Deklarata e deputetes Majlinda Bregu:
“Ja ku mbërritëm atje ku duhej.
Partia Demokratike do ta votojë Reformën në Drejtësi. Kjo ka qenë dhe është thirrja ime deri në momentin e votës nesër.
Sot jam edhe më e bindur se kam vepruar drejtë bashke me kolegët, sa herë kam thënë se nuk duhet të ketë më asnjë lëkundje për votën pro reformës në Drejtësi, pro Shqipërisë, pro shqiptarëve.
Drafti final që do të votohet nesër është versioni I përmirësuar nga ekspertët e PD, por nuk do ishte I tillë pa mbështetjen e pakursyer të aleatëve të Shqipërisë, SHBA dhe BE. Deri pak orë më parë kur Komisioneri Hanh propozoi se :
-Roli i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit duhet të ketë një bazë të fortë ligjore në vetë Kushtetutën e vendit dhe
-se ky Operacion do të japë vetëm rekomandime të cilat nuk janë ligjërisht të detyrueshme. Megjithatë, këto rekomandime duhet të përfshijnë një arsyetim të pozicionit të mbajtur, i cili do të shpjegohet në përputhje me kriteret e përcaktuara nga ligji”
Ndaj, nesër Partia Demokratike do të jetë në Parlament, për t’i thënë PO me votë Reformës në Drejtësi.
Vota pro reformës në drejtësi është votë pro Partisë Demokratike, pro Shqipërisë, pro shqiptarëve.
Kjo është kohë e përplasjes së të vërtetave. E atyre të vërtetave të thjeshta që duan shqiptarët, si garanci për të besuar se ky vend nuk ka marrë fund!.
Kush voton për drejtësi është gjithmonë në kahun e drejtë të historisë!”
Konsensusi për Reformën/ Presidenti Nishani: Me rëndësi për Shqipërinë
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka përshëndetur konsensusin e arritur mes forcave politike në lidhje me ndryshimet e pritshme kushtetuese dhe Reformën në Drejtësi.
Me anë të një deklarate për median, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani është shprehur se, “ka ndjekur me shumë vëmendje dhe orë pas ore situatën dhe zhvillimet më të fundit për sa i përket votimit të pritshëm të ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Shqipërisë, nesër më 21 korrik 2016”.
“Kreu i Shtetit shqiptar vlerëson dhe përgëzon të gjithë aktorët dhe faktorët e përfshirë, si dhe klasën politike shqiptare në përgjithësi, mbi konsensusin e arritur përmes kompromisit që ofruan në këtë proces.
Ky proces dhe të gjitha përpjekjet e bëra me persistencë treguan rëndësinë e padiskutueshme që reforma në drejtësi ka mbi të tashmen dhe të ardhmen e Shqipërisë.
Që t’u shërbejë më së miri interesave të qytetarëve shqiptarë, është thelbësore që kjo reformë të finalizohet me sukses, duke ruajtur standardet më të larta profesionale dhe parimet e shenjta demokratike duke siguruar dhe garantuar së pari dhe mbi të gjitha liritë dhe të drejtat themelore të njeriut.
Konsensusi dhe kompromisi garantojnë që reforma në drejtësi ose më saktë, ndryshimet kushtetuese do të arrijnë qëllimin aq shumë të dëshiruar e të mirëpritur nga të gjithë qytetarët shqiptarë, si dhe nga partnerët dhe aleatët tanë ndërkombëtarë për një drejtësi vërtet profesionale, eficente dhe të pavarur.
Presidenti i Republikës, duke pasur parasysh dhe nënvizuar edhe njëherë rëndësinë jetike që përmban reforma në sistemin e drejtësisë jo vetëm për të tashmen dhe të ardhmen e vendit, por edhe për integrimin evropian me meritë të Shqipërisë, i uron punë të mbarë Kuvendit të Shqipërisë ditën e nesërme në votimin e projektit konsensual të arritur”,- thuhet në deklaratën e bërë publike nga ana e institucionit të Presidencës së Shqipërisë.
Konsensusi, Meta: Arritje historike, përshëndes PD-në dhe komisionerin Hahn
Kryetari i Parlamentit Ilir Meta ka përshëndetur arritjen e konsensusit mes opozitës dhe mazhorancës për të miratuar nesër në Kuvend reformën në drejtësi.
Meta ka shprehur vlerësimet për Partinë Demokratike dhe për eurokomisionerin e Johannes Hahn.
“Përshëndes vendimin e Partisë Demokratike. Konsensusi është një arritje historike.
Me këtë rast, dua të shpreh mirënjohjen për Komisionerin e BE për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, z. Johannes Hahn. Miratimi i Reformës në Drejtësi është një sukses dhe një arritje për të gjithë shqiptarët”,- thotë kryetari i Parlamentit Ilir Meta.
Foto/ Lojtarët e famshëm shijojnë pushimet luksoze
Pas një sezoni të lodhshëm lojtarët më të famshëm në botë po shijojnë pushimet luksoze në vendet dhe ishujt më ekzotikë.
Messi dhe Ronaldo prej disa ditësh së bashku me familjet e tyre por relaksohen në ishullin e Ibizas, shkruan “Goal”.
Edhe mesfushori i Gjermanisë, Sami Khedira ka zgjedhur ishullin Mikonos ku është parë në shoqërinë e modeles së njohur braziliane, Adriana Lima.
Edhe lojtarë të tjerë si Rooney, Eric Dier, Harry Kane dhe Dele Alli po shijojnë këto ditë të nxehta nën shoqërinë e bashkëshorteve të tyre.
Kryeministri belg: Kërkesa e Erdoganit për shkollat e Gylenit, si aktet nazite
Kryeminstri Belg, Geert Bourgeois, i ka dhënë një përgjigje të ashpër kërkesës së Turqisë, për të larguar nga detyra profesorët e universiteteve dhe shkollave të financuara nga lëvizja “Hizmet” e Fetullah Gylen. Ai tha se, kjo ishte një lajthitje, duke e krahuasuar me atë çfarë kërkoi nazizmi në Luftën e Dytë Botërore në Poloni.
“Edhe regjimi nazist pati nisur të largonte profesorët nga detyra. E gjithë kjo gjendje e pas tentativës për grusht shteti është e frikshme për një vend si Turqia. Ato që po ndodhin në Turqi pas asaj tentative për grusht të shtetit janë zhvillime që nuk mund të priten prej një vendi që pretendon të jetë shtet i së drejtës.
Shoh një ngjashmëri të madhe me regjimin nazist, i cili pati larguar gjithashtu një numër tejet të madh nëpunësish publik, ku mjafton të kujtojmë veç largimin e profesorëve të universitetit nga detyra pas pushtimit të Polonisë. Mirëpo këto nuk përputhen kurrsesi me atë ç’pritet prej një shteti ligjor. Drejtimi që ka marrë Turqia tani është i gabuar; nëse vijon të ecë në rrugën e shkeljes së të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe vlerave që e bashkojnë Europën, një vend i tillë nuk mund të ketë vend në BE”.
I ashpër ai është treguar edhe me ambasadorin turk në Bruksel: “Është e papranueshme dhe e paimagjinueshme që një ambasador t’i mësojë qeverisë flamande dhe Kryeministrit se si duhet të veprojë”,- u shpreh ai.
Në deklaratën e tij për gazetën “Anvers” këshilltari për shtyp i ambasadës turke, Vejsel Filiz, është shprehur se Lëvizja “Gylen” është një organizatë terroriste; qeveria flamande ka marrëdhënie të mira me institucionet e kësaj lëvizjeje dhe se Kryeministri është duke mbështetur terrorin duke mbajtur marrëdhënie të mira me to.
Vejsel Filizi u shpreh se qeveria belge duhet t’i hetojë me kujdes Lëvizjen “Hizmet” dhe institucionet e saj, hetim përmes të cilit ka për ta kuptuar menjëherë se, në fakt, është duke mbështetur terrorin.
Kryministri Bourgeois reagoi me këto fjalë për agjensinë zyrtare të lajmit “Belga”:
“Këto deklarata janë të papranueshme, për më tepër, të lajthitura. Është e papranueshme dhe e paimagjinueshme që një ambasador t’i mësojë qeverisë flamande dhe Kryeministrit se si duhet të veprojë. Nuk e pranoj kurrsesi akuzën se po mbështesim ndonjë organizatë terroriste.
Nëse ka ndonjë njeri që ka dijeni për praninë e ndonjë bashkëpunimi ilegal besoj se duhet ta dijë që duhet të paraqitet menjëherë përpara gjykatave të pavarura për këtë. Gjithashtu, nuk e pranoj që Lëvizja ‘Gylen’ të jetë organizatë terroriste”.
Pasi theksoi se, Belgjika është një vend ku mbizotërojnë ligjet e shtetit të së drejtës, ai nënvizoi dhe solli në kujtesë nenin 41 të Marrëveshjes së Vjenës, e cila rregullon marrëdhëniet diplomatike.
Ky nen i njeh diplomatët e vendeve të tjera me faktin që ata duhet t’u binden ligjeve të vendit ku gjenden dhe se nuk kanë asnjë të drejtë që të përfshihen në çështjet e brendshme të tij.
Kryeministri belg tha se, Bashkimi Europian duhet të mbajë një qëndrim të prerë ndaj kërkesave të tilla që vijnë nga ana e Ankarasë.
Një kërkesë të tillë Turqia ia ka bërë edhe Shqipërisë prej disa muajsh. Deputeti Ben Blushi reagoi ashpër në parlament në atë kohë, duke i kërkuar qeverisë shqipare të mbante qëndrim të prerë ndaj ndërhyrjes së Ankarasë në punët e brendshme të Shqipërisë dhe duke thënë se kjo ishte një çështje e brendshme e Turqisë, që nuk kishte lidhje me vendin tonë./Lapsi.al/
Foto+Video/ Momenti i hedhjes në erë të makinës së gazetarit në Kiev
Gazetari bjellorus, Pavel Sheremet, u vra në një atentat me bombë teksa po udhëtonte me makinë. Mjeti u hodh në erë me një bombë të komanduar në qendër të Kievit.
Ngjarja ka ndodhur sot herët në mëngjes dhe Pavel Sheremet, gazetar i njohur, i burgosur kohë më parë në Bjellorusi dhe aktivist për të drejtat e njeriut, ka humbur jetën gjatë shpërthimit të ndodhur.
Makina me të cilën lëvizte 44vjeçari Sheremet, ishte e shefes së gazetës Olena Prytula, por ajo nuk ishte e pranishme, ndërkohë që gazetari ishte, duke shkuar për në zyrën e gazetës, “Ukrayinska Pravda”, ku punonte.
Mediat vendase kanë publikuar pamje të makinës në flakë menjëherë pas shpërthimit.
Konsensusi/ Berisha: Piramida e re e drejtësisë, në duart e shqiptarëve
I fundit që ka reaguar nga radhët e politikanëve të lartë në vend për arritjen e konsensusit në reformën në drejtësi, është ish-kryeministri Berisha.
Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Berisha përshëndet rolin udhëheqës të opozitës dhe përcaktues, që sipas tij shpëtoi drejtësinë nga kthetrat e Edi Ramës.
Berisha thotë se, pas miratimit të reformës, të gjitha vendim-marrjet për ndërtimin e piramidës së drejtësisë do të jenë ekskluzivisht në duart e shqiptarëve.
Më poshtë reagimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha në Fb:
“Nje fitore e parimeve te larta te nje drejtesie te pavarur, efikase, transparente, te pergjegjshme!
Te dashur miq, sot u finalizuan negociatat per nenin e fundit te reformes se sistemit te drejtesise ne vendin tone!
Me kete rast shpreh krenarine dhe vleresimin tim me te madh per rolin udheheqes dhe percaktues te opozites shqiptare ne teresi dhe PD ne veçanti, e cila me oponencen e saj ne dy projektet qe dergoi ne Komisionin e Venecias dhe projektin qe u perdor per propozimin hibrid, negociata konstruktive te javes se fundit arriti:
- garanitimin e nje projekti reforme qe shpetoi sistemin nga kapja qeveritare, nga kthetrat e njeriut qe donte te behej me cdo kusht kryehetues, kryegjykates, kryeprokuror i vendit, kujtoni vetem projektin e tij per FBI personale te tij, perpjekjet e tjera absurde per te bllokuar per kete shkak reformen ne cdo moment.
- garantimin per qytetaret shqiptare te lirive dhe te drejtave qe gezojne nga Konventa Europiane e te Drejtave te Njeriut dhe Kushtetuta e tyre duke hedhur ne kosh perpjekjet per t'iu mohuar me Kushtetute keto te drejta dhe zhvendosur ata ne hapsira orëelliane apo te te shkuares se tyre te zeze hoxhiste nga Old Mayer-i, Edvin Shullazi.
- garantoi nje proces vleresimi transparent, ligjor, objektiv te bazuar ne meriten dhe integritetin profesional dhe njerezor te prokuroreve dhe gjykatesve tane dhe jo ne opinione, thashetheme dhe marrezira qe deshironte i suksesshmi imagjinar!
- garantoi qe ne te gjithe procesin e ndertimit te piramides se drejtesise vendimmarrja te jete ekskluzivisht si ne çdo vend tjeter sovran ne duart e shqiptarve dhe jo te te huajve, siç iu deklaroi shqiptareve me qindra here Old Mayer-i, Edvin Kristaq Rama.
- garantoi mbeshtetje te çmuar nga miqte dhe partneret nderkombetar ne procesin e Vettingut, gje qe do ta beje me te besueshme dhe me transparent reformen e sistemit te drejtesise, defacto te udhehequr nga opozita, te cilen Edi Rama beri gjithcka qe ta perjashtonte qe ne fillim nga procesi por deshtoi ne menyre spektakolare.
Te dashur miq, le te falenderojme nga zemra te gjithe ata qe bene perfundimin me sukses te ketij projekti qe do votojme neser ne parlament.
Nje falenderim dhe mirenjohje te veçante miqve dhe partnereve tane, mbeshtetja e te cileve ishte e nje rendesie thelbesore ne perfundimin e hartimit te kesaj reforme te bazuar ne parimet e larta te drejtesise se pavarur, eficente, transparente, te pergjegjshme para ligjit”.
Foto+Video/ John Travolta jeton në një... aeroport? Shikoni shtëpinë e tij përrallore
John Travolta dhe gruaja e tij e bukur Kelly Preston ishte një nga çiftet e para që blerë tokë në “Jumbolair Aviation Estates”, parkun ajror rezidencial ku ata jetojnë. Aktori është një adhurues i fluturimeve dhe pilot privat i certifikuar, që zotëron pesë aeroplanë dhe një garazh mahnistës me 16 makina.
Kështu që ky ishte vendi i vetëm i përshtatshëm për shtëpinë e John Travoltas, e cila ka dy pista që të çojnë direkt në derën e përparme të vilës së tij!
“Ne e projektuam shtëpinë për të avionët dhe për të pasur qasje në në botë tonë në një moment që ne duam, dhe ne kemi pasur sukses me këtë”,- tha John Travolta për “Australia Today”.
Asnjë temë më shumë se sa ajo mbi avioni nuk përflitet në shtëpinë e John Travoltas, shpjegon ia vetë: “Unë kam qenë pesë vjeç, kur unë rashë në dashuri me aviacionin. Kjo dashur është tashmë në gjakun tim”.
“Ajo ka qenë gjithmonë ëndrra e John-it, që të ketë aeroplanë në oborrin e tij, – që praktikisht të jetë në gjendje për të parkuar pranë shtëpisë së tij, – në mënyrë që kur të dëshirojë për të shkuar për darkë dikur, t’i mjaftonte të bënte pak hapa deri te dera dhe më pas të merrte avionin dhe të fluturonte direkt atje ku ai dëshironte”,- tha Kelly Preston.
Video/ Trendi i ri i VIP-ave, bluzat e tejdukshme
Mbretëresha e bluzave të tejdukshme është padyshim diva e muzikës, Rihanna. Ajo pa turp, del në sy publik, komplet e ekspozuar dhe pa komplekse.
Edhe, Rita Ora, ka çuditur shpeshherë me veshje provokuese, por kur ajo u fotografua me një bluzë të tejdukshme, la përshtypje se ishte një gabim i stilistit, por të tjerë mendojnë se ky veprim ishte tërësisht i qëllimshëm, raporton Express i KTV-së.
Një yll si Kim Kardashian nuk çudit me asnjë veshje, pasi që ka tej-ekspozuar veten me kalimin e viteve, dhe një bluzë e veshur nga ajo, ku shihet çdo detaj, nuk lë përshtypje të madhe.
Modelja e njohur Bella Hadid, ka dalë para disa ditësh për një shëtitje në New York, por me një bluzë më të tejdukshme se zakonisht. Dhe sigurisht se kjo paraqitje e bukuroshes, ka zgjuar interesim të madh te publiku mbarëbotëror.
Të njëjtin trend si Bella po e ndjek edhe rrethi i ngushtë i saj, që e përfshin modelen, Kendall Jenner. Edhe ajo më parë është parë me një bluzë të tejdukshme, stil ky që ka mundur edhe të jetë ndikuar nga motra e saj e madhe, Kim Kardashian.
Edhe një tjetër anëtare e familjes më të përfolur në Amerikë, Kardashian, ka hyrë në të njëjtin trend kur është parë gjatë fundjavës me një bluzë që ia vuri në pah linjat e përkryera trupore. E ajo është simpatikja, Khloe.
Vështirë se do të konsumoni Paracetamol pasi ta lexoni këtë...
Paracetamoli është ndër emrat më të njohur në mjekësi dhe shumë njerëz varen nga ai për të parandaluar ndjenjat e dhimbjeve. Sidoqoftë, disa studime të fundit, veçanërisht një i kryer nga hulumtuesit e Universitetit në Ohio kanë zbuluar se, paracetamoli e ndalon dhimbjen, por gjithashtu edhe kënaqësinë.
Ky është ende efekt anësor i panjohur që rezulton në konsumimin e hapit çdo ditë, gjë që e bën pacientin të ndjehet emocionalisht i ngurtë. Ky studim është kryer me ndihmën e një numri të madh të vullnetarëve që kanë konsumuar 100 gramë paracetamol, transmeton Telegrafi.
Gjatë këtij studimi ishte zbuluar se subjektet që kishin konsumuar paracetamol kishin pasur përgjigje më të dobët kur ishin ballafaquar me fotografi të cilat sjellin kënaqësi dhe disa tjera që bëjnë të zemëroheni.
Pas 60 minutave pritje që ilaçi t’i ketë efektet e veta, 40 fotografi ishin prezantuar tek pjesëmarrësit e studimit. Ata ishin pyetur nëse kishin ndjenja pozitive apo negative ndaj fotografive.
Personat që kishin konsumuar paracetamol i kishin cilësuar fotografitë të jenë më pak ekstreme krahas atyre që nuk kishin konsumuar paracetamol, por vetëm placebo.
Prandaj, qoftë nëse kishin qenë fotografitë pozitive apo negative, pjesëmarrësit që kishin marrë paracetamol kishin pasur reagim më të vogël krahas atyre që nuk e kishin marrë hapin.
Pra, paracetamoli mund të sjell shumë përfitime tek konsumuesit, por gjithashtu dozat e përditshme mund të shkaktojnë ngurtësi emocionale dhe dëme në mëlçi si pasojë e overdozës.
Foto-Video/ Enca tregon mbathjet duke kërcyer “twerk”
Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, njihet si një ndër femrat më të guximshme të skenës muzikore shqiptare.
Sa herë që i jepet rasti, ajo bën edhe veprime, që i lë gojëhapur fansat. Një të tillë e ka bërë edhe për ndjekësit në rrjetin social Snapchat.
Enca shihet duke kërcyer “twerk” para koncertit të mbajtur në një klubeve të plazhit në Ulqin, ndërsa në një moment bie në sy fakti që i dalin edhe të brendshmet e saj të zeza.
“Shëndrim total”, nuk keni për ta njohur se kush është kjo këngëtare
Ajo është një ndër femrat më të njohura në Shqipëri dhe kjo jo për zërin, por deklaratat, trupin dhe jetën personale që është përfolur në mediat rozë. Po flasim për Xhesika Ndoj, e cila duket një bionde seksi, me një trup për t'u patur zili dhe një fytyrë të lezetshme.
Por, së fundmi në internet po qarkullojnë disa foto që tregojnë sesi ka qenë më parë këngëtarja, një ndryshim drastik, është e pamundur ta njohësh nëse nuk bën krahasimin me fotot e vona që ka realizuar.
Ja që operacionet plastike të ndryshojnë edhe jetën, pasi ashtu siç ka qenë ndoshta nuk do kishte këtë sukses që ka tani sepse ajo njihet më tepër për trupin dhe jo karrierën.
Foto/ Mercedes prezanton autobusin e së ardhmes
Lista e makinave me pilot automatik është duke u rritur ndjeshëm, bashkë me kompanitë të cilat po prodhojnë makina, avionë e mjete ushtarake që nuk kanë nevojë për shofer.
Së fundi në qendër të objektivit të Mercedes është vënë transport publik i cili ka shfaqur edhe “Autobusin e së Ardhmes”, për të cilin shprehet se do të jetë “Transporti publik në të ardhmen.”
Deri më tani ky autobus është testuar për 20 kilometra në rrugët e Amsterdamit dhe nuk ka pasur asnjë problem, edhe pse është shoqëruar me një shoferi i cili do të vepronte në raste emergjence.
Autobusi përdor teknologjinë e “Daimler's City Pilot” dhe përfshin 10 kamera me sistem radari me rreze të shkurtër dhe të gjatë, me anë të të cilave ndihmon autobusin që të gjejë veten në pozicionin e rrugës./TCh/
Foto/ I çmendur pas Kardashian, marrëzia e 22-vjeçarit nuk ka fund
James Holt është në 22-vjeçar anglez, i cili kishte një fiksim të madh për motrat Kardashian, Kim, Kylie e Khloe. Për t’u ngjarë sa më shumë atyre në pamje i riu ka shpenzuar plotë 25 mijë euro në kirurgjinë estetike.
Ngjarja ka ndodhur në Manchester. James, edhe pse është në moshë shumë të re, ëndërron të bëjë operacione të shumta plastike për të qenë identik si tre motrat modele.
17-vjeç ka bërë seancën e patë të botoxit në mjekër, për të cilën gjatë viteve ka shpenzuar mbi 10 mijë euro me ndërhyrje kirurgjikale.
“I dashuroj motrat Kardashian, veçanërisht Kylie e Khloe. Kim tashmë përfaqëson të shkuarën. I adhuroj të pasmet e tyre dhe gjokset që kanë”,- ka thënë ai.
Dhe pikërisht si modelet, James kujdeset për vetullat e tij, të cilat i ka tatuazhuar, për pjesën e mollëzave, ku edhe ka ndërhyrë me botoks, por kjo nuk është e gjitha. Ai mban edhe korsi në mënyrë që të ngushtojë pjesën nën brinjë.
“Po marr pamjen e një kukulle dhe kjo është ajo që kam dashur gjithmonë”,- thotë djali i ri.
Normalisht që çdo ndërhyrje ka një kosto dhe kjo kosto mbulohet nga tre burra të moshuar, të cilët janë fansa të James.
“Nuk kam pasur marrëdhënie seksuale me ta. Kënaqen me fotot e mia. Nuk do të ndalen para asnjë gjëje. Dua të jetoj në një shtëpi të bukur dhe të bëj gjithë ndërhyrjet që ëndërroj”.
Ja pikat më të ndjeshme në trupin e femrës
Hulumtojeni trupin e partneres suaj, sepse sa më shumë zona të ndjeshme gjeni, aq më shumë do të keni shansin që ta çmendni nga kënaqësia.
Zbulimi i këtyre zonave erogjene jo vetëm që do t’ju bëjnë dashnor të shkëlqyeshëm, por do t’ju mundësojnë që secilën femër ta bëni ta dojë seksin, me veprime të cilat janë krejtësisht të pranueshme, madje edhe nëse nuk jenë në lidhje dashurie.
Nëse bëni pjesë ndër ata persona të cilëve kurrë nuk ngopen me informacione të mira se si ta kënaqni partneren, ja disa zona erogjene për të cilat me siguri nuk keni ditur, por që do t’ju bëjnë mirë punë gjatë paralojës.
Shpina është pjesë shumë seksuale e trupit të njeriut, e cila, pos me një masazh të lehtë, mund shumë mirë të stimulohet me puthje të lehta, ndërkaq gjatë seksit me shtrëngim të fuqishëm në shpinë përnjëherë e ngrini afshin në një nivel edhe më të lartë.
Shputat gjithashtu janë zona të rëndësishme erogjene. Pra, masazhi sensual i shputave shumicës së femrave do t’ia shtojë dëshirën për seks.
Shuplakat e duarve janë shumë të ndjeshme ndaj prekjeve, andaj edhe vetëm me një fërkim të butë të shuplakave të femrës derisa jeni duke shikuar televizor do t’i dërgoni porosi të qartë se për çka jeni të gatshëm dhe do të fillojë të krijohet atmosfera për seks.
Ky truk me siguri do t’ju hapë të gjitha dyert. Nëse me mollëza të gishtave do t’i bëni masazh të lehtë ballit dhe me lëvizje jo të njëtrajtshme do t’ia kaloni nëpër flokë, ndërkaq rastësisht do të prekni laprën e saj të veshit, me siguri do ta bëni që të ndiejë kënaqësi të madhe./Telegrafi/
21/07/2016/.......................................................
Genc Pollo: SMS-të diplomatike të papranueshme
Pas publikimit të mesazhit të ambasadës së SHBA-së drejtuar një pjese të deputetëve të opozitës, kanë ardhur edhe reagimet e para. Deputeti demokrat, Genc Pollo, shkruan në profilin e tij se, ky është një akt i papranueshëm dhe duhet refuzuar.
“Nëse sms e diplomatit autentike: një akt i papranueshëm; shkelje e vlerave euroatlantike. Madje edhe kontraproduktiv. Duhet refuzuar!!!”,- shkruan Pollo në profilin e tij në Facebook.
Ditët e fundit ambasada e SHBA-ve është hedhur në një sulm frontal për të bërë 94 vota pro reformës, në rast se konsensusi për votimin e saj nuk arrihet.
Përpos takimeve publike që ka bërë ambasadori Lu me disa deputetë të opozitës për t’u kërkuar votën kontaktet kanë vazhduar edhe në rrugë të tjera.
Ajo që Lu shpalli se udhëheqësit e partive do të njoftohen me pasojat që do të kenë në rast se nuk votojnë, duke u futur në listë të zezë dhe duke u hequr mundësia e udhëtimit në SHBA është vënë në praktikë.
Kujdes me telefonin në xhep. Ja çfarë i ka ndodhur kësaj vajze...
Një adoleshente zvicerane pësoi djegie të shkallës së tretë dhe plagë të thella në këmbën e saj të djathtë, teksa “smartphone” që mbante në xhep i shpërtheu në mënyrë të papritur dhe pa shkak.
18-vjeçarja Fanny Schlatter tashmë ka mbetur pa ndjesi në pjesën e dëmtuar të kofshës, pasi për arsye ende të paqarta, bateria e telefonit shpërtheu në xhepin e xhinseve, duke dëmtuar përveç të tjerave edhe nervat e kësaj pjese të trupit.
Sipas të përditshme zvicerane “Le Matin”, Schlatter ishte në një kurs të mësimit të pikturës, kur dëgjoi një shpërthim të fuqishëm.
“Papritmas dëgjova një shpërthim, pak a shumë si një fishekzjarr i fuqishëm. Në fillim m’u duk e habitshme që në atë ambient të mbyllur të ndodhte diçka e tillë, por në sekondë ndjeva një therje të fortë në këmbë e pashë që pantallonat e mia po merrnin flakë”,- dëshmoi Schlatter.
Foto+Video/ Efektivi i Reneas "iu jep jetë" pushuesve në Velipojë
Shpesh herë e kritikojmë Policinë e Shtetit për gabime nga më të shumtat që ata vetë bëjnë, por këtë herë bëhet fjalë për një rast tërësisht të ndryshëm e për më tepër, që duhet të merret shembull.
Është fjala për një efektiv të forcave “RENEA”, i cili në mënyrë vullnetare çdo ditë në orën 19:00 të pasdites mbledh disa njerëz në plazh në Velipojë dhe iu bën atyre stërvitje falas.
A nuk është kjo një mënyrë e mbushjes me jetë, e rigjenerimit dhe vitalizmit të trupit?
A nuk duhet t’i themi faleminderit me shpirt këtij profesionisti, i cili kryen jo vetëm detyrën e tij, por edhe mundohet t’i vijë në shërbim komunitetit? Një njeri për t’u marrë shembull e për t’u vlerësuar.
Kështu e komenton gjestin e efektvit, i cili ka ngelur anonin, raportuesi pranë redaksisë së “Jetaoshqef.al”.
“Desha t’ju tregoj nje gjest mjaft human dhe miqesor nga nja efektiv i forcave shqiptare renea i cili cdo dit ne oren 7 ne plazhin e velipojes i mbledh te gjithe njerzit ne plazh dhe i ben stervitje per rreth 1 or rresht ne menyre vullnetare .. Na duhen me shum efektiv si ky kjo eshte policia q duam”.
Foto/ Sa fëmijë engjëllorë ishin disa nga njerëzit më të urryer në botë
Mund të duket e pabesueshme por Hilteri ishte një nga fëmijët më të pafajshëm dhe më të bukur që mund të keni parë. Fatkeqësisht vitet nuk ruajtën asgjë nga ai fëmijë.
Adolf Hitler, Osama bin Laden, Josif Stalini, Bashar al-Assad, Emperor Hirohito dhe Charles Manson, janë fytyrat fëmijërore të lumtura dhe plot jetë që sapo u rritën u shndërruarn në njerëzit më të urryer të planetit.
Ja fëmijët dhe vrasësit që u bënë kur u rritën…/Shqiptarja.com/
Video/ Sherr mes dy femrave në aeroport, i zbërthen fundin dhe tenton ta zhveshë
Një grua e inatosur ka rrahur keq mësuesen e burrit të saj, teksa ata të dy po niseshin për pushime. Ajo i ka kapur "mat" në aeroportin ndërkombëtar "Wenzhou Longwan" në Kinë dhe të gjithë inatin nuk ia ka nxjerrë burrit, por të dashurës së tij.
Burri i ndihmuar edhe nga kalimtarët është përpjekur t'i ndajë, por janë dashur shumë minuta, pasi irritimi i gruas së tij ishte i madh.
Gruaja e veshur me të bardha dhe me xhinse ka sulmuar të dashurën e burrit, e cila kishte veshur një bluzë të zezë dhe fund.
Duke qenë se bluza ishte e shkurtër, gruaja e ka pasur më të lehtë për t'ia tërhequr dhe ka tentuar disa herë ta heqë, por nuk e kanë lejuar njerëzit që ndodheshin aty.
Ndërkohë, njerëzit në këtë situatë nuk kanë kritikuar mësuesen, por burrin, pasi ishte i martuar dhe ai e bëri tradhtinë.
Lepa Brena trondit Serbinë: Unë nuk jam serbe, jam…
Këngëtarja nga Bosnja, e njohur si Lepa Brena, ka ri-ndezur Sarajevën, kështu duke dëshmuar se vazhdon të jetë një yll, ashtu siç ishte edhe në ish-Jugosllavi.
Brena, në një intervistë me “Avaz” të Sarajevës ka thënë se, është krenare për kombësinë e saj
Ndër këngët e saj më të njohura të asaj kohe, këngë kjo e dashur shumë edhe për kosovarët, ishte “Jugoslovenska”, për të cilën Brena thotë se, ideja e krijimit të kësaj kënge ishte se ajo deshi të tregojë për Jugosllavinë e fuqishme.
“Unë gjithmonë jam inspiruar duke e parë jetesën e njerëzve në vendet e zhvilluara të botës”,- duke thënë se për nga kombësia ajo është europiane.
Meta bisedë me Fleckenstein: Besoj në zgjidhje konsensuale
Kryetari i Parlamentit Ilir Meta ka zhvilluar një bisedë me raportuesin e Shqipërisë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein.
Meta e ka informuar eurodeputetin në lidhje me ecurinë e procesit të negociatave për reformën në drejtësi që rinisën këtë mëngjes.
“Besoj në zgjidhje konsensuale”,- mësohet të jetë shprehur kryeparlamentari në bisedën me Flackenstein.
Do'stlaringiz bilan baham: |