Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu


Ja statusi i plotë i ish-kryeministrit Berisha në Fb



Download 6,39 Mb.
bet71/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   67   68   69   70   71   72   73   74   ...   352

Ja statusi i plotë i ish-kryeministrit Berisha në Fb:

“20 shkurti, dita e lirise dhe dinjitetit te shqiptarve, dita e kujteses tone kombetare!!

Si sot 25 vite me pare, ne 20 shkurt te vitit 1991, ora 14:05 do te behej Ora e Lirise dhe Dinjitetit te Shqiptarve! Me 20 shkurt te vitit 1991, qindra mijera qytetare te Tiranes dhe mbare Shqiperise u mblodhen ne Qytetin Studenti ne revolten me masive, me te fuqishme ne tere historine tone te organizuar nga PD, sindikatat e pavarura, levizja studentore ne mbeshtetje te greves se urise te mbi 720 studenteve, greve kjo e ndermarre nga PD dhe Shoqata Studentore Shqiptare.

Uragani i lirise i qytetareve, te rinjve, studenteve, te persekutuarve do vershonte nga Qyteti Studenti drejt sheshit “Skenderbej” dhe me nje guxim ne kufijte e legjendes do te dilte balle per balle dhe dhembe per dhembe me diktaturen me te eger te Europes, do te kalonte tanket, mitralozat dhe blindet e saj, dhe do permbyste ne ora 14:05 shtatoren e diktatorit barbar Enver Hoxha, Hitlerit shqiptar te Pasluftes se Dyte Boterore.

Ne piedestalin e shtatores se diktatorit me mizor qe shqiptaret kane njohur ne tere historine e tyre, qytetaret heronj te Tiranes, do te vendosnin Flamurin tone te lire Kombetar, Flamurin e Skenderbeut.

Me 20 shkurt 1991, revolta gjigande e shqiptareve detyroi Ramiz Aline te kapitulloje dhe firmose heqjen e emrit “Enver Hoxha” Universitetit dhe plotesimin e te gjitha kerkesave te greves epike te urise te mbi 720 studenteve dhe pedagogeve te Universitetit te Tiranes dhe shkollave te tjera te larta te vendit!

Me 20 shkurt te vitit 1991, shqiptaret çliruan veten e tyre nga zinxhiret e pushtimit me barbar te lirive te tyre. Ata me zvarritjen, prerjen e kokes i bene gjyqn publik monstres te historise se tyre Enver Hoxhes dhe busteve te tij te gjalla, bllokmeneve gjakpires ne pushtet, rregjimit te tyre mizor!

Nderim perjete studenteve, qytetareve demokrat te Tiranes dhe mbare Shqiperise per vendosjen me 20 shkurt te vitit 1991 te lirise ne piedestalin e saj!

20 shkurti si dita e ngadhenjimit te qytetareve me te shtypur, me te dhunuar, me te izoluar e me te uritur te asaj kohe te planetit, mbi tiranine me mizore te koherave eshte gjithashtu dita e kujteses tone kombetetare.

Kjo eshte dita e nderimit te qindra e mijera burrave dhe grave, te rejave, te rinjve, femijeve dhe te moshuarve, qendrestarve, viktimave te kalvarit horror te rregjimit te satanit shqiptar, Enver Hoxha.

Nderim perjete te gjithe atyre qe vuajten, sakrifikuan, qe lane rinine, jeten ne kampet dhe burgjet e diktatures si viktima te luftes se klasave apo qe vuajten nga uria dhe vdiqen nga semundjet e saj ne sistemin skllavopronare te diktatures hoxhiste!!

Sot, ne qe 25 vjet me pare permbyesem shtatoren e diktatorit Enver Hoxhes, shtatoret e tij te gjalla, sundohemi nga bijte e eterve mizor te 25 viteve me pare, sundohemi nga Edvin Kristaq Rama, nipi i bllokmenit xhelat, Spiro Koleka qe do kerkone me 20 shkurt 1991 qe tanket te kalonin mbi trupat tane. Edivin Kristaq Rama, ky bastard i bllokut hoxhist, ne muajt e pare te ardhjes se tij ne pushtet, rehabilitoi Enver Hoxhen dhe vet ai me klanet Koleka, Nushi e bllokmene te tjere po vjedhe, rremben me shpejtesi te madhe pasurite publike te vendit, mjeron, fyen dhe poshteron me urrejtjen aterore qytetaret shqiptare.

20 shkurti sot eshte thirrja e lirise, guximit, trimerise se qytetareve shqiptare per t’u rezervuar me revolucion demokratik bijeve fatin e merituar te eterve primitv! Sb”.

NATO paralajmëron Turqinë: Po rrite tensionet me Rusinë, s’ka ndihmë

Diplomatët europianë kanë paralajmëruar qeverinë turke se, nëse situata me Rusinë tensionohet akoma edhe më shumë, atëherë NATO nuk mund të veprojë duke mbrojtur Turqinë.

Ditë më parë Ankaraja ka bërë thirrje për një operacion të përbashkët ndërkombëtar, që do të përfshijë territorin sirian.

Ankaraja ka këmbëngulur se kjo është e vetmja mënyrë për të ndaluar luftën 5-vjeçare në Siri.

Pozitivisht ftesës i është përgjigjur edhe Arabia Saudite, e cila tha se, do të jetë e gatshme të marrë pjesë me forcat ndërkombëtare në Siri.

Albano i “2XL” shpërthen kundër “Panoramës”: Gazetari leshi!

Albano Bogdo me sa duket nuk e ka duruar dot faktin se një e përditshme shqiptare, mbushi gazetën me lajmin e bujshëm për Xhesika Ndojin. Aktori injohur i spektaklit “2XL” postoi një video, duke shfletuar “Panoramën”, dhe gjithë mllef shkruan: “1 faqe e tere (edhe me ngjyra madje) per nje kengetare qe ka bere fjale me kunatin... vetem 2 fjali per dike qe vdes ne pune, duke dhene jeten per te cuar buke ne shpi... gazetari leshi... shoqeri leshi... jete muti!”.


PD: Të hënën protestë para bashkisë kundër Veliajt
Këshilltarët demokratë në Bashkinë e Tiranës kanë ftuar qytetarët e kryeqytetit për mbajtjen ditën e hënë, në orën 10, të një proteste për të ndalur, siç thanë ata, “oligarkun e Bashkisë”.

“Erion Veliaj, ky mashtrues i korruptuar që premtoi se nuk do rriste çmimin e biletës së urbanit dhe 24 orë më vonë e rriti duke iu marrë qytetarëve 15 mijë euro në ditë më shumë; ky gënjeshtar që premtoi se nuk do të rriste por do ulte taksat bashkiake dhe vetëm 4 muaj më pas i rriti ato dëri në 10 herë; ky hajdut që gënjeu se nuk do prekej asnjë fije bari por dha me konçesion të jashtligjshëm Parkun Rinia e po ndërton pa leje në parkun e Liqenit, duke shkatërruar mijëra metra katrorë gjelbërim, kjo vemje që falsifikoi firmën e inspektorit të bashkisë dhe tani po perpiqet të mbyllë hetimet e prokurorisë, duke ofruar rryshfete marramendëse për të korruptuar prokuroret e çështjes; ky sharlatan që kundër ligjit vazhdon ndërtimin pa leje në mes të parkut, që lejon ndërtimet e Xhillarit në kalanë e Tiranës, ndërkohë që qytetarët dergjen në burg me ditë për një dritare apo një riparim çatie; ky oligark vendor i dërguari i shefit të hajdutëve në Tiranë duhet ndalur me çdo mjet dhe me çdo çmim”,- thuhet në apelin e PD.

Sipas këshilltarëve të djathtë, “pallavrat e Veliaj, se po e bën këtë për fëmijët, kur në fakt po ndërton një kioskë-lokal-restorant për mikun e tij, nuk i beson askush dhe neverisin çdo qytetar të Tiranës”.

“Tirana është qyteti i qytetarëve dhe jo oborri i pasëm i ordinerit të bashkisë. Qytetarët e Tiranës kanë ditur të rrëzojnë diktatorë gjakatarë, kanë hedhur në tokë sistemin më të egër komunist të gjithë lindjes. Të hënën do tregojnë se një dordolec i korruptuar si Veliaj nuk mund të sundojë qytetin e tyre. Të hënën në orën 10 para Bashkisë dhe më pas drejt Parkut të Liqenit për të ndalur këtë oligark lokal bashkë me interesat e tij korruptive e klienteliste”,- thuhet në thirrjen e PD.


Dëmtiohet sërish Mërgim Mavraj

Pas një rikthimi të shkëlqyer me 3 ndeshje radhazi në formacionin e Këlnit, madje duke u paraqitur shumë mirë, Mërgim Mavraj, është ndalur sërish nga një dëmtim.

Për fat të mirë, nuk bëhet fjalë për një dëmtim serioz si ai i herës së fundit dhe ylli i kombëtares shqiptare, nuk do të mungojë gjatë.

Gjatë ditës së sotme para ndeshjes me Gladbah, Mavraj ka pasur disa probleme dhe nuk mund të aktivizohej për shkak të dhimbjeve.

Kjo ka bërë prania e tij në fushë në Gladbah të ishte e pamundur, por ai do të rikthehet shumë shpejt duke qenë gati për trajnerin Peter Shtëger.

Djaloshi turk i drejtohet Mehës me “google translate”

Në ndeshjen e djeshme mes Koniasporit dhe Sivasporit, e cila u mbyll 2-1 për vendasit, ka ndodhur një episod mjaft i këndshëm për mesfushorin e kombëtares shqiptare, Alban Meha.

Një tifoz i vogël, i ka kërkuar fanelën futbollistit shqiptar, por këtë e ka bërë duke shkruajtur një pankartë në gjuhën shqipe, i ndihmuar nga “google translate”.

Në fundin e ndeshjes, Meha ia ka plotësuar dëshirën djaloshit duke i dhuruar fanelën./panorama-sport/


Foto nudo të modeles, me një histori të dhimbshme...
Chrissy Teigen e ka dëshmuar edhe një herë se pse është një nga modelet më të kërkuara në botë. Në një intervistë për ‘People’, Teigen e cila është në pritje të fëmijës së parë, ka treguar vështirësitë nëpër të cilat ka kaluar derisa ka realizuar setin fotografik seksi për ‘Sports Illustrated’.

Modelja e cila prej shumë vjetësh po bënte përpjekje për të pasur fëmijë, ka thënë se gjatë kohës sa ka realizuar fotot, ka qenë në tretmanin për fertilizim artificial (IVF) dhe kjo ia kishte vështirësuar punën.

“Ishte vështirë”, ka thënë gruaja e John Legend.

“Fotografitë u realizuan kudo dhe unë isha e zhveshur. Bisedonim zhveshur. Të pasmet, gjoksi, gjithçka dhe unë nuk po dukesha si më së miri”, tha ajo.




Ligji: Arabia Saudite u lejon tashmë femrave që të flenë në hotele

Arabia Saudite tashmë krijon një ligj të ri i cili i jep më shumë të drejtë vajzave dhe grave të hyjnë dhe të flenë në hotel.

Sipas ligjit të vjetër, vajzave saudite iu ndaloheshe rreptësisht hyrja në hotel, ndërsa Komisioni saudit për Turqizmin dhe Trashëgimninë Kombëtare ka ratifikuar një ligj, që i lejon gratë të hyjnë në hotele.

