Kukësi, në vend të gabuar
Aeroporti i Kukësit u ndërtua në vitin 2004 me synimin për të shërbyer pjesërisht për tregun e Kosovës, në një kohë kur Aeroporti i Prishtinës kishte një kapacitet përpunues të ulët. Aeroporti, i cili kushtoi 12 milionë dollarë, mbeti i ngrirë për më shumë se një dekadë. Qeveri të ndryshme u përpoqën ta përdorin për reklama elektorale aeroportin e ri në prag zgjedhjesh, duke premtuar vende pune në zonën e Kukësit, rajoni më i varfër në Shqipëri. Në vitin 2009, maxhoranca e kohës menaxhoi edhe uljen e një avioni në formë prove në Kukës si pjesë e fushatës elektorale.
Në zgjedhjet e fundit për pushtetin vendor në vitin 2015, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë deklaroi në Kukës se aeroporti i ri mund të “punësojë 500-700 vetë”, një deklaratë që u përqesh nga ekspertët, të cilët thanë se aeroporti i Rinasit punëson aktualisht po kaq njerëz. Ministri Haxhinasto deklaroi sot se aeroporti i ri mund të hapë “rreth 200 vende të reja pune”.
Gjithsesi, ekspertët mendojnë se ndryshimet e ndodhura përgjatë këtyre 10 vjetëve e bëjnë aeroportin e Kukësit “të ndërtuar në vend të gabuar” dhe me pak gjasa për t’u zhvilluar, pavarësisht se kostot e shërbimit për avionët mund të jenë shumë më të ulëta se sa ato të Rinasit. Që nga koha kur Kukësi është ndërtuar si aeroport, një autostradë e re lidh Tiranën me Kukësin me një udhëtim prej dy orësh, nga tetë orë që qe koha e udhëtimit në kohën kur aeroporti u ndërtua. Gjithashtu, tregu i Kosovës ka pësuar ndryshime pasi Aeroporti i Prishtinës është zhvilluar duke rritur kapacitetet.
Përgjatë viteve, ekspertë të ndryshëm kanë sugjeruar që ekskluziviteti i aeroportit të Rinasit të hiqej duke e sulmuar këtë klauzolë në kontratën e koncesionit në bazë të ligjit për konkurrencën. Në të gjitha vendet e zhvilluara, posedimi i një monopoli ligjor është i paligjshëm dhe qeveria mund të luftonte ekskluzivitetin në bazë të ligjit kundër monopoleve. Por në vend të kësaj, qeveria hyri në bisedime dhe pranoi zgjatjen e kontratës së koncesionit.
Monopoli aktual konsiderohet si shkaku i një pjese jo të vogël të çmimeve të larta të biletave të fluturimeve ajrore në Shqipëri, të cilat janë krahasimisht shumë më të larta se sa fluturimet drejt vendeve fqinje, duke u bërë një ankesë permanente e operatorëve turistikë./BIRN/
Edhe ambasadori i Izraelit vrapoi sot për autizmin
Ambasadori i Izraelit,
Rodkin ka vrapuar në maratonën 5-10 km që nisi sot në Tiranë në kuadrin e fushatës për ndërgjegjesim ndaj autizmit.
Nismës për ndërgjegjësimin ndaj kësaj sëmundjeje i janë bashkuar shumë diplomatë të huaj në Tiranë, pjesë e trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.
Ky është vendi më i frikshëm në botë...
Kur flitet për vendet e mallkuara, mund të jeni të sigurt se varrezat gjenden në vendin e parë. Por, cili është vendi më i frikshëm në botë?
Pa dyshim se varreza “Bachelor Groove”, e cila gjendet në periferi të Çikagos dhe nuk është një varrezë e veçantë. Ajo është varrezë e mallkuar.
Rrëfimi për këtë varrezë fillon në vitin 1833, kur edhe ishte hapur në periferi të atij që më pas do të bëhej qyteti Çikago.
Asokohe qyteti i formuar nga anglezët quhej Bremen. Nuk vonoi shumë dhe varreza në fjalë u braktis, u harrua nga komuniteti. Por, më pas kjo varrezë bëhet qendër e aktiviteteve paranormale.
Disa njerëz bëjnë be të kenë parë shpirtrat sesi shëtisin midis përmendoreve të varrezave.
Edhe më të frikshme janë pamjet e fantazmave të fermerëve, të cilët shihen duke e punuar tokën. Në vitin 1984 disa njerëz kanë raportuar se kishin parë fantazma të veshura si murgj.
Për shkak të këtyre aktiviteteve paranormale, kjo varrezë vazhdimisht paraqitet në emisionet rreth fantazmave.
Video/ Kreu i Kishës Orthodokse e pranon: Zoti është 1! Muhamedi, i dërguari i tij
Kreu i Kishës Ortodokse Malazeze, mitropoliti Mihailo, ka dhënë një deklaratë interesante në intervistën për “Face TV”.
Pos komenteve pozitive ndaj Allahut dhe Muhammedit a.s., ai ka dhënë mjaft këshilla dhe informacione interesante për fenë muslimane.
Ai ka deklaruar se “Allahu është Një, Atij i lutemi dhe prej tij ndihmë kërkojmë, dhe se askush nuk mund ta mohojë faktin që Muhammedi është i dërguari i Tij”.
Intervista e rrallë/ Rrëfehet vajza me dy vagina. Ja si i zbuloi...
Si jeton një grua me dy vagina?
Tabloidi britanik The Sun ka folur me një grua të lindur me këtë gjendje të veçantë fizike, duke e pyetur për aspekte të ndryshme të jetës së tij. Protagonistja e intervistës kërkoi të mbetet anonime në mënyrë që të mos të kontaktohet pasi të zbulohet problemi i saj.
Si e zbulove që ju keni dy vagina?
“Kur isha 13 vjeçe unë duhet të realizoja një operacion në zorrë. Kur dola nga salla e operacionit, mjekët i thanë prindërve të mi për të më çuar në departamentin e gjinekologjisë, duke thënë se unë kam diçka të gabuar me sistemin riprodhues. Mjeku bëri një test vaginal dhe më tha se kam një vaginë të dyfishtë.”
Cili ishte reagimi juaj kur e kuptove?
“Unë kam qenë e pakënaqur deri në momentin kur takova një grua që nuk kishte asnjë.”
Duke qenë se dy vagina kanë nevojë për të njëjtën sasi të hapësirës, lindja e një fëmije është më e vështirë për ju?
“Mitrat e mija janë më të vogla se normalet, kështu që ato janë një rrezik për abort, frenim të rritjes intrauterine (fëmijëve të vegjël), dhe foshnjave të parakohshme. Mjekët më kanë thënë se unë mund të ketë fëmijë, por për shkak të hormoneve është e mundur për të mbetur shtatzënë në të njëjtën kohë në të dy mitrat.”
Pra, ju mund të mbesni shtatzënë dy herë, nga dy djem?
“Nëse do të ishte e njëjta natë, unë mendoj se po. Gjatë shtatzëninë të dyja periodat ndalen, kështu që ajo duhet të ndodhë në të njëjtën natë”
Si është jeta juaj seksuale?
“Jeta ime seksuale është e mirë, varet me cilën vaginë po e kryej aktin. Vaginat e mia janë krah për krah dhe ajo në anën e majtë më dhemb, sepse është më e vogël. Për shkak të kësaj pika ime G është e mbuluar, por përveç kësaj janë të barabarta me çdo grua tjetër.”
Cilat janë reagimet e meshkujve kur zbulonin se ju keni dy vagina?
“Ata nuk më besonin, është gjithmonë kënaqësi e madhe për të folur me ta rreth kësaj çështje”.
Xhesika Ndoj, puthje lesbike me një femër
Xhesika Ndoj, e cila së fundmi është komentuar për deklaratat për jetën seksuale dhe lidhje me meshkuj të botës së biznesit dhe politikës, këtë herë vjen me një foto duke u puthur me një vajzë.
Në një foto të fundit ajo shfaqet në “Instagram”, duke u puthur me një femër.
Ndonëse është Gugu ajo që ka deklaruar biseksualitetin e saj, Xhesika deri tani nuk ka thënë asgjë në lidhje me këtë, por, fakti që ajo e ka fshirë menjëherë foton nga faqja e saj e “Instagram”, ka ngritur jo pak dyshimet për këtë çështje.
24 orë me Ardit Gjebrean/ Ja si ndryshoi jeta e lypësit...
Vetëm një javë më parë, në ekranin e Televizionit Klan, moderatori i njohur Ardit Gjebrea, në rubrikën “24 orë me...” e njohu publikun me Gentin, një djalë 22-vjeçar i cili lypte për të siguruar jetesën.
Gjebrea kaloi 24 orë me të, duke përcjellë tek publiku shqiptar sesi është jeta e një djali që kishte dalë në rrugë për të lypur, që kur ishte 6 muajsh.
Tashmë, kur kanë kaluar vetëm pak ditë nga historia që preku zemrat e shumë shqiptarëve, jeta e Gentit do të marrë një tjetër drejtim.
Ai do të largohet pas kaq shumë vitesh nga rruga, për të filluar punë në një fabrikë këpucësh.
Lajmin e bërë të ditur, vetë moderatori i të “Dielës Shqiptare”, me anë të një postimi në Instagramin e tij.
“Do fillojë punë! Një jetë e re e pret Gentin, nga rruga – në Fabrikën e këpucëve ‘Alba Shoes’ në Kamëz. Ai sapo e pranoi me shumë dëshirë punën e re”,- u shpreh Gjebrea, bashkëngjitur fotos ku shfaqej bashkë me Gentin.
22-vjeçari, pas një jete të vështirë po realizon më në fund ëndrrën që kishte, të shkëputej nga rruga./Klan TV/
Tiranë, makina përplas rëndë drejtuesin e motoçikletës
Plagoset një person gjatë paradites në afërsi të pediatrisë në Tiranë.
Një automjet u përplas me një motor dhe për pasojë ka mbetur i plagososur drejtuesi i motoçikletës.
Me të mbërritur në vendngjarje policia shoqëroi drejtuesit e mjetit.
Ndërsa i plagosuri u dërgua në spital dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Aksident i tmerrshëm në autostradë, humbin jetën 7 persona
Pesë të rinj francezë dhe dy punëtorë restoranti kanë humbur jetën pasi makinat e tyre u përplasen në një autostradë pranë Figueres, në rajonin verilindor spanjoll të Katalonjës.
Francezët e moshës 19 deri 22 vjeç po udhëtonin me shpejtësi të lartë me makinën tip “Volksëagen Golf” kur u përplasën fatalisht me punëtorët e restorantit.
Dy punëtorët meshkuj që humbën jetën, ishin me kombësi marokene dhe kolumbiane, ndërsa shoferi spanjoll ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën.
Katalonja është burim aksidentesh pasi më 20 mars një tjetër aksident me pasoja tragjike i mori jetën 13 studentëve.
Obama: Trump është injorant!
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, i ka dhënë një goditje përfundimtare, kandidatit për Shtëpinë e Bardhë Donald Trump.
Sipas Obamës, Trump nuk ka njohuri për politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe për njohuritë rreth botës në përgjithësi.
Presidenti amerikan, nënvizoi se, Donald Trump është i paditur kur bëhet fjalë për tema specifike të diplomacisë ndërkombëtare.
Duke folur në një samit nuklear në Uashngton D.C, Obama tha se, deklaratat e kryesuesit republikan në zgjedhjet presidenciale në SHBA, Donald Trump, rreth riprodhimit nuklear të bëra më herët gjatë kësaj jave, ishin një tregues se, Trump është i paditur kur behet fjalë për tema të përsosura të diplomacisë ndërkombëtare, raporton “The Times”.
Trump kishte thënë se, Japonia dhe Korea e Jugut duhet të kenë qasje në prodhimin e armeve nukleare në mënyrë që ta mbrojnë vetën nga maniakët e Koresë Veriore.
Ndërsa Obama në një konferencë për media pas samitit nuklear dy ditor tha se: “Këto deklarata na tregojnë se personi i cili i ka bërë ato, nuk di shumë rreth politikës së jashtme, politikës nukleare, Gadishullin Korean apo botës në përgjithësi”.
Obama, po ashtu ka thënë se, nuk është befasi fakti që njerëzit rreth botës i kushtojnë vëmendje asaj së çfarë ndodhë në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Vildania tani na tregon pamje... nga zogu
Modelja Vildane Zeneli, e ka tepruar së fundmi me një postim të saj në rrjetin social Instagram.
Ajo ka postuar një fotografi provokuese me bikini.
Por, këndi i fotografisë është nga lart, që nxit edhe më shumë imagjinatën e meshkujve.
Trupi i saj pa dyshim që është perfekt.
Video/ Shikoni Rita Orën se si kërcen në mes të rrugës...
Rita Ora ёshtё njё kёngёtare me famё botёrore dhe shumё e dashur nga publiku.
Ajo sё fundmi nё llogarinё e saj Instagram ka publikuar njё video, ku duket se ёshtё nё rrugё pёr tё realizuar photo shooting-un e radhёs, ndёrkohё dёgjohet njё muzikё me tё cilёn kёngёtarja nuk heziton pёr tё vallёzuar edhe pse ёshtё nё rrugё.
Sheshel i përgjigjet Selimit: Atë “mikun” e kam në rregull...
Nuk ka munguar një reagim i kreut të radikalëve serb, Vojsllav Sheshel, pas komunikatës së Zv.ministrit të Jashtëm të Kosovës, Petrit Selimi.
Selimi ka deklaruar nëse kreu i radikalëve serb tenton të futet në Republikën e Kosovës, ai do të arrestohet.
Ndërsa, Sheshel i ka dhënë përgjigje me anë të një medie serbe, i cili ka theksuar se, Selimi dhe zyrtarë të tjerë dëshirojnë ta arrestojnë atë për t’i marrë organet.
Më tej, kreu i radikalëve serb thekson se, me çfarë baze ligjore do t’më arrestojnë? Sipas tij, ata nuk kanë asnjë arsye.
“Unë në fakt e di se çfarë ata dëshirojnë… të më arrestojnë dhe më pas t’mi marrin organet për shitje”,- ka thënë Sheshel.
“Ata e dinë se do të përfitonin shumë, pasi mëlçinë e kanë në gjendje të mirë, është shumë e shëndoshë, gjithashtu edhe zemrën e kam mirë, me të gjithë defibilatorët në të cilën Kombet e Bashkuara kanë investuar 40 mijë euro. Gjithashtu i kam të dyja veshkat dhe një organ që është në gjendje të mirë”.
Ai ka paralajmëruar se Partia Radikale Serbe (SRS) do të mbajë tubim në Kosovë.
“SRS do të mbajë takimin e paracaktuar në Kosovë dhe unë do të shkojë, por nuk e di nëse do të jem pjesë e tubimeve, pasi kam disa tubime në vende tjera”,- ka thënë Sheshel.
Ëikileaks zbulon bisedat e zyrtarëve të FMN për Greqinë, shantazh Merkelit
Pakënaqësi të jashtëzakonshme tek qeveria greke kanë ngjallur kabllogramet konfidenciale të publikuara sot nga Ëikileaks, në të cilat zbulohen bisedat e një telekonference të 13 ditëve më parë mes drejtorit te Çështjeve Europiane të FMN-së, Paul Thomsen dhe shefes së misionit në Athinë, Delia Velkouleskou dhe përgjegjësen e ekipit teknik të Fondit, Iva Petrova.
Biseda këto, të cilat minojnë vlerësimin e programit qeveritar nga ekspertët e kreditorëve që pritet të fillojë të hënën. “Nuk do të pranoj një paketë më të vogël masash. As që bëhet fjalë. Në të kaluarën vetëm një herë u morën masa dhe ndodhi kur grekët mbetën pa para dhe mund të falimentonin. Dhe ndoshta kjo është ajo që do të ndodhë përsëri”,- duket se ka thënë Thomsen, i njohur në opinion grek si përfaqësuesi i parë dhe më i ashpër i FMN në Athinë në fillimet e krizës.
Por midis të tjerash, me tone ironike zyrtari i lartë i FMN duket se kërkon t’i bëjë shantazh Berlinit për të pranuar pozicionimet e organizmit financiar në çështjen e reduktimit të borxhit grek.
“Do t’i themi Merkelit, ‘ju duhet të mendoni se çfarë është më e kushtueshme, të vazhdoni pa FMN dhe më pas Bundestagu t’ju pyesë, FMN nuk është në bord? Apo të bëni një lehtësim të borxhit për të cilin ne si Fond besojmë se i duhet Greqisë, në mënyrë që të na mbani ende në bord’”,- citohet Thomsen.
Greqia nuk do të lejojë askënd të luajë me fatet e vendit, ka qenë ndërkohë mesazhi i Athinës zyrtare, ndërsa menjëherë pas publikimit të lajmit që po bën xhiron e agjencive të huaja, kryeministri grek ka mbledhur urgjent ministrat e kabinetit të tij.
Zëdhënësja e qeverisë, Ollga Gerovasili, nga ana e saj ka kërkuar shpjegime nga Uashingtoni se, nëse kabllogramet janë të vërteta, atëherë Athina duhet të dijë nëse “qëllimi për krijimin e kushteve të falimentimit të Greqisë para referendumit në Britani, siç rezulton nga dialogu, është vërtet pozicionimi zyrtar i FMN-së”./TCH/
Gjetja interesante për t’i shpëtuar dorën/ Ja qepin brenda barkut
Disa kirurgë kanë shpëtuar dorën e një punëtori fabrike duke vendosur t’ia qepin brenda barkut.
Mjekët kirurg, nuk kanë menduar gjatë, por menjëherë kanë vendosur që Carlos Mariotti për të shpëtuar dorën e dëmtuar përgjatë punës në fabrikë, duhet të pranojë këtë zgjidhje.
Ata i kanë futur dorën e dëmtuar, brenda barkut të tij, duke e mbuluar me një pjesë të lëkurës, shkruan “The Sun”.
Një nga këta është doktor Boris Brandao, i cili ka kryer operacionin e rrallë.
Ai tha: “Mariotti kishte pësuar një dëmtim që e la atë me shumë pak lëkurën në pjesën e dorës duke iu parë kështu të gjithë kockat”.
Sipas mjekëve, 42-vjeçari Mariotti, që jeton në Orleans në jug të Brazilit, duhet të mbajë dorën e lidhur për gjashtë javë.
Fotojalm: Ja arsyeja përse u përlot Lulzim Basha në Shkodër
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është përlotur gjatë fjalës tejet prekëse të mbesës së pishtarit të demokracisë, Besnik Cekës.
Basha i shoqëruar nga drejtues të lartë të Partisë Demokratike dhe deputetë të opozitës, duket se është përlotur teksa në podium fliste mbesa e njërit prej të rinjve të vrarë para 25 vitesh, gjatë demonstratës së 2 Prillit të vitit 1991.
Arben Broci, Bujar Bishnaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka, u vranë nga forcat e regjimit komunist në protestat e 2 Prillit të vitit 1991 që shpërthyen në Shkodër.
25 vjet më pas, 2 prilli ndëshkimi i pazbardhur
Nga Edi Lesi
Ka zënë pak ndryshk shigjeta që thotë rruga e Katalinës, po ajo dhe troshitja e makinës në urën mbi Drin të ndërmendin se po hyn në Shkodër. Tabela e madhe në të majtë ku shkruhet Lubjane, Zagreb, Vjene, Berlin, është pak më shumë se një orientim për shoferët, është si një vulë përkatësie, kaq shumë ky qytet ka gjakuar kah Europa.
Po sot është 2 prilli tragjik, një datë që ka ndalur humorin e shpotitë që prodhon paprere ky truall, atë ditë gri 25 vite më parë.
Ka një protestë në sheshin që mban këtë emër, përballë ish-komitetit të partisë. Mijëra qytetarë janë mbledhur, pritet të vijë Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. 4 të rinjtë 20 vjeçarë që u vranë atë ditë, Arben Broci, Bujar Beshanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka janë krenaria e padyshimtë e shkodranëve, ndjenjë që dallohet në fytyra njerëzish e në ajri.
Zijai, 65 vjeç, lidh biçikletën në një copë hekur ngjitur me nje shkurre dekorative ku ra pa jete Arben Broci. “Këtu kam qenë, nuk e prisnim se skena ba gja. Ishim tu protestu në paqe. Si nji natë ma parë, veç kur krisën armët. U ba si luftë”, kujton ai.
Agimi ka qenë 20 vjeç atë kohë. Të tregon me gisht ndërtesën e vjetër pas memorialit ku feks një dritare e lënë pas dore.
“Prej atje gjujti snajperi, tek plumb”, thotë ai. Sot është degë e universitetit të Shkodrës godina përballë që ishte zyra e Partisë së Punës, që mori 4 jetë të pafajshme.
“Te Fillimet” e Preç Zogajt, shkruhet gjatë për 2 prillin. Shkodranët ishin ngritur në këmbë një ditë ndërmjet, pas zgjedhjeve të 31 marsit, kur PD kish fituar bindshëm aty e po prapë komunistët duket se vononin rezultatin e donin të tregonin se ata ishin sërish në pushtet, pasi kishin marrë shumicën e votave në rang vendi.
Ahmet Kryeziu është vëllai i njërit prej dëshmorëve. Ngjitet në podium me emocion e flet shkurt. “Duam të vërtetën, pse ndodhi. Kush e dha urdhrin. Duam drejtësi”. Ai përmend dhe emrin e Gramoz Ruçit, atëbote Ministër i Brendshëm. “Mos të bëjë si engjëll në televizor, të flasë, të tregojë”.
Vita është sot 32 vjec. Ka ardhur me shumë shokë e shoqe të lagjes ku jeton në Xhabie. “Duam të dimë më shumë, kam qenë në fillore atë ditë, e morëm vesh se një ngjarje e rëndë ndodhi, erdhën prindërit më morrën në klasë”. Në pedonalen veneciane të Shkodrës ka pak lëvizje. Qyteti është në shesh dhe thirrjet mbërrijnë aty prej megafonëve.
Jetmiri, 19 vjeç punon kamerier në një bar të lezetshëm. Ai s’di shumë për 2 prillin. Thotë se ka një shok me të mençur për këto punë. Po ka dëgjuar nga prindërit se është bërë një masakër nga komunistët dhe ka parë dhe një dokumentar.
