Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu


Deklarata e plotë e deputetes së PD-së, Albana Vokshi



Download 6,39 Mb.
bet272/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   268   269   270   271   272   273   274   275   ...   352

Deklarata e plotë e deputetes së PD-së, Albana Vokshi:

Investigimi kurajoz i ndërmarrë nga Drejtoresha e Lajmeve në A1News Alida Tota bashkë me stafin e saj zbuloi dëshmitë tronditëse:

– Në landfilldin e Sharrës, administruar nga Bashkia e Tiranës dhe Firma 3R, shfrytëzoheshin 50 fëmijë, madje edhe të moshës 10 vjeç;

– Ky shfrytëzim do të vazhdonte edhe sot nëse nuk do të humbte jetën Arditi 17 vjeç, që punonte në landfill turn i tretë.

‎- Veliaj në një dëshmi televizive post – produksion, të montuar nga zyra e tij e shtypit u bëri thirrje qytetarëve të punësoheshin ne landfill pasi do të punojnë me kontrata dhe siguracione.

Por e vërteta është, se i zhytur thellë në korrupsionin e plehrave lejoi të shfrytëzoheshin fëmijë, gra dhe burra, të cilët u trajtuan si skllevër, pa kontrata dhe pa siguracione. Sipas dëshmive në investigim, një pjesë e grave janë larguar me dhunë nga landfilldi pa marrë asnjë pagesë për punën e bërë.

– Veliaj dhe kryetari socialist i Peqinit, i kërkuar nga drejtësia por që mbrohet nga Edi Rama, nuk kishin siguruar asnjë kusht higjieno-sanitar ‎

– Në landfill nuk respektoheshin kusht teknike të sigurisë në punë. Riciklimi kryehej nga punonjësit pa pajisjet mbrojtëse dhe s’merrnin as trajnime për sigurinë teknike.

Ku ishin institucionet pergjegjese per verifikimin e kontratave, kushteve e standarteve ne Landifllin e Sharrës?

Ku janë institucionet për mbrojtjen e grave? Po agjencia për mbrojtjen e femijëve? A nuk ka bërtitur Rama me muaj të tërë burg-burg-burg ne emër të formalizimit te punësimit? Sa punëtorë kishte të formalizuar në Lanfill??

A janë llogaritur 300 punonjesit e landfillit të Sharrës në propagandën e 300 mijë vendet e reja të punës?

A janë krijuar vendet e punës me mëditje për gratë, ne emër të barazisë gjinore dhe promovimit të grave ne Shqipëri? Kush e kontrollon skllavopronarin Erion Veliaj!

Shfrytëzimi i 50 fëmijëve në Landfill-in e Sharrës, vetëm 10 minuta larg zyrës së Kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe 8 minuta nga zyra e shefit të tij Rama është dëshmia e kapitullimit të institucioneve shtetërore.

Në cilësinë e Kryetares së Komisionit Parlamentar të Punës, Cështjeve Sociale dhe Shendetësisë, i bëj thirrje Prokurorisë të thellojë hetimet për këtë krim shtetëror, për të cilin kanë edhe një provë të pakundërshtueshme, një investigim mediatik të lenë në gjysmë të rrugës, pas shkarkimit nga puna të Drejtoreshës së Lajmeve të televizionit A1News, znj.Alida Tota, me urdhër të skllavopronarit Veliaj.

Nëse Erion Veliaj po merret me censurimin e mediave dhe nuk ka kohe të shkruaje dorëheqjen, Kryeprokurori duhet të rinisë punën, aty ku gazetarët e ndërprenë për shkak të censurës.

Kryetarit të Kuvendit i kërkoj që të thërrasë një seancë urgjente për skandalin e shfrytëzimit të fëmijëve dhe grave në landfillin e Sharrës, i administruar nga Veliaj dhe Kryetari në kërkim i Partisë Socialiste të Peqinit.


Reforma në Drejtësi, pas këtij projekti qëndron Xhorxh Soros
Reforma kushtetuese u ideua dhe u konceptua nga Fondacioni Soros në Tiranë. Për këtë qëllim, Fondacioni hartoi, që në vitin 2013, një plan të qartë strategjik, ku planifikoheshin të gjitha hapat e nevojshëm teknik dhe politik që duhet të ndërmerreshin për të realizuar reformimin e Kushtetutës së Shqipërisë.

Mijra emaile dhe dokumente të rrëmbyera elektronikisht nga rrjeti i organizatave të miliarderit dhe aktivistit politik Xhorxh Soros u bënë publike javën e shkuar nga grupimi DC Leaks.

Mes tyre gjenden dhjetra dokumenta që i përkasin aktivitetit të Fondacionit Soros në Shqipëri, përfshi një dokument të rëndësishëm të titulluar Plani Strategjik 2014-2017 i Fondacionit Shoqëria e Hapur Shqipëri (OSFA).

Dokumenti—i cili është hartuar në verën e vitit 2013, pas zgjedhjeve parlamentare, por para miratimit në Kuvend të qeverisë Rama—përmban strategjinë e Fondacionit Soros në Tiranë për projektet dhe iniciativat kryesore strategjike për periudhën 4-vjeçare, e cila përputhet në kohë me mandatin e qeverisë Rama.


Ndërhyrja kryesore prioritare e planifikuar për t’u realizuar nga Soros në Shqipëri ishte “reformimi i Kushtetutës” së Shqipërisë, e përshkruar si një nga “idetë e mëdha” që organizata do të çonte përpara në vend.

Dokumenti strategjik përshkruan në detaje të mjaftueshme përmbajtjen e këtij projekti për “rishikimin e përgjithshëm” dhe ndryshimin e Kushtetutës, si dhe strategjinë e realizmit të tij në praktikë.

Objektivat kryesore të përcaktuara në dokument ishin:

rritja e kontrollit dhe balancimit reciprok të pushteteve legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore në vend;

forcimi i rolit të Presidentit;

ulja e ndikimit politik në procesin e zgjedhjes së gjykatësve të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese;

rritja e pavarësisë së institucioneve publike, të tilla si Prokurori i Përgjithshëm, Instituti i Statistikave, Avokati i Popullit.

Dokumenti planifikonte që brenda vitit 2014 të realizohej një vlerësim i thellë i kapitujve të Kushtetutës që duhet të ndryshoheshin dhe të ishin identifikuar praktikat e vendeve të tjera që mund të zbatoheshin në kushtetutën e re të vendit.

Fondacioni planifikonte që në vitin 2015 të paraqiste një draft reformë kushtetuese të hartuar nga një “grup përfaqësues i palëve të interesuara.” Plani ishte që ndryshimet kushtetuese të miratoheshin brenda katër vjetësh; por nëse kjo gjë nuk do të arrihej atëhere Fondacioni do ta “përfshinte” reformën kushtetuese si çështje të rëndësishme të fushatës zgjedhore të vitit 2017.

Në dokument, Fondacioni e vlerësonte si shumë të rëndësishme arritjen e dakordësisë mes të gjitha palëve politike për miratimin e reformës, e cila kërkon 94 vota në Kuvend, dhe parashikonte një sërë përpjekjesh dhe manovrash për arritjen e kësaj dakordësie—nga vetëdijësimi dhe përfshirja e politikanëve në dialog tek trysnia ndërkombëtare ndaj tyre.

Dokumenti përcakonte qartë se do të angazhohej për përfshirjen në procesin e hartimit dhe miratimit të reformës kushtetuese organizatat ndërkombëtare me ndikim në Shqipëri, veçanërisht Komisionin e Venecias, Këshillin e Europës dhe Delegacionin e BE-së në Tiranë.

Plani strategjik i Sorosit pohon se Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara kanë “ndikim të rëndësishëm dhe fuqi për të lëvizur gjërat në Shqipëri”, prandaj një nga masat e përfshira në të është lobimi i tyre për të kërkuar reformimin e Kushtetutës.

Dokumenti shprehet qartë dhe hapur se një nga qëllimet e lobimit të BE-së do të ishte të arrihej që reforma kushtetuese “të vendosej si kusht për negociatat e anëtarësimit në BE”.

Dokumenti i Sorosit vlerëson rëndësinë e krijimit të një koalicioni publik për mbështetjen e reformës kushtetuese. Për arritjen e këtij qëllimi, dokumenti shprehet se Soros do të kërkojë dhe arrijë mbështetjen e një numëri organizatësh joqeveritare dhe individësh, të cilat i quan “partner civilë”, për të ndihmuar në arritjen e vetëdijësimit dhe konsensusit publik për reformën. Mes partnerëve të tillë dokumenti llogarit Forumin Civil (të ish-presidentëve të vendit); autorët e Kushtetutës aktuale; pedagogë të juridikut, etj.

Një nga metodat për përpunimin e opinionit publik të planifikuar është organizimi i peticioneve publike, diskutimeve në universitete dhe fushatat në media.

Dokumenti përcakton se “është koha e duhur për Fondacionin për të kapur momentin dhe filluar shtytjen për reformën kushtetuese.” Fondacioni shprehet i sigurtë se është “organizata më e mirë-vendosur në Shqipëri për të ndërmarrë këtë sfidë” duke argumentuar se ai “ka fuqinë për të mbledhur bashkë korin e nevojshëm të aktorëve të shumëllojshëm vendas dhe ndërkombëtarë për këtë fushatë.”

Dokumenti i brendshëm zbulon se reforma kushtetuese ishte diskutuar me Kryeministrin e zgjedhur Rama, i cili kishte premtuar angazhimin e qeverisë për të ndërmarrë këtë reformë.

Nisur nga premtimi, dokumenti shprehet se duhet punuar nga afër me qeverinë Rama për ta detyruar atë t’i përmbahej angazhimit për reformën, ndërkohë që Fondacioni duhej të përpiqej “ta udhëheqte dhe t’i jepte formën” kësaj reforme.

Më shumë se tre vjet nga hartimi i këtij plani, është e qartë se ai është zbatuar në mënyrë të suksesshme, gati pikë për pikë.

Ja disa nga pikat kryesore të planifikuara dhe të ndodhura në mënyrë besnike:

Vlerësimi i Kushtetutës u bë nga një grup ekspertësh të mbështetur dhe financuar nga Soros, në vitin 2014, sikurse ishte parashikuar.

Reforma bazë u hartua dhe u paraqit nga ekspertët e mbështetur dhe financuar nga Soros në vitin 2015.

Në procesin e reformës u përfshi Komisioni i Venecias.

Në arritje e dakordësisë dhe presionit ndaj klasës politike u përfshinë në mënyrë parësore BE-ja (të paktën Delegacioni në Tiranë) dhe SHBA-të.

BE e vuri miratimin e reformës kusht për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Institucionet ndërkombëtare ushtruan trysni për të detyruar forcat politike për bërjen e reformës.

Organizatat e shoqërisë civile u mobilizuan në mbështetje të reformës, deri në organizmin e protestave publike.

U nënshkruan peticione intelektualësh në mbështetje të reformës dhe një sërë intelektualësh publikë u shprehën hapur publikisht në mbështetje të reformës edhe pse reforma nuk u shpjegua kurrë në publik.

U bë fushatë e vrullshme në media në mbështetje të reformës, përfshi mediat sociale.

Po aq domethënëse janë parashikimet e Planit Soros të cilat nuk u përmbushën sikurse ishin parashikuar, në mënyrë të veçantë:

Ndryshe nga objektivi fillestar i Sorosit, reforma e miratuar jo vetëm nuk e forcoi rolin e Presidentit, por praktikisht e ktheu atë në një figurë ceremoniale pa asnjë rol në sistemin politik të vendit.

Në vend që të rriste kontrollin dhe balancimin reciprok të pushteteve, reforma e zbehu më shumë rolin e legjislativit dhe të gjyqësorit në kontrollin dhe balancimin e pushteteve dhe rriti pushtetin e pakontrolluar të ekzekutivit.

Mund të spekullohet se këto shmangie të rëndësishme janë lëshimet që Soros i ka bërë Kryeministrit Rama.

Së fundmi, vlen të theksohet edhe diçka. Hartuesit e planit për ndryshimin e Kushtetutës kanë qenë të vetëdijshëm mbi vështirësinë e një sipërmarrje të tillë.

“Nxitja e reformave kushtetuese është përherë një lojë e rrezikshme,” shprehet dokumenti duke paralajmëruar se “ekziston mundësia që Kushtetuta të përfundojë në një gjendje më të keqe nga sa është tani.”

Tani që Soros e realizoi “idenë e tij të madhe” për reformimin kushtetues në Shqipëri mbetet të shpresojmë që të mos përmbushet ky paralajmërim ogurkeq./Exit.al/



Zef Bushati: Mbyllni kanalet XX porno, degjeneruan qeverinë

Kryetari i partisë Aleanca Demokristiane, e cila është edhe pjesë e koalicionit qeverisës, Zef Bushati, me sa duket ka gjetur edhe shkakun e krimeve të shumta seksuale që kanë ndodhur së fundmi në vend. Ish- aktori politikan nëpërmjet një statusi në FB, ka bërë thirrje që të mbyllen urgjentisht kanalet “XX” që transmetojnë pa pushim filma pornografik në paketën e dixhitale, të kompanisë mediatike “Top Chanel”.

Bushati përveç të tjerave paraqitet edhe tepër i shqetësuar për udhëheqësit, ministrat, deputetët, gjyqtarët dhe prokurorët. Sipas tij të gjithë këta janë të sëmurë pas seksit.

“Ministrat janë me dashnore, politikanët, deputetët, prokurorët, gjykatësit, të gjithë ata që kanë para paguajnë për seks me vajzat e reja, vajzat që vinë për të vazhduar shkollën, vajzat që duan një vend pune”, denoncon Bushati. Po kujt ja thotë?



Postimi i plotë në Facebook i politikanit Zef Bushati:

Perdhunon vajzen e mitur ne pyll,abuzon seksualisht,tragjedi per motive seksuale,cfare po ndodh? Te semure seksuale, manjake seksuale. Si u krijuan ? Kush i krijoi ? Shqiperia ishte shtet ku nuk njihej prostitucioni, ku pornografia denohej me ligj.

Te mbyllen urgjentisht kanalet XX pornografike te digitalbit. Nuk ka ne Europe kanale televizive pornografike qe trasmetojne ne kete menyre, non stop 24 ore.

Pamje te ndyra diten dhe naten qe eksitojne cdo fshatar e malsor, cdo qytetar e kryeqytetar. E shendrrojne njeriun ne kafshe seksualisht te semure qe kerkon te beje seks me kedo qe i del perpara.

Kur nuk gjejne njerez bejne seks edhe me kafshet. Kjo ndyresire seksuale ka degjeneruar gjithe popullsine shqiptare qe nga udheheqesit, ministrat, deputetet, gjykatesit, prokuroret, te gjithe pa perjashtim. Kjo ndyresire seksuale ka shkaterruar me mijera familje. Askush nuk flet. Pse ? Se te gjithe tashme jane te semure, jane shndrruar ne manjake seksuale qe nga qeveritaret e deri tek fshataret ne zonat me te thella ku injoranca ben kerdine dhe pregatit kontigjente prostitutash per tregun e mishit te bardhe.

Ky treg fillon me seksin per sigurimin e nje pune ne zyra e institucione e deri tek semaforet. Kush merret me keto skandale? Askush. Se te gjithe jane seksualisht te semure tashme. Ministrat jane me dashnore, politikanet, deputetet, prokuroret, gjykatesit, te gjithe ata qe kane para paguajne per seks me vajzat e reja, vajzat qe vine per te vazhduar shkollen, vajzat qe duan nje vend pune, seks,seks,seks,vine per te bere seks deri te huajt ne Shqiperi e sidomos me shumice vine italianet ne Tirane ne zonen e Bllokut.

Askush nuk sheh me tej se seksi. Sida po ben kerdine. Ministria e shendetsise hesht. Cfare programi u aplikua per ta shkaterruar popullin tone ? Kush e implementoi programin ? E keqja ka mberthyer keqas shqiptaret dhe po i merr frymen. Si mund te shpetohet nga kjo e keqe ?

Makinat e policisë me të shtyrë. Videoja që nxjerr bllof Edi Ramën
“Janë akoma të freskëta pamjet e punonjësve të Policisë së Shtetit që shtynin automjetet e ngecura rrugëve për mungesë karburanti, pasqyrë e një historie të turpshme dhe të gjatë vjedhjeje me tallonat e karburantit.

Sot, ne jemi këtu, për të deklaruar se kësaj praktike të ndyrë shtetërore, 20 e kusur vjeçare, i japim fund dhe jo vetëm për Policinë e Shtetit, por për të gjitha institucionet shtetërore që përdorin automjete dhe çdo vit hapin gropa në buxhet, për shkak të vjedhjes masive, epidemike, të parave përmes abuzimeve me tallonat e karburantit”.

Këtë deklaratë bëri kryeministri Edi Rama më 25 korrik, kur para disa policëve dhe në krah të ministrit Saimir Tahiri prezantoi kartat me të cilat do të furnizoheshin me karburant automjetet e policisë.

Por një video e publikuar në rrjetet sociale e nxjerr bllof kryeministrin. Në pamjet e mëposhtme shihet se si shtyhet një makinë policie në mes të ditës, në një nga rrugët kryesore të Tiranës./JOQ/



Kosova nuk do ta bëjë me pagesë rrugën e Kombit
Kosova nuk do të vëndosë taksë për rrugën e Kombit. Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, gjatë një bisede për gazetën “Zëri” është shprehur se as gjatë vitit 2017, Qeveria e Kosovës nuk është duke planifikuar vendosjen e ndonjë takse për shfrytëzimin e autostradës “Ibrahim Rugova”, nga fshati Gjurgjicë, e deri në pikën kufitare në Morinë.

“Së paku deri në fund të vitit 2017 nuk po planifikohet të vendoset ndonjë taksë për shfrytëzimin e autostradës.

Ta them të drejtën aktualisht nga Gjurgjica e deri në Morinë janë 60 kilometra autostradë, dhe sikur tash ta shpallim një tender, unë besoj se nuk do të kemi ndonjë ofertë serioze. Kështu që po presim edhe pak”,- ka thënë ministri Zharku për gazetën “Zëri”.

Në Shqipëri rruga e Kombit do të jetë tashmë me pagesë. Çdo qytetar do të duhet të paguajë një tarifë prej 5 eurosh për të kaluar në të.

Çmimi është konsideruar i lartë, ndërkohë që disa të dhëna treguan se ai ishte më i lartë sesa ishte rekomanduar nga konsulenti.

Eksportet bujqësore ngecin me Kosovën, dyfishohen me Serbinë
Vendet e rajonit, Serbia, Kosova dhe Mali i Zi janë oazi i eksporteve te frutave dhe perimeve shqiptare. Por në pjesën e parë të vitit shihet që të ketë një zhvendosje të shitjeve të prodhimeve bujqësore “Made in Albania” nga vendi në vend.

Teksa shihet se me Kosovën eksportet e janë në vendnumëro me rënie 3% për perimet dhe me rritje të lehtë për frutat, me Serbinë ka ndodhur revolucioni.

Eksportet e perimeve me Serbinë u rritën me 73% në janar-qershor 2016 sipas të dhënave të INSTAT, ndërsa të frutave panë një rritje 92% gati me dyfishim me të njëjtën periudhë të vitit 2015.

Sipas të dhënave të INSTAT, eksporti i perimeve për gjashtëmujorin e parë të këtij viti rrit me 39% duke arritur në mbi 3 miliardë lekë. Pothuajse një e treta e eksporteve (984 milionë lekë) të zarzavateve shkoi në Serbi.

Ndërsa pjesa tjetër prej 21% shkoi në Kosove me një vlerë prej 667 milionë lekësh.

Edhe eksporti i frutave u rrit me 54% në krahasim me gjashtëmujorin e parë të 2016 , të cilat ashtu si edhe perimet u destinuan kryesisht në rajon, si në Kosovë, Serbi, Maqedoni dhe Serbi.

Eksportet e fruta perimeve drejt Serbisë arritën në fund gjysmës së parë të vitit mbi 1.1 miliardë lekë, ndërsa në Kosovë 826 milionë lekë.

Në hartën e eksporteve bujqësore nuk ekziston Rusia. Vendi nordik vitet e fundit para se të vihej embargo ishte destiancioni i preferuar dhe me rritje të shpejtë i perimeve shqiptare.

Fermerët në zonën e Lushnjes pohuan se bllokimi i eksporteve me Rusinë ka ndikuar në fitimet e zonës, pasi çmimet që ofronte ky vend ishin më të larta se rajoni./Monitor/

Foto/ Çmenduria e çmimeve në Dhërmi. Ja sa kushton një shishe ujë
Nuk kanë fund abuzimet me çmimet e produkteve të konsumit në bregdetin shqiptar në këtë sezon turistik.

Një tjetër qytetar denoncon në postën elektronike të “Opinion.al” çmimet e kripura në bregdetin e Dhërmiut.

Siç duket edhe nga fatura tatimore, për një shishe ujë 0.5 litra, qytetari ka paguar 300 lekë.

Pyetja që ngrihet në këtë rast është: Ku janë autoritetet përgjegjëse për monitorimin e tregut, çmimeve dhe konkurencës?/Opinion.al/



Foto/ Grykësi e paparë, krokodili e gëlltit për 30 sekonda kangurin
Fotografitë e mëposhtme tregojnë momentin kur një krokodil 4.5 metra i gjatë gëlltit për 30 sekonda një kangur, ndërsa shoku i tij e shikonte me xhelozi.

Fotografitë janë shkrepur nga fotografja Donna Drexler, pas pronës së saj në Gunbalanya në territorin verior në Australi.

57-vjeçarja është shprehur për “Daily Australia” se, po shijonte një pasdite të qetë me burrin e saj, kur panë në ujë një grup krokodilësh.

Foto/ Llogora, flakë në autobusin me të rinj të LRI-së për në Jalë
Autobusi që transportonte të rinjtë e LRI-së është përfshirë nga flakët e zjarri. Të rinjtë po shkonin në kampin e Jalës, pasi sot është hapur pikërisht ky kamp.

Ngjarja ndodhi pranë bregdetit ku çdo vit LRI ngre çadrat për kamp.

Pasagjerët vunë re tym që dilte nga motori i autobusit, ndërsa fatmirësisht asnjë prej tyre nuk është lënduar.

Shoferi ndaloi menjëherë autobusin, ndërsa pasagjerët dolën jashtë pa asnjë problem. Shkak ka qenë ngjitja në Qafën e Llogorasë, duke bërë që motori i autobusit të tejnxehej.



Reagon LSI për autobusin që rrezikoi djegien: Jeta është më e qetë me ne
Këshilltari i Ilir Metës, Emiljano Aleksi, ka reaguar pas lajmit se autobusi që transportonte të rinjtë e LRI-së drejt kampit të Jalës rrezikoi përfshirjen nga flakët.

Sipas reagimit, autobusi nuk mori flakë, por shoferi ndaloi mjetin sapo pa që të dilte tym nga motori. Këshilltari i Metës shton gjithashtu se jeta me LSI-në është më e qetë dhe të gjithë flasin për LRI dhe LSI prandaj ky lajm bëri sensacion.



Reagimi i plotë i Emiljano Aleksit, këshilltarit të Ilir Metës:

“Lajmi qe qarkullon se ka marr flake autobuzi i LRI nuk eshte i vertete. Ne nje nga autobuzat e transportit qe sjell te rinjte e LRI ne Kampingun e Jales, eshte konstatuar nxehje e motorit por pas nje pushimi te shkurter te rinjte jane nisur me shume qetesi dhe dashuri drejt Kampingut”.

Ps:Jeta eshte me e qete me LSI dhe qe qejfi behet nga Rinia tek KAMPINGU I LRI. “Ne jemi standardi,te tjeret na ndjekin ” E kuptojme shume mire qe te gjithe flasin per LRI dhe LSI ndaj eshte kthyer ne mode per te pasur klikime”.

PD: Për pallatin e Abazit, vendim prishjeje. Rama e mbron

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka vijuar me akuzat ndaj deputetit të PS, Sadri Abazi, për ndërtime pa leje në zonat kryesore të kryeqytetit.

“Sadriu i Ramës po vazhdon të përfundojë edhe katin shtesë në pallatin e tij në zemër të Tiranës dhe Edi Rama, jo vetëm që e lejon, ndalon ligjin të funksionojë, por del dhe e mbron publikisht përmes dallëndyshes së INUK-ut, drejtoreshës kukull të Ergys Hoxhës, i cili drejton operacionin kriminal dhe korruptiv të blerjes së votës në Dibër”,- ka thënë Zhupa.

Zëdhënësja e opozitës ka publikuar edhe një dokument, që përmban sipas saj vendimet për prishje objekti të pallateve të Abazit, sepse janë ndërtuar pa leje.

“Edi Rama vetë kur ishte kryetar bashkie ka nxjerë vendim për prishjen e pallateve. Bashkia Tiranë, vendim për prishje objekti, 17.02.2010”,- ka saktësuar zëdhënësja.

Por, ka vijuar ajo, “më pas Rama u miqësua me Sadriun, ose Sadriu diti se si ta rregullonte punën me të”. “Dhe sot Rama ka ndryshuar mendje, del dhe thotë se Sadriu është në rregull dhe i paska legalizuar pallatet. Si mund të legalizohet një objekt për të cilin ka vendim prishjeje?”,- është shprehur Zhupa.

Të gjithë këto janë sipas saj, “përpjekje kriminale për të mbuluar këtë shkelje skandaloze të ligjit, këto dy standarde në vend, ku mijëra vetë janë në burg për një rregullim çatie, ndërsa Sadriun e Ramës nuk e gjen gjë për ndërtimin e një kati të tërë pa leje në mes të Tiranës”.

“Kjo padrejtësi do të marrë fund. Dibra e para do të çlirohet më 11 shtator nga ky sundim bande. Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën”,- ka shtuar Zhupa.


Policia: Autobusit të LRI iu nxeh motori në Llogora. LSI: Lajmi i pavërtetë
Policia thotë se me autobusin e LRI nuk ka patur pasoja. Sipas saj, rreth orës 13:50, në zonën e Llogarasë mjeti me të rinjtë e LSI, duke u ngjitur në këtë aks rrugor i është nxehur motori dhe ka ndaluar në vend.

“U njoftua menjëherë shërbimi zjarrfikës por u kthye mbrapa sepse nuk ka probleme pasi i është ftohur motori dhe nuk paraqet asnjë rrezik të mëtejshëm për pasagjerët”,- thuhet në një njoftim të policisë.

Reagoi edhe LSI për këtë ngjarjes, duke thënë gjithashtu se autobusi nuk ka marrë flakë.

“Lajmi qe qarkullon se ka marr flake autobuzi i LRI nuk eshte i vertete. Ne nje nga autobuzat e transportit qe sjell te rinjte e LRI ne Kampingun e Jales, eshte konstatuar nxehje e motorit por pas nje pushimi te shkurter te rinjte jane nisur me shume qetesi dhe dashuri drejt Kampingut.

Ps:Jeta eshte me e qete me LSI dhe qe qejfi behet nga Rinia tek KAMPINGU I LRI. "Ne jemi standardi,te tjeret na ndjekin " E kuptojme shume mire qe te gjithe flasin per LRI dhe LSI ndaj eshte kthyer ne mode per te pasur klikime”,- thuhet në njoftimin zyrtar e LSI.
Foto-Video/ Skandali, Bolt tradhëton gruan me studenten braziliane
“Në shtrat me Usain Bolt”. Kështu shkruan tabloidi prestigjioz britanik, “The Sun”, i cili ka publikuar disa foto, por edhe një video ku sprinteri xhamajkan, fituesi i shumë medaljeve edhe në “Rio 2016”, duket në moment harbimi të vërtetë me femra.

Ai është kapur në shtrat me një studente seksi, pas arritjeve “heroike” të tij olimpike, ndërsa e dashura afatgjatë e pret atë në Xhamajka.

Xhamajkani, mbreti i sprintit, shfaqet i shtrirë me një studente 20-vjeçare, siç duket në fotografitë e saj në “WhatsApp”.

Vrapuesi i shpejtë xhamajkan e shkroi emrin e vete në librat e historisë, duke fituar në mënyrë të trefishtë në “Rio 2016”, teksa mori medaljen e artë në 100 metra, 200 metra dhe stafetë 4×100 metra.

Motra më e madhe e Bolt, Christine Bolt-Hylton, 32 vjeçe, zbuloi se vëllai i saj është në një marrëdhënie serioze me bukuroshen xhamajkane, Kasi Bennett.

Xhamajkani ka një lidhje të gjatë me të dashurën e tij 26-vjecare Kasi Bennett. Ata kanë bashkë prej 2 vitesh dhe ai e quan atë "First Lady". Gazeta lokale "Ekstra" shkruan se studentja ka thënë se, nuk e dinte kush ishte ai.

"Isha me një grup vajzash dhe aty e takova. Nuk e dija kush ishte, por më thanë se kush i kishte parë lojërat olimpike e dinte se kush ishte ai".

Bolt është parë edhe në një nga klubet e qytetit, ku xhamajkani festoi 30-vjetorin e tij si dhe pas ai duket lakuriq në shtrat me vajzën e re. Në njërën prej tyre ai e puth atë në qafë.

Bolt refuzoi të rrinte në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike dhe i la ato një ditë më parë se sa ishte planifikuar.


Foto/ Po në Shqipëri a sduhet të marrin çmim?
Që prej më shumë se 20 vjetësh Motrat gjermane Gratias Ruf dhe Bernadette Ebenhoch punojnë në mënyrë vullnetare në Fushë-Arrëz. Objektivi i punës së tyre është përmirësimi i kushteve të jetesës së banorëve dhe veçanërisht i fëmijëve dhe të rinjve.

Presidenti Federal Joachim Gauck, i ka nderuar për angazhimin e tyre personal me Urdhrin e Meritës së Republikës Federale të Gjermanisë.

Ky është vlerësimi më i lartë për merita në angazhimin për të mirën e përgjithshme. Ambasadorja Susanne Schütz, në emër të Presidentit Federal, u dorëzoi atyre Urdhrin sot në ambjentet e Ambasadës Gjermane në Tiranë. Ju përgëzojmë përzemërsisht!

Më shumë informacione për punën e Stacionit të Misionit Katolik në Fushë-Arrëz mund të gjeni në faqen: www.missionsstation-fushearrez.de



Video/ “Lamtumirë” makina, nusja e pret princin me kalë

Nuk kanë të sosur idetë e çifteve të reja për shndërrimin e ditës së tyre të dasmës në një ceremoni të vërtet.

Ndryshe nga makinat luksoze apo së fundmi edhe motorrët gjigand këtë herë nusja dhe dhëndri kanë zgjedhur një rikthim në traditë.

Video e dërguar në adresën “tvklan.al”, tregon momentin kur nusja dhe dhëndri dalin nga shtëpia e nuses me kuaj.

Çifti nga Malësia e Madhe, quhet Fabi dhe Luiza dhe që të dy duket se kanë shijuar në maksimum këtë eksperincë unike në jetën e tyre, duke qenë se përkon me ditën e dasmës./tvklan.al/

Foto/ Nuk është Londra, por Belshi... ama pas rilindjes
Kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar sot, projektin e ri urbanistik të qytetit të Belshit dhe liqenit të tij.

Rama shkruan në profilin e tij të Facebook-ut se: “liqeni i vogël në zemër të bashkisë së re Belsh dhe mjedisi përreth tij, pas një rrënimi e braktisjeje çerekshekullore, do të transformohen së shpejti në një hapësirë publike me shije e cilësi europiane, falë mbështetjes nga programi kombëtar i Rilindjes Urbane”.

Fotot e publikuara, imazhe nga projekti dhe ato nga punimet e nisura:
E pazakontë, ujku zbret në qendër të qytetit shqiptar...

Qytetarët e Tetovës ditën e sotme i janë drejtuar medias në lidhje me një shqetësim jo të zakonshëm. Ata thonë se kanë parë një ujk duke lëvizur nëpër rrugën "Kio Rivstovski Drnc" që gjendet te varrezat e qytetit të Tetovës, transmeton “Telegrafi Maqedoni”.

Por rreth kësaj janë ngritur dyshime nëse është vërtet ujk apo është qen i racës "Husky" që ngjan shumë me një ujk.

Media në fjalë ka kontaktuar Ministrin e Punëve të Brendshme në Maqedoni, për tu njoftuar nëse ka pasur ankesa konkrete nga qytetarët. Më poshtë janë fotot e kafshës që është fotografuar sot në Tetovë, a mund të jetë ky një ujk?



"E vrava se më mërziti"/ Zbardhet dëshmia e monstrës së Palasës
Kur kanë kaluar pesë ditë nga masakra në Palasë të Himarës, autori i saj ka folur vetëm dy fjalë. “E vrava se më mërziti”,- i tha Jorgo Zani inspektorit të antikrimit që tentoi ta merrte në pyetje.

Më pas ka heshtur dhe askush nuk e ka dëgjuar të thotë diçka rreth krimit makabër.

31-vjeçari është vendosur i vetëm në një qeli të paraburgimit të Vlorës.

Nuk ka asnjë deklaratë të firmosur prej tij, pasi hetuesit nuk kanë mundur t’i marrin asnjë rrëfim përveçse: “e vrava se më mërziti”.

Burime të policisë tregojnë se atij nuk i është vendosur asnjë mjekim.

Por megjithatë, gjatë gjithë kohës qëndron i heshtur dhe nuk ka treguar asnjë shenjë agresiviteti. Pritet mbledhja e një komisioni ku do jenë edhe mjekë psikiatër për të caktuar se ku do të vendoset ai në të ardhmen.

Zani është diagnostikuar me çrregullime të personalitetit, ose siç është njohur kohët e mëparshme, është psikopat.

Ai ka qenë një herë i shtruar në spitalin psikiatrik të Vlorës, sikurse edhe në Greqi është trajtuar me antipsikotik.

Momentin kur ai ka kryer krimin, nuk ka patur asnjë dëshmitar. Ai u kap nga policia pasi i kishte prerë kokën 12-vjeçarit Andrea Zani, djalit të kushëriririt të tij që jeton në Greqi.

Për shkak të përmasve tronditëse të ngjarjes, policia ende nuk ka shpjeguar mekanizmin e vrasjes, që besohet se është bërë me hanxhar.

Minoreni mëngjesin e së enjtes doli nga shtëpia e gjyshes ku kishte shkuar me pushime, kurse psikopati i kishte zënë pritë në një rrugicë lagjeje. Skenat e mëvoneshme kanë qenë horror dhe kanibaleske./ABC Neës/

Vajza është në pikë të hallit me të fejuarin, fiksimi i tij i hoqi trurin

Problemet në çift janë nga më të ndryshmet e kjo vajzë duket se është në pikë të hallit me të dashurin e saj. Ky i fundit është i fiksuar pas ushqimeve të fast-foodit, ndaj vajza kërkon ndihmën e psikologes për të zgjidhur hallin.



Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   268   269   270   271   272   273   274   275   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish