Rezidentët
Nëse dikush e ka shtëpinë te rruga “Myslym Shyri” dhe kjo zonë i përket zonës “A”, ky qytetar do të ketë mundësi të mos paguajë për të parkuar makinën në të gjithë hapësirën brenda lagjes, poshtë pallatit, në hapësirat publike brenda zonës. Kuptohet që do të ketë një pullë e cila do ta identifikoj, nga zonat e tjera, nëpërmjet ngjyrës.
Qytetari rezident do të gëzojë të drejtën të parkojë pa pagesë dhe në rrugët kryesore të zonës së tij, të cilat janë me pagesë. Pra rezidentët edhe në rrugët që janë në pagesë do të përfitojnë një përqindje të caktuar në mënyrë që të parkojnë makinën e tyre pa lekë. Rezidentët dhe invalidët përveçse do të kenë të drejtë të parkojnë makinën në zonën ku banojnë, do të kenë mundësi që të parkojnë edhe në një pjesë të rrugëve me pagesë.
Video: Atentati i Ndokajt në Lezhë, pas sherrit në PS-në e Rrëshenit
Një biznesmen i fushës së druve nga Mirdita është plagosur me armë zjarri në kokë nga persona ende të paidentifikuar. I plagosuri Landi Ndokaj, 46 vjeç banues në qytetin e Rrëshenit është qëlluar në hyrje të qytetit të Lezhës ndërsa ishte duke lëvizur me mjetin e tij “BMË X5”.
Autorët mësohet se e kanë ndjekur 46-vjeçarin dhe sapo ka dalë nga superstrada për në rrugën hyrëse të Lezhës e kanë parakaluar, duke qëlluar në drejtim të tij dhe plagosur atë.
Policia ka mundur të identifikoje automjetin brenda të cilit kanë qenë autorët që kryen plagosjen, ndërsa ka ngritur disa postblloqe për kapjen e tyre.
Dyshimet e para për këtë krim lidhen me një konflikt të mundshëm që Landi Ndokaj ka patur me disa persona të tjerë në qytetin e Rrëshenit fundjavën që lamë pas, konkretisht të shtunën.
Burime jo zyrtare bëjnë të ditur se, biznesmeni i plagosur është konfliktuar brenda sallës së pallatit të Kulturës në qytetin e Rrëshenit, ndërsa zhvilloheshin zgjedhjet për delegatët e kongresit të PS-së, për këtë njësi vendore.
Ky moment ka shërbyer si shkëndijë për konflikt, pasi edhe me herët i plagosuri Ndokaj dhe personat e dyshuar për këtë ngjarje, kishin patur konflikt mes tyre.
Policia ende nuk ka një version zyrtar për këtë ngjarje, ndërsa po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Maqedonasi arrestohet në Austri, ngacmoi seksualisht 20 femra
Deri tani janë raportuar 20 raste të ngacmimeve seksuale nga një 22-vjeçar me shtetësi maqedonase, që qëndronte si turist në Vjenë të Austrisë, njofton media me e vizituar austriake krone.at.
“Po provohet në gjithë Austrinë e Epërme, nëse kemi ngjarja të ngjashme”,- tha zëdhënësi policor, Paul Eidenberger, të mërkurën.
22-vjeçari nga Maqedonia ndodhet në paraburgim, pasi ka dhunuar seksualisht 15 femra të reja në qarqet e kryeqytetit si Leopoldstadt, Floridsdorf dhe Donaustadt, si dhe pesë të tjera në Niederosterreich.
Njërën nga vajzat ai e ka ngacmuar rëndë mes këmbëve në ashensorin e stacionit të trenit.
Përfundimisht, ai u arrestuar në 8 shkurt, në një banesë në Brigittenau, ndërsa nëse jeni nga Austria dhe keni informacione për rastë të tilla, policia ka vendosur edhe numrin telefonik në dispozicion : 01/31310-33310 ose Dë 33800.
Ja në cilën moshë janë femrat dhe meshkujt më tërheqës/e...
Njerëzit më së miri duken në të tridhjetat, ka treguar studimi i ri, në të cilin theksohet që femrat janë më të bukura me 30 vjet, ndërsa meshkujt me 34.
Studimi, në të cilin kanë marrë pjesë 2000 njerëz, ka treguar që femrat kulmin e bukurisë e arrijnë në moshën 30-vjeçare, shenjat e plakjes bëhen të dukshme me 41 vjet, ndalen së qeni seksi në moshën 53-vjeçare, ndërsa bëhen të vjetra kur janë 55 vjeçe.
Meshkujt më mirë duken në moshën 34-vjeçare, ndërsa shenjat që plaken shfaqen në moshën 43- vjeçare. Në moshën 58-vjeçare nuk duken më bukur, ndërsa në moshën 59 thuhet se janë të vjetër.
“Në të kaluarën është konsideruar që njerëzit më të bukur janë në të njëzetat e vonshme. Por, në kohën e sotme çdo gjë ka të bëjë me parandalimin e plakjes dhe ruajtjen e bukurisë sa më gjatë.
Çdo ditë shohim persona të famshëm që kanë më shumë se 50 vjet dhe duken jashtëzakonisht mirë”,- ka thënë Jillian Mackenzie, nga revista “Allure”, e cila ka kryer hulumtimin.
Po ashtu, hulumtimi ka treguar që njerëzit preparatet kundër plakjes fillojnë t’i përdorin kur janë 37 vjeç, ndërsa shumë përcaktohen edhe për operacione plastike dhe botoks./Telegrafi/
Gjykata e Strasburgut shqyrton proçesin e Frrokut në Shqipëri
Në fillim të shkurtit, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut mori në shqyrtim padinë e ish-deputetit Mark Frroku, për shtetin shqiptar. Ish- deputeti ankimoi moslejimin e tij në procesin gjyqësor në Belgjikë.
Kërkesa u dorëzua në 22 shtator 2015 dhe pak ditë më parë, Gjykata e Strasburgut nisi disa pyetje për Zyrën e Avokaturës Shqiptare.
Bëhet fjalë për një shkresë, ku kërkohet informacion për procesin e Mark Frrokut.
Deputeti u akuzua dhe u dënua në Belgjikë për vrasjen e Aleksandër Kurtit, në vitin 1999. Mark Frroku kërkoi ta ndiqte gjyqin në Belgjikë, pasi dënimi atje është më i ulët se në Shqipëri.
Por dosja u transferua në vendin tonë, ku pritet të merret vendim për të pandehurin.
Meta-Kjersgaard: Reforma në drejtësi, krijon klimë të mirë biznesi
Gjatë një vizite pune në Kopenhagen, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, u prit në Folketinget nga Kryetarja e Parlamentit të Danimarkës, Pia Kjersgaard, me të cilën biseduan rreth marrëdhënieve dypalëshe, zhvillimeve në rajonin e Ballkanit dhe integrimit evropian të Shqipërisë dhe rajonit.
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta e falënderoi Kjersgaard, për mbështetjen e Danimarkës në kuadër të axhendës së integrimit evropian të Shqipërisë dhe duke vlerësuar bashkëpunimin në të kaluarën, shprehu vullnetin për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërparlamentare.
Në këtë kuadër, Meta e ftoi Kjersgaard për një vizite në Shqipëri, ftesë e cila u mirëprit me kënaqësi.
Duke iu përgjigjur interesit danez mbi ecurinë e procesit të integrimit evropian, Meta vlerësoi realizimin me sukses të reformës administrative-territoriale dhe vuri në dukje, që prioriteti kryesor i axhendës politike shqiptare është reformimi pa vonesa i sistemit të drejtësisë, si kryefjalë për forcimin e luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar për krijimin e një klime më të favorshme biznesi për thithjen e investitorëve të huaj.
Në këtë kuadër, Meta shprehu gatishmërinë e Shqipërisë për të mirëpritur më shumë kompani daneze në vend, të cilat sjellin ekspertizë dhe një teknologji tepër të avancuar.
“Ne mbështetemi te Danimarka, si në zhvillimin institucional e demokratik, ashtu edhe për zhvillimin ekonomik të vendit”,- nënvizoi Meta. Fushat e turizmit, energjetikës dhe bujqësisë u vlerësuan si fusha prioritare të bashkëpunimit ekonomiko-tregtar.
Kryetarja e Parlamentit të Danimarkës, Pia Kjersgaard shprehu kënaqësinë për vizitën e Meta në Kopenhagen, duke vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm dhe duke nënvizuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërparlamentar si kyç në cilësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Në këtë drejtim, u ra dakord për konkretizimin e bashkëpunimit mes dy parlamenteve dhe veçanërisht administratave reciproke.
Duke biseduar mbi zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit, u vlerësua roli i Shqipërisë në mbarëvajtjen e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe u theksua rëndësia e avancimit të reformave të nevojshme në të gjitha vendet e Ballkanit.
Duke diskutuar mbi zhvillimet e fundit në kontinentin evropian si pasojë e krizës emigratore, Meta theksoi se Shqipëria vlerëson se Bashkimi Evropian duhet ta trajtojë krizën e refugjatëve si një sfidë të përbashkët të vendeve anëtare, së bashku edhe me vendet e Ballkanit të cilat përdoren si vende tranziti.
Në këtë drejtim u nda bindja se sfidat e terrorizmit, krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme janë sfida që kërcënojnë shoqëritë dhe kohezionin social të të gjitha vendeve të kontinentit evropian, dhe në këtë drejtim, Shqipëria mbetet e angazhuar maksimalisht së bashku me partnerët e saj ndërkombëtarë, dhe është e gatshme ta intensifikojë bashkëpunimin e saj me Danimarkën.
Gjatë qëndrimit të tij në Kopenhagen, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilloi një takim edhe me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Social Demokrate, Henrik Sass Larsen si dhe u prit nga Ombudsmani i Danimarkës Jorgen Steen Sorensen, të cilit i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme dhe asistencën e vazhdueshme ndaj institucionit të Avokatit të Popullit, që prej themelimit të tij në Shqipëri, institucion që i shërben mirëqeverisjes dhe proceseve demokratizuse në vend.
Si dukej 27 vite më parë, studenti që u bë Ministër Financash...
Kjo foto disi e rrallë, bardhë e zi, i takon datës 1 Shtator 1989. Është botuar në gazetën “Studenti” të asaj kohe, si ilustrim për ditën e parë të shkollës. “Opinion.al” e ka gjetur dhe ka identifikuar në qendër të saj, një student të anglishtes që atë ditë niste vitin e 3-të.
Studenti në qëndër të fotos është Arben Ahmetaj, Ministri i sapodekretuar i Financave dhe ish-Ministër i Ekonomisë.
Fotoja është bërë në hyrjen qëndrore të Fakultetit të Histori- Filologjisë, ku ndodhej edhe dega e gjuhës angleze./Opinion.al/
Djali 14-vjeçar i pedagogut në gjendje të rëndë, kolegët apel për ndihmë
Profesori i njohur i fakultetit Ekonomik, Fatmir Memaj, ka të birin në gjendje të rëndë shëndetësore. 14-vjeçari duhet të kryejë një transplant jashtë vendit, i cili kushton me mijëra euro. Kolegët janë solidarizuar me profesor Fatmirin dhe kanë publikuar rastin në mënyrë që kushdo që ka mundësi, të kontribuojë për shërimin e Aleksit 14-vjeçar.
“Profesor Fatmiri dhe bashkëshortja e tij Jola, kanë vendosur që të enjten privatisht ta nisin për në Itali dhe sot janë mbyllur pothuaj procedurat për ta transferuar në spitalin në Piza, Itali!
Parametrat e djalit nga sot janë në rënie dhe spitali këtu, Dr.Anila Godo nuk do e lejojë pas të enjtes të lëvizë. Në këto kushte emergjenca nuk pret. Operacioni është në vlera shumëshumë të larta nga 300 deri në 500 mijë euro”,- thuhet në email.
Për të gjithë ata që duan të kontribuojnë janë këto numra llogarie:
FATMIR TOMOR MEMAJ
Banka: BKT
NR LLOG 403079203
IBAN Leke AL7220511038079203CLIDCLALLA
IBAN Euro AL2720511038079203TIMDEPEURA
IBAN USD AL7120511038079203TIMDEPUSDA
IBAN Chf AL6620511038079203CLIDCFCHFM
SËIFT NCBAALTXXX
Ja çfarë vënë re meshkujt kur bëni seks për herë të parë
Keni kaluar një kohë të gjatë me të dhe tani është momenti ta njihni edhe në shtrat. Femrat angazhohen shumë për takimin e parë, ndërsa meshkujt nuk e kanë shumë problem këtë gjë.
Vetëm kini parasysh që ata herën e parë vënë re këto detaje:
Rehatia
Meshkujt nuk vëne re si jeni depiluar, për ta është shumë e rëndësishme që ju të ndiheni komode në shtrat.
Lëvizjet
Fiksimi i një mashkulli është të shoh lëvizjet e femrës në shtrat.
Sytë
Ju besohet që meshkujt nuk i vënë re me shumë detaje pjesët e tjera të trupit, sa kanë të rëndësishëm sytë dhe shikimin. Nës doni ta hutoni shikojeni një mashkull në sy, gjatë gjithë kohës.
Itali: Shitën rumunen për 30 mijë euro, pranga dy shqiptarëve
Dy emigrantë shqiptarë u arrestuan në Itali, pasi autoritetet zbuluan se ata kishin shitur një rumune për 30 mijë euro, për prostitucion. Ata (në foton sipër) akuzohen gjithashtu edhe për dhunë dhe kanosje.
Emrat e tyre nuk bëhen publikë, por sipas mediave italiane, ata janë të moshës 45 dhe 30 vjeç.
Shtetësja rumune i tha policisë se, ata e kishin rrahur dhe e kishin detyruar që të prostituonte. Pas kësaj, e kishin shitur tek një i moshuar austriak, i cili kishte vazhduar ta shfrytëzonte atë në Austri për prostitucion.
Policia, e sinjalizuar nga vajza, kishte vënë nën përgjim numrat e celularëve të dy shqiptarëve dhe i arrestoi ata me t’u kthyer në Firence, nga udhëtimi i tyre në Austri.
Atentati ndaj biznesmenit në Lezhë, dalin emrat e dy të dyshuarve
Policia zbardh detaje nga atentati i sotëm ndaj biznesmenit Landi Ndokaj. Sipas policisë ai nuk është qëlluar me armë, por me sende të forta në kokë.
Ndërkohë, janë bërë publike dhe emrat e dy autorëve të dyshuar për ngjarjen.
Ata janë Landi Kaçorri dhe Gjergj Kaçorri, të cilët janë shpallur menjëherë në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.
Dyshohet se, ngjarja ka motiv konkurrencën në fushën e lëndëve drusore dhe qymyrit.
Bankers tërhiqet nga arbitrazhi me shtetin shqiptar
“Bankers Petroleum” u tërhoq nga arbitrazhi ndaj shtetit shqiptar. Ministria e Energjisë njoftoi se, është arritur marrëveshja për caktimin e një eksperti, për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në lidhje me raportin e auditit për vitin 2011.
“Bankers Petroleum” është dakordësuar që të pezullojë procesin e arbitrazhit, në të cilin kishte paditur shtetin shqiptar.
Eksperti i përzgjedhur është “Priceëaterhouse Coopers”, kompani e njohur ndërkombëtarisht, e cila do të asistohet edhe nga ekspertët e kompanisë “Navigant Consulting”, e specializuar për analizën e shpenzimeve hidrokarbure.
Raporti përfundimtar i ekspertëve mbi mosmarrëveshjen, mes shtetit shqiptar dhe “Bankers Petroleum”, parashikohet të jetë gati brenda 4 muajsh.
Në procesin e negocimit, institucionet shqiptare janë asistuar nga Avokatura e Shtetit, si dhe kompani ndërkombëtare të mirënjohura avokatie si Curtis, Mallet-Prevost, Colt & Mosle LLP.
Ministria e Energjisë dhe Industrisë bashkë me Bankers Petroleum kanë rënë dakord gjithashtu për nisjen e një procesi negociatash për amendimin e marrëveshjes hidrokarbure, me synim përmirësimin e termave financiare të marrëveshjes, duke korrigjuar problematikat e hasura deri më tani dhe përmirësuar procedurat për një kontroll më efikas të strukturave të shtetit.
Video/ Gafa e Maznikut: Bashkia e Tiranës udhëhiqet nga... Edi Rama
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbi Mazniku, ka bërë një gafë gjatë emisionit “Tonight” të gazetares Ilva Tare, duke thënë se, Bashkia e Tiranës udhëhiqet nga Edi Rama.
I ftuar për të folur rreth projektit për ndërtimin e këndit të lojërave te Parku i Liqenit Artificial, Maznikut i ka shpëtuar ky lapsus.
Në fakt që shumë prej vendimeve në Bashkinë e Tiranës i merr ende Edi Rama, kjo nuk është diçka që s’dihet, por përshtypje në këtë rast bën sinqeriteti i tepërt i Maznikut.
Shihni videon:
Mesazhi në celularin e gjykatësit: Më sill 8 mijë dollarë, ndryshe...
Gjykata e Krimeve të Rënda ka thirrur të enjten për të pyetur si dëshmitare bashkëshorten e një gjyqtari të Gjykatës së Lartë, i cili është gjobitur tre vjet më parë.
Bëhet fjalë për anëtarin e Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese, e po ashtu ish-anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i gjobitur me një mesazh në telefon.
Për këtë çështje po gjykohet shtetasi Arjan Kalaja nga Shkodra, i cili akuzohet për shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie.
Çështja është mbajtur tepër sekret për shkak të statusit të personit ndaj të cilit është vendosur gjoba, një jurist i njohur prej 24 vitesh dhe që aktualisht është pjesë e kolegjit penal në Gjykatën e Lartë.
Burimet thonë se, i pandehuri Kalaja ka dërguar në vitin 2013 një mesazh në telefonin e gjyqtarit Thanza me tekstin: "Më sill 8 mijë dollare ndryshe do të çoj tek Fiksi".
Për tre vjet organet e hetimit kanë hetuar se kujt i përkiste numri i telefonit, i cili ishte blerë në tregun e zi, e për pasojë ishte e vështirë të identifikohej. Procesi penal drejtohet nga gjyqtari i krimeve të rënda Fran Prendi, ndërkohë që i dyshuari po gjykohet në gjendje të lirë.
Vetë i akuzuari ka deklaruar se mesazhi i gjobëvënies ishte dërguar nga djali i tij, i cili ka ndërruar jetë nga një sëmundje.
Gjyqtari Admir Thanza, më herët ka qënë gjyqtar në gjykatën e Tiranës, anëtar i KLD-së nga 2004 deri në 2009, anëtar i Gjykates Kushtetuese nga 2009 deri më 2013-n, e më pas anëtar i Gjykates së lartë./TCH/
"Gent Gazheli, nga roje dogane në ambasador në Turqi"
Në portalin “ForeignPolicyNeës.org” është botuar së fundi një artikull për emërimet në diplomacinë shqiptare.
Artikulli është shkruar nga Peter Tase dhe merr shkas nga emërimi që Edi Rama i bëri Gent Gazhelit, si ambasador të Shqipërisë në Turqi.
Fillimisht artikulli sjell në vëmendje përvojën e Fatos Tarifës si ambasador i vendit tonë në SHBA dhe denoncon disa prej abuzimeve të tij me fondet, por edhe duke shkelur me 5 vjet më shumë afatin e ushtrimit të funksionit si ambasador.
“Dhjetë vjet pasi mandati i z. Tarifa kishte përfunduar, historia u përsërit nga lidershipi i Partisë Socialiste. Aktualisht, kur Partia Socialiste po qeveris prej më shumë se dy vjet, ka rifreskuar praktikat më të errëta të trashëguara nga qeveria e Fatos Nanos.
Ata menjëherë promovuan shumë anëtarë të byrosë politikë si ambasadorë, të cilët nuk kishin asnjë lloj eksperience në Shërbimin e Jashtëm. Favore seksuale, ryshfete dhe korrupsioni, dominojne aktualisht Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë, ndersa z.Arben Ahmetaj, ministri i ri i Financave i sapo emëruar, e ka kthyer ne një rutinë fluturimin nga Katari në Hong Kong me avionë privatë Gulfstream, me shpenzimet e taksapaguesve shqiptarë.
Megjithatë, emërimi i fundit i z. Gent Gazheli si ambasador në Turqi shërben si një dëshmi për shumë praktika korruptive të bëra në Shërbimin e Jashtëm Shqiptar. Gazheli është pasuruar shumë, duke arritur në miliona euro, gjatë shërbimit të tij si roje dogane në vende të ndryshme kufitare në Shqipëri”,- thuhet në shkrim.
Në vijim të artikullit përmenden akuza të tjera ndaj Gent Gazhelit. Tase shkruan se Gazheli u gradua ambasador në Turqi, në mënyrë që të mbrojë interesat e eprorëve të tij, të cilët rastis të jenë edhe aksionerë të mëdhenj në kompaninë “Süzer Group” në Turqi.
Kompani e cila pritet të ndërtojë një hidrocentral në Shqipëri, duke iu referuar Skavicës.
Për të lexuar artikullin e plotë klikoni në linkun më poshtë:
http://foreignpolicyneës.org/2016/02/22/political-appointees-impunity-ha...
Taksa e hapësirës, bizneseve u vijnë faturat deri 100 mijë lekë/muaji
Bizneseve kanë nisur t’u dalin në sistem taksat e reja të Bashkisë, të cilat kapin shifra deri në 100 mijë lekë.
Sipas një fature të bërë publike nga një biznes në Tiranë, taksa e faturuar nga Bashkia Tiranë për zënien e hapësirës publike arrin shifrën e 97,500 lekë (shiko faksimilen e faturës më poshtë).
Këtë vit, tarifa e zënies së hapësirës është shumë-fishuar. Me ndryshimet e fundit, nga 1 janari, i njëjti biznes do të paguajë:
-Taksa e hapësirës, 1500 lekë për metër katror (nga 150 lekë për metër katror që ishte më parë)
-taksa për tavolinat, 2500 lekë për tavolinë në muaj, një tarifë e re kjo.
(Lexo: Taksa e hapesires, si nje biznes 30 m2 do paguajë 720-mijë lekë ne vit)
Në sistem, bizneseve, kryesisht bar kafe u kanë kanë dalë vetëm taksat e zënies së hapësirës. “Përveç 10 fishimit të taksës së hapësirës duhet të paguajmë dhe një taksë prej 2500 lekë në muaj për tavolinë, çka është absurde pasi ne paguajmë njëherë sipërfaqen për zënin e hapësirës”, thotë Iliri që menaxhon me qira një lokal në zonën e Komunës së Parisit dhe shfrytëzon një hapësirë anash pallatit, duke mos zënë asnjë pjesë trotuari.
Sipërfaqja është rreth 40 metra katror, që i duhet të paguajë 60000 lekë në muaj, ndërsa për tavolinat bashkia llogarit një tavolinë për 3 metra katror, pra 13 tavolina me një total takse prej 32500 lekë. Në këtë mënyrë, vetëm taksa e zënies së hapësirës dhe ajo e tavolinave shkon mbi 90 mijë lekë në muaj.
Ai dhe shumë lokale në Tiranë, gjatë ditës së sotme kanë hequr tavolinat nga hapësirat jashtë, ndërsa paralajmërojnë dhe transferim të kësaj barre te çmimet që do paguhen nga konsumatori fundor.
Ditën e djeshme u zhvilluan protesta përpara Bashkisë të organizuara nga përfaqësues të bizneseve të vogla, të cilët kundërshtojnë taksat e larta të vendosura këtë vit. Sipas tyre, faturat e larta do t’u vështirësojnë biznesin dhe do t’i çojë drejt falimentimit. Bizneset paralajmëruan përshkallëzimin e protestave në ditët në vijim.
Gjatë protestës, kreu i shoqatës së Tregtarëve, z.Nikollaq Neranxi tha se, “super tatimet vendore” do t’i çojnë në Gjykatë Administrative, pasi pushteti vendor dhe qendror ka program për të falimentuar biznesin vendas.
Rritja e fshehtë e taksave
Bashkia e Tiranës i ka shumëfishuar taksat dhe tarifat ndaj biznesit, kryesisht për tabelat dhe zënien e hapësirave publike, por vendimi i këshillimi Bashkiak i datës 30 dhjetor nuk u bë bërë transparent deri në fund të javës se kaluar kur u publikua në media dhe ndodhet i publikuar në një pjesë të padukshme të ëebit të Bashkisë. (Lexo: http://ëëë.dpttv.gov.al/DocumentFile/Legjislacioni/Vendim%20Nr.59%20date...)
Monitor zbardhi pak ditë më parë tabelat e plota, që tregonin taksa e tabelës mbi 2 metër katror shkon 45 mijë lekë, ndërsa për tabelat elektronike kjo taksë shkon 90 000 lekë metër në vit.Më parë tabela elektronike tatohej njësoj nga sipërfaqja me tabelat e tjera. Rritja të madhe kanë pësuar taksat e tabelës edhe për bizneset që janë ish komunat që i janë bashkuara Tiranës.
Një metër katror tabelë do të tatohet me 3 1.500 lekë/m2/vit dhe tabelat elektronike do të kushtojë 63.000 lekë/m2/vit. krahas ta taksave tradicionale këtë vit bashkia e Tiranës ka vendosur taksën për Arsimin. Çdo qytetar do të paguajë në 1800 lekë në vit ndërsa bizneset sipas llojit të aktivitetit do të paguajnë 4000 deri 3700 mijë lekë në vit.
Kjo taksë sipas këshillit bashkiak do të jetë e përkohshme për një periudhë 7 vjeçare. (Lexo: Bashkia shumëfishon barrën fiskale, taksa e re për arsimin nga 4000-37000 lekë për bizneset në vit/).
Inspektorët e Bashkisë kanë filluar tashmë punën në terren kanë zbritur në terren duke regjistruar një me një të gjitha tabelat për qëllime identifikimi dhe për qëllime reklamuese.
Mirëpo bizneset po ankohen se inspektorët bashkiakë janë duke abuzuar pasi po regjistrojnë si tabela reklamimi edhe tabelat për qëllime identifikimi. Tabelat reklamuese taksohen 45000 lekë metri katror në vit, duke filluar nga zero, pra pa kufi minimal, ndryshe nga ato identifikuese që taksohen mbi 2 metra katror.
Një biznes që ka afishuar emrin e aktivitetit në një tabelë 2 metër katror i duhet të paguajë 90 000 lekë taksa në vit, nga klasifikimi i gabuar i inspektorit bashkiak (përndryshe do të paguante zero).
Bizneset pohojnë se inspektorët nuk po procedojnë me udhëzimet përkatëse për të qartësuar se kush është tabelë reklamimi dhe kush identifikimi.
Të dhënat po regjistrohen në serverin e Bashkisë dhe shumë biznese mund të përballen me të papritura kur t’iu vijë shkresa e taksave vendore nga Bashkia. ( Lexo: Taksat e tabelave, bizneset ankohen për abuzime nga inspektorët bashkiakë)
Bizneset po presin që bashkia të nxjerrë taksat vendore për secilin prej tyre. Më i prekur vlerësohet që do të jetë biznesi i vogël, me rritjen e taksave e tarifave që mund të tejkalojë shumën e 25 mijë lekëshit, që iu hoq bizneseve deri në 5 milionë lekë pak muaj./monitor/
Video: Haradinaj u jep 50 euro protestuesve për të blerë cigare
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot protestuesit që qëndrojnë në çadra përpara qeverisë.
Në një moment ish-kryeministri i Kosovës, ka nxjerrë nga xhepi një kartmonedhë 50 euro, të cilën ia ka dhënë një prej protestuesve për të pirë cigare.
Shihni videon e siguruar nga Indeksonline.
Gjendet e vdekur recepsionistja Papës, ishte shtatzënë
Recepsionistja e Papës është gjetur e vdekur në apartamentin e saj në periferi të qytetit të Romës. Miriam Ëuolou, me origjinë nga Eritrea, 34 vjeçe, ishte shtatzënë 7 muajshe.
Ajo vuante nga një formë e diabetit, për shkak të të cilit mjekët i kishin rekomanduar të shmangte shtatzëninë.
Policia po heton në pistën e vdekjes për shkak të problemeve shëndetësore. Aktualisht po merren në pyetje ish-bashkëshorti, familjarët dhe i dashuri aktual, i cili mendohet se është një polic i Vatikanit.
Foto+Video: Ylli i “Victoria Secret” Candice tregon “asetet”
Si një modele e zonja që është, Candice Sëanepoel, mundet lirisht të rrëmbejë edhe kurorën e “Miss Fotogjenes”.
Duke vënë në vepër njohuritë e saj, Candice ka provuar të bëjë një fotografi ultra sensuale, por duke rrezikuar një “shpalosje” të tepërt. Ky mund të ketë qënë shqetësimi më i vogël i 27-vjeçes, sepse qëllimi për të nxjerrë “selfien e vitit” vetëm se kishte përfunduar me sukses.
Ajo në një intervistë për “People” kishte folur për momentet më të sikletshme gjatë karrierës, për “më pikanten”, rrëzimin brutal në sfilatën e “Givenchyt”.
Afrikano-jugorja ka bërë të ditur po ashtu se, do të martohet me koleg-partnerin prej më se 17 vitesh, Hermann Nicolini, por pa “hallakatur” më thellësisht në jetën e saj private.
Rrëzohet avioni, 23 të vdekur në Nepal
Një aksident ajror ka nddohur sot në Nepal, me pasojë vdekjen e 23 personave.
Avioni i kompanisë “Tara Air”, është rrëzuar në malet perëndimore të Nepalit.
Ai ka qenë duke fluturuar nga nga qyteti Pokhara në Jomson dhe ka humbur kontaktet me kontrollorët shumë shpejt pasi është nisur.
Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende. Shumica e personave në bord ishin nepalezë.
Foto+16: Xhesika imiton “Kamasutra-n”, vjen me stile të nxehta
Këngëtarja hot e muajve të fundit Xhesika Ndoj, së shpejti vjen me këngën “Relaksioni Kamasutra”. Siç shihet në disa foto që ka siguruar portali “TetovaSot” nga xhirimet e klipit, janë disa stile të Kamasutrës, ku këngëtarja ka arritur t’i realizojë në videoklip, si dhe një ndryshim në ngjyrën e flokëve.
Ajo nuk ka dashur të komentojë më shumë për portalin “TetovaSot”, vetëm se u shpreh shkurt, “ia vlen të pritet për videoklipin dhe skenat e nxehta që ka Kamsutra”.
Kënga bashkë me videoklipin do të vijnë javën tjetër. Pak durim…/TetovaSot/
Foto: Vajzat, selfie erotike me uniformat e skuadrave të zemrës
Në këtë artikull kemi përpara rreth 35 foto të një “tufe” vajzash seksi… më shumë të zhveshura se të veshura, por me një të përbashkët… dashurinë për fanelën e skuadrës që ato kanë për zemër.
Programi i Shpërblimit ‘Alpha Bank Bonus’ me ‘American Express’
Në datë 23 shkurt, Alpha Bank Albania organizoi një aktivitet me rastin e hedhjes me sukses në treg të programit të shpërblimit Alpha Bank Bonus. Nëpërmjet këtij programi, të gjithë kartëmbajtësit e kartave prestigjoze “American Express” në Shqipëri, përfitojnë rimbursim për blerjet e tyre në një listë tregtaresh të përzgjedhur.
Në fjalën e saj përshëndetëse, Drejtoria e Biznesit Bankar me Pakicë të Alpha Bank Albania, znj. Brunilda Isaj falenderoi të gjithë tregtarët pjesëmarrës në këtë program dhe tha se “Suksesi i këtij programi nuk është i rastësishëm.
Ky sukses vjen si rezultat i sinergjisë ndërmjet “Alpha Bank Albania”, markës së fuqishme “American Express” dhe bizneseve të përzgjedhura në Shqipëri, të cilët së bashku janë një ekip i fortë, i dedikuar për t’i ofruar klientit sa më shumë përfitime”.
Znj. Isaj vijoi fjalën e saj duke falenderuar për pjesëmarrjen në këtë aktivititet drejtuesit e bizneseve dhe korporatave që kanë përzgjedhur “Alpha Bank Albania” si institucionin e tyre të besuar financiar si dhe klientët individë, anëtarë të kartave “American Express” për besnikërinë e tyre përgjatë këtyre viteve.
“Alpha Bank Albania” është lëshuese ekskluzive e kartave “American Express” në Shqipëri që prej vitit 2008 dhe aktualisht numëron më shumë se 15,000 karta të tilla. Kartat “American Express” shoqërohen më përfitime të shumta si: zbritje në tregtarë të shumtë brenda dhe jashtë Shqipërisë, pagesa më këste dhe sigurim gjatë udhëtimeve me avion për incidente të lidhura me humbje apo vonesë bagazhesh, vonesë fluturimi apo aksidente gjatë udhëtimit të tyre (për sa kohë bileta e tyre e avionit është blerë pjesërisht ose tërësisht me kartat American Express).
“Alpha Bank Albania” është pjesë e Grupit “Alpha Bank”, themeluar që prej vitit 1879 dhe është një nga bankat dhe grupet financare kryesore në Greqi, duke i ofruar një gamë të gjerë shërbimesh, individëve, bizneseve të vogla dhe të mesme, korporatave, nëpërmjet kartave të kreditit, drejtimit të aktiveve, veprimtarive bankare të investimit, veprimtarive bankare vetjake, veprimtarive të ndërmjetësit, leasing dhe factoring, etj.
“Alpha Bank” është gjithashtu aktive në tregun ndërkombëtar bankar, me prani në Qipro, Rumani, Bullgari, Serbi, Shqipëri, Ish-RJ e Maqedonisë dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Mimi Kodheli befasohet nga numri i vajzave që rekrutohen në ushtri
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka shprehur habinë e saj sot në lidhje me interesin e madh të femrave për t’u bërë pjesë e strukturave të Forcave të Armatosura.
Ajo ka postuar edhe një status si dhe disa foto në profilin e saj në Facebook, të cilat flasin për fushatën e rekrutimeve nga ana e MB-së në qarkun e Kukësit.
“Nuk më erdhi mirë kur mësova për numrin e vogël të vajzave që kanë aplikuar për ushtarë/detarë aktivë në Forcat e Armatosura të Shqipërisë.
Shikoni ç'bëhej sot në Kukës, ku ishte Zv.ministri Koçi për fushatën e rekrutimeve”,- shkruan Kodheli në statusin e saj në Fb.
Angli: Shqiptari vret bashkëshorten, fliste shumë në Facebook
Një gjykatë britanike ka shpallur fajtor 40-vjeçarin shqiptar, Agim Isaku, i cili vrau bashkëshorten e tij. Shqiptari e mbyti bashkëshorten, Elife Beqa, 33 vjeçe, për shkak të xhelozisë, pasi ajo fliste shpesh në Facebook.
Fillimisht Isaku e detyroi gruan të braktiste punën, ndërsa më vonë e dhunonte.
Ngjarja ndodhi në 13 gusht të vitit të shkuar. Policinë e njoftoi vetë autori i krimit, duke thënë thjesht që gruaja e tij kishte vdekur, por pa dhënë shpjegime të tjera.
Policia mbërriti në banesë dhe gjeti 33-vjeçaren të shtrirë përtokë dhe me shenja dhune në trup.
Çifti ishte njohur kohë më parë përmes miqve të tyre të përbashkët.
FMN: Numri i bizneseve të regjistruara u rrit, por të ardhurat jo
Në raportin për situatën e përgjithshme në Shqipëri, Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaron se ka vlerësime “konservative” në lidhje me ndikimin e mundshëm të fushatës kundër informalitetit në të ardhurat buxhetore pavarësisht disa shifrave që duken mbresëlënëse.
Do'stlaringiz bilan baham: |