Partitë aleate afrohen me PD vetëm para zgjedhjeve për të marrë ndonjë mandat deputeti nga selia blu. A duhet të vazhdojë kjo praktikë, sipas jush?
Kjo nuk është tamam kështu siç e thoni ju, pasi ka ndodhur në këto përmasa vetëm në zgjedhjet e 2013-ës. Kam qenë i bindur që atëherë që ishte një gabim, i cili na dha kosto të gjithëve, përfshirë edhe atyre që përfituan prej futjes në listat tona. Dhe ndërkohë gjykoj se raportet korrekte me aleatët janë të një rëndësie përcaktuese për fitoren në zgjedhje. Por për një marrëveshje luajale të një koalicioni opozitar ka plot formula të tjera që mund të çojnë drejt suksesit, duke mbrojtur secili nga partnerët interesat e veta elektorale. Po për ta arritur këtë nuk është gjithmonë e lehtë, pasi janë marrëdhënie që duhen ushqyer çdo ditë dhe që nuk lihen për në castet e fundit, kur afrohet fushata. Sepse atëherë shtohet mundësia për të gabuar, si nga koha e shkurtër që ke në dispozicion, ashtu edhe nga presioni, që vjen në ngjitje.
Berisha, po shkon drejt pensionit politik, apo i duhet akoma PD-së?
Politika nuk ka moshë pensioni, siç është fjala vjen sporti. Por kjo nuk do të thotë se automatikisht je i privilegjuar nga kjo. Sepse ka raste që del fishek prej saj në një moshë sportive, por mund të vdesësh edhe në pleqëri të thellë, duke qenë faktor i rëndësishëm politik. Mendoj që PD-së i duhet çdo personalitet aktiv, që përfaqëson sadopak vlerat e saj e jo më Sali Berisha, që është lideri historik.
Ish-presidenti i Republikës, z. Topi mendoni se do të bëjë ndonjë lëvizje politike në 2017-ën? Nëse po, do t’i bashkohet së Djathtës, apo do të zgjedhë PS?
Nuk e di. Sepse sjellja e tij politike në 3 vitet e fundit i lë të hapura të gjitha mundësitë. Njësoj si ato ndeshjet e forta të futbollit, që nuk mund të parashikohen, sepse të tre rezultatet janë të mundshme. Do të dëshiroja të ishte në kampin opozitar, siç i takon për nga e shkuara, por dhe nga vlerat politike, që thotë se përfaqëson partia e tij. Por nuk besoj se kjo do të varet nga PD-ja, ndonëse ai vetë ankohet se nuk ka marrë ende ndonjë ftesë zyrtare bashkëpunimi nga ish-partia e vet. Mendoj se gjithçka do të përcaktohet në çastet e fundit nga kalkulimet dhe nga humori i vetë zotit Topi.
Kriminalizimi brenda parlamentit? A të vjen çudi se si gjendesh në një sallë me deputetë të kriminalizuar?
Në fillim po, por tani sikur u mësova. Tek e fundit, njeriu nuk i zgjedh dot shokët e shkollës, thjesht mund të ndërrojë klasën. Por unë nuk kam ndonjë arsye pse të ndjehem keq, sepse nuk mendoj që i kam zënë vendin dikujt tjetër në parlament. Janë të tjerë ata që gabimisht ndodhen në atë sallë. Dhe për fat të keq, ata nuk janë përgjegjësit kryesorë për këtë denatyrim të insistucionit kryesor të Republikës. Sepse ata nuk erdhën vetë, ata i solli kryesisht Edi Rama, duke i përzgjedhur kokë për kokë, që ne t'i kishim patjetër shokë klase. Dhe e keqja është që ende nuk ka dhe as pres që të ketë ndonjëherë një gjysmë “mea culpa” për këtë “turp kombëtar”./KohaJonë/
Video-skandal/ Protesta: Polici rreh qytetaren se i hoqi kapelen
Një video që po qarkullon në rrjetet sociale shfaq momentin kur një polic godet në fytyrë një qytetare. Gjatë konfrontimit me qytetaren, kjo e fundit shihet teksa i heq kapelen nga koka policit.
