Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu


Sa kompani janë gjithsej dhe a keni të dhëna se sa është madhësia e tregut?



Download 6,39 Mb.
bet256/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   252   253   254   255   256   257   258   259   ...   352

Sa kompani janë gjithsej dhe a keni të dhëna se sa është madhësia e tregut?

Në fillim të vitit 2015, llogariteshin rreth 460 kompani private të sigurisë me rreth 12 mijë punonjës të deklaruar pa futur këtu pjesën informale të padeklaruar kjo në të gjithë Shqipërinë. Me paketën ligjore, e cila është në proces të ri të licencimit të punonjësve ky treg në vitin 2016 mund të jetë rreth 500 kompani, me 15 mijë punonjës dhe tendenca është në rritje të shpejtë, pasi kërkesa është në rritje dhe cilësia dhe pagesat janë në rritje.



A ka tregu i sigurisë mbingopje me operatorë dhe si e vlerësoni konkurrencën?

Ne mendojmë se ky treg është ende në vlera mesatare, pasi po të fusësh edhe bare, restorante, klube, hotele, biznese private e shumë të tjera, të cilat nuk e kanë ende kulturën e sigurisë, por që ligji i detyron që të lidhin kontratë me kompanitë private të sigurisë, atëherë ky treg do të shkojë në 25 mijë, por numri i kompanive duhet ulur, pasi është i mbingopur dhe me uljen e numrit të kompanive rritet cilësia dhe investimet të kompanitë që do të operojnë në treg. Gjithashtu duhet një klasifikim i kompanive sipas viteve dhe përvojës që në objekte me risk të lartë si HEC-e, nënstacione elektrike, ujësjellës nuk mund të konkurrojnë kompani pa përvojë dhe të pamundura për ta kryer shërbimin./Monitor/


Berisha uron Ramën për ditëlindjen e djalit, por në një mënyrë ndryshe

Dita e sotme e cila u la nga kryeministri si ditë pushim për administratën, në fakt korrespondon edhe me ditën e lindjes së Zahos, djalit të vogël të Ramës. Në seancën plenare të mbajtur sot Berisha nuk e harroi këtë detaj dhe nuk nguroi t'i uronte Ramës ditëlindjen e të birit. Mirëpo si gjithmonë ai gjeti një mënyrë krejt ndryshe. Në debatin mes Ramës dhe Berishës, ky i fundit e quajti çmenduri faktin që kryeministri e bëri pushim për administratën ditën e hënë vetëm se i biri kishte ditëlindjen.



Ja çfarë u tha ditën e sotme mes tyre:

Rama: “Hera e parë që përgatitesh me shkrim, si ata dëshmitarët e rremë dhe bën mirë se më reformën në drejtësi do të duhet të përgatitesh. Sa i përket partisë së dytë, atij djalit që ke lënë roje aty, o jepi lirinë, o lëre të ankohet se nuk e lë ti”.

Berisha: “Unë i uroj 100 vjeç të jetë djali dhe shëndet, por ky është një akt fyes për të gjithë shqiptarët, ti nuk mund të bësh lidhje të tilla, se do presim ditëlindjen tënde, ditëlindjen e doktoreshës pushim... kjo është çmenduri. Dhe po të garantoj se do përfundosh atje ku është miku yt, se ai ka 1/100 e lidhjeve të tua kriminale, prandaj ndjehet i pashpresë|.
Rama uron të birin me këtë foto, komentuesi e "thumbon" Kryeministrin me këtë koment...

Sot është një ditë speciale për Kryeministrin Rama, pasi i biri ka ditëlindjen. Ai ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta uruar atë, duke postuar një foto të dorës së Zahos mbi dorën e Ramës.

Të shumta janë urimet e ndjekësve për djalin e Ramës, por ky koment ka dalë në krye pasi përmban një mesazh kuptimplotë për Kryeministrin.

"Edhe 100 Zaho.. Nje femije po ndiqte babane ngra mbrapa, dhe babaj i thote kujdes bir ku vendos kembet, kujdes ti baba se un mbi gjumen tende po ec....",- është ky komenti që uron Zahon, por njëkohësisht përmban një mesazh për Ramën, si për t'i thënë që ai duhet të tregohet i kujdesshëm sepse dikush ecën në gjurmët e tij tashmë./JOQ/




Berisha: Rama do përfundojë në burg si miku i tij, Viktor Ponta
“Paqja” e vendosur gjatë seancës kur u miratua reforma në drejtësi nuk është më. Sot në Kuvend janë rikthyer debatet dhe akuzat mes opozitës dhe mazhorancës.

Ish-kryeministri Berisha, i tha Ramës se, do të përfundosh si Viktor Ponta, ish-kryeministër i Rumanisë.

Berisha u shpreh se Rama po thërret prokurorë në zyrë duke i premtuar që do t’i emërojë në krye të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.

“I bëj thirrje prokurorit të përgjithshëm të nisë hetimin se Rama pasi humbi të gjitha ligjet ka filluar të thërrasë prokurorët në zyrë dhe tu thotë atyre po të emëroj kryetar të SPAK. Ponta me ligje i emëroi dhe përfundoi aty ku do përfundosh dhe ti shumë shpejt. Ju e dini që pas gjykatësve e ka radhën llumi i politikës. Përgatitu mirë se do përfundosh aty ku është miku yt Ponta. Ti je i pashpresë”,- tha Berisha.

Nga ana tjetër kryeministri Rama ka ironizuar duke u nisur nga fjalimi me letër që kishte përgatitur Berisha. Sipas Ramës, Berisha ngjasonte me ata dëshmitarët që shkojnë në gjyq.

“Sali kam tre vjet që jam këtu dhe është hera e parë që je përgatitur me shkrim, si dëshmitarët e rremë që përgatiteshin me shkrim në kohën e partisë tëndë të parë, që mos ti kapte gjykata në kundërthënie. Mirë ke bërë që je përgatitur me shkrim, se tani që reforma vazhdon nuk i dihet se ku do jesh dëshmitar në të ardhmen.

Dhe sa për atë të dytën, për partinë e dytë tënden, atij djalit që ke lënë roje aty o jepi lirinë o thuaj që mos ankohet se nuk e ke lënë ti, se na bën qesharak të gjithëve, opozitën e duam të gjithë”,- tha Rama.

Prangoset i riu nga Tirana, kishte mbushur “BMW X5” me sirianë

Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në Policinë Fier, kanë arrestuan në flagrancë Almir Cahani, 23 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi në autostradën Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Poçem, në vendin e quajtur “24 Orëshi”, është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin fuoristradë tip “BMW X5”, me targë “AA 665 KA”, në drejtimin Tepelenë-Levan, në të cilin u konstatuan 9 shtetas sirianë, nga të cilët 5 burra, 2 gra dhe 2 fëmijë.

Shtetasit sirianë ju dorëzuan shërbimeve të policisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.



Nisi “sezoni” i krimeve/ Pas Vlorës vrasje me çifte edhe në Këlcyrë

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Topojan të Këlcyrës në Përmet.

Viktima është 28-vjeçari Elidjan Pashaj, i cili u qëllua me çifte nga Kujtim Bejollari 65 vjeç, nga Durrësi.

Ngjarja ndodhi pas një konflikti mes tyre dhe më pas 67-vjeçari mori armën duke qëlluar për vdekje të riun.

Autori u arrestua menjëherë nga policia, ndërsa grupi hetimor nisi punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Foto/ Dhërmi, të bësh plazh bashkë me gomarin përpara pjeshkave
Veç njerëzve, ujërat e pastra të Dhërmiut i shijojnë edhe kafshët.

Por nëse zakonisht kemi parë që pushuesit marrin me vete qentë (sidomos femrat), kësaj radhe dikush ka menduar të marrë gomarin dhe ta nxjerrë atë përpara femrave seksi në Dhërmi.

Ky i fundit po freskohet në ujë bashkë me pushues të tjerë.


Rama uron të birin me këtë foto, komentuesi e "thumbon" me këtë koment...

Krimet e luftës në Bosnje/ Haga jep pafajësi për Millosheviçin... pas vdekjes
Gjykata ndërkombëtare për krime lufte e Hagës ka vendosur që ish-presidenti tashmë i vdekur i Serbisë, Slobodan Millosheviç nuk ishte përgjegjës për krimet që u kryen gjatë viteve 1992-95 në luftën e Bosnjës, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Në një vendim të papritur, trupi gjykues që dënoi Radovan Karagjiqin për krime lufte me 40 vite burgim, në mënyrë unanime ka ardhur në përfundim se Slobodan Millosheviçi nuk ishte pjesë e “grupit kriminal” që vrau myslimanët dhe kroatët në Bosnje, transmeton zeri.info.

Sipas trupit gjykues nuk ka prova të mjaftueshme që tregojnë se Slobodan Millosheviçi ishte pajtuar me planin e Karagjiqit për të spastruar Bosnjën nga myslimanët dhe kroatët.

Getoari Selimit i vjedhin shtëpinë në Tiranë, ja çfarë i kanë marrë...

Banesa e reperit të njohur Getoar Selimi është vjedhur nga dy adoleshentë, të cilët i morën këngëtarit një orë me vlerë 35 mijë Euro.

Ka qenë një 17-vjeçar që hyri në shtëpinë e tij tek “Kodra e Diellit” në Tiranë, i cili pasi mori orën e fshehu në banesën e shokut të tij, Mërgim Lala 20 vjeç, të dy banues në Kamëz.

Këngëtari i njohur nga Kosova njëkohësisht i fejuar i prezantues Marina Vjollca, banon prej vitesh në Tiranë.

Arrestimi është bërë pas denoncimit të Getoarit për humbjen e orës me vlerë 35 mijë Euro.

17-vjeçari me inicialet D.K. do të gjykohet për grabitje, ndërsa Mërgim Lala akuzohet për bashkëpunim në vjedhje.


Eliona Pitarka vjen me foto hot nga pushimet

Prezantuesja e njohur, e cila tashmë po ia shton famën vetes me format bombastike të trupit të saj, nuk nguron që edhe sot në kohë të vrenjtur, të postojë foto provokuese.

E veshur m e rroba plazhi gjysëm tanga, Elona Pitarka ka postuar një foto në një nga pishinat në kryeqytet, duke ia shtuar kështu fotove të shumta të saj me veshje provokuese.

Foto/ Kryeministri Rama i ftuar në dasmën e vajzës së deputetes socialiste

Kryeministri i vendit Edi Rama ka qenë i ftuar gjatë mbrëmjes së djeshme në ceremoninë martesore të vajzës së një prej deputeteve të Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Rama ka qenë i ftuar në dasmën e vajzës së deputetes socialiste Erjeta Alhysa, e mesa duket Kryeministri nuk e ka refuzuar ftesën, duke qenë i pranishëm në këtë festë familjare të deputetes.

Foto+16/ Modelja Lewin do t’ju rrënqeth me format dhe bikinit e saj superseksi

“Bikini vdekjeprurrse” janë quajtur ato të supermodeles Michelle Lewin e cila i ka lënë pa frymë të gjithë në plazh.

Modelja venezueljane e fitness-it, Michelle Lewin, po kalon disa ditë pushimi dhe qetësie në plazhet fantastike të Miami-t, por me bikinit e saj ajo duket që ka një trup mjaft të tonifikuar dhe seksi.
Reforma në drejtësi, Meta bisedë telefonike me eurokomisionerin Hahn

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilloi një bisedë telefonike me Komisionerin e BE për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn.

Gjate kësaj bisede telefonike mes Komisionerit Hahn dhe kryeparlamentarit Meta i cili ndodhet ne Filadelfia, Hahn shprehu përgëzimet e tij për arritjen e konsensusit dhe miratimin me unanimitet të reformës në drejtësi.

Kryetari i Kuvendit Meta shprehu mirënjohjen për të gjithë forcat politike parlamentare dhe BE dhe veçanërisht ndaj Komisionerit Hahn për ndërhyrjen e tij të vendosur për përmbylljen me konsensus të plotë dhe me sukses të kësaj reforme madhore.

“Pas miratimit të saj me konsensus, implementimi i saj është më i sigurt, por edhe ecuria e mëtejshme e integrimit evropian është më e sigurtë dhe më e qartë”,- theksoi Meta.

Nga ana e tij, Hahn falenderoi Metën për përpjekjet e tij të vendosura për konsensus dhe shprehu bindjen se tashmë Shqipëria ka hyrë në një fazë të re dhe në një rrugë më të qëndrueshme drejt BE-së.

Meta garantoi eurokomisionerin se do të vazhdojë përpjekjet e tij të vendosura për fillimin e zbatimit sa më parë të reformës në drejtësi.

Kryetari i Kuvendit theksoi se konsensusi i arritur nuk duhet të jetë momental, por të shërbejë si shembull për forcimin e dialogut politik dhe thellimin e të gjitha reformave në të gjitha fushat.



Foto+16/ Fotot e çmendura që bëjnë femrat në dhomën e provës

Këto fotografi pikante dëshmojnë një mani të re që po përhapet mes vajzave. Së shpejti mund ky mund të jetë trendi i ri i të bëri foto selfie që mund të pushtojë rrjetet sociale.

Këto foto flasin vetë:

Këta janë 3 ushtarët që donin të vrisnin Erdoganin gjatë puçit
Arrestohen tre ushtarë të tjerë të cilët gjatë tentativës për grusht shteti nga Organizata Terroriste “FETO” ndërmorrën sulm në hotelin në qytetin Marmaris të Muglas nga i cili presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ishte larguar pak para sulmit, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas tentativës për puç, me denoncimin se shtatë persona janë përpjekur t’i ndalojnë automjetet që po kalonin në autostradën Marmaris-Mugla pranë vendit të quajtur Gökçetepesi në Lagjen Çetibeli, forcat e sigurisë kaluan në mobilizim.

Ekipet e dërguara në zonë kapën tre persona të dyshuar si pjesë e ushtarëve organizatorë të sulmit ndaj hotelit ku kishte qëndruar presidenti Erdoğan, raporton panorama.

Të dyshuarit Komandant Taner Barber nga ekipi i Kërkim-Shpëtimit në Beteja si dhe rreshterët Ilyas Yaşar dhe Gökhan Güçlü u dërguan në polici.

Ndërkohë kanë filluar operacione të gjera ajrore dhe tokësore për kapjen e katër të dyshuarve të tjerë për të cilët u theksua se janë arratisur në zonën pyjore.

Sakaq, në operacionet e filluara ndaj ushtarëve që u arratisën drejt zonës pyjore pas sulmit ndaj hotelit ku kishte qëndruar presidenti Erdoğan gjatë mbrëmjes së tentativës për puç, ishin kapur 19 persona.


Foto/ Hipopotamët e Eskobarit s’ngopen me seks, trembin biologët
Pablo Eskobar, bosi famëkeq i drogës, u vra nga policia kolumbiane në vitin 1993 dhe kafshët e shumta që kishte në kopshtin privat zoologjik u shpërndanë nga autoritetet, përveç 4 hipopotamëve që çanë gardhet dhe jetuan në natyrë.

Pa pasur rrotull luanët, krokodilët, hienat dhe grabitqarët e tjerë që do t’u hanin këlyshët në Afrikë, 4 hipopotamët janë ushqyer bollshëm në këto 23 vitet e fundit dhe janë çiftëzuar si kafshë që janë, pa ditur që duke bërë këtë kanë vënë në alarm biologët dhe banorët.

Sot, 4 hipopotamët janë shumuar në më shumë se 40 individë në total, duke u bërë teknikisht specia më "invazive" në planet. Fshatarët ndihen të kërcënuar të peshkojnë në ato zona, pasi, edhe pse vegjetarianë, këta gjigantë janë shumë të rrezikshëm dhe në Afrikë vrasin rreth 3000 njerëz në vit.

Përpjekjet e biologëve për t’i tredhur meshkujt, që të mos shfarosin speciet vendase të gjallesave, janë frenuar nga shoqatat e kafshëve dhe nga populli që i viziton vazhdimisht. Sidomos pas imazhit negativ që përhapi fotoja e hipopotamit të vrarë nga ushtria kolumbiane në vitin 2009. (Foto 5).

Pablo Eskobar, bosi i Kartelit të drogës "Medellin", njihet si një nga më të rrezikshmit në histori. Ai arriti të grumbullojë një pasuri prej 25 miliardë dollarësh dhe kishte kontroll shumë të zgjeruar, deri në 80% të gjithë kokainës në Amerikë. Prona e tij “Hacienda Napoles” shërben si muze dhe si park argëtimi./TCh/


Vlahutin: Duhen 3 vjet për kontrollin e gjyqtarëve e prokurorëve
Procesi i ndërlikuar i vetingut, ose i kontrollit të gjyqtarëve dhe prokurorëve do të zgjasë disa vite. Sipas ambasadores së Bashkimit Europian në vendin tonë, mund të zgjasë për 3 vjet, një periudhë kohe e gjatë, por e pandalshtme thotë Vlahutin.

Gjatë një prononcimi për mediat në Kukës, Vlahutin ishte optimiste se përfitimet e reformës në drejtësi do të shihen shpejt.

“Ne do të shikojmë disa përfitime që do të duken shumë shpejt. Faza e parë është ajo e vetingut, por edhe vetë vetingu mund të dojë 3 vjet. Kjo është reforma më e madhe që do të ndërmarrë ndonjëherë Shqipëria në rrugën e BE.

Prandaj duhet të jemi realist, edhe për atë sa kohë do të duhet, ajo që është e rëndësishme nuk ka kthim prapa, duhet të vazhdohet të ecet përpara dhe ju premtoj që BE në këtë aspekt do të jetë tejet i saktë në mënyrën e zbatimit të standardeve”,- është shprehur Vlahutin.


Keqtrajtoi vajzën e dehur, lhet i lirë djali. Policia: Ajo nuk bëri denoncim!
Pamje të shpifura u publikuan sot në rrjetet sociale nga Gjiri i Lalëzit. Në video dukej një i ri që tërheq zvarrë, godet, shan dhe ofendon një vajzë, thuajse pa ndjenja për shkak të alkoolit të konsumuar. Edhe më rëndë është reagimi i policisë. Video tregon që djali u shoqërua në komisariat, por në njoftimin zyrtar u sqarua se ai është lënë i lirë.

Pavarësisht se pamjet janë dëshmi e qartë e dhunës kafshërore mbi vajzën pa ndjenja, djali është lënë i lirë. Sipas policisë, vajza nuk pranoi të bënte denoncim. Policia tha se djali në video është një 26-vjeçar nga Maminasi, me inicialet I.Z.

Pavarësisht dhunës së provuar, 26-vjeçari dyshohet vetëm për prishje të qetësisë publike. Indiferenca e forcave të policisë e bën akoma më të rëndë ngjarjen, që duket se do të mbetet thjesht një tjetër shfaqje poshtërimi, si ato që po publikohen shpesh në rrjetet sociale.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, e cila bën fjalë për një ngjarje të ndodhur në”Gjirin e Lalëzit”, ju bëjmë me dije se:

Ngjarja ka ndodhur më datë 24.07.2016, në”Gjirin e Lalëzit”. Të dy shtetasit e paraqitur në video kanë qenë nën efektin e alkoolit.

Policia e Qarkut Durrës me të marrë njoftimin ka shkuar menjëherë në vendngjarje.

Përpos kundërshtimeve dhe mosbindjes ndaj urdhrit të Punonjësve të Policisë për ti shoqëruar në ambientet e Policisë është bërë e mundur shoqërimi i dy shtetasve të shfaqur në video.

Në vijim të hetimeve bazuar edhe më deklarimet e shtetasve të shoqëruar është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi I.Z. 26 vjeç, banues në Maminas.

Shtetasi i mësipërm dyshohet se, tek “Gjiri i Lalëzit”, ka prishur qetësinë publike dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë të rendit publik, vepra penale të parashikuara në nenet 274 dhe 242 të Kodit Penal.

Shtetases së seksit femër i është bërë e ditur që në bazë të ligjit ka të drejtë të bëjë kallëzim në ngarkim të shtetasit I.Z. por me vullnet të lirë nuk ka dëshiruar.


Veliaj në Këshillin Bashkiak: Ndërmarrje publike për transportin

Në mbledhjen e kësaj të hëne të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj bëri një përmbledhje të punës së bërë deri tani, duke thënë se bashkia është duke ndërhyrë në 50 lagje të Tiranës.

Kreu i bashkisë së Kryeqytetit u shpreh se mbledhja e taksave ka shkuar deri në 93%. Veliaj theksoi se buxheti i këtij viti ka dhënë mundësinë të bëhet më shumë punë së në të shkuarën.

“Për herë të parë kemi një buxhet me pjesëmarrje të komunitetit. Jemi duke punuar në më shumë se 50 lagje të kryeqytetit. Është përmirësuar ndjeshëm situata e ndriçimin në qytetin e Tiranës. Kryeqyteti është shumë herë më i pastër sot se sa e gjetëm”, u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë foli edhe për situatën e transportit publik, duke thënë se po shikohet mundësia e ngritjes së një ndërmarrje publike të transportit për t’i shërbyer sa më mirë qytetarëve.

“Do të futen biletat elektronike para fundit të vitit 2016, do të bëhen më të shumta kontrollet, duke shkuar deri të gjobat dhe kjo vetëm për një synim, për një transport publik sa më të disiplinuar. Po mendojmë për një ndërmarrje publike të transportit”,- tha kreu i Bashkisë së Tiranës në mbledhjen e Këshillit Bashkiak./TCh/



8 ushtarët puçistë rrisin tensionet diplomatike Greqi -Turqi

Helikopteri ushtarak turk që u ul në Greqi një ditë pas grushtit të shtetit të dështuar në Turqi, është kthyer në një nga sfidat më të vështira diplomatike për qeverinë greke të papërvojë. 8 ushtarët që ishin në bord thanë se nuk ishin pjesë e grushtit të shtetit dhe aplikuan për azil politik. Nga ana tjetër, Turqia këmbëngul që ata të deportohen dhe të dalin në gjyq për pjesëmarrje në përpjekje të dhunshme për të rrëzuar qeverinë.

Tashmë Greqia, sipas procedurave, ka nisur shqyrtimin e kërkesave për azil, që do të marrë disa javë kohë. Kjo kohë po shkakton tensione diplomatike mes Greqisë dhe Turqisë, nisur edhe nga historia e marrëdhënieve delikate fqinjësore mes dy shteteve.

Të dy vendet kanë patur mosmarrëveshje territoriale në detin Egje. Greqia shpesh ankohet për shkelje të hapësirës së ajrore nga avionë luftarakë turq.

Rasti i fundit i 8 ushtarëve puçistë që kërkojnë azil në Greqi, por shton tensionet me Turqinë, pasi kjo e fundit kërkon që ata të deportohen sa më shpejt.

Një tjetër frikë e Greqisë është se ndoshta Turqia mund të “hapë portat” dhe të lejojë fluksin e lartë të azilkërkuesve që kalojnë në Greqi e më pas drejt vendeve të tjera nëpër Evropë. Greqia ka theksuar disa herë se çështja e 8 ushtarëve turq pjesë e grushtit të shtetit, do të shqyrtohet sipas procedurave ligjore në shtetin helen.



Foto/ Ndryshon Lori Hoxha... bëhet brune

Trashëgimtaria simpatike e “Top Channel”, Lori Hoxha, duket se ka vendosur të ndryshojë pamje.

Ajo ka postuar një foto në SnapChat, ku tregon sesi duket brune.

Nuk dihet nëse është një filtër i programit dhe pse jo, Lori mund të eksperimentojë edhe me versionin brune.



Shpërthim në Turqi, tre efektivë policie të vdekur
Një sulm terrorist me bombë ka ndodhur pasditen e sotme në Derik të Mardin-it, Turqi, duke u marrë jetën tre efektivëve të policisë.

“Anadolu Agency” raporton se, një bombë e vendosur në rrugën Kızıltepe-Viranşehir ka shpërthyer gjatë kalimit të një auto-blindi, që transportonte punonjësit e policisë.

Si pasojë e sulmit 3 efektivë të policisë kanë humbu jetën.

Sipas informacioneve të marra thuhet se, një bombë e vendosur në rrugën Kızıltepe-Viranşehir ka shpërthyer gjatë kalimit të një auto-blindi, i cili transportonte punonjësit e policisë. Burimet thanë se sulmi është kryer nga PKK, raporton Anadolu Agency.



Foto/ Kush është simpatikja që “zbukuron” zyrën e Kryeministrit?
Të jesh edhe e bukur edhe e mençur është diçka e rrallë, por mbetet gjëja më e bukur që mund t’i ndodhë një femre.

Bukuroshja Laura Seferaj, është e punësuara më e re në zyren e kryeministit Mustafa.

Ajo ka qenë kryetare e Shoqatës së Studentëve Shqiptar në Slloveni ku punoi në zyren e Kombeve të Bashkuara.

Greqia shpall gjendjen e emergjencës, pas zjarreve në pyje

Autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në ishullin e Chios në Greqi, një nga perlat e Egjeut lindor, ku gjatë natës ra zjarr në pyje.

Erërat e forta kanë favorizuar përhapjen e flakëve dhe kanë bërë që disa banorë më të jug-lindje të ishullit të largohen nga shtëpitë e tyre. Aktualisht, nuk rapotohet për viktima.

6 helikopterë raportohet se po veprojnë për shuarjen e flakëve, por puna e tyre është penguar nga erërat e forta.

Repartet e zjarrfikësve ende nuk kanë mundur ta vënë situatën në kontroll, pasi zona është e ndikuar nga erërat e forta dhe temperaturat janë tepër të larta.

Raportohet se janë rrezikuar edhe shtëpitë e banorëve në të paktën gjashtë fshatra.

Zjarret e sotme konsiderohen më të fuqishmet në vitet e fundit, raporton “Kathimerini“,- raporton “panorama”.

Greqia ndodhet në gjendje emergjence pasi në ishullin Hios në Egjeun lindor kanë rënë zjarre të mëdha prej mëngjesit të së hënës.



Puçi/ Turqi, arrestohen 42 gazetarë, alarm në Europë

Turqia ka urdhëruar arrestimin e 42 gazetarëve në kuadër të spastrimit që Presidenti turk Rexhep Erdogan po bën për grushtin e shtetit që dështoi.

Gjatë gjithë këtyre ditëve, janë arrestuar dhe pezulluar ushtarë, policë, gjykatës dhe nëpunës civilë, duke shqetësime tek grupet që merren me të drejtat e nëpunësve, të cilët i frikësohen faktit se Erdogan po forcon kontrollin e tij mbi gjithçka në Turqi.

Pak ditë më parë, u njoftua edhe se garda presidenciale është pjesë e shkrirjes. Presidenti Erdogan ka deklaruar gjendje emergjente dhe po ndërmerr masa të ashpra, me pretendimin se duhen hequr mbështetësit e grushtit të shtetit.

Një ditë pas grushtit të shtetit, Qeveria turke akuzoi klerikun Fethullah Gulen si përgjegjës për organizimin e puçit. Gulen është rivali historik i Erdogan dhe pjesa më e madhe e të arrestuarve apo të shkarkuarve janë mbështetës të Gulen.

Ky detaj gjatë seksit zbulon ata që tradhëtojnë partnerët e tyre

Një sondazh i kryer me 1.000 burra dhe gra ka nxjerrë rezultate interesante rreth fuqisë që zërit gjatë seksit dhe ka zbuluar se si mund të kuptoni nëse partneri ju tradhëton.

Deri në 62 gra dhe 72 burra kanë zbuluar se kanë bërtitur më shumë “në një shtrat të huaj”, pra kur kanë tradhtuar partnerët e tyre.

Po ashtu, 88 për qind e grave kanë deklaruar se janë më të zhurmshme sesa partnerët e tyre gjatë seksit, derisa 71 për qind e meshkujve kanë deklaruar se eksitohen edhe më shumë nga fakti se partnerja e tyre është e zhurmshme.

Sondazhi tregon se fuqia e zërit mund të ndikojë në kënaqësinë e dyfishtë dhe ngritjen e vetëbesimit.

Duket se ata që janë të gatshme për aventura janë më të zëshëm gjatë aktit.


Pse meshkujt e parruar janë më tërheqës për femrat?

Duket se kohët e fundit, pamja e meshkujve të parruar po bëhet gjithnjë e më shumë e popullarizuar. Disa pëlqejnë meshkujt me mjekërr të shkurtër apo të plotë, e cila i përket modës së vjetër. Kryesisht, femrat i shikojnë këto meshkuj të parruar si të çrregullt dhe përtacë, ndërsa femrave të reja kjo fare nuk iu pengon, madje e konsiderojnë si diçka trendi.

Ja disa arsye pse meshkujt nuk e rruajnë mjekrrën e tyre:

Femrat më të reja në moshë pëlqejnë lëshimin e mjekrrës.

Mjekrra e lëshuar fsheh lëkurën e dëmtuar apo aknet në fytyrë.

Është më lehtë të mirëmbahet mjekrra, meqenëse rroja e vazhdueshme nuk është e nevojshme, dhe në këtë mënyrë edhe lëkura më pak dëmtohet.

Sot, mediat vendosin se çfarë është në modë. Sigurisht se me kyçjen e TV-së do të vëreni se shumica e modelëve dhe aktorëve kanë pamje të parruar. Pra, kjo është thjeshtë një tendencë që ata kanë vendosur të ndjekin.

Në Australi është bërë një anketë në të cilën janë përfshirë meshkujt dhe femrat mes moshës 16 dhe 34 vjeç. Këta persona kanë diskutuar për të mirat dhe të këqijat e meshkujve me mjekërr të lëshuar dhe atyre të rruar. Edhe meshkujt kanë folur për këtë lloj “dekorimi” në fytyrë. 75% e tyre theksuan se mjekrra i bën të ndihen mashkullor dhe tërheqës, ndërsa 68% e tyre thonë se mjekrra ndikon në pozitivitet dhe ndikon të ndihen të veçantë.

Femrat u pajtuan se meshkujt janë më seksi me mjekërr. Këta burra iu duken femrave më elegantë, avanturierë dhe individualistë.

Edhe një studim tjetër i bërë ka vërtetuar se në një lokal me shumë meshkuj, vëmendjen do ta marrin meshkujt me mjekërr kundrejt atyre të rruar, ndërsa nëse të gjithë janë me mjekërr, atëherë do të dominojë ai i cili ka fytyrë dhe lëkurë fëmije.

Ndonjëherë duket se shprehja e vjetër se ‘bukuria qëndron në sytë e atj që shikon’ është e vërtetë. Ju nuk mund të gjykoni se kush duket mirë e kush jo. Si çdo tendencë, edhe kjo do të zbehet me kalimin e kohës. Vitin tjetër ndoshta do të ketë një pamje krejtsisht të re në modë.


Foto/ Rita Ora, me dy veshje të ndryshme në Nju Jork

Jo më kot Rita Ora po zëvendëson Tyra Banks në sezonin e tanishëm të “America’s Next Top Model” pasi pamja e saj e jashtme dhe shijet në veshje, si gjithnjë janë të pagabueshme.

Ditën e hënë 25-vjeçarja u pa dy herë radhazi në Nju Jork me dy veshje të ndryshme që bënë të tërhiqte vëmendjen e qindra kalimtarëve.

Gjatë mëngjesit, Rita ka xhiruar vazhdimin e sezonit të 23-të të këtij spektakli duke u paraqitur me një fustan lëkure në formë verefi e kombinuar me një palë këpucë neoni ngjyrë vjollcë. Si gjithmonë ajo ka shfaqur këmbët e tonifikuara dhe dekoltenë.

Pak orë më parë ajo u shfaq përsëri, por këtë herë për të kaluar momente relaksi në një “Spa” duke veshur një bluzë të gjatë vibrante portokalli e kombinuar me një pale të sheshta ngjyrë të bardhë.

Rita gjithmonë është në qendër të vëmendjes dhe kurrë nuk ka patur kritika për mënyrën sesi zgjedh të vishet, madje fansat dhe personazhe të tjerë publikë përpiqen ta kopjojnë.


Foto/ Ja pse nuk duhet të ngatërroheni me Melisën

Melissa Giraldo është një modele kolumbiane e lindur në Medellin. Linja perfekte dhe nje karriere e suksesshme në botën e modës.


Ajo ka kaluar kufijtë e vendlindjes pasi tashmë është bërë e njohur edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pasioni i Melisses është sporti dhe në veçanti ajo preferon të marrë leksione kikboksi dhe patinazhi. Ajo e para është një arsye që ju të mos ngatërroheni me të./TCh/



Foto/ Rama dhe Berisha, të dy qeshin nga frika... e burgut
Pas miratimit me konsensus të reformës në drejtësi, edhe Sali Berisha, edhe Edi Rama kërcënuan njëri tjetrin me burg, por fjalët e rënda që i thanë njëri tjetrit nuk duket se i shqetesuan dhe aq.

Nga fotot që janë shkrepur sot në kuvend, Edi Rama duket se ka shpërthyer në të qeshura kur fliste Sali Berisha.

Por edhe ish-kryeministri është fiksuar po ashtu i qeshur, pavarësisht fjalëve kërcënuese që shkëmbeu me Ramën.

A ishin në rol, apo me të vërtetë nuk i tremben drejtësisë, këtë vetëm koha do ta tregojë.


26/07/2016/......................................
Video/ Koalicioni PD-LSI, Berisha s’e mohon: Traditë bashkëpunimi

Ish-Kryeministri Sali Berisha, nuk ka mohuar një koalicion të mundshëm mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në një intervistë për televizionin “Klan”, Berisha shprehet se mes këtyre dy partive ka një traditë të mirë bashkëpunimi.

“Bashkëpunimi i PD-së me LSI-në varet nga rezultatet elektorale dhe shumë faktorë të tjerë, por nuk mund ta mohoj që këto dy parti kanë një traditë bashkëpunimi”,- tha ish-kryeministri.

Berisha foli edhe për miratimin me sukses të reformës në drejtësi, duke thënë se ndryshimet kushtetuese u imponuan nga opozita dhe humbësi është Kryeministri Edi Rama./Tv Klan/


Fotografia Rama-Obama, PD: Zbulohet skema e 80 mijë dollarëve

Partia Demokratike ka reaguar sërish për fotografinë e Kryeministrit Edi Rama me Presidentin amerikan Barack Obama të realizuar në vitin 2012, për të cilën dyshohet se Rama ka paguar 80 mijë Dollarë në mënyrë ilegale.

Përmes sekretares së marrëdhënieve me publikun, Grida Duma kërkoi edhe njëherë nga Kryeministri që të japë llogari për burimin e shumës së parave, nëse janë para të pastra apo para krimi.


Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   252   253   254   255   256   257   258   259   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish