PRETENDIMET
Nga ky moment, nisin gjithë peripecitë dhe kalvari i gjatë i mosmarrëveshjeve civile dhe ndërpersonale, por dhe ato gjyqësore mes çiftit.
Pas dëbimit, fëmijët jetonin në shtëpinë e babait, duke u mbajtur larg nënës së tyre, asnjë takim, asnjë telefonatë.
Gruaja polake, sipas atyre që ajo ka shprehur në gjykatë, ka shpjeguar ndër të tjera, faktin se është ndjere e keqtrajtuar nga bashkëshorti duke përjetuar ndjenja vetmie, përbuzje, distance, nga ftohtësia e burrit.
Këtë gjë, sipas të pandehurës, burri e ka përcjellë dukshëm dhe sistematikisht edhe tek fëmijët e tyre te mitur, të cilëve në emër të garantimit të kushteve materiale për një jetë më të mirë e të sigurt, u ka mohuar praninë, dashurinë, ngrohtësinë e nënës së tyre.
Ndaj polakja rezulton të ketë kërkuar e para urdhër mbrojtje në Gjykatë, e më pas edhe kujdestarinë e përkohshme të dy fëmijëve të mitur, por kjo e dyta nuk i është pranuar.
VUAJTJET ME FËMIJËT
Por gjatë gjithë procesit gjyqësor, shqiptari ka bërë disa kallëzime penale ndaj bashkëshortes, që të pengonte me çdo formë kontaktet e saj me fëmijët.
Madje në çdo takim të përcaktuar sipas kushteve të gjykatës, nëna përballej me refuzimin dhe reagimin agresiv të fëmijëve.
Por ka qenë një ditë Gushti në vitin 2014, ajo çka acaroi edhe më tej raportet dhe ka ndarë përfundimisht palët.
Në këtë datë ishte edhe dita e takimit në prani të përmbaruesit gjyqesor, me fëmijët. Teksa nëna përpiqej t’i afrohej fëmijëve, ata refuzonin dhe kështu, përmbaruesi ka mbyllur takimin dhe është larguar. E dëshpëruar, polakja ka nisur të qajë dhe kur bashkëshorti ka marrë fëmijët për tu larguar, ajo i ka ndjekur nga pas duke iu lutur që t’i përqafonte qoftë edhe një herë.
Teksa fëmijët kanë vrapuar e ajo njëkohësisht pas tyre po ashtu, djali i saj në vrap e sipër i ka rrëshqitur këmba, dhe është rrëzuar në tokë.
Duke vrapuar ai ka tentuar të dalë në rrugë ku kishte edhe shumë makina, dhe për të shmangur ndonjë rrezik, e ëma e ka kapur nga krahu duke u përpjekur ta ndalojë.
Nga kjo situatë, i bindur se për fëmijët e tij nëna paraqiste rrezik, i është drejtuar Komisariatit Nr. 3 të Policisë Tiranë, ku ka kryer një kallëzim penal për të shoqen.
Ditë më pas, polakja ka mundur të gjejë një punë në një “Call center” dhe ka marrë me qira një shtëpi, e i është drejtuar gjykatës duke kërkuar kujdestarinë e përkohshme të dy fëmijëve. Kërkesa është pranuar nga gjykata në dhjetor të vitit 2014, por nuk u realizua asnjëherë për shkak të refuzimit të fëmijëve.
Takimi i fundit i saj me fëmijët ka qenë në Mars 2015.
Videolajm: Rama ndihmon Berishën të kalojë kalojë rrugën dhe...
Një video-montazh humoristik që po qarkullon orët e fundit në rrjetet sociale ka në qendër të saj tre nga personazhe kryesore të politikës shqiptare, Kryeministrin Rama, ish-kryeministrin Berisha dhe kryeparlamentarin Ilir Meta. Ja çfarë bëjnë ata... shikoni videon:
23/02/2016.........................
Ndërtimi te liqeni: PD çon në Prokurori fakte të reja kundër Veliajt
Partia Demokratike ka depozituar në Prokurori fakte fakte të reja kundër kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për ndërtimin e këndit të lojrave brenda parkut të liqenit të Tiranës. Provat janë depozituar nga Sekretari për Aksionin Qytetar në PD, Ervin Salianji.
“Siç jeni njohur, i vendosur me shpalluat pas murit për aferën klienteliste dhe korruptive të shkatërrimit të Parkut të Liqenit, Erion Veliaj me nëpunësit e vet kanë deklaruar se kanë marrë një leje ndërtimi nga Këshilli Kombëtar i Territorit në datën 12.02.2016.
Të ndodhur përpara këtyre fakteve por edhe fakteve të reja skandaloze të këtij abuzimi me pushtetin, të shpërdorimit të detyrës dhe ndërtimit të paligjshëm, sot dorëzuam përsëri plotësim me fakte të reja të kallëzimit penal për Erion Veliajn dhe nëpunësit e tij në Bashki”,- tha Salianji.
I kallëzuari Erion Veliaj apo edhe Arbër Mazniku deklaruan në datën 14 shkurt, dy ditë pasi pretendojnë se kanë marrë lejen e ndërtimit, në një emision televiziv, që leja e ndërtimit është në proces, çka tregon se nuk ka pasur leje ndërtimi.
“Kemi dyshime të arsyeshme që ashtu siç falsifikoi firmën e punonjësit bashkiak për gjobën, të njëjtën falsifikim ka bërë edhe me lejen e ndërtimit në këtë rast”,- tha Salianji.
Sekretari për Aksionin Qytetar shtoi se: “Nuk ka pasur në asnjë rast njoftim zyrtar publik, as nga kryeministria, ministritë, apo Bashkia për këtë mbledhje të datës 12, ç’ka tregon se nuk ka pasur mbledhje por kemi të bëjmë me falsifikim”.
Faktet dhe rrethanat e tjera që Salianji dorëzoi sot në Prokurori janë:
Vendimi i kallëzuar nuk ka të cituar nëse është miratuar me procedura të thjeshtuara, fakt ky që lë hapësira abuzivizmi, bazuar në ligjin 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, akteve nënligjore në zbatim të tij.
Në bazën ligjore të këtij vendimi nuk ka të përmendur, “Planin e Përgjithshëm Vendor të Qytetit të Tiranës”.
Nuk e ka përmendur vetëm për një arsye sepse ky plan e ndalon në mënyrë kategorike ndërtimin dhe ndërhyrjen në këtë zonë të mbrojtur të qytetit.
Vendimi objekt kallëzimi citon që ky vendim shqyrtohet me propozim të Bashkisë Tiranë.
Në praktikën ligjore dhe përshkrimin e punës së AKPT projektvendimet për miratim pranë KKT pregatiten nga AKPT (Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit) me opinionin përkatës, dhe jo nga Bashkia e Tiranës siç pretendojnë të kallëzuarit.
Vendimi edhe pse ka shumë mangësi formale vazhdon të jetë abuziv edhe në përmbajtje.
Leja rezulton të jetë dhënë me kushte. Asnjë kusht nuk është zbatuar dhe nuk ka se si të jetë dhënë leje. Nuk ka hartën e Planvendosjes së strukturave që ti bashkelidhet vendimit.
Kjo hartë tregon se në liqen do të ndërhyet edhe për ndërtime të tjera, ndërtime betoni dhe pallate, përveç ndërhyrjes që tentojnë të bëjnë në mënyrë të paligjshme për atë të ashtëquajtur park apo Grand kafe.
Dokumenti i Lejes së Ndërtimit i jepet subjektit kërkues vetëm pas:
a˗ Plotësimit të dokumentacionit tekniko˗ligjor.
b˗ Marrjes se Komformitetit nga Ministria e Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit.
c˗ Pagesës së taksës së ndikimit në infrastrukturë. Asnjë nga këto nuk ka ndodhur ç’ka e bën lejen të paligjshme dhe vendimin e kryebashkiakut një shpërdorim detyre dhe abuzim, e bën kryebashkiakun për të lënë zyrën e bashkisë e për të shkuar në qelitë e paraburgimit.
Në faqen zyrtare të bashkisë dhe në Agjensinë e Prokurorimit Publik edhe sot e kësaj dite është tenderi për supervizionin i cili mbyllet në datën 26 shkurt. Ligji e parashikon qartë se nuk mund të ketë asnjë fillim të punëve publike pa pasur më parë supervizionin.
“Të gjitha këto afera dhe fakte që paraqesim sot para jush i dorëzuam në prokurorinë e rrethit dhe shpresojmë dhe jemi të bindur që Prokuroria do të marrë masa e do të merret sa më shpejt me kallëzimin penal nga ana jonë”,- tha Salianji.
Kallezim Penal i PD
Gjermani: ‘Mars’ dhe ‘Snickers’ me copa plastike, hiqen nga tregu
Kompania gjermane që menaxhon çokollatat e famshme “Mars” dhe “Snickers” ka tërhequr nga tregu të gjitha këto produkte. Shkak është bërë një analizë që ka dalë në konkluzionin se në brendësi të tyre janë gjetur copa plastike.
Autoritetet ende nuk kanë dalë në një vendim përfundimtar, ndërkohë që kompania distributore u ka bërë thirrje të furnizuarve që ta dorëzojnë mallin.
Këto çokollata menjëherë pas Janarit 2016 u zhdukën për disa kohë edhe nga tregu shqiptar me justifikimin se “nuk kishte furnizim” ose “kishte probleme në zhdoganimin e mallit”. Por e vërteta ka qenë krejt ndryshe...
Burime për “Mapo.al” thanë se këto çokollata janë konstatuar me probleme që në nëntor të vitit 2015 në disa vende të Europës nga agjencitë e mbrojtjes së konsumatorëve, të cilat kanë njoftuar autoritet e vendeve përkatëse. Për pasojë distributori qendror në SHBA ka bërë bllokimin e produkteve “Mars” deri në sqarimin dhe kontrollimin e gjithë partisë së mallit që është futur në Europë.
Ndërkohë kompania “Mars” u ka kërkuar të gjithë distributorëve në Europë që të ndërpresin menjëherë shitjen e produkteve, duke i hequr ato nga qarkullimi.
Sipas të dhënave paraprake, supstancat e gjetura në përbërësit e çokollatave ishin mikro-granula plastike me përmbajtje kancerogjene, tepër të rrezikshme për shëndetin e konsumatorit.
Por ndërkohë që në Europë këto produkte janë zhdukur nga raftet e supermarketeve me kohë dhe ndaj tyre kanë nisur analizat, në Shqipëri prej disa javësh është kthyer sërish shitja e këtyre produkteve, ndërsa autoritetet shtetërore “flenë gjumë” dhe as e ia kanë idenë se ekziston një problem i tillë...
Ja deputetja kosovare që fshehu gazin lotsjellës në organin gjenital
Duket se gazi lotsjellës që ka hyrë në Kuvendin e Kosovës dhe që u tha se ishte fshehur në trupin e deputetes Albulena Hxhiu ka qenë fshehur në organin e saj gjenital. Lajmin e jep gazeta “Express”, e cila i referohet pamjeve origjinale të marra nga QKUK, e që sipas kësaj gazete i japin fund enigmës së futjes së gazit lotsjellës brenda sallës së Kuvendit të Kosovës.
Edhe pse në fundjavë lajmi i përhapur u mohua, duke qenë se pamjet për të cilat pretendohej se tregonin bombulën në trupin e deputetes qëlluan të pavërteta.
Por këtë radhë “Express”, sjell nga spitali i Prishtinës pamje të rentgenit të deputetes Haxhiu. Aty shihet një bombolë e gazit lotsjellës, siç shihet edhe emri i deputetes mbi fotografim.
“Ka qenë një ditë mjaft e rëndë”,- tregon një mjek nga QKUK, i pranishëm në momentin e shtrimit të deputetit në spital.
“Pacientja e traumatizuar dhe e frikësuar. Ndërsa brenda sallës po shtyheshin policët dhe familjarët”,- tregon ky mjek i pranishëm.
Meta takon homologun suedez, në fokus drejtësia dhe integrimi
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta është pritur këtë të martë në Parlamentin e Suedisë nga kryetari Urban Ahlin. Në takimin e zhvilluar, Meta ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen që Suedia i ka dhënë Shqipërisë në shumë drejtime.
“Shqipëria është e përkushtuar në axhendën e reformave. Prioriteti ynë është reforma në drejtësi, e cila do të kryhet pa vonesa dhe në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtare”, ka thënë Meta.
Ndërsa homologu i tij Ahlin ka garantuar se, “Suedia do të vijojë mbështetjen e fuqishme për integrimin evropian të Shqipërisë”.
Më tej, dy bashkëbiseduesit janë shprehur njëzëri se, dy parlamentet do të thellojnë bashkëpunimin e tyre dhe do të promovojnë potencialet e Shqipërisë për investimet e huaja.
Më herët gjatë ditës, Meta u prit në një takim nga ministrja për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Isabella Lovin. Gjatë takimit, Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen, sipas tij, të pakursyer të Suedisë ndaj zhvillimit social dhe ekonomik të Shqipërisë, duke veçuar këtu realizimin e reformës administrativo-territoriale.
Kryetari i Kuvendit theksoi se, gjatë javëve të ardhshme fokusi i punës së përbashkët me partnerët evropiane do përqendrohet në avancimin e reformës në drejtësi.
“Është reforma më e rëndësishme, thelbësore dhe e panegociueshme për të përmbushur prioritetet e BE-së për Shqipërinë, që janë lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafiqeve, si dhe për sundimin e ligjit”, deklaroi Meta.
Nga ana e saj, ministrja Lovin vlerësoi përkushtimin e Shqipërisë ndaj axhendës së integrimit evropian dhe vuri në dukje se pavarësisht momenteve të vështira që po kalon Unioni, Suedia do vazhdojë të mbështesë zgjerimin./Top Channel/
Video: Ja momenti kur Linda Halimi këndon himnin amerikan
Pas suksesit në “American Idol”, Linda Halimi, mund të mburret me një sukses të ri. Këngëtarja kosovare ka kënduar himnin amerikan para ndeshjes mes “Golden State” dhe “Atlanta Haëks”. Linda i mahniti të gjithë me performancën e saj.
Enca, status Mozzik-it: Mosmirënjohës, unë të krijova...
Reperi Mozzik dhe vëllai i tij Getinjo, janë konfliktuar mbrëmë me ish- producentin e tyre, Bini.
Bini u tha mosmirënjohës reperëve pasi ai dhe shumë persona të tjerë nga Ferizaj i kanë ndihmuar në fillimet e tyre.
Pas Binit një status i ka dedikuar dhe këngëtarja Enca Haxhia. Ajo ka publikuar në Facebook se: “E di cili është lloji njeriut që e urrej? Mosmirënjohësi! Unë të kam krijuar”.
Enca nuk ka përmendur asnjë emër por duke pasur parasysh krijimet e saj, kënga “Edhe njo” është realizuar në fillimet e Mozzik, e po ashtu statusi u publikua pak pas lajmit ku përfshihej reperi.
Përveç kësaj, Enca dhe Mozzik janë konflikuar një vit parë në eventin e “Mad Tv” dhe që nga ajo kohë, Enca i shkëputi marrëdhëniet me labelin “OnRecords”.
Berisha: Të vërteta të pathëna! Rama, bunkeri dhe 20 shkurti!
Nga Sali Berisha
Të dashur miq, 20 shkurti është dita e lirisë së vërtetë dhe dinjitetit të shqiptareve si dhe dita e kujtesës kombëtare. Këtë vit ishte 25 vjetori i rrëzimit të shtatores se diktatorit Enver Hoxha nga uragani i qytetareve të Tiranes, të mbledhur në qindra mijëra në mbështetje të studenteve tëe ngujuar në grevë urie për t’i hequr emrin e Enver Hoxhës Universitetit të Tiranës.
Mediat konstatuan dhe komentuan se, në këtë 25 vjetor, Edi Rama dhe neo-bllokmenet e tij në qeveri mbajtën heshtje varri për revoltën demokratike më të fuqishme që Shqipëria ka njohur në tërë historinë e saj.
Analistet mbajtën qëndrimet e tyre për këtë heshtje, kryesisht sipas orientimeve të tyre politike.
Kështu, papagajtë e qeverisë përcollën dhe ata me heshtje varri 25 vjetorin e njërës prej ngjarjeve më të mëdha në historinë e Shqipërisë. Bash për shkak të heshtjes, ata, 5 ditë me radhë nuk u paraqitën në studiot televizive dhe nuk nxinë as tre fjale me bojë në mediat e shkruara si dhe u zhduken nga portalet online. Natyrisht kjo nuk ishte miratim me heshtje i rëndësise historike të ngjarjes, por njëlloj si ne rastin e padronit të tyre, ky ishte dënimi me heshtje nga ana e tyre i ngjarjes se shekullit.
Të tjerë që janë afër tij dhe që bëjnë pjesë në ekipin e falsifikatoreve vetëm për një çeshtje, atë të Ramës si dhjetorist pa dhjetor, u zemëruan me idhullin e tyre kallp. Ata, prisnin që Rama të thoshte dy fjale për 20 shkurtin, të paktën të pohonte mashtrimin qe u kishte servirur atyre vite më parë, se atë ditë daj Koleka e kishte nisur përsëri me detyrë jashtë vendi dhe përsëri në Korfuz, në mënyrë që ata te mund të shkruanin se po te ishte atë ditë në Tirane, flamurin në piedestalin e shtatores së përmbysur të Diktatorit nuk do ta ngrinte Artur Zadrimja por Edvin Kristaq Rama!
Por jo, Rama i la kesaj here me duar bosh, apo si te thuash jua ngriu genjeshtren ne goje qatipeve te tij, qe duke fallsifikuar e paraqesin Ramen dhjetorist e madje te zgjedhur apo te propozuar ne Komisionin Nismetar te PD, ne bordin e RD etj, paçka se ai nuk ka marre pjese as dhe nje ore te vetme ne levizjen studentore te dhjetorit ’90 dhe nuk eshte zgjedhur e as propozuar kurre per anetar te Komisionit Nismetar te PD siç pretendon se ka ndodhur Rama, dhe nuk eshte pranuar perpjekja e tij per t’u bere anetar i bordit te gazetes RD.
Portalet ishin te egra dhe te papermbajtura me harresen e Rames per 20 shkurtin. Ato, si te thuash, ja nxoren per hunde ate harrese. Disa pd-iste shkruajten se Rama heshti per 20 shkurtin pasi ai e denon me shpirt e zemer kete dite, sepse kjo ishte dita e permbysjes se eterve te tij shpirteror dhe biologjik dhe nuk mund te pajtohet kurre me kete akt barbar. Ketu ata sollen si fakte perpjekjen e Rames sapo erdhi ne pushtet per rehabilitimin e Enver Hoxhes, duke shfrytezuar 70 vjetorin e Clirimit. Ne kete kontekst, ai jo vetem shperndau krenarisht me FB e tij fotot e Hitlerit shqiptar te Pasluftes se Dyte Boterore por ngriti dhe muzeun shteteror ne nje bunker 5 katesh qe ai e paraqiti para shqiptareve si strehim antinuklear te Enver Hoxhes.
Ne te vertete ai bunker nuk ishte as antinuklear as dhe vendstrehim i Enver Hoxhes, ai ishte thjesht pike dislokimi e shtabit te pergjithshem. Mirepo, Ramen me te e lidhte nje histori tjeter, pervec vjedhjes se fondeve publike me Bolinon e tij. Pati dhe ndonje pjesemarres te levizjes studentore dhe rrezimit te shtatores qe i cituan Rames ne mediat sociale intervisten e tije dhene gazetes “Shqip” (te cilen e varrosi keto dite), ne te cilen ai shprehet se nje nga arsyet kryesore qe nuk hyri ne PD ishin aktet barbare qe kreu kjo parti, duke nenkuptuar me kete permbysjen e shtatores se diktatorit, prerjen e kokes dhe zvarritjen e saj neper qytet.
Se fundi, ne nje portal afer mbreteroreve, po ne kete linje i rikujtuan Rames, si sfide ndaj 20 shkurtit, daljen tek Xhunga ne prag te 25 vjetorit te dites se lirise, javen fill pas intervistes se “zonjes se zeze” Nexhmije Hoxha. Ne te gjitha keto hamendje ka copeza te vertetash te pamohueshme.
Por e verteta e plote qendron diku tjeter. Si per te gjithe Bllokun e asajkohe, edhe per Edi Ramen 20 shkurti i vitit 1991 eshte dita me e urryer, me e zeze, dita e ferrit te jetes se tyre. Ajo ishte dita ne te cilen u vu per here te pare ne zbatim plani “A” per bllokmenet, plan sipas te cilit ne rast lufte nga toka dhe ajri ata evakuoheshin me mace dhe me minj ne bunkeret e Bllokut por jo brenda qytetit. Ne baze te ketij plani, ate dit, ai se bashku me te gjithe klanin Koleka, u evakua ne ora 6:30 te mengjesit me mjete ushtarake pikerisht ne bunkerin e Shtabit te Pergjithshem. Po ne ate bunker u vendos dhe klani Nushi. Por largimi me shpejtesi nga Tirana dhe ngujimi ne bunker, frika dhe tmerri se mos turmat qe permbysen e qe po zvarrisnin shtatoren e Enverit do niseshin drejt Zall Herrit, i shkaktuan traume te rende dhe e dizekujlibruan totalisht Ramen, e zhyten ate ne psikoze te thelle depresive. Ai u be agresiv, keshtu qe gjendja e tij e rende mendore detyruan nisjen e tij pothuaj me urgjence per ne Greqi por kesaj rradhe jo me tek kushuriri i mamase dhe daj Kolekes ne Korfuz ku e nisen me dt 7 dhjetor 1990, date ne te cilen studentet e arteve kishin fiksuar takim per te kujtuar dietlindjen e John Lenon!
Kesaj radhe Ramen e nisen pothuaj me urgjence ne kliniken e famshme te psikiatrise te universitetit “Aristoteli” ne Selanik. Trajtimin ne klinike dhe qetesimin per 20 dite ne nje resort turistik per Ramen, siç do te me tregonte me vone nje zyrtar i larte lokal, i pagoi Bashkia e Selanikut. Pas kthimit, Rama nuk donte t’i degjonte kurre me emrin PD-se, pa lere 20 shkurtit. Per te shkaterruar PD ai ju fut punes, se bashku me te ndjerin Ardian Klosi dhe Takun e Lenes e ndonje tjeter, per krijimin e Partise Kristiano Islamike me iniciale KISI, parti qe u shkri ne qershor te 1991 qe ne mbledhjen e pare te themelimit te saj, per fajin, kesaj radhe jo te Saliut por te SHBA.
Keshtu, te dashur miq, Edi Rames e vetmja gje e mire madje e shtrenjte qe i ka mbetur ne mendje nga 20 shkurti i zi i vitit 1991, eshte bunkeri ku u strehua dhe qe ai beson se e shpetoi nga barbaret. Qe nga ajo kohe, Rama adhuron ate bunker, por dhe bunkeret ne teresi, si simbole shpetimi. Prandaj dhe Rama, sapo u be kryeminister, u kthye tek bunkeri i 20 shkurtit si ne tempullin shpetimtar dhe si mirenjohje e shpalli edhe muze te diktatorit pa çka se ai nuk kishte asnje lidhje me Enver Hoxhen, kurse diten, ngjarjen e 20 shkurtit, e denoi dhe e ndeshkoi me heshtje varri si diten me te zeze, diten e tmerrit, te horrorit, diten e barbarve te jetes se tij!”.
"Prenga", Basha: Të zbatohet dekriminalizimi
Partia Demokratike ka dalë me disa kushte, plotësimi ose jo i të cilave mund të vendosin edhe për qëndrimin e opozitës me Parlamentin. Mes këtyre kushteve, kryesor është dekriminalizimi, për të cilin demokratët kanë dorëzuar tashmë në Kuvend kërkesën për kalimin e tij që këtë të enjte.
Por pse ky rikthim këmbëngulës dhe i ngutshëm i PD-së për dekriminalizimin? Lulzim Basha ka vetëm një shpjegim dhe ai lidhet me rikthimin në Kuvend të deputetit Armando Prenga.
“Gjakosësit e shqiptarëve e kanë vendin në qeli dhe jo në Parlament”,- deklaroi Basha në një dalje për mediat në përfundim të mbledhjes së Grupit Parlamentar demokrat.
Sipas Bashës për dekriminalizimin nuk ka asnjë pengesë, përveç vullnetit politik dhe për mungesë të tij, kreu i demokratëve akuzoi drejtpërdrejtë Edi Ramën.
“PD ka këmbëngulur për miratimin sa më shpejt të akteve, ndërsa PS nuk ka lëvizur gishtin në këtë drejtim. Çdo vonesë në këtë drejtim ngarkon me përgjegjësi Edi Ramën dhe kupolën e tij. Pa zgjidhur çështjen e një njeriu që gjakos qytetarët e vet dhe më pas ulet në Parlament, nuk ka qetësi”,- tha Basha.
Ndërkohë, deklaratën e Partisë Socialiste, ku njofton se Armando Prenga nuk është më pjesë e grupit të vet parlamentar, Lulzim Basha e quajti “truk të Edi Ramës për t’i hedhur hi syve ndërkombëtarëve dhe qytetarëve”./Top Channel/
Ja shqiptari që torturoi e vrau gruan e tij me dashnorin italian
Prokuroria e Riminit ka këruar burgim të përjetshëm për bukëpjekësin shqiptar që vrau gruan e tij dhe dashnorin e saj, Dritan Demiraj, 30 vjeç.
Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2014, në Rimini, kur Demiraj vrau Lidia Nusdorfin, 30 vjeçe dhe Silvio Maninën, 30 vjeç.
Trupi i këtij të fundit u gjet në liqenin e Azzuros. Nga ekspertiza rezultoi se ishte torturuar për orë të tëra para se të hidhej në ujë i pajetë. Ai ishte mbytur me një tel energjie elektrike.
Demiraj kontaktoi me Silvio Maninën me anë të “Facebook”ut, pasi dyshonte se ai shkonte me gruan e tij.
Manina ishte rrahur, zhveshur nudo dhe e kishin kërcënuar që të merrte telefonin dhe të thërriste Lidian.
“Do të bëj çfarëdo që doni ju vetëm më lini të gjallë”,- ishte lutur ai. Grushte, shqelma, dhunë fizike e psikologjike dhe në një moment i kanë thënë se do ia prisnin... dashnorit italian të gruas dhe vetë gruan, nëse nuk do t’u bindej kërkesave të tyre.
Pasi vrau italianin, Demiraj i dërgoi sms Lidias nga telefoni i Maninës, duke i thënë se, e priste që të bënin seks. Sapo ajo erdhi në vendin e takimit, ai e vrau edhe atë.
Ndërkohë, gjykata ka dërguar burgim të përjetshëm edhe për dajën e 30vjeçarit, që ka ndihmuar në transportimin e kufomave.
Dritan Demiraj i ka pohuar trupit gjykues se, “e kam dashur shumë Lidian, por më tradhtonte. Ajo më tradhtoi edhe me kushëririn tim në Shqipëri. Kam vepruar nga xhelozia. Më vjen keq për familjen Manina, po ai pagoi për veprimet e Lidias dhe për krenarinë time”.
Vjena, ja përse është më e mira në botë...
Londra, Parisi dhe Neë York-u mund të dominojnë kur vjen puna për modën, jetën e natës, por për të jetuar kryeqyteti numër një në botë tashmë është Vjena.
Kryeqyteti i Austrisë lë mbrapa 229 vende të tjera të botës, përsa i përket cilësisë dhe nivelit të mirëqënies.
Pas Vjenës renditet Zyrihu i Zvicrës dhe më pas kryeqyteti i Zelandës së re, Auckland.
Rezultatet e këtij studimi, janë bazuar në të dhënat që vetë njerëzit kanë treguar mbi standartin dhe nivelin e jetesës, në vendet e tyre.
Mizori: Arinjtë e murrmë, në qymezin e një lokali në Gji të Lalëzit
Pronari i një lokali në Gjirin e Lalzit mban të futur në kafazë të vegjël, të ngjashëm me kotecet dy arinj të murrmë, që fatkeqësisht në vendin tonë janë drejt zhdukjes.
Konstatimi është bërë nga aktivistë që merren me mbrojtjen e natyrës dhe kafshëve.
Megjithëse kanë kaluar pothuajse dy muaj nga raportimi i tyre, deri tani asnjë masë konkrete nuk është marrë nga institucionet përgjegjëse, për ruajtjen e faunës.
Ariu i murrmë është lloj i mbrojtur dhe aktualisht me statusin “i përkeqësuar deri në rrezik zhdukje”, për shkak të zvogëlimit në mënyrë drasike të popullatës së tij në vendin tonë.
Ndërkohë që kanë nisur përpjekjet për bashkëpunim me palët përgjegjëse për konfiskimin e arinjve, njëri prej tyre është hequr që në fillim të muajit shkurt nga pronari i lokalit.
ASPBM, së bashku me “Animal Rescue Albania”, ka bërë raportimin e rastit pranë ISHMP-Durrës...
Ndërkohë, të gjitha informacionet për dy arinjtë i janë kaluar dhe Drejtorisë së Biodiversitetit, pranë Ministrisë së Mjedisit.
Aktualisht mendohet se, në Shqipëri janë 90 arinj që mbahen nëpër kafaze, dhe megjithëse jemi i vetmi vend në rajon pa një qendër për strehimin e kafshëve në robëri, zgjidhja e vemte për raste të tilla është ndihma nga vendet fqinje ose të tjera, thonë përfaqësues të shoqatave.
Video tronditëse: A po injektohen bananet me virusin HIV?
Prej disa ditësh me radhë në media të ndryshme botërore qarkullon një lajm se Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë alarmin se janë gjetur afro 1 milion banane të injektuara me virusin HIV-AIDS.
Sipas provave të gjetura në fusha të ndryshme të mbjelljes është vlerësuar se, mund të ketë mbi 2 milionë banane të infektuara dhe shpërndara në pjesë të ndryshme të kontinentit të Amerikës Jugore.
Vende të tilla si Meksika, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Brazili dhe Argjentina, janë në rrezik më të madh për sasitë e mëdha që blejnë rregullisht, shkruajnë mediat ndërkombëtare.
Por sëfundi, kjo teori është cilësuar si e pavërtetë e me qëllime dëmtimin e bananeve të importuara nga Guetamala. Por kujt mund t’i interesojë injektimi në banane i virusit HIV-AIDS??
Gjobitet Çiljeta edhe pas negocimit me policët
Çiljeta Xhilaga është gjobitur nga policia, sepse kishte parkuar në një vend të gabuar. Edhe pse është përpjekur të negociojë me policët, Çili nuk i ka shpëtuar gjobës, thuhet në faqen “Jeta osh qef”.
Mesa duket të qenit të famshëm, nuk pi më ujë në Shqiëpri.
Skandal: Polici bashkiak në shërbim, roje parkimi i një restoranti privat
Shpesh nëpër Tiranë kemi parë adoleshentë apo edhe persona të tjerë të rritur që ruajnë vende parkimi në disa rrugë të kryeqytetit me karrike, arka kartoni, ose objekte të tjera për të përfituar nga 100 lekë.
Kësaj here kjo ndodh edhe me punonjës të Policisë Bashkiake.
Siç shihet nga fotot e siguruara nga “Lapsi.al”, polici ruan vendin e parkimit pranë hyrjes së një restoranti privat, përballë redaksisë së gazetës “Zëri i Popullit”.
Nuk dihet se për kë po ruhet ky vend parkimi, edhe pse është rrugë publike. I pakuptimtë është gjithashtu përdorimi i Policisë Bashkiake për ruajtje të vend-parkimit përballë një restoranti privat.
Por sa për saktësim edhe ky polic bashkie, ashtu si i gjithe stafi i Bashkisë Tiranë paguhen me paratë e taksave të qytetarëve jo për të bërë dy punë gjatë orarit të shërbimit./LAPSI.AL/
Video+16: Vajzat, “për lesh koke” në shkollën "Mihal Grameno"
Pas skenave të filmuara në një shkollë në Fier, para disa ditësh, një tjetër sherr mes vajzash vjen nga Kosova.
Në shkollën “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë, dy vajza rrihen në oborrin e shkollës.
Por turma jo vetëm që nuk bën asgjë për t’i ndarë, por i inkurajon duke thënë “Rrihe, rrihe”.
Video: Furgoni i policisë në Durrës përplaset me kamionin në port
Përplaset furgoni i Forcës së Sigurisë së Portit të Durrësit me një kamion brenda territorit të portit. Fatmirësisht, përveç dëmeve materiale, nuk ka patur të lënduar në njerëz.
Aksidenti, disi i çuditshëm, ka ndodhur sotm pranë rrethrrotullimit, tek njëra nga daljet e portit.
Furgoni i Forcës së Sigurisë ka goditur kamionin nga prapa, gjë që tregon se furgonit nuk i punonin frenat ose drejtuesi i tij është treguar i pakujdesshëm.
Në vendin e aksidentit kanë mbërritur edhe punonjësit e Policisë Rrugore, të cilët kanë dokumentuar ngjarjen dhe janë duke punuar për të sqaruar dinamikën e aksidentit.
Shihni videon e siguruar nga “Durrës Lajm”.
Tiranë: Grabitet me armë pika e karburantit, merren paratë e kasafortës
Tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë kryer një grabitje në një pikë karburanti në zonën e Fushë-Prezës në Tiranë, ditën e djeshme.
Autorët me kallashnikov u paraqitën pranë pikës së karburantit me një makinë tip “Opel Vectra”, me ngjyrë të zezë dhe kërkuan që të mbushnin me karburant makinën.
Në momentin që punonjësi ka dalë nga vend qëndrimi, tre autorët i kanë drejtuar automatikun dhe forcërisht e kanë çuar drejt arkës për t’i marrë paratë, raporton “Tv Klan”.
Autorët morën një shumë të konsiderueshme parash, që ndodheshin në kasafortë.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe pavarësisht hetimeve ende nuk janë arritur të identifikohen autorët, të cilët janë larguar drejt Fushë-Krujës.
Një ditë pas protestës, çfarë po ndodh sot tek Parku i Liqenit?
Që prej mbrëmjes së djeshme, hekurat e shkatërruar ishin veçuar për t’i lënë vendin rrethimit të perimetrit me shiritë. Të tjerë punëtorë, vazhduan me gërmimet.
Makineritë e dëmtuara një ditë më parë, nuk kishin lëvizur nga vendi…
Ndonëse brenda zemrës së parkut punohej, qytetarët nuk u penguan të futen në kantier.
Ndërtimin e parkut të lojërave nga Bashkia e Tiranës, Partia Demokratike e ka lidhur me ngritjen e një tjetër objekti.
Përmes disa dokumenteve të publikuar thuhet se, sipas masterplanit, së bashku me këndin e lojërave brenda kodrave të liqenit do të ndërtohet edhe një bar kafe “Grand”.
Bashkë me këtë denoncim, përfaqësues të PD-së kallëzuan sot në prokurori kryebashkiakun Veliaj.
Nga ana tjetër, Bashkia e Tiranës është shprehur e vendosur për të çuar deri në fund projektin e parkut të lojërave, pasi sipas saj, jane respektuar procedura ligjore te miratimit te projektit marrjes së lejes për ndërtimin dhe informimin e publikut. /ABC/
Dokumenti: Afër këndit të lojërave, një “Grand Kafe” për prindërit
Relacioni arkitektonik. Inxhinierët: Këndi është paralel dhe ka lidhje me “Grand Kafe”, hapësirë e rezervuar për prindërit për të pirë kafe apo të lexojnë gazeta. Kontrollojnë fëmijët
Do'stlaringiz bilan baham: |