Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu


Intervistë me z. Melsi Martiro, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Rusi



Download 6,39 Mb.
bet120/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   116   117   118   119   120   121   122   123   ...   352

Intervistë me z. Melsi Martiro, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Rusi
1 -Kohët e fundit po flitet gjithmonë e më tepër për një ardhje masive të turistëve rus në Shqipëri, gjë që pritet të ndodhë gjatë nisjes së sezonit turistik veror. Sa e vërtetë është një gjë e tillë dhe a do të kemi turistë rusë në plazhe tona këtë verë?
2 - Çfarë pune bën shoqata juaj për të afruar më tepër dy vendet? A keni një karakter vetëm onorifik si shoqatë, apo jeni të fokusuar edhe në aspekte konkrete si për shembull marrëdhëniet ekonomike?
3 - Çfarë mendoni se duhet të bëjë më shumë Shqipëria për të pasur interesimin e turizmit rus, kur dihet se vendet fqinje sigurojnë të ardhura mjaftë të shumta nga ky biznes.
4 - A mendoni se Shqipëria është një destinacion i sigurt dhe tërheqës për turizmin rus. Çfarë lehtësirash duhet të krijohen për biznesmenët që duan të investojnë në Shqipëri në sektorin e turizmit?
5- Pse në të gjithë rajonin e Ballkanit ka një prani të kompanive dhe bizneseve ruse, në një kohë që vetëm Shqipëria është lënë jashtë këtij interesimi?


Kjo modele humbi mijëra ndjekës në Intagram pasi publikoi foto pa makiazh

Prova se njerëzit nuk pëlqejnë gjërat origjinale!

Një modele ka humbur mijëra ndjekës në “Instagram” pasi vendosi të kryente një eksperiment social.

Sipas medieve të huaja, Stina Sanders, për një javë publikoi vetëm foto reale, pa makijazh dhe pa efekte.

Por, menjëherë fansat nisën ta braktisnin. Modelja ka pozuar për marka të njohura si “Loreal” dhe “Nike”.

Çfarë po bën Bleona në krahët e Stresit?
Këngëtarja Bleona Qereti dhe Stresi, përveç se kolegë shihet se kanë edhe një miqësi mes tyre.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja në rrjetet sociale ku e ka postuar një foto dhe përkrah saj ka shkruar: Me vëllaun tim, transmeton lajmi.net.

Bleona, është njëra ndër femrat më të komentuara për sa i përket zhveshjes dhe jetës private, ku së fundmi është diskutuar edhe mundësia se ajo do t’i kthehet apo jo përsëri Ganiut.

Edhe Stresi është një këngëtar i suksesshëm, i cili nën shoqërimin e një femre super seksi siç është Bleona po ndihet i sigurtë.



Video: Miliarderi rus bën dasëm madhështore për djalin e tij
Në Rusi është duke qarkulluar video e djalit të një miliarderi. Kjo video tregon sekuenca nga dasma madhështore e tij, kjo është njëra ndër dasmat që ka kushtuar më shtrenjëtë.
Qesharake, foshnja urinon gjatë fotografisë familjare

Kur njerëzit dëshirojnë të bëjnë një foto familjare me foshnjën e parë, zakonisht mendojnë për një mjedis të qetë, me pamje të mirë dhe me fotografi të ëmbla në fund.

Por, një fotograf i të porsalindurve ka treguar një foto jo aq të këndshme që ai e ka kapur kur ka fotografuar një familje.

Gjatë bërjes së fotografisë, i porsalinduri ka urinuar dhe fotografi ka arritur që ta kapë mjaft mirë këtë moment, duke e shpërndarë më pas atë në internet.

“Kjo ndodh shpesh kur bëj fotografi të të porsalindurve, për shkak se ata janë të zhveshur gjatë gjithë kohës”,- tha Abbie Rogers nga Abbie Rogers Photography.

Fotografinë qesharake, ai e shpërndau në faqen e tij në Facebook dhe ajo u bë hit në rrjetet sociale, për shkak të kapjes perfekte të momentit të pakëndshëm.

Shikojeni:
Foto: Ndryshimi i pabesueshëm i adoleshentit pas vdekjes së nënës

Vdekja e nënës e shndërroi në një njeri tjetër djalin që në atë kohë ishte adoleshent. Nga një njeri me pamje të qetë, ai sot është kthyer në një “bishë” i mbuluar me tatuazhe dhe muskuj që bien në sy.

31-vjeçari Jens Dalsgard, u inspirua nga personazhet kartonë për t’u bërë bodybuilding, i njohur me emrin “Bisha”.

Dalsgard ka rreth 40 tatuazhe në trup dhe në fytyrë, ndërsa pesha e tij është rreth 127 kilogramë. Ai konsumon rreth 5500 kalori në ditë. I gjithë ky ndryshim filloi pas vdekjes së nënës së tij, të cilën duket që nuk e ka përjetuar mirë dhe më pas kaloi edhe disa vite në burg.

Pas daljes nga burgu, filloi të merrej me transformimin e tij, duke shtuar orët e stërvitjes dhe njëkohësisht tatuazhet. Ai ilustroi me foto, dita-ditës ndryshimin e madh dhe filloi të fitonte shumë fansa në Instagram, të cilët e pagëzuan me emrin, “Jens, Bisha”.

Ai sot ka hapur një qendër, në të cilën trajnon njerëz të tjerë, ndërsa transformimi i tij do të vazhdojë edhe pse stërvitja po i shkakton dhimbje shpine.


Foshnja e kësaj modele të fitnesit ka mahnitur infermieret
Trajnerja e fitnesit dhe modelja, Chontel Duncan, nga Brisbane, Queensland, Australi ka lindur një djalë, i cili po mahnitë infermieret.

Chontel Duncan u bë hit në rrjetet sociale ku edhe pse shtatzënë, për shkak të ushtrimeve të vazhdueshme, ajo arriti që të ketë një formë të përkryer të trupit.

Dhe të premten, ajo i dha jetë një foshnje djalë, të cilin e emëroi Jeremiah, transmeton “Gazeta Express”.

“Vogëlushi i shëndetshëm, që nuk ka asnjë problem shëndetësor, është shumë i fuqishëm sa që ka mahnitur stafin këtu me fuqinë e tij në krahë dhe qafë”,- shkroi Duncan në Instagram afër fotografisë me të porsalindurin e saj.

Sipas Duncan, vogëlushi ka mahnitur infermieret me fuqinë e tij, fuqi kjo e cila mund t’i ketë ardhur si pasojë e ushtrimeve të Duncan gjatë shtatzënisë.

29/03/2016/..................................
Rrëfehet Joleza Koka: Në Pogradec më thirrën “O Nard Ndoka!”
Ish kryetarja e FRESSH-it, Joleza Koka, është shmangur tashmë nga drejtimi i forumit eurosocialist, por joshja që i shkakton mediave është e parezistueshme. Mateo e Rudi janë dy djemtë e “MAD TV” që e ftuan për temën: “Mediat informojnë, disinformojnë apo provokojnë”.

Gjatë bisedës ajo tregoi një ndodhi në Pogradec, kur dy vajza të vogla e kishin krahasuar me Nard Ndokën.

“Ishim në një fshat të Pogradecit para pak ditësh dhe po shikonim për një hapësirë sesi mund të krijonim një çerdhe për fëmijët dhe ndërkohë ishin duke kaluar dy vajza të vogla dhe po qeshnin ‘hahahaha’, duke thënë, ‘u ja kjo Nard Ndoka’, dhe ashtu me ato çantat mbi kurriz u larguan.

Tani unë jam ngritur vullnetarisht nga Tirana dhe kam shkuar në drejtim të Pogradecit me qëllimin, sesi mund të ndihmojmë komunitetin dhe Nard Ndoka qenkam unë. Tani unë nuk e kuptoj, unë nuk kam pse të ndihem keq”.



Si si të thanë, Nard Koka?

Po, por..



Pyetje: Mirë se ti nuk do të sulmohesh por Babastars pse i sulmove?

E kisha me Getoarin unë



Po ai pjesë e Babastars është, madje thote…Që gjenerata po merr kot dreqi e mori.

Po kalon nga tema në temë dhe ajo është një temë tjetër shumë e rëndësishme.



Fotolajm: Kur shteti e blindon Parkun e Liqenit Artificial...
Kjo foto është realizuar sot në Parkun e Liqenit Artificvial të Tiranës ku dhjetra automjete të blinduara të Policisë së Shtetit dhe reparteve të FNSH-së, kanë zbarkuar sërish nga frika e ndonjë vërshimi të ri të protestuesve për të prishur ndërtimin që po bëhet nga ana e Bashkisë së Tiranës.

Aq të shumta kanë qenë makinat e policisë në park sa dhe kalimtarët mezi kanë mundur të kalojnë për të bërë ecje ose kros nga Liqeni.



Video/ Merr fund pengmarrja në ‘EgyptAir’, arrestohet rrëmbyesi
Një zëdhënës i qeverisë së Qipros ka bërë të ditur se Seif Eldin Mustafa, rrëmbyesi i avionit egjiptian, është arrestuar.
Pamjet e televizionit qipriot treguan njerëz që dilnin nga avioni, një prej tyre nga dritarja.

Disa reporterë thanë se, një prej personave që dolën nga avioni mbante duart lart dhe u arrestua. Tani erdhi edhe konfirmimi nga qeveria qipriote.


Videolajm: Jo për Ramën... po me kë e ka këtë herë Ilir Vrenozi?
Blogeri korçar Ilir Vrenozi i njohur tashmë për ironinë e tij nëpërmjet rrjeteve sociale me Kryeministrin Rama, këtë herë duket se ka zbritur pak më poshtë...

Me anë të kësaj video ai ka guxuar të thumbojë kryebashkiakun e Tiranës, Eriaon Velia. Por përse...?

Ja seç shkruan Vrenozi:

“Ndonese jetoj ne Korce do flas pak per kryeqytetin tim

Lali Eri: Larg duart nga protestuesit e Liqenit

Se ta du mamin fort, per mamin respekt, por per ty jo....

Larg duart nga protestuesit e Liqenit ... Se ta du mamin fort....”

Guri e Galdini letër Ambasadorit Lu: Na ndihmo të ndalim dhunën

Dy aktivistët e shoqërisë civile, Sazan Guri dhe Arian Galdini, i kanë dërguar një letër ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu, për situatën e dhunshme të ndodhur dje në protestën tek parku i liqenit.

Në letrën e tyre, Guri dhe Galdini arsyetojnë se, dhuna e ushtruar për protestën kundër betonizimit të parkut të liqenit të Tiranës është projekti i Kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, për t’i mbyllur gojën kritakave dhe kundërshtive të tjera nga shoqëria civile.

“Përdorimi i pushteteve për të ndrydhur kriticizmin, kundërshtitë apo aktivizmin civil, është rreziku i vërtetë që po i ndodh demokracisë dhe lirisë në Shqipëri”,- shkruhet në letrën e dy aktivistëve të shoqërisë civile.

Sazan Guri dhe Arian Galdini kërkojnë vëmendjen e ambasadorit amerikan Donald Lu, për situatën kritike tek parku i liqenit dhe letrën e tyre e kanë bashkangjitur me shkeljet ligjore të bëra nga Bashkia e Tiranës, për ndërtimin e këndit të lojrave brenda parkut të liqenit.


Fotogaleri: Vajza të zhveshura në ndërtesat e larta të Nju Jorkut

Foto pikante që tërheqin vëmendje sapo i shikon. Këto vajza janë modele, të cilat kanë pozuar në pikat më të larta të ndërtesave të Nju Jorkut.

Japonezja Mar Shirasuna, ka realizuar një set fotografik me disa modele, të cilat kanë pozuar në pikat më të larta të ndërtesave të Nju Jorkut, për projektin e quajtur “Bukuroshet dhe Nju Jorku”.

Disa nga modelet kanë zgjedhur të mbulojnë disa pjesë të trupit të tyre, ndërsa të tjerat janë ndjerë më mirë duke dalë nudo.

Ky projekt nuk ka pasur si qëllim që të evidentojë bukurinë e formave trupore të modeleve, por të tregojë bukurinë e qytetit të Nju Jorkut.

Por mesa duket e gjithë vëmendja do shkojë tek vajzat sesa tek bukuria e qytetit.

Ajo tha se ideja erdhi pasi po kërkonte dëshmpërimisht të gjente një mënyrë të re për të treguar bukurinë e “qytetit që nuk fle kurrë”.

