Reforma në mediat e huaja; disa njoftojnë konsensusin, disa rikthimin e krizës
Deri përpara disa orësh, lajmet në shtypin e huaj të referuara Shqipërisë përshëndesnin arritjen e kompromisit për reformën në drejtësi, disa duke kujtuar në të njëjtën kohë paralajmërimin e ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu se politikanët shqiptarë do të vuajnë pasojat afatgjata të veprimit të tyre nëse e bllokojnë këtë përpjekje.
Sot, rikthehet në pasqyrimin e tyre dilema e zgjidhjes së një ngëçi tejet të zgjatur tashmë. Paketa e reformës është përgatitur përgjatë 18 muajsh, e sërish, qeveria e opozita shqiptare vazhdojnë të grinden për të, shkruan “Associated Press”, e cila shpjegon në artikullin e saj se Partia Demokratike i është kundërvënë masave të paraqitura nga ekzekutivi e ka paraqitur një kërkesë të re që ka zemëruar Brukselin e Uashingtonin.
Bëhet fjalë për një reformë të konsideruar të një rëndësie kyçe në bindjen e Bashkimit Europian për çeljen e negociatave të anëtarësimit në vendin ballkanik, vazhdon agjencia prestigjioze e lajmeve. Po i saj është dhe njoftimi se përmes Knut Fleckenstein, Parlamenti Europian i kërkoi liderëve politikë ta votojnë paketën dhe se dështimi do të peshonte rëndë mbi perspektivën e negociatave të aderimit.
“Shtyhet përkohësisht reforma në drejtësi e Shqipërisë, ndonëse presioni ndërkombëtar e bindi partinë më të madhe të opozitës të pranonte draftin final”, shkruan e përditshmja britanike “Daily Mail”.
Pasojat e një dështimi në arritjen e marrëveshjes i përmend edhe “New Jersey Herald”. Pas një angazhimi 18 mujor të politikanëve, ekspertëve vendas, Shteteve të Bashkuara dhe BE-së, vota konsensuale e 140 anëtarëve të Parlamentit për legjitimitetin e reformës u duk se u bë e mundur të mërkurën pas arritjes së kompromisit mes qeverise dhe opozites, por tani është vënë në pikëpyetje thotë “DW”.
Arsyeja është kërkesa e re e kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili i meshoi idesë se organet e reja në sistemin e drejtësisë, Këshilli Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë të ngrihen me të njëjtën formulë si Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ose veting-u: 3 anëtarë nga mazhoranca dhe 2 nga opozita.
Kërkesa në fjalë ka ngjallur reagime të forta nga SHBA-ja dhe BE-ja. Deklarata e Ambasadës amerikane tregon se një pretendim i tillë, prej misionit diplomatik të Shteteve të Bashkuara konsiderohet një përpjekje e qëllimshme për bllokimin e reformës. DW citon analistë të ndryshëm të pohojnë se ka politikanë që e kundërshtojnë reformën, pasi tremben se nga përballja me drejtësinë, mund të arrestohen dhe te dënohen./TCH/
Grisni mandatet që mos t’ju grisë historia
Nga Kreshnik Spahiu
Ambasada e SHBA sapo ka zyrtarizuar qëndrimin kërcënues nominal ndaj çdo deputeti të Kuvendit duke i ftuar ata që nesër ora 11.00 të paraqiten në Ambasadën Amerikane për t’u njohur me pasojat individuale që ata do kenë për të ardhmen politike.
Në këto kushte nga dje kur ambasadori Lu u tubua në krye të protestës poshtë zyrave të Ilir Metës shihet qartas që ky Kuvend nuk njihet si legjitim nga faktori ndërkombëtar. Pas projektit për ta vasalizuar Shqipërinë më keq se Kosova nëpërmjet sovranitetit të kushtëzuar në pushtetin gjyqësor, përfaqësuesit diplomatik kanë delegjitimuar dhe gjunjëzuar 140 përfaqësuesit e zgjedhur në 23 qershor 2013.
Nga ajo kohë brenda dhe jashtë Shqipërisë ky Kuvend mori damkën e krimit për shkak të 31 deputetëve që kishin rekorde veprash penale në Shqipëri por edhe Europë. PD e cila përkohësisht fitoi kalin e betejës për dekriminalizimin duket se po humbet finalen në marrëdhëniet me ndërkombëtarët.
PD gaboi me hezitimin për të bojkotuar parlamentin e krimit sepse i lezetonte karrigia e deputetit me parimin shtyje sa ta shtysh dhe kap çfarë të kapësh.
Sot deputetët e PD dhe LSI s’janë më përfaqësues të sovranit por viktima të presionit dhe ata duhet të zgjedhin ose të ruajnë integritetin personal ose të bëjnë pakt diplomatik duke votuar atë çfarë kërkojnë të huajt. Por as njëra dhe as tjetra nuk është më në dorën e tyre.
Demokratëve dhe LSI u ka mbetur vetëm një alternative, të votbesohen jo më para Kuvendit të bandave dhe as ambasadorëve të huaj që kërcënojnë. Ata duhet të grisin mandatin për t’ia lënë shqiptarëve të vendosin sepse vetëm populli mund të jetë gjyqtari më i mirë.
Populli në këtë reformë u përjashtua madje nuk pati as fatin e popullit amerikan sepse ambasadori Lu nuk ofroi as modelin e Jurisë në Gjykim ku populli merr pjesë në vendimarrje gjykate por as në zgjedhjen e gjyqtarve me votë nga qytetarët ashtu si populli amerikan voton në disa nivele. Grisni mandatet që mos t’ju grisi historia…
Foto/ Makinat e pushtetarëve parkim dysh në Bllok, policia hesht
Në mes të ditës në një nga rrugët më të populluara të zonës së ish-Bllokut në Tiranë, aty ku ndalohet rreptësisht parkimi i makinave, janë parkuar rresht 5 makina luksoze, një prej tyre duket qartazi që i përket një zyrtari të lartë.
Policia rrugore ndodhet pak metra më tutje duke soditur qetësisht këtë situatë.
Nuk e dimë nëse kjo është porosi për forcat e rendit, apo preferencë e policisë rrugore ti lejojë këto makinë luksoze të “mbretërojnë” qetësisht në rrugë duke bllokuar trafikun, ndërkohë që për çdo makinë tjetër një veprim i tillë do të ishte i ndaluar, madje policia “që ne duam” nuk do të kursente as gjobat për veturat modeste…
Reagon Rama: Reforma o do votohet o do votohet
Kryeministri Edi Rama ka reaguar para pak minutash në faqen e tij në Tëetter.
Ai thotë se “Opinioni ynë është po ai i njëjti prej kohësh: Cdo gjë për konsensusin dhe reforma në drejtësi o do votohet o do votohet”,- shkruan Rama.
Ky reagim i kryeministrit vjen pas negociatave të sotme mes Bashës, Metës, Lu e Vlahutin.
U raportua se opozita e kishte pranuar propozimin amerikan, ndërsa pritej një përgjigje prej Edi Ramës.
Emrat/ Lëvizje në drejtuesit e Policisë së Shtetit
Lëvizje në dy Drejtori Vendore të Policisë në Qarqe. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Alban Çela, transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë, Shkodër.
Dritan Lena, deri sot Shef Krimesh ne Komisariatin e Policisë nr 4 Tiranë, pasi ka fituar gradën policore “Drejtues” me vendim të formës së prerë nga Gjykata, transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë, Lezhë.
Lorenc Paganika, deri sot Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, transferohet dhe emërohet Shef i Departamentit Juridik në Akademinë e Sigurisë.
Zhvillime të reja/ Basha shkon sërish në Kryesinë e Kuvendit te Meta dhe ambasadorët
Vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e një konsensusi mes opozitës dhe mazhorancës për reformën në drejtësi. Së fundi kreu i PD-së, Lulzim Basha ka shkuar sërish në Kryesinë e Kuvendit aty ku janë “ngujuar” që prej paradites ambasadorët Lu e Vlahutin.
Këta dy të fundit zhvilluan një takim edhe me kreun e Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafa.
Më herët është raportuar se është arritur një marrëveshje, por pritej përgjigje nga kryeministri Rama. Ky i fundit ka reaguar pak më parë duke përsëritur qëndrimin se “Reforma o do votohret o do votohet”.
Foto/ Ja pse Vieri mbetet një bomber...
Ishte një bomber brenda në fushë dhe jashtë saj vazhdon të jetë ende një i tillë.
Gjatë ndeshjeve të europianit francez, Bobo Vieri i prezantoi botës të dashurën e tij, modelen amerikane Jazzma.
E së fundmi, çifti ka dashur të shpërndajë për të gjithë kureshtarët disa shkrepje nga pushimet e tyre në Formentera.
Në këto pushime, Jazzma është më fort e përqendruar për të treguar linjat e saj dhe aspak në siklet, ndërsa Bobo herë bën fotografin me “selfie stick” dhe herë angazhohet në turne “footvolley”.
Lind foshnja pa gjuhë, dorëzohet mjekësia shqiptare
Një foshnjë ka lindur më gjuhë të pa zhvilluar në maternitetin e Durrësit. Mjeket thonë se ky është rasti i parë edhe nuk kanë eksperiencë se si veprohet.
Kjo është cilësuar anomali e rrallë që ndodhi në shtëpinë e lindjes në Durrës. Në një situatë të tilla, prindërit e foshnjës të sapolindur, kërkojnë ndihmën e Ministrisë për të garantuar një jetë normale për të.
Babai Enkeled Koci thotë se fëmijën e dërgoi në Tiranë dhe aty mjekët i thanë se jashtë shtetit mund të ketë shpresa për të./tvklan.al/
Foto/ "Satan 2" mund të zhdukë një shtet sa Franca ose sa Teksasi
Satan 2 mund të zhdukë një shtet sa Franca ose sa Teksasi Këtë vit është premtuar të nisë testimi dhe vënia në përdorim e "Satan 2", raketa që mban 10 bomba bërthamore të rënda, ose 15 më të vogla, dhe krijon një rreze veprimi prej 10 mijë kilometrash, me mundësinë per të zhdukur një shtet sa Franca apo Teksasi.
Emri zyrtar është "RS-28 Sarmat", dhe është një raketë e zhvilluar nga ushtria ruse që nga viti 2009, si kundërpërgjigje e projektit amerikan "Prompt Global Strike", sistemi që premtonte të dërgonte predha të telekomanduara në çdo pikë te planetit brenda një ore.
Me "RS-28" Rusia shpreson të zëvendësojë "RS-36 Sarmat", raketa e prodhuar nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1974, për të cilën NATO pranoi se ishte e para që e çonte Rusinë në përparësi ndaj tyre, ndaj dhe e quajtën "Satan"./TCh/
Foto/ “Rilind” Delvina... ja si do të jetë qyteti i së ardhmes
Po të shikosh këto foto të këtij projekti që nuk dihet se kur dhe se sa do të realizohet, mendja të vete të shkosh të jetosh në Delvinë...
Këto janë disa nga skicë-idetë e projektit 3D që tregon se si do të jetë Delvina e “Rilindjes” në vitet e ardhshme.
Meshkuj, ja dita ideale kur femrat “vdesin” për seks
Ka ditë kur femrat fare nuk janë të gatshme për seks, mirëpo ka edhe ditë kur ato thjesht nuk munden, e të mos flasim për atë si dhe kur do të gjendet në shtrat bashkë me partnerin.
Nga dita e parë deri te dita e shtatë e menstruacioneve femrat më së paku janë të gatshme për seks. Në ditët para menstruacioneve femrat nuk dëshirojnë të kenë marrëdhënie seksuale, sepse kanë rënie të nivelit të hormonit të quajtur estrogjen.
Nëse në këto ditë dëshironi seks, përdorni lubrifikante në mënyrë që vagina të jetë më e lagësht.
Femrat janë më të gatshme për seks nga dita e tetë deri në katërmbëdhjetë pas menstruacioneve. Atëherë janë më fertile, andaj do të duhej t’i kushtoni kujdes kontracepsionit.
Edhe meshkujve femrat më joshëse u duken në këtë periudhë, sepse atëherë pikërisht femra ovuluon. Edhe pse ato për këtë gjë mbase fare nuk janë të vetëdijshme, mirëpo femrat kanë një farë fuqie që të joshin në këtë periudhë.
Dita 15-21, afshi i madh seksual akoma zgjat, andaj këtë periudhë shfrytëzojeni sa më mirë që të jetë e mundshme.
Dita 21-28, ngrihet niveli i progresteronit, ndërkaq është kjo shenjë që ju ofrohen menstruacionet e tjera dhe që dëshira juaj për seks ngadalë shuhet. Gjithashtu, në këtë periudhë do të ndiheni më pak seksi.
Foto/ Nxjerrin peshkaqenët në breg, bëjnë foto me ta dhe pastaj...
Peshkatarët e njohur si ‘njerëzit peshkaqen’, gjuajnë vetëm peshkaqen dhe pasi i kapin, i nxjerrin në breg që të bëjnë nga një fotografi dhe i lëshojnë sërish në det.
Së fundmi, ata kanë qenë në plazhin Carnavon të Australisë, ku kanë arritur ta kapin një peshkaqen tigër.
Josh Butterwoth dhe Jethro Bonnitcha, që të dy 29-vjeçar, ia kanë dalë ta kapin gjallesën e gjatë mbi tri metra, që ka lëkurë shumë të rrëshqitshme.
Siç shihet në fotografi, ata janë komplet të veshur, në mënyrë që ta kenë më të lehtë të manovrojnë me peshkaqenin që është shumë i lëmuar.
“Ishte shumë i lëvizshëm, por më në fund u dorëzua”, ka shkruar Butterwoth në Facebook, lidhur me kapjen e fundit.
Kjo zënie është në mesin e shumë peshkaqenëve, që këta peshkatarë i kanë zënë më parë.
Foto+16/ “Takimi nudo”, 24-vjeçarja tronditet kur takon pensionistin, por…
“Love Island” është një ndër programet më të çuditshme dhe të ndjekur në Britani, që nuk resht së surprizuari. Së fundmi në shfaqjen ku çiftet takohen nudo për të njohur njëritjetrin, ishin Bobi 69-vjeçar dhe 24-vjeçarja Natalie.
Vajza thotë se u trondit kur pa përballë një burrë që mund të ishte gjyshi i saj.
Por duket se takimi i tyre shkoi mirë. Ata nuk reshtën se luajturi me njëri-tjetrin dhe ranë dakord të lënë një takim të dytë.
Dashuria nuk njeh moshë, thonë…
Video+18/ Manjaku nga Tirana, masturbohet përditë duke parë mjeket e QSUT-së
Ndërkohë që të gjithë e kanë mendjen tek reforma në drejtësi, edhe pse populli i thjeshtë as që nuk arrin ta kuptojë se çfarë do të thotë saktësisht kjo e uruar reformë, ngjarje nga më të ndryshmet ndodhin çdo ditë rreth nesh. Bëhet fjalë për ato që mund t’i cilësojmë si fenomene të shëmtuara, të cilat na prishin ditën, na prishin gjakun, na irritojnë e na bëjnë të reagojmë.
Kjo i ka ndodhur një vajze, e cila ka kontaktuar disa herë me redaksinë e Jetaoshqef.al, për të denoncuar një manjak, një njeri që vetëm njeri nuk mund të quhet, i cili kryen veprime kafshërore në mes të ditës, në një nga vendet më të populluara të Tiranës, e që askush nuk reagon.
Ky burrë, siç është fotografuar e marrë në video, çdo ditë ulet në kamionçinën e tij pranë qendrës spitalore, zbërthen pantallonat, kthehet nga rruga, nxjerr organin dhe masturbohet pa e pasur aspak problem, edhe pse para tij kalojnë femra, meshkuj, të moshuar, e ç’është më e keqja, edhe vajza e djem të vegjël.
“Ja cfar ndodh ne tiranen tone.. Ai erioni ben mir tna japi siguri ne qytet.. E gjeni pran qendres spitalore QSUT tek amerikani.. Dit per dit per muaj te ter ky person ben kete veprim.. mir ne q jemi te rritur po femijet??? CNEVOJ kemi ne per keto pamje te tilla???? Dhe ta besosh ne mes te tiranes dhe te gjith HESHTIN..jemi popull qe ja bejm vet te keqen vetes Isha betuar qe do e filmoja”, - shkruan raportuesja.
Ajo normalisht ka të drejtë, por e kujt është përgjegjësia? Nuk mund të themi absolutisht që ky është një njeri që ka probleme me shëndetin mendor, çka deri diku edhe mund të justifikonte gjestin e tij kafshëror, por duket i veshur mirë, me një makinë (edhe pse është një kamionçinë), që me siguri posedon një patentë, çka do të thotë se ka kaluar në një komision mjeko-ligjor, i cili ka certifikuar aftësinë e tij mendore.
Si veprohet në të tilla raste? Apo të presim deri sa të miratohet reforma? Apo mos ndoshta duhet të presim që ky person të përdhunojë ndonjë kalimtare, apo më keq akoma, ndonjë fëmijë, e që më pas organet kompetente të reagojnë?
Video/ Harrojeni reformën dhe shihni këtë video. Ja si e kuptojnë qytetarët vetting-un
Dita e sotme nuk ka qenë aspak e zakonshme për një pjesë të qytetarëve të cilët zgjodhën të protestojnë përpara godinës së Parlamentit shqiptar, duke kërkuar nga politikanët të miratojnë Reformën në Drejtësi.
Por me të drejtë kanë pyetur nëse ata kanë apo jo informacion në lidhje me atë çfarë palët po negociojnë dhe më së shumti me termat teknik që ata përdorin siç është ‘vettingu’ ose e thënë ndryshe monitorimi nga ndërkombëtarët në lidhje me emërtimet në institucionet e reja të gjyqësorit që parashikon edhe reforma në drejtësi.
Të pyetur shumë nga ata nga emisioni “Stop”, përgjigjet e dhëna për vettingun do t`iu lënë pa fjalë. Një pjesë e tyre e ngatërrojnë me termin miting, një pjesë e me seli parti dhe një pjesë që përgjigjen se duan reformë në drejtësi.
25/07/2016/........................................
Foto+Video/ Himarë, digjet skafi në det. Shpëtohen dy personat në bord
Dy persona u shpëtuan mesditën e kësaj të hëne, ndërsa skafi me të cilin kishin dalë në det në zonën e Himarës mori flakë.
Pushuesit në zonën e Potamit na raportojnë në rubrikën “Ti Raporton”, se një skaf me disa persona në bord kishte marrë flakë.
Në drejtim të mjetit që po digjej është nisur një gomone dhe një motor uji, duke marrë prej andej dy persona, të cilët ishin hedhur në det për t’u shpëtuar flakëve që pushtuan mjetin. Personat janë transportuar në Portin e Himarës.
Sipas Policisë Kufitare të Vlorës rezulton se skafi me emrin “Liburnët” ka dalë nga Porti i Himarës në orën 11 e 50 minuta, nën drejtimin e shtetasit Altin Bejko nga Durrësi, e me pasagjer shtetasin Dorjan Danaj po nga Durrësi.
Ata i treguan Policisë Kufitare, e cila i evakuoi, se 200 metra larg bregut, në zonën e gjirit të Filikurit në Himarë, atyre i është fikur motori dhe, ndërsa janë përpjekur ta ndezin, mjeti ka shpërthyer në flakë.
Të dy të evakuuarit janë në Himarë pa asnjë dëmtim. Ndërsa mjeti i tyre i shtyrë nga dallgët ka dalë në breg, ku ka vijuar të digjet./TCh/
Përse u prish Koço Kokëdhima me Edi Ramën?
Nga Blendi Fevziu
Nuk i jepte dot shpjegim te sakte askush, por e dinin të gjithë! Edi Rama dhe Koço Kokëdhima ishin miq. Ishin aq miq, sa forumet informale të Tiranës dhe grupimet politike nuk depërtonin dot deri në thelbin e saj. Nuk dinin të thoshin se ku ishin lidhur dhe çfarë i mbante bashkë. Të patjetërsuar nga vitet, të pa cënuar nga thashethemet dhe xhelozia, të padepërtueshëm nga intrigat e vogla të kryeqytetit. Nuk ishte një aleancë ideologjike. Asnjëri nga të dy nuk ka ndonjë bindje të ngulitur kaq thellë. Nuk ishte aleancë narcizistësh që të dy e kanë me pash dhe e demostrojnë çdo ditë.
Vështirë që të thuash se ishte aleancë parash edhe pse ka pasur shumë komente për këtë. Ish kryetari i PS Nano dhe më pas Berisha e shpjegonin me teori frojdiste. Qëndruan bashkë për vite më rradhë, thuajse dy dekada. Por nuk janë më! Me gjasë as nuk do të pleqërojnë bashkë buzë detit në Qeparo, siç kish premtuar Rama gjatë një prej vizitave atje. Madje më kaq se kaq. Kokëdhima ka qenë aktiv ditët e fundit në raportin me Metën dhe vendimet e tij.
Duket pa sens të merresh me një miqësi të prishur sepse politika shqiptare është e mbushur plot me to, por kjo nuk është thjeshtë një miqësi. Eshtë një model se si lidhet pushteti politik me atë ekonomik dhe se si e majta ka ndërtuar strukturën e saj në pushtet.
Po cili ka qenë raporti në vite dhe ç‘ka ndodhur sot me ata? Përse është prishur Edi Rama me Koço Kokëdhimën, ose më mirë të thuash Koço Kokëdhima me Edi Ramën?
Miqësia Rama – Kokëdhima nisi të bjerë në sy të publikut thuajse 18 vjet më parë. Atë vit që Rama u kthye nga Parisi në Tiranë i ftuar nga Nano për të drejtuar Ministrinë e Kulturës dhe Koço Kokëdhima u zhvendos po në Tiranë nga Fieri, ku nisi edhe publikimin e gazetës Shekulli. Shekulli u bë për 15 vjet rresht, në çdo kohë dhe çdo rrethanë, një mbështetëse e fortë e Edi Ramës në politikë, ndërkohë që Rama shihej si një lloj mentori i Kokëdhimës në bizneset e tij. Raporti i tyre ishte shumë miqësor, shumë i afërt dhe si i tillë u shigjetua jo pak si brenda PS ashtu edhe nga PD. Ky raport mbeti i pandryshuar edhe pse Rama u duk se mori jo pak kosto politike prej tij, ndërsa Kokëdhima pati edhe ai pasojat e tij në biznes. Edhe pse nuk thuhet dot se cili ka pasur më shumë përfitime nga kjo miqësi, një gjë është e qartë, raporti i tyre ishte aq i fortë, sa Kokëdhima e quante Ramën investimi i tij, ndërsa Rama Kokëdhimën një model të biznesmenit trim.
Një mik i përbashkët, i konfliktuar me të dy, e shpjegonte varësinë e Ramës ndaj Kokëdhimës i një lloj trimërimi që i jepte ky i fundit dhe që Ramës i mungonte. Për shumë vite Kokëdhima shihej si një lloj eminence gri e Ramës. Deri në atë pikë, sa ai ishte negociator i rëndësishëm me Ilir Metën në 2012 – 2013 dhe po ashtu negociator me disa forca politike, përfshi aleancën Kuq e Zi.
Kur mendohej se Kokëdhima do vijonte të mbetej eminencë, ai vendosi të dalë në skenë. Ose Rama, siç deklaronte vetë, e ftoi të ishte vetë protagonist. Kokëdhima u zgjodh kandidat për deputet në Vlorë dhe mori një rol lidershipi në gjithë zonën e Jugut. Duke hyrë në konflikt me jo pak vetë brenda PS. Ai vijoi të ishte një mbështetës i Ramës dhe ky i fundit e suportonte Kokëdhimën me gjithë kontestimet e brendshme në parti. Vijoi kështu deri pak javë më parë.
Deri atëherë kur thashethemnaja për një prishje mes tyre mori formë në një frekuentim të përditshëm mes Metës e Kokëdhimës dhe në një platformë për të rrëzuar kreun e PS. Kokëdhima thuhet se po luan një rol intensiv në goditjen ndaj Ramës dhe për këtë ka një shkak. Si edhe në rastin e miqësisë së tyre, shkaku nuk është i thjeshtë të gjendet, por informacione ka. Sipas burimeve të opinion.al, Kokëdhima është ndjerë i braktisur në rastin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i hoqi atij mandatin e deputetit.
Ai besonte se Rama mund të influenconte, së paku në njërin prej gjyqtarëve, por nuk e ka bërë. Nuk ka dashur apo nuk ka mundur kjo nuk dihet, por protagonistë të tjerë nga PS kanë influencuar në lënien e Kokëdhimës jashtë Parlamentit. Duke e menduar këtë si një lojë të Ramës për të shpëtuar prej tij, Kokëdhima është ndjerë i lënduar dhe është hedhur në sulm.
Ai është sot ndër njerëzit më aktivë në sabotimin e grupit të PS dhe në dështimin e reformës në drejtësi. Një sovranist par ekselencë, personazh që beson se të huajët vetëm e dëmtojnë këtë vend, nostalgjik i modës kur të huajve ju tregohej vendi dhe mbi të gjitha i gatshëm të’i shkojë betejës deri në fund, Kokëdhima po bën gjithnjë e më tepër deputetë rreth tij. Deri tani numërohen së paku 2 të tillë. Nuk është aspak çudi që Kokëdhima të ketë ambicie edhe më të mëdha.
Nuk dihet reagimi i Ramës, edhe pse, në fillim të javës, ata janë takuar sërish bashkë. Vështirë që Rama të jetë përfshirë në lënien e Kokëdhimës jashtë parlamentit, por vetë Kokëdhima e beson këtë. Nuk është çudi që ai të ndihet jashtë listës në zgjedhjet e ardhshme dhe për këtë sërish bën përgjegjës Ramën. Por ndërsa Kokedhima e shpreh kudo pakënaqësinë e tij, Rama thuajse nuk flet për këtë. I vetmi gjest është pakënaqësia e shprehur ndaj LSI për raportet e saj aktuale me Kokëdhimën.
Nuk dihet se si do shkojë më tej fati i tyre, por prishja e raportit Rama – Kokëdhima është shembulli më tipik i aleancave pa bosht ideologjik dhe pa asnjë konkurencë të brendshme dhe të ndershme në parti. Eshtë shembulli tipik i një çiftëzimi që askush nuk ja gjeti dot sekretin dhe po ashtu, asnjëherë nuk do të dijë t’i japë një përgjigje të saktë se përse u prish./Opinion.al/
Foto-Video+16/ Adoleshentja dehet në plazh, djali e tërheq zvarrë e qëllon me shqelma dhe shan pushuesit
(KUJDES! PAMJE TË RËNDA) Skena me të vërtetë të llahtarshme e të tmerrshme vijnë nga qyteti i Durrësit e më saktësisht nga zona e plazhit tek Gjiri i Lalzit. Një vajzë ka rënë pa ndjenja në rërë, në mes të dhjetëra njerëzve që ishin të pranishëm në plazh, ndërsa djali i cili e shoqëronte jo vetëm që nuk e ka ndihmuar, por e ka trajtuar atë si të ishte kafshë, duke e sharë e duke e qëlluar me shqelma.
Pamjet janë të rënda dhe tronditëse. Siç raporton një nga të pranishmet në vendngjarje, vajza ishte dehur dhe nuk po reagonte, ndaj ai nisi ta shante, ta ofendonte, ta tërhiqte zvarrë dhe e hodhi në det, ku edhe e goditi me shqelma.
Qytetarët kanë reaguar ndërsa kanë parë këto pamje të llahtarshme, duke i ofruar ndihmë vajzës, për të stabilizuar gjendjen e saj shëndetësore, por djali nuk i ka lejuar. Ai ka nisur të konfliktohet edhe me të pranishmit, duke e sharë e ofenduar edhe një burrë.
“E trajton ashtu sepse ajo nuk ngrihej. Sepse po i shifnin te gjith. Kur ne ju tham ti jepnim un dhe te ulej, ai na tha a po shifni punen tuaj. Ne drek tek lokali i plazhit te Gjiri i Lalzit. Kjo ka ndodh rreth ores 2 te drekes. Nderhun njerez por ai i shante me fjalet me te ndyra. E ke dhe te njera nga videot qe nje djal po mundojej dhe ky ju kthye keq fare, me te shara. Para se ta merrte policia ky u rraf me nje familjar. Arsyja Zoteria i tha : mjaft me kto skena se kam gru e fmij ktu dhe ky tipi i tha : te ... Gruan.”, - tregon e pranishmja në vendngjarje.
Ajo bën me dije se pas ofendimit që djali i bëri burrit, mes tyre nisi sherri, ndërsa në vendngjarje mbërriti policia, e cila shoqëroi në komisariat djalin mostër. Tmerr dhe llahtar kanë përjetuar edhe fëmijët e pushuesit e tjerë, të cilët kanë parë shfaqjen e hidhur.
“U rrahen dhe policet i vune prangat ktij mostres. Sken me te tmerrshme skisha par noj her. Filluan fmijet te qanin se u tremben”.
Çfarë u bë me vajzën e dehur, adoleshenten 16-vjeçare? As ne nuk e dimë, por shpresojmë ta ketë marrë veten dhe herën tjetër të mund të kontrollojë sjelljen e saj dhe shoqërinë me të cilën frekuentohet./JOQ/
Foto/ Martohet djali i manjatit të mediave shqiptare... dasma aty ku askush nuk ka guxuar deri më sot
Jemi në periudhë dasmash dhe celebrimesh, njerëz të thjeshtë dhe publikë kanë pushtuar internetin me fotot e tyre. Pronari i një prej televizioneve informative në vend, siç është “Ora News”, Ylli Ndroqi, i cili është edhe biznesmen ka filluar përgatitjet për martesën e djalit të tij të madh Redon Ndroqi.
Shqipëria nuk është vend i pasur, por "bosat" i ka me shumicë dhe duke parë pasurinë e tij, Ylli njihet si njëri prej tyre.
Nuk ka për të qenë e lehtë, pasi kjo ndoshta është dasma që nuk keni parë dhe imagjinuar kurrë. Vendi e bën të tillë. Siç nuk ka ndodhur kurrë më parë në vendin ku bëhen koncerte muzikorë dhe kongrese partish, do të mbërrijnë dasmorët e parë.
Pallati i Kongreseve është vendi ku do të mbahet super dasma, që pret të mbledhë jo vetëm të afërm të familjes Ndroqi, por edhe njerëz të medias, biznesmenë e figurat kryesore të politikës në vend. Është vetë familja që po merret me organizimin e duket se gjithçka është vënë përpara tashmë.
Çifti sapo ka përfunduar një udhëtim që duket se sa ka prirë Muajin e Mjaltit, aq edhe ka qenë memorizimi i lidhjes së tyre. Pikërisht, Redoni dhe e fejuara e tij armene, sapo kanë realizuar setin fotografik të dasmës në qytetet më të bukura të Francës.
Ndërsa, eventi i madh i dasmës do të realizohet në fillim të muajit shtator. Një verë plot dasma kjo e 2016-ës, ku emrat e njohur garojnë për stilin dhe pompozitetin që do të marrë eventi i secilit.
Pas dasmës përrallore të Etida Topit dhe Ilir Bregasit këtë fundjavë, shtatori do të jetë i zhurmshëm për dasmën e familjes Ndroqi, ndërsa e tillë pritet të jetë edhe dasma e Elia Zaharias e Princ Lekës, që do të mbahet në 8 tetor./Bordo/
Majlinda Bregu: Reforma në drejtësi do të pastrojë politikën
Deputetja demokrate, Majlinda Bregu duke folur sot në parlament shprehu bindjen se reformë në drejtësi do të trasformojë drejtësinë e politikën.
“Do të na japë mundësi të vrasim edhe sikur ngadalë, kohen e kanibalizmit politik, që së pari vrau mendimin politik, e permes tij, sot ja ku gelojme ne politike, nje qe di të flase, 10 qe s dijnë të flasin, të tjerë qe as flasin e as mendojne, ca qe brutalitein dhe agresivitetin e kane atu, dhe te tjere qe moralin që shesin natën, tentojnë ta blejnë ditën”, tha ajo.
Duke cituar, Oskar Wilde, Bregu tha: “askush nuk eshte aq i pasur sa te bleje te shkuaren e vet, por askush nuk eshte as kaq i fortë sa te nxije te sotmen e tjetrit”.
Sipas saj, reforma do të zbardhë si e kush e kap shtetin, duke abuzuar me pushtetin, duke koncensionuar të vërtetat dhe duke mëkuar mashtrimet si programe elektorale dhe alencat politike si garanci për zbatimin e tyre.
Video/ Çmendet moti, stuhi në Tiranë. Rrëzohet pema, rrezikohen qytetarët
Të parpriturat e motit nuk ndalen. Ndërsa javën e shkuar kishte reshje dëbore në Qafën e Llogarasë, sot kryqyteti është përfshirë nga stuhia.
Reshje të dendura shiu dhe era kanë surprizuar qytetarët e Tiranës.
Por ndërkohë nuk kanë munguar as dëmet materiale.
Në rrugën “Robert Zhvars” përballë një kopshti për fëmijë, një pemë e madhe është rrëzuar duke zënë poshtë një makinë. Fatmirësisht s’ka të lënduar në njerëz.
Banorët ankohen se Bashkia e Tiranës nuk ka marrë asnjë masë.
Prapaskenat e tregut 40 mln euro të sigurisë fizike
Biznesi i shërbimeve private të sigurisë pritet të dyfishohet në tre vitet e ardhshme, sipas operatorëve të tregut, nisur nga kërkesat në rritje që ka nxitur përshkallëzimi i krimit të organizuar dhe terrorizmit. Në vitin 2014, kompanitë e fushës qarkulluan 40 mln euro, me një rritje 40% në krahasim me 2012. Me gjithë zhvillimin e shpejtë, tregu po vuan nga kontratat afatshkurtra dhe çmimet e ulëta që ofrohen për shërbimet
Do'stlaringiz bilan baham: |