Kryetari i Partisë Demokratike ngre ovacionet kur shpall se 4 dëshmorët na kanë lënë një sprovë të përjetshme. Sprovën për të treguar të njëjtën vendosmëri e kurajë në përballje me të keqen që njësoj sot ka zënë rrugën e lirisë dhe mirëqenies. Basha angazhohet para qytetarëve se projekti i atyre që sakrifikuan më të shtrenjtën gjë, nuk do të ndryshket.
Në këtë marshim merr pjesë dhe historiani Romeo Gurakuqi. Ka qenë me 1 prill të 1991 deri në orën 10 të natës, me mijëra të tjerë para komitetit. Ishte gjithë qyteti, kujton ai. Romeo të nesërmen iku në Gruemirë ku punonte. Kur u kthye në mesditë gjëma kishte ndodhur.
“Ishte padyshim ndëshkim për anti-komunizmin e Shkodrës, i urdhëruar nga Tirana”,- thotë Gurakuqi.
Ky qytet e ka tëhuajtur regjimin që në fillesë. Kryengritjet e para anti-komuniste pas luftës aty u zhvilluan. Dhe demonstrata e parë në vitin 90 për të hedhur bustin e Stalinit. Aty në Shkodër kanë lindur ëndrrat për liri e Europë, që fluturuan më tej në qiejt e gjithë vendit. Në kthim, nuk mund të mos vësh re tabelën e madhe që thotë Lubjanë, Zagreb, Vjenë, Berlin. Më poshtë sikur vigjëlon mbi Dri, shigjeta me pak ndryshk, Rruga e Katalinës.
Video/ Dilni nga avioni, jeni myslimanë!
Stafi i kompanisë së fluturimeve “United Airlines”, është bërë lajm në gjithë botën, pasi i ka kërkuar një familje arabo-amerikane të dalin nga aeroplani për shkak të besimit të tyre islam.
Ngjarja ka ndodhur në Çikago të SHBA-ve, ndërsa aeroplani ishte gati në nisje.
Çifti arabo-amerikan e ka quajtur një incident të rëndë dhe tepër diskriminues.
Më 20 mars, këtë vit, Eaman-Amy Saad Shebley-it dhe fëmijëve të saj iu ishte kërkuar të dilnin nga aeroplani, që ishte gati të fluturonte nga Çikago për në Uashington.
Stafi ua kishte shpjeguar atyre së kërkesa kishte të bënte më çështje sigurie gjatë fluturimit.
Dy video të shkurtra shfaqin dy anëtarë të stafit duke folur më Shebley dhe burrin e saj.
Në videon e parë, një grua dëgjohet dukë thënë së duan t’i kërkojnë asaj të dal nga aeroplani.
Denoncimi: Edi Rama po ndërton një studio dy katëshe pa leje
Një denoncim ka ardhur për Kryeministrin Rama, që “po ndërton një studio dy katëshe për vete, pa leke dhe pa leje”. Denoncimi është bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili përmes një statusi në Facebook, citon fotografin dixhital.
Ja çfarë shkruan Berisha në statusin e tij në Fb:
“Fotografi dixhital denoncon:
Edi Ramen qe po nderton studio dykateshe per vete, pa leke dhe pa leje! sb
“Pershendetje Doktor,
Po ju dergoi keto foto bashkangjitur.
Jane bere te ish Poligrafiku. jane ambjente te privatizuara nga Kryegjyshata e bektashinjve por te Marra me qera nga Adi Muho (ose Murraj – s’jam shume i sigurt per mbiemrin) me nja dy artiste te tjere.
Pothuajse cdo fund jave Rama perdor ambjentet e ketij Adit per te bere pikturat e tij.
Ndersa ne keto foto tregohen punimet qe po ben Rama (me sa kam une informacion PA LEJE NDERTIMI) per studion e tij dy kateshe. Ndertimi dhe ambjentet ruhen tere kohen me rojet te gardes.
Po ju informoj gjithashtu se Rama KA QENE aty qe nga Ora 10.30 deri ne 17.00 DUKE PIKTURUAR nderkohe qe zhvillohej PROTESTA dhe ARRESTOHESHIN qytetaret tek parku i Liqenit,me respekt...”.
Detyronte shoqen e gruas të prostituonte për të paguar qiranë...
Një emigrant shqiptar është arrestuar nga policia italiane, nën akuzën për “Shfrytëzim prostitucioni”.
Sipas mediave italiane, 28-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është prangosur nga karabinerët e Napolit, pasi dyshohet se shfrytëzonte një 17-vjeçare për prostitucion, shoqja e bashkëshortes së tij, me qëllim të pagimit të qerase së banesës.
Ka qenë vetë vajza ajo që e ka denoncuar shqiptarin në polici, ndërsa kjo e fundit bëri arrestimin e tij në momentin që 28-vjeçari e shoqëronte 17-vjeçaren tek një klient.
Pranga dy tutorëve, shfrytëzonin minorenen shqiptare si prostitutë
Një ngjarje mjaft e rëndë ka shokuar zonën e Villarikës në Itali, ku policia ka bërë të mundur arrestimin e një tutori o cili shfrytëzonte për prostitucion një minorene shqiptare.
18-vjeçarja shqiptare, e cila kishte disa muaj që kishte mbërritur në Itali, është detyruar nga miku i saj dhe bashkëpunëtori i tij, që të prostituojë në rrugë.
Policia italiane e cila kishte ndjekur rastin që nga fillimi, ka bërë të mundur arrestimin e dy tutorëve, si dhe rikthimin në normalitet të 18-vjeçares shqiptare, e cila tashmë ndodhet në një qendër rehabilitimi dhe më pas do të rikthehet pranë familjes së saj në Shqipëri.
Tiranë, ‘vjehrri’ plagos me armë bashkëjetuesin e vajzës
Rreth orës 18:30, në zonën e Linzës, në afërsi të “Thesarit”, në banesën e tij është plagosur me armë zjarri shtetasi A. G., 33 vjeç, i cili u dërgua në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku ka bërë të mundur edhe kapjen e autorit të dyshuar për këtë vepër penale, dhe ka shpallur në kërkim autorin e dytë.
Është kapur pak minuta pas ngjarjes autori i dyshuar, shtetasi Besim Lata dhe u shpall në kërkim B. L. Dyshohet se konflikti ka shkak mosmarrëveshjen për bashkëjetesën midis vajzës së autorit me të dëmtuarin.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor i cili po kryen veprimet.
Hamilton eklipson dhe Bahreinin
Hamilton fiton Pole Position në Provat zyrtare për Çmimin e Madh të Bahernit në Formula 1. Piloti britanik i Mercedes vendosi kohën rekord 1.29.493, pikërisht në sekondat e fundit të kualifikimit, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës Nico Rosberg dhe 2 makinat Ferrari, me Vettel e Raikkonen.
Mercedes vijoi të ruajë hegjemoninë saj edhe në garën e dytë sezone, duke vendosur kohët më të mira në të 3 sesionet e provave zyrtare.
Fillimisht ishte Rosberg që mbajti një ritëm shumë të lartë në të dy sesionet e para, ndërsa Hamilton shfaqi vështirësi në intepretimin e kthesës së fundit.
Pikërisht kjo kthesë e penalizoi edhe në sesionin e tretë, por një dalje në minutat e fundit përmbysi gjithçka.
Britaniku vendosi rekord në të tre sekorët e pistës dhe për më tepër theu edhe rekordin e xhiros më të shpejtë të vendosur nga Ëebber në vitin 2005 dhe shtoi edhe një tjetër pole position në rekordet e tij.
Për Ferrarin u shënua një tjetër fundjavë si ndjekëse, me Vettel që mban vendin e tretë në nisje dhe Raikkonen që do të jetë i katërti. Ricciardo me “Red Bull” do të niset në vendin e pestë.
Çmimi i Madh i Bahreinit do të zhvillohet të dielën në orën 17:00 dhe do të transmetohet direkt në “Top Channel”./TCh/
Bleona dhe lidhja e saj me Noizyn...
Bleona Qereti ka zbuluar se është bërë pjesë e grupit ‘OTR’ të Noizyt.
Këngëtarja Bleona Qereti siç duket ka hequr dorë nga ndjekja e famës në Shtetet e Bashkuara. Ajo prej disa kohësh është kthyer në Shqipëri dhe po merr pjesë në emisione të ndryshme, ndërsa tani sikur edhe ka konfirmuar qëndrimin këtu.
Bleona ka postuar një fotografi në rrjete sociale, kur shihet me kryesuesin e grupit OTR, ku ka shkruar se prej tani, ajo edhe zyrtarisht është OTR.
A do të thotë kjo se këngëtarja së shpejti vjen me një këngë për tregun shqiptar?
Familja e lumtur Fullani, Eriku: E dimë që na keni zili!!
Një drekë së bashku, mes familjes… një gotë vetë me njerëzit që do më shumë në këtë botë. Dhe është pikërisht një nga këto momente ky i familjes së ish-guvernatorit Ardian Fullani.
Ai ka marrë bashkëshorten, vajzën dhe djalin për të shijuar një moment në një restorant në Tiranë, e më pas sigurisht është Eriku, djali i tij që publikon këtë foto.
Vetë ish-guvernatori është ulur në krye të tavolinës.
“Gjëja që dashuroj më shumë në këtë jetë janë këta njerëz, pikërisht këtu. E dimë që na keni zili!!’’,- shkruan Eriku.
Tiranë, jo dakort me bashkëjetesën, ‘vjehrri’ plagos shokun e vajzës
Foto/ Kjo vogëlushe, sot është një personazh i njohur publik
Është sot një personazh i njohur i jetës publike dhe sikurse shihet nga fotot që ka postuar edhe vetë në instagram, portreti i saj nuk ka ndryshuar shumë që nga koha e fëmijërisë.
Poston vazhdimisht foto të tilla nostalgjie, ku nuk mungojnë dedikimet e ndjera për të atin.
Është fjala për avokaten Eni Cobani, e cila përjetoi thelle humbjen e të atit një vit më parë dhe që gjithmonë ndan me miqtë e rrjeteve sociale kujtime dhe nostalgjinë për të.
Foto/ A është kjo ushtarja më seksi në botë...?
Maria Domark, një modele mjaft e njohur izraelite, ka kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Si çdo femër tjetër e vendit të saj, ajo e kishte për detyrë t’i bashkohej ushtrisë.
Natyrisht që Maria nuk iu shmang këtij detyrimi, dhe veshi uniformën ushtarake dhe duke çuar në fund shërbimin.
Nga fotot e mëposhtme do të shikoni se është e vështirë, nëse ndonjë shtet, mund të ketë pasur një ushtare më seksi se ajo.
Video/ Aksident në Tiranë, qytetarët llogari policit: Ku është ambulanca?
Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ndodhu në afërsi të pediatrisë në Tiranë. Një automjet është përplasur me një motor dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motoçikletës.
Menjëherë ka mbërritur në vendngjarje policia, e cila shoqëruar drejtuesit e mjetit. Ndërsa i plagosuri është dërguar në spital dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Ajo që ra në sy ishte vonesa e ambulancës edhe pse aksidenti kishte ndodhur shumë pranë QSUT-së.
Në videon e postuar nga gazetari Olti Curri, dëgjohen banorët që i kërkojnë llogari policisë për vonesën e ambulancës, ndërsa i plagosuri vijon të qëndrojë i shtrirë në trotuar.
Foto që tërbojnë femrat/ Valer Kolnikaj nudo, siç nuk e keni parë kurrë
Në një foto të publikuar nga “Story.al” shfaqet ish-anëtari i “Big Brother Albania 7” tërësisht nudo, duke mos qenë i mbuluar nga asgjë.
Pasuritë e 61 kryebashkiakëve/ Secili mesatarisht me nga 7 prona
Duket se kryetarët e bashkive i përkasin shtresave më të pasura në hierarkinë e zyrtarëve publikë në Shqipëri. 46 kryetarë bashkish zotërojnë në total 317 prona të patundshme, me një mesatare prej 7 pronash për secilin prej tyre.
Të dhënat vijnë përmes portalit Open Data Albania, e cila ka analizuar strukturën dhe vëllimin e aseteve të patundshme që zotërohen nga kryebashkiakët e zgjedhur për mandat drejtues 2015 – 2019.
Nga këto 317 prona 141 rezultojnë të jenë banesa; 50 troje; 46 toka bujqësore kullota dhe pyje; 72 ambiente shërbimi si dyqane, zyra dhe parkingje. Rezulton se janë vetëm 2 kryebashkiakët që deklarojnë që nuk kanë asnjë pronë të patundshme nën zotërim apo pronësi.
Numri i kryebashkiakëve që kanë 0 deri 3 prona të patundshme është 15, me 4 ose 5 prona të patundshme rezultojnë 14, me 6 deri 10 prona të patundshme 9 kryebashkiakë.
Sipas kësaj analize të Open Data Albania, rezulton se 6 kryebashkiak kanë më shumë se 10 prona të patundshme nën zotërim dhe pronësi individuale, familjare apo të regjimit martesor.
Këta janë: Basir Çupa, Bashkia Klos; Eduart Kapri, Bashkia Pogradec; Fiqiri Ismaili, Bashkia Vorë; Gjon Gjonaj, Bashkia Pukë; Majlinda Bufi, Bashkia Roskovec dhe Tonin Marinaj, Bashkia Malësi e Madhe.
Këtu mund të vendosej edhe kryebashkiaku Vangjush Dako i cili ka deklaruar si pronë të vetme një pallat 11 katësh.
Për sa i përket vlerësimit në të holla të pasurive të patundshme, rezulton se 25 kryebashkiakë vetë deklarojnë për pronësi me vlerë nën 50 mijë euro, 10 vetë deklarojnë se zotërojnë 50 deri 100 mijë euro prona, dhe janë 11 kryebashkiakë që zotërojnë prona me vlerë mbi 100 mijë euro.
De Biasi negocioi me federatën italiane për postin e trajnerit të kombëtares
Drejtues të Federatës Italiane të Futbollit kanë kontaktuar drejtpërdrejt me trajnerin Xhani De Biazi, për një post të mundshëm të tij në pankinën italiane.
Lajmi konfirmohet nga portali i njohur “Calciomercato.it”, që citon burime nga federata. “Në ceremoninë e 7 marsit kur De Biazit iu dorëzua çmimi i ‘Pankinës së Artë’, zyrtarët e federatës patën mundësinë të flisnin me trajnerin. Një takim i parë me paslëve dhe asgjë konkrete, por nevoja për të kuptuar nëse ka vend për negociata”,- shkruan portali italian.
Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani De Biazi, përmendet në artikull si njëri prej kandidatëve potencial për të marrë drejtimin e pankinës italiane.
Edhe pse media të tjera italiane e kanë përmendur De Biazin si njërin prej kandidatëve të mundshëm, “calciomercato.it”, flet për herë të parë për bisedime të këtij lloji.
Më herët, pas paralajmërimit se Konte do të lerë postin e trajnerit të Italisë për të drejtuar skuadrën e Çellsit në Premier Ligë, shumë emra të njohur dolën në skenë.
Mes tyre ishin edhe emrat e Kapelos, Ranierit, e Mançinit, por këta të fundit u tërhoqën, ose e bënë të qartë se kanë angazhime të tjera.
Lista u ngushtua shumë dhe ndër emrat që fliten ende (përveç De Biazit), janë: Roberto Donadoni, Françesko Guidolin dhe Xhixhi Di Biaxhio.
Foto/ Njihuni me motrën seksi të deputetes...
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka një motër shumë të bukur dhe mjaft tërheqëse, por që ende nuk është e njohur për publikun.
Ajo është Dona Haxhiu e cila ka një moshë më të vogël se motra e saj.
Në llogarinë personale në Facebook, ajo mban shumë foto së bashku me deputeten Haxhiu, ku të dy motrat, duken shumë të bukura dhe mbi të gjitha edhe ngjasojnë shumë.
Fejohet aktori i “Portokallisë”. Ja kush është vajza e zemrës së tij...
Aktori Rezart Veleshnja, i ka dhënë fund jetës së beqarit. Ai është fejuar me grimieren e filmave aksion. Çifti duket se ka disa kohë që jeton bashkë dhe “Story.al” ka zbuluar edhe disa foto të tyre.
Marrëdhënie mes Veleshnjës dhe të fejuarës së tij duket se është shumë mirë, siç duket edhe në foto, ku harmonia mes tyre vërehet lehtë.
Flet dëshmitari i sherrit mes Françeskës dhe ish-gruas të të dashurit
Nuk kanë të sosur bëmat e ish-banores së "Big Brother". 23-vjeçarja e cila pak javë më parë rrahu një vajzë shtatzënë, u rikthye në qendër të mediave për shkak të një tjetër sherri, të ndodhur verën e shkuar.
Njësoj sikur të ishte brenda shtëpisë së përgjuar me kamera, Françi u pa teksa përleshej me atë që u tha se, ishte ish-bashkëshortja e të dashurit të modeles vlonjate.
Krahas pikëpyetjeve që ngriti video e kapur nga kamerat e sigurisë së lokalit "La Voglia" në kryeqytet, duket se një dëshmitar ka pranuar se bëhej fjalë për mikeshën e tij.
Fotografi Juxhin Kurti, ka folur shkurt për "Bluetooth", duke pranuar se në tavolinë atë ditë gjendej rastësisht.
"Nuk është bërë asnjë lloj denoncimi, ka qenë thjesht një konflikt. Nuk është e vërtetë që Françeska ka përfunduar në spital",- thotë djali i cili në video shihet që tenton t'i ndajë femrat.
Foto+16/ Shikoni se si bëjnë seks iriqët...
Shumë prej nesh e njohim iriqin si një kafshë të mbuluara me gjemba, por deri më sot shumë pak persona kanë qenë të interesuar të dinë se si bëjnë seks iriqët.
Kjo lloj specie bën pjesë tek gjitarët dhe ashtu si edhe njerëzit, iriqi mashkull fut organin e tij gjenital tek organi i femrës.
Por edhe iriqët ashtu si dhe njerëzit përdorin pozicione të ndryshme gjatë seksit, ku më i populluari është ai me stilin “e qenit”.
Për më shumë informacion shihni fotot e mëposhtme:
Vajza piromane, familja e ish-të dashurit hedh poshtë pretendimet e Desarës
Një ngjarje e pazakontë ndodhi këtë të shtunë në kryeqytet ku një vajzë 23-vjeçare i vuri flakën katër makinave të parkuara të babait të ish- të dashurit të saj, vetëm pasi ky i fundit nuk i kishte dhënë sqarime për arsyen e ndarjes mes tyre.
Pas pamjeve të kamerave të sigurisë, policia e Tiranës mundi të identifikojë dhe të vë në pranga Desara Mancellarin e cila është marrë në pyetje nga hetuesit.
Ajo ka treguar se kishte pak ditë që ishte ndarë nga i dashuri i saj Filip Papajani, 21-vjeçar pas një lidhje prej 10 muajsh që kishin mes tyre. Vajza ka këmbëngulur për të mësuar arsyet e ndarjes, e pak ditë më parë kishte tentuar të komunikonte me “ish-in” e saj. Në një bisedë e fundit mes tyre në rrjetin social Facebook vajza e kishte kërcënuar 21-vjeçarin, shkruan Panorama.
Desara ka ngritur pretendime para efektivëve se ishte dhunuar nga i dashuri i saj dhe babai gjatë lidhjes që ka pasur me Papajanin.
Ndërkohë, burime të afërta pranë djalit kanë mohuar këtë version të vajzës, në një prononcim për “Anabel”.
“Është absolutisht e pavërtetë, babai i tij jo vetëm nuk ka ushtruar asnjë lloj dhune mbi Desarën, por e ka pritur si një vajzë në shtëpinë e tyre. Ajo ka vepruar në inat pasi ishin ndarë, gjë që nuk ka asnjë lidhje me ndonjë ‘dhunë’ të ushtruar mbi të. Ishte xhelozi.
Vajza është trajtuar shumë mirë nga familja, por gjërat mes djalit dhe saj thjesht nuk kanë ecur si duhet. Të gjithë ata që i njohin të 2 e dinë shumë mirë se kështu ka shkuar marrëdhënia e tyre.
Të thuash se zotëria e ka dhunuar sepse i ka çnderuar familjen është absurde, a thua jemi me Kanun në dorë”,- ka qenë deklarata e burimeve pranë familjes së djalit.
Vajza është vënë në pranga nën akuzën e “shkatërrimit të pronës me zjarr”.
Luana vrapon për autizmin krah Erion Velisë
Fushata ndërgjegjësuese dedikuar të prekurve nga autizmi ka përfshirë shumë personazhe publike, të cilët dolën këtë të shtunë në vrapimin e organizuar.
Në kauzën e bamirësisë mori pjesë dhe prezantuesja Luana Vjollca, e cila me sa duket zgjodhi shoqërinë e kryebashkiakut Veliaj gjatë vrapimit.
Bjondja sexy e cila thuajse nuk njihet fare për shkak të kapeles dhe uniformës sportive, siç shihet edhe në foto, nuk e ndau telefonin e saj nga dora, në asnjë moment.
Video/ 25 minuta për të pasur të pasmet që keni ëndërruar
Shumë femra për të pasur të pasme të bukura sakrifikojnë shumë nga vetja e tyre, duke filluar që nga koha për të shkuar në palestër etj.
Por për të pasur të pasme të bukura mjaftojnë vetëm 25 minuta dhe disa lëvizje që mund t’i bëni edhe në shtëpi.
Më poshtë keni videon:
Iva Tiço kapet me Albana Osmanin: Mjaft me propagandë, na lironi rrugët
Albana Osmani dhe gazetarja Iva Tiço janë ngrënë dhëmbë për dhëmbë dhe moll sherri janë bërë rrugët e bllokuara sot në kryeqytet. Prezantuesja e “Top Channel” i është bashkuar aktivitetit për autizmin që u zhvillua nëpër rrugët kryesore të Tiranës, pjesëmarrje që e pasqyroi përmes një selfie me Veliajn në Instagram.
Kaq ka mjaftuar që Iva Tiço të hidhej në sulm dhe të vijonte me kritikat e saj thumbuese.
Ajo sjell në fokus se Tirana është e bllokuar, ndërsa bën thirrje që kryebashkiaku Veliaj të lirojë rrugët tani që "autizmi u shërua".
Do'stlaringiz bilan baham: |