Më pas reagimi i tij i dhunshëm që e godet në fytyrë.
Dhunoi protestuesen, reagon Tahiri: Pezullim policit që e sulmoi
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka reaguar në Facebook për dhunën e ushtruar të policit ndaj një gruaje, që protestonte kundër ndërtimeve brenda parkut të liqenit në Tiranë.
Ministri Tahiri ka kërkuar shkarkimin nga detyra të punonjësit të policisë.
“Eshte e papranueshme te sulmohet uniforma e Policise se Shtetit, qofte edhe nga nje grua, por absolutisht edhe me e papranueshme dhe e patolerueshme te reagohet fizikisht, sidomos ndaj nje gruaje.
Kam kerkuar pezullimin e menjehershem te punonjesit e policise dhe lirimin e tij nga detyra.
Policia qe duam nuk mund te jete kjo qe na treguan pamjet e konfliktit mes punonjesit te policise dhe nje qytetareje.
Cdo punonjes policie duhet ta dije kete dhe kushdo e harron nuk do te tolerohet ne asnje rast e per asnje arsye”,- shkruan Tahiri në Facebook.
Qëlloi në fytyrë protestuesen, Haki Çako: Pocedim disiplinor policit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka urdhëruar që Drejtoria e Standardeve Profesionale të nisë procedimin disiplinor për shkelje të rëndë gjatë detyrës, ndaj oficerit të policisë që qëlloi me shpullë në fytyrë gruan, që protestonte kundër punimeve brenda parkut të liqenit artificial të Tiranës.
Për këtë polici, edhe ministri Tahiri kërkoi shkarkimin e tij nga detyra, i cili ushtroi dhunë ndaj protestueses.
Ngjarja ndodhi paraditen e sotme, gjatë përplasjes së protestuesve me policinë, që kundërshtonin ndërtimin brenda parkut të liqenit.
Përshkallëzon situata, protestuesit mblidhen para Komisariatit Nr.1
Qytetarët që protestuan kundër planit të Erion Veliajt për të betonizuar Parkun e Liqenit Artificial, janë mbledhur para Komisariatit Nr.1 të policisë për të kërkuar lirimin e 6 aktivistëve.
Me dhjetëra përfaqësues të shoqërisë civile i kanë bërë thirrje policisë t'i lërë të lirë të ndaluarit, ose t'i arrestojë edhe ata, pasi të gjithë së bashku janë kundër ndërtimit brenda Parkut të Liqenit Artificial.
Gjatë protestës së zhvilluar paradite policia dhunoi disa protestues.
Një efektiv i policisë u filmua duke qëlluar me shuplakë në fytyrë një grua (video më poshtë). Protestuesit thonë se, nuk do të lëvizin derisa të lirohen shokët e tyre./Lapsi.al/
Qytetarët kundër Veliajt: Ja fotot që dokumentojnë dhunën e policisë
Këto foto janë një tjetër provë e dhunës së ushtruar nga policia ndaj qytetarëve që protestuan kundër Erion Veliajt. Ato tregojnë momentet e përdorimit të forcës nga policia për të larguar dhe arrestuar protestuesit. Lapsi.al publikoi pamje ekskluzive kur një grua u godit nga një efektiv i policisë, i cili më pas u pezullua nga detyra me kërkesë të Ministrit Saimir Tahiri./Lapsi.al/
Në njërën prej fotove shihen qartë edhe momentet e dhunës së ushtruar kundër gazetarit dhe aktivistit, Eljan Tanini, i cili është njëri prej organizatorëve të kësaj protese qytetare.
Ai është kapur forcërfish dhe është goditur nga efektivë të policisë, të cilët kanë kërkuar me çdo mënyrë që ta ndalin dhe bllokojnë atë.
Foto+18: Dalin pozat e Xhesikës duke bërë seks dhe selfie
Skandali i këngëtares nga Shqipëria, Xhesika Ndoj, po vazhdon të jetë fokus i mediave rozë dhe rrjeteve sociale. Nëpër rrjete sociale, tashmë kanë filluar të përhapen edhe dy fotografi të këngëtares në të cilat shihet para një pasqyre teksa kryen marrëdhënie seksuale me një person, fytyra e të cilit është e mbuluar. Megjithatë vërtetësia e këtyre fotove nuk dihet.
Pse nuk e destabilizoi dot Saliu dhe Meta gjendjen në Shqipëri
Nga Spartak Ngjela
Nëse e sheh me një arsye politike në funksion të së ardhmes së afërt, Reforma në Drejtësi është, në radhë të parë, kërcënim ndaj Metës dhe Berishës. E vetmja rrugë e tyre, ishte destabilizimi i Shqipërisë. Të dy ù hodhën në sulm me ngulm të dukshëm. Por dështuan. Pse?
Dy janë arsyet kryesore:
1. Shqiptarët nuk i përkrahen broçkullat e Saliut për një " Revolucion Demokratik" në Shqiperi;
2. Vuçiç nuk i ndihmoi, se është bashkuar me politikën aktuale të Merkel- it. Domethënë Beogradi nuk i përkrahu këtë herë, si në të gjitha herët e tjera në destabilizimin e Shqipërisë.
Shqiptarët nuk kishin si të hynin në një qorrsokak të ri për Saliun dhe Metën. Kjo ù dallua që në entuziazmin e "revolucionarêve" që ù mblodhën disa herë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë.
Gjithsesi, kjo mund të ishte e pamjaftueshme, por, këtë herë, këta "revolucionare" duket se nuk i përkrahu as Beogradi, i cili e ka pasur metode destabilizimin në Shqipëri, mbështetjen otomane në Shqipëri.
Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, sepse, kryeministri Vuçiç, duket që ndjek politikën e Angela Merkel -it në Gjermani. Që vjet, kur delegacioni ekonomik gjerman i nivelit të lartë inicioi bashkëpunimi serbo-gjerman, kahja e politikës serbe ndryshoi. Shkëmbimet tegtare serbo-gjermane shkuan vjet ne 6 miliarde Euro.
Politika gjermane nuk mund ta lejonte një destabilizim Berisha të Shqipërisë. Madje, Merkel e dërgoi edhe Ramen në Beograd, edhe pse ky foli përralla apolitike atje. Por s'ka rendesi, Saliu dhe Meta mbeten pa "revolucion ", si pasojë e shqiptarëve dhe politikës gjermane.
Po Rama, ku është?
Shihet se është në pritje të Reformës në Drejtësi. Por, a është i aftë që ta drejtojë politikisht këtë Reformë? ... Unë kam dyshim. Ajo është reformë që hedh një rrjete apolitike, dhe antikriminale. Gjithsesi, Rames i dha mbështetje partikolare Xhon Kerri në emër të politikës amerikane, kur ky ishte në Tiranë. Por...”.
Ja efektet e jashtëzakonshme të seksit në mëngjes
Nuk jeni në humorin ne duhur për të bërë seks në mëngjes? Gabim! Kur të mësoni efektet e tij do të ndryshoni mendje.
Seksi i mëngjesit të hershëm përmirëson imunitetin, ngrit disponimin, rrit pjellorinë, pastron tenin, forcon flokët dhe redukton rrezikun nga sëmundjet e zemrës.
Më shumë se 58 për qind të çifteve të dashuruara me aktivitete seksuale merren në mes orës 11 të mbrëmjes dhe orës 1 të mëngjesit, por ata që bëjnë dashuri në mëngjes kanë më shumë përfitim, shkruan “Medical Daily”.
Sipas të dhënave të Kinsey Institute për hulumtim të seksit, gjinisë dhe riprodhimit, çiftet në moshën prej 18 deri në 29 vjet mesatarisht bëjnë dashuri 112 herë në vit, ata prej moshës 30 deri 39, 86 herë, derisa në vitet dyzeta numri reduktohet në 69 herë gjatë vitit.
Pavarësisht a ka të bëjë seksi i natës vonë me shprehi, instinkt, apo komoditet seksi në mëngjes është zgjidhje shumë më e emirë se në mbrëmje, pohon seksologu afrikanojugor, Glen Roëan. “Seksi i mëngjesit inicion intimitetin dhe afërsinë emocionale në fillim të ditës, dhe atëherë ka më së paku pengesa” thotë dr. Fran Ëalfish.
Ai tutje shton se si shumë studime dëshmojnë që seksi i mëngjesit përmirëson disponimin më mirë se kafjalli i pasur ose një filxhan kafe. Shkaku i kësaj është prodhimi i rritur i hormonit të serotoninës pas orgazmës, i cili vepron si antidepresiv për tru.
Rrit pjellorinë. – Seksi i mëngjesit përmirëson kualitetin e spermës dhe rrit pjellorinë tek femrat, ka treguar hulumtimi i klinikëss për fertilizim artificial në Syndey.
Sipas saj me ejakulim të rregullt në mëngjes kualiteti i spermës përmirësohet për 12 për qind, çka rrit shanset për fekondim të suksesshëm.
Pastron tenin dhe forcon eshtrat. – Orgazma gjatë seksit të mëngjesit nxit lirimin e kimikateve që rrisin nivelin e estrogjenit në trup.
Për këtë arsye vjen deri përmirësimi i qarkullimit dhe reduktimi i nivelit të testosteronit, çka reflekton në gjendjen e lëkurës dhe flokëve.
Kështu, seksi i mëngjesit me të vërtetë u jep shkëlqim të veçantë njerëzve, kanë përfunduar shkencëtarët nga Universiteti në Ëisconsin.
Redukton rrezikun nga sëmundjet e zemrës. – Seksi në orët e mëngjesit disa herë në javë mbron shëndetin e zemrës, në veçanti te meshkujt, ka treguar studimi 10-vjeçar i Universitetit në Belfast me më shumë se 1000 njerëz.
Përveç që shërben si ushtrim i mirë, seksi i mëngjesit redukton nivelin e hormonit të stresit, kortizolit, i cili rrit rrezikun nga infarkti dhe nga ngushtimi i enëve të gjakut.
Forcon imunitetin. – Prodhimi i imunoglobinës A është më i madh gjatë seksit të mëngjesit se sa seksi në cilëndo pjesë tjetër të ditës, transmeton “Koha.net”.
IgA janë antitrupa që shërbejnë për mbrojtjen e organizmit nga infeksionet, ndërsa njerëzit që rregullisht bëjnë seks në mëngjes kanë edhe deri në 30 për qind nivel më të madh të IgA në gjak, ka pohuar studimi.
Veliaj nga Fb: Punët janë më të dobishme se fjalët!
Pas ngjarjeve të paradites te Parku i Liqenit Artificial të Tiranës, ku dhjetëra qytetarë u përleshën me Policinë Bashkiake dhe atë të Rendit, pikëtisht për një projekt të Bashkisë së Tiranës (që synon të ngrejë aty një kënd lojërash për fëmijë) dhe përshkallëzimit të situatës, ka ardhur edhe reagimi i kryebashkiakut Erion Veliaj, nëpërmjet një statusi nga profili i tij në Facebook.
“Para 6 muaj Liqenit s'i ndizej asnjë llampë, stolat ishin të shqyer e kishte 0 aktivitete! Sot është plot, mbi 2000 pemë janë mbjellë, mbi 150 kosha janë vendosur/riparuar dhe këndi i fëmijëve një risi”,- shkruan kryebashkiaku veliaj në Facebook.
Fotolajm: Çikat e “Shqiponjave” në aksion të ndalin... një femër
Të gjithë efektivët e rrepartit “Shqiponja”, madje edhe çikat e kësaj njesie, u angazhuan sot në aksion për të luftuar dhe kapur... një femër brilante aktiviste të shoqërisë civile e cila protestoi paqësisht për të ruajtur Parkun e Liqenit Artificial.
Ja si e kanë izoluar dhe lidhur me pranga si kriminele “Shqiponjat” këtë vajzë aktiviste.
Video: Ndalimi i Zirkon Dishës dhe Sazan Guri që kërkon ta shpëtojë
Këto janë pamjet kur Zirkon Disha një nga aktivistët e njohur të shoqërisë civile, u arrestua paraditen e sotme në Parkun Kombëtar të Liqenit Artificial, gjatë kohës kur ai ishte pjesëmarrës në protesën kundër ndërtimit nga Bashkia të Këndit të Lojrave për Fëmijë, brenda këtij parku.
Siç shikohet edhe nga këto pamje, Zirkon Disha është arrestuar në prani të aktivistit tjetër të mjedisit Sazan Guri, i cili ka kërkuar ta shpëtojë nga prangat e policisë.
Aktivisti i njohur për fushatën kundër armëve kimike në vitin 2014, Zirkon Disha, është arrestuar bashkë me 6 persona të tjerë, pasi prishën gardhin ku do të ndërtohet parku i Bashkisë.
Foto: Ky monstër... nuk është kurrësesi “fytyra” e Policisë së Shtetit
Ky monstër... nuk është kurrësesi “fytyra” e Policisë së Shtetit
Sot, gjatë protestës kundër ndërtimit që po bëhet te Parku i Liqenit Artificial, policia goditi një zonjë. Ky është polici “monstër” që goditi zonjën dhe që nuk e meriton ta quash as polic dhe as njeri... por plehrë!
Kristaq Papajorgji është polici i cili goditi me shpullë ditën e sotme një grua aktiviste në protestën që shoqëria civile organizoi kundër ndërtimit nga Bashkia të një këndi lojrash brenda Parkut Kombëtar të Liqenit Artificial.
Siç shikohet edhe në foton e siguruar nga “Mapo.al”, Papajorgji është një person aktiv në rrjetin social facebook, ku shpesh luan edhe me kuizet e personalitetit.
Në njërin nga këto tekste online ka dalë si një njeri “i jashtëzakonshëm”, “i besueshëm” dhe “i mrekullueshëm”; test i cili nuk dihet sa do ta ndihmojë pas xhestit që kreu sot.
Protesta, lirohet aktivisti Zirkon Disha: Akuzohet për 3 vepra penale
Aktivisti Zirkon Disha, që u shoqërua në komisariatin nr.1 të Tiranës për protestën kundër ndërtimeve tek parku i liqenit, është lënë i lirë nga policia. Ndaj tij dhe aktivistëve të tjerë u ngritën tre akuza, ndërsa shtoi se në total janë shoqëruar 12 persona dhe jo 7 siç u raportua fillimisht.
Ai tha se brenda komisariatit nuk u ushtrua dhunë ndaj tyre, ndërsa sqaroi se ditët në vijim do të vazhdojnë protestat kundër ndërtimeve brenda parkut të liqenit artificial të Tiranës.
“Do kërkojmë nga policia të respektojë uniformën e saj dhe mos të sillet si polici private. Jemi akuzuar për shkatërrim të pronës publike, pjesëmarrje në tubime të paligjshme dhe kundërshtim të forcave të rendit.
Në komisariat nuk ka patur dhunë. Fillimisht na thanë që nuk do dalim. Falenderoj të gjithë qytetarët që ishin të pranishëm, kjo ka qenë arsyeja ndoshta që ne u liruam. Në ditët në vijim do vazhdojmë të protestojmë”, tha aktivisti Zirkon Disha sapo doli nga komisariati.
22/02/2016.......................................
Foto: Kukullat e vërteta të seksit, që kryejnë marrëdhënie si njerëzit
Në brendësi të një ndërtese të papërshkuruershme në një qendër tregtare në Kaliforninë Jugore, një grup i vogël njerëzish bashkojnë copëzat e kukullave seksi me të shtrenjta në botë.
“Abyss Creations” realizon kukulla të vërteta prej silikoni me përmasat reale të nje njeriu, me fytyra të ndryshme dhe me një organ të penetrueshëm, në një çmim fillestar për 6500 dollarë.
Kompania pohon se ajo shumë rrallë paguan për reklama, duke e mbështetur aktivitetin e saj thjesht në fjalët që njerëzit i kalojnë njëri-tjetrit dhe në një cikël botimesh periodike, që nga vitit 1996.
Fotografi Robert Benson e zbuloi këtë fabrikë vitin e shkuar, ndërsa ishte duke kërkuar një fabrikë të prodhimit të kukullave seksi në Japoni, për t’i fotografuar.
Për çudinë e tij, ai zbuloi se shumë pranë qytetit të tij San Diego, gjendje një e tillë.
Gjatë një seance fotografimi në Prill, Benson realizoi procesin e krijimit të një kukulle seksi në çdo detaj dhe takoi skuadrën prej 9 personash që krijojnë 300-400 kukulla në vit.
“Të gjithë ishin shumë të dhënë pas asaj që që bënin dhe e merrnin punën seriozisht”,- tregon Benson.
Një kukulle i duhen të paktën 80 orë që të realizohet duke nisur në fillim me bazën e silikonit, më pas thonjtë, flokët dhe në fund artisti i grimit kompleton fytyrën sipas specifikave të blerësit. Më pas kukullat vishen dhe paketohen për shitjet.
Një kukull standard bëhet me 18 modele trupash femërorë dhe 2 modele trupash mashkullorë në 39 fytyra të vlefshme. Linja standarde parashikon gjithashtu trupa transgjinorë me anatomi femërore apo mashkullore.
Porositë e blerësve fillojnë me 12 mijë dollarë në varësi të imagjinatës dhe buxhetit të blerësit. Një kërkese shumë e zakonshme nga blerësit është ajo e fytyrave që u ngjasojnë yjeve të njohur, por kompania tregon se nuk mundet t’i prodhojë këto kukulla pa miratimin e personazheve të njohur. Një tjetër kërkesë e shpeshtëështë ajo e krijimit të kukullave me organe mashkullore në trupa femërorë.
Mattheë McMullen, një artist dhe skulptor profesionist, realizoi kukullën e parë në vitin 1996 teksa ishte duke punuar një maskë për Halloëeen. Pasi e postoi foton në internet ai mori shumë kërkesa, që e bënë të kuptoj se për këto manekina të përdorshme, kishte treg.
Që nga ajo kohë procesi i kirjimit të kukullave ka ndryshuar, ndërsa modelet e kukullave mund të shkojnë nga 75 në 115. “Gjithsesi, variantet mund të jenë të shumëllojshme ashtu si dëshirat e njerëzve”, është shprehur McMullen.
“Ju mund të krijoni qindra modele të ndryshme të trupave femërorë dhe gjithmonë ka një model më shumë për të bërë”,- tregon ai.
Fotolajm: Taniii..., me PD-në apo me PS-në është ky Eljani?
Gazetari, piktori dhe aktivisti i njohur Eljan Tanini, i cili dje u dhunua gjatë ndalimit nga efektivët e “Shqiponjave” të Policisë së Shtetit, se ishte pjesmarrës në protestën e shoqërisë civile kundër ndërtimeve te Parku i Liqenit Artificial, u akuzua dje nga kryebashkiaku Veliaj dhe Kryeministri Rama, si protestues dhe vandal i PD-së.
Por sa për saktësim, Eljan Tanini, i cili është dhe pjhestar i një prej nismave më origjinale “Mbill pemën tënde”, ka mbjellë bashkë me këtë grupim të rinjsh qindra e qidra pemë në Parkun e Liqenit gjatë viteve të fundit por jo vetëm...
Shumë pemë ai dhe nisma që i përket, i kanë mbjellë edhe në oborret e institucioneve të “Rilindjes”.
Fotoja e mëposhtme tregon momentet pas një aksioni për mbjelljen e pemëve të QSUT-ë, ku nisma “Mbill pemën tënde” dhe më saktë vet Eljan Tanini (“protestuesi vandal”), u ka dhuruar edhe bluza të lëvizjes dy prej ministrave të “Rilindjes”, atij të Shëndetësisë, Beqaj dhe asaj të Mbrojtjes, Kodheli.
Lind pyetja, me cilin subjekt politik na qenka tani “protestuesi rrebel” Eljan Tanini...??
Basha: Në botën e Ramës gëlon korrupsioni, hajdutët e kriminelët
Pas protestës së opozitës para Bashkisë së Tiranës, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar përmes një deklarate për mediat, ku akuzon kryeministrin Rama për vjedhje, korrupsion dhe shkelje të ligjeve.
Sipas Bashës, Edi Rama vazhdon të thellojë hendekun mes dy botëve që ka krijuar në vend.
“Në botën e tij gëlon shkelja e ligjit, e kushtetutës, vjedhja e korrupsioni. Në këtë anë, janë strehuar hajdutët që vjedhin dhe spyesin për askënd. Në botën tjetër, janë qytetarët e pamundur, të cilët i kap ligji dhe represioni, edhe për një tjegull që vendosin në çati, edhe për një dritare që rregullojnë.
Në botën e Edi Ramës, është Erion Veliaj që shkallmon Parkun e Liqenit pa leje, që ndërton aty kafe dhe restorant për interesa korruptive. Eshte Armando Prenga që pasi ka bërë kasaphanë me armë pa leje brenda komisariatit të policisë, sot shqyrton në parlament dekretet e Presidentit.
Janë Beqët e Ahmetajt që po zhvasin çdo ditë miliarda me koncesione. Eshte Tahiri, kumbari i trafikut të drogës. Eshte Kokëdhima që sundon Jugun. Balla që kontrollon çdo emërim, licensë e tender nga Elbasani në Korcë. Një gjiriz i madh me shkelës ligji, me vjedhës, me të korruptuar”,- tha Basha.
Më tej kreu i opozitës është shprehur se, rruga e vetme për t’i rezistuar dhunuesve dhe plaçkitëse është përballja me protestë, me rezistencë.
Video: Ja çfarë thoshte Edi Rama kur premtonte uljen e taksave
Shoqëria civile ka paralajmëruar tjetër protestë për ditën e nesërme në orën 10:00 para Bashkisë së Tiranës. Pas protestës së djeshme dhe pas kësaj të sotme të organizuar nga Partia Demokratike, nesër shoqëria civile do të protestojë sërish kundër rritjes së taksave për biznesin e vogël, kundër rritjes së çmimit të biletës dhe kundër mungesës së transparencës nga Qeveria.
Protesta në fakt do të jetë edhe kundër Kryeministrit Rama, për pakënaqësitë gjatë Qeverisjes së tij.
“Të martën, ora 10:00, para Bashkise Tirane! Kunder dhjetefishimit te tarifave. Kunder rritjes se taksave. Kunder mungeses se transparences. Reago ose Falimento!”,- thuhet në njoftimin e shoqërisë civile.
Njoftimi është shoqëruar edhe me një video të premtimeve të Kryeministrit Rama, për biznesin e vogël për t’i hequr taksën e Bashkisë, gjë që nuk ka ndodhur. Për më tepër ndiqni videon më poshtë:
Videolajm: Ja çfarë i ka bërë parkut natën Bashkia...
Janë dashur vetëm pak orë për ta kthyer parkun e Tiranës në një kantier të vërtetë ndërtimi nga ana e Bashkisë së Tiranës. Video është filmuar mëngjesin e sotëm dhe tregon se çfarë është bërë gjatë natës nga ana e Veliajt dhe njerëzve të tij.
“Këtë as serbi nuk ta bënë… Çfarë serbi, ne serbët i kemi në shtëpi… I kemi Kryetar!
Shikoni të gjithë rrethimin edhe tokën që është hapur.. E gjithë faqja e kodrës, e kodrës më të bukur që ka pasur dhe ka Tirana”,- shkruan në profilin e saj në Facebook, Bruna Ismaili, që ka bërë publike dhe videon.
Presidenti i Shqipërise dekoron “Raiffeisen Bank” me titullin “Për merita të veçanta civile”
Presidenti i Shqipërise dekoron “Raiffeisen Bank” me titullin “Për merita të veçanta civile”
Shkëlqesia e tij, Presidenti i Republikes, Bujar Nishani, ka organizuar një mbrëmje gala me përfaqësues të komunitetit të biznesit në Shqipëri. Në këtë event, i cili u zhvillua në Pallatin e Brigadave, Presidenti i Republikës, mirëpriti Ministra të Qeverisë Shqiptare, Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Kryetarë dhe anëtarë të dhomave tregtare vendase dhe të huaja, përfaqësues të bizneseve më të rëndësishme në Shqipëri si: “Raiffeisen Bank”, “Balfin Group”, “Calik Group”, “Spitali Hygeia”, etj.
“Nuk mund të ketë mirëqënie, prosperitet, kulturë, art, diplomaci, rend dhe mbrojtje, pa një biznes të fuqishëm. Unë ju inkurajoj që kurrë mos të ndaleni dhe kurrë mos të dorëzoheni në rrugën e veshtirë të të bërit biznes”,- tha Presidenti në fjalimin e tij, si një mesazh për komunitetin e biznesit.
Krahas kompanive ë tjera të mëdha, Presidenti i Republikës dekoroi “Raiffeisen Bank” me titullin “Për merita të veçanta civile”, në vlerësim të rolit të rëndësishëm në zbatimin e standardeve të larta, për zhvillimin financiar dhe institucional të sistemit bankar shqiptar, gamës së gjerë të shërbimeve të ofruara, si dhe për kujdesin e treguar në mbështetjen e projekteve me ndikim në jetën sociale të vendit.
“Raiffeisen Bank” ishte e vetmja bankë nga sistemi bankar që mori këtë titull.
Presidenti i Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij, Bujar Nishani, ia dorëzoi këtë titull Drejtorit të Përgjithshëm të “Raiffeisen Bank” në Shqipëri, z. Christian Canacaris.
“Ky titull na bën krenarë për më shumë se 10 vite investimi në vend. Unë ju falenderoj z. President për këtë vlerësim. Ky titull gjithashtu na bën të jemi më të përkushtuar në ofrimin e produkteve dhe shërbimeve bankare, të standardeve të larta e moderne, për të gjithë shqiptarët. Unë dëshiroj t’ju falenderoj në emër të Bordit Mbikëqyrës, si dhe stafit të ‘Raiffeisen Bank’ në Shqipëri”,- tha Drejtori i Përgjithshem i “Raiffeisen Bank”, z. Christian Canacaris, gjatë marrjes së titullit.
Protesta për parkun, Rama: PD kaloi tek lufta me objektet e rrugës
Kryeministri Rama ka reaguar pas protestës së sotme të Partisë Demokratike për punimet brenda Parkut të Liqenit. Përmes një postimi në Tëitter, Rama shkruan se, PD kaloi nga rruga e luftës me diktaturën, tek lufta me objektet e rrugëve, duke i’u referuar këtu shkatërrimit të makinerit të punës nga protestuesit.
Këta të fundit, sot shkatërruan rrethimin e punimeve brenda parkut të liqenit dhe makineritë e firmës.
“#VajMedetPD ku u katandise nga rruga e luftes me diktaturen tek lufta me objektet rrugeve..”,- shkruan Rama në Fb.
Berisha: Rama kthen në detyrë vrasësin Armando Prenga
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka dënuar rikthimin në Kuvend të deputetit Armando Prenga dhe për këtë ka akuzuar Kryeministrin Rama. Në një status në Facebook, Berisha shkruan se njeriun të cilin mediat italiane e kanë cilësuar si trafikant, Rama e riktheu në Kuvend si triumfator.
Sipas ish-Kryeministrit, Kryeministri Rama ka ndikuar që gjykatësi të lirojë deputetin e përfshirë në një konflikt me armë, mbi të cilin edhem pse rëndojnë tre akuza, Gjykata vendosi detyrim paraqitje. Për këtë, Berisha ka bërë thirrje që qytetarët të ngrihen dhe të përmbysin atë që ai e quan organizatë kriminale të Edi Ramës.
Do'stlaringiz bilan baham: |