Kriza, pse biçikleta?
Sipas disa prej dyqaneve të pyetura në Tiranë, çmimi i një biçiklete fillon nga 15,000 lekë dhe arrin edhe shifra të larta si 200,000 lekë e më tepër. Me gjithë ekzistencën e shumë dyqaneve që tregtojnë biçikleta në rrugët kryesore në kryeqytet apo qytete të tjera, ashtu sikurse edhe firmat e sportit të njohura që kanë përfaqësitë e tyre në vendin tonë, ka edhe alternativa më pak të kushtueshme për të gjithë ata që duan të posedojnë një biçikletë. Në kryeqytet ekzistojnë dy tregje, ai në Pazarin e Ri dhe një tjetër pranë zonës së Medresesë, te të cilët mund të gjenden biçikleta me kosto relativisht të ulët.
Po cilat janë arsyet që i shtyjnë njerëzit që të blejnë një biçikletë?
Sipas përfaqësuesve të një dyqani pakice në rrugën “Myslym Shyri”, ‘Go Sport’, një pjesë e madhe e personave që kanë blerë kohët e fundit janë ‘ankuar’ për çmimin e naftës dhe trafikun e rënduar, gjë që i ka shtyrë ata drejt braktisjes së makinave. Ata tregojnë se sidomos duke nisur nga pranvera e vitit të shkuar, shitjet e biçikletave janë rritur.
Ndërsa një pjesë e personave të kontaktuar nga ‘Monitor’ pohojnë se alternativa e biçikletës, pavarësisht kushteve jo të mira të infrastrukturës, zgjidhet për çështje ekonomike, duke mos pasur mundësinë e të blerit të një makine dhe duke shmangur përdorimin e transportit publik.
Të tjerë pohojnë se biçikleta shpeshherë është ajo alternativa e shoqërive bashkëkohore që ushqehet më së shumti nga komoditeti i të lëvizurit me biçikleta, por që s’mund të pohohet se Shqipëria ka po aq kushte dhe “free pedestrian zone” sikurse Europa apo në SHBA.
Një studente e Universitetit të Tiranës, Megi Hoxha, tregon për ‘Monitor’ se nga zona e banesës së saj, pranë Linzës, Dajt, gjer në Fakultetin e Ndërtimit ku studion, i duhet të marrë dy autobusë për të ardhur dhe po dy për t’u kthyer, kostoja totale e së cilës shkon 160 lekë në ditë. Ndërsa një biçikletë me qira nga ‘Ecovolis’ për studentët jepet 100 lekë në ditë. Nga ana tjetër, po të blesh një biçikletë, sipas saj, pranë tregjeve te Pazari i Ri me një kosto prej 15,000 lekësh, ti mund të përmbushësh nevojat e tua të transportit. Megjithatë, ajo pohon se vështirësia kryesore është ekzistenca e zonave të pedalimit dhe që shpeshherë, të dalësh me një biçikletë në lëvizje kthehet në një “mision të rrezikshëm”.
Mjafton vetëm një vëzhgim në të paktat parqe që ekzistojnë në kryeqytet për të vënë re që edhe një pjesë e konsiderueshme e moshave mbi 50-vjeçare posedojnë një biçikletë për të lëvizur.
“Me çmimin e rritur të biletave të urbanëve, me çmimin gjithnjë në rritje të naftës i jemi drejtuar biçikletave, sepse nuk kemi mundësi ekonomike për lëvizje me mjete të tjera. Unë kam pasur një makinë që për shumë vite e braktisa në garazh. Me biçikletën lëviz pa kosto”,- tregon Alfred Lalollari për ‘Monitor’.
Ndërsa përfaqësuesit e shitjeve të dyqanit ‘Inter Sport’ që tregton edhe biçikleta, krahas veshjeve sportive, pohojnë se pjesa më e madhe e blerësve të tyre janë sportdashësit, duke qenë edhe se dyqani ofron më së shumti biçikleta me opsionet e fundit dhe moderne të çiklizmit, kundrejt çmimeve disi më të kripura.
Importet
Sipas të dhënave të Doganës, në Shqipëri, vihet re një numër relativisht i lartë i biçikletave të importuara nga Kina. Për vitin 2014, numri i tyre arriti 25,742, ndërsa në vitin 2015 me një luhatje të lehtë nga shteti i largët u importuan 24,249 të tilla. Një tjetër shtet me të cilin vendi ynë ka aktivitete tregtare për këtë artikull është Gjermania, numri total i të cilave në vitin 2014 arriti 1684, ndërsa në vitin 2015 u vu re një rënie në numër të biçikletave të importuara nga ky vend, në 821. Edhe nga Zvica, SHBA, Italia dhe Japonia numri i biçikletave të importuara është i konsiderueshëm. Ajo që vihet re edhe nga grafiku, është që në vitin 2015 ka pasur rënie të lehtë të importit të këtij artikulli, prej 5.96%.
Ndërsa bizneset që merren me tregtimin e biçikletave pohojnë për ‘Monitor’ se fenomeni i vjedhjes ka pasur një impakt negativ në aktivitetin e tyre tregtar, duke qenë se me artikuj të tillë, më të lirë, konkurrenca është e pandershme dhe një pjesë e mallit mbetet e pashitur.
Biçikleta të përdorura, zgjedhja më ekonomike
Në kryeqytet, pavarësisht mësymjes së kontrolleve bashkiake, në ndonjë cep gjithnjë do gjendet një treg i “sajuar” për të shitur biçikleta të përdorura, por në gjendje të mirë, ekzistenca e të cilave tundon shumë persona për t’i blerë, duke qenë se bëhet fjalë për çmime më ekonomike se sa ato në dyqane. E njëjta biçikletë mund të gjendet (me pak fat) rreth trefish më lirë.
Nga ana tjetër, me rritjen e përdorimit të teknologjisë, si një zgjidhje perfekte, faqet e reklamimit të produkteve dhe ato të shitblerjeve kanë një kategori më vete për lajmërimet e shitjeve të biçikletave të përdorura. Në të tilla faqe, një biçikletë shumë e mirë gjendet mesatarisht 10,000 lekë. Shitjet e tyre, që janë në numër të konsiderueshëm, arrijnë gati interesin e mjeteve teknologjike si celulari, pohojnë përfaqësues të ‘Njoftimefalas.com’.
Biçikletat, delja e zezë e mjeteve të transportit në vend
Mungesa e infrastrukturës dhe aksidentet janë dy arsyet kryesore që e shndërrojnë biçikletën në “delen e zezë” të transportit në vendin tonë. Ndonëse me kalimin e viteve janë shtuar vendet pedestrale në rrugët kryesore në kryeqytet, mbipopullimi në shumë zona në Tiranë e ka bërë të vështirë udhëtimin me biçikletë. Ndërsa në qytetet më të vogla si Shkodra dhe Durrësi vihet re një përdorim më i gjerë i biçikletave, duke qenë se qendrat e qyteteve ofrojnë mundësi që të lëvizin më me lehtësi. Banorët në këto dy qytete tregojnë se kushtet janë të mira për të aksesuar punën, shkollën etj., me anë të një biçiklete. Ndërsa dyqanet e shitjeve me pakicë në këto dy qytete ofrojnë biçikleta me çmime më të lira se sa në Tiranë. Në Shkodër, një i interesuar mund të blejë një biçikletë edhe me 8,000 lekë, duke qenë se ata pohojnë se biçikletat i marrin direkt nga Italia dhe Mali i Zi. Ndërsa në Durrës, përfaqësuesit e një dyqani shitjeje pranë qendrës tregojnë se më së shumti, biçikletat blihen për fëmijët, shifrat për të cilët shkojnë në 5,000-7,000 lekë, si dhe për moshat e mëdha, duke përjashtuar kështu përdorimin e tyre nga të rinjtë.
Pse biçikleta është më ekonomike?
Kushton më pak të blesh një biçikletë se sa një makinë. Një biçikletë ka nevojë për një minimum mirëmbajtje dhe jo taksa, ndryshe nga një makinë.
Nuk kërkon karburant
Përdorimi i biçikletës përmirëson shëndetin ndjeshëm duke ulur mundësitë e kurimit (shpenzimeve të shëndetit).
Përfitimet ekonomike nga përdorimi i biçikletave
Biçikletat nxisin zhvillimin e shitjeve
Sipas një studimi të fundit të zhvilluar nga një firmë konsulte europiane COËI, përdoruesit e biçikletave janë ata që shpenzojnë më së shumti në dyqanet që janë ndërtuar në zonat ku shëtitet, me rreth 50% më tepër në qytete të mëdha dhe rreth 25% në qytete të vogla.
Studimi tregon se përdoruesit e biçikletave vizitojnë dyqanet shumë më tepër se sa çdo udhëtar tjetër, sidomos ata të makinave dhe mjeteve të transportit publik.
Qytetet aktive janë qytetet më me prosperitet
Aftësia e një qyteti për të qenë ekonomikisht i kompletuar varet nga të pasurit një popullatë aktive, tregon një studim i fundit.
Kur njerëzit lëvizin më tepër, citon raporti nga ‘Nike’ dhe disa universitete nëpër botë, krimi, ndotja dhe trafiku ulen ndjeshëm. Nga ana tjetër, produktiviteti, performanca në shkollë dhe punë, vlera e pronës, shëndeti dhe të qenët mirë përmirësohet drastikisht.
Rritet vlera e pronës
Një raport i drejtuar nga Instituti Memphis në vitin 2014 tregon se në zonat e ndara për ecje dhe biçikleta nëpër botë, trendi është që të shtohen dyqanet, qendrat tregtare, të rritet vlera e tokës dhe e shtëpive, të shumtë zgjedhin të jetojnë në zona të tilla, duke u rritur kërkesa dhe si pasojë, çmimet./monitor/
Foto/ Policia “masakër” në Kukës, 94 gjoba në 48 orë
Policia e Shtetit ka vijuar edhe këtë fundjavë me planin për rritjen dhe forcimin e parametrave të sigurisë rrugore, ku gjatë 48 orëve në qarkun e Kukësit janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 6 persona dhe janë vendosur 46 gjoba.
Gjatë kontrolleve të policisë rrugore, janë pezulluar 48 patenta, konkretisht:
- 38 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në tunelin e Kalimashit.
- 5 leje drejtimi të pezulluara për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit
- 5 leje drejtimi të tërhequra për dhënie mjeti për drejtim personave qe janë të pa pajisur me leje drejtimi
- 54 drejtues mjetesh u ndëshkuan me masë plotësuese dhe u dërgua për gjykim në OASH-KUKËS.
Gjobat u vendosën për shkelje të ndryshme, kryesisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit dhe për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të makinës. Uniformat blu bllokuan gjithashtu edhe 12 automjete për mungesë dokumentacioni.
Video/ Agjenti i Shërbimit Sekret Amerikan përplaset me truprojën e Erdoganit
Qëndrimi i Presidentit turk në Ëashington, Recep Tayyip Erdogan, përveç protestave dhe përplasjeve të shumta ka ofruar edhe këtë pamje. Ky është momenti i pabesueshëm kur një agjent i shërbimit sekret amerikan është filmuar duke debatuar ashpër me një nga truprojat e Erdogan, pas përleshjeve me protestuesit dhe gazetarët në Ëashington.
Udhëheqësi turk ishte në kryeqytetin amerikan për të marrë pjesë në samitin bërthamor të udhëheqësve botërorë, kur përleshja shpërtheu jashtë Institutit Brookings.
Kalimtarët kanë filmuar momente kur truprojat e ngarkuar për sigurinë e Presidentit turk shqyen parrulla anti-Erdogan nga duart e protestuesve, ndërsa gazetarët deklaruan se ata u shtynë edhe dhe shkelma.
Pikërisht pas këtyre incidenteve, një agjent i shërbimit sekret amerikan është filmuar duke i tërhequr vëmendjen truprojës turk: “Kjo është Amerika!”
Në pamjet e filmuara nga Cenk Sidar, një kolumnist turk, agjenti është dëgjuar duke thënë:
“Qëndro në këtë anë të rrugës. Më kuptoni. I thoni atij të qetësohet, kjo është Amerika. Sillu si i rritur, qëndro në këtë anë të rrugës. Duke shkuar sa andej-këndej po shkaktoni më shumë probleme për mua dhe mbrojtjen tuaj”.
Të enjten, pasi Erdogan mbërriti në Institutin Brookings për të dhënë një fjalim, protestuesit u mblodhën përjashta me pankarta me mbishkrimet: ”Fashist” dhe “vrasës”.
Fotolajm/ A ka nisur Rama të mendojë për pensionin...
Kryeministri Edi Rama ka vizituar dje bregun e Jugut, ku nisur edhe nga deklaratat që ai vetë ka bërë, duket si një vend i përshtatshëm për të kaluar moshën e pensionit.
Këtë mesazh rama është munduar që ta sjellë edhe nëpërmjet fotove që ai ka përcjellë nga Facebooku...
Ramë pas kësaj vizite ka shkruar:
“Dje në Kishën e sapo restauruar të Shën Spiridhonit në Vuno, për të prezantuar programin e rijetëzimit të Vunoit dhe Dhërmiut të vjetër në funksion të turizmit. Pas vendosjes nën mbrojtjen e shtetit të këtyre dy fshatrave si zona të mbrojtura, përmes këtij programi do ndërhyhet në mënyrë kapilare, qelizë më qelizë, në të gjitha rrugicat, muret, dritaret, çatitë, për t’i rikthyer këtyre dy perlave të Jonit, por edhe të gjithë bregut të Shqipërisë, rrezatimin e humbur në kaq shumë vite braktisjeje nga ana e shtetit. Ky operacion do t'i japë të gjithë kësaj zone turistike, një forcë të re për t’u zhvilluar dhe do t’i kthejë këto mjedise të trashëgimisë historike dhe kulturore në një motor zhvillimi të mëtejshëm për gjithë zonën.
Në këtë zonë janë 110 monumente kulture, shumë prej të cilave gjenden pikërisht në Vuno, Dhërmi dhe Himarë”.
Skandali/ Qeveria “në ajër”, për 2 vjet 1 miliard lekë bileta avioni
Janë gati një miliard lekë nga buxheti i shtetit dhe taksat e shqiptarëve që do përdoren nga një pjesë e administratës për bileta avioni. Tre ministri të linjës kanë akorduar qindra milionë lekë për bileta avioni. Bold Neës ka bërë një vëzhgim në Agjencinë e Prokurimit Publik (APP), ku rezulton se Ministria e Mbrojtjes, e Arsimit dhe e Kulturës kanë hapur procedurat për tenderët.
Ministria e Mbrojtjes
Sipas dokumentit në APP, ministria e Mbrojtjes ka bërë një prokurim me procedurë të hapur, ku kërkon të lidhë marrëveshje me disa operatorë ekonomikë, ku jo të gjitha kushtet janë të përcaktuara. Objekti i prokurimit është “Blerje biletash udhëtimi për transport ajror”. Kjo ministri ka akorduar një fond limit prej 73,831,493 milionë lekë të reja pa TVSH., të detajuar për dy vite buxhetore 2016 dhe 2017. Kështu, ministria e drejtuar nga Mimi Kodheli ka akorduar 32,059,243 lekë pa tvsh, të vëna në dispozicion nga buxheti i shtetit, për vitin 2016.
Ndërkohë, 41,772,250 lekë të reja do të shpenzohen në PBA 2016-2018, për vitin 2017. Në dokument thuhet se burimi i financimit për fond është buxheti i shtetit 2016-2017. Mësohet se, pas nënshkrimit të kontratës, fituesit duhet ti shërbejnë kësaj ministria deri më 31.12.2017. Hapja e ofertave do të behet në datën 25 prill 2016 në orën 12:00.
Ministria e Arsimit
Pak ditë më parë, në Agjencinë e Prokurimit Publik ka dorëzuar një kërkesë edhe ministria e Arsimit dhe Sportit. Lloji i procedurës së prokurimit është “Procedure e hapur, me marrëveshje kuadër (me disa operatorë ekonomikë ku jo të gjitha kushtet janë të përcaktuara), duke përdorur sistemin elektronik”. Objekti i prokurimit është “bileta të transportit ajror ndërkombëtar, për vitet 2016-2017”.
Fondi nga ministria e drejtuar nga Lindita Nikolla është 9.114.000 lekë të reja. Burimi i financimit është buxheti, ndërsa afati për realizimin e shërbimeve është deri në fund të vitit 2017. Data e dorëzimit të ofertës duhet te jetë më 7 prill 2016.
Ministria e Kulturës
Ministria e Kulturës nuk mbetet pas Arsimit dhe Mbrojtjes për bileta avioni. Në APP është hapur një tender me autoritet kontraktues pikërisht institucionin e drejtuar nga Mirela Kumbaro. Ajo kërkon
“Blerje bileta të transportit ajror ndërkombëtar” me një fond limit 7 800 000 lekë me burim të financimit buxhetin e shtetit. Kohëzgjatja e kontratës do të jetë 24 muaj, ndërsa afati i fundit për pranimin e dokumenteve do te jetë 7 prilli.
Tartufi i Semanit, më shtrenjtë se droga
Pylli i Semanit në çdo stinë vere kthehet në një destinacion për të gjithë frekuentuesit e plazhit të kësaj zone. Por e gjithë kjo zonë përveçse ofron plazhin ranor për të gjithë pushuesit, në brendësi të pyllit duket se mbart edhe vlera dhe pasuri të tjera, pasuri të cilat shumë pak kush i njeh dhe i shfrytëzon.
Në rrënjët e këtij pylli gjendet një lloj bime e njohur me emërtimin Tartuf dhe që ngjason me zhardhokun e një kërpudhe, çmimi i së cilës arrin nga 300 deri në mbi 10 mijë euro për kilogram.
Disa vite më parë banorë të Semanit dhe Topojës kanë ngritur shqetësimin se kjo lloj bime po grabitej masivisht nga pylli i Semanit, duke rrezikuar edhe zhdukjen totale të saj, ndërkohë që askush nuk kishte marrë masa.
Edhe sot, pas disa viteve duket se gjatë periudhës dhjetor-janar, periudhë në të cilën kultivohet kjo bimë, sërish persona të maskuar si gjahtarë shpendësh apo kafshësh, shkojnë për ta mbledhur atë. Banorë të Topojës, jashtë kamerës, pohojnë se e njohin rëndësinë e kësaj bime dhe se shpesh herë kanë parë persona të organizuar të cilët mbledhin bimën e Tartufit për ta tregtuar atë ndaj grumbulluesve të veçantë, të cilët më pas e tregtojnë jashtë vendit.
Ndërkohë inxhinieri i pyjores pranë kësaj drejtorie në Fier, Genci Pine në një intervistë për Neës 24 ka shpjeguar se çfarë është në të vërtet kjo bimë, ndërsa ka theksuar se disa vite më parë u ndaluan disa persona të cilët mblidhnin këtë bimë.
Tartufi është një lloj kërpudhe që rritet në rrënjët e lisit, blirit, pishës dhe shelgut të egër. Zakonisht ai rritet në tokë ranore dhe nuk ka as rrënjë, as gjedhe, as degë. Kjo specie është në formën e zhardhokut dhe e merr ushqimin nga rrënjët e bimëve të tjera./balkanëeb/
Djali i Fullanit një OTR? Shfaqet në klipin e ri të Noizyt me Benz-in luksoz
Reperi “Noizy” ka publikuar sot në kanalin e tij zyrtar në “YouTube” klipin e ri të këngës “Grande”.
Ajo që vihet re në këtë klip është prezenca e Erik Fullanit, djalit të ish guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.
Eriku shfaqet me “Benz”-in e tij luksoz, së bashku me djemtë e grupit “OTR”.
Në klip, që më së shumti është xhiruar mbrëmjen e disa ditëve më parë në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet, vihet re edhe prezenca e VIP-ave të tjerë si Çiljeta dhe Enca, por edhe shumë makinat luksoze.
Vetëm 3 orë pas publikimit, videoklipi ka arritur më shumë se 65.000 klikime në rrjetin social “YouTube”./shqiptarja.com/
Aida Ademi: Nuk kërkoj para nga Robert Berisha, vetëm të takojë vajzën tonë
Aarona është vetëm njëri nga emrat e vajzës së Aidës dhe Robertit, pasi emri i saj i dytë ëshë Roberta, njësoj si emri i Robert Berishës. Sipas Aidës, vajza e tyre ka dy emra dhe mbiemra, ndaj emri i saj i plotë ëshë Aarona Roberta Ademi Berisha.
E pyetur se çfarë kërkon nga Roberti në lidhje me vajzën ajo shprehet: “Nuk po e bëj për para, po vetëm për drejtësi, pasi vajzës sime nuk po i lejohet të takojë babanë e saj, pasi Nora nuk pranon.
Nuk dua t’i bëj keq Robit e Norës, thjesht kërkoj që dhe vajza ime të mos vuajë ngaqë i mungon babai, pasi dhe ajo ka të drejtën të shohë prindin e saj”.
Haxhinasto injoroi këshillat e Konkurrencës për Rinasin
Një opinion i dhënë nga Autoriteti i Konkurrencës për Ministrinë e Transportit kundërshton propozimin për zgjatjen e koncesionit, pasi sipas formulimit aktual, koncesionari përfiton zgjatje të kontratës me dy vjet, pavarësisht nëse do të ketë apo jo aeroport tjetër në Shqipëri.
Nga Gjergj Erebara
Ministria e Transportit dhe e Infrastrukturës ka injoruar një rekomandim eksplicit të Autoritetit të Konkurrencës për moszgjatje të afatit të koncesionit të Aeroportit të Rinasit dhe për heqje të menjëhershme të ekskluzivitetit si një shkelje e parimeve anti-monopol të Bashkimit Europian, por pavarësisht rekomandimit të Konkurrencës, ministria ka vendosur të pranojë propozimin e koncesionarit.
Ministri Edmond Haxhinasto deklaroi të premten se ka arritur një marrëveshje me kompaninë koncesionare të aeroportit të vetëm ndërkombëtar, ku koncesionari pranon të heqë dorë nga ekskluziviteti i fluturimeve ndërkombëtare në shkëmbim të zgjatjes së afatit të koncesionit me dy vjet. Haxhinasto e shpalli arritjen e marrëveshjes si një sukses duke paralajmëruar vënien në punë të Aeroportit të Kukësit, dhe interesimin e kompanive europiane të njohura si “loë cost” për të operuar nga ky aeroport.
Vendimi i Autoritetit të Konkurrencës, i publikuar të shtunën, tregon prapaskenat dhe hiletë e marrëveshjes, si dhe rekomandon që qeveria nuk duhet ta pranojë zgjatjen e afatit. (Kliko këtu për të parë vendimin).
Gjithsesi, autoriteti i Konkurrencës vëren se mënyra se si është formuluar modifikimi i kontratës, përcakton një zgjatje automatike të afatit të koncesionit dhe se ky afat zgjatet pavarësisht nëse Aeroporti i Kukësit vihet në punë apo jo.
“Në nenin 3 të Amendamentit parashikohet zgjatja e afatit të eskluzivitetit të operimit të aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” të paktën me dy vite (pavarësisht nëse do të operojë ose jo ndonjë aeroport tjetër në territorin e Shqipërisë) dhe në varësi të datës së operimit zgjatjen e afatit sipas tabelës me minimalisht 0.5 vite nëse një aeroport tjetër fillon në vitin 2024 dhe maksimalisht 5 vite nëse ndonjë aeroport tjetër fillon të operojë që këtë vit,” thuhet në vendimin e Autoritetit të Konkurrencës.
Koncesioni i aeroportit të vetëm ndërkombëtar të Tiranës u firmos në vitin 2004 me vendim të shumicës parlamentare socialiste të asaj kohe, mes kritikave të ashpra nga media dhe ekspertët për shkak të klauzolës së ekskluzivitetit në kontratën e koncesionit. Që nga koha kur u firmos, kompania koncesionare ka realizuar fitime të majme në vendin më të varfër të Europës.
Aktualisht kompania që menaxhon Rinasin fiton 8 deri në 10 milionë euro në vit neto, dhe zgjatja e koncesionit me dy vjet nënkupton vijimin e fitimeve të kësaj kompanie në kurriz të shqiptarëve me 16 deri në 20 milionë euro në vit. Ndërkohë, ndërsa afati i koncesionit zgjatet me dy vjet, nuk është e sigurtë se Aeroporti i Kukësit do të funksionojë, dhe nëse do të funksionojë, do të jetë apo jo në gjendje të konkurrojë Rinasin dhe të sjellë ulje të kostove. Shumë ekspertë vërejnë se Aeroporti i Kukësit, është aktualisht jashtë kohe, pasi kur u ndërtua, gjykohej se mund të shërbente për të mbuluar një pjesë të tregut të Kosovës. Kosova në kohën kur filloi ndërtimi i aeroportit të Kukësit nuk qe ende një vend i pavarur, qe nën kontrollin e UNMIK dhe nuk qe e sigurtë nëse Aeroporti i Prishtinës do të mund të zhvillohej për të përballuar trafikun në rritje apo jo.
Ekskluziviteti mbetet
Ndërsa kompania e aeroportit ka pranuar të heqë dorë nga monopoli i fluturimeve ndërkombëtare në shkëmbim të zgjatjes së afatit të koncesionit, kontrata e re përcakton se ekskluziviteti i saj do të mbetet në fuqi për një rreze prej 100 kilometrash nga aeroporti aktual. Kjo është një rreze që përfshin pjesën më të madhe të territorit të Shqipërisë dhe pjesën më fitimprurëse të tregut, për shkak se aludohet se shumica e udhëtarëve ajrorë kanë për destinacion Shqipërinë e Mesme ku është përqendruar edhe pjesa më e madhe e popullsisë së vendit. Kontrata, e shpjeguar nga Autoriteti i Konkurrencës, përjashton nga ky ekskluzivitet vetëm Aeroportin e Kukësit dhe një aeroport në Vlorë.
Qeveria më herët ka shprehur dëshirën të zhvillojë ish-aeroportin ushtarak të Vlorës në aeroport ndërkombëtar civil për të fuqizuar turizmin, por për këtë nuk ka ende plane konkrete. Për çdo rast, sipas kushteve të negociuara nga Haxhinasto, në rast se një aeroport si Vlora do të vihet në punë, kontrata e koncesionit mund të zgjatet për deri pesë vjet nga afati aktual 20 vjeçar.
Në fund, Autoriteti i Konkurrencës thonë se megjithëse është institucioni që në mënyrë të përsëritur ka kërkuar liberalizimin e tregut të fluturimeve ajrore, “thekson se gjatë negocimit të rishikimit të marrëveshjes duhet marrë në konsideratë” disa faktorë të tjerë, si performanca financiare e kompanicë koncesionare dhe faktin se zgjatja e kontratës po bëhet pa vendosur kusht operimin e aeroporteve të tjera.”
Për këto arsye, Autoriteti i Konkurrencës vendosi: “Të mos zgjatet afati i eksluzivitetit për fluturimet ndërkombëtare pavarësisht kushteve të vendosura nga koncensionari për rishikimin e marrëveshjes,” thuhet në vendim.
Autoriteti i Konkurrencës është zhvilluar përgjatë dekadës së fundit si një nga institucionet më autoritare në Shqipëri. Por qeveritë shqiptare përgjatë kësaj periudhe në vijimësi janë prirur të injorojnë rekomandimet e saj ndërsa gjetje të ndryshme të shkeljeve me karakter penal, veçanërisht në fushën e prokurimeve publike, nuk janë pasuar nga hetime nga institucionet përgjegjëse./BIRN/
Kryeministri serb Vuçiç hyn në Kosovë: Bombat nuk më frikësojnë
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka hyrë në territorin e Kosovës dhe ka komentuar edhe për shpërthimin me granatë dhe të shtënat me armë para mbërritjes së tij.
“Forcën e Serbisë nuk mund ta frikësojë askush”,- ka thënë Kryeministri i Serbisë para serbëve të tubuar, që ta dëgjojnë në Leposaviq.
Siç njoftojnë mediat serbe, Vuçiç në këtë tubim elektoral ka theksuar që “bombat nuk do ta frikësojnë” dhe se, askush nuk mund ta ndalë vizitën e tij në Kosovë.
Fotolajm/ Qentë ndërzehen në QSUT-ë, kafshojnë dhe infermieren në të pasme
Këto foto janë bërë pranë spitalit Pediatrik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Siç shihet dhe nga fotot qentë kanë pushtuar pediatrinë dhe as nuk e kanë problem të ndërzehen para syve të shumë njerëzve aty...
Ata janë kthyer në një rrezik serioz jo vetëm për pacientët, por edhe për personelin mjekësor.
Njëri prej këtyre qenve kafshoi nga të pasmet një infermiere të pediatrisë, ndërsa po transportonte kampionet e analizave, tha një dëshmitar.
Të ndjekur nga rrugët e qytetit, qentë kanë gjetur strehim tek spitali. Një tufë prej rreth 15 qensh janë “sistemuar” përpara pediatrisë dhe në lulishten rreth saj, duke u kthyer në një rrezik serioz për punonjësit, pacientët, si dhe kalimtarët.
Foto/ Aventura e re e Kylie Jenner...
Kylie Jenner ka publikuar disa fotografi në rrjetin Snapchat, imazhe këto të cilat i referoheshin një udhëtimi relaksues gjatë ditës së shtunë.
Në fotot që 18 vjeçarja kishte ndarë në rrjetet sociale, ajo shfaqet e shoqëruar me disa nga miqtë të saj të cilët kishin vendosur të provonin këtë aventurë të re.
Foto/ Kristjana Marku zhvishet në “Qemal Stafa”
Modelja Kristjana Marku, ka publikuar disa foto të fundit të zhvilluara në një ambient sportiv që së shpejti do të prishet. Me bluzën e Lorik Canës, ajo ka realizuar një set fotosh në “Qemal Stafa”. Nuk mungojnë edhe disa foto me bluzën e Chelsea-s.
Gjërat që duan femrat në takimin e parë me një mashkull...
Këto këshilla ju ndihmojnë të dini se çka në të vërtetë duan femrat kur dalin në takim, shkruan higherperspectives.com
Do'stlaringiz bilan baham: |