Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet280/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   276   277   278   279   280   281   282   283   ...   352

Nga Spartak Ngjela
Pasi të fillojë aplikimi real i Reformës në Drejtësi, në Shqipëri duhet të fillojë menjëherë vlerësimi i kapaciteteve shqiptare, për të filluar fenomeni i riformimit të intekualizmit shqiptar.

Mungesa e drejtësisë është shkaku kryesor i moszhvillimin aktual shqiptar dhe pasivitetit që ka shoqëria shqiptare për kontrollin e qeverisjes.

Uzurpimi politik i drejtimit të shtetit shqiptar nga një klikë e korruptuar, është pasoja direkte e padrejtësisë shqiptare. Dëmi është kolosal, por ai ka mundësi të riparohet; dhe mund të riparohet vetëm nëse menjëherë do të fillojë në Shqipëri procesi intelektual i evidentimit të vlerave të larta intelektive shqiptare.

Kjo sigurisht që ka lidhje të drejtpërdrejtë me botën akademike shqiptare, dhe me reformën në arsimin e lartë, mbi baza shkencore të mirëfillta.

Korrupsioni dhe krimi shtetëror ka qenë deri tani armiku bllokues i njohjes së kapaciteteve intelektualuale shqiptare.

Sot, bota akademike shqiptare është krejtësisht e paidentifikuar; dhe jo pa qëllim jashtë politikës. Është natyra korruptive e klikës shqiptare që ka krijuar politikën me antivlera. Epiqendra është Parlamenti shqiptar: përbërja e tij sot është antiintelektualiste.

Duhet që, menjëherë pas Reformës, të fillojë inkuadrimi në politikë i botës aktuale akademike. Mos mendoni se klika korruptive e ka ushtruar "dhunën" e saj pa një skemë mbytëse për zhvillimin shqiptar.

Por pyetja që ngrihet në këtë rast eshte: a do të pajtohen me këtë fenomen të ri ata që do të mbeten në politikë pas fshesën antikorrupsion?

Kjo mbetet për t'u parë. Por shqiptarët nuk duhet të jenë më pasive. Këtë herë shqiptarët po i shpëton Amerika nga kjo zgjedhë e brendshme, pas kësaj, ata duhet të jenë aktivë; dhe pjesëmarrës direkt në kontrollin e qeverisjes së tyre. Pasiviteti i tyre, mund ta përsërisë gjendjen; por ka edhe një garanci në favor të historisë: pushteti gjyqësor që sjell reforma, krijon premisa reale për aktivizimin serioz të shoqërisë shqiptare në kontrollin e qeverisjes politike në Shqipëri.

Foto/ Mesazh misterioz i JLO pas ndarjes me Smart

Jennifer Lopez ka publikuar një mesazh të rëndësishëm pas ndarjes nga Casper Smart. Për herë të parë, që pas lajmit që pushtoi mediat rozë për fundin e marrëdhënies së saj me të dashurin prej 5 vitesh, këngëtarja është rikthyer në llogarinë e saj të “Instagram”-it, duke këshilluar ndjekësit të saj “të mbrojnë zemrën e tyre”.

Ditën e premte, aktorja ka publikuar një fotografi të bërë gjatë xhirimeve të filmit të saj “Shades of Blue”. E veshur me rrobat e personazhit të cilin luan, ajo qëndron para një figure sipër së cilës shkruan “mbroni zemrën tuaj”.

Sipas thashethemeve, JLO ka marrë vendimin për t’u ndarë nga i dashuri i saj, pasi ai kishte refuzuar ta shoqëronte atë në një event bamirësie të mbajtur në Hamptons.



Foto/ Taulanti nderon çetat partizane me portretin e Enver Hoxhës

Pas parrullave për Partinë Komuniste të rikthyera në muret e fshatrave të jugut të Shqipërisë dhe portreteve të Enver Hoxhës që shfaqen gjithmonë “rastësisht” pas shpinës së kryeministrit, një tjetër dëshmi e siguruar nga “Opinion.al” tregon se, këto veprime që përpiqen të rehabilitojnë “veprat” e Partisë Komuniste dhe shokut Enver Hoxha.

Tani nuk mund të quhen më rastësore, në momentin kur ato shfaqen pikërisht në aktivitetet ku pjesëmarrës janë eksponentët më të lartë të Partisë Socialiste.

Fotot e siguruara nga “Opinion.al” i takojnë ditës së djeshme dhe janë marrë nga një aktivitet i zhvilluar në fshatin Polis të Librazhdit, me rastin e përvjetorit të krijimit të çetës partizane.

Ku siç shikohet vetëm pak hapa larg deputetit socialist të zonës, Taulant Balla, ngrihet kryelartë portreti i Shokut Enver, apo Taras siç e kishte një nga pseudonimet gjatë luftës. A thua Taulant Balla të mos e ketë parë portretin e Enver Hoxhës në krah të tijin?/Opinion.al/

Letra e zjarrfikësit që po përlot botën: ‘Giulia, më fal, arritëm vonë’

“Përshendetje vogëlushe! Na fal që mbërritëm vonë”. Kështu e nis letrën e tij, Andrea, një nga zjarrfikësit që me thonj e zemër në dorë për ditë kontrolluan nën rrënojat e atyre që ka pas tërmeti në Itali, e që shkaktoi së paku 290 viktima.

Letra e tij, mbi arkivolin me trupin e pajetë të Gulias së vogël, e cila u nxorr e vdekur nga rrënojat po bën xhiron e botës e po përlot këdo që e lexon.

“Përshëndetje vogëlushe, të dhashë një dorë që të nxirrja jashtë nga burgu i rrënojave. Më fal se arritëm shumë vonë, për fat të keq, ti kishe pushuar së marri frymë, por dua që ta dish që aty lart ku je se bëmë sa kishim në dorë për të të nxjerrë jashtë që atje”,- i shkruan Andrea, Gulias 8-vjecare, që humbi jetën nga tërmeti, kurse motra e saj, Giorgia që u nxorr gjallë pas 16 orësh nën rrënoja.

“Kur të kthehem në shtëpinë time në Aquila, jam i bindur se një ëngjëll më shikon nga qielli dhe gjatë natës do të jesh një yll i shndritshëm. Tungjatjeta Giulia, edhe pse nuk më njohe. Të dua shumë”.
PD akuzon Veliajn për vdekjen e 17-vjeçarit në landfillin e Sharrës
Opozita ka vijuar edhe sot me akuzat ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, lidhur me vdekjen tragjike në landfillin e Sharrës të 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj.

Nga selia blu, Grida Duma, publikoi fakte të reja që sipas PD implikojnë kryebashkiakun Veliaj.

Sipas saj, edhe pse firma e zgjedhur nga Veliaj për të kryer seleksionimin e mbeturinave në Sharrë, ka nisur punimet, nuk rezulton zyrtarisht një administrator përgjegjës për landfillin.

Më poshtë deklarata e plotë e Dumës dhe dokumentet e publikuara prej saj.

Krimi në landifllin e Erion Veliajt e ka origjinën në një skemë të pastër korrupsioni e paligjshmërie.



E gjitha nisi në maj të këtij viti, kur Veliaj kaloi në Këshill Bashkiak ndërmarrjen Eco-Tirana.

Pa garë, pa konkurencë, ai i dha një kompanie italiane 49 përqind të aksioneve, ndërkohë që vetë mbajti 51 përqind të saj.

E bëri firmën italiane pronare të mbetjeve të Tiranës, dhe i dha asaj ekskluzivitetin e tregtimit, riciklimit dhe përfitimit prej kësaj industrie.

Dhe për më tepër, Erion Veliaj, vendosi ti dhurojë edhe 2.5 milionë euro vetëm vitin e parë. Shumë që sipas planit të miratuar do të rritet nga viti në vit.

Të gjitha këto janë një grumbull me shkelje të Erion Veliajt.

Por më e rënda është se ende sot që flasim, edhe pse firma e tij ka nisur punimet, nuk rezulton zyrtarisht një administrator përgjegjës për landfillin, pra personi që është përgjegjës për sigurinë dhe respektimin e kodit të punës.

Kjo vërtetohet nga një kërkim i thjeshtë që bëhet në faqen e QKR.

Sic mund ta shihni në ekran, tabela e administratorit ekzekutiv është pa emër.

Aktet e kaluara në Këshill, bëjnë direkt përgjegjës Erion Veliajn, i cili është i ngarkuar për caktimin e administratorit, sipas pikës 5 të vendimit të këshillit Bashkiak.

Ja ku është vendimi.

Dy janë mundësitë.

Ose Erion Veliaj ka shkelur vendimin e Këshillit Bashkiak duke mos e caktuar administratorin ekzekutiv, gjë që në këtë rast e bën atë direkt përgjegjës, ose pas vdekjes së Arditit dhe zbulimit të paligjshmërisë së madhe atje, e kanë fshirë, e kanë zhdukur emrin e administratorit nga faqja e QKR.

Këto fakte e nxjerrin direkt përgjegjës Erjon Veliajn, për paligjshmërinë e landifllit, për atë aferë krimi e korrupsioni që mori jetën e Arditit.

Këto fakte e nxjerrin direkt përgjegjës Erion Veliajn për shrytëzimin e të miturve e mosrespektimin e normave të sigurisë dhe Kodit të Punës.

Eshte kjo arsyeja pse ai hesht, i fshihet kësaj ngjarjeve, është kjo arsyeja pse censuron median.

Ai po bën gjithcka për ta mbyllur këtë histori krimi dhe korrupsioni.

Përse nuk heton Prokuroria?

Pas këtyre fakteve, institucioni i akuzës është në detyrimin të nisë ndjekjen penale ndaj Erjon Veliajt?

Përse Erion Veliaj qëndron mbi ligjin?

Kush e ndalon ligjin të funksionojë në këtë rast?

Pse paska imunitet Erion Veliaj i kapur në krim dhe korrupsion, kur ai në të vërtetë ka përgjegjësi direkte ligjore e administrative për vdekjen e Arditit”.
29/08/2016/...........................................
Lejet e ndërtimit, ja cilat punime nuk kanë nevojë për to

Punimet që nuk kanë nevojë për leje ndërtimi në territorin e Shqipërisë janë punimet për mirëmbajtje të zakonshme: rifreskimi i lyerjes, suvasë, dyerve, zëvendësimi i hidro-sanitareve apo vendosja e tendave. Po ashtu, edhe disa punime të brendshme nuk kanë nevojë për t’u pajisur me leje ndërtimi nga pushteti vendor.

Ndërsa të gjitha punimet e tjera e kanë të domosdoshme pajisjen me leje ndërtimi. Sipas rregullores së ndërtimit, edhe disa ndërhyrje bëhen vetëm me deklaratë paraprake për kryerjen e punimeve. Të interesuarit, në tabelën bashkëngjitur kanë të gjitha llojet e punimeve që bëhen pa u pajisur me leje, të cilat përfshihen në nenin 6 të rregullores së ndërtimit, dhe ato që kanë nevojë për deklaratë paraprake, të cilat përfshihen në nenin 7 te rregullores së ndërtimit.

Po ashtu, prej datës 1 shtator 2016, pritet që kërkesat për leje ndërtimi por edhe deklarata paraprake për kryerjen e punimeve të bëhet online, në portalin “e-Albania”. Kjo gjë është bërë publike nga Ministria e Zhvillimit Urban, ku sqarohen edhe procedurat se si do të bëhet aplikimi për leje ndërtimi.



Punimet pa leje

Pa leje nga autoritetet vendore mund të kryhen vetëm ndërhyrje të mirëmbajtjes së zakonshme: rifreskimi i lyerjes, suvatimit dhe veshjes së fasadave me materiale që kanë karakteristika dhe ngjyra të njëjta me ato ekzistuese. Pa leje do të mund të bëhet edhe pastrimi i fasadave, riparimi dhe zëvendësimi i dritareve dhe dyerve, qepenave e vitrinave, edhe këto pa ndryshuar karakteristikat e tilla si forma, ngjyra, dizajni dhe dimensionet e pjesëve të hapura dhe transparente.

Po ashtu, edhe zëvendësimi i pjesshëm i mbulesës së çatisë, riparimi dhe zëvendësimi i ulluqeve dhe oxhakëve, riparimi i ballkoneve, tarracave dhe basamakëve apo barrierave mbrojtëse, vendosja e hekurave mbrojtës në dritare, vendosja e tendave të diellit dhe rrjetave kundër mushkonjave.

Edhe disa punime të brendshme mund të kruhen pa leje ndërtimi: riparimi dhe rinovimi i dyshemeve; riparimi dhe restaurimi i suvasë, veshjeve dhe ngjyrave; riparimi dhe rinovimi i dyerve dhe dritareve, përfshirë vendosjen e xhamave të dyfishtë; veprat e riparimit dhe zëvendësimit të pajisjeve higjieno-sanitare dhe riparimet e impiantit. Pa leje ndërtimi, sipas nenit 6 të rregullores së ndërtimit, mund të bëhen edhe ndërhyrje në impiante higjieno-sanitare: siç janë veprat e riparimit dhe zëvendësimit të pajisjeve higjieno-sanitare dhe riparimet e impiantit.

Punime të tjera pa leje janë edhe ato për eliminimin e barrierave arkitektonike dhe përshtatjen e ndërtesave për personat me aftësi të

kufizuara.



Punimet me deklaratë

Pa leje ndërtimi kryhen edhe disa punime të tjera për të cilat, fillimisht duhet të bëhet një deklaratë paraprake e fillimit të punimeve pranë autoritetit vendor, ose në sistemin online “e-Albania” duke filluar nga shtatori 2016. Në këto punime përfshihen: punime të jashtme, si: ndërhyrjet e mirëmbajtjes së zakonshme kur sjellin ndryshime të karakteristikave, formave dhe ngjyrave ekzistuese; vendosja e shtresave për rritjen e efiçencës energjetike të ndërtesave ekzistuese.

Në punime të brendshme, si: përforcimi i strukturave mbajtëse të brendshme; hapja dhe mbyllja e dyerve të brendshme; krijimi, eliminimi ose ndryshimi i mureve ndarëse (jombajtëse) të brendshme, i mjediseve për shërbime higjienike; realizimi i impianteve të reja higjieno-sanitare dhe të ngrohjes/ftohjes; struktura që instalohen për nevoja të çastit dhe të përkohshme, pa themele dhe që hiqen në çdo rast brenda një afati kohor maksimal 150-ditor etj. Të plota llojet e punimeve i keni në tabelën bashkëngjitur shkrimit./GSH/


SMS-të/ Tiranë, kubistet e pub-eve: Seks me meshkuj 2 herë në javë
E vështirë të besosh se vajzat që punojnë balerina në pub-et e Tiranës nuk ushtrojnë edhe profesionin e punonjëses së seksit. Nëse ka nga ata që ende nuk e besojnë këtë, mjafton të lexojnë këto mesazhe që flasin qartë sesi lidhen me klientët këto vajza dhe si shfrytëzohen nga pronarët e pab-eve

Njëra prej këtyre vajzave, emrin e të cilës e kemi lënë anonim, për të mos i rrezikuar jetën, i ka rrëfyer dikujt tjetër, ku dhe ka kërkuar punë, se në klabin ku punon, nuk është balerinë siç e dinë njerëzit, por punonjëse seksi.

Ajo thotë se merr 20-70 euro klientit dhe këtë punë e kryen dy herë në javë dhe rri me ta për rreth 2 orë, ndërsa shfrytëzon si ambient hotelin sipër klabit, shkruan “JOQ”.

“Jam habitur me këto klabe nate që i përdorin gocat për qëllime të tjera, jo për balerina. Sot kam qenë tu fol me një gocë që kërkonte punë si balerinë sepse donte të ikte që aty se i shisnin. Ju lutem publikojeni anonim dhe pa foto për të mbrojtur shumë goca që rrezikohen. Për çfarë i përdorin gocat këta vallë”,- është ky mesazhi i vajzës që denoncon këtë shfrytëzim që iu bëhet shumë femrave në Tiranë që punojnë balerina”./JOQ/



Foto/ Kufiri, Mali i Zi po bëhet gati për luftë me Kosovën!?

Mali i Zi duket se nuk do të pranojë zgjidhje tjetër për kufirin me Kosovën, veç për këtë që është rënë dakord. Mediat e Podgoricës bëjnë të ditur se është duke u përgatitur edhe për betejë me Kosovën.

Gazeta malazeze “Vijesti”, duke cituar burime të saj nga qeveria e Podgoricës, shkruan se: “Mali i Zi ka vendosur pjesëtarë të njësitit antiterrorist në kufi me Kosovën”.

Si arsye përmenden konfliktet e mundshme për shkak të kundërshtimeve në Kosovë ndaj marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi.

Po ashtu, “Vijesti” njofton se, në zonën kufitare pjesëtarët e njësitit antiterrorist janë duke patrulluar me armë të gjata, ndërsa bëhet e ditur se atje janë sjellë edhe mitralozë.

Por më herët Filip Vujanoviç tha se Mali i Zi nuk e do asnjë centimetër tokë të Kosovës, dhe nuk pret incidente në kufirin me Malin e Zi.


Pesë pijanecë janë kapur dje me makina nëpër Tiranë. Ja emrat...
Pesë pijanecë janë arrestuar dje nga policia ndërkohë që qarkullonin me makina nëpër Tiranë. Dhe, të pavetëdijshë, shpesh ata shkaktojnë aksidente, refuzojnë të bëjnë testin e alkolit dhe konfrontohen me policinë.

Policia e Tiranës njoftoi se u arrestua së pari, Driti M., 27 vjeç, banues në Tiranë, në rrugën “George Bush”, që lëvizte në gjëndje të dehur me një “Audi”. Po ashtu:

2. U arrestua shtetasi Florian A., 31 vjeç, banues në Tiranë, në rrugën e “Elbasanit”; u konstatua duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin tip “Hyndai”.

3. U arrestua shtetasi Ilir Sh., 36 vjeç, banues në Tiranë, në rrugën “Bulevardi Kasharit”; u konstatua duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin tip “Opel”.

4. U arrestua shtetasi Dionis H., 28 vjeç, banues në Tiranë, pranë ish Casa Italias; u konstatua duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volksvagen”.

5. U arrestua shtetasi Saimir T., 38 vjeç, banues në Tiranë, në rrugën e “Elbasanit”; u konstatua duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin tip “Citroen” dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë, pasi nuk ka pranuar as të bëjë testin e alkoolit. Të gjitha kë raste ndëshkohen sipas neneve 291 & 242 të Kodit Penal.


Kunata e Toros: Motrës sime s’i janë prerë këmbët, ka thyerje

“Motra ime ka ndrydhje dhe mpiksje gjaku, por nuk ka pësuar thyerje apo këputje këmbësh,” tha motra e Elsa Toros – bashkëshortes së të ndjerit Erjon Toro, emigrantit që humbi jetën nga tërmeti në Itali.


Familja e të ndjerit Erjon Toro ka hapur dyert e mortit në Roskovec të Fierit. Toro ndërroi jetë të mërkurën në mëngjes nga goditjet e forta të tërmetit, ndërsa bashkëshortja e tij me dy fëmijët i mbijetuan tragjedisë dhe fatmirësisht janë mirë.

Elsa Toro ka marrë disa plagë në këmbë, por ato nuk i janë prerë dhe lajmin e mirë e konfirmon vetë motra e të mbijetuarës, njëherësh kunata e të ndjerit, R. S., e cila me të marrë vesh lajmin mbi ngjarjen ka udhëtuar drejt Italisë, për t’i qëndruar pranë së motrës dhe dy mbesave të saj.

E kontaktuar nga Koha Jonë, R. S shfaqet e pezmatuar nga lajmet që mediat në vendin tonë transmetojnë, apo siç ajo thotë deformojnë. “Veç fatkeqësisë që na ra për pjesë, ku bashkëshorti i sime motre vdiq, tani na duhet të durojmë edhe sajesat e portaleve, të cilat thonë që nga tërmeti motra ime ka thyer, apo këputur të dyja këmbët.

Nuk është e vërtetë. Ju lutem, se mjaft të shqetësuar jemi nga halli që na ra për pjesë. Edhe sikletin për të bindur prindërit në Shqipëri që motra dhe fëmijët janë mirë kemi mangët.

Motra ime ka dëmtuar këmbët, më saktë ndrydhje dhe mpiksje gjaku, por nuk ka pësuar thyerje këmbësh, apo ku di unë çfarë thuhet nëpër mediat shqiptare”.

Kështu shprehet kunata e të ndjerit Toro, e cila kërkon të qetësojë edhe familjarët e saj, që mesa duket pas lajmeve ne versione të ndryshme për të bijën, duket se nuk binden kollaj që ajo dhe vajzat janë mirë.

Shqiptari Erjon Toro, 32 vjeç nga Fieri humbi jetën në tërmetin e datës 24 gusht në Itali.


Të shtënat në aeroportin e Los Anxhelosit, Policia: Alarm i rremë

Policia e Aeroportit të Los Anxhelosit ka konfirmuar se, të shtënat në këtë objekt kanë qënë një alarm i rremë, transmeton CNN.

“Njoftimi për të shtëna në aeroportin e LA tregoi se ishin vetëm zhurma të larta. Nuk u qëllua. Asnjë nuk u plagos. Hetuesit vazhdojnë të kërkojnë burimin”,- tha Andy Neiman, Oficeri komandues i Marrëdhënieve me Publikun në Twitter.

Policia e kontrolloi aeroportin pas njoftimeve të pakonfirmuara se pati të shtëna brenda tij.

“Të gjitha masat po merren për të siguruar publikun. Rrini të qetë. Falemnderit për bashkëpunimin tuaj”,- tha në Twitter, Departamenti i Policisë së Aeroportit të Los Anxhelosit.
Shpërthim bombe në godinën e policisë në Bruksel

Një bombë ka shpërthyer jashtë Institutit Kriminologjik të Brukselit, pa shkaktuar viktima, raportojnë mediat belge.

Bomba shpërtheu në Institutin e Brukselit të Kriminologjisë, në Veri të Brukselit, (godina në foto) por ndërtesa ishte bosh dhe askush nuk u plagos, tha televizioni “RTL”.

Një makinë u përplas me barrierat jashtë godinës në orën 03:00 të mëngjesit, sipas kohës lokale dhe një ose disa nga sulmuesit, e shpërthyen bombën në afërsi të laboratorit, duke shkaktuar zjarr, tha “RTL”.



Mimoza Hafizi: Ndarja me Ramën dhe shanset e për partinë e re

Viti elektoral/ Skema e qeverisë për të rritur pensionet në 2017



Prokuroria/ Polici me parcela hashashi dekonspiroi operacionin

Foto/ Liqeni i Tiranës dhe historitë e maniakëve përgjues të çifteve r vite
Liqeni Artificial i Tiranës qw nga krijimi i tij e deri mw sot, pwrveç se njw vend atraksioni dhe qetwsimi, ka qenw gjithmonw dhe historite e maniakeve

historite e maniakeve te liqenit ne komunizem

beje

dhe trego per xhaxhat qe ruanin ciftet me gazetat me vrime



si e vetmja zbavitje, se filma porno nuk kishte

Kundërshtoi policët, arrestohet Saimir Tahiri… por jo ministri

Një i ri është vënë në pranga pasi akuzohet nga policia sepse ishte duke udhëtuar me një makinë “Citroen” në gjendje të dehur.

Burime zyrtare nga policia thanë se: mbrëmjen e djeshme në orën 20:30, është vënë në pranga në flagrancë Saimir Riza Tahiri, 39 vjeç, banues në Tiranë, me arsim 8 klasë.

Kapja e tij është bërë pasi në orën 15:20, në rrugën e “Elbasanit”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Citroen” me targë “AA 954 DC”, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë, për të bërë testin e alkoolit.



Video/ Spektakolare! 6 policë ndalojnë hajdutin në Lushnje

Një kamera amatore ka filmuar momentin kur disa efektivë të policisë së Lushnjës arrijnë të ndalojnë një hajdut. Në videon e mëposhtme shihet se si një person vrapon pasi i ka marrë çantën një gruaje dhe se si disa policë që gjendeshin aty pranë arrijnë ta kapin.

Fillimisht është një polic që e godet. Hajduti i ikën, por më pas ai mbërthehet nga 6 policë./JOQ/

Kujdes! Ju hiqet patenta nëse nuk i vendosni fëmijëve rripin...
Që prej kësaj jave rripi i sigurimit dhe ndenjësja e posaçme e fëmijëve, mund t’iu kushtojë heqjen e lejes së drejtimit për drejtuesit e mjeteve, nga gjashtë muaj deri në një vit.

Po kështu për këtë kategori, ndryshimet e reja të Kodit Rrugor të futura në fuqi prej pak ditësh, parashikojnë veç tërheqjes së lejes së drejtimit edhe një penalitet nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë. Nga penaliteti nuk do të shpëtojnë as pasagjerët që udhëtojnë me mjete të ndryshme.

Kjo në varësi të vendimit të Komisionit të Policisë Rrugore, në komisariatin përkatës. Gjatë javës që sapo u mbyll shërbimet e policisë rrugore në të gjithë vendin vijuan me fushatë ndërgjegjësimi, ndërsa gjatë javës, pritet të nisë edhe penalizimi i drejtuesve të mjeteve që nuk zbatojnë ndryshimet e nenit 170 të Kodit Rrugor.

Ndryshimet kanë prekur një sërë pjesësh të këtij Kodi që tashmë kanë hyrë në fuqi, por që mbeten të pazbatueshme. Ndër to është edhe ajo e ndëshkimit të drejtuesve të motorçikletave me kubik deri në 49 cc, që lëvizin pa leje drejtimi.

Ndërkaq, eksperti i sigurisë rrugore, Gëzim Hoxha, është kundër mënyrës së zbatimit në këtë mënyrë të Kodit Rrugor, raporton “shqiptarja.com”.

Sipas Hoxhës, ndryshimet në Kodin Rrugor duhet të bëhen të zbatueshme sipas parashikimeve të dhëna nga ligjvënësi. Ndërkaq eksperti i sigurisë rrugore thotë se vonesat në vënien në zbatim të ndryshimeve të Kodit Rrugor cënojnë sigurinë e përdoruesve të rrugës, si drejtues mjetesh apo edhe pasagjerë, apo këmbësorë.

Po ashtu Hoxha shton se ndryshimet, vënien në zbatim dhe të gjithë çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë e qytetarëve duhen kryer mbi bazën e studimeve të mirëpërcaktuara si të psikologjisë së drejtuesve të mjeteve, por edhe mbi gjendjen e rrugëve./Shqiptarja.com/
I moshuari që vrau gruan me sëpatë/ Telefonata: Hajde në Golem
“Hajde shpejt në Golem. Kam vrarë nënën tënde…”. Këto kanë qenë fjalët që 73­vjeçari i ka thënë në telefon të birit, ndërsa e ka pritur aty pa lëvizur nga vendngjarja, derisa ai ka mbërritur. Djali i madh i çiftit e ka bindur të atin që të shkonte me të në Polici dhe të vetëdorëzohej.

Burimet thanë se, kanë qenë të dy babë e bir, që janë paraqitur në Postën e Policisë së Golemit, duke rrëfyer atë çfarë kishte ndodhur.

Ende janë të paqarta rrethanat se si ka ndodhur krimi, ndërsa menjëherë pas vetëdorëzimit të autorit në Polici, një grup oficerësh nga Krimet e Rënda është nisur nga Tirana në drejtim të Golemit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike dhe emocionale të 73­ vjeçarit Veli Dervishi, që vrau më sëpatë bashkëshorten, marrja e deklarimeve të tij nga ana e oficerëve të Policisë ka qenë disi e vështirë.

Ai ndërpriste shpjegimet e tij herë pas here dhe në ndonjë rast thoshte se nuk flet dot e ka nevojë për qetësi.

Ndërsa pranonte se kishte pirë disa gota raki dhe nuk mbante mend mirë se çfarë kishte bërë, por deklaronte se kishte debatuar me të shoqen në momentin që ishte kthyer në shtëpi, ku ndodhej bashkë me të për pushime.

Burimet thanë se, i dyshuari herë thoshte se ishte nevrikosur me të, herë thoshte se e ka acaruar prej kohësh, por përmendte herë pas here që ishte penduar shumë për krimin që kishte kryer.

Nga ana tjetër, burimet thanë se njëri nga 3 djemtë e çiftit, ai që e kishte shoqëruar drejt Policisë, gjatë një bashkëbisedimi me një prej drejtuesve të Policisë në vendngjarje ka folur edhe për xhelozi mes të atit e të ëmës, edhe pse në moshë të thyer.

Megjithatë, këto deklarime ai i ka dhënë pa procesverbal dhe në formën e dyshimeve që ai kishte, pa qenë shumë i sigurt nëse ishte apo jo ky motivi i ngjarjes.

Çifti Dervishi jetonin në Tiranë, në një apartament në rrugën “Muhamet Gjollesha”.

Ndërsa kishin edhe një shtëpi pushimi pranë plazhit të Golemit, ku zakonisht shkonin gjatë verës për të kaluar disa ditë pushime. Edhe mbrëmjen e djeshme ata ndodheshin vetëm aty, prej disa ditësh, pasi kishin shkuar për plazh.

Veli dhe Shazivare Dervishi janë prindër të tre djemve, të cilët janë të martuar dhe jetojnë me familjet e tyre. Ndërsa dy të moshuarit prej disa vitesh jetonin vetëm./Panorama/




Rrëfimi/ Burri që vrau gruan me sëpatë: E kishte mbushur kupën
Shqipëria, e para në rajon për importet e larta të energjisë
Shqipëria është vendi i tretë në Europë me përqindjen më të lartë të importeve të energjisë elektrike në raport me konsumin edhe pse territori i vendit ka dendësinë më të lartë të ujërave nga lumenjtë si asnjë vend tjetër evropian.

Instituti Europian i Statistikës duke iu referuar të dhënave të konsumit dhe importit të energjisë për periudhën 1990 -2014, zbardhi faktin se Shqipëria bashkë me Lituaninë dhe Luksemburgun kanë importet më të larta.

Gjithashtu Shqipëria vjen e para në rajon për importet larta të energjisë. Sipas Eurostat Shqipëria në dy dekadat e fundit ka importuar rreth 47 për qind të energjisë elektrike që i duhej për konsum.

Varësinë më të lartë nga importe e energjisë e ka Lituania me 83% të konsumit dhe Luksemburgu me 79% te konsumit. Në rajon pas Shqipërisë nivelin më të lartë të importeve të energjisë e ka Maqedonia me 44% të konsumit të brendshëm.

Ndërsa eksportues neto të energjisë janë Bullgaria, Çekia, Estonia, Franca, Rumania, Sllovenia dhe Suedia.

Në BE konsumi i energjisë elektrike është rritur ndjeshëm gjatë viteve ’90, por është stabilizuar gjatë 10 viteve të fundit. Konsumi final i energjisë për ngrohje ka qëndruar në të njëjtin nivel me kalimin e kohës.

Sektorët e banesave dhe shërbimeve janë përgjegjës për rritjen e konsumit të energjisë elektrike, ndërsa konsumi në sektorin e transportit ka mbetur stabël gjatë viteve. Konsumi i energjisë elektrike në sektorin industrial ka ndjekur ciklin ekonomik.

Konsumi i energjisë elektrike më 2014 në sektorin e shërbimeve pothuajse dyfishuar në krahasim me viti 1990, ndërkohë që konsumi i energjisë elektrike në sektorin e banesave është rritur me 29% gjatë të njëjtës periudhë.

Në 1990 konsumi të energjisë elektrike nga familjarët ishte 38% më e lartë se e shërbimeve, në vitet e fundit konsumi i energjisë elektrike i sektorit të shërbimeve ka tejkaluar konsumin e energjisë elektrike në familje./Monitor/
Deputeti i PS turpëron Edi Ramën me këtë veprim, qytetari publikon foton

Deputeti dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, ka bërë një veprim mëngjesin e sotëm që ka irrituar qytetarët. Ai ka parkuar makinën e tij tip "Range Rover" në vendin ku qëndrojnë taksitë, nëse këtë parkim do e kishte bërë një qytetar, dihet se çfarë do t'i kishte ndodhur.

Por, mesa duket, Ruçit nuk i bën përshtypje dhe ka vijuar i qetë rrugën e tij tek Shkolla e Baletit.

"Shikoni ku e parkon makinën Gramoz Ruçi, e pashë duke hyrë dhe duke dalë nga makina, ishte i shoqëruar me dike tjetër",- thotë qytetari, i cili ka dërguar edhe foton e mëposhtme.

Nga një vështrim i shpejtë në portalin prestigjoz të automjeteve “Quattroruote”, rezulton se automjetet “Range Rover” nisin, në rastin më të mirë, nga vlera fillestare prej 96 mijë eurosh, për të shkruar deri në 166 mijë euro.

Madje disa muaj më parë mediat shkruajtën se ky "Range Rover" i Ruçit, kushton rreth 100 mijë Euro, nuk dihet sesa i vërtetë është ky çmim, por mesa duket Ruçi e ka shumë merak makinën e tij dhe kërkon ta këtë para syve, pak rendësi ka nëse shkel ligjin.


Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   276   277   278   279   280   281   282   283   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish