Më poshtë denoncimi:
“Miredita doktor, jam nje prind qe duke u interesuar per djalin për t’u futur në universitet dhe në interesimin e siper konstatoj se Rama dhe Linda kane shitur tek universitet private kuatat e universiteve publike. Per kete qellim. MAS ka krijuar nje situate te paprecedent, duke nderuar kritere dhe menyrat e llogaritjes disa here, duke krijuar nje situate ende te paqart sesi do te llogariten fituesit.
Jo qe nuk eshte me kriter merite prefetence por MAS ka krijuar nje skandal te vërtetë dhe duke nderhyre prane senateve duke rritur tarifat dhe duke ulur kuotat. Psh eshte e sigurte se ne Senatin e UMT (universiteti i mjekesise) date 29.07.16 ka bere nderhyrje te tilla.
Nesër po përpiqem të bëj verifikimet në lidhje me këtë info dhe Ju bëj me dijeni menjëherë. Me respekt.D.H”.
Mesazhet e ambasadës amerikane, Pollo: Të papranueshme. Ne s’jemi terroristë
Deputeti demokrat Genc Pollo i cilëson si të papranueshme mesazhet që ambasada amerikane nisi për deputetët para miratimit të reformës në drejtësi, duke theksuar se masat për të cilat flitej në ato tekste janë të rezervuara për terroristët dhe kriminelët
“Vota e deputetit përcaktohet në trekëndëshin interesi i zonës zgjedhore-linja e partisë-bindja vetjake. Këtë e kemi mësuar nga leximi i Letrave të Federalistit të Etërve Themelues të Amerikës e nga traktate të iluministëve europianë.
Të shtosh kërcënimin si kënd të katërt është fyese. Të kërcënosh me masa që rezervohen për terroristët e kriminelët është e papranueshme. Por edhe e padobishme e kontraproduktive.
Nuk ishte mjet që realizon qëllimin, siç edhe e tregoi akordi i të enjtes pasdite e votimi i të premtes pa gdhirë. Duke reaguar, ndoshta mbrojta dinjitetin e atyre që nuk mundnin a nuk donin të flisnin”,- thotë Pollo në një intervistë për gazetën “Panorama”.
Parcelat me drogë në fshatin e Tahirit, policia falenderon PD-në
Pak orë pasi Partia Demokratike publikoi pamje të parcelave me kanabis në fshatin Gusmar të Tepelenës, vendlindja e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ka reaguar Policia e Shtetit përmes një deklarate.
Policia falenderon PD-në për jehonën që i bënë punës së saj. Më poshtë deklarata e plotë:
“Nuk janë të rralla rastet kur PD ka bërë politikë me punën e policisë, ashtu siç nuk është hera e parë që PD bën politikë me rezultatet dhe sukseset e saj.
Policia e Shtetit thekson se lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit është një luftë e përditshme. Këtë e dëshmojnë rezultatet e arritura, të cilat nuk kanë asnjë referencë krahasimi me kohën e qeverisjes së PD.
Lufta kundër kultivimit të kanabis nuk është e nuk mund të jetë provë e pretendimeve të PD, por vetëm provë e luftës që bën Policia e Shtetit ditë për ditë.
Ftojmë PD të denoncojë raste konkrete pranë autoriteteve të ligjit, e jo të bëjë politikë, aq më pak me vetë punën dhe rezultatet e policisë së shtetit në luftën kundër drogës”,- thuhet në njoftim.
Fillim i ri për basketbollin shqiptar
Kombëtarja shqiptare e basketbollit ka nisur grumbullimin e saj të parë pas 3 vitesh mungesë në "Asllan Rusi", duke përgatitur eliminatoret e Kampionatit Evropian të vitit 2017. Ky fillim i ri i kuqezinjve të basketbollit do të jetë nën drejtimin e trajneri të ri, qipriotit Andonis Kostandinidhis.
Ai vjen si një trajner me shumë eksperiencë sa i përket klubeve, ku vitin e fundit me Sigal Prishtinën ka arritur të fitojë disa trofe, nga Ballkaniada, tek kampionati dhe kupa.
Në këtë grumbullim, që është edhe kontakti i tij i parë me të gjithë grupin, janë rreth 19 lojtarë, ku pjesa më e madhe janë të kampionatit vendas, por nuk mungojnë edhe sportistët që luajnë jashtë si në Shtetet e Bashkuara, Greqi, Angli apo Itali.
“Jam shumë i emocionuar për këtë fillim të ri. Në grumbullim kemi shumë lojtarë të rinj, të cilëve do u duhet pak kohë që të ambientohen me lojën e njëri-tjetrit, ndërsa ne i njohim të gjithë shumë mirë. Aktualisht, janë 19 lojtarë, por deri në ndeshjen e parë do të mbajmë 14”,- u shpreh trajneri.
Përfaqësuesja shqiptare ka filluar këtë grumbullim nga 1 gushti e do të qëndrojë deri më 17 shtator, aq sa zgjasin ndeshjet eliminatore të grupit.
“Kemi në dispozicion gati një muaj përpara se të luajmë ndaj Gjeorgjisë. Jemi të vetëdijshëm që jemi në një grup shumë të fortë. Gjeorgjia dhe Mali i Zi kanë lojtarë që luajnë në Euroligë dhe NBA. Do të jetë vështirë për ne, por padyshim një test i mirë për të ardhmen”,- shtoi Kostandinidhis.
Shqipëria ndodhet në grupin F. Me Gjeorgjinë do të zhvillojë përballjen e parë në transfertë më 31 gusht, më pas do të luajë në "Asllan Rusi" ndaj Malit të Zi më 3 shtator. Ndeshja e tretë është ajo e 7 shtatorit në Sllovaki, për të mbyllur me ndeshjet e kthimit në datat 10,14 dhe 17 shtator./tch/
Foto/ Rama, fushatë me rrugët... dhe një gabim me Vlorën
Kryeministri Rama ka nisur kohët e fundit që të rreklamojë nëpërmjet rrjeteve sociale punët e qeverisë së tij në infrastrukturën rrugore. Pas kritikave të shumta të bëra nga opozita se i ka lënë rrugët e vendit në mëshirë të fatit, por dhe pas akuzave se nuk po ndërton as një km rrugë të re, Rama ka nisur ekspozimin.
“Pukë. Aksi i rindërtuar prej 29.8 km që lidhin më në fund Iballën me Rrugën Nacionale dhe çlirojnë nga izolimi mijëra banorë të zonës”,- është një prej statuseve sociale të Kryeministrit Rama, të hedhur sot në profilin e tij në Facebook.
Përveç kësaj rrugëm kryeministri ka hedhur edhe një status tjetër, për një tjetër rrugë, kësaj here ne zonën e tij elektorale në Vlorë.
“Segmenti i ngushtë që për vite të tëra nxiu jetën e udhëtarëve e sidomos të turistëve në kthimin nga Vlora, duke u ngjitur në dalje të Ujit të Ftohtë përmes rrugës ‘Dhimitër Konomi’, do të jetë pas pak muajsh një rrugë e re që do përmbushë nevojat e komunitetit dhe mundësojë qarkullimin e lirshëm edhe gjatë sezonit veror”,- shkruan më tej Rama në Facebook.
Por duke rreklamuar këtë punë të nisur ditët e fundit pa dashur Rama ka gabuar pasi ka thënë se, rruga do të përmbyllë punimet vetëm pas pak muajsh dhe se mund të jetë gati për sezonin veror(?)...
Me sa duket ka nënkuptuar sezonin e ardhshëm, pasi ky këtë vit u pa, sepse sot data shënon 1 Gusht dhe pas pak muajsh, kur sipas Ramës pritet të përfundojë rruga, sezoni ka përfunduar dhe ka ardhur dimri.
Por le të urojmë që vitin që vjen turistëve që do të shkojnë drejt Jugut, të mos u plasë më buza në Vlorë, për shkak të rrugëve të ngushta, trafikut të dendur, si dhe kantiereve rrugore të papërfunduara.
Foto/ Llapë keci dhe... Irina Shayk magjepsëse për “Vogue”
Me një dhi në krah, fustan mbrëmjesh dhe provokues, janë disa nga pozat e modeles Irina Shayk të realizuara në një fermë në Puglia për specialen “ Irina in the sun of Italy”.
Po ashtu ky set fotografish i shpërndarë në Instagram nga Anna Dello Russo do të jetë i përfshirë edhe në numrin e ardhshëm të Vogue Japan.
Imazhet janë realizuar nga fotografi Giancarlo Sgura, i cili në maj të këtij viti magjepsi fansat e super modeles Bella Hadid dhe Emanzelisk me pozat e tyre në det.
Foto/ Angli, kapet me 128 mijë euro, pranga trafikantit shqiptar të drogës
Një shqiptar është ndaluar rreth orës 04:00 të mëngjesit në Folkestone (Kent, Angli) pasi u kap me më shumë se 128.000 euro të fshehura në makinën e tij tip “Audi”, raportojnë mediat britanike.
Bëhet fjalë për Vladimir Cahanin, (në foto) anëtar i një bande që merret me trafikimin ndërkombëtar të drogës, raportojnë mediat lokale.
Ai mohoi se të ardhurat vinin nga aktivitete kriminale, por efektivët e policisë gjetën në celularin e tij duke pozuar me një shumë parash.
Cahani ishte duke udhëtuar me bashkëshorten e tij, kur efeketivët kryen një kontroll të rastësishëm.
Në gjykatën e “Canterbury Crown” u tha se, Vladimiri dhe gruaja e tij Afërdita përdornin djalin e tyre 9-vjeçar për të dërguar jashtë vendit paratë që përfitoheshin nga tregtimi i drogës.
Çiftin, banues në Londër, gjykata i shpalli fajtorë për fshehje të pasurisë që vjen nga aktivitete kriminale, por vendosi që dënimi të jepet në shtator.
Në makinën e çiftit u gjetën të fshehura saktësisht 128.540 euro, që çuan më pas në zbulimin e dy shqiptarëve të tjerë, Lufti Muja dhe Urim Bardoshi, që pranuan se ishin përpjekur të sillnin 1 kg kokainë në Britani.
I biri e kërkonte në plazh, 40-vjeçari shqiptar gjendet i mbytur
Një shqiptar është gjetur i pajetë në plazhin Ponente, në Caorle të Italisë, raportojnë sot mediat vendase. Bëhet fjalë për 40-vjeçarin Altin Xhihani, i cili jetonte në qytezën “Motta di Livenza”.
Ai që ka dhënë alarmin për zhdukjen e 40-vjeçarit ka qenë djali i tij i mitur, i shqetësuar se nuk po e shikonte më të atin i cili hyri në det për të notuar.
Kërkimet që nisën rreth orës 18 të pasdites së të shtunës përfunduan në mënyrën më të keqe.
40-vjeçari u gjet i pajetë. Nuk përjashtohet se viktima, i cili shkoi në një plazh me një grup miqsh, të jetë mbytur si pasojë e ndonjë sëmundjeje, raporton portali “Quotidiano di Puglia”.
E dashur Romana: Na duhesh hajdute, kurvë dhe antishqiptare!
Nga Mero Baze
Romana Vlahutin, do ta mbajë mend gjatë reformën për drejtësi në Shqipëri. Në karrierën e saj diplomatike, ajo vështirë se do të ketë shansin të përgojohet dhe sulmohet personalisht, më shumë se sa është sulmuar në Shqipëri, ku përfaqëson Bashkimin Evropian. Për gati dy vite e ca, ajo shikohet si e keqja më e madhe për opozitën dhe kundërshtarët e reformës, dhe është sulmuar si diplomate, si femër, si zyrtare, si përfaqësuese e BE, e deri dhe si kroate.
Sali Berisha i ka përmendur “dashnorë” që as në fantazinë e saj seksuale si ka parë, mediat e tij kanë shfrenuar fantazinë dhe ia kanë shumëfishuar, duke ia kthyer në orgji, pastaj e kanë akuzuar se ka manipuluar Komisioneren Mogherini, i kanë shpikur asaj deklarata që në fakt i bërë Komisioneri Hahn, dhe në fund e akuzuan se deshi të prekte dhe sovranitetin e Shqipërisë, duke i nxjerrë një gjysh ustash me rrënjë antishqiptare.
Për fat të mirë është ballkanase dhe në Tiranë shikon atë që ka parë dhe në Kroaci vite më parë. Shikon median e komanduar nga pushteti dhe i kujtohet Kroacia, shikon sulmet që i vijnë nga politika dhe i kujtohet Kroacia, shikon një ish-kryeministër të shfytyruar që e sulmon personalisht dhe i kujtohet po ashtu Kroacia, me të vetmin ndryshim që kolegu i Berishës atje, është në burg, për një orë të shtrenjtë.
Sot ishin kujtuar se Vlahutin nuk paska dorëzuar në afat formularin e deklarimit të pasurisë në Kroaci dhe e kishte sqaruar këtë më pas pa pasur asnjë penalitet. Por kjo nuk kishte rëndësi. Të gjithë titujt kundër saj ishin: “Vlahutin nën hetim, ka fshehur pasurinë në Kroaci” , “Vlahutin hajdute, ka fshehur milionat…” etj.
Nëse ia përkthen shtypit kroat ato që ka shkruar shtypi shqiptar për të, do të krijohej ideja se në këtë vend shtypi nuk të lejon asnjë shkelje procedurale në afat për deklarim dhe jo më të vjedhësh. Shtypi ynë puritan, që nuk ia fal dot një qytetareje kroate, pse nuk e ka marrë në kohë kërkesën për deklarim pasurie, është shtypi i Sandrit, që zapton pasuri publike dhe bëhet milioner nga pushtetet që ndërrohen dhe ai u lëpihet, shtypi i“Obezit”, që mund të rigëlltisë disa herë honoraret vetëm mos t’i shpëtojë ndonjë pa marrë për shërbimin e radhës, shtypi i Saliut, mbesat dhe nuset e të cilit, u bëjnë karshillëk shqiptarëve, jo vetëm me bythë dhe gjoks përjashta, por mbi të gjitha me miliardat që i kanë grabitur këtij vendi, duke i shpenzuar në plazhe luksoze.
Ky shtyp tërësisht i korruptuar dhe i pafytyrë, ky shtyp që ka heshtur për krimet në këtë vend, ky shtyp që ka lavdëruar vrasësit e 21 janarit dhe Gërdecit, është i papërkthyeshëm në lajmet rreth ambasadores Vlahutin që kanë mbushur sot faqet e tij.
E gjitha lidhet vetëm me një arsye. Me atë arsye që sulmohet Fatmir Xhafaj për vëllain, Vlahutini për gjithçka ka bërë në jetë dhe që do ta pasojë Donald Lu, me ato që ka bërë në Kirgistan apo ku dreqin ka qenë, para se të vinte këtu. Reforma në drejtësi është një revolucion, kundërshtarët e së cilës, kërkojnë që ajo të hajë të parat kokat e atyre që po e bëjnë.
Vlahutin, Lu, Xhafaj, pastaj Hahn, Mogherini, Nuland dhe pse jo në fund Merkel e Kerry, do të jenë në radhë për t’u përgojuar.
Por lajm si ky i sotmi vështirë se do vijë më. Vlahutini paska vonuar formularin e pasurisë në Kroaci. Për kroatët nuk ka bërë asnjë krim, por ne na duhet e korruptuar, kurvë dhe antishqiptare.
E dashur Romana, kështu na duhesh: Hajdute, kurvë dhe antishqiptare. Nuk është faji jonë që na gjete në këtë ditë të keqe, për të na diktuar reformën. Dhe si ty na duhen të gjithë ata që po tentojnë të na hetojnë, gjykojnë dhe pastaj dënojnë! Ndryshe del që jemi ne, hajdutë, kurva dhe antishqiptarë! Dhe burra shteti!
Video/ Vajza e presidentit Obama çmend rrjetin me një kërcim erotik
Vajza e madhe e presidentit të SHBA-ve, Barak Obama, Malia, është filmuar teksa bënte twerking në një festival muzikor.
Ajo ka qenë në“Lollapalooza” në Çikago.
Kërcimi i saj është bërë hit në rrjet.
Foto/ Seks me politikanin, e reja: E bënim edhe në tavolinën e zyrës
Politikani britanik Simon Danczuk është vënë përsëri në sulmin mediatik për shkak të një vajze të re vetëm 22 vjeçe. Ajo ka treguar për lidhjen intime me politikanin në fjalë si dhe ka publikuar mesazhet e shkëmbyera me të me përmbajtje seksuale.
Gjithashtu vajza tregon se ajo dhe 49-vjeçari kanë bërë seks edhe në tavolinën e zyrës së tij.
Në mesazhet që ajo ka publikuar 49-vjeçari i kërkon asaj të flasin për seksin dhe i premton se do të jetë i mirë në shtrat.
Ndërkohë Simon ka një vit që është divorcuar nga gruaja e tij. Me vajzën e re është njohur në Twitter dhe ai i ka shkruar deri në momentin që kanë pasur takimet private.
22-vjeçarja ka thënë ndër të tjera se ata kanë kryer seks edhe në shtëpinë e Simon, ndërkohë që 4 fëmijët e tij flinin gjumë.
Foto/ Si të ndërtoni robotin tuaj të seksit
Çdo mashkull do të donte që të kishte në krah aktoren Scarlett Johansson dhe një burrë kinez ia ka arritur qëllimit. Ai ka krijuar një robot që i ngjan shumë asaj dhe shumë shpejt do të nxjerrë në shitje një libër ku do i tregojë botës se si bëhet një robot i tillë.
Ricky Ma Wai-kay, 42 vjeç, e ka ndërtuar robotin e tij të seksit për 40 000 dollarë dhe thotë se në të ardhmen robotët e tillë do të jenë biznesi më i madh.
Ky robot i përgjigjet disa komandave dhe përveçse lëviz gjymtyrët, mund të bëjë edhe shprehi fytyre.
Kinezi thotë: “Shumë persona do të duan të bëjnë seks me robotë të zgjuar dhe tërheqës. Kjo gjë do të bëhet e zakonshme, shumë e zakonshme”.
Vetting-u/ Edi Rama dhe Ilir Meta takohen në Durrës
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit dhe LSI-së Ilir Meta, kanë zhvilluar një takim “kokë më kokë”.
Takimi mes tyre është ndërmjetësuar nga Nard Koka dhe po zhvillohet tek Vila Qeveritare në Durrës.
Mësohet se takimi mes dy krerëve të koalicionit ka në qendër Reformën në Drejtësi dhe vazhdimin e marrëveshjes mes tyre në lidhje me qeverisjen e vendit.
“Vettingu” është një çështje tjetër e veçantë që po diskutohet mes Ramës dhe Metës.
Në orën 18:00 kreu i Kuvendit dhe i LSI-së, Ilir Meta zhvilloi një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha ku është diskutuar pikërisht për Reformën në Drejtësi.
Foto/ Reshjet, rrugët e sheshet e Prishtinës kthehen në lumenj
Reshjet e mëdha shirash të rëna pasditen e sotme kanë bërë që Prishtina të shndërrohet në lum gjigant.
Pothuajse çdo rrugë e kryeqytetit është bllokuar pas shiut të rrëmbyeshëm që po bie.
Fotot më poshtë tregojnë edhe gjendjen e pasdites së sotme në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.
Armina s’pyet për kritikët e Berishës. Poston foto me bikini nga Kroacia
Armina nuk do tia dijë për kundërsharët e fsmiljes Berisha që përgëjojnë jetën e saj luksoze si akuzë për ish qeverisjen. Blogeres i intereson më shumë raporti me fansat e saj.
Me këtë parim ka vazhduar ajo edhe gjatë se dielës, i ka përshëndetur fansat e saj në rrjetet sociale duke postuar një fotografi nga bordi i atij që mendohet të jetë një jaht, me të cilin bukuroshja duket se po shëtit vijën bregdetare kroate.
Parandalohet një vrasje në Durrës, si u kap i riu me armë
Policia e Durrësit bën me dije se ka vënë në pranga një shtetas i cili është kapur me armë zjarri me vete. Dyshohet se ky shtetas mund të kryente një vrasje, por hetimet po vijojnë për të zbardhur motivet se përse ai kishte dalë me armë në rrugë.
“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës në vijim të punës së tyre për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së qytetarëve, në lagjen Nr.15, Spitallë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Dashamir Saka 33 vjeç, banues në Durrës.
Saka në momentin që ka evidentuar Shërbimet e Rendit është munduar të largohet duke hedhur në rrugë çantën e krahut (marsupin)”, thuhet në njoftimin zyrtar për shtyp nga policia.
Efektivat e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje duke bërë të mundur kapjen e tij dhe sekuestrimin e çantës, në brendësi të së cilës gjetën sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• një armë zjarri pistoletë tip TT, model 54, kalibri 7.62 mm;
• 9 fishekë ku 6 ishin në krëhër, 1 në folenë e fishekët pasi arma ishte e mbushur dhe 2 fishekë në çantë.
Saka është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshmepër veprën penale”Prodhimi dhe mbajtja pa leje a armëve luftarake”parashikuar në nenin 278 të Kodit Penal./panorama/
Foto spektakolare/ Në gojë të bishës...
Këto foto mahnitëse janë bërë nga fotografi Stephen Frink, 67 vjeç dhe vajza e tij 23-vjeçare Aleksa.
Ata kanë shkuar në një park natyror në Kubë ku kanë fotografuar krokodilë dhe aligatorë nën ujë.
Dhembët e frikshëm të grabitqarit thuajse u kanë copëtuar kamerën kur ata i janë afruar.
Foto/ Ronaldo ka bërë pedikyr...
Cristiano Ronaldo vazhdon pushimet e zgjatura në Miami pas suksesit në Europianin e Francës. Ylli i Realit është fotografuar në një pishine bashkë me disa miq të tjerë dhe një bukuroshe bionde.
Mirëpo, deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme. Ajo që ka tërhequr vëmendjen janë thonjtë e këmbës që Ronaldo duket se i ka lyer me të zeza.
Ka pasur disa zëra se lyerja e thonjve është një teknikë moderne për të përshpejtuar rikuperimin nga dëmtimit! Por, ndoshta është edhe një trend i ri.
02/08/2016/..........................................
Paloka reagon për statusin e Ramës: SHQUP-i ta shqepi dy herë
Statusit të kryeministrit Edi Rama i ka kthyer përgjigjie kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka.
Paloka ka reaguar përmes një deklarate të shpërndarë për mediat.
“E ke kompleks çështjen e babait dhe djalit, prandaj e përdor pa kriter. SHQUPI ta SHQEPI dy herë. E treta e vërteta”, shkruan ai.
Më herët, Rama iu përgjigj përmes Facebook-ut deklaratës së Lulzim Bashës për qeveri teknike si kusht për zgjedhje të lira dhe të ndershme, sipas tij. Kryeministri e përjashton këtë mundësi në postimin e vet.
“Kjo qeveri ka një mandat 4-vjeçar”,- shkruan ndër të tjera ai.
Basha i përgjigjet Ramës: Mandati të ka mbaruar me kohë, vendi më mirë pa ty
Kreu i opozitës Lulzim Basha, i ka kthyer përgjigje kryeministrit Rama pas reagimit të këtij të fundit lidhur me mandatin qeverisës. Sipas Bashës, Ramës i ka mbaruar me kohë mandati, ndërsa i rendit disa dështime të tij në krye të qeverisë. Më poshtë reagimi i plotë i Bashës.
"Nuk i del që nuk i del zija e konsensusit. Nuk dëgjon, nuk sheh, nuk lexon, e ka humbur fare. I kujtoj se mandati është kontratë para se të jetë afat.
Mandati i tij ka mbaruar me kohë në malet dhe fushat e mbushura me drogë si kurrë ndonjëherë, me vjedhjet kriminale dhe çnjerëzore, me koncesionet dhe tenderat korruptivë, me varfërinë dhe papunësinë masive kur kishte premtuar 300 mijë vende pune, me investime zero, me rritje rrogash e pensionesh zero, me taksat e larta, me krimin në pushtet dhe pushtetin e bërë njësh me krimin, me pasigurinë e frikshme e të tjera rekorde të zeza që shqiptarët i vuajnë në kurriz.
Mandati të ka sosur që ditën kur kalove lumin me votën e atyre që të besuan dhe u ktheve bërrylin. Me ndeshje të trukuara nuk ecet dot gjatë. Njerëzit e kanë marrë vendimin, mezi presin ta shpallin. Shqipëria më mirë pa Edi Ramën",- thote Basha.
Meta rrëfen drekën me Meidanin dhe Kokëdhimën
Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka komentuar sot drekën e një dite më parë me ish-presidentin e Republikës, Rexhep Meidani dhe ish deputetin e PS, Koço Kokëdhima.
Sipas tij drekën me Meidanin e kishte planifikuar, ndërsa Kokëdhima erdhi rastësisht në ambientet e hotel “Grand” në ish-Bllok.
“Kam pasur një drekë me profesor Meidanin dje. z.Kokëdhima ka qëlluar rastësisht aty, se rri te hoteli, ka qëndruar një pjesë të kohës me ne dhe më pas është larguar”,- tha Meta.
Sa i përket koalicionit qeverisës me PS-në, ai u shpreh se qeveria vazhdon punën në përmbusjhe të detyrimeve ndaj qytetarëve shqiptarë
“Koalicioni duhert të vazhdojë maksimalisht të përmbushë detyrimet e tij programore dhe qeverisëse, e morale ndaj qytetarëve shqiptarë, pasi ky koalicion qeveris të gjithë shqiptarët, në mënyrë të veçantë ndaj atyre që e kanë votuar, për të mos i zhgënjyer.
Meidani Kryeministëri i qeverisë teknike? Pyetje e pavend sepse nuk qëndron. Nëse ka të bëjë me propozimin tim, ishte me qëllimn për të bërë çdo gjë për të miratuar reformën në drejtësi”,- tha Meta.
Mungesa e ndriçimit, shkak për aksidentin me 4 të vdekur në Velipojë
Giorgio Angelo, 25 vjeç, Besmir Kola, 29 vjeç dhe Artemisa Peraj, 24 vjeç janë tre prej personave që humbën jetën në aksidentin tragjik në kanalin e Vilunit. Viktima e katërt ende nuk është identifikuar.
Mësohet se Besmir Kola ka qenë duke drejtuar mjetin tip “BMW”.
Dyshohet se mjeti ra në kanal si pasojë e shpejtësisë dhe mungesës së ndriçimit në këtë zonë. Kanali i Vilunit ka një thellësi uji prej 3 metrash dhe dyshohet se të rinjtë janë mbytur.
Dyshimet/ Gardiani i burgut informoi për goditjen me snajper në Vaqarr
Një gardian i burgut të Vaqarrit dyshohet se bashkëpunoi me atentatorët që plagosën Lili Dulajn në ambjentet e ajrimit. Mendohet se gardiani informoi Ergys Kolaverin dhe Enea Dacin për oraret e hyrjes dhe daljes së shënjestrës së tyre në ambjentet e ajrimit.
Hetuesit mendojnë se mes atentatorëve të arrestuar dhe njërit prej gardianëve janë shkëmbyer telefonata ndaj janë duke verifikuar thirrjet e telefonave të gjetur.
Pasditen e 30 korrikut, një i dënuar për dhunë në familje u plagos në këmbë nga një snajper që qëlloi nga kodra përballë burgut. Dyshimet se Lili Dulaj u qëllua gabimisht u provuan një ditë më pas kur u arrestuan autorët e ngjarjes.
Ergys Kolaveri dhe Enea Daci synonin ekzekutimin e vrasësit të vëllait të Ergysit, i dënuari që quhej Gazmir Daci. Ai po gjykohet me akuzën se ka vrarë Valmir Kolaverin dhe ka plagosur Robert Kolaverin.
Pikërisht, vëllai i këtyre të dëmtuarve nga vrasja e ndodhur më 4 nëntor 2015, shtetasi Ergys Kolaveri është arrestuar tashmë për ngjarjen e ndodhur në burgun e Vaqarrit.
Lista/ Ja shtetet ku mund të përdoret patenta shqiptare
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar listën e shteteve ku janë të vlefshme patentat e lëshuara në Shqipëri falë marrëveshjeve ndërkombëtare.Po ashtu
DPSHTRR infomon edhe mbi hapat që duhen ndjekur nga qytetarët për t’u pajisur me leje drejtimi ndërkombëtare.
Lejedrejtimi ndërkombëtare lëshohet nga çdo drejtori rajonale. Qytetari mund të aplikojë për lejedrejtimi ndërkombëtare në çdo drejtori rajonale, pavarësisht vendbanimit.
Dokumentet që duhet të dorëzojë aplikanti janë lejedrejtimi kombëtare që verifikohet nga pranuesi, fotografi me ngjyra, 1 (një) copë, me përmasa 4 x 5 cm si dhe mandat pagesën prej 500 lekë për pajisje me lejedrejtimi ndërkombëtare.
Me dorëzimin e dokumenteve të mësipërme, qytetari pajiset me lejedrejtimi ndërkombëtare, e cila lëshohet menjëherë. Lejedrejtimi ndërkombëtare lëshohet në bazë të lejedrejtimit kombëtare.
Vlefshmëria e saj është deri në datën e përfundimit të afatit të vlefshmërisë së lejedrejtimit kombëtare, por jo më shumë se 2 vjet.
Lista e shteteve palë të Konventës për Trafikun Rrugor Vienë 1968, e shteteve të Bashkimit Europian, dhe e shteteve me të cilat Shqipëria ka marrëveshje dypalëshe për njohjen dhe konvertimin e lejedrejtimit.
Do'stlaringiz bilan baham: |