AKT kërkon përfshirjen e Shqipërisë në paketat turistike ruse
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Ardit Çollaku dhe ambasadorit rus në Tiranë, Aleksandër Karpushin, zhvilluan të martën një takim pune me qëllim promovimin e Shqipërisë, si një destinacion turistik në një treg me potenciale të mëdha sikurse është ai rus.

Sipas burimeve nga AKT-ja, gjatë këtij takimi u kërkuan të vendosen ura bashkëpunimi dypalësh, me synim njohjen e vendit tonë. Diplomati rus, Kapushin vlerësoi vizitën e fundit zyrtare në Rusi, si një zhvillim pozitiv në drejtim të rritjes së aktiviteteve promovuese që po ndërmerr AKT-ja dhe siguroi gjithë mbështetjen e tij, për të ftuar operatorë të ndryshëm turistik rus, me qëllim përfshirjen e Shqipërisë në paketat e tyre turistike.

Ndërsa kreu i AKT-së, Çollaku, konfirmoi përpjekjet që po zhvillohen për të rritur nivelin e bashkëpunimit dhe tërheqjes së sa më shumë turistëve rus, ku duhet pranuar që numri i tyre nuk ka qenë në nivelin e duhur.

Ndërkohë situata aktuale do të ishte një mundësi e mirë që vendi ynë të kthehet në vëmendjen e turistëve rus dhe si pasojë, do të sillte edhe thithjen investimeve të mundshme në fushën e turizmit.

Për këtë arsye, në prag të këtij sezoni turistik veror do të propozohet heqja e vizave për qytetarët rus që me datën 1 Maj, ndryshe nga viti i kaluar kur u hoqën me datën 1 Qershor.

Një tjetër çështje e diskutimit, ishin edhe fluturimet direkte, të cilat do të ishin zgjidhja më e mirë dhe komode për të rritur fluksin e turistëve rus në drejtim të vendit tonë.

Gjithashtu një ndër hapat e parë konkrete të bashkëpunimit do të jenë botimet e materialeve promocionale në gjuhën ruse, si një element mjaft i rëndësishëm për të rritur njohuritë mbi potencialet turistike që Shqipëria ofron./ATSH/
Video/ Bekim Balaj zhvesh Luana Vjollcën, ja batutat e flirtit...
Futbollistët e Kombëtares dhe veçanërisht Bekim Balaj, kanë ‘gjuajtur’ moderatoren Luana Vjollca pas intervistës me kapitenin Lorik Cana. Moderatorja, e ka pyetur Balaj sepse ai është shumë i komentuar përsa i përket historive të dashurisë me vajzat e ekranit dhe futbollisti nuk ka stopuar me komplimenta për moderatoren të, duke i thënë se, i ka sytë shumë të bukur, etj.

“Kam edhe një kërkesë meqë doli dielli mund edhe të lirohesh pak, ta heqësh pallton”,- ka thënë Balaj dhe Luana i kërkoi që shkonte t’ja hiqte ai. Futbollisti Balaj nuk ka hezituar ta bëjë këtë gjë madje i ka qëndruar moderatores shumë pranë.

Një tjetër moment flirti mes tyre ka qenë ai kur futbollistët firmosën fanellën për Luanën dhe ajo e veshi menjëherë atë, duke premtuar se do ta mbante në çdo ndeshje të Kombëtares. Bekimi ju afrua përsëri dhe i’a lidhi bluzën moderatores.

“Bekimi po kujdeset të më duket beli”,- ka thënë Luana. “Jo në fakt bluza ishte shumë e gjatë dhe të mbulohej diçka tjetër”,- ka thënë Bekim Balaj, duke nënkuptuar të pasmet e rrumbullakosuara të Luanës.

Urojmë që këtë intervistë mos ta shoh e dashura e futbollistit Balaj, pasi nuk do ti pëlqenin aspak batutat mes tij dhe Luanës.

*Video minuta 20 e në vazhdim batutat Balaj-Vjollca*



Videolajm/ “Deshët të rriheshit...? Ja u rrahët...!”

Nuk dihet se cila është arsyeja që këta dy të rinj kanë zgjedhur të zbaviten me këtë “lojë” me shpulla, brenda kësaj makazine, por një gjë është e qartë...

Për një kohë të gjatë këtyre dy tipave nuk do t’’u shkojë në mendje të hanë shpulla.

“Duel si ky nuk keni parë ndonjëherë...”

Shikoni videon:
Punën apo fëmijën? Të dyja bashkë, nëse…

Në njësinë bashkiake numër një, te tregu elektrik, prej gati një muaji është hapur pa shumë zhurmë një klinikë ku ofrohet kujdes shëndetësor për gratë dhe vajzat. Është Klinika Gliozheni.

Kur hyn aty brenda, nuk hyn thjesht në një klinikë, hyn në histori. Historinë e dinastisë Gliozheni. Shumëkush e di mirë kush ka qenë Koço Gliozheni. Kontributi i jashtëzakonshëm i të cilit, i dha udhë një prej familjeve shqiptare të mirënjohura për zhvillimin e obstetrikës dhe gjinekologjisë. orioni 18

Orion Gliozheni është djali i Koço Giozhenit. Elko dhe Emi janë fëmijët e tij, Krestoni është nipi i tij. Emrat e tyre dhe shumë mjekëve të rinj, janë në dyert e bardha të atyre korridoreve gjithë laboratorë dhe salla, në klinikën Gliozheni, ku po shkruhet një erë e re në gjinekologji.

Tepër modest, doktor Orioni tregon se në këtë klinikë ofrohet kujdes shëndetësor nga një staf profesional. Por madhësia, ndërtesa, teknikat dhe kujdesi shëndetësor i specializuar, ka dimensionet e një spitali të vërtetë, ku përveç kujdesit shëndetësor ofrohen edhe teknikat apo fjala e fundit e shkencës. E tillë është edhe metoda ‘in vitro’, e njohur si bebe në epruvetë, mundësi për të gjithë ato çifte që kanë nevojë për një ndihmë për të sjellë në jetë një fëmijë.

Në hollin e klinikës së doktor Orion Gliozhenit, sapo hyn përballë shikon dy “instalacione”. Bëhet fjalë për dy faqe muri në të cilat janë vendosur një pjesë e fotove të bebeve që mjeku shqiptar ka sjellë në jetë nëpërmjet metodës ‘in vitro’.

“Kam bërë fotot në fillim dhe i vendosa njëri pas tjetrit, kanë qenë të parët se pastaj lista ishte shumë e gjatë, nuk kishte më hapësirë për t’i vendosur të gjithë”,- thotë doktori.

Sot fëmijët e parë që erdhën në jetë nga metoda ‘in vitro’, binjakët e parë që lindën në 2005, janë 11 vjeç. Në foton e shkrepur që daton në 2005, i buzëqeshur qëndron doktor Gliozheni i cili mban në të dy krahët e tij të sapolindurit. Edhe pse me diskutime, xhelozi apo vështirësi, ai ia doli, ishte i pari që lëvroi këtë lloj metode në Shqipëri. Sot ai është mjeku i parë i cili për njerëzit e thjeshtë shpesh etiketohet edhe si “doktor in vitro”.

Sot, pas 12 vitesh përvojë në fushën e ‘in vitro-s’, doktor Gliozheni na tregon se çfarë po ndodh në vendin tonë, cilat janë problemet e çifteve që kanë paaftësi për të riprodhuar, shanset e tyre për të lindur një fëmijë.

Ngrirja e vezoreve, ‘social freezing’, a ka vajza shqiptare që e bëjnë dhe kush ka nevojë për të ngrirë vezoret sot, për të lindur një fëmijë të shëndetshëm nesër? A ka në vendin tonë dhuruese të vezoreve, a ka meshkuj që dhurojnë spermatozoidet?

Po për gratë e reja apo burrat në moshë të re të cilët kanë probleme shëndetësore, që po kryejnë radioterapi, a ka mundësi që ata të riprodhojnë në mënyrë të shëndetshme?

Sipas mjekëve në të gjithë botën, rritja e numrit të çifteve që kërkon të riprodhojë nëpërmjet metodës ‘in vitro’ është në rritje. Shkalla e sterilitetit është në rritje, për shkak të ushqimeve të pakontrolluara, rrezatimit, pesticideve, insekticideve, obezitetit.

Ndotja e mjedisit, rritja e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, rritja e moshës së lindjes së fëmijës së parë për gratë, po ndikon në rritjen e problemeve dhe shtimin e kërkesave për të përdorur fekondimin ‘in vitro’.

Për t’u informuar më mirë, por edhe për të zgjeruar njohuritë për mundësitë që ofrohen sot në Shqipëri, për kujdes shëndetësor në sferën e problemeve femërore, takuam mjekun Orion Gliozheni, i cili përveç informacioneve nëpërmjet dritare.net bën edhe një apel për të gjitha vajzat dhe gratë shqiptare. Ja se çfarë thotë ai…



Dritare.net – Doktor Gliozheni, ju keni qenë i pari që keni nisur metodën ‘in vitro’ në Shqipëri, (bebe në epruvetë), fëmija i parë ka ardhur në 2005. Si paraqitet situata sot, kërkesat për të sjellë në jetë një fëmijë nëpërmjet përdorimit të kësaj metode, janë shtuar, apo pakësuar?

Gliozheni: Është e vërtetë që kemi qenë të parët për fekondimin ‘ìn vitro’ në Shqipëri. Sigurisht fillimi nuk ka qenë i lehtë për shumë arsye, qoftë për vështirësitë teknike, pasi aparaturat kushtojnë, medikamentet kushtojnë, janë teknika që kanë një koste, kërkon njerëz të formuar, jo çdo gjinekolog mund ta bëjë këtë procedurë. orioni 3Padyshim që fillimi ka pasur edhe kundërshtitë ose përplasjet, për ta penguar këtë proces. Por gjërat kanë kaluar, në Shqipëri ka klinika serioze që punojnë në këtë fushë.

Ndërkaq edhe çiftet, të cilët kanë nevojë që të kenë një fëmijë me këto metoda, janë në rritje. Padyshim edhe gjendja ekonomike është disi më e mirë, krahasuar me 12 vjet më parë dhe mundësia për ta përballuar këtë metodë është më e mirë dhe si rezultat, numri i fëmijëve që lindin nga këto metoda është shtuar.



Dritare.net - Përse kërkesa për të pasur një fëmijë me këtë metodë është në rritje?

Gliozheni: E para, sepse është rritur numri i sëmundjeve seksualisht të transmetueshme dhe gjithashtu procesi i arritjes së shtatzënisë së parë kryhet në një moshë më të madhe. Nëse dikur vajza martohej 20 vjeç, tani mosha e martesës është rritur. Ndotja e mjedisit ka një rol të rëndësishëm, insekticidet, pesticidet, radiacioni, ushqimet jo të kontrolluara, obeziteti, të gjitha këto ndikojnë më shumë te mashkulli se te femra, për pasojë edhe në Shqipëri, si në të gjithë botën, numri i meshkujve me probleme është në rritje. Vlerësohet se meshkujt janë më të ndjeshëm ndaj këtyre faktorëve. 15 deri në 20 për qind kanë problemeve sterilitetin dhe gjysma e tyre zgjedhin fekondimin ‘in vitro’. Sigurisht një pjesë e tyre e arrijnë me metoda më të thjeshta, por 5 deri në 8 për qind kanë nevojë për teknikat e fekondimit ‘in vitro’.

Dritare.net - Sa janë shanset për të pasur sukses nëpërmjet kësaj metode?

Gliozheni: Shanset janë të lidhura me problematikën që ka çdo çift; nëse çifti është në moshë të re sidomos gruaja, shanset shkojnë deri në 60 për qind. Mosha e re konsiderohet nën 35 vjeç dhe mbi 40 vjeç, shanset shkojnë nga 5 për qind deri në 10 për qind. Sigurisht shanset e suksesit lidhen edhe me nivelin e klinikave. Klinikat që kanë teknologji

bashkëkohore dhe staf profesional, padyshim që kanë rezultate më të mira sesa klinikat e vogla me teknologji të vjetër dhe me një staf jo në nivelin e duhur.



PSE DUHET TË DHUROSH VEZË

Gliozheni: Çfarë ndodh kur njëri nga partnerët kërkon të riprodhojë, por ka paaftësi absolute për të riprodhuar? Në rastet e grave që nuk janë në gjendje të prodhojnë vezë, qoftë për arsye të moshës ose për një plakje të parakohshme të vezoreve, ose edhe si rezultat i një operacioni të bërë në vezore, lind nevoja e dhurimit të vezoreve nga një grua e shëndetshme. Ky proces është i kontrolluar nga ana mjekësore. Ata që dhurojnë, i nënshtrohen analizave dhe janë në moshë nën 35 vjeç. Në këto raste vezët e dhurueses bashkohen me spermatozoidet e bashkëshortit, krijohen embrionet në laborator dhe këto embrione futen në mitrën e gruas.orioni 1 Kështu gruaja do të ketë një fëmijë që është biologjikisht 50 për qind i çiftit, por që do të lindi nga barku i vetë gruas. Në Shqipëri akoma ka një mentalitet të prapambetur dhe gratë, vajzat shqiptare, e quajnë turp ose nuk e marrin në konsideratë procesin e dhurimit të vezëve. Ndërkohë që, ashtu sikundërse njerëzit dhurojnë gjakun, përse mos të dhurojnë edhe vezët? Janë gati të dhurojnë gjakun, por kur vjen puna për të dhuruar vezët, stepen. Ky është një proces fare i thjeshtë, pa rreziqe për gruan dhe ndihmon, sjell gëzim në familjen e një çifti me probleme që nuk kanë një fëmijë. Në këtë aspekt do t’i bëj një thirrje edhe grave, edhe vajzave të cilat janë të gatshme për ta bërë këtë proces, të paraqiten pranë klinikës ose pranë mjekut për të marrë informacionin e nevojshëm, për të dhuruar vezë.

PSE TË DHUROSH SPERMË

I njëjti proces është i vlefshëm edhe për meshkujt të cilët e kanë të pamundur të prodhojnë spermatozoide. Edhe në këto raste lind nevoja e një dhuruesi të spermës i cili është njësoj i shëndoshë dhe i kontrolluar. Tashmë në Shqipëri

është krijuar një kulturë në dhurimin e spermës, në radhët e meshkujve bëhet më thjeshtë, por nuk mund të krahasohemi me vendet e botës.

Janë në miliona rastet në botë të fëmijëve të lindur nga dhurimi i vezëve, këta janë fëmijë plotësisht të shëndetshëm dhe pikërisht dhurimi i vezëve ka sjellë gëzimin në familje të pashpresa, të rrezikuara për divorc, për shkak të paaftësisë në riprodhim.



NGRIRJA E VEZËVE PËR GRATË NË KARRIERË DHE JO VETËM

Dritare.net– ‘Social freezing’, kujt i vlen dhe çfarë të mirash ka, si vlerësohet ky proces në Shqipëri, ka femra të cilat ‘ngrijnë vezët’?

Gliozheni: Në kontigjentin e grave të cilat kanë vështirësi për të riprodhuar për hir të moshës përfshihen edhe gratë në karrierë profesionale, të cilat përpiqen të shtyjnë moshën e lindjes së fëmijës së parë, për shkak të punës. Kjo është bërë shumë evidente në vendet e zhvilluara, Italia e ka moshën mesatare rreth 34 vjeç dhe një pjesë e madhe e grave mendojnë për të lindur rreth moshës 40 vjeç, moshë ku kualiteti i vezëve nuk është më si në moshat e reja dhe aftësia për të riprodhuar ulet ndjeshëm. Ky fenomen ka filluar të ndjehet edhe në vendin tonë. Në këto raste, këtyre grave iu ofrohet një mundësi e re për të ruajtur aftësinë e tyre riprodhuese. Qysh kur janë në moshë të re, nën 35 vjeç, mund të ruajnë në ngrirje vezët e tyre për t’i përdorur në një moshë më të madhe, kur t’i nevojitet.

Ky proces njihet sot si ‘social freezing’ dhe në vendet e zhvilluar ka shumë gra që e aplikojnë këtë teknikë, për të ruajtur aftësitë e tyre riprodhuese.

Ka dhe një kontigjent grash. Ato që duhet të operohen për shkak të tumoreve, që po trajtohen me radioterapi, mund të ruajnë vezët përpara radioterapisë dhe t’i përdorin në një fazë të dytë.

Edhe burrat që kanë një tumor, që do të bëjnë radioterapi, ruajnë spermën në ngrirje për ta përdorur në një fazë të dytë.

Edhe në Shqipëri kemi filluar të kemi shumë rastet të tilla dhe sot klinika jonë e ofron këtë mundësi për këdo që ka këtë nevojë.


Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   116   117   118   119   120   121   122   123   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish