Shifrat
Sipas OKB në vitin 2012, kompanitë kishin 21 trilionë dollarë investime të huaja në mbarë botën. Por më shumë se 30 për qind e këtyre investimeve, ose 6.5 trilionë dollarë janë kanalizuar përmes parajsave fiskale.
Por si shmangen taksat përmes parajsave fiskale? Skema është e thjeshtë. Kompanitë i realizojnë të ardhurat në vendet e varfra ku kanë investuar, por faturojnë në këto vende shpenzime artificiale përmes parajsave fiskale.
Përmes shpenzimeve të fryra articialisht, të cilat nuk mund të kontrollohen pasi origjinojnë nga parajsat fiskale, kompanitë ulin në minimum fitimet e tyre dhe rrjedhimisht edhe taksat që duhet të paguajnë në vendet pritëse.
Këto para do ishin të mjaftueshme për të financuar mijëra projekte dhe për të përmirësuar jetën e miliona qytetarëve të varfër në mbarë botën.
Videoskandal/ Bashkia Korçë lyen rrugët me helm për të ngordhur qentë
Pamjet që shihni në këtë video janë të rënda. Një qen në qytetin e Korçës është duke dhënë shpirt, pasi është helmuar në rrugët e qytetit.
Sipas denoncimit të bërë në faqen “Animal Rescue Albania”, Bashkia e Korçës ka spërkatur rrugët e lagjeve të qytetit me helm, i cili shkakton ngordhjen e qenëve.
Viktima të këtij makabriteti të Bashkisë janë jo vetëm qentë e rrugës, por edhe qentë që e kanë një kujdestar dhe thjesht mund të shëtisin në rrugë.
Shoqata për mbrotjen e kafshëve i bën thirrje kryebashkiakut Sotiraq Filo, të mos shpërdorojë paratë publike për të blerë helm, por sipas ligjit të kryejë sterizilizimin e kafshëve.
Shihni pamjet:
Fotolajm/ Mos e ka bërë këtë zhytje në Panama Fevziu...?
Edhe pse skandali i pastrimit të parave “Panama Papers” po shpërhapet si një valë cunami në të gjithë botën, gazetari dhe drejtuesi i “Opinion”, Blendi Fevziu, vjen për njekësit e tij në rrjetet sociale me një foto zhytjeje... mos vallë nga Panamaja??
Fotolajm/ Ja projekti i vitit ’70 për qendrën e Tiranës
Ndërsa kryebashkaiku i Tiranës Erion Veliaj prezantoi këtë të martë projektin për kthimin në pedonale të sheshit “Skënderbej”, këshilltari i kryeministrit Edi Rama, për çështjet e territorit dhe urbanistikës, ka sjellë një foto të veçantë të qendrës së Tiranës.
Bëhet fjalë për një projekt se si ishte konceptuar qendra e kryeqytetit në vitet ‘70.
Foto është publikuar në profilin zyrtar në Facebook të Artan Shkrelit.
Disa këshilla dhe rregulla se si të bëni seks gjatë gjithë natës
Një orgazëm fantastike çdo natë është më shumë se sa kanë shpresuar pjesa më e madhe prej nesh – por a mund ta bëni partneren të ulërijë emrin tuaj në seanca të shumëfishta seksi, deri sa të ketë dalë dielli? Dhe të mos jetë false!
Nuk ka asgjë më eksituese, apo jo? Fatkeqësisht, të bësh seks gjithë natën nuk është aq e thjeshtë. Kjo ndodh sepse periudha qetësuese pas seksit e një mashkulli tipik mund të ftohë të gjitha qëllimet e nxehta. Eh, një pjesë e meshkujve të veçantë e bëjnë, por jo të gjithë! Megjithatë kemi lajme të mira. Me shembujt në vijim, jo vetëm që do të shkurtoni kohën e qetësimit pas aktit, por do mësoni si ta ndizni partneren, gjatë kohës që bëheni gati për t’iu kthyer lojës së seksit të shfrenuar
Fillohet me… ushqim
Rezultatet e një seksi fantastik në një çift të uritur arrihen vetëm nëse keni ngrënë më parë. Gjithashtu, ngopuni mes seancave, nëse keni planifikuar të bëni seks gjithë natën. Kështu që mos kini frikë t’i suleni frigoriferit. Ndërsa jeni te frigoriferi, shmangni patatet apo biftekun e mbetur: nuk ka asgjë seksi që mund të bëni me atë lloj ushqimi dhe vetëm sa do të rëndoni veten. Ajo që ju nevojitet për të mbajtur të ndezur atmosferën, janë ushqime, si: krem i rrahur, banane dhe puding. Ndërsa e ushqeni, rrëshqisni gishtërinjtë tuaj drejt gojës së saj dhe lëreni t’ju shijojë. Imitimi i seksit oral do ju kthejë mendimet drejt seksit dhe ushqimi do t’ju furnizojë sistemin. Dhe mos harroni akullin – kaloni një kub mbi buzët, poshtë shpatullave dhe mes gjoksit të saj. Asgjë nuk do ta eksitojë atë më shumë se kaq. Dhe mos u habisni, nëse raundi tjetër i seksit zhvillohet në kuzhinë.Seks gjatë gjithë natës: qëndroni ngjitur njëri-tjetrit. Shumë distancë pas seksit bën që ajo të ndihet e mënjanuar emocionalisht, gjë që mund të shkatërrojë mundësitë tuaja për të bërë seks gjithë natën.
Dush i ngrohtë dhe seks oral
E kush nuk ndihet i rigjallëruar pas një dushi? Përfitoni nga periudha qetësuese dhe shkoni të sapunoheni me partneren tuaj. Pastërtia ju ofron të paktën një të mirë, të cilën ju mund të mos e kishit marrë në konsideratë më parë – krijon më pak pengesa. Shumë femra nuk duan që mashkulli të jetë mbi to pas seksit, sidomos nëse nuk janë të pranishëm kondomët. Dhe ju mund të jeni hezitues për të njëjtën arsye. Seksi oral mund të jetë një alternativë dhe dushi mes raundeve i mban mundësitë e hapura për të dy. Seks gjatë gjithë natës: mos bini pre e rutinës. Lajeni dhe përkëdheleni njëri-tjetrin. Nëse doni me të vërtetë ta relaksoni partneren, bëjini një masazh skalpit, ndërsa i lani edhe flokët. Po përse ta qetësoni nëse keni ndërmend të bëni seks gjithë natën? Nëse doni ta eksitoni, qëndroni pas saj, sapunojeni, shpëlajeni dhe afrojeni kokën e dushit në zonat e ulëta të saj – përgatituni për rënkime pafund kënaqësie.
Nëse doni seks 12 orë, gjeni pozicionet e duhura…
Edhe femra më e ndrojtur është e ndjeshme ndaj pornos, sidomos kur është shumë e eksituar. Vendosni një DVD të pisët pas seksit të dalldisur dhe bëni detyrimet tuaja në shtrat. Ideja është ta mbani atë nën dëshirën e zjarrtë, deri sa të jeni gati për seancën tjetër. Mbajeni pranë dhe tregojini gjithë gjërat e prapa që do t’i bëni. Kombinimi i zërit tuaj me figurën do ta bëjnë të drithërohet përpara kohe. Seks gjatë gjithë natës: ka mundësi që ajo mund të shkojë në orgazëm ndërsa sheh DVD-në seksi – përpiquni ta parandaloni. Inkurajojeni t’i shfaqë këto për ju, por mos e lini të shpenzojë të gjithë energjinë seksuale, derisa ju të jeni karikuar sërish. Besoj se do të donit ta ruante këtë vetëm për ju.
Shmangni tendosjet e tepërta
Sekreti për të bërë seks gjithë natën është të vendosni një ritëm që nuk do t’ju vrasë – “i shpejtë dhe i furishëm” nuk është fjala kyç për këtë rast. Përfitoni nga pozicionet e seksit që nuk kërkojnë qëndresë atletike. Pozicioni i misionarit mund të tingëllojë mjaft i thjeshtë, por shpatullat do të jenë duke u përgjëruar për pak pushim, pas disa orësh. E njëjta ndodh edhe me pozicionin e kalërueses; muskujt e kofshëve të saj do të dhëmbin, pasi ju ka kalëruar intensivisht. Në vend të këtyre, provoni diçka si rrjeta e merimangës; shiheni njëri- tjetrin me fytyrë, ndërsa jeni shtrirë mënjanë dhe lejoni këmbët të gërshetohen. Ky pozicion praktikohet për kontakt të afërt, penetrim të thellë dhe orgazëm të lehtë – çfarë ka për të mos u dashur? Seks gjatë gjithë natës: mos kini frikë të dremisni pak nëse jeni të rraskapitur, por mos dilni nga karakteri – vazhdoni t’i flisni njëri-tjetrit. Shtrihuni në pozicionin e lugës në mënyrë që të dy jeni njësoj kur të zgjoheni dhe gati për të nisur sërish.
Masazhi sensual e shkrin atë si gjalpë
Nëse keni ndërmend të vazhdoni derisa errësira të jetë larguar, trupat do të kenë nevojë për një kohë për veten. Përkëdheleni njëri-tjetrin me masazhe të ndërsjella, duke i kushtuar vëmendje të veçantë shpatullave, shpinës, të ndenjurave dhe kofshëve. Duke e përkëdhelur njëkohësisht fort dhe butë në këto zona do ta bëni të shkrijë si gjalpë. Një masazh i thjeshtë me duar mund të bëjë çudira. Merrni kohë të mjaftueshme për të eksploruar trupat tuaj, ndërsa diskutoni për orgazmën e ardhshme që keni ndërmend t’i dhuroni. Sërish, kombinimi i zërit me prekjen mund ta çmendë deri në epsh. Seks gjatë gjithë natës: provoni ta bëni këtë në pozicionin e rrjetës së merimangës, që duket e përshtatshme për masazhe të lehtë. Ndërsa e ngacmoni me prekje, ndihuni i lirë për t’u hedhur në puthje të zjarrtë apo kafshim në vend pikant.
I ngadalti dhe i vazhdueshmi fiton garën
Nëse doni ta kaloni vijën e finish-it, duhet të kaloni përmes këtyre shembujve. Mos e shihni periudhën e qetësimit pas aktit si një pengesë; është me të vërtetë një bekim i maskuar. Në fund të fundit, sa më shumë të rikuperoheni, aq më i mirë do të jetë seksi. Me pak planifikim dhe me shumë epsh, do të shihni yje edhe kur dielli të ketë kohë që ka dalë. Si ju duket tashmë agimi?!
Video/ ISIS rrëzon avionin luftarak të Sirisë, marrin peng pilotin
Një avion luftarak i ushtrisë Siriane është rrëzuar në Aleppo të Sirisë pasi u godit nga një raketë tokë-ajër.
Rasti është konfirmuar edhe nga ushtria siriane, e cila thotë se, raketa u lëshua nga terroristët e Al-Nusra, të lidhur me Al-Kaedën. Piloti mundi të shpëtonte pasi u hodh me parashutë.
Ai është marrë peng nga terroristët e Al-Nusra, të cilët kanë publikuar edhe video të momentit kur e kanë kapur.
Video/ Amber Rose, zhgënjyese me linjat reale të trupit...
Amber Rose njihet për linjat e trupit seksi. Por, në videon më poshtë ajo duket shumw ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim kur përdorë photoshop.
Rose shihet se “gënjen” me format trupore kur shfaqet nëpër fotografi, pasi video dëshmon të kundërtën, ajo ka shumë celulit, shkruan “Gazeta Express”.
Video/ I publikojnë videon delikate, ja si reagon Albana Osmani
Rrjetet sociale, së fundmi me të madhe, pwrveç se si platformë e postimit të imazheve kanë filluar të luajnë edhe një tjetër rol.
Ato, tashmë po përdoren edhe si dritare ku njerëz të caktuar në një formë ose tjetër, demaskojnë të tjerët dhe sidomos “viktimat” e poreferuara janw figurat publike.
Në të njejtën linjë ishte edhe veprimi i fundit i faqes instagwnjim ku mes tjerash, ka publikuar një video nga interpretimi i një kënge nga Albana Osmani në “Top Fest 5”.
Bukuroshja, atëbotë çalonte mjaft, si shumica e vajzave të Shqipërisë në theksin e gjuhës angleze duke tingëlluar paksa qesharake.
Por, ajo që ka befasuar më së shumti ishte reagimi i vetë prezantueses, që videon e ka shpërndarë duke qeshur, dëshmi kjo se me sa sportivitet e ka marrë këtë postim.
Madje, Albana edhe e ka falemnderuar faqen që i solli në kujtesë këtë moment të lezetshëm.
Nuk janë të rralla rastet kur reagimet janë diametralisht të kundërta nga ky i Albanës, dhe shpeshherë degjenerojnë në kërcënime e hakmarrje të ulëta./prive.al/
Modelja nga Elbasani: Lorik Cana më puthi në një klub nate
Kualifikimi i Kombëtares shqiptare të futbollit në “Euro 2016” u festua me një natë harbimi të vërtetë në “Crazy Calvin”, ku futbollistët tanë pas fitores me Armeninë, u pritën si heronj në aeroportin e Rinasit.
Dhe për të festuar bashkë me ta me alkool, muzikë dhe foto kishin ardhur për t’i argëtuar me prezencën e tyre disa nga vajzat më të njohura të ekranit e rrjeteve sociale, mes të cilave dhe vajza juriste e Eli Farës, e cila bëri foto me të gjithë futbollistët.
Por më shumë se çdo vajzë tjetër, bëri përshypje kërcimi shumë afër i kapitetit të Kombëtares, Lorik Cana, me Esterina Tafilin, modelen nga Elbasani, e cila ka marrë pjesë në “Big Brother 7”.
Për “Story” ajo rrëfeu momentet e kërcimit më idhullin e saj sipër një banaku.
“Kërcyem afër dhe e bukura ishte që e mori një vajzë tjetër për të kërcyer Lorikun, por ai zgjodhi të kërcente me mua. E kisha ëndërr ta takoja dhe me të vërtetë që m’u duk shumë i bukur dhe i thjeshtë.
U emocionova më shumë në momentin që më lejoi të kërceja pranë tij”.
Hamendësimeve nëse ajo flirtoi atë natë me Lorikun u përgjigj: “Më bëri realitet ëndrrën time, sepse kam pasur gjithmonë qejf ta takoja.
Që nga nata që e takova mund të them, që ai është vërtet një mashkull tërheqës.
Pyetjes nëse u ndje mirë pranë tij iu përgjigj: “Fotot flasin vetë, u ndjeva sikur njiheshim prej kohësh. Unë e falenderova që më zjodhi mua të kërcenim bashkë, edhe pse aty kishte plot vajza të tjera, ndërsa ai më buzëqeshi, e më dha një puthje.
E kush nuk do të donte një flirt me Lorik Canën, çdo femër do e donte. Ua siguroj! Edhe pse ai në fakt është një burrë i martuar, do të më pëlqente ta njihja më tepër, si shok”,- përfundoi rrëfimin e saj Esterina.
06/04/2016/.......................................
Tiranë, pranga inspektorëve të karburanteve, mashtronin me cilësinë
Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar ndalimin e disa inspektorëve të Inspektoratit Qendror Teknik (IQT), të dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv” dhe “Shpërdorimit të detyrës”. Urdhërat e ndalimit janë zbatuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit gjatë ditës së sotme.
Hetimi ka nisur në bazë të referimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, në bazë të të cilit kishte dyshime se punonjës të IQT-së kryenin kontrolle fiktive dhe nuk raportonin shkeljet e konstatuara, në këmbim të parave.
Në bazë të këtij informacioni, Prokuroria regjistroi procedimin penal dhe zhvilloi hetimet, në bazë të të cilave u krijuan dyshime të arsyeshme se, për shkak të kompetencave që punonjësit e kësaj drejtori kanë, të cilët e shtrijnë veprimtarinë e tyre në të gjitha subjektet që tregetojnë hidrokarbure të ndryshme, gjatë kontrollit që ata ushtrojnë, kostatojnë parregullesi në dokumentacion e subjekteve dhe në cilësinë e hidrokarbureve dhe këto kostatime ata nuk i paraqitin në aktet e kontrollit, me qëllim përfitimin në mënyrë të paligjshme nga ana e administratorëve të subjekteve, që varjojnë nga 20.000 deri në 50.000 lekë, në varësi të shkeljeve te kostatuara.
Prokuroria e Tiranës, pasi siguroi informacionin e nevojshëm hetimor, urdhëroi ndalimin e menjëhershëm për punonjësit e IQT-së, si më poshtë:
1. Sandër Prenga, i datëlindjes 1967;
2. Dorjan Flamuraj, i datëlindjes 1981;
3. Alton Kasembi, i datëlindjes 1974;
Ndërkohë, Prokuroria po vijon hetime edhe për persona të tjerë të përfshirë në këtë vepër penale.
Ardit Gjebrea spiunon spiunin e Sigurimit: Miku im i ngushtë…
Moderatori Ardit Gjebrea ka bërë një deklaratë shokuese se si i ka shpëtuar internimit në kohën e regjimit komunist.
Në një rrëfim në Facebook, Gjebrea ka deklaruar se ka qenë me fat në atë kohë, pasi spiuni që i ishte caktuar nga Sigurimi i Shtetit ka qenë shoku i tij i ngushtë me nofkën ‘artisti’, i cili sot nuk jeton më.
Statusi i Ardit Gjebresë në Facebook:
Dikur, ne vitet ‘80 e vetmja dritare me ajer ndryshe per shqiptaret, ishte televizioni italian. Fshehurazi, me antena punedore, shihej “me miza” (sic i thonin dikur) kanali TV qe te mbushte me muzike, sport, filma etj.
I prirur nga muzika, kur mbaronte San Remo, te nesermen ne shkollen e mesme, sapo filluar, komentoja me pasion c’kisha pare ne TV dhe riprodhoja kenget qe mbaja mend.
Keshtu kaloi pak kohe dhe nje dite, nje shok i shkolles, me terhoqi menjane e me thote: “Eja te te percjell ne shtepi”.
Ishim vetem 16 vjec kur nisi te me thote: “Te lutem mos komento më per TV italian, te lutem mbylle gojen se po më merr ne qafe”.
U cudita, pasi ishte nje nder shoket e mi te mire. Po nuk e la cudine time te pakej kur shpertheu: “Une nuk kam faj, por me detyruan te firmos dhe jam bashkepunetor i sigurimit te shtetit”.
Filloi te me tregoje se si e kishin detyruar ne rruge te ndiqte dike, e kishin futur ne nje shtepi perdhese dhe me detyrim, duke qene se Partia kish nevoje per informata te njerezve qe nuk e donin, ai duhej te raportonte cdo muaj, per njerezit qe propagandonin kunder regjimit.
Nuk i besoja vesheve!
Nuk fola. Qe nga ajo dite “artisti” (keshtu e kish pseudonimin) me tregonte se si te pakenaqur nga raportet e tij, e kishin edhe rrahur keq, sepse nuk i spiunonte shoket. Dhe ishte nje djale shume i mire vertete.
Nuk i beri asnjehere kujt keq, por me nderrimin e sistemeve, ajo firme adoleshenti e beri gjithsesi te ndihej keq dhe iku. Iku jashte vendit, sepse nuk duronte dot turpin dhe bente cdo lloj pune per te mbajtur familjen e tij.
Mora nje lajm te hidhur… “Artisti” na ka lene… pa u bere dot kurre artisti qe enderronte, për të na lënë ne të vijonim rrugen, sepse mund të na kish bere gjemen dhe kush e di ku mund te ishim me kenget italiane qe kendonim atehere, si shume e shume te tjere.
Dhe teksa po bekoja shpirtin e tij sot, mendova gjithe ata “te zellshem” qe ne ate kohe derguan sa e sa neper burgje apo ne internim per agjitacion e propagande dhe sot, pa i vrare ndergjegja, duke ditur qe dosjet nuk do hapen ndonjehere, kush e di ku i kemi?! Ne ndonje vend pellumbash, ku prape ndoshta bejne keq, ne ndonje biznes privat ku me njohjet e tyre bllokojne te tjeret me konkurence te pandershme, ne ndonje auditor ku japin leksione edhe morali etj, etj, etj.
Dhe ata jane te sigurte nen ombrellen e jomoralit dhe mosguximit te sistemit qe dosjet nuk i hap, por edhe mund t’i kene zhdukur nga frika e ndonje kasaphane kolektive. Kush e di ku e kane gjetur pasqyren magjike qe “mbron” ndergjegjen inekzistente!
“Artisti” iku ne paqe me veten dhe me ne, per te lene pas sa e sa firma qe si kucedra ende jetojne me panginjen e te keqes.
Paqe aty ku je, miku im i mire!”.
Foto/ Helikopteri i rëzuar në Shkodër, dyshohet për tre të vdekur
Tre persona dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes së një helikopteri në aksin Shkodër-Hani i Hotit, më saktë në fshatin Grizhë të Malësisë së Madhe.
Kështu bën të ditur kryetari i Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, i cili fillimisht tha se, një person ka humbur jetën.
Ai shton se në bordin e helikopterit ka pasur të paktën 4 persona, njëri prej të cilëve ka shpëtuar, ndërkohë që një i plagosur është transportuar në gjendje të rëndë për në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Ndërkaq burime nga spitali i Shkodrës kanë bërë të ditur se janë raportuar tre persona të vdekur, njëri prej të cilëve është piloti i helikopterit dhe një i plagosur.
Helikopteri që mendohet se ka pasur një avari dhe ka rënë në liqenin e Shkodrës, mendohet se është i tipit “EC 145”, një prej tre ekzemplarëve të rinj që u blenë nga ana e FA-së, vetëm pak muaj më parë në bazë të një kontrate me një kompani franceze.
Helikopteri mesohet se ka qenë në fluturim rutinë praktikues, me gjasa për trajnimin dhe stërvitjen e pilotëve me këtë agregat.
Nga sa mësohet, tre helikopterë ushtarakë janë nisur nga Tirana pas tragjedisë, për të bërë dhe rikuperimin e viktimave dhe të të plagosurve drejt kryeqytetit .
Nga informacione jo zyrtare mësohet se, janë 3 persona që kanë humbur jetën, nga 5 persona që kanë qenë në bord.
Ndërkohë më herët Ministria e Mbrojtjes reagoi duke thënë se, nuk ka ende dijeni nëse helikopteri i rrëzuar është i Forcave të Armatosura Shqiptare.
Foto/ Rrëzimi i helikopterit në liqenin e Shkodrës vishet me mister...
Helikopteri ushtarak që u rrëzua rreth orës 14:00 ka rënë në Liqenin e Shkodrës rreth 150 metra nga bregu, konfirmojnë burimet nga Policia e Shkodrës.
Mësohet se policia do të ndërhyjë me mjete lundruese për të nxjerrë nga helikopteri trupat e personave që ishin në bord. Raportet paraprake thonë që janë 2-3 të vdekur, pasi në bordin e helikopterit kanë qenë tw paktwn 5 persona. Megjithatë këto shifra nuk janë të konfirmuara.
Helikopteri është fundosur në liqen dhe në sipërfaqe qëndron vetëm një pjesë metalike.
Helikopteri i porsaardhur
Helikopteri është i modelit “EC 145” i ushtrisë shqiptare njëri nga 3 që kanë ardhur pak javë më parë (në foto).
Informacionet në lidhje me këtë ngjarje janë të paqarta ndërsa një herë thuhet se, është një helikopter i ministrisë së Brendshme dhe më pas i Ministrisë së Mbrojtjes.
Edhe pse helikopteri është i shtetit shqiptar, asnjë prej institucioneve nuk ka dhënë informacion në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, por janë mjaftuar me faktin e nisjes së mjeteve fluturuese drejt Shkodrës.
A po fshihet diçka pas rrëzimit të këtij helikopteri, apo me të vërtetë institucionet shtetërore nuk kanë asnjë informacion se ku fluturojnë helikopterët e Shqipërisë?
Identifikohet njëri nga pilotët e helikopterit të rrëzuar në Shkodër
Autoritetet kanë identifikuar njërin prej pilotëve të helikopterit ushtarak që u rrëzua në liqenin e Shkodrës.
Ai është piloti Gerald Baramuça dhe ka mundur që t’i mbijetojë përplasjes. Piloti Muça është nxjerrë dhe është dërguar në spital, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë, dyshohet se janë dy persona që kanë humbur jetën, ende të paidentifikuar.
Foto/ Ky është helikopteri që u rrëzua në liqenin e Shkodrës
Helikopteri i modelit “EC 145”, ka rënë rreth orës 14:00 në Liqenin e Shkodrës dhe është një nga tre helikopterët që janë blerë së fundi nga Franca, në shërbim të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Ai është një nga dy helikopterët që shikoni në foton e mësiperme.
Foto/ Mbrojta: Ja dy pilotët që humbën jetën dhe piloti që shpëtoi
Sipas planit të fluturimit helikopteri “EC 145”, me numër bordi 637, me ekuipazh në bord 3 persona, kapiten Florian Deliaj, toger Donald Hoxha dhe ushtar profesionist Gerald Baramuça, janë nisur nga Farka sot në orën 12:10 në një fluturim stërvitor në përputhje me programin e planifikuar dhe miratuar më parë.
Në orën 13:45 ka qenë kontakti i fundit që helikopteri ka pasur me Qendrën e Kontrollit dhe Raportimit në Rinas.
Pas humbjes së kontaktit, është nisur drejt zonës ku u humb kontakti një helikopter kërkim–shpëtimi.
Ministri i Mbrojtjes dhe ministri i Shëndetësisë janë nisur drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, ku ndodhet njëri prej pjesëtarëve të ekuipazhit, ushtar profesionist Gerald Baramuça.
Paraprakisht mësohet se banorë të zonës kanë nxjerrë me varka një pilot të plagosur në dorë. Ndërkohë mësohet se sipas ushtarakut të nxjerrë nga liqeni, janë dy pjestarë të ekuipazhit që sipas tij kanë humbur jetën.
Konfirmohet se ka ndërruar jetë kapipteni Florian Deliaj dhe togeri Donald Hoxha.
Ndërsa i plagosur është ushtari profesionist, Gerald Baramucca.
Nga burime zyrtare mësohet se, helikopteri kishte kryer një fluturim nga Farka, ku ishte nisur në mëngjes, në drejtim të Malësisë së Madhe, saktësisht në Vermosh.
Fotolajm/ Ja i mbijetuari i aksidentit të sotëm me helikopter
Gerald Baramuça, me detyrë ushtar profesionist, është i shpëtuari i aksidentit të sotëm ajror të ndodhur në liqenin e Shkodrës në fshatgin Grizhë të Malsisë së Madhe.
Mapo.al ju sjell disa nga fotot e të mbijetuarit, ndërkohë që mësohet se kanë humbur jetën piloti Florian Deliaj dhe Donald Hoxha, kapiten.
Aksidenti, nxirren dy trupat nga helikopteri i fundosur në liqenin e Shkodrës
Autoritetet kanë mundur të nxjerrin nga bordi i helikopterit të rrëzuar në liqenin e Shkodrës dy trupat e pajetë të ushtarëve.
Ministria e Mbrojtjes konfirmoi se viktimat janë kapiten Florian Deliaj dhe toger Donald Hoxha.
Kurse personi i tretë është, Gerald Beramuça, ushtar profesionist. Ky i fundit ndodhet në spitalin e Shkodrës jashtë rrezikut për jetën, kurse trupat e dy viktimave janë dërguar në morgun e qytetit verior.
Foto+Video/ Helikopteri i ri u ble nga FA Shqiptare në tetor 2015
Ky është helikopteri i ri që u ble nga ushtria shqiptare në 31 tetor 2015, publikuar nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, e cila e bëri zyrtare blerjen e 3 helikopterëve të tipit “EC- 145”.
Komunitata e shtypit të MM-së më 31 Tetor 2015:
Forcës Ajrore i janë shtuar dy helikopterë të rinj për operacionet SAR (kërkim-shpëtim), ndërsa katër mjete të blinduara i shtohen Policisë Ushtarake.
Në Bazën Ajrore të Farkës është zhvilluar ceremonia e dorëzimit të dy helikopterëve të rinj të tipit “EC-145” në konfigurimin SAR (kërkim-shpëtim), si dhe katër mjeteve të blinduara të klasit “IVECO- Lince” për Policinë Ushtarake.
Në ceremoninë e dorëzimit ishin të pranishëm ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, komandanti i Forcës Ajrore, gjeneral brigade Vladimir Avdia, ambasadori i Republikës së Francës në Tiranë, z. Bernard Fitoussi, i ngarkuari me punë i Italisë Marcello Cavalcaselle, atashe ushtarakë të akredituar në vendin tonë etj.
Kodheli, duke përshëndetur në këtë ceremoni, tha se “Përfundimi i programit të modernizimit të Forcës Ajrore me gjashtë helikopterët, të cilët operojnë me të njëjtat standarde si në ushtritë e Aleancës, si dhe me përgatitjen e pilotëve dhe teknikëve pranë kompanive me prestigj në fushën e fluturimit, do të bëjë që Forca jonë Ajrore të jetë një vlerë e shtuar, jo vetëm për garantimin dhe rritjen e sigurisë dhe cilësisë së shërbimeve ajrore brenda vendit”.
Me këtë rast, ministrja Kodheli ka falënderuar mbështetjen e aleatëve dhe miqve tanë të Francës, Gjermanisë dhe Italisë, por edhe të gjithë përfaqësuesit dhe trajnuesit e vendeve mike.
Dëshmitë: Helikopteri fluturoi shumë pranë çative të shtëpive
Një dëshmi vjen në postën elektronike të faqes në Facebook, ku një person shkruan se helikopteri ushtarak është parë sot në mesditë të fluturojë në territorin e Dibrës në një distancë shumë të ulët.
Madje dëshmitari shkruan se, aq pranë sa fluturoi helikopteri, u dyshua se mos po ulej në ndonjë zonë të Maqellarës.
“Helikopteri është pare dhe ne territorin e Dibrës në një distance shumë të afërt me token dhe menduam mos ka destinacion Maqellaren për ndonjë ngjarje”./BW/
Tragjedia e helikopterit, dëshmitari: I plagosuri kërkoi ndihmë, foli serbisht
Një prej dëshmitarëve dhe personi që ka transportuar ushtarin e plagosur, Gerald Baramuça, ka treguar se ai i kishte kërkuar ndihmë në gjuhën serbe.
Skënder Cenaj, banor i zonës ka treguar për median në Shkodër se, kur kishte shkuar tek i plagosuri Baramuça, ky i fundit i ka kërkuar ndihmë në gjuhën serbe.
“I plagosuri nuk kishte vetëdijen në momentin kur kemi shkuar tek ai. Mendonte se kishte rënë në tokën e Malit të Zi”,- është shprehur dëshmitari.
Burime nga fshati Grizhdë kanë treguar peshkatarin që ka shpëtuar ushtarin e plagosur, Gerald Baramuça.
Ai është Gjild Ajazi nga fshati Grizhdë. Por peshkatarit që ka shpëtuar ushtarin, i ka marrë telefonin Drejtori i Policisë së Shkodrës, i cili i ka fshirë të gjitha fotot që ai kishte bërë.
Ky veprim duket se është ndërmarrë nga drejtori i Shkodrës, për të fshirë provat e të vërtetës që mund të dalë.
Rrëzohet helikopteri, fshihen provat e ngjarjes. Ushtria rrethon zonën
Misteri vazhdon të mbulojë tragjedinë ku një helikopter i Forcave të Armatosura u rrëzua në Malësinë e Madhe duke i marrë jetën dy pilotëve, ndërsa një ushtar profesionist, Gerald Baramuça mundi të shpëtojë.
Burime nga fshati Grizhë, kanë bërë të ditur se ushtria ka rrethuar zonën ku u rrëzuar helikopteri “EC-145” i ushtrisë shqiptare. Gjithashtu, dëshmitarëve që kanë parë ngjarjen dhe e kanë dokumentuar me foto, u janë marrë celularët nga ana e drejtorit të Policisë së Shkodrës, i cili ua ka fshirë të gjitha.
Të njëjtat burime kane treguar se helikopteri i ushtrisë gjendet në një thellësi prej 3 metrash nën ujë.
Burime nga fshati Grizhdë kanë treguar edhe personin, peshkatarin që ka shpëtuar ushtarin e plagosur, Gerald Baramuça.
Ai është Gjild Ajazi nga fshati Grizhdë. Por peshkatarit që ka shpëtuar ushtarin, i ka marrë telefonin Drejtori i Policisë së Shkodrës i cili i ka fshirë të gjitha fotot që ai kishte bërë.
Ky veprim duket se është ndërmarrë nga drejtori i Shkodrës për të fshirë provat e të vërtetës që mund të dalë.
Një prej dëshmitarëve dhe personi që ka transportuar ushtarin e plagosur, Gerald Baramuça, ka treguar se ai i kishte kërkuar ndihmë në gjuhën serbe.
Skënder Cenaj, banor i zonës ka treguar për median në Shkodër se kur kishte shkuar tek i plagosuri Baramuça, ky i fundit i ka kërkuar ndihmë në gjuhën serbe.
“I plagosuri nuk kishte vetëdijen në momentin kur kemi shkuar tek ai. Mendonte se kishte rënë në tokën e Malit të Zi”,- është shprehur dëshmitari.
Bazo: Helikopteri u ble në nëntor 2015, pilotët të trajnuar jashtë
Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm ka bërë publike detajet zyrtare sa i përket aksidentit të ndodhur ditën e sotme në Malësi të Madhe.
Referuar rrëzimit të helikopterit të Forcave të Armatosura, Gjeneral Jeronim Bazo tha se gjatë një fluturimi stërvitor rutinor dhe të planifikuar më parë.
“Helikopteri i tipit ‘EC-145’ kishte në bord në ekuipazh kapiten Florian Deliaj, toger Donald Hoxha dhe ushtarin Gerald Baramuça. Me keqardhje më duhet të bëj me dije se kapiteni dhe togeri kanë humbur jetën, ndërsa personi i tretë i ekuipazhit po trajtohet në spitalin rajonal të Shkodrës, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën”,- tha gjeneral Bazo.
Sipas tij, FA-të kanë humbur dy ushtarakë dhe pilotë të talentuar.
“Në emër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të gjithë përsonelit me uniformë ose jo përcjellim ngushëllimet e sinqerta për familjarët. Ministria e Mbrojtjes ka angazhuar të gjitha forcat për të hedhur dritë se në çfarë rrethanash ka ndodhur ky aksident”,- tha Shefi i Shtabit të Përgjithshëm.
Sipas tij, helikopteri i tipit “EC-145” është futur në përdorim në nëntor të vitit 2015 dhe janë marrë si pjesë e Forcave të Armatosura përmes kontratave të rregullta.
“Itinerari i flutirimit ishte brenda trajektores së miratuar, pasi ky helikopter shërbente për operacionet e kërkim-shpëtimit. Të dy pilotët ishin të trajnuar brenda dhe jashtë vendit”,- deklaroi Jeronim Bazo.
Ai ka kërkuar mirëkuptimin e gazetarëve, që të presin derisa aksidenti në fjalë të zbardhet si rezultat i hetimeve./javanews.al/
Kukan: Raste si i Armando Prengës, të papranueshme në Parlament
Eurodeputeti Eduard Kukan, ka bërë të ditur se do të prezantojë një amendament të ri për rezolutën e integrimit të Shqipërisë në BE për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Në një intervistë për “ABC News”, Kukan tha se raste si i ai deputetit Armando Prenga janê të papranueshme për BE-në dhe nuk duhen të përsëriten në zgjedhjet e ardhshme. Kukan shpjegon edhe insistimin e tij për amendamentin për emërimin e drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së. Rezoluta për Shqipërinë do të diskutohet në 13 prill dhe do tê votohet në 14 prill në seancë plenare të PE-së.
Do'stlaringiz bilan baham: |