Nga Blendi Fevziu
Në dukje pa ngjarje dhe i fokusuar tradicionalisht tek turizmi, fillimi i Gushtit u dominua në fakt më shumë nga kronika e zezë. Jo vetëm numri i ngjarjeve, por akoma më shumë lloji i tyre, qenë tronditëse për opinionin publik. Një 65 vjecar që vret të dashurën e tij 29 vjecare dhe më pas veten; një person me probleme mendore që vret nipin e tij dhe i pret kokën; një turist që tenton të marrë peng disa persona dhe bën thirrje terroriste; një djalë që tenton të vrasë kushëririn dhe akomë më e tmerrshme një baba që përdhunon vajzën e tij 15 vjecare.
Kronika e ngjarjeve mund të vijojë edhe më tej, po mjafton kjo listë në më pak se një javë për të tronditur jo pak opinionin dhe shoqërinë shqiptare. Në fakt historia nis këtu. Përtej përgjegjësisë që shteti dhe institucionet duhet të mbajnë në këto raste, përtej analizës për secilën ngjarje në vetvete, një problem të thellë po ka vetë shoqëria shqiptare. Madje një problem që po bëhet gjithnjë e më problematik dhe që nuk zgjidhet vetëm me polici.
Një pjesë e krimeve janë rrjedhojë llogjike e mënyrës se si mendon dhe vepron pikërisht shoqëria.
Në rastin e biznesmenit, edhe pse fundi ishte tragjik, mënyra se si qe zhvilluar gjithë ngjarja ishte dramatike. Lidhjen e një 65 vjecari me një 29 vjecare e dinte gjithë fshati dhe zona. Famlija e burrit e pranonte për hir të mos prishjes së familjes, ndërsa familja e vajzës e pranonte sepse ndihmohej ekonomikisht.
Nëse reagimi i shoqërisë do kishte qenë më normal dhe më pak oportunist, mbase ngjarja nuk do të kishte ndodhur. Madje nuk do kishte ndodhur as shëmtia e varrimit të të dyve, një spektakël makabër ku vajza u braktis në emër të moralit, ndërsa burri u trajtuar si viktimë. Po sa histori të tilla ndodhin cdo ditë në sy të shoqërisë dhe pranohen prej saj.
E ngjashme historia e djalit me probleme që vrau nipin e tij. Sipas intervistave kishte kohë që ai sillej ashpër, dhunshëm dhe që kishte dhënë shenja për këtë. Askush nuk e kishte denoncuar, në emër të ruajtjes së nderit të familjes apo të sikletit nga opinioni përreth. Duke sjellë një dramë edhe më të madhe për familjen vetë.
Po kështu ngjarja e përdhunimit të vajzës që kishte dhënë shenja edhe më parë. Dhe për të cilat, po në emër të opinionit publik dhe paragjykimit te tij, sërish nuk ishte reaguar.
Të gjitha historitë bashkë, por edhe shumë të tjera që ndodhin cdo ditë, kanë vetëm një zgjidhje bazike. Reagimin e shoqërisë dhe zhveshjen e saj nga mënyra meskine e të menduarit dhe nga paragjykimi mbi të cilin mbështetet. Nëse shoqeria nuk vepron, nëse gjithkush mban shpresë vetem tek policia, prokuroria apo gjykata, ngjarje si këto, makabre, mund të përsëriten cdo ditë./Opinion.al/
Video/ Flet vjehrri i Guri Përgjegjit: Çfarë i tha gruas pasi përdhunoi vajzën
Vjehrri i Guri Përgjegjit ka treguar për mediat se si ka ndodhur ngjarja e rëndë e ditës së djeshme, ku 46-vjeçari përdhunoi vajzën e tij. Ai tha se, vajza e tij ia kishte vënë Guri Përgjegjit disa herë në dukje faktin se, ai e ngacmonte seksualisht të bijën.
Por ai ishte përgjigjur që ishte vajza e tij dhe se mund të bënte çfarë të donte.
Shpëtim Nesimi thotë se, pas përdhunimit babë e bijë kishin shkuar në shtëpi, por vajza e tij, që është njerka e 15-vjeçares, pasi i kishte parë të dy me baltë, e kishte pyetur vajzën se çfarë kishte ndodhur.
Kur ajo kishte nisur të tregonte, Guri Përgjegji kishte ikur nga shtëpia.
Policia e arrestoi 12 orë më vonë. Ekzaminimet mjekësore vërtetuan se vajza ishte përdhunuar, por 56-vjeçari vazhdon ta mohojë.
Shqipëria do më shumë turistë të huaj. Rusët shpenzojnë më shumë se kosovarët
Ekspertë dhe drejtues të agjencive turistike në Shqipëri thonë se sezoni veror ka diversifikuar ofertën. Kjo nënkupton se gjeografia e pushuesve që zgjedhin brigjet shqiptare gjatë sezonit të verës ka ndryshuar. Në jug është rritur prezenca e pushuesve disaditorë nga vendet me origjinë sllave, kryesisht nga Polonia dhe Rusia.
Të dhënat e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal të Çekisë tregojnë se numri i turistëve ka arritur në 16,000 duke u dyfishuar në krahasim me tre vitet e mëparshme.
Maqedonasit, si dhe shqiptarët e Maqedonisë, gjithashtu preferojnë destinacione si Saranda, Vlora apo Ksamili. Shqiptarët e Kosovës të paktën në dy tre-tre vitet e fundit kanë braktisur disi Durrësin, destinacionin klasik dhe janë orientuar më shumë drejt plazheve të Lezhës apo edhe Shkodrës, raporton telegrafi.
Sipas të dhënave të Policisë kufitare, deri tani kanë hyrë rreth një milion pushues nga pika kufitare e Morinës. Ekspertët e turizmit thonë se familjarët do të nxitojnë që të mbyllin pushimet brenda gushtit, duke dhënë kështu më shumë një efekt ndaj kohëzgjatjes së sezonit turistik.
Ata mendojnë se sfida e turizmit shqiptar nuk duhet të jenë shifrat, por zgjatja e sezonalitetit dhe shtimi i vlerës së shpenzuar si dhe netqëndrimeve.
Sipas tyre, pushuesit nga vendet e ish-bashkimit Sovjetik janë shpenzues më të mëdhenj se bashkëkombësit shqiptarë dhe kjo është një plus për turizmin shqiptar i cili duhet të bëjë përpjekje për të ruajtur këtë kontingjent.
Përse ndalimi i burkave është i drejtë?
Nga Alexander Kudascheff
Po – ndalimi i perçes është politikë simbolike. Po – ndalimi perçes nuk pengon sulmet terroriste. Po – ndalimi i perçes është për një shtet ligjor liberal një shenjë e mosliberalzimi, dhe marrja me një çështje të tillë si ndalimi i perçes. Po – në Gjermani nuk ka shumë gra që mbajnë perçe – pra çfarë do të thotë kjo? Dhe po – kjo nuk u pëlqen shumë vetëve, por jo të gjitha ato që nuk u pëqejnë shumë vetëve, duhet të ndalohen. Në këtë pikë Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere ka të drejtë.
E megjithatë ndalimi i perçeve, apo burkave, ka kuptim – dhe është edhe politikisht i dobishëm. Ai tregon se shoqëria e hapur nuk pranon gjithçka. Ai tregon se shteti liberal ku sundon ligji u kundërvihet me vendosmëri armiqve të liberalizmit. Ai tregon se e klasifikon si duhet simbolin e burkës.
Burka nuk është një shenjë fetare apo e një religjioziteti real, sepse përndryshe atë do ta mbanin edhe të gjitha gratë në Marok apo në Pakistan. Por ato nuk e mbajnë, edhe pse marokanët janë po aq fetarë sa dhe libianët, egjiptianët, iranianët apo pakistanezët.
Jo, burka është simbol i një islamizimi fundamentalist të drejtimit vahabist. Perçja apo burka është shenjë e islamizimit fundamentalist– në radhët e IS-it, të talibanëve, në Arabinë Sauditee gjetkë. Burka nuk është shenjë e një feje popullore dhe e zbatimit të saj në jetën e përditshme.
Sa larg mund të shkojë toleranca?
Dikush mund të argumentojë megjithatë se në një vend indiferent sa i përket fesë si Republika Federale Gjermane liria e fesë vlen për të gjitha besimet. Por sa larg mund të shkojë toleranca? A duhet të jetë pjesë e tolerancës edhe prerja e organeve gjenitale të vajzave të reja në vendet islamike? Sundimi i burrit mbi gruan? E drejta joekzistuese e grave për vetëvendosje? A duhet t’i pranojm të gjitha këto se duam të jemi tolerantë ndaj besimit?
Burka e burgos femrën. Qëllimi i saj është t’i heqë gruas të drejtën për vetëvendosje dhe një vend të ndërgjegjshëm në shoqëri. Ajo bie ndesh me dinjitetin e njeriut dhe idenë e barazisë. Prandaj shoqëria duhet të shtrojë pyetjen se sa e hapur duhet të jetë për të pranuar format radikale të islamizimit? Sa larg duhet të shkojë toleranca fetare? Grindja për ndalimin e perçeve është politikisht mjaft e mprehtë. Pyetja që shtrohet është se ç’qëndrim të mbajmë ndaj armiqve të shoqërisë së hapur?
Për shoqërinë liberale është e nevojshme dhe e dobishme që të heqë një vijë të qartë ndarëse. Kjo do të thotë që në Gjermani duhet të ndalohen perçet e burkat. Sikurse dhe poligamia, martesa e të miturve, gjymtimi i organeve gjentitale – në emër të fesë. Kjo do të thotë që politikisht duhet thënë jo. Me pjesën tjetër le të merren avokatët dhe juristët./DW/
Usain Bolt fiton të artën e tretë, triumfoi në stafetën 4×100 metra
Usain Bolt mbylli pjesëmarrjen e tij në Lojërat Olimpike me 9 medalje të arta në karrierë. Atleti xhamajkan ishte pjesë e ekipit që triumfoi në stafetën 4×100 metra në Rio De Zhaneriro.
Një sukses i jashtëzakonshëm në këtë olimpidiadë pas sukseseve në 100 dhe 200 metra. Në këtë mënyrë Bolt arrin numrin e medaljeve të arta të fituara nga Carl Lewis e Paavo Nurmi.
Katërshja xhamajkane e përbërë nga Asafa Powell, Yohan Blake, Nickel Ashmeade dhe Usain Bolt e kaloi finishin pas 37 sekondash e 27 të qintat.
Bolt konfirmoi se do të tërhiqet përfundimisht nga garat pas Kampionatit Botëror që do të mbahen në Londër në shkurt të vitit të ardhshëm. Japonia suprizoi duke marrë medaljen e argjendtë, ndërsa atë të bronzit e mori Kanadaja, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës u skualifikuan për kalim të gabuar të stafetës./Tv Klan/
Foto/ Zaimina, kjo panterë seksi që rrit temperaturat...
Këngëtarja Zaimina Vasjari vazhdon të tërheq vëmendjen e publikut me postimin e fotove provokative.
Ajo ka postuar foto në profilin e saj në Instagram në të cilat ka ekspozuar gjoksin e saj shpërthyes.
Në njërën nga fotot e postuara ajo ka shkruar se: “Nuk mund të ndihem më seksi se kaq”.
Foto/ Pushimet kthehen në tragjedi për 5 pjesëtarët e familjes
Një vajzë 2-vjeçare është duke luftuar për jetën, ndërsa babai i saj ka vdekur, pasi një dallgë e madhe bëri që ata së bashku me pjesëtarët e tjerë të familjes të rrëshqisnin nga shkëmbinjtë duke përfunduar në det.
Kjo ngjarje ka ndodhur në Newquay, Cornwall të Anglisë.
Familja nga Surrey e përbërë prej 5 anëtarësh kishte shkuar me pushime në Fistral Beach, në Newquay, por një dallgë e fortë prishi gjithçka.
Pamjet tregojnë momentin e ndërhyrjes së ekipit të shpëtimit, të cilët nxituan për t’iu ardhur në ndihmë.
Gruaja u nxor në breg nga me anë të një anije shpëtimi, ndërsa dy fëmijët e tjerë kanë mundur të ngjiten përsëri mbi shkëmbinj. Ata më pas janë marrë me një ambulancë dhe janë dërguar në spital, ku po trajtohen për dëmtime të lehta.
Ndërsa burri dhe vajza e vogël u transportuan në spital me helikopter, pasi ishin në gjendje të rëndë. Por, vetëm pak më vonë burri fatkeqësisht u deklarua i vdekur, ndërsa vajza e vogël thuhet se është në gjendje të rëndë për jetën pas këtij incidenti të tmerrshëm./tvklan.al/
Flet babai që përdhunoi vajzën: Donte liri dalje, më ngritën kurth
Zbardhet dëshmia e Guri Përgjegjit, burrit të akuzuar për përdhunimin e vajzës së tij 15-vjeçare. “News 24” shkruan se burri ka deklaruar se vajza kërkonte të kishte liri dalje.
Ndërkaq ka hedhur akuza edhe për gruan e tij, se ka lidhje me dikë.
“Gruaja ime, njerka e vajzës ka lidhje me dikë. Vajza ime kërkonte liridalje, kishte shpenzime. Gjithcka ka ndodhur ishte kurth i gruas sime dhe një tjetri”,- mësohet të ketë deklaruar i akuzuari.
Përdhunoi vajzën 15-vjeçare, ja si u “justifikua” para policisë babai
Policisë së Dibrës i është dashur 12 orë për të arrestuar autorin e ngjarjes së rëndë. Efektivët e saj kanë bërë krehjen e territorit, si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në orët e para të mëngjesit kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Guri Përgjegji, 46 vjeç, banues në njësinë administrative Kastriot Dibër, për veprën penale të “kryerjes së marrëdhënie seksuale në gjini”.
I gjithë fshati është mbajtur i rrethuar për afro 12 orë. Forcat e Policisë kanë dyshuar fillimisht se autori i ngjarjes mund të ishte i armatosur.
“Panorama” shkruan se, ka qenë një fëmijë i fshatit Përgjegje, që i ka treguar Policisë se mbrëmjen e së enjtes se Guri Përgjegji është futur në një shtëpi të braktisur, në periferi të fshatit. Duke gdhirë dita e djeshme policia i ka bërë thirrje 46-vjeçarit të dorëzohej.
Burime pranë Drejtorisë së Policisë Dibër sqarojnë se Përgjegji nuk e ka pranuar ngjarjen, por ka ngritur alibi se vajza dhe njerka kanë bashkëpunuar me njëra-tjetrën për ta burgosur atë./Panorama/
Foto/ “Borgo Egnazia”, hoteli më të mirë në botë pranë Shqipërisë
Gjendet në Pulja, Itali, në afërsi të parkut arkeologji “Egnazia”. Është shpallur hoteli më i mirë në botë, duke marrë votat e 11400 operatorëve hotelierë në botë, në garë me hotele të njohur si “Ritz” i Parisit.
Ai është ndërtuar 6 vjet më parë. Fotot flasin për një hotel ku luksi nuk është dominues, por pjesë e komoditetit që gjejnë këtu vizitorët.
7 milionë dollarë gjobë ushtarit që vrau Bin Laden
Një ish-komando amerikan, që shkroi një libër për rolin e tij në operacionin ku mbeti i vrarë Osama bin Laden, do t’i paguajë 7 milionë dollarë qeverisë së SHBA për shkelje të marrëveshjes së ruajtjes së sekretit.
Matt Bissonette nuk arriti të siguronte lejen e posaçme nga Pentagoni përpara se libri “No Easy Day” të publikohej në vitin 2012, nën pseudonimin Mark Owen.
Tani, ai ka rënë dakord për të paguar gjobën për rrëfimin që ka bërë në libër, për intervistat, si dhe për producentët e filmave. Në këmbim, qeveria amerikane do të shfuqizojë detyrimet e tjera të tij.
Lideri i Al Kaedës u vra në maj të vitit 2011 në operacionin e komandove të njësisë Navy Seal, që bastisën kompeksin e tij në Abotabad të Pakistanit. Më pas, trupi i tij u varros në det.
Komandot e Navy Seal, të cilët angazhohen në operacione speciale, zakonisht zbatojnë një kod heshtjeje dhe nuk marrin atribute në publik për veprimet e tyre.
Në padinë e bërë në gjykatën e shtetit të Virxhinias, komandoja Matt Bissonette pranoi se nuk e kishte dhënë librin e tij për rishikim në Departamentin e Mbrojtjes para se të publikohej. Ai kërkoi falje duke thënë se kishte vepruar në bazë të një këshille të pasaktë të avokatit të tij./TCh/
Foto/ E bukur dhe seksi, modelja ruse e selfie-ve drithëruese
Ajo quhet Angela Nikolau, 23 vjeçe nga Rusia. Është modele, por mbi të gjitha e pasionuar pas fotografive në vende të rrezikshme.
Në saj të selfie-ve të saj, ajo është shndërruar në një fenomen në rrjetet sociale me mbi 90 mijë ndjekës në Instagram.
Në Moskë është kthyer në modë të ngjitesh në majë të ndërtesave më të larta për të bërë akrobaci buzë çative.
Foto-Video+18/ Çmendet Kim Kardashian bashkë me shoqet… i tregojnë të gjitha
Kim Kardashian është në qendër të vëmendjes gjatë këtyre dy ditëve të fundit për shkak të pushimeve që po bën e vetme (pa bashkëshortin Kanye West) në Meksisë.
Ajo ndodhet vetëm me dy fëmijët e saj të vegjël dhe mikeshat e saja.
Kjo video e fundit e publikuar nga vetë Kim Kardashin i tregon të gjitha, se çfarë bëjnë në dhomën e hotelit këto femra super seksi dhe si e kalojnë pasditen pas plazhit.
Në fotot e mëposhtme, Kim shfaqet me bluzën e lagur në det dhe që tregon tërësisht gjoksin e saj.
Ndiqni edhe videon e mëposhtme:
Foto/ Miss Gjermania bëhet nuse pejane
Albijona Muharremaj, e cila është shpallur Miss Gjermania në vitin 2015 i ka dhënë fund beqarisë.
Ajo është fejuar me Rexhep Bajraktarin, i cili vjen prej qytetit të Pejës.
Në një ceremoni familjare, siç është tradita, çifti ka ndërruar edhe unazat e fejesës.
Albijona dhe Bajraktarin janë bashkë prej vitesh dhe nuk e kanë mbajtur të fshehur lidhjen e tyre, duke publikuar edhe foto në rrjetet sociale.
22/08/2016/....................................
Viti i ri shkollor më 13 shtator, ministria: Ja ku të blini librat
Viti i ri shkollor 2016-2017 për sistemin e arsimit parauniversitar në mbarë vendin do të nisë në 13 shtator 2016. Ndërkohë që, sa i përket shitjes së teksteve shkollore, pritet që të fillojë mesin e kësaj jave që nis, përkatësisht më 25 gusht. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, shitja e teksteve shkollore do të vijojë deri më datë 12 shtator dhe të gjithë librat duhet të kenë detyrimisht pullën dhe hologramën e MAS-it.
Sa i përket strukturës së vitit të ri shkollor, e marta e 13 shtatorit është dita e parë e shkollës si për shkollat 9-vjeçare, edhe për shkollat e mesme dhe shkollat profesionale. Ndërsa, përfundimi i shkollës do të jetë në qershor 2017, por në data të ndryshme.
Shitja e librave
Në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit, datë 14.04.2016, përcaktohet se: “Përgjegjës për shpërndarjen dhe shitjen e teksteve shkollore janë botuesit dhe distributorët përkatës. Shitja e teksteve shkollore bëhet nëpërmjet njësive tregtare të shitjes së librave ose në pika të tjera pranë shkollave, nga subjekte të licencuara.
Me kërkesën e botuesve apo distributorëve, drejtoritë e shkollave janë të detyruara të vënë në dispozicion falas një ose dy ambiente për shitjen e teksteve shkollore, për periudhën 25 gusht-12 shtator 2016. Tekstet që shiten duhet të kenë detyrimisht pullën dhe hologramën e MAS-it”.
Po ashtu, në udhëzim saktësohet se ndalohet shpërndarja dhe shitja e teksteve shkollore nga punonjës arsimorë, me përjashtim të teksteve për nxënësit e pakicave kombëtare.
Ndërkohë që prindërit në ambientet e shkollave mund të gjejnë listën e teksteve që shkolla përkatëse do të përdorë për vitin e ri shkollor 2016-2017, ku të përcaktohet emri i botuesit/distributorit si dhe çmimi i shitjes së librit.
Normalisht ky është një detyrim që drejtoritë e shkollave duhet ta kenë plotësuar duke nisur që në muajin qershor, kur dhe është bërë përzgjedhja e teksteve nga mësuesit e shkollave.
Një tjetër pikë e udhëzimit të MAS-it është se: “Subjektet e licencuara për shitjen e teksteve shkollore në pikat e shitjes të hapura në ambientet pranë shkollave nuk lejohen të shesin tekste që nuk i përkasin katalogut”. Po ashtu, DAR/ZA-të kanë detyrim që, gjatë dy javëve që do të bëhet shitja e teksteve, duhet të raportojnë çdo ditë elektronikisht në MAS për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore.
Katalogun e teksteve për vitin shkollor 2016-2017 mund ta gjeni në faqen zyrtare të MAS, www.arsimi.gov.al.
Viti shkollor
Për arsimin bazë, viti shkollor nis më 13 shtator 2016 dhe mbaron më 9 qershor 2017. Pushimet e para për nxënësit e arsimit bazë fillojnë më 24 dhjetor 2016 dhe mbarojnë në 3 janar 2017.
Në strukturën e vitit të ri shkollor për arsimin bazë, MAS-i ka reduktuar ditët e pushimeve. Kështu, nëse vitet e mëparshme nxënësit në muajin prill kanë pasur 5 ditë pushimi, vitin e ri shkollor periudha e dytë e pushimeve nis në 31 mars 2017 dhe mbaron në 2 prill 2017.
Nxënësit e shkollave 9-vjeçare edhe këtë vit, provimet e lirimit do t’i zhvillojnë në periudhën 10-30 qershor 2017. Shkollat e mesme mësimin do ta fillojnë në 14 shtator, si pjesa tjetër, por viti shkollor për gjimnazet përfundon më vonë, në datën 16 qershor 2017. Vetëm maturantët vitin shkollor e nisin në 13 shtator dhe e mbarojnë në 31 maj 2017, pasi iu nisin provimet. Edhe për gjimnazet, pushimet e dimrit fillojnë në 24 dhjetor dhe mbarojnë më 3 janar 2016. Sa u përket provimeve të maturës, edhe vitin e ardhshëm shkollor maturantët do t’i zhvillojnë pesë provimet e saj gjatë muajit qershor. Në udhëzim është përcaktuar se provimet e maturës do zhvillohen në 1-30 qershor 2017./GSH/
Sërvet Pëllumbi mesazh Ramës: LSI gati për tradhtinë e radhës
Servet Pëllumbi, i ashtuquajturi “profesori” i së majtës në një intervistë për gazetën “Panorama”, ka provokuar Ilir Metën duke deklaruar se atij gjatë gjithë kohës i punon mendja, sesi të tradhtojë koalicionin me Edi Ramën, por ende nuk ka gjetur mënyrën se si do ta bëjë këtë.
“Koalicioni i mirëfilltë qeverisës PS-LSI u ndërtua jo mirë dhe herë pas here është lëkundur ndjeshëm, aq sa sot duket se LSI është në kërkim të një ‘modus vivendi’ për ta deklaruar të prishur koalicionin qeverisës me PS”, thotë “profesori”, por nuk shpjegon nëse ky është një mendim i tij personal apo edhe i krerëve të Partisë Socialiste.
Nuk dihet nëse kjo hipotezë e Pëllumbit, për planin në vazhdim të Metës për të “tradhtuar” Ramën është edhe e Edi Ramës, por një gjë është e sigurt, Servet Pëllumbi dhe ky i fundit prej kohësh i kanë forcuar jashëzakonisht mërëdhëniet. “Profesori”, nuk lë rast pa marrë në mbrojtje Ramën dhe sitematikisht ka qenë i pozicionuar kundër aleancës së Partisë Socialiste me Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Në përpjekje për të parashikuar se çfarë do të bëjë Ilir Meta në këtë situatë, ai thotë se, “kjo, realisht, nuk është në interesin imediat të LSI, por duket se presioni që po ushtrohet mbi lidershipin e saj është shumë më i madh nga ç’mund të mendohet…! “Ngushëlluese”, mbase, mbetet vetëm deklarata e liderit të saj se, ende s’kanë lindur burra, as vendas e as ndërkombëtarë që ta shantazhojnë atë”.
Pra sipas Pëllumbit, LSI momentalisht nuk ka interes që të braktisë qeverisjen, por presionet deri në shantazh ndaj saj janë të mëdha. Kush po e shantazhon Metën? “Profesori” nuk jep përgjigje për këtë, por nga ana tjetër hedh dyshime se kreu i LSI-së duke kuptuar që barka e qeverisë po mbytet, po nxiton që ta braktisë atë.
Ai duket se është në dijeni edhe të një plani mes PD e LSI për ta rrëzuar Ramën nga pushteti, prandaj edhe e paralajmëron atë. Duke ditur që kontaktet e Pëllumbit me Ramën, janë të shpeshta, ky “plan” Meta-Basha përpara se të dekonspirohet në medie prej “profesorit”, natyrisht që edhe është diskutuar mes tij dhe Ramës dhe domosdo me Gramoz Ruçin.
“Njerëzit me të drejtë pyesin: Mos po përgatitet tradhtia e radhës ndaj së majtës, e konkretizuar me prishje të koalicionit qeverisës si pjesë e vendimit të shpallur nga Lulzim Basha: ‘nuk ka zgjidhje me Edi Ramën kryeministët’? Mos mendohet se “barka –qeveri” po mbytet dhe duhet larguar për t’u shpëtuar përgjegjësive të përbashkëta në kërkim të një ekuilibrimi të ri politik konsensual në pragun e zgjedhjeve të afërta? Qofshja i gabuar, por dilemma të tilla janë bërë temë e ditës në mjedise nga më të ndryshmet, sidomos poshtë në bazë”, ngre dyshimet e tija Pëllumbi ndaj aleatit të PS-së./Panorama/
Identifikohet i plagosuri tek Rruga e Kavajës, u zhduk pas konfliktit dhe nuk shkoi në spital
Zbardhet emri i personit të plagosur dje tek rruga e Kavajës. Ai quhet Nelgert Astrit Pata, 34 vjeç, që nuk është paraqitur për ndihmë mjekësore dhe si rrjedhim, nuk figuroi në njoftimin e policisë.
Por, sot ka rezultuar se ai ka qënë shënjestra e atentatit që u bë dje rreth orës 15:30 në një lokal ‘Rrugën e Kavajës’ pranë parkut të autobusëve edhe pse u zhduk nga vendi i ngjarjes i plagosur.
Sipas policisë, qenë tre persona që u konfliktuan me njëri-tjetrin, ndërsa njëri prej tyre qëlloi me armë e deri dje, asnjë person nuk rezultonte i dëmtuar nga të shtënat.
Njoftimi i djeshëm i Policisë së Shtetit:
“Tek Salla Operative e Drejtorisë së Policisë Tiranë ka ardhur një telefonate se është dëgjuar një e shtënë me armë zjarri.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku eshte konstatuar se:
Dyshohet se tre persona jane konfliktuar per motive ende te paqarta tek ish parku i autobuzeve dhe njëri prej tyre ka qelluar një here me pistoletë në drejtim të një personi dhe janë larguar menjëherë.
Si pasojë e kësaj ngjarje deri tani nuk ka persona te demtuar .
Jane shoqeruar dy prej personave të dyshuar te perfshire konflikt.
Policia ne vendngjarje po punon për zbardhjen e sqarimin e rrethanave te ngjarjes”.
Shqipëria ndalon refugjatët nga Greqia, forcat DELTA në kufi
Policia greke nisi operacione në brezin kufitar me Shqipërinë për bllokimin e refugjatëve që janë larguar nga qendrat greke të strehimit.
Sipas të dhënave policore greke 18 refugjatë afganë u bllokuan në zonën e Konicës, mes të cilëve tetë fëmijë. Grupe refugjatësh prej disa personash janë bllokuar në zona të tjera fqinje me Shqipërinë, ndërkohë që operacioni vazhdon.
Të gjithë refugjatët e bllokua,r sipas autoriteteve greke do të rikthehen në qendrat pritëse, nga të cilat janë larguar.
Ndërhyrja e policisë greke vjen në një kohë kur në anën shqiptare është rritur ditëve të fundit depërtimi i grupeve të refugjatëve, kryesisht nga Siria dhe Pakistani.
Një repart i forcave speciale të policisë shqiptare DELTA është vendosur sërish në kufi për të bllokuar grupet e refugjatëve.
Policia shqiptare ka shprehur shqetësimin se trafikantë të qenieve njerëzore po fshehin në zonat pyjore në anën greke, afër Shqipërisë, grupe refugjatësh duke i mbajtur ata me ditë të tëra në kushte të vështira jetese.
Refugjatët kërkojnë të kalojnë transit në Shqipëri për t`iu drejtuar kufirit të Malit të Zi apo Kosovës. Sipas policisë shqiptare, trafikantët përdorin tani mjete të vogla për transportimin e tyre duke përfituar edhe nga qarkullimi i rënduar për shkak të sezonit turistik.
Policia shqiptare ka bllokuar gjatë muajit gusht disa dhjetëra refugjatë, mes të cilëve shumë fëmijë, por pa arritur të arrestojë organizatorët e trafikut që veprojnë në të dy anët e kufirit.
Kush është Nelgert Pata, i plagosuri te rruga e Kavajës, i akuzuar për prostitucion
Nelgert Pata, që u bë shenjestër e një atentati ditën e djeshme pranë rrugës së Kavajës në Tiranë, nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Në vitin 2008 së bashku më babain e tij Astrit Pata janë gjykuar nga organi i akuzës për shfrytëzim prostitucioni.
Ata u denoncuan nga Silvana K. nga Memaliaj me vendbanim në Gjermani. Sipas saj, në vitin 2004 ajo ishte njohur me Astrit Patën në lokalin e të vëllait të tij në Tepelenë, ku vajza punonte si kameriere. Astrit Pata i kishte kërkuar më pas të shkonin së bashku për pushime në Greqi.
Më pas ai e kishte dërguar me dokumente false në Norvegji, ku e kishte pritur djali i tij, Nelgerti, në atë kohë sapo kishte mbushur 20 vjeç, i cili i kishte kërkuar të punonte si prostitutë.
Ajo nuk kishte pranuar fillimisht, por ishte detyruar pas kërcënimeve të shumta. Sapo ka shpëtuar prej tyre, vajza ka bërë denoncim.
Të pandehurit Astrit dhe Nelgert Pata, akuzohen gjithashtu për trafikimin në tetor të 2005-ës të një tjetër gruaje, nënë e një fëmije.
Sipas prokurorisë, ajo ishte njohur në Greqi me Nelgertin, i cili e kishte mashtruar se do t’i gjente një vend pune si kameriere në Norvegji. Por më pas, e kishte detyruar të dilte të prostituonte. Astrit dhe Nelgert Pata u arrestuan pas një letër-porosie të mbërritur nga Norvegjia, në prill të vitit 2006.
Amnistia “shthur” bizneset dhe vë në vështirësi tatimorët
Amnistia është duke u përdorur në raste të caktuara edhe si një justifikim për sipërmarrësit të cilët kanë vlera të konsiderueshme dhe presin t’u shmangen sa më shumë pagesës së detyrimeve.
Teksa prej disa javësh ka filluar aksioni për përdorimin e kuponit, tatimet tashmë janë vënë përballë një tjetër sfide: ata po hasin vështirësi të konsiderueshme në mbledhjen e detyrimit tatimor. Burime konfidenciale thonë për ‘Monitor’ se grupet e kontrolleve nuk mund të kërkojnë dot borxhin që biznese të ndryshme kanë pranë kësaj administrate për shkak të shpalljes së amnistisë fiskale nga ana e Ministrisë së Financave.
Burimet thonë se, amnistia është duke u përdorur në raste të caktuara edhe si një justifikim për sipërmarrësit të cilët kanë vlera të konsiderueshme dhe presin t’u shmangen sa më shumë pagesës së detyrimeve.
E gjithë kjo situatë ka vendosur në vështirësi Drejtorinë e Tatimeve dhe vetë inspektorët, pasi nga një anë ata janë të detyruar të zbatojnë ligjin në kohë, çka do të thotë që në momentin që shkon të kryesh kontroll te një biznes dhe gjen shkelje, duhet të ndjekësh të gjitha procedurat për të mbledhur detyrimin, që nga sekuestro e mallit e deri në pezullimin e aktivitetit.
Nëse këto punë nuk bëhen, nuk është çudi, – shprehen nën zë punonjësit e tatimeve që ata të penalizohen për mosveprim dhe bashkëpunim për evazion fiskal në shumë raste. Ata sugjerojnë që ministria duhet të kishte publikuar draftin në kohë, që të kishte bërë të gjithë konsultimet me ekspertët dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, në mënyrë që pasi të bëhej publikimi, të miratohej sa më shpejt e të mos krijonte ngërç mes institucioneve.
Sipas draftit të amnistisë, që pritet të diskutohet më tej në shtator, do të falen tërësisht kamatat dhe detyrimet e borxhit të krijuar deri në fund të vitit 2011, ndërsa pas kësja periudhe do të falet 30% e borxhit dhe gjobave, me kusht që të paguhet pjesa tjetër e detyrimit.
Sipas Ministrisë së Financave, nga shifra prej 1.4 mld dollarë e borxhit total, rreth 350 milionë dollarë i përkasin periudhës deri më 31 dhjetor 2011 (kjo periudhë ka pasur edhe falje të mëparshme). Pjesa tjetër, janë detyrimet e pas 1 janarit 2012, të cilat do të falen në mënyrë të pjesshme sipas skemës incentivuese, nëse paguan 70%, falet 30%.
Do'stlaringiz bilan baham: |