duke u ndalur tek rëndësia e forcimit të bashkëpunimit mes Bashkisë së Tiranës dhe Komunës së Prishtinës.
Meta u shpreh se Shqipëria mbështet progresin social dhe ekonomik, si dhe forcimin e jetës institucionale e demokratike të Kosovës, duke nënvizuar rëndësinë e një klime sa më bashkëpunuese e konstruktive politike në interes të mirëqenies së qytetarëve dhe të integrimit euro-atlantik të vendit./TCh/
Arrestohet dhe i ndalohet qëndrimi në Kosovë Boiken Abazit. Asnjë reagim nga Shqipëria
Sekretari i Marrëdhënieve me Jashtë në Lëvizjen Vetëvendososje, Boiken Abazi, është arrestuar sot në Prishtinë nga policë civilë, të cilët nuk kanë paraqitur asnjë fletëarresi apo urdhër zyrtar të Prokurorisë.
Abazai është shtetas i Republikës së Shqipërisë, por që prej kohësh është i angazhuar me Vetëvendosjen në Kosovë.
Skandali thellohet më tej, pasi policia i ka thënë se për 2 vjet i ndalohet qëndrimi në Kosovë.
Gjithçka pa asnjë akuzë konkrete dhe pa një proces gjyqësor.
Ndërkohë që nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, apo ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.
Lëvizja Vetëvendosje ka shpërndarë edhe një video të momentit të arrestimit të Abazit.
Foto/ Ironia: Policia, 2 mln lekë shpërblim për... policin hajdut
Me publikimin e videos të grabitjes së taksistit, policia e Tiranës njoftonte gjithashtu se kishte vënë në dispozicion edhe një shpërblim prej 200 mijë lekësh, për këdo që do të jepte informacion për identifikimin e grabitësit.
Por çështja bëhet qesharakae kur mësohet se, grabitësi në fakt ishte për vete një punonjës policie.
Polici Eduart Budini, është grabitësi i taksistit në Tiranë.
Nga profili i tij në Facebook gjen disa foto ku ai shihet me uniformë policie. Po kështu ka edhe foto me uniformë ushtarake gjatë shërbimit në repartin e Zall Herit në Tiranë.
Video e grabitjes së taksistit u publikua sot nga policia, e cila kërkonte ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tij.
Pak orë pasi video u bë virale, lexuesit online bënë identifikimin e grabitësit që ishte punonjës policie në repartin e FNSH-së në Dragot të Këlcyrës, ndërkohë që mësohet se policia e Gjirokastrës ka bërë shoqërimin e tij.
Basha në SHBA: Shqiptarët para një grupi oligarkësh grabitës
Kryetari i Partisë Demokratike i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka pasur sot takime me kongresmenë dhe Këshillin e Atlantikut të Veriut.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar sot takime me kongresmenë në Këshillin e Atlantikut të Veriut në SHBA.
Në takimin e konceptuar si seancë degjimore, Basha e ka konsideruar të paprecedent për një vend demokratik dhe aq më tepër një vend anëtare të NATO-s që në Parlament të ulen njerëz me rekorde kriminale, të dënuar për trafik të qenieve njerëzore, trafik droge, plagosje me dashje, siç ka ndodhur në Shqipëri me bekimin e kryeministrit, thuhet në një njoftim për shtyp të shpërndarë nga zyra e PD-së.
Basha theksoi se, sot në Shqipëri ka një përballje jo mes socialistëve dhe demokratëve por mes shumicës dërrmuese të qytetarëve nga njëra anë dhe një grushti oligarkësh të cilët kanë futur në duart e tyre pasuritë publike, paratë e qytetarëve dhe janë të vetmit përfitues të tenderave dhe koncesioneve.
Ky grup oligarkësh që kontrollon pasuritë e Shqipërisë do të kërkojë me çdo kusht të deformojë vullnetin e zgjedhësve, siç bëri në 2015-ën duke blerë vota, kërcënuar votuesit.
Një hap i rëndësishëm në këtë drejtim, është implementimi i ligjit të dekriminalizimit, tha Basha.
Kreu i opozitës ndodhet në Ëashington për një vizitë zyrtare pesë ditore. Ai shoqërohet në këtë vizitë nga Jorida Tabaku, Eduard Selami, Gent Strazimir dhe Fatmir Media. Në fokus të takimeve pritet të jetë edhe çështja e reformës në drejtësi.
Refugjatët, Tahiri: Në asnjë rast s'kemi ndërmend të hapim kufijtë
Njësoj si kryeminsitri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka përsëritur sot se, Shqipëria nuk do t’i hapë kufijtë për emigrantët, por është në pritje të një zgjidhje në nivel europian.
Sipas ministrit të Brendshëm, situata për momentin është e qetë.
Javën e ardhshme pritet që në Tiranë të mbërrijë ministri i Brendshëm i Italisë, Angelino Alfano, për të diskutuar me palën shqiptare, për një reagim të përbashkët në rast të një fluksi masiv të emigrantëve.
Ndërkohë që të premten vjen në Tiranë po për të njëjtën çështje edhe Komisioneri Europian i Migrimit, Dimitris Avramopoulos.
Më herët, në një intervistë për “AFP”, ministri Tahiri kishte deklaruar se, “Shqipëria është në pritje të një vendimi të përgjithshëm në nivel europian për përballimin e krizës, por në asnjë rast nuk ka ndërmend të hapë kufijtë për emigrantët”.
Më tej, ai theksoi se, "tani për tani, situata është e qetë". Ministri informoi se, Shqipëria kërkon ndihmën e Italisë për kontrollin kufitar, në mënyrë që të parandalojë vërshimin drejt saj të emigrantëve të dëshpëruar për të arritur Europën Veriore.
Ministri i Brendshëm u shpreh se Shqipëria ka pasur relativisht pak emigrantë që kanë kaluar kufijtë e saj në rrugëtimin nga Greqia në Gjermani dhe Suedi.
Por ajo i druhet një fluksi pasi Maqedonia ua mbylli kufirin emigrantëve që vijnë nga Greqia.
“KURUM” kërkon zyrtarisht falimentin, gjykata nis procedurat
Në raportin zyrtar të vitit 2014, grupi “KURUM” e cilësonte Shqipërinë si pikën më strategjike për investimet e tij jashtë Turqisë.
“Rëndësia strategjike dhe tregtare e Shqipërisë, si një treg i synuar nga KURUM për investimet e huaja në Europën Juglindore, vazhdon të rritet”.
Vetëm 8 muaj pas kësaj deklarate, kompania dorëzoi në gjykatë kërkesën për shpalljen e falimentit dhe riorganizimin e saj. Vendimi ka qenë i papritur, jo vetëm për punonjësit, por edhe vet autoritetet.
“KURUM” është një nga shoqëritë më të mëdha në Shqipëri. Në vitin 2014, kompania deklaroi 195 milionë euro të ardhura, duke qenë prodhuesi më i madh i çelikut në Ballkan dhe nga eksportuesit më të mëdhenj në Shqipëri.
Por vitin e kaluar, veçanërisht në gjashtëmujorin e dytë, “KURUM” nisi të shkurtonte staf me ritme të shpejta dhe, nga 700 punonjës, e reduktoi organikën në më pak se 200 vetë.
Kërkesa për shpallje falimenti dhe riorganizim, përveç se një goditje për industrinë metalurgjike dhe eksportet, prek edhe sektorin financiar.
Në bilancin e vitit 2014, kompania raporton se ka mbi 110 milionë euro kredi në banka. Ndonëse pjesa më e madhe e tyre janë kredi të marra nga bankat ndërkombëtare të zhvillimit, si BERZH apo IFC, një pjesë tjetër vjen nga bankat vendase.
Gjykata e Tiranës ka nisur shqyrtimin e kërkesës së “KURUM” për faliment dhe riorganizim.
Vendimi pritet gjatë ditëve në vijim, por e sigurtë është se Shqipëria nuk do të jetë më prodhuesi kryesor i çelikut në rajon. Shkak është konkurrenca e ashpër nga Kina, e cila prodhon çelik me kosto më të ulët./TCh/
Aeroport i ri i Sarandës “ndërtohet” me letra
Teksa qeveria është në negociata me “Tirana International Airport” për heqjen e ekskluzivitetit të fluturimeve ndërkombëtare nga Rinasi, duket se në Shqipëri po mbërrin një aeroport i ri. Në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit është regjistruar një kompani e re e quajtur Saranda International Airport.
Kompania zotërohet në masën 34% nga një shtetas me emrin Donald Shena, ndërsa 66% e aksioneve të saj i përkasin një shoqërie me emrin American Capital Group.
Në dokumentin e regjistrimit të kompanisë saktësohet se objekti i saj do të jenë shërbimet aeroportuale “Objekti i kompanisë është kryerja e shërbimeve aeroportuale, përpunimi i avionëve, shërbimi i pasagjerëve, bagazheve dhe mallrave, bar-restorante të tjera në funksion të objektit”, thuhet në dokument.
Prej vitit 2001 që kur qeveria e Fatos Nanos nënshkroi marrëveshjen e konçesionit të Rinasit, në Shqipëri fluturimet ndërkombëtare kanë qenë monopol i këtij aeroporti.
Pas 15 vitesh operimi, duket se më në fund kompania gjermane, që administron aeroportin e Rinasit ka ka pranuar të lëshojë monopolin e fluturimeve ndërkombëtare duke i hapur kështu rrugën ndërtimit të aeroporteve të tjera në vend.
Gjermani: Vritet nusja ditën e dasmës, refuzoi kushëririn
Një ngjarje mjaft tragjike ka ndodhur në Gjermani, pasi një 21-vjeçare kurde është vrarë ditën e martesës pasi refuzoi të martohej me kushëririn e saj Sefin.
Ky i fundit është pikërisht edhe i dyshuari kryesor për vrasjen.
Policia e Hanoverit ka nxjerrë një mandat arresti për të. Babai i vajzës ka hedhur në rrjetet sociale një foto të vajzës së vrarë pikërisht ditën e martesës.
Beogradi kërcënon Kosovën: Trepça është serbe, s’do të luaj askush
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç ka deklaruar sot se kombinati Trepça është pronë serbe dhe se Beogradi, sipas tij, nuk do të lejojë askënd që të luaj me këtë pronë.
“Çdo përpjekje që Trepça të merret në mënyrë të jashtëligjshme, do të nënkuptonte shkelje e të drejtave”,- ka thënë Gjuriç.
Ai ka shtuar se çështjet rreth pronësisë do të duhet të zgjidhen përmes formave civilizuese, dhe jo përmes kërcënimeve apo mbledhjeve qeveritare që u shërbejnë vetëm për nevoja të brendshme politike.
Dje në një mbledhje të Qeverisë së Kosovës, është propozuar krijimi i një komisioni ndërministror, i cili do të merret me çështjen e Trepçës.
Gjuriç përmes një reagimi, ka thënë se qeveria në Kosovës është e vetëdijshme se Qeveria e Serbisë i ka të gjitha dokumentet që dëshmojnë pronësinë e Serbisë.
Video: Zbardhet biseda mes policit grabitës dhe taksistit
Pak orë pasi Policia e Tiranës kërkoi ndihmën e qytetarëve për identifikimin e këtij personi, i cili, grabiti një taksist duke e kërcenuar me një pistoletë, ai u arrestua.
Është Eduard Budini, 30 vjeç nga Përmeti, punonjës i forcave të ndërhyrjes së shpejtë, në repartin e Dragotit, ky që po shihni ne kete foto.
E gjithe ngjarja është regjistruar nga kamera e sigurisë që ndodhej brenda në taksi.
Ajo ka ndodhur në oren 11.39 minuta të dates 9 nëntor të vitit 2015 në zonën e Yzberishtit, në rrugën “Tre Dëshmorët”.
Në një moment, pasagjeri, i kërkon shoferit të taksisë edhe unazë, të cilen ai refuzon t’ia jape. Edhe pse nën kërcenimin e pistoletës ai rrezikon dhe e drejton makinën drejt një grupi njerëzish. I frikësuar se mund të kapej, grabitësi tërhiqet. E fut pistoletën në brez dhe largohet nga taksia.
Policia kishte vendosur një shpërblim prej 200 mijë lekësh për personat që do të ndihmonin në identifikimin e tij.
Do'stlaringiz bilan baham: |