SMS-të/ Reagimi i meshkujve shqiptarë kur mësojnë se e dashura është shtatzënë
Ka mënyra të ndryshme se si reagojnë njerëzit kur marrin vesh se e dashura e tyre është shtatazënën. Ka nga ata që mezi e presin dhe ndihen të lumtur nga kjo gjë, por ka edhe nga ata meshkuj të cilët sapo marrin vesh këtë gjë, ose zhduken menjëherë nga qarkullimi, ose kërkojnë nga të dashurat e tyre që të heqin fëmijën.
Më poshtë lexoni pikërisht biseda të tilla, mes një mashkulli dhe një femre kur marrin vesh se e dashura është shtatzënë.
Mesazhet janë bërë publike nga “Anabel”.
Miliarderja e bashkisë së Roskovecit. Ja pasuria e Majlinda Bufit
Kryebashkiakja socialiste e Roskovecit, Majlinda Bufi ka deklaruar një pasuri prej 1.2 miliardë lekësh si dhe 200 milionë kesh në shtëpi, plus pronave marramendëse të paluajtshme. Majlinda Bufi është kryetare e Bashkisë së Roskovecit që prej zgjedhjeve të qershorit të vitit 2015. Bufi ka qenë më parë deputete e Partisë Socialiste, por hoqi dorë nga mandati për të drejtuar qytetin nga ajo vjen.
Një muaj pasi ajo mori mandatin si deputete e Kuvendit të Shqipërisë në vitin 2013, ka dorëzuar deklaratën e pasurisë së saj dhe të anëtarëve të tjerë të familjes. Në dokumentat e siguruara nga Neësbomb.al, të publikuara edhe nga “Open Spending Albania”, rezulton se pasuria e familjes së kryebashkiakes së Roskovecit arrin shifra të çmendura.
126 942 943 lekë është pasuria ‘cash’ dhe e paluajtshme e Majlinda Bufit dhe familjes së saj, si dhe 782 620 euro pasuri të tjera të paluajtshme. Në bazë të deklarimit të zonjës Bufi, pjesa më e madhe e kësaj pasurie është vendosur nga puna në emigracion, por pa specifikuar se për çfarë pune bëhet fjalë.
Në deklaratë të bën përshtypje edhe shifra ‘cash’ që Majlinda Bufi disponon në shtëpi, plot 20 000 000 lekë. Pjesa më e madhe e pronave të kryebashkiakes Bufi ndodhen në Roskovec, qytetin të cilin ajo drejton.
Deklarimi i pasurisë së kryebashkiakes së PS, Majlinda Bufi.
Apartament banimi në Roskovec sip. 300 metra katrorë 9 milionë lekë.
Lokal 2 kate në Roskovec sip. 640 metra katrorë 18 milionë lekë.
Tokë arë sip. 3120 metra katrorë Roskovec 7.5 milionë lekë.
Tokë arë në Roskovec sip. 1665 metra katrorë 710.526 lekë.
Tokë arë, sip. 1850 metra katrorë në Roskovec 789.473 lekë.
Tokë Trualli e kabinës sip. 312 metra katrorë në Roskovec 110.760 lekë.
Blerje dyqani sip 41.5 metra katrorë në Roskovec 5.500.000 lekë.
Të ardhura nga shitja e aksioneve të “Megal Center” 100 mijë lekë.
Paga mujore si anëtare e Këshillit Bashkiak Roskovec, 2007-9.9.2013 6300 lekë/muaj.
Llogari personale 09. 09. 2013 58.715 lekë.
Llogari personale 09. 09. 2013 298.49 lekë.
Llogari personale 09. 09. 2013 33.782.67 lekë.
Paga + shpërblime nga Kuvendi 459.899 lekë.
Të ardhura nga pjesëmarrja në komisione 419.903 lekë.
Bashkëshorti Arben Bufi.
Objekt “Ofiçinë e re” + kabinë elektrike në Roskovec 4.000.000 lekë.
Depozitë në llogari të Iva Arben Bufi 796.704.47 lekë.
Depozitë në llogari të Marvi Arben Bufi 769.755.9 lekë.
Llogari rrjedhëse individuale 09. 09. 2013 2.069.8 lelë.
Llogari rrjedhëse 09. 09. 2013 11.266.77 lekë.
Aksione në shoqërinë “Anbi” 31.800.000 lekë.
Prenotim dyqani kati përdhe + garazhe 100 mijë euro.
Porosi prenotimi zyre 82.3 metra katrorë 75 mijë euro.
Autoveturë “Benz” 1.500.000 lekë.
Dhënie huaje 2.150.000 lekë.
Kontratë për prenotimin ndërtim apartamenti Tiranë 116.800 euro.
Porosi për ndërtimin lokali kati i dytë sip. 311.3 metra katrorë 300 mijë euro.
Gjendje Cash në shtëpi 20 milionë lekë./Boldneës/
Vildane Zeneli vjen më seksi se kurrë
Modelja shqiptare Vildane Zeneli, është një nga modelet më të guximshme sa i përket pozimit nudo. Ajo përveç fotove profesionale sjellë edhe foto të cilat i realizon me telefonin e saj celular, por që duket sërish shumë seksi dhe joshëse. Por më seksi se kaq, nuk besoj se e keni parë ndonjëherë.
Video+Foto/ Tiranë, oficeri i antidrogës me orë dore, 18 mijë euroshe
Policia e Shtetit, së bashku me komunikatat për shtyp dërgon edhe fotot e video nga aksionet e antidrogës. Është gazetari Bledi Mane ai i cili vë re këtë detaj ndërsa shkruan: “Dua të bëhem polic. Sot u ndërrua ora ndaj dhe lajmin për orën e kemi.
Këto ditë policia ka bërë namin në aksionet për sekuestrim drogërash. Veçanërisht vetëm dje janë kapur rreth 250 kg hashash. Por si në çdo aksion spektakolar patjetër ana e humorit të hidhur nuk mungon me policët tanë.
Diku dekonspirojnë, diku nxjerrin foto prostitutash, diku dhunojnë para kamerave e po para kamerave një nga punonjësit e Antidrogës në Tiranë tregon hapur edhe orën e tij të shtrenjte”.
Foto/ Ja si ka qenë Gaz Paja kur ishte fëmijë...
Sot është ndër aktorët më të njohur, sidomos të humorit, por vite më parë nuk ka qenë kaq i njohur. Bëhet fjalë për Gazmend Pajën, djalin e aktorit të njohur nga Fieri, Luftar Paja.
Këto foto janë shkëputur nga një film shqiptar i para viteve 1990. Aty luan edhe Gaz Paja edhe pse është një rol episodik, duket se ai nuk ka ndryshuar shumë.
Video/ Ja si të përgatisni vajin e kanabisit
Vaji i pastër i kanabisit i heq dhimbjet tek meshkujt dhe gratë të cilët vuajnë nga sëmundje të ndryshme, përfshirë epilepsinë, kancerin, PTSD-në etj.
PJESA E PARË: Përgatitja e vendit të punës
1) E përgatisni vendin tuaj të punës
Kur ju e bëni vajin e kanabisit duhet të punoni në një ambient të hapur dhe të sigurt.
– Hapësira duhet të jetë mirë e ventiluar dhe nëse është e mundshme të hapen të gjitha dritaret, ose përdorni flladitëse, transmeton lajmi.net.
– Vendi duhet të ketë edhe një mjet për fikjen e zjarrit, pasi që alkooli që e përdorni për të bërë vajin e kanabisit është shumë i ndjeshëm.
2) Gjeni materialet përbërëse
Për të përgatitur vaj kanabisi ju duhet të keni kanabis mjekësor dhe një tretës.
– Gjeni 200g kanabis mjekësor.
– Hidhni 3 litra alkool të pastër, ‘Everclear’ kryen punë, për ta përdorur si tretës. Shishja me përqindje të lartë të alkooli do të digjet gjatë procesit të zierjes, duke lënë në tenxhere vetëm vaj të pastër kanabisi. Mos përdorni alkool i cili nuk është për konsumim njerëzor, transmeton lajmi.net.
3) Gjeni mjetet e punës
Gjatë procesit të përgatitjes ju do të keni nevojë për shumë mjete, transmeton lajmi.net.
Këto mjete janë:
– Një tas me madhësi mesatare, mos përdorni tas të plastikes.
– Një lugë të madhe të drurit.
– Një paisje për tretje.
– Një përmbajtës për lëngun.
– Një shpatull silikoni.
– Një paisje që shërben për zierje.
– Shiringa
4) Vishni paisje mbrojtëse
– Dorëza pa përbërës lateksi
– Syze të sigurta etj.
PJESA E DYTË: Ekstraktimi i THC-së nga bima e kanabisit me një tretës
1) Shtypni gjethet e bimëve në tretës
Bëjeni këtë duke i derdhur bimët e kanabisit në një gotë me madhësi mesatare dhe pastaj shtojani sasinë e alkoolit mbi kanabisin mjekësor, transmeton lajmi.net.
Vazhdoni të shtypni bimët dhe t’i përzieni me alkool për një kohë jo shumë të gjatë.
2) Përzieni ato
Me lugën e drurit filloni t’i përzieni alkoolin me bimët për 2 apo 3 minuta, transmeton lajmi.net.
3) Përbërësin e fituar shpërnguleni në një gotë tjetër.
Pasi të fitoni një sasi të vajit të përzier me bimë, vëni atë në një gotë apo tas tjetër, transmeton lajmi.net.
4) Përzieni atë prapë
Përzierja e parë do të ketë efekt vetëm 70-80%, mirëpo përzierja e dytë do ta heq pjesën e mbetur në THC, dhe kësisoj do të mbetet vetëm THC-ja e pastër, transmeton lajmi.net.
PJESA E TRETË: Zierja e vajit të kanabisit
1) Lëngun e fituar nga përzierja e alkoolit me bimët e zieni
– Hidhni pak ujë në mjetin që shërben për zierje
– Hidheni pastaj lëngun e fituar nga përzierja e alkoolit me bimët e kanabisit
– Zieni atë derisa mbetet vetëm një sasi shumë e vogël e vajit të fituar, e cila duhet të jetë e trashë, transmeton lajmi.net.
2) Lëngun e fituar të vajit të kanabisit e futni në shiringa
Lajmi.net e sjell për ju edhe një video ku mund të shihet e gjithë procedura e përgatitjes së vajit të kanabisit.
(KUJDES! KY NUK ËSHTË NJË KURS PËR NARKOMANË DHE TOKSIKODIPENDENTË, POR VETËM MËNYRA E PËRGATITJES SË NJË MEDIKAMENTI)
28/03/2016/............................................
Video/ Arsenali që përdori Putin për të përzënë ISIS-in nga Palmira
Nëndetëset me më pak zhurmë në botë, raketa cruise dhe bomba inteligjente: Ky është arsenali vdekjeprurës që Presidenti rus Vladimir Putin është duke përdorur në Siri, një fuqi zjarri e jashtëzakonshme, e cila është drejtuar e gjitha kundër ISIS-it dhe që bëri që ata të iknin nga Palmyra.
Forcat qeveritare siriane të mbështetura pikërisht nga kjo fuqi zjarri e madhe ajrore ruse, kanë shtyrë Shtetin Islamik jashtë qytetit antik të Palmyras.
Assad, i cili në këtë ofensivë mbështetet nga Putin, ka bërë që të ndodhë ajo që u quajt nga ushtria e tij, “goditja vdekjeprurëse”, e cila bëri që militantët e Shtetit Islamik, të cilët kishin pushtuar qytetin antik vitin e kaluar dhe kishin hedhur në erë me dinamit tempujt e tij të lashta, tani ikën nga sytë- këmbët.
Por ajo çka thuhet nga analistët dhe mediat perëndimore është fakti që, Putin është duke e përdorur Sirinë si një terren testimi për një brez të ri të tmerrshëm armësh inteligjente.
Avionët luftarakë rusë, raketat dhe tanket, bombat e zgjuara dhe teknologjia satelitore, kanë ndryshuar tashmë peizazhin në Siri.
Rusia pretendon të ketë shkatërruar “3000 objektiva terroriste”, gjatë 14 ditëve të sulmeve ajrore në fillim të shkurtit. Por ndërkohë ky shtet ka qenë gjithashtu i akuzuar për vrasjen e 1000 civilëve si pasojë e bombardimeve të shumta. (Shiko më shumë lajme ushtarake nga Rusia në ëëë.dailymail.co.uk/russia)
Ajo që dikur ka qenë quajtur "Loja e luftës së Moskës”, një flexing vdekjeprurës i fuqisë ushtarake të Rusisë, në fakt bëri në realitet që në Sirinë e pushtuar nga ISIS të ndodhë, falë edhe forcatve të Vladimir Putinit, ndryshimi i balancës së pushtetit në drejtim të udhëheqjes dikur të rrethuar të Bashar al-Asadit.
Në emër të luftës së Putinit kundër terrorizmit, kemi tani një koleksion të jashtëzakonshëm fuqie zjarri, që “Njeriu i hekurt” (Presidenti i Rusisë), vendosi me arsenalin e armëve të tij të fundit në Siri, të cilat veprojnë nga toka, deti dhe ajri.
Humbja e Palmyra-s nga ana e Shtetit Islamik, përfaqëson një nga pengesat më të mëdha të shkatërruara tashmë, të grupit ultra-radikal islamik që kishte shpallur një kalifat në vitin 2014 në pjesën më të madhe të Sirisë dhe Irakut.
Por ndërhyrja e Putinit në këtë konflikt e ktheu kahun e luftës 5-vjeçare të Sirisë në favor Asadit dhe forcave qeveritare. “MailOnline” paraqet arsenalin e tmerrshëm të armëve, forcave të blinduara dhe avionëve që kanë bërë historinë e kësaj lufte duke qenë tepër të rëndësishëm për fatin e të gjithë palëve brenda Sirisë.
Kreu i FRPD, Këlliçi: Policia ushtroi terror, tërhoqi zvarrë protestuesit
Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka denoncuar dhunën e sotme të ushtruar ndaj deputetëve dhe përfaqësuesve të PD në protestën kundër betonizimit të parkut të liqenit.
Në një prenoncim për “Report TV”, Këlliçi u shpreh se policia ushtroi dhunë dhe terror, u fut brenda një lokali ku qëndronte kreu i PD për Njësinë 5 në Tiranë Ndriçim Babasi së bashku me disa të rinj të PD.
Kreu i FRPD deklaroi se policia theu tavolinat dhe mori me forcë Babasin dhe 30 të rinj të FRPD.
“Jo dhunë, ka patur terror policor, diktaturë që është e paparë. Kemi qenë ulur në tavolinë kanë ardhur dhjetra furgonë policie, forcat speciale me maska, janë thyer tavolinat e lokalit, jemi tëhequr zvarrë për t’u futur në furgon a thua se jemi kriminelë. Të jetë i bindur Veliaj, Rama, Tahiri se nuk ka bir nëne të ndalojë asnjë të ri dhe figurë të PD”,- tha Këlliçi.
BSH: Bankat i përqendrojnë kreditë në sektorë të njëjtë. Rreziku i moskthimit, i lartë
Një studim i ekspertëve të Bankës së Shqipërisë vuri në dukje se bankat në vendin tonë e kanë shpërndarë portofolin e tyre të kredisë në sektorë të njëjtë.
Niveli i ngjashmërisë rezulton akoma dhe më i lartë, kur në aplikim përfshihet faktori risk, i përfaqësuar nga raporti i huave me probleme. Studimi i posaçëm për këtë çështje i ekspertëve të Bankës së Shqipërisë vë dukje se diversifikimi i ulët i sektorit bankar shqiptar e ekspozon sektorin ndaj goditjeve të mundshme, të cilat mund të cenojnë qëndrueshmërinë financiare.
Kështu nisur nga ngjashmëria e lartë që karakterizon sektorin bankar shqiptar, kërkohet monitorim i kujdesshëm i investimeve me rrezik, të ndërmarra në sektorë të njëjtë.
Studimi nxjerr në pah se, pavarësisht madhësisë së bankave portofolet e kredisë janë të ngjashme. Sektori në të cilin është përqendruar më shumë kredidhënia e bankave është sektori i tregtisë, riparimit të automjeteve dhe artikujve shtëpiakë me rreth 23.4% të totalit të sektorit bankar.
Ndërsa sektorët më të ekspozuar ndaj rrezikut të kredisë, rezultojnë sektori i tregtisë, ndërtimit, industria përpunuese, transporti dhe kredia konsumatore, të cilët karakterizohen nga një nivel i ulët i koeficientit . Si rezultat i marrëdhënies së ndërsjelltë të kredive me probleme, këta sektorë rezultojnë me një nivel të lartë të raportit të kredive me probleme, thuhet në studim. Nisur nga kjo logjikë, ngjashmëria mes çifteve të bankave për këta sektorë, duke marrë parasysh rrezikun e kredisë, paraqitet e lartë.
Aplikimi i metodologjisë për periudhën para krizës (dhjetor 2008), paraqet një nivel ngjashmërie më të ulët, për rrjedhojë ekspozim më të ulët ndaj rreziqeve potenciale si rezultat i diversifikimit të portofolit të kredisë së dy bankave të sektorit bankar.
Struktura sektoriale e ekonomisë së vendit, evidenton disa sektorë specifikë, të cilët kanë kontribuar pozitivisht në rritjen ekonomike. Zgjerimi i tyre me ritme të shpejta në vite, mbështetur nga kushtet e favorshme makroekonomike dhe kërkesa e lartë e brendshme, kanë bërë që këta sektorë të jenë tërheqës për orientimin drejt tyre të investimeve të sektorit bankar.
Ndër këta sektorë përmendim: sektori i industrisë nxjerrëse, prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, ndërtimit, transportit dhe bujqësisë. Kjo ndarje i referohet grupimit të biznesit, megjithatë mbështetje me financim ka pasur edhe grupimi i individëve, konkretisht me kredinë konsumatore dhe me atë për blerje të pasurive të paluajtshme.
Aktiviteti kreditues në vend mbizotërohet nga sektori bankar, ku afërsisht 96% e kredisë akordohet nga bankat, 3.2% nga institucionet financiare jobanka dhe 1.1% nga shoqëritë e kursim-kreditit. Kreditimi i ekonomisë shqiptare ka kaluar nëpër cikle të ndryshme zhvillimi, duke regjistruar nivele të larta zgjerimi dhe njëkohësisht periudha ngërçi.
Roli ndërmjetësues i sektorit bankar shqiptar u bë më i dukshëm pas vitit 2004, si pasojë e disa zhvillimeve në të, ku përmendim: privatizimi i bankës më të madhe në vend, Bankës së Kursimeve në 2004 dhe shtimi i një numri bankash të huaja, si dhe përmirësimi i bazës rregullative. Aktiviteti kreditues nga viti 2001-2004, edhe pse me bazë të ulët, shënonte një rritje mesatare vjetore prej 33%, duke përbërë mesatarisht 7.4% të PBB-së së vendit.
