Nga Blendi Fevziu
Kishte vendosur të kalonte pushimet në Shqipëri! Kishte sfiduar rreziqet e paralajmeruara dhe skepticizmin që e shoqëron këtë destinacion; kishte vendosur t’i kalonte ato pak ditë duke notuar në ujrat e mrekullueshme të jugut të Shqipërisë; midis detit turkuaz dhe maleve të larta që prodhojnë një pamje mahnitëse. Ai do të kishte qenë me siguri një fans i madh i Shqiperisë dhe i bukurive tona, sikur ky vend që zgjodhi me aq besim të mos kthehej ne varrin e tij.
Kështu mund të përshkruhet pak a shumë historia tragjike e kësaj mesdite në Himarë, kur Denis Kaiumov, një shtetas rus, nga Shën Petërsburgu, që po notonte ne det, u masakrua nga një motorr uji ose gomone. Nga ato që vërtiten kërcënuese, cdo ditë, cdo orë, në ujrat e mrekullueshëm të Jugut. Që thyejnë cdo rregull, cdo ligj, cdo masë sigurie dhe që në shumicën e rasteve, drejtohen nga djemtë dhe vajzat e përkëdhelura të njerëzve të fuqishëm të këtij vendi.
Atyre që njihen si të paprekshëm dhe që besojnë se ligji nuk ekziston dhe nuk ka vlerë për ta. Turisti i huaj që notonte në det, është goditur dhe lënë aty, pa ndihmën e parë, pa e transportuar në spital, ndërsa motorristi vrasës është larguar pa lënë gjurmë, duke kryer kështu një krim të dyfishtë. Goditjen e notarit dhe braktisjen e tij në gjendje të rëndë, pra fshehjen e krimit. Nëse ai do kishte ndaluar ta conte në spital, i ndjeri mund të ishte ende gjallë sot.
Historia ishte tronditëse dhe befasuese për shumë vetë, por jo për mua. Si një notar i distancave të largëta në ujrat e bregut, në 3 vitet e fundit më shumë shpenzoj kohë për t’u ruajtur nga motorrët e tërbuar se sa notoj në destinacionin tim. Që prej 30 vitesh notoj gjithnjë në të njëjtën distancë, thuajse 50 metra nga bregu, paralel me të, dhe jam bërë jo rrallë dëshmitar i tmerrit që notarët apo familjarët provojnë nga performanca e cmendur e adoleshentëve mbi motorrë uji. Ecin me 50 milje në orë, 12 – 15 metra nga bregu, për t’i lënë më shumë mbresë vajzave që janë aty, apo që shokët e tjerë ti filmojnë për snapchat.
Futen midis zonave të rrethuara të plazheve private duke bërë rrotullime spektakolare, sikur janë pilotë të garave ekstreme dhe jo pushues si gjithë të tjerët. Janë bërë një kërcënim konstant, në shkelje konstante të ligjit. Si në gjithë botën edhe në Shqipëri, vendnisja e tyre duhet të jetë e mirëpërcaktuar, duhet të ketë një platformë dhe një instruktor. Motorrët duhet të dalin në det me maksimumi 5 milje në orë dhe vetëm kur te jenë 1 km nga bregu mund të ecin lirshëm. Në Shqipëri ligji është bërë 150 metra nga bregu dhe nuk respektohet thuajse kurrë. Zonat e limituara nuk ekzistojnë sepse bashkitë nuk kanë bërë asgjë për këtë. Ndaj mund të shohësh në opinion.al dhe në facebook me dhjetra video kur adoleshentë dhe fëmijë që nuk kanë mbushur ende moshën, bëjnë pirueta midis kokave të pushuesve që lahen.
Në perëndim nëse shkel ligjin drejtuesi gjobitet, ndërsa pronarit i konfiskohet mjeti. Në Shqiperi nuk ka asnjë rast të tillë. Sot mësova se në gjithë rastet e konfiskimeve nga policia, motorrët janë kthyer mbrapsht nga Prokuroria ose Gjykata. Dhe ata vijojnë xhiron e tyre të cmendur, që mbi të gjitha, në Shqipëri kushton më shtrenjtë edhe se në BE, 90 mijë leke të vjetra për 30 minuta.
Në 2 vitet e fundit personalisht kam shkembyer kushedi sa telefonata me Ministrin e Brendshëm apo drejtues policie për këtë problem. I fundit një javë më parë. I tmerruar nga parada makabre që këta motorrë bëjnë ndërsa ti je në det, krejt i pambrojtur, edhe pse zakonisht unë notoj me një mjet identifikues.
Në të gjitha rastet që mjetet janë bllokuar, më insistim personal, kanë rezultuar ose pronë e ndonjë vrasësi me pagesë, ose ndonjë djali deputeti, ose biznesmeni, që ja përplaste në fytyrë policit sigurinë e tij: fol me babin tim, s’ke punë me mua.
Në dy vitet e fundit ka pasur së paku 5 viktima nga ky fenomen, pa llogaritur tmerrin e pushuesve në plazh dhe merakun e prinderve për fëmijët. Po askush nuk është shqetësuar deri tani. Pushteti lokal i pari. Ai që duhej ti pajiste me licensë, por që në vend të licensës së lundrimit, ju ka dhënë licensën e vrasësve.
Dhe vrasja ka ndodhur sot, duke kthyer mbrapsht me arkivol, një të huaj, që deshi të pushonte në Shqipëri, duke besuar se ky vend e meritonte vëmendjen dhe dashurinë e tij. Por që nuk është cudi, që ky det të kthehet në varr edhe për shumë të tjerë, sepse ky shtet, nuk ka fuqi ose nuk do, të ndalojë ca shkelës të përkëdhelur ligji, që të japin spektakël kriminal përpara qytetarëve të pambrojtur të tij./Opinion.al/
Foto+Video/ Erand Hoxha, shqiptari që do të luajë në “Fast and Furious 8”
Erand Hoxha mund të jetë një emër jo shumë i njohur, por ka diçka që ka tërhequr vëmendjen e producentëve të serisë së tetë të filmit aksion "Fast and Furious".
Përveç personazheve tashmë të njohura nga publiku, pjesë e kastit të këtij viti është edhe aktori shqiptar Erand Hoxha.
29-vjeçari i kontaktuar nga “intv.al” ka zbuluar se regjisori i ka besuar rolin e një garuesi, në garat e shpejtësisë që do të zhvillohen gjatë filmit. Xhirimet e kësaj pjesa janë bërë në Reykjahlio të Islandës, në liqenin e ngrirë siç shihet edhe nga fotot.
“Si fillim për këtë rol kam aplikuar online në faqen e IMDB Pro, më pas kompania Universal është kujdesur që të më kontaktojnë personalisht dhe më ka kërkuar detaje të tjera, kryesisht të pamjes. Ata kishin nevojë për një profil të keq, një personazh i keq, dhe mesa duket fytyra ime i është përshtatur rolit që kërkohej”,- ka thënë ai.
“Fast 8” pritet të shfaqet për herë të parë në sallat e kinemave amerikane më 14 prill 2017. Deri atëherë na mbetet të presim për të parë debutimin e aktorit shqiptar.
Foto/ Michele lë pa fjalë Barack Obamën me fustanin e bardhë
Presidenti Barack Obama ka festuar 50 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike me Singaporin me një darkë shtetërore. Së bashku me te, Zonja e Parë Michele Obama, kryeministri i Singaporti Lee Hsien Loong dhe gruaja e tij Ho Ching.
“Ne jemi të lidhur së bashku nga historia, familja dhe miqtë”,- tha presidenti amerikan.
Por ajo që tërhoqi më së shumti vëmendjen në këtë darkë ishte padyshim Michelle Obama, e cila la pa fjalë bashkëshortin e saj me një fustan të bardhë ta gjatë.
Fotografët për veç fustanit kanë fiksuar edhe fytyrën e Obamës, i cili dukej i surprizuar me pamjen e Michele me të cilën është martuar që në vitin 1992.
Në darkën shtetërore morën pjesë edhe zyrtarë të lartë të Uashingtonit.
Udhëtimi me avion/ Ç’duhet bërë për t’u rimbursuar kur bagazhi dëmtohet apo humbet
Fatkeqësisht ndonjë udhëtim me avion shoqërohet me surprizën e hidhur në mbërritje kur kupton që bagazhi që kishe nisur në stivë ka mbërritur i dëmtuar, apo më keq akoma, nuk ka mbërritur fare.
Humbja e valixheve: ku të drejtohemi e si të veprojmë
Duhet shkuar menjëherë në zyrën Lost and Found (Zyra e Bagazheve të humbura) të aeroportit për të denoncuar humbjen ose dëmtimin e bagazhit. Janë të nevojshme: bileta e fluturimit, kuponi i bagazhit dhe përpilimi i modulit PIR (Passenger Irregularity Report) ku duhet të shënohen karakteristikat fizike e bagazhit (përmasat, ngjyra, modeli, marka). Paditja në Zyrën e Bagazheve të humbura, u hap rrugën kërkimeve për bagazhin.
Bagazhi konsiderohet zyrtarisht i humbur nëse nuk dorëzohet brenda tri javëve (21 ditëve) nga data e mbërritjes së avionit, por shoqëria ajrore mund të njohë edhe në një kohë më të shkurtër humbjen e bagazhit. Në këtë pikë pasagjeri mund të bëjë reklamimin me shkrim (këshillohet gjithnjë me postë të porositur, me lajmërim marrjeje).
Në reklamim duhet specifikuar dëmi i pësuar, duke dhënë provat (listën e detajuar të sendeve/rrobave që përmbante çdo bagazh që nuk është dorëzuar, kopjen e biletës, kuponin e bagazhit të humbur, kopjen e formularit PIR të përpiluar në aeroport.
Kompania ajrore është përgjegjëse edhe kur nuk ka faj, me përjashtim të rastit kur arrin të tregojë që përgjegjësia e dëmit është e pasagjerit ose që ky ka kontribuuar me neglizhencë, fshehje apo akte të paligjshme.
Në rast dëmtimi të bagazhit, brenda 7 ditëve nga mbërritja juaj mund t’i paraqisni reklamim me shkrim (këshillohet gjithnjë me postë të porositur, me lajmërim marrjeje) kompanisë ajrore, duke bashkangjitur kopjen e PIR-it të përpiluar në aeroport.
Kompania ajrore është përgjegjëse edhe nëse nuk ka faj, me përjashtim të rastit kur arrin të tregojë që përgjegjësia e dëmit është e pasagjerit apo kur është fjala për një defekt të vetë bagazhit.
Dëmshpërblimi
Për shoqëritë ajrore evropiane dhe të tjera që kanë nënshkruar konventën e Montrealit përgjegjësia e shoqërisë për dëmin e shkaktuar nga humbja, vjedhja, dëmtimi, dorëzimi me vonesë i bagazhit është e kufizuar, maksimumi, rreth 1.167 euro për çdo bagazh të trasportuar dhe dëmshpërblimi që ato japin është sipas dëmit efektiv të pësuar (gjithnjë pa kapërcyer 1.167 eurot);
Për kompanitë ajrore që nuk kanë nënshkruar konventën e Montrealit përgjegjësia e kompanisë është 20 dollarë (rreth 15 euro) për kg të bagazhit të transportuar.
Është gjithnjë e mundshme që të rritet vlera e dëmshpërblimit përmes të ashtuquajturit “deklarim i vlerës”, që bëhet në momentin e check-in-it, që mundëson rritjenn e përgjegjësisë së kompanisë, por kundrejt pagesës së një tarife shtesë nga pasagjeri: deklarimi i vlerës së bagazhit bëhet me përpilimin e formularëve të posaçëm që kërkohen në check-in./Stranieriinitalia.it/
Foto/ Itali, mafia rizgjohet. Vrat dy persona në qendër të Napolit
Foto/ Ja kush e paguan 17 mijë paund në muaj qiranë e kësaj vile...
Zlatan Ibrahimoviç më në fund e ka gjetur shtëpinë, ku do të jetojë në Manchester, e cila në fakt i ka të gjitha kushtet e kërkuara nga ylli suedez.
Qiraja e saj është e majme dhe shkon në 16 mijë e 500 paund në muaj. Ajo është shumë lukzose dhe ofron në të padyshim edhe pishinë, pa të cilën Ibra me siguri që nuk do ta zgjidhte.
Tashmë ai nuk do të ketë më arsye për t’u larguar në një vend tjetër në Manchester.
Në shtëpinë ere spikat edhe portreti i Jose Mourinhos, i cili është vendosur edhe një imazh i çuditshëm që mund t’i kujtojë Mourinhon.
Foto/ Jo vetëm gruaja, edhe vajza e Donald Trump është seksi
Kandidati për president i SHBA-ve, Donald Trump, ka një familje të madhe por dhe jo vetëm... E përbërë nga bashkëshortja dhe 4 fëmijët, familja e Trump i ka pjestarët e saj edhe kaq simpatikë.
E si të mos jenë kur janë ndër njerëzit më të pasur të SHBA-ve...?!
Sot po ju njohim me vajzën e tij e madhe, Ivanka Trump, e cila është 35 vjeçe, por dhe kaq simpatike sa...
Foto/ Michelle jo vetëm e drejton por... i fshin edhe hundët Obamës
Sot, çifti presidencial amerikan priti Kryeministrin e Singaporit dhe bashkëshorten e tij në selinë e tyre presidenciale.
Gjatë pritjes zyrtare, Barack dhe Michelle Obama ndanë një moment, një moment të përkryer në të vërtetë, që i bën të duken sikur janë në sallonin e shtëpisë së tyre.
Michelle Obama i fshin hundët presidentit amerikan, Barackut, e cila ka bërë që të tërheq vëmendjen e medieve.
Kujdes nga mikrovala! Ja pse e dëmton shëndetin tuaj...
Mikrovala mund të jetë një lehtësim dhe një mënyrë e shpejtë për të ngrohur ushqimin tuaj pas një dite të gjatë në punë, por ekspertët thonë se ushqimet e mikrovalës mund të jenë të dëmshme për shëndetin.
Rick Hay, një nutricionist dhe ekspert i humbjes së peshës në ‘lilysoutternutrition.com’, ka zbuluar saktë se çfarë i bën ushqimi i mikrovalës trupit tuaj.
Rick thotë se, përbërës të ndryshëm karcinogjenik lëshohen nga plastika në mikrovalë, të cilën e përdorim për të ngrohur ushqim në një mikrovalë.
“Këto toksina hyjnë në ushqim, dhe duke e ngrënë ushqimin, ato hyjnë në trupin tuaj”,- shpjegoi ai.
“Toksinat shtesë vendosin një presion shtesë në sistemin tuaj imun dhe të tretjes. Ato mund të kenë një efekt të keq në fertilitet, balancë të hormoneve, shtypje të gjakut, shëndet kardio-vaskular, disponim dhe epsh gjithashtu”,- shtoi ai.
Sa më shumë që e përdorni mikrovalën, aq më shumë do t’u ekspozoheni këtyre përbërësve të dëmshëm.
Foto/ Tenistja: E dashuroj trupin tim
Serena Williams ka treguar për revistën “Self” format e saj trupore.
Tenistja amerikane, e cila po përgatitet për pjesëmarrjen në “Rio 2016”, do të përpiqet të fitojë medaljen e saj të artë numër 5 në karrierë dhe nga seti fotografik në plazh, duket se është shumë në formë.
“E dashuroj trupin tim dhe nuk do të ndryshoja asgjë rreth tij. Nuk i kërkoj njeriu të ma pëlqejë trupin, thjesht të më lënë të qetë. Dua që të ndikoj për mirë te vajzat që kanë format e mia dhe dua që ato të ndihen mirë me veten e tyre”, tha në intervistë Serena Williams./TCh/
“Gazeta Express” zbulon gafën e radhës së ish-kryeministrit Berisha
Nuk është hera e parë që ish-kryeministri Sali Berisha, në nxitim për të denoncuar bën gafa të paharrueshme, si ato me makinat e Ermal Hoxhës apo si ajo që e talli në parlament Taulant Balla.
Ai raportoi sot në orët e para të mëngjesit për parcela me drogë në fshatin "Qivrym", në Memaliaj....
Sipas tij këtë herë hashashi është mbjellë në oborrin e banesës së kryetarit të komunës së fshatit Qivrym në qytetin Memaliaj. Por përveç emrit qesharak, nga verifikimet që bëri “Gazeta Express” nuk rezulton ndonjë fshat me këtë emër.
"Më pas Berisha e ka fshirë emrin e fshatit, duke bërë një katrahurë në status që as ai vetë nuk e merr vesh",- shkruan gazeta duke botuar njëkohësisht edhe statusin e fshirë edhe atë të korigjuar të Berishës.
Foto/ Tony Blair takim me Edi Ramën në bregdetin e Jugut
Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Toni Blair, ka zgjedhur këtë vit plazhin e Dhërmiut dhe të Himarës për të kaluar pushimet verore.
Ai ka mbërritur me helikopterin privat rreth orës 17.00 të pasdites dhe është akomoduar tek vilat qeveritare.
Lajmi për mbërritjen e Blair në Dhërmi është konfirmuar nga kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, ndërsa raportohet se ish-kryeministri britanik, është takuar me kryeministrin Rama në këto momente në vilat qeveritare në Himarë.
Të shtëna me armë tek Komuna e Parisit. Panik mes njerëzve
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në zonën e rrugës “Komuna e Parisit” në Tiranë.
Policia ka marrë informacion përmes një telefonate në sallën operative për të shtëna. Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 21:05 minuta, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri të momentit. Nga të dhënat e para nuk ka raportime për të plagosur.
Forcat e policisë ndodhen në zonë, ende nuk ka konfirmim zyrtar për ngjarjen. Janë sekuestruar pamjet e disa kamerave të sigurisë për të qartësuar më mirë ngjarjen e rëndë.
04/08/2016/...............................................
Këto tipa femrash nuk e refuzojnë kurrë seksin...
Sa herë ju ka ndodhur që të refuzoheni? Aplikoni këtë taktikë dhe nuk do të keni më dështime. Ja cilat femra nuk refuzojnë ftesën për seks.
Natyrisht, nëse dëshironi të merrni seks nga femra, patjetër duhet edhe pak të angazhoheni, mirëpo me këto femra angazhimi nuk do t’ju jetë i kotë, ja me cilat:
1. E MOSHUAR
Kjo është femër e moshuar, e cila me siguri ka qenë e martuar. Ky tip femre i do paratë, ndërkaq del për të gjetur meshkuj të interesuar për seks. Është e drejtpërdrejtë dhe nuk e ka problem të tregojë se çka do. Zakonisht është e veshur dhe e rregulluar mirë, por shpesh mund të shihet edhe me cigare në dorë.
2. FEMRA HAKMARRËSE
Kjo është femër e cila është duke e marrë veten pas divorcit dhe është emocionalisht jo stabile. Ka mundësi të jetë e dehur, andaj mos u befasoni nëse fillon të sillet në mënyrë të pahijshme.
3. HULUMTUESJA E SEKSIT
Ky tip femre dëshiron të zbulojë seksualitetin e vet dhe është e gatshme për çdo gjë. Më së shpeshti ka të bëjë me kureshtje të studentes.
4. FEMRAT QË KANË DALË NË NJË FESTË VAJZASH
Ky tip femre nuk është e re, por vetëm shoqëruese e cila dëshiron të argëtohet, të dehet dhe të bëjë seks. Çdo gjë ndodh në mbrëmjet argëtuese të vajzave./Exxpress/
Video/ Aksident në Laprakë makina kapërcen trafikndarësen dhe përplaset me furgonin
Një tjetër aksident rrugor ka ndodhur në rrugën “Dritan Hoxha”, shumë pranë kryqëzimit të Laprakës, në Tiranë.
Sikurse duket edhe në videon e dërguar nëpërmjet rubrikës “Ti Raporton”, në të janë përfshirë një furgon mallrash dhe një automjet.
Sipas personit që i ka dërguar pamjet, nuk besohet të ketë të lënduar në njerëz, përveç dëmeve materiale.
Policia ka shkuar e para në vendngjarje për të hetuar mbi shkaqet e aksidentit, si dhe për të menaxhuar trafikun e krijuar si pasojë e përplasjes./TCH/
Unë jam ai turisti rus, që bleva vdekjen në Shqipëri!
Nga Denis Dyrnjaja
Një ditë po bisedoja me gruan se ku do t’i bënim pushimet. Vajza jonë e vogël, na dëgjoi ndërsa luante dhe u gëzua shumë kur mësoi se do të niseshim së shpejti për pushime. Nënë e bijë, pa fshehur entuziasmin përmenden, menjëherë çështjen e biletave për në Greqi, sepse Turqia nuk ishte një opsion i mirë këtë vit. Trazira atje e ku di unë. Filluan të bënin krahasimet me njëra tjetrën ku ishte në mirë plazhi dhe ushqimi dhe në fakt buzëqeshja dhe gëzimi i tyre shtangu kur u përmend një emër që ato se kishin dëgjuar. Këtë vit mendoj që të shkojmë për pushime në Shqipëri – u thashë. Me ka sugjeruar Dima, një mik i imi. Thotë se është shumë bukur në jugun e këtij vendi.
Ka plazhe të mrekullueshëm, natyrë e bukur, ushqim të mirë dhe njerëz mikpritës. Një copë herë, hutimi i padijes për vendin e panjohur na përhumbi të treve, por shpejt fantazia dhe dëshira për pushime ja la vendin optimizmit. Natasha insistoi për Greqinë, kishim qenë disa herë atje dhe gjithçka ishte siç ne dëshironim, por dëshira (kryesisht e imja), për të parë një vend ndryshe ishte më e madhe sesa rutina e zakonshme e pushimeve që kishim bërë deri një vit më parë.
Pas një “Ok” të rrëmbyer dhe të çuditshëm mes nesh, nisëm të diskutonim datën se kur do të niseshim. Fillim gushti ishte varianti i duhur dhe ashtu bëmë. Biletat, në xhep, disa çanta ngarkuar plot dhe u nisëm drejt vendit me bukuritë e paramenduara. Mbërritëm dhe lumturia na pushtoi të treve edhe pse ishim lodhshëm nga fluturimi, kur pamë mrekullinë e natyrës, e cila bashkonte malin dhe detin në të njëjtin vend. Të tre ishim të surprizuar e kjo jo për shkak të detit ngjyrë blu të thellë, por për malet që hasëm rrugës, sepse në qytetin ku jetojmë, nuk kemi male, madje Rusia është një vend kryesisht pa male dhe kjo na mahnit, sepse kishim parë diçka që nuk e kemi në vendin tonë. Mbërritëm në hotelin e rezervuar.
Nuk ishte saktësisht ashtu siç ne dëshironim të ishte, siç ishim mësuar në Greqi, apo Turqi ku të bardhës i thonë të bardhë e të zezës i thonë të zezë. Diçka tjetër kishim paramenduar dhe diçka tjetër doli në realitet. Bënte çudi fakti që kërkoje tjetër gjë dhe të sillnin diçka të përafërt me të ose të ndryshme por që të thonin se kjo është ajo që kërkove.
Por qejfi që ishim tashmë zyrtarisht me pushime e mposhtte zhgënjimin e gjërave si këto, apo të tjerave që këtu ishin të zakonshme, si ikja e energjisë herë pas here, britma e zhurma pranë dhomave ku pushonin, çmime të ndryshme nga ato që shkruheshin në menu etj. Po ç’rëndësi kishin këto në fund të fundit, ne na pëlqente mali i Llogorasë sikurse quhej. Por ne fakt me gëzimin dhe dëshirën e malit ishim buzë detit. Nuk donim të humbnim asnjë çast nga rrezet e diellit të artë dhe të tre nxitimthi ja behëm në shezlonë. Ajo pasdite e parë dhe dita pasardhëse kaluan mrekullisht mirë. Det dhe diell për ne është mrekullia vetë. Në ditën e tretë mëngjesi na gjeti herët në bregdet me Natashën, gruan time dhe Mashën, vajzën time të vogël.
I ri, kisha qenë disa herë pretendent për medalist në not, me skuadrën e shkollës, e pastaj në ushtri, por zhytja ishte ajo që më pasiononte në ujë. Vesha lopatat dhe u futa në det me lutjet e Mashës për ta marrë me vete. I thashë këtë herë do të qëndrosh me nënën tënde dhe herën tjetër do të të marr të lahemi bashkë. E zhgënjyer disi, ajo më ndoqi me sy ndërsa hyja në det. Një motor uji me një djalë që e drejtonte më shoqëroi për një copë herë në det, ndërsa unë notoja dhe ai bënte zig zage, si ato të një shpendi, që në pamundësi për të folur bën lëvizje të çuditshme në ajër për t’i rënë në sy femrës që dëshiron të çiftohet.
Këtë pasazh e kisha parë në dokumentarë dhe m’u asociua aty për aty me “djalin shpend”, që megjithë zhurmën dhe mozaikun e lëvizjeve që bënte me motorin e tij të ujit, nuk ja doli të tërhiqte vëmendjen e dikujt në breg, përveçse shtoi trysninë dhe rivalitetin mes gjinisë dhe shpejt u bënë tre “shpendë” të tillë deti. Unë vazhdoja penetrimin tim ujor ndërsa ata performancën e çuditshme. Pasi kisha notuar një copë herë, Natashën dhe Mashën, nuk i shquaja dot më me sy ndoshta dhe ato mua. Ishim ndarë për pak në një farë mënyre dhe ndërsa sytë rendin mes ujit të kristaltë për të parë mrekullinë e tij të brendshme një zhurmë e fortë dhe që afrohej me shpejtësi kumboi veshët e mi.
Nuk pata kohë të mendoj nëse ishte një motoskaf, apo një motor uji nga ata që kisha lënë pas më parë, por ndjeva se diçka më kaloi sipër dhe pata një ndjesi sikur thikat mu futen në trup dhe një pjesë e fortë me goditi fort në kokë. U përhumba për një çast por uji i ftohtë më kthjelloi mendjen për të kuptuar se isha në probleme të mëdha fizike dhe pamundësi për të bërë ndonjë lëvizje. Jeta më kaloi në pak sekonda si një film me xhiro të shpejta në trurin tim, që po fikej sërish për të mos u ndezur më. Doja vetëm t’i thoja ca fjalë Natashës, por nuk ishte aty, doja të puthja për herë të fundit Mashën, por nuk e mora me vete. Mes përhumbjes se vetëdijes dhe realitetit dëgjoja zëra por nuk ishte, as Natasha, as Masha.
Doja gruan dhe vajzën time t’i thoja vetëm më falni që ju solla këtu, për t’ju lënë vetëm përgjithmonë, por ato nuk ishin. S’e kisha menduar se kthesa e papritur e pushimeve do të ishte dhe kthesa e fundit për jetën time dhe kthesa më trishtueshme për familjen time. Ne nuk e dinim se trazira mendore e njerëzve në këtë vend, është e njëjtë si në tokë dhe në det dhe se ndryshe nga çdo vend tjetër këtu paska një varrezë detare, ku pushuesit si ne blejnë me para fatin e tyre të zi. Lamtumirë e bukura ime Natasha, lamtumirë e shtrenjta ime Masha, më falni që ju lashë pa pritur, sepse një njeri me tru shpendi ma preu jetën në mes. Nuk e dija që në Shqipëri ka qenie të tilla. Ky ishte gabimi im i fundit. Lamtumirë!
Mjedisi sekuestron dy arinj, ia dorëzon Erjon Velisë
Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit, njoftoi se në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka sekuestruar ditën e djeshme dy arinj që mbaheshin në robëri në qytetin e Sarandës, ndërsa shtetasi që i posedonte, u arrestua.
Sipas këtij njoftimi, "arinjtë e vegjël, ngjyrë të murrme me moshë rreth 5 muaj mbaheshin në kushte tepër të mjerueshme për qëllime përfitimi nëpër plazhet e bregdetit të Jugut".
Dy arinjtë e vegjël, u morën në dorëzim nga inspektorët e sektorit operacional ISHMP Qendër dhe ditën e sotme iu dorëzuan Bashkisë së Tiranës, Drejtorisë së Parqeve dhe të Rekreacionit, për t'i vendosur tek Kopshti Zoologjik.
Kreu i kësaj drejtorie, Blendi Gonxhe, u shpreh se arinjtë prej ditës së sotme do të jenë në një kujdes tejet të veçantë.
“Fillimisht do të kalojnë në karantinë për tu kontrolluar dhe vaksinuar nën kujdesin e veterinerëve dhe specialistëve”.
Foto/ Lidhja magjike ndërmjet një fëmije dhe një ariu polar
Shihen sy më sy të mahnitur me njëri-tjetrin. Kjo ka ndodhur në një Kopësht Zoologjik, ku një fëmijë ka mundur të shkëpusë vëmendjen e njërës prej bishave më të mëdha dhe më të fuqishme të tokës, ariut polar.
Armiku i Erdogan, Turqia lëshon urdhërarresti për klerikun Gulen
Një gjykatë e Stambollit ka lëshuar një mandatarresti për klerikun mysliman që jeton në SHBA, Fethullah Gulen, për shkak të asaj që autoritetet turke e konsiderojnë si ndikim i tij në tentativën e dështuar të grushtit të shtetit të 15 korrikut.
Urdhërarresti shoqërohet me argumentin se, Gulen akuzohet “për urdhërimin e grushtit të shtetit të 15 korrikut”, të paktën nga sa raporton agjencia shtetërore e lajmeve “Anadolu”. Turqia u ka bërë vazhdimisht thirrje Shteteve të Bashkuara për ta ekstraduar klerikun, i cili nga ana e tij mohon të ketë pasur rol në atë ngjarje, raporton TCH.
Në Turqi ka nisur një fushatë e gjerë spastrimi ndaj atyre që besohen të kenë qenë përgjegjësit e përpjekjes së dështuar për grusht shteti, shumica e të cilëve konsiderohen si mbështetës të klerikut mysliman që jeton në ekzil të vetimponuar.
Dhjetëra mijëra punonjës të sektorit publik janë pezulluar apo shkarkuar nga puna, ndërsa disa të tjerëve u janë anuluar pasaportat. Ka pasur gjithashtu edhe një riorganizim masiv të ushtrisë. Të paktën 18 mijë janë arrestuar apo burgosur deri më tani.
Presidenti Recep Tayyip Erdogan është angazhuar gjithashtu të luftojë edhe bizneset e lidhura me Gulenin. Në një mbledhje me krerët e Dhomave të Tregtisë në Ankara gjatë së enjtes, ai u tha atyre se “organizata gyleniste ka hedhur rrënjë edhe në botën e biznesit.
Ndoshta këto rrënjë janë edhe më të fortat e tyre, pasi ekziston një rregull sipas të cilit, asnjë projekt nuk mund të konkludohet me sukses nëse nuk ka financim. Ndaj dhe ne jemi totalisht të vendosur t’ia këpusim lidhjet e biznesit kësaj organizate, e cila ka lyer duart me gjak”.
Më shumë se 270 persona humbën jetën gjatë trazirave të asaj nate të 15 korrikut. Gulen jeton në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara, ndërkohë që Turqia thuhet se ende nuk ka bërë një kërkesë formale për ekstradimin e tij.
SHBA-të kanë bërë të ditur gjithashtu se sistemi amerikan i drejtësisë do ta marrë në konsideratë këtë kërkesë vetëm pasi të dërgohet në rrugë formale. Ndërkohë që ka kërkuar edhe prova për përfshirjen e klerikut në tentativën e grushtit të shtetit, gjë që Turqia thotë se e ka bërë.
Fotogaleri/ Dhërmi, brenda vilës ku po pushon Edi Rama
Kryeministri Edi Rama, në gjurmët e paraardhësit të tij, i pëlqen që vapën e gushtit ta kalojë në Dhërmi. Aty i mëson notin Zahos, aty pret edhe mikun e largët Tony Blair, aty përcjell lajmet dhe skenarët për koalicionin me Ilir Metën, aty pushon e mendon për të ardhmen e vendit.
Por ndryshe nga Sali Berisha, kryeministri Rama nuk mund të veronte në një vilë që ishte larg standarteve të tij.
Kështu qeveria zgjidhi dhe qesen dhe vjet nisi rikonstruksioni i vilës qeveritare, që tashmë ka përfunduar. Këtë vit, aty kaloi pushimet edhe presidenti Nishani, ndërsa këto ditë aty është vendosur familja Rama.
Lapsi.al mundi të fotografojë disa nga ambientet e kësaj vile, të ribërë sipas shijeve të kryeministrit Rama. Shikoni fotot:
Foto/ Zhvishet vajza e Eli Farës, por gjoksi i saj...
Ekzibicioniste dhe më shumë se kaq. Marina Fara nuk përton t’i tregojë të gjitha, veçanërisht tani në verë, kur të zhveshurit po kthehet në stil jetese.
Po teksa poston foto të ndryshme në instagram, duket se një imazh i gjoksit të saj fotografuar nga sipër, të vë në dyshime për origjinalitetin e tij.
A të jenë silikon “pasuritë” e Marinës?
Aksidentet, PD: Rama është përgjegjës për aksidentet në rrugë
Deputetja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj, deklaroi se aksidenti tragjik në Dibër ku humbën jetën tre qytetarë dhe mbeti i plagosur rëndë një 27-vjeçar, është dëshmia e ditës për kaosin total në rrugët tona dhe mungesën e theksuar të sigurisë.
“Siguri, që qeveria e Edi Ramës nuk e ofron më prej kohësh. Aksidentet janë shtuar në mënyrë dramatike dhe qytetarët po bëhen cdo ditë dëshmitarë të skenave fatale nëpër rrugët e vendit’.
Deputetja e PD, e cilëson bilanc lufte atë që ka ndodhur në rrugët e vendit në javët e fundit.
“Tre ditë më parë, 4 të vdekur nga aksidenti në Velipojë. Katër ditë më parë, dy të vdekur në rrugën Fushë-Krujë Lezhë. Me 1 gusht një i vdekur në rrugën Levan-Tepelenë. 10 ditë më parë, tre të vdekur e 5 të plagosur në Gjirokastër” shprehet Mimoza Hajdarmataj.
Partia Demokratike bën përgjegjës kryeministrin për aksidentet, ndërsa akuzon policinë se bëhet prezente gjithnjë pas ngjarjeve, dhe askush nuk merr përgjegjësi, por kërkohet faji tek bashkitë apo institucionet e tjera, referuar aksidentit të Velipojës 2 ditë më parë, ku Dashamir Xhika theksoi se rruga ku ndodhi aksidenti nuk ishte në juridiksionin e ARRSH, por bashkisë.
“Policia bëhet prezente gjithnjë pas ngjarjeve, dhe askush nuk merr përgjegjësi, por kërkohet faji tek bashkitë apo institucionet e tjera.
Mbarë opinioni publik dhe përfaqësuesit me zë të medias kanë reaguar këto ditë për gjendjen e rënduar të pasigurisë, por i vetmi që nuk reagon është Edi Rama dhe Tahiri i tij.
Arsye e aksidenteve është mos investimi në infrastrukturë në ato që njihen si pika të rrezikshme. Edi Rama e ka braktisur de fakto mandatin e tij si kryeministër, ndaj ka ardhur koha të largohet edhe de jure, për ti dhënë fund pasigurisë dhe krizës që po kalon vendi” mbyllet deklarata e PD.
Foto/ Po tani... kush është mbreti i savanës?
Kot nuk thonë se bashkimi bën fuqinë... Kjo ndodh shpesh edhe me tufat e buajve dhe antilopave në savanat afrikane.
Kur tufat janë të bashkuara dhe individët nuk ndahen, bishat e kanë të vështirë të gjyejnë pretë barngrënëse.
Kjo ka ndodhur edhe me këtë buall, i cili duket sikur ka thyer ligjet e natyrës dhe ka marrë guximin dhe ka dëbuar një luan nga tufa e tij.
Tani vendoseni ju se kush është mbreti i savanës...
Foto/ Manjola Nallbani nuk ka frikë të zhvishet
Për çdo grua që i ka kaluar të 50 nuk është fort e hijshme të mburret me trupin e saj. Por nuk është ky rasti i Manjola Nallbanit. Ajo nuk ka komplekse dhe për më tepër ka se çfarë të tregojë.
Ajo dje ka festuar ditëlindjen e saj të 50-të dhe në një postim në instagram ka lajmëruar fansat e saj se është shprehur e lumtur dhe me fat për cdo të re në jetën e saj.
Por kjo nuk është e vetmja gjë që ra në sy, format e saj trupore të cilat nuk tregojnë aspak vitet që ka mbi supe, ranë menjëhëre në sy duke marrë komplimenta nga ndjekësit e saj.
Fotot/ Ja si ka qenë Marina para ndërhyrjeve. Nxehet dhe kundërsulmon prezantuesja
Marina Vjollca po përmendet shumë ditët e fundit për ndërhyrjet e saj plastike. Në një bashkim fotosh në faqen ‘Demaskime shqiptare’ tregohej Marina radikalish e ndryshuar.
Ndryshe nga sot, ajo përpara ndërhyrje nuk linte shumë për të dëshiruar, ngjante me një vajzë krejtësisht normale!
Por këtë gjë nuk e ka pranuar prezantuesja e “Top Channel”, Marina Vjollca. Ajo ka publikuar dy foto kur ka qenë 15 dhe 17 vjeç. Bukuroshja bjonde gjithashtu ka sqaruar ‘skeptikët’ në lidhje me ndërhyrjet kirurgjikale.
“S’kisha komentuar ndonjëherë lajmet për "ndërhyrje kirurgjikale", po mendoj se u teprua me akuza të paqena... Jam bërë pjesë e televizionit në moshën 15 vjeçare e normale që kam qenë në proces formimi dhe mënyra e të bërit make up është shumë ndryshe nga përpara. Flm për skeptikët”,- shkruan Marina.
Vizioni optik/ A mund ta gjeni peshkun në këtë foto?
Në këtë foto paraqiten shumë oktapodë. Por, në mesin e oktapodëve gjendet edhe një peshk. Më saktë, mund të shihni vetëm fytyrën e peshkut.
Edhe peshku është me ngjyrë të kuqe, njëlloj si oktapodët. Duke qenë se kanë ngjyrë të njëjtë, kjo e bën të vështirë gjetjen e peshkut në foto.
Provoni ta gjeni peshkun në fotografinë e parë. Nëse lodheni dhe nuk e gjeni dot, shkoni në fotografinë e dytë dhe aty e gjeni të shënuar me rreth se ku ndodhet gjallesa.
E pabesueshme/ Fjala e Skënderbeut përballë princave para vdekjes
Do'stlaringiz bilan baham: |