Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet255/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   251   252   253   254   255   256   257   258   ...   352

Nga Blerina Hoxha

Përshkallëzimi i krimit të organizuar dhe dimensionet e reja në të cilat po ushtron aktivitetin terrorizmi ndërkombëtar e kanë ndikuar pozitivisht biznesin e shërbimeve të sigurisë. Aktet terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA kanë nxitur një zhvillim të vrullshëm në shërbimet ndërkombëtare të sigurisë. Në Shqipëri, zhvillimi i këtij tregu është nxitur nga nevoja e investitorëve të huaj (banka, kompani telekomunikacioni, kompanitë e naftës, HEC etj., për të ruajtur objektet e tyre. Paralelisht me zhvillimin e ekonomisë në stade më të larta të kërkesës për mallra dhe shërbime, po rritet kërkesa edhe për shërbimet e sigurisë. Nga viti 2011 deri më 2014, kompanitë kryesore të tregut kanë rritur xhirot vjetore nga 40-150%. Albert Ndreu, administrator i Ndreu Secyrity, pohon se në tre vitet e ardhme, tregu do të dyfishohet. Dhe numri i të punësuarve do të shkojë në mbi 20 mijë.

Por Durim Nazeri, administrator i Nazeri 2000, pohon se me gjithë perspektivën e mbarë të rritjes, operatorët e tregut po vuajnë kontraktimet me periudha të shkurtra dhe çmimet e ulëta që ofrohen. Ndërrimi i shpeshtë i operatorëve të sigurisë fizike limiton zhvillimin e investimeve dhe trajnimin e stafit, shtoi ai.

Kompanitë e licencuara, në fund të vitit 2014, arritën një qarkullim vjetor prej rreth 40 milionë eurosh, sipas të dhënave nga bilancet e dorëzuara në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, me një rritje gati 40% në krahasim me vitin 2012. Nga kjo shumë, 10 milionë euro u alokuan nga institucionet publike që kishin nevojë për shërbimin privat të sigurisë, teksa u punësuan rreth 9 mijë punonjës. Por numri i kompanive ishte më i ulët në vitin 2014 (rreth 240 nga mbi 300 që ishin në 2012) për shkak të kufizimeve që solli ligji i ri për të mos lejuar shërbime me nënkontraktorë.

Me gjithë rritjen e shpejtë, sektori po vuan nga mungesa e mbikëqyrjes dhe mbingopja e tregut me operatorë, por bizneset e sektorit janë optimiste pasi kërkuesit e shërbimeve janë duke u zgjeruar në masë në të gjithë linjat biznesit si bare, restorante etj.

Investimet e huaja të tilla si TAP, hidrocentralet e reja në lumin Devoll etj., dhe HEC-e të tjera në të gjithë vendin janë një ofertë e mirë për më shumë shërbime sigurie.

Siguria që ofrojnë operatorët privatë, pavarësisht se është e pjesshme, ndikon dhe në sigurinë e përgjithshme të vendit, madje dhe në sigurinë kombëtare, thotë Roland Tashi, kryetar i Komitetit të Sigurisë në Shoqatën Shqiptare të Bankave. Sipas tij, shteti duhet ta forcojë sektorin privat të sigurisë, ta kontrollojë, ta vendosë në shina, nëpërmjet ligjeve, vendimeve dhe udhëzimeve, në mënyrë që edhe ai të ecë dhe të zhvillohet sipas standardeve europiane.

Rritja me ritme treshifrore

Operatorët kryesorë të shërbimeve të sigurisë fizike kanë parë rritje të shpejtë të xhiros në tre vitet e fundit, të nxitura edhe nga disa rregullime ligjore që u bënë në vitin 2014. Ligji i ri për Shërbimin Privat të Sigurisë Fizike (SHPSF) përcaktoi pagesë dysheme për punonjësit e sigurisë, pagë minimale +50%. Kjo kosto në paga u përcaktua në çmime dhe për rrjedhojë, të ardhurat e kompanive u rritën.

Pelikani Security, operatori më i madh i fushës, pa rritje të qarkullimit vjetor me 156% në krahasim me 2012. Të ardhurat e kompanisë arritën në 869 milionë lekë më 2014, nga vetëm 338 milionë lekë që janë deklaruar në bilancet e dorëzuara në QKR.

Nazeri 2000, një nga operatorët më të mëdhenj të tregut, pa rritje të xhiros më 2014 me 42% në krahasim me 2011, Ndreu Security për të njëjtën periudhë rriti xhiron me 170% dhe Breçani Security rriti të ardhurat nga shitjet me 3%.

Por, të ardhurat e kompanive, nuk janë të qëndrueshme nga viti në vit, pasi janë në varësi të kontratave, sidomos me institucionet publike, të cilat zënë një të katërtën e të ardhurave për kompanitë. Rogat Security, Spartan Security dhe Eurogjici panë rënie vjetore të të ardhurave më 2014 në krahasim me 2011 përkatësisht me 46%, 7% dhe 11%.

Nazeri thotë se, konkurrenca e lartë ka bërë që ky shërbim të ofrohet në çmime shumë të ulëta, nën kosto dhe me kontrata afatshkurtra, e për rrjedhojë edhe cilësia e ofrimit të këtij shërbimi varet nga ky faktor.

Kompanitë e shërbimeve private të sigurisë kanë ruajtur fitime të kënaqshme përgjatë viteve të fundit. Norma e fitimit varion nga 3 në 20% sipas operatorëve të veçantë. Stabiliteti në të ardhura dhe fitime është ndikuar së tepërmi edhe nga ndërprerja e kontratave me institucionet publike prej shkurtimit të fondeve në mes të vitit.

Punësimi, rritje me shpejtësi

Sipas të dhënave nga Qendra e Gjenevës për Kontrollin Demokratik të Forcave të Armatosura (DCAF) deri në maj të vitit 2015 ishin 240 shoqëri të sigurisë fizike, që ofronin shërbime të ruajtjes së objekteve dhe mbrojtjes fizike të personave (Kategoria i.3.A) dhe 24 shoqëri ofronin shoqërim dhe transport të vlerave monetare dhe sendeve të çmuara (Kategoria i.3.B). Në periudhën prej muajit gusht 2014 deri në maj 2015, 44 SHPSF ofronin shërbime të kategorisë i.3.A, ndërkohë që 5 SHPSF që ofronin shërbime të kategorisë i.3.B kanë dalë nga tregu.

Edhe pse kërkesa për siguri vjen nga sektori privat, shteti mbetet klienti i vetëm më i madh, duke blerë kryesisht shërbime për ruajtjen e objekteve të institucioneve publike, përfshirë këtu infrastrukturat e rëndësisë së veçantë. Shuma e fondeve publike për shërbime të tilla në periudhën midis viteve 2012 dhe 2014 është rritur nga 9 në 11 milionë euro. Kjo shumë është e barabartë me rreth 9% të buxhetit vjetor të Ministrisë së Brendshme. Sipas të dhënave nga DCAF, mbi një e treta e kompanive kanë pasur akses në fondet publike të destinuara për blerjen e shërbimeve të sigurisë (fondet publike përbënin mbi 40% të të ardhurave vjetore të këtyre SHPSF-ve gjatë periudhës 2012-2014.

Veçanërisht, gjatë dhjetë viteve të fundit, numri i punonjësve të sektorit privat të sigurisë është më shumë se dyfishuar (nga rreth 4,093 persona në vitin 2005, ky numër në fund të 2015 është 8911. Albert Ndreu nga Ndreu Security thotë se shumë shpejt, punonjësit në tregun privat të sigurisë do ta kalojnë numrin e punonjësve të Policisë së Shtetit me një dyfishim në perspektivën afatmesme.



Biznesi nën influencat politike

Qendra e Gjenevës për Kontrollin Demokratik të Forcave të Armatosura thotë se në Shqipëri, biznesi i shërbimeve të “Security” është i lidhur me influencat politike.

Edhe pse ligjvënësit janë përpjekur të anashkalojnë politizimin e sektorit privat të sigurisë nëpërmjet ndërhyrjeve të ndryshme, si miratimi në vitin 1995 i një dispozite te ligji i vitit 1993 që ndalonte formimin e shoqatave nga ana e shoqërive private të sigurisë, sektori privat i sigurisë është nën ndikimin e politikanëve dhe nëpunësve të shtetit.

Ligji i vitit 2001 u përpoq të trajtojë çështjen e politizimit, duke detyruar shoqëritë të caktojnë një drejtues teknik, i cili është përgjegjës për administrimin e SHPSF-ve. Arsyetimi qëndronte pas faktit se edhe nëse pronarët e SHPSF-ve mund të kishin lidhje politike, delegimi i punëve të përditshme të SHPSF-ve në duart e drejtuesit teknik do të bënte të mundur shmangien e ndikimit të bindjeve politike të pronarit mbi aktivitetet e SHPSF-ve.

Megjithatë, raporti i DFCA thotë se vendosja me ligj e drejtuesve teknikë nuk e ka zgjidhur problemin e politizimit, pasi pronarët ende marrin vendime madhore brenda shoqërive, veçanërisht rreth veprimtarisë së këtyre të fundit. Veç kësaj, në përgjithësi, shoqëritë i kultivojnë lidhjet e tyre politike në mënyrë që të shtojnë mundësinë e marrjes së kontratave me shtetin.

“Gjatë këtyre viteve, shoqëritë kanë konstatuar se lidhja me partitë në pushtet mund të ketë edhe anë negative, veçanërisht kur partia të cilën ata mbështesin, largohet nga pushteti dhe kalon në opozitë dhe ata humbasin lidhjet e drejtpërdrejta me vendimmarrësit. Duke pasur parasysh se refuzimi për ripërtëritjen e licencës është përdorur shpesh si mjet presioni dhe për të larguar shoqëritë nga tregu. Rrjedhimisht, ligji aktual i Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike (2014) nuk përcakton kufij për kohëzgjatjen e një licence”, thuhet në raportin e DFCA-së.



Nazeri: Cilësia e shërbimit kufizohet nga kontratat afatshkurtra dhe çmimet e ulëta

Administratori i Kompanisë Nazeri 2000 tha se tregu privat i ofrimit të shërbimeve të sigurisë fizike është në ngritje pozitive, pasi kompanitë përgjatë përvojave disavjeçare kanë kryer investime në mjete dhe teknologji duke pasur si synim të tyre rritjen e standardit dhe të cilësisë, por Nazeri thotë se tregu është nën presionin e kontratave afatshkurtrave dhe çmimeve të ulëta që ofrojnë kërkuesit e shërbimeve.



Si është klima e biznesit për tregun e sigurisë aktualisht?

Aktualisht, në tregun e sigurisë, operojnë një sërë kompanish të licencuara për të ofruar shërbimin privat të sigurisë fizike dhe sigurisht kjo ka sjellë që konkurrenca mes kompanive SHPSF të jetë shumë e lartë.

Shoqëritë SHPSF ofrojnë shërbimin e tyre për: Institucione buxhetore, Sistemin Bankar, Objekte të tjera private (fabrika, magazina, dyqane etj.).

Sa u përket shërbimit të sigurisë për institucione buxhetore, procedura për përzgjedhjen e fituesit realizohet e gjitha elektronikisht dhe është transparente, në këto procedura skualifikohen të gjitha ato shoqëri që ofertojnë nën limitet e kostos ligjore dhe për këtë arsye, pothuajse të gjitha shoqëritë SHPSF ofertojnë në vlera të njëjta dhe shoqëria fituese përzgjidhet me short.

Në sistemin bankar ndiqet një procedurë tjetër, ku për përzgjedhjen e shoqërisë SHPSF që do të ofrojë shërbimin, merret në konsideratë kapaciteti teknik dhe çmimi më i ulët.

Sa u përket objekteve të tjera private për ofrimin e shërbimit të sigurisë kontraktohet kompania, e cila ka çmimin më favorizues dhe kapacitetet e duhura.


Ofrimi i shërbimit të sigurisë për sistemin bankar është shërbimi dominues dhe merr shërbimin më cilësor në treg që ofrohet nga shoqëritë SHPSF, i cili zë një vend të rëndësishëm. Në kuadër të përmirësimit të këtij shërbimi vlen të përmendet fakti se në këtë sistem, duke pasur parasysh edhe shtetet e tjera të rajonit dhe më gjerë, kontraktimi i shoqërive SHPSF bëhet me kontrata afatgjata me kompani të specializuara, duke krijuar kushtet për rritje standardi dhe investime afatgjata dhe jo afatshkurtra, siç operohet në tregun shqiptar. Përmendim këtë fakt, pasi kontratat afatshkurtra dhe ofrimi i shërbimit për një bankë nga shumë kompani SHPSF nuk lë mundësi për investim, pasi edhe vetë të ardhurat të ndërtuara në këtë formë janë shumë më të ulëta dhe krijon pamundësi të kompanive për të investuar në këtë treg.

Faktorë të tjerë kyç që kanë ndikuar në klimën e funksionimit të SHPSF janë: Ministria e Brendshme, operatorët që operojnë në treg për këtë lloj shërbimi, kërkuesit e shërbimeve.

Në kuadër të përforcimit dhe mirëfunksionimit të shërbimit të sigurisë nga shoqëritë SHPSF, Ministria e Brendshme ka nxjerrë një sërë aktesh ligjore dhe nënligjore, të cilat kanë dhënë ndikim të drejtpërdrejtë në rritje të standardit të cilësisë së shërbimit. Disa prej ndryshimeve ligjore që kanë ndikuar pozitivisht në ofrimin e këtij shërbimi janë kufizimi i moshës, rritja e pagës së punonjësit të shërbimit me 50% mbi pagën minimale, arsimi i mesëm, krijimi i poligoneve të qitjes, trajnimi i punonjësve të shërbimit pranë Akademisë së Rendit etj., po ashtu po punohet edhe për përmirësimin e akteve normative në vazhdimësi. Pra të gjitha këto ndryshime ligjore kanë ndikuar në rritjen e standardit dhe i kanë dhënë shërbimit të sigurisë frymëmarrjen e duhur për të ecur drejt përmirësimit të kushteve të cilësisë së tij. Gjithashtu vlen të përmendim këtu edhe faktin se nga ana e strukturave të Ministrisë së Brendshme, gjatë zhvillimeve për ndryshimet ligjore janë realizuar takime të vazhdueshme edhe me palët e interesit, përfaqësues nga shoqëri të ndryshme SHPSF ku është kërkuar dhe janë marrë parasysh edhe sugjerimet dhe mendimet e dhëna. Ndërsa për sa i përket mbrojtjes së interesave të ofrimit të shërbimit nga SHPSF operojnë edhe 3 Shoqata, të cilat jemi të mendimit se duhen të jenë më aktive për të marrë iniciativa, zëri i të cilave të dëgjohet pranë strukturave përkatëse.

Si përfundim, në vlerësimin tonë, ofrimi i këtij shërbimi është në ngritje pozitive, pasi përgjatë përvojave disavjeçare, shoqëri të ndryshme SHPSF kanë kryer investime në mjete dhe teknologji, duke pasur si synim të tyre rritjen e standardit dhe të cilësisë.



Sa ishte (rritja ose ulja) e qarkullimit vjetor më 2015 dhe çfarë perspektive paraqet ky vit?

Qarkullimi vjetor nga viti 2014 në 2015 paraqitet në rritje dhe mendojmë se do të mbetemi në të njëjtat terma edhe për këtë vit. Theksojmë se ky faktor ka qenë nën ndikimin e zhvillimeve dhe shërbimit cilësor dhe të standardizuar që tashmë ofrohet nga ana e shoqërisë sonë duke u favorizuar edhe nga eksperienca disavjeçare, të cilat kanë rezultuar me feedback pozitiv, si dhe nga bashkëpunimet e suksesshme që kemi pasur me subjekte të rëndësishme në treg, të cilat kanë kërkuar nivele të larta dhe të specializuara për shërbimin e sigurisë, kërkesa këto që janë përmbushur nga ana jonë.



Si funksionon tregu dhe cilat janë problemet e tij?

Shoqëritë SHPSF krijohen dhe funksionojnë në bazë të përcaktimeve ligjore në fuqi, si ligji nr.75/2014 për SHPSF dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij. Pra ligjërisht, shoqëritë SHPSF janë të mirëstrukturuara, por sigurisht që ka vend për përmirësim në funksion të rritjes së bashkëpunimit për rritjen e cilësisë së sigurisë, si operimi me kontrata afatgjata, çmime të përshtatshme për një shërbim cilësor, lehtësimi i trajnimeve. Për këtë arsye është e nevojshme që shoqërive SHPSF t’u jepet rëndësia dhe vëmendja e duhur, pasi një pjesë e konsiderueshme e ruajtjes së sigurisë i faturohet këtyre shoqërive. Problematika të shumta vijojnë të hasen, pasi ka vështirësi në implementimin e të gjithë kritereve dhe elementeve të duhur, pasi investimi që duhet të bëhet për marrjen e këtij shërbimi është në terma jo të përshtatshme dhe aspak favorizuese apo stimuluese. Pra ka nevojë për përmirësim të kushteve, në të cilat ofrohet ky shërbim të cilat duhet të përbëjnë faktorë të drejtpërdrejtë dhe kyç që të rritet cilësia e këtij shërbimi, duke krijuar mundësitë që shoqëritë SHPSF të gjenden në terrene të përshtatshme për të investuar për ofrimin e një shërbimi sipas standardeve më të mira të cilësisë dhe t’i përshtaten me sukses nevojës së madhe të krijuar për ruajtjen e sigurisë dhe minimizimin potencial të kriminalitetit.



Sa të gatshëm janë kërkuesit e shërbimeve (bankat, kompanitë, etj.) për cilësi kundrejt pagesave të larta?

Aktualisht duhet të pranohet se ofrimi i këtij shërbimi shpeshherë has shumë vështirësi në mbulimin e të gjitha shpenzimeve të detyrueshme ligjore apo dhe kostove të tjera shtesë, që janë të nevojshme për mbarëvajtjen e tij. Duhet thënë se konkurrenca e lartë që ekziston për ofrimin e këtij shërbimi ka bërë që ky shërbim të ofrohet në çmime shumë të ulëta, nën kosto dhe me kontrata afatshkurtra, dhe sigurisht që edhe cilësia e ofrimit të këtij shërbimi varet nga ky faktor. Por gjithashtu nga kërkuesit e këtij shërbimi ka nga ata që vlerësojnë cilësinë, standardin dhe sigurinë e ofrimit të këtij shërbimi dhe falë kësaj, krijohet mundësia për përmirësim të shërbimit.



Sa kompani janë gjithsej dhe a keni të dhëna se sa është madhësia e tregut?

Këto të dhëna mund të gjenden pranë Drejtorisë së Policisë që bën edhe licencimin e shoqërive SHPSF. Ajo që mund të themi është se për ofrimin e këtij shërbimi operon një numër i konsiderueshëm kompanish dhe në dijeninë tonë, mund të jenë rreth 250-300 kompani me rreth mbi 10 000 punonjës.



A ka tregu i sigurisë mbingopje me operatorë dhe si e vlerësoni konkurrencën?

Duke qenë se konkurrenca në këtë treg ka sjellë diferencim të theksuar në cilësinë e ofrimit të këtij shërbimi dhe ekzistenca e shoqërive SHPSF të cilat operojnë, duke ofruar këtë shërbim jo në cilësinë duhur dhe me çmime shumë të ulëta, të cilat janë të pamjaftueshme për mbulimin e kostove minimale të një shërbimi cilësor do të thotë se ka mbingopje, e cila ka ndikuar negativisht në rritjen e standardit të cilësisë në ofrimin e këtij shërbimi, duke sjellë një konkurrencë të padrejtë referuar standardit dhe cilësisë së diferencuar që ofrohet nga SHPSF të ndryshme.

Në përfundim do të donim të shprehnim se nga ana e shoqërisë sonë, prioriteti kryesor për të cilin mendojmë se është edhe faktori kyç në eliminimin dhe parandalimin e situatave kriminale, është rritja e standardit dhe cilësisë së shërbimit, por sigurisht që për t’u krijuar terreni i përshtatshëm dhe rritja e sigurisë të jetë efektive dhe vështirë për t’u penetruar nga elementët kriminalë duhet që vetë kërkuesit e shërbimeve të kontraktojnë shoqëritë të cilat ofrojnë shërbim cilësor duke mos pasur prioritet të tyre kryesor çmimin e ulët.

Faktorët kryesorë bashkërendues në ofrimin e shërbimit cilësor të sigurisë kanë dhënë kontributin e tyre ku Ministria e Brendshme ka ndikuar nëpërmjet përcaktimeve ligjore, shoqëritë SHPSF nëpërmjet investimeve, dhe kemi besimin se kjo do të përforcohet edhe nga kërkuesit e shërbimit të cilët kanë rolin e tyre kyç në mbarëvajtjen e një shërbimi sipas standardeve që operojnë edhe vendet e tjera të rajonit dhe më gjerë.



Ndreu: Tregu do të dyfishohet në tre vitet në vijim

Kërkesa për shërbimet e sigurisë fizike do të rritet me 100% në tre vitet në vijim, pohon administratori i Ndreu Security, Albert Ndreu. Ai pohoi se kjo rritje do të nxitet nga investimet e mëdha të huaja, të cilat janë në zhvillim dhe japin rritje të qarkullimit vjetor si TAP dhe kompanitë e kërkimit të naftës, minierat, HEC-et, që po ndërtohen të cilat kanë kërkesa të vazhdueshme për kompanitë e sigurisë dhe rritja është e garantuar. Problem më i madh i këtij tregu është shtyrja apo anulimi i tenderëve dhe mbyllja e tyre në gjashtëmujorin e dytë të vitit, duke krijuar situata ndërprerje kontratash për disa shoqëri.



Cila është klima e biznesit në të cilën po operon tregu i sigurisë aktualisht?

Klima e biznesit ku po operon tregu i sigurisë është mjaft i favorshëm dhe në zgjerim të vazhdueshëm. Kjo sepse qeveria mori disa masa rregullative dhe shumë të rëndësishme nëpërmjet akteve ligjore dhe nënligjore, të cilat i kanë dhënë impulse dhe nxitje shumë të madh këtij tregu.

Në vitin 2014, hynë në fuqi një paketë aktesh ligjore si ligji 75/2014 për shërbimin privat të sigurisë fizike dhe ligji 74/2014 për armët e zjarrit, të cilat u kanë dhënë fund shumë burokracive dhe sorollatjesh dhe kanë bërë shumë më efektiv procesin e licencimeve dhe të pajisjes me armë zjarri duke ia deleguar këto shërbime si trajnimet dhe pajisjet me armë zjarri kompanive private të cilat operojnë shpejt dhe me cilësi.

Gjithashtu duhet përmendur vendimi për të rritur me ligj pagën minimale të punonjësve të shërbimit, e cila në ligjin 75/2014 për shoqëritë private të sigurisë është vendosur të jetë paga minimale sipas VKM + 50%. Kjo ka bërë që ky treg të bëhet atraktiv dhe i vlerësuar dhe të ketë interes nga punonjësit për të punuar në këtë fushë. Është për t’u përmendur dhe vendimi i qeverisë për likuidimin e faturave nga institucionet shtetërore që i detyron që të likuidojnë faturat brenda 30 ditëve nga paraqitja nëse nuk kanë arsye madhore për të mos e paguar, kjo ka bërë që institucionet shtetërore të jenë korrekt me pagesat dhe të mos mblidhen shuma të mëdha të papaguara ndaj kompanive të sigurisë private, të cilat pengonin ose bllokonin aktivitetin me mosshlyerje të detyrimeve.

E gjithë paketa e ndryshimeve ligjore e ka bërë këtë treg të kërkueshëm dhe atraktiv që po lëviz me shpejtësi dhe po vjen në parametrat që kërkojnë BE dhe siguria në konceptin e saj.

Sa ishte (rritja ose ulja) e qarkullimit vjetor më 2015 dhe çfarë perspektive paraqet ky vit?

Tregu, deri në vitin 2014, ishte shumë i ulët dhe në nivele minimale, por pas ndryshimet e bëra në legjislacion dhe paketat e ndryshimeve ka sjellë rritje të shpejtë të tregut të sigurisë private dhe rritja vetëm për vitin 2015 është mbi 30% dhe me tendencë rritje dhe mendojmë se ky treg brenda 3-5 viteve do të këtë një rritje mbi 100%, pasi kërkesat nga bizneset për t’u siguruar janë në rritje të vazhdueshme. Këtu ndikon edhe futja e teknologjive të reja të sigurisë si sistemet e alarmit, kamerat për dyqane, banesa dhe objekte biznesi, GPS për mjetet dhe një sërë të rejash që ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e qarkullimit vjetor. Një vend të rëndësishëm në këtë rritje zënë objektet shtetërore dhe investimet e mëdha të huaja të cilat janë në zhvillim dhe japin rritje të qarkullimit vjetor si TAP dhe kompanitë e kërkimit të naftës, minierat, HEC-et që po ndërtohen, të cilat kanë kërkesa të vazhdueshme për kompanitë e sigurisë dhe rritja është e garantuar.



Si funksionon tregu dhe cilat janë problemet e tij?

Tregu i sigurisë private funksionon 99% privat dhe 1% ka qenë i organizuar nga sh.a., si OST dhe KESH sh.a të cilat kanë pasur security të tyre, por tani po i mbyllin dhe po i nxjerrin në tender me kompani private duke e bërë këtë treg 100% privat dhe të konkurrueshëm dhe të hapur.

Tregu funksionon mbi bazën e kërkesë-ofertës ku pjesën më të madhe të kërkesës e kanë objektet shtetërore, të cilat çdo vit shpallin në fillim të vitit procedurat e tenderimit, të cilat janë të hapura sipas ligjit të prokurimit publik dhe rregullave të saj dhe konkurrenca është mjaft e madhe.

Problem më i madh i këtij tregu është shtyrja apo anulimi i tenderëve dhe mbyllja e tyre në gjashtëmujorin e dytë të vitit duke krijuar situata ndërprerje kontratash për disa muaj, që ndikon në cilësinë dhe lënien pa punë të punonjësve, si dhe zhvillimi i tenderëve çdo vit pasi nuk jep mundësi që kompanitë të ngrenë nivelin e shërbimit dhe të investimeve për kontrata të shkurtra. Duke qenë se kjo kërkesë e institucioneve është e garantuar është e rëndësishme që tenderët të zhvillohen në çdo 2-3 vjet, pasi kjo konsolidon kompaninë dhe rrit cilësinë e shërbimit.

Problem i madh është vlerësimi i kompanive në tenderë nga entet prokuruese dhe komisioni i prokurimit publik, të cilët nuk kanë ranking për kompanitë por shumë herë shpikin modele vlerësimi të cilat janë haptazi sjellje të paligjshme, kriteret që vendosen shumë herë janë diskriminuese dhe abuzuese por kjo ka ardhur duke u reduktuar në maksimum, pasi Komisioni i Prokurimit Publik me gjithë numrin shumë të madh të ankesave (vetëm për këtë vit ka arritur në 1100) ka arrit që të vendosë një balancë në zbatim të kërkesave të ligjit, duke e bërë tregun e hapur dhe konkurrues.

Sa të gatshëm janë kërkuesit e shërbimeve (bankat, kompanitë, etj.) për cilësi kundrejt pagesave të larta?

Kompanitë private janë shumë të interesuara për sigurinë e objekteve dhe pronave të tyre dhe kërkesa për cilësi është në rritje dhe pas ndryshimeve ligjore edhe pagesat janë rritur dhe është në interesin e dy palëve që të këtë cilësi të lartë kundrejt pagesave të mira. Kompanitë e sigurisë i vendosin çmimet për objekte private në varësi të riskut dhe objektit, si dhe cenueshmërisë së tyre duke bërë që interesi dhe rankingu të ndryshojë shpejt dhe disa kompani të shkëputen dhe të bëhen kompani dinjitoze, edhe për vendet e BE nëpërmjet investimeve dhe trajnimeve të personelit.

Ndryshon problemi me bankat të cilat e keqpërdorin kompaninë e sigurisë dhe i marrin për ruajtje vetëm nga detyrimi që kanë ndaj Bankës Shqipërisë dhe nga kërkesa e kompanive të sigurimit, të cilat e kanë kusht që të ketë ruajte me roje private që banka të sigurohet pranë tyre. Kjo ka sjellë që niveli i pagesave të bankave ndaj kompanive të sigurisë të jetë minimal dhe jashtë kërkesave të tregut deri në detyrim për pagesa nën kërkesat e pagës minimale. E gjithë kjo bën që siguria e bankave është e cenueshme dhe mjaft e dobët dhe bankat abuzojnë dhe përdorin kompaninë e sigurisë private thjesht si një detyrim, por pa investuar në vlerë apo në pajisje dhe ngjarjet e fundit me bankat e vërtetojnë më së miri këtë situatë.


Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   251   252   253   254   255   256   257   258   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish