Branko Komatina fillon takimet njohëse për Shqipërinë
Pak ditë para se Josip Broz Tito të bënte vizitën e tij të pestë dhe të fundit në Kosovë, kreu një gjest shumë të qartë në mesazhin e tij afrues me Shqipërinë. Në mes të shtatorit 1979 publikoi një dekret për emërimin në Tiranë të ambasadorit të ri të Jugosllavisë. Do të ishte Branko Komatina. Qe diplomat karriere dhe malazez. Ky menjëherë nisi takimet e njohjes paraprake me misionin që do të kishte. Busull për të qe kursi i deriatëhershëm i qeverisë së tij: bashkëpunim sa mundur më të gjerë me Shqipërinë.
Biseda me Fadil Hoxhën, e cila u krye në Beograd, sepse politikani qe anëtar i Presidencës së partisë, pra i të barabartës me të në Tiranë, e cila quhej Byro Politike. Në këtë forum Hoxha mbulonte marrëdhëniet jugosllavo-shqiptare.
Gjatë shkëmbimit të mendimeve Hoxha i vuri në dukje Komatinës se bashkëpunimi miqësor mes dy vendeve ishte shumë i nevojshëm, mbi të gjitha, për arsye të sigurisë së Republikës Federative, por edhe të Ballkanit. I porsadekretuari si ambasador duhej të qe përllogaritës i mirë i faktit se në Jugosllavi jetonin që nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, po ashtu edhe të shpërndarë kudo nëpër republikat e tjera, shumë shqiptarë.
Në çfarë tha Fadil Hoxha qe edhe theksimi i idesë se këta kishin autonomi në marrëdhënie kulturore mjaft të mira me “shtetin dado”, pra me Tiranën, por ndërkohë tërhoqi vëmendjen se këto raporte bashkëpunimi me Shqipërinë mund të shndërroheshin në të rrezikshme në rast se dilnin nga kontrolli i partisë, Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë, dhe binin në dorë të nacionalistëve.
Sipas anëtarit të Presidencës së LKJ-së e vetmja mënyrë për të shkaktuar dështimin e irredentizmit mbetej barazia reale e shqiptarëve me atë të të gjithë popujve të tjerë në përbërje të Federatës. Shqiptarët në Jugosllavi, mëshoi posaçërisht Fadil Hoxha, duhet të ndihen si në shtëpinë e tyre. Ai po ashtu i theksoi ambasadorit Komatina se separatistët, ata që donin ndarjen e Kosovës prej Federatës dhe bashkimin me Shqipërinë, do të mbeten të pambështetur nga masa popullore në rast se Jugosllavia funksionon si një bashkësi e plotë sociale dhe politike. Ndryshe, vazhdoi ai, do të përbënin kanosje synimet për një “Kosovë të Madhe”, pastaj për një “Republikë të Kosovës” dhe më në fund përpjekja për një shkëputje nga Federata.
Gjatë bisedës Fadil Hoxha i tha Branko Komatinës se në marrëdhëniet me ta Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë në disa raste, siç e gjykonin ata në Beograd, qe e pasinqertë, por ndërkohë ndryshe prej tyre, ishte mjaft e organizuar. Në fund Hoxha vuri në dukje se në punën e ardhme të ambasadorit të ri të Federatës në Tiranë Branko duhej të mbante të ngulitur në kokë idenë se në Shqipëri kishte një ndjenjë të vazhdueshme shqetësimi dhe frike nga Jugosllavia si një fuqi e madhe që ka pasur pretendime teritoriale ndaj vendit të tyre.
Beograd: ambasadori shqiptar përballë atij jugosllav
Millosh Miniçi, anëtari tjetër i presidencës së Lidhjes Komuniste, në takimin që bënë, i theksoi ambasadorit Komatina rolin e veçantë që Shqipëria kishte në sigurinë e Jugollavisë, kurse shefi i kryesisë së LKJ-së për Serbinë, Dobrivoje Vidiç, i nënvizoi se puna më e mirë që mund të bënin ishte të rrisnin bashkëpunimin mes dy vendeve deri në arritjen e hapjes së kufijve të përbashkët, objektiv ky dhe veprim i ngjashëm me “bashkimin e serbëve brenda Jugosllavisë nëpërmjet kooperimit reciprok, hapjes dhe respektimit të parimeve kushtetues të Federatës Jugosllave”.
Por ndërkohë Vidiç i vuri në dukje Branko Komatinës se shqiptarëve nuk u duhej lënë ndonjë iluzion rreth irredentizimit të tyre dhe kërkesave territoriale. Kundër pikëpamjeve dhe sjelljeve të tilla duhej të ishin të vendosur. Kryetari i Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë për Malin e Zi, Veljko Milatoviç, kur ambasadori Komatina e takoi për të shkëmbyer mendime rreth punës së tij të pritshme në Tiranë, i theksoi objektivin e përmirësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, por edhe paralajmëroi të qe sa më elastik dhe po ashtu gjakftohtë, me pak fjalë të mos humbte “kotrollin e butonave” përballë rasteve kur Shqipëria do të shpërthente, siç bënte herë pas here, fushata antijugosllave.
Kolegut të tij, ambasadorit shqiptar në Beograd, Sokrat Plaka, Branko Komatina ia bëri vizitën e kortezisë në fund të të gjitha takimeve. Prej qeverisë jugosllave, sidomos për çështjen e bashkëkombësve të tij që jetonin në Federatë, ai vlerësohej si “tepër agresiv”.
Ndërkohë që Komatina do të shkonte drejt selisë së ambasadës shqiptare në rrugën e njohur beogradase Knjaz Millosha, në Kosovë kishte kryer vizitën e tij Josip Broz Tito, për të cilën në ditarin e vet, në 15 tetor 1979, Enver Hoxha do të shkruante disa radhë të shkurtra. Sipas tij Tito do të mbërrinte në Prishtinë për arsyen se “Kosova përbën një shqetësim të vazhdueshëm për Jugosllavinë, aq më tepër tani që manifestimet atje kundër titistëve dhe pro nesh janë të shumta”.
Në vijim: “Gjendja në Kosovë nuk është e qetë, e qëndrueshme, prandaj vete Titoja atje, por këtë gjendje ai nuk do ta ndreqë dot me sorrollatjet e tij poshtë e lart”. Pastaj: “Mundet që ta kenë ftuar edhe krerët titistë të Kosovës...”
Festë në Prishtinë: Po vjen Tito!
Vizita e Josip Brozit në Kosovë u krye nga 15 deri në 18 tetor 1979. Përveç kryeministrit federativ, sekretarit të Kryesisë së Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë, Tito pati marrë me vete edhe tërë udhëheqjen e Serbisë. Shqiptarët këtë sjellje të tij e komentuan si një përpjekje të fundit, para se të ndërronte jetë, për pajtimin e të dy palëve dhe ruajtjen e integritetit territorial të shtetit të përbashkët shumëkombësh.
Burime diplomatike perëndimore ato kohë gumëzhinin se problemi kryesor i njëzetë viteve të ardhshme në Jugosllavi do të qe Kosova dhe se Federata Socialiste mund të binte në gravitacionin e saj, duke u bërë copë e thërrime. Me një rritje demografike sa trefishi i vendit si edhe pakënaqësinë etnike në rritje, shtuar gjendjen ekonomike mjaft të prapambetur krahasuar me republikat (531 dollarë në vit për frymë kur Sllovenia e kishte 4500), në Prishtinë po ndodhnin gjeste që paralajmëronin shkëputjen e saj: kolonët serbë po iknin, kosovarët po tentonin të ngrinin në Prishtinë deri edhe një Shkollë të Oficerëve. Po ashtu në kumtesat e mbajtura me rastin e 100 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit nga disa folës u la të kuptohej se çështja e çlirimit të tokave shqiptare ende nuk pati përfunduar.
Sikur të mos mjaftonte kjo mes krerëve të Serbisë për problemin e Kosovës shfaqej paqartësi dhe konfuzion i madh. Kishte mes tyre që pohonin se në shtetin jugosllav ajo qe dhe po mbetej trup i huaj. Ndërkohë krahina me shumicë dërmuese popullsi shqiptare po kërkonte këmbëngulshëm pozicion tjetër juridik: në Federatë donte statusin e republikës.
Nexhmedin Shehu, drejtor ato kohë i Pallatit të Rinisë të Prishtinës, shtëpia kryesore kulturore e kryeqytetit, ishte përgjegjës për organizimin dhe realizimin e programit kulturo-artistik të pritjes në aeroport të Josip Broz Titos. Gjatë një bisedë online me të, të shkruar, kryer në ditët e fundit të shkurtit 2016 ai na shpjegoi se “në program merrnin pjesë kori mikst i Njëmijë Fëmijëve, i cili me rastin e zbritjes së Titos nga aeroplani dhe më pastaj gjatë përshëndetjeve me udhëheqësit kosovarë e deri në nisje nga aeroporti për Prishtinë, intononte këngë partizane dhe këngë për fëmijë.
Aty ishte edhe Ansambli i Shoqërisë Kulturo-Artistike Akademike i Universitetit të Prishtinës, të cilët në një ambient më larg, por në fushën e aeroportit, lozeshin valle. Por kjo ishte sa për tv e gazeta, për shprehje të atmosferës më shumë sesa për Titon, meqë ai kalonte larg këtij ambienti”.
“Atë mbrëmje, rrëfeu Nexhmedini, pas darkës solemne, zyrtare, në hotelin “Grand”, pasi Tito ishte tërhjekë në rezidencën e tij, të gjithë udhëheqësit, në mos u gabofsha përveq Xhavit Nimanit, Kryetar i Kryesisë së Kosovës, vazhduan ndejën me një program zbavitës kulturo-artistik, në Pallatin e Rinisë. Aty bjen në sy që asnjë nga udhëheqësia e Serbisë nuk ishte prezent”.
Ndërkohë tërheqim vëmendjen e lexuesit se që nga Beogradi ambasadori Sokrat Plaka e informonte Tiranën se “Kosovarët jetojnë me frymën e Shqipërisë, duke dëgjuar radiot, parë televizionin”. Sipas tij ata vazhdimisht pyesnin: “Ne do të luftojmë për çlirimin e Kosovës, por Shqipëria vetë çfarë do të bëjë për ne?”./shqiptarja.com/
Fshati apo Fabrike – Kjo është Çështja
Veza renditet ndër ushqimet më të mira të planetit, e madje quhet ‘Multivitamina e Natyrës” 3 Tregojnë një histori sipas të cilës, Dante Alighieri teksa vëzhgonte ndërtimet e Duomos, katedrales në Firence, dikush e pyeti: ‘Cili është ushqimi më i mirë në botë?’. ‘Veza, u përgjigj poeti. Një vit më vonë, të dy u takuan sërish dhe i panjohuri e pyeti me humor: ‘Me çfarë?’. ‘Me kripë’, u përgjigj Dante, i famshëm për memorien e tij të jashtëzakonshme. Veza renditet ndër ushqimet më të mira të planetit, e madje quhet ‘Multivitamina e Natyrës”. Shqipëria është ndër vendet me prodhim e konsum të madh të vezëve. Çmimet e vezëve të fabrikave sipas informacioneve nga Tregu Agro-Ushqimor i Tiranës me shumicë tregtohen me 8 lekë kokrra dhe vijnë nga rajoni Tiranë-Durrës, ndërsa vezët e fshatit po në të njëjtin treg shiten 20 lekë për kokërr me origjinë Lushnjën. Vezë fshati, vezë fabrike, të bardha, bezhë, ngjyrë kafe, konsumatorët shpesh mbeten konfuzë përballë alternativave. AgroËeb do të përpiqet t’u japë përgjgje disa prej pyetjeve më të shpeshta.
Vezë fshati apo fabrike?
Përgjigjia duket e thjeshtë, por dilema është e madhe, veçanërisht për ata që kanë fëmijë. Edhe pse referuar çmimit, veza e fshatit është më e shtrenjtë pasi edhe prodhimi është i pakët, specialistët rekomandojnë të tregoni vëmendje. Pulat e fabrikës janë lindur e rritur brenda dhe janë ushqyer me një dietë me bazë misri. Ato nuk kanë asnjë aktivitet jashtë gjatë gjithë jetës së tyre. Pulat e fermave të fshatit rriten në habitatin e tyre natyror, vrapojnë, kullosin në natyrë dhe marrin ushqimin e tyre natyral si edhe ajër të freskët, që ndikon në cilësinë e vezëve. Zoti Sabah Sena, specialist zooteknik, i pyetur nga AgroËeb, zoti Sena thotë se duhet treguar vëmëndje për të kuptuar nëse vezët e fshatit janë prodhuar në kushtet e duhura higjeno-sanitare. Pra ku kullot pula, ku e bën vezën, sa ditë ka veza që është bërë dhe ku është ruajtur. Sigurisht, nëse ke një fshatar të besuar apo më mirë akoma nëse pulat i ke vetë, mund të jesh më i sigurt për kushtet e nevojshme. Pra ushqimi i pulave dhe vendi ku rriten përbën diferencën. Pulat e fabrikës ushqehen me një përzjerje misri dhe soje, ndërkohë që pulat e fshatit kullosin e hanë më së shumti barishte. Në ndryshim nga ato të fabrikës, pulat e fshatit ushqehen me ato që ofron natyra dhe jo ushqim të përpunuar.
Të lahen apo jo vezët e fshatit
“Vezët e fshatit, përpara se të ruhen në frigorifer apo magazinohen, nuk duhet të lahen” thotë për AgroËeb, Zamira Bizhuta, specialiste zooteknike, Drejtore e Shkollës bujqësore-veterinare Cërrik, Elbasan. “Vezët e fshatit duhet të lahen vetëm në momentin përpara përdorimit, ose të fshihen me një leckë të lagur. Në të kundërt prishen indet natyrale të lëvores, që ruajnë vezën. Larja bën që poret të hapen dhe gjatë qëndrimit në frigorifer, mikrobet të depërtojnë brenda duke prishur vezën”.
Të bardha apo kafe?
Përgjithësisht ngjyra e vezëve përcaktohet nga ngjyra dhe genet e pulave. Zooteknikja Bizhuta thotë për AgroËeb, se përveç çështjes gjenetike, vezëve të fabrikës u mungon drita natyrale e klorofili, ndaj janë edhe më të hapura në ngjyrë se ato të fshatit si nga jashtë edhe nga brenda. Veç kësaj, ajo thotë se pulave të fabrikës për t’i shtuar rendimentin i lënë gjatë 24 orëve me ndriçim, për të evituar efektin ‘psikologjik’ të ditë-natës. Kështu pula do të prodhojë më shumë se një vezë në 24 orë, siç ndodh zakonisht, pasi nata e vërtetë nuk ekziston. Vlerat e vezës janë të mëdha. Departamenti i Bujqësisë në SHBA, USDA, e rendit vezën në kategorinë e mishit në piramidën ushqimore. AgroËeb ka përgatitur një listë me vlerat shëndetësore dhe disa njohur për vezët:
Multivitaminë
Ka vetëm 70 kalori dhe plot 14 ushqyes esencialë dhe përveç kësaj, konsumi i vezës është si të merrni një tabletë multivitaminike natyrale.
Përmirëson përqendrimin
Ushqyerja e mirë ndikon drejtpërdrejtë në aftësinë e fëmijës suaj për të mësuar. Kërkimet kanë treguar se konsumi i një mëngjesi të mirë dhe të ekuilibruar përmirëson përqendrimin dhe vëmendjen e fëmijës, aftësitë e tij në matematikë dhe rezultatet në provime. Nisja e ditës me një mëngjes të shëndetshëm që përfshin dhe vezët, i jep organizmit tuaj dhe të familjes suaj pikërisht vaktin e balancuar. Kjo sepse pothuajse të gjithë substancat ushqyese themelore që i duhen trupit tuaj gjendet te veza.
Zhvillon trurin
Veza i jep energji trurit. Kolina, substancë që gjendet tek e verdha e vezës, nxit zhvillimin dhe funksionin e trurit. Kolina njihet si një nga ushqyesit themelorë të organizmit tonë, por nuk prodhohet dot nga trupi ynë në sasitë e duhura. Ndaj është e nevojshme marrja e saj nëpërmjet ushqimit. Mjaftojnë dy vezë për të marrë sasinë e nevojshme ditore të kolinës për organizmin tonë.
Jep energji
Përfshirja e vezëve në ushqimin tuaj, ndihmon në furnizimin me energji dhe ngopjen tuaj duke evituar kështu urinë dhe ngrënien pa orar. Proteina është substance më ngopëse dhe kontrollon vlerën me të cilën trupi thith kaloritë. Një vezë përmban 6 gram të proteinës më cilësore dhe ndodhet si tek e bardha edhe tek e verdha, por që të përfitoni plotësisht duhet ti konsumoni të dyja.
Përbërja
Një e bardhë veze përbëhet nga gati 90% ujë dhe 10% proteina. Këto të fundit janë të përbëra nga aminoacidet, të cilat formojnë zinxhirë të gjatë. Kur veza nxehet, ato humbasin mbajtjen te njëra-tjetra, E bardha e lëngshme e vezës forcohet, pasi arrin rreth 85 gradë celsius. E verdha e vezës përbëhet prej ujit, yndyrës, kolesterolit, mineraleve, vitaminave dhe proteinave.
Simboli
Simbol i lindjes së jetës, ishte protagoniste e festave të pranverës dhe festës së Pashkëve. Disa tradita kanë ardhur deri në ditët tona, si për shembull riti për të dhuruar vezë të kuqe ditën e Pashkëve. Vetëm gjatë javës së kësaj feste mendohet se konsumohen 300 milionë të tilla në ditë.
Historia
Të parat në menutë antike nuk ishin ato të pulës. Historianët tregojnë që fillimisht kartagjenasit ushqeheshin me vezë struci. për romakët, veza e pulës e shoqëruar nga buka, ullinjtë e vera, ishte pjesë ushqimit që duhej të hahej patjetër çdo darkë. Konsumatorët më të mëdhenj të vezëve në botë janë japonezët. Për ta veza është e rëndësishme njëlloj sa orizi.
Dhe së fundmi; veza pulën apo pula vezën?
Është një pyetje që përdoret historikisht në diskutimet shkak-pasojë. Por sipas ekspertëve, veza është një mënyrë riprodhimi, zhvilluar përpara pulës, për shembull vezë dinozauri. Pula që njohim sot mund të ketë dalë nga një vezë e paraardhëses së saj. Pra, shkencërisht, veza është e para./AgroËeb.org/
21/03/2016/..............................................
Ja si duket Dhurata me nënën e saj... kush është më seksi?
Ne sapo e njohëm dhe menduam se është e motra por, jo! Zonja në fjalë është e ëma e këngëtares, Dhurata Dora.
Këngëtarja nëpërmjet Instagramit ka uruar të ëmën me rastin e ditëlindjes së saj me fjalët më të bukura, shoëbizi online.
“Nëna është ajo që mund ta zërë vendin e kujtdo por, që vendin e saj nuk mund ta zërë askush".
Llalla në zyrën e Metës: Ja çfarë u bisedua...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka zhvilluar në mesditë një takim me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Zyrtarisht, kuvendi njofton se biseda ka pasur në fokus procesin e dekriminalizimit.
Sipas njoftimit të Parlamentit, Ilir Meta, ka biseduar me nr. 1 të Organit të Akuzës rreth vijimit të procesit të zbatimit të dekriminalizimit, si dhe për bashkëpunimin mes dy institucioneve.
Nga ana e tij, kreu i Parlamentit Meta, ka nxjerrë urdhrin për caktimin e strukturës së posaçme, pranë të cilës do të dorëzohen dhe administrohen formularët e vetëdeklarimit, për subjektet, të cilët e paraqesin atë pranë tij.
Gjithashtu, në faqen e Kuvendit është publikuar edhe regjistri “për vetëdeklarimin pranë Kryetarit të kuvendit të titullarëve apo anëtarëve të organeve kushtetuese, institucioneve të krijuara me ligj, si dhe funksionarët politikë të Kuvendit”./vizionplus.tv/
Video: Kur Tirana ishe “BIO”... dhe si është sot?!
Në këtë video do të shikoni pamje të Tiranës në dy kohë, në të kaluarën para viteve 1990 dhe sot. Këto pamje nuk kanë nevojë për koment.
Tiranë: Alarm për vendosje bombe në një automjet pranë Brrylit
Një makine në Tiranë dyshohet t’i jetë vendosur një autobombë. Ngjarja po ndodh në zonën pranë Brrylit, në rrugën “Sitki Cico” afë një shkolle “Niket Dardani”, ku makina qëndron e parkuar.
Ka qenë vetë pronari i automjetit tip “Mercedes-Benz”, Sheqet Rrapi, ai që ka njoftuar policinë, pasi fillimisht kishte konstatuar se automjeti i tij ishte i thyer dhe i hapur, duke menduar opër një vjedhje.
Pas denoncimit nga i zoti i makinës me targa “AA 877 GZ”, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka konstatuar dy pako të dyshimta poshtë sediljes së parë, të mbështjella me natriban dhe të lidhura me disa file.
Më pas në vendgjarje kanë mbërritur edhe forcat e xhenierëve të repartit “RENEA”, ekspertët e të cilës kanë bërë shkëputjen e fijeve dhe kanë marrë në posedim dy pakot e dyshimta për t’i dërguar në laborator ku dhe do të bëhet ekzaminimi i saktë i tyre.
Kokdhima, ja pse u votova ndryshe nga të tjerët
Deputeti socialist, Koço Kokëdhima, i cili kërkoi një votim personal nga delegatët e Kongresit për t’u zgjedhur si anëtar i Asamblesë Kombëtare, e cilëson këtë votim një votëbesim ndaj projektit të tij për Jugun.
“Votëbesim në përgjigje për kritikat ndaj projektit tim në Jug. Projekti im në Jug u përqafua masivisht nga delegatët”,- tha Kokëdhima sot në një prononcim për “Orën”.
Deputeti socialist tha se, kjo nuk ka asnjë lidhje me dërgimin e mandatit të tij në Kushtetuese. Kundërshtarët e kanë akuzuar se ai ka frikë se humbet mandatin e deputetit, prandaj kërkoi të votohet në asamble.
Foto+16: Modelja seksi tregon efektet e mahnitshme të fitnesit
Jasmine Chiquito është një modele tmerrësisht seksi e fitnesit.
Nuk dihet shumë për të, përveç se vazhdimisht provokon më se 200 mijë ndjekësit e saj në Instagram.
Më poshtë mund të shihni disa nga fotot më “hot” të modeles së fitnesit.
“Maja” e politikës shqiptare që ecën paralel me modën
Majlinda Bregu është padyshim ndër politikanet më simpatike shqiptare, megjithatë nëse e vë përballë pyetjes së cila grua e politikës është më e mirë, deputetja demokrate me modesti thotë se “çdo grua është e bukur”.
E ftuar në “Portokalli” përballë dy aktorëve të humorit, Gazmend Paja dhe Salsano Rrapi, ish-ministrja e Integrimit ka rrëfyer një detaj të veçantë nga jeta e saj, kur tha se, në shtëpi e thërrasin “Maja”.
E pyetur se nëse e ndjek modën, Bregu tha: “Nuk e ndjek më modën, eci paralel me të”.
Ja çfarë veturash kanë fëmijët e mamave që këndojnë në dasma
Falë të ardhurave nga muzika disa nga këngëtarët shqiptar kanë arritur të ndërtojnë një jetë me standarde te larta.
Një shembull i tillë janë edhe këngëtaret e njohura të muzikës popullore, Shkurte Fejza, Shyhrete Behluli e Remzie Osmani, ku fëmijët e tyre e jetojnë një jetë goxha luksoze fal suksesit në muzikë të nënave të tyre, të cilat sigurojnë të ardhura mjaftë të larta nga ky profesion përmes mbrëmjeve muzikore dhe sidomos dasmave.
“LTE e Avancuar”, risia e radhës që vjen për abonentët Albtelecom
Shumë shpejt abonentët “Eagle Mobile” do të kenë mundësi të përdorin shpejtësinë më të lartë të internetit në celular me teknologjinë “LTE të Avancuar”. Kjo teknologji mundëson një shpejtësi në transmetimin e të dhënave (doënlink) deri në 300 Mbps.
“ALBtelecom” ka fituar të drejtën e përdorimit të gjerësisë së bandës 2600 Mhz, duke zhvilluar më tej teknologjinë e saj LTE.
Kjo kompani vazhdon të jetë operatori lider në tregun shqiptar për sa i përket kapaciteteve të ofrimit të shërbimit të internetit përmes rrjeteve fikse dhe mobile.
Frekuenca e re që kjo kompani do të ofrojë, 2600 Mhz, do të bëjë të mundur që telefonat celularë më të fundit në treg të përfitojnë shpejtësinë super të lartë të internetit dhe të transmetimit të të dhënave.
Kjo nënkupton që çdo abonent “Eagle” që ka një telefon celular të zgjuar që mbështet formatet HD apo 4K, do të ketë mundësi të marrë në celular transmetime videosh me rezolucion maksimal, falë shpejtësisë super të lartë të “LTE e Avancuar” të internetit “Eagle”.
Sistemi i fibrave optike të “ALBtelecom” mundëson që “Eagle Mobile” të ofrojë shpejtësinë më të lartë jo vetëm në zona specifike, brenda qyteteve apo zona turistike, por në të gjithë territorin e vendit me të njëjtën shpejtësi standarde.
Për sa i përket këtij shërbimi në kryeqytet, “ALBtelecom” ka mbulimin më të gjerë të shërbimit LTE.
“ALBtelecom” dhe “Eagle Mobile” kanë bërë investime të mëdha për të siguruar teknologjitë më të përparuar për përdoruesit fiks dhe ata celularë. Kjo kompani ndjek nga afër teknologjitë më të fundit në tregun global. Ajo ka rrjetin fiks më të gjerë dhe modern në Shqipëri.
Rrjeti i saj fiks i gjeneratës tjetër NGN (Next Generation Netëork), i cili është absolutisht rrjeti “Backbone” më i gjerë dhe më i sigurtë me “Sistemin Ring” dhe fibra optike në Shqipëri, kombinuar me shërbimet e lëvizshme të “Eagle Mobile”, ofron kapacitetet më të larta të transmetimit të të dhënave, si dhe shpejtësinë më të lartë të internetit në vend.
“ALBtelecom” është e vetmja kompani që ofron gamën më të gjerë të shërbimeve nën konceptin “One Stop Shop”, ku përdoruesit mund të gjejnë shërbimet fikse dhe celulare: internet, ALBëifi dhe ËiFi në zonat publike, televizion, shërbime Cloud etj.
Sherr dhe ofendime live në TV mes Rudi Vatës dhe Ardjan Takajt
Ish-futbollisti i Kombëtares, Rudi Vata dhe presidenti i “Skënderbeut” kanë qenë të ftuar dje në emisionin “Ora Skaner” në “Ora Neës”. Mes të dyve ka pasur një debat mjaft të ashpër që ka shkuar deri në ofendime.
SHERRI
Rudi Vata: “Ky kampionat nuk mendoj se ka ndonjë nivel më të madh se sezoni i kaluar. Thjesht po dominon sërish Skënderbeu, por është edhe Partizani në garë, që besoj se do ta rivalizojë deri në fund për titullin kampion ekipin korçar”.
Ardjan Takaj: “Nuk mendoj se nuk ka nivel derisa po dominon një skuadër. Meqë po dominon për shembull Sëlltiku në Skoci, nuk paska futboll ky vend?!”.
Rudi Vata: “Nuk mund të flasësh kështu, duhet të njohësh një herë historinë e Sëlltikut”.
Ardjan Takaj: “Nuk po më kuptoni, s’e kam për të të kundërshtuar, por dua të të them se edhe Bajerni dominon në Gjermani, por nuk mund të themi se s’ka nivel futbolli gjerman. Ne jemi në një vazo me Sëlltikun”.
Rudi Vata: “Po çfarë flet o zotëri, sa larg je ti nga Sëlltiku! Çfarë ke bërë ti? E di ti kush është Sëlltiku apo jo? Merr një herë njohuri dhe hajde flit me mua pastaj”.
Ardjan Takaj: “Zotëri nuk flitet në këto kushte. Ti je në avion, kampionati shqiptar nuk shikohet kështu. Skënderbeu është skuadra më e mirë e historisë”.
Rudi Vata: “E dimë si keni shkuar deri aty, keni kaluar nja dy ture dhe mendoni se keni nivel. Ju s’keni asnjë plan biznesi”.
Ardjan Takaj: “Edhe një herë po të them, nuk mund të më gjykosh mua nga avioni”.
Rudi Vata: “Ti nuk je askushi o zotëri dhe nuk ke shans të flasësh me mua për futbollin”.
Do'stlaringiz bilan baham: |