Ditë më parë femrat saudite kanë nënshkruar një peticion për liberalizimin e këtij ligji, ndërsa tashmë do të kenë mundësi të rezervojnë dhoma hoteli.



Turqia shpëton 199 emigrantë në Detin Egje
Ekipet e rojës bregdetare të Turisë në detin “Egje” të enjten dhe të premten, kanë shpëtuar 199 migrantë, sipas forcave të sigurisë.

Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë thekson në faqen e tij të internetit se, “143 migrantë në afërsi të Muglas, janë shpëtuar të enjten, ndërsa 56 janë shpëtuar të premten në afërsi të Izmirit”.

Migrantët me origjinë nga Siria, Iraku, Afganistani dhe shumë vende tjera, tentojnë të udhëtojnë përmes Turqisë në mënyrë ilegale nëpërmjet rrugëve detare për në ishujt grekë, e më pas të shkojnë në ndonjë prej vendeve evropiane.

Sipas të dhënave të mëparshme nga selia e OKB-së në Gjenevë, në të cilën folën edhe përfaqësues të UNICEF-it, nga shtatori, periudha kur u mbyt djaloshi Aylan Kurdi, e deri më sot, në Detin Egje mesatarisht mbyten dy fëmijë në ditë.


Video: Amerikani e kthen avionin “Boeing” në shtëpi banimi

Një amerikan banor i Oregon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka kthyer avionin në shtëpi banuese.

Bruce Campbell, gjysmën e vitit e kalon në japoni dhe pjesën tjetër në SHBA, pikërisht në këtë shtëpi të improvizuar nga avioni i modelit “Boeing 727”.

Ky avion ka një kapacitet prej 660 pasagjerësh ndërsa brenda tij janë improvizuar, kuzhina, tualeti, dhoma gjumi dhe gjithçka e që është e nevojshme në një shtëpi.

Në një rrëfim për mediat vendase ai thotë se, brenda këtij avioni ai ka jetuar prej 15 vitesh, ndërsa thotë se, mund ta shesë këtë shtëpi vetëm për një vlerë prej 220.000 dollarësh.
Pas këtyre pamjeve, nuk do ta mbani më telefonin poshtë krevatit

Policia e Neë York -ut ka zbuluar disa fotografi që tregojnë arsyen se përse nuk duhet ta mbani telefonin celular poshtë jastëkut. 4 imazhet e publikuara nga NYPD, tregojnë një telefon të shkatërruar dhe një jastëk të djegur e me një vrimë të madhe. Në foto mund të dallohet gjithashtu edhe dysheku i djegur.

Imazhet u postuan në Tëitter, ku drejtuesit e policisë shkruajtën: “Mos e vendosni telefonin poshtë jastëkut, gjatë kohës që flini apo kur e karikoni. Ju lutemi shpërndajeni këtë postim dhe bëni kujdes!”.

Siç raporton “The Independent”, këto foto tregojnë 4 incidente të ndryshme.

Në të shkuarën është deklaruar se, karikimi i telefonit gjatë natës, apo kur bateria është në fund, e shkatërron këtë të fundit.

Megjithatë, zhvillimet e fundit teknologjike sugjerojnë se kjo mund të mos jetë më çështja.

Telefonat dhe laptopët e vjetër kishin bateri “Nickel Metal Hydride”, që dëmtoheshin kryesisht nëse i karikonit më shumë seç duhet dhe nuk i linit kurrë të shkonin në zero.

Por bateritë me Lithium–ion që gjenden tashmë në pjesën më të madhe të paisjeve elektronike, nuk vuajnë nga ky problem. Ato e “dinë” kur janë plot dhe nuk vijojnë të mbushen më shumë nga sa kanë kapacitet.



Shenjat që jep trupi kur keni probleme shëndetësore!
Trupi i njeriut është një makinë komplekse që duhet të mirëmbahet. Mësoni se si të njihni shenjat që ju dërgon trupi, kur organet nuk po funksionojnë si duhet.

Flokë të thinjur para moshës 40 vjeçare: Thinjat janë një fenomen natyror dhe kjo është shpesh e lidhur me gjenetikën. Por, në qoftë se flokët bëhen 50% gri dhe ju jeni 30 vjeç, ndoshta jeni të prekur nga diabeti. Kontrolloni nëse ka raste të ngjashme në historinë e familjes tuaj.

E bardha e syve duhet të jetë sa më e bardhë: Përveç gjumit të pamjaftueshëm dhe ftohjeve, të bardhat e syve mund të zbulojnë probleme të rënda në trupin tuaj. Nëse e bardha e syrit anon në të verdhë mund të tregojë se vuani nga verdhëza, sëmundjet e mëlçisë ose tëmthit, probleme me fshikëzën. Nëse e bardha e syrit vjen në të kuqe, mund të jetë shenjë e hipertensionit apo sëmundjeve virale, si konjuktivit.

Buzë të plasaritura: Shkaktohen nga ndryshimet e temperaturës dhe erës, por, në qoftë se buzët plasariten shpesh dhe shoqërohen me plagë të brendshme, ndoshta keni mungesë të vitaminës B dhe zinkut. Kjo është një shenjë e zakonshme e infeksioneve fungale.

Qafë e fryrë: Nëse qafa juaj duket e fryrë, vizitoni mjekun sa më shpejt të jetë e mundur. Kushtojini vëmendje të veçantë pjesës së përparme të qafës, për shkak se ajo mund të tregojë problemet me tiroidet, të cilat janë veçanërisht të zakonshme në gratë e moshës mes 20 dhe 50 vjeç.
Pas Kim Kardashian edhe Sadna e "Bidai" i futet shqipes

Video e yllit botëror të shoëbiz-it e cila foli shqip "shumë bukur Mario", po bën xhiron e mediave sociale. Por krahas Kim Kardashian, një tjetër personazh po aq i dashur për shqiptarët ka shprehur dëshirën për të mësuar shqip.

Bëhet fjalë për aktoren indiane, Sara Khan, e cila pasi mësoi mbi atmosferën e trishtë që shkaktoi vdekja e Sadnës që ajo interpreton, tha se ka në plan t'i futet gjuhës sonë.

Madje, Sadna është shprehur se ndihet gjysmë shqiptare... Epo aq shumë sa i kemi marrë nëpër gojë ne shqiptarët, me sa duket erdhi momenti që Kim dhe Sadna, të na i shpërblejnë!




Video/ Eduart Ndocaj: Në Shqipëria mafia ka shtetin në dorë

Deputeti i Lezhës, Eduart Ndocaj, pasi nuk i pëlqen ti thuhet deputeti socialist i Lezhës, ka vazhduar me akuza të tjera, përveç atyre që bëri të enjten në Kuvend.

Gjatë një interviste të dhënë për gazetarin Patrik Sadikaj, në “Channel One”, Ndocaj u shpreh se, “një prokuror i madh italian disa vite më parë u shpreh se mafia ekziston në çdo vend të botës ka mafie, por në Shqipëria mafia ka shtetin”.

Gjithashtu Ndocaj ka vazhduar me akuzat e tij ndaj konsullatës shqiptare në Milano.


Bleona sjell një pozë të re lakuriq

Pasi i ka thyer gjithë tabutë, Bleona Qereti vijon të zhvishet për fansat e saj. Foto më e re tregon 36-vjeçaren e cila kërkon të admirohet për hiret e saj. Të paktën kështu shkruan: "E adhuroj kur më admirojnë". Është e gjitha juaja..!



Video: Kamioni përplas motorrin, ja çfarë ndodh...
Eshtë gati e pabesueshme skena me të cilën një kamion ka përplasur një person i cili udhëtonte përballë tij me një motoçikletë. Video është publikuar nga “CNN”, ndërsa ka bërë xhiron e botës, pikërisht për shkak të fatit të çuditshëm të kinezit që u përfshi në këtë ngjarje, duke dalë që aty vetëm me dëmtim të gishtave.

Basha: Rama i quan shqiptarët budallenj dhe dele. Ka çrregullime
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e konsideroi të papranueshme deklaratën e Kryeministrit Rama se, “kush nuk voton për PS-në është budalla dhe dele”.

Kreu i PD-së, reagoi mbrëmjen e sotme ndaj deklaratës së Edi Ramës në Pogradec, i cili u shpreh se, “vetëm delet dhe budallenjtë nuk kanë për ta votuar PS në zgjedhjet e ardhshme”.



Ja çfarë shkruan kryetari i PD-së, Lulzim Basha:

“Simptoma të rënda ç’rregullimi vijnë nga sallat e mbushura me forcë me duatrokitës që merren me autobusë dhe kërcënohen me vendin e punës.

Përbuzës i njohur i qytetareve të vet, sot i ç’ekuilibruari tha se ai që nuk e voton më është ose dele ose budalla.

Po cili është ai shqiptar që ka sot një arsye të vetme për të votuar Edi Ramen, pos rrethit të ngushtë të hajduteve të tij.

Bën mirë të esëllohesh e të kuptosh se qytetaret mezi po presin ditën e votës të lajnë duart me ty. As si çoban në Surrel nuk ke për të gjetur dele”.​


Fotogaleri: Cilësohet si femra me gjoksin më të bukur në Itali

Pas suksesit në Sanremo, modelja italiano-rumune Madalina Ghenea, është bërë një seks-simbol i vërtetë në Itali. Ajo ka postuar disa foto në Instagram dhe duket më e bukur se kurrë. Ka pozuar në të brendshme intime dhe ajo që ka rënë në sy është dekolteja. Italianët e kanë cilësuar si femrën me gjoksin më të bukur të momentit.



Foto: Ja 10 nga femrat me anën “B” më të bukur në instagram

21/02/2016.................................
Luftë në SHBA, 6 të vdekur përfshirë edhe një fëmijë 8 vjeç

Gjashtë persona kanë humbur jetën, pasi një person filloi të qëllonte dhe të hapte zjarr ndaj të tjerëve në qytetin Kalamazoo, në Michigan, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas mediave vendase, mes të vdekurve është edhe një fëmijë 8 vjeç.

Policia thotë se, ka arrestuar një person, që sipas saj është autori i vrasjeve.

Katër persona u vranë në një restorant dhe dy të tjerë në një pikë të shitjes së makinave. Raportohet se, tre të tjerë kanë mbetur të plagosur, mes tyre një grua në gjendje të rëndë.

Sipas policisë lokale, po punohet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes së rëndë. Të shtënat fillimisht nisën në një parking dhe më pas, vijuan edhe në vende të tjera të qytetit.

Foto: Ja gjysma tjetër e personazheve publikë shqiptarë...

Shumë prej tyre i shohim çdo ditë në ekran ose i ndjekim në rrjetet sociale. Ata janë ndër personazhet më të përfolur në mediat shqiptare, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për partnerët/et e tyre.

Të gjithë e dinë se Arian Çani, Ornela Bregu, Sonila Meço, Ardit Gjebrea, Besa Kokëdhima etj., kanë përkrah të njëjtin partner prej vitesh tashmë, por pak e dinë cilët janë ata: si quhen, si duken, apo çfarë profesioni kanë.
1-Enida Petro

Stomatologia prej vitesh të tëra është bashkëshortja dhe nëna e dy fëmijëve te moderatorit të “Zonë e Lirë”, Arjan Çani.


2-Sokol Tona

Gjykatësi është bashkëshorti i këngëtares Manjola Nallbani. Kanë dy vajza bashkë.


3-Skerdi Gjonaj

Menaxheri i këngëtares Aurela Gaçe u kthye shpejt në bashkëshortin e saj.Ata kanë një vajzë së bashku.


4-Naim Kabashi

Bashkëshorti i këngëtares Ledina Çelo është një ish-kampion i kick-boxing.


5-Alba Frangaj

Ndonëse nuk ka shumë dëshirë të shfaqet publikisht, bashkëshortja e Aleksandër Frangaj, drejtoreshë në “Klan tv” është një forcë kryesore në televizionin e themeluar nga bashkëshorti i saj.


6-Drini Jasa

Bashkëshorti i moderatores Sonila Meço duket se ka qenë edhe kolegu i saj më i mirë pasi shpesh ata kanë punuar krah njëri-tjetrit në televizione të ndryshme.


7-Elvis Gjecaj

Bashkëshorti i moderatores Ornela Bregu njihet si biznesmen. Të dy kanë nje vajzë e një djalë.


8-Eldi Smaja

Me siguri të paktë janë ata që e dinë se bateristi Eldi Smaja prej gati 10 vitesh është i fejuar dhe bashkëjeton me këngëtaren Besa Kokëdhima.


9-Besnik Kaso

Irma Libohova ka plot 33 vite që është në krah të aktorit Besnik Kaso, i cili siç është shprehur edhe ajo në intervista të shumta, është një nga mbështetësit e saj më të mëdhenj.


10-Brikena Krasta

Bashkëshortja e moderatorit të njohur Adi Krasta, deri pak vite më parë, ka qenë drejtoreshë në Ministrinë e Kulturës. Ajo është mbështetësja e tij më e madhe ne karrierë.


11-Armanda Deda

Bashkëshortja e aktorit të njohur të humorit dhe nëna e dy fëmijëve të tij, ka studiuar biologji.


12-Dorela Shani

Bashkëshortja e këngëtarit Vedat Ademi, me të cilin ka edhe një fëmijë, është menaxhere në një kompani të madhe.


13-Anila Gjebrea

Bashkëshortja e producentit dhe moderatorit të njohur Ardit Gjebrea, përmendet shpesh, por nuk shfaqet pothuajse kurrë me imazh. Ajo punon pranë Arditit. Bashkë janë prindër të dy fëmijëve.


14-Ines Ajdini

Ai është një nga moderatorët më të njohur të televizioneve shqiptare por të paktë janë ata që e njohin partneren e tij dhe nënën e dy fëmijëve, Ines Ajdini. Ajo shfaqet rrallë, vetëm në evente. Ka një agjensi udhëtimi.


15-Ilir Shqina

Diplomati dhe pedagog prej gati 20-vitesh, është bashkëshorti i asaj që është cilësuar femra më e bukur e politikës shqiptare, Grida Duma.


16-Fatos Pashko

Bashkëshorti i aktores Raimonda Bulku (majtas) në profesion është arkitekt.


The Independent” e cilëson “regjim” Qeverinë e Kosovës

Gazeta britanike “Independent” ka përshkruar zhvillimet në Kuvendin e Kosovës dhe hedhjen e gazit lotsjellës, si mjet për të kundërshtuar Qeverinë, që kjo gazetë e quan regjim. Kjo është hera e parë që nje gazetë ndërkombëtare Qeverinë e Kosovës e quan regjim.

Zyrtarët policorë hynë brenda sallës dhe nxorën jashtë deputetët, pasi u ndërpre puna e Kuvendit si pasojë e shpërndarjes së gazit.

Disa tymuese u shpërthyen në Kuvend, si pjesë e protestës së opozitës kundër korrupsionit, papunësisë dhe marrëveshjeve diplomatike me Serbinë dhe Malin e Zi, raporton “Independent”.

Nuk është kjo hera e parë që opozita përdor lotsjellësin, shkruan më tej britanikja. Papunësia mbetet e lartë në Kosovë.

Shteti, po ashtu, ka provuar t’i bashkohet OKB-së vazhdimisht, mirëpo është bllokuar nga Rusia në mënyrë të përsëritur.

Vendi ka bërë përpjekje të mëdha për të arritur unitet kombëtar dhe stabilitet, si pasojë e konflikteve etnike dhe ndasive fetare.
Video: Agron Llakaj tallet me kryebashkiakun Erion Veliaj

Ndërtimi i parkut të lojërave te liqeni, nuk ka kaluar pa ironinë e humoristit Agron Llakaj, i cili i është kundërvënë vendimit të Kryebashkiakut me një këngë polifonike. Kënga ka vijën melodike të këngës së njohur “Janinës ç’i panë sytë” dhe është kënduar në emisionin “Alpazar”, së bashku me grupin.



Statuti i PS, Hyseni: Do të mblidhemi për kërkesën e grupit ‘Blushi’

Pas letrës së një grupi të deputetëve e figurave të Partisë Socialiste, për respektimin e statutit të partisë, kryetari i Komisionit për Garancitë Statutore pranë PS-së, ka thënë se ata do të mblidhet brenda 30 ditëve.

Kështu thotë në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com”, kryetari i këtij komisioni, Alket Hyseni.

Ky i fundit sqaron se, komisioni përbëhet nga 9 anëtarë, dy prej të cilëve janë jashtë shtetit për arsye shëndetësore, ndërsa të tjerët janë përfaqësues të disa qarqeve të vendit.

Hysi sqaron se për të për të shqyrtuar kërkesën e dërguar nga disa figura të PS, duhet parë nëse kërkesa ka të bëjë apo jo me vendime që i takojnë Kongresit apo Asamblesë Kombëtare.

I pyetur se si e komenton deklaratën e Ben Blushit që ky Komision nuk ka mandat pasi i skaduar për shkak të moszgjidhjeve, Alket Hyseni dha këtë përgjigje: “Z.Blushi duhet të konsultohet më mirë me statutin.

Besoj që z.Blushi është kontradiktor për sa kohë i është drejtuar Komisionit të garancive Statutore, që do të thotë që ai e njeh komisionin si organ legjitim. Nuk do të kishte sens nëse do t’i dërgohej me kërkesë dhe me shkresë një organi që nuk është legjitim”.

Video: Lojtarët e Kombëtares, Roshi e Balaj ironi me Kardashian
Ironisë ndaj shqipes së Kim Kardashian i janë bashkuar edhe dy futbollistët e Kombëtares, Bekim Balaj dhe Odise Roshi. Ky është pikërisht ai rasti, ku njëri e hedh e tjetri e pret batutën, që përfuhndon në të qeshura nga të dy.
Paguhem 1800 euro në ditë”: Zhbllokohet pasuria e sekuestruar e ish-drejtorit
Ish-drejtori i spitalit të Sanatoriumit “Shefqet Ndroqi”, Rezart Oketa, po hetohet nga Prokuroria e Tiranës për një tender për blerjen e aparaturave mjekësore. Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka referuar në njësinë Task-Forcë disa transferta të ish-drejtorit, ndërsa me urdhër të Prokurorisë këto llogari bankare janë sekuestruar.

Gazeta “Shqip” shkruan se, Oketa kundërshtoi këtë vendim të Prokurorisë dhe i kërkoi Gjykatës, që t’i zhbllokonte pasuritë.

Përmes një urdhri, Gjykata e Tiranës vendosi zhbllokimin e pasurive të tij, pasi Rezart Oketa, i paraqiti gjyqtarit kontrata dhe fatura pune me dy firma të huaja, që vërtetonin se ai përfitonte 1800 euro në ditë, kurse bashkëshortja e tij është paguar 150 mijë euro gjatë një viti.

Ish-drejtori i Spitalit të Sanatoriumit, gjatë viteve 2010-2015 ka kryer transaksione, transferta e tërheqje me vlerë që llogaritet rreth 100 mijë euro.

Më 15 gusht 2009, Rezart Oketa ka nënshkruar aktmarrëveshje me një shoqëri të huaj, duke e emëruar atë këshilltar për 18 muaj me një pagë ditore 1800 euro në ditë.

Oketa dhe bashkëshortja e tij Milda Naushi, kanë lidhur kontratë me një tjetër firmë të huaj për të kryer shërbime konsulence, me një pagë ditore 1500 euro në ditë.

Sipas faturave të këtyre punëve, Gjykata vendosi që pasuritë e sekuestruara janë të ligjshme dhe duhet të zhbllokohen.

Fushë Arrës: Të shtëna me pistoletë, tentohet të vritet një person

Të shtëna me armë kanë ndodhur pothuajse në mesnatë në Fushë Arrës të Pukës. Rreth orës 23:30, është qëlluar me pistoletë në drejtim të një qytetari me iniciale A.Q.

Ky i fundit njoftoi menjëherë policinë, duke i dhënë edhe identitetin e personit që tentoi ta vriste. Grupi hetimor gjeti në vendin e ngjarjes një gëzhojë pistolete.

Nga e shtëna, qytetari me iniciale A.Q. nuk ka pësuar asnjë lëndim.

Nga dëshmia e dhënë, policia thotë se autori është një 30-vjeçar me iniciale E.D.

Ky i fundit u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes pasi qëlloi me pistoletë në drejtim të qytetarit A.Q. Policia është vënë në ndjekje të tij dhe po punohet për të sqaruar motivet e ngjarjes.



Leja e ndërtimit brenda Parkut të Liqenit, me datë të falsifikuar

Në lejen e lëshuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit për ndërtimin brenda parkut të liqenit të Tiranës, është shënuar data 12 shkurt, ditë që pretendohet edhe lëshimi i kësaj leje.

Leja në fakt nuk është lëshuar më datë 12 shkurt, pasi Këshilli Kombëtar i Territorit është mbledhur më 17 shkurt, pra i bie 5 ditë më pas.

Nuk mund të ketë ndodhur që leja për punimet e Bashkisë së Tiranës të jetë lëshuar pa u mbledhur fare Këshilli Kombëtar i Territorit.

Një tjetër detaj i rëndësishëm që vendos në dyshim lejen e lëshuar për punimet brenda parkut të liqenit, është në fakt edhe deklarata e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbi Mazniku.

Ky i fundit, më datë 16 shkurt 2016, ditë kur shoqëria civile shkatërroi rrethimin për punimet brenda parkut, doli në një prononcim për mediat nga diga e liqenit artificial dhe deklaroi se leja nuk është marrë ende, por është në proces e sipër.

Si mund të ketë ndodhur kjo kur sipas datës në lejen e KKT është 12 shkurti?

Pra, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës nuk ka dijeni fare se çfarë po ndodh me këtë çështje kaq të ndjeshme për publikun, ose leja e lëshuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit është firmosur ditën e djeshme, por i është vendosur data 12 shkurt.

Nisur nga ky arsyetim i fundit, rezulton se leja që mban firmën e Kryeministrit Rama është me datë të falsifikuar.


Eto’o ndal publikimin e autobiografisë: “Porno, futboll, seks, para”
“Porno hakmarrëse, futboll, seks dhe para”,- është titulli i librit që Nathalie Koah, ish-e dashura e futbollistit kamerunas Samuel Eto’o kishte bërë gati për publikim.

Ai duhet duhet të kishte dalë këtë të shtunë në libraritë e Francës, por kjo nuk ka ndodhur.

Publikimi i librit është ndaluar pas një padie që ish-sulmuesi i Interit bëri në gjykatë, për cënim të jetës private.

Sipas mediave ndërkombëtare, Koah kishte zbuluar anët më intime të jetës së lojtarit kamerunas. Polemikat gjyqësore mes Koah dhe Eto kanë filluar që në vitin 2013, kur ish-sulmuesi i Barcelonës e akuzoi atë për mashtrim dhe vjedhje.

Një vit e gjysmë më parë, ishte pikërisht ajo që e akuzoi atë për përhapjen e fotove pornografike në internet.

“I shthurur, pa kufij, amoral dhe i paskrupullt”,-ky është apeli i Nathalie Koah që pretendon se është mbajtur e “burgosur” për 7 vjet prej tij.


Video: Ja si u rrahën tifozët rrugëve të kryeqytetit
Një video e publikuar këtë të shtunë nga grupimi i tifozëve të Partizanit “Ultras Guerils” tregon momentet e përplasjes së një jave më parë në afërsi të rrugës “Myslym Shyri” në kryeqytet.

Tirana luajti në orën 14.00 ndërsa Partizani në orën 17.00. Duke u kthyer nga stadiumi “Selman Stermasi”, tifozët e Tiranës janë përballur me ata të Partizanit që po shkonin drejt “Qemal Stafës”, për ndeshjen me Laçin.

Një pakujdesi e policisë së Tiranës që ka lejuar që grupimet rivale të tifozëve të përballen në rrugët e kryeqytetit.

Në video duken qartë që disa nga tifozët e Partizanit mbajnë “rripa” dhe sende të forta në duar.

“Ultras Guerrils” e kanë publikuar këtë video me një farë krenarie që shumë komente e kanë quajtur të pavend. Rivaliteti mes dy klubeve nuk nënkupton “luftë”.

Kjo duhet kuptuar edhe nga ata drejtojnë këto “tifogrupe”. Sidomos në prag të derbit Partizani-Tirana.


Qëlloi me gur serbët, Marsel Qeleshi nuk shpëton pa 4 muaj burg

Jetimi Marsel Qeleshi, që u bë i famshëm për goditjen me gur të autobuzit ku ndodheshin futbollistët e kombëtares Serbe, është dënuar me 4 muaj burgim.

Kjo masë dënimi është dhënë nga gjykata e Tiranës, e cila e ka deklaruar fajtor, Marsel Qeleshin për dy akuza, atë të “Veprime të dhunshme ndaj vendeve të punës dhe transportit të personave të mbrojtur ndërkombëtarisht” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Pavarësisht këtij dënimi, i riu nuk do qëndrojë asnjë ditë në burg, pasi gjykata ka vendosur që t’i pezullojë masën e dënimit dhe t’ia kalojë atë me kusht, duke e detyruar të riun që për 18 muaj të mos shoqërohet me asnjë person me precedentë penalë.

Nga ana tjetër, prokurori i çështjes Ervin Karanxha kërkoi dënimin e Marsel Qeleshit me 18 muaj burg, kërkesë kjo që nuk është pranuar nga gjykata e Tiranës.

Qeleshi shënoi incidentin e vetëm teksa kombëtarja Serbe po udhëtonte nga aeroporti “Nënë Tereza” drejt hotelit “Sheraton”, ku do akomodohej./shqiptarja.com/



Vdekja e mësuesit

Po të më duhej ta përmblidhja me një fjalë, atë çfarë ishte Umberto Eco-ja për mua, do të thoja pa ngurrim: mësuesi.

Mësuesi ka diçka nga babai, sikurse ka diçka nga prifti dhe shamani dhe guru-ja; ti ia beson fjalën, sepse ia beson zërin – por pastaj e bën atë fjalë tënden dhe ia kupton forcën dhe ashtu e verifikon, në ballafaqim me botën.

Veprat e Eco-s i kam pothuajse të gjitha; që prej vitit 1987, kur ia bleva librin e parë në një tezgë në Romë dhe deri më sot, ma ka orientuar mendimin dhe ma ka mbështetur etikën intelektuale, hap pas hapi.

Edhe mbrëmë u hodha një sy shpinave të atyre vëllimeve në bibliotekën time: disa prej tyre të blera dy-tre herë, pse i pata humbur më parë, nga Italia në Shqipëri, pastaj në Itali sërish dhe më pas në anën tjetër të Atlantikut.

Asgjë nuk kish ndryshuar; titujt të njëjtë dhe paragrafët të renditur njëlloj – por vetëm muzika në sfond kish marrë një tonalitet funebër.

Dhe këtu njeriu nis të pyesë se çfarë do të thotë vdekja e një intelektuali publik, filozofi dhe shkrimtari si Eco-ja, për dikë që e ka njohur veç për së largu, nëpërmjet dijes që ai ka sjellë në botë; ose si intentio auctoris.

Sikurse vazhdon të pyesë, pas pak, se çfarë do të thotë që një intelektual publik, filozof dhe shkrimtar i admiruar është ende gjallë.

Për figura të tilla, që shkruajnë dhe mishërojnë historinë intelektuale të shekullit, të jesh gjallë është shumë më vështirë se të kesh vdekur.

Eco-n disa e njohin si autorin e Il nome della rosa, të tjerë për ndërhyrjet e panumërta në shtyp; ca të tjerë si historian erudit të estetikës mesjetare; të tjerë akoma si semiolog dhe si teoricien letrar; me siguri do të ketë edhe ndonjë që ta njohë si pamfletist, mjeshtër të lodrave gjuhësore, parodist dhe hokatar.

Arritja më heroike, e një intelektuali kaq poliedrik, është ndoshta aftësia për t’i bërë ballë, sa është akoma gjallë, peshës së papërballueshme të veprës që ka krijuar tashmë; dhe jo vetëm t’i bëjë ballë, por edhe të mos e lërë veten të skllavërohet prej saj dhe të jetë në gjendje të na befasojë sërish.

Si babai në përkufizimin e famshëm prej Lacan-it, Eco-ja arrinte të na habiste (épater) me fjalën e tij rishtas; duke mbetur deri në fund autoritar por jo autoritet; magnetik por jo robërues.

Në një bisedë të paradokohshme, pat folur për “mallkimin” e romanit të tij të parë, best-seller-it Il nome della rosa, i cili e bëri të njohur anembanë botës dhe më pas iu shndërrua në shenjë dalluese; si një farë kostumi i Arlecchino-s.

Haraç i pamerituar, që Eco-s iu desh të paguante, për famën e merituar edhe pse kushedi të padëshiruar.

Ngaqë kam jetuar gjatë në Itali, e kam përjetuar drejtpërdrejt rolin që luan një intelektual publik si ai, në jetën kulturore të një shoqërie moderne komplekse; madje edhe në Itali, ku kulturës i matet mosha me mijëvjeçarë.

Më pas, e kam krahasuar këtë me ndikimin dhe pushtetin e Eco-s jashtë Italisë, ose për së largu. Dy mësues thelbësisht të ndryshëm në dy role të ndryshme, edhe pse gjithnjë kam parapëlqyer ta konsideroj Eco-n si të krahut tim dhe të lagjes sime. Tek e fundit, mua ai më mësoi të lexoj!

Prandaj u jam kthyer e rikthyer veprave të tij, por edhe kam pritur që të dalë vepra e re e radhës, me përgjigje për pyetjet e veprave të mëparshme; dhe me pyetje të reja.

Dhe kështu do t’i përgjigjesha pyetjes pak më lart, në lidhje me kuptimin që merr, për ne që nuk e patëm njohur kurrë profesorin personalisht, vdekja e tij: në vend që tani të pyesim ç’mendon ai për këtë apo atë çështje, dilemë, paradoks, gjëzë, enigmë, sfidë të mendimit a të etikës, do të vrasim mendjen të gjejmë se ç’do të kish menduar.

Kalim nga dëftorja në kushtore – kështu do t’ia përkufizoja vdekjen, edhe pse kjo nuk ma lehtëson gjë pikëllimin për humbjen. Tek e fundit edhe Eco-ja vetë, me Ëittgenstein-in, do të kish thënë, në këtë rast, se për çfarë nuk mundemi të flasim, atëherë bëjmë mirë të heshtim.

Video: Xhensila e Big Brother, video të nxehtë me të dashurin

Tre muaj pasi ka nisur një histori të re dashurie me një biznesmen disa vite më të madh se ajo, ish-pjestarja e “Big Brother”, Xhensila Pere, ka festuar Ditën e Shën Valentinit në mënyrë krejt të pazakontë.

Ish-Miss Albania, ka realizuar një video sa romantike, aq edhe të nxehtë, me të dashurin e saj, duke zhveshur njëri-tjetrin artistikisht, deri sa përfundojnë të shtrirë në një intimitet absolut.

Për këtë mënyrë ekzibicioniste të demonstrimit të dashurisë që ndiejnë për njëri-tjetrin, Xhensila tregon për “Panorama”.

“Ai është i dashuri im. Dhe meqenëse të gjithë ishin kureshtarë për ta njohur, mendova ta prezantoj pjesërisht, por asnjëherë nuk do të shfaqet totalisht”,- thotë ajo.

Xhensila tregon se ai, duke mos qenë pjese e shoëbizit e kishte të vështirë komportimin me kamerën, por falë pasionit dhe dashurisë, u realizua një super-video.




Foto: Ja 10 femrat brune më të bukura në botë

Dikush pëlqen bjondet, dikush brunet e dikush zeshkanet por e rëndësishme është që bota ka shumë femra të bukura, në këtë listë rradhiten 10 femrat brune më të bukura në botë për vitin 2015.

Ju njohim me listën:


Irina Shayk: Ja pse Ronaldo s’mund të ishte mashkulli i preferuar

Marrëdhënia me futbollistin portugez të Real Madrid, Cristiano Ronaldo, tashmë duket një histori e harruar dhe për bukuroshen ruse Irina Shayk jeta vijon, madje ajo mendon se ka rilindur.

Teksa sulmuesi i Real feston fitoren 2-0 arritur dje ndaj Romës në Champions League, modelja ka gjetur ngushëllim prej disa muajsh në krahët e Bradley Cooper, i fejuari i saj i ri.

Por vështirë se Shayk do ta harrojë përgjithnjë lidhjen 5-vjeçare me sulmuesin portugez, duke qenë çifti më i bukur dhe më i përfolur në botë.

Por për Irinën jeta me futbollistin nuk ka qenë një “love story” dhe për herë të parë ajo rrëfehet se, nuk ka qenë e lumtur me Ronaldon.

“Me të ndihesha e shëmtuar dhe e pasigurtë për veten time. Kur ndodhin këto gjëra, një grua kupton se ka zgjedhur mashkullin e gabuar”,- ka thënë Irina Shayk, që së fundmi ka postuar nudo për revistën e famshme “Sports Illustrated”.

Aktualisht ajo ndodhet në Nju Jork në javën e modës, teksa shoqërohet me partnerin e ri në çdo event ku merr pjesë.

Kur Ambasada Amerikane raportonte skandalin seksual ”Pango”
Në mars 2009, skandali seksual “Pango” bëri bujë në Shqipëri duke u trajtuar gjerë mediatikisht.

Kryeministri i kohës reagoi me shpejtësi duke shkarkuar ministrin e akuzuar.

Ambasada Amerikane në Tiranë komenton ngjarjen, por bën edhe një paralelizëm me dy ministra të tjerë të qeverisë. Teksa Pango u shkarkua, Basha dhe Mediu akuzohen për vepra shumë më të rënda dhe ndaj tyre Berisha nuk ka marrë asnjë masë.

Ja si përshkruhet situata nga amerikanët në këtë kabllogram zbuluar nga Ëikileaks, publikuar nga DITA:



Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   67   68   69   70   71   72   73   74   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish