Nga Sokol Çobo
Këndi i lojërave që pritet të ngrihet në kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës, ka nisur të marrë “jetë” një muaj para zgjedhjeve lokale të qershorit 2015. Sipas disa dokumenteve që disponon gazeta “Shqip”, në maj të vitit të kaluar, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka kontraktuar si konsulent disa operatorë privatë, me qëllim që të përgatisnin masterplanin e parkut të liqenit dhe pesë projekteve pilot. Në relacionin arkitektonik, që ndodhet në Agjencinë e Prokurimeve Publike, është i detajuar ngritja e këtij këndi, që është publikuar edhe nga Bashkia e Tiranës. Ndërkohë, në këtë dokument që disponon gazeta, ndodhet edhe një “njollë e zezë”, e cila shpjegohet në relacion se është “Grand Kafe”. Ky vend për të rriturit, shkruajnë inxhinierët, është një hapësirë e rezervuar për prindërit për të pirë kafe apo për të lexuar gazeta.
Dokumenti i shtatorit
Gazeta ka bërë një hulumtim të dokumenteve të paraqitura për ngritjen e këtij këndi lojërash, i cili është kontestuar së fundmi nga shoqëria civile dhe opozita. Madje janë bërë edhe protesta dhe ka pasur përplasje mes protestuesve dhe policisë. Gazeta “Shqip” ka siguruar një dokument që mban datën 25 shtator 2015.
Shoqëria private “Bolles + Ëilson”, ka bërë edhe një relacion arkitektonik, i cili u është bashkëlidhur dokumenteve të lidhjes së kontratës me firmat që po e ndërtojnë këndin apo të dhënave të tjera. Me interes është ngritja e këndit të lojërave për fëmijë. “Është menduar të jetë një hapësirë pothuajse për të gjitha moshat duke shfrytëzuar në maksimum pjerrësinë e terrenit”, shkruhet në relacion, që më pas jep detaje të tjera.
“Zona e këndit të lojërave, sipas masterplanit, është paralel dhe ka lidhje të drejtpërdrejtë me një hapësirë tjetër të quajtur ‘Grand Kafe’, një hapësirë kjo e rezervuar për prindërit, të cilët duke pirë një kafe ose duke lexuar një gazetë kanë në kontroll fëmijët e tyre”,- vijon dokumenti.
Sipas saj, në majën e kodrës, tarraca e “Grand Kafe” është e pajisur me kioskë akulloreje, gazete, platformë vallëzimi, pikë informacioni në lidhje me parkun, si dhe një zonë për ndihmën e shpejtë. Zona e përzgjedhur për këndin e lojërave, në vazhdimësi të propozimeve në master plan lidhet me një shëtitore, e cila zgjatet drejt liqenit, ku është vendosur klubi i vozitjes dhe një pishinë publike lundruese brenda në liqen, të cilat mbulohen nga një platformë dritash e quajtur “Tufa e xixëllonjave”.
Si do të jetë këndi
Në dokument, këndi i lojërave është menduar të jetë si një platformë lojërash dhe aktivitetesh për të gjitha grupmoshat e fëmijëve, nga mosha 1 vjeç deri në moshën 14 vjeç, pse jo edhe më të rritur. Në këtë platformë aktivitetesh, lojërat e përzgjedhura për çdo moshë përcaktojnë edhe zonat e grupmoshave të ndryshme të kësaj platforme.
Sipas relacionit arkitektonik, një platformë e vetme është e ndarë në disa zona, të ndara nga njëra-tjetra, me shkallë, rampa dhe nëpërmjet materialeve. Çdo zonë duhet të jetë e pajisur me tabela druri që tregojnë grupmoshën të cilës kjo zonë i përket. “Këndi i lojërave është konceptuar të jetë një teatër, një skenë e vërtetë ku vetë fëmijët janë aktorët. Nuk ka skenarë dhe regjisorë.
Performanca quhet “LOJË” dhe përbërësit përcaktohen nga imagjinata e fëmijëve. Këndi i lojërave është konceptuar si një aventurë, një udhëtim në kohë, një udhëtim drejt fëmijërisë”, thuhet në dokument. Sipas tij, këndi është konceptuar me një shëtitore, e cila rritet dhe zvogëlohet në kuotë duke ndjekur pjerrësinë e kodrës. Nga kjo shëtitore ushqehen të gjitha zonat e ndara për fëmijët sipas grupmoshave të ndryshme.
Sa do të kushtojë
Më 5 janar të këtij viti, bashkia ka shpallur fitues për ndërtimin e këndit të lojërave bashkimin e operatorëve ekonomikë “Star Tek” shpk & “Riviera” shpk & “Kaleshi” shpk. Fondi limit për këtë ndërtim ka qenë rreth 680 milionë lekë të vjetra.
Burimi i financimit është në mbështetje të vendimit të Komitetit për Zhvillimin e Rajoneve. Kohëzgjatja e kontratës do të jetë gjashtë muaj kalendarike, duke nisur nga data e lidhjes së kontratës. Ndërkohë, fituesit kanë ofruar 652 milionë lekë për ndërtimin e këtij këndi. Një firmë tjetër është skualifikuar, ndërsa një tjetër nuk ka dhënë asnjë ofertë. Sipas bashkisë, asnjë operator ekonomik që mori pjesë në tender nuk është skualifikuar nga gara./Gazeta Shqip/
Princi Charles dhe Camilla në 14 mars vizitojnë Prishtinën
Princi i Ëales Charles dhe Dukesha e Cornëall, Camilla do të vizitojnë Kroacinë, Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën nga data 14–19 mars 2016.
Lartmadhëria e tyre do të ndërmarrin një sërë angazhimesh në Kosovë për të festuar pajtimin dhe dialogun ndërfetar, si dhe përpjekjet e njerëzve nga Kosova dhe Britania për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën.
Kjo do të jetë vizita e dytë e Princit të Ëales-it në Kosovë (ai vizitoi Kosovën në vitin 1999) ndërsa vizita e parë për Dukeshën e Cornëall-it.
“Lartmadhëria e Tyre do të arrijnë në Prishtinë më 18 mars, ku do të mirëpriten zyrtarisht nga Presidentja Atifete Jahjaga. Të nesërmen Princi dhe Dukesha së bashku me Presidenten do të marrin pjesë në ceremoninë përkujtimore për të pagjeturit e luftës.
Lartmadhëria e Tyre do të vendosin lule në Memorialin e Personave të Pagjetur pranë ndërtesës së Kuvendit, në Prishtinë. Dukesha e Cornëall dhe Presidentja Jahjaga do të takohen edhe me të Mbijetuarat e Dhunës Seksuale për të dëgjuar për sfidat me të cilat janë përballur ato në kërkim të drejtësisë, si dhe për punën e Këshillit Kombëtar udhëhequr nga Presidentja”,- njofton Ambasada Britanike në Prishtinë.
Më tej, Princi i Ëalesit do të vizitojë Prizrenin ku do të marrë pjesë në konferencën ndërfetare të organizuar në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës.
“Lartmadhëria e Tij do të marr pjesë në ceremoninë e vendosjes së kurorës në selinë e KFOR-it ‘Film City’ për të përkujtuar personelin e Mbretërisë së Bashkuar dhe të KFOR-it që humbën jetën gjatë shërbimit të tyre në Kosovë. Lartmadhëria e Saj do të vizitojë Ideas Partnership në Fushë Kosovë për të parë se si grupet e margjinalizuara janë duke u ndihmuar përmes fuqizimit arsimor dhe ekonomik”,- potencon njoftimi.
Kujtojmë se Princi i Ëales e ka vizituar tetë herë Ballkanin Perëndimor duke përfshirë Kosovën më 1999. Kjo është vizita e parë zyrtare e Dukeshës së Cornëall në Kroaci, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi./Ekpress/
Arratisja me helikopter: E dashura tentoi të nxirrte nga burgu mafiozin grek
“Ajo merr helikopterin dhe shkon për të nxjerrë nga burgu të fejuarin”. Duket si një pjesë filmi, por në të vërtetë është ngjarje reale, por që rezultoi një përpjekje e dështuar.
Të hënën në mbrëmje, Panajota Rupa vendos të lirojë Jorgos Maziotis, një prej terroristëve të njohur në Greqi, anëtar i organizatës “Lufta Revolucionare”,- i dënuar në burgun Korridallos.
Merr me qira një helikopter në një prej hoteleve greke për të shkuar drejt ishullit të Kithnosit. Në fakt nuk ishte ky qëllimi i saj.
Nxjerr armën dhe urdhëron pilotin të ndryshojë kurs drejt Athinës.
Ndërsa piloti u përpoq ta carmatoste ajo qëlloi dy herë, por për fat ai nuk u plagos. Madje ia doli të ulte helikopterin në veri të Atikës, por pa mundur të ndalonte Panajota Rupen që u arratis.
Policia zbuloi brenda helikopterit një paruke dhe gëzhojën e armës, që hetuesit mendojnë se është përdorur nga Jorgo Maziotis në një grabitje banke, në mars të vitit 2014.
Vasilis Paleokostas, një prej grabitësve të njohur në Greqi u arratis dy herë nga burgu, i ndihmuar nga një helikopter.
Me anë të një helikopteri u arratis nga burgu edhe shqiptari Alket Rizai i cili u arrestua pak kohë më pas./Tv Klan/
Fotogaleri: Nikoleta, e dashura superseksi e Ronaldos
Kjo është Nikoleta Lozanova dhe është një modele bullgare. Ajo është në një lidhje me Cristiano Ronaldon ndërsa në të shkuarën ka qenë e lidhur me futbollistin bullgar Valeri Bojinov.
Liqeni, Veliaj: Nëse ndërtohet kafene e pritet një pemë dorëhiqem
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj u zotua se projekti për parkun e lodrave te liqeni nuk parashikon ngritjen e asnjë restoranti, dhe sipas tij nuk do të pritet asnjë pemë. Madje, kryebashkiaku shkoi edhe më tej, teksa tha se është gati të dorëhiqet nëse ndodh e kundërta.
“Nëse aty do ketë restorant, unë nuk do jem kryetari i Bashkisë tuaj. Në qoftë se do pritet një pemë, në datë 1 qershor unë nuk do jem më kryetar i Bashkisë së Tiranës”,- tha Veliaj.
Këtë deklaratë kreu i bashkisë e dha gjatë një aktiviteti ku u prezantua Plani Urbanistik për Tiranën. Veliaj i ka cilësuar veprimet e dhunshme, si akte vandale që sipas tij janë kryer nga persona që nuk kanë lidhje me Tiranën, por janë sjellë nga opozita nga rrethet. Ai tha se pavarësisht zhvillimeve, nuk do të ketë tërheqje nga projekti.
“Unë besoj te kjo lloj Tiranë, dhe unë besoj që Tirana e mençur është shumë herë më e madhe se vizitorë të dhunshëm. Pashë vizitorë të dhunshëm që zbriznin nga autobuzët e qyteteve dhe pyesnin ku bie ky liqeni.
Të zbresësh në Tiranë e te pyesësh ku bie liqeni, dhe të pyesësh ku është ky gardhi që do prishet…Njerëz që drejtoheshin nga deputetët. Ne do të vazhdojmë me parkun te liqeni për fëmijët. Unë besoj që një qytet demokratik është edhe i të vegjëlve”,- tha më tej kreu i bashkisë.
Ai tha më tej se ka siguruar një sërë investimesh nga BERZH. Por sipas Veliajt, gjithçka duhet të bëhet me dialog dhe ti jepet fund akteve të dhunës.
“Skena që Tirana po mbaronte ti harronte disa muaj më parë. Me skenat e dhunës që nuk janë mënyrë se si komunikohet sot. Unë erdha me lajme shumë të mira nga Londra, BERZH do të investojë miliona euro për Tiranën. Për tu larguar nga shkollat që janë me dy turne.
Nuk e bëjmë dot me dhunë, por me komunikim. Platforma e sotme ishte për ti ftuar të gjithë në komunikim. Muskujt të jenë tek idetë.
Nuk mund të imponohet një pakicë e dhunshme tek i gjithë qyteti. Sot u botua një studim i para disa muajve për cilësine e qytetit që e nxorri Tiranën një nga qytetet me cilësinë më të ulët të të jetuarit. Shumica e heshtur do që Tirana të ecë përpara.
Kjo është shumica që nuk ndyn gojën, nuk përdor fjalë të turpshme për të treguar që mendon ndryshe, nuk prish pronën publike”,- tha ai.
Inteligjenca Amerikane ka përgjuar Berluskonin, zbulohen bisedat
Inteligjenca Amerikane, NSA, nuk ka përgjuar vetëm Kancelaren gjermane Angela Merkel dhe ish-Presidentin francez Hollande, por edhe ish-Kryeministrin e Italisë, Silvio Berluskoni.
Përgjimet që janë publikuar nga disa gazeta italiane, tregojnë bisedat e ish-kryeministrit italian me Sarkozy.
Ky i fundit i kishte thënë Berluskonit se duhej të merrte veprime, pasi institucionet financiare italiane do të hidheshin në erë si tapa e një shishe shampanje nga situata e krijuar ekonomike.
NSA ka përgjuar edhe një bisedë të Berluskonit me Netanyahun, të cilit i premtonte se Italia do të ishte në shërbim të Izraelit, duke e ndihmuar që të rivendoste marrëdhëniet e mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Foto: Ambar, motra superseksi e Arturo Vidal
Mediat italiane kanë zbuluar së fundmi se në familjen e kilenit Vidal, ka mjaft sensualitet. Motra e Arturos që luan për Bayern Munich, Ambar, është një vajzë mjaft simpatike. Shihni fotot:
Foto: Ja si feston e fejuara e futbollistit Suarez...
Bukuroshja Malena Costa e ka festuar në këtë mënyrë me 200 mijë ndjekësit e saj në Instagram fejesën me futbollistin. Ajo ka postuar një foto nudo. E fejuara e mesfushorit të Ëatford Mario Suarez ka çmendur ngejësit me linjat e saj.
Pas armëpushimit, tërhiqet baza ushtarake ruse në Siri
Pas marrëveshjes së armëpushimit të arritur mes Rusisë dhe SHBA-së, ushtria e Moskës ka filluar tërheqjen e bazës të saj të cilat ishin ngritur për luftën në Siri.
Qendra ajrore ruse e koordinimit në Latakia ka tërhequr menjëherë fushatën e saj kundër terrorizmit në Siri.
Zëdhënësi i Ministrisë Mbrojtjes, Igor Konashenkov tha se ky veprim është bërë për të vendosur kontakte ndërmjet qeverisë siriane dhe opozitës.
Mbyllja e kësaj baze ushtarake do të ndihmojë përfundimin e marrëveshjes së armëpushimit dhe dhënien e ndihmave në Siri.
Video/ Kopliku: S'kam frikë nga ndëshkimi, nuk jam grupi i Blushit
Deputeti i Shkodrës Namik Kopliku, nuk heziton të theksojë se nuk është pjesë e grupit të Ben Blushit, pavarësisht se firmosi krah tij në letrën drejtuar Komisionit të Garancive Statuore. Në këtë shkresë ai dhe 11 personalitete të Partisë Socialiste kërkonin respektimin e statutit dhe zgjedhjet për kryetarin.
Por kjo sqaron Kopliku nuk e bën atë palë me deputetin rebel.
"Së pari kur kam vënë unë firmën nuk ka qenë firma e Blushit por edhe po të ishte firma e Blushit përsëri do ta veja firmën. Mbase ka pak njerëz që kanë aq respekt për vetën që të mos rreshtohen pas njërit apo pas tjetrit dhe unë jam një nga ato.
Unë nuk jam në grupin e Blushit ose në grupin e Ramës, unë jam në Partinë Socialiste ditën kur më pëlqen programi dhe rregullat e kësaj partie, ditën që drejtuesit e kësaj partie kanë besim, i duket që i përfaqësoj jam bashkë me ta por në momentin që kjo marrëdhënie është prishur unë kam jetën time edhe profesionale shpresoj pa dëmtuar partinë unë bëj mënjanë",- u shpreh Kopliku.
Namik Kopliku shprehet se nuk i trembet ndonjë penalizimi, madje as moskandidimit në listën e deputetëve në zgjedhjet e 2017-ës.
"Askush nuk ka lindur deputet dhe nuk është kandidati me e mbyll jetën e tij deputet. Asnjë nga deputetet aktualë nuk është që ka një kontratë nga partia që do jetë përsëri dhe do të ishte mirë që kur bëhen përsëri kandidaturat për votimet që do vijnë të merren në shqyrtim nga kryesia e partisë siç e parashikon dhe statuti",- tha ai.
Pavarësisht të gjithave, debati i brendshëm në parti sipas deputetit të Shkodrës nuk e dëmton PS-në, madje e forcon atë./shqiptarja.com/
Disa avantazhe të një Samsungu ndaj iPhone
Samsung njoftoi zyrtarisht dy pajisjet e reja, Galaxy S7 dhe Galaxy S7 Edge. Njoftimi u bë gjatë Kongresit Botëror të Celularëve të dielën në Barcelonë.
Sigurisht, është ende herët për të folur me detaje të sakta për pajisjet e reja të kompanisë korano-jugore, por në kaq pak kohë forumet teknologjike kanë mundur të bëjnë një diferencë duke na sjellë disa përparësi që ka linja S7 e Galaxy në krahasim me rivalin iPhone të kompanisë Apple.
1 - Apple nuk jep garanci që iPhone 6 i reziston ujit, ndërkohë që Samsung testoi me sukses tek dy pajisjet e reja, që mund të qëndrojnë në thellësinë 1 metër nën ujë për 30 minuta dhe sapo dalin në sipërfaqe të vazhdojnë të punojnë normalisht.
2 - Karikohet më shpejt. Koha e karikimit nuk dihet ende, por Samsung ka premtuar që ajo pritet të jetë më pak se ajo e S6. Një S6 karikohet plotësisht për 2 orë, ndërsa një iPhone 6S kërkon rreth 3 orë për t’u rimbushur. Gjithsesi, përfitimi kryesor është se bateria e Samsung mbushtet 60 përqind për 30 minuta karikim.
3 - Samsung S7 mund të karikohet përmes pa fishë dhe me një shpejtësi më të madhe se normalja.
4 - Kamera e Galaxy S7 merr autofokusin më shpejt se ajo e iPhone 6s.
5 - Galaxy S7 shkrep imazhe më cilësore në errësirë sesa rivali iPhone 6s.
6 - Galaxy S7 është i pajisur me vend për kartë memorie të jashtme (microSD), që u vjen në ndihmë të gjithë atyre që u duhet më shumë hapësirë për të ruajtur gjërat personale duke mos fshirë asgjë.
7 - Galaxy S7 ka një bateri më të madhe. S7 është i pajisur me një 3000 mAh, ndërsa S7 Edge me 3600 mAh. Një krahasim praktik për jetëgjatësinë e tyre me të iPhone nuk është bërë ende, por sigurisht, që si rregull, duke qenë me kapacitet më të fuqishëm, duhet të zgjasin më shumë në kohë se iPhone.
Noizy prezanton eskortën që e shoqëron...
Reperi i famshëm shqiptar Noizy, i njohur për dashurinë e tij për makinat e shpejta dhe luksoze, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes për këtë hobi ët tij.
Në orët e vona mbrëmjes së sotme ai ka postuar në faqen e tij në rrjetet sociale, një fotografi ku shfaqet i hipur mbi kabinën një “Mercedezi G” të zi diku në një rrugë të qytetit të Cyrihut në Zvicër.
Ndërkohë që pranë saj është një tjetër super “Mercedez” i badhë i prodhimeve të fundit.
Këto makina janë pjesë e eskortës, që lëviz me Noizyn, i cili edhe vetë e quan “duke lëvizuar si president”.
Ja si duken të pasmet e Shkëndijes në mëngjes
Këngëtarja kosovare, e cila njihet për format e saj bombastike nuk po harron që t’i “përvëlojë” çdo ditë fansat e saj me foto të “nxehta”.
Ajo ka publikuar në instagram një foto shumë provokative, duke ekspozuar të pasmet bombastike.
Shkëndija është njëra nga këngëtarët më provokative.
24/02/2016..............................
Alfred Peza: Armando Prenga është përjashtuar nga PS-ja
U bë e disata ditë që deputetë të Partisë Demokratike hedhin akuza për çështje dhe vendime që i takojnë ekskluzivisht gjyqësorit. Por faktet janë të qarta.
Kjo mazhorancë qysh në fillim të herës ka folur për nevojën që drejtësia shqiptare të reformohet.
Kur mazhoranca punonte për reformën në drejtësi, opozita bojkotonte parlamentin. Dhe tani që po afron dita që reforma në drejtësi të votohet, opozita po fillon sërish avazin e vjetër të bojkotit. Përse?
Sepse është e qartë: Mazhoranca e do reformën në drejtësi, kurse opozita kërkon me çdo kusht ta pengojë atë.
Mazhoranca e sheh si problem sistemin e drejtësisë, kurse opozita është e kënaqur me të, për sa kohë refuzon reformën.
Pyetja është:
Kush e kontrollon gjyqësorin, mazhoranca që do ta reformojë dhe ndryshojë sistemin, apo opozita që po bën çmos që sistemi të mos ndryshojë.
Kush i kontrollon gjyqtarët, mazhoranca që kërkon t’i kalojë ata në sitë për të larguar të korruptuarit, apo opozita që i ka emëruar vetë pjesën dërrmuese të tyre, e që sot kërkon t’i mbrojë duke i mbajtur në detyrë.
Kurse sa i takon rastit të Armando Prengës, faktet flasin shumë qartë.
Armando Prenga është përjashtuar nga Partia Socialiste qysh ditën që u gjend i përzier në konfliktin famëkeq të Laçit.
Ne nuk pritëm as prokurorinë, as gjykatën për ta përjashtuar deputetin nga radhët tona, ndërkohë që Partia Demokratike, të ndaluarit dhe të dënuarit e radhëve të saj për korrupsion i ka shpallur të persekutuar politikë.
Qytetarët dinë ta bëjnë dallimin e të kuptojnë se kush do shtet e kush do sherr; kush i trajton njësoj të gjithë kur shkelin ligjin dhe kush i bën të gjithë kundërshtarët e vet hajdutë, ndërsa hajdutët e vet, heronj; kush do drejtësi dhe kush është duke i ikur në mënyrë të vazhdueshme drejtësisë.
Foto: Pandi në krah Veliajt për Parkun, por e “masakrojnë” online
Kanë mjaftuar pak radhë të ish-kryeministrit Pandeli Majko, që i del në krah të kryebashkiakut Erion Veliaj për ndërtimin që do të bëjë tek parku i liqenit, që dhjetëra komentues online t’i kujtojnë atij se në kohën kur Edi Rama ka qenë kryebashkiak i Tiranës, e ka shkatërruar kryeqytetin me leje ndërtimi pallatesh.
“Kujtesë dashamirëse për ata që protestojnë sot për ndërtimin e supozuar të një ‘Grand kafe’ në parkun e liqenit të Tiranës.
Deklarata e kryetarit të Bashkisë së Tiranës se, nuk do të ketë asnjë ndërtim ‘Grand kafeje’ në parkun e fëmijëve për të cilën është protestuar duket shteruese.
Gjithsesi, ajo që mbetet është ‘Grand Lagjia’ e turpshme e betonit buzë liqenit, si pjesa e dukshme e papërgjegjshmërisë sonë ndaj ambientit…
Tirane 24 shkurt 2016”,- shkruan Majko në profilin e tij në Facebook.
Më poshtë komentet e ndjekësve online:
Mandati i Kokëdhimës, Kushtetuesja rrëzon Kuvendin
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar vendimin e Kuvendit për çështjen e mandatit të deputetit Koço Kokëdhima. Kuvendi votoi me shumicë votash kundër kërkesës së opozitës, e cila kërkonte shqyrtimin nga Gjykata Kushtetuese të pajtueshmërisë së mandatit të Kokëdhimës, të cililn e akuzonin për përfitime të fondeve publike.
Por, shumica votoi kundër kësaj kërkese të pakicës.
Kjo bëri që opozita ta çojë në Kushtetuese këtë vendim të Kuvendit, i cili është shpallur antikushtetues.
KLSH kallëzon kreun e ARRSH: Shkaktoi dëm 4.5 mln euro
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori për shpërdorim detyre drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika. Sipas auditit të KLSH, dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit është 4.5 milionë Euro. KLSH thotë se institucioni reflekton një nivel të ulët përgjegjshmërie me pasoja negative në efektivitetin e përdorimit fondeve buxhetore në këtë sektor strategjik.
Dëmi i konstatuar arrin në rreth 634 milionë Lekë, dëm i ardhur kryesisht nga mungesa e supervizimit gjatë zbatimit të projekteve në infrastrukturën rrugore. Fakt ky, që sjell në vëmendje nevojën për ndërhyrje në drejtim të forcimit kontrollit në zbatimin e punimeve, duke eleminuar procedurat formale të vërejtura deri tani në realizimin e shërbimit të supervizimit. Më konkretisht nga auditimi rezultoi:
Mungesa e një politike të kujdesshme në lidhje me realizimin e projekteve, të cilat rezultojnë të mbivendosura dhe të paharmonizuara me politikat e zhvillimit në sektorin e transportit, ku ndryshimet e shpeshta përgjatë vitit në programin e investimeve, kanë sjellë si pasojë një inkonsistencë të programimit në nivel afatmesëm dhe kosto buxhetore të panevojshme.
Kryerja e një numri të konsiderueshëm prokurimesh me objekt “konsulence, studime dhe projektime për projekte investimi”, ndërkohë që mungojnë fondet e programuara për realizimin e këtyre projekteve. Praktikë e cila ka sjellë kosto shtesë në kontratat e lidhura për zbatimin e punimeve si pasojë e shkëputjes në kohë ndërmjet projektimit dhe zbatimit të projekteve.
Kështu, gjatë vitit 2015, nga ARRSH janë programuar 29 procedura prokurimi, nga të cilat 12 janë për “konsulence, studime dhe projektime për projekte investimi” dhe njëkohësisht janë kryer 6 shtesa kontratash për objektet në zbatim.
Në lidhje me këto gjetje, KLSH ka rekomanduar hartimin e një “strategjie kombëtare afatmesme dhe afatgjatë të zhvillimit të infrastrukturës (rrjetit) rrugore”, duke e konsideruar si domosdoshmëri harmonizimin e investimeve në fushën rrugore në përputhje me këtë strategji dhe projektbuxhetet afatmesme të miratuara.
Një mosveprim i pajustifikuar i ARRSH-së (për më shumë se një vit e gjysmë) në nxjerrjen e përgjegjësive financiare të subjekteve që kanë kryer punime me cilësi të dobët apo nuk i kanë kryer ato sipas kushteve të kontratës (së bashku me përgjegjësitë e gjithë mbikëqyrësve dhe kolaudatorëve të këtyre punimeve), në analizë të konstatimeve të bëra në raportin e konsulentit të huaj, “Elletipi”, shërbimi i të cilit ishte prokuruar nga vetë ARRSH.
Nga shqyrtimi që KLSH i bëri konstatimeve të këtij raporti (kjo në përputhje me standardin ndërkombëtar të auditimit – ISSAI 1620) rezultoi që dëmi që i është shkaktuar buxhetit të shtetit si pasojë e mosveprimit të ARRSH në drejtim të evidentimit dhe rikuperimit të vlerës financiare të këtyre shkeljeve (përfituar padrejtësisht nga subjektet private) arrin në vlerën 495,500,480 lekë pa TVSH.
Duke marrë parasysh vlerën e konsiderueshme financiare që ARRSH duhet të kishte filluar ti kërkonte subjekteve të konstatuara me shkelje nga raporti i ekspertit të huaj, nuk justifikohet vonesa mbi një vit e gjysmë e ARRSH-së në rikuperimin nga subjektet private të kësaj vlere financiare në kontrast të dukshëm me emergjencën e paraqitur në momentin e prokurimit. Kështu diferenca në volume punimesh janë konstatuar në akset e mëposhtme rrugore:
Nr. OBJEKTI Punime te pa kryera
1 Segmenti By Pass Plepa – Kavajë – Rrogozhinë Loti 1 12,795,657
2 Segmenti By Pass Plepa – Kavajë – Rrogozhinë Loti 2 34,020,400
3 Segmenti By Pass Plepa – Kavajë – Rrogozhinë Loti 3 31,907,250
4 Segmenti By Pass Plepa – Kavajë – Rrogozhinë Loti 4 13,480,615
5 Segmenti By Pass Plepa – Kavajë – Rrogozhinë Loti 5 12,396,044
6 Segmenti By Pass Plepa – Kavajë – Rrogozhinë Loti 6 14,135,020
7 Segmenti By Pass Plepa – Kavajë – Rrogozhinë Loti 7 55,016,640
8 Segmenti By Pass Plepa – Kavajë – Rrogozhinë Loti 8 29,892,777
9 Segmenti By Pass Plepa – Kavajë – Rrogozhinë Loti 9 63,480,045
10 Segmenti By Pass Plepa – Kavajë – Rrogozhinë Loti 10 14,666,245
11 Segmenti Milot – Fushë Krujë Loti 5 59,293,187
12 Segmenti Milot – Fushë Krujë Loti 7 64,128,256
13 Segmenti Milot – Fushë Krujë Loti 9 32,842,847
14 Segmenti Milot – Fushë Krujë Loti 10 35,278,897
15 Sistemim Asfaltim Rruga Kukës – Krumë Loti 2 9,008,822
16 Rikonstruksion Rruga Glaukia – Durrës 4,586,810
17 Segmenti K.Parisit – Rruga e Re Tiranë – Elbasan 1,142,099
18 Segmenti Fakulteti Filologjik – Unaza e Madhe Tiranë 5,895,131
19 Ndërtim Rruga Unaza e Re Tiranë – Mullet Loti 1 1,533,739
TOTALI 495,500,480
Favorizim i qëllimshëm i subjekteve private të kontraktuara për ndërtimin e rrugës By Pass Plepa – Kavajë – Rrogozhinë (lotet 4 deri 11) duke miratuar kërkesën e tyre për ndryshimin e tipit të parmakëve mbrojtës (guardrail) nga “H3Ë8” në “H2Ë3”, pasi në rast se këto subjekte do të vazhdonin implementimin korrekt të specifikimeve teknike të projektit i cili parashikonte vendosjen e parmakëve të tipit H3Ë8, subjektet private do të detyroheshin të paguanin një kosto të konsiderueshme shtesë si pasojë e faktit që vlera e këtyre parmakëve ishte rritur nga 3,000 – 4,000 Lekë/ml (në fazën e prokurimit) në rreth 100 Euro/ml (në kohën e zbatimit të punimeve).
Për më tepër, ARRSH nëpërmjet këtij ndryshimi në specifikimet teknike të parmakëve mbrojtës së këtij aksi rrugor, ka cënuar me ndërgjegje sigurinë rrugore të këtij aksi, çka përbën një shkelje flagrante të misionit dhe funksionit kryesor të këtij institucioni të përcaktuara në Ligjin nr. 10164, datë 15.10.2009 “Për autoritetin Rrugor Shqiptar”, i cili në nenin 5.1/c të tij shprehet: “Autoriteti garanton siguri për të gjithë përdoruesit e rrugës në të gjithë veprimtarinë që organizon”.
Rritje artificiale e fondit limit, në vlerën prej 100,001,686 lekë, përfituar padrejtësisht nga operatori ekonomik fitues i prokurimit me objekt: “Studim, projektim zgjerimi i Superstradës Tiranë-Durrës”.
Më konkretisht nga auditimi u konstatua që për përcaktimin e fondit limit të këtij studim – projektimi, ARRSH kishte marrë për bazë koston e mesatare për kilometër të autostradës “Fushë Krujë – Milot” me vlerë 476 milionë Lekë/km. Nga analiza që grupi i auditimit i bëri përllogaritjeve të paraqitura nga ARRSH në përcaktimin e fondit limit, u evidentuan një sërë pasaktësish dhe shifrash të paargumentuara (koeficientët) në bazë të të cilave krijohej bindja për një keqpërllogaritje të qëllimshme të fondit limit me synimin e rritjes së tij në favor të subjektit fitues të procedurës së prokurimit.
Kështu, në përllogaritjet e ARRSH evidentohen dy koeficientë (1.306 dhe 1.237) për të cilët ARRSH nuk jepte asnjë shpjegim apo arsye në lidhje me kuptimin dhe përdorimin e tyre në përllogaritjen e kostos për km të rrugës së marrë si referencë. Në sqarimet e dhëna nga ARRSH në lidhje me mënyrën e përllogaritjes së vlerës së fondit limit, evidentohen disa variante përllogaritje, çka tregon që fondi limit i kësaj procedure prokurimi është përllogaritur jo sipas një varianti të argumentuar teknik.
Nga ana tjetër, segmenti rrugor “Fushë Krujë – Milot” me gjerësi totale prej 25 m (2007-2009), i marrë si referencë nga ARRSH për përcaktimin e kostos së rrugës për km, nuk përputhej në specifikime teknike me aksi rrugor “Tiranë – Durrës”, i cili do të zgjerohej në total me 15 m. Njëkohësisht, segmenti rrugor “Fushë Krujë – Milot”, përmban një sërë mbikalimesh, nënkalimesh, kryqëzimesh, ura dhe elementë të tjerë, numri dhe kosto e të cilave duhet të ishte zbritur nga ARRSH kostos totale të kësaj rruge përpara se të përcaktohej kostoja për km. Përfshirja e kësaj kategorie punimesh në përllogaritjen e kostos së rrugës për km të segmentit rrugor “Fushë Krujë – Milot” (i marrë si referencë) dhe më pas shtimi sërish i kostove të çdo mbikalimi, nënkalimi, kryqëzimi, ure apo elementi tjetër në përllogaritjen e fondit limit të zgjerimit të aksit rrugor “Tiranë – Durrës”, ka rritur artificialisht dhe jashtë logjikës teknike fondin limit të prokurimit.
Në total, nga auditimi rezultoi që fondi limit i prokurimit “Studim, projektim zgjerimi i Superstradës Tiranë – Durrës” është rritur artificialisht në vlerën 100,001,686 Lekë çka konsiderohet dëm ekonomik në buxhetin e shtetit.
Gjithashtu, rezulton që përgjatë periudhës së përgatitjes së dokumentave të tenderit dhe zhvillimit të procedurës së prokurimit “Studim, projektim zgjerimi i Superstradës Tiranë – Durrës”, janë bërë disa investime nga institucione të tjera me fonde të buxhetit të shtetit, investime të cilat me zbatimin e projektit të zgjerimit të superstradës “Tiranë – Durrës”, do të mbivendosen, ribëhen apo prishen plotësisht.
Kështu, nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, është zhvilluar më 30.06.2014 procedura e prokurimit me objekt: “Rehabilitimi i segmentit Rrethrrotullimi i Doganës – Kashar”, për të cilin është lidhur më pas në datë 11.09.2014 edhe kontrata me vlerë 275,270,827 Lekë.
Nga ARRSH, me shkresën nr. 6000/1, datë 05.09.2014, është bërë parashikimi i procedurave të prokurimit publik për përmirësimin e sigurisë dhe sinjalistikës rrugore në superstradën “Titanë – Durrës”, në vlerën 250,000,000 Lekë, të ndarë në dy lote.
Ndërsa nga Ministria e Mjedisit është zhvilluar më datë 13.06.2014 procedura e prokurimit “Gjelbërimi dhe sistemimi anësor i aksit rrugor, mbikalimi i Kamëz – Qafa e Kasharit – Rinas (Aeroport)”, me vlerë 68,396,651.10 Lekë pa TVSH.
Të tre këto investime, në segmente të caktuara të tyre, preken totalisht nga zbatimi i projektit “Studim, projektim zgjerimi i Superstradës Tiranë – Durrës”.
Për rrjedhojë ARRSH, në dijeni të plotë të këtyre investimeve, nëpërmjet prokurimit të këtij studim projektimi, ka projektuar që në fillim shkatërrimin e investimeve të sapo filluara në vlerë totale prej rreth 593 milion Lekë pa tvsh, çka automatikisht i kthen këto investime në vlera të konsiderueshme monetare në investime tejet afatshkurtra, të cilat rëndojnë në mënyrë të papërgjegjshme buxhetin e Shtetit.
Përfitim i padrejtë, nga sipërmarrësit e punimeve të ndërtimit, të vlerave monetare për punime të pakryera, u konstatua nga auditimi i zbatimit të punimeve të objektit “Sistemim, Asfaltim Unaza Ersekë”, ku rezultoi një përfitim i padrejtë nga ana e sipërmarrësit të punimeve në vlerën 2,332,658 lekë. Nga auditimi i zbatimit të punimeve të objektit “Plotësim – Rifreskim i sinjalistikës vertikale/horizontale në akset kombëtare dhe përmirësim i sigurisë rrugore”, rezultoi një përfitim i padrejtë nga ana e sipërmarrësit të punimeve në vlerën 8,381,626 lekë. Ndërsa nga auditimi i zbatimit të punimeve të objektit “Përmirësimi i sigurisë dhe sinjalistikës rrugore në superstradën Tiranë-Durrës dhe segmentin rrugor Kashar-Rinas” Loti 1, rezultoi një përfitim i padrejtë nga ana e sipërmarrësit të punimeve në vlerën 11,221,290 lekë.
Ekzistenca e mangësive dhe shkeljeve të rëndësishme procedurale në hartimin e termave të referencës, hartimin e dokumenteve standarde të tenderit, vendosjen e kritereve të veçanta kualifikuese, vlerësimit të ofertave, si dhe lidhjen dhe zbatimin e kontratave.
Kështu në hartimin e termave të referencës për studim – projektime, konstatohet se ARRSH nuk ka një preventiv tip për orientimin e operatorëve ekonomikë konkurrues, mbi te cilin të vlerësojë ofertat e operatorëve ekonomik.
Për pasojë çmimet e ofertave të paraqitura nga operatorët e ndryshëm ekonomik në procedurat e prokurimit rezultojnë të fryra artificialisht me zëra shpenzimesh të pajustifikueshme dhe jo në përputhje me termat e referencës (si punime ambientale, qira zyre, energji elektrike, licenca, punime shpronësimi, etj) duke rezultuar në një rritje artificiale prej rreth 7 milionë lekë të kostos së shërbimit për studime projektime, ku në raste të caktuara zërat indirekte të kostos së shërbimit arrinin në rreth 70% të kostos direkte të shërbimit të prokuruar.
Gjithashtu, nga auditimi u konstatuan raste të vendosjes së kritereve të veçanta të kualifikimit me qëllimin e shpalljes fitues të operatorëve të caktuar ekonomik. Këto problematika rezultuan në tenderët me objekt: “Riveshje dhe sistemim asfaltim rruga Elbasan-Banjë, loti I”, “Riveshje dhe sistemim asfaltim rruga Elbasan-Banjë, loti II”, Riveshje sistemim, asfaltim rruga Elbasan-Banjë, Loti 3-të”, “Supervizim dhe auditim për verifikimin e cilësisë së punimeve të objekteve të rrugëve”, “Përmirësimi i sigurisë dhe i sinjalistikës rrugore në superstradën Tiranë-Durrës dhe segmenti rrugor Kashar-Rinas, loti 1”, “Rikonstruksion i rrugës Shkodër (mbikalimi i trenit) – Mes”.
Cilësimi i mirëmbajtjeve të tuneleve si “investime” dhe jo si “shpenzime korente” duke sjellë një deformim të kostos së investimeve në zërin “rrugë” dhe të kostos së mirëmbajtjeve të këtyre tuneleve.
Nga ARRSH, për periudhën objekt auditimi, janë zhvilluar dy procedura prokurimi për mirëmbajtjen e tuneleve (Tuneli i Kalimashit me vlerë 197 milionë lekë dhe Tuneli i Kërrabës me vlerë 117 milionë lekë) për të cilat nga auditimi rezultoi se ishin vendosur kritere që favorizonin operatorë të caktuar ekonomik. Më konkretisht nga auditimi rezultoi që në dokumentet e tenderit janë kërkuar licenca e kryerjes së punimeve në ndërtime nënstacione, kabina elektrike, linja telefonike, radiotelefonike apo punime të inxhinierisë së mjedisit, kërkesa të cilat nuk kishin të bënin me mirëmbajtjen e pajisjeve të tunelit dhe kufizonin në mënyrë të paargumentuar pjesëmarrjen e operatorëve të tjerë ekonomik.
Mosmarrja nga ARRSH e miratimeve të projektuesve dhe preventivuesve për të gjitha rastet e bërjes së ndryshimeve në projekt dhe preventiv, duke sjell si pasojë shmangien e përgjegjësisë së shoqërive të kontraktuara të studim – projektimit për cilësinë e dobët të projekteve. Nga auditimi rezultoi gjithashtu që në disa raste të ndryshimeve të projekteve dhe preventivave, ishin vendosur zëra të rinj punimesh të cilët nuk kishin analiza apo çmime të miratuara.
Shtyrja në disa raste e afatit të realizimit të punimeve me më shumë se dyfishin e afatit të parashikuar, duke lidhur kontrata shtesë për shkaqe të paargumentuara, me qëllim shmangien e penaliteteve ndaj subjekteve private kontraktore.
Mosrespektimi i radhës kronologjike kohore (sipas regjistrit fillestar) të dëmshpërblimit të personave të shpronësuar si pasojë e ndërtimit të akseve rrugore. Nga auditimi rezultoi që likuidimet e bëra nga ARRSH nuk ishin kryer sipas renditjes dhe numrit të protokollit, duke kryer likuidime jashtë radhe për persona të veçantë.
Për të gjitha shkeljet e konstatuara në Raportin përfundimtar të Auditimit, KLSH ka kërkuar dhënien e masës disiplinore “Largim nga shërbimi civil” për 10 nëpunës të ARRSH, në varësi të përgjegjësive të evidentuara.
Në përfundim të këtij auditimi, KLSH ka adresuar të gjitha problematikat e konstatuara, pranë Kryetarit të Këshillit të Ministrave, me shkresën nr.787/16, datë 24.02.2016, duke i kërkuar njëkohësisht të fillojë procedurat për dhënien e masës disiplinore “Shkarkim nga detyra” për Z. Dashamir Xhika shkak të shkeljeve të dispozitave ligjore e nënligjore në fuqi, sidomos në fushën e prokurimeve dhe zbatimin e kontratave të infrastrukturës rrugore.
Gjithashtu, në përfundim të këtij auditimi KLSH, i është drejtuar Autoritetit të Konkurencës, për të hetuar lidhur me ekzistencën ose jo të marrveshjeve të ndaluara në procedurat e prokurimit publik, për objektet e sinjalistikës rrugore ku konstatohet se konkurruesit ndjekin parimin e “rotacionit” në të qenit fitues. Një rotacion i tillë, ka sjellë që diferenca në vlerë nga oferta në ofertë dhe në fondin limit të jetë e papërfillshme.
Në lidhje me shkeljet e konstatuara në prokurimin me objekt: “Studim, projektim zgjerimi i Superstradës Tiranë-Durrës” në të cilin u konstatua një rritje artificiale e fondit limit, në vlerën prej 100,001,686 lekë, përfituar padrejtësisht nga operatori ekonomik fitues i prokurimit, si dhe shkeljet e konstatuara në lidhje me favorizimin e qëllimshëm të subjekteve private të kontraktuara për ndërtimin e rrugës By Pass Plepa – Kavajë – Rrogozhinë (lotet 4 deri 11), KLSH me shkresën nr. 787/15, datë 22.02.2016, i ka përcjellë organit të Prokurorisë, kallëzim penal për D.Xh, Drejtor i Përgjithshëm i ARRSH dhe pesë nëpunës të tjerë të këtij institucioni Th.Xh, N.M, A.A, D.Sh dhe D.G për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Kishte 2 muaj në qeli, sëmuret prokurori Haxhi Giu
Prokurori i Krujës, Haxhi Giu, i arrestuar pak kohë më parë ka probleme me shëndetin.
Gjatë qëndrimit të tij në paraburgim shëndeti i tij është përkeqësuar, prandaj Gjykata e Tiranës ka urdhëruar që atij t’i bëhet një ekzaminim mjekësor.
Konkretisht mësohet se, ai ka probleme me zemrën. Kërkesën për ekzaminim mjekësor në spitalin e burgut e ka bërë avokati i tij mbrojtës.
Giu është në qeli prej dy muajsh. Ai u arrestua me akuzën për korrupsion.
Sipas hetimeve rezultoi se ai mori 29 mijë euro për të ndryshuar masën e sigurisë, për një të arrestuar për trafik droge.
Nga sot parkimi në rrugët e Tiranës, me pagesë. Ja emrat dhe tarifat
Rruga “Gjin Bue Shpata”, pranë stadiumit “Dinamo”, është një ndër rrugët e para që do aplikohet parkimi publik me pagesë nga Bashkia e Tiranës. Çdo qytetarë që nuk është banorë i zonës, duhet të paguajë 100 lekë, për çdo orë qëndrimi.
Kjo do të thotë se, nëse një qytetar i Tiranës nuk është rezidentë dhe parkon makinën për 8 orë, atëherë ai do të paguajë 800 lekë në rrugën “Gjin Bue Shpata”.
Bashkia e Tiranës e ka ndarë kryeqytetin në 3 zona parkimi, A, B dhe C. “Zona A” përfshin qendrën e Tiranës, ku ndodhet pjesa më e madhe e institucioneve dhe ata qytetarë të cilët jetojnë në një zonë tjetër, për të parkuar duhet të paguajnë 100 lekë për çdo orë qëndrimi.
Por bashkia ende nuk ka nxjerrë kartën e parkimit për banorët rezidentë, që do të thotë se edhe qytetarët që banojnë duhet të paguajnë 100 lekë për orë, por vetëm në rrugën kryesore, jo në rrugët e lagjeve.
Parkimi do të jetë me pagesë nga ora 08:00 deri në orën 20.00 të mbrëmjes.
Aktualisht bashkia ka ngritur një kabinë pranë stadiumit “Dinamo”, ku një punonjës jep biletat për çdo makinë që parkohet. Nëse tejkalohet orari për të cilin është paguar, apo nuk është vendosur bileta në xhamin e parë të makinës, atëherë vendoset gjobë 3 mijë lekë.
Policia Bashkiake e cila do të monitorojë makinat e parkuara, ka të drejtë t’i vendosë bllokues të goma, çdo makine që nuk paguan.
Në Tiranë do të jenë 71 rrugë me pagesë, ndërsa rrugët e lagjeve do të jenë për të parkuar makinën vetëm banorët rezidentë. Tarifa për zonën “B” do të jetë 40 lekë ora, ndërsa për zonën “C”, 20 lek ora.
Do'stlaringiz bilan baham: |