Ky projekt ka disa komponentë;
Projekti “Deep Water Port” – Porti detar me thellësi të madhe;
Projekti “Port Centric Logistics and Enterprise Zone” – Zona ekonomike;
Ndërtimi i ambienteve mbështetëse të portit;
Ndërtimi i një terminali rigazifikimi të gazit natyror të lëngshëm (LNG)
Ndërtimi i një centrali për prodhim energjie.
Projekti Deep Water Port në Shqipëri do të jetë porta për lëvizjet kargo për në rajonin e Evropës Jug-Lindore (duke vepruar si qendër për Kargo që vijnë me anije Post-Panamax, të cilat do të transferohen në anije më të vogla në mënyrë që kargo të mbërrijë në portet e tjera (porte furnizues). Projekti synon që duke ndërtuar një port të ri, modern, të thellë, të shoqëruar me një park ekonomik, do të bëhet i domosdoshëm për shumë nga vendet evropiane të Mesdheut dhe për zhvillimin e ardhshëm të shumë vendeve të Ballkanit dhe të Evropës Qendrore dhe Lindore pa dalje në det, duke arritur kështu edhe një tranzit më ekonomik të mallrave./Monitor/
Dy deputetë të mazhorancës pas projektit për të ndërtuar në Lagunën e Karavastasë
Shoqata PPNEA denoncoi këtë javë një masakër që po kryhet në Lagunën e Karavastasë. Është një ndërtim që, sipas shoqatës, po kryhet në thyerje të të gjitha ligjeve në Parkun Kombëtar Divjakë – Karavasta. Po kush po ndërton në Lagunën e mbrojtur me ligj të veçantë?
Burime të shoqatës thanë për “lapsi.al” se, pas projektit janë dy deputetë të mazhoranës, njëri i zonës dhe tjetri deputet i një zone të veriut të vendit.
Sipas të njëjtave burime, deputeti i zonës ka kërcënuar edhe drejtuesit e parkut, të cilët e kanë kundërshtuar fillimisht ndërtimin. Shoqata PPNEA thotë se këto ndërhyrje janë të paqarta dhe nuk janë bërë publike me projekte konkrete.
Ajo publikoi disa foto në të cilat shihen makineri gërmuese të instaluara prej ditësh në lagunë dhe që po gërmojnë për të hapur një kanal që i shërben ndërtimit të një platforme./Lapsi.al/
Përgjimet/ Gjykatësja “50 mijë euroshe”: I dua të thata, jo toka...
KLSH: Administrata 37 mld lekë dëme. Në krye Tatimet e Doganat
Kontolli i Lartë i Shtetit ka mbyllur raportin e auditimeve për periudhën janar-qershor, ku nga përpunimi i të dhënave është zbuluar në një dëm ekonomik në nivelin e 4 miliardë lekëve, kurse shkeljet e disiplinës financiare në masën 33.7 miliardë lekë.
Nga këto të fundit, 31.9 miliardë janë shkelje me efekt negativ tek performanca e institucioneve në fushën e të ardhurave dhe 1.8 miliardë lekë në fushën e shpenzimeve.
Sipas të dhënave, këto shkelje i përkasin veprimtarisë ekonomikofinanciare për periudhën kohore 2013-2015, përcaktuar për çdo subjekt të audituar në programet e auditimit dhe pjesërisht periudhës kohore 2015deri në mars 2016.
Por cilat janë fushat ku Kontolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar dëmin ekonomik?
Në sektorin e tatimtaksave, dëmi i zbuluar është në masën 1.19 miliardë lekë; Në sektorin e Doganave, 429 milionë.
Në fushën e pagave, shpërblimeve dhe sigurimeve shoqërore, 66.5 milionë lekë;
Në fushën e Prokurimeve, 1.78 miliardë lekë;Në fushën e shitjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore, 158 milionë lekë;
Në fushën e shpenzimeve operative, 245 milionë lekë; Në fushën e urbanistikës 52 mijë lekë;
Në zërin “të tjera”, 260 milionë lekë. Gjatë kësaj periudhe, si rezultat i shkeljeve dhe abuzimeve të konstatuara nga ana e KLSHsë janë bërë 23 kallëzime penale, për drejtues të rangut të mesëm dhe të lartë në administratë.
Erdoga i tregon “dhëmbët SHBA-ve: Po mbështesin armiqtë e Turqisë
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka kritikuar ashpër SHBA-në për reagimin e saj ndaj puçit të dështuar ushtarak në Turqi, duke e akuzuar se po e strehon njeriun i cili qëndron prapa orkestrimit të grusht shtetit.
Ankara u ka kërkuar Shteteve të Bashkuara që ta ekstradojnë Fethullah Gulenin, klerikun mysliman që jeton në mërgim të vetë-imponuar në Pensilvani.
Qeveria turke e akuzon Gulenin për orkestrimin e puçit të dështuar më 15 korrik, nga i cili mbeten të vdekur 290 persona, shkruan AP, përcjell Express.
Por, Gulen i ka mohuar të gjitha akuzat, për të cilat edhe SHBA ka kërkuar dëshmi nga Turqia.
Erdogani e ka kritikuar ashpër një zyrtar të ushtrisë amerikane, i cili kishte komentuar në paraburgosjen e mijëra anëtarët të personelit të ushtrisë turke pas puçit të dështuar.
“Nuk u takon juve ta merrni atë vendim. Kush jeni ju? Dijeni ku e keni vendin..”,- tha Erdogan.
“Në vend se ta falënderoni këtë komb për parandalimin e puçit në emër të demokracisë, ju e bëni të kundërtën duke ia mbajtur anën puçistëve”,- tha Erdogan.
Duke vazhduar: “Përveç tjerash, planifikuesi i puçit ndodhet në vendin tuaj, dosido. Kurrë s’do të mund ta bindeni vendin tim se gjerat janë ndryshe”.
Konsensusi/ Meta: Vettingu sipas afateve kushtesuese, deri më 11 Gusht nuk ka seancë
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta është përshirë sërish në një seri takimesh me amabasadorët e huaj në Tiranë sa i takon përshpejtimit të afateve për miratimin e ligjit të vettingut. “Çdo gjë do të ecë normalisht në respekt të kushtetuës. Jemi duke diskutuar për të përcaktuar sa më shpejt mbajtjen e seancës për miratimin e ligjit të seancës për ligjin e vetingut”- ka deklaruar Meta pas përfundimit të takimit me ambasadoren gjermane Shutz.
“Duhet të jemi korrekt”- ka vijuar më tej Meta duke garantuar se “deri me 11 gusht deputetët të jenë të qetë dhe të vijojnë me programet e tyre. Ne do të vijojmë me rrugën e nisur në rrespekt të afatetve me qëllim që të punojmë për hapjen e negociatave”.
Meta thotë se ai personalisht është angazhuar edhe njëherë për të garantuar konsensusin mes palëve edhe sa i takon ligjit të vettingut ndërsa shtoi se “unë z.Xhafa dhe Z. Bylykbashi do të bëjmë pushime dimërore për të gjetur konsensusin me qëllim që të jemi të bindur për ti dhënë vendit sa më parë ligjin e vettingut”.
Për Metën është e rëndëishme që kurdo që të ketë një mbledhje të Komisionit të Reformës në Drejtësi të ketë edhe rezultate konkrete ndërsa shpjegoi se: “Jemi në komunikim të vazhdueshëëm me PD-në, në mënyrë që kur komisiuoni të mblidhet të kemi një axhendë të qartë”.
Z. Meta, si po shkojnë negociatat me ambasadorët? Për çfarë po diskutoni ditën e sotme, për seancën plenare të ardhshme apo për 7 projektligjet?
Do të kemi një komunikatë për shtyp, besoj se çdo gjë do të ecë normalisht në respekt të Kushtetutës, në respekt të institucioneve dhe të afateve që kemi me partnerët ndërkombëtarë. Jemi duke diskutuar për të caktuar sa më shpejt të jetë e mundur kohën e mbajtjes së seancës së duhur për miratuar ligjin për vetingun dhe ligjet e tjera që janë të domosdoshme.
A do të përfundojë përpara mbylljes së muajit gusht votimi i shtatë projektligjeve ose të paktën të projektligjit të vetingut, meqenëse pati një urgjencë të kërkuar nga ndërkombëtarët?
Që të jemi korrekt, jemi në një proces diskutimesh, edhe me z. Xhafaj si Kryetar i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, edhe me z. Bylykbashin si Nënkryetar i Komisionit dhe përfaqësues i opozitës, edhe me dy ambasadorët e nderuar, Ambasadoren e Bashkimit Europian, znj. Vlahutin, dhe me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Lu.
Kemi komunikime të vazhdueshme edhe me kryetarët e grupeve parlamentare. E vetmja gjë që mund t’ju them me siguri është që deri më 11 gusht deputetët mund të jenë të qetë edhe të vazhdojnë me programin e tyre.
Por besoj që këto dy ditë do të jemi shumë më të qartë që të vazhdojmë rrugën e nisur, t’i respektojmë të gjitha afatet që e ndihmojnë Shqipërinë që të marrë rekomandimin pozitiv nga Komisioni Europian për hapjen e negociatave dhe njëkohësisht edhe që ndihmojnë edhe partnerët tanë, Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara, për të filluar angazhimin e tyre në mbështetje të fillimit të reformës dhe fillimit të implementimit të saj.
E vetmja gjë e sigurt mund t’ju them që unë , z. Xhafaj dhe z. Bylykbashi do të bëjmë pushime dimërore. Për datat pastaj, pasi të rakordojmë çdo gjë me konsensus, do t’ju njoftojmë në orët e ardhshme, në dy ditët e ardhshme, atëherë kur ne të jemi të bindur që po shkojmë drejt një seance të suksesshme.
Z. Meta a do të mblidhet komisioni parlamentar për shqyrtimin projektligjit të vetingut. Partia Demokratike ka shprehur sot gatishmërinë për t’u ulur në tryezë që ditën e hënë?
Padyshim edhe unë jam i informuar për përgatitjen e përfaqësuesve të PD-së në komision. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me ta dhe padyshim që komisioni do të mblidhet. Do të mblidhet në kohën e duhur.
Kjo është përgjigja më e mirë që mund të them sot. Qëllimi nuk është thjesht të mbledhim komisionin, por të kemi një axhendë të qartë nga mbledhja e komisionit deri në zhvillimin e seancës. Mendoj që të gjithë janë të angazhuar pozitivisht edhe i përshëndes për angazhimin tyre.
Zv.ministri i LSI-së ironizon Ngjelën: Kritikon çdo kryeministër përveç njërit
Zv.ministri i Punëve të Jashtme, Selim Belortaja, ka ironizuar në Facebook avokat Spartak Ngjelën sa i përket qëndrimeve të këtij të fundit për reformën në drejtësi.
Belortaja, që vjen nga radhët e LSI-së, thotë se, Ngjela kritikon çdo kryeministër, përveç njërit, duke nënktuar këtu Edi Ramën.
Më poshtë postimi i plotë i Selim Belortasë në Facebook:
“Mendoni për një çast sikur avokat Ngjela të mos e kish pranuar këtë rolin e fallxhorit dhe profetit në ..Reformën e Drejtësisë.
Të mos pranonte që të na zbulonte ne, publikut të verbër, disa copëza nga planet sekrete të SHBA dhe BE, mbi të paparat që do ndodhin, mendoni sikur të mos kishte pranuar ta udhëhiqte vetë ai, gjithë reformën në drejtësi, të mos i kish caktuar asaj misionin, objektivat, të mos i kish vënë shpatullat, të mos shpartallonte vetë, personalisht, çdo ditë, çdo lider a ish-lider politik e çdo KM (përveç njërit..), e mendoni dot? ..ku do të ishte katandisur ky vend?!
Se ..ju kujtohet besoj, ç’shkëlqim llamburitës kishte Drejtësia shqiptare në kohën kur ky ishte …Ministër Drejtësie?! Kriminelët asokohe i kishe të gjithë ..ose në bodrum ose ..poshtë divanit. Ky dhe vetëm ky pra, jep shpresa..që atë nivel ..ta kapim prapë…”.
Zvicra ndërpret fluturimet drejt Stambollit pas spastrimeve në Turqi
Kompania ajrore “Swiss” njoftoi sot se nuk do të zhvillojë më fluturimet Zyrih-Stamboll gjatë sezonit të ardhshëm dimëror sepse përkeqësimi i sigurisë ka sjellë një rënie të ndjeshme të kërkesave.
Kompania ajrore më e mirë zvicerane deklaroi se “nuk do të zhvillojë më dy udhëtime në ditë drejt Turqisë, jo vetëm për shkak të sulmeve të fundit terrosite dhe grushtit të shtetit por edhe për arsye biznesi”.
Nga ana tjetër, kompania pjesërisht shtetërore “Turkish Airlines” ka ulur çmimet dhe ka rritur fluturimet në mes Zvicrës dhe Turqisë.
“Swiss” do të vazhdojë të kryejë fluturimet në drejtim të destinacioneve turistike turke si Antalia dhe parashikon të rifillojë fluturimet drejt Stambollit në pranverë.
Engel- Bashës: Konsensusi, e vetmja mënyrë për një drejtësi të pandikuar politikisht
Në ditën e fundit të Konventës Kombëtare të demokratëve, ku Hilari Klinton pranoi nominimin për kandidate për Presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua me senatorë dhe kongresmenë mes të cilëve dhe me bashkëkryetarin e Komitetit për Europën, Eliot Engel.
Engel vlerësoi kontributin e rëndësishëm të Bashës dhe PD për reformën në drejtësi, si dhe për lidershipin e treguar për të sjellë në fund një reformë bazuar nga standardet më të mira të rekomanduara dhe nga Komisioni i Venecias dhe miratimin me konsensus të saj.
Konsensusi ishte e vetmja mënyrë për të garantuar një drejtësi të pandikuar politikisht, theksoi Engel duke përgëzuar Bashës për qëndrimin e tij parimor.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehu mirënjohjen për mbështetjen e madhe që SHBA i ka dhënë Shqipërisë në këtë proces i cili ishte kompleks dhe i vështirë, por në fund produkti është ai nga i cili përfiton çdo qytetarë.
Pas dekriminalizimit dhe reformën në drejtësi, Basha ka theksuar se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë sfida e ardhshme për Shqipërinë. Për këtë, kryedemokrati Basha kërkoi ndihmën dhe mbështetjen e kongresmenin Engel dhe të Komitetit për Europën në kongresin amerikan.
Engel ndërsa theksoi se një vend nuk mund të bëj progres nëse nuk garanton votën e lirë të qytetarëve të tij ka ofruar mbështetjen dhe gadishmërinë për të kontribuar në të gjithë procesin që do të sjellë një proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhorë në Shqipëri.
Foto/ Njihuni me Jada-n, vajzën e ish-mbrojtësit të Francës
E quajnë Jade Leboeuf dhe është vajza e ish-lojtarit të kombëtares franceze, Frank Leboeuf dhe aktualisht po bën emër në botën e modelingut dhe aktrimit.
Jada, madje, së fundmi ka mundur të fitojë disa kontrata për reklamimin e veshjeve të ndryshme, dhe teksa e shikon nuk është e vështirë të kuptosh arsyen.
Babai i modeles, Frank Leboeuf, ka qenë një ndër mbrojtësit më të mirë te kombëtarja franceze. Ai ishte pjesë e ekipit edhe në 1998 kur francezët u shpallën kampion bote.
Foto/ ja si dukeshin 23 liderë botërorë kur ishin të rinj...
Kur liderë e diktatorë lënë shenjë në skenën globale, ndonjëherë është vështirë të imagjinohen se si ata kanë qenë kur ishin në moshë të re.
“The Independent” ka publikuar 23 foto të vjetra të liderëve të kaluar dhe aktual për të dhënë deri diku një ide se si ishin ata dikur.
Nga Hitleri, te Merkel, apo kryeministri aktual i Kanadasë, në fotogaleri do të gjeni figurat më të mëdha të shekullit të XX dhe XXI.
Foto/ Përse kjo modele humbi mijëra ndjekës në Instagram?
Modelja Stina Sander humbi mijëra nga ndjekësit e saj në Instagram për shkak të një eksperimenti. Ajo vendosi të testonte ndjekësit duke postuar në profilin e saj, një fotografi në të cilën shfaqej pa grim.
Dhe rezultati ishte i çuditshëm,çka tregon si reagojnë njerëzit nga foto origjinale të modeleve.
Pas kësaj, 5 mijë ndjekës u zhdukën nga faqja e Stina Sander.
Por, pas publikimit të historisë 25 vjeçarja fitoi disa ndjekës të tjerë duke e çuar numrin në total në 128 mijë, ku shumë prej tyre e kanë vlerësuar që ajo tregoi se “përsosmëria” është thjeshtë një llustër.
Majko për VOA: Koalicioni PS-LSI nuk funksionon në rregull, të bisedohet pa ngjala në tavolinë
Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko në një intervistë për “Zërin e Amerikës” nga Filadelfia, ka folur për qëndrimin e LSI gjatë javëve të fundit për reformën në drejtësi dhe funksionimin e koalicionit qeverisës. Sipas Majkos, marrëdhënia PS-LSI nuk po funksionin siç duhet dhe LSI ka shfaqur një tendencë afrimi me Partinë Demokratike.
Por, deputeti socialist shtoi se nga të dyja kahët, deputetë të caktuar kanë shprehur gatishmërinë për të vazhduar koalicionin dhe palët duhet të ulen në tavolinë për të biseduar rreth pakënaqësive që kanë.
Përmes një batute, Majko kujtoi këtu edhe darkën e ngjalave mes Ramës e Metës në 2013 ku u vendos për koalicionin PS-LSI.
“Ka një të vërtetë, në diskutimin e reformës së drejtësi, s’mund të fshehim që koalicioni po funksionon në rregull dhe gjithcka është si më parë, solli disa probleme dhe ka një lëvizje të LSI për një marrëdhënie më të afërt me PD, por kjo s’duhet parë në sensin e negativitetit.
Ajo që ka rëndësi është se si do ndërtohet e ardhmja e qeverisjes, ajo që ne duhet të bëjmë pyetje vetes, apo edhe LSI, është se si do ta vazhdojmë këtë histori të përbashket të qeverisjes së vendit. Nuk e them këtë në sensin e të bërit presing, kam dëgjuar deklarata edhe nga përfaqësues të LSI që janë gati për të vazhduar koalicionin. Duhen diskutuar në tavolinën e bisedimeve në mënyrë institucionale sigurisht pa ngjalë përballë”,- deklaroi deputeti i PS Pandeli Majko.
Kërkesa e Turqisë për të kontrolluar gylenistët, Gjermania i tregon “vendin”
Kryeministri i landit të Baden-Wurttembergut në Gjermani, Winfried Kretschmann, i është përgjigjur negativisht kërkesës së Turqisë për inspektimin e institucioneve që kanë lidhje me lëvizjen Gylen në këtë land. Kretschmann-i tha se nuk është njohur me asnjë fakt, apo provë qëe përfshin lëvizjen Gylen në grushtin e shtetit të dështuar në Turqi.
Një një prononcim për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Kretschmann-i theksoi se e konsideron si tëçuditshme kërkesën e Konsullatës së Turqisë në Stuttgart për të ushtruar kontrolle në institucionet që kanë lidhje me lëvizjen e Gylenit në këtë land.
“Pa paraqitur asnjë provë konkrete, na kërkojnë që të surverojmë dhe të ndjekim njerëzit”,- u shpreh ai, ndërsa nënvizoi se autoritetet gjermane nuk kanë ndërmend që të ndërmarrin hapa të tillë.
Kretschmann-i tha se nuk është njohur me asnjë provë konkrete që e përfshin lëvizjen e Gylenit në përpjekjet e grushtit shtetit të dështuar të 15 korrikut. Kërkesën e Turqisë, Kretschmann e cilësoi edhe njëherë si “përpjekje për të ndërhyrë dhe për të ndikuar nëçështjet e brendshme të Gjermanisë”.
Ndërkohë kërkesa e Turqisëështë kritikuar dhe nga Bashkëkryetari i Partisë së Gjelbër të Gjermanisë, Xhem Wzdemir (Cem Özdemir). Në një prononcim për “Frankfurter Allgemeine Zeitung”,- ndërsa kritikoi këtë qëndrim të Turqisë tha se “Erdogani mund të ketë ndikim në shumë insitutucione në Turqi. Por, Erdogani nuk mund ta shtrijë ndikimin e tij edhe në Stuttgart, Berlin, apo gjetkë në Gjermani”.
Kretschmann dhe Wzdemir theksojnë se Bashkimi Europian duhet të ngrijë procesin për anëtarësimin e Turqisë në BE. Më herët, Gjermania i është përgjigjur negativisht kërkesës së Turqisë për ekstradimin e prokurorëve të çështjes së “Ergenekon”-it dhe është shprehur zyrtarisht se “Prokurorët nuk ndodhen në Gjermani”.
Veç këtyre, ka qenë edhe deputeti gjerman i Partisë Demokristiane (CDU), i cili ka bërë një deklaratë të rëndë, ku u bën thirrje qytetarëve turq që jetojnë ne Gjermani me nënshtetësi gjermane se ata duhet të vendosin njëherë e mirë se cili është vendi i tyre, Gjermania apo Turqia.
“Kujt i rreh zemra vetëm për Erdoganin dhe mendon se ai po e forcon dhe po e bën sërish krenare Turqinë, duke dalë në rrugë për AKP-në, këtë le të shkojë ta bëjë në Turqi, jo në Këln. Kreu i shtetit tonë është Joachim Gauck-u”. Ai u bëri thirrje edhe drejtuesve të shtetit se ndoshta ka ardhur koha që këtyre qytetarëve gjermanë me prejardhje turke t’u pyetet edhe njëherë se cilit vend i përkasin.
Dum Erdoganin/ Shqiptarët në Shkup, kurban për dështimin e puçit
Bëmat e shqiptarëve të Maqedonisë në mbrojtje të presidentit turk Erdogan nuk ndalen. Disa ditë pasi shumë të rinj grisën publikisht diplomat e marra në shkollat e financuara nga Gylen, së fundi shqiptarët kanë bënë edhe një kurban në shenjë falenderimi për dështimin e grushtit të shtetit.
Shoqata e Esnafëve të Çarshisë së Vjetër të Shkupit theri kurbanë falënderimi për zmbrapsjen e tentativës për grusht shtetin në Turqi, që sipas tyre, pretendohet të jetë kryer nga Organizata FETÖ.
Para therjes së kurbanëve që u realizua në oborrin e Xhamisë së Murat Pashës në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, kryetari i Shoqatës së Esnafëve të Çarshisë së Vjetër të Shkupit, Bejtullah Morina u prononcua për gazetarët, duke lutur Zotin për mëshirë ndaj dëshmorëve të rënë gjatë tentativës së grusht shtetit në Turqi, raporton Anadolu Agency.
Morina uroi që ngjarja e tillë të mos i përsëritet asnjëherë më Turqisë.
“Zoti i dënoftë puçistët”, tha ai në shenjë reagimi.
Ndërkaq, si mesazh mbështetjeje për presidentin ruek Recep Tayyip Erdoğan, Morina theksoi se “Nëse vazhdon kështu, Turqia do të zhvillohet edhe më shumë. Edhe ne gëzohemi sa më shumë që Turqia përparon. Ne nga Ballkani gjithmonë do të japim mbështetje dhe do të jemi në anën e Turqisë", tha ai.
Gjithashtu u bë e ditur se kurbanët e therur do të shpërndahen për jetimët dhe familjet e varfëra. Po ashtu, në xhami u bënë lutje për të ata që humbën jetën gjatë tentativës së grusht shtetit ndërsa pas namazit të xhumasë u shpërnda pilaf.
Banorët e Selitës në protestë: S’kemi ku kalojmë as të blejmë bukë
Banorët e Selitës kanë dalë sot në protestë, ndërsa shkak është bërë bllokimi i rrugëve pas projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe. Të gjithë njëzëri kanë kërkuar që të ndërtohet mbikalimi, pasi sipas tyre ata janë izoluar.
“Duam që të ndërtohet mbikalimi pasi na kanë izoluar. Rrugët ekzistuese janë mbyllur dhe ne jemi bllokuar totalisht”,- pohuan protestuesit.
Sakaq, para një muaji 300 banorë të Selitës i dërguan një peticion kreybashkiakut Erion Veliajt, ndërsa ata pohuan se nuk kanë marrë asnjë përgjigje deri më tani nga Bashkia e Tiranës. Ndër të tjera ta paralajmëruan se nesër në orën 18:00 do bllokojnë punimet.
“Veliaj të vijë të shikojë si jetojmë. Nesër në 6 pasdite do bllokojmë punimet. Nuk do të lejojmë punimet për Unazën e Madhe. Nuk kemi ku të kalojmë as të blejmë bukë”,- shtuan ata./bw/
Majko për VOA: Koalicioni PS-LSI, të bisedohet pa ngjala...
Foto/ Vasili qesh me lot nga shkatë e kripura të... Ramës
Kryeministri Edi Rama duket se ka qenë në humor në takimin e organizuar për miratimin e reformës në drejtësi në Pallatin e Brigadave.
Fillimisht e nisi me përfaqësuesin e komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio.
“I dashur Gianni, t’i duhet ta mësosh sot se fjala Venecia është përdorur në Shqipërinë e gjashtë muajve të fundit, më shumë se ç’është përdorur nga të gjitha agjencitë turistike të botës, të marra sëbashku. Ne, deputetëve shqiptarë, na kanë munguar vetëm gondolat në sallën e Kuvendit, për t’u ndjerë gjatë çdo sesioni si një grup turistik në zemër të ujërave të Venecias”,- tha Rama gjatë fjalimit të tij.
Më pas “viktimë” e humorit ra edhe deputetja socialiste Vasilika Hysi.
Në momentin kur Vasilika Hysi vlerësoi rolin e ekspertëve të OPDAT dhe EURALIUS për reformën në drejtësi, ndërhyri Rama, duke kërkuar të shtonte diçka.
Duke qeshur Rama tha: “Në mbledhje grupi Vasilika vinte si përgjumësh. Kur i thosha, ‘Vasilikë çfarë ke?’ Më shkatërruan më thoshte Johni dhe Rayner gjithë natën”.
Të qeshurat nuk munguan, natyrisht nga vetë Rama më shumë. Deputetja, e cila nuk u kuptua në e kuptoi apo jo “shakanë plot kripë”, vazhdoi me momentin “ceremonial”. “Kemi përfituar shumë nga këmbëngulja e Jon dhe qetësia e Rainer” u shpreh ajo.
Rama është fotografuar edhe duke i treguar diçka edhe kryetarit të grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasilit.
Ky i fundit nuk e ka mbajtur dot të qeshurën nga ajo që i tregonte Rama.
Siç duket, përveç Vasilika Hysit, ndonjë personazh tjetër do të ketë rënë “pre” e batutave të Ramës.
Foto/ Kepi i Rodonit, një mrekulli e natyrës e parë nga lartë
Këto janë pamje vërtetë spektakolare të një prej zonavge bregdetare më të bukura të bregdetit tonë të Adriatikut, Kepit të Rodonit.
Një pjesë e këtyre fotovë spektakolare janë shkrepur nga ajri, duke treguar përzgjatjen thellë në det në një pjese të Kepit, e cila përngjason shumë me një gadishull si ato të plazheve në Karaibe.
Foto+Video/ Kristin Prengaj, bjondja seksi në krah të Ermal Mamaqit
Në emisionin e ri, Ermal Mamaqi do të ketë në krah modelen seksi, Kristin Prengaj. Ermali ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku duket bashkë me Kristinën, ndërsa paralajmëron bashkëpunimin që do të kenë në sezonin e ri në “Tv Klan”.
“Tani do t’i dali mjekra”,- është batuta e Ermalit në video, që ka provokuar të qeshura tek kolegia e re.
Foto/ Vdes nga kafshimi i gjarprit, ngjallet kur duan t’i vënë flakën, por...
Një burrë indian mendohet të kenë vdekur pasi u kafshuar nga një gjarpër, por u ngrit nga varri kur të afërmit që e mendonin të vdekur do ta digjnin në turrën e druve gjatë funeralit, pasi ajo u vu zjarri - vetëm për të vdekur 'përsëri' pasi vizitoi një ilaç tradicional.
Burri 23-vjeçar, i njohur vetëm me emrin e tij të parë Sandeep, kishte shkuar për të mbledhur dru në një pyll, por pas largimit nga fshati i tij në Madhya Pradesh, të Indisë, ai ishte kafshuar nga një gjarpër helmues.
Ai u dërgua te një mjek tantrik me shpresën se ai mund ta sillne të jetë duke përdorur metodat tradicionale për ta shpëtuar atë, por as kjo ndërhyrje nuk bëri efekt.
Duke besuar se ai kishte humbur luftën e tij për jetën, të afërmit vendosën për ta djegur trupin e tij në një varrezë lokale.
Pikërisht aty buri është ngritur nga varri duke lëvizur dhe dhënë shenja se ai ishte gjallë.
Të afërmit e dërguan përsëri burin në spital, por ai më pas ka vdekur “për herë të dytë”, kësaj here nga plagët e marra si pasojë e djegies nga flakët.
Kallashi është një transeksuale? Ja çfarë tregon kjo foto...
Donjeta Kosumi, valltarja më e famshme në Kosovë me emrin e artit Kallashi, ka dështuar këtë herë me foton që i është publikuar nga faqja në Instagram "Demaskime Shqiptare".
Edhe pse gjithmonë ka pasur komente shumë pozitive për bythët e negative për fytyrën, fotoja e mëposhtme është shokuese.
E kapur edhe në një pozicion të keq, të gjthë kanë filluar të hedhin dyshimet në se Kallashi është transseksuale... Por sa e vërtetë është kjo? Për hir të së vërtetës, fotoja në fjalë nuk është aspak në favor të Kalllashit./JOQ/
Foto+18/ Vajza nxjerr në Facebook çiftin duke bërë seks dhe ka një mesazh të fortë për ta...
"Ndoshta nuk ka nevojë për ta thënë, por nëse ju dhe partnerja juaj keni vërtet nevojë për seks, atëherë bëjeni në një ambient të mbyllur ku mund të shijoni intimitetin tuaj, pasi askush nuk dëshiron të shohë shfaqje porno në mes të rrugës."
18-vjeçarja Sohie Browne, po kthehej nga shtëpia pasi kishte lënë punën, por afër shtëpisë së saj ajo sheh një çift të moshës së mesme që bënin seks si lepuj mbi makinë.
Menjëherë vajza i fotografon dhe e hedh foton në Snapchat, duke shkruar se nuk e dinte që kishte dëshmitarë në rrugë gjatë kthimit të saj për në shtëpi. Por, edhe pse ajo i fotografoi dhe çifti e kuptoi, nuk ndaluan aspak, thjesht prisnin që vajza tu largohej nga sytë.
Prandaj Sophie nuk u mjaftua me kaq, por bëri edhe një video dhe e postoi në Facebook.
"U shokova se si asnjëri nuk ndaloi, ndërkohë që më shihnin se po i fotografoja ose po i filmoja. Ata më shihnin dhe nuk më thonin asgjë. S'kanë faj donin të ndryshonin ambient, fundja nata ishte e ngrohtë"./Unilad/
Foto/ Diplomohet Erik Fullani, ja se kujt ia dedikon këtë sukses…
Erik Fullani, djali i ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, më në fund është diplomuar.
Eriku, i cili është i njohur për jetën e tij të luksit dhe objektet e shtrenjta, ia ka dedikuar këtë çast babait të tij, duke thënë: “Të thashë se do t’ia arrija”.
Mesa duket ky ka qenë një nga premtimet, që ai i ka bërë babait të tij, e që me siguri e ka gëzuar ish-guvernatorin e Bankës.
Foto/ Ulpjana, seks-bomba 20-vjeçare që po çmend Jugun vjen me të tjera poza
Ulpjana Emra, sportistja seksi nga Kosova me një trup të përsosur që ka lënë pa fjalë shumë persona, vjen me të tjara foto nga Jugu i Shqipërisë.
Kohët e fundit ajo është duke u argëtuar në plazhet e Jugut, duke përfituar nga rasti meqë ende nuk ka nisur kampionati i basketbollit në Kosovë.
Basketbollistja 20-vjeçare e klubit të Prishtinës është e vetëdijshme për hiret e saj, ndaj nuk heziton t’i ekspozojë e t’i ndajë me ndjekësit në rrjete sociale.
Ulpjana ka zgjedhur të freskohet në plazhet e Sarandës.
Foto+16/ “Rilindja” e Himarës, tani edhe burrat lakuriq në plazh...
Janë bërë të zakonshme pamjet e grave apo vajzave me gjoksin jashtë (topless) në plazhet e Shqipërisë, por sot në rrjetet sociale u publikua foto e një burri të zhveshur, duke marrë rreze dielli.
Raportohet se fotot janë bërë në Himarë dhe burri ka nxjerrë të pasmet e tij, ndërsa qëndron i shtrirë në plazh.
Të jetë si pasojë e “rilindjes” së Himarës kjo...?
Ndërkohë një pushuese në plazhin e Himarës ka kontaktuar në “dritare.net”, e shqetësuar për pamjet e grave dhe vajzave nudo, që lyenin njëra tjetrën me vaj.
“Nuk janë aspak normale këto skena në një plazh që shquhet si plazh për familjarë… nuk dinim nga ti rrotullonim sytë dhe çfarë përgjigje t’ju jepnim fëmijëve... Himarë… plazhi Marachi”,- shkruan gruaja.
Pushimet në muajin gusht, ja si do të jenë temperaturat
Këtë fundjavë pritet që termometri të shënojë një vlerë deri në 38 gradë celcius.
Sipas specilistëve në Institutin e Gjeoshkencave edhe në tre ditët e para të javës që vjen tempertaurat do të jenë në këto vlera ndërkohë që në zonat malore dhe ato urbnane pranë tyre nuk përjashtohet mundësia e rreshjeve të shkurtra.
Ekspertët e institutit bëjnë me dije se për shkak të temperaturave të larta të cilat do të mbizotërojnë në të gjithë vendin nuk përjashtihet rreziku nga zjarret. Ata konfirmojne se mundësia më e lartë për zjarre është në zonat e Lushnjes, Fierit, Sarandës dhe Delvinës.
Specialistë të Institutit të Gjeoshkencave u bëjnë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë larg këtyre zonave pasi rreziku i përhapjes së zjarreve është mjaft i lartë.
I gjithë muaji gusht pritet të jetë me temperatura të larta, me disa reshje në zonat malora që nuk arrijnë t’i ulin temperaturat. Pra të gjithë ata që kanë planifikuar pushimet e tyre në pjesën e parë apo edhe të dytë të muajit gusht mund të rrinë të qetë pasi moti u premton diell./ora news/
Rrëfimi i një vajze: Këto janë 7 gënjeshtrat që ne u themi meshkujve kur bëjmë seks
Do'stlaringiz bilan baham: |