Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu


Drita e telefonit të ju shkatërron gjumin



Download 6,39 Mb.
bet123/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   119   120   121   122   123   124   125   126   ...   352

Drita e telefonit të ju shkatërron gjumin

Përderisa telefonin gjatë ditës mund ta përdorni pa problem dhe drita është krejtësisht normale, natën efekti i saj është tjetër. Pasi drita e kaltër është e projektuar që ta “imitojë” diellin, truri hutohet dhe ndalon së prodhuari megatonin, një hormon shumë i rëndësishëm që e bën trupin të flejë.



Drita gjatë natës ju dëmton shikimin

Telefonat e mençur nuk e kanë potencialin t’ua shkatërrojnë vetëm gjumin, ata mund t’ua dëmtojnë edhe shikimin. Ekspozimi konstant karshi dritës së kaltër mund t’ua dëmtojë retinën. Sipas “American Macular Degeneration”, retina e syrit pëson dëmtime kur konstant i ekspozohet dritës së telefonit gjatë natës.


Komploti "Doshi", Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Durim Bamit
Durim Bami do të vazhdojë të mbetet në “arrest shtëpie”. Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e tij për ndryshim të masës së sigurisë. Gjykata ka vlerësuar se, nuk ka ndryshim të rrethanave për ta lënë të lirë Bamin.

Para disa ditësh avokati i tij mbrojtës kishte paraqitur kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë, pasi ishin tejkalaur afatet. Durim Bami është një nga aktorët kryesorë të dosjes “Doshi-Frroku”.

Ai akuzohet për kallëzim të rremë, në një çështje që ende nuk është mbyllur nga Gjykata e Lartë.

Sipas Doshit, Durim Bami ishte paguar nga Ilir Meta për të vrarë deputetin Doshi dhe kolegun e tij demokrat, Mëhill Fufi.



E mitura u braktis nga prindërit e divorcuar, dorëzohet në jetimore
Një ditë pasi apeloi në media për ndihmë, shpërbimi social shtetëror ka shkuar në shpëtinë e Altin Çokut për të marrë vajzën e mitur. Siç tregojnë edhe pamjet mëposhtë, ai jetonte në kushte tejet të vështira, ndërsa gruaja me djalin e madh 6 vjeç, ishin larguar nga banesa.

Nëna e ka lënë këtë vajzë 22-muajshme me të atin, i cili siç tregon, e linte gjithë ditën të mbyllur në çelës Alsonën 22-muajshe.

Fatkeqësisht, vajza e vogël ka probleme edhe me shikimin, pasi ka qendruar thuajse gjatë gjithë kohës në errësirë.

Shërbimi Social pritet ta strehojë në jetimore.



Arrestohet infermierja që vriste pacientët
Një infermiere 55-vjeçare u arrestua nën akuzën për vrasjen e të paktën 13 pacientëve të saj. Ajo punonte në një spital në Livorno të Italisë.

Sipas mediave italiane, infermierja, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, i kishte kryer vrasjet gjatë viteve 2014-1015.

Pacientët e saj ishin shtruar në spital me semundje të ndryshme. Për t’i vrarë ajo përdorte një medikament.

Denoncojë në polici: Më vodhën Eurot! Por… lëre, lëre se i gjeta
Një 45-vjeçare në Librazhd kishte bërë denoncim rreth 2 javë më parë në polici se, persona të paidentifikuar i kishin vjedhur banesën, pasi nuk gjente shumën e parave që mbante në shtëpi.

Sapo ajo pa që mungonin paratë, denoncoi ngjarjen dhe policia u vu në levizje për të arrestuar autorët.

Por, ditën e djeshme, 45-vjeçarja me iniciale V.B. u paraqit sërish në komisariatin e policisë për të tërhequr denoncimin e saj, duke thënë se, i kishte gjetur paratë.

Sipas saj, kishte ngatërruar vendin dhe nuk mbante mend ku e kishte fshehur shumën e parave prej 2750 eurosj.



Itali, pranga skafistit shqiptar. Trafikoi me gomone 21 emigrantë
Kriza e emigrantëve po shfrytëzohet më së miri nga grupet e trafikantëve, të cilët i transportojnë në vendet perëndimore kundrjet shumave të mëdha të parave.

Autoritetet shqiptare prej kohësh kanë shtuar masat e sigurisë në pikat kufitare, pasi Shqipëria konsiderohet si një prej pipkave që mund të shfrytëzohet tranzit.

Në një kohë që shqetësimi për këtë fenomen është në rritje, autoritetet italiane kanë prangosur një shtetas shqiptar, i cili ka trafikuar në brigjet e Leçes 21 emigrantë nga Siria, Somalia dhe Irani.

Skafisti shqiptar u prangos së bashku me një skafist grek, sapo prekën i’u afruan brigjeve italiane.

Ata u ndaluan nga Guardia Di Finanzzia, e cila i mban nën arrest skafistin shqiptar dhe atë grek.

Nuk dihet nëse emigrantët janë nisur direkt me skaf nga Greqia drejt Italisë, apo kanë kaluar ilegalisht në kufirin shqiptaro-grek para se të transportoheshin me gomone.


Skandal/ 50 xhihadistë të punësuar në aeroportin e Brukselit?
Në personelin e aeroporti “Zavntem” ka simpatizantë të ISIS dhe spiunë, që janë dërguar nga Shteti Islamik muaj më parë për të testuar shkallën e tij të sigurisë.

Akuza vjen nga policia e aeroportit, e cila i ka shkruar një letër të hapur autoriteteve në vend, raporton faqja online “Het Belang Van Limburg”.

Sipas policisë, janë të pakën 50 përkrahës të ISIS-it, pjesë e stafit të “Zaventem”.

Njerëz të tillë janë të njohur sepse kanë qenë më parë në Siri dhe janë kthyer. Ata punojnë në sektorin e bagazheve, në atë të pastrimit dhe në duty free, shkruajnë në letër shërbimet e sigurisë së aeroportit, ndërsa kanë “denoncuar në mënyrë të vazhdueshme mungesën e sigurisë, por askush nuk i ka dëgjuar”./tvklan.al/



Rinas, rriten sërish çmimet e biletave. Agjencitë: Po fundoset turizmi
Çmimet e biletave nga Aeroporti i Rinasit mbeten të kripura dhe në rritje, nga viti në vit. Ky shqetësim ngrihet nga agjencitë e udhëtimit, të cilat përballen çdo ditë me ankesat e qytetarëve.

Një tjetër mangësi është gjendja e infrastrukturës rrugore në prag të sezonit turistik.

Problem, sipas operatorëve turistikë, është edhe vakumi ligjor për klasifikimin e saktë të hoteleve dhe agjencive turistike në Shqipëri.

Shqetësimet u ngritën gjatë një takimi me operatorë turistikë dhe gazetarë kroatë, që kanë ardhur në Shqipëri për të promovuar turizmin e vendit tonë./Tv Klan/



Video+18: Vajza i vendos thikën të dashurit në fyt, ja çfarë i kërkon

Je me dietë dhe shikon menunë? Meshkuj, jo të gjitha femrat e pranojnë këtë, nga flirtimi lind diçka tjetër dhe më pas arrin tek ajo që quhet tradhti dhe një vajzë nuk e toleron.

Kjo vlen edhe për meshkujt, por protagonisti në këtë rast është një djalë, i cili po vuan nga e dashura e tij.

Ajo ka filmuar momentin kur ka marrë një thikë të madhe dhe ia ka vendosur në fyt të dashurit, duke i kërkuar atij që t’i tregojë të vërtetën për flirtimet me vajzat dhe më pas t’i kërkojë falje publikisht.

Kjo video e publikuar nga “Daily Mail” ka marrë shumë shikime dhe kritika, ku fjalët për vajzat nuk kanë qenë aspak të mira, pavarësisht se ajo mund të jetë tradhtuar.
Foto/ Pacienti pa brekë “futet” në lajmet e televizionit maqedonas

Një pacient me brekë të zhveshura është paraqitur në kronikën e televizionit “Kanal 5” nga Shkupi, kushtuar shëndetësisë.

As gazetari, e as montazhistët e kronikës, si duket nuk e kanë vërejtur këtë detaj, që ka shkaktuar reagime në opinion, raporton “Lajmpress”.

Albpetrol” merr në ruajtje rafinerinë e Ballshit deri në ankand
Detyrimet 50 milionë euro ndaj “Albpetrol”: Pas vlerësimit “ARMO” do të dalë në ankand dhe në rast se nuk arrin të shitet pas procedurave të përcaktuara me ligj, atëherë do t’i kalojë “Albpetrol”-it.

Kompania shtetërore e naftës “Albpetrol” ka marrë në ruajtje një nga rafinerinë “ARMO”-s, atë të Ballshit. Lëvizja ka ardhur pasi pak ditë më parë “Albpetrol” fitoi gjyqin në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë ndaj rafinerisë së përpunimit “ARMO” për një detyrim 30 milionë euro. Në proces gjyqësor janë dhe 20 milionë euro të tjera.

Kompania përmbarimore “TDR Group” ka rrethuar “ARMO”-n dhe ka nisur të bëjë vlerësimin e aseteve të saj. Pas vlerësimit “ARMO” do të dalë në ankand dhe në rast se nuk arrin të shitet pas procedurave të përcaktuara me ligj, atëhere do t’i kalojë në pronësi “Albpetrol”-it. Neni 605 i Kodit të Procedurës Civile përcakton që detyrimet ndaj shtetit kanë përparësi ndaj detyrimeve ndaj bankave.

Pak javë më parë, kompania përmbarimore “EPSA” nxorri në shitje një tjetër uzinë të përpunimit të naftës të rafinerisë së “ARMO”, (truall dhe ndërtesa në fshatin Drizë) për llogari të bankës “Raiffeisen”, për një kredi të pashlyer prej 2.8 miliardë lekësh (rreth 20 milionë euro). Si ankandi i parë, ashtu dhe i dyti, ku vlera e shitjes u përgjysmua në 10 milionë euro, dështuan dhe uzina i ka kaluar në pronësi bankës Raiffeisen.

Përveç “Raiffeisen Bank” edhe “Tirana Bank” është vënë në radhë për të mbledhur borxhet nga kreditori më i madh më i keq në Shqipëri. Në 3 mars, Zyra Përmbarimore Private “TDR Group” i është drejtuar QKR-së, ku, me kërkesë të kreditorit “Banka e Tiranës”, ka urdhëruar: Vendosjen e masës së sekuestros konservative mbi të gjitha aksionet e zotëruara nga debitori shoqëria “ A.R.M.O” dhe dorëzanësve të tij, “Anica Mercuria Refinery Associated” dhe kompanisë tjetër “Deveron Oil Albania”.

Radha e gjatë e sekuestrove shtohet në mars

Radha e sekuestrove në kompaninë “ARMO” është e gjatë. Vetëm në mars kanë bllokuar kuotat e “ARMO” Dogana e Lezhës, kompania e ndërtimit “Gener 2”, që kërkon pagimin e faturave tatimore, shoqëria e kontabilitetit “Lireng Auditing” si dhe të punësuar apo ish të punësuar që kërkojnë dëmshpërblim për zgjidhje të menjëhershme të kontratave të punës.

Punonjësit e “ARMO”-s kanë protestuar vazhdimisht për mosshlyerjen e pagave mujore dhe disa prej tyre kanë kërkuar marrjen e parave përmes përmbarimit.

Situata e rënduar e ARMO

Kompania e rafinerisë së naftës, 15% të aksioneve të së cilës zotërohen nga shteti dhe 85% nga azerët e “Heany Assets Corporation”, është kreditori më i madh i keq i vetëm në Shqipëri.

Prej kohësh “ARMO” ndërkohë është në një situatë tejet të vështirë. Rafineria e Ballshit është mbyllur dhe vlerësohet se ajo nuk është efecientë, ndryshe nga ajo e Fierit që ka ende leverdi.

Sipas bilancit të vitit 2013 (bilanci i 2014-s nuk është dorëzuar ende në QKR), pjesa më e madhe e borxhit të “ARMO”-s është ndaj bankës “FBME” dhe palëve të treta, në total rreth 140 milionë euro. Ndaj bankave në Shqipëri, “ARMO” ka kredi prej rreth 37 milionë euro, gjithnjë sipas të dhënave të bilancit 2013.

Gati një vit më parë, një korrespondencë ndërmjet dikastereve të qeverisë zbardhte planin se si do të falimentohet dhe pas do të shtetëzohet “ARMO”, e cila kishte në total 207 milionë USD kredi për të shlyer në bankat dhe 53 milionë USD në tatime.

Muajt e fundit një kompani zvicerane dhe më pas një amerikane shfaqën interes për “ARMO”-n, duke parë me leverdi përpunimin e bitumit, por mali me borxhe i kompanisë stepi investitorët, ndërsa azerët e “Heany Assets Corporation”, që kanë 85% të aksioneve pothuajse e kanë braktisur “ARMO”-n.

Ne gusht të 2013 “Heany Assets Corporation” bleu aksionet e “Anika Merkuria Associated Oil”, e cila zotëronte 85% të aksioneve të “ARMO sh.a.”. Në datën e blerjes “Heany Assets Corporation” njohu detyrimet e shoqërisë të cilat arrinin në 243.5 milionë dollarë. “ARMO” gjatë vitit 2014 përfitoi të ardhura, si qiradhënese e dy rafinerive, si pronare e tyre./Monitor/
Letra, Basha: I kthej përgjigje Ramës sot pasi ta lexoj...
Kreu i opozitës, Lulzim Basha, tha se, do t’i ktheje përgjigje Edi Ramës pasi të lexojë sot letrënn e këtij të fundit, për dialog për reformën në drejtësi.

Basha i bëri këto deklarata gjatë një takimi me të rinjtë e PD-së, që u ndaluan nga policia në protestën te Parku i Liqenit.

“Së pari më duhet ta lexoj njëherë letrën, pastaj të flas për të. Të lexoj letrën njëherë, pastaj do t’i kthej përgjigje. Brenda ditës do t’i kthej përgjigje”,- u shpreh Basha.

Edhe njëherë kreu i opozitës i bëri thirrje mazhorancës që të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese mandatet e deputetëve Valentina Leskaj e Rakip Suli.



Kjo foto do t`iu kthejë pas në histori...

Ky është një automjet “Ford” që përdoret ende në burgjet e Shqipërisë.

Fotoja në fjalë është shkrepur sot në kryeqytet, pikërisht në Burgun “Ali Demi”, ku duket një automjet paska i vjetër në modë, por që me siguri transportin e të burgosurve mund ta bëjë ende mirë, përsa kohë është në përdorim nga ky institucion.

Suedi, alarm për bombë. Evakuohet aeroporti “Landvetter”
Aeroporti “Landvetter” në Suedi është evakuuar, pas një kërcënimi për bombë. Në një nga mjediset e tij u gjetën dy çanta plastike të dyshimta dhe policia mbërriti menjëherë.

Nuk dihet ende se çfarë përmbajnë çantat. Disa media raportuan fillimisht për një shpërthim, por nuk ka asnjë konfirmim.

Raportimet e para janë kontradiktore, por mësohet se stafi i aeroportit dhe njerëzit u evakuuan, ndërsa forca të shumta policore rrethuan zonën.

Policia suedeze nuk ka dalë ende me një komunikim zyrtar, ndërkohë që kompania e cila menaxhon aeroportin konfirmon se, ka marrë kërcënime për sulme me bombë.

Alarmi vjen një javë pas sulmeve në aeroportin e Brukselit dhe metronë e qytetit.
Foto/ Njihuni me “bishat” e Lori Hoxhës...

Lori Hoxha ka postuar një video shumë simpatike në Snapchatin e saj.

“Ja bisha”, thotë ajo dhe motra e saj Sara e cila duket në formë të shkëlqyer fizike lumturohet.

Por Lori nuk e lë që ky moment të zgjasë shumë dhe thotë, “në fakt e kisha për makinën time…”.



Shpikja” e shqiptarit për të fshehur drogën...
Policia greke ka arrestuar një shtetas shqiptar për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Oficerët e Policisë të sektorit kundër narkotikëve, pas një hetimi disa mujor, zbuluan se 30-vjeçari jetonte në një stan, në një zonë rurale duke e fshehur drogën me kujdes nën shkurret e dendura pranë një përroi.

Gjatë aksionit policior që u krye në orët e para të ditës së sotme, policia greke bën me dije se trafikantit ju gjet drogë e paketuar me peshë 9.3 kg.

Nga kontrolli i të dhënave, u zbulua se i arrestuari kishte hyrë ilegalisht në Greqi.

Emri i tij nuk bëhet i ditur.

Foto/ Shkëndija vjen super provokuese nga Dubai....

Përmes rrjetit social Intragram Shkëndije Mujaj ka publikuar një sërë fotosh të reja provokuese nga Dubai ku ka shkuar prej disa kohësh.



Foto/ Ja sa ka ndryshuar Ami gjatë 10 viteve të fundit

Amarda Toska e njohur nga të gjithë si Ami, e ka nisur karrierën e saj televizive si balerinë e trupes së baletit në televizionin “Klan”.

Me tej spektakli “Netë VerE” që transmetohej në këtë ekran do të vendoste atë në rolin e prezantuesës. Ku aty ka nisur edhe karrierën e saj si moderatore, që e ka kthyer sot një nga prezantueset më të dashura të publikut.

Sigurisht programi që i dha hov imazhit të saj ishte spektakli “Portokalli”. E sigurd dhe me background-in e saj, Ami mori vendimin për tu larguar nga ekrani i “Top Channel”, për të prezantuar në krahë të bashkëshortit të saj Ermal Mamaqi, spektaklin “Dancingt sith Stars”, ku për dy edicione me radhë çifti ja doli mbanë në këtë sipërmarrje.

3 vite më parë ajo është bërë nënë Joelit, që dha Amit kënaqësinë e mëmësisë.

Se sa ka ndryshuar Ami që nga viti 2004 në kohën kur prezantonte spektaklin ‘Portokalli” shikoni fotot më poshtë./Story/


Shpërthim i fuqishëm në një stacion në Dyarbakir të Turqisë
Një tjetër ngjarje terroriste duket se ka tronditur Turqinë. Një bombë ka shpërthyer në qytetin lindor Dyarbakir, në zonën lindore të vendit.

Shpërthimi ka ndodhur në një stacion autobusi. Raportimet e para flasin për 7 të plagosur, por bilanci mund të rëndohet.

Sipas të dhënave nuk ka ende një version të qartë për ngjarjen, ndërsa paraprakisht bëhet me dije se kemi të bëjmë me sulm terrorist.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 17 të pasdites së sotme me orën lokale, kur një pajisje eksplozivi është aktivizuar në një zonë jashtë një stacioni autobusësh në qytet.

Fotot nga vendngjarja tregojnë disa automjete, përfshi edhe një autobus, të shkatërruar.

Dyarbakir është një qytet ku banohet në shumicë nga etnia kurde.



Foto+Video+18/ Shembja e mbikalimit në Indi, dhjetra të vdekur
(KUJDES! PAMJE TË RËNDA) Shembja e një mbikalimi në Indi u ka marrë jetën të paktën 21 personave, ndërsa 150 të tjerë raportohen të ngujuar nën rrënoja.

Ngjarja ndodhi në pjesën lindore të vendit. Sipas zyrtarëve vendorë deri më tani janë nxjerrë nga rrënojat 15 persona.

Mendohet se numri i viktimave do të vijë duke u rritur.

Shkaqet e shembjes nuk dihen ende, por mendohet se cilësia e ulët e punimeve ka ndikuar në rrëzimin e mbikalimit. Pllakat e betonit janë shumë të vështira për t’u hequr, aq sa edhe vinçi prej 140 ton nuk ka mundur t’i lëvizë.

Shihni më poshtë fotot nga kjo ngjarje.

Foto/ “Dita e fëmijëve” për Vip-at tanë

Përveç se aktive në skenë, dikush në muzikë, dikush në prezantim emisionesh, të famshmet nëna, sot kishin publikuar disa foto me fëmijët, teksa tregonin dashurinë dhe kujdesin ndaj tyre.

Rrezarta Shkurta, Arbana Osmani, Adrola Dushi dhe Dafina Dauti, janë disa nga emrat që publikuan fotot më fëmijët e tyre në rrjetin social Instagram, të cilët duket se kanë shumë ngjashmëri me nënat e tyre të bukura./Prive/
Video/ Durrës, radhë e madhe në Ambulancë, të moshuarës i bie të fikët

Në institucionet shqiptare, përveçse mund të mos marrësh një shërbim cilësor, të duhet të presësh më orë të gjatë në radhë.

Këtij fenomeni nuk i shpëton as ambulanca qendrore e qytetit të Durrësit, ku qytetarët, për të bërë analiza, vuajnë çdo ditë radhën e madhe.

Presin gjithë ditën dhe rikthehen të nesërmen, pasi nuk futen dot dhe me shumë vështirësi arrijnë të mbarojnë punë.

Kjo për qytetarët është një lodhje e madhe, madje ka raste kur iu bie të fikët nga pritja e gjatë për të mbaruar punë.

Në portalin “Jeta osh qef” është publikuar një video, kur një gruaje i ka rënë të fikët.

“Kjo ishte gjendja sot tek Ambulanca Qendrore në Durrës (Laboratori i Analizave). Njerëz që presin në radhë mbi 2-3 ditë për të mbaruar punë. Ishte laboratori EZHE e kokës dhe po të kaloj në çdo derë ka radhë plotë, radhë që ka filluar që në orën 8.

Ditët e tjera është edhe më keq, një ambulancë qendrore është për të gjithë Durrësin”,- tha një qytetare e këtij qyteti që ishte e pranishme në ambientet e Ambulancës.

Është rënduar bilanci nga shpërthimi terrorist i ndodhur pak kohë më parë në një stacion autobusi në Dyarbakir të Turqisë.

Madiat ndërkombëtare raportojnë për 4 zyrtarë policor të vdekur nga shpërthimi në stacionin e autobusëve, i cili u shkaktua nga një autobombë, raporton “Reuters”.

Forca të mëdha speciale tanimë janë në vendin e ngjarjes.

Video/ “Ka vdekur Edi Rama, do iki në varrimin e tij...”

Kemi parë qytetarë të nervozuar dhe të mërzitur nga qeveritarët, sigurisht nisën nga premtimet që u janë bërë dhe nuk i kanë parë të konkretizuara.

Në rrugë apo dhe në urban dëgjojmë persona që diskutojnë me njëri-tjetrin për politikanët, një rast i tillë ka ndodhur me një pasagjerë të urbanit “Institut-Qendër”.

Por, në këtë rast ai ka zhvilluar një monolog për pasagjerët e tjerë, pasi ka komunikuar në telefon dhe dëgjohej vetëm zëri dhe fjalët e tij.


Vrer dhe mallkime përmbanin fjalët e tij. Me një telefon në vesh dhe dorën tjetër që mbahej në hekurat e urbanit, një burrë ka kërkuar që Rama të vdesë.

Aksidenti tragjik, ndahet në dysh Lamborghini i boksierit të njohur
Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur në Rusi, ka bërë që një prej makinave më të shtrenjta në qarkullim, Lamboghini, të ndahet në dysh pas një përplasje me një shtyllë hekuri në anë të rrugës.

Makina në pronësi të kitbokserit të njohur Adam Yandiev, po drejtohej nga dy mekanikë ku ai e kishte çuar për ta rregulluar.

Njëri prej tyre vdiq nga përplasja e fortë, ndërsa tjetri është në gjendje të rëndë.

Sipas autoriteteve, shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara. Lamborghini është një ndër automjtete më të shpejta në qarkullim.


Playboy’ i ofroi 30 mijë euro, spikerja toples e 'Zjarr TV' e rrefuzoi, donte 70



Playboy’ i ofroi 30 mijë euro, Enki Braçaj e rrefuzoi, donte 70
Enki Braçaj, 21-vjeçarja që guxoi të jepte lajme me gjoks gjysmë të zbuluar në televizionin “Zjarr Tv”, tërhoqi dhe vëmendjen e drejtuesve të revistës me famë botërore “Playboy”, të cilët i bënë ofertë për të pozuar nudo në faqet e saj.

Dhe pasi hoqi dorë nga puna në televizion për shkak të pagës së ulët mujore, Enki nisi negociatat për të lidhur kontratë me revistën më të famshme botërore për pozat “hot”.

E pyetur se ç’u bë me ofertën e shumëpërfolur që “Playboy” i bëri asaj, Enki u përgjigj:

“Jo, nuk ramë dakord për pagesën dhe mënyrën e pozave që editorët e fotove kishin menduar për mua. Drejtuesit e revistës “Playboy” e vlerësuan trupin tim vetëm 30 mijë euro, ndërkohë që kërkesat e mia ishin sa dyfishi i kësaj shume.

Unë do kisha rënë dakord nëse ata do të më kishhin ofruar të paktën 70 mijë euro, për të pozuar nudo për ta. Shuma që ata më ofruan ishte minimale krahasuar me përfitimet që ata kanë nga shitja e revistës, kështu që i binte të përfitonin para në kurrizin tim”,- thotë Braçaj.

Pasi hoqi dorë nga puna në televizion, aktualisht Enki ka filluar punë si gazetare në një portal online, ku shkruan lajme nga bota e shoëbizz-it.

Enki Braçaj, është ndër rastet e rralla në Shqipëri që fitoi famë të menjëhershme, pasi guxoi të jepte lajme duke ekspozuar gjoksin. Për këtë fakt studentja për Marrëdhënie me Publikun në një universitet në Tiranë, u bë personazh i shtypit botëror.

Madje tabloidi “Daily mail” botoi një profil të plotë të saj, duke e cilësuar si shembullin e veçuar, se si një vajzë në Shqipëri gjen mënyrën më të guximshme për të prekur televizionin, duke u zhveshur.

Pavarësisht bujës që krijoi në publik, Enki dha dorëheqjen nga puna si spikere në “Zjarr TV” pas tre muajsh punë, pasi kuptoi se pagesa e ulët prej 25 mijë lekësh nuk e justifikonte sakrificën, që ajo bëri duke sfiduar mentalitetin shqiptar.
Të bëjmë apo jo seks anal? Ja si shprehen mjekët...
Duke qenë se sa herë flitet për seksin anal, njerëzit dëgjojnë lloje të ndryshme informacionesh, herë-herë kontradiktore ose të pavërteta, “Cosmopolitan.com” ka marrë përsipër të hedhë dritë mbi këtë akt, duke pyetur 5 mjekë për seksin anal dhe për arsyet se përse duhet apo s’duhet bërë.

Ja çfarë thonë ata:



1) Michael Krychman: “Nga ana mjekësore nuk ka asnjë arsye të rëndë për të mos kryer seks anal, ama duhet të jeni sa më të kujdesshëm ndaj infeksioneve të transmetueshme. Gjithashtu duhet të kini parasysh që të mos kryeni seks vaginal menjëherë pas atij anal, pa ndryshuar më parë prezervativin.
2) Alyssa Dëeck: “Duke e parë nga këndvështrimi mjekësor, seksi anal është i sigurt në momentin që ju tregoheni të kujdesshëm, përdorni prezervativë, merrni lubrifikantë dhe ndihmës të tillë të ngjashëm. Shumë femra që e kanë provuar marrin shumë kënaqësi nga ky lloj seksi, jo vetëm për faktin se në atë zonë gjenden shumë nerva ndjeshmërie, por edhe se kështu nuk kanë frikën e të mbeturit shtatzëna.
Por, nga ana tjetër, një arsye e të mos ndjerit kënaqësi për disa femra është frika e të bërit pis gjatë aktit. Një zgjidhje paraprake për këtë mund të jetë larja mirë ose edhe klizma”.
3) Jennifer Gunter: “Seksi anal i kënaq shumë femra për arsyen se, rreth anusit gjenden shumë fije nervore që dhurojnë një kënaqësi të tillë. Për të bërë një krahasim, është e njëjta arsyeja se pse njerëzit puthen në buzë me njëri-tjetrin dhe nuk puthin bërrylat. Buzët kanë më shumë mbaresa nervore.

Pavarësisht këtyre, duhet pasur kujdes sa herë doni të bëni seks anal, për të shmangur transmetimin e sëmundjeve. Duhet me patjetër përdorimi i prezervativëve”.


4) Karen Elizabeth Boyle: “Një gjë që duhet pasur parasysh për seksin anal është mundësia e transmetimit të HPV-së (Human Papilloma Virus), një infeksion i cili mund të shkaktojë edhe kancerin anal. Janë kryer studime mbi njerëz të cilët kanë kryer seks anal me disa persona dhe u janë formuar disa qeliza kancerogjene! Pra, nëse doni të provoni një gjë të tillë, mos shkoni me shumë partnerë dhe përdorni gjithmonë prezervativ!

Një arsye tjetër për të pasur shumë kujdes është marrja e infeksionit të Escherichia Coli”.


Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   119   120   121   122   123   124   125   126   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish