Nga Blendi Fevziu
Ndër gjithë reportazhet e shtypit dhe portaleve ajo që më ka lënë më shumë mbresë këto kohë, është një detaj. Një bicikletë e lidhur pas një hekuri, diku në landfillin e Sharrës. Një bicikletë e vjetër, pa shalë, mbledhur anëve me një mushama, me gjasë për ti shpëtuar lagështirës së natës. Ai që e lidhi pas hekurit atë natë të vonë gushti nuk jeton më. Ishte 17 vjec, në atë moshë që shumë nga moshatarët e tij shijojnë adoleshencën. Ishte në moshën e shkollës dhe sic dëshmojnë mediat, donte t’i blinte vetë rrobat e shkollës, donte të blinte vetë edhe librat. Për të ndihmuar sado pak në jetesën e vështirë të prindërve. Ose për t’i lehtësuar ata nga një shqetësim më shumë. Ardit Gjoklaj me siguri që do të kishte mbaruar shkëlqyer shkollën.
Me vullnetin dhe përgjegjshmërinë që kishte padyshim që do të kishte pasur një karrierë për t’u pasur zili. Një ditë ai mund t’ju fliste të rinjve se si mund të çash në jetë. Duke punuar për t’i nxjerrë vetë lekët e librave dhe për të mos qenë një barrë as për prindërit e vet. Por Arditi nuk jeton më. Ai u aksidentua një natë gushti. Një natë nga ato kur shumë prej bashkëmoshatarëve të tij mbushin diskotekat e Tiranës dhe të Jugut edhe pse me ligj nuk ju lejohet as të hynë dhe as të konsumojnë alkool aty.
Po ligji ka fare pak rëndësi në këtë vend. Arditi nuk mund të punonte në atë vend të vështirë, as nuk mund të punësohej sepse ishte nën moshë. Ai mund të ndihmonte diku në një biznes, por ai besoi se kjo ishte një mundësi për punësim, kur punësimi mungon për shumë vetë. Ai shkoi në një punë të vështirë, pa asnjë masë sigurie, pa sigurim shoqëror, pa asnjë kontroll dhe humbi jetën. Nuk ishte i vetmi. Media ka zbuluar se i gjithë biznesi i atjeshëm ishte një shkelje flagrante e rregullave dhe ligjeve.
Një shfrytëzim i fëmijëve që punonin nën moshë e paguheshin nën rrogën minimale. Rrogën që të imponon me ligj shteti shqiptar. Ishin skllevër të një kohe moderne, ose skllevër të pasurimit të shpejtë të atij që quhet biznesi shqiptar. Një lloj kapitalizmi pa sens e pa rregulla, që përfiton nga mungesa e shtetit ose papargjegjshmëria e tij. Nuk dua të ngatërroj sipërmarrësit korrektë, qe përballem me 100 vështirësi në bizneset e tyre; nuk dua të ngatërroj ata që zbatojnë rregulla e respektojnë ligje. Dua të flas për ata që vrasin njerëz cdo ditë.
Në mos fizikisht, shpirtërisht. Njerëz që i shtrydhin në punë dhe s’ju paguajnë rrogat; njerëz që s’kanë as leje dhe as orar të përcaktuar qartë. Që nuk kanë as pushim dhe as kushtet që jua garanton kodi i punës i Republikës së Shqipërisë. Njerëz që janë kthyer në skellevër dhe janë dy herë të dëshpëruar. Nga sjellja ndaj tyre dhe nga dëshpërimi që vjen nga pafuqia e shtetit. Njerëz që vetëm shpresojnë që një ditë të jetë më mirë.
Njerëz që nganjëherë ikin nga kjo botë, si Arditi adoleshent, pa parë asnjë gjë të mirë, thjeshtë objekte të shfrytëzimit pa asnjë rregull dhe asnjë ligj. Dhe shteti nuk vepron. Shumë prej tyre e kanë kapur këtë shtet me kohë. E mbajnë me financime dhe dieta. Në fakt e mbajnë me paratë e papaguara të atyre që skllavërojnë cdo ditë, ose me gjakun e pampiksur të Ardit Gjoklajt, adoleshentit fatkeq, që nuk do kthehet kurrë ta marrë bicikletën e tij të lidhur në një hekur në landfill, dhe as do të kthehet më kurrë tek prindërit e tij…/Opinion.al/
Foto/ Plantacionet me kanabis në Kolonjë dhe kokat e policisë
Kolonja është një ndër zonat e tjera ku këtë vit ka “lulzëzuar” kultivimi i kanabisit. Vetëm në një aksion të zhvilluar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, prokuroria, FNSH dhe Drejtoria e Policisë së Korçës u zbuluan mbi 17 mijë rrënjë, që ishin mbjellë prej disa muajsh.
Prokuroria dhe SHÇBA dyshojnë për bashkëpunim të policisë vendore me trafikantët, për këtë arsye kanë nisur një procedim penal.
Plantacionet me kanabis u zbuluan në një masiv pyjor, rreth 2 km mbi fshatin Qinam-Radovickë, në kufi me rrethin e Përmetit.
Shqipëria dhe shqiptarët po shpëtojnë nga një rrezik i madh
Nga Spartak Ngjela
A do të ndëshkohen keqbërësit e korruptuar sot në Shqipëri?
A do të gjenden burrat dhe gratë e ndershme, që do të kryejnë Reformën?
l.
Ajo që konstatohet sot në jetën shoqërore në Shqipëri është fakti që brezi i ri po ngjizet me një karakter të fortë patriotik. Në shpirtin e popullit shqiptar diçka pozitive po ndodh.
Më ka bërë shume përshtypje ky fakt.
Është një rizgjim kombëtar, që nuk ka ardhur nga lufta, as nga shtypja e të huajit apo ndonjë pushtuesi, por thjeshtë si rezultat i zhvillimit të brendshëm shpirtëror të shqiptarit që po kërkon të mbrojë jetën e vet në atdheun e tij.
Shqiptarët e kuptuan më në fund se janë të tradhtuar nga krerët e tyre: ata e panë veten të vjedhur, të poshtruar, të grabitur dhe të përbuzur. Ata tani kuptohet se kanë vetëm një shpresë që vjen nga kjo pyetje që bëjnë përditë: a do të ndëshkohen keqbërësit që janë tallur me ta dhe me fatet e atdheut të tyre?
Ja, kjo është çeshtja e brezit të ri dhe të gjithë patriotëve shqiptarë sot: a do të vendoset drejtësia në vendin e tyre? A do të shkatërrohen çerdhet abuzuese që kanë shitur interesin shqiptar? A do të krijohet një drejtësi perëndimore në Shqipëri që edhe shqiptarët të hyjnë në strukturat e Bashkimit Europian? A do të kenë dhe shqiptarët atdheun e tyre me personalitet që nuk do të drejtohet më nga larot e korruptuar?
ll.
Të gjitha këto do të ralizohen...megjithatë, brezi i ri ka të drejtë të jetë disi skeptik. Por gjithçka do realizohet. I gjithë sistemi shoqëror demokratik nuk funksionon sot në Shqipëri, sepse është infektuar nga pushteti gjyqësor. Ai është vatra e infeksionit shoqëror, e cila ka infektuar të gjithë sistemin politik. Nëse në një shtet nuk funksionon drejtësia ligjore, ai shtet sundohet nga korrupsioni, abuzivizmi dhe krimi.
Duhet të jesh profesionist që ta kuptosh Reformën në Drejtësi, sipas kushtetutës së miratuari në 21 korrik. Janë katër ingredientë të sistemit të ri që krijojnë sigurinë e suksesit: prokuroria speciale, gjykata speciale, hetimi special dhe vetingu. Me anë të vetingut do të arrihet që hetimin special, prokurorinë speciale, dhe gjykatën speciale, t'i zgjedhin ekspertët amerikanë dhe europiano-perëndimorë. Madje një numër jo i vogël shqiptarësh po trainohen ndërkohë në Amerikë për së mbari. Që tani, të trainuarëve iu janë dhënë dosjet me emrat konkretë të personave të pushtetshëm që do të vihen nën hetimin, hetim ky që pritet të fillojë menjëherë.
Mbasi të kryhen hetimet, do fillojë funksionimi i prokurorisë speciale dhe gjykatës speciale, të cilat do të ndërtohen me shqiptarë të ndershëm dhe të ndërgjegjshëm, ata që kanë filluar të trainohen në Perëndim, të cilët e dinë sak se fati i atdheut të tyre dhe interesi i vetë shqiptarëve është i varur drejtpërsëdrejti te drejtësia ligjore.
Menjëherë pas nisjes së këtij procesi, fillon hapja e negociatave për në Bashkimin Europian: ne do të shohim njëherësh ndëshkimin e keqbërësve në një krah, dhe lundrimin drejt Bashkimit Europian me investime dhe zhvillim real të reformave tona, në krahun tjetër: reformën institucionale, reformën në arsim dhe reformën ekonomike; dhe, mbi të gjitha, do të fillojë ristrukturimi i tregut të mallrave dhe tregut të punës. Sepse ne sot, si pasojë e korrupsionit dhe mungesës së drejtësisë, nuk e kemi as tregun ligjor të mallrave, dhe as tregun ligjor të punës.
lll.
Shqipëria dhe shqiptarët po shpëtojnë nga një rrezik i madh. Ne vetë nuk e ndërmerrnin dot shpëtimin tone; ndihma amerikane ka qenë jetike.
Këtu del një pyetje: a mund të ketë kthim mbrapa në Reformë?
Jo... kjo është një pamundësi absolute. Politika amerikane dhe ajo gjermane e kanë mbyllur këtë çeshtje, dhe Reforma tani quhet një "sistem i mbyllur". Le të vërtiten kot nëpër stacionet televizivë dhe nëpër gazetat e korrupsionit lakejtë mbrojtës të korrupsionit shqiptar: gjithçka është mbyllur. Prandaj prisni dhe shihni ditët që do vijnë.
Por janë të shumtë ata që pyesin: po ku do t'i gjejnë njetezit? Të gjithë të korruptuar janë... Po, si mendoni ju, që ndershmëria dhe dinjiteti i individit është varrosur në Shqipëri? Aspak. Rrini të qetë se njerëzit e ndershëm dhe të kontrolluar do ta kryejnë këtë proces.... dhe janë gjetur që tani një pjesë, edhe do të gjenden edhe të tjerët. Shqipëria ka mbijetuar nga heronjtë e ndershëm të saj: mos e harroni kurre këtë! Dhe nuk janë pak. Janë shumë... sepse ata na kanë nxjerrë gjallë nga tragjedia jonë osmane. "Me jepni një hero, që të shkruaj një tragjedi", kanë thënë tragjedianët e medhenj. Me heronj ka kaluar historia jonë tragjike dhe e dhimbshme, e cila ende nuk është shkruar mirë për periudhën e gjatë pa shkolla... pa jetë kulturore, të copëtuar, të dhunuar, por, vetëm me heronj dhe me folklor ama, dhe besnikë deri në vdekje të gjuhës sonë, kemi mundur të mbijetojmë.
Ende historia e Shqipërisë nuk është shkruar për të nxjerrë në pah të vërtetën tonë, se na kanë dominuar gënjeshtrat e fqinjëve që kanë brenda shtetit te tyre, dy herë me tepër territor shqiptarësh sesa shteti i sotëm shqiptar. Gjithsesi tani jemi duke eliminuar infeksionin në fokuson tonë të ndërtimit shoqëror: po kryejmë Reformën në Drejtësi. Këtu fillon dhe hidhet pa dyshim hapi i madh shqiptar drejt dinjitetit, zhvillimit modren dhe mirëqenies shoqërore. Këtu!
Pas koncesionit për Rrugën e Kombit, tjetër tender 164 mln Lekë
Ministria e Transporteve njoftoi një muaj më parë se kompania turke “Vendeka Bilgi Teknolojileri Ltd” ka fituar tenderin për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit, ku kalimi do të bëhet me pagesë, edhe pse ende nuk është vendosur asgjë zyrtarisht.
Ndërkohë, një tjetër tender është publikuar në faqen e Agjencisë së Prokurimeve Publike. Bëhet fjalë për mirëmbajtjen e tunelit të Kalimashit, tender që e ka vlerën 164 milionë Lekë. Afati për dorëzimin dhe hapjen e kërkesave është 13 shtatori 2016.
Sa i përket kalimit me pagesë në Rrugën e Kombit, banorët e zonës kanë kundërshtuar ashpër këtë gjë dhe ka nisur një peticion online për të mos e lejuar.
Edhe pse Ministria e Transporteve thotë se kalimi për banorët e zonës do të jetë falas ose me një çmim simbolik.
Fotolajm/ Berisha: Ja cila është Rilindja Urbane e Ramës
Ish-Kryeministri Sali Berisha, i është kundërpërgjigjur me një foto domethënëse, albumeve të “Rilindjes Urbane” të kryeministrit Rama.
Fotoja e publikuara në FB, sikurse duket, nuk do koment, sepse flet vetë se deri ku ka arritur interesi për kultivimin e kanabisit. Ajo është komentuar me ironi nga qytetarët si psh:
“Deri në 50 rrënjë s’ka problem, per tan familjen e Edvin Ramës me shokë, po pati më shumë, demaskohet krimineli në publik”.
“Për nevoja personale e ka, e lini rehat”.
“Ç’ke me të, z.Berisha, lëre të shkretin, mezi e ka rritur…”.
Kryeministri Rama publikon çdo ditë, pamje nga një bashki e caktuar, ku janë realizuar ose janë në pritje, punimet për rikonstruksionin e sheshit kryesor. Kurdoherë Rama e vë theksin se ndryshimet janë fryt i programit të inicuar prej tij, “Rilindja Urbane”.
Arratisja e Himarës/ Xhevdet Mustafa s’erdhi për të vrarë Enverin
Xhevdet Mustafa nuk erdhi për të vrarë Enver Hoxhën, por për të marrë nënën dhe vëllain në Amerikë! Dëshmia e Pandeli Malos, që i ka qëlluar ta ndjekë nga larg jehonën e zbarkimit të bandës së bujshme, kryesuar nga njeriu, të cilin e njihte nga afër, aty larg në Staten Island, është një qasje sa interesante, aq dhe befasuese për ngjarjen e shumëpërfolur të vjeshtës së largët të vitit ’82.
Xhevdet Mustafa ka qenë ndër shqiptarët e parë që kanë takuar pjesëtarët e familjes Malo, kur kanë mbërritur në Amerikë, pas asaj aventure të rrezikshme për t’u arratisur nga Shqipëria. Shkak ka qenë një njohje e hershme e prindërve të Malos me babain e Xhevdetit kur shërbente dikur në Himarë dhe nënën, e cila ishte nga Nivica, një fshat afër zonës së tyre në bregdet.
Pjesa në vijim e rrëfimit të Pandeli Malos, njërit prej protagonistëve të arratisë së vitit ’71, risjell mbresat nga takimi i parë me Mustafën dhe befasinë e shkaktuar nga fiksimi i tij për t’u rikthyer ilegalisht në Shqipëri. Sa u takuam, kujton Pandeliu, Xhevdeti na pyeti gjithë kërshëri: “A ka mundësi një i huaj të futet sot në Shqipëri?”. I shpjeguam se është totalisht e pamundur.
“Po ju si mundët të dilnit që aty?”, shtoi ai që, me sa dukej, arratia jonë i kishte dhënë zemër për misionin e tij. Aty për aty mësuam se kishte plan të vinte patjetër në Shqipëri, që të merrte nënën dhe vëllain. Kishte dobësi të jashtëzakonshme për ta. Kjo dëgjohej shpesh në rrethin e miqve të tij, që ishin të bindur se ai do ta ndërmerrte patjetër këtë aventurë.
S’dihej vetëm dita e nisjes dhe njerëzit që do ta shoqëronin. Së paku ne s’kishim dijeni. Në shtator të vitit ’82 ndodhi ajo që ndodhi. Po Xhevdeti nuk erdhi për të vrarë Enverin. Përtej rrethanave si janë njohur me Mustafën në Staten Island, Malo përshkruan çastet kur kanë mbërritur në SHBA dhe përballjen me morinë e gazetarëve që i kanë bombarduar me pyetje për arratisjen nga ferri stalinist…
Keni jetuar në një qytet me Xhevdet Mustafën. Si i keni pasur marrëdhëniet me të?
Këtu në Shqipëri Xhevdeti trajtohet si përbindësh, kur s’ka qenë i tillë. Së paku, ky ka qenë perceptimi ynë që në takimin e parë që patëm me të në vitin 1973, në Staten Island. Ai punonte në një servis makinash. Ishte natyrë e shkathët. Për të kishim dëgjuar që kur ishim në Shqipëri.
Pastaj kishim pasur një njohje të hershme me njerëzit e tij. Babai i Xhevdetit në kohën e Zogut kishte qenë me shërbim në Himarë dhe kishte gruan nga Nivicë Bubari. Njerëzit tanë kishin pasur lidhje me ta.
Kjo rrethanë na shtyu të takohemi e të bisedojmë me të. Megjithëse s’patëm ndonjë afrimitet të veçantë. Fakti që ai mbante lidhje me krerët e partisë së Leka Zogut, na bënte të rezervoheshim në kontaktet me të. Për ne, raportet me politikanët ishin jo vetëm të padobishme. Ne ishim aty jo për politikë.
Ju kishte folur Xhevdeti për planin që do të vinte në Shqipëri për të vrarë Enverin?
Në fakt, ai kishte një shoqëri të zgjeruar, jo vetëm me shqiptarë, por edhe me të tjerë. Nga miqtë e të afërmit e tij kishim dëgjuar se interesohej të vinte në Shqipëri ilegalisht.
Bile prej kohësh përpiqej për të gjetur mundësinë më të mirë që t’ia arrinte qëllimit. Më kujtohet mirë takimi i parë. Sa u prezantuam, na pyeti gjithë kërshëri: “A ka mundësi që një i huaj të futet sot në Shqipëri?”.
Ashtu si është bunkerizuar vendi, i shpjeguam, është totalisht e pamundur. “Atëherë, po ju si mundët të dilnit nga bunkeri?”, shtoi Xhevdeti, që, me sa dukej, arratia jonë i kishte dhënë zemër për aventurën e tij. E vërteta është se ai ishte kokëkrisur dhe natyrë energjike. Të tjerët, ata që i qëndronin më afër, na thoshin se ai kishte vendosur të vinte patjetër në Shqipëri për të marrë nënën dhe vëllain. Për ta kishte dobësi të jashtëzakonshme. Kjo madje dëgjohej rëndom në rrethin e njerëzve që njiheshin me të.
Me aq sa kishim dëgjuar, kishim krijuar bindjen se Xhevdeti do ta ndërmerrte atë aventurë. S’dinim vetëm ditën. Në shtator të vitit ’82 ndodhi ajo që ndodhi.
Po Xhevdeti nuk erdhi për të vrarë Enver Hoxhën. Ky artikulim është vetëm marrëzi e Sigurimit të shtetit, për të tërhequr vëmendjen e opinionit nga kriza që përjetonte Shqipëria asokohe, por edhe për të përligjur eliminimin e Kadri Hazbiut dhe kastës tjetër të regjimit tek e cila Hoxha shikonte rrezikun e ndonjë komploti./Marë nga Panorama.com.al/
Foto/ Kjo është juristja shqiptare me format më seksi
E re dhe shumë atraktive, lehtësisht mund të thuhet se është nga ato modele, që të lënë gojëhapur me linjat seksi dhe bukurinë unike. Redona Koçi, ka mbaruar studimet e larta për Juridik, ndërsa karrierën si modele vazhdon ta ushtrojë si profesion të dytë.
Prej kohesh po tregohej e rezervuar, por sot duket se i shtë rikthyer sërish vesit të vjetër, atij të provokimit të fansave të saj të shumtë në rrjetet sociale, duke publikuar fotografi të nxehta nga banja e saj, ku e ka bërë një belfie (ka fotografuar të pasmet e saj në pasqyrë).
Në këtë fotografi duket se format e saj joshëse jo vetëm që nuk kanë humbur, por madje duket se janë bërë akoma edhe më seksi sa të lënë pa frymë…
Foto/ Momenti i sikletshëm i Hollande, duket sikur është i ulur
Femra të gjata dhe burra të shkurtër... një kombinim që shpesh është interesant, por kjo kalon çdo lloj imagjinate për diferencën në gjatësi.
Sandrine Gruda jo vetëm që është mbi 2 metra, por ka veshur edhe taka kur ka shkuar në pallatin presidencial për të marrë dekoratën.
Në këtë mënyrë, ajo e ka vënë në siklet presidentin Francois Hollande gjatë momentin për t’ia vënë dekoratën Grudas
Duket si një fotografi e rregulluar me Photoshop, por jo! Përmasat e basketbollistes janë vërtet gjigante.
Reforma në drejtësi, mblidhet komisioni i posaçëm
Komisioni Parlamentar për Reformën në Drejtësi është mbledhur sot rreth orës 10:00 për të diskutuar katër parimet e sugjeruara nga EURALIUS, të cilat janë sanksionuar edhe si kushte për financimin europian të procesit, si dhe ligjet për Prokurorinë Speciale dhe nenin e debatuar për ndëshkimin e medias.
Po për sot, në orën 18:00, është njoftuar se do të mblidhet edhe Konferenca e Kryetarëve për të vendosur seancën e sesionit të jashtëzakonshëm, e cila do të shqyrtojë pikërisht ligjin e vetingut.
Ky ligj është edhe një nga ligjet thelbësore të reformës në drejtësi./TCh/
Berisha: Rama, urrejtje biologjike dhe patologjike për Veriun
“Qytetari dixhital denoncon:
Urrejtjen aterore antikombetare te Edvin Kristaq Rames per Veriun e Shqiperise, qe ai konstaton vetem duke ndjekur FB e tij!
Me kete rate dua i them qytetarit dixhital, z. E.Z se kjo urrejtje patologjike qe ju keni konstatuar vetem duke lexuar FB e tij eshte vetem maja e ajsbergut e urrejtjes per vdekje te tij dhe ka vetem nje shpjegim; eshte trashegimi politike dhe biologjike e bllokmeneve, pinjoll i te cileve eshte Edvin Kristaq Rama. Kjo urrejtje perfshin Veriun, Kosoven, trojet e tjera shqiptare qe konsideroheshin armike, titiste nga Enver Hoxha dhe bllokmenet e tjere xhelat te vertet te shqiptareve. Kete urrejtje ai e ka shprehur ne te gjitha format dhe menyrat nga teoria raciste e ulet se ata, verioret jane kriminel ndaj dhe ai zgjedh kriminele si Frroket, Nokat, Prenget per t'i perfaqesuar ata, ose u nderpret atyre te gjitha investimet dhe ju mbyll shkollat e larta apo i vendos ne gjoks çelesin e arte te Tiranes, sic beri me Bregoviç, si per te thene se vlereson hymnet e tij kushtuar xhelateve te shqiptareve te Kosoves! Sb”.
"Z. Berisha Mirembrema!
Tani ne mbremje nderkohe qe isha online ne Facebook e vizitova per kuriozitet faqen e Edi Rames ne FB, (nuk e mbaj mend diten kur kam vizitu faqen e tije se e di c'fare maskarai eshte ai), por nejse, ajo çka dua te ndaje me ty eshte ajo ç'fare pashe ne faqen e Kryeministrit te Shqiperise ku ai kishte postuar vazhdimisht poste riparimet urbane te disa qyteteve dhe ajo çka vura re ishte se keto qytete ishin pothuajse te gjitha qytetet e Jugut duke nisur nga Tirana deri ne Sarande, (1-Voskopoje, 2-Ura Vajgurore, 3-Lushnje, 4-Korce, 5-Fier , 6-Vlore, 7-Himare, 8-Sarande, 9-Elbasan, 10-Kavaje, 11-Tepelen, 12-Divjake, 13-Berat). Dhe nga veriu kishte nxjerrur vetem Malsine e Madhe ku PS ka fituar ne zgjedhjet e kaluara! Me larte ju kam derguar fotot e çdo postimi ju ftoj ti shikoni, çdo postim eshte njeri pas tjetrit me dite dhe ore!
Po ça behet kshu mor burr po kaq i paftyre paska qen ky legen! E kan harru veriun krejt qe egziston, qe esht edhe ajo pjes e Shqiperise, Veriu keshtu si e ka nisur ky me mire te bashkohet me Kosoven ose te dali republike me veti se keta po e lejne ne meshire te fatit! Ky eshte nje skandal dhe duhet publikuar mendoj! Ju pershendes nga larg Z. Berisha! Me shume respekt per ju E Z ".
Foto/ Përplasje me armë në Krujë, arrestohen tre persona
Tre persona u arrestuan pas një përplasje me armë në Krujë. Erind Balla 32 vjeç dhe vëllezërit Rilind dhe Indrit Leka, përkastësisht 40 dhe 32 vjeç, që të tre banues në Borizanë të Thumanës, u konfliktuan pas një debati për motive të dobëta.
Dy vëllezërit e kanë kërcënuar me armë Ballën, i cili më pas ka nxjerrë një pistoletë dhe ka qëlluar disa herë në ajër.
Dy vëllezërit Leka i kanë thyer xhamat e makinës Ballës, me sende të forta.
Policia ndërhyri duke i arrestuar dhe sekuestroi pistoletën, tre armë gjahu dhe një sasi fishekësh. Shtetasi S. Leka 39 vjeç do të hetohet në gjendje të lirë.
Foto+18/ Marrëzinë e luftës civile në Siri që e paguajnë fëmijët...
(KUJDES! PAMJE TË RËNDA) Omran Daqneesh, një djalë i vogël sirian në zonën e mbajtur nga rebelët në Aleppo, tërhoqi vëmendjen e miliona njerëzve në mbarë botën, tek e panë në video sesi ai fshiu gjakun dhe blozën e trashë nga fytyra, shkruan “New York Times”.
Interesi që u zgjua ndaj 5-vjeçarit Omran i habiti doktorët që e kuruan, kurse fotografi që e bëri videon dhe shumë sirianë panë se bota vetëm sa e kishte zbuluar sesi fëmijët vuajnë çdo ditë, në një luftë që ka zgjatur përmbi 5 vjet.
Të shtunën, vëllai 10 vjeç i Omran, Ali, vdiq, nga plagët që mori gjatë të njejtit sulm. Kështu thanë mjekët.
Vdekja e Ali, që nuk solli të njejtin shpërthim në mediat sociale sa vuajtja e Omran, vetëm sa nënvizoi sesa shumë fëmijë siarinë janë duke vdekur në sytë e të gjithë botës.
Këtu janë imazhet e 7 fëmijëve të tjerë që janë trajtuar javët e fundit në spitalet e të njëjtës, zonë ku ishte Omran. Ato janë vetëm disa nga fotot e publikuara nga doktorët dhe të tjerë banorë në Aleppo në WhatsApp për gazetarët.
Turqia nis ofensivën ushtarake ndaj ISIS-it në Siri
Turqia ka bombraduar pozicionet e të ashtuquajturit Shtet Islamik në Sirinë e veriut ndërkohë që rebelët sirianë janë gati për një ofensivë kundër këtij grupi, transmeton BBC.
Artileria e pozicionuar brenda Turqisë goditi mbi ISIS dhe po ashtu edhe mbi Ushtrinë Kurde në qytetet Jarablu dhe Manbij.
Rreth 1500 rebelë sirianë të mbështetur nga Turqia mendohet se janë në qytetin turk Gaziantep duke pritur për të sulmuar.
Ky sulm ka ardhur pas shpërthimit të një bombe në një dasmë që vrau më shumë se 50 persona. Gazetari i BBC në Gaziantep, Mark Lowen, tha se, ofensiva e menjëhërshme mund të jetë nxitur nga nga shpërthimi vetëvrasës, që mendohet se u krye nga ISIS.
Forcat e Armatosura Turke kanë goditur me tanke “Paladin” objektivat e ISIS dhe PYD (militant kurdë) në veri të Sirisë.
Sipas informacioneve nga burimet në zonë, është ndërmarrë ofensivë me obusë ndaj objektivave të organizatës terroriste DAESH në Xherablus dhe atyre të PYD-së në veri të Munbixhit, shkruan agjencia shtetërore turke e lameve Anadolu Agency.
Foto/ Gjenden dy peshkaqenë të ngordhur në plazh me bisht të prerë
Në një plazh në Cornwall të Anglisë, janë gjetur dy peshkaqenë të kaltër me bisht të prerë që kanë ngordhur për disa ditë.
Nuk dihet se si kanë përfunduar krijesa e detit aty, dhe pse e kanë një pjesë të trupit të prerë.
Asnjëherë më parë nuk është shënuar ndonjë rast i tillë, kur ndonjë peshkaqeni i është prerë bishti, meqenëse nuk hyn askund në shfrytëzim.
Policia dhe “Wildlife Trust” janë duke bërë hetime mbi rastin makabër, që nuk dihet nga kush është shkaktuar apo për çfarë motivi.
Peshkaqenët e kaltër jetojnë në thellësi ku është shumë ftohtë dhe janë ndër të vetmit gjallesa që lëvizin në grupe të vogla.
E fton për shëtitje me skaf, shqiptari përdhunon turisten spanjolle
Në ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një shqiptar ka përdhunuar një 25-vjeçare, turiste spanjolle. Vajza u njoh me 35-vjeçarin në restorant, ndërsa ai e ka ftuar për shëtitje më skaf.
Teksa janë larguar vetëm, shqiptari ka përfituar nga rasti duke e përdhunuar turisten spanjolle.
25-vjeçarja po pushonte në Agia Galini dhe menjëherë ka raportuar abuzimin seksual.
Ajo do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, e cila do të konfirmojë ose do të hedhë poshtë pretendimin e turistes spanjolle.
Foto/ Ej, prit pak! Kjo nuk është Kimi!
Është fotografuar ditët e fundit me kostume të ndryshme banjoje në Punta Mita të Meksikës, aty ku po kalon pushimet e verës, por Kim Kardashian bëri një ditë pushim nga paparacët mesa duket.
Mesa duket, ajo ka dashur të bëjë një lojë me ata, që mezi presin të shkrepin një fotografi të saj nga larg.
Ose ndoshta është lodhur, duke e parë veten gjithmonë në faqet e para të revistave të shou biz-it.
Të shtunën Kim Kardashian pushoi së shfaquri në publik.
35-vjeçarja i la vendin një vajze që i ngjante shumë, duke i ngritur kurth fotografëve, të cilët ranë plotësisht, sipas TMZ-së.
Lind pyetja: po vetë Kimi, ku ishte?
Foto/ Donte të kishte buzët më të mëdha në botë, ja si përfundoi vajza
Operacionet përdoren për t'u ndjerë mirë me veten në përmirësimin e diçkaje, por ndonjëherë rezultatet nuk priten mirë.
Ajo quhet Alice Byrne dhe ka vetëm 30 vjet. Ajo shpenzoi $ 2,600 për të hyrë në librin e të dhënave Guiness për buzët më të mëdha në botë.
Kjo kërkon një sasi të madhe mbushëse në lëkurën e injektuar: në total ka pasur 6.5 ml mbushje, duke bërë që dhe të afërmit e saj mos t'ia njohin fytyrën.
Gruaja, e cila jeton në Liverpul, Angli, pretendon të mos jetë e interesuar në mendimin e të tjerëve:
"Buzët e mia të reja më kanë dhënë shumë besim. Ndonjëherë, nëse mua m'i ngulin sytë në rrugë dhe nëna ime më thotë të ndaloj, unë as që e vras mendjen. Kjo është jeta ime dhe buzët e mia, unë nuk më intereson çfarë dikush tjetër thotë",- tha ajo në një media britanike.
Foto/ Aksident i rëndë të Shkëmbi i Kavajë, trajleri përplas makinën
Një kamion trajler dhe një autovetur e tipit “Audi” janë përpalsur në rrugën nacionale pranë Shkëmbit të Kavajës. Për pasojë mjeti tip “Audi” me targë “TR7638P” ka dalë nga rruga duke dëmtuar barrierat mbrojtëse.
Sipas informcioneve nga policia në vendngjarje raportohet se ka mbetur i plagousr një person i cili ndodhej në aumtomjetin tip “Audi”.
“Tv Klan” sjell foto nga vendi i ngjarjes./tvklan.al/
Video/ Policët në dogana, filmohen duke marrë para. Shkarkohen nga detyra
Në një video të raportuar në “Jeta osh qejf”, pretendohet se polici merr lekë nga një shofer kamioni për të kaluar lirshëm në doganën e Hanit të Hoti.
Rastet janë filmuar dje dhe sot në Han të Hotit dhe janë dëshmi e qartë e korrupsionit. Sipas raportuesit, “e bukura” është se policët nuk pranojnë monedhë tjetër, veç euro-ve.
Më poshtë keni dy raste, ku polici në Han të Hotit merr para dhe më pas lejon automjetet të kalojnë.
Në rastin e dytë, fillimisht polici i bën presion shoferit se do e kthejë mbrapsht, por e lejon të kalojë kur merr paratë.
Por i menjhershëm ka qenë reagimi i Policisë së Shtetit...
Policia e Shtetit, nëpërmjet një njoftimi, tha se ka pezulluar nga detyra inspektorin Muhamet Toka, efektiv në SPKM Hani i Hotit, për shkelje të rënda të detyrës pas publikimit të pamjeve në mediat online, ku shfaqet duke marrë para në këmbim të favorizimit të mjeteve për të kaluar pa radhë.
Masa për momentin është pezullim, pasi Drejtoria e Standarteve Profesionale po verifikon rastin dhe ka filluar ecurinë disiplinore për përjashtim nga Policia e Shtetit, për shkelje të rënda të "Kodit të Etikës" dhe "Korrupsion pasiv".
Ndërkohë Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka nisur hetimin penal për këtë rast.
Foto/ Alarm i rremë për bombë te televizioni i Bollinos. Policia rrethon ambientet
Policia ka rrethuar redaksinë e një televizioni informativ në Tiranë pas një alarmi për bombë brenda redaksisë.
Mësohet se një person i paidentifikuar ka njoftuar me mesazh redaksinë e televizionit të italianit Carlo Bollino për alarmin për bombë.
Të paktën kështu është raportuar nga disa portale, por vetë redaksia në fjalë nuk ka lëshuar asnjë deklaratë, qoftë edhe përmes portalit të saj, “shqiptarja.com”.
Siç duket nga foto, pranë redaksisë kanë mbërritur forca të shumta policie.
Foto/ Jetoni pak çaste në shtëpinë superluksoze të Michael Phelps
Foto/ Shikoni shtëpinë superluksoze të Michael Phelps
Legjenda e Lojërave Olimpike, Michael Phelps, ka prezantuar shtëpinë e tij miliona dollarëshe në Arizona.
Notari amerikan, i cili në Rio mori statusin “Mbreti i Lojërave Olimpike”, duke fituar edhe pesë medalje të arta, që në total i bëjnë 23, tani sapo është vendosur në shtëpinë e re, shkruan TMZ.
Shtëpia prej 6010 metrash katrorë, pa dyshim që ka një pishinë të bukur dhe po ashtu pamje nga mali.
Foto-Video/ Aurela tregon anën “B”... kaq seksi të sajën
Modelja bukuroshe shqiptare ka në ‘look’ të jashtëzakonshëm dhe atë e shfaq vazhdimisht.
Aurela Hoxha e cila po shijon pushimet para punës, ka postuar një foto me bikini në llogarinë e saj të IG-të.
Ajo në këtë foto shfaq linjat e mrekullueshme, duke iu dhënë fansave të vetë një pamje fantastike të trupit të saj.
Bukuroshja ka publikuar edhe një video në të cilën është xhiruar me kostum larjeje.
Aurela do të jetë pjesë e vazhdimit të tretë të filmit “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna”.
Foto-Video/ Shpërthejnë tubacionet e ujësjellësit në Tiranë, përmbytet unaza
Qarkullimi nga zona e Piramidës drejt Rrugës së Elbasanit në Tiranë është bllokuar për shkak se janë çarë tubacionet në zonën e Unazës.
Uji vërshoi në rrugë duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.
Ekspertët e Ujësjellës Kanalizime Tiranë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur punën për të riparuar defektin.
Foto+18/ Pornostarja i heq të gjitha... për shqiptarët
Alby Rydes është ndër pornostaret më aktive në rrjetin social Instagram.
Aktorja e filmave për të rritur me prejardhje shqiptare, asnjëherë nuk heziton të ndajë fotot mjaft provokative për ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Këtë herë ajo ka postuar një foto shumë transparente ku pjesët intime shihen pothuajse 99%.
Alby Rydes në shumicën e fotografive që poston përdorë edhe detaje të rëndësishme që e bëjnë të tregoj dhe të ndihet krenare për prejardhjen që ka, në këtë rast ajo në dorë mbanë Iphone të cilin e ka mbuluar me flamurin Kuq e Zi dhe me të cilin është bërë edhe kjo fotografi.
Do'stlaringiz bilan baham: |