Vitet 2004-2008, kanë regjistruar normat më të larta të rritjes së kredisë, mesatarisht 57%, duke përbërë mesatarisht 24% të PBB-së së vendit. Gjatë këtyre viteve, rritje më të shpejtë të kredisë, edhe pse karakterizohen nga një bazë më e ulët, njohën kredimarrësit individë (mesatarisht 67.2%) sidomos kredia hipotekare, meqenëse kërkesa për këtë lloj kredie u rrit
dukshëm. Ndërsa, subjekti biznes regjistroi një rritje mesatare prej 45%.
Prirja rënëse e kreditimit vijoi edhe në vitet në vazhdim, duke kulmuar me vlera negative rritjeje (korrik 2013-korrik 2014) kryesisht si rezultat i ngadalësimit ekonomik dhe performancës së ulët të portofolit të kredisë. /Monitor/
Protesta/ A ka pasur Deputeti Strazimiri një armë në brez?
Gjatë protestës së opozitës në Parkun e Liqenit, të pranishëm kanë qenë një sërë deputetësh të PD-së, ndër ta edhe deputeti Gent Strazimiri, i cili është fotografuar teksa në brezin e tij dyshohet se mbante një pistoletë.
Vetë deputeti i opozitës, Strazimiri në një prononcim për gazetën “Panorama” nuk e mohon faktin se ka pasur pistoletë.
Por, Strazimiri thekson se, i vjen mirë që mediat merren me deputetë që mbajnë armë dhe jo me ata që qëllojmë me armë.
“Mua më vjen mirë që më në fund mediat po merren me deputetë që mbajnë pistoletë në brez”,- u shpreh Strazimir.
“Ndërkohë që deputetë si Armando Prenga qëllojnë në Komisariat Policie ndaj qytetarëve”,- përfundoi Strazimiri.
Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë sipas ligjit të armëve, kanë të drejtë që të mbajnë pistoletë për vetëmbrojtje.
Video/ Ja si u dhunua nga policia pas protestës edhe deputeti Noka
Oficerë të Policisë së Tiranës kanë dhunuar edhe deputetin Flamur Noka. Të maskuar, ata pas protestës kanë dhunuar edhe ish-ministrin e Brendshëm, Noka, ndërsa më pas e kanë shoqëruar për në ambientet e policisë së kryeqytetit.
Pamjet janë filmuar nga aktivistët e shoqërisë civile.
Ristani: Media po mashtron, Strazimiri nuk ka patur armë me vete
Sekretari i Partisë Demokratike Arben Ristani e ka quajtur mashtrim dhe manipulim fotografinë e publikuar në disa media se deputeti demokrat Gent Strazimiri ishte me pistoletë në brez gjatë protestës tek parku i liqenit.
Duke folur për mediat jashtë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, Ristani akuzoi mediat se po manipulojnë ngjarjen dhe nuk pasqyruan protestën e opozitës tek kodrat e liqenit.
“Janë manipulime mediatike. Strazimiri është deputet shembullor dhe s’ka lidhje me këto mashtrime që bëni juve. Të shtunën mediat u detyruan të mos e japin protestën e opozitës. Ne jemi të bashkuar dhe jemi përditë më shumë. Jeni live po jeni duke mashtruar. Është mashtrim dhe kot që merreni me këtë punë. Ne do jemi përditë e më shumë për t’ia dalë mbanë sepse kemi synim të mirën e këtij populli”,- tha Strazimiri.
Ai shtoi gjithashtu se, prej më shumë se 1 ore po presin tek Policia e Tiranës së bashku me kreun e PD-së, Lulzim Basha, që të takojnë Ndriçim Babasin dhe të rinjtë e tjerë të PD që mbahen të shoqëruar.
“Kryetari Basha dhe një grup deputetësh jemi këtu sepse në mënyrë të dhunshme janë ndaluar disa drejtues të PD bashkë me mbështetsës të saj. Ajo që po ndodh është që ne po kërkojmë të takohemi me njerëzit e ndaluar dhe dhunuar, megjithatë janë duke u talluar.
Kemi një orë që po presim. Janë ndaluar për shkak të protestës tek kodrat e liqenit. Dhuna dhe varfëria po bëhet e padurueshme në këtë vend. Taktika e këtyre është ta dhunojnë këtë popull”,- u shpreh Arben Ristani.
Protesta për Parkun, Strazimiri: 1800 policë në mbrojtje të paligjshmërisë
Deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri, i cili sot ishte i pranishëm në protestën tek parku i liqenit, tha se për mbarëvajtjen e kësaj proteste u angazhuan 1800 policë nga 2500 që janë për të gjithë qarkun e Tiranës.
Deputeti demokrat theksoi se policët dolën në mbrojtje të paligjshmërisë brenda parkut të liqenit për tenderin 700 milionë Lekë.
“Unë ju falënderoj sot për pjesëmarrjen dhe dokumentimin e kësaj proteste qytetare në mbrojtje të ligjit. Këtu janë angazhuar nga 2500 forca që ka i gjithë qarku i Tiranës, ishin rreth 1800 forca, të gjithë të mbrojtje të paligjshmërisë, pjesa më e madhe të cilën ju ftoj ta dokumentoni, janë pa numër identifikimi të policëve, janë të gjithë, nga i pari deri tek i fundit me armë në brez, kjo është rreptësisht e ndaluar nga ligji, në të tilla raste.
Është qartësisht ky tender 700 milionësh që po harxhohet, është prioriteti i vetëm i policisë së shtetit dhe kësaj qeverie.
Është numër rekord i policëve, në 25 vjet demokraci kjo është policia që godet opozitën, që sillet brutalisht deri refuzon të lëvizë ambulancën me njerëz që ndjeheshin keq në protestë për të shkuar në spital”,- tha Strazimiri.
Deputeti shtoi gjithashtu se protestat për të kundërshtuar betonizimin e parkut do të vazhdojnë edhe ditët në vijim, pavarësisht dhunës së ushtruar nga policia dhe mbrojtjes politike që i bëhet punimeve brenda parkut të liqenit artificial të Tiranës.
“Ky është rekordi i parë i ditës së sotme, rekordi i dytë dhe besoj që është skup për ju, sepse edhe mua sapo më erdhi si lajm, qytetarët e këtij vendi, nën thundrën e kësaj qeverie e këtij regjimi, m.q.se janë shumë të kënaqur sapo ka dalë numri i parë i refugjatëve në Hollandë, sirianët tashmë janë të dytët. Arsyet besoj se i kuptoni vetë.
Sot e vetmja gjë që u kemi kërkuar policëve vazhdimisht ka qenë: A ka leje ndërtimi objekti të cilin po ruani? Thonin jo leje ndërtimi nuk e dimë a ka por kemi urdhër ta ruajmë gjithsesi. Ndërkohë që thoni opozita dhe qytetarët e këtij vendi, ishin në shkeljet ligjit.
Nëse ligji bëhet në këtë mënyrë, nëse ligji dhunohet në këtë mënyrë nga një çetë, nga një bandë si në 1944, sigurisht që qytetarët e këtij vendi nuk kanë më ndër mend të harxhojnë dhe 46 vite të tjera të jetës së tyre për ti shpenzuar këtu, nën thundrën e tyre.
Sigurisht do të kërkojnë rrugë të tjera si në korrik të 90, apo 91. Ndërkohë unë besoj se është një fillim i mirë , një pjesë ajo më e ndërgjegjshmja më e përgjegjshmja e qytetarëve të Tiranës sot ishte këtu dhe u përball. Do të vazhdojmë të përballemi, ligjin nuk mund ta bëjnë një çetë hajdutësh kriminelësh dhe banditësh”,- tha deputeti i PD-së, Gent Strazimiri.
Video/ Policët fshihen nëpër ambulanca për të arrestuar protestuesit
Oficerët e policisë janë fshehur nëpër ambulanca me qëllim për të arrestuar protestuesit e plagosur nga vetë ata. Gjatë shoqërimeve për në spital, aktivistët e PD-së kanë gjetur efektivë policie të fshehur brenda ambulancave.
Ata i kanë njerrë jashtë policët dhe më pas është bërë transportimi i të plagosurve për në spital.
Shikoni videon:
Video/ Policia belge publikon pamjet e kamikazëve në aeroport
Policia belge është ende në kërkim të “personit me kapele dhe xhaketë të bardhë”, terroristit në aeroportin e Zaventem. Vetëm këtë të hënë, policia ka lëshuar për mediat edhe videon e momenteve të kapura nga kamerat e sigurisë në aeroport.
Për personin në fjalë, ka shumë diskutime, pasi identiteti i tij mbetet i paqartë. Fillimisht ai u raportua si i arrestuar, më pas lajmi u ëërgënjeshtrua nga vetë Prokurori i përgjithshëm. Hije dhe tymnajë ka patur edhe në lidhje me identitetin e tij, pra emrin.
Disa ditë më parë, policia belge e identifikoi atë si Fayçal Cheffou, me profesion gazetar, shkruan La Repubblica.
Pas Obamës, Fidel Castro: S’kemi nevojë për dhuratat e Amerikës
Pa u shuar ende jehona e vizitës historike të presidentit amerikan Barack Obama në Kubë, duket se mes dy vendeve është e vështirë të rikthehet paqja e bashkëpunimi.
Ish-presidenti i këtij vendi dhe ikona e revolucionit, Fidel Castro, ka thënë se “vendi i tij nuk ka nevojë për asnjë dhuratë nga SHBA”.
Lajmi raportohet nga mediat ndërkombëtare, duke cituar një shkrim të nënshkruar nga Fidel Castro.
Presidenti amerikan u prit në Kubë nga Raul Castro, vëllai i Fidelit. Përtej gjithçkaje që u duk se shkoi mirë gjatë vizitës, në përfundim të konferencës për shtyp pati një incident të vogël. Raul Castro refuzoi një përqafim nga Barack Obama, duke iu shtyrë e ngritur dorën lart këtij të fundit.
Shqipëria merr 14 milionë dollarë ndihmë nga SHBA-të
Çdo vit, Shtetet e Bashkuara mbështesin me ndihma rreth 100 shtete në botë, me miliarda dollarë.
Sipas statistikave të bëra publike nga Qeveria amerikane, këto iniciativa bëhen për të mbështetur paqen në botë, sigurinë, zhvillimin ekonomik dhe të mundësohet një ndihmesë humanitare gjatë kohëve të krizës.
Administrata Obama i ka kërkuar Kongresit që për vitin 2017 të alokojë në total në mbarë botën 33.9 mld dollarë, me një rënie të lehtë të buxhetit krahasuar me vitin 2016 që ishte 37.9 mld dollarë.
Për Shqipërinë është parashikuar një fond ndihme prej rreth 14 milionë dollarësh, të cilat do alokohen për çështje paqe dhe sigurise, si dhe për garantimin e të drejtave njerëzore, demokracisë dhe qeverisjes.
Duke parë historikun e viteve të mëparshme është shënuar një ulje e fondit (gjatë 2015 kishim 14.096 mln dollarë; dhe në 2014-n 16.8 milionë dollarë).
Një tjetër element që bie në sy është që për fondin e 2017, në ndryshim nga të gjithë vitet e mëparshme, nuk përfshihet arsyeja e zhvillimit ekonomik për ndihmesën e dhënë.
Pjesa më e madhe e ndihmës jepet për shtetet e Lindjes së Mesme, por edhe ato në Afrikë dhe Amerikën Latine.
Agron Duka: Mbetem në opozitë. Në 2017 koalicion me PD-në
Deputet Agron Duke ka folur ditën e sotme lidhur me kalimin e tij nga Partia Republikane në Partinë Agrare Ambientaliste. Në studion e “Neës 24”, Duka thotë se tashmë në PAA ai ndodhet brenda profilit të formimit të tij profesional, ndërsa shprehet se vijon të jetë mik me Fatmir Mediun.
“Me aq herë sa kam folur në Parlament, jam përpjekur të bëj diçka për bujqësinë. Largimi im nga PR në një parti tjetër, ka pak probleme, por unë me z.Mediu jam mik. Me mirëkuptim të plotë, dhe duke gjykuar se unë mund të jap më tepër atje, jam edhe më afër si formim, nuk është se u keqkuptua nga ana e Mediut”,- thotë Duka.
Nga ana tjetër, Duka ka rikonfirmuar edhe njëherë qëndrimin e tij, ndërsa theksoi se në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës ai do të jetë pjesë e koalicionit të djathtë.
Agron Duka u zgjodh deputet në zgjedhjet e vitit 2013 duke qenë pjesë e listës së Partisë Republikane, ndërsa për zgjedhjet lokale të vitit 2015 u përfol shumë si kandidat për Bashkinë Durrës.
Divjakë/ Xhesti human i qytetarit që shpëtoi delfinin
Ditën e djeshme në bregdetin e Divjakës është parë një delfin që siç duket, dallga e ka rrëmbyer me vete duke e nxjerrë në breg. Xhesti human i një qytetari ka bërë që kjo qënie e detit të rikthehet sërish në ujërat e Adriatikut.
Panik në avionin Rinas-Bergamo, u tentua hapja portës së emergjencës
Në kohën kur siguria në aeroporte dhe gjatë udhëtimeve ajrore ka arritur kulmin, në avionin e linjës Tiranë-Bergamo është shënuar një incident.
Udhëtarët dhe stafin e një avioni të komapnisë “Blu Panorama”, e cila kryen fluturime nga aeroporti i Rinasit janë alarmuar nga një person i dyshimtë. Ky person sipas dëshmitarëve okular ka tentuar të hapë derën e daljes së sigurisë në afërsi të krahëve të avinit.
Po sipas këtyre dëshmive ai mbante në dorë një tespie dhe kryente veprimi të një personi jonormal. Sipas udhëtarëve të tjerë ai fliste përcart dhe qeshte në mënyrë të pavetëdijshme.
Të ndodhur në këto kushte disa prej pasagjerëve e kanë ndalur dhe më pas me të është marrë stafi i sigurisë së avionit. Gjatë kësaj kohë ky person ka thyer disa gjëra në avion
Sapo avioni është ulur në Itali ky person është arrestuar nga policia. Ende nuk dihet nëse personi ka qënë i dehur, me të probleme mendore apo diçka tjetër. Megjithatë policia po kryen veprime për të sqaruar këtë situate, e cila për disa minuta tmerroi pasagjerët e avionit./Tv Klan/
Stjuardesat e ardhshme kineze vrapojnë në maratonën e Chengdu
54 vajza dhe djem që trajnohen për t’u bërë stjuardë të aviacionit, morën pjesë në maratonën e Chengdu të 2016-ës në 27 mars 2016.
Chengdu është kryeqyteti i provincës Sichuan në Kinën Jugperëndimore.
Disa prej vajzave stjuardesa kishin veshur uniforma dhe këpucë me taka të larta, për të përshkruar një distancë prej 5 km.
Veliaj: Babasi “dashnor” i mjedisit? Shembulli, gëlqeroret e Krujës
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj ka reaguar pas protestës së opozitës kundër parkut të liqenit, protestë gjatë së cilës u ndalua ish-deputeti i PD Ndriçim Babasi. Veliaj tha se, nuk ëhstë e moralshme të protestojë për mjedisin një person i cili sipas tij ka dëmtuar malin e Skënderbeut në Krujë me biznesin e guroreve dhe gëlqeres.
Po ashtu, sipas Veliajt, nuk është e moralshme të protestojë kreu i opozitës Basha, i cili sipas Veliajt fëmijët e tij i ka lënë të jetojnë në Holandë.
“Më vjen keq për ata politikanë që fëmijët e tyre jetojnë në Hollandë, dhe vijnë sulmojnë komisariatet. Ai vendosi që fëmijët e tij të rriten në Hollandë, dhe proteston që fëmijët mos të kenë një park lojrash.
Zoti Babasi që është në komisariat, është një njeri që i cënohen interesat. Parkingu te stadiumi Dinamo ishte zaptuar prej tij. Atje përdoret nga qytetarët tani, dhe nuk shiten më makina.
Shkoni në Krujë dhe shikoni si është rrjepur mali, dhe ky Çimi bën si dashnor i mjedisit”,- tha Veliaj.
Këtë deklaratë ai e dha pasi vizitoi në ambjentet e spitalit të traumës 3 punonjëse të Policisë Bashkiake të cilat u lënduan gjatë konfrontimeve. Efektivet e lënduara janë Ludina Sinani, Sonila Azemi, Doriana Kolgjinaj.
“Edhe pas protestës secili drejtues vajti te të tijtë. Një drejtues vajti te rrugeçët me armë, një drejtues tjetër vajti te ata që mbrojnë investimin publik. 3 zonjushave i urojmë shërim të shpejtë.
Kemi një prej tyre që ka shembë të flavikulës dhe do mari një trajtim më të gjatë.
Nuk ka pikë burrnie që njerëz të veshur me imunitet përdorin dhunë rrugaçërore dhe mbajnë armë si rrugecërit e botës së krimit. Dua ti siguroj qytetarët që bashkia është në krye të detyrës, Tirana nuk është Alepo. Këta që kanë prirje për të dhunuar e shkatërruar le të gjejnë sport tjetër”,- tha më tej Veliaj.
Ndëkrohë ai shprehur edhe njëherë vendosmërinë për të çuar deri në fund projektin, pavarësisht protestave të opozotës.
“Do bëjmë disa kallëzime penale. Policia gjyqësore është duke marrë disa denoncime. Nuk na intereson nëse dhunuesit janë deputetë. Kjo është traditë që nuk njeh burrninë, Trimëri është të respektosh ligjin, jo të dhunosh gratë.
Dua ti garantoj qytetarët që në qershor atje do mbushet me fëmijë. Më vjeq keq për disa kryebashkiakë si ai i Kamzës që torturon punonjësit e tij, në vend që të punoj për ta bërë Kamzën si Tiranën”,- tha Veliaj.
E motra e Zyrah Hidës: Shkoi në Itali me “Titin”, u shit 1 mln lekë
Xhuljeta Hida ka patur kontakt direkt me personin që i kishte sjellë paratë e Zyrah Hidës nga Italia. Prej tij kishte marrë paratë që motra e saj i kishte sjellë nga Italia. “Për vit të ri ka sjellë edhe 600 mijë lekë të vjetra me premtimin se do të sillte sërish të tjera.”
Edhe djali i madh i Zyrah Hidës, 12-vjeç në atë kohë, thotë se mund ta identifikonte personin që kishte sjellë paratë, nëse do ta shihte.
Xhuljeta Hida thotë se motra e saj u trafikua në Itali, nga bashkëshorti Petrit Bani, me të cilin kishte patur konflikte të vazhdueshme. Ishte shitur për t’u shfrytëzuar për prostitucion për 1 milionë lekë të vjetra.
Xhuljeta Hida, e motra e viktimës: “Është rrahur, është keqtrajtuar, është përbuzur nga bashkëshorti dhe njerëzit e tjerë të tij. Ka bashkëjetuar njëkohësisht me gruan e dytë të bashkëshortit.
Ka ndarë një krevat më të. Është rikthyer sërish në familje. Por aty nuk e kanë pranuar. Është detyruar të kthehet sërish tek bashkëshorti dhe aty kanë nisur negociatat për ta shitur si prostitutë në Itali. Është shitur për 1 milionë lekë të vjetra”.
Edhe Xhuljeta përmend emrin “Titi” më të cilin identifikohej në familjen e saj ky person që ka dalë në foto me Zyranë, në Romë. Historia e rizbuluar afro 20 vjet më vonë e ka trazuar edhe njëherë këtë familje. Xhuljeta Hida fajëson nënën dhe një nga vëllezërit e saj, si shkaktarë të largimit të Zyrasë në Itali.
Motra e viktimës tregon se ajo ishte martuar që në moshën 14-vjeçare me Petrit Banin, që jetonte në fshatin Muriqan të Cërrikut e që sot jeton në Mal të Zi, ku ka krijuar një familje tjetër./Tvklan/
Ndalimi i Babasit/ Basha në Policinë e Tiranës, s’lejohet të takojë të ndaluarit
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shkuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku po mbahet kreu i PD-së për Njësinë nr. 5 në Tiranë, Ndriçim Babasi.
Ai u shoqërua nga policia pasi protestonte tek parku i liqenit kundër betonizimit. Bashkë me Babasin, janë shoqëruar në polici edhe 30 djem të Njësisë 5, të cilët ishin në protestë.
Kreu i demokratëve Lulzim Basha, ka kërkuar që të takojë Babasin dhe përfaqësuesit e tjerë të PD-së, që mbahen të arrestuar në Policinë e Tiranës.
Aktualisht, përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës janë mbledhur deputetë e përfaqësues të Partisë Demokratike.
Edhe këshilltarja e PD-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Reila Bozdo, thotë se, në komisariat nuk jepet asnjë informacion.
“Në komisariat nuk jepet asnjë info për të ndaluarit sot nga protesta e opozitës. Jemi aty. Eja edhe ti. Bëje shtetin të funksionojë sic duhet dhe të respektojë cdo qytetar”,- thotë reila Bozdo.
Foto/ Reagimi i deputetit: Ja arma që mban 24 orë me vete Strazimiri
Deputeti demokrat, Gent Strazimiri, ka reaguar për akuzat që bëhen ndaj tij.
“Sqarim për të gjitha organet e shtypit dhe propagandës të Partisë dhe pushtetit:
Me armë në mënyrë krejt të paligjshme, me numra identifikimi të hequra qëllimisht, sot ishte ajo që nuk mund të quhet më ‘Policia e Shtetit’, dhe jo Gent Strazimiri!
Arma e Gent Strazimirit nuk mbahet në brez! Arma e vetme e Gent Strazimirit, është dhe do të jetë ajo që ka qenë gjithmonë: denoncimi e përballja pa kompromis me këtë bandë kriminale që po sundon me urdhra kriminelësh e jo me ligje!”,- shkruan Gent Strazimiri në profilin e tij në Facebook.
Berisha: Bandidët me uniformë dhunuan protestuesit për të mbrojtur betonin e Ramës
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka urdhër terror, rrahje, plagosje e veprime të tjera kundër protestuesve tek liqeni, vetëm për të mbrojtur betonizimin e parkut të Liqenit.
“Rama në mbrojtje të betonizimit të parkut të Liqenit, urdhëron terror, rrahje, plagosje, zvarritje te protestuesve paqësor.
Qindra banditë me uniformë vërsulen kundër protestuesve që mbrojnë mushkëritë e qytetit tonë!”,- shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në profilin e tij në Facebook.
Komisariati nr.3, kërkesë deputetit Strazimiri për dorëzimin e armës
Shefi i komisariatit numër 3 të Tiranës i ka drejtuar një shkresë zyrtare deputetit të PD, Gent Strazimiri, ku i kërkon dorëzimin e armës, me të cilën supozohet se ka qenë i pajisur gjatë protestës së sotme të opozitës tek Parku i Liqenit.
Shkresa e komisar Elton Alushit daton më datë 17 mars dhe bazohet në ligjin e vitit 1992 “Për armët”, tashmë i shfuqizuar.
“Për shkak të detyrës jeni i pajisur me armë zjarri të përfituar me ligjin numër 7566, i datës 25 shkurt 1992 ‘Për armët’, i shfuqizuar. Brenda datës 25 mars 2016 duhet të bëni dorëzimin e armës dhe municionit pranë Komisariatit të Policisë numër 3, Tiranë, pasi nuk jeni përfitues i mbajtjes së armës me ligjin numër 74/2014 ‘Për armët’”,- thuhet në shkresën e kreut të komisariatit./TCh/
Si u imitua Enver Hoxha deri në Amerikën Latine
Me botimin e librit “Enver Hoxha” në anglisht, mediat e huaja i janë rikthyer edhe një herë historisë së diktatorit shqiptar por edhe impaktit që ai ka pasur në vendet e tjera. Kështu marrë shkas nga libri i Blendi Fevziut, “Daily Express” shkruan sot se “gjatë viteve të turbullta të fund të viteve 1960 dhe gjysmën e parë të 1970, mbështetësit dhe simpatizantët e komunizmit në Karaibe përmendenë Shqipërinë si vend nga ku mund të merrnin shembull”.
Në një biografi që është publikuar në lidhje me jetën dhe udhëheqjen e diktatorit Enver Hoxha, ai është pikturuar si një diktator i pamëshirshëm i cili vrau miqtë e ngushtë dhe bashkëpunëtorët dhe të tjerë i çoi drejt vetëvrasjes.
Gazetari i intervistuar nga BBC në lidhje me librin është shprehur se mijëra shqiptarë vuajtën në kohën e regjimit komunist. Në kulmin e sundimit të tij të Enver Hoxhës mësohet se 2/3 e popullsisë bashkëpunonte me forcat e sigurimit. “Të gjithë duke spinuar të gjithë”…
Libri, nga gazetari shqiptar Blendi Fevziu, është e titulluar Enver Hoxha dhe është botuar në janar në Britaninë e Madhe.
Sakaq “Daily Express” sjell në vemendje edhe rastin e historianit nga Guajana dhe aktivistit, Ëalter Rodney, që u vra në Georgetoën më 13 qershor 1980, në rrethana të paqarta. Pas 34 vjetësh, një komision hetimor u ngrit për zbardhjen e vrasjes së tij.
Në një raport të shkurtit 2016, komisioni arriti në përfundimin se tragjedia ishte me të vërtetë rezultat i një komploti të qeverisë bërë nga lideri i atëhershëm ndaj aktivistit antikominist./Opinion.al/
Basha: Sot jemi përballë antiligjit dhe oligarkisë së Edi Ramës
Kreu i PD-së, Lulzim basha ka folur nga Drejtoria e Policisë së Tiranës për dhunimin e bërë ditën e sotme nga policia ndaj protestuesve dhe shoqërimin e dhunimin e deputetëve të demokratë.
“Zonja dhe zotërinj, vëllezër e motra, qytetarë të Tiranës, demokrate e demokratë.
Sot u provua se regjimi Edi Ramës është antikushtetues e antiligjor, është regjim dhune. U provua se qytetarët janë në mbretje të ligjit në mbrojtje të shtetit ligjor dhe shtetit të së drejtës.
Në një përpjekje për ti shërbyer antiligjit dhe për të përdorur dhunën, regjimi Edi Ramës përdori efektivë të argasur deri në dhëmbë, pa shenja dalluese e identifikuese, të cilët përdorën dhunë dhe bënë që disa protestues të përfundojnë në spital.
Këta mendojnë se me anë të dhunës do të trembin shqiptarët, dhe ti detyrojnë shqiptarët të marrin rrugën e emigrimit.
Ne jemi këtu për tju thënë se kjo nuk ka për të ndodhur. Ky regjim banditesk i ka ditët e numëruara. Ky regjim që tregoi fytyrën e vërtetë, ka filluar numërimi mbrapsht për të.
Ne na bashkon e drejta për të mbrojtur ligjin e kushtetuat.
Ne sot edhe këtu ishim ligji dhe kushtetuta.
Kërkuam nga autoritet e prokurorisë shqiptare të vendosin ligjin. Të japin drejtësi për ata që dhunuan protestuesit e pafajshëm ditën sotme. Kush mendon se me frikë me dhunë e terror do të na ndalë të luftojmë për vlerat e demokracisë, shqiptarët e kanë provuar dhe do ta provojnë… Dita e madhe e pranverës së demokracisë po afron.
Ju falënderoj për mbështetjen dhe mos trembjen nga dhuna shtazarake.
Rroftë demokracia rroftë liria, rroftë populli shqiptar” – u shpreh kreu i PD-së Lulzim Basha pas përfundimit të takimeve brenda Policisë së Tiranës.
Video: Mesazhet e të rinjve të ndaluar nga brenda Policisë së Tiranës
Dhjetëra të rinj janë ndaluar gjatë ditës së sotme nga oficerët e maskuar të Policisë së Tiranës, pas protestës së bërë në Parkun e Liqenit. Disa prej tyre, kanë regjistruar një video ku japin mesazhet e tyre.
Foto/ Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari bashkë në Dubai?!
Trashëgimtarja simpatike e “Top Channel”, Lori Hoxha, vazhdon të shijoj pushimet ekzotike të saj. Madje duket se e ka marrë shtruar, pasi gjithçka po i shkon më së miri.
Vajza e madhe e familjes Hoxha, është drejtuar për në Dubai, ku do të kalojë të tjera pushime të mrekullueshme.
Këtë e tregojnë edhe fotot që ajo ka postuar nga në profilin e saj në rrjetet sociale nga Dubai.
Por nuk dihet nëse në këtë udhëtim është shoqëruar nga i dashuri i saj, i cili u zbuluar rastësisht vetëm javën e kaluar. Në të gjitha fotot e publikuara së fundmi Lori shfaqet e vetme.
Gjithsesi. mendohet gjithashtu me ta të jetë edhe çifti tjetër i famshëm shqiptar, Ledri Vula dhe Adela Sollaku, të cilët vetëm pak muaj më parë janë fejuar me njëri-tjetrin.
Protesta te liqeni, trre police dërgohen në Spitalin e Traumës
Në protestën e sotme të PD-së te Parku i Liqenit raportohet për tre punonjëse të lënduara të Policisë Bashkiake.
Në spital kanë përfunduar D.K., 24 vjeçe, S.A., 25 vjeçe dhe L.S., 24 vjeçe.
Mësohet se L.S. ka dëmtuar rëndë klavikulën që lidh në pjesën e sipërme të krahut me qafën. D.K., ka pësuar dëmtime të rënda fizike, duke nxjerrë krahun, ndërsa S.A., ka marrë goditje në kokë, duke i shkaktuar hematoma.
Ato ndodhen në Spitalin e Traumës për trajtim mjekësor intensiv.
Obama refuzon ftesën e Erdogan për inagurimin e një xhamie në SHBA
Presidenti amerikan Barack Obama refuzon të takojë homologun turk Rexhep Tajip Erdogan. Ky i fundit shkon në Amerikë për të marrë pjesë në Samitin e Sigurisë Bërthamore në Uashington, ndërkohë që do inagurojë edhe një xhami në Maryland, të financuar nga Turqia.
Erdogan e ka ftuar Obamën të bëhet pjesë e ceremonisë së inagurimit të kësaj xhamie, por presidenti amerikan ka refuzuar.
Sipas Ëall Street Journal, Erdogan do të takohet vetëm më Zv.presidentin Joe Biden
Foto/ Britney Spears ekspozon format në Haëaii
Britney Spears është fotografuar gjatë fundjavës në Haëai nga ku po kalon disa ditë pushime.
Ndryshe nga hera e kaluar kur këngëtarja u kritikua për përdorimin e photoshopit në foton në disa foto, këtë herë 34-vjeçarja ka ekspozuar format e saj mjaft joshëse, duke vertëtuar kështu se, ajo gëzon forma seksi edhe pa i kaluar fotot e saj në filtra.
Do'stlaringiz bilan baham: |