Arrestimi
Flamur Bega,në këtë shkëmbim armë-para, ka zgjedhur të marrë dhe dy persona të tjerë besnikë si Hilmi Isufaj dhe Shkëlzen Metallën, që të dy të pajisur me armë zjari pistoletë, me qëllim reagimin për çdo situatë të pakëndshme që mund të lindte nga shkëmbimi i parave dhe minave e snajperit.
Madje njëri nga të arrestuarit ka qëndruar nga pas automjetit ku ndodheshin minat, me qëllim monitorimin në distancë të çdo situate të pakëndshme.
Mirëpo, teksa udhëtonin për të shkuar tek vendi ku kishin lënë takimin dhe kanë parkuar mjetin në “Shkodra Park”, kanë ndërhyrë efektivët e policisë së Shkodrës, të arrestuar tre persona, ku dy prej tyre u janë sekuestruar dy pistoleta “Zastava- Magnum 357” dhe një pistoletë tjetër model 56-të.
Ndërkohë pas kontrollit të automjetit janë sekuestruar 6 mina me telekomandë, një snajper, telefona dhe disa materiale të tjera.
Në momentin ndalimit tre personat nuk kanë bërë asnjë rezistencë ndaj efektivave të policisë. Ndaj tre personave është ngritur akuza e “Trafikimi i armëve dhe municioneve” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”.
Lajmi për arrestimin e tre personave të sipërpërmendur u dha nga Prokurori i rrethit Shkodër, Granit Shahu, në një deklaratë për mediat shoqëruar nga Lorenc Panganika, kreu i drejtorisë së Policisë të Qarkut Shkodër.
“Prokuroria e Rrethit Gjyqsor Shkodër, nën drejtimin e saj dhe në bashpunim me strukturat e Qarkut të Policisë Shkodër kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Porosia”, që bën fjalë për veprën penale të trafikimit të armëve dhe municioneve… Janë sekuestruan në cilësinë e provës materiale: Mina të telekomanduara në distancë me celularë, 6 copë, një pistoletë model 57 e kalibrit, një revolver model “Zastava-Magnum“, një pushkë snajper e kalibrit 7.62, dy telefona të tipit “Samsung” si dhe dy automjete. Jemi duke punuar për hetimin dhe zbardhjen e kësaj çështjeje”,- tha Shahu.
Sekuestrimet
6 Mina me telekomandë në distancë me celular.pistoleta porosia
Një pistoletë model 57 e kalibrit 7.62 mm
Një revolver model Zastava- Magnum. 357
Një Pushkë me mjete – optik (Snajper) “PROEKT-CB007” kalibrit 7.62 mm
23 copë fishekë
Dy telefona “SAMSUNG”
Dy automjete./Shqiptarja.com
Milot, përplaset për vdekje 46-vjeçari te kryqëzimi i Bushneshit, autori ikën
Nje person gjendet i vdekur tek kryqëzimi i Bushneshit, në aksin Milot-Fushë Krujë.
Sipas policisë, ai është identifikuar. Quhet Agron Kaçi, 46 vjeç.
Viktima është përplasur nga një makinë tip “Audi” që është larguar nga vendngjarja.
Video/ Itali, pranga shqiptarit. Grabiste nëpër trena minorenët
Dy persona janë arrestuar në Itali, pasi grabisnin të miturit në trenat e Cuneo në Itali. Të arrestuarit janë një shqiptar i moshës 20 vjeç dhe një 19-vjeçar italian.
Ata u afroheshin të rinjve që dukeshin të pambrojtur dhe u prezantoheshin si jetimë, duke u kërkuar që t’u dhuronin ndonjë lek. Por sapo shihnin se e kishin kapur “prenë” e tyre, e kërcënonin dhe i merrnin paratë apo telefonin.
Vetëm në ditët e fundit janë zbuluar të paktën disa vjedhje. Policia italiane vazhdon hetimet për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, pasi dy të arrestuarit besohet se janë pjesë e bandës.
E dhunoi policia, Aktivistja Rezarta Çaushaj në gjendje të rëndë
Aktivistja Rezarta Çaushaj është rrahur nga policia bashkiake pasditen e djeshme gjatë protestës së mbajtur tek Parku i Liqenit Artificial, dhe pas disa orësh e shtruar në spital analizat kanë treguar se gjendja e saj shëndetësore është shumë e rëndë.
Nga informacionet e para, askush nga policia nuk ka marrë akoma deklaratën e Çaushajt edhe pse janë njoftuar organet kompetente.
Nga informacionet e aktivistëve, Rezarta Çaushaj, është goditur me shqelma dhe grushta nga polcia, ku si pasojë është dashur transportimi i menjëhershëm i saj në spital./Gazeta Impakt/
Fotolajm: Tiranë, aksident si në filma, makina përfundon në Lanë
Këto foto ekskluzive të cilat sapo kanë mbërritur në redaksinë e “Mapo.al” tregojnë për një aksident spektakolar të ndodhur vetëm para pak minutash në një nga bulevardet e Tiranës.
Më konkretisht në kryqëzimin mes bulevardit “Zhan D’Ark” dhe rrugës “Sami Frashëri” që të çon te drejtoria e Policisë Tiranë.
Në aksident u përfshinë një taksi tip “Mercedes Benz” dhe një autoveturë tipo “Opel Corsa” e cila nga goditja me taksinë përfundojë në lumin Lana.
Fatmirësisht, aksidenti nuk ka pasur viktima. Policia shkoi menjëherë në vendngjarje dhe siç shihet nga fotot ka nisur nga puna për nxjerrjen e automjetit nga Lana.
U vra me silenciator, flet motra e Ajet Zeqaj: Nuk kishte konflikte
Burime pranë Policisë së Tiranës bëjnë me dije dëshminë e motrësë së Ajet Zeqaj, ish-efektiv i policisë, i ekzekutuar me silenciator mbrëmjen e 16 Marsit, në zonën e ish- Bllokut.
Sipas dëshmisë së Liljana K. për hetuesit e cështjes, ajo personalisht nuk ka asnjë dijeni për konflikte që i vëllai mund të ketë pasur me persona të caktuar.
Ajo ka thënë se edhe ditën që ndodhi ngjarja ishte duke e pritur Ajetin në shtëpi. “Nuk më ka treguar se mund të ketë pasur probleme me ndonjë person. Ai hapej shumë me mua, por më shumë për çështje familjare. Di që në Francë punonte në një kompani.
Që prej ditës që ishte kthyer nga Franca, më së shumti Ajeti flinte në shtëpinë time. Edhe atë ditë, si çdo ditë tjetër, isha duke e pritur në shtëpi për darkë”, mësohet të ketë thënë në polici Liljana.
Ajo ka treguar se jeton shumë pranë vendit ku ndodhi ngjarja, por humbjen e vëllait të saj e ka mësuar nga mediat. Ndërkohë, pak ditë më parë, hetuesit kanë marrë në pyetje edhe disa të afërm të 41-vjeçarit, për të hedhur dritë për vrasjen misterioze që ndodhi në rrugën “Nikolla Tupe”.
Videolajm/ Policia shkatërron çadrat dhe dhunon femrat te Liqeni
Një video e fundit e cila është hedhur në rrjetin “YouTube” dhe po bën xhirron në të gjitha rrjetet sociale, tregon momentet kur policia e rendit dhe ajo bashkiake kanë ndërhyrë për të shkatërruar kampingun e improvizuar me tenda, të aktivistëve të shoqërisë civile, në vendin e quajtur “Ulliri”, në parkun e Liqenit Artificial në Tiranë.
Pamjet tregojnë ndërhyrjen e policisë dhe përplasjen verbale që pati me disa prej aktivistëve të cilët janë munduar të mos e acarojnë situatën.
Në komentin që shoqëron këtë video shkruhet:
“Ja sesi dhunohen qytetaret paqesor te qendreses tek Ulliri nga policia bashkiake.
Terhiqet zvarre dhe qellohet me shqelm ne brinje aktivistja Rezearta Çaushaj, e cila po tentonte te merrte plastmasin qe policia bashkiake vodhi dhe e hodhi brenda kantierit te paligjshem.
Me vone gjendja shendetesore e saj rendohet, sepse nuk arrinte te mbushej dot me fryme dhe u shoqerua me ambulance per ne spitalin ushtarak”.
Presidenti Nishani uron besimtarët Katolikë për Pashkët
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, iu ka uruar sot besimtarëve katolikë shqiptarë, Festën e Pashkëve.
Në mesazhin e tij, publikuar nga Presidenca, Nishani shkruan:
“Të dashur besimtarë katolikë!
Me rastin e kremtimit të Festës së Pashkëve, ditës kur mbarë katolikët ripërtërijnë besimin e tyre tek Biri, Ati dhe Fryma e Shenjtë, dëshiroj t’ju uroj të gjithëve mbarësi, paqe dhe lumturi!
Ju uroj nga zemra në këtë ditë të bekuar që të gjeni e të ripërtërini kurajën, forcën, besimin dhe vullnetin për t’u bërë më të mirë si qenie njerëzore e për të shpalosur vlerat e vërteta të shqiptarizmës!
Festa e Pashkëve, kjo ditë e ringjalljes së besimit, i gjen shqiptarët të bindur se hap pas hapi do të shënojmë përparime në rrugëtimin tonë drejt familjes së madhe evropiane.
Ky vit shënon edhe shenjtërimin e bijës më të madhe dhe shembullit mbarëbotëror të mirësisë dhe humanizmit altruist – atë të Nënë Terezës nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku I – gjë që do të japë shembullin më dinjitoz dhe më frymëzues se sa vlera dhe dinjitet përfaqëson kombi i vogël shqiptar për mbarë njerëzimin në rrafsh global.
Të gjithë besojnë fort tek mirësia, tek paqja mbi dhé dhe disa prej nesh madje shpresojmë me gjithë shpirt edhe tek bota e përtejme, ku vlerat e vërteta e të qashtra njerëzore gjykohen dhe vlerësohen nga i Plotfuqishmi. Detyra dhe përgjegjësia jonë në këtë jetë është që të përpiqemi me të gjitha forcat dhe mundësitë tona për ta merituar këtë shpresë dhe një jetë sa më të mirë, edhe për brezat që do të vijnë pas nesh.
Gëzuar dhe për shumë vjet Festën e shenjtë të Pashkëve!” – theksohet në mesazhin e Kreut të Shtetit shqiptar.
Shokon deputeti belg: Sulmet në Bruksel, nga shërbimet sekrete belge
Ditën e akteve terroriste, deputeti belg Laurent Louis, nga faqja e tij e Facebook-ut, shokon opinionin publik duke deklaruar se, pas terrorit në Bruksel qëndrojnë shërbimet sekrete belge së bashku me ato amerikane.
Më poshtë komenti i tij i plotë:
“Në këtë dite zie per Belgjikën, dua të tregojë mbështetjen time dhe ngushellimet e mia per familjet e viktimave te atentateve te Brukselit. Pas aeroportit kombëtar, edhe metroja e Brukselit eshte goditur nga goditje vdekjeprurse. Situata është e rendë dhe është e rendesishme që qytetarët të mbajnë qetesinë. Edhe një herë tjetër islamizmin radikal do ta bëjnë përgjegjës per kto atentate te prezantuara si hakmarrje pas arrestimit te Salah Abdeslam fundjavën e kaluar ne Molenbeek. Si mund ta injorojmë pergjegjesinë e shtetit belg ne kto veprime te ndyra te ndodhura këtë të marte ne kryeqytetin tone?
Dy janë gjërat, ose sherbimet e sigurimit janë inkompetente dhe te pazota per te mbrojtur vendet e ndjeshme si aeroporti kombëtar dhe metropolitana e Brukselit, ose janë ata ne origjinen è ktij atentati.
Duke shikuar situatën aktuale, duke shikuar nivelin e sigurisë, është e pamendueshme qe ca individ te jenë ne gjendje të hyjnë ne metropolitane dhe në aeroportin kombëtar me ca bomba dhe që të arrijnë ti shperthejnë.
Nuk guxoj të imagjinoj qe sherbimet tona sekrete dhe sherbimet mbrojtëse te kene mangesi deri në atë pikë saqë mos të mbrojnë me efikasitet vendet me rëndësi kaq te mad
Sic e dini , nuk e kam fshehur kurrë mendimin se sulmet e 11 shtatorit 2001 u gatuan nga Qeveria Amerikane , ashtu sic shumë sulme te tjera ne Europe qe jau ngecën ca organizatave terroriste islamike , por që në të vërtetë janë lejuar tëndodhin nga shtetet tona për tu sherbyer interesave politike-ekonomike qe kanë qëllim destabilizimin e botës arabe, dhe zhvillimin e islamofobisë në botë,konkretizimin e projektit te Izraelit te Madh dhe në fund krijimin e Rendit te Ri Botëror që imponon ( detyron) shtetet botërore te limitojnë të drejtat tona dhe liritë themelore me qëllim që të luftojnë terrorizmin e krijuar nga vet ata, që në hije tërheqin fijet e politikës botërore”.
Gora, “pjesë” e BE: Pasaportat bullgare zbrazin fshatrat e Kukësit
Bullgaria, vendi më i varfër i BE është kthyer në burim shprese për qindra banorë të komunitetit goran të Kukësit, të cilët po emigrojnë masivisht si nënshtetas të Europës, falë pajisjes me pasaporta bullgare.
Nga Bashkim Shala
Çdo javë në qendër të Kukësit, pasagjerë të pazakontë ngjiten me dokumente në duar brenda një furgoni dhe nisen për një udhëtim tetë orësh drejt Sofjes, kryeqytetit bullgar. Pasagjerët i përkasin zonës së Gorës, e njohur për komunitetin e vet dygjuhësh dhe përmes këtij udhëtimi, shpresojnë të fitojnë një pasaportë bullgare që u hap dyert për në Bashkimin Europian.
Shoferi i furgonit, goran edhe ai nga Zapodi, nuhati një mundësi të mirë biznesi kur interesi për kartat bullgare u rrit dhe vendosi të bëjë një linjë të rregullt Kukës-Sofje e kthim, kundrejt një çmimi të leverdishshëm prej 60 eurosh.
“Nisem në darkë dhe mbërrij herët në mëngjes në Sofje. Pasagjerët e mi kanë mundësi të regjistrohen në lagjet e Sofjes (kusht për marrjen e nënshtetësisë) apo të mbarojnë punët në Presidencë,” tha për BIRN shoferi T.Bajraktari.
Bullgaria është vendi me nivelin më të ulët të jetesës brenda Bashkimit Europian, por ajo është kthyer në burim shprese për qindra banorë të zonës së Gorës në verilindje të Shqipërisë.
Nëntë fshatrat e kësaj zone popullohen nga banorë që kanë trashëguar gjuhën sllave të ngjashme me atë maqedonase, e që mendohet se janë ngulur aty mes shekujve XI dhe XIII, kohë kur Bullgaria u përfshi nga lëvizja bogomile-që banorët e shqipërojnë “të dashurit e Zotit”.
Përgjatë dy dekadave të tranzicionit, ky komunitet është tunduar shpesh nga ofertat për nënshtetësi ballkanase.
Në vitet ‘90 erdhën serbët që, përmes përpjekjesh të fshehura u munduan ta përgatisin Gorën si minoritet të tyren në Shqipëri. Më pas, edhe maqedonasit synuan një gjë të ngjashme, duke u premtuar edhe pasaporta goranëve.
Të tretët ishin bullgarët, të cilët ndryshe nga dy pretendentët e parë ia dolën të shkaktonin valën më të madhe të emigrimit dhe zbrazjen e zonës nga banorët e saj.
Në fillim të vitit 2015, fshatrat e Shishtavecit dhe Zapodit u vendosën në fokusin e medias për të ilustruar fluksin e lartë të largimeve nga Shqipëria dhe kërkesave për azil në vendet e BE-së.
Në të vërtetë, banorët e këtyre fshatrave përdorën pasaportat e reja bullgare për të nisur një jetë të re në Perëndim, shumë herë më të favorizuar se mijëra shqiptarë që përfunduan në kampet e azilkërkuesve.
Shoqata, paradhoma e konsullatës
Gjatë pesë ditëve të javës, para konsullatës bullgare në Tiranë sheh grupe banorësh të zonës së Gorës, të cilët presin radhën për të aplikuar për nënshtetësi bullgare. Në hyrje të portës, Nuredin Nuredinaj-me origjinë nga Gora dhe banim në Farkë u kontrollon dokumentet dhe i këshillon aplikuesit për mangësitë që mund të kenë.
Nuredinaj luan rolin e përkthyesit zyrtar të Konsullatës, ndonëse goranët nuk e kanë të vështirë të komunikojnë direkt me konsullin bullgar.
Në fazën e parë të aplikimit, ata duhet të paraqesin çertifikatën e lindjes, atë familjare dhe çertifikatën e trungut nga babai dhe nëna; të katërta me firmë të prefekturës dhe vulë apostile të Ministrisë së Jashtme.
Një dokument i pestë luan megjithatë një rol thelbësor në marrjen e pasaportës; aplikantët duhet të regjistrohen si anëtarë të shoqatës “Prosperitet Golloborda”.
Njësoj si para konsullatës bullgare, radhë goranësh gjen edhe pranë selisë së kësaj shoqate, e cila ndodhet në një pallat të veçuar në lagjen Ali Demi të Tiranës. Një dëshmi për origjinën gollobordase, bashkë me kartën e anëtarësisë së shoqatës u kushton atyre 150 euro.
Konsullata bullgare dhe shoqata “Prosperitet Golloborda” luajnë rolin e dy enëve komunikuese për kandidatët që aspirojnë nënshtetësinë e një vendi të Bashkimit Europian. Në selinë e shoqatës, BIRN vëzhgoi lëvizjen e shpeshtë të një automjeti “Hyndai” me targa bullgare, pasagjer i së cilës ishte edhe një punonjës i konsullatës.
Kryetari i kësaj shoqate, Haxhi Pirushi pret e përcjell njerëz, ndërsa shton radhët e shoqatës me anëtarët e rinj që presin të përfitojnë nënshtetësinë bullgare.
Banorë të Gorës i thanë BIRN se aplikimet për pasaportë bullgare morën popullaritet të lartë që në vitin 2012, por procedurat u quajtën të pavlefshme dhe të interesuarit u këshilluan të përsërisnin dokumentet.
“Me ardhjen e qeverisë së re të Bojko Borisovit, shanset janë shtuar se tepërmi për të marrë një pasaportë bullgare, ndërsa afatet kohore janë zvogëluar ndjeshëm,” thotë E.Nuredini, i lindur në Oreshkë të Gorës dhe banor në Farkë të Tiranës.
Pakica etnike “e diskutueshme”
Kërkesat e Bullgarisë për njohjen e “pakicës etnike bullgare” në Shqipëri kanë shkaktuar jo pak komente në mesin e komuniteteve dygjuhëshe në Kukës. Në dy dekadat e fundit, diplomatë të vendeve ballkanike dhe segmente të caktuara të politikës dhe akademive të shkencave të këtyre vendeve, duke përfituar nga rrethanat aspak të favorshme ekonomike të Shqipërisë kanë treguar oreks në rritje për të “zbuluar” pakica etnike, mundësisht komunitete me një numër sa më të madh banorësh.
Zenulla Bala, mësues në pension dhe studiues nga Shishtaveci mbron idenë se komuniteti i goranëve është zgjeruar me banorë shqiptarë të zonave përreth, të cilët më pas kanë mësuar edhe gjuhën e tyre. Në monografinë me titull:”Shishtaveci, historia dhe tradita”, Bala shkruan se shumë banorë janë mbledhur aty në shekuj nga fshatrat Surroi, Nanga e Lumës, Topojani, Novoseja e Tetova.
“Unë për vete jam nga Mati. Kam lindur në Shishtavec, kam jetuar në Përmet, kam studiuar në Tiranë dhe e quaj veten shqiptar”,- thotë Bala.
Pretendimet bullgare mbi këtë komunitet, sipas tij zënë fill në shekullin e XI, ndonëse nuk janë të bazuara në dokumente. Torbeshët-siç quhen ndryshe goranët e Kukësit konsiderohen si mbetjet e fundit të lëvizjes bogomile, të zhvendosur pas përndjekjeve që katolikët bullgarë i bënë popullsisë ortodokse.
Përveç historikut të zonës, Bala ka studiuar edhe lëvizjes demografike të zonës pas viteve ’90, ku rezulton se Shishtaveci ka humbur ¾ e popullsisë së vet gjatë viteve të fundit. Në studimin e tij prej 87 faqesh thuhet se nga 2 mijë banorët e pas ’90, në fshat kanë mbetur 460 vetë, kryesisht të moshës së tretë.
Përtej diskutimeve kontroverse mbi etninë, banorët e kësaj zone kanë zgjedhur të jenë pragmatistë përballë mundësisë së artë të paisjes me nënshtetësi bullgare, si një mënyrë për t’i shpëtuar varfërisë dhe mungesës së perspektivës në njërën prej zonave më të varfra të vendit.
Pasaportat e reja u mundësojnë atyre qëndrimin në vende të ndryshme të Bashkimit Europian dhe në Angli si dhe lehtësira të shumta në shkollimin e fëmijëve.
Sevdia, një kuzhiniere e njohur në Kukës është në pritje të letrave bullgare bashkë me vëllezërit e saj. Gruaja po planifikon shpërnguljen e të gjithë familjes në Angli.
”Pas vitit 1990 nuk kam punuar asnjë ditë. Së fundi i shkova në zyrë kryetarit të bashkisë, por nuk më dha asnjë shpresë,” tha ajo, duke shpjeguar arsyet e largimit.
Shkollimi i fëmijëve në vendet e BE-së është një tjetër arsye që josh goranët për të rendur pas bërjes së dokumenteve. Dhe shembujt e suksesit në këtë drejtim nuk mungojnë.
Enkeli nga fshati Borje, por me nënshtetësi bullgare ka mbaruar studimet Bachelor në Bullgari dhe ato master në Gjermani.
“Bullgaria ka favore për shkollimin në vendet anëtare të BE. Një student bullgar paguan thuajse 10 % të vlerës së shkollimit”,- thotë ai.
Enkeli jeton së fundmi në Angli dhe shpreson që të tërheqë atje edhe pjestarët e tjerë të familjes, të cilët po presin këto ditë me padurim një përgjigje pozitive nga Sofja./BIRN/
“Guri i lotëve”, vendi i përcjelljes së goranëve në kurbet
Emigracioni ka qenë një fenomen i zakonshëm për banorët e Gorës, që pas Luftës së Parë Botërore. Studiuesi Zenulla Bala i tha BIRN se po boton një libër të ri kushtuar emigracionit, me titullin “Guri i Lotëve”. I njohur ndryshe edhe si Guri i Mëngjesit, vendi shërbente për përcjelljen në kurbet të djemve nga Shishtaveci. Bala thotë se banorët e Gorës kanë emigruar në atë periudhë kryesisht në Egjipt, Turqi e Greqi, por edhe në vende tjera deri në Azerbajxhan. Edhe pas viteve ’90, banorët e Shishtavecit ishin ndër të parët që provuan kurbetin. Në fillim të vitit 1995 ata filluar të emigrojnë në Maqedoni. Sipas Zenulla Balës, nuk ka person nga Shishtaveci që të mos ketë emigruar njëherë në Maqedoni. Por gjatë kësaj kohe nuk kanë munguar rastet e dhunës serbe ndaj popullsisë gorane që jeton në pjesën e Shqipërisë. Nga fshati Shishtavec numërohen tre të rinj të vrarë në kufi nga serbët, ndërsa një person tjetër i vrarë në kufi është nga fshati Borje.
Syzet e Getit, çmim marramendës. Vjedhja e këngës i kushtoi më pak
Pak orë më parë Getoar Selimi në bashkëpunim me Onatin solli videoklipin “BS”.
Përveç se u raportua se melodia e këngës është e vjedhur, “Telegrafi” ka zbuluar edhe disa detaje të reja rreth këngës dhe paraqitjes skenike të këngëtarëve.
Në fakt, bëhet fjalë për syzet e reperit shqiptar, Getit dhe vijës melodike të këngës.
Sipas një hulumtimi të bërë del që syzet e reperit kanë kushtuar më tepër se melodia e vjedhur e këngës.
Syzet e Getit kushtojnë rreth 1811 euro në tregun ndërkombëtar sipas ueb-faqes “farfetch.com”.
Kurse vija melodike e këngës së vjedhur, përkatësisht është blerë online vetëm për 99 cent duke u bazuar në ueb-faqen itunes.
Ndërkohë, vija melodike e këngës është kopjuar nga ajo “Ëelcome dans la gropte”, të cilën e sollën në vitin 2014 katërshja e reperëve francezë, Blacky Blaak, Neto, Raz dhe Matso.
Pornostarja: Është sikur ta kem të shkruar në ballë...
Ish-ylli i filmave pornografikë Bree Olson, ka zbuluar se nuk del dot nga shtëpia nga frika e paragjykimeve të njerëzve.
Në një video rreth 5 minuta të postuar në “YouTube”, 29-vjeçarja e cila e ka lënë industrinë e pornos në vitin 2011, thotë se, trajtohet sikur ta ketë të shkruar në ballë fjalën “bushtër”.
Me lot në sy, ajo thotë në video se, e ka të pamundur të krijojë shoqëri me njerëzit.
“Nuk e prisja që të më vrisnin fjalët e njerëzve, por ndihem keq dhe ka javë që nuk dal nga shtëpia. E kam të pamundur të integrohem. Njerëzit më trajtojnë sikur të isha pedofile, jo si një ish-punonjëse seksi.
Më shohin si rrezik për fëmijët e tyre. Unë mund t’i kthehem shumë lehtë pornos dhe të bëj rreth 20.000 dollarë në javë, por nuk dua”,- thotë Bree./TCh/
Atentati me avion, reagimi i Aleksandër Meksit për Izet Haxhinë
Në një përgjigje lakonike për gazetën “DITA”, Meksi tha:
“Më ka tronditur ky rrëfim i Izet Haxhisë.
Ngjarja është e vërtetë. Kështu ka ndodhur.
Por nuk i kam ditur dhe nuk jam interesuar asnjëherë për prapaskenat dhe rrethanat se si ka ndodhur.
Nuk mund të flas më tepër për momentin…”./DITA/
Armina në tavolinë me Berishën, por me mendje te celulari...
Armina Mevlani është ulur në një drekë të shtruar nga Sali Berisha.
Por, nga kjo foto e postuar nga Olti Curri, shihet se, Armina më shumë merret me telefonin.
Me sa duket, “nusja e re”, nuk është ndjerë rehat në tavolinë, ku Shkëlzeni duket se po bashkëbisedon me një person tjetër në tavolinë që e ka përballë, ndërsa Berisha i “përkushtuar” ndaj Lirisë.
Në tavolinë qëndron edhe Genc Pollo, i cili sikurse Armina, “mendjen” e ka tek celulari./Dita/
Aksidenti tragjik në Vlorë, viktima Seferi mësues i njohur i qytetit
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik i ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se rreth orës 06:20 minuta të mëngjesit është gjetur trupi i pajetë i Ajet Seferit, 80-vjeçari i njohur në qytetin e Vlorës dhe një prej mësuesve të matematikës, më të mirë dhe të njohur në këtë qytet dhe më gjerë.
“Rreth orës 06:20, është marrë njoftimi se është gjetur një person i pajetë në aksin rrugor të lagjes “Ujë i ftohtë”.
Shërbimet e Policisë janë afruar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se: Në aksin rrugor “Skelë-Ujë i Ftohtë”, pranë objektit “San Tropez” është gjetur një person i pajetë (i shtrirë) në anë të rrugës.
Policia ka bërë të mundur identifikimin e tij dhe trupi i pajetë i përket shtetasit: Ajet Seferi, 80 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia” Vlorë (i cili është dërguar në morgun e qytetit).
“Gjatë hetimeve paraprake, dyshohet se ky person mund të jetë goditur nga një automjet pasi në vendin e ngjarjes kanë mbetur shenja gomash dhe xhama të thyer të cilat i përkasin ndonjë mjeti. Policia po punon për zbulimin dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”,- thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
Fotolajm: Supermbesa, puthje provokuese nga shtrati me një vajzë
Dasara Malltezi, mbesa e ish-kryeministrit Berisha, shihet në këtë foto me një tjetër femër e shtrirë në një shtrat... E njohur ndryshe në rrjetet sociale edhe si “supermbesa”, nuk dihet ende se cila është vajza në krah të Dasarës.
Laboratori i kokainës, nipi i Enverit menaxhonte dy kimistët
Prokuroria e Krimeve të Rënda është duke kryer veprimet e fundit në hetimet për dosjen e trafikut të drogës nëpërmjet laboratorit të Xibrakës.
Pas 14 muajsh hetime, këtë javë prokuroria ka nisur njoftimin e akuzave për nëntë personat e akuzuar për mbajtje e trafikim lëndësh narkotike.
Burime zyrtare të prokurorisë kanë thënë se dosja penale pritet të dërgohet në gjykatë brenda 10 ditëve që vijnë, pasi po formulohet kërkesa për gjykim ndaj të akuzuarve. Në janar të këtij viti prokuroria shtyu afatin e hetimeve me 3 muaj për çështjen, pasi kërkohej kryerja e veprimeve hetimore të mëtejshme për zbardhjen e linjës së trafikut.
Dy prokurorët e çështjes u kanë njoftuar nëntë të pandehurve akuzat e trafikimit të drogës në formën e grupit kriminal të strukturuar. Pas kësaj procedure, të pandehurve do t’u njoftohet dërgimi në gjyq me akuza konkrete sipas rolit që kanë pasur në kryerjen e veprës penale.
Do'stlaringiz bilan baham: |