Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet268/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   264   265   266   267   268   269   270   271   ...   352

Si lindi mbifaturimi

OSHEE ka kategorizuar në 2015-n shumë biznese si klientë që furnizohen nga Tensioni i Ulët (TU) pika e matjes, ndërkohë që faktikisht furnizohet nga Tensioni i Mesëm (TM) pika e lidhjes.

Nga llogaritjet e Entit Rregullator të Energjisë (ERE), ndërmarrjet kanë paguar tepër si rrjedhojë e mbi faturimit rreth 11 milionë euro në vetëm tre muaj (shkurt prill 2015), si rrjedhojë e krijimit të një grupi të ri konsumatorësh dhe rritjes së çmimit mesatar të shitjes së energjisë (shiko më poshtë detajet e shkresës dhe llogaritjeve të mbifaturimit).

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) i ka dhënë të drejtë bizneseve dhe pretendon se operatori OSHEE duhet të bëjë faturimet sipas Tensionit të Mesëm, dhe më pas të kompensohen humbjet që do të rezultojnë nga përllogaritjet përkatëse.

Pas disa seancave dëgjimore ERE ka konstatuar se konsumatorët e mbifaturuar kanë të përbashkët faktin që janë të lidhur në tension të mesëm, ndërkohë që pika e matjes është pas transformimit, pra në tension të ulët. Për shkak të mospërputhejs së pikës së lidhjes me pikën e matjes, OSHEE i shkaktohet një humbje ekuivalente me humbjet në pikën e transformimit për të cilën është përgjegjës kjo kategori konsumatorësh.

Por ERE thekson se ky fakt nuk përbën argument që OSHEE të faturojë këta konsumatorë me tarifat e TU.

OSHEE nga ana sa pretendon se bazuar në kontratën e furnizimit, Kodi i Matjes përkufizon se pika e lidhjes është vendi fizik ku realizohet lidhja e përdoruesit/konsumatorit me sistemin e shpërndarjes dhe ku është realizuar pika e lidhjes dhe ku sistemi i matjes plotëson të gjitha kushtet teknike dhe të saktësisë sipas këtij Kodi.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë i sqaron bizneset se pajisjet e sistemit të matjes duhet të jenë të instaluara në çdo matje (kur matja kryhet në TM) të sigurt dhe të vendosura në ambiente të veçanta apo në vende ku mund të lexohen qartë dhe lehtësisht të kontrollueshëm nga përfaqësues të autorizuar nga Furnizuesi.

Zgjidhja e vetme që jep OSHEE është që biznesi për të kaluar në tarifimin në tensionin e mesëm duhet të realizojë spostimin e sistemit të matjes nga tensioni i ulët në tensionin e mesëm dhe përballimi i masës së investimit do të realizohet nga konsumatorët jofamiljarë, duke zbatuar me rigorozitet kërkesat teknike të OSHEE, kodit të matjes, kodit të shpërndarjes dhe rregullores së pikës së lidhjes./Monitor/
Foto/ Ja 15 femrat më të pasura në Tiranë... dhe jeta e tyre tmerrësisht luksoze
Të famshme apo jo, të njohura mediatikisht apo të lëna në hije, këto janë 15 femrat që bëjnë një jetë super luksoze mes Tiranës dhe shteteve të tjera të Europës e të botës.

Janë të gjitha shqiptare, me pasuri të mëdha e me të ardhura kolosale.

“InTv” ka bërë një klasifikim të detajuar të tyre, duke renditur pjesë nga pasuritë që këto femra kanë në zotërim.
Foto/ Vizitoni Shqipërinë, aty ku njerëzit ende vishen dhe jetojnë si para 50 vjetësh
Nga Briana Averwater
Përpara se të më ofrohej një vend pune në Shqipëri, nuk mundja as ta gjeja në hartë këtë vend. Tani që po jetoj aty për një vit jam e bindur se kushdo duhet ta njohë këtë vend interesant.

Jeni duke planifikuar aventurën tuaj jashtë? Perpara se të shkoni në një qytet tjetër të zhurmshëm diku, konsiderojeni këtë vend ballkanik në itinerarin tuaj.



1.Shqipëria është shumë e lirë

Me darkat me ushqim të freskëta deti që kushtojnë rreth 5 dollarë, portofoli juaj do ta dashurojë këtë vend mesdhetar. Me një kosto të ulët jetese, akomodimi në një hotel të këndshëm është gjithashtu jo i shtrenjtë: shumë nga hotelet kushtojnë midis 40-50 dollarë, ndërsa resortet më të mirë 80 ose 90 dollarë. Transporti është gjithshtu i lirë, me autobuzët lokalë, ku me një dollar mund të lëvizësh në qytet. Shqipëria është një vend ku mund të shpenzosh pak dhe të jtosh si mbret.



2. Alpet shqiptare

Alpet shqiptare ofrojnë një pamje që të le pa frymë. Maja të thepisura të mbuluara me borë dhe ujëra të kristaltë, shpërblejnë udhëtarët që zgjedhin veriun e Shqipërisë.



3. Shqipëia është si një kapsulë e gjallë

Udhëtimi në Shqipëri të jep përshtypjen se dikush ka vendosur butonin “stop” në vitin 1950’s. Duke qenë e mbyllur për një kohë të gjatë me botën, brezat e vjetër ende vishen dhe jetojnë si 50 vite më parë. Ndërsa qyteet kanë ndryshuar me vështirësi në dekadat e fundit, fshatrat kanë ndryshuar ngadalë në shekujt e fundit. është një prezantim i shpejtë në një copëz jete ndryshe, që ka mbetur pas botës moderne.



4. Shqipëria ofron një shije të pasur të Mesdheut

Ashtu si fqinji i saj grek në jug, Shqipëria rrethohet nga ujërat e kaltër dhe të shndritshëm të Adriatikut dhe Jonit. Një vijë e pasur bregdetare e njohur si rivierra shqiptare numëron plazhe të shumtë të qetë e të pazbuluar përgjatë jugut të vendit. Rezidencat e qyteteve bregdetare si Vlore, Sarande dhe Dhermi kanë disa nga plazhet më të bukura në Mesdhe.


5. Shqiptarët janë të këndshëm dhe të gjendur

Disa muaj më parë kur makinës sime iu cca goma në rrugë, një njeri i mrekullueshëm i zonës e ndërroi atë për 10 minuta dhe refuzoi të paguhej për punën e bërë. Pikërisht fundjavën e shkuar, shkova të blija disa ushqime në një nga dyqanet e zonës, por shpejt e kuptova që nuk kisha leke mjaftueshëm. Por shitësi insistioi që unë t’i merrja ushqimet dhe t’ja ccoja lekët ditën tjetër. Jma ende e surprizuar nga bujëria dhe dëhsira e tyre për të ndihmuar.



6. Shqipëria është e sigurt

Si një udhëtare femër në Shqipëri, jam ndjerë gjithmonë jashtëzakonisht e sigurt. Familjarët dhe udhëtarët e vetmuar mund të udhëtojnë pa patur problemin e një shoqëruesi. Edhe pse udhëtarët duhet të jenë të kujdesshëm nga gjithccka që i rrethon, Shqipëria është vendi më i sigurt në të cilin unë kam udhëtuar ndonjëherë.



7. Historia është e dukshme

Të pushtuar që nga para historia, shqiptarët kanë përballur përgjatë viteve disa nga perandoritë më të mëdha. Duke lëvizur nëpër ccdo qytet këtu, ti mund të ecësh përmes rroënjave romake, greke, bizantine, veneciane, ilire, otomane e më shumë. Historia ngjyen me dashuri vendet historike të pasura që gjendet në këtë zonë të botës.



8. Shqipëria ruan me krenari shumë vende të ruajtura nga UNESCO si trashëgimi kulturore

..duke përfshirë edhe Butrinitin, një vend arkeologjik i banuar nga romakët dhe grekët si dhe Beratin dhe Gjirokastrën, dy qytete muzeale me shembuj të mrekullueshëm tyë arkitekturës otomane. Vende të tjera që mbeten kandidate për në Unesco janë Amfiteatri i Durrësit, Liqeni i Ohrit dhe Apollonia, që të gjitha tashmë në promovim dhe rinovim.



9. Shqipëria është një vend tërësisht unik

Ju nuk do të vizitoni kurrë një vend tjetër si Shqipëria. është një kontradiktë e bukur mes sharmit dhe kurajos, trashëgimisë unike dhe historisë. Aty thuhet me krenari se është vendlindja e emrave të njohur si Rita Ora, Jim dhe John Belushi dhe Nënë Terezës. Shqipëria ka degën e saj të gjuhës, që është tërësisht e palidhur me gjuhët e tjera të botës. Ky është një vend unik, i rezervuar jo vetëm për udhëtarët, por edhe për aventurierët.

Por e fundit dhe jo më pak e rëndësishmja, arsyeja pse duhet vizituar Shqipëria.

10. Shqipëria po kthehet në një destinaciom turistik

…dhe në mënyrë të vazhdueshme po zë vendet e para në listën e udhëtarëve sicc është Rough Guide’s “Top 10 Places to Visit in 2016.” Shqipëria gjithmonë është cilësuar “sekreti i mbajtur më mirë në Mesdhe”nga britanikja Telegraph, dhe “pazari i fshehtë i Ballkanit” nga Daily Mail. Me botën që është duke i vënë re thesaret, Shqipëria ka se ccfarë të ofrojë, unë e rekomandoj përpara se sekreti të dalë./Opinion.al/



Vrasja e shqiptarit në Greqi, Rama u kthen përgjigje komentuesve

Meqë disa komentues në këtë faqe, kanë ngritur shqetësimin pse po hesht qeveria për humbjen e jetës së një shtetasi shqiptar në një rajon policie në Athinë, sqarojmë se qeveria jo vetëm nuk ka heshtur, po e ka ndjekur dhe po e ndjek hap pas hapi këtë çështje! Ja edhe deklarata e plotë që Ministria e Jashtme ka bërë në kohën e duhur për çështjen:

Ministria e Punëve të Jashtme ka ndjekur hap pas hapi nëpermjet të gjitha kanaleve zyrtare rastin tronditës të humbjes së jetës së shtetasit shqiptar P.M. në një rajon policie të Athinës.

Duke u shprehur familjareve ngushëllimet më të ndjera për këtë humbje tragjike, dëshirojmë të informojmë opinionin publik se

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi ka kerkuar nga pala greke bashkëpunimin e menjëhershëm dhe maksimal të të gjitha organeve ligjzbatuese.

Nga kontaktet e deritanishme me autoritetet greke, bëhet e ditur se ekzistojnë pamjet filmike të ngjarjes, si dhe është urdhëruar kryerja e autopsisë mjeko-ligjore.

Ministria e Punëve të Jashtme do të vijojë të ndjek me vëmëndje të veçantë rastin dhe kërkon nga autoritetet greke kryerjen e një hetimi të plotë dhe transparent, në respekt të të drejtave të njeriut dhe standarteve ndërkombëtare.

Pala shqiptare mbetet në pritje të rezultateve paraprake të hetimit të nisur, dhe bashkëpunimit të plotë të autoriteteve greke, duke rezervuar të gjitha te drejtat për trajtimin e mëtejshëm të rastit.

Ambasada jonë në Athine do të ndjek në vijimësi këtë çështje në çdo instancë dhe do të vijojë t'i gjendet pranë të afërmve të viktimës

Deri në zbardhjen e plotë të situatës MPJ fton të respektohet dhimbja e familjareve dhe të mos instrumentalizohet politikisht kjo ngjarje.


Foto-Video/ E dashura seksi e Moratas çmend madrilenët

Alvaro Morata, pasditen e të hënës, është prezantuar si lojtar i ri i Real Madridit.

Por, gjatë këtij prezantimi ajo që ka rënë në sy të mediave ishte e dashura e sulmuesit spanjoll, Alice Campello.

Kjo e fundit për pak sa nuk e vuri nën hije rikthimin e Moratas në Santiago Bernabeu.



Foto/ Tronditëse, ja se çfarë ka pranuar më në fund Kim Kardashian se bën...
Kim Kardashian e ka pranuar se ajo merr injeksione në prapanicën e saj por vetëm për t’i ndihmuar asaj në sëmundjen që ka.

Po ashtu, 35-vjeçarja u ka thënë fansave se, dëshiron të bëjë ndërhyrje kirurgjike kundër plakjes. Ajo ka sqaruar edhe se thashethemet se, ajo e ka rritur prapanicën e saj, kanë filluar pasi është fotografuar menjëherë pas trajtimit që ka marrë.

Kim ka thënë se, mamaja e saj Kris Jenner ka dyshuar për herë, se vajza e saj vuan nga sëmundja e quajtur psoriasis, kur kishte parë njolla në këmbët e saj. Ato janë disa shenja të kuqe që i shfaqen në trup.


Foto+18/ Ai i dërgonte vazhdimisht sms, por ajo ia kthen me një foto duke bërë sex

Një djalë i quajtur Connor ka marrë një mësim të mirë nga një vajzë që ngacmonte vazhdimisht me mesazhe. Sipas “The Sun”, ai e takoi vajzën e quajtur Erica në një festë.

Duke qenë të dehur ajo i kishte dhënë numrin e saj. Connor vendosi të dërgojë vazhdimisht mesazhe, por nuk merrte përgjigje.

Derisa vajza iu përgjigj me një foto që i dha fund bisedës së tyre.



Foto/ Zhgënjehen autoritetet, Lavdërim Muhaxheri është gjallë...

Terroristi kosovar, Lavdrim Muhaxheri, që kërkohet edhe nga “INTERPOL” rezulton të jetë i gjallë. Simpatizantë të tij dhe të organizatës terroriste, Shteti Islamik (ISIS) kanë publikuar një fotografi të tijën pak orë më parë.

Ai shfaqet i veshur me veshje saudite në kokë, një shenjë e ngritjes në grada brenda ISIS-it, ku sauditët mbajnë pozitat kryesore pas njerëzve të regjimit të Sadam Huseint.

Atë tani e quajnë Abu Abdullah Kosovo.

Vdekja e Lavdrim Muhaxherit ishte raportuar disa herë, por asnjëherë nuk ishte konfirmuar nga burime zyrtare, e as nga familja e tij në Dushkajë të Kaçanikut.

Lavdrim Muhaxheri është njëri nga terroristët më të famshëm shqiptarë dhe i tille u bë kur shfaqte vite më parë me krenari vrasjen e civilëve në Siri, në metodat më brutale.



Foto/ Shikoni 10 nga makinat më të shëmtuara

Kur blejmë një makinë, ndër kriteret kryesore në përzgjedhjen e mjetit është pamja e jashtme.

Ndërkaq, këto janë 10 makina ku bazuar në pamjen e tyre të jashtme krijon përshtypjen sikur prodhuesit nuk kanë dashur ti shesin, po vetëm ti bënin kaq të shëmtuara...

Ndërkaq këto janë 10 makina ku bazuar në pamjen e tyre të jashtme krijon përshtypjen sikur prodhuesit nuk kanë dashur ti shesin, po vetëm ti bënin kaq të shëmtuara?

1 - Lamborghini LM002

2 - Marcos Mantis M70

3 - Citroen Ami

4 - Nissan S-Cargo

5 - Tatra 603

6 - Aston Martin Lagonda

7 - AMC Pacer

8 - Reliant Regal

9 - Fiat Multipla

10 - Reliant Regal

11 - Pontiac Aztek

17/08/2016/................................................


Biseda/ Sokrati i bërtiste Jonidës në telefon: Pse më tradhëton?

Biznesmeni 65­vjeçar, siç kanë dëshmuar personat që e njihnin, javët e fundit shfaqej i acaruar dhe i mërzitur, teksa tregonte se kishte një shqetësim. Një shqetësim, të cilin, me sa duket qartazi, nuk ia kishte shprehur askujt, por që kishte nisur ta ndante me partneren e tij, Jonida Çanaku.

Dhe bërja prezent e dyshimeve që 65­vjeçari kishte për të dashurën 36 vjet më të re, kishte sjellë, me sa duket, edhe acarimin e marrëdhënieve në çift deri në krim.

Biznesmeni i farërave bujqësore, Sokrat Shani, 65 vjeç, mbyti të dashurën e tij, Jonida Çanaku, 29 vjeçe, tri ditë më parë. Krimi ndodhi pasi biznesmeni dhe e dashura u takuan e qëndruan së bashku në shtëpinë që motra e Sokrat Shanit kishte në Golem të Kavajës.

Aty biznesmeni mbyti të dashurën, ndërsa të nesërmen, më 15 gusht, në orët e mëngjesit, vrau veten në banesën e tij, në fshatin Krutje, në Lushnjë. Duke qenë se dy protagonistët e lidhjes kanë vdekur, versioni i ngjarjes është mësuar nga dëshmitarët.

Disa foto të publikuara dje nga Policia tregojnë Jonida Çanakun në shtratin ku u gjet e vdekur. Ajo është e zhveshur, ndërsa autori duket se e ka torturuar, pasi viktima ka shenja dhune në gjoks dhe në grykë, si dhe në shpatullën e majtë.



DËSHMITË PËR MOTIVIN

Burime nga Prokuroria e Lushnjës kanë thënë dje për gazetën “Panorama” se, familjarët e viktimës Sokrat Shani kanë shpjeguar se kanë qenë në banesë në katin e parë kur kanë dëgjuar një krismë arme, rreth orës 06:00­06:30 dhe kur kanë shkuar në dhomën ku banonte Sokrati, kanë konstatuar se ishte i shtrirë dhe gjakosur në fytyrë.

Sipas Prokurorisë së Lushnjës, të afërmit shpjeguan se Sokrat Shani prej disa vitesh ka pasur lidhje dhe ka bashkëjetuar me shtetasen Jonida Canaku, lidhje kjo e njohur prej familjarëve të të dyja palëve.

“Prej disa kohësh, kur viktima, Sokrati, fliste në telefon, ata thonë se kanë dëgjuar që debatonte me Jonidën, duke u shprehur ‘pse më tradhton etj.’”,- kanë thënë burimet e hetimit. Sipas tyre, hetimi është duke vazhduar me qëllim sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërsa deri tani, duket se nuk ka pasur dhe nuk ka ndonjë fakt konkret në lidhje me 29­vjeçaren Jonida Çanaku.

Hetuesit dyshojnë se 65-vjeçari mund të jetë fiksuar te ndonjë tradhti hipotetike nga e dashura 36 vjet më e re, për shkak të diferencës së moshës. Burimet e hetimit bëjnë me dije se deri tani nuk ka dalë në dritë ndonjë fakt apo provë konkrete që ta mbështesë këtë pretendim të shfaqur nga të afërmit e Sokrat Shanit apo edhe nga vetë ai./Panorama/
Foto/ “Komisariati Dixhital” funksionon, kapen 2 parcela kanabis

Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, i raportuar në portalin “Komisariati Dixhital”. Asgjësohen 2.011 bimë kanabisi ë dy parcela të hapura rishtas në një zonë të thepisur dhe të pyllëzuar në teritorin e fshatit Peshk të Martaneshit. Shpallen në kërkim dy kultivuesit.

Pas një informacioni të raportuar në Portalin Komisariati Dixhital dhe informacioneve të grumbulluara në rrugë operative, u bë e mundur goditja e rasti të kultivimit të bimëve narkotike dhe konkretisht:

Në vendin e quajtur Xixell të fshatit Peshk, Krastë, në një vend shumë të thepisur dhe të rrethuar me pemë dushku janë konstatuar dy parcela afër me njëra- tjetërn të kultivuara me bimë narkotike. Ati ishin kultivuar 2011 rrënjë kanabis që u asgjesuan me djegie.

Pas hetimeve, u bë shpallja në kërkim e dy shtetasëve si autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike , N.G, 39 vjeç dhe G.P 30 vjeç, banues në fshatin Peshk të Martaneshit.

Dosja në ngarkim te shtetasve N. G. e G.P do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Kultivim i bimeve narkotike’.


Kim Jong letër Putinit: Bashkojmë forcat, të luftojmë armiqtë e pëbashkët
Mediat botërore kanë bërë të ditur se diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i ka dërguar një letër Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, duke i kërkuar që të bashkojnë forcat për të luftuar armiqtë e përbashkët. Gjatë viteve të Bashkimit Sovjetik, Rusia dhe Korea e Veriut mbanin lidhje të ngushta dhe Kremlini mbështeste programin e regjimit komunist të Koresë Veriore.

Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, marrëdhëniet u ndërprenë, por Vladimir Putin ka rizgjuar miqësinë.

Në vitin 2015 Putin ftoi diktatorin Kim Jong Un në një paradë në Moskë, por udhëheqësi i Koresë së Veriut nuk shkoi. Ndërsa tani, Kim Jong, kërkon që të forcojë miqësinë e tij me Presidentin rus.

“Shpreh bindjen se marrëdhëniet e miqësisë dhe bashkëpunimit mes Koresë së Veriut dhe Rusisë, të bazuara në luftën e vështirë kundër armikut të përbashkët, do të zhvillohen në të njëjtën linjë me aspiratën dhe dëshirën e popujve të dy vendeve.

Ju uroj suksese në punën tuaj dhe mirëqenie e prosperitet për popullin tuaj”,- thuhet një njoftimin e Penianit zyrtar.

Në përgjigje, Putin i uroi Kim Jongut shëndet të mirë dhe shpreson që dy vendet të arrijnë prosperitet të përbashkët.

Korea e Veriut ka rritur së tepërmi retorikën e saj kohët e fundit duke akuzuar Shtetet e Bashkuara rë Amerikës dhe duke kërcënuar me sulme bërthamore.
Foto/ Ja çfarë i puthën serbët Vali Corleones kur shkoi te ata...
King Vali Corleone, djali nga Gjilani, i cili njihet më tepër për deklaratat e tij patetike që vështirë se besohen, por që ka shumë ndjekës, së fundmi ka provokuar fansat me qëndrimin e tij në një diskotekë në periferi të komunës së Gjilanit, ku ka dhe serbë.

“Shkova me tre vetura Hummer, Porsche Cayenne i kuq dhe mini Cooper cabrio, isha me shokë, ç'ka ka të keqe, jam në Kosovë e jo në Serbi”,- tregon Corleone, emri i vërtetë i të cilit është Valdrin.

Ai insiston se shkuarja në diskotekat e serbeve do të vazhdohet edhe në të ardhmen, duke shtuar se kjo është qejf, por edhe trimëri.

“Njerëz që takova atje më thërrisnin King, kisha fansa të shumtë serb, kishte nga ata që më kanë puthur shqiponjën në unazën e arit bardhë me të verdhe me gurë të çmuar”,- tregon Corleone.

Sipas King Vali Corleones, fansat serb kryesisht femra, i kanë bërë të ditur se njëra nga këngëtaret më të popullarizuara në serbi, Jelena Karleusa, në këngën e saj “Krim i rad”, personazh të këngës dhe klipit ka King Vali Corleone.

“Kur ja kam shikuar klipin kam kuptuar se kjo këngëtare është fanse e imja absolut, dhe i them asaj Welcome to my world”,- thotë Corleone.


Tepelenë, aksidentohet furgoni me turistë amerikanë, plagoset fëmija

Një mjet me të cilin po udhëtonin rreth 20 turistë amerikanë është aksidentuar në aksin Gjirokastër-Tepelenë.

Turistwt po ktheheshin nga pushimet në Sarandë kur automjeti i cili i transportonte është përplasur me kodrën. Një fëmijë thuhet se është plagosurit krahas 3 grave dhe një burri.

Burimet nga Policia thanë se, turistët vinin nga ishujt e Karaibeve.

Drejtuesi i mjetit, Arben Lame, 46 vjeç nga Fieri, u arrestua menjëherë në vendin e ngjarjes.

Mësohet se furgoni ka dalë nga rruga, duke shkaktuar plagosjen e disa prej personave.

Turistët po ktheheshin nga Saranda dhe dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë përgjumja e shoferit.
Joe Biden sot takohet me kryeministrin dhe presidentin e Kosovës
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka arritur mbrëmë në Kosove

Ai sot do të takohet me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa, ku pas këtyre takimeve do të ketë edhe një konferencë për media.

Derisa, Joe Biden takohet me zyrtarët e shtetit të Kosovës, gruaja e tij Jill do të vizitojë Manastirin e Graçanicës, ku do të takohet me peshkopin Teodosije dhe do të shikojë ambientet e manastirit.

Pasdite bashkëshortët Biden së bashku me nipin dhe mbesën e tyre do të marrin pjesë në emërimin e rrugës nacionale Gjilan-Ferizaj, e cila tani e tutje do të mbajë emrin e Joseph R. “Beau” Biden, III.



Në këtë ceremoni të organizuar nga Qeveria e Kosovës do të mbajnë fjalime nënpresidenti Joe Biden, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Zbardhet raporti i shërbimeve sekrete për kanabisin në Shqipëri
Plot 363 zona janë listuar në raportin sekret të organeve ligjzbatuese në Shqipëri, në të cilat kultivohet kanabisi. Në raportin sekret dhjetë faqesh, i cili është siguruar nga “Shekulli”, është hartuar panorama e plotë e trafikut të lëndës narkotike, e cila sjell miliarda euro fitime. Shqipëria konsiderohet një prej prodhuesve kryesorë të kanabisit në Europë, duke mundur të kalojë mbi një mijë tonë marijuanë në vit. Raporti sekret ka listuar plot 363 zona, në të cilat kultivohet kanabisi. Dokumenti u hartua nga agjencitë ligjzbatuese në Shqipëri, të ndihmuara nga partnerët nga Gjermania dhe Italia, duke dhënë një panoramë të plotë të trafikut të kanabisit. Tendenca e kultivimit ketë vit ka kaluar parashikimet. Kanabisi ka mbuluar jo vetëm lumin e Vlorës, Tepelenën apo malësitë e Dukagjinit, por edhe zona të tëra në juglindje, veri, në Fier, Berat e Skrapar, apo edhe në Mat, Kruje e Dibër. Trafikantët kanë siguruar fara kanabisi që sigurojnë rritje të shpejtë dhe me cilësi. Gjithë sasia e hashashit kalon në perëndim, por këtë radhë, duke ndryshuar edhe rrugët tradicionale. Tonelatat me droge ndjekin itinerarin: Shkodër-Mali i Zi-Serbi-Hungari dhe më pas në Gjermani. Në tregjet perëndimore, marokenët janë drejtuesit kryesore të trafikut dhe ata sipas informacioneve bashkëpunojnë ngushtë me grupet shqiptare. Ato shpërndajnë hashashin ne Itali e Greqi, e më pas dhe në Holandë, Francë, Hungari, Çeki, Austri e Gjermani. Raporti thekson se çdo vit në Europë harxhohen 24 miliardë euro për drogën dhe një pjesë e mirë e këtyre fitimeve u kalojnë grupeve kriminale shqiptare.
Qarku Fier
Në tre vitet e fundit në Qarkun Fier kultivimi i bimës narkotike ka marrë prioritet në të pesë bashkitë që përfshin ky qark: Bashkia Fier, Bashkia Patos, Bashkia Rroskovec, Bashkia Lushnjë dhe Bashkia Mallakastër. Nëse i referohemi territorit të kultivimit vitin e kaluar pothuajse i gjithë territori ka qenë i kultivuar me këtë lloj bime, tendencë e cila gjatë këtij viti do të jetë në rritje. Konkretisht në Bashkinë e Fierit zonat më të prekura kanë qenë fshatrat: Libofshë, Gryk, Pishporo, Cave, Adë, Darëzezë, Kreshpan, Krapes, Vjosë, Gjorgos, Frakull dhe në qytetin e Fierit është kultivuar në sera. Në Bashkinë Patos, zonat më të prekura janë fshatrat: Dukas, Kuqan dhe Patos-Fshat. Në Bashkinë Rroskovec, zonat më të prekura janë fshatrat: Kurjan, Vloshë, Ngjegjan, Mbers, Arapaj, Suk, Strum, Velmisht dhe ka pasur raste të kultivimit në sera. Në Bashkinë Lushnjë, dy vitet e fundit ka marrë prioritet kultivimi i bimës narkotike kanabis-sativa, ku bie në sy kultivimi në sera sikurse edhe në fshatrat: Dushk i Madh, Hysgjokaj, Karbunarë, Grabjan, Krutje e Sipërme, Thanasaj, Zhamë, Thanaj, Toshkëz dhe Mazhaj. Në Bashkinë Divjakë është kultivuar në pyllin e Divjakës, anës lumit Shkumbin dhe në fshatin Rremas. Në Bashkinë Mallakastër, është kultivuar në fshatrat: Kutë, Ninesh, Cerrile dhe Gjerbës.
Qarku Vlorë
Në Bashkinë Vlorë, janë zbuluar parcela të tëra fshatrave të Lumit të Vlorës, Llakatundit dhe Poros. Në Bashkinë Sarandë, fshatrat me kultivim rezultojnë Borsh-Mali Borshit, Fterrë, Çorraj, Sasaj, Lukovë (pjesa malore), Grazhdan, Leshnicë, Navaricë, Theollogo dhe Dhivër. Njësia Administrative Konispol, fshatrat Vorv, Ninat, Markat, Kodrat e Konispolit dhe Shalës. Në Bashkinë Delvinë, fshati Kakodhiq, Lugina e Bistricës, Syri i Kaltër, fshati Dhrovjan, Krongji dhe Qafa e Muzinës. Pllaja e Mesovunit, Qafa e Skërvicës-zona e Luvadhit. Njësia Administrative Vergo-fshatrat Tatzat, Kalas (lugina e lumit Kalas përfshi dhe fshatin Bajkaj), pjesa malore e fshatit Vergo, Kopaçez, Varfaj, mali Sopot.
Qarku Dibër
Në Bashkinë Peshkopi, zonat me më tepër tendencë për kultivimin e bimëve narkotike, në bazë të informacioneve janë: Zona e Lurës,Territori i grykëderdhjes së “Drinit të Zi”, që fillon nga fshat Zalldardhë deri në Maqellare, në malin e Popinares (ish-Komuna Maqellarë) dhe fshati Luzni. Në Bashkinë Bulqizë, zonat e kultivuara janë: Grykëderdhja e lumit të Okshtunit, Fshati Smollik, Fshati Temovë, Krahina c Gollobordës, Fshati Çerenec, Kodra e Danit në Fushë Bulqizë, Krahina e Martaneshit. Në Bashkinë Burrel-Klos, fshatrat e zonës mbi Klosin, Krahina e Macukullit, fshati Gurrë, Mali i Balgjait, zonat kufitare me Malësinë e Krujës.
Qarku Lezhë
Në Bashkinë e Mirditës, pjesa më potenciale për kultivimin e kësaj bime narkotike është ish-Komuna e Kaçinarit, e cila kufizohet dhe me rrethet Lezhë dhe Pukë. Është një zonë që kryesisht kultivon rrushin dhe si e tillë ka burime ujore të mjaftueshme, por dhe me kryesorja se aty ka ndikim ish-kryetari i komunës së asaj zone që u lirua nga burgu me pretendimin që gërhiste natën (Petrit Bardhi). Po në këtë rreth ka informacion se po kultivohet hashash dhe në Zonat e Selitës që kufizohet me rrethet e Dibrës (Lurë) dhe Burrelit. Gjithashtu mendohet që ka kultivim dhe në zonën e Fanit, pjesa që kufizohet me rrethin e Kukhit në të djathtë dhe të Pukës në të majtë, në afërsi të ish-burgut të Spaçit. Në Bashkinë Kurbin, sipas informacioneve, zonat që janë mbjellë dhe po përgatiten për kultivimin e kanabis-sativa janë fshatrat Marsheq, Selit, Skuraj.
Qarku Korçë
Në Bashkinë Korçë, fshatrat Dardhë, Vithkuq, Lekas, Mesmal, Moglicë, Dushar, Foq. Në Bashkinë Pogradec zonat e kultivuara rezultojnë: Njësitë Administrative Dardhas, Velçan, Trebinjës, Hudënisht, Mokër, Guri i Kamjes. Në Bashkinë Bilisht, fshatrat Bickë, Hoçisht, Koshnicë, Arëzë, Vidohovë. Në Bashkinë Ersekë, fshatrat Gjonç, Shemtir, zona e Shelegurit.
Qarku Elbasan
Në Bashkinë Elbasan, zonat e kultivuara rezultojnë Gracen, Tregan, Fushë-Mbreti, Shmil. Në Bashkinë Librazhd, fshatrat Çarrishtë, malet e Stërbles, Mokës, Dëshiran. Në Bashkinë Prrenjas, fshatrat Rrajcë, Hotolisht, Drogostunja, Stëblevë. Në Bashkinë Cërrik, fshatrat Gjylav, Sulov, Grekan, Shalës, Mollas. Në Bashkinë Peqin, zonat e kultivuara rezultojnë Gjocaj, Pajolla, Përparimi. Në Bashkinë Belsh, Kosovë, Gradishtë, Kajan.
Qarku Kukës
Në Bashkinë Kukës, fshatrat e kultivuar rezultojnë Borje, Ninç, Kalaja e Dodës, Surraj, Shikaj, Shëmëri. Në Bashkinë Has, zonat e kultivuara janë: Vranisht, Zahrisht, Metaliaj, Vllahen, Kosturr, Bregu-Liqenit, Bregu-Krumës, Bjeshka e Krumës, Bjeshka Gjinaj. Në Bashkinë Tropojë, zonat më të prekura me kultivim e bimëve narkotike janë: zona Lekbibaj, fshati Brotozhnicë, Lugina e lumit të Gashit, fshati Padesh, fshati Tpla/Degë. Tendencë e njëjtë është edhe për vitin 2016 në të gjithë këto zona. Ka filluar puna për rekrutimin e punonjësve për të përgatitur tokën dhe infrastrukturën për kultivim e bimëve narkotike. Personat që e kultivojnë janë me banim në Tropojë, Tiranë e Durrës dhe po kërkojnë toka në thellësi të pyjeve për të mos qenë prona të regjistruara. Tani për tani farat e kanabis-it i kanë hedhur në gota plastike dhe i kanë vendosur në sera në mënyrë që pas rreth dy-tre javësh t’i mbjellin në gropat tashmë thuajse të hapura. Nga Komani deri në Fierzë në anën e Drinit zonë e Tropojës, ka bashkëpunim me kultivuesit në anën tjetër të Drinit zonë e Shkodrës dhe e Pukës.
Qarku Tiranë
Në Bashkinë Tiranë zonat e kultivuara rezultojnë: Petrelë (fshati Hekalit), Kërrabë (fshatrat Farkë dhe Lundër), Mnere, Bovillë, Tapizë e Vogël, Shëngjergj, Zallbastar, Qafë Mollë, Herraj, Tujan. Zona Dajt ka
filluar mbjellja në sipërfaqe të vogla, në zonën e Pezës me tendencë të madhe kultivimi. Në zonën Zall Dajt në fshatin Fag ku kultivimi rezulton të jetë masiv. Njësia Administrative Shijak, Komuna Xhafzotaj (kryesisht në Shetel dhe nëpër sera brenda avllive)
Qarku Shkodër
Në Bashkinë Vau i Dejës, zonat ku është kultivuar bima narkotike kanabis-sativa janë: fshati Dush, vendin e quajtur Mashën dhe në afërsi të fshatit Ferth, në afërsi të përrenjve. Në fshatin Gomsiqe,100 metra sipër rrugës kryesore një pyll me pisha. Në fshatin Karmë e Sipërme, në zonë të pyllëzuar jo shumë larg zonës së banuar. Në fshatin Koman sipër hidrocentralit në pyllin sipër tij. Në fshatin Lisen, në pyll në afërsi të Liqenit Vau Dejës. Në fshatin Vjerdhë, në pyll në afërsi të Liqenit Vau i Dejës. Në ishullin e Shurdhahit në Liqenin Vau i Dejës. Në fshatrat Melgushë, Mnelë e vogël dhe pothuajse në të gjitha lagjet Mnelë e Madhe, në zona të pyllëzuara dhe në disa lagje të fshatit Vig në zona të pyllëzuara. Në fshatin Shpor dhe Mazrek, në pyjet e fshatrave, zona të nxehta për kultivimin e bimëve narkotike. Në zonën Shllak, në vendet e quajtura pylli i Benës, sipër rrugës kryesore dhe poshtë rrugës kryesore në hyrje të fshatit Shllak Qendër dhe pylli Ukbibaj. Në zonën e Temalit në pyjet e fshatrave Kllogjen, Malagji, Telume, Kishë Arrë, Vilë dhe Toplanë, zona të nxehta për kultivimin e bimëve narkotike. Në Bashkinë Shkodër, zona e Dukagjinit në pyjet e fshatrave Prekal, Sume, Kir, Pult, Shosh, Ndreaj, pothuajse gjithë fshatrat e bregut të lumit, zona të nxehta për kultivimin e bimëve narkotike. Në pyjet e fshatrave Kullaj, Ura e Shtrenjtë, Dragoq, Potribë. Në fshatin Rragam, fshati Sheldi i Gurit të Zi, fshati Dajq i Bregut të Bunës, fshati Shirq, Velipojë, Qas, Bregu i Bunës, Melgushe, Stajkë. Në Bashkinë Koplik (Malësia e Madhe) zonat ku është kultivuar bimë narkotike: Bjeshkët e Bogës, Qaf Thore, Bjeshkët e Dojcave, Bjeshkët e Kurrilave Dedaj, Bjeshkët e Repishtit, Bjeshkët e Rrjellit, në lagjen Culaj, fshati Bajzë, pylli i Kosanit, fshati Zagore, bjeshkët e fshatit Broje, bjeshkët e fshatit Vukël, bjeshkët e fshatit Nikq, bjeshkët e fshatit Selcë, bjeshkët e fshatit Vermosh, fshati Hot në afërsi me kufirin me Malin e Zi, bjeshkët e fshatit Kastrat, vendi i quajtur bjeshkët e Fushë-Zezë sipër zonës turistike të Razmës, në disa fshatra në bregun e liqenit të Shkodrës në zonën e Malësisë së Madhe. Në Bashkinë Pukë, zonat më të prekura për kultivimin e bimëve narkotike gjatë vitit 2015 kanë qenë: Zona Korthpules, Vrrithit e Kaftallës, zona Kaçinari, Rras Kushnen, Mesul, Mushtë, Tuq, Kodër e Keqe, Zona Karmes e Komanit, Zona e Sapaqit, Brebulla, Mërturë, Berishë e Epër, Zona e Qafës Tmugut, Fletit, Kurorë-Dardhës dhe Stanët e Mziut. Tendencë e njëjtë është edhe për vitin 2016 në të gjitha këto zona. Ka filluar puna për rekrutimin e punonjësve për të përgatitur tokën dhe infrastrukturën për kultivimin e bimëve narkotike. Personat janë me banim në Shkodër, Durrës e Tiranë dhe po kërkojnë toka në thellësi të pyjeve për të mos qenë me prona të regjistruara. Nga Komani deri në Fierzë në anën e Drinit Zonë e Pukës ka bashkëpunim me kultivuesit në anën tjetër të Drinit, Zonë e Shkodrës. Ky informacion ka më shumë se dy burime.
Qarku Berat
Në Bashkinë Berat, kemi informacion se zonat që kanë tendencë për kultivimin e bimëve narkotike kanabis-sativa, janë zona të thella, kodrinore dhe jo shumë të banuara. Konkretisht: Njësia Administrative Terpan: zona e Ballovit, pjesa kodrinore e tij dhe luginat e përrenjve. Njësia Administrative Thinjë*: Fshati Velçan, zona Osmenzez. Njësia Administrative Cukalat*: Fshati Sinjë, zona e Allambzezit dhe në serat e fshatit Cukalat. Njësia Administrative Roshnik: fshatrat Dardhë, Qafë-Dardhë, Roshnik gjithashtu dhe në territorin e fshatit Kapinovë në pllajat e malit të Tomorrit. Në Bashkinë Kuçovë, Njësia Administrative Lumas në pjesën kodrinore dhe luginat e përrenjve të fshatrave Luzaj dhe Sarafel. Në Bashkinë Skrapar, zona të kultivuara rezultojnë fshatrat Turbohovë, Potom, Konak, Kakruk, Vendresh, Dobrush, Therepel, Bogovë, Novaj. Qarku Gjirokastër. Në Bashkinë Tepelenë vitin e kaluar ka patur një kultivim masiv të bimës narkotike kanabis-sativa në të gjithë territorin e këtij rrethi. Por dhe ky vit nuk bën përjashtim, madje është dyfishuar tendenca e kultivimit. Zonat më të theksuar në kultivim janë: Fshatrat Progonat (në malin e Këndervicës, konkretisht vendi i quajtur Hon dhe në fshatin Lekdush), Gusmar, Nivicë (në zonën e quajtur Llufa), Rexhin. E gjithë lugina e lumit Bënçë. Njësia Administrative Lops (Dhemblan): në fshatin Dhemblan dhe në kodrat e fshatit Dorz, në fshatin Turan. Njësia Administrative Buzë: Në kodrat e Selcës dhe fshatit Buz si dhe në luginën e përroit Selc. Njësia Administrative Luftinjë: Në fshatin Zhapokik, Arrëz, Curril, Luftinj. Njësia Administrative Qesarat: Në kodrat e Qesaratit, fshatit Shalës. Njësia Administrative Krahës: Në fshatin Kalivaç, në kodrat e Krahësit
një (1) dhe Krahësit dy (2). Në fshatin Toç dhe luginën e Vjosës. Në Bashkinë Kamëz, Qinam, Çerkez, Zall-Herr, si dhe pjesa e malit që kufizohet me rrethin e Krujës. Në Bashkinë Vorë, zona Kuç. Në Bashkinë e Kavajës, zonat e kultivuara janë, Helmës, Golem-fshat, Maskuri, Sineballaj, Rrogozhinë, Vilbashtovë dhe Lekaj.
Dikur Lazarati, tani “kryeqyteti i kanabisit” është Shkodra.
I listuar si një qark problematik, Shkodra është fokus të kontrolleve të Policisë së Shtetit për kultivimin e lëndëve narkotike. Kultivuesit janë shpërngulur në zonat e thella malore. Po hapin territore dhe po i bëjnë gati dhe janë në fazën e hedhjes në tokë të bimës narkotike. Ka mënyra të ndryshme që edhe personat që mund të informojnë të mos identifikohen. Sidomos në zonat e varfra ku nuk ka mundësi tjetër ky fenomen është më i shtuar. Në qarkun Shkodër zonat problematike vijojnë të mbesin Malësia e Dukagjinit, Ternali dhe Shllaku, si dhe njësia administrative e Rrethinave bashkë me disa fshatra të Nën Shkodrës.
Në Shkodër dobët zbulueshmëria, përgjegjësit llogari
Bimët narkotike në këtë zonë vijojnë të kultivohen në raste të shumta, por se zbulueshmëria e rasteve e rasteve është e ulët. Shkodra duhet të hiqet nga harta e kultivimit të kanabisit, pasi Shkodra është qarku me rriskun më të lartë. “Kultivimi i bimëve narkotike në Shkodër vijon të mbetet evident. Zbulueshmëria është akoma në nivele të dobëta nga ana e policisë. Duhet të hiqet nga harta rajoni i Shkodërs, pasi është qarku me riskun më të lartë. Terrenet e thyera favorizojnë kultivuesit”. Këtë vit ka një tendencë në rritje të kultivimit të kësaj bime dhe shkak për këtë është terreni mjaft i thyer malor dhe bashkëpunimi jo efiçent midis policisë dhe pushtetit lokal. Harta e parcelave me kanabis është zgjeruar. Dy vjet nga operacioni që çoi në “rënien e Lazaratit”, bima narkotike po mbillet në të gjithë vendin, në të gjitha qytetet. Në dijeni të zgjerimit të zonave kultivuese, fenomeni është rritur dukshëm jo vetëm në sipërfaqe. Të dhënat flasin edhe për ndryshimin e teknikave të kultivimit. Në disa raste janë improvizuar edhe laboratorë me përdorim të energjisë elektrike, tunele me ngrohje dhe ndriçim si dhe sera.
Kultivimi i drogës në tokat e shtetit, mbjellja në tunele, sera e magazina
Kultivuesit e bimëve narkotike të cilët kohët e fundit po e kultivojnë lëndën narkotike dhe në tunele e sera. Sipas informacioneve rezulton se në pjesën më të madhe të rasteve kultivuesit e bimëve narkotike
shfrytëzojnë për këto qëllime sipërfaqe toke në pronësi publike. Një tjetër shqetësim i ngritur që kërkon angazhimin është dhe fakti se kohët e fundit është vërejtur një tendencë e kultivimit të bimëve narkotike në tunele, ambiente të mbyllura, magazina, serra, si dhe laboratorë nëpërmjet energjisë elektrike.
Si zbulohen sipërfaqet e mbjella me kanabis me fotografim nga ajri
Sipas partnerëve italianë plantacionet e drogës në Shqipëri janë dyfishuar brenda dy viteve. Sipas tyre biznesi kriminal i kanabisit që qarkullon miliarda euro, për herë të parë e ka thyer murin e 1 mijë tonëve në vit. Raporti i Guardia di Finanza-s, që thotë se në Shqipëri në vitin 2015 kishte plot 1200 plantacione droge. “Nëse në vitet 2013/2014, kryeqyteti ndërkombëtar i kanabisit ishte Lazarati, tani gjërat kanë ndryshuar, klanet janë spostuar në zonën e Shkodrës më të vështirë për t’u kontrolluar. Në vitin 2015 janë zbuluar 243 mijë bimë kanabis gjatë aktivitetit që ka sjellë shfrytëzimin e 15.83% të territorit shqiptar. Numrat janë në rritje në krahasim me vitin e kaluar kur ishin 815 plantacione dhe 165 mijë bimë. Në vitin 2013 ishin 305 plantacione dhe 81.300 bimë kanabisi në një sipërfaqe prej 12.5% të
Shqipërisë”, citon ajo. Në raport thuhet gjithashtu se situata po monitorohet me kujdes jo vetëm nga Italia dhe BE, por edhe nga SHBA. Raporti vjetor i Departamentit të Shtetit thotë se Shqipëria mbetet një vend burimi për marijuanën dhe një pikë tranziti për kokainën dhe heroinën.
Narkotikët të përhapur në Jug
Kultivimi dhe trafiku i narkotikëve është bërë shqetësues për zonat e jugut të vendit tonë, kryesisht në zonat malore dhe kodrinore apo dhe në zona të cilat nuk ka pasur raportime që të jenë përdorur më parë nga kultivuesit e hashashit për kultivimin e marijuanës në zonat malore më Jug të Shqipërisë. Të dhënat flasin për mjaft vatra të mbjella me marijuanë, sidomos në malësinë e Tepelenës. Në disa operacione organizatorët i shpëtuan arrestimit, ndonëse u bllokuan sasi te mëdha bimësh narkotike. Shqipëria vazhdon të jetë sipas analistëve të sigurisë një vend i origjinës së kultivimit të marijuanës, e cila vit pas viti prodhon një zinxhir efektesh kriminale. Vitin e shkuar është parë me shqetësim investimi i krimit të organizuar në mbjellje dhe ruajtje vatrash me marijuanë në zona të ndryshme të vendit dhe më pas organizimin e transportimit të marijuanës kryesisht drejt dhe Greqisë fqinje, por edhe vendeve të tjera Europiane.
Trafikantët, monitorim parcelave me dron
Droni është mjeti më i fundit që po përdoret pasivisht nga trafikantët e drogës për të monitoruar mbarëvajtjen e punës në plantacionet e mbjella me drogë. Trafikantët kanë nisur të përdorin dronin për të filmuar nga ajri parcelat e drogës, me qëllim pasjen në dijeni se kush hyn dhe kush del nga plantacionet. Përmes dronit, trafikantët përpiqen të kenë nën kontroll situatën dhe të sigurohen se çdo gjë në parcelat e tyre po shkon më së miri. Kjo metodë, përdoret krahas rojeve të armatosura që trafikantët kanë vendosur për të mbrojtur dhe mbajtur të sigurta plantacionet e tyre. Ky fenomen është hasur në Bashkinë e Krujës, por po përhapet me shpejtësi në të gjithë territorin e vendit. Të dhënat tregojnë pesëfishimin e sipërfaqes së mbjellë me kanabis sativa, shtrirjen e këtij fenomeni në të gjithë territorin, si dhe për faktin që grupet kriminale po përdorin një farë të veçantë, vietnameze, çka mundëson kryerjen e ciklit të plotë në 45 ditë.
Të dënuar, 700 persona
Për 12 vjet në Gjykatën e Krimeve të Rënda janë shpallur fajtorë për trafik droge 700 persona. Këto shifra tregojnë se Shqipëria vijon të jetë një problematikë për drogën, jo vetëm si vend origjine. Nga tiparet e çështjeve vërejmë se karakteristikat e këtij fenomeni kriminal, sepse Shqipëria veçse një vend origjine për kanabisin, përdoret edhe si rrugë kalimi për heroinë dhe kokainë.
“Shqipëria, një prej prodhuesve kryesorë të kanabisit”
Shqipëria vijon të mbetet një prej prodhueseve kryesore të kanabisit në Europë, pavarësisht operacioneve për shkatërrimin e dhjetëra hektarëve të mbjellura me bimë narkotike në Lazarat gjatë verës së vitit 2014. Në dokumentin ë lëshuar nga kjo Qendër theksohet se situata mund të ketë ndryshuar disi me operacionet e kryera, por Shqipëria, së bashku me Serbinë, Bullgarinë dhe Kosovën, mbeten një prodhues masiv i kanabisit. Destinacionet kryesore të tregtimit të kësaj lënde narkotike janë Greqia, Italia, Holanda, Hungaria, Republika Çeke si dhe Austria. Megjithatë, theksohet se kanabisi shqiptar tregtohet si një sasi të konsiderueshme edhe në Francë e në Gjermani. Raporti komunikon se trafikantët më të mëdhenj të kanabisit në Europë janë ata marokenë, të cilët garantojnë transportin si dhe shitjen në tregjet e kontinentit të vjetër. Raporti komunikon se në shumicën e rasteve, këta trafikantë bashkëpunojnë me prodhuesit shqiptarë. Në terma të përgjithshme, raporti gjykon se europianët shpenzojnë çdo vit 24 miliardë euro për drogëra të jashtëligjshme. Zyrtarët kanë gjykuar se kjo shifër është shqetësuese dhe se është mjaft e nevojshme të merren masa sa më shpejt për të paralizuar rrjetet e trafikut të lëndëve narkotike.
Azi, rrëmbehet anija cisternë malajziane me 900 mijë litra naftë

Një anije cisternë malajziane që mbante 900 mijë litra naftë është rrëmbyer dhe nxjerrë përtej ujrave indoneziave, njoftuan sot zyrtarët e Marinës së Malajzisë për BBC.

Agjensia e Detare e Malajzisë njoftoi se “Vier Harmoni” dyshohet se është marrë në ujërat e portit Kuantan dhe anija tani mund të ndodhet përtej ishullit indonezian Batam.

Ngarkesa e saj thuhet se vlen mbi 392 mijë USD.



Suedia redukton orarin e punës, jo më 8 orë në ditë
Në përpjekje për të rritur efektivitetin dhe për t’i bërë njerëzit të lumtur, Suedia po ndryshon orarin zyrtar të punës, nga 8 në 6 orë në ditë, raporton Independent.

Sipas Science Alert, punëdhënësit në të gjithë vendin po e përqafojnë këtë ndryshim me qëllim që të përfitojnë më shumë nga koha e shkurtër e punës dhe t’i sigurojnë njerëzit që të kenë energjinë e duhur për shijuar jetën e tyre private.

Qendra “Toyota” në Gothenburg, qyteti i dytë më i madh i Suedisë e ka aplikuar 6 orarëshin e punës që prej 13 vitesh dhe për rrjedhojë stafi i saj është më i lumtur dhe fitimet janë rritur.

“Dita 8 orëshe e punës nuk është aq efektive sa dikush mund të mendojë,” është shprehur Presidenti i Fast Company,Linus Feldt.

Sipas tij të jesh i përqëndruar në një punë të caktuar për 8 orë me rradhë është një sfidë e madhe. Në të njëjtën kohë është e vështirë të menaxhosh jetën private jashtë punës.

Rrëmbehet në restorant djali i “El Kapo”, Lordit të drogës meksikane
Paraditen e hënën, shtatë persona të armatosur sulmuan restorantin më të madh në plazhin turistik të Puerto Vallartas dhe rrëmbyen 6 anëtarë të bandës më të frikshme të drogës në Meksikë

29-vjeçari Jesus Alfredo Guzman, i biri i “El Kapo”, Lordit të drogës meksikane, ishte në mesin e gjashtë njerëzve të rrëmbyer, ka thënë Prokurori i Përgjithshëm Eduardo Almaguer në një konferencë shtypi të martën.

Kapo Guzman, i cili është në burg, udhëhoqi kartelin e drogës “Sinaloa”për vite me rradhë.

Ai kërkohet nga ana e SHBA nën akuzat e trafikut të drogës.

“CNN” raporton se, rrëmbimi është goditja e fundit që i vuri shqelmin përpjekjeve të Guzman për të ruajtur dominimin kartelit të drogë së “Sinaloa”, mes sfidave në rajon nga karteli rival.

Trump justifikon vrasjen e afrikano-amerikanëve, mbron policët

Kandidati presidencial Republikan Donald Trump ka reaguar për të shtënat e fundit fatale të policisë kundrejt afrikano-amerikanëve duke thënë provat fillestare sugjerojnë se vrasja e një afrikano-amerikani nga policia në Milwaukee ishte e justifikuar.

Vrasja e Sylville Smith në një lagje të banuar kryesisht nga afrikano-amerikanët të shtunën çoi në protesta masive.

“Ne duhet t’i bindemi ligjeve nëse duam të kemi ende një shtet”,- tha Trump për “Fox News” pasi vizitoi policinë e qytetit.

Ndërkohë theksojmë se një varg i të shtënave fatale nga ana e policisë mbi njerëzit e zinj kanë ndezur demonstrata në të gjithë SHBA.

Protestuesit thonë se policia është e gatshme të përdorë forcë vdekjeprurëse kundër afrikano-amerikanëve.

Në incidentin e fundit 23 vjecari Smith, u ndalua nga policia dhe më pas u qëllua për vdekje.

Zyrtarët thanë se ai u qëllua për shkak se ai mbante një pistoletë pa leje dhe kishte refuzuar ta dorëzonte atë.

“Oficerit të policisë iu vu arma në kokë, gjoja për ta qëlluar”,- tha Trump nga ana tjetër.
Edhe Valdet Rama e Besart Berisha drejt Kosovës

Pas Milot Rashicës, Alban Mehës dhe Herolind Shalës, përfaqësueses së Kosovës priten ti bashkohen edhe dy lojtarë të tjerë, që në të kaluarën kanë mbrojtur ngjyrat kuqezi.

Bëhet fjalë për mesfushorin Valdet Rama dhe sulmuesin Besart Berisha. Pasi i dha fund karrierës te Munchen 1860, Rama tashmë zgjedh të përfaqësojë Kosovën. Për herë të fundit, mesfushori 28-vjeçar ishte i grumbulluar me kuqezinjtë për sfidën e 15 Qershorit 2015, në fitoren 1-0 të Shqipërisë ndaj Francës, miqësore në të cilën u aktivizua në minutën e 56-të si zëvendësues i Ermir Lenjanit.

Gjatë kualifikueseve të Kombëtares drejt marshimit historik në Euro 2016, Valdet Rama luajti vetëm 8 minutat e fundit të sfidës së barazuar 1-1 në shtëpi me Danimarkën më 11 Tetor 2014. Ecuria në Kombëtare e lojtarit që në edicionin e kualifikueseve drejt Botërorit Brazil 2014 ishte titullar i padiskutueshëm, u ndikua nga dëmtimet e shumta. Valdet Rama vendos të largohet nga Shqipëria, pas 14 ndeshjeve të luajtura me fanellën kuqezi, ku ka shënuar 3 gola, shkruan Supersport.

Mesfushori u bind ti bashkohet Kosovës në kualifikueset e Botërorit Rusi 2018 pas takimit me trajnerin Bunjaki, ndërsa për çështje orësh do të paraqesë zyrtarisht kërkesën në Federatën e Kosovës dhe në zyrat e FIFA-s. Në radhët e Kosovës do të aktivizohet edhe Besart Berisha, sulmuesi që me golat e tij ka çmendur Australinë, ku është shpallur edhe tre herë golashënuesi më i mirë në A-League. 31-vjeçari nga Prishtina ka pranuar të përfaqësojë vendlindjen, pasi mbeti jashtë finaleve të Kampionatit Europian.

Edhe pse kishte shprehur dëshirën ti bashkohej Shqipërisë në Francë për herë të parë prej 14 Tetorit 2009, trajneri Gianni De Biasi nuk e mori parasysh kërkesën, pasi më parë Besart Berisha refuzoi ftesat e vazhdueshme të trajnerit për të luajtur në kualifikueset e Euro 2016, me argumentin se distanca për udhëtimet nga Australia drejt Shqipërisë ishte tejet e madhe./TCh/


Foto/ Joe Biden në Kosovë, me një dhuratë për Majlinda Kelmendin

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka dekoruar me Stemën Shtetërore kampionen olimpike, Majlinda Kelmendi.

Biden ka mbërritur sonte në Kosovë dhe në pritje të tij në Aeroportin Adem Jashari ishte edhe kampionja olimpike Majlinda Kelmendi.

“Joe Biden Nënkryetar Amerikan jep dekoratë Stemën Shtetërore për Majlindën gjatë zbritjes në Aeroport. Përgëzoj Kampionen tonë dhe ja prezentoj Majlindën nipave të tij si Heroina e Vendit tonë”, ka shkruar Driton Kuka në Facebook.

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, bashkëshortja e tij, Jill Biden, nipi dhe mbesa u pritën nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me bashkëshorten Lumnijen, ambasadori amerikan Greg Delawie, ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, si dhe kampionia olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendi.
Foto/ Protesta e shqiptares në Gjermani kundër ferexheve

Zana Ramadani është një shqiptare e cila jeton në Gjermani. Ajo i ka shprehur haptas pikëpamjet e veta përmes fotografive që po i shpërndan në internet.

Ajo shquhet për pikëpamjet e saj për të drejtat e grave dhe ato të privuara nga liria e ferexhesë.

Ajo përmes fotografive kontroverse përpiqet të jepe mesazhe për lirinë themelore të grave.

Së fundmi Zana ka publikuar një foto ku shfaqet e mbuluar me ferenxhe nga lart dhe e zhveshur nga poshtë, një foto që vjen si formë proteste kjo, por që pritet të hapë jo pak polemika.

Foto/ Një shqiptare në Gjermani proteston kështu kundër ferexheve

Foto/ Rama stolis me palma Lushnjën, qytetarët duan ujësjellës
Foto/ Pas autostradës, Rama stolis me palma edhe hyrjen e Lushnjës
Kryeministri Edi Rama, edhe pse me pushime në Dhërmi, nuk ka harruar pa rifreskuar profilin e tij në Facebook, ku vetëm pak minura më parë ka rreklamuar një tjetër punë të bërë nga qeveria e tij, kësaj here në Lushnjë.

Në kuadër të projektit të “Rilindjes Urabane” Rama ka sjellë për ndjekësit e tij në Fb, një set me foto nga hyrja veri-perëndimore e qytetit myzeqar, e cila ende në rikonstruksion është stolisur sëfundmi me palma, njësoj si autostrada Tiranë-Durrës.

Hyrja në Bashkinë e re të Lushnjës, e transformuar nga një shteg rrënimi plot gropa, baltë e pluhur dhe ndërtime të paligjshme, në një segment me shije e cilësi europiane��



Foto/ Ajo pëlqen vetëm bikinit dhe basketbollin

Modelja amerikane nga Miami, Lyna Perez ka dy pasione, veshjet në bikini dhe lojën e basketbollit.

Ajo po mahnit me fotografitë e saj ndërkohë që po mahnit me pozat e saj në rrjetin social “Snapchat”.

Më poshtë mund t’i shikoni disa fotografi të nxehta të bukuroshes në fjalë./Olle/




18/08/2016/.......................................

Turqi, sulme ndaj stacioneve të policisë, 6 të vdekur

Dy sulme janë kryer sot në Turqi kundër dy stacioneve të policisë në lindje të vendit, duke shkaktuar në tërësi vdekjen e të paktën 6 personave dhe plagosjen e mbi 220 të tjerëve.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale. Për momentin nuk është e qartë se sa janë policët dhe civilët e vrarë dhe ende nuk ka patur një marrje përsipër të përgjegjësisë.

Njëra nga sulmet u krye ndaj selisë qendrore të policisë në Elazig, në lindje të Turqisë, saktësojnë autoritetet.

Një ditë më parë, një shpërthim i ngjashëm u krye ndaj një tjetër komisariati policie në provincën lindore Van, ku mbetën të vdekur 6 persona./TCh/
Foto/ Beyonce hidhet në det nga mbi 10 metra lartësi nga jahti i saj

TMZ publikoi disa pamje te Jay Z dhe mbretëreshës Bey duke u relaksuar në Sardenjë me superjahtin e tyre të preferuar, Galactica Star, të cilin e kishin marrë me qera.

Por në vend që të marrë rreze dielli apo të konsumojë ndonjë pije verore siç jemi mësuar të shohim, diva e muzikës ishte në kërkim të adrenalinës.

Beyonce u hodh nga kati i sipër i jahtit drejt e në ujë, në një lartësie që në më të paktën është 10 metra. Por asaj nuk iu drodh qerpiku.



Foto/ Arrestohen dy maqedonas në Elbasan, policia zbulon 101 gr. heroinë në “Jaguarin” e tyre
Dy maqedonas, 35 – 38-vjeçarë, janë arrestuar nga Policia e Elbasanit pasi iu gjetën 101 gr heroinë në makinën me të cilën po udhëtonin.

Policia njoftoi se iu vunë prangat Vlase Tanaskoski, 35 vjeç, banues në Strugë të Maqedonisë dhe Aleksandër Trajkoski, 38 vjeç, edhe ai banues në Strugë Maqedoni.

Këta shtetas, u arrestuan nga efektivat e policisë, pasi në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në afërsi të fshatit Hotolisht, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Jaguar” me targa SU0158AC, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

101.20 gramë, lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit kokain.

6 telefona

10 karta SIM

Një sasi dinarësh Maqedonas

Automjetin tip “Jaguar” me targa “SU0158AC”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 283/a dhe 25 të Kodit Penal.

Burg për gazetarët, riformulohet neni 13 për Prokurorinë e Posaçme
Pas kritikave nga gazetarët, ekspertët do të riformulojnë nenin 13 të ligjit për Prokurorinë e Posaçme që do të krijohet në kuadër të reformës në drejtësi.

Sipas nenit 13, gazetarët që investigojnë punën dhe veprimtarinë e SPAK dënohen deri në 3 vite burg.

Kjo gjë shkaktoi reagime të shumta dhe të Shoqatës së Gazetarëve, e cila ditën e djeshme iu drejtua Kuvendit për të mos miratuar këtë pr/ligj, që cënon lirinë e medias. Pas kësaj, deputët dhe ekspertët vendosën që të riformulojnë këtë nen pasi shkakton keqkuptime.

Ja neni 13 që dënon gazetarët me 3 vite burg nëse investigojnë SPAKU-n:

Neni 13, pika 3,: “Çdo lloj influence e papërshtashme e ushtruar mbi punën e prokurorëve të posaçëm apo aktivitetin e tyre mbi çështje konkrete përmes autoriteteve publike, mediave apo çdo mënyre apo personi tjetër që ndikon mbi pavarësinë e prokurorëve gjatë ushtrimit të detyrave të tyre, ndalohet dhe dënohet me ligj”.

LSI: Vettingu për lirinë e mediave i papranueshëm, s’ishte në draft
Nënkryetari i LSI-së dhe anëtar i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Petrit Vasili, deklaroi sot se neni 13 në ligjin për Prokurorinë e Posaçme që cënon lirinë e medias, nuk ka qenë në draftin që ka kaluar në komision.

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili është shprehur “i surprizuar” nga neni 13 i SPAK, që mund të përfshijë edhe vettingun e mediave.

Ai deklaroi për mediat se, futja e tij është bërë fshehurazi.

"Jjam i surprizuar nga neni 13 i SPAK. Ky paragraf nuk ka qenë në draftin e kaluar në komision. Ky paragraf i nenit 13 është i papranueshëm”,- tha Vasili.

Ai ka theksuar se, nuk ka institucion të pakritikueshem në demokraci.

“Nuk ka institucion të pakritikueshëm në demokraci. Liria e medias përbën një dimension jetik në demokraci. Do të kërkoj në komision heqjen e këtij paragrafi të papranueshëm",- u shpreh Vasili.

Por deklarata e tij se neni është futur fshehurazi, pa dijeninë e deputetëve dhe pasi ligji ka kaluar, përbën një rast flagrant. Shoqatat e gazetarëve kanë reaguar ashpër dhe kanë kërkuar mosvotimin e këtij neni.

Vettingu për lirinë e mediave/ LSI: i papranueshëm, s’ishte në draft

Dështon Harito. Zero progres në projektet për shërbimet ndaj qytetarit
Në shtator të vitit 2015 kur nënshkroi një kredi me Bankën Botërore për modernizimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, kryeministri Edi Rama tha plot siguri se tashmë radhët do të lehtësoheshin dhe niveli i korrupsionit do të ulej ndjeshëm.

Por ngritja e qendrës “One Stop Shop” për mbi 300 shërbime, e parashikuar për t’u realizuar për këtë vit nga ministria e Inovacionit, e drejtuar nga Milena Harito, ka dështuar. Progresi i realizimit të saj është zero përqind. Projekti është drejt dështimit të plotë.

Progres – raporti i ecurisë së projekteve vjetore për 2016 i publikuar nga Këshilli i Ministrave e dëshmon këtë.

Janë edhe 3 projekte të tjera që janë drejt dështimit të plotë.

Zero përqind është edhe progresi për ndarjen e FO/BO në kuadër të standardizimit të ofrimit të shërbimeve publike, ngritja dhe përmirësimi i kanaleve të informimit të qytetarëve për shërbimet publike dhe standardizimi i ofrimit të shërbimeve publike në sportele, siç e tregon tabela e mësipërme.

Progres me 57% deri më 30 qershor 2016 ka patur vetëm në shtimin e shërbimeve elektronike në portalin qeveritar e-albania./Lapsi.al/


Skandal në Prishtinë/ Turqit heqin Gjergj Kastriotin nga shkolla dhe ngulin flamurin me hënë e yll

Një firmë turke, e cila e kishte fituar tenderin për të lyer shkollën fillore “Elena Gjika, e cila është në Prishtinë, e ka hequr portretin e Gjergj Kastriot duke e zëvendësuar me një orë me dizajnin e flamurit turk. Këtë gjë e pretendon drejtori i “Kosovafilm”, Gani Mehmetaj.

Mehmetaj përmes një statusi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se një firmë turke në çdo klasë të shkollës “Elena Gjika” e ka vënë nga një orë muri me flamurin e Turqisë dhe e ka hequr portretin e Gjergj Kastriotit.

Sipas tij, arsimtarët e shkollës kanë reaguar ashpër duke kërcënuar se do të protestojnë dhe nuk do të lejojnë që nxënësit të futen në ato klasa ku është hequr portreti i Skënderbeut.



Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   264   265   266   267   268   269   270   271   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish