Vangjush Dako: Doja të bëja një ndërhyrje, neni 92 i statutit e ka shprehur shumë qartë se statuti i 2011s është shfuqizuar. Pak më parë ne të gjithë, me tri vota kundër, e miratuam statutin dhe për mua ai është i miratuar. Për mua fjala e kryetarit që të bëjmë referendum më duket se kërkon t’i bëjë qejfin Ben Blushit, por nuk do të thotë se do të bëjmë referendum. Statuti nuk e përmban që të bëjmë referendum. Nëse duam të largojmë kryetarin, i jepet e gjithë mundësia Grupit Parlamentar, anëtarësia e partisë, për ta shkarkuar kryetarin, por jo Ben Blushi për ta shkarkuar. Ne nuk mund të vazhdojmë të merremi me statutin se do Ben Blushi të bëhet Kryeministër. Kemi gjithë këtë kohë që merremi me statutin, dhe nuk të bën statuti Kryeministër, por është vota e popullit.
Blendi Klosi: Ka ndonjë tjetër që do të flasë? Nuk ka, mbyllet dhe ky diskutim.
Edi Rama: Këtu bëhet një muhabet i kotë. Pse? Për një arsye shumë të thjeshtë: janë disa vetë që thonë se duhet bërë kështu, pse ne e gjykojmë kështu. Është e drejta e tyre. Por ka 1 mijë të tjerë që thonë jo, sepse ne e gjykojmë kështu. Kush e ndan këtë punë? Është e pavërtetë që Kryeministrin e Britanisë partia e fut në zgjedhje. Kryeministrin e Britanisë partia e heq kur Grupi Parlamentar apo kongresi vendos dhe në statutin e ri këtë mundësi partia e ka.
Nëse 51% e këtij kongresi mendon se kryetari i partisë duhet të ndërrohet, pavarësisht se është Kryeministër, ata e fusin në zgjedhje. Është absolutisht e pavërtetë se modeli i vetëm është modeli gjerman. Në modelin gjerman, kryetari i partisë zgjidhej si te ne para se të fusnim parimin një anëtar një votë. Injoranca nuk mund të jetë argument! (duartrokitje). Nëse për sa u takon pak personave këtu, është fjala për një person, më vjen keq, por duhet të durojë, sepse nëse ata e kanë me personin, unë s’e kam fare për personin. E kam për parimin dhe për çështjen. Dhe deri sot unë e shoh këtë si një çështje, jo si një betejë personale, nga ana ime. Kjo çështje kërkon, sipas meje, për të respektuar, ata të cilët thonë: Ka diçka që s’shkon që ne të marrim një mendim më të gjerë. Nëse kjo parti do të ishte sot e privatizuar, pronari do ta kishte mbyllur kongresin. Por kjo parti, jo vetëm që nuk është e privatizuar, por është partia e çdo socialisti dhe socialisteje dhe i takon çdo socialisti dhe socialisteje të vendosë dhe për një arsye tjetër, miqtë e mi. Për të mos lejuar që në këtë parti, alibitë mbi statutin të bëhen flamur për të rrëzuar qeverinë e Partisë Socialiste. Kjo nuk mundet të pranohet. Atëherë ta mbyllim këtë debat midis nesh, sepse nuk e zgjidhim dot midis nesh. Jemi 1 mijë veta që themi kështu, janë 10 veta që thonë ashtu, nuk ka rëndësi. T’i respektojmë këta 10 veta dhe të respektojmë PSnë, ku asnjë person, qoftë edhe në gabim, nuk duhet të ndihet i nëpërkëmbur dhe i padëgjuar, po i duhet dhënë mundësia që të korrigjohet dhe që të gjejë rrugën për të kuptuar se mund të jetë gabim, mund të jetë dhe shumë gabim e mund të jetë në kohë për të mos shkuar në një gabim që pastaj bëhet një faj, që nuk falet më brenda Partisë Socialiste. Referendum, ju lutem votën.
Gramoz Ruçi: Të shpreh edhe unë nja dy mendime se sikur u personalizua çështja mes Ben Blushit dhe kryetarit të partisë. Kemi kohë që diskutojmë për çështjen e mandatit të kryetarit. Për mua problemi nuk është statutor, po politik dhe duhet t’i japim përgjigje edhe politike, edhe statutore. S’duhet ta marrim statutin si një pikë të vetme, por duhet ta lexojmë të gjithë nenin. Unë e kam kërkuar që atëherë që të bëheshin zgjedhje, askush nuk e mbështeti, dhe pse ishte formale, sepse ky njeri sapo kishte marrë votat e qytetarëve në zgjedhje. Ne jemi votuar që kryetari është automatikisht Kryeministër dhe këtu vëmë në diskutim legjitimitetin e Kryeministrit dhe forcës sonë politike. Statuti na jep mundësi që të diskutojmë legjitimitetin e mandatit përmes mocionit të mosbesimit nga 1/3 e anëtarëve, nga asambleja dhe delegatët. Por nuk kemi asnjë kërkesë për mocion mosbesimi. Nuk ka.
Ben Blushi: Edi Rama ka mandat të skaduar.
Gramoz Ruçi: Të lutem Blush, më dëgjo. Jo, nuk i ka skaduar mandati, sepse në 2013 në krah të tij ti dhe unë, me këtë program, me këtë emër, kërkuam që kjo parti të vijë në pushtet dhe ky njeri të bëhet Kryeministër. (Duartrokitje) Kjo parti ka dhe Grup Parlamentar dhe mundet aty që pasi të kemi gjetur një emër tjetër, të shkarkojmë Edi Ramën dhe të votojmë tjetrin. Por nuk ka një kërkesë të tillë.
Edi Rama: Më fal se do rrosh më shumë se unë, se ma more fjalën që doja të thosha. Mbase ka dhe një rrugë tjetër statutore, por me këtë rast vëmë dhe një kapak mbi këtë pjesën tjetër, si po qeverisim, si s’po qeverisim etj.: mocionin e besimit, që i bie ta kërkoj unë. Por unë jam i prirur të them që në këtë rast e gjithë kjo është një farsë dhe kësaj farse duhet t’i japë fund anëtarësia. Këtë di unë. (Duartrokitje)
Gramoz Ruçi: Që ta mbyll çështjen. Pra, në rastin është ose jo statutore, kur nuk ka kërkesa për mocione, unë e përgëzoj edhe këtë diskutim që është hapur. Le të vijmë te çështja e referendumit. Neni 45 thotë që referendumet bëhen për probleme statutore, problemore etj. Meqenëse kemi lexime të ndryshme, unë për këtë nen kërkoj referendum në parti.
Ben Blushi: Cila është kërkesa për referendum?
Gramoz Ruçi: Të lutem Blush, të respektoj, por mos bëj zhurmuesin. E thotë neni i statutit për referendumet, jo ky statuti që miratojmë, por ky që kemi. Për mua kjo çështje duhet hedhur në votë. Kush është dakord që të shkojmë në referendum për të interpretuar një çështje të statutit, nëse duhet bërë zgjedhje ose jo për kryetarin? Pyetja është: Duhen apo s’duhen bërë zgjedhje për kryetar partie?
Fatmir Xhafaj: E ke gabim nga fillimi e deri në fund! Një gabim s’mund të zgjidhej me një gabim tjetër. Kolegu Blushi kishte shumë të drejtë që trajtoi çështjen e funksionimit të zgjedhjeve, por nuk ka asnjë të drejtë nga dita e sotme. Sot kemi miratuar një statut.
Ben Blushi: Është votuar vetëm në parim.
Fatmir Xhafaj: Nëse është votuar në parim, duhet votuar në tërësi. Por nga sot ka hyrë në fuqi statuti i ri dhe ne nuk mund të bëjmë një proces mbi një ligj që është shfuqizuar (duartrokitje), ashtu siç është e gabuar ideja e referendumit. Unë do votoj kundër mbajtjes së referendumit, sepse nga sot përgjigjen e mandatit të kryetarit e ka dhënë kongresi. Nëse duam t’ia bëjmë qejfin kryetarit, hajde t’ia bëjmë, nëse duam t’ia bëjmë qejfin Ben Blushit, hajde t’ia bëjmë, por nga sot kemi statutin e ri.
Ben Blushi: Akoma ne nuk e dimë se kush është pyetja. Është referendum i parë në botë që bëhet pa një pyetje dhe Edi Rama, përveçse vendosi të garojë përballë vetes, duke shmangur të garojë me referendum kandidatët, e konsideroi veten çështje. Është i pari njeri në botë që vuri shenjën e barazimit mes vetes dhe një pyetjeje. Është një mënyrë amatore, e qëllimtë për ta kthyer partinë në një trung partie. Referendumet nuk zëvendësojnë zgjedhjet. Nuk mund ta pranoj këtë mënyrë të eliminimit të kandidatëve. Unë referendumin e quaj një nul. Ky nuk mund t’i japë fuqi një njeriu, por një çështjeje.
Edi Rama: Nëse anëtarësia do të kërkojë zgjedhje për kryetar, do bëjmë zgjedhje. Nëse anëtarësia do të konfirmojë vendimin e kahershëm dhe të sotëm për të mos bërë zgjedhjet pasi janë pakuptimta, çështja është e mbyllur për sa na takon, mbase jo për ata që kanë alibi. Ky është një shembull i mënyrës se si PS arrin t’i shtrijë kufijtë e përpjekjes për durim përtej çdolloj limiti dhe besoj se kemi bërë diçka të mirë për të respektuar një moment, që e dini të gjithë, që është një alibi false. Rebelët çmohen, por nga ana tjetër, PS është një parti që ka vepruar menjëherë kur rebelimi ka shkuar përtej parimeve dhe vlerave të përbashkëta dhe jashtë horizontit të qëllimit tonë të përbashkët. Shpresoj që ky të mos jetë rasti dhe nuk do të doja të ishte rasti.
Fundi i “Call Center”, rrezikohen mijëra vende pune
Call centres kanë krijuar mijëra vende pune të mira në botën në zhvillim. Teknologjia kërcënon t’i eliminojë sërish ato.
Qoftë në Najrobi apo Albuquerque, një qendër tregtare nuk është me të vërtetë një qendër tregtare, nëse nuk ka të paktën dy qiramarrës. Këto mund të jenë dyqane, kinema apo librari – çdo gjë që do të mbushë një hapësirë të madhe dhe do të joshë klientët e dyqaneve të vogla. Ideja është që një frekuentues i kinemasë mund të ndalojë për të blerë një xhaketë lëkure; dhe, në një simbiozë të bukur, të rinjtë që kërkojnë të shpenzojnë për veshje dhe syze dielli mund të vendosin të shohin një film shkruan The Economist.
Merrni ashensorin për në katin më të lartë të qendrës së re tregtare SM Aura në Manila dhe nuk do të gjeni një kinema apo një Marcus Neiman, por një qendër gjigante telefonike. Në Filipine, marrëveshja bën tmerrësisht logjikë. Si dyqanet, call centres kërkojnë të rinj, të klasës së mesme – por si punëtorë, jo konsumatorë. Kjo, drejtuar nga Teleperformance, një kompani shumëkombëshe me bazë në Francë, pret të sigurojë rreth 100 aplikantë për punë në ditë.
Megjithatë, call centres në Manila nuk kanë nevojë vetëm për të rinj të interesuar për para. Ato gjithashtu i prodhojnë ata, në sasi të mëdha. Nëse nuk do të kishte call centres në Filipine, do të kishte shumë më pak njerëz të klasës së mesme dhe kështu më pak qendra tregtare.
Rrallëherë gjen ndonjë vend që ka ndryshuar aq shumë nga një industri, si Filipinet nga call centres. Vendet e para të punës “në transferimin e procesit të biznesi” u shfaqën në vitet ‘90: ky term mbulon detyra nga përgjigjet e telefonatave e deri te përpunimi i faturave dhe animimi i shfaqjeve televizive, kryesisht për firmat dhe qeveritë e botës së pasur. Kjo industri tani punëson rreth 1.2 milionë persona dhe llogaritet për rreth 8% të PBB-së Filipineve. Vendi është veçanërisht i fortë në call centres: ka kaluar tashmë Indinë, edhe pse India ka rreth 12 herë më shumë njerëz.
Megjithatë, Filipinet kanë gjithashtu mundësi të përfaqësojnë fundin e linjës. Teknologjitë e reja janë të gatshme të eliminojnë shumë vende pune në call centres dhe të transformojnë të tjerë. Në rastin më të mirë, vendet e punës do të krijohen më ngadalë në Filipine dhe Indi; në rastin më të keq ato do të zhduken. Dhe ka mundësi që në asnjë vend tjetër nuk do të jenë në gjendje të dalin nga varfëria sikundër kanë bërë. Aty nuk mund të ketë kurrë një tjetër Manila.
Kompanitë kanë ngritur call centres në Filipine për tri arsye, thotë Alfredo Ayala i “Ayala Corporation”, një konglomerat, i cili ka ngritur një nga të parat. Tregu i telekomit të vendit ishte kaotik, dhe ofronte kosto të ulëta. Qeveria “i caktoi” qendrat telefonike, ose “qendrat e kontaktit”, siç njihen formalisht, një industri eksporti dhe reduktoi taksat e tyre.
Dhe firmat kërkonin të diversifikohen përtej Indisë. Një arsye e katërt, të cilën biznesmenët filipinas e konsiderojnë tepër delikate, është paragjykimi i konsumatorëve të tyre. Amerikanët, veçanërisht, thjesht preferojnë të flasin me filipinasit se sa indianët.
Filipinasit shpesh e përshkruajnë theksin e tyre si “neutral” apo mohojnë se kanë një të tillë. Ky është kryesisht iluzioni simpatik njerëzor se e folura e kujtdo, përveç vetes është qesharake; ende ka diçka në të, thotë David Rizzo i Teleperformance.
Kur telefonuesit amerikanë dëgjojnë theksin indian, ata e dinë se po flasin me call centre në Indi. Por ata nuk munden thjesht të përdorin theksin filipinas. Për të shtuar edhe më shumë konfuzion, filipinaits janë ekspertë në kulturën amerikane, një trashëgimi e pushtimit ushtarak në fillim të shekullit të 20-të. Futbolli dhe basketbolli amerikan mbushin faqet sportive të gazetave Manila.
Preferenca relative për theksin filipinas është bërë aq e fortë sa që firmat e mëdha indiane të delegimit si “Infosys” dhe “Tata Consultancy Services” kanë lëvizur disa nga “punët e zërit” të tyre në Manila. Megjithatë, kjo krijon një problem. Mëngjesi i vonë në Nju Jork është mesnatë në Filipine. Pra, një filipinas që shërben për tregun amerikan – sikundër bëjnë rreth 70%, në procesin e biznesit të transferimit në tërësi – ka të ngjarë të duhet të punojë gjatë natës.
Turni i natës është bërë aq i zakonshëm sa që disa bare karaoke në Manila qëndrojnë të hapura gjatë tërë kohës. Vendet e punës me orë më të qytetëruara e cilësojnë faktin sikur të ishte një risi. “Zgjohu, kur lind dielli dhe fli pasi të perëndojë!” thotë një reklamë.
Puna e natës është e vështirë, thonë një duzinë punëtorësh në call centre që kanë lënë turnin e tyre në 7.30 të mëngjesit, dhe janë duke pirë kafe në Manila. Ata kanë vështirësi të flenë gjatë ditës dhe i shohin shumë pak familjet e tyre. Dhe puna i bën ata “toksikë”, thotë një grua. Për të gjitha ata amerikanë që preferojnë theksin filipinas ndaj atij indian – që mund t’i imitojnë këta filipinas, në mënyrë qesharake nëse jo të saktë – ata ende dyshojnë se po flasin me të huaj, dhe mund zemërohen dhe të tregohen të vrazhdë. Çfarë thonë amerikanët? ‘Ik pirdhu’.
Disa zyrtarë dhe politikanë thonë se punëtorët e call centres kanë pasur një rritje të infeksioneve me HIV (megjithëse nga një bazë e ulët). Punëtorët shpesh të “mbyllur” në banesa të përbashkëta, dhe orët e tyre të çrregullta i privonin ata nga jeta e zakonshme. Një raport nga Universiteti i Filipineve në vitin 2009 zbuloi se punëtorët në këto qendra në Manila kishin pak më shumë të ngjarë se njerëz të tjerë të rinj të merrnin drogë dhe ishin shumë më aktivë seksualisht. Më shumë se gjysma e meshkujve kanë raportuar se kanë pasur seks rastësor – një e katërta e atyre me burra të tjerë. Vetëm 44% deklaruan se kanë përdorur kondomë. Për femrat kjo shifër ishte edhe më e ulët.
Në përgjithësi, shpërthimi i call centres ka qenë një ndihmë kolosale për filipinasit, të cilët flasin mirë anglisht. Me kaq shumë punëdhënës në dispozicion, ata mund të kërkojnë palestra, kafene dhe dhoma me lojëra kompjuterike, si dhe paga më të larta. Punëtorët me përvojë shpesh mund të gjejnë punë menaxheriale. Dhe, edhe pse turni i natës është i vështirë, është shumë më mirë se të qenët shërbyes në Arabinë Saudite. Filipinet kanë eksportuar prej kohësh punëtorë: remitancat janë me vlerë rreth 10% të PBB-së.
Por transferimi i procesit të biznesit po e ‘rimerr shumë shpejt veten’. Shumë prej 1.2 milionë njerëzve që kanë gjetur punë në delegim në vitet e fundit në rast të kundërt do të ishin larguar jashtë vendit, referon zoti Ayala.
Pra, nuk është çudi që vende të tjera do të donin të përsërisnin trukun e Manila-s. Firmat e delegimit tashmë po ndërtojnë call centres në qytetet provinciale në Filipine, ku punonjësit janë më pak përzgjedhës.
Dhe vende të tjera, disa prej tyre në “zona më të mira kohore”, po përpiqen të rrëmbejnë një pjesë të biznesit. Afrika e Jugut është veçanërisht e prirë.
Por ata ka të ngjarë të jenë të pakënaqur, sepse industria e call centre është në prag të një ndryshimi të thellë.
Operator, çfarë nuk shkon siç duhet?
Pjesa më e madhe e punës së telefonatave dhe përpunimit të të dhënave dërguar jashtë shtetit është elementare dhe e përsëritur, thotë Pat Geary i “Blue Prism”, një firmë britanike e teknologjisë. Kur dikush kërkon, për shembull, të kalojë një numër të vjetër telefoni në një kartë të re SIM, shumë të dhëna duhet të përditësohen, shpesh duke eliminuar dhe duke kopjuar në mënyrë të mërzitshme nga njëri te tjetri.
Detyra të tilla rutinë shpesh mund të kryhen më mirë nga një makinë. “Blue Prism” prodhon “robotët” softëare që kryejnë detyra të tilla të përsëritura, ashtu sikundër do t’i bënte një person, pa kërkuar ndryshim në sistemet bazë IT, por shumë më shpejt dhe më lirë. Firma ka kontrata me më shumë se 100 njësi.
Kompanitë perëndimore inkurajojnë gjithmonë e më shumë konsumatorët që të krijojnë kontakt me anë të email-it ose chat online. Robotët softëare shpesh mund t’i trajtojnë këto kërkesa. Sistemet më të zgjuara, të tilla si “Celaton”, që një tjetër firmë britanike, ka ndërtuar për “Virgin Trains”, referon pyetjet më komplekse për operatorët humanë dhe mëson nga përgjigjet. Sa më gjatë të drejtojnë, aq më mirë performojnë.
Softëare po i bëjnë punëtorët e call centres gjithashtu më efikas. Ai shpejt mund të marrë dhe të shfaqë të dhëna të konsumatorëve në ekranet e tyre, duke reduktuar nevojën për të transferuar telefonuesit në departamentet e tjera (ku ata do të duhet të provojnë identitetin e tyre edhe një herë), ose të hyjnë në një sistem të “zhurmshëm” IT (“Më vjen keq, kompjuterët tanë janë të prishur për momentin”).
Robotët softëare po bëhen thjesht më të shpejtë, më të mençur dhe më të lirë. Sarah Burnett e |Everest”, një firmë kërkimore, parashikon se shumica e punëve bazike do të zhduken si rezultat i kësaj. Punëtorët e call centres do të duhen ende, jo për detyra të përsëritura, por për të bindur konsumatorët në blerjen e produkteve dhe shërbimeve të tjera. Kjo është një punë më e vështirë që kërkon aftësi më të mira gjuhësore.
Pra, automatizimi mund të nënkuptojë më pak vende pune, ose të paktën më pak rritje, në Indi dhe Filipine, por më shumë vende pune në Amerikë dhe Europë.
Kjo tashmë mund të jetë duke ndodhur. Midis 2013 dhe 2014, pjesa e Amerikës ndaj punësimit global të call centres u rrit pak, nga 19% në 21%, sipas “Everest”. Kontratat e transferimeve që e lëvizin punën përtej detit janë bërë më të rralla.
Bankat perëndimore janë veçanërisht të prira ta riatdhesojnë punën, thotë Arie Leëin i Duke University, një ekspert në burimet e jashtme. Kjo ndodh pjesërisht për shkak të aktit amerikan të rreptë por të paqartë Dodd-Frank, i cili i ka bërë ata paranojakë në lidhje me aktivitetet e furnizuesve të tyre.
Kjo mund të funksionojë mirë apo keq për Filipinet. Ndoshta robotët softëare do të eliminojnë punët më apatike, duke i çliruar filipinasit që të marrin pjesë në biseda më interesante.
Kohët e fundit, për shembull, infermierëve të kualifikuar iu është kërkuar të këshillojnë pacientët amerikanë nëse teshtimat dhe skuqjet e tyre mund të jenë serioze apo jo – një rezultat i reduktimit të kostos frymëzuar nga ‘Obamacare’. Apo është e mundur që kompjuterët të mësojnë të trajtojnë pothuajse të gjitha kërkesat e thjeshta, duke i lënë njerëzit të merren me konsumatorët më jokoherentë dhe të zemëruar. Nëse kjo ndodh, filipinasit do të zgjerojnë repertorin e tyre të fyerjeve anglosaksone./Monitor/
Fotolajm:
“Dokument 1990
Zëri i Rinisë, organ i KQ. BRPSH”
Berisha: Tërmet Peçi i kërkuar për drogë në Itali
“Qytetari dixhital denoncon:
Kryetarin e Bashkise Tepelene, Termet Peçi, qe ka qene ne kerkim policor ne Itali por qe dosjen ne prokurori ja ka mbyllur i vellai, shef komisariati ne Tepelene. Ai akuzon Termetin per mbjellje masive droge ne Tepelene dhe se ai shetit me autoveture 100 mije euro ndonese nuk ka ndonje biznes! Sb.
"Miremengjesi doktor, jam B H nga tepelena kam tre femij jam elektricist me ka heq Ps nga puna.Sot do miratoni dekriminalizimin por te kerkoj qe dy fjal ti thuash sot per Termet Pecin kete bandit qe me parat e hashashit u be kryetar bashkia qe nga ne kerkim policor i feshehur ne Itali u be kryetar bashkie eshte dosja ne prekurori e mbyllur nga i vellai sot shef komisariati ne kucov.
sot tepelena po ktheher ne kolumbi me qindra ha tok po mbillen me kanabis qendra e kesaj pune eshte termet peci qe o grumbullon gjith kontigjentet e krimit e i takon deri ne mengjes tek kafeneja e tij nga 10 euro po shkon tek 15 euro per rrenje qe i mbledhTermeti me kreret e policis qe punonjesit e policis ne zona i dergojn parcel me parcel per te mumeruar rrenjet , Termeti pa asnj biznes ka autovetur 100 mij euro e toka ne himar vila etj, ne bashki e ka kthyer si harem".
Videolajm: Ja si ekzaltohen përkrahësit e Lulzim Bashës...
Kush tha se kryetari aktual i PD-së, Lulzim Basha, nuk ka mbështetës e madje edhe militantë nga ata të flaktit që e kanë idhull...??
Në videon e mëposhtmë shikoni këtë militant i cili bërtet pa fund për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, deri sa harron të marrë edhe frymë...
Shikoni videon:
Tiranë: Protestë kundër ndërtimeve tek Parku i Liqenit
Të shtunën në Tiranë, disa qindra qytetarë, studentë dhe veprimtarë të mjedisit zhvilluan një marshim proteste në mbrojtje të Parkut të Liqenit nga ndërtimet e reja që po bëhen atje.
Ata e nisën protestën para bashkisë, ku kërkuan ndalimin e menjëhershëm të punimeve dhe transparencë për projektet, që po shtrojnë atje platforma betoni për një kënd lojërash për fëmijët.
Më pas ata rrethuan kantierin e ndërtimit dhe shprehën revoltën e tyre ndaj punimeve, të cilat po e shkatërrojnë parkun, sipas tyre, në emër të gjoja një këndi lojërash.
Oratorët pohuan se protestat janë kundër betonizimit të parkut dhe arrogancës së zyrtarëve përballë këtij shqetësimi të qytetarëve.
Ata thanë se kryeqyteti po shpërfytyrohet me projekte betonizimi në mes të parkut nga klientë të qeverisë, që po u rrëmbejnë qytetarëve hapësirave publike
Protestat e veprimtarëve të mjedisit kundër këtij kantieri betoni në mes të parkut po vazhdojnë prej një muaji.
Ata janë përplasur disa herë me policinë, që ka bërë arrestime, ndërsa betonieret kanë vazhduar punën me shpejtësi natën.
Protestuesit thonë se janë në mbrojtje të Parkut, sepse ai është e vetmja hapësirë e gjelbër publike në Tiranë./VOA/
Ja çfarë i ndodh trupit nëse nuk hamë mish...
Ka shumë vegjetarianë që përpiqen ta na mbushin mendjen se mishi nuk është i mirë për shëndetin. Ata na rekomandojmë që të ushqehemi me ushqime me bazë bimore, pasi janë më të shëndetshme. Sipas tyre, dieta me bazë bimore na ndihmon të dobësohemi, ul rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, na jep më shumë energji etj.
Më poshtë kemi listuar disa nga përfitimet që i sjell shëndetit dieta me bazë bimore:
-Mund të humbni kilet e tepërta
Edhe pse shkalla e përgjithshme e obezitetit është shumë e lartë, ajo është shumë më e ulët tek vegjetarianët. Sipas një studimi të publikuar në Revistën e Akademisë së të Ushqyerit dhe Diabetikët, edhe pse numri i kalorive të marra nga mishngrënësit dhe vegjetarianët ishte e njëjtë, shkalla e obezitetit ishte shumë më e lartë tek mishngrënësit. Çfarë e bën një dietë vegjetariane të dobishme për humbjen e peshës është fakti se, ajo përmban shumë pak yndyrë, dhe është e pasur me drithëra, perime të freskëta dhe fruta.
-Ul inflamacionin
Brenda pak orëve të konsumit, mishi, djathi dhe ushqime të tjera të përpunuara mund të shkaktojnë inflamacion në trup. Arteriet mund të paralizohen, si një përgjigje ndaj yndyrës. Kjo rezulton në inflamacion të vazhdueshëm, i cili mund të çojë në diabet, sëmundjet autoimune, sëmundjet e zemrës dhe kancerin. Dietat me bazë bimore janë antiinflamatore, për shkak të faktit se janë të bazuara në antioksidues dhe fibra bimore. Nga ana tjetër, ato përmbajnë më pak substanca që shkaktojnë inflamacion, si endotoksina dhe yndyrat e ngopura.
-Ulet rreziku për zhvillimin e diabetit të tipit 2
Është dëshmuar shkencërisht se ndjekja e një diete me bazë bimore mund të parandalojë dhe trajtojë diabetin. Sipas disa studimeve, ekziston një lidhje e fortë mes konsumit më të lartë të proteinave të kafshëve dhe rrezikut afatgjatë të zhvillimit të diabetit.
Falimenton në biznes, var veten me litar. Ja letra për familjarët...
Falimentimi i biznesit në Tiranë çoni në vetëflijim një 48- vjeçar, i cili ishte kthyer nga emigracioni dy vite më parë.
Pronari i një pastiçerie në kryeqytet, i identifikuar si Fatmir Myrto, i dha fund jetës duke u vetëvarur në depon e shtëpisë së prindërve të tij, në fshatin e lindjes në Palavli, Bashkia Delvinë, raporton Panorama.
Viktima u gjet i vetëvarur me litar, ndërsa në vendin e ngjarjes blutë gjetën edhe një letër ku i ndjeri u kërkonte të falur babait, motrave, por edhe vajzave të tij për aktin që po kryente.
“Nuk mund ta duroja dot më këtë jetë. Gjithçka e kam humbur”, mësohet të ketë shkruar viktima në letrën që kishte lënë dhe që u gjet në vendin ku është vetëflijuar.
Viktima Fatmir Myrtaj, apo siç njihej me dokumentacione me emrin Jorgo Marto, pasi ka jetuar e punuar për një kohë të gjatë si emigrant në Greqi, kishte vetëm dy ditë që kishte ardhur nga Tirana në fshatin Palavli, për të parë të atin, i cili prej disa vitesh ndodhet në shtrat i paralizuar.
Mësohet se 48-vjeçari Fatmir Myrto, prind i tri vajzave, pas divorcit nga bashkëshortja, është larguar nga Greqia. Pas divorcit në shtetin grek, ku kishte shumë vjet që punonte e jetonte, ai ka vendosur të kthehet në Shqipëri dhe u vendos në Tiranë.
Me paratë e fituara nga puna në emigracion, Myrto vendosi t’i futet rrugës së biznesit, duke hapur një pastiçeri në kryeqytet. Kjo zgjati rreth 2 vjet, por biznesi mesa duket i ka ecur keq dhe nuk e ka përballuar dot financiarisht pagesën e punonjësve në të.
Për këtë shkak ai vendosi ta mbyllte pastiçerinë, dhe ditën e enjte është drejtuar për në fshatin e lindjes për të vizituar babain e sëmurë.
Dy ditë më pas, ai vendosi t’i jepte fund jetës duke u lënë familjarëve të tij një letër ndjese për aktin e vetëflijimit, ku theksonte se ai kishte humbur gjithçka dhe se nuk mund ta përballonte më jetën.
Aksident horror në tregun e Milotit, 2 viktima dhe disa të plagusur
Një marrëzi apo një akt i qëllimshëm? Ende nuk dihet shkaku i saktë i asaj që ka ndodhur npara pak çastesh në tregun e Milotit, por nga vërshimi i një makine në mes të pazarit të gjëse së gjallë, kanë mbetur të vdekur të paktën 2 persona dhe janë plagosur disa të tjerë.
Një dëshmimtar okular ka treguar se një mjet është futur me shpejtësi në mes të këtij tregu, i cili në ato momente ka qenë i mbipopulluar nga njerëzit që shkojnë për të bërë pazarin e fundjavës.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat menjëherë kanë konstatuar se drejtuesi i automjetit ka qenë në gjendje të dehur.
Vijon....
Invalidi me “ML” në tregun e Milotit, shtyp 1 person dhe plagos 5
Prokuroria: Ja qytetet me më shumë krime seksuale në Shqipëri
Në një raport të Prokurorisë së Përgjithshme thuhet se gjatë vitit 2015 krimet seksuale janë shtuar në krahasim me një vit më parë. Përgjatë vitit 2014 në të gjithë vendin janë regjistruar 88 procedime penale, ndërsa në 2015-n numri ka shkuar në 102 raste, me një rritje prej 16 për qind.
Saranda dhe Tirana janë qytetet më të prekura nga këto krime, me plot 16 raste të shënuara. Sipas raportit 95% e personave të përfshirë në këto krime janë meshkuj mbi 18 vjeç.
Në listën e qyteteve të prekura nga ky fenomen përgjatë 2015 përfshihen: Vlora me 5 raste, Durrësi me 4, Lushnja e Berati me nga 2 raste dhe Fieri e Kurbini me nga 1 rast.
Në këto krime përfshihen veprat penale si “Marrëdhënia seksuale me dhunë me të rritura”, “Veprat e turpshme” si dhe “Marrëdhëniet seksuale ose homoseksuale me të mitur e persona me moshë 14 – 18 vjeç”.
Sipas raportit, dy nga elementët që ndikojnë në kryerjen e këtij krimi janë arsimimi i personave dhe vendbanimi i tyre. Ndërkohë rezulton se krimet seksuale kryhen më shumë në qytet.
Veliaj, ftesë për në tarracën e Bashkisë: Është bërë lulishte
Kryebashkiaku i Tiranës ka postuar në Facebook një foto të bërë në tarracën e bashkisë.
“Foto e ditës. Tarraca e Bashkisë së Tiranës kthehet në lulishte. Vizitoje me miqtë e tu dhe bashkohu me shtëpinë, shkollën apo zyrën tënde nismës “Çatia e gjelbër”. #OraTokes”,- shkruan Veliaj.
Llakaj: Mehmet Shehu më prezantoi 3 kosovarë që përgatitën demonstratat
Sipas ish-Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, Veli Llakaj, “zakonisht kuadrot kryesore ushtarake të njësive operative-strategjike dhe atyre të aparatit të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore, në rast të ndonjë situate të tensionuar politiko-ushtarake në rajon, veçanërisht pranë shteteve fqinjë, u takonte fati i "mirë" që të rrinin në gatishmëri në vendislokimin e tyre.
Këtë "privilegj" e kishin zakonisht ata që drejtonin e merreshin me gatishmërinë dhe njihnin mirë detyrat e planit të luftimeve”.
Sipas kësaj skeme, dëshmon Llakaj, i takonte komandantit ose shefit të shtabit të njësisë, pra dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë ose zëvendësit të tij si edhe ndonjërit nga drejtorët kryesorë të Ministrisë së Mbrojtjes.
Situata dhe ky rregull ndiqej edhe në ditët përkujtimore madhore siç qenë festat jubilare të pavarësisë, 28 Nëntori, apo të çlirimit, data njëzetë e nëntë. Po ashtu edhe në raste kur organizoheshin festivale kombëtare si ai i Gjirokastrës, në të cilin shkonte dhe udhëheqja kryesore e partisë dhe pushtetit qendror”.
Sipas ushtarakut të lartë Veli Llakaj në zbatim të këtij rregulli për sigurinë kombëtare, një ditë në vitin 1979 “Ali Çeno, shoqëruesi i Mehmet Shehut, më merr në telefon dhe më komunikon se të nesërmen do të shkoja për ta parë këtë festival. Kështu u bë dhe shkova duke marrë me vete dhe Drejtorin e Zbulimit të Ushtrisë Eqerem Osmanin si edhe shefin e Sigurimit të Ushtrisë Çerçis Xhelon”.
Llakaj vijon më tej: “Në mbrëmje takohem me Mehmet Shehun në shtëpinë e caktuar për udhëheqjen e personaliteteve para se të fillonte festivali. Mehmeti ishte bashkë me tre djem të rinj rreth të 20-30 vjetëve. Mbas prezantimit që më bëri, me tregoi se këta djem janë nga Kosova, kanë ardhur për festivalin tonë të bukur në Gjirokastrën e vëndlindjes së shokut Enver”.
Më pas ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë vë në dukje: “Mehmeti trajtoi apo e përsëriti refrenin që më bëri mua se mund ta kishte bërë me këta djem më parë. Ai shtoi se këta janë bërthama kryesore që do të udhëheqin revoltat në Kosovë për t’u shkëputur nga regjimi i Titos që është duke dhënë shpirt bashkë me Titon që po kangrenizohet nga këmba te koka”.
Pastaj, sipas Llakajt, Mehmet Shehu ka shtuar me theks të veçantë: “Kjo që të thashë është vetëm për ty dhe për asnjë tjetër. Po u muar vesh nga të tjerët ky problem që po të them, ju dhe kushdo tjetër që do të hapë gojën, shkon në gjyqin ushtarak e dënohet si tradhtar!
Më tej ai u thotë mysafirëve se “ky është Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë sonë Veli Llakaj, pra kjo porosi që i thashë këtij vlen dhe për ju, por me një dallim se ju ndiqeni dhe nga UDB-ja dhe po e mori vesh ajo këtë takim apo porosi ju e paguani me kokë” dhe qeshi me të madhe”.
Sipas Llakajt “Mbasi unë u largova, Mehmeti me të ardhurit nga Kosova qëndroi në banesën e tij ku ishte vendosur e ashtuquajtura "shtëpi e partisë". Ky episod i pohuar publikisht nga një funksionar shumë i lartë i armatës shqiptare e bën kryeministrin Shehu protagonist dhe autor të nxitjes së demonstratave studentore në Prishtinë gjatë marsit dhe pastaj prillit të vitit 1981.
Bashkë me të edhe Shqipërinë e Enver Hoxhën, i cili në ditarin intim, por edhe në komunikimet e tërthorta zyrtare këmbëngul herë pas here se nga ana e vendit të tij në asnjë rast nuk ka pasur dhe ka ndërhyrje në punët e brendshme të Jugosllavisë. Duke qenë se në këtë cikël shkrimesh subjekti ynë kalon nëpër labirinthet e enigmës kishte apo jo dorë të zgjatur dhe të fshehur të Tiranës zyrtare në rindezjen në 1981 të protestave të shqiptarëve të Kosovës, jemi shumë të shtrënguar ta kalojmë nën hetim çfarë, siç e cituam më sipër, ka deklaruar Veli Llakaj.
Më së pari kryem një veprim: takuam (në 3 mars 2016) ish-drejtorin e Drejtorisë së Zbulimit në Ministrinë e Mbrojtjes, Eqerem Osmanin. Ai në këtë detyrë ka qenë për periudhën 1974-1980. Eqeremi pohoi se Llakaj e ka marrë, bashkë me kolegun tjetër, Çerçiz Çelon, drejtorin e Sigurimit të Ushtrisë, për të ndjekur nga afër festivalin foklorik të Gjirokastrës, por nuk ka qenë i pranishëm në Shtëpinë e Pritjes dhe ca më tepër të jetë takuar ato ditë me Mehmet Shehun.
Duke qenë se ai nuk ka punuar në atë post asnjë ditë të motit 1981, për rrjedhojë ngjarja e mësipërme është e ndodhur para këtij viti.
Ndërkohë edhe Veli Llakaj përcakton si kohë të zhvillimit të saj 1979-tën.
Por në këtë vit nuk është zhvilluar në Gjirokastës asnjë festival folklorik kombëtar. Një i tillë, të cilët kryheshin çdo pesë vite, u organizua në ditët e para të tetorit 1978.
Në pasaktësitë e dikur shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë ka edhe një element tjetër. Llakaj dëshmon se mes asaj çfarë i kishte thënë Mehmet Shehu tre të rinjve kosovarë dhe vetë atij, ndodhet edhe shprehja “regjimi i Titos që është duke dhënë shpirt bashkë me Titon që po kangrenizohet nga këmba te koka”. Kangrenizimi i këmbës së Josip Broz Titos. çfarë edhe i solli vdekjen e shpejtë në 4 maj 1980, u konstatua prej mjekëve dhe u bë publike në 12 janar të këtij viti.
Sipas shprehjes së sipër cituar biseda në Shtëpinë e Pritjes në Gjirokastër i takon të jetë bërë midis muajve shkurt, mars dhe prill 1981(!?).
Ky mishmash kohor e vë në pikëpyetje besueshmërinë e Veli Llakajt, i cili, që nga ndarja e tij me jetën, vite më parë, tashmë nuk mund të ndihmojë për ta kthjelluar momentin e saktë. Në pamundësi të saj të paktën të ishim të bindur se thelbi i ngjarjes, kurdo të ketë ndodhur, nuk ka ndryshuar: qeveria shqiptare përgatiste bashkëkombës të Kosovës për të kryer kryengritjen e çlirimit të tyre prej Jugosllavisë pa Titon. E theksojmë: “pa Titon”.
Kur në 22 janar 2006 shefi i dikurshëm i Shtabit të Përgjithshëm i dha intervistë një të përditshmeje, sërish nguli këmbë se “Mehmet Shehu më ka takuar mua me një grup aktivistësh të Kosovës në Festivalin Foklorik të Gjirokastrës që më 1979-ën, të cilët ishin në krye të revoltave e demonstratave të njohura më 1980-ën. Edhe sot ruaj miqësinë me ta”.
Siç e shihni Veli Llakaj, duke i paraqitur edhe protestat studentore të Prishtinës një vit më parë nga sa realisht kanë ndodhur, provon se ka probleme me saktësinë kohore, veç me sa duket jo me vërtetësinë e ngjarjeve.
Me këtë rast nuk mund të anashkalojmë një pohim të tij: tre të rinjtë shqiptarë nga Kosova që i pa në Shtëpinë e Pritjes së Gjirokatrës bashkë me Mehmet Shehun, paskan qenë në krye të demostratave të mars-prillit 1981 në Prishtinë dhe se në vitin 2006 ai ende e ruante miqësinë me ta, çfarë do të thotë që janë takuar apo kanë shkëmbyer mesazhe mirësjelljeje.
Do'stlaringiz bilan baham: |