Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu


Ja statusi i plotë i kryedemokratit Lulzim Basha në Facebook



Download 6,39 Mb.
bet132/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   128   129   130   131   132   133   134   135   ...   352

Ja statusi i plotë i kryedemokratit Lulzim Basha në Facebook:

“Lideri global ka marrë së fundmi një angazhim mbi të zakonshmen, ka vendosur të mësojë amerikanët si të zgjedhin Presidentin e tyre. Nuk është nga ato pleqërimet me Koçon te lapidari i Vunoit, është një punë që kërkon ta bëjë tani, sa më shpejt.

Pasi e ndriti në Shqipëri, duke vendosur krizën dhe varfërinë më të thellë, duke instaluar oligarkinë kriminalo­korruptive, duke konkuruar edhe Trumpin për pasuri personale, pasi shkel çdo ditë ligj dhe kushtetutë, kokoshi ka gati recetën për presidencialet amerikane.

Arroganca dhe deliri si rregull e kanë një kufi, por lideri botëror po tregon se për të, këto çrregullime janë të pamata. Amerikanët shpesh e gjejnë një Borat për të kaluar ca orë në ekrane apo kinema.

Kësaj radhe regjisorët s’kanë nevojë të lodhen shumë. Personazhi është vetofruar”.
Video+18/ Bleona e tepron, i tregon zogun Arian Çanit në emision
Në emisionin “Your Face Sounds Familiar”, kengëtarja Bleona Qereti e ka tejkaluar veten dhe etikën televizive, duke i treguar “zogun” e saj live në emision moderatorit Arian Çani, i cili i ulur pranë saj në të njëjtën juri, është shquar për “ngacmimet” që i bënë në çdo puntatë këngëtares së famshme.
Sulmet në Paris, prangoset i shumëkërkuari Mohamed Abrini
Një nga persona të më të kërkuar për sulmet terroriste në Paris, të ndodhura në 13 nëntorin e vitit 2015 është vënë në pranga gjatë ditës së sotme.

Bëhet fjalë për Mohamed Abrini. Franko-marokeni ishte i fundit i komandos terroriste që shkaktoi 130 persona të vdekur në sulmin e Parisit.

Abrini është filmuar nga kamerat e sigurisë së bashku me Abdeslam Salah dhe ishte një ndër personat më të kërkuar. Ai ka qenë personi që drejtonte makinë “Renault Clio”, që është përdorur në sulmet terroriste të Parisit.

Abrini ishte shpallur në kërkim nga policia franceze në datën 24 nëntor 2015.




Veprimet e shqiptarit më të urryer në botë, angazhojnë Presidentin Obama
Disa muaj më parë, shqiptari Martin Shkreli u bë njeriu më i urryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi rriti në mënyrë stratosferike çmimin e një ilaçi për personat e sëmurë me HIV/AIDS.

Kjo gjë shkaktoi shumë debat në publik, pasi Shkreli nuk pranonte të ulte çmimin e barit, duke thënë se, kompania e tij kishte shpenzime të mëdha.

Kjo ka bërë që Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, të propozojë idenë e “transparencës së ilaçeve” për buxhetin e vitit 2017.

Sipas idesë së Obamës, kompanitë farmaceutike do të duhet që të shënojnë shpenzimet e ndryshme që bëjnë, për testimin e produkteve të tyre.

Nëse ky ligj miratohet, do të jetë i vlefshëm për shtetet Masaçusets, Vermont, Nju Jork dhe Kaliforni.

Cameron e ka pisk, rrezikon dorëheqjen prej skandalit “Panama Papers”

David Cameron është akuzuar për pronësinë e aksioneve të babait të tij në “Panama Papers”. Kjo aferë e babait të Cameron nga ana e tyre është quajtur “hipokrizi”.

Të enjten, kryeministri britanik tha se ai i shiti aksionet para se të bëhet kryeministër, ku tha se ai kishte paguar të gjitha taksat në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të fitimeve nga shitja e 30 mijë funteve, shkruan BBC.

Opozita ka kërkuar nga kryeministri Cameron t’i publikojë të gjitha detajet për investimet e tij të fundit, ndërsa deputetët i kanë bërë thirrje Komisarit të Standardeve për të parë se pse aksionet e tij nuk janë shpalosur në regjistrin e interesave financiare të deputetëve.

Deputetët konservatorë kanë mbrojtur kryeministrin Cameron, edhe pse shumë të tjerë po e kritikojnë atë për pasurinë e fshehur nga ana e babait të tij.
Athinë/ Tahiri - gazetarit: “Fike kamerën, s’më plas fare kush je”
Ka shënuar një incident të shëmtuar takimi i Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, me emigrantët shqiptarë në Athinë, ku ai ka pasur një përplasje me një gazetar.

Tahiri i ka kërkuar gazetarit Shpëtim Zinxhiria që të mos xhironte takimin, me një fjalor prepotent.

Vetë gazetari ka publikuar në profilin e tij në Facebook, debatin që ka pasur me ministrin e Brendshëm të Shqipërisë.

“Ministër gangster apo rrugaç? Priste një falje nga ministri po më kot, pasi gangsterët nuk dinë të sillen si njerëz, nuk dinë se ç’është edukata dhe personaliteti aq më keq kur janë të veshur në pushtet. Nuk respektojnë moshën edhe pse përball kanë baballarët e tyre…”,- shkruan Zinxhiria.

Gazetari shton se: “Kamera u fik në një kohë që ministri kishte humbur toruan dhe po u kthente përgjigje emigrantëve me zë të lartë”, por shton se askush nuk mund ta mohojë këtë incident, pasi është filmuar nga zëdhënësi i ministrit me audio dhe kamera amatore.

DEBATI

Ministri: Fike atë kamer ti more!

Gazetari: Bëj detyrën!

Ministri: Çfarë je ti?

Gazetari: Jam gazetar, unë punën time ti punën tënde!

Ministri: As më plas fare!

Ambasadori, gazetarit në vesh: po deshe fike atë kamerën…

SHBA, të shtëna në bazën ushtarake, dy persona humbin jetën

Të paktën dy persona kanë humbur jetën si pasojë e disa të shtënave në bazën e forcave ajrore ushtarake pranë San Antonio në Texas, SHBA.


Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje duke bllokuar bazën ushtarake, ndërsa mediat vendase raportojnë se viktimat ndodhen në vendngjarje.

Autoritetet kanë urdhëruar mbylljen e të gjithë shkollave dhe qendrave të zhvillimi të fëmijëve.

Ngjarja ka ndodhur në orën lokale 08:45, ndërsa për viktimat u raportua një orë me vonesë.

Në orën 08:00 të mëngjesit baza organizoi paradën e diplomimit të bazës të forcave ajrore të trajtimit ushtarak.

Ende nuk dihen arsyet dhe agresorët e kësaj ngjarjeje.

Befasuese, zbulohet ilaçi kundër plakjes

Një pilulë kundër plakjes që do të mund të na ndihmonte të jetonim deri në një dekadë më gjatë. Tashmë është dhe një hap më afër përdorimit, pas zbulimit të një komponenti të rëndësishëm për procesin e plakjes.

“The Independent” shkruan se molekulat proteinë – të njohura si “GSK-3” – janë përgjegjëse për shkurtimin e jetës sonë natyrore, sipas një studimi, i cili sugjeron se jeta mund të zgjatet duke i larguar këto molekula, transmeton “Gazeta Express”.

Eksperimentet e bëra në insektet e frutave, të cilat gjithashtu e kanë proteinën “GSK-3”, kanë zbuluar se molekulat mund të ndalohen përmes përdorimit të paket të litiumit, i cili ua ka zgjatur jetën këtyre insekteve për 16%.

E, kjo i ka rritur shpresat se litiumi, apo më gjasë një ilaç tjetër i njëjtë, por me më pak efekte anësore, do të mund që përfundimisht të kthehet në një pilulë për t’ia zgjatur jetën njerëzve.

Dhe, ndoshta, me më rëndësi, njohuria rreth molekulës mund gjithashtu ta zbulojë fshehtësinë për ta shtyrë nisjen e sëmundjeve që lidhen më moshën, si sëmundjet mendore, çmendurinë, kancerin, dhe parkinsonin, sipas Dr. Jorge Ivan Castillo-Quan, i cili udhëheq këtë studim.

“Jemi të ngazëllyer për ‘GSK-3’. Kjo mund të nënkuptojë se të gjitha llojet e sëmundjeve që lidhen më plakjen mund të parandalohen në një të ardhme të afërt, nëse behët terapi për njerëzit në moshë mesatare”,- tha ai.
Referendumi në PS, Blushi: Kutitë janë mbushur me vota që sot
Deputeti Ben Blushi, u ka bërë thirrje të gjithë dibranëve që të denoncojnë të gjitha problematikat dhe parregullsitë e referendumit të nesërm, duke hedhur akuzën se kutitë e votimit janë mbushur me vota që këtë të premte, pa filluar ende votimi.

Blushi akuzoi përsëri Kryeministrin Rama si shkaktarin kryesor të drejtimit aspak të mirë të PS-së, duke u thënë dibranëve se, Shqipëria nuk po qeveriset nga Partia Socialiste, por nga Rilindja.

“Nëse Berisha vidhte votat tona… Edi Rama do hyjë në histori si kryetari që vjedh votat e anëtarëve të partisë që ai drejton”,- ka thënë Blushi në një takim që ka bërë në Dibër.

“Kutitë janë mbushur një ditë përpara referendumit. Në listat e votuesve nuk ka socialistë të vërtetë”,- është shprehur Blushi, raporton “NEWS 24”.

Anëtarët e Partisë Socialiste do të votojnë më 9 prill për çështjen e mandatit të kryetarit, ku do t’i përgjigjen pyetjes nëse cilësohet i rinovuar kur partia fiton zgjedhjet.

Edhe pse mandati i kryetarit aktual Edi Rama ka mbaruar që në vitin 2013, në Kongres u vendos për të ndjekur këtë rrugë pas kërkesës së Blushit dhe një grupi deputetësh për zgjedhje brenda partisë.


Deklaratë bombë e z. Donald Trump!

Nga Ylli Dylgjeri

Në një nga takimet e fundit elektorale të shtetit Albany, z. Donald Trump, deklaroi se, nëse fiton postin e lartë të Presidentit të SHBA-ve, vizitën e tij të parë do ta bëjë në Shqipëri, për faktin se, edhe nëna e tij Fanika Peleshi (Phelleshy), rrjedh nga një familje arumune nga Opari i Korçës.



Napolon Zerva është shqiptar, sa është Aurel Plasari grek

Napolon Zerva është një nga figurat më të errëta në historinë moderne të Ballkanit. Pa dyshim që vepra e tij është krejt e krahasueshme me atë të Sllobodan Millosheviçit, ndërsa kohët e zhvillimit janë krejt të ndryshme. Me foto, fakte, arkiva është krejt e vërtetueshme që Napolon Zerva bashkëpunoi me nazistët në Luftën e Dytë Botërore, udhëhoqi pastrimin etnik ndaj popullsisë hebre dhe shqiptare të viseve të Çamërisë, është një nga drejtuesit e luftës civile greke dhe më pas gëzoi në qeveritë e pasluftës portofole ministri.

Kaq shumë qe shfaqur në veprimtarinë e tij gjakatare sa karriera e tij politike, me të tjera ligjësi nuk gëzoi shumë sukses, sepse u shmang, derisa në vitin 1957 vdiq pothuaj fillikat në Athinë.

Nuk është çnderuar asnjëherë nga autoritetet greke, është i përfshirë si hero në tekstet e historisë, ka disa shtatore, me një fjalë konsiderohet hero grek.

Profesor Aurel Plasari nuk është i vetmi që zbulon në rrënjët e tij suliotin e Shqipërisë, pra e konsideron Napolon Zervën shqiptar. Në fakt, nuk kemi asnjë gjurmë në jetën e tij që e dinte gjuhën shqipe, e shkruante apo këndonte “Tumankuqen”, kur ishte çakërqejf.

Ka kryer një veprimtari mirëfilli spastrimi etnik ndaj shqiptarëve dhe nuk ka patur pikën e brejtjes së ndërgjegjes për këtë. Ka qenë më shumë se gjakatar, ku janë vrarë prejt tij në Parimithi gra, fëmijë, madje foshnje në barkun e nënës.

Të gjithë këtë veprimtari e ka kryer në emër të helenizmit dhe pa dyshim ëndrrës së Vorio Epirit.

Teza që ai është shqiptar është më shumë se djallëzore. Në këtë mënyrë gjendet justifikimi më i arrirë se shqiptarët ia kanë bërë të keqen njëri-tjetrit dhe nuk ka përse t’i kërkosh Greqisë së sotme as ndjesën për atë krim monstruoz mbi një popullsi të pambrojtur dhe normalisht nuk ke përse të kërkosh vendosjen e të drejtës së pamohueshme të pronës për një krahinë të tërë.

Ballkani është i mbushur me plot me personazhe me rrënjë të çuditshme që kanë kryer koloni ndëshkimore ndaj popujve të origjinës së tyre, por askush nuk ka përse të mbroj tezën që shqiptarët e kanë parë të keqen nga vetja, grekët nga grekët, serbët nga serbët.

Vetë në librin “Skënderbeu” të profesor Plasarit një pjesë e ushtarakëve të lartë osmanë janë me origjinë shqiptare. Këta duhet t’i konsiderojmë pushtes dora jonë? Dhe kjo histori kështu vazhdon deri në pavarësinë e Shqipërisë. Pyetja është: Çfarë është Kombi? Analizë e ADN-së?

Në këtë rast çfarë duhet t’i konsiderojmë patriotët e Rilindjes Kombëtare që kanë bërë të pamundurën për përhapjen e gjuhës shqipe? Një pjesë e tyre janë me origjinë vllehe. Ata kanë kryer një aktivitet patriotik, madje duke e paguar me jetë. Ata janë patriotët e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, janë shqiptarë pa asnjë dyshim.

Ndaj Napolon Zerva është kolaboracionist, kriminel i Greqisë që ushtroi terror dhe spastrim etnik mbi popullsinë e Çamërisë. Një tezë tjetër thjesht të rreshton në anën e barrikadës së Zervës dhe të kthen në justifikues të masakrës, ku ka plot që u janë vrarë robt e shtëpisë.


Referendumi, Rama: Prania e çdo anëtari kontribut për PS-në
Kreu i PS, Edi Rama ka ftuar sërish anëtarët e partisë të votojnë në referendumin e nesërm për t’i dhënë përgjigje pyetjes nëse do të ketë zgjedhje për kryetar apo jo.

Kryeministri ka shkruar një status në profilin personal në facebook se e nesërmja është një ditë e shënuar dhe pjesëmarrja e çdo anëtari është kontribut për demokracinë në PS.

Ndërsa, nga qyteti i Peshkopisë ben Blushi tha se referendumi është i trukuar pasi kutitë janë mbushur një ditë para mbajtjes së tij, nga ku theksoi se në lista nuk ka socialistë të vërtetë.

Foto+16/ Kujdes kur bëni solar… mund të përfundoni si kjo grua
Një grua viktimë e kancerit në lëkurë, ka shpërndarë foto tronditëse të një çarje në fytyrën e saj për t’i paralajmëruar të tjerët se çfarë ndodh nga përdorimi i aparatit për nxierje artificiale.

“DailyMail” shkruan se, Lorraine Henderson, 40-vjeçare, ishte diagnostikuar me kancer të lëkurës, pasi kishte përdorur ‘shtratin’ për nxierje artficiale vazhdimisht dhe kishte refuzuar të vendosë krem për mbrojtje nga dielli, që nga mosha 13-vjeçare.

Tani, kjo nënë e një fëmije, tregon për dhimbjet e mëdha që kjo çarje në fytyrë i shkakton.

Fotot e saj janë shpërndarë 3 mijë e 600 herë deri më tani në Facebook, dhe përdoruesit e kanë lavdëruar Hendersonin për vendimin e saj të guximshëm.



Gruaja e la për shokun e skuadrës, ja si hakmerret ai…
Gruaja e Mauro Icardit, Wanda Nara, është gjobitur për shkeljen e kushteve të divorcit me Maxi Lopez. Nara thuhet se ka bërë komente në lidhje me divorcin e saj me Lopezin, të cilat thyejnë kushtet e një marrëveshjeje të miratuar nga gjykata gjatë procesit të ndarjes së palëve në vitin 2013.

Gruaja, në qendër të trekëndëshit më të diskutueshëm të dashurisë dhe futbollit, thuhet se është gjobitur 137,000 euro, për shkelje të urdhërit të gjykatës.

Wanda Nara, ish­gruaja e Maxi Lopez, që më pas u bë gruaja e yllit të Interit, Mauro Icardi, u ndalua nga gjykata e Torinos që të flasë për divorcin e saj, nga bashkëshorti i mëparshëm.

Polemika vjen pasi Lopez mbeti sërish i mërzitur nga një mosshtrëngim duarsh me Icardi para ndeshjes kundër njëri­tjetrit, në fundjavë.

Lopez, në vend të kësaj, zgjodhi ta anashkalojë ish­shokun e grupit të tij te Sampdoria dhe mik të afërt për njëfarë kohe. “ITASportPress.it” pretendon se, Nara duhet të paguajë këtë gjobë të rëndë financiare për shkeljen e kushteve të divorcit të saj.

Nara lindi tre djem gjatë martesës me Lopez; Valentino, Benedicto dhe Constantino, por ka edhe vajzën e saj të parë, Francesca, nga martesa me Icardi.

Icardi dhe Nara aktualisht jetojnë me vajzën e tyre dhe tre djemtë e Lopez.

Ky i fundit, një ish-mik i patriotit të tij, argjentinasit Icardi, ka pranuar më parë se ka mbetur mjaft i pakënaqur me disa nga veprimet e Icardit, jo më pak nga fakti se ka emrat e tre djemve tatuazh mbi vete.

Ai, madje, nënshkruan në krahun e tij mesazhin: “I love these three little angels”. Duke folur për “Sky Italia”, në vitin 2014, Lopez u shfaq i tërbuar: “Unë mund ta kuptoj se të jesh një figurë publike, do t’i publikosh edhe fotot.

Por, nuk jam i kënaqur që ajo publikon fotot e fëmijëve të mi në rrjetet sociale. Fëmijët janë forca ime dhe ata e dinë se do të bëj gjithçka për t’i mbrojtur. Tre dejmtë janë gjithçka për mua”.


Veliaj: Ja zgjidhja për ta kthyer sheshin “Skënderbej” në pedonal
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se ndërtimi i Unazës së Vogël ishte zgjidhja e duhur, për ta kthyer sheshin “Skënderbej” në pedonale.

Në fjalën e tij, Veliaj iu përgjigj kritikëve për trafikun në Tiranë, duke thënë: “Ka shumë njerëz që thonë na çmendi trafiku, duke harruar se janë vetë trafiku”.

Sipas Veliajt, eksperimentet e bëra me organizimin e ditëve pa makina, treguan se asnjë tragjedi nuk ndodhi në Tiranë, pavarësisht se makinat nuk kaluan në sheshin “Skënderbej”.

“Bëhet fjalë për të vendosur një bllok dhe për të siguruar që një hapësirë publike t’i kthehet Tiranës. Kemi bërë disa eksperimente që në fakt kanë funksionuar perfekt. Tragjedia nuk ndodhi, njerëzit shkuan në destinacion”,- deklaroi Veliaj.

Ndër të tjera kryebashkiaku theksoi se Bashkia e Tiranës është e angazhuar veçanërisht për çështjen e gjelbërimit
Video/ Aurela Hoxha, vallëzim provokues vetëm me bikini

Aurela Hoxha është ndër modelet e cila njihet për fotot dhe videot provokuese në rrjetet sociale. Me një të tillë ka ardhë 27-vjeçarja edhe mëngjesin e sotëm në Instagram, ku shfaqet duke vallëzuar vetëm me bikini.



Foto/ Kur zhvishet gruaja e Wesley Sneijder...

Gruaja e futbollistit të njohur holandez Wesley Sneijder, që aktualisht luan për klubin turk Galatasaray, Yolanthe Cabau van Kasbergen, është mjaft popullore në Holandë dhe është cilësuar si, gruaja më seksi e vitit plot tre herë.

Ajo shpeshherë provokon me fotografi të nxehta edhe në rrejte sociale, shkruan “Sovrani.info”.

Shqipëria, bunkerët dhe turizmi

Gjatë viteve 1970 dhe ’80, në Shqipëri u ndërtua një rrjet prej 700.000 bunkerësh të madhësive të ndryshme. Tani qeveria shqiptare po hap për publikun disa prej këtyre bunkereve dhe tuneleve të nëndheshëm, për t’i përdorur si objekte turistike.

Në qendër të Tiranës, nën Ministrinë e Brendshme, ndodhet një bunker që u ndërtua nga qeveria komuniste si strehim për zyrtarët për mbrojtjen nga armët bërthamore. Ky strehim përmban dhjetëra zyra me një sipërfaqe të përgjithshme prej 1,000 metra. Ai u ndërtua në fillim të viteve 1980 dhe ka një tavan çimentoje me trashësi 2.5 metra.

Zyrtari i Ministrisë së Brendshme Mehdi Sula sqaron se nuk ka pasur kurrë ndonjë situatë që ta bënte të nevojshëm përdorimin e këtij bunkeri.

“Ka pasur raste si në vitin 1997, ose rasti i vitit 1999 të luftës në Kosovë, kur e kemi bërë gati. Por edhe atëherë nuk u përdor.”

Bunkeri i nëndheshëm ka mure dhe dyer të trasha betoni që besohet të ketë qenë në gjendje të përballonin një sulm bërthamor. Makineritë mbanin të freskët ajrin brenda strehimit, për të shmangur infektimin radioaktiv. Bunkeri ishte i pajisur me një gjenerator për energji elektrike, i cili mund të bënte furnizim për tetë orë.

Furnizimi me ujë sigurohej me anë të një pusi brenda strehimit, që ishte testuar për ujë të pijshëm, thotë zoti Sula. Një sistem i vjetër ajri të kondicionuar, prodhim i Gjermanisë Lindore, i instaluar në bunker, funksionon edhe sot.

Bunkeri lidhej me telefon me botën e jashtme. Ministri i brendshëm kishte një linjë telefonike të lidhur me udhëheqjen e lartë. Stafi i Ministrisë së Brendshme mund të kishte jetuar atje për shumë ditë me radhë i izoluar nga bota e jashtme.

Autoritetet planifikojnë të hapin një muze të ri në bunker brenda këtij viti.

Por kundërshtarët politikë janë të pakënaqur. Një tubim anti-qeveritar më 8 dhjetor të vitit të kaluar nga Partia Demokratike, përfundoi me një përpjekje për djegien dhe shkatërrimin e hyrjes së bunkerit.

Mes protestuesve ishte edhe Besim Ndregjoni, ish i përndjekur politik nga diktatura dhe tani kryetar i Shoqatës së ish të Përndjekurve Politikë.

Ai akuzon kryeministrin Edi Rama se është i ndikuar nga ideologjia komuniste dhe se po përpiqet t’u imponojë njerëzve ide të ngjashme:

“Në kohën kur diktatori nuk kishte asnjë lloj përkrahjeje ndërkombëtare dhe asnjë marrëveshje me fuqitë e mëdha, ai vendosi të bunkerizojë Shqipërinë. Në një kohë që shqiptarët nuk kishin bukë, fëmijët nuk kishin qumësht, spitalet nuk kishin gjak, ai ndërtonte bunkerë se do mbrohej nga imperializmi amerikan. Kjo ishte marrëzia e një diktatori të egër, terrorist ndaj bashkë-kombasve të tij. Enver Hoxha ndërtonte bunkerë”.

Zoti Ndregjoni është kundër hapjes së tuneleve nga udhëheqja aktuale për shkak të asaj që ato përfaqësojnë:

“Të gjithë ata që ishin kundër vijës ideologjike të komunizmit dhe diktatorit Enver Hoxha, u torturuan këtu në një kohë që njerëzit nuk kishin bukë për të ngrënë”.

Qeveria ka në plan të përdorë bunkerë të tillë të epokës komuniste si objekte për të tërhequr turistët./Zeri i Amerikës/VOA/



BB: Shqipëria më keq se Greqia! Borxhi 70%, më i larti në rajon
Banka Botërore deklaroi se Shqipëria është vendi që ka shënuar rënien më të madhe të pagave në Europë gjatë 5 viteve të fundit. Në raportin e fundit mbi situatën ekonomike në Europën Juglindore, Banka vëren se në periudhën 2010-2014, paga reale në Shqipëri ka rënë mesatarisht me 2% çdo vit, çka përbën rënien më të lartë.

Kjo do të thotë se për këtë periudhë 5-vjeçare pagat mesatare të shqiptarëve kanë rënë me mbi 10%, çka përbën një përkeqësim të ndjeshëm në standardin e jetesës.

Ky tregues është më i keq edhe se sa ai i Greqisë, e cila pavarësisht se po kalon një krizë të thellë, shënoi rritje pagash me 1.6% vitin e kaluar.

Ndër të tjera BB thekson se punësimi në Shqipëri në vitin 2015 është rritur me 1.9%, ndërsa pohohet se norma e papunësisë mbetet shqetësuese. “Gjysma e papunësisë është afatgjatë.

Borxhi i Shqipërisë 70%, më i larti në Rajon. Konsolidimi ka ardhur nga shpenzimet jo të ardhurat”,- citohet në raportin e Bankës Botërore.

Në vendet e tjera të rajonit, pagat kanë ruajtur fuqinë e tyre blerëse duke mos u ulur, dhe në disa vende madje kanë vazhduar të rriten në terma reale.

Më konkretisht sipas Bankës Botërore, në Serbi pagat kanë rënë me rreth 0.2% në vit, në Maqedoni kanë mbetur të pandryshuara, ndërsa në Mal të Zi dhe Bosnje, ato janë rritur mesatarisht me 0.3 dhe 0.2% në vit.

Serbia u detyrua të ulë pagat në sektorin publik për shkak të krizës së thellë buxhetore. Por pavarësisht krizës fiskale, pagat reale në këtë vend janë ulur më pak se sa në Shqipëri.



Buxheti në vijën e parë

Qeveria shqiptare prej tre vitesh ka vendosur ngrirjen e pagave në sektorin publik, edhe pse çmimet kanë vazhduar të rriten duke çuar kështu në rënien reale të pagës për punonjësit e administratës. Por në sektorin privat rënia e rrogave ka qenë edhe më e lartë për shkak të situatës së vështirë të bizneseve dhe krizës së konsumit.

Në periudhën 2004-2009 Shqipëria ka qenë vendi i dytë me rritjen me të lartë të pagave në rajon. Sipas bankës Botërore, paga reale gjatë kësaj periudhe është rritur me gati 10% në vit duke çuar në një përmirësim të fortë në standardin e jetesës së punonjësve.

Por veçanërisht pas vitit 2012, kjo tendencë u përmbys dhe pagat filluan të uleshin me ritme të shpejta.



Familjet shtrënguan rripin

Sipas Bankës Botërore, pagat përbëjnë burimin kryesor të të ardhurave të familjeve. Kjo do të thotë se ulja e tyre përkeqëson standardin e jetesës për pjesën më të madhe të familjeve në vend, çka është konfirmuar edhe nga një tjetër tregues.

Të ndodhura përballë rënies së të ardhurave familjet ulën konsumin. Sipas Bankës Botërore, konsumi privat në 2015-ën ra me 2.3% për herë të parë në shumë vite, çka frenoi rritjen ekonomike.
Kombmohuesit që bëhen më grekë se grekët
Nga Shpëtim Idrizi
Zhgënjim i madh ky shkrimi i profesor Aurel Plasarit. Në fakt prisja me kureshtje ndonjë përgjigje apo fakt nga historianë grekë, qe do të përligjnin genocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë duke shfarosur 20 për qind të popullsisë dhe duke pastruar etnikisht nga shqiptarët Çamërinë. E gjitha kjo ndodhi, falë një teze të montuar për bashkëpunim të shqiptarëve të Çamërisë me nazistët. Kjo tezë nuk u kundërshtua asnjëherë nga historigrafia zyrtare shqiptare për sa kohë që në fuqi ishte rregjimi kriminel komunist i Enver Hoxhës deri në vitet ’90.

Eshtë mjerim i madh intelektual dhe njerëzor, është frustrim prej defiçitit të protagonizmit ajo që pashë në deklarimin e Aurel Plasarit. Nuk dua të besoj se ai s’ka kuptuar gjuhën time politike, metaforat e mia ndaj ministrit të jashtëm Bushati. Napolon Zerva mund të jetë me origjinë shqiptare, por renegatët, kombmohuesit, gjakprishurit, që bëhen ekzekutorë të genocidit janë më grekë se grekët, më shovinistë.

Keqardhje që dikush nga fusha e letrave papritmas kalëron në politikë pas një heshtje të gjatë, duke më sulmuar mua.

Historiani i djathtë me sa duket në këtë rast krejt miop, Aurel Plasari, me gjithë respektin për studimet e tij s’ka folur kurrë për Çështjen Çame. Profesori i nderuar u kujtua pikërisht sot të reagojë e me referenca greke të bëjë historianin e Greqisë dhe të më sfidojë ai në vend te kolegëve të tij Athinës. Plasari u thellua e gjeti që krimineli Napolon Zerva, i cili vrau e masakroi shqiptarët e Çamërisë qenka çam nazist, që do të thotë se grekët e Napolon Zervës i dhanë vetes të drejtë të bënin genocid mbi çamët, sepse Zerva vetë qenka bashkëpunëtor i gjermanit.

Të lumtë Profesor! Paska qenë kaq e thjeshtë.

Unë historinë e kam shumë për zemër, atë të Shqipërisë veçanërisht. Nga kjo e jotja rikujtova që historia mbi ne shqiptarët përsëritet. Pas të dhënave të tua, referuar historianëve grekë, po “lëkundem” mbi origjinën e Napolon Zervës, por jam plot i bindur që Napolon Zerva edhe po të ishte si thoni ju do të qe veç një gjakprishur.

Doja t’i sugjeroja Plasarit të lexojë sugjerimet e albanologut Robert Elsie për historinë e Çamërisë që deri më sot është shkruar vetëm prej grekëve. Le të kalërojë zoti Plasari në këtë fushë dhe jo atë të kritikës politike ndaj meje me një gjuhë sulmesh që e prisja nga grekët, por jo prej një intelektuali shqiptar!

Gjithë jetën kemi baltosur sho-shoqin ne, shqiptarët dhe gjakprishurit janë vënë në shërbim të të huajve.



Foto+Video/ Kushtet luksoze të stërvitjes së Kuqezinjve në Austri para Europianit
Duhet rreth dy muaj deri në startin e Europianin 2006, por tashmë Federata shqiptare ka filluar aplikimin e planit për fazën përgatitore, që do të zhvillojnë kuqezinjtë para kompeticionit të rëndësishëm kontinental.

Sikurse është bërë e ditur futbollistët shqiptarë do të akomodohen dhe do të do të stërvitet në një zonë malore, me klimë shumë të freskët, para finaleve të “Euro 2016”.

Është përzgjedhur pikërisht Bad Waltersdorf, e konsideruar edhe si “zemra e Gjelbër” e Austrisë, si vendi ideal për “karikimin e baterive” nga ana e kuqezinjve, të cilët do të jenë nën urdhrat e trajnerit Xhani De Biasi për dy javë në qendrën stërvitore sportive.

Gjelbrimi mbizotëron kudo aty, ndërsa kushtet për stërvitje, akomodim dhe relaksim janë maksimale.

Ky kompleks, ku kanë zhvilluar përgatitoret e tyre mjaft skuadra të njohura europiane, mes të cilave Arsenali, Real Madridi, Roma etj., ka dy fusha stërvitore (FIFA norm), me bar natyral, dhe një fushë qendrore për ndeshjet (FIFA norm), me bar natyral.

Kjo qendër ndodhet afër stadiumit, ku do të luhet miqësorja e 29 majit me Katarit. Mësohet se kuqezinjtë do të vendosen aty gjatë fundit të muajit maj dhe do të qëndrojnë derisa të nisen për në rezidencën e tyre, të përcaktuar tashmë, në Francë, tri ditë para ngritjes së siparit të “Euro 2016”.

Pra, edhe miqësorja me Ukrainën do të jetë e ndërfutur në këtë fazë përgatitore të kombëtares shqiptare. Më herët, faqja zyrtare e kësaj qendre të njohur stërvitore në Austri kishte paralajmëruar se kuqezinjtë, finalistë të Kampionatit Europian, do të ishin bujtësit e saj për afro 20 ditë.

Rezidenca luksoze, ku do të qëndrojë kombëtarja shqiptare për afro dy javë, para finaleve të europianit “Kombëtarja e Shqipërisë, një tjetër pjesëmarrëse në finalet e “Euro 2016”, mund të përgatitet në Steiermark (Styria) para Kampionatit Europian, që do të luhet nga data 10 qershor deri më 10 korrik të këtij viti në Francë.

Trajneri i Shqipërisë, Giovanni de Biasi, ka vëzhguar nga afër kampin stërvitor në Bad Waltersdorf. Përfaqësuesja shqiptare e ka marrë në konsideratë si kamp trajnimi për t’u përgatitur për ngjarjen e madhe të verës.

Të dyja vendndodhjet, Bad Radkersburg dhe Bad Waltersdorf, u vizituan nga trajneri De Biasi, i shoqëruar nga drejtori i këtij kompleksi stërvitor, Kian Walizadeh“. Kështu shkruhej në lajmin e faqes zyrtare në internet. Fjala është për një rajon turistik për vetë Austrinë dhe të tjerët, që vijnë nga jashtë vendit. Konsiderohet si “zemra e gjelbër” e Austrisë, shkruan Telesport.

Që nga viti 1996, disa nga futbollistët më të mirë të botës e kanë zgjedhur këtë kompeks si vend për stërvitjet parasezonale me skuadrat e tyre. Trajneri De Biazi, gjatë deklarimeve të tij, ka thënë se 20 ditë para shkuarjes në Francë, kombëtarja që drejton do t’i nënshtrohet një përgatitoreje speciale, për t’u dhënë dorën e fundit detajeve më të vogla, të cilat bëjnë diferencën në kompeticione të tilla të mëdha, ku Shqipëria merr pjesë për herë të parë. Ky kompleks stërvitor është pëlqyer nga 59-vjeçari, që drejton kuqezinjtë, sepse ofron kushte të shkëlqyera.
Ndryshon kursi i kontrabandës nga cigaret e celularët tek nafta

Kondrabanda dhe evazioni fiskal me karburantet pritet të jetë prioriteti i ministrit të ri të Financave për të “shëndoshur” buxhetin e shtetit.

Fokusi do të jenë nafta dhe nënproduket e saj, që nga pakica deri tek shumica, pohojnë për Monitor burimet zyrtare në Ministrinë e Financave. Sipas tyre faktet tregojnë se tek këto mallra, ka hapësira për rritje të mëtejshme të përgjegjësisë tatimore.

Nga ish-ministri Shkëlqim Cani u konstatua se të ardhurat në dogana në vitin 2015 ishin gati 8 miliardë lekë më pak se në vitin 2014. Nga analiza rezultoi se evazioni në dogana kishte ndodhur kryesisht në artikujt e cigareve dhe celularëve.

Ndaj edhe në relacionin e ligjit të buxhetit 2016 u njoftua se lufta ndaj informalitetit në dogana do të fokusohej në këto dy artikuj.

Por nën drejtimin e Ministrit Arben Ahmetaj, duket se lufta antinformalitet do të fokusohet tek nafta.


Foto/ Vieri ngacmon ish-gruan e portierit të Juventusit
Ish-gruaja e Buffonit, Alena Seredova, fluturoi për në SHBA për një pushim më fëmijët, të cilët i ka martesa e mëparshme me portierin e kombëtares italiane, Gianluigi Buffon.

Destinacioni i saj ishte qyteti Miamit. Por, sikurse bëhet e ditur nga “Corriere dello Sport”, celulari i saj nuk pushoi.

“Vieri nuk humbi kohë për ta kontaktuar dhe për t’i bërë një telefonatë, ndoshta për të pasur një takim romantik me të”, shkruan e përditshmja italiane

Madje ish-sulmuesi i njohur italian është fotografuar, duke biseduar me ish-gruan e portierit të Juventusit. Një gjë e tillë ndodh vetëm një muaj pas deklaratës, ku ai u shpreh se dëshironte të fejohej, shtypi italian shkruan se dikush ra në “grackën” e tij

Në këtë mënyrë, Bobo Vieri, i njohur si një mashkull i lëvizshëm, rikthehet sërish në qendër të kronikave rozë në mediat italiane.

Foto/ Presidenti Nishani- Thaçit: Mbështetje Kosovës në ecjen e saj
Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani ka marrë pjesë sot në ceremonitë zyrtare të inaugurimit të Presidentit të ri të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, që u organizuan në Prishtinë, krahas shumë krerësh të tjerë shtetesh dhe qeverish.

Pas ceremonive dhe urimeve të rastit Presidenti i Republikës zhvilloi edhe një takim të veçantë me Presidentin e ri Thaçi, të cilin e përgëzoi edhe njëherë për fillimin e detyrës dhe i uroi suksese për përmbushjen e angazhimeve presidenciale.

Presidenti Nishani shprehu bindjen se gjatë mandatit presidencial të zotit Thaçi arritjet e deritanishme të Kosovës si në plan të brendshëm, ashtu edhe në atë ndërkombëtar, do të përmirësohen edhe më shumë. “Kosova dhe shoqëria e saj, por edhe rajoni i Ballkanit Perëndimor, kanë nevojë për më shumë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin”,- u shpreh Kreu i Shtetit shqiptar.

Presidenti Nishani bisedoi me Presidentin e Kosovës edhe për mundësitë e forcimit të gjithanshëm të bashkëpunimit në dobi të dy shteteve dhe qytetarëve të tyre, si dhe të kombit shqiptar. Duke vlerësuar partneritetin strategjik mes dy shteteve, Presidenti Nishani i shprehu mbështetjen e fuqishme të institucioneve të Republikës së Shqipërisë për anëtarësimin e mëtejshëm të Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe ato rajonale.

Të dy Presidentët shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar ngushtë dhe nxitur më tej marrëdhëniet mes dy shteteve si dhe për t’u koordinuar në funksion të konsolidimit të paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të Evropës Juglindore. “Kosova e pavarur dhe progresi i saj janë vlerë e shtuar dhe shumë e rëndësishme për paqen dhe sigurinë në rajonin e Evropës Juglindore dhe në nivel global.” – u shpreh Presidenti Nishani.

Në fund të takimit Presidenti Nishani e ftoi Presidentin e ri të Kosovës për një vizitë zyrtare në Shqipëri, në një kohë sa më të përshtatshme, pas fillimit të mandatit presidencial.



Djaloshi i kërkoi autograf por stilolapsi nuk shkruan, ja si reagon Ronaldo

Rastësia është mbreti i botës, por jo gjithmonë rezulton në të mirën tonë.

Para ndeshjes së djeshme në Volfburg, një djalosh i cili po priste Ronaldon që t’i merrte një autograf, ka kaluar një situatë shumë zhgënjyese.

Ai ndodhej në stadium dhe sapo e sheh Ronaldon, i afrohet që t’i marrë një autograf. Futbollisti nuk ia prish dëshirën dhe me stilolapsin që mbante në dorë djaloshi, fillon të shkruajë autografin.

Por, në këtë moment të gëzuar për djalin ndodh e papritura. Stilolapsi nuk shkruante. Ronaldo e provoi dy herë, por asgjë nuk shkruhej.

Portugezi e përshëndeti fansin e tj dhe u largua. Fansi i zhgënjyer e tregoi vetë ngjarjen për mediat gjermane.



Video/ Nusja i njerr gishtin e mesit vjehrrit në mes të dasmës, por e pëson rëndë
Kur lë ditën e dasmës duhet të llogarisësh mirë çdo detaj. Një femër gjëja e parë për të cilën mendon është shmangia e ditëve të periodave, kjo pasi dihet se të shkaktojnë nervozizëm dhe ndoshta veprime të pakontrollueshme. Sigurisht kjo nuk vlen për të gjitha femrat, por është një nga shpjegimet që mund t’i japësh kësaj videoje.

Një nuse në Rusi në ditën e saj të dasmës nuk dihet se për çfarë arsye, por i ka nxjerrë gishtin e mesëm vjehrrit me një buzëqeshje, që e ka tensionuar akoma më shumë situatën.

Pasi bëri këtë veprim, një katrahurë e vërtetë e pasoi dasmën. Ky veprim është parë edhe nga të tjerët dhe këtë vjehrri nuk e ka duruar dot dhe i kthehet nuses me fjalë të rënda dhe më pas e godet keq duke e rrëzuar në tokë.

“Çfarë dreqin është kjo? Vëre gishtin e mesit në pjatë dhe do ta presë me thikë”,- janë këto fjalët e vjehrrit për nusen, që nëse do vazhdojë të jetë e tillë për të, do pasohen edhe nga raunde të tjera përleshjesh.


Video e frikshme/ Makina batohet në rrugë, ja si fluturoi në ajër shoferi
Një aksident i frikshëm ka ndodhur në Missouri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe si pasojë e përplasjes së fuqishme vetura është shkatërruar dhe drejtuesi i mjetit ka fluturuar për disa metra.

Videoja është publikuar në “YouTube” nga “AP” ku shihet momenti i përplasjes. Ku për fat të mirë shoferi ka shpëtuar edhe pse në gjendje të rëndë për jetën.



Foto+Video/ Çmendet ‘Mercedes-AMG’, ndërton super veturë
Seksioni “AMG” brenda “Mercedes-Benz” ka sjell një model të veçantë i cili është i dedikuar për gara sportive.

“Lamborghini Sesto Elemento” dhe “Pagani Zonda Revolucion” tani kanë një rival serioz, i cili mund t’i vendos ata në vendin e dytë dhe të tretë.

Ky është versioni për gara “GT3 GT-RR” e modelit “Mercedes-AMG GT”, transmeton “Express”.

Zhurma që nxjerrë ky monstër është e jashtëzakonshme dhe mësohet se performanca e tij e jashtëzakonshme do të bëjë që kundërshtarët të ngritin flamurin e bardhë para tij.


Videolajm/ Kërcënohet Ilir Vrenozi... por ka një mesazh të fundit!
Mësohet se korçari i famshëm i rrjetit social Ilir Vrenozi, i cili shquhet për ironinë therrëse me anë të videomesazheve ndaj kryeministrit Edi Rama, është kërcënuar nga adhuruesit e këtij të fundit.

Edhe pse Vrenozi ka ruajtur qetësinë dhe nuk ka preferuar të bëjë publik rastin më të fundit që duket serioz, ai ka vendosur që të tërhiqet nga videomesazhet në adresë të Ramës.

Nëpërmjet një videomesazhiu të fundit ai ka deklaruar tërheqjen e tij nga rrjetet sociale, siç thotë përkohësisht, me atë që e ka quajtur “video e fundit”.

“VIDEO E FUNDIT/ per momentin, do terhiqem pak kohe...A disa dite a disa jave,.,,a disa muaj me te pare e me te bere.....Respekte Miq....!!!”,- shkruan Vrenozi në rrjetet sociale.

Shikoni Videon:

Një grup operatorësh turistikë rusë vizitojnë Durrësin në Maj
Një grup operatorësh turistikë rusë do të vizitojë qytetin e Durrësit në muajin Maj dhe kjo vizitë padyshim do të ndikojë pozitivisht në nxitjen e interesit të turistëve rusë për të vizituar Durrësin.

Kjo u konfirmua sot nga ambasadori rus në vendin tonë, Alexander Karpushin gjatë takimit me kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Intensifikimi i marrëdhënieve shqiptaro ruse në nivelin e rajoneve dhe bashkive që shërben si një impuls i fuqishëm për zhvillimin e bashkëpunimit në fusha e tregtisë, ekonomisë, turizmit, bujqësisë, kulturës dhe arsimit, ishte në fokus të takimit.

Dako i ka bërë ambasadorit rus Karpushin një ekspoze të hollësishme në lidhje me qytetin e Durrësit dhe historinë e tij, stadin aktual të zhvillimit si dhe me punën e Bashkisë në drejtim të përmirësimit të jetesës së qytetarëve të Durrësit në sajë të investimeve të shumta.

Kryebashkiaku Dako është ndalur veçanërisht në sektorin ekonomik si dhe në fushën e turizmit duke e njohur ambasadorin rus me llojet e turizmit që ofron Durrësi, jo vetëm për plazhin por edhe turizmin arkeologjik, kulturor etj. Dako deklaroi se Durrësi ka çfarë tu ofrojë investitorëve të huaj dhe konkretisht edhe tyre rusë jo vetëm në fushën e turizmit por edhe në të gjithë sektorët ekonomikë.

Nga ana e tij ambasadori rus Karpushin ka falenderuar kryebashkiakun Dako për pritjen dhe ka biseduar gjatë me kryebashkiakun e Durrësit në lidhje më shumë fusha si dhe me perspektivat e bashkëpunimit të gjithanshëm midis Durrësit dhe rajoneve të interesuara të Rusisë.

Në takim është rënë dakord për të filluar konkretisht bashkëpunimin në shumë fusha si dhe u mor angazhimi për ndërmarrjen e hapave konkretë për binjakëzimin e Durrësit me një qytet rus bregdetar.

Po kështu ambasadori rus Karpushin i ka bërë me dije kryebashkiakut Dako që një grup operatorësh turistikë rusë do të vizitojë qytetin e Durrësit në muajin Maj dhe kjo vizitë padyshim do të ndikojë pozitivisht në nxitjen e interesit të turistëve rusë për të vizituar Durrësin./ATSH/



Plas gallata në rrjetet sociale pas deklaratës së Ramës për Trump
Pas deklaratës së Edi Ramës në lidhje me Donald Trump, ka plasur gallata, homori dhe ironia në rrjetet sociale.

Rama, një ditë më parë u shpreh se nese kandidati republikan Donald Trump, fiton zgjedhjet Presidenciale në SHBA, ai do të ishte një kërcënim për marrëshënjet mes Shqipërisë dhe SHBA­ve.

Në faqen satirike “Analize nga Andrea SteFunny”, është publikuar kjo foto ku Rama duket si terroristi që kërcënoi Shqipërinë.

Fotoja është shoqëruar me shprehjen “Vallahi po fitoi Trupm, ditë të zeza ju presin”.

Komentuesit kanë ironizuar deklaratën e Ramës në lidhje me zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Foto/ Nxirren pjesët të helikopterit të rrëzuar nga liqeni i Shkodrës
Gjatë mesditës së sotme një grup zhytësish të “RENEA”-s kanë bërë disa kërkime në ujërat e Liqenit të Shkodrës, në zonën përreth vendit ku dy ditë më parë ra helikopteri i Forcave të Armatosura.

Kërkimet janë bërë me qëllim gjetjen e pjesëve të ndryshme që mund të shërbejnë si prova materiale gjatë hetimeve. Burime konfidenciale pohuan se, sot është nxjerrë një sedilje e pilotit dhe pjesa prej llamarine e derës së helikopterit që janë gjetur pranë vendit të ngjarjes.

Ndërsa një ditë më parë është gjetur dhe sekuestruar njëra nga slitat e helikopterit dhe një pjesë helike. Pjesët, të rekuperuara në prani të ekspertëve të “Eurocopter” që mbërritën pasditen e sotme në vendngjarje, janë marrë me një kamionçinë dhe janë transportuar për në policinë e Shkodrës, si provë materiale për prokurorinë.

Ndërkohë, gjatë pasdites operacioni për nxjerrjen e helikopterit është ndërprerë përkohësisht për shkak të kushteve atmosferike.

Mësohet se për nxjerrjen e helikopterit do ndërhyjnë zhytësit e Marinës së Vlorës, të cilët mendohet ta nxjerrin duke i vendosur jastëkë ajri dhe duke krijuar mundësinë e tërheqjes nga uji në drejtim të tokës.

Foto/ Helikopteri i rrëzuar nxirret pjesë-pjesë nga liqeni i Shkodrës

Banorët e Goriçanit në protestë. Salianji premton vëmendjen e PD-së
Fermerët e qarkut të Beratit vuajnë mungesën e vemendjes së qeverisë ndonëse po kalojnë një periudhë nga më të vështirat. Mungesa e infrastrukturës për bujqësinë, përmbytjet dhe mungesa e dëmshpërblimeve, mungesa e tregut etj, kanë bërë që shumë prej fermerëve të jenë në prag të falimentit. Ne fshatin Goriçan, fermerët kërkuan nga Partia Demokratike që të ngrejë shqetësimin e tyre. “Na kanë premtuar se do u sjellim ujin e pijshëm dhe vaditje. Por deri më sot nuk kemi parë asgjë”,- tha një fermer.

“Kemi dy vite që jemi mbytur katër herë. Malli nuk po na shitet dhe para dy vitesh kur ishte Berisha kemi eksportuar në 10 vende. Sot trangulli është 200 lekë kur vjet në këtë kohë ishte 700 lekë. Malli na bllokohet në doganë”,- u shpreh një tjetër fermer.

Sekretari për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji u shpreh se Partia Demokratike do të ngrejë hallin e tyre në çdo forum. Ai akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Rama për braktisjen e fermerëve për të favorizuar një grup të vogël oligarkësh.

“Ju e ndjeni në fshatin dhe komunën tuaj braktisjen totale që i ka bërë qeveria të gjithë zonave në Shqipëri. Kështu siç jeni ju është e gjithë Shqipëria dhe kam qënë në dy javët e fundit pothuaj në gjithë territorin e Shqipërisë. Problematikë është që qeveria nuk vjen siç vimë ne sot.

Ne sot nuk vijmë për tu premtuar por vijmë për tu dëgjuar, për ta ngritur shqetësimin tuaj, për ti dhënë zë këtij shqetësimi, për ta çuar atë në institucione, për ta çuar atë në parlament, në media, që të vijnë që tu japim dëmshpërblimin për përmbytjet, që të vijnë e të mos kenë sjellje kriminale, që tregtari fiton më shumë se sa ju që punoni për ditë.

Një shtet e ka Rama për të bërë paratë e veta për të bërë 200 milionë euro e vila në Surrel, një shtet e ka Meta, një shtet e kanë banditët që vijnë rreth e rrotull.

Ay u japin edhe tendera se ndryshe ku do i nxjerrin lekët ata që u japin bandave dhe krimit?! Do i marrin nga ju dhe djersa juaj. Sepse krimi nuk punon. Kriminelët dua drogë, duan armë, duan qef por nuk duan të punojnë. E kanë gjetur të thjeshtë me Ramën se ua jep paratë që u merr ju”,- tha Salianji.

Edhe anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Lefter Maliqi u shpreh se demokratët po u qendrojnë afër fermerëve të kësaj zone që po vuan braktisjen e qeverisë.



Bernie Sanders ftohet nga Papa për vizitë në Vatikan
Bernie Sanders, kandidati demokrat për president të SHBA-ve, është ftuar nga Papa për një vizitë në Vatikan.

Sanders është hebre, megjithatë ai ka pranuar ftesën nga Papa për një konferencë që do të mbahet në fund të javës, shkruan “BBC”.

Ai ka thënë se, është një admirues i Papës, mirëpo, ende nuk dihet se a do të takohet me kreun e Kishës.

A e dini se kush është shtetasi më i ri i Kosovës? Nuk do ta besoni...
Deputeti i PS-së, si dhe ish-kryeministër i Shqipërisë, Pandeli Majko, është zyrtarisht shtetasi më i ri i Kosovës.

Majko prej kohësh ka bërë me dije se gjithmonë ka dëshiruar të ketë një pasaportë si shtetas i Kosovës.

Lajmin e shtetësisë kosovare, ai e ka bërë vetë me dije me anë të një statusi në profilin personal në facebook.

“Prej më shumë se 48 orësh jam edhe shtetas i Kosovës. Falënderoj Presidenten Jahjaga. Sot në Prishtinë isha me “status” tjetër”,- ka shkruar Majko.

Ish-kryeministri shqiptar ka një reputacion mjaft të mirë në Kosovë.

Ai gëzon simpatinë e kosovarëve për atë që bëri gjatë luftës së vitit 1999, duke u dalë në ndihmë mijëra refugjatëve.



A përmendet Muhamedi në Bibël?
Në këtë kapitull do të merremi me pohimin e myslimanëve që Muhamedi përmendet në Bibël, se ai është profeti ardhjen e të cilit e kishte profetizuar Moisiu tek Nomi i Dytë 15:15, 18, dhe se është zëvendësi per të cilin kishte premtuar Jezui tek Gjoni 14:16.

Në që të dy rastet do të shohim se është e pamundur që Muhamedi të jetë jetësim i këtyre profecive, prandaj Muhamedi nuk përmendet në Bibël fare e as që kishin profetizuar Moisiu e Krishti për të. Do të shohim se profecia e Moisiut është realizuar me Jezuin, kurse zëvendësi për të cilin flet Jezui është Shpirti i Shenjtë i cili së pari erdhi në Ditën e Pentakostit dhe i cili është i pranishëm edhe sot e gjithë ditën me besimtarët e vërtetë.



Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   128   129   130   131   132   133   134   135   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish