Sulmet po vazhdojnë prej javësh
Prej javësh po vazhdojnë sulmet amerikane kundër IS në Siri dhe Irak, bën të ditur revista “Spiegel” duke shtuar se “krahas sulmeve ajrore dhe ndihmës së trupave irakiane dhe kurde në tokë, një rol të madh po edhe angazhimi i njësive speciale”. Ushtarët elitë të Ushtrisë Amerikane angazhohen në të ashtuquajturat misione “Kill-or-Capture”, që do të thotë se obligimi i tyre është që të kapin apo të vrasin kuadrot e IS, me qëllim asgjësimin apo të paktën dobësimin e rrjetit terrorist.
Në fillim të marsit, gazeta “Neë York Times” ka njoftuar për arrestimin e personave të rëndësishëm të IS në Erbil të Irakut. Gazeta shkruan se qëllimi i dërgimit të ushtarëve të njësisë speciale Delta Force është të dobësojë udhëheqësinë e IS. Ndërsa këto ditë është konfirmuar edhe vrasja e një prej krerëve të IS.
200 ushtarakë elitë kundër udhëheqësve të IS
Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni i kanë hedhur poshtë informacionet për angazhimin e njësive speciale. Por njëkohësisht janë theksuar sukseset e tyre, për shkak të kritikave të shtuara ndaj presidentit Obama dhe strategjisë së qeverisë së tij në luftën kundër IS. Ministri i Mbrojtjes Ashton Carter ka bërë të ditur së fundi se njësitë speciale do të “eliminojnë krerët e Kabinetit të IS” një nga një.
Ndërsa më i kërkuari në këtë listë është Abu Bakr al-Baghdadi. Së fundi është vrarë i ashtuquajturi “ministër i Financave” i IS, Abdul al-Kaduli. Qëllimi fillestar ka qenë që Kaduli të arrestohet. Rrjeti CNN njofton se pasë identifikimit të Kadulit dhe njëjsisë së tij në territoret e IS, kanë filluar aksionet për arrestimin. Por gjatë aksionit ai dhe luftëtarët e tij janë vrarë. Ndërkohë njoftohet se njësitë amerikane kanë kapur shumë pjesëtarë të tjerë të IS.
Mediat njoftojnë se njësia speciale numëron rreth 200 ushtarakë elitë dhe ata vijnë kryesisht nga Delta Force, një njësi komando, e cila prej 30 vjetësh me radhë angazhohet në aksionet kundër terrorizmit. Presidenti Obama dhe këshilltarët e tij janë të bindur në sukseset e njësisë, por mendojnë se aksionet duhet të jenë të kujdesshme. “Ne nuk mund të sulmojmë objektiva pa qenë të sigurt se kush është në shënjestër”, tha ai.
Kritikat ndaj strategjisë së Obamës
Kritikët e Obamës mendojnë se kombinimi i njësive speciale dhe sulmeve ajrore nuk mjafton për eliminimin e “Shtetit Islamik” Gati të gjithë kandidatët e rebublikanëve në fushatën parazgjedhore kanë paralajmëruar se aksione shumë më të ashpra kundër IS. Disa prej tyre flasin madje për dërgimin e dhjetëra mijëra ushtarëve në luftë kundër IS. Republikanët John McCain dhe Lindsey Graham kanë kërkuar dërgimin e trupave tokësore amerikane, të cilët duhet të luftojnë së bashku me peshmergët dhe irakianët. SHBA ka aktualisht rreth 3000 ushtarë në Irak, por ata kryesisht kryejnë punën e këshilltarëve dhe koordinatorëve. Obama deri tani i mbetet besnik strategjisë së tij. Mendohet se këtë strategji do ta mbrojë edhe në samitin e ardhshëm./Deutsche Ëelle/
Kurum me 300 mln euro borxh, 10 banka sërish me kredi të këqija
Barra e borxheve të “Kurum” ekspozon ndaj rrezikut një pjesë të bankave tregtare në vend, por edhe institucione financiare ndërkombëtare. Kjo për shkak të kredive në miliona euro që ka marrë kompania, që në shkurt shpalli falimentin.
Sipas të dhënave të bilancit të “Kurum” për vitin 2014, vlera e borxheve arrin në rreth 300 milionë euro, gjysma e të cilave rezulton ndaj bankave e institucioneve financiare, ndërsa pjesa tjetër ndaj të tretëve.
Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC), Banka e Detit të Zi, një bankë turke, institucioni holandez FMO dhe 10 banka tregtare ne vend, janë të gjitha të ekspozuara ndaj “Kurum”.
Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC), pjesë e grupit të Bankës Botërore, në fund të vitit 2013, ka qenë pjesëmarrëse në një paketë borxhi për Kurum prej 106 milionë eurosh, së bashku me kreditorë të tjerë për privatizimin e katër hidrocentraleve Bistrica 1 dhe 2, Ulza dhe Shkopeti, që kompania i bleu nga qeveria shqiptare për rreth 109 milionë euro në fillim të vitit 2013.
Krahas IFC, borxhi është bashkëfinancuar nga hua paralele nga Banka për Tregti dhe Zhvillim e Detit të Zi dhe dy banka tregtare ne vend. Banka për Tregti dhe Zhvillim e Detit të Zi, një bankë rajonale ka gjithashtu një ekspozim mbi 30 milionë euro te “Kurum” për dy kredi të dhëna, në vitin 2011 dhe 2013.
Ndërkaq, deri në muajt e fundit të aktivitetit, mësohet se “Kurum” ka vijuar të kërkojë kredi në disa banka në vend, duke premtuar garanci koorporative nga kompania mëmë.
Ndërsa është refuzuar nga një pjesë tyre, në tetor 2015, “KURUM” ka arritur të sigurojë një kredi me vlerë 5 milionë euro nga një prej bankave që operon në Shqipëri, e cila disa ditë më parë, përmes përmbarimit ka depozituar në QKR kërkesën për vendosjen e masës së sekuestros konservative mbi të gjitha aksionet e zotëruara nga shoqëria. Përveç borxheve te bankat, “KURUM” ka rreth 17 miliardë lekë detyrime ndaj të tretëve.
Një ditë më parë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, vuri në dijeni Komisionin parlamentar të Ekonomisë për rrezikun që ka sistemi bankar nga borxhet e “Kurrum”, shqetësim i mbështetur edhe nga ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi, në studion e emisionit “Ekopolitikë” në “Ora Neës”./Ora Neës/
Prej 12 vitesh në kërkim, Specialët arrestojnë në Tiranë 45-vjeçarin
Policia e Tiranës arrestoi sot shtetasin Leonard Elezaj, i cili ishte shpallur në kërkim prej 12 vjetësh për vrasje.
Në vitin 2010 ai u dënua me 25 vjet nga Gjykata e Lartë.
Policia njoftoi se “nga operacioni i zhvilluar nga Forcat e Posaçme Operacionale Speciale, u kap një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale të vrasjes:.
Leonard Elezaj, 45 vjeç, banues në Tiranë. Elezaj ishte dënuar për vrasjen e shtetasit Pasho Zotaj në gusht të vitit 2004.
Sipas policisë ai ishte një person me tendenca të larta kriminale.
Hashash i kamufluar si cigare, kapet mësuesi dhe dy të tjerë
340 cigare të cilat brenda kishin hashash janë sekuestruar nga Policia e Lezhës. Po kështu edhe 555 doza kanabis dhe 56 në gota plastike. Tre vetë kanë rënë në pranga për prodhim dhe trafik droge, mes tyre edhe një mësues.
Sipas policisë, “në mënyrë të kamofluar në formën e cigareve prodhonin dhe shpërndanin në doza lëndë narkotike të llojit Marijuanë”. Të arrestuarit janë:
Sabri Zyba, 24 vjeç, banues në Lezhë
Fatmir Ndreca, 46 vjeç, banues në Lezhë me funksion mësues në shkollën e mesme në Shënkoll
Petrit Gjoka, 41 vjeç, banues në Lezhë
Dyshohet se droga kultivohej në shtëpinë e mësuesit dhe më pas paketohej e shpërndahej nga dy personat e tjerë. Policia u sekuestroi të arrestuarve edhe një automjet Mitsubishi dhe 4 celularë.
Video/ Policia i vendos bllokuesin e makinës, por shoferi e zgjidh...
Policia rrugore në Tetovë i ka bllokuar rrotën një qytetari, për shkak të parkimit të gabuar. Kur shoferi ka mbërritur pranë makinës, nuk është shqetësuar por menjëherë e ka gjetur zgjidhjen për të dalë nga situate. Në videon e publikuar në internet tregohet se si qytetari pret drynin e hekurit bllokues duke u shprehur: “Edhe e pres drynin, edhe ua paguaj për inat”.
Profesori tenton të përdhunojë studenten në oborrin e shkollës
Ky incident raportohet të ketë ndodhur në mesditën e 28 marsit 2016 në Shkollën e Lartë “Taiping” në Kinë.
Mësuesit e tjerë reaguan shpejtë dhe ndërhynë që ta lirojnë studenten nga mësuesi 30-vjeçar, Huo.
Thuhet se viktima nuk ka pësuar lëndime.
Policia ka deklaruar se, mësuesi dyshohet për sëmundje mendore. Mësuesi kishte marrë trajtim në vitin 2011 për episode psikike, por pas dy vjetësh, ai u shpall i aftë të kthehet në punë.
Pas incidentit, fakulteti telefonoi policinë dhe informoi familjen e mësuesit të cilët e dërguan atë për trajtim të mëtejshëm.
Video/ Jennifer Grey, ja si duket Baby 28 vite pas “Dirty Dancing”
Jennifer Grey, e paharrueshmja Frances “Baby” Houseman, protagoniste e “Dirty Dancing” (Kërcim Dashurie), filmit kult të 1987-s, sot është një grua e bukur 55-vjeçare, e cila ka pasur shumë ulje dhe ngritje në karrierën e saj. 16 filma për ekranin e madh, 10 për tv dhe 7 seri televizive, kjo është CV-ja e respektueshme, por bota e njeh kryesisht për performancën në filmin e ’87-ës, në krah të madhit dhe të ndjerit Patrick Sëayze dhe që ende dhe sot magnetizon vëmendjen e miliona shikuesve çdo herë që shfaqet në TV.
Mallkimi që rri pezull mbi atë film, për një periudhë, duket se ka prekur edhe atë, por për fat të mirë, ka qenë gjithmonë në gjendje për të punuar dhe për t’u vlerësuar në botën e spektaklit.
E bija e aktorit Joel Grey dhe Jo Ëilder, në vitin 1984 Grey mori pjesë në filmin “The Cotton Club” nga Francis Ford Coppola, më pas në filmin “Red Daën” së bashku me Patrick Sëayze.
Gjithashtu në vitin 1986, gjithashtu drejton “Një ditë e çmendur pushimesh”, një komedi John Hughes, i cli rezultoi të ishte një sukses komercial. Si adoleshente kishte qenë shumë e suksesshme, bën të ditur “SYRI.net”.
Cicloni “Dirty Dancing” dhe filmat që pasuan
Ciclone “Dirty Dancing” e përfshiu të gjithën kur ishte 27 vjeç, edhe pse në film duhej të luante rolin e një femre 17-vjeçare. Ishte e Patrick Sëayze ai që e bindi atë të pranonte rolin, edhe pse të dy ishin grindur disa herë në xhirimin e filmit “Red Daën “. regjisori kishte provuar më parë edhe me Sara Jessica Parker dhe Sharon Stone, por këmbënguli në mënyrë absolute që rolin ta luante ajo. Në përpjekje për të larguar presionin nga mediat dhe etiketën e “Baby”, që publiku i ka dhënë në vazhdimisht, aktorja u angazhua në filmin “Të Mallkuarit e Broadëay” (1989) të Hoëard Brookner, në krah të Madonnës, “Ëind – më e fortë se era” e Carroll Ballard (1992) dhe filma të tjerë më pak të suksesshëm, madje duke tentuar rrugën me filma TV “Këpucët magjepse”(1990), “Drejtësi kriminale” (1990), “Një jetë në rrezik” (1993) dhe mori pjesë në serinë “Friends”(1995) dhe në “Engjëj të rënë”.
Vitet Dymijë, jeta private dhe punët e fundit
Një spirale u duk sikur po hapej në vitet Dymijë, kur mori pjesë sërish në disa episode të serisë kult “Friends” e në filmin “Bounce”, pnë krah të Gëyneth Paltroë e Ben Affleck, edhe pse përfundoi në të gjitha gazetat për disa ndërhyrje kirurgjikale estetike.
Në qershor të 2001 u martua me aktorin dhe regjistin Clark Gregg, me të cilin pati një vajzë, Stellën, të lindur në dhjetor 2001. 9 vite më pas, në shtator të 2010, pasi nënshtrimit të një kontrolli mjekësor për pjesëmarrjen e saj në “Dancing ëith the Stars”, zbuloi një gjëndër malinje në qafë, e cila u hoq menjëherë nga operacioni. Në të kaluarën, megjithatë, aktorja ka qenë gjithashtu i lidhur me aktorin Mattheë Broderick dhe Johnny Depp.
Në vitet e fundit, Grey mori pjesë në serinë televizive “Phineas and Ferb” (2008/2012), ka dubluar për zonjën Kurokaëa në “Po fryn era“ të Hayao Miyazaki. Në vitin 2014 ajo xhiroi dramën “Në sytë e tu” të Brin Hill dhe episodin pilot të serisë “Red Oaks”, në rolin e Judyt.
Foto/ Gugu zhvishet topless në një ambjent të hapur
Pas zhurmës së madhe mediatike nga deklerata se kishte djegur mikinën e të dashurit të saj ministër, 24-vjeçarja godet sërish duke zhveshur për të realizuar një foto topless në një ambjent të hapur.
E veshur me pantallona lekurë të kuqe dhe e zhveshur ne pjesën lart, Gugu, ka relizuar një set duke pozuar një herë gjokisn para e më pas ka treguar edhe shpinë.
Kjo është hera e dytë që vajza nga Lezha me emrin Merita Haxhia, e cila në tregun muzikor është prezantuar si “Gugu”, pozon topless./Story/
Hungaria nën alarm, ISIS e ka në shënjestër për sulme
Këshillitari kryesor i kryeministrit hungarez Giorgi Bakondi, ka thënë sot se vendi i tij është në shenjestrën e sulmeve të ISIS.
Përmes një konference për shtyp ai tha se Hungaria po e trajton seriozisht këtë informacion, duke shtuar se ministri i Brendshëm do të zhvillojë të premten një mbledhje urgjente me të gjitha agjensitë e sigurisë, për të konsultuar sërish planin e veprimit kundër terrorizmit.
Pak ditë më parë ISIS përgjaku Brukselin.
Nga shpërthimet me bombë në aeroport dhe metro mbetën të vdekur 34 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.
Pablo Escobar, një zjarr milionash për të ngrohur të bijën
Jeta e “mbretit të kokainës” Pablo Escobar vazhdon të jetë temë për të cilin shkruajnë mediat botërore, si kujtesë e viteve ‘90-të e shekullit të kaluar, pasuria e të cilit arrinte në 30 miliardë dollarë.
Escobar vinte nga një familje e varfër kolumbiane, por sapo mbushi 35 vjet u bë njëri nga njerëzit më të pasur në botë.
Ai ishte lideri kartelit Medellin, që kontrollonte 80% të tregut global të kokainës.
Për shkak të origjinës së parave, edhe sot është e vështirë të vlerësohet vlera e saktë, por thuhet se karteli i Escobar gjatë një jave fitonte 420 milionë dollarë.
Nga viti 1987 deri më 1993 dhe vdekjen misterioze, Escobar ishte në listën e “Forbes” të miliarderëve ndërkombëtarë, kurse në vitin 1989 përfundoi në vendin e shtatë të njerëzve më të pasur në botë, si një kriminel i dëshmuar botërisht.
Karteli i Medellin, kontrabandonte çdo ditë në Shtetet e Bashkuara rreth 15 tonë kokainë, kryesisht mbi brigjet e Floridës.
Por ekspertët thonë se katër nga pesë përdoruesit e kokainës në Shtetet e Bashkuara, kanë “thithur” drogën e Escobarit.
Për shkak të operacioneve të policisë që zhvilloheshin çdo muaj, “mbreti i kokainës” humbte 2.1 miliardë dollarë, por kjo dukej se nuk i krijonte atij probleme pasi rregullisht fitonte shumë më tepër.
Paraja nuk përbënte problem për të, dhe për këtë më së miri flet fakti që ai dogji dy milionë dollarë, për të ngrohur të bijën, Manuela, e cila kishte ftohtë.
Këtë gjë e ka konfirmuar për revistën “Don Juan” i biri i Escobar, Huan, i cili pas vdekjes së babait të tij ndryshoi emrin në Sebastian Marok./Telegrafi/
“Stop minifundit”, letra e Bashkisë së Amsterdamit, shkakton “tërmet”
Një e-mail i brendshëm në drejtim të personelit femëror në Komunën e Nieuë Ëest në Amsredam, ka shkaktuar tërmet në të gjithë Holandën.
“Punonjëst nuk duhet të veshin fund ose fustan që është mbi gju. Gjithashtu edhe çizmet mbi gju janë të papërshtatshme për vendin e punës”,- kjo është ajo çfarë shkruhej në këtë njoftim, drejtuar të gjithë personelit femëror të një prej komunave më të mëdha të Amsterdamit dhe që njihet si një zonë shumë e populluar nga emigrantë të fesë myslimane.
Por menjëherë ky njoftim ka shkaktuar një “tërmet” në faqen në Tëitter të Komunës. Kjo e fundit është bombaduar nga mesazhe kritike dhe ironike kundër kësaj mase.
Pyetja që është shtuar është : Si mundet që në Amsterdam, në një nga kryeqytet më liberalë të Europës, i njohur për lëvizjet feministe dhe shumë aktive për mbrojten e të drejtave civile, të ndalohen minifundet ose çizmet e konsideruara seksi?
Por protesta ka shkuar dhe më tej. Shumë lëvizje dhe parti të djathta e kanë cilësuar këtë mesazh si një “nënshtrim ndaj Islamit” duke shtuar se ky mail ishte shkruar për me tepër, nga një drejtuese femër e personelit.
Në zjarrin e polemikave komuna e Amsterdamit kanë sqaruar se e-maili nuk ndalonte minifundet, por kishte të bënte me një rast specifik, kur një punonjëse ishte paraqitur në punë me një fund aq të shkurtër, sa kishte terrorizuar drejtoreshën e trunit të saj.
Ndërkohë që polemika vijon dhe në të janë pëfshirë dhe përfaqësues të shoqërisë civile në vend, punonjëset e komunës nuk e kanë zbatuar udhërin e ardhur nga lart./tvklan.al/
Pele kërkon 26 milionë euro dëmshpërlim nga Samsung
Pele kërkon të paktën 26 milionë euro, sipas disa dokumentave që janë dorëzuar në gjykatën “US District Court” në Chicago.
Reklama për televizionet “ultrahighdefinition” është dhënë në Neë York Times pa lejen e Pele.
Ish-lojtari legjendar i Brazilit, i cili ka qenë pjesë e ekipeve kampione të viteve 1958 dhe 1970, duke shënuar në të dyja finalet, ka qenë edhe pjesë e ekipit fitues të vitit 1962.
Arkivat britanike: Si u stërvit Mehmet Shehu në Spanjë për tortura e vrasje
Një listë prej 11 emrash të komunistëve që udhëhoqën diktaturën është nxjerrë nga arkivat sekretë britanikë me dosjen referenciale HS 5/73. Konsultimi historik i këtij dosieri lidhet me të shkuarën e tyre kriminale derisa morën pushtetin më 1945. Këta ishin emrat kryesorë, nisur që nga Enver Hoxha e Mehmet Shehu deri te ministri i Drejtësisë, Manol Konomi, i cili firmosi masivisht pushkatimet e urdhëruara.
Mehmet Shehu, që qëndroi në krah të Enver Hoxhës për 40 vjet, ka qenë një nga udhëheqësit më të egër e mizorë në diktaturë, një vrasës i stërvitur. Kjo është dëshmia që del nga arkivat sekretë britanikë rezervuar për historinë në dosjen HS 5/73, që përkon me raportime të vitit 1945, kur sapo erdhi në fuqi regjimi i Hoxhës.
Çfarë zbulohet nga ky dokumentacion është cilësimi britanik për Shehun si një krijesë e egër dhe e paskrupullt, i cili la përgjysmë shkollën ushtarake, duke u nisur në luftën e Spanjës. Nga dokumentet thuhet se Shehu u përfshi në ushtrinë komuniste spanjolle së bashku me shokun e tij Hulusi Spahiun, me të cilin u stërvitën në kryerjen e torturave dhe vrasjeve. Letrat sekrete britanike pas kësaj stërvitjeje rendisin një listë të gjatë të krimeve të Mehmet Shehut në Shqipëri, nisur nga më ordinerët deri në pabesitë e tij edhe ndaj miqve. Por më e famshmja është masakra e Selenicës, ku shpella e Kremenarit është dëshmitare e vrasjes së 63 robërve italianë, ku Shehu i kreu ekzekutimet me dorën e tij, pas torturave çnjerëzore ndaj tyre. Po ashtu në kujtesën të ashtuquajtur sekrete të arkivave britanikë pasojnë dhe krime të tjera kur një konflikt në Lushnjë mes komunistëve dhe jokomunistëve u burgosën dhe u masakruan nga Shehu 64 persona. Ndërsa një nga historisë pa precedent është vrasja dhe masakrimi i një të riu, të cilin Mehmet Shehu me dorën e tij ia sharroi të dyja këmbët, duke e lënë të vdiste nën gjak. Janë tmerre të parrëfyera këto histori, që edhe vetë britanikët si duket kanë qenë të detyruar t’i zbulojnë mjaft vonë, duke mos bërë gjë tjetër veçse duke ia zgjatur jetën diktaturës e duke lënë në errësirë sot e asaj dite shqiptarët për krimet e komunizmit.
Më poshtë botojmë të plotë gjithë dokumentin që flet për profilin e Mehmet Shehut, një prej 11 udhëheqësve shqiptarë të përfshirë në listën e zezë të drejtimit të Shqipërisë në diktaturë. Sigurisht që më mizori në këtë listë dhe me një të shkuar kriminale, arkivat britanike paraqesin Mehmet Shehu.
Mehmet Shehu
I lindur në fshatin Corush të Mallakastrës, ai është i biri i Ismail Shehut dhe i nipi i Sheh Aliut, që nihen si dy eksponentë të rëndësishëm të rebelimit të viteve 1914-1915, të udhëhequr nga Haxhi Qamili kundër qeverisë shqiptare të asaj kohe. Sheh Aliu, që në vetvete ishte një krijesë e egër dhe e paskrupullt, ka vrarë Hajredin Fratarin dhe Ismail Klosin, që ishin nacionalistët e njohur të provincës së Mallakastrës.
Mehmet Shehu la përgjysëm shkollën e tij ushtarake dhe shkoi në Spanjë së bashku me shokun e tij Hulusi Spahiun. Atje së bashku u bënë pjesë e ushtrinë komuniste Spanjolle ku u stërvitën në kryerjen e torturave dhe vrasjeve. Ja disa nga krimet e tij nga lista e gjatë e krimeve të kryera në Shqipëri:
Ai u kthye në Shqipëri fill pas pushtimit italian dhe i grabiti 400 napolona Jonuz Nurës ( në fshatin Murtajas të Mallakastrës). Më vonë ai hyri në partinë komuniste. Pas betejes së Selenicës, ku u kapën 63 të burgosur italianë, ai i torturoi dhe i vrau të gjithë me dorën e tij, duke i treguar rekrutëve të rinj komunistë se si duhen bërë gjërat.
Midis të burgosurve ishte një kapiten Italian, një ish shok i vjetër shkolle nga Modena. Ai e hoqi qafe edhe atë pasi e mbajti si të ftuar për një javë. Shpella e Kremenarit është dëshmitar i këtyre masakrave. Në një konflikt të Lushnjes ndërmjet komunistëve dhe jo komunistëve, të kuqtë burgosën 64 persona që u masakruan të gjithë nga Mehmet Shehu.
Në fshatin Velçan të Mokrës ai goditi për vdekje me thikë dy nipërit e Hasan Beut. Në fshatin Corush ai torturoi dhe vrau kapitenin Idriz Drizarin. Në fshatin Cepan të Skraparit ai torturoi Seit Cepanin, të birin e Asllan Bej Cepanit duke i prerë me sharrë të dy këmbët dhe duke e lënë të vdesë në agoni. Sot një krijesë e tillë mban një post të rëndësishëm në ushtri me gradën Major-gjeneralit.
Lista e 11 kriminelëve
Një listë prej 11 emrash të komunistëve që udhëhoqën diktaturën është nxjerrë nga arkivat sekretë britanikë. Konsultimi historik i këtij dosieri lidhet me të shkuarën e tyre kriminale derisa morën pushtetin më 1945.
Këta ishin emrat kryesorë, nisur që nga Enver Hoxha e Mehmet Shehu deri te ministri i Drejtësisë, Manol Konomi, i cili firmosi masivisht pushkatimet e urdhëruara. Nga arkivat shqiptarë të dhëna të tilla, mbi të shkuarën kriminale të njerëzve, përveç fakteve mbi krimet e bëra gjatë diktaturës pak njihen.
Ndërsa dokumentet e arkivit britanik befasojnë me biografinë e detajuar mbi studimet, veprimtarinë, karrierën e udhëheqësve shqiptarë të pasluftës. Në krye të kësaj liste janë emrat: Enver Hoxha, Myslim Peza, Baba Faja Martaneshi, Bedri Spahiu, Kosta Boshnjaku, dr. Omer Nishani, Mehmet Shehu, Sejfulla Malëshova dhe Manol Konomi. Dokumentet britanike nuk kursejnë asgjë nga biografia e tyre, shpesh fakte e dëshmi të panjohura për publikun shqiptar që rrëfejnë arsyet pse diktatura u shndërrua në një model të krimeve.
Këto dëshmi janë shkruar në kohë reale me ngjarjet e fundluftës për ata që ishin në pushtet për atë moment në Shqipëri. Në këtë duhet marrë parasysh që shpesh përdoret termi “sot”, duke analizuar Shqipërinë përmes tyre dhe si rrjedhojë të kampeve të ngritura në këtë moment.
Në atë kohë, sipas vëzhgimit të treguara në dokumente, thuhet se në Shqipëri ekzistonin grupe të ndryshme komuniste te cilat ishin në kontradiktë me njëra tjetrën dhe si rrjedhojë ishin të shpërqendruara, ndërsa Enveri këmbëngultë në bashkimin e tyre, për të formuar partinë komuniste shqiptare, etaloni i luftës së sotme për çlirim./Standard/
Turqit e pranojnë: Skënderbeu e futi Sulltanin në paranoja
Kryengritja dhe rezistenca e princave të Arbrit ndaj pushtuesve otomanë, paraqitet si një histori e lavdishme edhe nga vetë këndvështrimi historik i Turqisë.
Një film dokumentar, produksion turk, kështu e ka trajtuar të paktën këtë çështje historike.
Në njërin nga episodet e dokumentarit, një vëmendje e madhe i kushtohet përpjekjeve të vazhdueshme të ushtrive otomane për të pushtuar tokën e udhëhequr nga prijësi i atëhershëm i shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skëndërbeu.
Rezistenca e ushtrive shqiptare, siç thuhet në këtë episod, fut në paranoja edhe vetë udhëheqësin e Perandorisë Osmane, Sulltan Mehmetin e Dytë, i njohur edhe si el-Fatih.
Në episodin e këtij dokumentari tregohet një ushtri e madhe, madje, më e fuqishmja e asaj kohe, e cila nuk po arrinte dot të mposhte një ushtri solide, siç mund të ketë qenë ajo e përbërë nga luftëtarët e princave shqiptarë.
Ndërkaq, aty tregohet se si Sulltani diskuton me eprorët e ushtrisë, ku gjatë bisedës përmendën edhe se si shqiptarët, si populli më i vjetër, nuk i duan ardhacakët dhe mbi të gjitha aty flitet se ata janë një popull luftëtarë.
Për më shumë ndiqeni një pjesë nga ky dokumentar.
31/03/2016/.....................................
Veçantitë e qumështit të gjirit dhe si ai ndryshon me rritjen e fëmijës
Qumështi i gjirit është një gjë e mrekullueshme dhe ka veti mjafto pozitive te fëmijët. Ja disa fakte shkencore:
Pse ndryshon ngjyrë qumështi i gjirit?
Qumështi i gjirit ndryshon gjatë fëmijërisë së hershme. Në ditët e para nëna prodhon “kolostrum”, një lloj qumështi me ngjyrë në të verdhë që ndihmon në forcimin e sistemit imun të fëmijës pasi përmban sasi të mëdha proteine dhe antitrupa.
Teksa fëmija rritet në qumështin e nënës ka më pak leukocite (një lloj i qelizës së bardhë) por ka ende shumë antitrupa që e ndihmojnë fëmijën të mos sëmuret.
Një studim i 2013-ës tregon se qumështi i gjirit ndryshon kur nëna apo fëmija është i sëmurë, duke prodhuar më shumë leukocite. Studimi gjithashtu sugjeron se ushqyerja me gji është mjaft e dobishme si për nënën edhe për fëmijën.
Dobitë për fëmijën janë: Rrezik më i ulët për diabet, leuçemi, infeksione në vesh dhe obezitet i hershëm. Ndërsa dobitë për nënën janë: Rrezik më i ulët për kancerin e gjirit, kancerin e mitrës dhe diabeti./Neësbomb/
Ndarja e vështirë e Arbana Osmanit
Arbana Osmani duket se ka shumë të vështirë t’i thotë “mirupafshim”, djalit të saj Jon. Në Instagram moderatorja ka postuar një foto duke përqafuar të birin, të cilit i duhet t’i thotë çdo ditë mirupafshim për të shkuar në punë.
Aktualisht Arbana është pa angazhime televizive, por kjo nuk do të thotë që ajo nuk shkon në “Top Channel”.
Mesa duket edhe ato pak orë larg të birit, Arbanës i duken shumë të gjata.
Histori rrënqethëse/ Lufta me kancerin e kësaj nëne me dy vajza të mitura
Jeta është treguar e ashpër me të. Veç problemeve familjarëre, 36-vjeçarja Ina Balla i duhet të përballet edhe me një sfidë të madhe. Me luftën përballë kancerit të gjirit.
“Unë vuaj nga kanceri në gjoks. Më thanë që duhet hequr gjoksi urgjent sepse është kancer femëror dhe nga momenti në moment mund të bëhesh më keq. U detyrova bëra ndërhyrjen e dytë ndërsa tani jam në terapinë e katërt”,- thotë ajo.
Ina rrëfen se i ka ndjekur kurat, por për shkak të problemeve kryesisht ekonomike në të shumtën e rasteve, këto kura nuk i ka bërë në kohën e duhur. Dhe kjo për një fakt shumë të rëndësishëm. Nuk kishte mundësi financiare.
“Bëra të tretën normale ndërsa në të katërtën mu hapën probleme, më preku mëlçinë. Si përballoj dot se me 35 mijë lekë të vjetra asistencë jam. Vazhdova me këtë punën e terapisë me ndërprerje, deri domethënë e kisha me 15 Dhjetor arrita deri me datën 22 Mars. Me 22 Mars unë bëra terapinë e katërt. Sot bëj tetë ditë që unë bëj terapinë e katërt”,- rrëfen gruaja.
Edhe sot ajo ndodhet përballë të njëjtit hall. Nuk ka mundësi të bëjë analizën përcaktuese për sëmundjen që po i merr jetën.
Më thanë tani që të bëj një analizë tjetër te privati që kushton 250 euro që të shoh ku kam arritur si jam si s’jam. S’kam mundësi t’i bëj, të mbaj fëmijët apo t’i përgjigjem vetes me ilaçe. Terapinë e rradhës e kam me datën 13, tani më tha ajo mi kalo shpejt e shpejt ngaqë kisha bërë ndërprerjen.
Lufta me kancerin për të nuk është asgjë, përballë imazhit të dy vajzave të përlotura, që çdo ditë u thyhet shpirti teksa shohin nënë të lëngojë në shtrat.
“Jam shumë e lodhur me jetën me hallet, me problemet, me çdo gjë, dua vetëm vajzat të kenë jetë t’i rris i kam të vogla. Kërkoj ndihmë nga spitalet, bizneset kushdo qofshin, kushdo të më ndihmojë me sa të mundet sado pak”,- shprehet Balla./Shqiptarja.com/
Kur të flini mbajeni celularin larg vetes, ja përse
Të gjithë e dimë se është një shprehi e keqe të flemë me telefon në dorë, dhe tani edhe shkenca e ka vërtetuar një gjë të tillë.
Do'stlaringiz bilan baham: |